VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

KRIMI I SHUMËFISHTË I KRERËVE PUÇISTË TË LPK-së – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

By | July 11, 2018

Komentet

RIATDHESIMI I ESHTRAVE TË MID’HAT FRASHËRIT – NJË PËRCJELLJE DINJITOZE NGA NJU JORKU – Nga Frank Shkreli

 

Të shtunën që kaloi, më 10 Nëntor, 2018, në Nju Jork, më saktësisht në Qendrën Nënë Tereza, pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, u zhillua ceremonia për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit.  Ishte ky një organizim, që u bë i mundur nga një vendim, marrë nga qeveria e Republikës së Shqipërisë korrikun që kaloi.  http://telegraf.al/opinion/frank-shkreli-vone-por-me-mire-vone-se-kurre-kthehen-ne-atdhe-eshtrat-e-midhat-frasherit/

 

Qeveria shqiptare kishte vendosur që eshtrat e Midhat Frashërit, njërit prej nenshkruesve të Pavarësisë së Shqipërisë dhe njërit prej figurave më të dalluara të kulturës dhe letrave shqipe, të kthehen në Atdhe këtë muaj, me rastin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit dhe në kuadër të viti mbarëkombëtar, në kujtim të 550-vjetorit të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skenderbeut.   Qeveria e Kryeminstrit Edi Rama kishte marrë vendimin për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit, bazuar në kërkesën e Institutit të Studimeve “Lumo Skëndo” dhe kryetarit të këtij instituti, Z. Uran Butka.  Vet Z. Butka — me një delegacion nga Shqipëria, me përfaqësues nga qeveria dhe të Institutit të Studimeve Historike në Tiranë, Lumo Skëndo, të cilin ai e drejton – mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Qëndrën Nënë Tereza, së bashku me shumë personalitete të komunitetit shqiptaro-amerikan si dhe anëtarë të familjes Frashëri.  Z. Butka dhe folës të tjerë nënvijuan kontributin e madh të Mid’hat Frashërit në shumë fusha kulturore dhe politike, duke e quajtur atë shumë-dimensional në aktivitetin e tij, përfshirë kontributin e madh historik si– ndër të tjera — njëri prej nënshkruesve të Pavarësisë së Shqipërisë dhe si Kryetar i Komisionit të Alfabetit shqip në vitin 1908, ku së bashku me At Gjergj Fishtën e të tjerë, ai mbështeti alfabetin me germa latine për shqiptarët.

Organizimi i ceremonisë dhe realizimi i të gjitha miratimeve të këtij procesi nga autoritetet vendore dhe shtetërore të Shteteve të Bashkuara ishte i gjatë dhe aspak i lehtë.  Gjithë këtë aktivitet prej disa muajsh e kryesoi kryediplomatja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zonja Floreta Luli-Faber, ambasadore e Shqipërisë në Washington.  Ajo u shpreh për Zërin e Amerikës se realizimin e rikthimit të eshtrave të Mid’hat Frashërit në Atdhe e bënë të mundur shumë aktorë e pjesëmarrës nga komuniteti shqiptaro-amerikan, e deri tek nivelet e larta zyrtare amerikane:  “Ka qenë një punë e gjatë, ka qenë një punë bashkëpunuese me qeverinë, me institucionet amerikane, me të gjithë komunitetin shqiptar.  Kemi kontaktuar një numër të madh individësh, organizatash në Nju Jork, në Uashington, në Detroit, në Boston, në mënyrë që të gjenim të gjithë informacionin e duhur për ta këthyer Mid’hatin, jo thjesht në një moment të caktuar, por ta kthenim atëherë kur festonim një nga ngjarjet më të rëndësishme, 110-vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe menduam që kjo të ishte një nga pikat kulminante të vitit të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.”

