VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

KRITIKË ANTOLOGJIKE PËR LETËRSINË BASHKËKOHORE NË VLORË – Nga MSc. Albert HABAZAJ, poet, studiues, bibliograf

By | October 3, 2020

Komentet

Fjalori Frazeologjik Anglisht -Shqip i frazeologut Prof.Dr.Eshref Ymeri u botua në Gjermani – Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

Dje në internet rastësisht lexova një lajm të bukur, për një gjuhëtar dhe studiues të veçantë, i cili më gëzoi.

Në Gjermani sapo është botuar Fjalori Frazeologjik anglisht-shqip i Akademik, Prof.Dr.Eshref Ymerit. Ndaj nuk munda të heshtja, pasi heshtja është anashkalim, përjashtim, harresë e qëllimshme, ndaj veprave të tilla dhe autorëve, ndaj lihen në heshtje, madje shpërfillen si të pavlerta. Fjalori u botua nga ShB..Globe në dy vëllime (I & II).

Ne shqiptarët jemi të çuditshëm. Dihet se vendi ynë i vogël që nuk është në gjendje të mbrojë shkencërisht  identitetin kombëtar (Lashtësinë e Gjuhës Shqipe dhe Autoktoninë e shqiptarëve), si mund të jetë në gjendje të reklamojë, të botojë apo ta vlerësojë këtë studiues, frazeologun e shquar Eshref Ymeri? Theksoj se, Akademik Ymeri, i vetëm, pa bashkëautor, me një punë këmbëngulse, studimore dhjetra vjeçare i ka dhuruar fondit të artë të Kulturës Kombëtare tre fjalorë-frazeologjik (3): Italisht -shqip-Rusisht shqip, dhe anglisht -shqip, si dhe dy libra studimor për përkthimin, botuar në një hark kohor të shkurtër, duke pasuruar gjuhën shqipe me mijëra shprehje frazeologjike që përbëjnë një thesar të çmuar leksikor të gjuhës sonë.

Pse është kaq e pasur gjuha jonë, ndaj dhe pellazgjishtja , gjuha e të parëve tanë, paraardhësve Iliro-Trakas-Shqiptarë është ajo gjuhë e fillimit të gjuhëve në kontinentin plakë, e cila ka të njëjtat vlera si dhe pellazgët që njihen si shtetformuesit e kombeve të Evropës.

E dini pse ndodh kjo? Sepse Eshref Ymeri është autor  shumëdimensional apo shumëplanësh,i cili si studiues, përkthyes,  publicist apo frazeolog, nuk i përket Realizmit Socialist. Ai ka një Portret, Individualitet dhe Personalitet ndryshe, pasi këndvështrimi i tij mbështetet në relitetin real të kombit dhe situatave politike në rajon e më gjerë.

Shqipëria e vogël që ka furnizuar botën me bijtë e saj të kulifikuar në fusha të ndryshme, në çdo periudhë historike edhe sot ka mjaft njerëz të shquar. Po për fatin tonë të keq, ne jemi të mirët e botës dhe të ligjtë e vetes. Ashtu si kemi lënë në harresë historinë,  kemi harruar elitat, të cilat i kami, por i mohojmë, i fundosim, i baltosim derisa  i mbulon pluhuri i harresës.Kurse bota nuk i ka njerëzit e shquar, i krijon dhe i ngre në piedestal duke i vënë në panteonin e kombit. Pavarësisht se ç’ kombësi kanë, ç’ngjyrë janë, ç’gjuhë flasin apo ç’besim kanë , gjithsesi  i nderojnë dhe i përjetësojnë për vlerat që i kanë dhënë kombit të tyre.

Çfarë kanë bërë Akademia e Shkencave, Ministria e Kulturës dhe e Arsimit për Personaliete të tilla si Eshref Ymeri, që dijet, studimet, gjuhët e huaja dhe kulturën e gjerë,i përdori në dobi të kulturës kombëtare, si dhe të unitetit dhe identitetit  kombëtar.

Të vjen të ndohtë kur dëgjon se “X” Paçavure, Gënjeshtar, Sajues  apo Mashtruses të historisë së kombit marrin tituj të lartë deri te “Nder i Kombit” dhe nuk e zë me gojë askush punë e pallogaritur të Prof Eshrefit.  Për çfarë meritash vallë marrin një vlerësim maksimal? Çfarë kanë bërë për atdheun?! Ballafaqoni punën e cilitdo dhe vini pikat mbi “i”. Jo kështu, jo nuk mund të bëhet ! Nuk mund të jepen dekoratat me fushata. Nderimet dhe vlerësimet i takojnë ati personaiteti që ka derdhur djersë, mund dhe dije…jo ta marrë ai /ajo që ngre flamurin nga fryn era e politikës…

    Iu lutem institucioneve shtetërore  të hedhin sytë nga njerëz me potencial si Prof.Dr.Eshref Ymeri, që ka dhënë dhe po jep shumë dhe nuk ka marrë asgjë…

Çudi e madhe!  Puna voluminoze dhe e nivelit të lartë shkencor e Eruditit Eshref Ymeri i ra në sy një shtëpie Botuese në Gjermani dhe nuk i bije në sy Institutit të Gjuhësisë, Akademisë së Shkencave,Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Kulurës në Tiranë. Këto fjalor me mbi 2500 shprehje frazeologjike secili, që u vijnë në ndihmë gjithë Katedrave, shkollave të mesme dhe të nivelit akademik, përkthyesëve, shkimtarëve dhe kulturëdashësve.

Botimi i Fjalorit Frazeologjik Anglisht -Shqip në Gjermani është një vlerësim i merituar i punës madhore të Prof.Eshref Ymerit!

Urime Pofesor Eshrefi! Rrugë të ndritur Fjaloit Frazeologjik Anglisht- Shqip dhe urojmë që t’u hapet rruga botimit të veprave tuaja të vyera!

 

Fitim-Vilhelme &familja Haxhiraj

 

Vlorë, 24.11.2020

NJË SAGË E BUKUR EMOCIONALE – Nga LULZIM LOGU

Skënder Demaliaj sapo ka dalë para lexuesit me librin e ri “Kthimi i shpejtë i shqiptarëve të Kosovës në trojet e tyre mijëvjeçare në verën e vitit 1999”.

Një monografi e cila me fakte dhe argumente rrëfen nga një këndvështrim origjinal krimet shekullore serbe mbi shqiptarët. Një libër konçiz, publicistik dhe shkencor me një qasje të re adekuate rreth problemit të luftës për çlirimin e Kosovës, me dritëhijet dhe të vertetat, të cilat vijnë pasi lufta ka mbaruar, dhimbjet sadopak janë fashitur, por nuk është shuar plaga që kullon e gjenocidit dhe etnocidit, trishtimi i të pagjeturve akoma dhe ajo çka vertet ndikon fuqishëm në mentalitetin tonë bashkëkohor. Përpjekja komplekse për ta errësuar qellimin e luftës çlirimtare dhe bartësit e saj dhe për të ndrruar në të gjitha format e mundshme rrjedhjen e historisë për shqiptarët dhe fatin e tyre kombëtar…

Autori mbështetet në dokumentacione të kohës, në argumente historike të autorëve shqiptarë dhe të huaj, duke spikatur dhunën e pandalshme serbe qindravjeçare ndaj shqiptarëve, apelon për të mos heshtur dhe aq më pak për të harruar, paralel me thirrjen për të ridimensionuar qendrimet politike dhe jo vetëm ndaj raporteve strategjike me historinë e marrëdhënieve tona kudo në rajon dhe më tej.

Kthimi i shqiptarëve në atdheun e lirë si simbol me krahasim biblik, ndjenja e respektit për token e vet nga ana e shqiptarëve si raporti i Zotit me besimtarët e vet të përjetshëm, e bën librin lehtësisht të dëshirueshëm nga çdo lloj lexuesi, sidomos pjesën e dytë të tij ku kujtimet, esetë dhe reportazhet e bëjnë atë më të ngrohtë dhe më të prekshme nga ana e tyre.

Që nga evokimi i kujtimeve familjare, tek amanetet dhe përjetimet e dëshmorëve të krahinës, epilogu i librit natyrshëm sjell përfundime logjike dhe emocionale të autorit, por dhe refleksione komplekse të kristalizuara në memorien serioze, e cila garanton në themele ruajtjen e vlerave të një epoke, e cila padyshim shënoi një rrjedhë të re në udhëtimin e kombit tone kah e ardhmja evropiane dhe jo vetëm.

Nga kthimi në atdheun e lodhur nga lufta dhe të përlotur në plagët e rënda deri tek synimi aktual për të përfaqësuar të vertetën historike para botës demokratike, krejt kjo sagë madhështore përshkruhet objektivisht dhe realisht nga autori, në një përpjekje fisnike dhe emocionale, në këtë libër që shënon një vlerë të rëndësishme jo vetëm në trashëgiminë familjare, por edhe në udhetimin e tij intelektual.

TROPOJE, NENTOR 2020

Mbi librin “Antitabu – Këshilla për miqtë” të Shaban Muratit – Nga Dr. JORGJI KOTE

 

 

Le ta themi qysh në fillim se “DITA“ bëri mirë që botimin e librit të ri “ Antitabu – Këshilla për miqtë” e pasqyroi si ngjarje për politikën, publicistikën dhe diplomacinë tonë. Kjo jo vetëm se ky është i libri i 14 i Mjeshtrit të Madh Shaban Murati; por për vetë emrin, përvojën gati 50 vjeçare diplomatike, dy herë Ambasador, për 15 vite drejtor i Drejtorisë së Analizës dhe i Akademisë Diplomatike në MPJ dhe Këshilltar Special i Ish-Ministrit të Jashtëm. Këtë radhë autori vjen me një sintezë sa intriguese aq dhe interesante ngjarjesh. Ndryshe nga opinionistë dhe komentues të tjerë dhe si analist elitar, Shaban Murati nuk flet “ pas pilafit”; ai u paraprin me kohë dinamikave, dhe me rekomandime praktike për politikbërësit dhe vendimarrësit. Antitabutë në të 170 faqet e këtij libri shfaqen, preken dhe “thyhen” falë një bollëku esesh, aforizmash, thënieve të urta, referencave historike, kontrasteve me hapësirë dhe gjeografi inter-kontinentale, me theks të veçanë në 3 dekadat e fundit. Shqetësimi thelbësor që e përshkon librin është krijimi dhe funksionimi i një sistemi modern demokratik, jo si “ shtet fisi”, me politikë, media, qytetari të vërtetë, me diplomaci kurajoze, krijuese dhe vizionare.

