VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kroacia në dritën e 26 vjetorit të pavarësisë së saj shtetrore, nacionale dhe politike – Nga Agron Shabani

By | January 18, 2018

Komentet

Mjekësi e lodhur, indiferente ose “mos u bëfsh për spital” – Nga SULEJMAN MATO

Mos u bëfsh kurrë për spital”,-më ka thënë dikur nëna ime. Atëherë isha i ri dhe sigurisht nuk e kuptoja në ishte ky një mallkim apo qortim për punonjësit e spitaleve të para nëntëdhjetës. Duhet ta provosh vetë këtë ndjesi për ta përdorur më pas shprehjen rutinë “Mos u bëfsh kurrë për spital”. Tashmë që arrita dhe unë në atë moshën e saj, e kuptoj drejt dhe qartazi shprehjen “Mos u bëfsh kurrë për spital. “E kuptoj dhe si mallkim, por dhe si qortim për punonjësit e spitaleve, jo për të gjithë, e sidomos, jo për disa nga punonjësit e urgjencës…

Para dy ditësh më takoi fati dhe mua të përfundoj në dyert e urgjencës së spitalit “Nënë Tereza” madje qysh në orën katër të mëngjesit…Kisha thjesht një bllokim urine, e shoqëruar me dhimbje dhe djegie të forta. Mora taksinë… Taksisti u tregua tepër i interesuar dhe i merakosur, duke më çuar me urgjencë gjer te hyrja e Urgjencës. Njerëzit e thjeshtë janë gjithmonë të përzemërt. E para gjë që më bëri përshtypje qysh në hyrje, ishte sportelistja, një vajzë e veshur me uniformë policore, e cila nuk ma vari fare. As iu përgjigj pyetjes sime dhe as e ngriti kokën për të parë me kë kishte të bënte…. Mbase, e lodhur nga hyrje- daljet e shumta, por ç’ne? Në atë orë njeriu shkon në spitalin e urgjencës vetëm nga një hall i madh.

U vërtita nëpër korridore mos takoja ndonjë bluzëbardhë për të më ndihmuar, ose orientuar, por ç’ne? Ku e gjeje dot një njeri të tillë në atë orë. Në atë orë gjeje vetëm pastruesen që llamburiste pllakat
kokulur dhe persona që vërtiteshin nëpër korridore duke kërkuar një mjek…

Polices ndofta i ishte bërë shprehi të mos ngrinte kokën, por mjekëve a u ishte bërë shprehi vallë që të mos gjendeshin në atë orë pranë të sëmurëve? Pyet andej, pyet këtej. Nuk shihja askënd me bluzë të bardhë. Vetëm të sëmurë, që vërtiteshin korridoreve duke kërkuar mjekun dhe të tjerë që dergjeshin krevateve. U tregua zemërmirë e në përshtatje me detyrën që kishte një infermier i ri, me veshje jeshile, i
cili më priti, më regjistroi emrin e më pas më drejtoi për te dhoma e Ekografisë.… Mirëpo dhe atje mjeku nuk gjendej. Ku janë këta njerëz, mendova. Mos kanë ndonjë urgjencë ose ndonjë mbledhje.

Po ç’ne? Në katër të mëngjesit zakonisht nuk bëhen mbledhje. Para dhomës së Ekografisë qëndruam së bashku me një plak tiranas, 85-vjeçar. Dhe ai kishte të njëjtin hall si unë… U tregua zemërgjerë pastruesja e cila, duke pastruar korridorin, e kish kuptuar shqetësimin tim, por vetëm ajo, ndaj ma bëri me shenjë që të shkoja e të trokisja te një derë… por të mos thosha kush më dërgoi. “Trokit se atje e ke, më tha. Ashtu bëra. Pas disa trokitjeve dera u hap me përtesë. Ishte një vajzë e shkurtër, simpatike, e cila duhej të ishte mjekja e ekos.… Nuk dua të vazhdoj më tepër me këtë mesele. Pas ekos u desh të prisja sërish gjer në orën pesë e tridhjetë që të behej i gjallë dikush nga mjekët e urgjencës. Ndërkohë që vëreja me kujdes gjendjen, persona të tjerë hynin duke mbajtur dikë për krahu. Nga të gjashtë mjekët që duhet të ishin pranë të sëmurëve që rënkonin e kërkonin ndihmë, pas disa thirrjeve nga celulari u bë i gjallë vetëm një djalë i ri, i cili me përzemërsi më vendosi kateterin.

Kaq ishte dhe vuajtja ime. Asistimi në pavijonin e urgjencës, në orët e para të mëngjesit, ishte një rastësi, për të parë me sytë e mi se si funksionon shërbimi në urgjencat tona të natës. Dhe ku! Në spitalin “Nënë Tereza”, ku të gjithë i kanë lidhur shpresat, të moshuar dhe të varfër, tek ky spital publik, meqë shërbimi bëhet falas. Një mjek tjetër që desha ta takoja për të marrë ndonjë sqarim të mëtejshëm më ktheu
shpinën. I tha infermierit të më sqaronte…Ajo ç’ka pashë në atë gjysmë errësirë mëngjesi, më vuri në mendime… Vërtet këta mjekë janë neglizhentë ndaj detyrës së tyre, apo ajo që vura re unë ishte një rastësi…Vërtet kështu punohet në turnin e natës apo ishte vetëm ajo natë e tillë? Mundet që puna e tyre rutinë, me të sëmurë që u sillen rrotull, nga mëngjesi në darkë, çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, vit pas viti, i ka lodhur dhe i ka bërë më pak të ndjeshëm dhe më pak të kujdesshëm ndaj qytetarëve apo ka diçka tjetër, e cila do përmirësuar?

Infermieri im tek i cili i vara të gjitha shpresat mori disa herë mjekët në celular. U përgjigj vetëm ai djali i ri, i cili erdhi pa vonesë.… Duhet të ishin së paku gjashtë mjekë të turnit, tha ai… Ku gjendeshin të tjerët? A mos vallë ishte bërë në heshtje një marrëveshje, për t’i marrë në celular, vetëm në qoftë se do të vinte një njeri i rëndësishëm në pavijonet e urgjencës, pasi njerëz të thjeshtë që hynin duke i mbajtur për krahu e duke duruar dhembjet e veshkave, apo të stomakut, i pashë vetë, me sytë e mi. Një grua e moshuar e shoqëruar nga një grua e re u shtri gati për tokë. E reja thirri e mallkoi, por nuk u përgjigj askush.

Unë e kuptoj që mjekët janë mësuar me këta të sëmurë. Mbase iu është bërë e zakonshme ardhja e personave me probleme shëndetësore, ashtu siç iu janë bërë të zakonshme dhe britmat e pacientëve
dhe klithmat e atyre që i shoqërojnë…Unë i kuptoj mjekët e lodhur dhe indiferentë, dhe e di që nuk janë shumë të tillë, por, dua t’u them se vetë ata, me dëshirën e tyre, e kanë zgjedhur këtë lloj profesioni humanitar…Në kontrast me këtë lloj shërbimi, unë mund t’u përmend plot raste të tjera të humanizmit, dhe në spitalet tona, por shërbim për t’u admiruar do të gjeni dhe do të dëgjoni nga emigrantët tanë në spitalet e huaja.…Një shërbim që të prek dhe që të vë në pozitë të vështirë, për ta falënderuar dhe shpërblyer mjekun me çfarë të mundësh.

Zotërinj doktorë, dhe doktoresha të nderuara, ju lutem, kini mirësinë që të na shërbeni siç e do puna dhe siç ua kërkon detyra…Unë një herë erdha pranë jush dhe mbeta i zhgënjyer…Të tjerë persona me probleme të mëdha shëndetësore i kini atje, çdo ditë. Është ai, populli i thjeshtë, i varfër dhe i përvuajtur që kur vjen atje ju shikon ju në dritë të syrit si shpresa e tij e vetme dhe e fundit…Plaku 85 vjeçar, në ato
pak çaste që qëndruam së bashku më tregoi se kishte gjashtë vjet që jetonte i vetëm. Gruaja i kishte vdekur. Fëmijët i kishte jashtë. …Ishte tirons denbabaden. Nuk ia mësova emrin. Po sa të tjerë përplasen në mesnatë te porta e urgjencës së spitalit “Nënë Tereza”?

Nga Tirana dhe nga rrethet…Për ata ju jeni shpresa e vetme. U shikojnë ju, në sy, sikur të shikojnë Zotin. Pra, ju lutem, keni bërë betimin e Hipokratit kur jeni futur në ato banka shkolle të cilat ju kanë ngritur gjer në këtë detyrë humane dhe njerëzore. Kryejeni punën me dashamirësi dhe mirëkuptim, se, të them të drejtën, të vetmit persona me ndjenjë humane në atë pavijon, ishin infermieri dhe pastruesja. Ata
po. Ata ishin në krye të detyrës dhe nuk u ishin tharë akoma ndjenjat njerëzore. Në rininë time, si shumë të tjerë, dhe unë kam ëndërruar të bëhesha mjek. Mjek nuk u bëra, por mjekësinë e kam dashur dhe e dua shumë. Tani mendoj se, po të isha bërë një mjek, puna ime me të sëmurët do të ishte vërtet e lodhshme, por dhe me satisfaksion. Problemi qëndron tek paga. Është paga e mjekut ajo që nuk e justifikon as lodhjen as satisfaksionin. Eshtë një pagë e ulët për një punë sfilitëse, ajo që i bën disa prej mjekëve tanë, jo të gjithë, të kuptohemi, të sillen ndaj profesionit të tyre si ndaj një profesioni të çfarëdollojshëm.

Nuk është vetëm pasioni. Është dhe paga. Në qoftë se paga e një mjeku do t’i kalonte 1000 eurot, e mjaftueshme për kushtet tona, dhe impenjimi, interesi dhe përkushtimi ndaj detyrës do të ishte më i madh. Duke qenë dëshmitar i një bjerrjeje të interesi të punës së mjekut, në një nga spitalet tona më të mira, mendoj dhe do t’i sugjeroja shtetit që t’i ngrinte urgjentisht pagat e punonjësve të mjekësisë. Vetëm kështu dhe vetëm ky lloj stimulimi material do ta kthejë mjekësinë në destinacionin e vet humanitar

RASTI I PROKURORIT ELEZ BLAKAJ – ATJE KU SUNDON LIGJI SHUKATET POLITIKA – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Në popull thuhet “ra kjo dekë e u pamë”.Na ra,por jo befas rasti i Prokurorit i Gjykatës Speciale Elez Blakaj me rastin e hetimit te afëres së Veteraneve te luftës I cili nxori te gjitha dallaveret qe janë zi në këtë drejtim.Nxori se nja 19 mijë veteranë janë fals,pa meritë,te cilët jane ba më prodhimin e komandanteve te luftës,sepse ashiqare ashtu doli se ishin pas marre vesh qe te veprojnë keshtu,duke leshu çertifikat te rrejshme,por te bleme,ose ne kembim te fotes.

Prokuroi i sinçertë i cili ishte shkollu në Amerikë atje ku sundon ligji e drejtesia mendoj se edhe këtu duhet vepru njesoj.Por nuk i doli ashtu ,kur hetimi i tij doli ne opinion u prishen shpirterat e keqinjë,nisen Prokororin e ri te paqartur shpirterisht ta sulmojnë mbrenda e nga jashtë,ta kërcnoj edhe nga koleget e tij.Thjeshte habiteshin se si ka guxim ky te veproi keshtu.E quajten edhe edhe hajn dhe pishperik,e çka mos,sepse ky ua hallakati shpirtërat ua qiti për lendinë dallaveret,u hallaktën u çuan ne kembë pushtetaret qe e kishin mizen pas veshit.

