VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kryeinfermierja Gjela Bushi, një nga përfaqësueset më dinjitoze të brezit të saj – Profil nga FRAN GJOKA

By | November 22, 2019

Komentet

HYSEN KURTI KRENARIA E RAPSODISË SHQIPTARE NË KOHËN TONË – Portret nga TAHIR BEZHANI

60 vite jetë në ansamble të ndryshme folklorike nëpër Kosovë, Shqipëri ,Evropë e Amerikë, janë madhështia e këtij rapsodi, plot krenari kombëtare. Këtij thesari do ishte mrekulli t’i bashkohej edhe ndonjë lëvdatë shtetërore, pa dallim nga Kosova apo Shqipëria.

Këto ditë takova në  fshatin e lindjes, Stankaj të Rugovës së Pejës, z.Hysen Kurtaj, i moshës 75 vjeç. Një burrë i bëshëm, me veshjen e traditës rugoviane,të cilit një shall i bardhë, ngjeshur kokës, i kishte dhënë bukurinë gjithë fizikut të tij, me ato  vetulla të trasha e të zbardhura, mustaqe të mbajtura mrekullueshëm,që ia shtonin hijeshinë një burri malësor ,me gjatësi trupi si pishë mali . Lëvizjet e tij i ngjanin një tridhjetëvjeçari, ecte shpateve plot krenari jete…

Ishte ky, HysenKurti ,rapsodi më i njohur i kohës sonë ,një këngëtar e valltar universal i melosit tonë popullor, trashëguar nga autoktonia e shpateve të Rugovës, mjeshtër i veglave të folklorit burimor  shqiptar, të cilat, me dorën e përsosur të një artisti skulpturor, i punon  me shijen prej mjeshtri të ditur.

Me të parë se iu kishim afruar derës së oborrit të kullës së tij, nuk priti t’a thirrnim sipas traditës, por u ngrit në këmbë dhe me atë zërin e bujarisë së vendit, malësorçe tha:

“Mirë se edhe o mik i dashur!”

Pasi shtrënguam duart si vëllezër ,bëmë nga një foto para kullës së Hysen Kurtit në Stankaj, e cila për syrin e shijen tonë, ishte më e bukur se kulla Ejfeli në Francë…

Hysen Kurti, tani më është i njohur në mbarë trojet shqiptare,  jo vetëm për këngën e bukur ,melosin e  veçantë,që dredhon ëmbël  nga shpirti fisnik,  por njihet edhe për artin nga druri, me të cilin punon figura të ndryshme të personaliteteve historike të kombit, figura te heronjve të luftës dhe punë tjera me vlerë të jashtëzakonshme.

Që nga fëmijëria, arti i HysenKurtit ishte kënga, me të cilën u rrit dhe  filloi të merret që nga mosha dhjetëvjeçare si bari atyre shpateve të vendlindjes. Zëri i ëmbël   fëminor, joshte çdo adhurues të këngës shqipe. Në fillim këndonte këngë erotike ,pastaj me pjekurinë e arritur, këndonte çdo lloj kënge e melosi burimor të trevës së Rugovës,si ato kreshnike e këngë trimërie. Bukuritë e vendlindjes sime thotë Hyseni, gjithmonë kanë qenë inspirim i shpirtit tim për këngën. Në shpirtin e tij të pasur,thellë flen edhe melosi i këngës malësorçe, të cilin nuk e le në harresë kur e dalldisë malli i kohës…

Hysen Kurti, në kuptimin e trashëgimisë së këtij arti, është autodidakt, pra një rapsod që ka provokuar e frymëzuar veten e tjerët në gjetjet e reja të artikulimit të zërit dhe melosit  autokton rugovian. Baba e mixha, thotë Hyseni, i kanë ra lahutës fort bukur ,por nuk kanë kënduar asnjëherë.Ishin instrumenttistë të njohur të kësaj vegle historike të folklorit tonë shqiptar.

Nga dhuntia e tij personale, falë dashurisë së skajshme për artin folklorik, duhet theksuar se Hyseni  u bie këtyre veglave me aftësi të  rrallë:

Çiftelisë, sharkisë ,lahutës ,veglave frymore ,gjethit, bilbilit ,fyellit, kavallit e bizhnicave. Pos veglave të cekura ,Hyseni është një valltar i talentuar, një artist i gjithanshëm në kuptimin e plotë të fjalës.Si i tillë ,HysenKurti, në vitet 70-ta,ka marrë pjesë, thuaja në të gjitha festivalet e folklorit në Kosovë e jo vetëm. Ka qenë pjesëmarrës i  ansamblit folklorik “Rugova” dhe i shpërblyer me disa mirënjohje.

Hysen Kurti që nga vitet 90-ta,ekskluzivisht merret me veglën e lahutës,  pra i njohur si lahutar brenda e jashtë Kosovës. Nëse e kërkojmë këtë arsye të rapsodit se pse ka bërë këtë “shkëputje” vetëm te lahuta, ai flet me krenari  duke thënë:

” E dëgjova zërin e shpirtit brenda vetes.”

Me këtë ma kujtoi një thënie të Stendalit, kur shkruan:

”E përjetoj bukurinë e botës vetëm në sajë të bashkimit të zjarrtë të mishit me shpirtin.”

Vegla historike e folklorit tonë burimoë shqiptar, ka hyrë brenda qenies së tij shpirtërore si diçka e veçantë, si ndjenjë e rrallë shpirtërore, tingujt e së cilës  shprushin thellësitë shpirtërore bashkë me talentin e tij të lindur . Si njëri ndër rapsodët-lahutarët më në zë në trojet shqiptare ,disa vite radhazi ishte i ftuar në organizimet e festivaleve të folklorit kombëtar shqiptar. Në vitin 2001  ishte i ftuar  në Gjirokastër, ku u shpërblye me mirënjohje për lahutë dhe çifteli. Në vitin 2003,në Festivalin Kombëtar, në Lezhë, iu dha vendi i parë si lahutari më i mirë. Në vitin 2016 i ftuar nga “Zoja e Shkodrës” në SHBA, dy herë u shpërblye me dekoratë për suksesin e arritur në lahutë.

Me rapsodin Kurti ,ne oden e burrave, në kulle guri.

Sukseset e arritura në artin e skenës folklorike, si rapsod i kohës sonë janë të shumta, sa nuk do kishte vend për numrin. Por ,vlen të ceket se këtë rrugëtim është duke e vazhduar edhe i biri i Hysenit, Sherif  Hysen  Kurti, i cili e vazhdon përsosjen e talentit te babait të tij.  Sherifi,me rastin e Shenjtërimit të NënësTereze në vitin 2016 në Vatikan, ishte i ftuar zyrtarisht si lahutarë. Edhe ky rast dëshmon  për një talent e trashëgimi familjare që do kultivojnë pasurinë shpirtërore kombëtare.

Hysen Kurti me të birin trashëgimtarin ,Sherif H.Kurti

 

 

Gjatë bisedës me rapsodin HysenKurti, patëm një kureshtje të veçantë ta pyesim se nga ku kishte lindur dashuria e madhe për lahutën, si instrument i folklorit burimor shqiptarë:

“Nga të gjitha instrumentet e folklorit tonë kombëtarë, në veçanti e dua lahutën. Arsyeja është e thjeshtë sepse kjo vegël muzikore ka forcën dhe peshën historike të këngës së lashtë shqiptare. Për këtë arsye e dua dhe e kultivoj si artizan ,i bie dhe i këndoj me respekt dhe krenari shpirtërore. Kam një xhelozi të grumbulluar ne zemër se këtë instrument (falë pasyçeltësisë sonë e institucioneve kompetente?!),pa të drejtë na e vodhën serbët dhe e bënë të “veten” në UNESKO. Kjo është një brengë dhe parehati shpirtërore e imja.”

Duke  ndjerë një dashuri të skajshme ndaj folklorit, duke ditur edhe rëndësinë historike e shoqërore nëpër kohë, një grup entuziastësh të kësaj fushe ,nga Kosova e Shqipëria, janë organizuar dhe kanë formuar Shoqatën e Lahutarëve në nivel të Kosovës. Këtë Shoqatë e përbëjnë:

Hysen Kurti ,kryetar ,ndërsa antarë, Januz Velaj nga Shqipëria, Gjokë Kolaj nga Tuzi dhe Isa Muriqi nga Rugova e Pejës. Qëllimi kryesorë i formimit të kësaj Shoqate të Lahutarëve, është ruajtja e trashëgimisë folklorike ndër breza ,si pasuri e trashëguar historike kombëtare.

Talenteve të tillë, me vlera të rralla ,që jetojnë brenda  shoqërisë sonë shqiptare, është e udhës që shoqëria mos t’i lerë në harresë të kohës. Harresa ndaj të tillëve do të thoshte krim në vete, krim ndaj kulturës në përgjithësi.Njerëzit e mëdhenj janë modest, siç është ky rapsod gjatë gjithë jetës. Ai nuk di t’i përkëdhelet askujt. I dinjitetshem me jetën dhe kulturën personale. Lakmi shkuar lakmisë!

Mirenjohjet e tij jane te pafundme , nga të gjitha skenat ku këndohet dhe kërcehet, ku buçet kënga dhe vallja shqiptare, që nga Rugova deri në Gjirokaster, nje gjeografi admiruese e karrierës së tij të lavdishme, të cilen ai e tregon me modestinë e njeriut të lidhur aq fort me token dhe traditat e vendit te vet, një lis krenar në artin bashkekohor…

 

RUGOVE, KOR,2020

Konkursi fotografik “DËBORË PRANVERE”-2020 Nga Xhane Sherif Imeraj

“… Dallandyshet do t’ i zerë bora këtu

Kanë harruar të ikin: Këtu jeton ti

Orët e ditës zihen ndërveti:

Secila prej tyre don të jetë TI

Në ty, në ty e bukura ime

                                                        Endrrave ua gjej emrat e humbur!”                                                                           

~ Hamit Aliaj(Ti je harrimi)

 

Këto ditë , siç mund të jetë vënë re nga publikimet tona, tek adresa `fb`,  “Tropoja Poetike, kemi shpallur një konkurs fotografik online/në internet, konkurs me temë “DËBORË PRANVERE”-2020, e kushtezuar tek dëbora që ra në fillim të prillit, pikërisht të këtij muaji.  Një konkurs fare i thjeshtë në dukej, por që rezultoi me jo pak emocione të bukura, ku mbizotëroi dashuria për natyren, arti fotografik, arti i së bukurës, ku edhe për shpërblim kundrejt fituesve, premtuam dhuratën më të çmuar dhe më të bukur, LIBRIN.

Për realizimin e këtij konkursi mbi të gjitha, ishte dëshira e mirë, që të mund të zbusnim sadopak ankthin dhe mpakjen e ketyre ditëve, të mund të shpërqendroheshim  nga serioziteti i realitetit të zymtë, pse jo dhe frika,  dhe të çeleshim nga çehra bashkë me diellin e stinës, të përqendroheshim tek natyra, e bukura, tek vetë jeta. Në këtë kohë të pazakontë që po kalojmë për shkak të Covid-19, nga ku pothuajse të gjithë jemi të detyruar të rrimë në shtëpi, për të parandaluar përhapjen e kësaj “flame”, të privuar nga këto ditë të mrekullueshme të pranverës, “pranverës tekanjoze” do të thoja , ku përveçse luftës me koronavirusin, na solli dhe nderthurje stinësh , shi, borë, diell e lule plot…

Në këtë moment më vjen ndër mend proza poetike e poetit tone të mirënjohur Skëndr Buçpapaj.

Citojmë :

“Bora ua kishte mbytur zërin lumit, prrojeve e krojeve, e kishte vënë natyrën në gjumë në mes të ditës, ia kishte mbyllur zërin dhe sytë. Në dritaret e klasave kishin ardhur e po rrapëlonin krahët zogjtë a thua se shkolla ishte Varka e Noes ku ata të gjenin shpëtim pas përmbytjes së botës nga bora kudo që arrinte shikimi i atyre zogjve. Ne drejtuesit e Varkës së Noes, mësuesit e nxënësit u gjetëm të befasuar për misionin tonë biblik. Por më të befasuarat u gjetën lulet manushaqe nëpër tavolinat e mësuesve, nëpër bankat e nxënësve, mbi dritare e dyer.” ~ Skënder Buçpapaj, (Kujtim nga 7 Marsi 1972), prozë poetike.

Kështu, meqënëse ishim “arrest shtëpie” e nuk rendnim dot drejtë natyrës, me anë të  këtij konkursi, menduam ta sillnim natyren tek ne,  nëpërmjet peziazheve të bukura që do na sillnin fotografet amator, me fotografitë dhe videot që do realizonin dhe do na i sillnin në konkurim.

Foto të cilat më pas, i postuam tek faqja “Tropoja Poetike”  me të dhenat përkatëse, sipas kritereve që kërkonte ky konkurs, siç ishin: vendi ku është realizuar fotografia apo fotografitë, videot, data kur është realizuar, dhe autori, që t`i bënim publike nga ku të shikoheshin dhe të vlerësoheshin edhe nga ndjekësit, publiku. Tjetër kriter, nga më kryesori fare, ishte tema pikëisht e dëftuar nga kapriçot e vetë stinës, ku fotografitë duheshin të jenë patjetër foto me dëborën e re që ra këto ditë.