Ambasadorja shqiptare falënderoi të gjithë për ndihmën dhe bashkpunimin e saj, përfshirë edhe mbesën e Mid’hat Frashërit, Zonjën Najada Petrela, e cila përshëndeti të pranishmit në emër të familjes Frashëri, ashtu siç bëri edhe Thomas Frashëri, përfaqsuesi i qeverisë shqiptare, njëherazi edhe kryetari i Sekretariatit për Organizimin e Vitit të Skënderbeut, cili gjithashtu falënderoi pjesëmarrësit në këtë ceremoni në emër të qeverisë por edhe në emër të familjes Frashëri.

Mid’hat Frashëri ulur midis At Gjergj Fishtës dhe Mons. Nikoll Kaçorrit në Kongresin e Manastirit, 1908

 

Folësit kryesorë në ceremoninë solemne theksuan gjithashtu edhe rolin politik të Mid’hat Frasherit gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, si Kryetar i Partisë Balli Kombëtar dhe si Kryetar i Komitetit Shqipëria e Lirë, me qëndër në Nju Jork.   Uran Butka, Drejtor i Institutit të Studimeve Historike Lumo Skëndo i tha korrespondentit të Zërit të Amerikës, Z. Ilir Ikonomi se: “Kthimi i Mid’hat Frashërit ka rëndësi historike, jo vetëm për vlerën e tij historike dhe kulturore, por edhe për faktin se është anatemuar, është përbaltur, është quajtur kriminel, bashkëpunëtor me pushtuesit.  Instituti ynë jo vetëm që e boton veprën e tij të plotë, në 14 vëllime, por u bë edhe nismëtar për kthimin e eshtrave.   Kam qenë shumë i emocionuar mbrëmë, kur u ndodha përpara varrit të Mid’hatit, bashkëpunëtorit të ngushtë edhe të tim eti, Safet Butkës, sepse kanë qenë bashkëpunëtorë dhe luftëtarë të një ideje të madhe.”

 

Ashtu si shumë shqiptarë, këtu dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, edhe unë e kam mirëpritur dhe e kam përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për të riatdhesuar eshtërat e Mid’hat Frashërit, një vendim i cili më në fund do të bëhet realitet ditën e mërkurë më 14 Nëntor, dita kur eshtrat e tija do të prehen për gjithmonë në tokën e Shqipërisë, Shërbestar i të cilës ishte.

 

Pjesë e delegacionit të ardhur nga Shqipëria për të marrë pjesë në ceremoninë, që u mbajtë të shtunën në Qendrën Nënë Tereza në Nju Jork, për rikthimin e eshtërave të Mid’hat Frashërit në Atdhe, gjëndej edhe Thomas Frashëri, si përfaqsues i qeverisë shqiptare, njëherazi edhe kryetar i Sekretariatit për Organizimin e Vitit të Skënderbeut, dhe pinjoll i fisit Frashëri.   “Në Tiranë do të ketë banesën e fundit një nga shtetarët e mëdhenj shqiptarë”, u tha ai të pranishëmve.  “Kthehet, dhe këmbëngul këtu, jo vetëm Kryetari i Kongresit të Manastirit, por edhe shpirti i Lëvizjes nacionaliste shqiptare, Kryetari i Komitetit Shqipëria e Lirë dhe ideatori i Ballit Kombëtar.  Kthehet publicisti, historiani, poeti, filantropi dhe albanologu, kthehet një shërbestar i Kombit”, u shpreh zyrtari shqiptar në vlerësimin e figurës shumë dimensionale të Mid’hat Frashërit, gjatë ceremonisë në Nju Jork për përcjelljen e eshtrave të tij në Atdhe.