Elezaj u deshte te ik,sepse ne kete “xhungel” porokuroresh nuk mund te mbijetoi,u ndi i kërcenuar,Pse,sepse ua bani me gishte te gjithe atyre që ishin futë ne këtë lojë te paligjeshme me veteranet,ne vend qe ta mbronin se pari koleget e tij,qe e bani një punë te mrekullueshme,por edhe pushtetarët u dhezën,thuese se krejte këtë rreth Veteraneve fajtor ishte Elez Blakaj,e jo ata akteret qe ishin futë ne te.

Thjeshte po tentohet te mbulohet diçka,te mos zbulohet diçka,çka i ka rrenjet ne vete pushtetaret.te vete ata te cilet edhe e krijun këte afer duke e damtuar shtetin me nga afer 100 milion euro ne muaj.Afer,pas afere qe 19 vjete kesaj Kosove nuk ju ndanë afërat.Bahen aferat vetem atje ku nuk respektohet ligji,rendi dhe Kushtetuta,bahen afera atje ku nuk sundon ligji dhe dretesia atj ku futen mafia politike.Kjo nuk ndodhë ne vendet demogratike perendeimore,e sodomos kjo nuk guxon te ndodhë në Amerikë.

Po e marrin nje shembull nga maja e politikës ne Amerikë.Çprej së ka ardhe për Presidente te SHBA Donald Trump,ne keto dy vitet e fundit ka ndodhe qe shumë dekrete,ligje qe i ka dekretu te ia ndalë vetem një gjykates i cilit do shtet ne Amerik,kurse presidenti as qe e ka pas kurajon e as guximin te intervenoi,duke thanë së kjo është drejtesia,ato janë vendime te gjykatave,etj.etj.

Së pari, REFERENDUM, pastaj kompromis me Serbinë – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

*** Mund të bëjmë kompromis paqësor  me Serbinë, nëse RFERENDUMI MBARËKOMBËTAR THOTË PO,-japim Nishin për Preshevën, për Bujanocin dhe për Medvegjën shqiptare.

 

Ky është i vetmi opsion për arritjen e kompromisit politik mes Serbisë dhe Kosovës. Mirëpo, kjo nuk varet nga Prishtina, as nga bisedimet e udhëheqësve të saj në kuadrin e Dialogut  të Brukselit (2011-2018), por direkt nga Tirana zyrtare, përkatësisht nga Shqipëria, e cila në bazë të së drejtës historike dhe të Kushtetutës në fuqi të vitit 1998 (preambula, ku flitet për bashkimin kombëtar) ka të drejtë që të iniciojë shqyrtimin dhe rindërkombëtarizimin e kufijve të kontestuar territorialë me shtetet fqinje siç është edhe Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia.

Nëse Tirana zyrtare (në bazë të së drejtës historike dhe të Kushtetutës në fuqi të viti 1998, si dhe të së drejtës  së vetëvendosjes për shkolonizimin e shqiptarëve dhe të territoreve të tyre nga vendet kolonialiste  sllave ballkanike) merr përsipër zgjidhjen përfundimtare dhe të drejtë të problemit kolonial të shqiptarëve të Preshevës, të Bujancit dhe të Medvegjës nga Serbia, KËRKESA e saj për arritjen e kompromisit historik me Serbinë, duhet të jetëkthimi i Preshevës, i Bujanocit dhe i Medvegjës Shqipërisë etnike, pa prekur asnjë pëllëmbë të territorit të Veriut të Kosovës. KY ËSHTË KOMPROMISI  PAQËSOR!

 

Mirëpo, për të arritur ky kompromis historik mes Shqipërisë dhe Serbisë,  shqiptarët me Tiranën zyrtare në krye, nevojitet të marrin një vendim të vështirë dhe të dhimbshëm historik, politik, kombëtar dhe shtetëror, sepse për Preshevën, për Bujanocin dhe për Medevgjen, duhet të heqin dorë nga e drejta historike mbi territoret indigjene të Shqipërisë etnike : Kurshumlia, Bllaca, Leskoci, Prokupla, Vraja, Nishi, Novi Pazari, ku që nga viti 1878, kur Serbia ka kryer spastrimin etnik dhe gjenocidin mbi 1 milion shqiptarë, në këto territore shqiptare nuk jeton më  ASNJË SHQIPTAR.   

NJë vendim i tillë i rëndësishëm politik, do të mund të merrej vetëm pas mbajtjes së REFERENDUMIT në shkallë gjithëkombëtare  në hapësirat e Shqipërisë etnike dhe në diasporën shqiptare. Nëse  i gjithë populli shqiptar, do të votonte,  që territoret e theksuara të  zbrazura nga shqiptarët si rrjedhim i  gjenocidit serb(1878-2018) t’i  liheshin Serbisë si kompensim për rikthimin e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës brenda kufijve historikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë etnike.

 

Ky është kompromosi paqësor historik. Nuk ekziston tjetër kompromis, sepse Veriu i Kosovës, është territor i Shqipërisë etnike, jo i Serbisë së madhe kolonialiste. Në këtë pikëvështrim, nuk mund të ketë kurrfarë kompromisi tjetër gjeopolitik me Serbinë, pavarësisht çfarë  thonë dhe çfarë “vizatojnë”  gjeometrat hashimë,  isa ,ramushë,  muratë dhe bulliqë, të cilët  Malit të Zi ia falën “8200 kilometra” territor të Shqipërisë etnike.  Kësi  “specialistë”  për “tëkurrjen” e territorit shqiptar, nuk i duhen as Kosovës e as Shqipërisë etnike.

Pra, nëse Serbia do paqe me shqiptarët, Beogradi, duhet të arrijë kompromis  me Shqipërinë për statusin e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, jo për Kosovën, e cila dikur ishte vetëm koloni e saj (1912-1999), kurse sot, është vetëm shtet fqinjë i Serbisë, sepse që nga 17 shkurti 2008, është shtet i pavarur dhe Sovran, i njohur  nga më se 100 shtete të OKB-së.  Në këtë kontekst, nuk ka se çfarë të debatohet me Serbinë kolonialiste për statusin e mbyllur të Republikës së Kosovës.

Sa  më sipër, Tirana dhe Prishtina të negociojnë me Beogradin për zgjidhjen e  problemit kolonial të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, POR JO për Kosovën, sepse kjo me t’u pavarësuar që nga 17 shkurti 2008 nuk është kurrfarë çështje e bendshme e as e jashtme e Serbisë.

Nëse një REFERNDUM i tillë, do të përfundonte me sukses,  që territoret autoktonte  të Shqipërisë etnike, sot të pabanuara me shqiptarë, t’i jipen Serbisë, në mënyrë që kjo të  eqë dorë nga sundimi kolonial 140-vjeçar  mbi Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

Po qe se  serbët, duan që me paqe  ta mbyllin konfliktin historik me shqiptarët, ky do të ishte i vetmi opsion për arritjen e kompromisit politik me  shqiptarët dhe me Shqipërinë, JO me Kosovën, sepse Kosova është pjesë integrale dhe e ligjshme e Shqipërisë, jo më KOLONI e Serbisë imperialiste.

Prandaj, nëse Beogradi zyrtar do kompromis, paqe  dhe marrëdhënie të mira miqësore me shqiptarët dhe me Shqipërinë, atëherë serbët dhe Serbia, do të duhej të përqafonin dhe të ngelnin të kënaqur me këtë lloj kompromisi historik dhe paqësor  të shqiptarëve, sepse po ua falin territoret e aneksuara dhe gjenocidin e kryer mbi shqiptarët e këtyre territoreve  (1878 – 2018).

Ndryshe, brenda një kohe shumë të shkurtër, Serbia do të jetë e detyruar, që të heqë dorë nga sundimi kolonial 140-vjeçar, Jo vetëm nga Presheva, Bujanoci dhe Medevegja, por edhe nga: Nishi, Novi Pazari, Kurshumlia, Bllaca, Prokupla, Vraja, Leskovci etj., sepse të gjitha këto janë territore të Shqipërisë etnike, të spastruara etnikisht si pasojë e shfarosjes, e masakrave, e reprezalieve dhe e shpërnghuljes masovike  nga soldateskat  serebëve të Obrenoqviqëve, të Karagjorgjeviqëve, të Pashiqëve…etj.

Nëse Serbia nuk pajtohet me këtë kompromis, që nuk është kompromis, por falje e territorit të Shqipërisë etnike, atëherë, Tirana zyrtare, duhet patjetër, urgjentisht, të kërkojë një KONFERENCË NDËRKOMBËTARE PËR BALLKANIN, ku fjalën kryesore, do ta ketë Amerika dhe fuqitë e mëdha botërore, Jo Serbia, e cila nuk do të pranojë kurrfarë kompromosi politik, që të heqë dorë nga territoret e Shqipërisë etnike.

PINJOLLJA E DERALLËVE SFIDON PUSHTETARËT RRUGAÇË TË KOSOVËS – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

     Valdete Deralla, edhepse e martuar dhe me fëmijë, krenarisht, mbanë mbiemrin e vajzërisë – Deralla. Ka përgaditje të lartë shkollore, për lëndet matematikë dhe fizikë, veterane e arsimit, veprimtare e shquar, në relacionin Tiranë, Kosovë, Tetovë, Mërgatë.

     Valdetja është mbesa e Ministrit të parë të Luftës, Mehmet Pashë Deralla, një figurë e ndritur atdhetare. Është pinjollja e fundit në jetë, nga ana e babait, e Familjes së madhe Deralla të Tetovës. Stërgjyshi i Valdetës ishte Hasan Pashë Deralla, gjeneral i shquar i ushtrisë turke, i bërë i njohur në luftërat ruso-turke, në shekullin e 19-të. Gjyshi i Valdetës, Mehmet Pashë Deralla, gjeneral, shef i Shtabit të Luftës të kryekomandantit të ushtrisë së Lidhjes të Prizrenit, Sylejman Vokshit. Ai i kishte shkëputur të gjitha lidhjet me Turqinë, për t`u vënë në shërbim të Atdheut, Shqipërisë. Në vitin 1912, është pjesë e Kuvendit, në Shpalljen e Pavarësisë të Shqipërisë. Ai zgjidhet Ministër i Parë i Luftës i Ushtrisë Shqiptare. 

     Valdete Deralla është lindur në vitin 1944, në Tetovë, pra, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Babai i saj, Hysen Deralla, ishte nëpunës në administratën e Shqipërisë së Bashkuar. Edhe pse nuk ishte partizan dhe as komunist, sepse i përkiste rrymës nacionaliste, autoritetet gjermane e internuan në Vjenë, Austri, duke e lënë vajzën Valdete vetëm dy muajshe. Arsyeja e internimit ishte agjitimi i fshehtë i Hysen Derallës, tek shqiptarët, për t`u mos u organizuar në ushtrinë – SS – gjermane, nga frika e luftës civile, qytetare ndërshqiptare.