Menjëherë pas shpalljes së konkursit, trokiten dhe konkurentet  me realizimet e tyre… Dua të them se prisnim më shumë konkurent, nuk besoj se ishte e vështirë të beje foto me telefon në mungesë të një aparati fotografi, qoftë edhe nga dritaret apo ballkonet e shtëpive, apo dhe jashtë në natyrë në fshatrat e thella dhe të larta. Jo me patjeter për të fituar çmim, por  për t`u argëtuar dhe çmallur të gjithë me foto të viseve të vendlindjes tone. Gjithsesi, konkursi zgjati pesë ditë, ngaqe nuk kishim më prurje nga konkurentet. Konkursi u hap ditën e enjte, datë  01.04.2020, dhe u mbull ditën e diel, datë 05.04.2020. Moren pjesë gjithsej 10(dhjetë) konkurent/fotografë. Kishim në konkurim 31(tridhjetë e një) fotografi dhe 3(tri) video.  Çmimet u shpall në mbrëmje , datë: 08. 04. 2020.

Konkurentet që moren pjesë, po i renditim më poshtë sipas vetë renditjes së tyre në bazë të kohës së paraqitur me fotografite e tyre..:

  1. Ark. Hazir Isufaj,  2- fotografi, realizuar në qytetin e Bajram Currit, 1/2 prill 2020
  2. Lume Sella, 1- fotografi, të realizuar nga Erblina Dardha, Margegaj, Tropojë 1 prill 2020
  3. Eva Boshnjaku, 1- fotografi, realizuar në Myhejan,Tropojë,  2 prill 2020
  4. Gëzim Ibrahim Prengzi, 10- fotografi, realizuar në Geghysen,Tropojë, 1 prill 2020
  5. Esmeralda Byberi, 2- foto dhe një video, realizuar në Valbonë,Tropojë,  2 prill 2020
  6. Blerta Haxhiaj, 1-foto, realizuar: Klevi Haxhiaj, Tropojë e Vjetër, 2 prill 2020
  7. Syl Muçaj, 5-foto, realizuar Koçanaj dhe Valbonë,Tropojë, 1 prill 2020
  8. Taulant Selimaj, 4-foto dhe 1-video, realizuar në Valbonë, Tropojë, 2/3 prill 2020
  9. Ornela Geci, 2- foto të realizuara në Dubravë, tropojë  dhe 1- video, realizuar në qytetin e Bajram Currit, 1 prill 2020
  10. Agostin Gjini, 3-fotografi, realizuar në Brisë, Mërturë, Tropojë,  2 Prill 2020

Si çdo kokurs edhe ky konkurs kishte jurinë  e vet të nderuar, edhe pse organizuar në një kohë të pazakonte që po kalojmë, por pikërisht për t`iu kundërvënë kësaj kohe , ku më bukur se me natyren, artin, librin dhe bashkepunimin e mrekullueshem.

Menjëherë sapo kontaktuam me të përzgjedhurt tanë , të cilet kishim kënaqesinë t`I  kishim pjesë të jurisë, siç kishim dëshirë edhe për shumë persnalitete të tjera të artit, letësisë dhe gjitha fushave të nderuara.

Juria jonë e nderuar përbëhej nga këta anëtar : (online)

  1. Mësuesja e nderuar, tashmë në pension, znj. Kada Mulosmanaj
  2. Piktori ynë i mirënjohur, z. Azem Kuçana
  3. Poetja, shkrimtarja, gazetarja e mirënjohur znj. Elida Buçpapaj
  4. Arta e artë e librarisë “Art`s Librari”, znj. Arta Zenelaj
  5. Fotografi dhe kameramani profesionist, z. Ismajl Buçpapaj

Të cilët i falenderojmë shumë që pranuan të bëhen pjese e këtij konkursi, duke qënë anëtare jurie. Faleminderit për bashkëpunimin, kohën që na kushtuan, përzgjedhjet e tyre të mirëanalizuara dhe të mirëvlerësuara. Emocionet e bukura që përcollen duku u shprehur ndaj fotografive , peziazheve , ku mund të themi u mori një kohë goxha të gjatë për të renditur fituesit, sespe çdo foto ishte e bukur, panoramike, dëbora që zbardhonte kudo …

 

 

 

Po rendis më poshtë  fituesit e konkursit “Dëborë Pranvere” 2020

Konkurs i thjeshtë por me emocione të bukura, shprehur kjo nga konkurentet, nga juria , por dhe nga shumë ndjekës të faqes “Tropoja Poetike” , ku kishte edhe nga ata që kërkuan të organizojmë konkurese të tjera fotografike në vijim, me tema të ndryshme por dhe me tema të lira, ku mund të marrin pjesë shumë konkurues. Ne patjeter që ua premtuam ketë konkurs në të ardhmen e afërt.

 

Atëherë le t`iu prezantojmë me fituesit e këtij konkursi:

Vlersuar sipas jurisë tonë të nderuar  por edhe duke marr parasyshë pëlqimet e publikut.

 

1. Çmimi i Parë,  “Fotografia më e mirë” , “Video më e mirë, njëkohësisht dhe çmimin “Fotografi më i mirë” e fiton … Taulant Selimaj

2. Kemi dy fitues të Çmimit të Dytë : Me fotografitë e tyre zënë këtë pozicion në konkurim,  Gezim Ibrahim Prengzi dhe Syl Muçaj

3. Çmimin e Tretë , e fiton Agostin Gjini

4. Çmimi “Fotografia më e pëlqyer nga Publiku” e fiton  ark. Hazir Isufaj

5. Çmimi Inkurajues shkon për fotografen  Eva Boshnjaku

 

 

Siç e cituam dhe më lart, për shpërblim kundrejt fituesve kemi premtuar dhuratën më të çmuar dhe më të bukur, LIBRIN.

Çmimit të parë do i dhurohen : 10(dhjetë) libra nga shkrimtarët dhe poetet tanë Tropojanë , të cilet do i përzgjidhi vetë … një autor-një libër.

Çmimit të dytë do i dhurohen: 5 (pesë) libra …

Çmimit të tretë  do i dhurohen 3(tre) libra …

Çmimi “Fotografia më e pëlqyer nga Publiku” si dhe “Çmimi Inkurajues” , patjeter që do u dhurohen libra .

 

Teksa i pyetem konkurentet , se nëse do ishin fitues të çmimit të parë cilet do të ishin autoret e tyre të preferuar, në përgjigjet e tyre  përmendën me dhjetra poet, poete , dhe shkrimtare tashmë të njohur por dhe më pak të njohur. Ky ishte një tjeter moment i bukur.

 

I falenderojmë konkurentet përpjesmarrjen, fotografët amator për realizimin e fotografive të bukura , dhe  ju urojmë suksese!

 

Faleminderit Jurisë tonë të nderuar!

Faleminderit  mbështetësve  dhe ndjekësve të këtij konkursi.

 

Urojmë që sa më shpej dhe sa më mirë të dalim nga kjo luftë me armikun e padukshem , ku ka ndryshuar rrjedhen e jetës në mbarë botën. Stres, frikë, dhimbje, distance me njerëzit tanë të dashur. Urojmë që sa më shpejt t`i rikthehemi normalitetit  dhe të perqafojmë natyren tonë të dashur, stinet, jeten.

 

“… dhe pastaj,

unë kam natyrën, artin dhe poezinë,

dhe nëse kjo nuk është e mjaftueshme,

çfarë është e mjaftueshme? “

~  Vincent Willem van Gogh

 

 

Administratorja e faqes “Tropoja Poetike”

Xhane Sherif Imeraj

 

Tiranë, 8 prill 2020

 

Foto të realizuara nga

Taulant Selimi

Gezim Ibrahim Prengzi

Syl Muçaj 

Agostin Gjini

Ark. Hazir Isufaj

Eva Boshnjaku

Në Tokën e Shenjtë të Izraelit! PAQE NE NJE VEND KU LUFTA KA QENE E MBETET AQ PRANE NJEREZVE…! Nga Kozeta Zavalani

Të shkelja Jerusalemin në Izrael, ka qenë ëndërr që e kam dëshiruar shumë vite më parë, kur kam lexuar dokumentarin “Në tokën e premtuar, zemra që luten për paqe”, realizuar nga TVSh! Ëndërr e realizuar së fundmi, falë financimit të djalit të madh Mend Zavalani.

U nisëm familisht nga aeroporti “Nënë Tereza” me Wizzair për në Budapest e prej aty mbrritëm në Jerusalem, nëpërmjet Aeroportit Ben Gurion të Tel Avivit. Ushtari me automatik në sup në hyrje na frikësoi, por kur na lejoi të bëjmë foto, u qetësuam. Fytyrat tona shndrisnin nga kënaqësia, kur bëmë foton e parë në simbolin e Izraelit – Menorah-un e artë, krijuar nga gjeniu i artit, Salvador Dali, i cili ia dedikoi këtë vepër popullit hebre me këtë shënim: “Ju, o popull hebre, populli i zgjedhur i Perëndisë, bijtë e Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, ju që keni treguar një përkushtim të pashoq për të ruajtur traditën, për gëzimin që tregoni në festat tuaja, unë krijova këtë Menorah…

Sigurisht, të vjen natyrshëm të bësh një fotografi përpara këtij simboli, si kujtesë e impresionit të hapave të para në Tokën e Shenjtë.

Jeruzalemi është vendosur në një rrafshnaltë në malet Judaiane midis Mesdheut dhe Detit të Vdekur. Është një nga qytetet më të vjetra në botë dhe konsiderohet i shenjtë për tre fetë kryesore Abrahamiane – Judaizmin, Krishterimin dhe Islamin. Si Izraeli ashtu edhe Autoriteti Palestinez pretendojnë Jeruzalemin si kryeqytetin e tyre, pasi Izraeli mban institucionet e tij kryesore qeveritare. Gjatë historisë së tij, Jeruzalemi është shkatërruar të paktën dy herë, rrethuar 23 herë dhe sulmuar 52 herë. Pjesa e Jeruzalemit e quajtur “Qyteti i Davidit” e ka origjinën në tregimin biblik, ku Mbreti David përshkruhet si prijësi izraelit, që pushton qytetin e fortifikuar të Jebusit dhe e ndërron emrin pas vetes. Më 1538, muret e qytetit u rindërtuan për herë të fundit rreth Jeruzalemit nën Sulejmanin e Madhërishëm. Sot ato mure përcaktojnë Qytetin e Vjetër, i cili tradicionalisht është ndarë në katër lagje – armene, të krishtera, hebreje dhe myslimane. Në vitin 2015, Jeruzalemi kishte një popullsi prej rreth 850,000 banorë, që përfshinte afërsisht 200,000 izraelitë laik, 350,000 hebrenj Haredi dhe 300,000 palestinezë.

Rrugës për në Jerusalem mahnitesh me pemët e portokajve buzë rrugës, të cilat rrëzonin kokrrat krejt shkujdesshëm. Në një vend me klimë të thatë mesdhetare, sistemi i ujitjes dukej gjenial. Sa më shumë t’i afrohesh Qytetit të Shenjtë, aq më shumë rrëmbehesh nga emocionet.

Kur hyn në Jerusalem ndien një forcë të madhe magnetike brenda vetes. Ky magnetizëm rritet gjithnjë e më shumë kur hyn brenda mureve të Jerusalemit të vjetër.

Me një sipërfaqe me më pak se një milje katror, ai është ndarë në katër pjesë: pjesa e hebrenjve, e të krishterëve, e armenëve dhe pjesa e myslimanëve. Brenda një rrezeje me pak metra distancë, besimet më të mëdha të botës kanë vendet e tyre më të shenjta, të cilat përbëjnë ekzistencën e tyre.

Hebrenjtë kanë Murin Perëndimor, i njohur si Muri i Lotëve, i cili është fragmenti i vetëm i mbetur nga muri i Tempullit; Të krishterët kanë Kishën e Varrit të Shenjtë, brenda të cilës është shkëmbi i Golgotës ku u kryqëzua Krishti, dhe diku aty pranë varri ku u shtri Krishti përpara se të ringjallej dhe myslimanët kanë Kupolën e Shkëmbit, për të cilën myslimanët besojnë se Muhamedi udhëtoi për në parajsë. Ja përse Jerusalemi është konsideruar që prej kohëve të hershme, si qyteti ku banon Perëndia.

Përtej Murit Perëndimor, çdo qenie njerëzore do përlotej me apo pa vullnet, këmbët të çonin te Via Dolorosa, Rruga e Mundimit. Kjo rrugë kishte marrë këtë emër, pasi ishte rruga që kishte përshkruar Krishti me kryqin mbi shpinë për në Golgotë, vendin ku do të kryqëzohej.

Ndihem krenare që jam shqiptare pasi ne kemi një lidhje tjetër me popullin hebre. Gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, populli shqiptar i fshehu dhe i mbrojti të gjithë hebrenjtë nga nazistët. Nga ky heroizëm i tyre asnjë hebre, nuk ra në duart e nazistëve.

Kur përballesh me Murin e Lotëve, trupi të rrëqethet i tëri. Sikur qepallat e syve rëndohen prej lotëve që njeriu, për respekt ndaj vetes, mundohet të mos i lëshojë. Sheshi përballë murit është i mbushur me rabinë, besimtarë të thjeshtë, hebrenj ortodoksë, ushtarë, turistë etj., të cilët prekin gurët e murit, ashtu si ne; bashkëshorti me djemtë nga ana e burrave dhe unë me miken izraelite Miki, nga pjesa e grave. U lutem me gojë, por edhe me letrat e shkruara, të cilat i vendosëm midis gurëve të murit. Në fund të ditës, letrat e lutjeve mblidhen dhe dëshirat dërgohen për tu plotësuar, në një nga shpellat e malit të ullinjve jashtë mureve të Jerusalemit të vjetër.