 

Unë falënderoj Ambasadën e Shqipërisë në Washington për ftesën, për të marrë pjesë në këtë ceremoni. Si shumë të tjerë, mora pjesë me kënaqësinë më të madhe dhe me shumë emocione dhe kujtime. Por, për më shumë se për veten, u ndodha aty në emër të disa bashkombasve të mi, dikur bashkpuntorë të ngushtë të Mid’hat Frashërit, “djemtë e tij” i kishte quajtur ai – të cilët nuk janë më – por që i kam njohur dhe me disa prej tyre kam pas fatin e mirë që në rininë time të punoja me ta tek Zëri i Amerikës, gjatë 1970-ave dhe në fillim të ’80-ave.  Besoj se po të ishin gjallë, do kishin qenë të pranishëm aty në Qendrën Nënë Tereza pranë Kishës Katolike Shqiptare në Nju Jork për të përshëndetur riatdhesimin e eshtrave të udhëheqsit të tyre shpirirtëror dhe politik dhe për t’i dhënë lamtumirën e fundit udhëheqsit të tyre, aty në frymë shpirtërore me Nënë Terezën dhe para portretit të madh në atë sallë të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skenderbe, në këtë 550-vjetor të vdekjes.

 

Besoj se ceremonia për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit në Qendrën Nënë Tereza pranë Kishës Katolike Shqiptare, Zoja e Shkodrës — ku morën pjesë udhëheqsit e të gjitha feve të shqiptarëve si dhe përfaqsues politikë dhe pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, pa dallim – mund të konsiderohet si e jashtzakonshme, deri diku, për komunitetin tonë këtu.  Ndoshta është heret të thuhet nëse kjo ceremoni në Qendrën Nënë Tereza mund të ketë përbërë hapin e parë drejtë një pajtimi kombëtar, sado pak simbolik, në radhët e shqiptarëve këtu dhe në trojet shqiptare.  Besoj se ai vet sot, po të mund të fliste, Mid’hat Frashëri do t’i këshillonte shqiptarët se ka ardhur koha tanimë për të “ përfunduar betejën e fundit ndërmjet tyre”, ashtuqë më fund shqiptarët të bashkpunojnë për të zgjidhur sfidat dhe për të fituar betejat që e presin kombin për realizimin e një jetë më të mirë për brezat e ardhëshëm.

 

Ka ardhur koha që t’u themi mjaftë propagandës dhe sjelljeve anti-kombëtare që u janë bërë gjatë komunizmit dhe vazhdohet t’u bëhet patriotëve si Midhat Frashëri dhe At Gjergj Fishta!  Fatkeqsisht, regjimi komunist i Enver Hoxhës i kishte shlyer madje edhe imazhet e tyre nga fotografitë historike, në përpjekje për t’i zhdukur ata përgjithmonë nga kujtesa e historisë.  Por megjithëkëtë, veprat e tyre do të mbeten gjithnjë të paharrueshme, sepse të tilla ishin!  Përveç se lutemi që riatdhesimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit të mërkurën në Tiranë, shpresojmë gijthashtu që vendimi i qeverisë shqiptare të shënojë njëherazi edhe fillimin e një rishikimi të historisë dhe rivelerësimin serioz të kontributit që kanë dhënë për Kombin e vet patriotët shqiptarë si Midhat Frashëri dhe At Gjergj Fishta.  Është një vendim i mirëpritur për të gjithë shqiptarët vullnet mirë kudo, për të gjithë ata shqiptarë pa dallim feje, krahine ose rrymash politike, ideali i të cilëve, sipas Mid’hat Frasherit duhej të ishte, “Madhëria dhe nderi i shqiptarit, njësia dhe bashkimi i kombit, lumturia dhe përparimi i përgjithshëm.”  Pushoftë në paqë

 

Frank Shkreli

                    

 

Foto credit: VOA

Dom Pjetëri, famullitar i Kishës Zoja e Shkodrës duke hapur ceremoninë.

Ambasadorja e Shqipërisë në Washington, Floreta Faber në mes, Z. Uran Butka në të majtë dhe mbesa e Mid’hat Frasherit, Naiada Petrela në të djathtë të ambasadores

VENDIMI I PRESIDENTIT – Nga EUGJEN MERLIKA

Njё politikan i urtё, tё cilit i kёrkuan njё parim pёr tё qeverisur mirё, u pёrgjigj: “Lejoni miqtё tuaj t’u japin kёshilla”

                                    Melchiorre Gioia (1767 – 1829), publiçist dhe ekonomist italian

 