     Në vitin 1946, Hysen Deralla me familje, ekstradohet në Shqipëri, nga autoritetet jugosllave. Shtysë e këtij ekstradimi duhet të këtë qenë shtetësia e hershme shqiptare. Si njeri i shkolluar, punësohet në sektorin e Tregtisë së Jashtme në Tiranë. Hulumtimi biografik “zbulon” se ai ishte djali i gjeneral Mehmet Derallës, i familjes të madhe dhe të zëshme Deralla, e dëbojnë në Shkodër familjarisht. Fati u bie t`i fusin në shtëpinë e Luigj Gurakuqit. Qeveritarët komunistë të Enver Hoxhës, i strehonin oficerët dhe kuadrot jugorë, në Familjet e Mëdha shkodrane dhe gjetkë, si goditje e përdhosje, pasi kryefamiljarët e tyre ose i kishin ekzekutuar ose vuanin burgjet politike.

     Në vitin 1951, mendja e prishur e Hoxhës, në zbatim të urdhrave të KGB-së të Stalinit, kurdisi incidentin montazhë, duke hedhur një bombë të kontrollueshme, në oborrin e Ambasadës Sovjetike në Tiranë. Qëllimi ishte goditja e elementit nacionalist, kryesisht Familjet e Mëdha dhe intelektualët, që kishin studjuar në Universitetët e njohura të Evropës. Pa gjyq fare, brenda natës, u ekzekutuan 15 intelektualë të zgjedhur, u arrestuan dhe dënuan shumë qindra të tjerë. Në mesin e tyre ishte edhe babai i Valdete Derallës, Hysen Deralla, i cili u dënua me 15 vite burg politik, edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me rastin, ashtu siç nuk kishin as të sakatosurit të tjerë. Vetë pasuesi i Stalinit, Nikita Hrushov, rastin e “hedhjes të bombës” në Ambasadën Sovjetike, e ka quajtur “një bllof, një budallallëk, një krim të Stalinit”, ndërsa Enver Hoxhën “një lakej e klysh besnik” të Stalinit.

      Emisarët jugosllavë në Shqipëri, Mugosha e Popoviçi me shokë, inskenuan luftën civile në Shqipëri, filluan vrasjen, pas shpine, qysh gjatë luftës, pastaj edhe me ushtri kundër Ballit Kombëtar. Kështu e zhytën edhe më shumë në krime, veglën e tyre Enver Hoxhën. Për të qendruar në pushtet, vazhdoi me ekzekutime e burgje, internime, dëbime, sekuestrime të pasurive, të Familjeve të Mëdha dhe të intlektualëve dinjitozë  kombëtarë. 

     Komunistët në pushtet, goditën radhazi, pothuajse, të gjitha Familjet atdhetare në Shqipëri, që nga Frashëllinjtë, të Ismail Qemalit, Zogollëve, të Vrionëve, Alizoti, Dosti, Kruja, Gurakuqi, Vokshi, Boletini, Shala, Bajraktari, Elez Isufit, Gjon Marka Gjonit,  Kelmendi, Prenk Calit, Mustafa Gjinishit dhe shumë Familje tjera të  Mëdha e fisnike, që ishin shquar në veprimtaritë kombëtare, që nga Lidhja e Prizrenit, Pavarësia e Shqipërisë, Kongresi i Lushnjes dhe në konsolidimin e Shtetit Shqiptar. 

     Kjo tragjedi kombëtare ndodhi me ardhjen në pushtet, me ndihmën direkte jugosllave, të lakejve bythëlaskuriq, të ideologjisë ruso-sllave. Krejt e njëjta gjë ndodhi edhe në luftën dhe pas luftën në Kosovë, kur hafijet halabakë të famijleve askushe, edhën në pushtet, me ndihmën direkte të zyrtarëve komunistë të Tiranës, Serbisë dhe të miqëve të tyre, armiq të shqiptarëve.

     Me zonjen Valdete Deralla, fillimisht, jam njohur përmes Profesor Murteza Bajraktarit, ish i burgosur politik në burgun e Idrizovës – Shkup dhe pas ikjes në Shqipëri, i burgosur politik në burgun e Spaçit – Mirditë, Shqipëri. Pastaj, në pluralizëm, pas viteve `90-a, Konsull i Republikës të Shqipërisë në Bernë, Zvicër.

     Valdete Deralla, si pjesë e disa organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare, pas viteve `90-a, u angazhua fort për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri dhe çështjen e Kosovës. Ajo mori pjesë në organizimin e protestave në Shqipëri, përkrah Profesorit lab Fatos Arapi, shkrimtarëve Agim Gjakova e Aurel Plasari me shokë dhe shoqe.

    Shtëpia e Valdete Derallës u bë një – Kosovë në miniaturë -, ku bënin Kuvend dhe gjenin strehë ngushëlluese kosovarët e përndjekur dhe të sakatorur nga dy regjimet komuniste, jugosllave dhe qeveria staliniste e Tiranës. Bashkëshorti i Valdetës, një tiranas fisnik, thoshte se “jo me kot thonë nga je? – Nga fshati i gruas”. U bëra edhe unë kosovar”. Dhe, vërtet, ne që u bëmë – si të shtëpisë -, ata, Valdetja me bashkëshortin e saj, familjen Gjinali, ishin  gjithëmonë gazmorë, pa treguar kurrë lodhje e mërzitje, nga prania e aq shumë lëvizjeve në shtëpinë e tyre, kryesisht, veprimtarë nga Kosova dhe Ilirida.

     Vërtet, Valdete Deralla ka guximin qytetar dhe intelektual, ka personalitetin e saj, që e begaton begraundi, themeli familjar. Por, ajo është inteligjente dhe shumë e matur, për të kontrolluar ndjenjat dhe veprimet e saj. Pamëdyshje, duhet të këtë qenë shtysë e madhe, madje, shumë provokuese, për të dalë në skenën, për shënimin e përvjetorit të Lidhjes të Prizrenit. Mjafton t`i referohemi fjalimit të saj, pa letër, tamam si një akademike, që i njeh me bazë temat, për të cilat ligjëron, me rastin e 135 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, pikërisht, në Prizren. Por, pesë vite më parë këtë organizim e bënte Organizata atdhetare, “Balli Kombëtar”. Dhe, ata e dinë si pritën motrat dhe vëllezërit e ftuar atdhetarë, sepse kanë traditën dhe edukatën supreme të Shqiptarisë.

      Rrëmuja, injoranca shtetërore dhe qeveritare, duhet të jenë shoqëruar me gafa e marrëzi groteske, për ta sjellur reagimin e ligjshëm të pinjolles të Familjes me nam Deralla, Valdetës. Pra, zhgënjimi ka qenë i tejbollshëm. Vetë prania e kastës aktuale shtetërore, qeveritare dhe parlamentare, në një ngjarje të rëndësishme historike kombëtare, është provokative, sepse kjo kastë bartë një ideologji kundra-kombëtare dhe ka përgjakur djemtë dhe burrat atdhetarë të dëshmuar të Kosovës, përgjatë dhe pas luftës. 

    Valdete Deralla sfidoi në mënyrën më të ligjshme pushtetarët rrugaçë të Kosovës. Sepse, siç thotë ajo, por, që e kanë thënë edhe mediat, njëzëshëm, se manifestimi nuk pati protokoll, nuk pati rregull, nuk kuptohej kush ishte i parë dhe as i dytë. Ishte një katrahurë, një organizim i keq, që assesi nuk e justifikon dhe nuk e nderon, një datë historike madhore, siç është Lidhja Shqiptare e Prizrenit.

Çështja e Luginës duhet ngritë në Bruksel e OKB, e jo vetëm nëpër deklarata politike – Nga Mr.Sc. Refik HASANI

Paraqitjet e shpeshta që janë dhe mbeten vetëm deklarime politike të Presidentit të Kosovës, z.Hashim Thaçi, dhe Nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Lutfi Haziri, për korrigjimin e kufirit, ndarje territoriale, shkëmbim territorial, e deri te bashkimi të Medvegjës, Bujanocit e Preshevës me Kosovën.

Para se të prononcohen liderët institucional dhe politik të Kosovës, së pari do të duhej të ndërtojë një qëndrim dhe Parlamenti i Kosovës të diskuton për Referendumin e kësaj krahine. Do duhej përgatitur që çështja të paraqitet e shtrohet me fakte, dëshmi e argumente në instanca siç janë bisedimet në Bruksel, por edhe në instanca e mekanizma të BE-së dhe OKB-së.

Deri tani asnjëher nuk është përmendur në nivele të larta, prandaj është më se e domosdoshme të shtrohet drejt që kjo krahinë është e diskriminuar dhe është në kërkim të një zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme, pasi ka mbajtur referendumin më 1 e 2 mars 1992, ka sakrificën dhe luftën e armatosur të UÇPMB-ës dhe Marrëveshjen e Konçulit.

20.08.2018

(Që Kosova të mos i ngjasë Çekisë!) Në 50-vjetorin e pushtimit rus, Çekia zgjedh Rusinë – Nga SHABAN MURATI

Ironitë e historisë janë të habitshme për sa i përket fatit të popujve. Herë luan historia me popujt dhe herë luajnë popujt me fatet e tyre. Me këtë rastin e dytë mund ta ilustrosh atë që ndodhi në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të 27 janarit 2018 në Çeki.

Sivjet është 50 vjetori i pushtimit rus të Çekosllovakisë në 21 gusht 1968.

Dhe Çekia në këtë 50 vjetor të pushtimit rus zgjodhi si president të saj Milosh Zeman, duke detyruar gjithë mediat europiane ta karakterizonin si “fitore e njeriut të Putinit”. Në anën tjetër të barrikadës së interesave, mediat ruse e duartrokitën nxehtësisht rizgjedhjen e tij, sepse, siç shkruante portali rus “news.rambler.ru” në 26 janar, Milosh Zeman “është pothuajse politikani më prorus në BE”.

Kur Milosh Zeman u zgjodh për herë të parë president në vitin 2013 mund të thuhet se elektorati çek nuk e njihte mirë dhe ai nuk e kishte shfaqur akoma hapur profilin e tij politik prorus.

Por në pesë vitet, që ishte në kolltukun presidencial, ai e manifestoi në forma provokuese filorusizmin e tij, me kundërshtimin e sanksioneve të BE ndaj Rusisë për Ukrainën, me pranimin e pushtimit rus të Krimesë si “një fakt i kryer”, me lidhjet e ngushta me presidentin rus, me kritikat ndaj NATO-s se nuk po lufton seriozisht terrorizmin, me kritikat ndaj BE për pranimin e refugjatëve nga luftërat e Sirisë dhe të Irakut, me pjesëmarrjen në veprimtaritë e oligarkëve rusë, që janë në listën e sanksioneve të BE, etj.

Brenda linjës proruse duhet parë edhe qëndrimi i tij kundër bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë e Millosheviçit, dhe kundërshtimi i tij në tetor të vitit të kaluar për pavarësinë e Kosovës dhe për njohjen e Kosovës nga Çekia, qëndrime aspak serioze për një president të një shteti të NATO-s, që e ka njohur Kosovën.

Mund të llogaritësh shumë faktorë në fitoren presidenciale të Milosh Zemanit, në planin e elektoratit të brendshëm çek dhe mbështetjen, që ai gëzon në zonat rurale të vendit. Ai mundi kandidatin tjetër profesor Jiri Drahosh, i cili ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave të Çekisë, një shkencëtar me emër dhe një europianist dhe një atlantist, që kërkonte aktivizim më të madh të Çekisë në NATO. Beteja e tyre presidenciale, siç theksonte Radio Praga në 27 janar, u konsiderua “një duel midis Lindjes dhe Perëndimit”.