Në një atmosferë të tillë, kupton se besimi është substanca e gjërave që shpresohen dhe evidenca e gjërave që nuk shihen. Muri i Lotëve është simboli i besimit, prejardhjes dhe rezistencës së hebrenjve.

Unë familisht, u ndjeva e privilegjuar që këmbët e mia po ecnin mbi të njëjtët gurë, që kishin prekur Krishtin, por arrita ta mund krenarinë dhe krahasimin tim, pasi nëse Krishti po shkonte drejt vetëflijimit për të larë mëkatet e të gjithë atyre që do besonin në të, duke bërë sakrificën më të madhe në historinë e botës, unë u luta për familjarët e mi, për miqtë që më duan dhe i dua dhe pse jo edhe për mbarësinë e Shqipërisë sonë.

Rruga e Mundimeve përfundonte me shkëmbin e Golgotës, ku Jezu Krishti u kryqëzua, mbi të cilin Helena, e ëma e Kostandinit të Madh, ndërtoi Kishën e Varrit të Shenjtë rreth vitit 326 pas Krishtit. Besohet se gjatë ndërtimit të kishës, Helena zbuloi kryqin e vërtetë dhe një varr, ku besohet se u vendos Krishti për tri ditë përpara se të ringjallej.

Psikologët modernë besojnë te forca e auto-sugjestionit, pra, mendja dikton ato që ndien trupi, por ajo eksperiencë nuk ishte auto-sugjestion, ai vend kishte përjetuar momentin më të rëndësishëm historik dhe shpirtëror të njerëzimit.

Një ndër ditët më të bukura ishte e shtuna, kur shëtitëm me makinë me miken e dashur izraelite Miki Matityaho në vendet më të bukura të Jerusalemit; YMCA është një qendër kulturore, sportive dhe arsimore që ndodhet në zemër të qytetit dhe është e lidhur me Shoqatën e Krishterë për të Rinj në mbarë botën. Ai përpiqet të nxisë barazinë dhe miqësinë midis anëtarëve të të gjitha feve, me theks në Judaizëm, Krishterim dhe Islam, ndërsa shërben si një oaz i multikulturalizmit dhe një hapësirë për bashkëjetesë midis banorëve të Jeruzalemit dhe më gjerë. YMCA na kujtoi këngën e famshme “It’s fun to stay at the Y-M-C-A, Është kënaqësi të qëndrosh në Y-M-C-A”. Përballë tij hymë në Hotelin King David që është më i famshmi nga të gjitha hotelet në qytet e ndodhet në mënyrë të shkëlqyer në pikën e takimit të Qytetit të Vjetër dhe Jeruzalemit të Ri. E mrekulluar nga mjediset e brendëshme, që më kujtuan Hotelin Madison në Washington D.C. ndërsa po kërkoja dikë për të na bërë një foto të gjithëve, një grua e hijëshme dhe shumë miqësore na u afrua vetë dhe na shkrepi disa foto. Pastaj u ul me ne dhe na tregoi se kishte ardhur nga Florida e ShBA-ve për të organizuar dasmën e mbesës së saj në këtë hotel, ku ishte martuar edhe nëna e saj, që ndodhej aty e tashmë festonte 85 vjetorin.

Prej aty u ngjitëm në Malin e Ullinjve, ku hymë në Kopshtin e Gjetsemanisë. Nga ky kopsht, Jerusalemi shihej në pëllëmbë të dorës, dhe nga ajo pamje çdo gjë merrte kuptimin historik dhe përputhej me përshkrimet biblike. Kopshti kishte plot ullinj të rinj, disa të tjerë qindravjeçarë, por për habi edhe disa që e kalonin moshën dymijëvjeçare.

Këto ishin ato pemët që e kishin parë dhe dëgjuar Krishtin, kishin qarë me djegien e Jerusalemit dhe kanë vuajtur dhe duruar me memecërinë e tyre për dymijë vjet, teksa kanë parë pushtues njëri pas tjetrit, që kanë dhunuar gurët dhe kanë shfarosur njerëzit.

Qyteti i Jerusalemit, i cili është djepi i feve hyjnore dhe njëra prej porteve më të gjera të Azisë, Afrikës dhe Evropës, është një qytet i rëndësisë të veçantë edhe për nga të qenit një portë që hapet në Mesdheun Lindor.

Qyteti i vjetër është i përfshirë në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, si qyteti më i njohur në mbarë historinë e njerëzimit. Një e treta e popullsisë së botës e konsideron të shenjtë. Nëse e shkel qoftë edhe për një herë në jetë, nuk do jesh më i njëjtë.

Jeruzalemi dhe Betlehemi janë vetëm disa kilometra larg dhe në fakt, të dy qytetet pothuajse bashkohen së bashku, megjithatë, hyrja midis të dyve është e kufizuar me faktin se Betlehemi është nën kontrollin e Palestinës dhe për këtë arsye hyrja në qytet përfshin kalimin e një pikë kontrolli kufitar.

Ndaj e patëm të lehtë të shkonim tre herë në Kishën e Varrit të Shenjtë, një kishë në lagjen e krishterë të qytetit të vjetër të Jeruzalemit. Kisha përmban, sipas traditave që datojnë të paktën në shekullin e katërt, dy vendet më të shenjta në Krishterim: vendin ku u kryqëzua Jezusi, në vendin e njohur si Kalvari ose Golgotha dhe varri i zbrazët i Jezusit, ku ai është varrosur dhe ringjallur. Varri është i mbyllur nga një faltore e shekullit XIX e quajtur Aedicula.

Vendi i Kishës së Varrit të Shenjtë në Jeruzalem është identifikuar si vendi i kryqëzimit dhe i varrit të Jezusit të Nazaretit.

Kisha ka qenë prej kohësh një qendër kryesore pelegrinazhi për të krishterët në të gjithë botën.

Rreth 10 vjet pas kryqëzimit, u ndërtua një mur i tretë që mbylli zonën e ekzekutimit dhe varrosjes brenda qytetit, dhe kjo përbën vendndodhjen e Varrit të Shenjtë brenda qytetit të vjetër të Jeruzalemit sot.

Në vitin 326, nëna e Kostandinit, Shën Helena, bëri një pelegrinazh në Jeruzalem, ku, sipas legjendës, ajo zbuloi reliktin e kryqit të Jezusit (“Kryqi i vërtetë”).

Historia e zbulimit të kryqit ishte aktuale në fillim të shekullit të pestë, dhe në shekullin e 11-të një shpellë e thellë poshtë rrënojave të bazilikës.

Në 614, një ushtri perse shkatërroi kishën dhe Kryqi i Vërtetë u mor, por në 631 perandori bizantin Herakliu negocioi kthimin e tij.

Kjo ishte kisha që tërhoqi shtegtarë nga i gjithë Krishtërimi në fund të shekullit të 11-të, dhe për pjesën më të madhe të asaj periudhe sundimtarët muslimanë të qytetit i trajtuan mirë.

Në pjesën muslimane të qytetit hëngrëm një dreke të shijshme dhe blemë disa dhurata për në Shqipëri. Në këtë pjesë mund të blije më lirë se kudo, sepse kudo ishte më shtrenjtë. Në mendje më kanë mbetur qirinjtë me aromë të mrekullueshme mjalti dhe Sahlabi, që ngjante me salepin, por është një puding me qumësht të ëmbël, kanellë e kikirik të shtypur, e përdorur shumë në Lindjen e Mesme. Ëmbëlsira më e veçantë në Izrael, është knafeh, që e shijuam për herë të parë në Jerusalem së bashku me Mikin, e cila na shpiegoi se në restorante shpesh shkruhet këto fjalë “Jeto, Qesh, Dashuro, Knafeh” Është i ëmbël, ngjitës, i lezetshëm me aromë gjalpi e djathë dhije, para se të shërbehet, është njomur me shurup të rëndë dhe shërbehet e ngrohtë. Duhet një aftësi e caktuar për të zotëruar elementet artizanale të knafeh dhe tifozët e saj janë fanatikë në përgatitjen, duke e bërë pjesë të kuzhinës moderne izraelite.

Mbresa na la edhe vizita në Jaffa, në pjesën jugore dhe më e vjetër në Tel Aviv-Yafo, është një qytet i lashtë portual në Izrael. Jaffa është e famshme për lidhjen e saj me tregimet biblike të Jonas, Solomonit dhe Shën Pjetrit, si dhe historinë mitologjike të Andromedës dhe Perseus.

Kemi bërë foto të bukura në Sheshi i Sahatit me orën e tij dalluese, ndërtuar në vitin 1906 për nder të Sulltan Abdul Hamidit II. Si dhe tek Shkëmbi Andromeda, në të cilin Andromeda e bukur ishte e lidhur me zinxhir në mitologjinë Greke. Vizituam edhe Manastirin Grek Ortodoks i Archangel Michael (Patriarkana e Jeruzalemit) pranë Portit, që ka gjithashtu bashkësi rumune dhe ruse në kompleksin e tij. Napoleoni besohet të ketë qëndruar atje, pasi ishte vendosur edhe një statujë e tij, pranë të cilit turistët si ne fotografoheshin.

Xhamia e Detit, me pamje nga porti, është përshkruar në një pikturë nga viti 1675 nga piktori holandez Lebrun, mund të jetë xhamia më e vjetër ekzistuese e Xhafës. Sipas legjendës lokale, gratë e marinarëve që jetonin në Jaffa u lutën atje për kthimin e sigurt të burrave të tyre. Do të donim të vizitonim edhe shumë vende të tjera të bukura në Tokën e Shenjtë të Izraelit, por ditët tona fluturuan shumë shpejt…

Kontrolli në aeroport më la një shije të keqe. E pata harruar vonesën në hyrje e pyetjet në intervistën e marrjes së vizës, në një kohë kur midis shteteve tona është hequr regjimi i vizave. Një pasiguri ndaj turistëve të huaj dhe kërkimi i arsyes së vizitës ishte stresuese, veçanërisht, pasi morëm një fletë qendrimi, shoqëruar nga një letër ngjitëse me një bar-kod në kapakun e pasaportës, që dukej shumë e shëmtuar. Mendoni sikur në çdo aeroport të vendosej një etiketë e tillë, si do të dukej pasaporta?! Gjithsesi të gjitha këto i kisha harruar, falë mikpritjes e dashamirësisë së izraelitëve dhe me keqardhje po largohesha. Por përsëri në aeroport filluan me pyetje, se me kë isha takuar dhe çfarë më kishin dhuruar. U tregova për dhuratat e mikes sime Miki dhe ata i morën me vete për kontroll, e mi kthyen përsëri, por kjo përvojë më la shije të hidhur, ndonëse nuk më bëri, të humbisja adhurimin për këtë vend…

Tashmë jam kthyer në atdhe nga Toka e Shenjtë, me shpresën që Zotin do e gjejmë edhe këtu për të rritur dashurinë midis njeri tjetrit dhe për të përmirësuar jetën tonë.

Nga Kozeta Zavalani

Kerkoja nëpër Aruba ndonje restorant me pronar grek dhe gjeta me pronar shqiptar Nga Aleksandra Papa

Kerkoja nëpër Aruba ndonje restaurant me pronar grek dhe gjeta me pronar shqiptar.

Kemi vite qe e thyejmë ftohtesine e dimrit te Bostonit me diellin dhe ngrohtesine e Arubes.

Diten e dyte qe arritëm atje, shkuam ne markaton me të madhe dhe shume te pasur superfood. Aruba eshte ishull i shtrenjte dhe mua me shume me pelqen te gatuaj vete.

Ne momentin qe isha me tim shoq duke zgjedhur dhe mbushur karrocen me ushqime ne po flisnim shqip te dy duke menduar se askush nuk na kupton dhe po ndiheshim të qete. Të gjithë flisnin në gjuhen e tyre. Kush gjermanisht, kush spanjisht, kush frengjisht, kush anglisht, kush italisht. Marketi i mbushur me turiste nga e gjithe bota.

Kur papritur na afrohet nje djale energjik zeshkan ne moshen e djemve tane.

“Çfare gjuhet po folni ju te dy” na pyet ai me nje aksent të gjuhes shqipe nga veriu.

Ne u çuditem kur e degjuam dhe mbetem pak te befasuar dhe te turperuar se mos valle na degjoi duke debatuar siç bejne çiftet shpesh here ne markete kur bejne pazarin bashke.

Une e pyet a menjehere. “Kosovar”

“Jo” m’u pergjigj.

“Une jam nga Kukesi, por baba jem dhe nana si edhe une kena lind ne Belgjike. Gjyshi jem u arratis prej komunizmit mbas luftes se dyte boterore. Mu me quejne Vulkan.”

Dhe ishte vertet si vullkan. Nje djale energjik dhe i qeshur qe nuk ecte ne market por fluturonte.

“Une nuk flas shume anglisht por zoteroj mire frengjishten, italishten, shqipen, dutch dhe spanjisht. Une shkoj çdo vit tash ne Shqipni dhe ma pelqen shume. Çfare bani ju ketu, kur keni vend aq te bukun atje?”