Duke u ndalur në lëmin e politikës së jashtme, autori e thotë troç se një vend me keqqeverisje të brendshme, i mbështetur mbi parime farefisnore, nepotike, ku « bijtë e ish sekretarëve të parë bëhen ambasadorë e drejtorë » në një vend ku « kulti i individit zëvendëson kultin e shtetit »nuk mund të ketë politikë të jashtme produktive. Me po këtë shqetësim shtjellohen dhe deficitet e shumta në trajtimin e diplomatëve, larg frymës, standardeve ndërkombëtare dhe promovimit në karrierë. Kjo e vërtetë e dhimbshme tregohet bindshëm me një ndodhi në Gran Canaria, ku autori festonte 65 Vjetorin e lindjes; si dhuratë nga e bija e tij, Arba, Zonjë e nderuar dhe eksperte e proceseve zgjedhore në Bruksel e gjetkë. Ai u habit kur të nesërmen i sollën në dhomë një shampanjë, tortë me kartolinën e urimit; befasim i këndshëm kur i thanë se dhuratat ishin nga Drejtorja e Hotelit, e cila ia kishte parë ditëlindjen në pasaportë. I mrekulluar, autori pohon se këtë kënaqësi nuk e kishte patur në Tiranë, ndonëse kishte qenë Drejtor dhe Ambasador !

Më tej, duke përmendur thënien e njohur se « Ambasadori është një njeri që dërgohet jashtë për të gënjyer për interesat e vendit të vet » shprehet keqardhja se në Shqipëri, diplomatët dhe shefat e tyre gënjejnë vendin e vet. Po e aktualizoj këtë ide me justifikimet për dështimin në negociatat me BE-në. Ndonëse dhe » bufi » e di se këto negociata nuk çelen pa plotësuar 5 apo 15 kushtet e njohura, Kryeministri Rama pretendon se fajtore janë dinamikat e brendshme dhe zgjedhjet në disa vende europiane! Mirëpo, sipas kësaj logjike, i bie që negociatat të mos çelen asnjëherë, sepse zgjedhje dhe dinamika do të ketë përherë në në Francë, Holandë, Gjermani e gjetkë !

Për pasojë, diplomacia jonë nuk ka ende një mendim të formësuar dhe konsoliduar. Jo se nuk ka hapa, demarshe dhe ndonjë arritje, deri te kryesimi i OSBE-së; por sepse mendimi diplomatik është shumë më i gjerë, me afate të gjata kohore dhe jo me improvizime spontane, sipas oreksit dhe midesë politike të liderit të radhës në pushtet. Faktor tjetër negativ me ndikim është censura dhe ndalimi i shprehjes së lirë të mendimeve të diplomatëve të kualifikuar; vetë Shaban Murati tregon se si e ka pësuar tri herë mbi shpinë këtë dukuri negative në 20 vitet e fundit. Gjithsesi, fatkeqësia më e madhe është se të vërtetat që tregojnë këta analistë dalin sheshit shpejt, sepse « nuk mbulohet dielli me shoshë »! Deficitet tona diplomatike janë pasojë dhe e politikave të jashtme koniunkturore. Lidhur me këtë, autori kërkon kujdes « që të mos shajmë si ata që na duan dhe ata që nuk na duan; ndryshe « mund të na ndodhë që të mos na duan dhe ata që na duan » E keqja tjetër, siç pohon autori është se « vetëm te ne liderë dhe politikanë të ndryshëm kthehen brenda natës nga filo – në anti- grekë, serbë, rusë, kinezë, amerikanë, europianë, etj !

Ashtu si dhe te « Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës » autori përmend me theks të veçantë mungesat, mangësitë dhe vonesat e pajustifikueshme në procesin e shtetbërjes së saj. Ai është ndër të parët që krahas vlerësimeve, i ka përcjellë me kundërshtime, sugjerime e rekomandime të dobishme qëndrimet e ndryshme politike shqiptare. Nga viti 2005 – 2006 e në vazhdim, ai është shprehur kategorikisht kundër tezës për zhvillimin normal të marrëdhënieve me Serbinë, pavarësisht qëndrimeve të saj ndaj Kosovës. Dhe pse në pamje të parë duket si qëndrim i moderuar dhe europianist, ajo tezë nuk shkonte fare përballë realiteteve dhe specifikave të hidhura serbe ; natyrisht ajo ka ditur t’i shfrytëzojë në interesin e saj këto teza të syleshëve tanë politikë. Në fakt, ajo tezë duhej formuluar dhe zbatuar nën një këndvështrim tjetër afirmues dhe kushtëzues – siç ndodh zakonisht në diplomaci : « ok, t’i zhvillojmë marrëdhëniet me Serbinë, por paralelisht dhe në vartësi të qëndrimeve të saj ndaj Kosovës »

Për fat të keq ky lloj qëndrimi është forcuar më tej dhe pas vitit 2013. Ja shihni, më 9 Nëntor, dhe pse Thaçi me shokë dilnin përpara Gjykatës Speciale në Hagë, Rama dhe Vuçiç nuk e anulluan Takimin gjysmak të Mini-Shengenit, ndonëse të nesërmen ishte Samiti i Sofjes BE – Ballkani Perendimor! Tirana zyrtare nuk e pati për gjë të padiste Ish-Kryeministrin Haradinaj për shpifje, mirëpo ajo u tregua pothuajse « memece » kur Vuçiç e konsideroi masakrën në Reçak « thriller perendimor » apo dhe javën e kaluar, kur e krahasoi Kosovën me Nagorni Karabakun !

Në vijim, analizohen shkaqet e pasojat dhe dënohen ashpër « tezat e kufirit » të shpallura dy vite më parë. Autori thekson me shqetësim se ato ishin gafa trashanike që mund të çonin deri në një Konferencë të re të Londrës, duke vënë në diskutim gjithë demarshet dhe arrritjet e deritanishme historike dhe vetë Luftën Çlirimtare të Kosovës.

Më tej, jepen argumenta bindëse se Kosovës të këqiat nuk i kanë ardhur nga ekonomia, nga mungesa e rrugëve dhe autostradave, por nga politika shtypëse e Serbisë, krimet dhe genocidi, mosnjohja dhe fushatat për çnjohjen e saj ! Për pasojë, megjithë rëndësinë e tyre, ekonomia, tregtia, rrugët madje dhe lëvizja e lirë nuk kanë shans për sukses të qëndrueshëm, pa zgjidhur nyjen gordiane politike – njohjen e Kosovës nga Serbia dhe nga pesë shtete të BE-së, nga Spanja e Borrell dhe e Slovakia e Lajçak. Shihni, Maqedonia e Veriut ka patur e ka marrëdhënie diplomatike, tregti dhe investime të mëdha me Greqinë dhe Bullgarinë. Megjithatë, e para e bllokoi për 25 vjet për antarësim në NATO dhe në BE, ndërsa e dyta e bllokoi tani për çeljen e negociatave! Ndaj, autori « bërtet » me të madhe, se çdo gjë, çdo nismë e proces fillon nga NJOHJA e pavarësisë së Kosovës ! Ndryshe, gjithçka mbetet në kuadrin e llomotitjeve boshe !

Natyrisht në të gjithë këtë « mesele » sipas autorit ka përgjegjësinë e vet të madhe dhe BE-ja, sidomos ish Përfaqësuesja e Lartë, Mogherini. Me mendimin naiv që « të mos u ikë nga duart Serbia e të bjerë në prehrin e Rusisë/Kinës ». Ndryshe nga qëndrimet e saj me Kosovën, BE është treguar sa kurnace në kritika, aq dhe bujare në lumenj me lëvdata ndaj Serbisë » Dhe Beogradi ka ditur të shfrytëzojë me mjeshtëri këto « dhurata » nga Brukseli, por çuditërisht dhe nga Prishtina e Tirana zyrtare; ai ia ka dalë mbanë që të kalojë nga « loja me karrike muzikore » te katërkëndëshi strategjik – « ta ketë grurë » me BE, SHBA-të, Rusinë dhe Kinën, ama pa lëvizur asnjë centim nga« embargoja » politike dhe diplomatike ndaj Kosovës.

Me po këtë ashpërsi në libër shigjetohet i ashtuquajturi « Mini-Shengen » Të kuptohemi, Shaban Murati, por dhe kundërshtarët e tjerë ku bën pjesë dhe autori i këtyre radhëve mbështesim të katër liritë e mëdha europiane në rajon, të mishëruara te CEFTA, zona e tregtisë së lirë në Balkanin Perendimor, e mbështetur nga Procesi i Berlinit, BE-ja dhe SHBA-ja. Ajo çka kundërshtohet është protagonizmi dhe keqamballazhimi i tyre me « Shengenin serb » Madje, në kohën e gabuar, kur BE-ja ende nuk po jepte PO-në për negociatat, kur Kosova lëngonte nën peshën e krizave të brendshme dhe agresivitetit serb lidhur me ç’njohjet e saj ; pa harruar dhe pse jo vitin 1946, kur ish – Jugosllavia bëri demarshe të njëjta. Atëhere përse ky ngut, kur Kosova dhe dy vende të tjera hezitonin dhe kundërshtonin? Kur nuk kishte asnjë analizë dhe studim mbi kostot/ përfitimet, edhe pse Serbia dilte fituesja më e madhe ekonomike por dhe politike, plus imazhit të saj të kuruar për bukuri dhe me stil, falë ndihmesës së « levantinëve » tanë politikë, ama në dëm të Kosovës ? Se sa të drejtë ka autori i librit këtë e tregoi më 10 Nëntor Samiti i Sofjes BE – Ballkani Perendimor ; ai e mbylli kapitullin e » Mini-Shengenit që ishte kthyer në « mollë sherri » duke e zëvendësuar atë me « Tregu i Përbashkët Ballkanik dhe « Zona Rajonale Ekonomike. »

Mungesa e vizionit dhe mendimit të duhur diplomatik vitet e fundit është shfaqur dhe te asimetria, mosreciprociteti dhe përparësitë e duhura në marrëdhëniet me Greqinë fqinje. Krahas anëve pozitive, në libër ka konstatime dhe kritika të drejta nga këndvështrimi i realpolitikës për diplomacinë tonë folklorike, pa frymë e taban ; sidomos lidhur me çështjen e detit, ku Shaban Murati është shquar me qëndrimet, shkrimet dhe një libër të veçantë. Ai denoncon mungesën e transparencës publike, të argumenteve bindëse e sidomos strategjinë e mëparshme dështake të diplomacisë sonë, kur u futën « të gjitha vezët në një shportë » Për pasojë, u përzien keqazi çështjet kapitale që ulërasin për zgjidhje, duke vepruar me « aksion me goditje të përqëndruara » Edhe dërgimi i dosjes së Detit në Hagë në fakt është dështim i diplomacisë dhe vetëm një shtyrje me disa të panjohura në axhendë, por jo më shumë. Duke shtjelluar parimin e shenjtë të reciprocitetit, në libër tregohet se Greqia nuk i përmend dhe as i vlerëson si shqiptarë kapedanët tanë dhe trimat e tjerë që kontribuan në Revolucionin grek të vitit1821, ndërkohë që kërkon gjithandej varreza për të « rënët « e saj në Shqipëri. Autori përmend dhe faktin tjetër se kryediplomati grek nuk iu bashkua me 13 Qershor 2019 Letrës së 13 homologëve që kërkonin çeljen e negociatave dhe në Tetor abstenoi.