Duelin elektoral çek e fitoi Rusia ose Lindja dhe në kolltukun presidencial kemi politikanin, i cili, siç shkruante BBC në 27 janar “është një nga avokatët më të lartë dhe më të zëshëm të Moskës në Europë”. Është vërtet një enigmë politike, psikologjike dhe kombëtare se si elektorati çek i dha votëbesimin njeriut të Rusisë, të asaj Rusie, e cila 50 vjet më parë pushtoi me tanke Pragën dhe ishte pushtimi i parë në histori i një shteti komunist nga një shtet aleat komunist, ku të dy bënin pjesë në të njëjtën aleancë ushtarake, Traktati i Varshavës, i cili presupozohej se do ta mbronte Çekosllovakinë nga agresorët e jashtëm. Pas shembjes së komunizmit, kur të gjithë shtetet ish-komuniste të Europës Lindore vrapuan të shkëputen nga zgjedha dhe aleancat ruse, Çekia me president intelektualin e madh demokrat Vaclav Havel nxitoi të orientohej nga Perëndimi dhe të anëtarësohej në BE dhe në NATO. Dhe tani zgjedh një president, që kërkon ta çojë prapë atje te tutela e kryeqytetit, që e pushtoi 50 vjet më parë.

Zbërthimi i profileve personale dhe politike të dy rivalëve për president dhe i skenës politike dhe elektorale çeke të mundëson të përqendrohesh në një nga faktorët determinantë të kësaj fitoreje presidenciale të njeriut të Putinit, të Rusisë dhe të Lindjes. Në procesin elektoral çek ka pasur një ndërhyrje dhe një veprimtari intensive dhe të organizuar të përzierjes dhe lobimit të shërbimeve sekrete ruse në favor të presidentit Zeman dhe të forcave proruse në vend.

Profesori Jiri Drahosh, rivali properëndimor i Zemanit, deklaroi në televizion në prag të zgjedhjeve se “shërbimet sekrete ruse u implikuan në zgjedhjet parlamentare të tetorit të vitit të kaluar në vendin  tonë dhe Moska po përpiqet të ndikojë fushatën presidenciale, që Milosh Zeman të rizgjidhet”. Drahosh deklaroi se kundërzbulimi çek e ka parashtruar këtë mundësi.

Ndërhyrja e shërbimeve sekrete ruse dhe e institucioneve të tjera të Rusisë në procesin zgjedhor presidencial të Çekisë vjen si pjesë e një masterplani të madh rus dhe të një përvoje të madhe për ndërhyrje në proceset elektorale të shumë vendeve perëndimore, të NATO-s dhe të BE. Tashmë janë të njohura akuzat zyrtare, që i janë bërë Rusisë dy vitet e fundit për ndërhyrje në zgjedhjet dhe në proceset elektorale në SHBA, Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Spanjë, Hollandë, etj.

Po ta analizosh ndërhyrjen e shërbimeve të specializuara ruse në proceset elektorale të vendeve të NATO-s dhe të BE do të dallosh dy mënyra. Mënyra e parë është ajo e përpjekjeve për të ndikuar në procesin politik dhe elektoral, duke ndihmuar forcat dhe partitë politike, që janë kundër integrimit atlantik dhe europian. Kjo mënyrë është aplikuar në drejtim të shteteve të forta dhe me institucione të konsoliduara demokratike, ku Rusia nuk mund të ndërhyjë dot në timonin qendror të shtetit.

Këtë e kemi parë në ndihmën ruse për forcimin elektoral të partive ekstremiste të djathta në Francë, Gjermani, Spanjë, Holandë, Austri, Hungari, etj. Mënyra e dytë është ajo e strategjisë elektorale ruse për të ndikuar që të zgjidhet në pozita kyçe të drejtimit të shteteve europiane politikanë, që janë filorusë dhe të lidhur me Rusinë. Kjo mënyrë zbatohet sidomos në të ashtuquajturat vende të “Europës së re”, siç quhen vendet ish-komuniste të Europës Lindore. Këtë praktikë Moska e ndoqi në vitin 2016 me zgjedhjet presidenciale në Bullgari dhe në Moldavi, ku arriti të vendosë në postet e presidentit kandidatë filorusë. Tani shohim të zbatohet kjo praktikë në Pragë, ku fiton një president ultrafilorus.

Jemi përpara një zhvillimi dramatik dhe një forme të re të përplasjes gjeopolitike midis Perëndimit dhe Rusisë, ku shfaqet një fushë dhe një formë e re lufte, siç është ndërhyrja ruse në proceset elektorale të vendeve të NATO-s dhe të BE. Është një formë moderne dhe e sofistikuar, e cila nuk është hasur gjatë periudhës së luftës së ftohtë. Por zhvillimi i teknologjisë së informacionit, internetit, rrjeteve sociale dhe dixhitalizimi i proceseve politike e elektorale e ka lehtësuar strategjinë e shërbimeve sekrete ruse për depërtim dhe ndikim kibernetik.

Është një situate e re, e cila kërkon ndërgjegjësim nga gjithë vendet e NATO-s dhe të BE-së lidhur me frakturat e mëdha gjeopolitike, që mund të shkaktojë Moska në drejtim të kohezionit të aleancës atlantike dhe europiane nëpërmjet instrumentit elektoral. Është një situatë e re, e cila mund të sjellë të papritura dhe pasoja negative në shtetet e dobëta, siç janë ato të Europës Juglindore. Përmendëm shembullin e Bullgarisë dhe të Moldavisë, ku Rusia ndikoi që të zgjidhen presidentë filorusë. Por kjo nuk përjashton nga objektivi edhe shtetet e tjera të Ballkanit.

Mësimi i madh, që del nga këto forma të reja të luftës gjeopolitike, është se anëtarësimi në NATO dhe në BE nuk është imunitet automatik ndaj ndikimit dhe penetrimit rus në njërin apo tjetrin vend. Udhëheqësit filorusë, që po fitojnë postet në njërin apo tjetrin shtet ish-komunist, anëtarë të NATO-s dhe të BE, sinjalizojnë se nga udhëheqës filorusë mund të kalohet lehtë në politika shtetërore proruse. Kjo mund ta dëmtojë shumë homogjenitetin gjeopolitik dhe proteksionin atlantik brenda NATO-s dhe BE. Ndaj shtetet anëtare të NATO-s dhe të BE, përfshirë edhe Shqipërinë, duhet t’i kushtojnë vëmendje adeguate këtij fenomeni, sepse lufta gjeopolitike midis Perëndimit dhe Lindjes vazhdon në forma të sofistikuara. Jashtë kësaj lufte nuk është as Shqipëria, për të cilën kam paralajmëruar që në vitin 2015 se përfshihet në projektet e Rusisë për të ndikuar në proceset politike dhe zgjedhore në favor të politikanëve dhe forcave filoruse.

Tranzicioni i zgjatur shqiptar – KUJTESË FUSHATËS ZGJEDHORE – Nga EUGJEN MERLIKA

Fushata zgjedhore e vitit 2013 hyri në metrat e saj të fundit. Mitingjet e forcave politike nuk njohën asnjë pushim në të gjitha anët e një Vendi që duket se ende ruan entuziazmin e njëzet viteve të shkuara, po të gjykohet nga turmat e qytetarëve që mbushin sheshet apo sallat e takimeve dhe konferencave.

Shqipëria e sotme nuk është më ajo e fillimit të viteve 90, ndryshon në pasurinë e saj të paluajtëshme, mbasi pamja e qyteteve dhe qëndrave të saj të banimit është krejt tjetër. Ndërtimet, si treguesi më i saktë i një forme zhvillimi të një shoqërie, është një dukuri që paraqet , në vetvete, dy fytyra : atë të jashtëmen, që reklamon mirëqënien, dhe atë të brëndëshmen, të padukshmen, që lidhet me fondet, me lejet e ndërtimit, me allishverishet, me korrupsionin, me shkatërrimin e mjedisit, me mos  respektimin e rregullave, me fitime të mëdha që shpërndahen në disa drejtime … Kur flitet për ndërtimet atyre  u shtohen dhe elementët e tjerë të infrastrukturave si rrugët, ujësjellësat, bonifikimet etj., që, të marra së bashku, japin tabllonë e një Vendi, për të cilin politika, në këtë fushatë zgjedhore, ka dy qëndrime krejtësisht të kundërta : njëra, ajo qeveritare, duke tejzmadhuar rezultatet kërkon kapitalin e saj politik, duke i veshur vetes meritat e duke u munduar të ushqejë shpresa që, në synimin e saj, duhet të kthehen në vota për të siguruar vazhdimësinë e pushtetit. Ndërsa tjetra është ajo opozitare, që kërkon t’a fitojë pushtetin, duke nxirë dhe asgjësuar gjithshka që, në vitet e shkuara, ka kryer kundërshtari politik në timonin e drejtimit të Vendit.

Rezultati është një varg gënjeshtrash që vërtiten pa pushim në mëndjet e trallisura të  shqiptarëve që, ende sot, mbas gati një të katërt shekulli të tjetërsimit të sistemit, mendojnë si të gjejnë mënyrën për t’u larguar nga Shqipëria, gjë që tregon se sa pak i besojnë premtimeve të politikës, tepër bujare në këto ditë të nxehta qershori, në përshkrime mjedisesh prrallore të viteve t’ardhëshme.

Premtimet rrokin të gjitha problemet e shqiptarëve, nga qindra mijra vëndet e reja të punës deri tek rritje marramendëse rrogash e pensionesh, nga asgjësimi i taksave tek projektet faraonike të infrastrukturave apo të energjitikës deri në kufijtë e “superfuqive”. Pa hyrë në analizën e tyre, që nuk duan ndonjë zgjuarsi të veçantë për të kuptuar se i shëmbëllejnë më shumë fantazisë së autorëve të letërsisë fëminore se sa parashikimeve të shtetarëve të urtë e realistë, bën përshtypje fakti se ka një premtim, për të cilin nuk flitet fare, që mbetet jetimi i vetmuar i këtyre zgjedhjeve, të trumbetuara me kaqë zhurmë.

Është fjala për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, për të cilët duket se politika ka një alergji të hershme, mbasi ndoshta, nga llogari të thjeshta shifrash kalemxhinjsh të saj, nuk paraqesin ndonjë interes të veçantë, sepse nuk janë të organizuar edhe se paraqiten me disa shoqata që janë kthyer në pronësi vetiake të kryetarëve të përjetshëm, janë lehtësisht të manipulueshëm e nuk përbëjnë një pellg të madh votash. Të gjitha këto konsiderata mund të jenë të saktësuara nga logjika cinike e politikës. Ajo që nuk mund të përligjet është fakti se prej më shumë se njëzet vjetësh Shteti shqiptar, në borxh për shfrytëzimin rreth gjysëm shekulli të punës së papaguar të mijra njerëzve, të dënuar nga diktatura për krime të ndërgjegjes, megjithëse ka marrë një vendim e ka hartuar një projekt dëmshpërblimi, një projekt që në vetvete respekton një logjikë jo të drejtë, sepse nuk mban parasysh kohët e ndryshme të dënimeve, ende sot është mjaftuar me shlyerjen e një të tetës së detyrimit. Projektet “madhështore” të shumicës qeverisëse në fund të mandatit i kalojnë sipër këtij detyrimi, e shkelin me të dyja këmbët, sepse në fund të fundit këto janë “mundësitë” e shtetit, se borxhin duhet t’i a “kërkojnë Enver Hoxhës”, se të tjerët (socialistët) nuk e njohin një detyrim të tillë.