“Po ne nuk jetojme në Shqiperi, por ne Boston dhe atje tani ështe shume ftohte dhe ka bore.” Ju pergjigjem ne të dy me nje goje.

” Po kur keni iki prej Shqipnie juve”

“Ne u larguam me 1990”

“Oh taman kur une kom ardh’ per here të parën herë me gjyshin tem ne Shqipni, ju keni ik.”

Ne u çuditem sa paster e fliste shqipen edhe pse ishte gjenerata e trete ne Belgjike.

Ok, perfundon Vulkani. “Une punoj ne nje restaurant qe e kemi pronen tone familjare dhe ju ftoj te vini. Kemi guzhine italiane dhe franceze. E quajne Perla d’Italia, ne Palm Beach perballe me Holiday Inn.”

“Çfare thua”, i themi ne të dy. “Ne bejme xhiron tone te mbremjes atje dhe per kaq vite nuk e dinim qe ishit pronare shqiptare. Do vijme patjeter.”

Mbas dy ditesh shkuam dhe nuk na njohu. Na mori per amerikane se ne harruam dhe i folem anglisht. I them tim shoqi. “Me duket se nuk na njohu, do t’i flas shqip” I themi kamarieres porosine duam ta bejme tek Vulkani ( Victor )

Ai vjen me vrap. “Të kujtohet, jemi ne ai çifti qe na takove ne supermarket.”

Fytyra e tij kthehet menjehere në një fytyrë entuziaste dhe me nje buzeqeshje te madhe qe i dilte nga shpirti.

Filloi të na sherbente me ushqime kaq te shijshme franceze dhe italiane.

Me na u duk vetja sikur ishim ne malesi, Rome dhe Paris. Harruam qe ishim ne Aruba. Restauranti është pronë e xhaxhait të Vulkan, Qerimit, ne u takuam me të dhe bashkëshorten e tij, Suzanën me origjinë nga Shkupi, njerëz të mrekullueshëm.

Kerkoja prej vitesh ndonje restorant me pronare greke ne Aruba Dhe me me find gjeta pronare shqiptare. Dhe me e forta se në furrën e restaurantit punonin edhe dy shqiptare të rinj fare nga Tirana me origjine korçare

Ishte nje befasi teper e kendshme.

Kishin histori të dhimbshme. Ishin arratisur të gjithe si familje ne vitin 1947 dhe ishin vendosur në Belgjikë. Aty do të lindte edhe babai dhe nëna e Vulkanit, pastaj edhe vetë Vulkanit, por Shqipërinë dhe gjuhën nuk e kishin harruar kurrë duke e ruajtur si një thesar në zemrat e tyre me një dashuri që kalonte brez pas brezi.

Ne u bëmë miq menjëherë. Na ftuan që ta kalonim një darkë bashkë me ta dhe ne bëmë rezervimin tek restauranti i tyre edhe për Krishtlindjet.

Takimi me Qerimin dhe Suzanën në restaurantin e tyre Perla’d’Italia në Aruba

Flamengot e Arubas

Bildergalerie dieser Unterkunft

 

E larguar nga shtëpia me vetëm një lodër, 6-vjeçarja: Dua të bëhem doktoreshë

SHKODER/ SENAD NIKSHIQI/ Një lodër prej pelushi është i vetmi send që Ema ka marrë me vete nga banesa e saj. “Shtëpia ime është krisur”, thotë 6-vjeçarja, e cila e ka kuptuar se çfarë ka ndodhur. Familja e vajzës së vogël, bashkë me disa familje të tjera nga Durrësi, janë strehuar në një hotel në hyrje të Shkodrës, sepse shtëpitë e tyre janë të pabanueshme.

 

Ajo është motra e Enes Baçi, 11 vjeç, i cili thotë se vendosën të vijnë në Shkodër për të hequr frikën nga tërmetet, që në Durrës nuk pushuan për disa ditë me radhë. “Kam ardhur në Shkodër pas tërmetit, sepse ishte shumë i fortë, u trembëm. Shtëpia jonë është e pabanueshme, gati po shembet dhe momentalisht nuk kemi se ku të jetojmë. Kemi jetuar pak te gjyshja, por vendosëm të vijmë në Shkodër, që të hiqnim mendjen dhe frikën nga tërmetet. Jam një nxënës i mirë dhe më pëlqen shkolla, sepse aty marrim dije dhe mund të bëhem i njohur në të ardhmen”, tregon Enes Baçi. Ai është tifoz i basketbollit, ka shkuar në pallatin e sportit në Shkodër dhe pasi ka parë një ndeshje kontrolli, ka takuar basketbollistët e Vllaznisë, ndërsa është surprizuar kur presidenti Alban Xhaferri e ka marrë në një darkë bashkë me lojtarët dhe djalin e tij.

“Kam shkuar në pallatin e sportit ‘Qazim Dervishi’. Hera e parë që po shihja një stërvitje të Vllaznisë, e cila kishte një ndeshje kontrolli. Takova 3-4 lojtarë që kanë qenë me Teutën, të cilët i njihja. Babi erdhi të më merrte, por presidenti i Vllaznisë i tha që donte të më mbante për të ngrënë një darkë bashkë me lojtarët e Vllaznisë dhe djalin e tij. Shkuam në një restorant, kemi ngrënë darkë dhe pastaj presidenti më solli në hotelin ku jemi strehuar. Ia kalova shumë mirë, janë djem shumë të mirë dhe luajnë shumë mirë basketboll që nga amerikanët edhe shqiptarët e Vllaznisë. Kam parë disa ndeshje të tyre”, tregon 11-vjeçari.

Serena Mexhidi, nxënëse në vitin e parë në shkollë të mesme, është kushërira e Enes Baçit, ndërsa edhe ajo ka ardhur në Shkodër për t’u strehuar. Serena thotë se eksperienca nga tërmeti është tejet e frikshme, ndërsa ato përjetime janë ngulitur në mendjen e saj. Serena tregon se si ka parë shtëpinë e saj të dëmtuar.

“Shtëpia është shkatërruar, kishte dëme të mëdha dhe nga frika erdhëm këtu që të kalojmë panikun, sepse tërmetet nuk kanë pushuar. Ishte eksperiencë e frikshme dhe mos e provoftë askush. Pas tërmetit, kemi dalë menjëherë jashtë e nuk jemi kthyer akoma te banesa. Për momentin jemi këtu në Shkodër. Qëndruam pak te gjyshja, se e kishte më pak të dëmtuar dhe më pas lëvizëm. Jam në vit të parë në shkollë të mesme dhe jam një nxënëse e mirë. Më pëlqen kimia dhe në të ardhmen mund të bëhem një kimiste e mirë, sepse i përkushtohem. Ëndrra ime është ndryshe nga lëndët shkollore, sepse unë merrem me volejbollin dhe kam ëndërr që të bëhem volejbolliste e ekipit të parë të Teutës. Tani luaj me të rejat”, tregon 15-vjeçarja.

Në këto ditë të pazakonta, kur rrugëtimi i së ardhmes duket i vështirë për këta fëmijë, ata nuk mposhten. Ëndrrat e tyre nuk ndalen.

“Dua të mjekoj gjyshërit”, thotë 6-vjeçarja, pas gjithë asaj që ka përjetuar ditët e fundit. Ndërkohë, pasi kanë dëgjuar për historinë e Serenës, volejbollistes 15-vjeçare nga Durrësi, skuadra e volejbollit të Vllaznisë i ka bërë një surprizë, duke e vizituar në hotelin në hyrje të Shkodrës, ku është strehuar bashkë me familjen. Një moment emocionues për Serenën dhe familjarët e saj. Në shenjë simbolike, vajzat shkodrane i dhuruan një bluzë të Vllaznisë Serenës dhe një top volejbolli, bashkë me emrat e tyre, duke i treguar se 15-vjeçarja dhe gjithë bashkëmoshatarët e tjerë janë në zemrat e tyre në këto ditë ku dhimbja është kryefjalë. Ajo që hyri e para ishte kapitenia e Vllaznisë, Flavia Petëza, dhe më pas gjithë vajzat e tjera. Bluza dhe topi nuk ishin të vetmet surpriza për Serenën volejbolliste.

Trajneri i Vllaznisë i të rejave Besnik Lisha i bëri një ftesë direkte, për sa kohë 15-vjeçarja të qëndrojë në Shkodër, sepse në sport asnjëherë nuk ka kufij e as ndasi, aq më tepër në këto momente ku të gjithë janë zemërthyer.

“Serena unë jam Besnik Lisha, trajneri i të rejave të Vllaznisë. Gjithë këto vajza janë pak a shumë mosha jote dhe nëse ke dëshirë që të vish e të stërvitesh çdo ditë, fillojmë që të hënën, je e mirëseardhur. Bëjmë stërvitje të mirë, kemi vajza të mira. Nëse do, vijmë dhe të marrim çdo ditë me makinë. Mendoje dhe na thuaj”. Një nga lojtaret e ekipit, Stela Kiri, shprehet se në këto ditë të vështira, të gjithë duhet të solidarizohen me të dëmtuarit nga tërmeti. “Kemi ardhur për të mbështetur njerëzit që janë prekur nga tërmeti. Në këtë rast bëhet fjalë për Serenën, është një volejbolliste dhe si gjithë të tjerët, edhe ne duam që të ndihmojmë në mënyrën tonë. Uroj që Serena dhe gjithë njerëzit e tjerë ta kalojnë sa më shpejt këtë vështirësi të madhe dhe shprehim ngushëllime për familjet e 51 viktimave. I kemi sjellë Serenës disa gjëra që mund ta bëjnë të ndjehet mirë, ashtu siç do të ishim ndier edhe ne në vendin e saj”, tha ajo.

Trajneri i Vllaznisë në volejboll për femra, Mark Kroqi, njëkohësisht edhe drejtor i “Sport Klub Vllaznia” përveç ngrohtësisë dhe momenteve me 15-vjeçaren, shprehet se do të ndërmarrë një nisëm që shumësportëshi në Shkodër të kontribuojë me vlera monetare për familjet e prekura nga tërmeti, duke ia bashkuar miliona shqiptarëve që po dhurojnë, në disa raste edhe qindarkat e fundit, që e nesërmja të jetë e ndritur për të gjithë fëmijët dhe adoleshentët e prekur nga tërmeti tragjik.

“Një moment ky shumë i bukur dhe shumë emocionues pas gjithë asaj vështirësie që ka kaluar Serena dhe të tjerë në zonat e prekura nga tërmeti, ku po përballen me një tragjedi të jashtëzakonshme. Është një moment që gjithsecilin prej nesh e ka bërë të reflektojë. Gjithë njerëzit e prekur kanë shumë nevojë për solidaritet, për mbështetje. Ne nuk bëmë asgjë përveçse erdhëm për të kaluar disa momente me këtë vajzë, e cila është përfaqësuese e volejbollit dhe për të dhënë një mesazh se sa shumë i rëndësishëm është sporti. Mendoj që të marrim një nismë, ku ne si punonjës, si drejtues, dhe bashkë me sportistët e stafet, të ndihmojmë me çfarë kemi mundësi dhe me mjete monetare për t’u solidarizuar me këta njerëz”, deklaroi Kroqi. Serena Mexhidi, pas kësaj surprize dhe dhuratave të bukura, përjetoi emocione të forta nga kjo vizitë e volejbollisteve të Vllaznisë, të cilat nga sot e tutje do të jenë disa nga mikeshat më të mira të saj, që nuk do t’i harrojë asnjëherë, duke shënjuar tek ajo një moment të papërsëritshëm dhe shpresëdhënës…

“Faleminderit shumë për këtë surprizë në këtë kohë kaq të vështirë për ne. Falënderoj të gjitha gocat, trajnerët, stafet dhe këdo tjetër që na janë gjendur pranë. Jam shumë e emocionuar, aq sa nuk mund të flas dot më shumë, sepse është një surprizë shumë e bukur për mua. Ajo që ju premtoj, është se unë do ta vazhdoj ëndrrën për t’u bërë volejbolliste”, tha 15-vjeçarja.

Durrësi 3 ditë pas tërmetit tragjik, qytetarët: Edhe kur hamë na dridhet luga (video)

Banorët sot në Durrës po përpiqen të përballojnë në kushte të rënduara psikologjike pasojat nga dëmet e shkaktuara në jetë njerëzish dhe në prona.

Tre ditë pas tërmetit tragjik që shkaktoi dhjetra jetë të humbura e shumë dëme materiale, në pamjet e sjella nga VOA, qyteti bregdetar duket sikur ka dalë nga ndonjë betejë e egër lufte.

dr2

Pallate që mezi mbahen në këmbë, që të fusin frikën kur i sheh, e të tjera të rrënuara, të bëjnë të mbash frymën kur mendon pasojat që solli ky tërmet i mëngjesit të 26 nëntorit në Shqipëri.

dr4

Të pyetur nga gazetari, banorët kanë treguar se jetojnë me frikë dhe ende janë në ankth e stres.

“Shkojmë hamë buke dhe na dridhet luga”, tha një banor.

dr3

“Në momentin që ra tërmeti nuk kam qenë i frikësuar, pastaj kur dola dhe pashë atë shkatërrim, jam…”, tha një tjetër banor i përlotur.

Kryeinfermierja Gjela Bushi, një nga përfaqësueset më dinjitoze të brezit të saj – Profil nga FRAN GJOKA

     

“Të shkruash për njeriun që e meriton, është respekt e mirënjoheje”.

