VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

KRONOLOGJI E VEPRIMEVE HIÇ VËLLAZËRORE TË KOMUNISTËVE SHQIPTARË – Nga IDRIZ ZRQIRAJ

By | April 14, 2018

Komentet

NË PRAG TË FESTIMEVE TË 110-VJETORIT TË THEMELIMIT TË GAZETËS DIELLI, ORGAN I FEDERATËS PAN-SHQIPTARE VATRA – Nga Frank Shkreli

Organi i Federatës Pan-Shqiptare Vatra, Dielli është në prag të festimeve të organizuara me rastin e 110-vjetorit të themelimit të tij. Historia e Vatrës dhe organit të saj Dielli, është aq e gjatë dhe e larmishme sa edhe vet historia e shtetit modern shqiptar. Dielli kishte filluar të botohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 15 Shkurt, 1909”, duke shënuar, këtë vit, 110-vjetorin e daljes në dritë të “Diellit” të Vatrës, përfaqsueses historike të komunitetit shqiptaro-amerikan, për më shumë se një shekull tani.  Duhet shënuar fakti, se gazeta Dielli lindi 3 vjetë para VATRËS dhe se Dielli para se të bëhej Organ i Federatës VATRA, ishte pronë e Shoqërisë Besa-Besën.

Emrat e Fan Nolit, Faik Konicës, Federatës Pan-Shqiptare “Vatra” dhe organit të saj, “Dielli”, identifikohen me periudhën më të lumnueshme të historisë së tyre – një histori kjo që, sipas historianëve – përgjithmonë, do të mbetet si periudha që e bëri Shqipërinë. Kjo histori, në një mënyrë ose një tjetër – varësisht rrethanave dhe nevojave historike të periudhave të ndryshme — është përsëritur dhe vazhdon edhe aktualisht.

Disa historianë i kanë konsideruar veprat dhe rolin e Vatrës dhe të Diellit si të një një qeverie shqiptare në mërgim, kur vihej në diskutim ekzistenca e shtetit shqiptar. Ky përvjetor i themelimit të Diellit shërben gjithashtu si një manifetsim që brezat e ri të shqiptaro-amerikanëve të vlerësojnë rolin historik të Vatrës dhe të Diellit në misionin e tyre fisnik për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë, të Kosovsës dhe të shqiptarëve kudo me qëllimin e qartë për të mbështetur shqiptarët dhe të drejtat e tyre anë e mbanë trojeve shqiptare.

110 vjet më parë, ekzaktësisht, më 15 Shkurt, 1909, në Boston të Shteteve të Bashkuara doli numri i parë i gazetës “Dielli”, organ i Federatës Pan-Shqiptare Vatra — gazeta më e vjetër që botohet në vazhdimësi. Në ‘të botohen artikujt dhe komente që pasqyrojnë pikëpamje të ndryshme dhe shërben si një thesar i veprimtarive më të dalluara të organizatës “Vatra” dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan, në përgjithësi. Dielli pasqyron rregullisht edhe ngjarjet aktuale anë e mbanë trojeve shqiptare dhe boton opinione dhe analiza nga komentues të njohur nga trohet shqiptare si dhe nga diaspora shqiptaro-ameirkane. Është shkruar shumë dhe, jam i sigurt, se në këtë përvjetor, historianë, analistë dhe gazetarë, do të theksojnë rolin vendimtar që ka luajtur dhe vazhdon të luajë “Vatra” dhe organi i saj “Dielli” në historinë e shekullit të kaluar dhe të sotme të Shqipërisë dhe të shqiptarëve kudo, përfshirë kontributin e Diellit në fushën gazetaresko-publistike shqiptare.
Gazeta “Dielli” ka shënuar edhe më heret përvjetorë të themelimit të saj, si zëdhënëse dhe burim lajmesh e “Vatrës” dhe e komunitetit shqiptaro-amerikan. Ndër më të njohurit përvjetorë, janë 50-vjetori dhe 60-vjetori i themelimit të “Diellit”, shënuar nga diaspora shqiptare në Amerikë dhe më gjerë.

Në këtë traditë, edhe sivjet me rastin e 110-vjetorit të themelimit të kësaj gazete në zë dhe me traditë shekullore për shqiptarët, Federata Vatra dhe vatranët, me ndihmën e komunitetit shqiptaro-amerikan, kanë në plan të festojnë këtë përvjetor të shënuar të fillimit të Diellit shqiptar, më shumë se një shekull më parë – me datën 6 Prill, 2019 në Manhattan të Nju Jorkut.

Sipas burimeve të gazetës Dielli, në këtë ditë do të ketë dy veprimtari me rëndësi kushtuar 110-vjetorit të organit të Vatrës: Duke filluar nga ora 11:00 e mengjesit në hotelin e njohur 3 West Club në Manhattan do të mbahet Konferenca shkencore për këtë 110-vjetor, nën drejtimin e gazetarit Frank Shkreli, ish-Drejtor i Divisionit Evropian në Zërin e Amerikës dhe gazetares, Rafaela Prifti. Seminarin do e përshëndet edhe Kryetari i Federatës Vatra, Z. Dritan Mishto. Ndërkaq, janë ftuar një numër ligjëruesish të dalluar të komunitetit dhe të tjerë për të marrë pjesë, me kumtesat e tyre: Prof Nikolla Pano, Dr. Elez Biberaj, Mr Grant Harris nga Libraria e Kongresit, Dr. Muharrem Dezhgiu, Amb. Mal Berisha, Anton Çefa, Dr. Arjeta Ferlushkaj, Idriz Lamaj, Loreta Loli, Agron Alibali, Rafaela Prifti dhe Dalip Greca. Njoftohet gjithashtu se, për të parën herë, Ilir Ikonomi do të sjellë intervisten me vlera historike të Faik Konicës në periudhën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, dhënë rrjetit të televizionit amerikan, NBC.

Sipas programit paraparak Prof. Nikolla Pano do të paraqesë kumtesën e tij mbi “Rolin e Diellit në Ringjalljen Kombëtare dhe në Bashkësinë shqiptaro-amerikane gjatë viteve 1909-1924. Grant Harris do të flasë mbi gazetën Dielli në kuadër dhe nga perspektiva e shtypit evropiano-lindor në Amerikë nga vitet 1890 deri në vitin 1914. Dr. Elez Biberaj, Shef i Drejtorisë për Euro-Azinë në Zërin e Amerikës do të kujtojë një ish-redkator të Diellit me temën: “Për bashkëpunimin me Diellin gjatë kohës kur redaktor i gazetës ishte Xhevat Kallajxhiu dhe disa komente për sfidat e shoqërisë shqiptare sot në Shqipëri dhe Kosovë”. Siç thamë më lartë, Ilir Ikonomi do të sjellë intervistën e Faik Konicës me gazetarin e radios NBC, Hilmar Baukhage, transmetuar me 8 prill, 1939. Mal Berisha do të paraqesë temën: “Vatra –Qeveri në mërgim – Kontributi në Konferencën e Paqës në Paris, 1919 dhe në atë të OKB-së në San Francisko, 1945. Prof. Muharrem Dezhgiu do flasë “Mbi Diellin në shekullin e dytë të tij”, ndërsa Anton Çefa paraqet referatin mbi ish-editorin e Diellit për shumë vite: “Nacionalisti dhe demokrati i përkushtuar, Xhevat Kallajxhi.” Studiuesi Idriz Lamaj ka zgjedhur temën: “Publicistika antikomuniste shqiptare në mërgim dhe gazeta Dielli, duke përmendur gazetat Flamuri, L’Albanie Libre, Shqipëria, Bashkimi i Kombit dhe dhjetëra gazeta të tjera të Mërgatës, në polemika me Diellin. Dr. Arjeta Ferlushkaj do të sjellë për të pranishmit temën: “Në Brendësi të Diellit – Strukturimi i brendshëm i gazetës ndër vite”.  Ndërsa, Agron Alibali dhe Loreta Loli do të eksplorojnë temën: “Faik Konica: Pak i njohur – Shkrime dhe studime nëpër faqet e Diellit – 1939 – 1942”. Gazetarja Rafaela Prifti do të sjellë kumtesën për një ish-redaktor të Diellit dhe ish sekretar i Vatrës, Profesor Peter Prifti. Ndërsa, Dalip Greca, Kryeredaktori aktual i gazetës Dielli përmbledh kumtesat, në këtë rast, me temën: Gazeta e Rilindjes Kombëtare – 110-vite histori, sfidat e mbijetesës, editorët, menaxherët, vlerat e risitë.”

Veprimtaria tjetër e ditës –me rastin e shënimit të 110-vjetorit të gazetës Dielli, organit të Federatës Pan-Shqiptare Vatra — do të kulminojë me darkën solemne, me një pjesëmarrje të madhe, që sipas organizatorëve do të jetë një “darkë plot të papritura, tipike amerikane”, për të gjithë pjesëmarrësit. Darka solemne do të drejtohet nga gazetarja Marjana Bulku, me argëtimin nga Frederik Ndoci, Gëzim Nika dhe artistë të tjerë.

Salla ku dot të zhvillohet konferenca në Hotelin 3 West

Hoteli 3 West Club në rrugën 51 në Manhattan ku do të shënohet 110-vjetori i Gazetës Dielli

NJË DARKË PLOT TË PAPRITURA, TIPIKE AMERIKANE

KRIMI I VETËDIJSHËM i PSD NUK MBULOHET ME TELENOVELA TË STISURA – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Përgjatë jetës njerëzit zënë miqësira. Në militimet partiake bashkohen individë dhe grupe njerëzish, madje, pavarësisht shtrirjes gjeografike, religjioneve, profesioneve e tjera. Por këto miqësira mund të mos jenë të përjetshme. Ndryshojnë interesat dhe pason ndarja. Megjithatë, në të gjitha rrethanat, pra, edhe në ndarje, duhet të këtë njëfarë morali. Ndonjë dobësi që e ke dijtë për mikun e vjetër, tani, pas prishjes të miqësisë, assesi nuk duhet ndarë me të tjerët dhe, aq më pak, për ta bërë publike.
            Po veçoj tri raste ekstreme:
1) Përgojimi i Dardan Molliqaj për Glauk Konjufcën;
2. Astrit Patozi, i cili, pacipërisht, hedhë baltë mbi partinë, të cilën e ka mjelur si lopën, përtej dy dekada;
3) Kuadri i Vetëvendosjes në Ferizaj, i cili rrezikoi masën partiake me gaz-lotsjellës. Dhe, nuk u mjaftua me kaq, por, shprazi të gjithë arsenalin e pisllëqeve, që PAN-istët kriminelë kanë shpifur për Lëvizjen Vetëvendosje.
     Veçoj të merrem vetëm me deputetin e Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj. Ai, tani, u kujtua ta akuzojë shefin e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufcën, sikur paska qenë, dikur, në vitet ‘2000-a në PDK-e, madje, edhe anëtar i SHIK-ut. Dhe, kjo bëri lajm për të gjithë, por, më shumë zhurmuan, përsëri, kundërshtarët nga torishta e qëlbur e PAN-it.
      Realisht, e gjithë kjo nuk përbënte asnjë lajm dhe as që ia vlente komentimin. Por, pasi lajmi lansohet nga një deputet, i cili, së bashku me shokë, të bërë deputetë me votat e Vetëvendosjes, për interesa karrieriste e biznesore, sot, janë vënë, pacipshëm e gërditshëm, në shërbim të partive-banda, të koalicionuara në PAN, si dhe në shërbim të planeve të SHIK-ut supërkriminal.
     Lë ta besojmë, qoftë edhe për një çast, se rreth dy dekadave më parë, djali i ri , Glauk Konjufca, bir i një ish-burgaxhiu politik të zëshëm, siç është Sherif Konjufca, i joshur nga  tam-tamët zhurmuese të ”komandantëve heroikë”, por, pa ushtarë, u anëtarësua në PDK-e. Dhe, më vonë, edhe në SHIK, duke iu bashkua armatës së madhe, prej 30.000 SHIK-asëve dhe jo vetëm 92 vetë, siç falsifikon, qëllimshëm, kreu i tij Kadri Veseli.
     Ndërkohë, rinori Konjufca u bind se adresimi i tij ishte i gabuar dhe përzgjodhi Lëvizjen Vetëvendosje. Pas vetës tërhoqi edhe mijëra të tjerë. Dhe, Vetëvendosje ishte subjekti i vetëm politik në Kosovë, e cila e mbrojti Republikën përgjakshëm, por, dinjitetshëm. Hisen meritore të Dardan Molliqaj me shokët e ndarë më vonë, askush nuk guxon ta anashkalojë apo ta mohojë.
     Tani, lë ta vëmi në peshojë:
     Glauku, i bindur në krimet serike të partive-banda, pjesë e PAN-it, veç tjerash, edhe ploja vrastare e shumë qindra kundërshtarëve politikë, denoncon krimet dhe lufton për shporrjen nga pushteti të PAN-it kriminal. Ndërkohë, Dardani me shokë, bisht të Shpend bullecit, një sherbëtor i kamufluar i deri djeshëm, tashmë, ka hequr maskën dhe po u prinë deputetëve të tij, në gjëmën-arkivol të Kosovës. Shtrohet pyetja logjike: Kush është në PDK-e e SHIK dhe cila është përmasa e krimit? Glauku anëtar në numër apo banda e Shpendit, aktive në zgjatjen e jetës të krimit në pushtete?! Komenti është i tepërt.
     Kriminelë nuk janë vetëm ata që ngrehin këmbëzën me gishtin e krimit, mbi njerëzit, sa të pambrojtur, aq edhe të pafajshëm. Por, edhe ata që me votën e tyre, vetëdijshëm, mbështesin krimin dhe, hipokrizisht e cinikisht, thonë se po i çojnë proceset përpara, për ta integruar Kosovën, në familjen e madhe evropiane! Me barrën e krimeve dhe të hajnisë zyrtare, që bandat e PAN-it i kanë shkaktuar Kosovës, nuk mund të ecën para. Këto janë edhe dy kushtet bazë, peng të “komandantëve”, që merituershëm e ndëshkojnë me geto një popull, të gjunjëzuar, të poshtëruar, të përtokur nga pushtetarët, me bandat e tyre aktive kriminale.
     Ngulmimi për ta mbështetur krimin, nga grupi i deputetëve të PSD-së, nuk mund të mbulohet me telenovelat e stisura, për ish-kolegët e tyre. Qasja sa e gabuar, aq edhe kriminale, e këtij grupimi, që thirrën në deputetizmin e fituar nga vota e popullit, nuk mund të thjeshtëzohet, me llafolloxhinë klishe dhe skajshëm qesharake. Dikush është paguar shtrenjtë. Andaj, kujdes! Po i hype mizës, dihet ku të shpie!