Ka mё se njё javё qё opinioni publik, politik e mediatik shqiptar, krahas ngjarjeve absurde tё Bularatit, tё fryra jashtё mase nga mendёsi tё lashta shoviniste ballkanike, po pёrtyp e ripёrtyp pa prerё njё kundёrshtesё politike ndёrmjet dy nga pёrfaqёsuesve mё tё lartё tё Shtetit, kryeministrit dhe presidentit tё republikёs. Nё dukje ёshtё njё kundёrshti qё buron nga njё interpretim i ndryshёm i kushtetutёs, sё cilёs i referohen tё dy palёt, me dy pёrfundime tё ndryshme, madje tё kundёrta. Ёshtё fjala pёr emёrimin e gjeneral Sandёr Lleshit si ministёr i punёve tё Brendshme nё vend tё ish ministrit Fatmir Xhafa, qё dha dorёheqjen.

Vendimi i presidentit ka shkaktuar njё krisje tё fortё institucionale tё panevojshme, qё i shёrben vetёm sedrave tё dy drejtuesve tё shtetit, por jo interesave tё tij. Sigurisht, do tё kishte qёnё mё mirё qё kryeministri tё ishte kёshilluar mё parё me presidentin pёr emёrimin e ministrit tё tij e jo tё gjente rrugёn mё tё shkurtёr tё tuitimit nё internet, por presidenti nuk duhej tё “hakmerrej” ndaj ish mikut dhe bashkёpuntorit tё tij, duke hedhur poshtё propozimin e tij. Nё gjithё kёtё “sherr” institucional e vetiak ёshtё viktimё personi i Sandёr Lleshit, njё ushtarak me njё integritet moral tё shёndoshё e me njё pregatitje intelektuale tё lakmueshme pёr nivelin e jetёs politike shqiptare. Gjeneral Lleshi ёshtё njё shёrbyes i shtetit, i parrjeshtuar nё asnjё formacion politik, jo vetёm sepse, siç thotё ai, ”partia ime ёshtё Shqipёria”, por ndoshta edhe sepse nuk gjen n’asnjё prej tyre, si shumё shqiptarё tё tjerё, njё projekt atdhetar tё denjё e t’aftё pёr pёr tё futur Vendin nё rrugёn e rimёkёmbjes sё plotё e tё integrimit n’Evropё, njё synim qё ёshtё vendimtar pёr tё sotmen e t’ardhmen e Shqipёrisё. Nё njё farё mёnyre ai mё kujton figurёn e nderuar tё njё tjetёr atdhetari, tё Dr. Mentor Ҫokut, qё pёrsёriste gjithmonё “partia ime ёshtё Lidhja e Prizrenit”, duke u munduar tё jepte ndihmesёn e tij tё vyer nё kohёt e para tё tjetёrsimit tё sistemit, nёpёrmjet kёshillash tepёr tё vlefshme pёr pёrfaqёsuesit pa pёrvojё politike tё pas komunizmit.

Sandёr Lleshi i shёrbeu shtetit me devotshmёri dhe ndjenjё tё lartё pёrgjegjёsie nё pozitёn e njё ushtaraku tё lartё tё republikёs, deri sa politika nuk e zhgёnjeu me veprimet e saj partiake e nё kundёrshtim me rregullat e marrёdhёnieve ndёrmjet institucioneve. Kur ai e ngriti zёrin nё mbrojtje tё parimeve tё funksionimit tё shtetit demokratik, simbas mёsimeve qё kishte marrё nё shkollat ushtarake tё botёs perёndimore, politika, nёpёrmjet njё ministri e njё presidenti, u hakmuarr duke e liruar nga detyra. Pёrballё njё padrejtёsie tё kёtillё ai nuk zgjodhi rrugёn e protestёs sё bujshme, por atё tё padisё ligjore nё organet gjyqёsore, duke pritur nё heshtje pёrfundimin e saj. Ai erdhi mbas katёr vitesh me njohjen e sё drejtёs pёr dёmshpёrblimin pёr vitet e humbura, por nuk u kthye mё nё punёn e tij.