Vëzhgime e vërejtje të drejta bëhen dhe për « tabu » të tjera, sidomos trajtimin e pakicave. Autori e thotë « shqip » se « shpikja e minoriteteve duke vendosur rekord ballkanik nuk forcon integritetin territorial, as pozitën rajonale dhe integrimin europian; kështu vetëm kthehemi në subjekt ndërkombëtar të vetvrasjes kombëtare, shtetërore dhe diplomatike » Këtu është domethënës shembulli i Presidentit turk Erdogan, i cili gjatë vizitës më të fundit në Greqi më 8 Dhjetor 2017 shkoi në vendbanimin e tyre dhe drekoi me përfaqësues të 150.000 shtetasve me origjinë turke, duke kërkuar dhe njohjen e tyre si pakicë kombëtare ; ndërkohë që liderët dhe kryediplomatët tanë në 25 vitet e fundit nuk kanë shkuar të takojnë « qoftë dhe për një kafe » arvanitasit e pse jo, të kërkojnë njohjen e tyre si minoritet!! Ja pse, këto e shumë fakte e dukuri të tjera të përshkruara me stil tërheqës, të thjeshtë e plot ngjyrime, i bëjnë antitabutë e librit të ri të Shaban Muratit shumë më tepër se Këshilla për miqtë.»

OPTIKË KRITIKE PËR DRAMËN “ IZRAELITE DHE FILISTINË ” TË NOLIT – Esé nga MEXHIT PRENÇI 

 

 

 

KUMTI: “Kur refuzohet qasja paqësore e arsyes,

e domosdoshme është qasja e  dhunës dhe forës”

 

Kryekreje theksoj se ideja për të  krijuar dramën  “Izraelitë dhe Filistinë” e Nolit nuk lindi si një shqetësim poeti\k i dramaturgut, por si një mendim polititik dhe filozofik i patriotit. Drama u botua më 1907 në Boston Mass nga Tipografia  Kombi. Në fund të tekstit të dramës lexohet:  “Shkruar n’Athinë në vjeshtë I të motit 1902”. Nga Pasthënia e librit citoj:  “Ata kuptojnë do ta marrin  menjëherë vesh që  “Izraelitë dhe Filistinë“ s’është dramë, por vetëm një sqelet drame, e cila duhej zgjeruar dhe endur më shumë.Tër  libra s’është veç pak vija të parregullshme dhe pa formë të fundme, përmbi të cilat ishte për të vijosur një pikturë të madhe. Duke pritur një kohë të përtejshme dhe një ndodhje të mendjes dhe të shpirtit që ta ndreqja e ta zgjeronja, shkuan pesë vjet pothua. Ishte me të vërtetë një mëkatë që kurrë do mos ia ndjeja vetes sime që e nxora në shesh këtë foshnjë drame pa shpërngij”

2

Një pohim i tillë ia rrit vlerat intelektuale dhe morale  Nolit. Jo kushdo e njeh vetveten, jo kushdo është i sinqertë me veten dhe të tjerët, perveç njerëzve të ditur, të emancipuar e qytetëruar  dhe me integritet. Le të shërbejë si model njohja e vetvetes nga Noli, për shkrimtarët, dramaturgët, artistët, e veçanërisht për politikanët e froneve të larta të cilët nga mosnjohja e vetvtes së vërtetë, kalojnë në deliromani e në të njetën kohë bien në kurthin e madhështisë së  marrëzsë.

3.

Noli e shkroi “Izraelitë e Filistinë” kur ishte njëzet vjeç. Ai thotë: “Ata që do të vënë re rrethrasjet  (rrethanat M.P.) që më shtrënguan ta bëj këtë gjë, në mos ndjefshin auktor, patriotin e tyre që ndodhet në Amerikë do ta ndjejnë”. Ishte pikërisht patrioti që nxiti dramaturgun të hedh në letër ide e mendime të rëndësishme politike, filozofike dhe atdhetare  që t’i fliste kohës me gjuhën e artit dramatik e cila komunikon me publikun estetikisht dhe mendërsiht.

4

Shoqërinë shqiptare në fillim të shekullit XX e shqetësonte çeshtja kombëtare për  t’u  liruar nga zgjedha pesëqindvjeçare  e Perandorsë Osmane dhe  për të fituar pavarësinë me çdo mjet. Lëvizja kombëtare  dialogonte e debatone për dy alternativa: atë të dhunës  & për  udhën paqësore. Noli iu referua një historie të vjetër fetare të luftrave midis  izraelitëve dhe filistinëve, e cila jepte mundësira të shumta që, duke i  shndërruar idetë fetare, patriotike dhe filozofike në art, t’u fliste bashkëkohësve në momentin e duhur historik.

***

Auktori i  hyri me pasion punës krijuese  në rrafshin e dramaturgjisë, i ndikuar dhe magjesur nga veprat e Shekspirit, përkthyer me mjeshtëri sipërore, që krarahasohet vetëm me vet. Por punën krijuese e nisi pa ditur not, sipas thënjes popullore se noti mësohet duke notuar, E rrëmbeu pasioni i patriotit, ndonëse se kishte mësuar gjuhën e artit dramatik.

5

Duke u mbështetur te mendimi i Sami Frashërit se shqiptarët për të fituar lirinë, kishin në dorë edhe të drejtën edhe forcën, në veprën e tij i jep përparësi të drejtës & arsyes. Vetëm kur këto refuzohen, forca del në plan të parë. Këtë e shpreh në mënyrën e vet edhe edhe Profesor Vehbi Bala në parathënien e librit:  ”Mësimi që nxirret nga disfata e Samsonit  tregon sa i rëndësishëm është përdorimi i forcës në gjendjen që ndodhej Shqipëria për t’u çliruar nga pushtuesit: por që të   ngadhënjejë e vërteta dhe  e drejta, duhet të bëhet punë bindëse, para se të përdoret. Forca”.

6

Sipas meje kështu ndodhi edhe me Serbinë e Millosheviçit. SHBA dhe bota e qytetëruar bënë të gjitha përpjekjet, ndoqën të gjitha rrugët që çeshtja kosovare të zgjidhej me dialog, me udhë paqësore të cilën e refuzoi tirani Millosheviç, Si kasap , sadist e demon, bëri  genocid të tmershëm mbi kosovarët. Në këtë rrethanë tragjike SHBA dhe  Europa për të mbrojtur të drejtat e kosovës aplikuan alternativën  e forcës dhe i dha mësimin e madh historik Serbisë tiranike e në të njejtën kohë edhe kumtin diktaturave të egra që skllavërojne & mjerojnë edhe popullin e vet, se nëse dështon dialogu si alternativa më e mirë, në plan të parë  del alternativa e forcës siç thoshte Sami Frashëri.

7

Këto ide  shndërrohen në art në dramën “Izraelitë dhe Filistinë“ si nëpërmjet veprimeve  të personazheve, por sidomos të  linjës së Samsonit dhe bëmave të tij,

të cilin e konsideroj edhe si zëdhënës të autori. Kjo për faktin se ai bart idenë themelore të dramës, në raportin e të drejtës e arsyes me forcën, që jepen në situata të ndryshme e të larmishme, sipas rrethanave.

8

Në fillim Samsoni është për udhën paqësore, por pasi i ngrenë kurthin, pasi i presin mjekrën tek e cila qëndronte tërë forca e tij, pasi i nxjerrin dhe sytë, ai pëson zhgënjim tw madh… Qorton veten dhe i jep të drejtë Rabinit: ”Unë më s’shikoj, po dëgjoj të qeshurit e tyre që më qeth zemrën dhe i jap të drejtë Rabinit me gjithë shpirt: Ah, sa të drejtë kish! Lipsej të veja me ushtri izraelitësh dhe ta digjnja, ta dërrmoja gjithë këtë botë të kalbur e të gënjeshtërme”.

***

Në skenat e mëpastajshme, kur i vjen fuqia, sapo i rritet mjekra, Samsoni rifiton fuqi mbinjerzore,  e tund tempullin e Boallit dhe e shkatërron. Filistinët mbeten nën gërmadha, ndërsa  Samsoni  vetësakrifikohet, sepse u zhgënjye nga vetvetja, ngaqë i  besoi forcës së arsyes me ata që s’kishin arsye, mbivlersoi vetveten, nënvleftësoi kundërshtarin i cili duke përdorur dinakërinë dhe pabesinë e futi në kurth  duke e joshur me kënaqësitë  e  dashurisë,  sa e bënë të  braktis detyrën.  Parë nga kjo pikeveshtrimi akti i vetvrasjes ishte zhgënjim  ndaj vetvetes, hakmarrje ndaj grackës së filistinëve, sakrificë për të vërtetën, Perëndinë dhe për Izraelitët.

***

Samsoni është figurë komplekse,  bartëse e ideve substanciale  të dramës. Kjo. do kërkonte  që autori të futej e të  depërtonte në mendjen & botën e përbrendhsme te figurës, nëpër labirinthet e shpirtit dhe të fshehtat e zemrës e t’i shpaloste ato me mjeshtëri të lartë që figura të ngrihej në nivelin e ideve që bart.

9

Dramën “Izraelitë dhe Filistine” e përshkon edhe ideja e luftës për të vërtetën kundër gënjeshtrës,  e nënshtrimit  ndaj arit, të vesit mbi virtytin, të pasionit të dashurisë e lajkave të bukurisë së gruas  si mjeshtre e  kurtheve e  grackave ku bie Samsoni.

Namik Resuli  do të thoshte: “ I magjepsur nga bukuria dhe lajkat e Dalilies bie vetë në grackë  dhe i harron fare qëllimet e mira të misionit që iu ngarkua nga të parët e Izraelit. I rrëfen Dalilës se fuqia e tij e jashtzakonshme qëndron te flokët. Me të dëgjuar këtë  rrjedhin filistenjtë, i presin leshrat, e vërbojnë dhe e venë në pranga.”.

Ndërsa Martin Camaj në shqyrtimin analitik që i bën  dramës shkruan: “ Sikur del nga këto pak krahasime që po rrjeshtoj më poshtë popullit të zgjedhur (izraelit) i kundërvihet Bota pagane e mbrapsht dhe amorale (filistine);- ndjekim mandej kontrastet e tjera gjithashtu binare: e Vërteta &  Gënjeshtra; fuqia fizike e morale e një vetje, pra e Samsonit – fuqia tërësore e forcës armike. Sistemi binar si tezë dhe antitezë shtrihet edhe në sintetizimin e tipareve dalluese te vetjet: Ahazi (mohues i fesë)- Samsoni që flijohet për fenë dhe Izraelitët; Rahilë-Dalilë e para në përfytyrimin e dashurisë së pastër familjare, e dyta të dashurisë së shfrenueshme, të lirë dhe jo të pastër.”