Mêndore mbi Shqipnín e Sipërme – Nga MUSTAFA KRUJA

Me notën-shtesë mbi kërkesat shqiptare të dhânë më 7 të Marsit të kaluem, kemi pasun edhe nji herë nderën të vërejmë se, në ndëgjimin e shkurtën qi na pat bâmun më 27 të Shkurtit komisia e ngarkueme me punët greke, na nuk patëm mundun me i zhvilluem mbas ândës s’onë të gjitha kërkesat t’ona të drejta, tue qênë qi mund të thomi se liria e fjalës na qe kufizuem vetëm në kundërshqyrtimin e rrëzimin e parandêmevet greke në Shqipní.
Po, në qoftë se na nuk kemi pasun rasën për me shkoqitun mbas ândës s’onë të gjithë argumentat qi provojnë të drejtën qi kemi mbi krahinën e Çamërís, e cila âsht nji krahinë tjesht shqiptare në qênësín e saj, nuk kemi mundun, në tjetër anë, kurrsesi të parashtrojmë kërkesat t’ona mi dhenat e Shqipnís së Sipërme të sakrifikueme më 1878 prej Kongresit të Berlinit e më 1913 prej Konferencës së Londrës për fitim të Malazezvet e të Serbvet.
Mbas si çâshtja e caktimit të kufinit serbo-shqiptar u la qi të shqyrtohej drejt për së drejti prej Këshillit të Naltë të Konferencës, na duket me detyrë qi t’i nênshtrojmë kujtimet e arsyet qi vijojnë, të cilat do të vlejnë për me formuem e me shndritun mâ mirë ligjsín e kërkesavet t’ona të përmbledhuna në Memorandum–in t’onë të 12 të Shkurtit si edhe në Parashtruemen t’onë më 24 t’atij mueji.
Për me u dalun zot parandêmevet të veta të padrejta mbi Shqipnín e Sipërme, Serbët e Malazezët këthejnë mbrapshtë argumentat qi përdorin Grekët për me mbështetun lakmít e veta mbi Shqipnín e Poshtme. Grekët, me gjithë qi njohin se populli i Epirit të Veriut âsht shqiptar me kombsí, mundohen me u kacarruem me të vetthânën vullëndesë t’atij populli qi me u bashkuem me Greqín; në vênd qi Serbët e Malazezët, tue mos mundun t’u mohojnë banorvet të Shqipnís së Sipërme kombsín shqiptare as deshirin e flaktë qi ata kanë për me këthyem në gjî të mâmës-atdhe, përpiqen me mprojtun tezën e tyne tue thânë se ata Shqiptarë rrjedhin prej gjinie serbe a malazeze; në këtê mënyrë parandêjnë nji të drejtë historike mbi dhenat e Shqipnís së Veriut e kërkojnë të mbështesin kërkesat e veta edhe mbi fqinín shekullore me Shqiptarët.
Na duket punë kreit e kotë qi të mundohemi me rrëzuem poshtë argumentat e bazuem mbi fqinín e qi Serbët e Malazezët përdorin për të mbështetun dëshirat e mbrapshta qi kanë përmbi Shqipnín, mbas si fqinía nuk mund të trajtojë të drejtë për as kênd.
Po na mund të thomi pa frigë përgënjeshtrimi se edhe të drejtat historike të parandeme prej Serbvet e Malazezvet mbi Shqipnín e Sipërme janë aqë të dyshimshme e aqë keq të themelueme sa qi nuk mund t’u apin as hijen e së drejtës kërkesavet të tyne të shtrêmbta, sidomos në këtê kohë kurë të gjithë Beslidhunit kanë njohun teorín e vetvêndimit, domethânë, të drejtën qi kanë popujt me vênduem ata vetë mbi fatin e vet.
E me të vërtetë âsht provuem kjarisht se Shqiptarët, qysh prej kohvet mâ të largta, janë banorët autoktonë të krahinavet të Shqipnís së Sipërme të pushtueme e të lakmueme prej Serbvet e prej Malazezvet. Në këto krahina Serbët janë dukun për të parën herë në të 7in shekull, po nuk kanë mundun kurrë të forcojnë atje zotnimin e vet nga shkaku i deshirit të kombit shqiptar për mëvetësí, qi nuk ka lânë kurrë me i shpëtuem as njê rasë pa ngritun krye kundër tyne për me rishfituem lirín e vet.
Luftat ndërmjet Serbvet pushtues e Shqiptarvet autoktonë e të pashtrueshëm kanë vijuem pa pushim në Shqipní të Sipërme deri në kohët të Stefan Dushanit (1331-1355) qi arrîni me pushtuem gadi të gjithë Shqipnín. Po zotnimi si edhe mbretnia e tij qenë tepër fort të shkurtën e të paqêndrueshëm; mbas vdekës së tij elementi shqiptar e dinastít kombtare u këcyen sipër elementit e dynastivet slave. Por edhe Stefan Dushani vetë e njihte rândësín e kombit shqiptar në mbretní të vet, mbas si e kishte për nderë me u thirrë: Romaniae, Slavoniae et Albaniae Imperator (mbret i Rumanís, i Slavonís e i Shqipnís).
Për mos me u zgjatun fort tue sjellun dokumenta në forcim të tezës s’onë, po kufizohemi të përshkruejmë sa thotë Encyclopedia Britannica për të drejtat historike të Shqiptarvet mbi dhenat e Shqipnís së Sipërme:
“Numri i madh i êmnavet slavonikë qi gjinden në viset e Shqipnís, edhe n’ato krahina ku nuk ka as nji gjurmë popujsh slavë, âsht njê provë e rrymës së madhe t’emigratës serbe e bullgare në nisje të Kohës së Mesme, po banorët e parë të vêndit (Shqiptarët) i kanë shpushtuem pak nga pak të mbrêndardhunit. Ashtu, mbas vdekës së Stefan Dushanit e mbas të shmisuemit të mbretnís serbe, Shqiptarët e atyne viseve u qeverisën prej krênësh të lindun në vênd”.
Argumenti qi u pëlqen mâ tepër Slavvet e qi përdorin mâ shpesh për me mprojtun të vetthânat të drejta historike mi Shqipnín e Sipërme e për me vûmun në dyshim shumicën e madhe shqiptare qi e banon, âsht ky qi vêndasit e asaj krahine kanë qênë përpara Serbë e se mâ vonë janë Shqiptarosun tue u bâmun muhamedanë.

Gabim i madh.
Turqit, në vênd qi t’i ndihmonin të përhapunit të kombsís shqiptare, kanë përdorun në ç’do kohë të gjithë fuqín e tyne për me e ndrydhun. Shqiptarvet u âsht dashun të luftojnë pa pushim për me ruejtun karakterin kombtar kundër mundimevet të bâmuna prej qeverís turke për me i shkombsuem; e kjo punë provohet kjarisht prej 54 kryengritjeve të mëdhaja shqiptare, qi regjistron historia turke, nga të cilat ajo e vjetit 1668 qe nji nga mâ të rândësishmet tue qênë se muerën pjesë në tê të gjithë Shqiptarët e Kosovës ( ).
Mjetet mâ të dobishmet t’ashëmllesës janë fuqia e qytetnimi; mirpo, shi këto dy mjete i kanë munguem popullit shqiptar. Si Serbët ashtu edhe Shqiptarët qenë shtruem nên sundimin e Turqvet, po me këtê ndryshim qi Shqiptarvet qeverria turke u ndalonte arësimin në gjuhët të vet në vênd qi Serbët ishin të lirë me mbajtun shkollat kombtare të tyne, punë kjo qi u jipte lêje me bâmun njê propagandë të gjallë ndërmjet Shqiptarvet ortodoksë të Shqipnís së Sipërme. Mbi këtê çâshtje i vlerti shkrimtar shqiptar, Emzot Bogdani, arqipeshkop katolik i Shkupit, në parathânën e veprës së vet të titullueme “Cuneus Prophetarum” e të botueme shqip e italisht në 1680 në Padovë, ku kishte hikun e zânë vênd, thotë me hidhënim të thellë se gjuha shqipe ishte në rrezik me u shdukun fare në krahinët të Kosovës nga shkaku i salvimevet të Turqís.
Në vênd pra qi të flasim për të vetthânin shqiptarim të popullit serb të Shqipnís së Sipërme prej elementit shqiptar të muhamedanizuem, duhej të thoshim se ka qênë nevojë për të gjithë fuqín e karakterit të popullit shqiptar, qi âsht aqë i lidhun me kujtimet e zakonevet kombtare të veta, për me i qêndruem veprës shkombsore të qeverís turke, mundimet e të cilës për këtê qëllim kishin ndihmën e Serbvet në veri ashtu si atê të Grekvet në jugë të Shqipnís.
Po nuk na duket me nevojë të ndalemi tepër mbi këto çâshtje, qi i përkasin kohës së shkueme, kur gjindemi përpara nji populli homogjen e të përmbledhun, qi ka ruejtun ndërmjet sa ngatërresash karakterin e tij kombtar e qi ka luftuem e po lufton gjithnji për lirín e mëvetesín e vet. Si mund të vêhet në dyshim ndiesia kombtare e popullit shqiptar e si mund të lêhet në njênën anë deshiri i flaktë i tij për me u bashkuem me mâmën-atdhe, Shqipnín, kur shohim se gjithë historia e tij, si e vjetër ashtu e re, âsht plot me luftime heroike e me psime të parrëfyeshme për të ruejtunit e vetësís kombtare e për dashunín e vêndit ku ka lindun, të cilit i ka truem e po i truen për ditë therore të panumrueshme?
Dhenat e Veriut e të Veri-Lindjes së Shqipnís, qi formojnë objektin e kërkesavet t’ona e qi shtrihen prej Tivari e deri në Mitrovicë për me zbritun n’Ohrí janë të banueme prej njê shumice të madhe Shqiptarësh, qi përbân gadi 80% të popullsís së tânë.
Shumica shqiptare në dhenat e sipërpërmênduna, shumicë të cilën Serbët e Malazezët mundohen me e vûmun në dyshim me disa argumenta dredhakë, dobsín e të cilvet e kemi shfaqun mirfillit, ka qênë njohun edhe prej Komisís së Rumelís Lindore, e cila pat qênë marrë edhe me zbatimin e reformavet në Shqipní.
Qe këtu se ç’ shkruente mbi këtê çâshtje në raportat e tij për Foreing Office të botueme në Librin Bruz te vjetit 1880 Lordi Fitzmaurice, delegat britanik në komisín e sipërêmnueme.
“…… Vilajeti i Kosovës, përveç nji rrypine serbe qi shtrihet nga lindja tue zânë fill prej Mitrovicës mund të numrohet shqiptar… Gjakova, Peja e Prishtina janë qêndra ku vlon gjallsia shqiptare qi lëshon rrezet e saj prej kufînit të Malit të Zi deri në kufît të Serbís… Vilajeti i vjetër i Prizrêndit, qi përmblidhte së gjithash Dibrën, Gjakovën, Pejën, Kosovën, Prizrêndin e Prishtinën, ishte dalluem prej visevet slave të Lindjes e të Jugës… Njê numër i madh Shqiptarësh gjindet edhe në Sanxhak të Novi-Pazarit e në Sanxhaqet e krijueme rishtas të Tashllixhes e të Senicës”.
Këtê shumicë e kanë vërtetuem edhe shumë e shumë shkrimtarë të huej, qi kanë veshtuem vêndin e për të cilët nuk mund të thuhet se mbajnë anën e kuj. Qe këtu disa copa të nxjerruna prej vepravet të tyne, të cilat kanë nji auktorí të pakundërshtueshme.
“…. Shqiptarët gegë rrojnë në shumicë të dêndun në viset e përmbledhuna ndërmjet Shkumbînit në jugë; të Malit-të-Zi, të Sanxhakut të Novi-Pazarit e të Serbís në veri; të malevet të Karadagut e të Sharit në lindje… Nga ana e Malit-të-Zi, Shqiptarët janë në shumicë në krahinat e Gucís, të Plavës e të Beranës”.

(BIANCONI: Cartes commerciales, 1888).

“… Serbia e sodshme, tue parandêmun kërkesat e veta mi Serbín e vjetër, ka qênë tërhekun mâ fort prej njê analogjie êmnash se prej njê vetësie fisi”.

(PAUL MARIN: Bulgares et Russes vis-à-vis la triple Alliance, 1891).

“…. Në krahinën e Dibrës së Sipërme gjinden 9.800 Bullgarë e mezi 8.000 Serbë kundër 35.000 Shqiptarësh, e në Rekë 700 Bullgarë kundër 17.000 Shqiptarësh”.

(GAETANI D’ARAGONA, Konsull i Italís ndë Monastir më 1902).

“Shqiptarët janë të zotnit e vêndit të pakundërshtueshëm në Gjakovë, në Prizrênd e në Pejë…. Gjakova âsht kreit shqiptare… Peja, i papërlyemi qytet shqiptar me nam… âsht e ka qênë mâ fort nën sundimin e vjetër qyteti shqiptar i madh i Veriut”.
Në viset e përshkueme prej hekurudhës nga Ferizoviku në Mitrovicë numri i Shqiptarvet âsht fort i madh e tepër i vogël ai i Serbvet… Në fushët të Kosovës, Shqiptari ka njê mizotnim absolut”.
“Mitrovica e Prishtina janë të banueme prej Shqiptarësh… Prej disa vjetsh Gostivari âsht bâmun njê qêndër me rândësië gadi fjesht shqiptare. Nândë të dhetat e banorvet janë Shqiptarë muhamedanë; teprica janë Bullgarë të përziem me disa Serbë e me disa Turq… Në Tetovë (Kallkandelen) ndër 5.000 shtëpia, përpara luftavet gadi 3.000 ishin shqiptare, 1.200 serbe e 800 bullgare. Mbas lajmevet të mbledhuna këtu, mi 100 fshatra, 68 janë Shqiptarë teprica Bullgarë e Serbë. Në krahinë të Gostivarit, mi 60 katunde, 40 janë Shqiptarë, të tierët Bullgarë e disa Serbë”.
(JARAY: L’Albanie inconnue, 1913).

“…. Udhtari qi vjen prej qêndrës së Shqipnís, prej Elbasani, e qi shkon për n’Ohrí i gjên vêndasit bullgarë t’ishulluem në mest të njê fushe shqiptare… Qyteti (Struga) dahet në mest të dy popullsivet (shqiptare e bullgare), të vorfna si njêna tjetra, po fusha për qark âsht fjesht shqiptare deri n’Ohrí”.

(JARAY: Au Jeune Royaume d’Albanie).

Shumica e madhe shqiptare në krahinat e Shqipnís, qi kemi kërkuem, vërtetohet edhe prej statistikavet qi po paraqesim këtu të lidhuna. Mâ e plota e këtyne statistikave âsht ajo qi ka pasë hartuem qeveria turke (1908-1909) e cila në krahinat ku elementi shqiptar ndodhet në shumicë absolute, regjistron 635.667 Shqiptarë, qi përbâjnë kështu 76,6% të popullsís së tânë të këtyne krahinave, qi përmbledh gjithsejt 829.933 banorë. Kjo përpjesí do të shtohej në fitim të Shqiptarvet e do të ngjitej në 80% po të zbriteshin pakicat e dênduna serbe e të përzieme të disa krahinave, nga të cilat nuk kemi kërkuem, për këtê arsye, veçse njê pjesë.
Statistika e bâmun prej auktorivet ushtarake austro-hungare kohën e pushtimit të tyne âsht mâ e reja e, ndonse me mungesa, mund të numrohet si mjaft e saktë. Po t’a krahasojmë me statistikën turke, del mâ pak e fitimshme për elementin shqiptar, të cilit nuk i njeh veçse njê shumicë 69,2% mbi shumën e përgjithëshme të popullsís; po kjo punë mund të mirret vesht fort lehtas kur të kujtojmë salvimet sistematike të Malazezvet e të Serbvet kundër Shqiptarvet, qi u panë të shtrënguem me hikun e me lânë atdheun e vet për me shpëtuem prej ndrydhjevet e prej masakravet. Emigrata mâ e madhja u bâ në krahinat e Vuçiternit e të Gjilanit, qi kanë humbun mâ tepër se gjymsën e popullsís shqiptare, në vênd qi numri i Serbvet ka mbetun gadi aqë sa ka qênë përpara luftavet balkanike.
Statistika bullgare e hartueme prej ishtitutës kartografike të Sofies, me gjithë ansín e saj tepër të dukshme, i ep edhe ajo të drejtë shumicës shqiptare. E me të vërtetë del nji me nji me statistikat turke e austro-hungare në të gjitha ato krahina, mbi të cilat nuk ndêheshin lakmít e Bullgarvet, në vênd qi e paraqit elementin shqiptar fare në pakicë në krahinat e tjera.
Në të gjitha këto statistika, mungojnë ato të krahinavet t’Ulqinit e të Tivarit e të fisevet të Hotit, të Grudës, të Triepshit, etj. qi nuk kemi dashun t’i paraqesim prej vetes s’onë mbasi kishim frigë se mund të numroheshin si të shtrêmbta tue mos qênë të themelueme mbi lajme zyrtare. Po kombsia e atyne krahinave nuk mund të vêhet në dyshim, mbasi dihet prej gjithkui se shumica gadi e plotë e banorvet të tyne përbâhet prej elementit shqiptar katolik e muhamedan. Qe se shka thotë mbi këtê pikë auktori i përmêndun Paul Marin në veprën e vet “Bullgarë e Rusë kundrejt Trilidhjes”: “Traktati (i Berlinit) i lëshon Malit-të-Zi dhena të banueme gadi së gjithash prej Shqiptarësh muhamedanë e katolikë, e parimi i kombsivet qe sakrifikuem edhe njê herë mâ tepër”.
Po parandemet slave mbi dhenat e Shqipnís së Sipërme, qi na kemi kërkuem, dalin edhe mâ të padrejta kur të vêhet re kundërshtimi i madh në të cilin gjinden me ndîesín kombtare shqiptare e me deshirin për mëvetesí të banorvet t’atyne dhenave, të cilët nuk kanë dijtun kurrë t’i shtrohen e t’i ulin kryet zotnimit të huej, e qi nuk lânë kurrë t’u shpëtojë as nji rasë për pa treguem vullëndesën e flaktë qi kanë për bashkimin me mâmën-atdhe të tyne qi âsht Shqipnia.
Kemi përmêndun sa herë, në dokumentat qi kemi paraqitun deri tash, si edhe në këtê mêndore, luftat kreshnike qi kanë bâmun Shqiptarët e Veriut gjithmonë kundra të mbrêndardhunvet të vêndit të tyne; nuk âsht pra nevoja qi t’i përsërisim prap këtu. Po nxitojmë me shtuem vetëm qi luftat e tyne të padame e qêndresa energjike kundra ç’do hapi të ndrydhësvet për me i shkombsuem, janë prova të gjalla qi dëftejnë dashunín e fortë të Shqiptarvet për tokën ku kanë lemun, shpirtin liridashës të tyne dhe se me sa besnikí janë të dhânë mbas ndîesís e gojdhânavet kombtare.
Por nuk po duem me u ndalun shumë mbi këto të ndodhuna historike e do të na mjaftojë me përmêndun të ndodhunat mâ të reja, nga të cilat Lidhja e Prizrêndit âsht mâ në sy se të tâna, mbasi i ka dhânë lëvizjes shqiptare nji karakter thjesht kombtar, Qysh at’here e këndej, veprimi i atdhetarvet shqiptarë ka pasun njê qëllim krejt të caktuem, mëvetesín e atdheut të tyne.
Besojmë se âsht njê e vërtetë e thjeshtë kurë thomi se Shqiptarët, me kryengritjen e fundit të tyne kundra Turqvet të Rij, kanë bâmun gadi fitoren e Shtetënvet balkanikë të lidhun më 1913.
Qe këtu, ç’thotë, për këtê rasë, Z. Jaray në përtëhymen e veprës së tij “Shqipnia e panjohme”.
“Prej 1908 deri më 1913 Shqipnia ka pasun pjesën mâ të parën në çâshtjen e Orientit: më 1908 ajo e bâni qeverín e vjetër me ramun; qyshë prej 1909 ajo ka qênë kazma e themelit të qeverís së Turqvet të Rij; në gushtin e motit 1912, triumfi i lumnueshëm i Shqiptarvet qi hynë në Shkup ka shënuem mbarimin e zotnimit të Portës së Naltë në Maqedhoní; kur, më 1912, Besatarët balkanikë kanë hymun në Tyrqí, kanë hymun në nji Turqí anarkike, due të them në nji Maqedhoní ku auktoritetet, prej disa muejve, faktas, kanë qênë bâmun të paqênë e diku edhe të dëbuem fare nga ana e Shqiptarvet; shkurt, çâshtja e Shqipnís âsht problema mâ e rânda qi mbetet për t’u zgidhun pas si u shtynë Tyrqit në Stamboll e n’Anadoll”.
Por mjerisht Shqiptarët nuk mundën të fitojnë as njê sênd prej mundimevet e sakrificavet të tyne. Konferenca e Londrës në vênd qi t’u njohë të drejtën e bukur e t’u japë atê qi deshirojshin, u dan krahinat mâ të bukurat në mest të fqijvet të tyne.
Të vuejtunat e të ndrydhunat mizore qi kanë hekun Shqiptarët e Veriut prej Serbvet e Malazezvet s’munden me u dëftyem. Për mos me u dukun pajambajtës, po i a lëshojmë fjalën Komisís së ngërkesës në Balkan prej Vakfit të Karnegiës (1913-14), e cila arrin në këtê përfundim të tmerrueshëm: “Të djegun shtëpiash e katundesh, vrasa të gjithmbarshme popullsísh të mituna pa armë, shnderime të pandîeme kurrë, grabitje e shnjerzime ç’do farësh: qe mjetet qi ushtrít serbe e malazeze kanë përdorun e po përdorin edhe, me qëllim qi t’i a ndërrojnë krejt fytyrën etnike të krahinavet të banueme thjesht prej Shqiptarësh”.
E shkretimet dhe masakrat po përsëriten edhe sod n’ato krahina fatzeza të Shqipnís së Veriut, punë qi na bân me pasun frigë se, pa as nji dyshim, gadi nji milion shpirtë prej vëllazënve t’anë, do të zhduken nga faqja e dheut, në qoftë se Fuqít e Mëdhaja Beslidhuna nuk marrin masa energjike për me i dhânë fund mënís mizore të Slavvet kundra farës s’onë.
Po e mbarojmë këtê mêndore tue përtrimun fjalët fatthâna të foluna në Dhomën italiane më 24 Nândor 1880 nga ana e deputetit Medoro Savini me rasën e Demostratës Navale t’Ulqinit, të cilat janë si me pasë qênë thânë mrekullisht për rasat e sodshme: “..E pse pra Frêngjit nuk e barin humbjen e Alsacë-Lorenës? E pse ju (Ministrat e Italiës) nuk do të guxojshit me hekun dorë prej visevet italiane qi gjinden edhe nên Austrín? Pse po i a pranojmë Polonís të drejtën me qênë mëvete? Përse i keni dalun zot Greqís kundra Turqís në Kuvêndin e Berlinit e në Konferencë? Për parimin e kombsivet! E atê pra qi po thomi në Paris, në Romë, n’Athinë e në Varsaví, më duket se, për me qênë koherentë, duhet t’a pranojmë edhe në çâshtjen shqiptare… Groti, në mos paça harruem, sikurse kam ndîemun tue thânë profesorët e mij, Groti ka qênë i mêndes qi munden me u lëshuem popujt: kjo âsht njê farë komunie zyrtare. Përkundras Gjion-Jaak Rousseau bërtet: Por pak së paku lypset t’i pyetni këta berra njerzorë!”
Besojmë se pas Francës, Italís, Polonís e Greqís qi po i shohin të gjitha deshiret e tyne, të numrueme prej deputatit Medoro Savini, krejt të çueme në vênd, edhe Shqipnia do të mund gëzohet për së shpejti tue pamun mâ në fund njêsín e vet kombtare të përnjohun e të proklamueme.