Mё vonё ai pranoi propozimin e kryeministrit Rama, pёr tё qёnё kёshilltar i tij pёr çёshtjet ushtarake e jo pёr kanabisin, siç u shpreh nё mёnyrё mjerane dikush nga Opozita.  Bota ёshtё e mbushur plot me shёmbuj, nё tё cilёt edhe njerёz me bindje politike tё ndryshme kanё bashkёpunuar, njёri nё rolin e shtetarit e tjetri n’atё tё kёshilltarit. Nё kёta vite mё duket se sfera e mbrojtjes nuk ka pasur probleme tё veçanta e tё dukёshme, pra edhe puna e tij n’atё fushё nuk ka vend pёr kritika objektive.

Mbas dorёheqjes sё Fatmir Xhafajt kryeministri i propozoi gjeneral Lleshit postin e ministrit tё Brendshёm. Ai ka pranuar, besoj duke u nisur nga parimi pёr t’i shёrbyer Atdheut, nga njё pozicion politik i rёndёsishёm, por gjithmonё duke mbetur jashtё kornizёs sё politikёs zyrtare. Duket se mund tё jetё njё kundёrshti nё vetvete ky vёshtrim, por duke mbajtur parasysh personalitetin dhe formimin e tij, besoj se qёndron plotёsisht nё kuadrin logjik. Sandёr Lleshi merr pёrsipёr njё detyrё tё vёshtirё, nё njё çast aspak tё shkujdesur tё jetёs politike tё Vendit. Jam i bindur se kёtё e bёn, jo pёr interesa tё ngushta vetiake dhe as pёr prirje protagonizmi, por pёr t’i shёrbyer pёrsёri Vendit tё tij.

Nё kёtё shёrbim, armёt mё tё fuqishme qё ai mban nё dorё janё ndershmёria, dashuria pёr Atdheun e, ndoshta, ndonjё besim i brёndshёm se ёshtё koha pёr t’i kushtuar atij tё gjithё zellin dhe aftёsitё e tij. Por tё gjitha kёto nuk i thonё asgjё presidentit Meta, i cili “nuk ka krijuar bindjen e plotё pёr t’i dhёnё besimin kandidaturёs sё z. Sandёr Lleshi si ministёr i Brendshёm”. Ndoshta presidenti ёshtё tepёr pragmatik, nuk i beson mё idealeve tё cilёt, gjatё kёtyre 27 vjetёve nё vorbullёn e politikёs pas komuniste, ka parё se si shkelen e bёhen thёrrime pёr hir tё interesave tё klaneve, tё partive, tё pasurimit tё paligjshёm tё klasёs politike. Si i tillё ai e thёrret tri herё kandidatin pёr ministёr tё shkojё e tё bisedojё me tё, por ai nuk pranon e shkon vetёm kur ёshtё marrё vendimi.

Ka diçka tё pakuptueshme nё kёtё veprim tё gjeneralit, qё nuk shpjegon arsyet e mos pranimit tё ftesёs sё kryetarit tё Shtetit, ashtu sikurse ky i fundit nuk shpjegon motivet e mungesёs sё “bindjes” sё tij kundrejt emёrimit. Duke shkuar me hamёndje nё zhbirilimin e kёtyre arsyeve, duhet tё mbajmё parasysh mjedisin ku zhvillohen ngjarjet, njё terren tё mbarsur me probleme tё rёnda ligjёshmёrie. Duhet tё mbajmё parasysh gjithashtu edhe karakterin e veçantё tё natyrёs sё veprimtarisё sё ministrit tё Brendshёm, sidomos nё Shqipёrinё e sotme, ku lufta kundёr krimit ordiner dhe tё organizuar, kundёr korrupsionit deri nё sferat e larta tё shtetit, mbetet njё kёrkesё e dorёs sё parё, jo vetёm e shoqёrisё shqiptare, por edhe e qarqeve politike ndёrkombёtare, kryesisht e aleatёve strategjikё, BE dhe SHBA.