10

Dramën “Izraelitë e Filistinë” e përshkon edhe skematizmi që shfaqet jo vetëm në strukturën e dramës por edhe te persobazhet e saj. Që në aktin e parë ku veprimi zhvillohet në Synagonj, filistinët paraqiten personazhe negativ, ndërsa izrealitët pozitiv, Rabini e Samsoni si heronj. Madje nuk shquaj ndonjë  proces psikologjik ne dialogët dhe debatet e personazheve, në disa skena. Autori nuk ka mundur të futet në  botën e brendshme komplekse të  tyre, e të jap dilemat, qëndrimet e  ndryshme, veprimet psikofizine në situate e rrethana të caktuara  ku monologu e dialogu me vetjen  do të gjente format e  shprehjes  artistiko-skenike.  Citoj nga teksti: Një filistin i thotë turmës:”Të fala shumë ju dërgon Mbreti ynë. Për paqe vijmë, jo për luftë. Që të mos derdhen gjakrat më kot, herdhmë t’ju lutemi, të na dërgoni më të ndriçuarit  e popullit izraelit, se jemi gati të adhurojmë Perëndinë tuaj kur të na bindni se  është perëndi e vërtetë”. Rabini pa e analizuar këtë, në mënyrë kategorike thotë: ”Hapni sytë, izraelitë, filistini flet me dhelpëri”. Po kështu edhe filistinët, pa asnjë proces arsyetimi i flasin prerë Rabinit: Me dhelpëri?…, Pusho ti”!  No oomment.

11

Në aktin e dytë,  skematizmi shfaqet në  skenat  I, III, IV, VI, VII, ndërsa në   Skena II Samson – Dalilë, ku ngjarjet  zhvillohen te filistinët në shtëpi të saj, për çudi skematizmi braktiset, spikat mjeshtëria dramaturgjike. Është ndër skenat me vlera të konsiderueshme të dramës. Dialogët midis tyre mishërojnë dhe shprehin  artistikisht idenë e gëzimit të jetës në botën e vërtetë, të cilën Samsoni e shikon edhe përtej vdekjes fizike, ndërsa Dalila në këtë botë. Ajo i thotë Samsonit: ”Pse të çuditem me natyrën?.. Të filozofis?..Shikoj natyrën që të puth më nxehtë buzën tënde, që të dashuroj më fellë, ashtu po, pra po, nuk ndryshe. Dua të ndritoj dielli që të më japë zjarr syve të sharmojë shtazat e egra; e dua natën që të m’fshehnjë nga bota ëndrrat e ëmbla me të hertit e saj të vulpcetimit. Ardh vera? Ardhi për mua. Ku është i dashuri im t’i dërgoj njëmijë të puthura…”.

Pas këtij monologu  të gjatë që vazhdon, Samsoni menjëherë e shtrëgon me mall Dalilën, ajo e puth dhe pëshpërit me vehte: ”Gjëmbi i parë”.

12

Te Dalila shohim  procesin mjeshtëror të mashtrimit  ndaj Samsonit  Ai jepet pas dashurisë, e shtrëngon Dalilën, por në të njëjtën kohë shfaqet tek ai dilema për të Vërtetën dhe Gënjeshtrën që jepen në këtë monolog:  “Perëndia ma dha shpirtin si udhëheqës të rrojtjes së vërtetë dhe zemrën si rrufjane të gënjeshtërmes. Në vafshim pas zemrës, prishemi: në vafshim pas shpirtit devierim udhën e qëllimit të rrojtjes. Cili ka të drejtë? Asnjë. Më i lumtur është ai që s’merr vesh nga kjo dilemë e frikshme.” .(Dalila s’ka asnjë dilemë) “htrohu në pëlqit tim – i thotë – pra,  guxo të thuash se dashuria është dilemë. Nuk, këtë dilemë e ka ay që s’ka ide të qëruar për veten e tij… Sot ca pak shpirt, nesër ca pak zemër, pasnesër ca pak gjumë, domethënë rehat  për të dyja”.

13

Në përgjithësi në këtë skenë ka një procedim të rrjedhshëm e luftë të brendëshme të personazheve, të cilët realizojnë  me art veprimet psikofizike, sipas veçorive individuale të karakterit dhe qëllimeve të tyre si peronazhe duke aktruar bukur.Te Dalila shquaj dinakërinë, mashtrimin, pabesinë & lojrat mjeshtrore të dashurisë gënjeshtare. Ndërsa te Samsoni pasioni mbyt arsyen, sa e çon të bjerë në kurthin e sirenës, dashurisë. Vetëm në një situatë dyshuese, ai braktis vetveten, bie në krahët e dilemës dhe nuk i jep të drejtë as atij që shkon pas shpirtit, as tjetrit që shkon pas zemrës. Dalila orientohet më mirë, ndonëse qëllimi i saj është i keq, ajo thotë një të vërtetë që ka përmasa universale, ndonëse mund të mos pranohet prej të gjithëve. Ajo pranon edhe shpirtin edhe zemrën edhe të Vërtetën edhe Gënjeshtrën, pak nga njëra, pak nga tjetra. Megjithatë të dy si Samsoni ashtu edhe Dalila janë personazhe  kompleks..

14

Në aktin e tretë struktura dramaturgjike është formësuar me profesionalizëm. Ngjarjet zhvillohen në Tempullin e Boallit dhe Molohut, mbushur me statuja nga të gjitha anët, Filistinët festojnë fitoren. Në Sqenën I,  kemi një hapsirë skenike funksionale, që mundëson lëvizjet skenike të prersonazheve, kur drama do vihet në skenën e teatrit Në tekstin e dramaës dialogu i personazheve është ekspresiv  me gjuhë të pastër e kolor, ndërsa Kryeprifti monologon me racionalitet me një gjuhë dramatike që ka forcë shprehëse. Në Sqenë  II dhe III, dialogu bëhet më ekspresiv, më dinamik, struktura e skenave ka një frymmarrje më të gjerë, madje dhe veprimi i personazheve dhe bota e tyre e trazuar jepet disi më e plotë dhe emocionale.

Samsoni, këtu, flet me një gjuhë që buron nga zhgënjimi, ku krahas dëshpërimit qëndron protesta, përballë humbjes; zemërimi, kundrejt gjymtimit, urrejtja përballë pabesisë dhe padrejtësisë,  forca shkatërruese e të gjithëve dhe e vetvetes.

 

15

Kur mbaron së lexuari dramën “Izraelitë e filistinë të Nolit, të mbetet në mendje Samsoni që luftonte për të vërtetën, për Perëndinë, për jetën e përtejme, për lumturinë, paçka se gëzimet në këtë botë i quan gënjeshtër. Po ky Samson është  viktimë e vetvetes, bie në një vetëkurth me dashje, sepse ai nuk i zuri veshët përpara kurthit të sirenës së dashurisë së Dalilës. Theksojmë se zemra fitoi mbi shpirtin, pasioni mbi detyrën që sollën katastrofën e tij. Për këtë ai përdor armën e tmerrshme të hakmarrjes, përmbys tempullin e arit dhe të dashurisë, përmbys gjithshka, filistinët dhe veten.   

16

Drama mbyllet me këngën e Dalilës:

”Në botë sejcili që hin/ dëbiret,dëbiret shkretë/ Fuqia e shpirtit i shkrin/ dhe dashja e mirë humbet”, që më tepër është në rolin e korit se të personazhit që përfaqëson. Këtu absolutizohet shpirti, ndërsa të tjerat “humbasin e dëbieren”.

 

KONKLUZË

 

Nga drama “Izraelitë dhe Filistinë” nxirren shumë mësime, po do të theksoj njërin prej tyre, i cili sipas meje ka vlera të gjithëkohëshme edhe per kohen e realitetin tonë sot.  Autori ka një koncept realist, të drejtë dhe  universal . Sipas rrethanave vlerësohet me parësi udha paqësore me dialog të arsyeshëm e bindës, ndërsa udha e forcës, e dhunës, të  përdoret  në situatën kur refuzohet e para. Kjo është vlerë sipërore e mesazhit të dramës, ndonëse artistikisht nuk ka shkëlqimin e artë të ideve sepse autori si dramaturg ishte minor përballë intelektualit, dijetarit dhe patriotit  të madh NOLI.

 

Pse duhet ndarë gjuha shqipe nga letërsia qysh në shkollën 9-vjeçare – Nga BLEDI FILIPI

 

 

Lidhja e gjuhës shqipe me shkollën është e shumanshme :me gjuhën lidhen të gjitha kategoritë  e shkollave, që nga sistemi parashkollor deri tek universitetet.” (“Çështje të shqipes standarde” M.Çeliku, f.233)

 

Është e vërtetë , gjuha shqipe është e lidhur drejtpërdrejt me shkollën se aty përgatiten shkrimtarët,  aktorët, artistët, folësit e radio-telivizioneve, politikanët, mjekët , mësuesit  etj. Fillimisht këta në shkollë aftësohen të flasin , të lexojnë dhe të shkruajnë sipas normave të gjuhës standarde, prandaj për çdo mangësi fajësohet shkolla.

 

Por a është me të vërtetë i gjithë faji i shkollës?

Ky debat e zhvillohet shpeshherë mes kolegëve mësues, por edhe dashamirëve të gjuhës si në Shqipëri dhe në Kosovë . Debati ka kohë që është hapur. Por a është vetëm faktori shkollë që ndikon në këtë çështje ?

Jo! U lumturova pa masë para disa vitesh kur u vendos ndarja e

gjuhës amtare nga letërsia në gjimnaz, porse mendimi im shkon edhe më tej: gjuha amtare duhet të ndahet nga letërsia qysh në arsimin fillor, përkatësisht që nga klasa e dytë.

 

Përvoja ka treguar se mësuesit si në arsimin e mesëm të ulët dhe në arsimin e mesëm të lartë vuajnë pasojat e boshllëqeve të letrare e gjuhësore. Nxënësit kalojnë në ndërrimin e cikleve shkollore  pa njohuri të mjaftueshme letrare,  a gjuhësore, kjo pasi lënda nuk i lë hapësirën e duhur për përvetësim njohurish.

 

Kjo jo për fajin e mësuesve apo punës së tyre në arsimin e mesëm të ulët, por për atë që u quajt shkrirja e gjuhës me letërsinë, shkrirje që për mendimin tim nuk pati asnjë rezultat, por krijoi boshllëqe në të dyja lëndët. Këto probleme u trashëguan në breza të cilët sot janë gazetarë, politikanë , mësues etj.

 

Tekstet e kahershme kanë qenë cilësor, e të ndarë veç e veç, edhe si lëndë trajtoheshin më vete. E në saje të atyre teksteve janë formësuar shumica e intelektualëve .

Por ç’rezultate dha integrimi i gjuhës me letërsinë?

Asnjë rezultat për mendimin tim, pasi tekstet ishin (dhe janë) të mbushura   më së shumti me informacion të ngjeshur teorik dhe shumë pak praktik. E mësuesit në të shumtën e rasteve e duhet të jetë i trysnuar, e të mendoj kë të jap e si tua paraqesë nxënësve.