Paris, më 15 prill 1919

(Nënsh. TURHAN)

Marrë nga vëllimi “Mustafa Kruja në historinë shqiptare”
Kapitulli “Shqipnia përpara Konferencës së Paqes”

MIKLIMI I VEÇIMIT – Nga ANGELO PANEBIANCO – E përktheu Eugjen Merlika

Nuk është e lehtë të hedhësh shikimin përtej sherreve tona të politikës së brëndëshme, por ndërsa ne shohim kërthizën aqpeshimet botërore ndryshojnë shpejt e premtojnë të lënë mënjanë Evropën, sido që të shkojë prova e së vërtetës të votimeve të fundit të majit. Të përpiqemi të shohim përqark pa i u dorëzuar një propagande goditëse që ka pushtuar tashmë edhe politikën ndërkombëtare. Donald Trump-i fuqizohet nga dita në ditë në lidhje me zgjedhjet vendimtare të vitit t’ardhshëm për Shtëpinë e Bardhë. Ekonomia vazhdon të tërheqë, ndeshja mbi “murin” kundër të mërguarvet me Meksikën shkandullon mjaft amerikanë por i pëlqen votuesve të Presidentit, dhe Partia demokratike, ndërsa duhej të pregatitej për fluturimin e fundit, propozon një numur të madh kandidatësh të së majtës, asnjëri prej të cilëve nuk duket në gjëndje të pushtojë qendrën politike e të thyejë Trump-in. Politika e jashtëme e SHBA, pastaj, synon në kthimin aq të dëshiruar në shtëpi të djemve që janë duke luftuar në Siri e në Afganistan dhe i pëlqen sanksjonet kundër Rusisë e kundër Iranit. Ashtu siç i pëlqen bejlegu tregtar me Kinën, dhe vetëm një pakicë e kulturuar shqetësohet për mllefet që Trump-i i kushton aleatëve evropianë, jo më aq të bindur. Nuk habit fakti që Angela Merkel e qorton presidentin amerikan që ”po e bën botën në njëmijë copa”, por Kancelarja duket se nuk e kupton deri në fund se veprimi i shpërbërjes është pikërisht ai që Trump-i ka premtuar t’a bëjë që në fillim.
Brinja e dytë e trekëndëshit të pushtetit që do të qeverisë botën në t’ardhmen e afërt (ose G-3, siç është në modë të thirret) quhet Xi Jinpin. Ai nuk ka zgjedhje për t’i fituar dhe as kundërshtarë të brëndshëm që mund t’a shqetësojnë. Udhëheqja e tij në Kinë është sine die, fuqia e tij qëndron në shpikjen gjeniale hibride të Ten Hsiao Pinit në gjysmën e dytë të Viteve Shtatëdhjetë (t’i bashkëngjiste Partinë komuniste një kapitalizmi pa fre), arma e tij për të shemëruar me Shtetet e Bashkuara qëndron në një aftësi teknologjike mjaft afër asaj amerikane, edhe në fushën ushtarake. Prova qëndron në fushatën energjike të Washingtonit për t’i shtyrë aleatët të heqin dorë nga sistemi i komunikimit G5 t’ofruar nga Huawei. Të paracaktuar në një bashkëjetesë, Amerika dhe Kina do të gjejnë shpejt a vonë një marrëveshje tregtare e teknologjike që do të shmangë luftën mes tyre, por që do të parashikojë një garim të ashpër, siç ndodh edhe sot, për të kontrolluar të tjerët.
I treti i shoqërisë është Vladimir Putin. Sigurisht jo për fuqinë e një ekonomie ruse gjithmonë e më të brishtë, apo të një miratimi të brëndshëm gjithënjë e më të dobët (megjithëse akoma në shumicë në terma zgjedhore), por më shumë sepse Rusia ruan të vetmin arsenal ushtarak të krahasueshëm me atë amerikan, ka të drejtën e vetos në OKB dhe bën një politikë të jashtëme të paskrupulltë por të efektëshme. Veç asaj Putin, nuk duket se mendon të dorëhiqet për të lehtësuar pasardhjen në Kremlin, siç kishin parashikuar disa vëzhgues të pamatur. Ndoshta halli i tij është se sanksionet perëndimore e shtynë tek mikja, por e frikëshmja Kinë. Durim, boshti me Pekinin është sot një realitet i nevojshëm që duhet të shërbejë për të përballuar fuqinë amerikane, dhe rindërtimi i një pranie të shëndoshë ruse në Lindjen e Mesme është vetëm fillimi i një proçesi rikthimi që sot paraqitet mjaft i dukshëm në Venezuelë, së bashku me Kinën, në Afrikë e në ndihmat e mallkuara që u jep së djathtës skajore evropiane. Rusiagate ndalon synimet e mira të Trump-it, por pikërisht nga Shtëpia e Bardhë ka ardhur së fundi një sinjal kuptimplotë: Moska nuk ka asgjë për t’u trembur nga braktisja, nga ana e ShBA të traktatit mbi raketat me rreze të shkurtër e të mesme veprimi dhe Amerika do të ishte e gëzuar të tregtonte një tjetër traktat që t’a nënëshkruajë edhe Kina.
Ja i vizatuar, G-3. Një trekëndësh i shtyrë nga zotërimi teknologjik, nga vazhdimësia e drejtuesve, e mbi të gjitha nga perëndimi i rendit parardhës që Amerika kishte ndërtuar mbas luftës së Dytë botërore e që kishte si shtylla të saj bashkëpunimin atllantik dhe integrimin evropian. Ajo epokë ka kaluar, së bashku me të gjithë marrëveshjet e traktatet, tregon se beson Trump-i, e nuk do të jenë as Xi Jinpin e as Putin që t’i venë shkopin nën rrota. Do të kthehet, mbi të gjitha nëse Trump-i do të fitojë më 2020 por edhe nëse do të humbasë, do të mbetet një ideologji fuqie dhe sovraniteti (e fuqive, është e qartë) që do të nxjerrë jashtë dere shumëpalësinë mbikombëtare e do të shpallet “liberale” pa qënë. Kështu siç ndodhte në dypalësinë ShBA – BRSS, secili antar i G – 3 do të përshkojë dy shtigje paralele: nga një anë kontrollin e ndjekësve të tij dhe atë të vatrave të paqëndrueshmërisë së përbashkët, nga tjetra një garë të ashpër me dy ortakët në shërbim të interesave dhe synimeve të tij.
Pyetja që na përket atëherë bëhet kjo: a mundet të mbijetojë Evropa apo secili Vend i vetëm kundrejt “rendit të ri” të detyrueshëm nga trekëndëshi i hekurt? E vetmja siguri është se Bashkimi Evropian rrezikon të paguajë shtrenjtë ndarjet e tij dhe vonesën në temën e mbrojtjes. Perspektiva është të bëhet e papërfillëshme nga ana strategjike dhe të jetë e lënë jashtë konkurrencës së madhe teknologjike të erës së re. Një Trump i rizgjedhur, nuk do të reshtëte së kërkuari, më shumë se sa bën sot, që Evropa të bëhet e urtë së bashku me individualizmat e hapura ndaj marrëdhënieve dypalëshe me ShBA (por jo me Kinën apo Rusinë).
Kaq mjafton për të na bërë të kuptojmë se deri në ç’pikë janë larg së vërtetës shpalljet e nacional-populistëve tanë, të verdhë apo të gjelbër pak rëndësi ka, kur lajmërojnë se Evropa e sotme do të “fshihet” nga votuesit e që Italia më së fundi mund të jetë sovrane e të kujdeset për interesat e saj. Nëse shohim në botë, na bëhet të besojmë se votimet evropiane të fundit të majit do të na venë para një alternative të vetme e të padiskutueshme: ndërmjet një sovraniteti të kufizuar evropian, të gatshëm për të luftuar për të gjetur vënd në G-3, dhe një sovraniteti kombëtar, krejtësisht i paqenë, sepse i varur nga marrëdhënie të dyanëshme me të fuqishmit e vërtetë.

“Corriere della Sera”, 21 shkurt 2019 E përktheu Eugjen Merlika

Ekskluzive – Nevojitet NJË ALEANCË BOTËRORE kundër terrorizmit – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

 

     ***    NO Excuse for any Terrorism !

 

*** Terroristi Tarrant deshi të vriste Zelandën e Re sikurse Karaxhiqi Sarajevën!?

Mirëpo, atë katastrofë tragjike, të planifikuar, të përgatitur, të sponosoruar dhe të “dizajnuar”  sipas modelit fashist çetniko-serb të Radovan Karaxhiqit, të Slobodan Milosheviqit, të Ratko Mladiqit, të Vojislav Sheshelit…etj. (1989-1999) ,  e parandaloi reagimi dhe ndërhyrja me kohë e kryeministres Jacinda Ardern dhe e organeve përkatëse të rendit dhe të sigurisë së shtetit të Zelandës së Re.

Brenton Tarrant, një terrorist nga Australia, më 15 mars 2019  masakroi 50  myslimanë civilë të pafajshëm, duke u falur në dy xhami të Christchurch në jugun e Zelandës së Re. Këtë akt monstruoz kundër njerëzimit e bëri me të njëjtin qëllim dhe me të njëjtin motiv  çetniko-fashist serb dhe antihuman për t’i frikësuar dhe për t’i spastruar myslimanët nga Zelanda e Re, ashtu sikurse bëri ultranacionalisti, fashisti dhe racisti çetnik serb Radovan Karaxhiq-VRASËSI i SARAJEVËS, përkatësisht i Bosnjën (1990-1995)!

 

Mirëpo, së fundi, pas 30 vjetësh, pikërisht më 20 mars 2019, verdikti i drejtësisë së Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës së OKB-së, i cili  kriminelin  serb “Radovan Karaxhiq e dënoi me burg të përjetshëm  për rolin e tij në luftën e Bosnjës së viteve 1990, duke konfirmuar bindjen  për akuzat  e kryerjes së  gjenocidit serb të Karaxhiqit, që u trajtuan kryesisht me masakrën e Srebrenicës, kur u  rrethuan dhe u vranë sistematikisht 8,000 boshnjakë, kryesisht meshkuj dhe djemë”. (Shih në: Karadzic’s new sentence life for Bosnian war crimes).

Në këtë vështrim, shpresojmë se  verdiktit të drejtësisë ndërkombëtare nuk do t’i shpëtojë as terroristi Brenton Tarrant, i “përpunuar” dhe i indoktrinuar nga terrorizmi gjenocidal  çetniko-fashist serb Radovan Karaxhiq dhe  Ratko Maldiq…etj., sepse Zelanda e Re nuk mund të shndërrohet në Sarajevën dhe në Srebrenicën e masakruar të Bosnjës.

 Mbarë bota, duhet ta dënojë terrorizmin

Vetëm fashistët,  kriminelët, ultranacionalistët dhe mbështetësit e sponsorët e tyre nuk  dëshirojnë ta dënojnë terrorizmin në mbarë botën, sepse misioni i tyre është vrasja e njerëzëve të pafajashëm dhe shkatërrimi total i botës së sotme.

Mirëpo, këtë fenomen të shëmtuar famëkeq dhe tragjik për gjithë njerëzimin, duhet ta dënojë KOLEKTIVISHT mbarë bota, ashtu siç veproi dikur Koalicioni Antifashist Botëror me Amerikën në krye, duke e luftuar  nazifashizmin e Adolf Hitlerit dhe të Benito Musolinit (1939-1945).

 

Mirëpo, sot, në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI,  “përgjumja”, toleranca, indiferenca, pasiviteti, disonancat në kuadrin e bashkësisë ndërkombëtare, janë të papranueshme, paradoksale, absurde dhe nuk ka kurrfarë justifikimi  që kjo të mos reagojë kolektivisht (pa asnjë doze seleksionimi), duke e ndëshkuar terrorizmin, qoftë ai mysliman, i krishterë apo budist…etj.; i bardhë, i zi, i kuq; lugat, fukara apo i pasur; mafioz,  normal apo abnormal, i shëndoshë apo hendikap  etj., sepse të gjithë terroristët meritojnë ndëshkimin e ligjshëm  sipas veprave të tyre të kryera kriminale, terroriste, fashiste apo gjenocidale, pa pardon, pavarësisht se ku, kur dhe kundër kujt i kanë kreyer  ato akte monstruoze barbarike.

OKB-ja mund të formojë një Aleancë Kolektive  Botërore  për  luftimin dhe për “dekontaminimin” e tërësishëm të terrorizmit ndërkombëtar nga flora dhe fauna e bashkësisë njerëzore globale

 

Sepse realisht, vetëm Amerika dhe Evropa Perëdimore nuk mund ta çërronjosin terrorizmin botëror, por këtyre duhet t’u bashkohen të të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara (193).

 

Pra, nëse duam të shpëtojmë nga terrorizmi ndërkombëtar e gjithë bota duhet  të bashkohet në një ALEANCË KOLEKTIVE BOTËRORE, që unanimisht ta dënojë terrorizmin. Kësaj Aleance, patjetër do të duhej t’i bashkoheshin edhe ata që kanë mbijetuar si viktima të terrorizmit serb në Kosovë, në Bosnjë, në Kroaci, gjatë dekadës së fundme të shekullit XX (1989-1999).

Këtë Aleancë Kolektive BOTËRORE, para së gjithash e ka për detyrë ta formojë Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke u bazuar në qëllimet dhe në parimet e Kartës së saj (1945) për respektimin dhe për mbrojtjen e vlerave universale (siç janë e drejta e jetës, e ekzistencës, si dhe të gjitha të drejtat dhe liritë e njeriut, të parashikuara me të drejtën humanitare ndërkombëtgare dhe me këtë Kartë), të  sigurisë dhe të paqes në dimensione botërore (KREU I, QËLLIMET DHE PARIMET, Neni 1, pikat 1, 2 , 3, 4).