Ky është mendimi jo zyrtar, i pa shprehur haptas, por zotërues në dhomat e pushtetit të koalicionit qeverisës  me përfundimin që pohova më sipër : nga tetë këste të përcaktuara është paguar vetëm një, duke shkelur paprerë të gjitha afatet kohorë të lajmëruar prej vetë përfaqësuesve të Qeverisë. Shteti ka kursyer përsëri me djersën dhe gjakun e viktimave të dhunës komuniste. Një qëndrim i tillë, tallës e sorollatës ndaj të mbijetuarve të ferrit komunist, qoftë zyrtar i maskuar nga hipokrizia “demokratike”, qoftë pasojë llogarish burokratësh të zyrave “demokratike”, akoma më keq mos njohje e problemit nga partia socialiste, ndryshon shumë pak nga brutaliteti dhe mizoria e komunizmit enverist.

Fakti që, edhe në morinë e pafund të premtimeve të këtyre ditëve, nuk thuhet asnjë fjalë për këtë detyrim madhor të Shtetit e të shoqërisë shqiptare, është tregues i një imoraliteti të theksuar, jo vetëm politik, administrativ, ekonomik, ligjor, por mbi të gjitha njerëzor. Kjo vlen për ata që qeverisin, e akoma më tepër për Opozitën ish komuniste, që shqetësohet me të tepër për pensionet e ushtarakëve, ushtrues drejtpërsëdrejti të dhunës komuniste, që kanë qenë edhe përfituesit më të mëdhenj të privilegjeve të regjimit, ndërsa heshtin me mospërfillje për problemin kryesor të ish të përndjekurve politikë. Në këtë vështrim sllogani i famshëm “të gjithë bashkëvuajtës e të gjithë bashkëfajtorë”, i kthyer në një parim ndikues edhe në vizionin e këtyre problemeve, është një shtrembërim i papranueshëm dhe tepër revoltues për ata që kanë kaluar dhjetëvjeçarë të gjatë të jetës së tyre në burgjet dhe kampet e internimit të diktaturës së kuqe shqiptare.

Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se të përndjekurve të diktaturës askush nuk po u bën një nder, se Shteti shqiptar ka një borxh që nuk është ai i nderit, por real që ka të bëjë me punën e papaguar t’atyre njerëzve, burra e gra të dënuar nga ligjet e diktaturës me privim lirije për motive politike, por të detyruar nga komandat e kampeve të punës  të punonin duke realizuar e tejkaluar çdo ditë normat e përcaktuara në të gjitha proçeset e punës, duke filluar nga tharja e kënetave të Maliqit, Thumanës apo Tërbufit, në brezaret e Borshit apo fushat e Belshit, në ndërtime uzinash,  aeroportesh, apo lagje qytetesh e deri në shfrytëzimin e minierave të Spaçit apo Qafë Barit. Për ato punë kolosale Shteti shqiptar nuk ju ka paguar asgjë të dënuarve, ato para janë depozituar në arkat e tij. Ka një ligj universal, të respektuar në të gjitha demokracitë, që i njeh njerëzve të konsideruar të dënuar pa baza, dëmshpërblimin për gjithë kohën e dënimit, mbas fitimit të pafajësisë. Një vendim pafajësije, për të gjithë të dënuarit e ndërgjegjes në sistemin komunist, e  shpalli Kuvendi i parë i Shqipërisë paskomuniste. Kërkesa për dëmshpërblimet e ish të përndjekurve është pasojë e atij vendimi, dhe mënyra si është trajtuar ligjërisht tregon se është mbajtur parasysh një minimum të drejtash. Sot edhe ai minimum rrezikon fshirjen e plotë.

Themelet e Shtetit komunist shqiptar janë të mbushur me gjakun e viktimave të tij. Mbi atë themel u ngrit godina “demokratike”. Por ende, mbas gati një të katërt qindvjeti nuk shfaqet vetëdija, ndershmëria e guximi për të pastruar gjakun nga themelet. Ai gjak, simbas logjikës kriminale ende të përligjur në një pjesë shqiptarësh, duhet të jetë si kurmi i Rozafës, çmimi për të ruajtur kalanë të pashkrehur. Kthimi i dëmshpërblimeve ish të përndjekurve, më të shumtët tani të ikur nga kjo botë , në një kohë të shpejtë e pa sorollatje të mëtejshme, do të ishte veprimi i parë në drejtim të përmirësimit të imazhit të politikës e të Shtetit. Do të ishte shenja e parë domethënëse e shkëputjes nga e kaluara, e dënimit të saj efektiv e jo të rremë. Kundërveprimi ndaj ndonjë shprehjeje apo projekti të të malluarve të diktatorit gjirokastrit për të ngritur bustet e tij, është një shashkë tymosëse për të verbërit kundrejt faktit, që Shteti dhe politika shtyjnë në kalendat greke borxhet e gjakut e të djersës  së viktimave të diktaturës.

Nuk ka e nuk mund të ketë asnjë justifikim për këtë moskokëçarje të madhe të Shtetit kundrejt pjesës më të dobët të shoqërisë e fakti që, në lumenjtë e propagandës zgjedhore, askush nuk tregon kurajën të ballafaqohet me problemin, qoftë edhe formalisht, tregon se sa e papërgjegjëshme dhe sa larg problematikës reale e thelbësore të këtij Vendi është klasa e tij politike. Në fakt është po e njëjta e vitit 1991, ajo e parafabrikuara nga tezat e Katovices, një mori bijsh e bijash të vazhdimësisë ramiziane, të mbrujtur nga gjiri i nënës me urrejtjen për “armiqtë e klasës”. Këtë urrejtje, në pjesën më të madhe të saj, për leverdi konjukturale nuk e shpreh haptas, por e shfaq tërthorazi, nëpërmjet qëndrimit tërësisht negativ kundrejt kërkesave, më se të ligjëshme, të ish të përndjekurve politikë.

Kryetarit të Opozitës dhe bashkëpuntorëve të tij, që valëvisin pa prerë flamujt e “Rilindjes shqiptare”, vlen t’u kujtohet se rilindja duhet të jetë, në rradhë të parë, dënimi me plot gojën e pa dyshimin më të vogël të atij sistemi që çoi në vdekjen klinike të Shqipërisë. Krahas atij dënimi bëhet i detyrueshëm shërimi i plagëve të hapura që ai la në shoqërinë shqiptare, përfshirë këtu dhe dënimin e krimeve e të autorëve të tyre. Ky proçes, që në një Vend normal e në një rrjedhë normale zhvillimesh demokratike gjatë pothuaj një të katërt shekulli, sot duhet të kishte qenë i mbyllur, duhet rihapur me forcë, duke patur në qendër të tij, pikërisht zgjidhjen e shpejtë e përfundimtare të dëmshpërblimit të ish të përndjekurvet politikë.

Ky nuk duhet të jetë objektiv i vetëm një force politike apo i një koalicioni qeverisës. Për sendërtimin e tij duhet një marrëveshje e përgjithëshme dhe e sinqertë mes të gjitha palëve. Pa këtë marrëveshje demokracia jonë do të jetë e mangët dhe rakitike, edhe nëse do të ketë arritje në fushën ekonomike, edhe nëse do të respektojë parametrat e Evropës, edhe nëse do të bëhet pjesë e saj.

Qershor 2013

Marrё nga libri “Demokratura shqiptare nё vёshtrimin e njё tё mёrguari”

JU FLET BATON HAXHIU NGA TV KLAN – Nga Prof. dr. BINAK MAXHARRAJ

(TË BOJKOTOHET NGA QYTETARËT SHIKIMI I TV KLAN.
POR MOS TE MARRIN PJESË AS ANALISTET DHE OPINONISTET NE DEBATET E BATON HAXHIUT NE TV KLAN, SEPSE NESE E BAJNË KËTË MENDOJNË SI AI. THJESHT BOJKOTOJENI.)

Une i bashkohem Presidentit Hashim Taçi qe ta ndajme Kosoven. Tha disa here haptas Baton Haxhiu, ta lëmë Veriun te shkojë. Kjo është mrekullia e tij. Këtë e thonë ata qe nuk e donë Kosovën. E qartë.

Po si mund ti jipet Serbise Veriu i Kosoves. Si mund ti jipet Serbise veriu, si mund ti jipet Serbis Trepça dhe Ujmari i jonë qe e ndertuam me parat tona dhe ne tokën tonë. Si mund ti jipet Serbise Veriu i cili e ka vleren me te madhe së sa tri hereë Serbia. Ne veri flejnë qetë me miliarda e miliarda pasuri nentoksore që Serbia nuk i ka por që po donë me i marrë për kete po i duhen njërëz te tipi të Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut. Serbia nuk i ka dert Serbet e veriut, ata i ka veç si mjete për kusuritje, serbia edhe nuk ka nevojë për teritore te reja, sepse i ka te shprasëta teritoret e veta mbrenda sajë. Shikone Shumadinë. Ecni më kilometra nuk shihni njeri me sy.

Pra Serbise po i duhet nentoka miliardshe e Kosovës dhe po lyp kuisling që ta realizojë këtë. Dhashtë Zoti që kurr të mos i gjejë, sepse kesaj toke ,vendit tonë, atdheut tonë ka kush i delë zot, nuk ka mbete jetim.

Tranzicioni i zgjatur shqiptar – BUNK – ARTI DHE MJERIMI I SHQIPTARËVE – Nga EUGJEN MERLIKA

 

Kush nuk don t’arsyetojë është një fanatik ; kush nuk din t’arsyetojë është një trupeshk ; kush s’guxon t’arsyetojë është një skllav.”

  1. Drummond (Poet skocez 1585 – 1649)

 

Një nga ngjarjet më të rëndësishme të jubileut të 70 – vjetorit të ikjes së ushtrisë gjermane nga Shqipëria, qe hapja e Bunk – Artit , jo për vlerën reale që paraqet ky objekt faraonik në Vendin më të varfër t’Evropës, por për faktin që ai i u bë i njohur publikut të gjërë. Së bashku me pohimin e Kryeministrit për mundësinë e hapjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit, mendoj se bëhet një hap i madh përpara, jo për të dënuar komunizmin haptas e pa mëdyshje, mundësi tepër abstrakte për formimin dhe vullnetin e klasës sonë politike, sidomos të së majtës, por së paku për të nxjerrë në dritë një pjesë të veprimtarisë së tij kriminale në dëm të shqiptarvet.

Natyrshëm në këtë rast shtrohet pyetja : a ishte kaq e rëndësishme për t’u ruajtur me kaq ngulm e fshehta e këtij bunkeri dhe ajo e sivëllezërve të tij në gjithë Shqipërinë edhe mbas një çerek shekulli të tjetërsimit të sistemit e shfaqjes në skenën politike të partive “antikomuniste” të cilat, në pothuaj 13 vjet qeverimi, nuk thanë asnjë gjysëm fjale për qënien e tyre ?

A thua se edhe “paria” e Tiranës e këtij 23 vjetori “demokracie”, i besonte tezës së Enver Hoxhës se ne jemi “qendra e botës” në mbrojtje të marksizmit e, si e tillë duhej të ishim gati të përballonim një sulm të kombinuar të dy superfuqive, nëpërmjet bunkerëve të mbirë si këpurdhat mbas shiut, mbi dhe nën tokën e lashtë të Arbërit.