 

Gjuha e përdorur  në tekste është  ajo e auditorëve, e papërshtatshme me moshën  e arsimit fillor dhe atij të mesëm të ulët. ( Rrallë here ndeshen edhe qëndrime të gjuhëtarëve mbi nocione a çështje të ndryshme gjuhësore.)

Ndaj jam i mendimit që tekstet të jenë unik, të hartohen nga specialist që kanë përvojë në mësimdhënien e këtyre shkollave.

 

Në programe (kurikula) që nga klasa 6-9  kemi veç përsëritje njohurish. Në njohuritë gjuhësore nuk  zen vend sa duhet  format e pashtjelluara, fjalitë e ndërkallura , periudhat , njohuritë fonetike, dialektore etj.

Në njohuritë  letrare nuk zen  vendin e duhur autorët e Kosovës, Maqedonisë Veriore, arbëreshve, njohuritë mbi teorinë e letërsisë janë të vakëta.

 

Mësimi i gjuhës amtare dhe letërsisë në këto kushte nuk dha rezultate për afro dy dekada. Nxënësit dhe mësuesit hasin vështirësi kur dy orë do të marrin njohuri letrare e katër orë gjuhësore, e i duhet të përsëritin. Ndaj sa nuk është vonë le t’i kthehemi traditës sonë  e cila ka qenë frytdhënëse.

 

Nëse vërejmë se  gjatë përdorimit të përditshëm në komunikim, nxënësit e përdorin keq gjuhën shqipe, kjo ndodh se mësojnë elemente të shkëputura të saj. Pra  gjuha, si shkencë, duhet të mësohet në të gjitha elementet e strukturës së saj, me një vëmendje të veçantë për zbatimin e strukturës dhe karakteristikave të shqipes në komunikim sipas standardeve dhe modeleve të gjuhës letrare kombëtare.

Si përfundim:

Jam i mendimit  që programet e gjuhës amtare dhe të letërsisë duhet të jenë të njëjta me të Kosovës.

Gjuha të zhvillohej  katër orë në javë ashtu edhe letërsia.

Të zenë vendin e duhur diktimet dhe hartimet.

 Të rikthehen  provimet me gojë, pasi ndikojnë edhe në ftësimin e të folurit.

Emërtimi i lëndës të jetë gjuhë amtare.

Në tekste të përdoret leksiku sipas grupmoshave, madje të pajisen edhe me fjalorth.

 Mësuesit e gjuhës amtare dhe letërsisë të kualifikohen sa më shpesh,  të kenë trainime etj.

 

 

Bledi Filipi

‘’BUKURI E GURËZUAR’’ LIBËR QË ANALIZON  KOHËN – Vështrim kritik nga TAHIR BEZHANI

 

Ose: (Poezisë së bukur nuk mund t’ia ndalësh frymën…)

Tixhe Rexha Gërqari: “Bukuri e gurëzuar” poezi, SHB Klubi letrar  “Gjon Nikoll Kazazi”,2020  Gjakovë.

“ Jam e ftohur akull dhe digjem flakë”                                            (autorja)

Libri i parë me poezi i autores Tixhe Rexha Gërqari, prezantohet si  një paranjoftim meritor tek  lexuesi hapësirave tona, duke na  njohur në detaje me synimet e rrugëtimit të një poeteje serioze ,e cila  mjeshtërisht harmonizon unitetin e mendimit personal në kohështrirje  të caktuar, për gjëra të preferuara e të adaptuara me  përjetimet nëpër kohë të ndryshme. Autorja e librit poetik ”Bukuri e gurëzuar”, nuk është e  “sotme”, por një poete me prirje poetike  shumë kohë më parë, madje e adhuruar me paraqitjet e saja para dashamirësve të artit letrar,në revista e gazeta vendore.

Vetë jeta është begatia më e mirë, ku përvoja  individuale ose kolektive, reflektojnë në procesin e shpërthimin krijues për të identifikuar veten dhe të tjerët nëpër kohë. Kur e dimë se autorja është bartëse e shumë aktiviteteve që nga vitet 80-ta,bashkë me shumë shokë, studentë e studente të Mitrovicës e jo vetëm, atëherë mjafton të dimë edhe për peshën e vargut nga libri “Bukuria e gurëzuar”.

Poezitë e bartura gjatë në subkoishencën e saj si ngarkesë, si përjetime e frymëzime, si perceptime të futura në thellësi të qenies, dëshmojnë në vazhdimësi subjektin poetik ku është gjithmonë njeriu, vuajtja ,liria,  atdhedashuria, varfëria, padrejtësia, okupimi nga i huaji, pra përpëlitjet shpirtërore;që poetët gjithmonë e mbajnë në thellësi shpirti gjithë lirizmin poetik, deri në vlimin e ekstazës shpirtërore, si autorja  e librit “Bukuri e gurëzuar”.

Vargjet e librit ”Bukuri e gurëzuar”, janë  shkoqitje copash nga shpirti i ndezur dhe përjetimet flakëruese “që ndezin flakë shpirtin” nëpër hallkat e jetës  së vuajtur. Momentet nuk vijnë kurdo që i dëshiron ,ato ofrohen duke u sjellë rreth e rreth ngjarjeve jetësore,që njeriu  duhet ti shfrytëzojë në interes personal dhe kolektiv. Këtë “formulë” si zgjedhje e ofron poetja me elegancë në poezinë e saj ”Koha e koka” në faqen 26 të librit kur shkruan:

”Koka s’e mati kohën/Koha s’e mati kokën/Koka e nënvlerësoi kohën/Koha e zbardhi kokën/Koha e koka/Jeta jonë me dy rrota!”

Se sa përmbajtesor dhe i fuqishëm është intimiteti poetik i zonjës Tixhe Rexha Gërqari, vërehet në këto vargje që reflektojnë edhe peshën filozofike të vet vargut poetik. Pra ,çka ofron dilema në momente të veçanta jetësore?!

Një refleksion i tillë filozofik reflektohet edhe në disa vargje të  tjera, të cilat librit ia shtojnë vlerën dhe cilësinë harmonizuese. Kur një poete, në vargjet e veta paraqet edhe kulturën e saj letrare, karakterin dhe edukatën e pjekur  kombëtare si tani poetja në fjalë, poezia si mbretëreshë e letërsisë, merr krahë në këto kohë të zymta për krijuesit. Poezia “Koha është”, paraqet një korpus mendimesh në aspektin kombëtar, duke shtruar para lexuesit trimërinë dhe guximin ,atdhedashurinë, urtësinë ,maturinë, dhe paqen ndërnjerëzore, që në këto momente, përcjell një mesazh të fuqishëm.

Sjellë poezinë në fjalë:

“Koha është të kaluarës t’ia mbledhim/kockat copë-copë/e të themi: Te këtij skeleti jemi!/Koha është/të tashmes me urtësi t’i themi:  Mos i trego dhëmbët/se epidemi e tyre është tani! Koha është/të ardhmes t’i themi: Zgjati duart se të bashkuar do jemi!”…

Vargje madhështore  për t’i shijuar,  edhe antologjike për t’i analizuar…..

Temat shoqërore dhe satira….

Poetja, Tixhe Rexha Gërqari, siç e cekem më lart, duke qenë e angazhuar dhe  kontributdhënëse në moshën e saj të re,  përmes  ngjarjeve historike të viteve 80-ta e deri te liria, ka bartur gjithë pezmin e përjetuar nëpër vite . Për të shprehur gjithë unin e saj të brendshëm, artin poetik e përdor si arenë lufte ndaj të keqes, si “opozitë” ndaj të pamirës në mënyrën e shtetndërtimit të vendit tonë.

 

 

Duke dalë nga një luftë e tmerrshme,ku armiku nuk kurseu asgjë nga vetja për të shkatërruar këtë vend e këtë popull liridashës, poetja në vargjet e veta reagon ashpër duke parë se gjërat nuk ecin ashtu siç e kishte idealizuar lirinë në shpirtin e saj.

Në poezinë “Zhgënjimi”, vërejmë gjithë pezmin e saj  tronditës, por shumë real. Mes tjerash autorja shkruan :

”E ndrydha zemrën/helm më pikoi/Nga zhgënjimi/ ka harruar të gjakojë. Kosova ime/bishti doli në kokë/koka në fund mbeti…”

Njëherit edhe tek poezia “Nuk blihet…” ndeshemi në një reaksion të fuqishëm poetik ,si shkak i situatave të pavolitshme në shtetndërtimin e vendit:

”Nuk blihet terapi për dhembjen e shpirtit/Nuk blihet dashuri e fëmijës/Nuk blihet edukatë e shtëpisë/Nuk blihet dritë dielli për terr….”

Poetja Tixhe Rexha Gërqari, me talentin e saj  dhe vizionin e poetik të theksuar, më vargje të zgjedhura, i referohet “demokracisë” ne mesin e shoqërisë sonë, me një stil karakteristik, do thoja fannolçe, ku ironizon mrekullueshëm këtë term, retorikë ditore, që nuk po e gjen veten në mesin tonë shoqërorë. Ja vargjet:

”Para diellit e padielluar/ Para lumit e pafreskuar/ Para ahengut e padisponuar/Para gëzimit e pagëzuar/Para buke e urtuar/Para ujit e eçtuar….”

Librit poetik “Bukuri e gurëzuar”, me një volum prej 150 faqeve, ndarë në katër qerthuj, kap një gamë të gjerë të problematikës njerëzore e shoqërore, duke  vjelë gjithë nektarin frymëzues të shpirtit të saj të pasur. Autorja mrekullueshëm i përkushton vargje rinisë së saj të përvuajtur, njerëzve meritorë  në kulmet e ngjarjeve të historisë sonë, të cilët popullit i shërbyen kurdoherë si frymëzues dhe prijës të ngjarjeve të mëdha, siç janë Ibrahim Rugova, Adem Jashari, poetëve Din Mehmeti, Halil Haxhosaj, Ragip Syla, njerëz adhurues të poetes  etj.

Mjaft indikative dhe me peshë, si pjesë e këtij libri, është edhe poezia “Binjaket tona” ku poetja me një stil ironizues vendos në pah politikat e gabuara të dy binjakeve, (Shqipëri-Kosovë), në drejtimin e kombit kah qëllimet madhore, ku synohet me shekuj, bashkimi i kombit.

Poezia:

” Binjaket tona shumë ngjasojnë/në çdo përditshmëri gabojnë/Duke garuar me u ul në karrige/kanë harru edhe me u rrit,/binjaket tona Kosovë e Shqipëri/e plasën në zemër të madhen shqiptari…”

 

Poezia më emblematike e këtij libri, e cila përmban (sipas mendimit tim) gjithë tharmin poetik, gjithë vlerën e egos poetike të autores, është poezia më gjatë e librit, ”Bacë,a u krye?!”.