                                                                         Viktor Hygo

                                                                                                      

Janë sot me qindra mjekë e infermjerë veteranë, disa edhe  me flokë të thinjura e  supe të kërrusura nga vitet, që mbajnë peshën e rëndë të viteteve të punës intensive, ndaj them me plot gojë se bluzat e bardha duhet të kenë të drejtën e inkurajimit shpirtëror dhe materjal. Njerëz të tillë, që punojnë me pasion dhe sakrifikojnë shumë nga vetja, pa dyshim kanë krijuar sot portretin e tyre, ndaj të shkruash për ta është jo vetëm një obligim, por dhe një nder dhe refleksion ndaj asaj që kemi lënë jashtë vëmendjes apo kemi neglizhuar.

Kemi nevojë të lexojmë apo të dëgjojme për to në mediat e shkruara dhe televizive, pasi, shpeshherë, në mendjet e shkruara përfliten disa për marrje rrushfeti dhe, padrejtësisht, nën këtë akuzë përfshihen të gjithë. Kjo sigurisht nuk është e drejtë, sidomos kur jemi dëshmitarë të asaj pune të madhe dhe përkushtimi të disave prej tyre, që janë shembull qytetarie dhe ndershmërie në jetë, në punë, në marrëdhënie me njerëzit, me pacientët apo të tjerë, duke rrezatuar përherë dritë dhe bukuri shpirtërore.

Nisur nga dëshira që të vë në dukje lëto vlera, mora penën sot të shkruaj  për znj.Gjela Bushi, e cila gjatë gjithë jetës profesionale ka lënë gjurmë të pashlyera në profesionin e saj të vështirë. E lindur dhe e shkolluar në Gjegjan të Pukës, nga një familje e thjeshtë, por e ndershme dhe arsimdashëse. Nga ky trung familjar, janë edukuar cilësitë e karakterit të saj.

Pasi mbaroi shkëlqyer arsimin 8-vjeçar, pushteti vendor i asaj kohe e dërgoi Gjelën në shkollën e mesme 4-vjeçare të Infermierëve në Shkodër, shkollë me një kontribut të madh në fushën e ndryshimeve të mëdha në shëndetësinë shqiptare. Adoleshenca e katër viteve të saj në Shkodër nuk ishte aspak e lehtë, por Gjela gjithnjë veçohej si vajzë me plot reflekse premtuese për të ndjekur rrugën e lodhshme të profesionit të nderuar e të respektuar të bluzave të bardha. Pas dy viteve pune intensive, si infermiere në spitalin Gjegjan, Pukë, vjen në rrethin e Lezhës, ku martohet me intelektualin dhe financierin tashmë të njohur Tonin Bushi, i cili për afro 40-vjet, po tregon vizion dhe aftësi drejtuese e menaxhuese, duke shërbyer me korrektësi në detyrën e shefit të financës pranë spitalit rajonal Lezhë.

 

Në foto: Gjela Bushi

 

Infermieria e nderuar, Gjela Bushi, në një moshë të re punoi për 12- vjet rrjesht fshatrave të rrethit të Lezhës, si Zejmen, Pllanë, Tale, Rrilë. Me një vrull rinor, me shpirtin e sakrificës, me një botë shpirtërore plot humanizëm dhe një bagazh dijesh e përvoje të fituara, ajo shpalosi aftësi të rralla në profesionin e infermierës dhe të mamisë në fshatra, duke ngritur vazhdimisht me punën e saj prestigjin e figurës së infermierës.

Pushteti vendor i vitit 1991 e emëroi Gjelën kryeinfermiere të Poliklinikës Qëndrore Lezhë dhe, për 28 -vjet pune intensive drejtuese e menaxhuese, ajo demonstroi sjelljen e një profesionisteje  shumë të vlerësuar, madje një shembull për të gjithë punonjësit e Poliklinikës Rajonale Lezhë. Ajo e udhëhoqi punën e saj, gjithnjë me  pjekuri mendimi dhe me aftësi profesionale, me këshillime të urta e me një buzëqeshje të sinqertë, derisa doli në pension. Kryeinfermierja Gjela Bushi, mbetetet një nga përfaqesueset më dinjitoze të brezit të saj, që la gjurmë për nga vullneti i pashterrshëm për të aplikuar gjithçka të mirë dhe moderne në profesionin e saj humanitar. -Gjatë punës sime 40-vjeçare, – shprehet Gjela, – gjithmonë jam përpjekur të mbajë parasysh bindjen se “Sa me tepër ligësi të durosh në jetë, aq më tepër e keqja vdes në botë”. Kam qëndruar korrekte në mardhëniet me njerëzit, duke u shërbyer me përparësi ditën e natën.

Kujtimet e qindra pacientëve për këtë punonjëse të nderuar të shëndetësisë janë të shumta. Të gjithë  e mbajnë mend kur ajo punonte pa u lodhur, me orar e pa orar, gjithnjë duke dhënë modelin e një infermiereje dhe të një njeriu me vlera humane të vërteta. Shumë njerëz mbajnë mend momentet kur ajo priste dhe u shërbente pacientëve që kishin nevoja urgjente, edhe me fjalën e saj të ngrohtë, edhe me profesionalizmin e saj, duke u dhënë ndihmën e parë dhe duke ndihmuar në shërimin e shpejtë të tyre.

Për 28 vjet me radhë ajo drejtoi, si kryeinfermjere Poliklinikën e qytetit të Lezhës derisa doli këto ditë në pension.

Duke parë vizionin intelektual dhe emancipues të saj prej shumë dekadave, e dalluar për organizimin dhe menaxhimin e punëve, Gjela është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popollor të asaj kohe. Për punë të mira në shërbimin mjekësor ndaj pacientit ka marr titullin “Mirënjohje e qytetit të Lezhës”, dhënë nga pushteti vendor “Për kontributin si infermiere e njerëzve në nëvojë”. Gjithnjë Gjela ka krijuar rreth vetes dhe në shërbimin që drejtonte një emër të mirë, duke marrë falenderime dhe mirënjohje qoftë nga qytetarët, ashtu dhe nga institucionet e shëndetësisë, si për shembull nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, nga Drejtoria e Shërbimit spitalor Lezhë, etj.

Rëndësi të vazhdueshme ajo i ka dhënë gjithnjë trajnimit dhe  vet kualifikimit por dhe të ekipit që drejtonte, duke u thelluar përherë në informacionet e  reja. Në këtë aspekt, ajo dhe vetë ka kryer disa kurse trajnimi e specializimi brenda dhe jashtë Shqipërisë: në Zvicër, Kroaci e Slloveni, e ku njohuritë e fituara i kanë shërbyer për ngritjen e nivelit të punës së saj drejtuese dhe konkrete me pacientët. Në bisedë Gjela thotë: “Nuk është e rëndësishme të jesh por, kryesorja është çfarë je dhe çfarë punësh të mira bën në jetë për shoqërinë në përgjithësi dhe komunitetin tënd në veçanti”.

Pyetjes time, nëse ndryshimi i saj ka ardhur vetvetiu nga mundësitë që i janë afruar, Gjela me modestinë që e karakterizon përgjigjet sinqerisht se është një kombinim midis formimit profesional, por dhe i mundësive që i janë ofruar nga shteti dhe shoqëria që ajo ka përfaqësuar. E në vazhdim do të thoshim se thjeshtësia është një karakteristikë e dukshme e Gjelës, duke vënë në radhë të parë veprën, përkushtimin në shërbim të njerëzve, veçanërisht atyre në nevojë. Në këtë kuptim, asnjëherë ajo nuk shfrytëzoi nevojat dhe hallet e njerëzve për të përfituar prej tyre, ndaj, gjatë gjithë jetës qëndroj dinjitoze, e ndershme dhe  e pastër në ndershmërinë dhe karakterin e saj, gjithnjë besnike “Betimit të Hipokratit”, për të mos diferencuar asnjëherë njerëzit sipas miqësisë e shoqërisë, por gjithmonë duke i shërbyer me pasion profesionit të saj të nderuar.”

Kurdoherë, Gjela me bashkëshortin e saj Tonin Bushin, investuan shumë nga vetja, duke rritur, edukuar dhe shkolluar dy djem të mrekullueshëm Elsonin dhe Renaton. Me mësimin dhe edukimin e dy prindërve, ata u rritën dhe u shkolluan, njëri për gjuhë të huaja në Londër, dhe tjetri për mjekësi të përgjithshme dhe më vonë  po specializohet për mjek ortoped në Shqipëri.

Këta dy pasardhës shikojnë te prindërit e tyre modelin e devotshëm, një baba shembullor dhe një nënë që përsonifikon modelin njerëzor, figurën e një nëne të dhimbshme dhe të dashur për nipin dhe mbesën e saj, një edukatore e përsosur me cilësi të spikatura individuale, që rrezaton veçse dashuri dhe mirësi me nuset e nipat e mbesat e saj. Teksa e pyet ku e gjen qetësinë, ajo me buzëqeshje të përgjigjet se e gjej te dy djemtë me dy nuse të mrekullueshme, me nipin dhe pse është larg, me mbesën që e kam këtu në Shqipëri e që i quan me plot gojën “ëmëbëlsirat e shpirtit”.

Nuk mund të portretizohet një figurë e shëndetësisë vetëm me disa rreshta të shkruar. Kontributi i heshtur ndër vite dhe mirënjohja e njerëzve dhe kolegëve të saj janë për Gjela Bushin, kënaqësia më e madhe e jetës dhe e punës për tërë ato dekada vetmohimi dhe përkushtimi.

Mendoj se protagonistes sonë do t’i shkonte shumë mirë shprehja se: janë ca medalje që “varen” në shpirt e jo në xhaketë, dhe, Gjela, tashmë i ka vënë me kohë “medaljet” në shpirtin e saj për mardhëniet me njerëzit, për kulturën dhe korrektësinë, për profesionalizmin dhe përkushtimin, ndaj dhe Gjela Bushi mbetet kurdoherë një shembull i lartë i punonjëses së nderuar të mjekësisë shqiptare.

SHQIPERIA NË EKSPOZITEN FILATELIKE ,,CINISELLO -2019,, ,ITALIA – Nga Lorenc Kaçulin, Kryetar i Degës Shoqatës Filatelike Shkodër

 

Shkodër me,1 Nëntor 2019

Nga data 11-13 Tetor 2019 në Itali u zhviluar ekspozita filatelike ndërkombëtare Cinisello- 2019 n Milano, Itali.

Në këtë ekspozitë Shqiperia u përfaqesua nga autori i librit filatelik Hysen Dizdari. Pjesmarrja dhe  konkurimi i Filatelise Shqiptare është nje arritje me rëndesi që tregon se filatelia shqiptare po zhvillohet dhe është  prezente dhe po konkuron krahas vendeve të tjera të Bashkimit Europian me dinjitet dhe profesjonalizëm.

Në  këtë ekspozite filatelike  autori  Hysen Dizdari u përfaqesua me katër libra ne fushën e filatelisë Shqiptare si më poshtë :

1-Libri:-Gjergj Kastrioti Skendërbeu në pullat  shqiptare 1913-2017.

  • VLERSUAR ME MEDALJE – VERMEL –GRAND

2-Libri:-Arkeologjia në pullat  shqiptare 1913-2018.

  • VLERSUAR ME MEDALJE – VERMEL –GRAND

3-Libri:-Nënë  Terza  në pullat  shqiptare

  • VLERSUAR ME MEDALJE – VERMEL

4-Libri:-Flora dhe fauna detare  në pullat shqiptare 1913-2017.

  • VLERSUAR ME MEDALJE – VERMEL

Pjesmarrja dhe përfaqësimi i Shqipëris në këtë  ekspozite filatelijke ,eshte nje arritje për tërë filatelin shqiptare dhe veçanarisht për autorin Hysen Dizdari .

Prandaj ne shokët ,kolegët dhe filatelistët shqiptare per këto arritje  i  Urojme autorit Hysen Dizdari ,suksese të mëtejshme në ekspozitat e ardhëshme filatelisë.

GRYKE – LUGJEVE TE BOGES – Mbresa udhëtimi nga Dr Domenika Gjekmarkaj (Kapllaj)

 

Angazhimet e punes si mjeke tash afer cerek shekulli ne sherbim te komunitetit te qytetit turistik te Shengjinit e rrethines se tij, qe te jem e sinqert ne kete rast publikimi edhe me lexuesit e nderuar te revistes simpatike ZemraShqiptare, nuk me lene te udhetoj aq sa kam deshire. E nese deshirat duhet ti seleksionojme e te zgjedhim midis tyre ne raport me mundesit dhe kohen,  une, te pakten per veten time udhetimet per aty ku kam lindur e jam rritur nuk i zevendesoj me asnje tjeter.

Zoti me dha frymen e jetes ne Mal-Shengjin e ketu cdo fije bari, cdo gjethe lisi, cdo cicerime zogu, cdo fllad bjeshke a puhize deti, more edhe cdo kenge gjinkalle e blegerime deleje eshte pjese e shpirtit tim. Mire ka thene kusheriri i babait tim At Zef Pllumi se Mali i Shengjinit eshte mali me i bukur ne bote!