 

Prandaj,  në përputhje me instrumentet juridike ndërkombëtare dhe me ligjet vendore të Zelandës së Re, duhet të dënohet edhe akti terrorist i Brenton Tarrantit, që shkaktoi 50 viktima dhe dhjetra të plagosur në dy xhamitë e qytetit Christchurch në Zelandën e Re, më 15 mars 2019,   duke përsëritur me këngë çetniko-barbare dhe me pamflete raciste antisemitiste terrorzimin individual, grupor dhe shtetëror të Serbisë së Slobodan Milosheviqit dhe të Republika Srspka të Radovan Karaxhiqit, me ç’rast tronditi, shqetësoi dhe pikëlloi vendin më kozmopolit, më tolerant, më demorkatik dhe më paqësor në botë-Zelandën e Re, që barbari të tilla fashiste nuk njeh gjatë historisë së deritashme të saj si bashkësi koekzistenciale multietnike dhe multipluraliste në botë.

Pra,  “s’ka më fal” për terrorizëm, pavarësisht se kush je dhe nga je, por vetëm dënim të merituar sipas veprës së kryer penale. Asnjë ligj në botë nuk dënon njerëzit për shkak të emrit, të religjionit apo të nacionalitetit, ashtu sikurse veproi Serbia fashiste gjenocidale e Slobodan Milosheviqit gjatë agresioneve të saj shfarosëse kundër kroatëve, myslimanëve dhe shqiptarëve, gjatë viteve 1989-1999, të cilët vetëm  pse nuk ishin serbë, gjyqet policore dhe ushtarake të Serbisë denoncuan  dhe masakruan me  qindra e mijëra shqiptarë, kroatë dhe myslimanë boshnjakë, vetëm për t’ua pushtuar territoret e tyre indigjene dhe, vetëm pse donin liri dhe pavarësi nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1878-1999).

S’ka “më fal” për terrorizëm !

 

Shembullin reagues të KRYEMINISTRES së ZELANDËS SË RE, Jacinda Ardern kundër terrozimit, duhet ta ndjekin dhe ta mbështetin moralisht dhe ligjërisht të të gjithë kryeministrat dhe presidentët e mbarë botës, sepse rrugë tjetër nuk ka, o çërrënjosje të terrorizmit, o kapitullim dhe shkatërrim i vlerave njerëzore dhe i mbarë botës.

 

Ju lumtë Z. e lartnderuar Kryeministre JACINDA ARDERN e Zelandës së Re !

 

Që me plot arsye dhe me plot të drejtë nuk e përmendni emrin e kriminelit  Brenton Tarrant, por keni dënuar vetëm aktin e tij terrorist të kryer ndaj 50 të vrarëve dhe dhjetra të plagosurëve myslimanë në Jug të Zelandës së Re-shtetit më demokratik, më paqësor, më të qetë, më human, më tolerant dhe më të sigurt në botë.

Si viktimë e e mbijetuar e terrorizmit dhe e gjenocidit serb në Kosovë(1989-1999) dhe, tani si refugjat-shtetas i Amerikës (1999-2019), si rrjedhim i atij barbarizmi çetniko-fashist serb, urrej dhe denoncoj çdo terrorizëm dhe gjenocid në botë ndaj njerëzve, ndaj popujve dhe ndaj vendeve të pafajshme.  Së këndejmi,  e gjykojë me indinjatë edhe aktin terrorist çetniko-fashist  serb të Brenton Tarrant, i cili masakroi 50 myslimanë, duke u falur në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, më 15 mars 2019.

Ndaj, si njeri dhe si intelektual shqiptaro-amerikan me parime humane, njerëzore dhe demokratike,  gjithnjë duke e përqafuar drejtësinë dhe humanizmin si vlera sublime universale katërcipërisht dhe pa asnjë rezervë e mbështes dhe kuptoj thellësisht reagimin  pikëlluese dhe indinjues që buron  nga thellësia e zemrës, e shpirtit dhe e dhembjes së sinqertë dhe humane e Z.Kryeministre të qeverisë së Zelandës së Re, JACINDA ARDERN se “Nuk do ta thotë kurrë emrin e sulmuesit të dy xhamive në ChristChurch në jugun e Zelandës së Re, i cili la të vrarë 50 dhe plagosi dhjetra të tjerë myslimanë, sepse ai me aktin terrorist deshi të bëhej i famshëm. Ai është terrorist. Ai është kriminel. Ai është ekstremist. Unë kurr֝ë nuk do të përmendi emrin e tij, ai do të jetë pa emër”, tha Ardern  në Seancën e Jashtëzakonshme të Parlamentit( të marten, më 19 mars 2019-M.H.), duke iu drejtuar deputetëve  me përshëndetjen në gjuhën arabe “Al-Salaam Alaikum”, që në shqip do të thotë “Paqja qoftë mbi ju”. (Burimi: https://www.voal.ch/kryeministrja-e-zelandes-se-re-sulmuesi-eshte-pa-emer/ ).

Veprimet dhe zotimet humane dhe të ligjshme të Kryeministres zelandeze JACINDA ARDERN për denoncimin, për luftimin dhe për shkatërrimin e çdo lloj terrorizmi  si në Zelandën e Re, ashtu edhe në gjithë botën, duhet t’i mbëshetin të gjitha qeveritë e kryeministrave dhe të gjitha  shtetet e bashkësisë ndërkombëtare, JO vetëm Amerika, jo vetëm Zelanda e Re, jo vetëm Australia, jo vetëm Kanadaja dhe jo vetëm Evropa Perëndimore, por e gjithë bota pa dallim sistemi politik dhe pikëpamjesh religjioze, sepse njeriu është KRYEVLERA e  gjithë botës, Jo kurrfarë ideologjie politike, as religjioze e as kurrfarë pushtimesh ekonomike, tregtare dhe territoriale në emër  dhe në llogari të tyre, duke vrarë njerëz  të pafajshëm dhe duke e shkretuar botën e civilizuar.

 

Terroristët nuk kanë emër tjetër veç terroristë

 

Anadaj edhe australiani Brenton Tarrant (28 vjeçar), që vrau 50 myslimanë civilë të pafajshëm duke u falur në dy xhamitë e tyre në qytetin Christchurch në jugun e Zelandës së Re, më 15 mars ( e premtë) 2019, nuk ka emër tjetër veç  TERRORIST pavarësisht nga identiteti gjenealogjik i tij (nacional dhe religjioz). Si rregull e pashkruar, terroristët nuk kanë as shpirt, as nder, as humanizëm, as fe, as komb, as atdhe e as Zot. Ndryshe, nuk do të merreshin me “zejen e zellshme” të terrorizmit duke vrarë njerëz të pafajshëm dhe duke shkatërruar vlerat civilizuese dhe universale të  gjithë njerëzimit.

 

 Vetëm terroristët i fajësojnë  viktimat e tyre

 

Prandaj, bota  duhet të nxitojë, që të bashkohet për të ndëshkuar  terrorizmin, ashtu si  e luftoi dikur fashizmin në Luftën e Dytë Botërore (1939-1945). Ndryshe, edhe më tej, do të ketë viktima  të panumërta të terrorizmit ndërkombëtar.

 -Ata që i ndajnë viktimat  mbi bazën ideologjike, politike,  religjioze, të ngjyrës, të gjuhës, të kulturës dhe të idenitetit të tyre nacional, ata janë vetëm terroristë dhe fashistë,  sepse  as 3 mij֝ë viktimat  amerikane të 11 Shtatorit 2001 në Nju-Jork, si rrjedhim i terroristëve islamistë, e as 50 viktimat dhe 40 të plagusurit myslimanë në xhamitë “Al Noor”       në qytetin  Christchurch  në jug të Zelandës së Re, nuk ishin fajtore  pse u përkisnin religjoneve dhe civilizimeve të ndryshme, por fajtorë ishin ekzekutorët terroristë  islamikë të tyre, që nuk kishin as zot, as fe, as komb, as shpirt, as nder e as humanizëm sikurse edhe Brenton Tarrant (28-vjeçar) nga Australia.

              Vetëm njerëzit e verbër dhe abnormalë nuk e dënojnë terrorizmin

 

Për  mua çdo viktimë e terrorizmit është e dhimbshme, e pakompensueshme dhe për keqardhje, pavarësisht se çfarë nacionaliteti, religjioni, kulture, civilizimi i përket (qoftë mysliman, i krishter, budist, hebrej… etj.) kudo që pëson në botë, ato janë viktima  të pafajshme, që askush nuk ka të drejtë t’i quajë ndryshe apo, për më keq, t’i fajësojë dhe t’i akuzojë  për shkak të drejtave të tyre, që i gëzojnë me  të gjitha  rezolutat, deklaratat, marrëveshjet dhe protokollet e miratuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (1945-2019)

Ata që nuk e dënojnë terrorizmin dhe që në çfarëdo forme e heshtin, e simpatizojnë, e mbështesin dhe e justifikojnë atë mbi çfarëdo baze dhe segmenti qoftë, ata janë terroristë potencialë që rrezikojnë lirinë, drejtësinë, rendin, sigurinë,  paqen dhe mirëqenien e mjedisit qoftë lokal, rajonal apo ndërkombëtar.

Më thjesht, e keqja, e zeza, terrorizmi i shëmtuar  për vrasjen e njerëzve të pafajashëm dhe për shkatërrimin e vlerave të botës së qytetëruar nuk përbëhen nga një faqe-bardhezi, por kanë vetëm një faqe të zezë dhe tragjike-VRASJEN E GJITHË BOTËS NJERËZORE PROGRESIVE DHE HUMANE.

Mirëpo, assesi nuk duhet harruar se këtë botë  të civilizuar të sotme nuk e kanë ndërtuar, zhvilluar, përparuar dhe lulëzuar ultranacionalistët, fashistët, fundamentalistët e religjioneve dhe të sekteve të ndryshme, kriminelët, huliganët, hajdutët, zuzarët, injorantët, mafiozët, plaçkitësit, terroristët dhe piromanët monstrumë çmendurakë dhe shkatrrimtarë  të njerëzimit dhe të vlerave të tij, POR  njerëzit e mençur, të ditur, të emancipuar dhe vizionarë me virtyte dhe me parime të larta njerëzore dhe shkencore, të cilët kanë ndërtuar dhe prodhuar vepra dhe vlera kolosale me karakter human dhe universal botërorë. Prandaj, bashkësia e sotme njerëzore e ka për detyrë dhe mban përgjegjësi të shumëfishtë për respektimin, për ruajtjen dhe për mbrojtejen e këtyre  vlerave universale, pa të cilat nuk mund të paramendohet  ekzistenca,  koekzistenca, drejtësia, liria, bashkëpunimi, barazia, reciprociteti, demokracia dhe paqja në dimensione rajonale e as globale botërore.

 

Mbarë Bota të flasë me një zë dhe me një armë !

 

Sepse terrorizmi është kancer për gjithë njerëzimin në planetin tonë. Prandaj, për ta çërronjsur këtë fenomen të shëmtuar vdekjeprurës, është e domosdoshme që të mobilizohet dhe të bashkohet e gjithë bota pavarësisht nga dallimet ideologjike, politike dhe religjioze, dhe të reagojë si një trup i vetëm i fuqishëm dhe i pamposhtur kundër çdo forme dhe akti terrorist qoftë individual, qoftë grupor apo qoftë shtetëror, ashtu siç  veproi e bashkuar kundër terrorizmit dhe gjenocidit nazifashist të Japonisë, të  Gjermanisë së Hitlerit dhe të Italisë fashiste të Benito Musolinit, gjatë Luftës së Dytë Botërore ( 1939-1945).

Kjo është  rruga  më e sigurt, më efektive, më e shpejtë  dhe alternativa e vetme për të triumfuar mbi terrorizmin në dimensione botërore, sepse nuk ekzisotn  asgjë më e vlefshme dhe më e dobishme sesa  vetë njeriu. Kjo vlerë universale, duhet mbrojtur me të gjitha mjetet që ka në dispozicion bashkësia e sotme ndërkombëtare.

Ndryshe, indiferenca, toleranca, abolimi, mbështetja, justifikimi,  simpatizimi, duartroktija dhe heshtja ndaj çdo akti terrorist qoftë me karakter lokal apo ndërkombëtar lë   hapur varrin  për viktima të reja  nga terrorizmi dhe nga fashizmi barbarik anticivilizues dhe antihuman. Ky është fatalizmi dhe targjedia, që sot po kërcënon mbarë botën, ashtu sikurse dikur nazifashizmi i Hitlerit dhe i Musolinit (1939-1945).

 

Jemi në shekullin XXI të lulëzimit të qytetërimit, JO në kohën e egërsisë dhe të barbarisë e as në kohën e Luftës së Dytë Botërore

 

Prandaj, është antietike, absurde, antihumane, antiligjore, antidemokratike, antipaqësore dhe e papranueshme në çdo aspekt, që të mos bashkohet e gjithë bota për t’i deratizuar të gjitha mikrobet kancerogjene dhe për t’i luftuar bashkërisht të të gjithë  individët, grupet, organiztatat apo  terrorizmin shtetëror, që me vite e dekada po  e terrorizojnë mbarë botën, duke vrarë civilë të pafajshëm vetëm pse u përkasin religjioneve, kulturave dhe civilizimeve  të ndryshme  (fëmijë, gra, burra, pleq, dejmë, vajza), e  për habi, bota ende nuk është unike, që ta parandalojë këtë katastrofë barbarike fashiste  kundër gjithë njerëzimit.

Mirëpo, nëse edhe më tej nuk bashkohet e gjithë bota sikurse në rastin e mposhtjes dhe të luftimit të nazifashizmit të Hitlerit gjatë Luftës së Dytë Botërore, lloj-lloj terrorizmash, do ta kërcënojnë tërë botën derisa KJO të mos flasë me një zë, me një drejtësi dhe me një plumb të përbashkët për vrasjen e çdo lloj terrorizmi pavarësisht se kush e kryen, kush e ushqen, kush e financon, kush e sponsoron, kush e mbështet, kush e nxit dhe kush e mbron atë dhe, për çfarë qëllimesh dhe interesash (politike, ekonomike apo religjioze)  e përdorin atë për të shaktërruar botën e civilizuar dhe vlerat e saj universale të zhvillimit dhe të përparimit shumëshekullor.

Çdo njeri që është normal, human, i shëndoshë dhe i arsyeshëm mendërisht e gjykon çdo terrorizëm (pavarësisht nga prapavija, interesat dhe qëllimet e tij ataviste qofshin ideologjike, politike, relizgjioze, ekonomike, tregtare, mafioze të luftës për pushtet ose të luftërave për t’i vrarë dhe shfarosur të tjerët si në kuptim të ngushtë dhe të gjerë), ndaj, duhet denoncuar edhe TERRORIZMIN E  BRENTON TARRANT, i cili më 15 mars masakroi 50 dhe plagosi mbi 20 myslimanë  të pafajshëm  civilë, duke u lutur në xhaminë Al Noor  në qytetin  Christchurch  në jug të Zelandës së Re.

Këtë akt terrorist monstruoz barbarik, pikësëpari e gjykoi  kryeministrja z.Jacinda Ardern duke u shfaqur  e para në vendin e ngjarjes së përgjakur nga 50 viktimat e aktit terrorist, me ç’rast, e tronditur dhe e  pikëlluar,  shprehu ngushëllimet e saj familjarëve dhe të afërmëve të tyre, duke u premtuar dhe siguruar mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tyre  fetare, njerëzore dhe jetësore, ashtu sikurse të të gjithë qytetarëve të tjerë të shtetit të Zelandës së Re, të garantuara me ligjet përkatëse dhe me Kushtetutë.

Në mbështje të kryeministres Jacinda Ardern,  të qeverisë, të parlamentit dhe të të gjitha strukturave të tjera politike e shoqërore të  Zelandës së re, këtë  akt terrorist të Brenton Tarrantit, e dënuan ashpër dhe me plot indinjatë edhe kryeministrat, presidentët dhe qeveritë e mbarë botës  humane, të ciiviluar, demokratike dhe paqësore.

Sa më sipër, terrorizmi ndërkombëtar mund të mposhtet vetëm nëse  e tërë bota bashkohet në mendjen, në fuqinë, në humanizmin, në drejtësinë, në diturinë dhe në veprimin unik të saj ligjor dhe  luftarak kundër  këtij fenomeni të shëmtuar antinjerëzor  dhe anticivilizues botëror.

 

Apel gjithë botës humane, demokratike dhe paqësore

Të bëhemi profetë të humanizmit, të drejtësisë, të lirisë, të sgurisë, të lëvizjes së lire, të tolerancës, të paqes dhe të koekzistencës njerëzore globale të planetit tonë, JO përçarës, piromanë, vrasës dhe terroristë të këtyre vlerave universale të njerëzimit.  Kjo duhet të jetë detyra parësore dhe prioritare e shkencës, e politikës, e drejtësisë, e propagadës dhe e diplomacisë së të gjithë shkencëtarëve, të liderëve politikë dhe të klerikëve  të të gjitha religjioneve  anembanë  botës.

Ky është shpëtimi i botës së sotme!