Poezia si art, ka ndjeshmërinë e thellë shpirtërore, më të thellë se mendimi ynë sipërfaqësor. Ndjeshmëria e shprehjes poetike është një spontanitet shpirtëror që ka lidhje të  fortë emocionale me autorin. Të dyja së bashku paraqesin si të pandarë egon shpirtërore dhe atë njerëzore. Si një reflektim në pasqyrë duhet të ngjasojë e brendshmja poetike me krijuesin e artit. Ndryshe, prezantojmë  artin anemik.

Në këtë kuptim, lexova disa herë dhe kuptova poezinë “Bacë, a u kry?” të autores Tixhe Rexha Gërqari. Poezia, përmes idesë artistike të autores i bën një analizë  sintetike kohës që nga vitet 90-ta e deri në ditët e sotme. Në veçanti, fillimi dhe mbarimi i luftës ku u derdh shumë gjak për lirinë e këtij populli, dhimbja dhe pesha e vuajtjes, janë të skalitura artistikisht. Në fund të çdo strofe poetja nxjerr pyetjen madhore “Bacë, a u kry?!…” që nënkupton se paslufta ka qenë me dështime të mëdha në shtetndërtimin e vendit tonë, me shkaktarë korrupsionin padrejtësitë, mashtrimet, abuzimet e çdo gjë e keqe brenda shoqërisë sonë.

 

Me guximin dhe talentin e saj të fuqishëm, autorja përmes kësaj poezie të gjatë, i bënë një analizë kohës, sa do mahniste edhe analistët profesional të sistemeve shoqërore.  Pyetja imagjinative, që autorja ia shtron komandantit legjendar Adem Jashari ,në poezinë e saj, “Bacë,a u krye?!”,është mjaft sinjifikative  për kohën dhe në brendi përmban embrionin e njerëzores universale.

Pas lufte autorë të ndryshëm kanë botuar mjaft poezi te kësaj lamie, përkushtuese, por poezi analitike me frymën e shëndetshme kombëtare, nuk kam lexuar deri me tani.

Marrë në tërësi, libri “Bukuri e gurëzuar,” me autore Tixhe Rexha Gërqari, ka plotësuar dhe begatuar poezinë shqipe me fondin e larmishëm përmbajtjesor e cilësor poetik , duke argumentuar poezinë si art me rëndësi   shoqërore e  domosdoshmëri njerëzorë.

Sikur të merreshim me analizën e gjitha poezive të autores, do duhej të shkruheshim faqe analitike nga shumë këndvështrime, por në esencë, ky libër botuar kohëve te fundit, është një dhuratë e mirë për gjithë dashamirët e librit dhe një pasurim i bibliotekave tona  në përgjithësi.

NENTOR 2020

Libri i ri “Antitabu” i diplomatit Shaban Murati

Doli nga shtypi libri i ri “Antitabu” i diplomatit dhe studjuesit Shaban Murati, botim i shtëpisë prestigjioze botuese “Albas”, që drejtohet nga poetja e mirënjohur Rita Petro. Libri është një përmbledhje mikroesesh dhe mikroanalizash, opinionesh, tezash dhe reflektimesh për një tematikë të gjërë të zhvillimit dhe të mendimit shoqëror shqiptar, që përfshin probleme të jetës së përditëshme, të politikës, të diplomacisë, të historisë, të çeshtjes shqiptare, të etikës, të letërsisë, të estetikës, të marrëdhënieve fetare, të gjenezës, të rajonit, etj. Janë reflektime dhe nevoja intelektuale të kohës, të individualizuara nga një përvojë e gjatë studimore dhe analitike e autorit.
Libri përfaqëson një ngulmim intelektual për të trokitur dhe për të hapur dyert e rënda të tabuve të shumta, që prangosin sot shoqërinë shqiptare. Tabu të krijuara nga historia e dhimbshme e pushtimeve të gjata prej mijra vjetësh. Tabu të krijuara nga varfëria proverbiale dhe nga prirja e detyruar e mbijetesës në guackën e mbylljes në vetvete. Tabu të krijuara nga imponimet e mentaliteteve dhe kulturave heterogjene të të gjitha pushtimeve të tokës arbërore në dy mijë vjet. Tabu të krijuara nga niveli i ulët kulturor dhe nga rrethimet gjeografike dhe shpirtërore. Tabu të ngurtësuara nga baza e pashërueshme tribale e shoqërisë dhe e mendjes shqiptare. Tabu të krijuara nga regjimet autokratike dhe udhëheqësit autokratë në gjithë historinë e shtetit shqiptar. Tabu të injektuara nga shtetet fqinj, që nuk kanë dashur kurrë që Shqipëria të ecë në një hap me botën. Tabu, që nuk i theu dot as sistemi demokratik pas shembjes së komunizmit në Europën Lindore dhe që për fat të keq vegjetojnë dhe janë norma etike dhe jetese në ditët e sotme.
Janë kaq shumë tabu, të cilat duhen hapur me forcë e duhen neutralizuar, dhe ndaj Shaban Murati i analizon në librin e ri “Antitabu”, që vjen si grishje për një revolucion mendimor në shoqërinë shqiptare.
Autori troket, ngacmon dhe provokon lexuesin dhe shkencat përkatëse shoqërore për hapjemendje në kohrat moderne, për të thyer tabutë e trashëguara dhe të krijuara, për t’i nxitur shoqërisë dhe mendimit shoqëror shqiptar perspektivën e përparimit.

LIBRI “ZILI DO TA KISHA DHE NJË MURG” I ILIRIAN ZHITIT – Nga Kadri Tarelli

Homazh!

 

U përurua në Durrës

Libri “Zili do ta kisha dhe një murg” dhe autori Ilirian Zhiti, është me fat, pasi kuvendi për përurim po mblidhet sot në Durrës, më, 19, të vjeshtës së dytë, në ditën e lumturimit të Nënë Terezës, Shenjtores shqiptare. Organizator i takimit ishte “Klubi Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve të Durrësit”.

Fjala në takim

MENDIME TË LIRA

Të nderuar pjesmarrës dhe punërorë të letrave, në këtë kuvend të mbledhur për librin e Ilirian Zhitit. Jam i nderuar dy fish, së pari që po flas nga kjo foltore, ku në vazhdimësi i këndohet librit dhe fjalës shqipe dhe së dyti, sepse që herët, rrethanat më kanë mundësuar të njoh pjestarët e familjes së nderuar Zhit. Sot flasim dhe kuvendojmë mbi librin “Zili do ta kisha edhe një murg”, të autorit Ilirian Zhiti. Unë, si dhe shumë të tjerë, që munda të lexoj këtë libër të bukur dhe më vlerë, dëshiroj të shpreh disa mendime, rreth tematikës, stilit letrar, bukurisë së fjalës dhe origjinalitetin e mendimit

Që në faqen e brendshme të kapakut, më tërhoqi një poezi e shkurtër “Zinxhir i pa këputur”, e artistit të skenës, Hekuran Xhiti, babai i Ilirianit.

“S’u ftoh vatra, një tjetër bir, la pas dy të tjerë.

I gjallë prej mishi ky zinxhir, që s’këputet asnjëherë.

Ky është mesazhi më i bukur, më jetësor, do të thosha hyjnor, që ati u le trashëgim bijve të vet. Një porosi, apo amanet, për t’u çuar më tej, për të ndezur e ushqyer zjarrin e jetës dhe të poezisë. Me librin që kemi në dorë, po ndjejmë ngohtësinë e prushit, që vazhdon të digjet në vatrën e familjes Zhiti.

Nuk marr përsipër të analizoj çdo poezi, apo copëz shkrimi, pasi është e padobishme, për lexuesin e theshtë apo të kënduar. Secili le të përpiqet të hyjë në brendësi të temës që shtrohet, duke ndjerë e shijuar bukurinë e artit të fjalës e të mendimit.

Të fut në mendime, vetë titulli i librit, “Zili do ta kisha edhe një murg”. Jo thjesht si gjetje artistike, që është vërtet e qëlluar, por më së shumti në metaforën dhe përmbajtjen që ka. Murgu vetëburgoset, por është i lirë të mendojë e të shprehet, ndërsa shoqëria jonë në periudhën e diktaturës, ndonse dukej e lirë, dënohej po të shprehte qoftë edhe një pakënaqësi të vogël. Mos të themi marrëzinë tjetër: i burgosuri ynë, në diktaturë burgosej se ishte kundër saj, dhe riburgosej se e shante atë. Dikush i mençur na thotë: “Diktaturën e urrejnë dy grupe njerëzish, ata që e kanë provuar ndëshkimin e saj dhe ata që kanë dy pare mend në kokë”. Iliriani ynë i ka të dyja: edhe persekutimin edhe mençurinë. Ja si shprehet ai shumë vite më parë: “Diktatura e egër, e verbër,/rëndë kish gabuar./ne qënkeshim “racë” tjetër. Më tej vazhdon: Kasollja më dukej burg,/peisazhi i lodhshëm, ç’mërzi! Zili do ta kisha edhe një murg,/që vetmuar larg botës rri.

Autori i përdor bukur kontrastet në mendim e gjykim: kur njerëzit e punës njoha,/ nga afër si ishin në jetë,/ Eh, atëherë mësova,/ ç’ishin njerëzit e vërtetë… Autori me llogjikë të ftohtë, diku nxjerr mësime dhe bën përgjithësim: Pa punën e të “rendomteve”,/ ku jemi edhe ne pa dyshim,. gjenijtë e mëdhenj të botës,/ do vdisnin pa tjetër, për ushqim. “I u mburra tim eti”. Duke qëndruar këmbëkryq në arat e mendimit të lirë, Napoloni dikur pat thënë: “Mendimet s’mund të lidhen me litar”, ndërsa poeti ynë shprehet: Asnjë diktaturë në botë,/ lirinë e shpirtit dot s’ta marrka./ Kurdoherë u gjetka një portë/ edhe kur je zhytur në ferrzinjtë rrathë. “Zili do ta kisha edhe një murg”. 1985

U zgjata pak te titulli, pasi shpesh ai, në mënyrë lakonike, shpreh përmbajtjen e qindra faqeve. Libri fillon me një poezi fare të shkurtër: A isha unë një ëndërr?/ A zoti pa një ëndër,/ që ishte jeta ime?, duke na dhënë që në krye, idenë e reales dhe mistkës së panjohur. Një ide dhe botkuptim i shpalosur më gjërë edhe në poezi të tjera që ndodhen në brendësi dhe që meritojnë meditim në qetësi.

Nuk ka poet që nuk i këndon dashurisë, aqsa dikush na thotë, se dashuria u shpik nga poetët, dhe ne të tjerët këndojmë bashkë me ta. Edhe Iliriani ynë, si të gjithë të tjerët, i kushtohet asaj, megjithse nuk i le shumë vend. Kam përshtypjen se, shqetësime e tjera janë ato, që i ngushtojnë hapsirat. Megjithatë, në to ndjehet frymëzimi, bukuria dhe magjia e fjalës. Po përmend pak vargje: Si u bëra kështu skllav,/ i burgosur pa zinxhirë?!/ Dashuria e vetmja robëri,/ që e zgjodha më deshirë. “Hakmarrje”. S’jam i pasur ashtu ndjehem,/ kur shëtis buzët e tua…/Në kodrat e bukura prehem./ Gusha: aromë, mollë e ftua. “Çdo gjë e jotja më mahnit”. 