…E fillova kete rrefejze te nje dite vjeshte, dicka ndryshe nga te tjerat, nga Shengjini e mali ku kam lindur, por sot kemi marre nje rruge me te gjate, kemi marre rrugen per ne Malsi te Madhe te Mbi-Shkodres, per ne Gryke – lugjet e Boges, per ne vendlindjen e prinderve te mi, tani 80 vjecare. Se vendlindja e kerkujt nuk mund te kuptohet pa vendlindjen e prinderve, te te pareve, gjysherve e stergjysherve tane, pa historite e  pa varret e brezave nga te cilet ne vijme e gjallojme ne kete jete…

…!

…Kemi lene pas Koplikun, e sa hyn ne kthesen djathtas-lart,drejte fshatit te mirenjohur Dedaj,  ke perpara dekorin e maleve madheshtore te Shkrelit Hotit, Grudes e deri ne thellesi te Alpeve matan shikimit tone, peizazhin qe e ben Taraboshin e vargmalet e Krajes ne anen tjeter te na duken me te vogla! Dhe si per te na mikpritur,  jo vec ne por cdo kalimtar drejt bjeshkeve qe nga Kopliku e deri te kthesa per ne Rec, gjithe ajo fushe majtas-djathtas eshte mbjelle me sherbele e trumez qe te mbushin gjoksin  me arome te pashoqe…

Bashkudhetaret tane sot jane familja Draga, Ejupi me Zylfijen nga Fushe-Kosova por qe kane dekada qe jetojne ne Zvicerr si dhe Sabrieja e Zeqiri qe te pakten tash 5 vjet prezentohen edhe si banore te Shengjinit.

Edhe bashkshorti im Arben Kapllaj qe nuk parapelqen te flase shume, sot nuk ka te ndalur… -Ja Dedajt e mi,- thote krenar…, ja lagjja e Kapllajve djathtas, rreze malit. Ja shtepite e bukura, ja livadhet, arat, malet lart…

Dhe une, si shumkujt qe kerraba i terheq nga vetje, ju them bashkudhtareve se – mire eshte ketej nga lagjja e Benit por shikoni ketej majtas Prroit te Thate, shikoni lagjen time, te prinderve e gjysherve te mi, lagjen e Gjekmarkajve te Boges. Shikoni sa shtepi te bukura, shikoni cfare bacesh me arra e peme te gjithefare llojshme. Shikoni cfare kullotash ne shpatet matan deri ne bjeshket e Razmes…! Shikoni fare muresh me gure te bardhe bjeshke ndajne arat, bacet, rrugen e makines ne te dy anet…

…!

…Gryka e Lugjeve te Boges eshte vertet e gjate, e sidomos per ata qe kalojne ketej separi duket e pambarueshme. Dhe sot, neve kemi vendosur ti shkojme gjere ne fund, more deri ne maje te Qafe Terthores mbi 1700 metra mbi nivelin e detit nga ku te duket se krejt dynjane i kie perfund. Here djathtas e here majtas Prronit te Thate, rruga e asfaltuar gjarperon me kaq shume kthesa sa i thua vetes more pse kane kaq shume emer Leqet e Hotit a Kthesat e Gomsiqes?! Po ku ka si kthesat e Qafe Terthores ne Gryke-Lugjet e Boges? Ketu eshte gjithmone bukur vere e dimer, por ne nje dite vjeshte si sot ku edhe gjethet e malit kane marre ngjyra te pafund ku dominon e argjendeta, eshte nje panorame qe te merr me vete dhe ndjehesh e pafuqishme ta pershkruash si duhet, sepse, si thone fjales, `´nuk ia jep dot hakun´`!

…Me ne fund jemi ne Qafe! Ketu, `shih e shkruaj`´. Ka mbaruar jo vec  pylli i ahut e lajthise por edhe pisha ka filluar te rrallohet e i leshon vendin kulloses alpine. Nje mrekulli marramendese.

Koha e demokracise, liria e punes dhe e prones i ka dhene krah biznesite edhe maj maleve per te bere gjera te bukura

…Ketu mbaron asfalti. Te gezon fakti se rruga vazhdon me mjete te renda fadroma e buldozere dhe se shpejti deri ne Theth do jete udhetimi shume i rehatshem dhe me kursim kohe. Ne ndalojme ketu dhe hyjme ne stanin – restorant te bjeshkes ndersa nje grup tjeter me kosovare e kuksione me te cilet bisedojme nje cope here thone se do shkojne edhe me tej dhe vazdojne rrugen mes malesh…

Lugina te pashoqe, hone gjigande sheh poshte vetes a thue se po dojne te na ngjallin deshiren e fluturimit…Dhe vertete ne keto panorama e lartesi njeriu perjeton ndjesi qe mbase kurr nuk i ka marre as ndermend. Mbase edhe nga keto ndjesi, bjeshket quhen frymezim!

Eshte pushimi i drekes dhe dy punetore jane shtrire e i ka kapur gjumi ne lendine, ne flladin e bjeshkes. Dhe ne, miqessisht po i fotografojme.

Per te ruajtur traditen shekullore te vendit dhe per te qene sa me interesant per vizitoret e turistet e huaj ketu gatuhen gjera karakteristike si djathi zier, djathi i njome, turshia, kacamaku,mishi i kecit, kosi i deleve etj etj, nje larmi me ushqime te shijshme e shume te fresketa.

Maje-mali, ne Qafe Terthore: -Arben Kapllaj, Ejup Draga, Zylfieja, Sabrieja dhe Une, autorja e ketyre rradheve

Nje kujtim i paharruar nga bjeshket e Boges, me Zylfien e Sabrien

…Megjithese pjese e ketyre maleve te larta, mish e gjak i ketyre trojeve shekullore tani jetojme disi me larg tyre ne qytete e fusha bregdetare por kurrsesi nuk ndjehemi te ndare. Keshtu erdhen kohet qe edhe ne banoret e bjeshkes te vijme ketu si vizitore, si turiste. E rendesishme eshte qe kurrr nuk mund ti harrojme, kurr nuk mund ti nderrrojme keto troje me askend tjeter ne kete bote.

Edhe grupi yne i sotem prej 6 vetash tani duhet te kthehemi. Une mund ti mbylli ketu ne faqet e revistes keto mbresa me keto foto modeste por kurrsesi perfytyrimet e ndjesite e mia per keto ane. Edhe ne darke kur te shkojme te shtepia ne Lezhe, gjithshka do shume fishohet ne biseda me prinderit e mi dhe te Benit, me ata qe kane lindur e ndjehen cdo dite ketu. Ata do na thone shume e shume me teper, shume me me emocion se ne bijet e bijat e tyre.

Po e mbyll kete shkrim me kete foto duke pire kafe ne bjeshket e te pareve te mi, sikur po pi nje kafe edhe me ju lexues e redaktore te nderuar te revistes ZemraShqitare

Ju mbajta pak minuta me kete fotoreportazh, mbresa udhetimi, se per te zbrazur ato qe ndjejne e kujtojne me mall prenderit tane huhen libra te tere. Ndoshta koha do i sjelli edhe ato.

Ditët e “Mbretëreshës Teutë” në Prishtinë-2019 “Ti nuk je vetëm”

Me këtë kauzë për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë (të dhënat flasin për 20 mijë) organizata mbarëkombëtare me seli në Zagreb “Mbretëresha Teutë” me Presidente Znj.Shenida Bilalli, realizoi këtë projekt  në Prishtinë.

Po ashtu ishte e ftuar Albanian Exellence me ekspozitën fotografike “121 jetë suksesi në 121 foto”.

Koncepti i kësaj mbrëmjeje me të ftuara :

Brunilda Paskali-këshilltare e Presidentit të Shqipërisë

Dr.Feride Rashiti-KRCT-Kosovë

Vasfije Krasniqi-SHBA,heroinë për të drejtat e grave

Ramize Myrtezi-Shala,autore e librit.

Logoja e purpurt në banerin e “Mbretëreshës Teutë” sikur iu shtuan ngjyrat nën valëvitjen e flamurit të Kosovës e flamurit kombëtar e me ritmin e 2 himneve kombëtarë shqip kënduar Besa Llugiqi -soprano dhe Ermira Lefort-piano.

Salla e të pranishmit,me solemnitet e krenari,po ndjenin hapjen e një spektakli të rëndësishëm madhështor, antik-historik-social-artistik.

3 Tabllotë e baletit u hapën me ritme daulleje dhe ushtarë ilirë që paralajmërojnë ardhjen e Teutës.

Narratori Ali Topalli lexonte në kontekstin e historisë tekstin përpara interpretimit të baletit, me skenat

“Teuta në fron”

“Teuta luftëtare”

“Teuta e tradhëtuar”

me koreografi të Shenida Bilallit dhe asistentes së saj,prima balerina Vjosa Llugiqi,mbushën plot emocion me mesazhet që transmetoi çdo koreografi baleti.

Monologu i Teutës u lexua nga Vjosa Abazi.

E pra kishte pika takimi dhimbje,drame e kërkesë për drejtësi,në koncept me kauzën “Ti nuk je vetëm”

Fjala e Znj.Vasfije Krasniqi,emocionoi me guximin ,dinjitetin dhe kërkesën e përsëritur për gjykim të aktorëve të këtij krimi.

Me plot gra e vajza të reja në hollin e Biblotekës Kombëtare të Prishtinës,ishte shëmbulli më i mirë i kurajos dhe vendosmërisë që shpalosej atë mbrëmbje nga ato dëshmi.

Mes personaliteteve që morën fjalën si Znj Brunilda Paskali,Shenida Bilalli,Feride Rushiti, Flora Nikolla,

Çmimeve që u dhanë nga “Mbretëresha Teutë” shkuan për -Vasfije Krasniqi-Goodman heroine e të drejtave për gratë,

-Feride Rushiti për kontributin e çeshtjeve të grave të dhunuara

-Ramize Shala-Myrtezi për librin “Unë e përdhunuara”

-Flora Nikolla për evidentimin e jetëve te suksesit të grave

-Vjollca Llugiqi për kontribut të evidentimit të vlerave artistike kombëtare.

Gjithnjë me emocion në rritje,ku çdo etapë e mbrëmjes alternohej me larminë e kërcimit të grupit” Lady’s dance” të këngëve të korit”Nexhmije Pagarusha” aq mirë profesionalisht prezantuar, të grupit “Ilirë”, Ansambli “Anamorava-Viti” drejtuar nga Arianit Hetemi, Ansambli “Zeri i Kosovës” nga Fushë-Kosova me drejtoren Nurie Avdiu,mësuese e parë e shkolles shqipe në Zagreb, ku me një energji të mrekullueshme,
nga rrëfimi i fenomenit e dramës reale të viktimave të dhunës,treguan tone force e optimizmi për kauzën e atmosferën gjithnjë në rritje emocionalisht artistikisht. Gjithashtu, vazhduan me

-Shpresa Gashi që këndoi aq bukur Arien e Mrikës nga Prenk Jakova

-“Sempre libera” te G.Verdi e

-“Agimet Shqipëtare” të A.Mulës kënduar me aq pasion drithërues nga soprano e mirënjohur Besa Llugiqi.

-Tokatta e F.Ibrahimit për piano,me inspirim nga ritmi i daulles e melosit verior me fyell, interpretuar nga pianistja Ermira Lefort.

“Mbretëresha Teutë” nga (Skutari) Shkodra u bë paksa e kohëve që jetojmë ,me Ariet lirike shkodrane, kënduar ëmbël e me sharm nga këngëtarja shkodrane Gentjana Tafili.

Vijoi me shikimin e ekspozitës së Revistës “Iliria” revistë dy gjuhëshe shqip-kroatisht me kryeredaktore Shenida Bilallin dhe Ekspozitën”121jetë suksesi në 121 foto” te Albanian Exellencë.

Lidhur me ngjarjen, dizajnerja shqiptare e njohur në Evropë me krijimet e saj, që jeton dhe vepron në Gjermani, Flora Suldashi, e vlerësoi këtë aktivitet dhe uron që të kenë jehonë të madhe dhe që “Ditët e Teutës” të shndërrohen në traditë. Dizajnerja Flora Suldashi shkëlqeu me paraqitjen, e veshur në të zeza, përplot stil. Ajo njihet për veshje të panumërta që ka krijuar për shumë figura të njohura shqiptare e përtej trojeve shqiptare.

Ky projekt me kauzë e mesazh në art gjithashtu,ishte një risi për pjesmarrësit jo vetëm nga Prishtina por ardhur nga shumë shtete si Suedia,Gjermania,Zvicra, Italia etj e po ashtu Këshilli për pakica kombëtare të Kroacisë që mbështeti për kostumet e baletit,bëri pra që publiku të ishte tejet admirues.

Me profesionalizëm e lirshmëri, të gjithë komponentët e projektit “Mbretëresha Teute” dhe kauzës “Ti nuk je vetëm”,prezantimin e bëri moderatorja e njohur Alketa Gashi-Fazlliu

Dita e 2 e “Mbretëreshës Teutë” vazhdoi me tryezën e rrumbullaktë të anëtareve të bordit ku u shkëmbyen ide të reja bashkpunimi e prezantimi të këtij projekti në shtete të tjera në vazhdim.

Me ftesë zyrtare nga ambasadorja kroate në Prishtinë Danijela Bariśić delegacioni ishte i pranishëm në ambasadë ku u vlerësua puna e gazetares,regjizores e koregrafes Znj.Shenida Bilalli dhe stafit e gjithë bashkpunëtorëve të “Mbretëreshës Teutë”.

U evidentua me përgëzim nga gjithë delegacioni, mbështetja që qeveria Kroate i jep kësaj organizate dhe Revistës “Iliria”.