Nё kёta kushte, ndoshta, kandidati pёr ministёr ka nguruar shumё pёr t’u ballafaquar me presidentin para emёrimit, pёr motive qё i din vetёm ai. Por, sidoqoftё, koha do t’i nxjerrё nё shesh kёto prapaskena tё çёshtjes Lleshi. Ndёrkaq ai ka filluar punёn si zv. ministёr dhe akti i tij i parё politik ishte ai i pёrzёnies sё 52 grekёve qё shkelёn ligjet dhe rregullat e shtetit tonё brёnda kufijve tё tij dhe shpalljes sё tyre si tё padёshirueshёm pёr Shqipёrinё, njё veprim qё besoj se ka miratimin e shumicёs dёrmuese tё shqiptarёve.

Episodi i mos dekretimit tё Sandёr Lleshit mё sjell ndёrmёnd tё tillё tё ngjajshёm nё jetёn tonё politike. Para pak vitesh presidenti Nishani nuk pranoi tё dekretojё dy ambasadorё nё Vatikan, tё miratuar nga qeveria dhe Kuvendi i Shqipёrisё. Ata ishin pёrkatёsisht, profesori i filozofisё nё Universitetin Urbanian tё Romёs, z. Ardian Ndreca dhe shkrimtari i mirёnjohur nё gjithё botёn shqipfolёse e mё gjёrё, z. Visar Zhiti. Edhe ata vazhduan punёn si tё ngarkuar me punё, si kryetarё misioni nё Shtetin e Vatikanit, pёr habinё e madhe tё dinjitarёve tё tij. Nuk do tё donja qё presidentёt shqiptarё tё kishin njё farё alergjie pёr intelektualё tё shquar tё Vendit tё tyre e tё gjejnё gjithfarё mёnyrash pёr tё mos pranuar futjen e tyre nё jetёn politike, administrative e diplomatike tё tij.

Duke u munduar t’i konsideroj si tё rastёsishme kёto veprime tё paligjёsueshme tё kryetarёve tё shtetit, do t’u kujtonja atyre se vlerёsimi, nё shkallёn e duhur, i potencialeve intelektuale tё shquar tё bashkёqytetarёve tё tyre, ёshtё njё ndёr detyrat mё parёsore qё ata, si drejtues dhe garantё tё demokracisё, duhet tё venё nё jetё nё veprimtarinё e tyre. Rasti i mos dekretimit tё Sandёr Lleshit, me gjithё problematikёn e saj disi tё veçantё, mё duket se nuk pёrputhet me interesat e vёrteta tё Shqipёrisё, mbasi njё personalitet i tillё ёshtё njё rezervё e çmuar e pasurisё intelektuale e morale tё Vendit tonё, njё vlerё e shtuar pёr Qeverinё, pavarёsisht ngjyrёs politike tё saj.

Nё kёtё kohё pandershmёrie zotёruese, refuzimi i njё intelektuali tё ndershёm nё mbarёshtimin e shtetit, mё duket njё veprim tejet i dёmshёm pёr sot e pёr t’ardhmen e Shqipёrisё bashkёkohore, madje do t’a quaja njё privilegj qё nuk duhet t’a ketё asnjё shqiptar, qoftё ky edhe njё Kryetar Shteti. Aq mё shumё bёhet e papranueshme njё mendёsi e tillё, kur ёshtё prodhim i tekave apo i sedrave tё sёmura tё njerёzve tё veshur me pushtet, pёr mё tepёr nё njё Vend qё mёton tё quhet demokratik e, si i tillё nё tё meritokracia duhet tё jetё parimi kryesor i funksionimit tё shtetit.

Pardje kryeministria njoftoi se presidenti do tё rishikojё vendimin e tij kundrejt kёrkesёs sё dytё tё qeverisё pёr emёrimin e Sandёr Lleshit nё postin e ministrit tё Brendshёm. Uroj qё presidenti t’a rishohё me njё sy tjetёr vendimin e tij tё parё, t’a ndryshojё atё nё dobi tё dekretimit, mbasi kam bindjen se Sandёr Lleshi do tё jetё njё ministёr shembullor e pёr tё tillё Shqipёria ka e do tё ketё gjithnjё nevojё. Uroj e shpresoj qё koha mos tё pёrgёnjeshtrojё bindjen time.