Dikush mund të qeshë me këta rrjeshta, por i nënëshkruari atë argument e ka patur në akt-akuzën që i kushtoi një dënim prej 8 vjetësh privim lirie e pune të detyruar. Madje një oficer i lartë i Hetuesisë së përgjithëshme, në një ballafaqim në hetuesinë e Lushnjes, në mënyrë “dashamirëse” më tha se pohimi i im për pamundësinë e përballimit të sulmit të dy superfuqive, rridhte ngaqë un nuk njihja aftësinë mbrojtëse të Shtetit tonë.

Misteri i “mbrojtjes” nëpërmjet bunkerëve vazhdoi të zotërojë edhe në këta vite, kur bota ka ndryshuar kaq shumë e Shqipëria, si pasojë e interesave strategjike të NATO-s, sot është antare e saj. Të më falë lexuesi për parantezën vetiake që hapa, por mendoj se pushtetarët e lartë të PD-së gjatë këtyre viteve, do të duhej të jepnin një shpjegim mbi arsyet e ruajtjes së “sekretit” të bunkerëve, kryesisht t’atij që u hap në ditët e shkuara. A mos qe një sakrilegj vendimi i Kryeministrit aktual e çfarë “dëmi” i solli ai Shqipërisë së sotme ?

Duke lexuar komentet në gazeta, sidomos të ish ushtarakëve të regjimit, tejduket një farë “pezmi” për vendimin e hapjes. Madje ndonjeri prej tyre si ish Kryetari Shtetit, z. Alfred Moisiu, në një intervistë në të përditëshmen “Panorama”, mundohet të bindë shqiptarët se ai pallat trekatësh, me 501 dhoma në thellësi të tokës, me strukturë qëndruese edhe kundrejt një sulmi bërthamor, nuk ishte ndërtuar për udhëheqjen, por për shtabin e përgjithshëm t’ushtrisë !!! Është  qesharak ky pohim i ish Kryetarit, që i trajton shqiptarët si një grumbull të paaftësh mendorë, me koefiçent zgjuarsie të barabartë me atë të fëmijëve të foshnjores, saqë çfarëdo pallavre t’u thuash mund t’a besojnë. Por nuk ka vetëm motiv për të qeshur në fjalët e tij, që mundohen të përligjin vendimin e ndërtimit të këtij objekti, me garën e armatimeve të shteteve të tjera. Është për të vajtuar që këto ide vazhdojnë të kultivohen ende e, për më tepër në kokën e një ish Kryetari të Shtetit demokratik.

Askush nuk ve në dyshim masat mbrojtëse që secili shtet duhet të marrë në truallin e tij, për të përballuar një agresion të mundshëm nga jashtë. Shqipëria, për historinë e saj dhe pozitën gjeografike, mbetet një subjekt mjaft i ndjeshëm n’atë drejtim. Por strategjitë për mbrojtjen kudo janë të kushtëzuara nga dy faktorë : përmasa e rrezikut që kërcënon dhe mundësitë në fushën ekonomike-financiare për të përballuar shpenzimet e nevojshme. Mbetet parësore në këtë drejtim edhe politika, sistemi i aleancave, shfrytëzimi me zgjuarsi i konjukturave. Autarkia n’atë kontekst është një lluks që pak popuj mund t’i a lejojnë vetes.

Po t’i hedhim një sy gjëndjes së Shqipërisë, të rajonit e botës në fillim të viteve 70-të, do të bindemi se rreziku imperialisto – revizionist, aq shumë i përfolur nga Enver Hoxha dhe idhtarët e tij, ishte thjesht një prodhim i fantazisë për të justifikuar mbylljen hermetike të Vendit e terrorin brënda tij. Blloku lindor e kishte kaluar tronditjen e “Pranverës së Pragës”, madje dhe dalja e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës nuk kishte patur asnjë kundërveprim, gjë që tregonte se rëndësia jonë për të ishte krejt e papërfillëshme. Kina, referentja kryesore e regjimit shqiptar, kish kuptuar se “revolucionet kulturore”, teoritë e Lin Biaos dhe ekstremizmi i grupit të gruas së Maos, nuk sillnin asnjë dobi në planin e jashtëm apo të brëndshëm. Drejtuesit kinezë po i hapnin rrugën hyrjes së Vendit në fushën e politikës që peshonte, nëpërmjet “diplomacisë së ping-pongut” e bisedimeve me administratën Nixon në SHBA. Lufta në Vietnam po shkonte drejt zgjidhjes paqësore, nëpërmjet bisedimeve të Parisit dhe në Ballkan nuk frynin erëra lufte.

Regjimi i Shqipërisë mundohej të krijonte një forcë autonome të komunizmit botëror, me disa grupe t’ashtuquajturisht marksistë – leninistë, nga Vende të ndryshme t’Evropës e të botës të cilët, krejtësisht të panjohur e mikroskopikë në Vendet e tyre, kishin gjetur një mënyrë të mirë financimi nga Shqipëria, duke bërë propagandë për të dhe drejtuesin kryesor të saj. Nuk di nëse ka ndonjë shqiptar të moshës së re që ka në kujtesën e tij emra si Fosko Dinuçi, Jak Gripà, Joao Amazonas, apo të tjerë “udhëheqës” të proletariatit botëror, që faleshin 2  – 3 herë në vit  në teqen e Enver Hoxhës në Tiranë.

Pikërisht në këtë kohë, kur edhe ndihmat kineze në perspektivë do të ndërpriteshin, si pasojë e kundërshtimeve të udhëheqjes shqiptare ndaj “hapjes së Kinës”, kjo e fundit hartonte një plan të stërmadh për ndërtime bunkeresh e tunelesh. Nuk e dijmë me saktësi se cila ka qenë përqindja e shpenzimeve ushtarake në buxhetin e shtetit të viteve 70, mbasi askush nuk ka vendosur të heqë perden e misterit mbi to por, nga një llogari e thjeshtë vetiake mbi kostot e ndërtimeve, më rezulton se me paratë e shpenzuara për 700.000 bunkerë mbi tokë mund të ishin ndërtuar 1,4 milion apartamente banimi me dy dhoma e guzhinë. Po t’i shtojmë atyre shuma edhe më të mëdha për tunelet e nëndheshëm që mbaheshin të fshehtë, si ai i Bunk – Artit mund të përfytyrohet se sa rrugë, shkolla, spitale, qendra turistike etj. do të ishin ndërtuar në Shqipëri, sikur ato para të mos varroseshin në objekte të kota e pa asnjë dobi reale.

Sa mijra familje shqiptare, n’ato vite, jetonin duke ndarë më dysh një apartament me banjo të përbashkët, të kthyer edhe në vend gatimi. Sa mijra fëmijë që nga fillorja bënin mësim në klasa të përbashkëta, apo me dy ndërresa, sepse mungonin hapësirat e nevojshme. Sa njerëz të sëmurë vuanin sepse spitalet, një për çdo rreth, nuk kishin shtretër të mjaftueshëm, për të mos folur për aparatura bashkëkohore e barna të domosdoshme. Sa qindra km. rrugë t’asfaltuara mungonin në një Vend ku kalldrëmet ishin shumica dërmuese e lidhjeve të zonave rurale me rrugët kombëtare. Po t’i shtojmë këtyre domosdoshmërive edhe gjëndjen e mjeruar të kooperativave bujqësore, ku fshatarët punonin në një pjesë të madhe për një bukë e, në rastin më të mirë, për një kg. sheqer në ditë, do të kemi një tabllo të qartë të krimit shtetëror në dëm të popullit shqiptar, nëpërmjet shpërdorimit mizor të parave për ndërtimet ushtarake.

  1. Moisiu, si përfaqësues i kastës ushtarake, pjesa më parazitare e më e privilegjuar e regjimit, nuk mban parasysh asnjë nga këto konsiderata, kur justifikon atë politikë shkatërrimtare për interesat e vërteta të shqiptarëve. Në vend që të tregojë se cila ishte shuma e përdorur për Bunk – Artin, duke hedhur dritë mbi të vërtetën, mundohet të na bindë se se ai ishte ndërtuar jo për udhëheqjen, por për shtabin e përgjithshëm t’ushtrisë, duke harruar se objekte të tilla, në botën e qytetëruar, nuk ndërtohen afër kryeqytetit, ku rreziku i bombardimit të popullsisë civile mbetet tejet i mundshëm. Madje nuk është aspak i besueshëm pohimi i tij, duke marrë parasysh përmasat e objektit i cili, pa dyshim, ka qenë i paracaktuar për kastën drejtuese e familjet e tyre, një lloj “Arke të Nuhut”, i parashikuar për të qëndruar edhe për një kohë të gjatë, edhe nën një sulm bërthamor, që do t’i kishte kthyer të gjithë qytetarët e Shqipërisë në fosile.

Që të mos ketë ekzistuar asnjë njeri me kurajo n’atë kastë kriminale, që të kundërshtonte një program të tillë, të marrë e aventuresk, mund t’a kuptoj. Vetë fakti i asgjësimit të klasës së lartë ushtarake pa as më të voglin kundërveprim në vitet 70, tregon një mungesë të madhe karakteri e guximi dhe shkallën e nënështrimit ndaj diktatorit. Të mbrohen sot ato politika, kur mund të diskutohet lirisht mbi to, e kur arsyeja më parake nxjerr si përfundim se kanë qënë më të dështuarat e më kriminelet, përsa i përket pasojave në mjerimin e përgjithshëm, nuk është vetëm shprehje mëndjengushtësie e verbërie të pakrahasueshme, por për më tepër e një mungese të plotë të ndërgjegjes qytetare e kombëtare.

Krimi komunist nuk është përqëndruar vetëm në asgjësimin e kundërshtarëve ose të supozuar të tillë, së bashku me familjet në harkun kohor të tre brezavet. Ai është edhe hartimi e zbatimi i politikave ekonomike që e çuan popullin shqiptar në gjëndjen e bagëtisë, së cilës i kërkohej “të hante bar por të mos dorzohej” Nëse ka ende shqiptarë që bëjnë se nuk e kanë kuptuar këtë dukuri të tmerrshme të së shkuarës sonë t’afërt, shpresat për Shqipërinë evropiane mbeten vetëm një ëndërr e pasendërtueshme. Evropën duhet t’a pranojmë së pari në mendësinë tonë, në

mësimet nga përvoja jonë, në prirjen për të ruajtur pjesën e shëndoshë e morale të saj e për të hedhur poshtë pa mëdyshje çdo shfaqje të trashëgimisë negative të diktaturës komuniste.