Po ashtu u diskutua që kauza “Ti nuk je vetëm” të marri dimension më të gjërë edhe për gratë e dhunuara të Kroacisë,Bosnje-Hercegovinës në një projekt të përbashkët.

Axhenda vazhdoi më pas me vizitën në Muzeun Kombëtar të Prishtinës pritur nga Drejtoresha Znj Alisa Gojani-Berisha.

Antikiteti i ekspozuar por dhe stenda me veshje të grave e objekte të dhunimit,përloti dhe trazoi shpirtra.

Drejtoresha e muzeut tregoi interes për bashkpunim në aktivitete të ardhëshme me “Mretëreshën Teutë”

Në përfundim të ditës bordi dha intervista në Radio RTK të cilat i  realizoi me pyetje profesionale e ndjeshmëri të lartë gazetarja e nderuar Drita Miftari.

TV KOSOVËS ishte mbështetësi mediatik i spektaklit të “Mbretëreshës Teutë” ku antikiteti,historia, kauza “Ti nuk je vetëm” u ndërthurën aq bukur me art,solidaritet, humanizëm e vullnetarizëm të grupimeve shoqërisë civile e artistike,që Znj.Shenida Bilalli bashkoi në këtë spektakël të shkëlqyeshëm, plot vërtetësi mbështetjeje, ngjyrash baleti e muzike.

Njeri i mirë dhe specialist i rrallë – Nga Fran Gjoka

Profil, kushtuar ekonomistit të shquar lezhjan Gjergj Biba
Në jetë na qëllon rasti të takojmë njerëz, të cilët kanë qenë dhe janë gjithnjë të përkushtuar për të përmbushur me nder detyrat e tyre ndaj shoqërisë dhe shtetit, duke vënë mbi gjithcka interesat e larta të popullit dhe të atdheut. Janë njerëz të thjeshtë, vepra e të cilëve nuk ka bujë e zhurmë, por kalon në heshtje dhe me dinjitet, teksa kontributi i tyre me kalimin e kohës sa vjen e bëhet më i madh e më i ndritshëm. Ndër këta njerëz, spikat edhe emri dhe personaliteti i z.Gjergj Biba, ekonomist i shquar në rrethin e Lezhës, mbi të gjitha njeri i mirë, i ditur dhe i respektuar nga të gjithë ata që e njohin. Shkollën fillore dhe atë 7 – vjecare, Gjergji e ka kryer në Zejmen të Lezhës, në vendlindjene tij, kurse arsimin e mesëm të përgjithshëm, në gjimnazin “Hydajet Lezha”. Mbaroi shkëlqyeshëm, kurse dëftesën e tij të pjekurisë e shoqëron motivacioni: ”Nxënës i shkëlqyer në sjellje dhe në mësim”. Ndërkaq ai do të ishte ndër ata që do të meritonte të shkonte për studime në Fakultetin Ekonomik, dega “Ekonomist i përgjithshëm”, të cilin e përfundoi me suskes të plotë në vitin 1969, e ku u pajis, krahas përgatitjes profesionale, edhe me një bagazh të lavdërueshëm kulturor dhe human, duke farkëtuar brenda vetes dëshirën për t`i shërbyer doemos me dinjitet punës për të cilën përfundoi shkollën, por edhe humanizmit, dashurisë dhe përkujdesjes për jetën e njerëzve, vecanërisht për ata në nevojë.

Sikur të kishim ca më shumë
specialistë si Gjergj Biba në finacat shqiptare!

Që në fillimet e punës, Gjergji emërohet me detyrën “Shef Plani” në një prej ndërmarrjeve kryesore të rrethit dhe, me vonë në Nil Prodhime me të njëjtin profesion. Një specialist si Gjegji binte në sy për cilësinë e lartë të punës së tij, ndaj, ndonëse shumë i ri, e emëruan ekonomistë në Komitetin Ekszekutiv të Rrethit, teksa për vlerat dhe përgatitjen e tij të lartë profesionale e përzgjodhën duke e aktivizuar deri edhe Institucioni i lartë i Kontrollittë Shtetit, në detyra të ndryshme jo vetëm në Lezhë por edhe në shumë ndërmarje të vendit, ku problemet ishin të mëdha dhe delikate. Në vazhdim u emërua shef page në ndërmarjen bujëqësore më të madhe të rrethit Lezhë, e cila aso kohe drejtohej nga i mirënjohur Sali Kupati. Duke qenë kërkues ndaj vetes, Gjergji punoi me pasion në fushën e studimit të kategorizimit të vendeve të punës për secilin punonjës.

Në foto: Gjergj Biba
Me inteligjencën dhe punën e palodhur, ai dha një kontribut të cmuar si shef e menaxhues i suksesshëm i pagave të punonjësve. Punonjësit e ndërmarjes, gra dhe burra, të rinj dhe të vjetër, shihnin te Gjergji një djalë me vizon të gjerë, me qëllime të mëdha që i kishte vënë vetes për të bërë më të mirën dhe më të mundshmen në jetën e tij. Nuk e bënte këtë për interesa të vogla dhe meskine, nuk e bënte sepse e detyronte kush, por ishte vet ndershmëria dhe koncepti i tij për jetën dhe respekti për njerëzit, ishte vet qenia e tij humane dhe e pajisur plotë mirësi dhe vlera, që e detyronte të merrte përsipër angazhime të mëdha e të vecanta në punë dhe në jetë. Ai e ndjente për detyrë t`i ndihmonte njerëzit, të shkrinte aftësitë e tij që ata të kualifikoheshin në punë dhe në profesion. Duke qenë vet një ekspert dhe specialist i nivelit të lartë, ai mendonte me të drejtë se, edhe të tjerët mund dhe duhej të ecnin përpara që, bashkërisht të kontribuonin në kryerjen me suskes të detyrës dhe të angazhimeve që ka një profesionist i vërtetë. Ndërkohë që Gjergji nuk e ndërpriste asnjëherë punën për vetkualifikimin e tij me të rejat dhe me arritjet moderne bashkëkohore në profesion, duke studjuar literaturë të zgjedhur dhe duke njohur përvojat më të përparuara. Kështu, për 40 vjet, ky njeri punoi dhe sakrifikojë nga vetja, kurse gjithnjë në suksese përfshinte kolegët dhe punonjësit, duke u shprehur me respekt për ta dhe duke nënvizuar se “Ishin një brez të rinjësh puntorë, që kanë merituar vazhdimisht respekt dhe nderim.”
Duke ndjekur në përfytyrim rrugën plot pasion dhe përkushtim të Gjergjit si financier dhe ekonomist, them me vete se në cdo kohë, por vecanërisht tashmë kur kemi hyrë në rrugën e ekonomisë së lirë të tregut, profesionistë si Gjergj Biba janë të nevojshëm, madje të domosdoshëm për të vënë mbi shina ecjen më përpara dhe më të sigurt. Nëse do të kishim sa më shumë njerëz të atillë, me atë ndjenjë detyre, doemos që edhe punët e drejtimit dhe të menaxhimit, por edhe marrëdhëniet që krijohen në adminstrata dhe zyra shteti me njerëzit, do të ishin shumë më efektive, zgjidhjet do të vinin në mënyrë të vetvetishme dhe s`do të ndodhte që, emërohen ne poste kyce individë, njerëz që nuk kanë asnjë kualifikim apo nuk dinë si drejtohet apo menxaxhohen punët në administratat vendore. Zgjedhja e njerëzve, sidomos përmes konkurseve të ndershme, do të shmangte ato raste kur zyrat dhe dikasteret mbushen me militiantë poltikë, që dinë mirë vetëm punë e partisë, dinë të thurin llafe pa fund duke u treguar të papjekur deri dhe agresivë, ndërkohë që njerëzit kanë nevojë për zgjidhje praktike, konkrete. E duke menduar këto mendoj sesa i rëndësishëm do të ishte përfshirja e specialistëve dhe njerëzve me ndershmëri të lartë në profesione dhe zyra shteti, ndaj me vete unë dhe të tjerë themi:”Eh, more Gjergj, sikur të kishim ca më shumë njerëz si ty në zyra dhe në financat shqiptare, do të kishim shumë e shumë arritje dhe përparime!”

Nuk na kërkohet të përmbysim malet,
por të tregohemi njerëz me vlera

Historikisht në Zejmen kanë punuar dhe kanë jetuar njerëz fisnikë dhe mikpritës, me dashuri dhe respekt ndaj mikut, njerëz që motivonin dhe zbukuronin jetën duke i ardhur në ndihmë e duke mbështetur njëri-tjetrin në halle dhe në vështirësi. Ndryshe, pa këto cilësi dhe karaktaristika, populli nuk mund të mbijetonte, kështu me një unitet dhe miqësi të fortë mes tyre, ata ecën në jetë, i qëndruan pushtimeve të huaja, rezistuan dhe, bashkërisht luftuan për liri e pavarësi. Kështu dhe në kohë paqe, për ta ruajtur paqen, duke qendruar vazhdimisht të bashkuar por dhe duke i edukuar cilësitë e vyera te brezat e rinj që vinin, te fëmijët, te nipërit e stërnipërit. Këto cilësi trashëgonte edhe familja e Gjergjit, prindërit e tij me emër të mirë, të cilët përmenden gjithnjë për mikpritjen dhe miqësitë. E, doemos, “molla bie nën mollë” dhe, kësisoj, edhe Gjergji trashëgoi ato cilësi të rralla të prindërve, sikurse i edukon sot ato cilësi te fëmijët dhe te brezi i ri. Në jetë nuk na kërkohet të përmbysim male, por të tregohemi njerëz me vlera, të jemi shembull në punë dhe në jetë, por dhe të motivojmë jetën tonë duke treguar dhe prezantuar cilësitë më të mira, duke i përcjellë ato te brezat. Ndaj, jo vetëm në fshat e krahinë, por edhe në shoqërinë e Gjergjit nuk u shfaqën kurrë ndasitë, urrejtjet, armiqësitë, zilia dhe egoizmi, ato, përkundrazi janë luftuar duke vënë përballë tyre sjelljen dhe shembullin më të mirë të paqes, qetësisë, thjeshtësisë dhe përparimit.
Gjergji i ka respektuar gjithnjë vlerat e vërteta edhe gjatë procesit të punës me njerëzit me të cilët punonte, duke i dhënë hakun gjithësecilit, por edhe duke qenë kritkë ndaj padrejtësive, cenimit të unitetit të fshatit dhe të krahinës, gjithnjë me rolin dhe protagonizmin e tij në radhë të parë. Ndaj dhe punën e Gjergjit, kurdoherë të vlerësueshme, e vëzhgonin fshatarët dhe punëtorët dhe, thuajse vahdimisht ishte emri i tij i mirë lakohej për t`u zgjedhur, sic ishte rasti që vetëm 26 vjec u zgjodh anëtar i Këshilllit Popullor të Rrethit të Lezhës, si përqafësues i Bregut të Matës. E, kudo që ai emërohej, në institucione apo ndërmarrje të rethit, i priste buzagaz edhe punët më të vështira, nuk mërzitej dhe nuk dëshpërohej, përkundrazi vlerësonte respektin,besimin dhe konsideratën e lartë për të dhe shumëfishonte forcat për të bërë më të mirën që mundej.Me punën dhe qëndrimin e tij,ai arriti të bëhej i njohur si një specialist i një niveli kombëtar. Madje edhe pas viteve 90-të Gjergj Bibën e kemi parë si shef plani në ndërmarrjen ushqimore Lezhë, në Telekom dhe, në vazhdim e thirën si shef finace në Sigurimet Shoqërore ku duhej një mjeshtër dhe specialist i vërtetë. Aty Gjergj Biba punoi e kontribuoi deri sa doli në pension.