Lexuesi nuk do çuditet, që autori përpiqet që edhe dashurinë ta fusë në hambarët e filozofisë, duke u shprehur: A jemi orendi? …… apo jemi dashuri?! Mos jemi pak dashuri e pak orendi! “A jemi orendi”. Në një cast tjetër përzjehen materia me ndërgjegjen: Dashuria si uji,/ pa të dyja s’ka jetë./ Pa dshuri dhe ujë,/ njeriu mbetet skelet. “Dashuria si uji”

“Vetëm kush ndjen dhimbjen e tjetrit është njeri, por për ta përjetuar e vuan vetëm ai që ka dhimbje”. E përdora  këtë shprehje të autorit, nga pjesa “Mendime të lira”, për ta sjellë lexuesin më pranë të vërtetës së hidhur, që përjeton njeriu dhe familja, kur biri i saj dergjet në burg, aq më tepër kur nuk ka faj. Shikoni sa thjesht e shpreh brengën e madhe: Vetëm ajo familje që ka njeri në burg,/ e di se ç’do të thotë trishtim./ të gjithë rrinë të heshtur, pranë sobës që digjet,/ tepër të mërzitur, sa s’mund të ngrohen.. …. Fytra e djalit atje larg….. të gjithëve u duket, sikur po vjen! “Sikur po vjen…”

Në këtë siklet të madh, më shumë vuan zemra e nënës. Një temë e rrahur që kur ka lindur bota, ndaj autori me plot dhimbje shkruan: Po zemra e nënës, plakë e sëmurë,/ si e duron vallë gjith’ këtë torturë?/ Oh, vetëm zemra e nënës e brishtë,/ mund të thyejë ligjet e egra në diktaturë. “Zemra e nënës”. Më pas, në poezinë tjetër “Kthimi”, autori shprehet me fjalët e nënës: Të pashë. Dhe ishe dhe s’ishe ti,/Mos po më ikën fiqiri,/ s’po mbaj mend fytyrën e tim biri…!”.  

Iliriani, nga përvoja në jetën tonë të përditëshme, si një vëzhgues i hollë i shpirtit të dyzuar, na sjell “Maskat”, si një përjetim e përfundim të lidhjeve dhe të ndërtimit të marrëdhënieve të shoqërisë, sa të hershëm, aq edhe të çastit. Të gjithë e dimë, por shpesh nuk e vemë re, ose s’duam ta pranojmë, mbase nuk na pëlqen, mbase dridhemi prej saj, ose ndjejmë poshtërim të idhujve që u kemi besuar dhe u besojmë ende. Ja si shprehet: Çdokush ka rolin dhe maskën e tij./ I shtypuri ka vënë maskën e kënaqsisë,/të bindjes dhe përuljes./ Imorali, maskën e ndershmërisë./ keqdshësi, masëkn e mikut./ Mashtruesi ka maskën e pafajsisë./ udhëheqësi maskën e profetit,/ shpëtimtarit të njerëzisë,/ mbytur në fund të detit. Çdo lexues, kur ka lexuar vargjet më sipër, kam dëshirë ta pyes: Çfarë ndjen nga sinqeriteti i poetit, për të qënë në një mendje me Rusoin, kur ai thotë? – “Shkalla e vlerës së një libri, varet jo vetëm nga fakti se sa të emocionon, por edhe sa të bën të mendohesh”.

Në libër është interesante tema e luftës dhe e paqes, sa e njohur aq dhe e përdorur nga politika dhe historia, tashmë e risjellë nga autori, me një frymë kritike dhe pajtimi: E si të ketë paqe në këtë botë,/ Kur një zoti të përbashkët i falemi të ndarë,/ në kisha, xhami, tyrbe, sinagogë?! Habi, pse qënkemi kaq të marrë..! Janë vargje, që edhe sot na duhen më së shumti ne shqiptarëve, për të mos harruar thirrjen e rilindasve: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”. Autori me shumë mençuri vazhdon më tej, duke na sjellë një mësim të mirë për brezat: A do të ishte më mirë, që popujt të viheshin në garë,/ kush t’i shërbejë më shumë shtëpisë së përbashkët,/ e jo të mburren, sa shumë kanë vrarë “Bisedë me tim at, për paqen në botë”

Autori, si bir i një famileje fisnike e atdhetare, nuk mund të rrijë pa u shqetsuar, nga  ngjarjet e hidhura të historisë sonë të trazuar, si në të shkuarën, po aq edhe në të sotmen. Ndaj shprehet në poezinë: “Fantazma e Papa Kristo Negovani”: “Se kurrë s’të kam harruar,/ fantazmë po vij përsëri!/ Shqipëri atdhe i uruar,/ atje tek ty, mendja më rri”. Ndërsa vazhdon në poezinë: “Bisedë me flamurin kombëtar në Prishtinë”: “Shqipja donte të më fliste: – Ku je bir! Ke munguar!/ Këtij vendi i duhemi të gjithë,/ historia e lirisë, porsa ka filluar,/ rreziku ende s’ka mbaruar”.

Një vlerë e shtuar e këtij libri, janë disa shprehje, që unë i quaj dhe po i përdor si aforizma, shtoj këtu edhe disa faqe me “Mendime të lira”. Është një përpjekje serioze e autorit, të cilit i uroj, ta vazhdojë e ta pasurojë më tej këtë gjini letrare. Lexuesi do të më japë të drejtë, kur t’i lexojë më nge: Ja disa prej tyre:

-S’jam kundër interesit, por jo sa të drejtën të mbysë.

-Dashuroje dashurinë, por jo sa të tjerët të urresh.

-Me idenë e vdekjes jam pajtuar, por pasi jeta të jetë shijuar.

-Të falësh është fisnikëri, të falësh vrasësit, dobësi.

-Të gjithë në këtë botë, guximin çmojnë, Vlerë ka, kur të pafajshmit mbrojnë.

-Kult kam miqësinë që s’vdes, por jo kur është vetëm interes. “Monolog”

Mendime të lira:

Ndryshoji si të duash akrepat e orës, koha njëlloj do të rrëshqasë.

Shpesh njeriu është i lumtur ose jo, vetëm se ashtu e kupton ai.

Njeriu është qënia më e çuditshme në botë. Mëndon se ka të drejtë edhe kur vret.

Shumë vese të këqia që kemi, nuk do të na bënin përshtypje, po të mos na i vinin në dukje të tjerët.

Çdo lexues, kur të mbrijë në fund të librit, do të jetë në një mendje me të diturin Pol Sartri, që thotë: “Çdo libër është riprodhim i jetës tënde, por që ka si burim lirinë e njeriut”.

Urime autorit Ilirian Zhiti, për libra të tjerë po kaq të bukur e me vlerë!

 

Kadri Tarelli

Durrës më: 19, të vjeshtës së dytë, 2017.

“STINË PANDEMIE”- Romani i ri i Fatos Kongolit: Policia në Astir? Një ‘blitzkrieg’ nazist

Fatmira Nikolli – Burri me beretë blu, ka qenë i mbyllur për një kohë të gjatë dhe në këta muaj të pazakontë e kam takuar disa herë. Secilën herë, para secilit takim, bisedat në telefon, kanë qenë miqësore e të përzemërta. Zanafilla e atyre bisedave është ndonjë dhjetëvjeçar më parë, kur ende studente dhe duke e njohur fare pak, me guximin e një të ‘marri’ në moshë të papjekur e kisha telefonuar për t’i kërkuar një intervistë për ngjarje që i kuptoja në mënyrë të mjegullt. Asokohe, burri me beretë blu, më pati ardhur në takim, me beretë ngjyrë kafeje të papjekur, për t’i besuar një pjesë të jetës, një fëmije kureshtar që zor se e kish krejt të qartë kë kish përballë. Prej atëherë, takimet kanë qenë disa, e bisedat më të shumta. Me respektin që mund të kesh për një njeri që në moshë të hershme të ka shtrirë dorën, e kam telefonuar sa herë, për të gjetur në anën tjetër të njëjtin zë të dashur, edhe kur ai zë, ishte në ndonjë dhomë spitali, në luftë për jetën. Ka ngjarje si kjo, që shenjojnë përgjithnjë një marrëdhënie, ku kufijtë mes respektit e mirësjelljes shkrihen për t’u bërë një ndjesi e raport i ri, mes një rrëfimtari e një kureshtari që gjithnjë e më shumë, flasin më lirshëm dhe më në mirëbesim.

Më se një dekadë më vonë nga ai takim i parë e i pashlyer, në një vjeshtë të tretë, kur për çudi është prapë vjeshtë, burri me beretë blu, e me maskë bojëqiell, më pret në një kafe, për një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, por, kur si për ironi, shigjetat e emrat e rrugëve, i drejtohen Francës. Qeshim me tabelat e kafenesë, sepse na drejtojnë për në vende ku nuk mund të shkojmë. Si një mirazh i së shkuarës, kur në Francë shkojë veç përmes letërsisë, ende sot, prej saj, udhëtojmë për kudo, ku pandemia na ndalon. Ndaj burri me beretë blu, i ruhet pandemisë, por jo njerëzve. Sado që shumë prej tyre e kanë tradhtuar, për çdo të ikur, ai ka gjetur dy të ardhur. Burri me beretë blu më pret në lagjen e tij, si gjithnjë, dhe i ndrin fytyra kur sheh fytyra miqësore, në një lagje tipike të ’70-ës me parafabrikate, që po prej ‘70-ës, ruan si relike e simbol frike e tmerri, persekutorët e kahershëm. Se si banojnë në një lagje, edhe persekutori edhe i persekutuari, është ende një dilemë dhe një ‘patentë’ shqiptare dukurish, po aq shqiptare sa pohimi i padrejtë ‘Të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë bashkëfajtorë”.

Romani më i ri i shkrimtarit të njohur Fatos Kongoli, “Stinë pandemie” risjell në vëmendje personazhe të dikurshme që rimerren 40 vite më pas, për të parë, si jetët e tyre të shkërmoqura gjatë regjimit komunist, morën kahe të reja në demokraci. Romani i shkruar gjatë karantinës, mbylljen, e ka vetëm fill lidhës mes kohëve.

“Te ‘Stinë pandemie’ unë kam rimarrë personazhet e romanit ‘I humburi’, ngjarje që ishte vendosur në vitet 1970, për të marrë se çfarë u bë me ta, çfarë ndodhi me jetët e tyre dhe çfarë ndodhi me në të gjithë në këto 30 vite demokraci”.

Një burrë i vetmuar, një grua që kthehet nga Holanda, një historie dashurie e mbetur në mes, ngërthehen me një ritakim dhe me një testament, ku e sotmja është veçse vazhdimi i padrejtë i së shkuarës.