Dhjetor 2014

Marrё nga libri “Demokratura shqiptare nё vёshtrimin e njё tё mёrguari”

marionetë Poezi nga Elida Buçpapaj

në Sadomë e Gomorrë
ti mund
të bëhesh me fletë
mjafton
të shtypësh butonin
nga prostitutë
në drejtoreshë
ndryshon profesionin
në menaxhere
firmash fantazmë
këshilltare kryeministri
e sekretareshë
yll e kometë
më kot
s’je marionetë

ti zgjodhe
profesionin
më të lashtë në
botë
dhe zgjedhjes
tënde nuk i heq
as pikë as presje
ti je pjella më e
rëndomtë
në tranzicionin
perandorak
të së keqes

ku shteti hierarkik
me drita të kuqe
shpërndan
në rrjetin
e gëluar
nga turmat
me karkalecë
prodhime serie
parafabrikatesh
marionetash poete
që pastaj duartrokiten
e reklamohen
pambarimisht
nga hardhucat
dordolece

poezia kullot
në barin
që klith
nga padrejtësitë
e prej padrejtësisë
rebelohet
ndryshe sa ndodh
atje ku kulisin marionetat
ku njeriu dhe shqipja
përçudnohet

poezia
nuk është
fortesë që
e pushton
me çekanë e sfurqe
shteti kanibal
me drita të kuqe
që i varros
poetët së gjalli
e i dëbon nga dheu
i të parëve
poezia është
të vdesësh
nga vuajtja
e prapē të
ringjallesh
prej së pari
krejt ndryshe
nga manikenat e
marionetat
poete
që prodhohen
nëpër torno
e salla kumari

poezia sovrane
mbretëron
në kështjellën e vet
soliter
e rrethuar nga djaj
e marioneta
që me butonë gëdhihen
prostituta
e me butonë
ngrysen poete
mes turmave
idiote të karkalecëve
nën dirigjimin debil
të dordolecëve
në përkohësinë
e përkohëshme
të kohës së dreqērve

MBI KAMPIN E PËRQENDRIMIT DHE TË PUNËS SË DETYRUAR NË TEPELENË – Nga Frank Shkreli

SHËNIM: Të premtën, disa media në Amerikë dhe në Shqipëri botuan një letër që thuhet se është e nënshkruar nga ish-kongresisti amerikan, Z. Xho Dioguardi, drejtuar Kryetarit Bashkiak të Tepenës, në të cilën ai shprehet së është, “I shokuar dhe thellësisht i shqetësuar mbi përpjekjet e tanishme për të cilësuar qytetin Tuaj të bukur dhe historik të Tepelenës si një “Aushvic Shqiptar. Kjo – ashtu siç ju e dini – lidhet me disa plane të çuditshme për të kthyer barrakat ushtarake në qytetin tuaj në një farë soj Muzeumi dhe Kompleks Memorial si “Kampi i Shfarosjes së Tepelenës”, shkruan Dioguardi në letrën e tij.  Sipas letrës së botuar në gazetën Dielli në Nju Jork, ish-kongresisti i kërkon Kryetarit të Bashkisë së Tepelenës që të, “Tërhiqni mbështetjen për Memorialin Kompleks i cili në mënyrë të falsifikuar përshkruan, “Memorialin e Kampit Shfarosës të Tepelenës… dhe zyrtarisht të anuloni një vendim të tillë”, citohet të ketë shkruar Xho Dioguardi në atë letër.

Me të vërtetë e kam të vështirë të besoj se kjo letër është përpiluar dhe nënshkruar nga Z. Dioguardi, por për derisa ai nuk e përgenjeshtron një gjë të tillë, atëherë ai duhet të jetë përgjegjës — si dhe autori vet i kësaj letre.  Se pse Z. Dioguardi me këtë rast u bashkohet manipulimeve dhe falsifikimeve komuniste të historisë, është absolutisht e pabesueshme dhe e pa kuptueshme për mua. E kemi njohur pak si ndryshe, Z. Dioguardi.  E kemi njohur si mbështetës të interesave të shqiptarëve, sidomos të çështjes së Kosovës, gjatë viteve.  Çfarë ka ndodhur vetëm ai e di dhe për këtë i ka borxh një përgjigje komunitetit shqiptaro-amerikan.  Pothuaj nuk ka asnjë vend ish-komunist të Evropës Lindore e Qendrore, të cilat gjatë kësaj periudhe post komuniste të mos kenë ndërtuar monumente dhe memoriale kushtuar miliona viktimave të komunizmit.  Shqipëria jonë, fatkeqsisht është një përjashtim, deri tani. Pse e pengon Z. Dioguardi ndërtimin e memorialit në Tepelenë kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri?  Kjo është minimumi që mund të bëhet për të kujtuar viktimat e komunizmit në Shqipëri, pasi e kaluara komuniste nuk mund dhe nuk duhet të shlyhet, ashtu siç do të dëshironin disa, por të pakën të kujtohet me memorial të tilla, siç është ai në Tepelenë.

I nderuar Z. Dioguardi, Memoriali nuk ka të bëjë aspak me Tepelenën, as me banorët e këtij qyteti të nderuar shqiptar, por me një kamp përqendrimi ku kanë vuajtur dhe vdekur njerëz të pafajshëm, ndër ta edhe gra, pleq e fëmij.  Nuk ishte Tepelena as banorët e sotëm ose të djeshëm të atij qyteti që janë përgjegjës për  ekzistencën e atij kampi, por ishte dhe është gjithnjë ish-regjimi komunist i Shqipërisë.  Është e turpshme, sepse Z. Dioguardi ofendon shumë shqiptaro-amerikanë, shumë prej tyre viktima të komunizmit, të cilët Z. Dioguardi e di më së miri, se prej tyre ka pasur mbështetjen më të madhe financiare, politike dhe morale, gjatë 30-viteve të fundit dhe më heret, pikërisht nga bijtë edhe bijat shqiptaro-amerikanë, të shumë të përndjekurve nën regjimin e Enver Hoxhës — disa prej të cilëve edhe kanë kaluar ditët më të zeza të jetës së tyre në atë kamp përqëndrimi dhe të punës së detyruar.  Dhe tani Z. Dioguardi këthehet e përgnjeshtron madje edhe ekzistencën e një kampi famëkeq siç ishte kampi në Tepelenë?  Të pyes ai cilindo nga këta shqiptaro-amerikanë, disa prej të cilëve kanë qenë dhe janë shumë afër me Z. Dioguardi, se i tregojnë atij për vuajtjet e tyre dhe të familjeve të tyre të përndjekura, disa prej të cilëve kanë vuajtur me dekada dhe shumë të tjerë kanë vdekur në kampin e Tepelenës.  Fatbardhësisht, disa prej atyre që kanë vuajtur tmerret e burgjeve dhe kampeve të punës së detyruar nën komunizëm, kanë botuar reagimet e tyre të ashpra në disa artikuj të ditëve të fundit, ndaj letrës së Z. Diougardi, ish- të burgosur si Prof Sami Repishti, Prof Mithat Gashi, Lek Mirakaj, Pëllumb Lamaj, e të tjerë.

Siç duket në letrën e tij, Z. Dioguardi kundërshton krahasimin e kampit të Tepelenës me kampin nazist në Aushwitz të Gjermanisë, por Z. Dioguardi duhet të dijë se ka qenë vet ish-ambasadori gjerman në Tiranë, Z. Helmut Hoffman i cili kishte bërë një krahasim të tillë, pikërisht për trajtimin e tmershëm që u bëhej të internuarve shqiptarë në kampin e vendosur në Tepelenë.   E vërteta është se ishte ambasada gjermane në Tiranë dhe Fondacioni gjerman Adenauer, ata të cilët kanë mundësuar botimin e skicave (disa prej tyre më poshtë) të ish-të përndjekurit Lek Previzi nga kampi në Tepelenë, (Shih artikullin më poshtë).  Një vepër e pashoqe – e vetmja e tillë nga kampet e internimit dhe të kampeve të punës së detyrueshme të vendeve ish-komuniste — që është pranuar si një dokumentacion i vuajtjeve të kundërshtarëve të regjimit komunist, në kampin e Tepelenës.  Për më tepër, ambasada gjermane në Tiranë meriton kredinë, si asnjë tjetër ambasadë e huaj në Shqipëri, duke e dalluar veten gjatë 20-viteve të fundit në këtë fushë, ndërkohë që u ka bërë thirrje vazhdimisht autoriteteve shqiptare që të përballen seriozisht me krimet e së kaluarës komuniste, si një doemosdoshmëri për shoqërinë shqiptare, natyrisht duke folur bindshëm nga përvoja e tyre e historisë naziste dhe komuniste.

Duket se botimi i letrës së Z. Dioguardi, drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, Z. Tërmet Peçi kundër Memorialit në Kampin në Tepelenë përkon me Ekspozitën dhe Simpoziumin shkencor që ka organizuar atje këto ditë, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991, me mbështetjen e PNUD Shqipëri, Qeverisë Italiane si dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë – duke shpresuar për një ndikim maksimum në dëm të përpjekjeve për ndërtimin e Memorialit në Tepelenë.   Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991 dhe zyrtarëve të tij, i urojmë punë të mbarë gjatë këtyre ditëve dhe në të ardhmen, për punën e tyre tepër të vështirë, por fisnike dhe tepër të nevojshme për të hedhur sa do pak dritë mbi krimet e komunizmit në Shqipëri dhe për të kujtuar viktimat e tij. Njëherazi u   u kërkojmë falje atyre që një letër e tillë vjen nga Amerika, e cila për shqiptarët ishte dje, është sot dhe do jetë nesër, shpresa jonë për një të ardhme më të mirë dhe më të lirë se në të kaluarën.

Frank Shkreli

*Shkrimi dhe skicat më poshtë botuar një vit më parë, hedhin pak dritë mbi debatin e tanishëm të shkaktuar nga letra e Z. Dioguardi, dërguar Kryetarit të Bashkisë së Tepelenës.

PIKTORI I KAMPEVE TË VDEKJES TË REGJIMIT TË ENVER HOXHËS

Nga Frank Shkreli

 

Piktori është Z. Lekë Pervizi: Kampet e vdekjes, janë kampet e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pikërisht ai kampi famëkeq në Tepelenë.

Ditët e fundit më ra në dorë numri i posaçëm i Revistës “Kuq e Zi”, një revistë euro-shqiptare online me kryeredaktor Lekë Pervizin, e cila botohet në Bruksel që prej vitit 1993. Thuhej në editorialin e numrit të parë të revistës “Kuq e Zi” se botimi i saj, synonte të shërbente si tribunë shqiptarizmi, “Ku ata që vuajtën dhe u sakrifikuan nën dhunën komuniste gjatë një gjysëm shekulli të kenë mundësinë të shprehin e të tregojnë aftësitë e tyre në fusha të ndryshme të dijes e të kulturës.”  Jo të gjithë dolën të gjallë nga kampet e përqendrimit të regjimit më të egër komunist në Evropën Lindore, por ata që patën fatin të mbijetojnë mundimet dhe terrorin enverist – dëshmitarë të gjallë të atyre krimeve anti-njerëzore – sot janë në gjendje, që në emër të bijve dhe të bijave më të dalluar të kombit, të “rrnojnë për me tregue”, vuajtjet dhe vlerat reale të atyre viktimave të komunizmit shqiptar, me qëllim, “për me çue në vend nderin e kulturës dhe të historise shqiptare”.

 

Njëri prej këtyre dëshmitarëve që i shpëtoi vdekjes në kampin e Tepelenës është edhe Lekë Pervizi. Për veten dhe bashkëvuajtësit e tij në kampet komuniste të Enver Hoxhës, Z, Previzi ka shkruar se, “Jemi dëshmitarë përjetues të asaj shfarosjeje sistematike e të planifikueme me gjakftohtësi të madhe nën diktatin e të huejve: jugosllavë, rusë e kinezë, për t’i zhdukun të gjithë tiparet shqiptare, si burrëninë, besën e traditat, ashtu edhe historinë, gjuhën e kulturën. Këto iu nënshtruen falsifikimit e manipulimit, sipas strategjisë së ideologjisë marksiste të zhdukjes totale të trashigimisë sonë mijravjeçare”.   Dëshmitari i gjallë i këtyre vuajtjeve e terrori, sidomos në kampin e Tepelenës, ku ai vetë ka kaluar dënimin si i pa dëshiruar i regjimit komunist, Lekë Pervizi vazhdon, për më shumë se një çerek shekulli pas shembjes së komunizmit, të “rrnojë” dhe të “tregojë”, për vuajtjet e veta e të familjes së tij të ngushtë si dhe të bashkëvuajtësve të tij si vëllezër e motra shqiptare, kundërshtarë politikë të regjimit enverist.   Z. Pervizi e ka dokumentuar me shkrime dhe si rrallë kush tjetër, për të mos thënë, ndoshta si askush tjetër para tij që vuanin në ish-burgjet dhe kampet komuniste të Evropës Lindore – edhe me vizatime në copa letrash — përshkroi jetën e përditshme në kampin e Tepelenës dhe vuajtjet e tmerret që ai dhe të tjerët kanë pësuar në kampin famëkeq aty.