Trimat e mirë me shokë shumë….! – Nga AGRON SHABANI

Gjergj Katrioti-Skendèrbu: I lindur për të mos vdekur kurrë në shpirtin dhe kujtesën e njerèzve, popullit (kombit) dhe atdheut tè tij: Kryetrimi dhe kryeheroi ynè legjendar, Gjergj Kastrioti-Skendèrbeu, tërë jetën dhe personalitetin e tij ia kushtoi një qëllimi ose ideali të vetëm: T’u ndihmonte kombit dhe atdheut, kur ata e kaishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë.
Se këndemi, Gjergj Kastrioti, ishte tepër i veçantë dhe shumë i vështirë për t´u përshkruar ose deshifruar me pak fjalë. Sepse, Ai gjithmonë ishte fjalëpak dhe tepër modest. Nuk fliste shumë për jetën, veprën dhe personalitetin e tij, nuk i nënçmonte kurrë të tjerët, qofshin ata edhe rivalë, kundërshtarë ose armiq të ndryshëm në vijen e parë të frontit. Nuk ishte shpirtëshitur, shpirtëzi, xhelozë, prepotent, megaloman, supersticiozë, komplotistë, hakmarrës, dinastikë, konformistë, demagogë, hipokritë ose dogmatikë si mbretërit ose komandantèt tjerè. Nuk fliste as nuk mendonte nga konteksti i atyre “ideve” që i fliste ose mendonte turma. Jo. Dhe, aq më pak mbi ato gjëra që nuk i qëndronin arsyes dhe gjykimit tè shëndoshë ose racional. Nuk ishte i dashuruar në ‘egon’ ose vetvetën e tij . Nuk hedhëj në fjalime, veprime, reagime ose vendime të ndryshme mbi bazën e asgjësë për asgjë. Ai gjithëmonë fliste, mendonte, vepronte, vendoste ose reagonte më shumë mençuri dhe maturi maksimale. Nuk i shiste dhe nuk i tradhëtonte kurrë interesat dhe idealet e njohura të miqve, bashkëpunëtorëve ose bashkëluftëtarë të tij. Dhe, aq me pak interesat e larta të kombit dhe atdheut.

Aleksandri (Leka) i Madh: Në frontin e luftës ose fushèn e nderit, i mundi shumë komandant të shquar ushtarak ose luftarak, mbretër dhe perandorë, por nuk e vodhi (plaçkiti), nuk e nënçmojë dhe nuk e poshtërojë askënd. Dhe, lërë më ti shokët, bashkëluftëtarët, njerëzit ose popullin e vet. Sepse, Aleksandri (Leka) i Madh, nuk ishte pirat, llaskuc, matrapazë ose profiter lufte, por ishte luftëtarë i vërtetër dhe komandant. Sepse, jetën, shpirtin dhe trupin e vet, siç thoshte, ua kishte borxh Zotit dhe prindërve të tij, ndërkaq, edukatën, kulturën, nderin (moralin), karakterin, aftësitë ose shkathtësitë e njohura ushtarake dhe politike, ua kishte borxh Aristotelit dhe mësuesve të tjerë në Akademinë e Platonit dhe Aristotelit në Athinë .Thonë se gjysèmotra e bukur, sharmante, ekskluzive dhe tepër ekzotike e Alekssandrit (Lekës) të Madh, Selanikia (Thesalonikia) në bazë të së cilës e ka marë emrin edhe Qyteti i Selanikut, e cila luftoi deri nè fund pèr trashegiminè e madhe ushtarake dhe politike tè vallut tè saj, para se të nisej në luftë, atëbotë i kishte çuar fjalë vëllait të saj (Lekës të Madh), duke i thënë: ‘Vëlla i dashur! Lus Zotin e tokës, detit dhe qiellin për jetën dhe sukseset tua në fushën e nderit ose fushën e luftës! Por, gjithashtu lutëm për kokën dhe shpatën tënde krenare! Sepse, Ti thonè se je si Akili, i dënuar nga nderi (morali), virtyti, karakteri, forca dhe madhështia jote!” Gjithashtu thuhet se i mërzitur dhe pikëlluar shumë me rastin e rënies së një bashkëluftëtari ose bashkëkomandanti të tij në fushën e nderit, Aleksandri (Leka) i Madh asokohe i tha edhe këto fjalë madhështore në varrimin e tij: Trupi ytè v’lla do pushojë këtu në tokën e Zotit, ndërsa jeta dhe vepra jote do na bëjnë dritë gjithëkah dhe gjithandej. Lavdi! “, fund i citatit. Ndërkaq, dikur më vonë, i ndodhur në shtratin e vdekjës, Aleksandri (Leka) i Madh u tha bashkëluftëtarëve ose bashkëkomandantëve të tij: Mbajeni çelësin e fitorës fortë në duart tuaja, duke besuar se nuk do mi bëni nderimet e fundit me armë ose shpata të kthyera kundër njeri tjetrit!’

Ndryshe nga kjo, shoqëria athinase asokohe ishte shumë e fokusuar tek të pasurit, aristokratët dhe politokratët e ndryshëm. Ndërkohë që me tepër se 😯 % e athinasve nuk kishin të drejtë vote as pune. Kështu që “polisi” (shteti) i Athinës asokohe ishte i ndarë në të varfër dhe shumë të pasur. Kjo deri me rastin e një intervenimi spektakular ose tepër enërgjikë të Aleksandrit (Lekës) të Madh i cili ua konfiskoi pronën ose pasurinë aristokratëve të lartët të Athinës, duke ua shpërndarë shtresave ose kategorive të varfëra, si dhe duke i burgosur, përndjekur ose internuar të gjithë të gjithë të korruptuarit ose abuzuesit e ndryshëm me pronën ose pasurinë e shtetit së bashku me ata që çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike si dhe në luftëra e disfata fatale. Aleksandri (Leka) i Madh qëlloi edhe më fat kur prindërit e tij e dërguan në Shkollën ose Akademinë e njohur të Platonit dhe Aristotelit në Athinë.

PROFANI APO TRADHTI KËRKESAT SKANDALOZE TË HASHIMIT E RAMUSHIT – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

    Deklarata e Pavarësisë e 2 korrikut 1990, edhe pse nuk u lëndëzua zyrtarisht, me njohje ndërkombëtare, ajo ishte shumë domëthënëse. Akti i deklarimit të pavarësisë, nga Kuvendi i Republikës të Kosovës, tashmë, nën përkujdesjen e drejtëpërdrejtë të Dr. Ibrahim Rugovës, me pushtet absolut moral e shpirtëror, pati efekte në rrafshin vendor e ndërkombëtar.
     Në aspektin e brendshëm, populli i Kosovës, pas një dekade përdjekjeje provokuese e sakatosëse, nga regjimi i egër serbo-sllav, vendosi të shkëputet nga kufoma e galvanizuar, siç ishte Federata jugosllave. Në aspektin e jashtëm, botës po i dërgohej një mesazh i qartë: Populli shqiptar i Kosovës, ka vendosur të mos tolerojë më tutelën e vrazhdët jugosllave.
     Deklaratën e Pavarësisë, brenda dy vitësh, do ta pasonin edhe aktet e tjera shtet-formuese. Dekada e dytë e terrorit serbo-sllav, do të vrazhdësohej edhe më shumë, duke e detyruar popullin e Kosovës të mbrohet, tashmë, më armë. Raporti shpërpjestimor i forcave në konfrontim, përballje, më shumë se luftë, ishte masakër mbi shqiptarët. Dëshmi janë shifrat fatale të viktimave shqiptare, në 400 masakrat serbo-sllave.
     Konferenca në Rambuje, përcaktoi fatin e Kosovës, me vendimin për ndërhyrjen e forcave ushtarake ndërkombëtare, të organizuara në NATO-paktin. Me “Apaçët” e saj bombardues, përmbylli edhe “lojën” e përgjakshme të Millosheviçit, me falangat e tij vrastare.
     U deshën afro 9 vjet pritje, nga çlirimi, deri ke rishpallja e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008. Njohja ndërkombëtare ishte solide, meqë përfaqësohej nga shtete me peshë në vendimmarrjet botërore.
     Sot, pas 20 vjet lirie dhe 11 vjet pavarësie, Kosova bën regresin e madh, sa të papritshëm, aq edhe të rrezikshëm. Dhe, ky regres përfaqësohet nga, hiç më pak, se sa Presidenti dhe Kryeministri i vendit, përkatësisht, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj.
     I pari kërkon rishikimin e kufijëve, korrigjimin e tyre, nëpërmjet një dialogu maratonë me Serbinë, kinse, “për të përfunduar me një marrëveshje gjithëpërfshirëse e përfundimtare!”
     I dyni kërkon një Konferencë Ndërkombëtare, për t`i trajtuar pretendimet e Serbisë, “për të përfunduar edhe me njohjen e Kosovës nga Serbia!”
     Qoftë kërkesa e Hashimit, me korrigjimin e kufijëve, në mes Kosovës dhe Serbisë; qoftë kërkesa e Ramushit, për një Konferencë Ndërkombëtare, janë, qartësisht, të dëmshme, fatale për Kosovën, madje skandaloze, deri në idiotësi politike. Dhe, natyrshëm, lind pyetja: profani, injorancë, mosdije politike apo tradhti e vetëdijshme e Hashimit e Ramushit, veprimet e tyre ngulmuese, në kërkesat publike të bëra?!
     Mendoj se profania, injoranca politike, është para tradhtisë së tyre. Por, sidoqoftë, profania apo tradhtia, për ta neutralizuar, amortizuar, dëmin e madh, tashmë, të vënë në tavolinën e bisedimeve, më e pakëta që duhet bërë, është dorëheqja e Presidentit dhe e Kryeministrit. Në të kundërtën, largimi i dhunshëm i tyre, është domosdo. Dhe, sa më parë, aq më mirë. Fajet politike, nuk mund të tejkalohen me retushime, arnime. Vetëm bisturia, operimi, sanon, shëron plagën.
     Bën përshtypje se kërkesa e Ramushit shoqërohet me një varg kushtëzimesh ndaj Evropës dhe Amerikës, që përbën një idiotësi, në llojin e vet. “Ai flet si e ëma e Zeqos maje thanës”, shprehje kjo e vëllezërve jugorë, që pëdoret kur dikush flet palidhje, budallallëk.
     Përmendim vetëm kushtin e liberalizimit të vizave. Çfarë fytyre kanë Presidenti, Kryeministri, Kryeparlamentari, kryetari i Nisma, me zyrtarët e tyre banditër, të kërkojnë liberalizimin e vizave, duke mashtruar e gënjyer, turpshëm, qytetarët e Kosovës, BE-në dhe botën, sikur, gjoja, janë plotësuar të gjitha kushtet e përcaktuara nga Bashkimi Evropian.
      Realisht, Kosova nuk ka përmbushur dy kushtet bazë:
     1. Luftimin e krimit të organizuar:
     Janë 320 mijë lëndë penale të pazgjidhura dhe 1.820 vrasje politike të pazbuluara. Ndërkohë, nën akuzë janë, pikërisht, edhe 4 (katër) zyrtarët kupolë pushtetarë, të cituar dhe bandat e tyre, të shtrira në tërë Kosovën. Shquhen për krime dhe terror ndaj shqiptarëve, përkatësisht, kundërshtarëve politikë, bandat bashkëpunuese në ekzekutime: Dukagjini, Drenica dhe LLapi, të cilat kanë përgjakur Kosovën.
     2. Korrupsioni, vjedhja zyrtare, tashmë, i denoncuar, kallëzuar me fakte, por, jo edhe i gjykuar, i ndëshkuar zyrtarisht! Janë evidentuar 89 milionë euro vjedhje zyrtare, edhe pse specialistët thonë se kjo shifër është e shumëfishtë  dhe vazhdon të rritet. Prej tyre, deri tani, janë sekuestruar vetëm 4 (katër) milionë euro!!! Janë, pikërisht, këta kriminelë, të cilët çirrën, kushtëzojnë e kërkojnë, madje me fyerje e kërcënime, ndaj Evropës dhe Amerikës, për liberalizimin e vizave!
     Pushtetarët aktual prijnë me korrupsionin, vjedhjen zyrtare,duke blerë pasuri të patundshme milionëshe, me pak mijëra euro; duke grabitur pasuritë e brezave shqiptarë; duke ushtruar haraçin e përgjakshëm; tenderimet korruptive dhe të gjithë katalogun e pisllëqeve hajnore.
     Pse krerët kriminelë, në kupolë të pushtetit në Kosovë, nuk dorëzojnë në sekuestro tokat e grabitura shtetërore; pallatet e dhëna me qera; objektet e ndryshme biznesore, të aktivizuara në lokacionet e mëparshme shtetërore, disa syrësh, me pronësi të bartur ortakërisë familjare, duke i inkriminuar edhe ata?!
     Pushtetarët e pacipshëm e kriminelë, kanë kapur sistemin e drejtësisë, kanë kapur shtetin e Kosovës, duke e kthyer në çiflig të tyre. Një popull qyqar, që manipulohet lehtë, vegjeton, gjumon e heshtë, si skllevërit e qëmotit!
     Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, duke sjellur dy urtësi popullore, ka dhënë, madje, në sintezë, gjëmën e madhe, që po i sjellin Kosovës, Presidenti dhe Kryeministri i vendit, duke kërkuar Marrëveshje e Konferenca Ndërkombëtare, duke e kthyer Kosovën në para Rambuje, për të vënë në luhajë sovranitetin tokësor të Kosovës. Këta dy mjeranë, kërkojnë të risjellin në tavolinë pretentimet e akademikëve serbë, për tokat shqiptare.
     Citojmë, Jakup Krasniqi: “Në këtë rast do t`i theksoj dy thënie sa filozofike e po aq edhe emblematike të popullit tonë. siç janë”:
  1. “Qeni i keq ta sjell ujkun në torishtë!”
  2. “Nuk më erdhi keq prej ujqerëve, që m`i shqyen delet, por pse qentë tanë u bashkuan me ta!” Kur nuk ka kush me ta ruajtur torishtën, dëmi është hazër! Pësimi bie mbi delet e urta”,- shkruan Krasniqi.
     Qendrat e Vendosjes, duke dëgjuar kërkesat e Presidentit dhe të Kryeministrit të Kosovës, me zyrtarët lakej të tyre, arritën në konkluzionin se “nëse palët dakordohen edhe për ndryshime e shkëmbime territoresh dhe çfarëdo marrëveshje tjetër, edhe ne pajtohemi!”
 
     Njëjtë ka ndodhur edhe për Demarkacionin me Malin e Zi. Kryeministri Isa Mustafa dhe Ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, deklaruan, madje, botërisht, se “Kosova nuk humbë asnjë milimetër tokë, me vijën kufitare të shënuar nga Mali i Zi!” Dhe, bota jo vetëm e aprovoi, por, edhe ngulmoi të ratifikohet në Parlamentin e Kosovës, Marrëveshja e nënshkruar, paraprakisht, nga ministri i Jashtëm Hashim Thaçi dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni. Shefat botërorë merren vetëm me zyrtarët shtetërorë dhe nuk pyesin çfarë mendon e thotë opozita, çarshia.
 
     Arma e vetme e opozitës është rruga, protestat masive dhe të çdoditshme, deri në largimin e pushtetarëve kriminelë e hajdutë, tani, edhe tregëtarë të tokave stërgjyshore.
 
     Lëvizja Vetëvendosje, dikur, e vetme në mbrojtje të Republikës, tani, po heshtë si peshku! Po mjaftohet duke lëshuar ndonjë tullumbace kundër bullecit Shpend Ahmetit, një manipulator i pafytyrshëm. Ai po i diskrediton, keqas, vajzat e djemtë, dikur, luftëtarë krenarë në radhët e Vetëvendosjes. Njëherësh, kriminalisht, po e mbanë në pushtet bandën PAN, me arsyetime absurde e bajate, hipokrite e servile. Realisht, lëpirja e tij pas PAN-it, është përgaditje për strehim afatgjatë në strofullën e krimit.
 
     LDK-ja, me skënderhysenat e saj, është e shantazhuar dhe e bllokuar nga SHIK-u. Parlamentarizmi i LDK-së, nuk premton një zgjidhje të shpejtë, ndërkohë që intrigimet varrmihëse ndaj Kosovës janë intensifikuar. Kosova para rrezikut SOS! Kohë për reflektim dhe veprim. 
 
     Opozita shumicë, duhet të jetë e pranishme çdo ditë me Konferenca shtypi dhe thirrje për syçeltësi të popullit, keqas, të mashtruar dhe të përgjumur, nga propaganda lehaqene e shterruese e bandës PAN në pushtet. Opozita duhet të agjitojë në qytet e fshat, në lagje e shtëpi, për ta sqaruar e vetëdijësuar popullin, për pazarët e pista që vazhdojnë të bëjnë pushtetarët e krimit, hajnisë zyrtare, haraçit të përgjakshëm dhe pisllëqet tjera. 
 
     Opozita duhet të pushtojë rrugët, sheshet dhe bulevardet e Kosovës, deri në shporrjen e krimit nga kupola e shtetit dhe e pushtetit mafioz e kriminal, që ka ngulfatur Kosovën, duke vrarë shpresën e qytetarëve të saj për një jetë normale dhe të dinjitetshme.

Shëtitje në qytetet antike e mesjetare të Dardanisë – A është Artana vazhdimësi e Damastionit të lashtë? – Nga GANI MEHMETAJ

Më dukej si në filmin fantastik “Mbreti i unazave” visorja me bjeshkët e larta, me vegjetacionin që mugullonte me kursim, ndërsa qëndroja në njërën nga kullat e vrojtimit. Kështjella e Artanës të jep mundësi vrojtimi larg në horizont. Poshtë shihen lugina e katundet. Kështjella e  ndërtuar mbi kurrizin e një kodre të lartë ua mundësonte kështjellarëve të ndiqnin situatën e lëvizjet e dyshimta dhjetëra kilometra larg, të jepnin kushtrimin me të vërejtur armikun, t’i kishin si në pëllëmbë të dorës mësymësit dhe t’i godisnin nga muret e kështjellës me gurë, heshta e vaj të valuar. Ishte vështirë t’i qaseshe kështjellës sa nga pjerrtësia, aq nga kodrat e zhveshura. Edhe hyrja në kështjellë ishte e ndarë: për qerret e kalorësit në njërën anë, për këmbësorët në hyrjen tjetër. Koha ishte dramatike me makthe e tensione. Iliria ishte e trazuar. Kur nuk kishte alarme, mësymje e mbrojtje, luftë e sëmundje, kështjellarët bënin jetë të zakonshme, jetonin, punonin, ëndërronin, dashuronin apo urrenin. Disa prej tyre krijonin vepra arti, arkitekture e shkruanin kronika. Kjo ishte Artana dikur.