Më i drejtpërdrejtë se asnjëherë, më i trishtuar se kurrë më parë, ai pothuaj përlot në vepër me klithmën mbi indiferencën shoqërore, ndaj fatit të të tjerëve. Një roman që rrok të shkuarën e të tashmen përmes një trilli letrar që trajton shndërrimin e Tiranës.

“Ajo që më shqetëson fort dhe që kam dashur ta vë në dukje, është indiferenca e publikut për çdo gjë që ndodh. Indiferenca është një problem shqetësues. Ka indiferencë ndaj korrupsionit të bujshëm sot, ka indiferencë ndaj asaj që ndodh përreth nesh, ka indiferencë ndaj fateve të të tjerë dhe mungon solidariteti”, thotë Kongoli në një bisedë për librin.

Si një testament, personazhi kryesor i romanit ‘Stinë pandemie’ botuar nga “Toena”, lë dëshminë e tij, mbi Astirin, ngjarjen që përfshiu kryeqytetin në nëntorin e 2019-ës, e që Kongoli e sheh si ‘blietzkrieg’. Ndonëse në libër është krejt e qartë, edhe nëse je marrok si Xhoda i marrë, e pyes Kongolin mbi çfarë një ‘blietzkrieg’.

Ai qesh me dhembje. “Një ‘blietzkrieg’ është një operacion i ushtrisë hitleriane. Një blickrig, është operacion rrufe që bënte ushtria naziste asokohe. E kam përdorur me ironi. Sepse doja të stigmatizoja veprimet kriminale policore në një lagje të Tiranës që të gjithë e njohim. Një operacion që u mbajt një natë, në orën pesë të mëngjesit në shtëpitë e njerëzve, ku kishte pleq, gra e fëmijë. Iu shkuan në pesë të mëngjesit e i nxorën nga shtëpitë e tyre duke përdorur gaz lotsjellës. Gazi lotsjellës nuk është gjë tjetër veçse lëndë kimike ushtarake. Është e turpshme ajo që ka ndodhur. Është turp për autorët e operacionit me gaz lotsjellës”, më thotë Kongoli, ndërsa tempi i zërit të tij është rritur, zëri pothuaj i dridhet dhe ka folur më rrëmbim. Janë të njëjtat ndjesi që ka pasur atë ditë të martë, kur u zgjua për të parë në televizor se çfarë po ndodhte me banorët e Astirit në Unazë. Në roman, ka një testament për këtë ngjarje.

Gjithnjë i tërhequr e i kujdesshëm, Kongoli këtë herë, ka dashur të ngrejë zërin.

“E kam bërë me vetëdije. Unë jam i tërhequr por doja ta lija dëshmi për ata që do të vijnë”, më thotë.

Përshkrimet e tij për Astirin, duket se u ngjajnë atyre që ndodhën mëngjesin e 17 majit me Teatrin Kombëtar. “Shembja e Teatrit Kombëtar, është një histori e turpshme. Shembja e asaj godine historike është një ngjarje e turpshme. Nuk e kam pasur këtë në mendje në roman. Megjithatë, nëse duke e lexuar ju kujton edhe atë më bëhet qejfi. Doja të shkruaja për banorët sepse ata janë lënë vetëm e në hije, për Teatrin kanë shkruar e kanë folur të gjithë”, thotë ai.

Një tjetër temë që ai prek në roman, janë eshtrat e zhdukura të të internuarve e dënuarve në komunizëm, shoqëruar kjo, me riciklim të qasjeve komuniste.

“Janë personazhet e romanit i Humburi që rikthehen, ritakohen dhe kërkojnë edhe eshtrat. Po, ka edhe personazhe të Sigurimit që rivijnë me të bijtë. Kjo do të thotë se jemi aty ku kemi qenë, kemi ende sigurimsat në poste kyçe”, vëren ai.

Mbi indiferentizmin e sotëm e luftën e kahershme dhe mbi misionin e letërsisë, ai nuk ngurron të pohojë.

“Unë nuk dal të flas. Unë nuk jam ajo natyrë. Unë kam një punë, të shkruar. Librat janë protesta ime. Kur kam qenë i ri, kam dalë në shesh, kam ngritur gishtat duke kërkuar demokraci. Po të mundja, po të kisha energji, do të dilja sërish në shesh, meqë nuk mundem, kam bërë protestën time me këtë libër”, shton ai.

Personazhet e librit, janë të shumëllojtë, mesazhet po ashtu. Kongoli ka vetëm një përkushtim.

“Unë ua kushtoj librin personazheve të mi, atyre që kanë vuajtur e vazhdojnë të vuajnë”, thotë ai. Romani rrok ngjarje e kohë duke u përpjekur t’u japë një mundësi të dytë fathumburve të tij.

Doli nga shtypi libri me tregime LITARI I MALLIT i shkrimtarit KRISTAQ TURTULLI

 

Të nderuar miq për hir të respektit për ju, po ju bëj dije se porsa doli nga shtypi libri me tregime dhe novela: LITARI I MALLIT. Kush është i nteresuar nga e hëna do ta gjejë librin në libraritë e Korçës dhe në  Tiranë, te libraritë: Adrion dhe Albania. Ju uroj gjithë të mirat.

Mendime për librin më të ri : LITARI I MALLIT të shkrimtarit

Kristaq Turtulli

nga Elvi Sidheri

Libri me tregime dhe novela: ‘Litari I mallit, përbën grykëderdhjen e radhës të frymëzimet krijues të shkrimtarit Kristaq Turtulli. Autori arritur të sendërtojë stilin e vet dhe vetë tregimin shqiptar, me artin e tij që të rrëmben dhe, të bën për vete. Ky autor zbulon kënde dhe skuta të panjohura të shtjellimit në shqip të botes letrare. Nga tregimi në tregim nga shumëllojshmëria e temave, ngjarjeve të befason nga forca, frymëzimi I papërmbajtshëm dhe njëherësh endesh, depërton në thellësitë e shpirtit krijues të këtij shkrimtari, që gjithnjë guxon aty ku pakkush ose askush nuk ka shkelur më parë.

Pata nderin të jem redaktor i librit me tregime e novela: ‘Litari i mallit’, i shkrimtarit të mirënjohur Kristaq Turtulli. Ishte befasim dhe emocion për mua, siç më ka ndodhur në çdo libër dhe roman që kam mundur të lexoj nga ky autor i talentuar; si Sagën e madhe Shqiptare, në dy libra voluminozë dhe tashmë librin e ri, me tregime e novela: ‘Litari i mallit’. Janë tregime që shpërfaqen si vezullimë, ku ndërthuren epokat, gjendjet shpirtërore, bota mendore dhe universi njerëzor, regjimi dhe mendësitë e mykura të së shkuarës, krahas vrullit të së tashmes dhe kujtesës së pashuar, në mënyrë të përkryer, me një gjuhë të pasur dhe stil krijues të paçmueshëm.  Autori i ka vizatuar personazhet me vërtetësinë e një artisti, për dashurinë e sinqertë, mallin e mërgimtarit për atdheun.

Karakteret në këtë libër, janë ndërtuar me mjeshtëri, të befasojnë, sidomos portreti I skalitur me art të rrallë i femrës dhe himni i mrekullueshëm për nënën shqiptare. Turtulli është qëndistar I karaktereve dhe, optimizmin e gjen brenda kontradiktës. Metafora, fantazia, intrigat, tensioni psikik, lufta shpirtërore dhe përplasjet shoqërore.

Në këtë libër me tregime dhe novela përvijohen me art të rrallë, ngjarje, situate, nënkuptime, fragmente, grimca njerëzore, shpirtshitje, vogëlsira, hidhësi dhe madhështi.

Autori e njeh jetën dhe e jep atë me të gjitha dimensionet e saj. Në këtë libër si në të gjitha librat e tij të shumta, paraqitet mjeshtër i rrallë tregimit dhe filozof i jetës. Ashtu siç e kam theksuar, e gjithë krijimtaria Turtullit është: ‘Realizëm ëndërrimtar shqiptar.’

Elvi Sidheri, shkrimtar, përkthyes, analist.

Libër i ri i Skifter Këlliçit: “Topi nën këmbët e tyre” – Kujtime, histori, kuriozitete dhe tregime për futbollin

VOAL – Pas një jete me mikrofonin e Radiotelevizionit Shqiptar dhe me një pasion të pandarë për letërsinë dhe sportin, gazetari, publicisti dhe shkrimtari Skifter Këlliçi sjell për të gjithë dashamirësit e sportit librin me kujtime, histori dhe tregim për futbollin “Topi nën pushtetin e tyre”.

 

 

Përparim Kabo: Pas një pune më shumë se një dekadëshe, vij me librin “Antropologjia e Artit”

Më në fund, pas një pune më shumë se një dekadëshe, libri im me titull “Antropologjia e Artit”(1600 faqe) në dy vëllime me pothuaj 800 faqe se cili, pa dritën e botimit. Është shtëpia botuese Onufri që realizoi me shumë cilësi dhe përkushtim këtë botim, ndaj gjej rastin që të falenderoj këtë ent botues serioz dhe profesional. Libri është një punë e gjatë në kohë, me orë të të tëra ditën dhe natën, në udhëtim dhe në ëndërrime. Libri që të realizohej më kërkoi shumë dashuri por edhe më dha shumë dashuri nga ajo që të fal vetëm arti dhe artistët, të huaj dhe shqiptarë qofshin.
Arti, e bukura dhe filozofia janë një “trini” magjike veç e veç, por kur hyjnë në bisedë në shkëmbime dhe bashkëpunim, kur dhurojnë ndjenjat, mjetet e arsyetimit, kumtet dhe enigmat, krijohet një univers krejt i veçantë. Jeta e artistëve të vërtetë është arti i tyre i parë, më i bukuri dhe më sfidanti, atje në ato tallaze dhe ngjarje duhet të qëmtosh që të kuptosh se cilët janë detet e brëndëshme të tyre ku frymëzimi dhe vuajtja janë aq pranë në emër të lirisë. Në libër do gjeni studime të thella e të gjëra me referime të detajuara për artistë të shquar, ku janë të ndërkallura studimet filozofike të artit me përjetimet e mia si një “dashnor” besnik i artit.Eh…nuk po vijoj…E solla librin në jetë si edhe e kisha premtuar atë ditë qershori 2014, kur promovova librin tim “Epistolate-antropologjia e frymës”…Në fund të asaj mbrëmje u thash…Së shpejti takohemi me “Antropologjinë e Artit” dhe më tej me “Antropologjinë e Turmës.” Nga sot “Antropologjia e Artit” është në qarkullim dhe e gjeni në libraritë “Albania” dhe “Libri Universitar”….! Puna vazhdon për realizimin e premtimeve e tjera që i kam bërë vetes sime por dhe lexuesit pa të cilin asgjë nuk merr kuptim…
Përparim KABO
18.10.2020

Send this to a friend