Nёndor 2018                                                                 Eugjen Merlika

A po rren Ivica Daçiq, Behgjet Pacolli apo Ambasadori Britanik ne Kosovë Ruairi O’Connell? – Nga BINAK MAXHARRAJ

NË KËRKIM TË SË VERTETËS
Bucaku,i trashi në trup e në mendje Ivica Daçiq Ministër i jashtem i Serbisë,zevendësi i Sllobodan Miloshevoç gjatë luftës qe e trashegoi Partin Socialiste të kaspit të Ballkanit por edhe shok i Hashim Thaçit që bisedon dhe qesh më te kur bisedon,këto dite si çdo herë si çdo hërë është aktivë ne diplomaci për çnjohjën e njphjëve te Kosovës nga ana e disa vendeve.
Në kët punë ai është shumë aktivë sepse atje ku nuk i shkonë puna me çnjohje ai ato edhe i blenë me para,duke iu shitur arme,etj.më te vetëmin qellim që të ka sukses ne këtë punë,me qellim qe te ia qetë”fytyrën” e keqe Kosovës.Në këtë drejtim ai prezentojë këto ditë nja dhjetë vende qe e kanë çnjohtë Pavarësin e Kosovës siç janë:Dominika,Suriami.Liberia,Sao Tome.Gvineja Bisao,Burundi,Papua Nova Gvineja,Lesoto dhe Komonët.Kryesishtë janë këto vende qe ne harten e botës nuk zënë vend as sa një ve pule .Pra,ky qyqar,shovenist,çetnik Serbe shkonë i rras tyrinjt në ato vende te varfra ku skan as buk të ngihën për t’i mashtruar në stilin e tij Serb.Por,sido qoftë shteti është shtet i madh apo i vogë qoftë.
Nga ana tjetër diplomacia e Kosovës në krye me Behgjet Pacollin si duket ka ra ne gjumë dimëror të arushës,është një diplomaci qe nuk levizë,qe rrinë ne vend dhe banë sehire së ishalla nuk i kanë terheqë keto shtete njohjet.Shkonë edhe të plakat me qitë fall për me e pa së a është kjo e vërtëtë apo jo,nuk qetë përpara kurrfarë dokumeti për me pa edhe publiku së kjo qe thotë Daçiq nuk është e vërtët,por rrenë tipike Serbe,pra vetem fletë pa dokument perpara.E nuk dihet se cili po rrenë.Rrena të Serbët është patriotizëm,kurse edhe të udheheqesit shqiptarë rrena ështe e pranishme,është e përditëshme,na këputën t’u na rrejtë për drtitë e për terr,për çdo gjë,më nevojë e pa nevojë.Janë ba rrencat e botës.
Por,në këtë punën e rreneve këto dite u përzi edhe Ambasadori i Britanis së Madhe në Kosovë Roairi O’Connell.Ky haptas deklaroi se katerheje të njohjeve,pra çnjohje te disa vendeve.Kryeministri Hrajdinaj tha së nuk i komenton deklaratat e Ambasadorëve.kurse Behgjet Pacolli fryhet si qurani i Thanksgivinit duke rrah gjoks së Un ka çnjohje nga vendet e lartpërmendura,por se të gjitha këto janë prrall,rrena,gjëpura te Serbis.
Unë si qytetar s’po di kujtë me i zanë besë.A po rrejnë të gjithë,nuk është e mundshme të rrejnë të gjithë.Bile edhe nesa na rrejnë Ivica Daçiq dhe Behgjet Pacolli,nuk jamë i bindur se po rrenë Ambasadori i Britanisë i një shteti të madhë e të fortë dhe mik i madh i Kosovës Ruairi O’Connell,sepse ç’prej së ai është në Kosovë është sjell në menyrë korrekte dhe së ky njeri nuk ka nevojë me rrejtë,sepse ky e ruan imazhin e vetë dhe të shtetit të vete,e jo si qe ja marrim fytyrën shtetit tonë kah do qe shkojmë.
Në fund po e lëshoi këtu një insert nga emisioni RUBIKON i Adriatik Kelmendit ku thuhet:
“Pse po rrenë,je tu rrejtë,po rrenë sa po mundësh,je tu shpifë,po rrenë…po rrenë…po shpiffë…”
Sidoqoftë,populli thotë rrena i ka këmbëtë e shkurtëra,rrena herdokurdo delë për ledinë…Se cili është këtu rrenci do të dihet.