Ndërkaq, Artana (Nuovomonte, Nuovobardo, Nyeuberghe, Nobordan) sot është ndër qytetet e braktisura një kohë të gjatë. Qindra vjet në qytetin e vjetër askush nuk jeton brenda as përreth, qindra vjet nuk farkohen monedha ari e argjendi, që e bënë dikur qytetin ndër më të pasurit në gadishull, qindra vjet nuk dëgjohet zëri e gumëzhima e qytetarëve arbërorë, nuk ka xehetarë sasë, e kanë braktisur qytetin tregtarët raguzianë e pasunarët dardanë, qindra vjet nuk ushtojnë malet e luginat nga kushtrimi i ushtarëve mbi bedenat e kështjellës. Nga ato përshtypje ende të ushton në vesh gjallëria e dikurshme e një jete që u zhvillua brenda mureve të kështjellës e në rrethinë.

Në qytetin e vjetër jepeshin shfaqje teatri, shesheve të shtruara me gurë të lëmuar silleshin këngëtarë endacakë që e argëtonin publikun. Ushtonin kambanat e kishave monumentale. Priftërinjtë e famshëm Martin Segoni e Pjetër Bogdani nuk i shkruajnë më kronikat, ndërkaq janë kronikat e priftërinjve arbërorë dëshmi të rralla të shkruara që e përjetësuan Artanën e Arbërinë, pos dëshmive arkeologjike.

Rrugët e rrugicat janë të shkreta e të braktisura, të dëmtuara nga koha e nga kazma e piratëve të stolive, ose nga dhëmbi i kohës e rrënimet e luftërave. Janë muret e ringritura e të konservuara, por që në disa faqe muri janë rrjepur si lëkura e fytyrës së luftëtarëve të Artanës nga dielli përcëllues. Qëndrojnë në heshtje themelet e kishave e të katedraleve që zinin mijëra besimtarë.

“Në Artanën e Epërme jetonin aristokracia e qytetit e sundimtari, dhjetë metra ishin muret rrethuese, ndërsa dyert e bungut e mbyllnin kështjellën e parë. Në Artanën e Poshtme jetonte administrata e qytetit, ushtarët e shtresa e  mesme që e qeverisnin qytetin. Edhe kjo pjesë e qytetit ishte e rrethuar me mure mbrojtëse. Në të dyja pjesët e qytetit kishte rezervuarë të thellë uji, të ndërtuar me gurë. Ndërkaq, jashtë mureve të larta 10 metra me kullat vrojtuese deri në 15 metra, jetonte popullata”, rrëfen arkeologu H. Mehmetaj. Sasët e famshëm, mjeshtër të shfrytëzimit të xehes që i sollën nga Saksonia, kishin komunitetin e tyre, pranë xeherorëve dhe aty ku shkrihej e përpunohej xehja. E tërë hapësira kodrinore ishte rezervuar i xeheve, kështu që një pjesë e madhe e kësaj hapësire shfrytëzohej për nxjerrjen e përpunimin e argjendit e të arit. Gropat e xeheve janë edhe sot, të thella e të errëta.

Në dhjetëvjetëshin e fundit janë nxjerrë në sipërfaqe dëshmi nga më të rrallat për një jetë të pasur materiale e shpirtërore. Arkeologët gërmuan e zbuluan gjëra me vlerë, e konservuan qytetin që t’u prezantohet pasardhësve të dardanëve e të huajve. Sipas arkeologut Mehmetaj, “Artana (Novobërda) bën pjesë në qendrat më të rëndësishme të trashëgimisë arkeologjike jo vetëm në Dardani, por edhe në Evropën Juglindore. Përbëhet nga qyteti i periudhës së Mbretërisë së Dardanisë, Damastioni (?), nga qyteti mesjetar, nga qendra të vogla zejtare, sikurse edhe nga minierat e metaleve. Gjatë kërkimeve të vitit 1994, rrëzë anës veriore të paralagjeve të qytetit, u gjetën monedha perandorake bronzi të shek. III dhe IV, sikurse edhe një stelë dardane e shek. III pranë Katedrales së Kishës Katolike të Shën Premtes. E gjithë kjo tregon se qyteti mesjetar ishte ngritur mbi bërthamën e një vendbanimi a qyteti antik. Artana është në lartësinë mbidetare 1 124 metra, lartësinë mbidetare më të madhe të vendbanimeve mesjetare në territorin e Dardanisë”.

Sundimtari i fundit i Artanës – Llesh Spani

Në një qytet dikur plot gjallëri e jetë, të mbërthen trishtimi kur e sheh në një gjendje të tillë, të vetmuar e të braktisur me brinjë rrënojash të dala jashtë, ndërsa themele gurësh, mure të mbetura ende në këmbë se si ta ndjellin kujtimin për lavdinë e dikurshme. Kronistët e ndryshëm, arbërorë e të huaj, perëndimorë e lindorë, shkruajnë se Artana a Nuovo Barda ishte njëri ndër qytetet më të njohura gjatë shekullit XIV e XV jo vetëm në Dardani, por edhe në Gadishullin Ilirik.

Artana, qytet i zhvilluar xehetar e tregtar, gjatë mesjetës kishte një jetë të zhvilluar ekonomike e tregtare, kishte shtëpi të bukura aristokratësh e kisha. Ndër kishat më të njohura përmendet Katedralja katolike, kushtuar pajtorit të këtij qyteti, Shën Nikollës, shkruan Gjon Berisha. Ndërkaq, H. Mehmetaj për Katedralen katolike, e cila zihet në gojë në burimet historike, thotë se njihet me tre emra të njëpasnjëshëm: Shën Mëria, Shën Nikolla dhe Shën Premtja. Ka qindra varre përfundi dyshemesë së katedrales e të murosur në katedrale.  Katedralja, sipas tij, rreshtohet ndër objektet më të mëdha dhe më luksoze në Evropën Juglindore.

Artana u pushtua nga Perandoria Osmane (1455), ndërsa kishat u shndërruan në xhami, kështu Katedrales katolike iu shtua një minare më 1466, shkruan Zamputi. Ishte praktikë e pushtuesit turk që kishat katolike arbërore t’i shndërronte në xhami.

Kur shkruan për Artanën-Nuovo Bardon, historiani Gjon Berisha në librin  “Arbërorët” citon Konstantin Filozofin: “Ai në të vërtetë është qytet i argjendit dhe i arit”. Duka, shkrimtar bizantin, e përmend Artanën si nënën e qyteteve, ndërsa Kritobuli shkruan se është aq i pasur me ar e argjend, saqë do të mund të “lëvrohej nëpër ar të pastër”.

 Ndërkaq, Marin Bici në raportin e tij përmend se në qytet e kanë një kishë të madhe, ku mund të rrinë 1 000 frymë. Për kishën sase, pak më tutje, ai shkruan se është e bukur dhe e madhe, e që mund t’i zërë 3 000 veta.

Arkeologu Haxhi Mehmetaj, i cili udhëhoqi hulumtimet arkeologjike,  disa herë, shkruan se rreth një kilometër në juglindje të qytetit mesjetar, më 1990, në lagjen Gumnishtë, kur po bëheshin gjurmime arkeologjike, me karakter sistematik hulumtimi, u zbuluan gjurmët e një qyteti të fortifikuar të mbretërisë dardane, të tipit polismation, emri i të cilit do vënë në lidhshmëri me qytetin ilir Damastion, i cili për 200 vjet rresht farkoi monedha argjendi ndër më cilësoret në Evropën Juglindore. Pra, sipas tij, qyteti shpeshherë i mistifikuar Damastion është pak më tutje Artanës mesjetare, sepse kishte hamendësime nga më të ndryshmet për qytetin antik e të parahistorisë. Kronistët e antikës qytetin Damastion e kanë lidhur me shkëlqimin e prodhimin e arit e të argjendit.

Në një punim të publikuar nga H. Mehmetaj thuhet: “Qyteti brenda mureve zinte sipërfaqe prej 7.10 hektarësh. Brenda arealit të qytetit u zbuluan shtresime të zgjyrës së metaleve si dëshmi e eksploatimit dhe të shkrirjes së xeheve, blloqe gurësh ciklopikë në trajtë katërkëndëshe, një trakt i murit rrethues me gjatësi 25 m i përforcuar me (kontrafor), i ngritur nga gurët e rreshtuar në teknikë të thatë murimi. Janë zbuluar po ashtu enë e fragmente luksoze të zbukuruara me motive mitologjike të shek. VI – IV para Krishtit etj.  Hygia – hyjnesha e mjekësisë shek. IV. p. Kr., është zbuluar në qytetin e Mbretërisë Dardane”.

Në Artanë jetoi biografi i parë i Gjergj Kastriotit

Novobërda, për herë të parë, në burimet e shkruara historike përmendet në vitin 1326, me emrin Nuovo Monte. Në vitin 1349 ka farkuar monedha autonome të njohura me emrin grossi di Novaberda (groshët e Novobërdës). Duke iu falënderuar xeheve të pasura të plumbit, arit e të argjendit, e në veçanti të argjendit, që radhitet ndër mineralet më cilësore të argjendit në minierat evropiane, zhvillimin më të hovshëm ekonomik, qyteti e arrin në fillim të shek. XV.

“Qyteti një kohë të gjatë u përballoi dyndjeve të ushtrisë osmane, por pas dyzet ditësh rrethimi nga Sulltan Mehmeti i Dytë, Artanën e pushtuan turqit më 1445. Sundimtari i fundit para rënies nën sundimin turk ishte Llesh Spani nga Drivasti (Drishti). Ndërsa në shek. XV në Artanë jetonte dhe vepronte shkrimtari ynë Martin Segoni (Shegyni), autori i parë i historisë së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, sikundër edhe një varg dijetaresh të tjerë” (H.M.).

 Në shek. XVII Artana i takonte peshkopatës së Shkupit, ndërsa peshkop ishte Ndre Bogdani, ungji i Pjetër Bogdanit. Pas luftërave austro – turke të vitit 1689 qyteti humb famën e dikurshme. Në këtë kohë nisën shpërnguljet e mëdha të popullatës arbërore drejt veriut, si pasojë e humbjes së luftës së koalicionit të krishterë që e udhëhiqte Austria. Kolera i përgjysmoi banorët dhe i cyti ta braktisnin qytetin.

Poshtë kështjellës, në kurrizin e malit, shfrytëzimi i xehes së argjendit është bërë deri në vitin 1999. Skeleti i shiritave transportues e konstruksionet metalike gjigante me grykën e xeherores ende dëshmojnë për një qytezë industriale, me qindra shtëpi ish-xehetarësh, mensa punëtorësh e godina shumëkatëshe për ish-administratën e dikurshme të qytetit të minierës. Miniera është braktisur, një pjesë e madhe e shtëpive e godinave shumëkatëshe, ndërtuar enkas për punëtorë e menaxherë, janë pothuajse të braktisura, ndonjë plakë ose plak lëvizin ngathët sa për të na e kujtuar se aty ende ka jetë.

Por restorantet e ngritura me shtëpitë e vogla për pushime të bëjnë me dije se kështjella e qyteti i Artanës po e ringjallin jetën përreth pas qindra vjetësh braktisjeje. Kamerieri Gjergj atë ditë të freskët marsi na shërbente në restorant me dashamirësi mish keci të katundit bri Artanës. Vizitorët ishin të shumtë. Disa shtëpi e kafene gjysmë montazhi ishin ndërtuar në rrethin e tretë të qytetit, jashtë mureve mbrojtëse.

Artana ngadalë po rikthehet në vëmendjen e  dardanëve e vizitorëve të huaj.

Parashtruemja e Kërkesavet Shqiptare përpara Këshillit të të Dhetvet – Nga MUSTAFA KRUJA