 

Numri i fundit i posaçëm i revistës, “Kuq e Zi” u kushtohet pikërisht këtyre vizatimeve të piktorit të ish-burgosur Lekë Pervizi, një testament i rrallë ky, në këtë formë, i mundimeve dhe vuajtjeve në kampin e terrorit të Enver Hoxhës, në Tepelenë.   Duke i shikuar ato fotografi të vizatuara në ish-kampin e Tepelenës nga Leka, njeriu normal ndjen një shpërthim zemërimi pothuaj të papërmbajtur dhe pyet veten se, si është e mundur që njeriu, të veprojë në këtë mënyrë, kundër njeriut, e për më tepër, shqiptari ndaj shqiptarit.  Në një komunikim me Z. Pervizi, pasi lexova numrin e posaçëm të revistës online që më kishte dërguar, e pyeta se pse ka pritur gjithë këto vite që t’i botojë këto vizatime për publikun. Ja edhe shpjegimi i historisë së botimit më në fund, në një album të posaçëm.  Ai më shkruan se i mbante vizatimet për vete, në disa copa letre, sa për kujtim, megjithëse i kishte botuar herë pas here në revistën “Kuq e Zi”, që prej fillimit të daljes së saj në vitin 1993 e në vazhdim, por shton se nuk u kujtua kush që t’u jepte rëndësinë që meritonin.  Z. Pervizi i jep kredi për botimin, më në fund, të vizatimeve një miku të tij, edhe ai i ish-përndjekur politik – i cili ishte në dijeni të vizatimeve të tij në kampin e Tepelenës.   Në një mënyrë ose në një tjetër, lajmi për ekzistencën e vizatimeve të Z. Pervizi shkoi në veshët e zyrës së Fondacionit gjerman Konrad Adenauer, në Tiranë, e cila i botoi vizatimet nëpërmjet Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit në Tiranë, me drejtor Agron Tufa, shprehet Z. Pervizi.

 

Ishin gjermanët pra, ata që mundësuan botimin e këtyre vizatimeve me një album të posaçëm me titullin, “Rrathët e Ferrit”.  Leka shkruan se gjermanët e kishin ftuar për një javë, ndërsa kishin organizuar një mbledhje me aktivitet të posaçëm në kazermat e rrënuara në Tepelenë, ku ishin ekspozuar vizatimet e tij të zmadhuara, ku ndër të tjerë, kishte marrë pjesë dhe Ambasadori gjerman në Tiranë dhe drejtori i Fondacionit ‘Konrad Adenauer’.   “Kështu nepërmjet atyne vizatimeve të shpëtueme kot prej meje (mjaft kishin humbë), u ba i njohun kampi i Tepelenës, ashtu siç ishte i ndërtuem që e keni pa dhe ju në revistën, por që i të cilit kamp nuk ekzistonte asnjë fotografi, se ku, e si ishte.   As nuk dihej se si funksiononte e si ishin stivosun të internuemit brenda atyne kazermave vigane”.

 

Kjo u bë shkas edhe për mbledhje të tjera dhe tashti po mendohet që të krijohet aty një muze, e të ngrihet një memorial, më shkruan Leka.   “Merreni me mend, i dashun mik, se kishin kalue 25 vjet që askush s’donte të ia dinte për atë kamp famëkeq të Tepelenës.  Prandaj vizatimet dolën me vonesë, kur duhet të ishin ba të njohuna botënisht që në vitet e para pas shembjes së diktaturës. Kaluen gjashtë presidentë e disa qeveri, që as u shkonte mendja fare dhe as që e donin daljen në shesh të mizorive të komunizmit mbi qenie njerëzore (shqiptare) të pafajshme”, përfundon ai shpjegimin e tij, që pati mirësinë të më dërgonte në lidhje me vonesën e botimit të këtyre vizatimeve dokumentuese dhe historike me vlerë të madhe, nga një dëshmitar i gjallë i jetës dhe krimeve që bëheshin në kampin e Tepelenës nga regjimi komunist kundër popullit të vet.  Megjithëse Lekë Pervizi me modesti thotë se, nuk e bëri publikimin e këtyre vizatimeve me qëllim që të “delte si burë i mirë”, ai shpreh mirënjohjen e tij dhe falënderon gjermanët, të cilët me interesimin e tyre, e bënë të mundur daljen në shesh të këtyre vizatimeve historike nga jeta dhe e krimet në kampet shqiptare të përqendrimit të regjimit komunist të Enver Hoxhës, të cilat Z. Pervizi thotë se, “Ambasadori gjerman në Tiranë i kishte krahasuar me Auschvitzin, për trajtimin mizerabël që iu bahej të internuemve, pavarësisht nga përmasat strukturale më të vogla, por për nga përmasat kriminale të mëdha.”  Në një artikull dje nga Përparim Halili, botuar në gazetën Telegraf të Tiranës thuhet se, dosjet e kampit të Internimit dhe të kryengritjes antikomuniste së Zhapokikës në Tepelenë janë zhdukur më 1991.   Për më tepër Z. Halili shkruan se strukturat e kampit të Tepelenës janë hedhur për dhe, siç duket, në përpjekje për të zhdukur çdo provë i ekzistencës së kampit të tmerrit duke shtuar se “Në vitet 1994-1995 mbi varret e 175 (fëmijëve “armiq” të moshës deri në 12 vjeç) dhe 789 të rriturve të vdekur në kampin e Tepelenëns, ish-qeverisja e viteve 1993-1995 ka ndërtuar pallate banimi për strehimin e ish-të dënuarve politikë dhe kolektorin qendror të ujërave të zeza të qytetit, pa bërë zhvarrimin që u kërkua me protesta prej familjarëve të viktimave”.   Përparim Halili shkruan gjithashtu se “dosjet e kampit të Tepelenës janë zhdukur qysh në korrik të vitit 1991”.

 

Unë kam shkruar shumë, por më kot, gjatë këtyre viteve për mospërballjen serioze me të kaluarën komuniste të klasës politike shqiptare të të ashtuquajturës periudhë post-komuniste, një fenomen ky që në mendjen e njerëzve normal është vështirë të kuptohet ose të pranohet në një shoqëri që e konsideron veten demokratike, anëtare e NATO-s dhe aspiruese për integrim të plotë euro-atlantik.  Por, ajo që me të vërtetë prek thellë dhe ndez ndjenjat morale të njeriut është se, si edhe sot nostalgjikët e atij regjimi dhe të diktatorit, siç shkruan edhe “Piktori i Kampeve të Vdekjes”, “Të ngrenë lavde kriminelëve e xhelatëve dhe, aq më keq, atij lloj diktatori të paskrupullt e paranojak që e trajtoi popullin e vet si të ishte bagëti e jo qenie njerëzore”. Megjithëse e papranueshme, për këtë situatë të krijuar në Shqipëri, nuk është për t’u habitur kur të merret parasysh se si klasa politike, “majtas e djathtas”, e këtij çerek-shekulli post-komunizëm, po trajton sot ish-të përndjekurit politikë, duke i përjashtuar krejtësisht nga jeta politike e vendit, gjë që i bën të ndjehen si të huaj në vendin e vet.  Ndërsa është i pa pranueshëm gjithashtu edhe refuzimi i tyre banal dhe i pa moralshëm për t’u përballur, njëherë e mirë, me të vërtetën e të kaluarës komuniste dhe me krimet e regjimit të Enver Hoxhës, ashtu siç kanë bërë vendet e tjera ish-komuniste të kontinentit evropian. Falë nderës Zotit që kombi shqiptar ka ende miq siç janë gjermanët, të cilët po ndihmojnë në zbardhjen e së vërtetës të historisë së krimeve të një sistemi totalitar e gjakatar.   Falënderojmë Zotin gjithashtu edhe për piktorin Lekë Pervizi, i cili “rrnoi për me tregue” dhe që me vullnetin e tij të fortë dhe me ndjenjën e tij të thellë, kishte vendosur herët që e keqja të kundërshtohej dhe të luftohej me çdo mjet e mundësi, madje edhe në rrethanat e një kampi përqendrimi, siç ishte ai i Tepelenës.   E falënderojmë Z. Pervizi edhe për “kokëfortësinë e mos-nënshtrimit” që ka treguar në kampin e përqendrimit që, edhe në kushte jashtëzakonisht të vështira i ka bërë dhe i ka ruajtur vizatimet – megjithëse jo të gjitha – nga jeta dhe të strukturave të kampit ku ka qëndruar e që sot i ka të botuara dhe na i sjellë si dokumentacion historik për brezat e sotëm dhe të ardhshëm. “E vërteta triumfon kur bëhen sakrifica dhe mundime për ta qitur në dritë të vërtetën”, ka thënë babai i kombit amerikan, Xhorxh Washingtoni.   T’i jemi mirënjohës Lekë Pervizit që me botimin e këtyre vizatimeve nga jeta në kampin e terrorit në Tepelenë, hedh sado pak dritë mbi të vërtetën e krimeve që ndodhën në atë vend.

 

Frank Shkreli

 

Shikoni më poshtë skicat nga kampi i Tepelenës të piktorit Lek Pervizi

 

Lekë Pervizi sjell si dëshmitar në pikturë dëshmi rrëqethëse të Kampit të Vdekjes të Tepelenës

Njëri prej këtyre dëshmitarëve që i shpëtoi vdekjes në kampin e Tepelenës është edhe Lekë Pervizi.

Për veten dhe bashkëvuajtësit e tij në kampet komuniste të Enver Hoxhës, Z, Previzi ka shkruar se, “Jemi dëshmitarë përjetues të asaj shfarosjeje sistematike e të planifikueme me gjakftohtësi të madhe nën diktatin e të huejve: jugosllavë, rusë e kinezë, për t’i zhdukun të gjithë tiparet shqiptare, si burrëninë, besën e traditat, ashtu edhe historinë, gjuhën e kulturën. Këto iu nënshtruen falsifikimit e manipulimit, sipas strategjisë së ideologjisë marksiste të zhdukjes totale të trashigimisë sonë mijravjeçare”. Dëshmitari i gjallë i këtyre vuajtjeve e terrori, sidomos në kampin e Tepelenës, ku ai vetë ka kaluar dënimin si i pa dëshiruar i regjimit komunist, Lekë Pervizi vazhdon, për më shumë se një çerek shekulli pas shembjes së komunizmit, të “rrnojë” dhe të “tregojë”, për vuajtjet e veta e të familjes së tij të ngushtë si dhe të bashkëvuajtësve të tij si vëllezër e motra shqiptare, kundërshtarë politikë të regjimit enverist. Z. Pervizi e ka dokumentuar me shkrime dhe si rrallë kush tjetër, për të mos thënë, ndoshta si askush tjetër para tij që vuanin në ish-burgjet dhe kampet komuniste të Evropës Lindore – edhe me vizatime në copa letrash — përshkroi jetën e përditshme në kampin e Tepelenës dhe vuajtjet e tmerret që ai dhe të tjerët kanë pësuar në kampin famëkeq aty.”