“Kam studjuar me Gjergj Bibën”

Është për t`u përmendur fakti që, kur për arsye të përgatitjes së lartë shkencore, Gjergj Biba u emërua mësues specialist pranë shkollës së mesme pa shkëputje nga punë në Lezhë, e ku jepte me kompetencë të plotë lëndët Organizim e Planifikim, leksionet e Gjergjit kanë qenë gjithnjë mbresëlënëse për nxënësit e atëhershëm, sot kuadro me rëndësi, të cilët të gjithë e kujtojnë dhe sjellin ndërmend vlerat dhe aftësitë e mësuesit të tyre të rrallë, i cili duke zbatuar metoda të afirmuara dhe të perparuara të pedagogjisë dhe profesionit, u kishte përcellë edhe atyre vlera të mëdha, duke i bërë ata edhe më të ditur, më të mencur, më të aftë për të realizuar detyrat dhe për të treguar dhe prezantuar veten dhe personalitetin në shumë fusha të jetës. Shprehja “Kam studjuar me Gjergj Bibën”, mori atëherë një përhapje të gjerë, madje me krenari ta thonë edhe shumë njerëz sot në Lezhë.
Kurse unë, autor i këtyre radhëve, sjellë në kujtesë fjalët e mësuesit të madh lezhjan Mark Vui, i cili më thoshte: “Jam krenar për Gjergjin, që mbështet dhe inkurajon të rinjtë, jo vetëm për shkollim, por edhe për kulafikim të vazhdueshëm”.
Cilësitë dhe aftësitë, Gjergji ka ditur t`i tregojë krahas të tjerave edhe si një gazetar i zoti, duke trajtuar dhe prezantuar tema me subjekt ekonomik, duke dhënë rrugëzgjidhje të thjeshta dhe të suksesshme, që ndihmonin ecurinë e punëve dhe të problemeve të ndërlikuara. Atëherë Gjergj Biba ka qenë i pranishëm në gazetat e njohura “Bashkimi”, “Puna” dhe “Zëri i Popullit”, por, edhe sot, ai është i pranishëm në gazetat e kohës, kur në qendër është demokracia, jetë e njerëzve në liri dhe ekonominë e tregut e, ku Gjergj Biba, shprehet bindshëm dhe me vlerë në artikujt e tij.
Kur e vlerëson për shembullin e tij të lartë në jetë, Gjergji nuk rri dot pa thënë me modesti se ka qenë nxënës i gjimnazit “Ydajet Lezha”, ku kanë studjuar shumë e shumë emra të shquar. Aso kohe gjimnazi “Ydajet Lezha” ka qenë “Harvardi” apo “Oksfordi” i kohës, sepse mësuesit aty ishin profesionistë të zotë e të mrekullueshëm, por edhe sepse aty jepte mësim dhe kryemësuesi lezhjan, “Mësuesi i Popullit” Mark Vuji, i cili e udhëhoqi për 25 vite me radhë atë tempull dijesh, duke krijuar breza të artë të arsimit të Lezhës, sot të njohur edhe në Shqipëri. Ata breza që studjuan aty, ashtu si dhe Gjergj Biba, nuk i harron askush, përkundrazi e përmendin me mburrje shkollën e tyre të nderuar. E shohin gjimnazin si shkollën themel ku ata u mbështetën për të ecur edhe në universtitete të ndryshme të vendit, vecanërisht në Universitetin e Tiranës, ku edhe Gjergji kujton me mall rektorin e shquar K. Ylli, dekanin L. Xhuvani, profesorët V.Nace e K. Dedej, ky i fundit njëri prej hartuesve të shkëlqyer e të palodhur të teksteve shkollore. “Ne, – thotë Gjergji, – kujtojme me krenari dhe respekt të madh këta pedagogë e shkencëtarë shqiptarë, sepse tek ata ne gjetëm frymëzim të pashembullt në veprimtarinë shkencore”.

Edhe në pension njeri i admiruar nga të gjithë
Me Gjergjin kam njohje 20-vjecare dhe them me bindje se, mbi të gjitha ai është njeri me vlera të spikatura dhe të dukshme,teksa më vjen mirë që këto cilësi të larta të tij i shprehw edhe një komunitet i tërë dashamirësish. Edhe pse sot ka dalë në pension, përsëri në jetën shoqërore dhe publike Gjergji është një person për t`u admiruar, intelektual i mirë, qytetar cilësor, prind dhe atdhetar me zemër të madhe. Ai merr pjese aktivisht në gëzimet apo hidhërimet e të tjerëve dhe përpiqet me të gjitha forcat që të ndihmojë ata për të gjetur zgjidhjet më të mira dhe më të mundshme, qofshin ato zyrtare apo shoqërore. Kur bisedon me Gjergjin ai gjithnjë shprehet: “Në radhë të parë duhet të jesh njëri”. Vlerat humane, ai i shpreh në jetën e përditwshme, në familje, në rrethin e shokëve dhe të miqve të shumtë, duke u treguar i urtë, i kujdesshëm dhe i përkushtuar ndaj familjes dhe të afërmëve të tij. Ndjen dëshirë të rrish në tavolinë me Gjergjin, të bashkëbisedosh me të, ai nuk të ndërpret kurrë fjalën, të jepë kurajë, besim e optimizëm, të lë të flasësh ti dhe, kur fillon ai, ke qejf ta dëgjosh. Është me vend të shkruash për njerëzit që e meritojnë, breza të tillë është vështirë të vijnë me këtë vullnet dhe pasion e të vihen plotësisht në shërbim të shoqërisë. I nderuar është ky njeri edhe në jetën bashkëshortore, teksa djali dhe dy vajzat jetojnë jasht Shqipërisë. Ai sot është një baba dhe gjysh shembullor. Duke i jellë në bashkëbisedë fëmijët, mbesat dhe nipat e tij, atij i ndritin sytë nga dashuria për ta dhe i quan “embëlsira e shpirtit”.
I uroj gjithnjë Gjergj Bibës shëndet të plotë, jetë të gjatë e të frytshme. Shoqëria dhe komuniteti ku ai jeton, ka gjithnjë nevojë për ndihmën dhe mbështetjen e tij.

KORABI – GUSHT 2019 – Reportazh nga Enela Shehu Markja

 

…me diell nis dita në qytetin tim të lindjes. Zhurma e përroit dhe rrezet e dielli që shponin me forcë e depërtonin përtej perdeve të errëta, ma nxorrën gjumin në dhomën e hotelit në vendlindje. Me kujtimet e fëmijërisë dhe të rinisë shëtis nëpër rrugë, mes lulishteve me lule e plot gjallëri rinore, – sikur të jem në ëndërr…, ndërsa buria e një makine më zgjoi përsëri kësaj here ku isha në mes të rrugës, përballë ish-shtëpisë time; shumë emocione mu përshtjelluan në ato pak sekonda, frika, pasioni, endrrat e lëna pas, jeta plot ngjyra e qytetit të vogël, emocionet dhe miqësitë, lotët dhe gëzimet.

 

U ndjeva e humbur mes kujtimeve të mia, realitetit të qytetit dhe jetës sime tashmë. Ashtu si dhe ne, dhe kjo qyteze paska ndryshur, sa shume…

Në dalje të qytetit (në fund te Bulevardit tashmë me kalldrëm shtruar) ishte pika e takimit të grupit tonë për tu nisur për Radomire.  Nxitova hapat me cantën mbi shpinë dhe këpucët e mbërthyera deri mbi kyce.

 

Korabi ishte sfida e dy ditëve të ardheshme.

Ajo rrugë gjarpëruese në drejtim të Kukësit e asfaltuar dhe e mirmbajtur kalon përmes fshatrave të Sohodoll, Kastriot, Shumat, Sllove e Vleshë. Pak mbi Restorant Ujmir, ne fshatin me të njëjtin emër, ndjekim rrugën e Radomirës për në fshatin Tejës.

 

Ndërsa udhëtonim, në kujtimet e mia shikoja ato klasa gjiymnazistësh që ktheheshin nga aksioni i vjeljes së mollëve, misrit e groshës.

Kastrioti, Enelë – thotë miku jonë që na shoqëronte me makinën e tij – vendi i mollëve.

 

Po, – i thashë, pa i dhenë atij të kuptoj që me mëndje kisha ikur shumë larg, dhe u ktheva përsëri në të tashmen.

 

Pranë Vleshës makinat e parkuara në krah të rrugës më bënë kurreshtare të pyesja.

„Uji i ftohte i Vleshës“ – ma kthen miku ynë persëri – është një ilaç i vërtetë dhe bën cudira për shëndetin. Në kthim duhet të ndalojme patjeter, të freskojme këmbët – sigurisht thashë – tek dëgjoja nga larg zhurmën e burimit.

Në Sllovë bëmë një ndalesë të vogël tek Lapidari i Luftës. Jo të paktë në këtë zonë ishin bunkerët, të cilët me shumë veshtirësi mundohen të fshehin praninë e tyre, me tepër të mbuluar nga pluhuri i kohës se sa të huazuar nga natyra. Për pak kilometër ndoqëm një rrugë të pashtruar në drejtim të Liqenit të Gramës, gjithashtu një pikë e bukur turistike dhe një nga rrugët që të çojnë në Korab, e cila bukurinë magjepse e ka në fillim të verës kur bora ju le vendin luleve.

 

Rruga e makinës mbaron në qendër të fshatit Tejës në Radomirë, në Komunën e Kalasë së Dodës, e cila ndodhet rreth 1200 m mbi nivelin e detit.  Makinën e parkuam para Hotel-bar-Restorant Setkiu, ku rezervuam dhomat për atë natë. Ndërsa po mbërthemin mirë këpucët e po bisedonim me udhërëfyesin tonë nga Radomira, Bujarin, ndalojmë para hotelit dy Mikrobuzë të mbushur plot me turistë. Ishe një grup turistësh nga Hungaria, që kishin të njëjtin qëllim si dhe ne. Për ato, ecja në malin e Korabit do të ishte eskursion një ditor. Në kafenenë e fshatit ato mbushën vetëm shishet me ujë, i cili është në këto zona tejet i pastër, i shëndetshëm ashtu si vetëm natyra di ta bëjë dhe ta japë falas. Tek ndiqja me sy grupin e turisteve e tundja filxhanin me shprese qe te nxjerrë dhe nje pikë kafe, me qindra ide më lindnin në kokë në ato momente; mendoja se si turizmi mund ta zhvillojë këtë zonë, duke mos e prishur kete dhuratë të natyrës kaq të virgjër, kryelartë, plot ngjyra … dhe thjesht të bukur. I dëgjuar është emri i malit të Korabit, por të pa shkelura shumë ato lëndina mahnitëse mes shtigjeve të thepisura e shkrepa te mermertë me liqene malor dhe përrenje të zhurmshëm.

Mikpritës janë banorët e kësaj zone – bukë, kripë e zemër të bardhë pë këdo që u troket në derë!

 

Marshimi filloi duke lënë prapa Liqenin e zi e duke dëgjuar Bujarin, udhërrëfyesin tonë, teksa tregonte me dorë drejt një lëndine të bukur qe quhej „Varrezat e vashave“. Legjenda, vazhdon Bujari, thotë qe vashat e zonës, para se në ato male të shkelte turku, nuk pranuan të martohen me të huaj dhe vendosen te gjejnë preh në atë lëndinë të bukur mes malesh…

 

Bujari rrëfente me origjinalitet dhe me dialektin e zonës për jetën në fshat, organizimin, kullotat, bagetinë, mirëmbajtjen e pyllit si dhe përgatitjet për dimrin e ashpër e të egër që bën në këto zona, për besimin e fortë që kanë për të mos e shitur truallin tek persona të huaj dhe jashtë komunitetit të zonës, për shkollën dhe arsimin që herë herë është dhe i munguar pavarësisht dëshirës së fëmijëe dhe prindërve për të vazhduar më tej arsimimin, për të rijntë që emigrojnë në Angli. Të zhurmshme buçisnin burimet e Korabit – me ujin e të cilave furnizohet gjithë qyteti i Peshkopisë.

 

Pas lamë stanet që në fund të gushtit ishin boshatisur, vazhduam rrugën përmes livadheve e më pas përgjat kurrizit të gurrtë e malor të një përroi të thatë.  Në një livadh, mes shkëmbinjëve të fuqishëm, përballë „Portave të Korabit“ u ulëm të bëjmë një pushim. Bujari, malësor mikpritës, nxorri nga canta e tij bukë, djath e dhallë, – të cilat në kombinim me ajrin dhe pamjet magjepsëse, shijonin më tepër se cdo gjë tjetër.

 

Të fuqizuar vazhduam perseri marshimin tonë.

Brezi i butë, – thote Bujari dhe tregon me dore drejt një linje gjarpëruese. Të gjithë heshtëm, dhe para syve na erdhën për pak caste ato ditë të errëta në komunizëm. Të butë e kishtë bërë natyra këtë Brez, po për shumë të rrinj që guxuan të besonin se mund të jetonin ndryshe nga sa sistemi diktonte ishte ky „Brez“ vdekjeprures…

Cfarë është „Brezi i butë” teze – me pyet mbesa ime 18 vjecare? Duke ja përkëdhelur atë kokë të kacureltë e duke menduar sa mirë që rritet në një kohë tjetër, – i shpjegoja “Brezin e butë”.

 

Etapën më të vështirë atë mbasdite e kishim akoma përpara, ndërsa pas linim livadhet, përpara nesh natyra e ashpër me shkembinj të copëtuar dhe jo shumë larg dhe maja e Korabit, na jepte gjithmonë e më shumë kurajo. Pas shkembinje te rahur e copetuar nga moti i eger ju ngjitem nje lendine te pjeret e nderkohe mbuluar me bar te zverdhur, krejt e vecante ne ato lartesi prej 2500 meter drejt majes se Korabit.

 

Mbas 5 orësh ngjitje arritëm majën më të lartë të vendit tonë, prej 2764 m të atij vargmali prej 40 kilometrash mes Drinit të Zi dhe Radikës mes Shqipërisë e Maqedonisë Veriore.

Per mua si gjeografe, por për më tepër si „Cuce dibrane“ ishte një ndjenjë e papërshkrushme plot krenari e emotione – pamje maramendëse, para syve Shqipëria, nga krah Maqedonia e pak më në veri Kosova. Në atë lartësi nuk kish kufi.

 

Nga lart vështroja anën Veriore dhe perëndimore me shkëmbinjë të thepisur e natyrë të zhveshur. Rruga të cilën ndoqëm ne, nga ana Junglindore, kishte zona shkëmbore e shkëmbinjë të thyer, por gjthashtu dhe livadhe që lehtësojnë ngjitjen.

 

Zbritja zgjati rreth tre orë përgjatë të njëjtës rrugë. Në fshat u kthyem me ditë dhe të urritur. Setkiu shpërdau në fillim ujë e nga nje pjatë kos që kishte formën e djathit e mund të pritej me thikë. Në sac po përgatitej tepsia me Fli, tipike e zonës së Radomirës.

Shpejt perëndoi dielli në Tejës mes malesh.

Enela Shehu Markja, Shtator 2019