Shqiptarët e mbështesin të tânë shpresën e tyne më drejtësín e kësaj Mbledhjeje të Naltë. Ata shpresojnë se parimi i kombsivet, qi âsht proklamuem aqë naltas e me aqë bujë si nga ana e kryetarit Wilson ashtu edhe prej shokvet të mëdhâj të tij, nuk ka me qênë nji fjalë e kotë e se të drejtat e Shqipnís qi kanë qênë marrë deri sod nëpër kâmbë kanë për t’u nderuem në këtê Kongres, i cili ka marrë mbi vete misionin e naltë për me begatun njerzín me nji paqë qi, për me qênë e qêndrueshme, duhet të jetë ngrehun vetëm mbi të drejtën e drejtësín.
Ay qi nuk i ka njohun mâ s’pari të drejtat e kombit shqiptar ka qênë Kuvêndi i Berlinit. Arsyet e kësaj mosnjohjeje shkoqiten me fatin qi Shqipnia s’ka pasun kurrë projtës ashtu si kombet e tjera të Balkanit. Shkoqiten edhe me situatën gjeografike të Shqipnís qi ka tërhekun gjithmonë lakmít e fqîjvet të vet.
Traktati i Berlinit i ka këputun Shqipniës Tivarin, Hotin, Grudën, Triepshin, Kuçin, Podgoricën, Plavën e Gucín për Malin e Zi, edhe nji pjesë nga ana e poshtme ndërmjet gjînit të Prevezës e lumit Kalamas për Greqín. Mbi këtê padrejtësí Shqiptarët formuen Lidhjen patriotike të Prizrêndit qi i u kundrështue me armë lëshimit të Plavës, Gucís, Hotit e Grudës. Fuqít e Mëdhaja i dhanë at’here Malit të Zi, si shpërblim të këtyne viseve, limanin e Ulqinit. Edhe ky shpërblim mundi të vêhet në veprim vetëm me njê “demostratë navale”, qi njihet mjaft mirë me êmnin “Demostrata Navale e Ulqinit”.
Nga ana e poshtme Lidhja qêndroi gjithashtu gallsisht. Komisioni ndërkombtar qi kishte vajtun në Prevezë për me i dhânë Greqís ato vise shqiptare, hasi në qêndrimin e popullsís e duel e shkoi pa qênë i zoti me e mbaruem misionin e vet. Mbi raportën e këtij komisioni Mbretnít e Mëdhaja u shtrënguen t’i a njohin karakterin shqiptar asaj krahine qi deshën t’i japin Greqís dhe e zbritën kufînin e kësaj te lumi i Nartës.
Me arsye të drejtë âsht thirrun traktati i Berlinit “traktati i vorrimit të Shqipnís”. Me gjithë këtê cungllimet q’i ka bâmun traktati i Berlinit Shqipnís munden me u quejtun gërvishtje, po të përkrahasohen me ato q’i ka bâmun Konferenca e Londrës më 1913. Kësaj Konference nuk i mjaftoi via e Kalamasit si kufî, të cilën Shqiptarët, sikur u pa, e kishin prishun e çuem në Nartë, por i dha Greqís gjith’ atê krahinë prej gjînit të Prevezës e deri në Kep Stilos. Kjo krahinë, qi shtrihet deri më 30-40 kilometra thellë, ka pasun, para luftës balkanike nji popullsí të përgjithëshme 63.000 shpirtësh, nga e cila 40.000 Shqiptarë musulmanë, 14.000 Shqiptarë të krishtênë e 9.000 Grekë.
Në Nord e n’Est i ka falun Malit të Zi e Serbís Krajen, Anën e Malit e bajrakët e Hotit e Grudës, Plavën, Gucín, Pejën, Gjakovën, Mitrovicën, Prishtinën, Gjilanin, Ferizovikun, Kaçanikun, Shkupin, Prizrêndin, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Dibrën, Strugën e Ohrin. Në këto vise, qi gjinden në dy vilajetet e hershme të Kosovës e të Monastirit, popullsia shqiptare formon nji shumicë 80% mbi elementin slav. Kërkojmë pra të gjitha këto vise qi na janë këputun me Kuvêndin e Berlinit e me Konferencën e Londrës.
Kosova qi Serbvet u pëlqen t’a quejnë “Serbia e Vjetër” ka qênë heret e vonë vênd i populluem me Shqiptarë. Serbët kanë shkelun aty më të shtattin shekull, por s’kanë mundun kurrë të zânë vênd si prej kryengritjeve të Shqiptarvet si prej bashklakmís së Bullgarvet.
Mbipeshimi serb në krahinët e Kosovës kurrë ndo njê herë s’ka ngjatun; Shqiptarët kanë formuem gjithmonë shumicën e madhe të popullsís së saj, me gjithë të ndrydhunit e salvimet qi kanë psuem prej Serbvet. Popullsia serbe qi âsht futun mbasandej nuk formon mâ tepër se 15%.
Shqiptarët kanë bâmun në kohnat e fundme e sidomos më 1910, 1911 e 1912, sa kryengritje për me fituem lirín e tyne. Më 1912, 18.000 Shqiptarë prej Kosove, pas nji lufte të fortë kundra ushtrís turke, pushtuen qytetin e Shkupit, duke shtrënguem Turqín qi t’u bânte konqesina.
Qeveria turke qe gati për t’u njohun Shqiptarvet të drejtën për sa kishin kërkuem e për të formuem nji administratë autonome, e cila do të përmblidhte tre vilajetet e Kosovës, Shkodrës, Janinës edhe nji pjesë të vilajetit të Monastirit. Shtetënit e Balkanit duke kuptuem dobsín e Turqís qi s’po mundte me i shtruem Shqiptarët e duke pasun frigë se po formohej nji Shtet vetqeverimtar shqiptar n’ato vênde qi lakmojshin prej sa kohe, shpejtuen me i shpallun luftën Turqís e prandej Shqiptarët nuk mundën të nxjerrin ndo nji fitim nga konqesít qi kishin fituem me armë në dorë.
Në të damen e vêndevet të Balkanit më 1913, atdheu ynë u bâ flia e fqîjvet për me mos i u dhânë shkak njê lufte europiane. Por tashti qi kjo luftë u bâ edhe âsht tue marrë fund me triumfin e të drejtavet të gjithë popujvet, besojmë plotësisht se ato krahina të gratëshme thjesht shqiptare, pa të cilat Shqipnia as nuk mundet me jetuem, kanë për t’i u këthyem mâmës-atdhè.
Ndonse âsht e vërtetë qi do të hyjnë disa pakica të hueja në kufîjt e Shtetit shqiptar, do të ketë edhe grumbuj të mëdhâj Shqiptarësh qi kanë për të mbetun jashtë.
Konferenca do e mos do t’a shohë ndryshimin qi gjindet ndërmjet deshirit t’onë të drejtë për me futun vëllaznit t’anë në familjen shqiptare, e lakmivet të padrejta të fqîjvet t’anë, të cilët, duke mos u ngîmun me aqë vênde thjesht shqiptare qi na kanë këputun me përdhunë, vijnë përsëri me i kërkuem qi të na këputen të tjera.
Greqia kërkon nji pjesë të Shqipnís së Poshtme, të quejtun Epir i Veriut, duke prumun si argument se në këtê krahinë ka njê popullsië prej 120.000 Grekësh e 80.000 Shqiptarësh. Na i qesim të padrejtë këta numra e thomi qi popullsia greke në këtê krahinë nuk i kapërcen 20.000 shpirtë. Këta 20.000 shpirtë rrijnë në fushët të Dropullit e të Vurkut të Delvinës. Janë të gjithë bujqë, pa tokë e pa shtëpí, qi punojnë dhenat e Shqiptarve.
Thuhet edhe qi të tânë Shqiptarët ortodoksë duhet të quhen Grekë, pa u marrë para sŷsh kombsia e vërtetë e tyne.
Kjo davà e kotë e ka shtymun natyrisht priftnín greke me e bâmun fenë nji vegël të ndrydhuni e tiraníe.
Lidhja e Prizrêndit i pati këputun Turqís lêjën me hapun nji shkollë shqipe në Korçë. Priftnía greke mallkonte ata prindën ortodoksë qi dërgojshin fëmijët në këtê shkollë e i paditshin te qeveria turke si kospiratorë kundra njësís së Shtetit. Kjo manovër ka shkaktuem mërgimin e burgimin e shumë krenëve familjesh shqiptarë e mbërrîni deri në të mbyllunit e shkollës.
Nga ana tjetër, qeveria turke duke i shtrënguem gjithashtu prindnit musulmanë për me mos i lânë të dërgojnë fëmijët në shkollën shqipe, kishin, në këtê rasë, me priftnín greke njisí qëllimesh e bashkpunim të plotë ndërmjet tyne.
Tue i marrë Shqiptarët ortodoksë për Grekë, po qitet mêndimi qi s’do t’ishte punë e drejtë me i shtruem nji pakice mâ pak të qytetnueme nji shumicë me njê qytetní mâ të naltë. S’mundet me u bâmun fjalë për ndryshim qytetníe ndërmjet bijvet të nji fare qi jetojnë bashkë pa ndryshim konditash, qi flasin nji gjuhë pa ndryshim zakonesh. Në qoftë se Shqiptarët ortodoksë janë mësuem në shkolla greke, Shqiptarët musulmanë e katolikë, të cilvet u ishte ndaluem e drejta me u mësuem në gjuhë kombtare, kanë kënduem në shkolla turke, italiane, frênge, hinglize e amerikane.
Po merren për shkak ndîesít filogreke të Shqiptarvet ortodoksë. Këtij mêndimi i vêmë kundra atê të Lord Hobhouses qi ka shoqnuem Lord Byronin në Shqipní e qi shkruente në fillim të shekullit të nândëmbëdhetë mbi popullsít e Epirit otoman:
“Vetëm Shqiptarët e kanë ndîesín e kombsís; as nji prej popujvet tjerë të mbretnís otomane s’ndîen tjetër gjâ përveç fesë”.
Z. Abaret, delegat i Francës në Komisionin e Rumelís Lindore, në nji mêndore q’i ka paraqitun komisionit më 13 Gusht 1880, ka thânë:
“Shqiptarët rrojnë në nji harmoní të plotë; para ç’do sêndi tjetër janë Shqiptarë. N’âsht e vërtetë qi katolikët janë të lidhun me gjithë zêmër mbas fesë së tyne, s’âsht mâ pak e vërtetë prap se për ata, si edhe për bashkatdhetarët e tyne musulmanë, ndîesía kombtare, dashunia për vêndin e vet e nderimi i zakonevet të vjetra janë sênde qi kanë mâ të madhen rândësí e qi dalin përmbi të tâna tjerat”.
Qe edhe se çë shkruen Z. Vaucher, në “L’Ilustration” të 7 Prillit 1917, mbi kazán e Korçës:
“Shqipnia e Shqiptarvet, kjo âsht kryefjala e të tânë ndêjësvet të kësaj fushe pjellore të Korçës.
“Qyshë sod dy muej qi âsht formuem republika e Korçës, Shqiptarët po na e provojnë se janë të zott me jetuem në harmoní njêni me tjetrin. Ngatërresa fetare s’ka mâ, përse s’ka mâ se kush t’i nxisë”.
Anmiqt t’anë kërkojnë nga Shqipnia bash nj’atê krahinë qi çetat gjeritase të Zografit me ushtarë grekë të shndërruem, nên urdhën t’oficerve grekë, e kanë djegun vetë me dorë. Asht çudí me pamun qi Grekët të munden me i quejtun të tyne këto vise, mbas si i rrenuen e i rrafshuen krejt për tokë. Mbi këtê, Z. Vaucher, korrespondenti i Illustration-it shkruen:
“E gjithë kjo krahina e Kolonjës âsht rrenuem prej çetavet greke më 1913. Emnat qi gjinden mbi kartët s’janë mâ tjetër veçse kujtime. Mbi dhé s’kanë tjetër shêj veçse disa gërmadha të paforma qi dëftejnë vêndet e katundevet musulmane”.
Duket se tue kërkuem Epirin e Epër, Grekët s’kanë qëllim tjetër veçse me frigsuem Shqiptarët e me i bâmun të hekin dorë nga kërkesat e drejta të tyne n’Epirin e Poshtër e sidomos mi Çamërín qi âsht thjeshtë shqiptare.
Kur kundrëthânsit t’anë bâjnë davá se Shqiptarët ortodoksë t’Epirit t’Epër do të kishin dëshirë me u bashkuem me Greqín, Vëlleht e Pindit, qi e kanë njohun mirë administratën greke, po lypin bashkimin me Shqipnín.
E si munden me u pajtuem këto dy mêndime? Si mundet me u pranuem qi të ketë Shqiptarë me mohuem vëllaznit e vet, kur njê element i huej, si Vëlleht, s’po kërkon tjetër veçse bashkimin me Shqiptarët?
Shqipnia qi ka vuejtun shumë të këqia, po sa të jetë përngrehun, do t’a bâjë detyrë të veten me jetuem në bashkim të plotë e me nji shpirt tolerance sa mâ të gjânë, duke u dhânë pakicavet të hueja të gjitha të drejtat qi u njihen në vêndet mâ të përparuemet në qytetnim.
Kufîni i Shqipnís në Sud duket si me qênë caktuem prej natyre: âsht vargu i malevet të Gramozit e Pindit. Vetëm ky kufî mundet t’u përgjigjet nevojavet projtorake e ekonomike të nji vêndi kaqë të pafuqishëm si Shqipnía.
Po të kishte pasun Shqipnía lirië në veprimet e saj, do t’ishte vûmun do e mos në shërbim të Kuptimit me i ndihmuem me të tâna fuqít e veta. Deri ditën kur âsht pushtuem prej anmiqvet, të gjitha mjetet qi ka pasun në dorë, i ka vûmun në shërbim të Kuptimit, duke u dhânë ndihmë e ushqim ushtrivet serbe në të tërhekunit e tyne nëpër Shqipní.
Shërbimet e bâme ushtrivet serbe marrin njê rândësí mâ të madhe, kur të kujtohen barbarít e plojet sistematike të bâme po prej këtyne ushtrive serbe, sidomos kundra popullsivet shqiptare të Kosovës në luftat e pas luftash balkanike, si edhe të djegunit e shumë katundeve shqiptare të raportueme në kohët të vet nga ana e të tânë korrespondentavet të shtypit europian.
Shqiptarët u kanë bâmun mâ të mëdhajat shërbime ushtrivet italiane e frênge qyshë se ato kanë arrijtun në Shqipní, e, nga ana tjetër, s’kanë ndëgjuem me formuem trupa ndihmëtarë në Shqipní të Poshtëme, me gjithë zotimet qi Austriakët, bashkë me nji Shtet balkanik, nuk prâjshin tuke u bâmun.
Konferenca âsht duke u kujdesuem për me hudhun themelet e nji paqe të qêndrueshme. Kjo paqë s’mundet me u bâmun pa u marrë para sŷsh të drejtat e kombsivet.
Për sa i përket Shqipnís, në qoftë se Kongresi, kundra këtij parimi, kishte me i pëlqyem cungllimet e bâme aqë fatkeqsisht më 1878 e më 1913, vêndi i ynë kurrë ndo nji herë s’ka me e gëzuem atê qetësí q’i duhet për zhvillimin e tij ekonomik; ky do t’ishte edhe krijimi i krizave periodike në Greqí e në Serbí, të cilat s’janë aspak të zôjat me përtypun njê shumicë Shqiptarësh aqë madhështorë për mëvetësín e tyne e aqë të lidhun mbas gojdhânavet kombtare. Kjo situatë âsht e atillë natyre me shkaktuem turbullime të padame për të gjatë gjithë kufîjvet të Shqipnís.
Padrejtësít e plojet e bâme kundra popullsivet shqiptare qi banojnë krahinat e zaptueme nga ana e Shtetënvet të sipërêmnuem, bâjnë me pasun frigë prej fatit qi po i pret, këto popullsí, të cilat s’kanë me njohun paqë veçse në hikë ase në vdekë.
Kjo do të sjellë në kujtim fjalët e Taqitit: “Ubi solitu dinem faciunt, pacem appellant”.

Paris, më 24 Shkurt 1919

Marrë nga vëllimi “Mustafa Kruja në historinë shqiptare”
Kapitulli “Shqipnia përpara Konferencës së Paqes”

Largimi (Brexiti) eventual i Britanisë së Madhe nga UE, vullnet popullor apo vendim politik…? – Vështrim nga AGRON SHABANI

Britania e Madhe (Mbretëria e Bashkuar) së bashku me Republikën Federale të Gjermanisë, Francën dhe Italinë e përbënin dikur “Katërshën e Madhe” të UE-së. Respektivishtë, dikur” boshtin kurrizor” ose “centrifugën kryesore” të UE-s ( BE-s). Ndërkohë që Britania e Madhe, pos tjerash është edhe njëra prej fuqive kryesore të Natos si dhe aleate tradicionale ose historike e SHBA-së. Gjë që largimin e mundshëm ose eventual të Britanisë së Madhe nga BE-së, e bën akoma me të ndjeshëm dhe me të komplikuar në sfond. Mos të flasim këtu mbi ndikimet, implikimet ose pasojat e ndryshme tregtare, finansiare, manufakturale, konjukturale, politike, ekonomike dhe të tjera në nivel kontinental dhe interkontinental. Në strukturën, infrastrukturën dhe arkitekturën e gjithëmbarëshme të marëdhëniëve ose raportëve të brendshme kontinentale sidomos. Duke menduar këtu në ndikimet, influencat ose interferimet e ndryshme eksterne ose eksplikative të largimit britanik në proviniencat, reminishencat ose konstelacionet e ndryshme tregtare, finansiare ( bankare), ekonomike, konjukturale, manufakturale, industriale, teknologjike etj.
Sipas shumë gjasave, largimi (brexiti) briranik me tepër është vendim politikë, se sa verdiktë ose vullnet i përgjithshëm (gjeneral) i popullit anglez ose britanikë. Ndërkohë që fijet ose rrenjèt e ndryshme konpirative ose logjistike tè brexitit anglez ose britanik, hèpèrhè ndodhèn të fshehura ose maskuara nepër trashe ose istikame të ndryshme politike dhe gjeostrategjike. Apo, mbase nën rrogoz. Kush e di ?!
Në këtë sfond thonë se mosbesimi ose ‘ateizmi´i përgjithshëm’ politikë, ekonomikè, industrial, teknologjikè etj., janë të arësyeshëm dhe të akceptueshëm deri atëherë kur i zbulojnë dhe justifikojnë shkaqet dhe arësyetueshmerinë e përgjithshme të një besimi të thellë esencial ose substancial. E dekoduar dhe deshifruar ndryshe kjo donë të thotë se miliardat e dhuruara (huazuara) nga Banka e Përbashkët Europiane dhe donatorët tjerë botëror ose ndërkombëtar ndaj shtetit helen (Greqisë) dhe të tjerëve nè kuader të “kontributëve dhe solidaritetit të përbashkët europian” mund t’i ketë revoltuar ose bërë nervozë anglezët ose britanikët për të vendosur të largohën nga UE-s ose Eurozona?
Aty janë edhe implikimet ose rekomandimet e një pjese të madhe të Administratës Amerikane të Presidentit Trupm (sidomos e këshillëtarit Bollton etj.) ndaj Qeverisë Britanike. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe lidhjet e moçme familjare, monarkiste, biologjike ose gjenealogjike të Oborrit Mbretërorë të Britanisë së Madhe me Romanovët e Rusisë dhe kështu me radhë. Thuhet se SHBA-s dhe Rusia, gjithëmonë u janë drojtur ose frikësuar lidhjeve ose aleancave të ndryshme në mes Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Francës dhe Italisë të cilat zatën e përbejnë edhe ‘katërkëndëshin e madh ‘kulturorë, ekonomikë, industrial, teknologjikë, ushtarak dhe politikë të kontinentit të vjetër.
Aty janë edhe kapriciot ose indiciet e njohura rivale ose antagoniste brendapërbrenda popullit (popujve) dhe kurorës së bashkuar britanike të trashegimtarëve të yorkëve, lankasterëve, stjuartëve, tudorëve etj. Në këtë prizëm edhe raportët ose marëdhëniet e ndryshme në mes “eminencave gri” ose “par-exelencave” të ndryshme rojaliste, qeveritare, parlamentare, partiake ose politike, jo rrallë i ngjajnë “Darkës së fshehtë” të Jezu Krishtit me apostuj. Për të mos thënë marëdhënjëve ose raportëve të njohura në mes “Dashurisë dhe Urrejtjes”!(…).
Ndryshe nga kjo, kriza dhe kolapsi i mehërshërm finansiar dhe ekonomik në shtetin helen (Greqi) së bashku me krizat e ndryshme akute ose kronike në Portugali, Irlandë, Spanjë, Itali dhe kështu me radhë: Kanë nxitur dhe shkaktuar shpesh të çara (plasje), fraktura, kolizione, fraksione dhe korrezione të ndryshme strukturale ,konceptuale, konjukturale ,manufakturale ,finansiare ,ekonomike, sociopsikologjike dhe të tjera brendapërbrenda vendëve të ndryshme kryesore të ´kompozicionit të përbashkët europian´ që mund të kenë pasur pasoja, implikime dhe reflektime të ndryshme ( eksterne ose eksplikative) në strukturën, infrastrukturën dhe “arkitekturën e përbashkët” të Bashkësisë Europiane. Në mes Republikës Federale të Gjermanisë dhe Francës (si vendët me të fuqishme ose kryesore të këtij unioni..) sidomos. Kështu për dallim të gjermanëve ose Gjermanisë që me plot të drejt e shohin dhe konsiderojnë vetën si “boshtin kurrizor” ose Lokomotiven kryesore të “kompozicionit të përbashkët” evropian: Janë Franca ose francezët ata që në stilin dhe manirin e njohur të një” l´grande nationi” të imagjinuar (fiktiv) ose tradicional, vazhdojnë ta shohin dhe paramendojnë vetën si fuqinë me të madhe ushtarake, politike, industriale dhe ekonomike në Unionin Europian dhe me gjërë .Në këtë frymë, politikani dhe analisti i njohur francez, Zhak Atali gjatë një interviste të dikurshme ekskluzive për “Euronews” :Duke i numëruar dhe llogaritur siç thoshte asokohe ai “përparësitë dhe avantazhet e shumëta ushtarake, industriale, ekonomike dhe të tjera të Francës në raport me Gjermaninë dhe të tjerët në njerën anë, si dhe duke i elaboruar ose paragjykuar të “metat”, “dobësitë” ose “disfavoret” e ndryshme njerëzore, materiale, industriale, ekonomike dhe të tjera të Gjermanisë në raport me vendin e tij (Francën) në anën tjetër: Asokohe e quajti Gjermaninë si një “njeri” ose “pacient të sëmurë” të Bashkimit Europian. Duke u shprehur në vazhdim për siç thoshte ai “shkallën e ulët të natalitetit (plakjen graduale ose sistematike) të popullit gjerman ,madje për çështje dhe aspekte të tjera sociale, finansiare dhe ekonomike që në të shumtën e rastëve nuk përkojnë fare me realitetin dhe faktët e njohura në terren. Gjermanët dhe Gjermania janë sponsorët dhe donatorët me të rëndësishëm ose kryesor të ndihmave dhe kontributëve të përbashkëta finansiare dhe ekonomike në kuadër të Bashkimit Europian. Ndërkohë që industria, teknologjia dhe ekonomia e fuqishme gjermane gjatë kohëve të fundit, nèn drejtimin e Kacelares Dr. Angela Merkel, kanë njohur (shënuar) rritje dhe lulëzim të përgjithshëm në të gjitha fushat dhe segmentët e mundshme. Duke e bërë sot Gjermaninë njerën prej vendëve me të fuqishme industriale dhe konomike në të gjithë globin. Në këtë sfond edhe ndihmat dhe kontributët e lartëpërmendura finansiare dhe ekonomike të Bankës së Bashkuar Europiane dhe bankave të tjera nacionale ose internaionale për Greqinë, Portugalinë, Irlanden dhe vendët tjera të ´eurozonës” që ndodhëshin në kriza të ndryshme ose në recesion në të shumtën e rastëve ishin të garantuara dhe sigurura nga taksapaguesit (tatimpaguesit) gjerman etj. Në këtë drejtim njohësit dhe studiuesit (ekspertët) e ndryshëm të rrjedhave dhe zhvillimëve të përgjithshme politike, finansiare, industriale dhe ekonomike brendapërbrenda “tregut të përbashkët” europian duke i analizuar dhe komentuar trendët ose standardet e ndryshme (dominante dhe eksluziviste) të vendëve ose fuqive të ndryshme të BE-s.:Kanë bëtë fjalë për ndarje ose “forma të reja” suksesive, secesive, proteksioniste ose merkantaliste të valutës (euros) dhe “kapitalit të përbashkët” europian në të ardhmen. Gjegjësisht, për “muskuj” ose barriera të ndryshme finansiare, industriale dhe ekonomike të fuqive ose superfuqive të ndryshme industriale dhe ekonomike të BE-s- ndaj vendëve të ndryshme me të vogla ose me të pazhvilluara të ketij UE-s. Aty janë edhe “zonat” ose “modelet” e ndryshme industriale dhe ekonomike brendapërbrenda Bashkimit Europian si “Modeli i Rajnës” i përbërë nga Gjermania, Franca, Belgjika dhe Luksemburgu; “Modeli Anglo-Sakson” i përbërë nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Portugalia; “Modeli Skandinavë” i përbërë nga Austria, Holanda, Danimarka, Finlanda dhe Suedia; “Modeli Jugor ose Mesdhetar” i përbërë nga Spanja, Italia dhe Greqia etj. Ndonëse, sëcili (ose akëcila) prej tyre me kuota, ritme, trende dhe standarde të ndryshme zhvillimore, sociale, jetësore dhe ekonomike. Ndërkohë që në Britaninë e Madhe, jetojnë dhe punojnë me tepër se 4 milion francezë.

Në këtë botën tonë të çoroditun… – Nga SAMI REPISHTI*

Ridgefield,CT.- Pa dyshim jetojmë në nji botë me të paprituna të përditëshme: shumica e tyne të padëshirueshme; mjaft prej tyne me karakter tragjik dhe përpjestime masive. Ka shumë spjegime, ka shumë përcaktime të kësaj situate të vështirë dhe të rrezikshme. Ajo që shqetëson ma shumë ashtë përdorimi i papushim i fjalës: urrejtje – nji përbuzje e fortë e shoqënueme me vullnet të keq e dëshirë për shkatërrim! Kudo që ngjasin trazime që na shqetësojnë gjindet nji spjegim: urrejtja. Kudo që konfliktet gjakosin masat e pafajshme spjegohen me fjalën: urrejtje. Përpjekjet tona me krijue nji atmosferë ku njeriu të afrohet me njeriun si vëllau me vëlla duket sikur janë fjalë pa kuptim në këte botë të çoroditun që refuzon të mirën, që përqafon të keqen dhe që shkatërron dalëngadalë, por me siguri, arritjet e qytetnimeve mijëvjeçare të të gjithë kontinenteve, tue damtue randë frymën e shpresës për nji të ardhme ma të mirë….

Ashtë tragjedia e botës sonë bashkëkohore!

Më 15 mars 2019, ditën e premte (xhuma), ditë e shenjtë për afër 1.4 miliard besimtarë myslimanë në botë, në qytetin Christchurch, Zelanda e Re, nji burrë i armatosun dhe me “camera” në kokë për fotografim, u drejtue kah Xhamia Al Nur dhe hapi zjarr me armë automatike kundër cilitdo që shikoi ose takoi, ose që rastësisht i doli para. Gjashtë minuta ma vonë, ai u drejtue kah Xhamia Linwood dhe zbrazi armët përsëri mbi besimtarët që luteshin dhe kërkojshin falje e mëshirë nga Zoti, akti ma domethanës i krijesës ndaj Krijuesit. Akti i terrorit masiv u transmetue “i lirë” për të gjithë botën me u pa në mediat e informimit.

Numri i viktimave të vramë arriti shifrën 50 (pesëdhetë) dhe ma shumë se 54 (pesëdhetë e katër) u plagosën gjatë lutjes fetare, e tani po shërohen në spitalet e vendit. Tragjedia e nji qyteti të vogël preku zemrat e botës mbarë!

I dyshuemi u arrestue. Ai quhet B.H.T, 28- vjeçar, ekstremist supremacist i bardhë me urrejtje për emigrantët. Videoja e prodhueme, dokumentar prej 17 minutash, ashtë rasti i parë ku nji vrasës tregon në filmaktin e tij – kriminal në esencë dhe grotesk në formë,- nji dokumentacion okular i aftësisë së njeriut me zbritë poshtë, poshtë, jashtë botës njerëzore. Inhumanity! Tue folë para Parlamentit, Kryeministrja Zonja Ardern shqiptoi këte sentencë madhështore që unë respektoj sot:

“Ai është terrorist, është kriminel, është ekstremist. Por sa herë që do të flas, unë nuk do të përmend emrin e tij. Ju bëj thirrje që sa herë të flisni, të përmendni emrat e atyre që u shuan dhe jo emrin e atij që u mori jetën. Ai mund të ketë dëshiruar të bëhet i famshëm, por për ne, këtu në Zelandën e Re, nuk do t’ia ofrojmë këte.” (VOA)

Monumentale! Sentencë që vlen për kriminelët e çdo kohe dhe çdo vendi!

Vrasësi 28-vjeçar T, qytetar australian, që udhëtoi nga Australia në Zelandën e Re, nacionalist ekstrem e i vetëshpallun, i bardhë, sot i akuzuem për vrasjet masive… dënon “myslimanët” dhe i quen të gjithë “emigrantët” “pushtues”, simbas nji manifestos prej afër 70 faqesh, ku elaboron “filozofinë” e tij, të nji mendje të smurë. Nji qendrim i këtill ashtë i ngjashëm me ate të Presidentit Trump të SHBA-së që quen “emigrantët” e Amerikës latine “invadues” të SHBA-së, tue nxitë kështu urrejtjen kundër tyne. Në fakt, krimineli quen Presidentin Trump “…simbol i sotëm i racës së bardhë…” E pabesueshme!

Vrasësi i 50 myslimanëve dhe plagosësi i 54 të tjerëve në dy xhamitë e qytetit Christchurch, Zelanda e Re, ka udhëtue edhe në Ballkan (2016-2018) simbas “Zërit të Amerikës”. Në fund të vitit 2016, krimineli ka vizitue Serbinë, Malin e Zi, Bosnjen dhe Kroacinë, ku ka pa vendet e fushëbetejave historike, raporton agjencia Reuter, dhe ashtë kthye përsëri në 2018-n. Ai ka vizitue shumë herë edhe Turqinë dhe ka kalue atje kohë të gjatë, deklaroi nji zyrtar i naltë i qeverisë turke. Nuk ka shënime akoma nëse ka vizitue Shqipërinë dhe Kosovën.

Qyteti Christchurch, Zelandën e Re, ka nji bashkësi të vogël myslimane, afërsisht 1.000 persona, Në përgjithësi, vendësit e dënuen randë këte akt agresiv e kriminal. “Na dënojmë dhunën dhe urrejtjen e çdo lloji dhe bashkohemi me të gjithë të tjerët, në Zelandën e Re duke shprehur trishtim të thellë për ata që janë damtue nga nji ngjarje e tmerrshme”, deklaroi Komisioni për të Drejtat e Njeriut të Zelandës së Re. “Nuk ka vend për urrejtje në Zelandën e Re…!”

KM i Zelandës së Re, J. Ardern, tregoi naltësinë e saj shpirtënore kur deklaroi:

“Ata (myslimanët) kanë zgjedhë Zelandën e Re si shtëpi të tyne dhe kjo tokë ashtë shtëpia e tyne. Ata janë né!… Terroristët vranë njuzelandezët!”

Në nji shkrim të botuem në The New York Times (16.III.2019), shkrimtari Steve Braunias, nga qyteti Te Atatu (Z. e R.) përshkruen:

“…vrasjet në dy xhamitë janë diçka e re për ne, diçka që nuk përputhet me ne. Ky akt ka qenë i organizuem, i planifikuem, masakër në shkallë të gjanë kundër të pafajshmëve, masakër e kryeme nga nji vrasës o ma shumë se nji, me nji kokë të mbushun me material militantësh, zakonisht nji logjikë e supremacistëve të bardhë, me frikën dhe përbuzjen e emigrantëve…”

Kjo urrejtje për myslimanët u theksue sidomos mbas masakrës së 9 shtatorit 2011, me shkatërrimin e dy kullave të nalta në New York City, me afër 3.000 viktima. Unë ruej përjetë kujtimin e pamjeve televizive të viktimave që preferuen me vdekë tue kërcye nga dritaret e kateve të nalta në pamundësi largimi e me evitue djegien për së gjalli nga zjarri që dogji gjithçka dhe të gjithë nëpunësit e ndërtesave madhështore. E ndjeva veten të turpnuem nga akti i nji grupi 19 terroristësh që përdorën fenë time me djegë për së gjalli afër tre mijë persona…! Mbrenda zemrës sime, fillova të ndiej nji dallim nga “të tjerët”, dhe nji nxitje me u përmirësue edhe ma shumë që të ishe i denjë për nji qenie njerëzore me dinjitet dhe pjesëtar i nji shoqënie pa kompleksin e fajit… Me përdorë nji shprehje te shkrimtarit Omer Aziz “… e gjithë kjo gjendje nuk ishte me ruejtë nji lloj politike të respektit publik, por nii akt i vetëmohimit…”.

Masakra në Zelandën e Re fillon me ide, e përfundon me dhunë të randë, ashtë opinioni i përgjithshëm i shprehun në shtyp. Aty lexohet se krimineli që hyni ne xhami u përshëndet me fjalët: “Mirë se vjen, vëlla!” Por myslimanët janë shpeshherë të paraqitun si popull luftarak, i paqytetnuem; megjithëse, e kundërta ashtë e vertetë! Nji fe që na ka dhanë qytet nimin arab për shumë shekuj nuk mund të jetë faktor antiqytetnues! Myslimanët kërkojnë të pranohen në vende të qeta dhe të mira, me quejtë “të bardhët” që hyjnë në xhami “vëllau im” …dhe nuk meritojnë nji përgjigje me automatik.

Viktimët e dy xhamive në Christchurch u likuiduen jo vetëm nga nji person plot me urrejtje, por edhe nga idetë e superioritetit racial që ekzistojnë në vend. Kështu ngjau në Quebec, Canada, në vitin 2017, ku myslimanët u vranë me duzina gjatë lutjeve fetare. Kështu, në 2018- n u vranë hebrejtë në sinagogen e Pittsburgut sepse “kishin strehue ‘emigrantët’ e Amerikës Latine”. Kështu ishte në Norvegji disa vjet ma parë kur nji supremacist i bardhë vrau 77 djelm e vajza të reja në kampin veror (nji vajzë ishte shqiptare). Kështu ishte në Charleston, S.C. tre vjet ma parë kur nji supremacist i bardhë vrau 9 persona gjatë lutjes dhe priftin e tyne. Njeriu ka përshtypjen që nji patologji e urrejtjes ashtë përhapë në të gjithë botën dhe rrezikon jetët tona çdo ditë.

Me dhimbje duhet të pranojmë se “Islamofobia” (urrejtja për çdo gja myslimane) nuk ashtë ma nji fenomen i rastësishëm, por nji problem i ngulun thellë në shoqëninë perëndimore. Për disa dekada të gjata, bashkësia myslimane “umma” ka qenë e detyrueme me pranue fajin kolektiv dhe dënimin nga të tjerët për aktet e nji grupi fanatikësh të aftë për terror e dhunë. “Ne e dimë pse e kreu këte akt. Ai e bani për hakmarrje për vrasjet me kamione që myslimanët kanë ba (në Europë)” deklaroi nji racist njuzelandez….

Definicioni i “racizmit” nuk mund të kuptohet si duhet nëse jemi të paaftë me dallue se krimi ashte krim, qoftë i kryem nga ai që lutet në xhami ose në tempullin e tij. Sot, miliona qytetarë mendojnë se problemi ashtë “Islami” si fe dhe si kulturë. Kjo ka sjellë në përfundimin: nëse “Islami” ashtë problemi, atëherë duhet të kemi kujdes e të ruhemi nga 1.4 miliard myslimanë. Ndiqni ata, mos i lejoni me ardhë në vendin tuej, ashtu si këshillon Presidenti Trump… Idetë krijojnë situata të damshme, sepse merren seriozisht nga shumë qytetarë. Edhe në qoftë se vetëm nji kriminel aplikon këto ide, përfundimi ashtë nji masakër.

Ky ashte mësimi që marrim sot nga Zelanda e Re…!

“Nëse dikush sulmon nji hebre, shkruente Hannah Arendt, çdonjeni nga ne duhet të mbrohet si hebre”. Kur ju sulmoheni si mysliman, ju duhet të mbroheni si mysliman. Dhe sot të gjithë jemi myslimanë – të gjithë ne që jemi të dedikuem me mbajtë të gjallë dritën e qytetnimit tonë, tolerancën e paqën tonë, shpëtimin e shoqënisë sonë nga barbarizmi primitiv i këtyne mendjeve gjysmake dhe të helmueme”, përfundon Omar Aziz në komentin e tij. Ndërkaq, popullsia e qytetit Christchurch mbetet e tronditun për jetë. Kërkesë-falje, ndigjohet kudo. Familja e kriminelit shpreh keqardhjen e saj për këte sulm banditesk dhe shprehen se janë “të tronditun thellë”. Kryeministri Ardern u zotue se “do të bahen ndryshime në ligjët për blemjen e armëve”. Familjarët e kriminelit u drejtuen familjarëve të viktimave: “Jemi shumë të prekun për të gjithë të vdekunit dhe të plagosunit”, tha xhaxhai i kriminelit. “Nuk jemi në gjendje të mendojmë ndryshe e për çdo gja tjetër. Na duem vetëm me shkue në shtëpi e me u mshehë”. Gjyshja e kriminelit, 81-vjeçare, tha: “Na e kemi humbë fare. Na nuk dimë as çka të mendojmë…” Popullsia e krishtenë e qytetit hapi fondin e ndihmës dhe grumulloi mbrenda nji dite shumën prej 638.000 dollarësh për familjet e viktimave.

Para nji tragjedie të këtillë asnjeni nga ne gjen sot forcën e duhun me mendue qartë.

Mbeten vetëm forca e lutjes dhe ndjenja e faljes së fajit…, dy qendrime që na naltësojnë!

*Veprimtar për të drejtat e njeriut

ZHVATJE E NXENËSVE APO ÇKA…! – Nga Reshat Nurboja – Anëtar i Kuvendit të Komunës së Pejës

 

Me dhjetra prind këto dy tre ditët e fundit, me telefon, mesengjer apo në rrugë drejtëpërsedrejti më janë drejtuar me kerkesë që në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Pejës ta ngriti një shqetësim të tyre lidhur me kërkesen e drejtorisë së shkollës, “Lidhja e Prizrenit” në Pejë (dhe jo vetëm kjo shkollë) për të mbledhur nga nxenësit e kësaj shkolle:

 

  • Nga 5 euro për sigurim fizik

–       Nga 10 euro për nxemje të shkollës

(po duket për nxemje të shkollës gjatë pranverës e veres, se dimri kaloj) dhe

–       Nga 20 euro për rregullimin e klasave…

Kjo mënyrë e zhvatjes së parave nga nxënësit është në kundërshtim me të gjitha ligjet e jo vetëm ligjit të arsimit parauniversitar…! Andaj, kuptohet pasi është kerkesë e qytetarëve, (pothuaj të gjithë, pa perjashtim votues të këtij pushteti) si çështje do ta parashtroj për shqyrtim që në mbledhjen e neserme të Komitetit për Politikë e Financa e kuptohet edhe në mbledhjen e parë të Kuvendit të Komunës së Pejës…

Dua të shpresoj dhe të besoj se lidhur me këtë çështje do të mirret edhe inspektorati i arsimit, ministria e arsimit, se komuna sigurisht është e involvuar në këtë zhvatje të nxenësve dhe prindërve ngase nuk mund të besoj se drejtoria dhe stafi i shkollës Lidhja e Prizrenit e ka marrë një vendim të tillë kundërligjor “në krye të vetin…”

 

DON ZOTI E VJEN KOHA TË SHKRUAJ EDHE DIÇKA AFIRMATIVE E JO GJITHMON SHKRIME NGA “KRONIKA E ZEZË” I KËTIJ PUSHTETI…!