Nëntori i “çlirimit”! – Armata e kuqe, partizanët serbë e ushtarët grekë vranë miliona të pafajshëm – Nga GANI MEHMETAJ

1.

Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia e Greqia pas Luftë së Dytë Botërore, bënë krimet më të mëdha në historinë e njerëzimit. E shfrytëzuan paqartësinë, hutinë dhe çrregullimin në Evropë për të shfarosur kombet që nuk ishin rusë, nuk ishin serbë dhe nuk ishin grekë. E shfrytëzuan fundin e Luftës  për spastrim etnik e gjenocid si asnjëherë më parë në histori. Me numrin e të vrarëve e krimet e shëmtuara ia kaluan Hitlerit e Gjermanisë naziste. Për tre muajt e fillim okupimit, vranë më shumë kombe e grupe etnike në territorin e tyre se sa nazistët për gjashtë vjet lufte frontale. Armata e kuqe, partizanët jugosllavë, kryesisht serbo-malazezë dhe ushtarët grekë pa tanke e aeroplanë, dogjën e vranë aq shumë popullatë civile sa mund t’ua kishin lakmi edhe ushtarët mizorë SS.

Bashkimi Sovjetik që ishte Rusia e zgjeruar, në emër të luftimit të bashkëpunëtorëve të nazizmit, vazhdoi aty ku e kishte ndërprerë lufta, bëri gjenocid në shkallë të gjerë ndaj ukrainasve, tartarëve, uzbekëve etj. Vrau miliona kombe e grupe etnike, i zhvendosi miliona të tjerë në Siberi për skllav pune, i shfarosi rrugës miliona të tjerë, i kalbi nëpër burgje aq sa nuk mbahej në mend. Sipas historianëve perëndimorë,  rusët vranë, zhvendosën e zhduken mbi 30 milion kombe  jo ruse. Shuan e përgjysmuan kombe të tëra e grupe etnike. Lufta e klasave ishte diçka tjetër, kurse lufta kinse kundër bashkëpunëtorëve të nazizmit ishte shkas, pretekst, ndërsa në fakt ishte përpjekje e rusëve për të hequr qafe kombet.

Armata e Kuqe ia kalon nazistëve gjermane me krime e gjenocid. Kjo armatë vrasësish masakruan edhe në shtete sovrane: vranë polakë, rumunë e hungarezë.

2.

Të njëjtën gjë e bënë partizanët jugosllavë (serbë). Partizanët serbë e nisën me hungarezët në Ultësirën e Panonisë, e vazhduan me kolonistët gjermanë, duke i fshirë nga harta gjeografike me vrasje, shpërngulje e mbytje gjatë marshime.

Në veriperëndim partizanët serbë nënë flamurin e Jugosllavisë dhe komandantit Josip Broz Tito e masakruan e shpërngulën popullatën italiane në Dalmaci e rripin bregdetar sllovenë. Janë xhiruar disa filma artistikë e dokumentarë për masakrat e partizanëve serbë ndaj italianëve, janë të njohura disa shpella në territorin slloven ku kanë hedhur burra, gra e fëmijë të etnisë italiane. Vrasjet janë bërë në emër të kinse luftimit të bashkëpunëtorëve te fashizmit. Partizanët serbë vranë edhe arbëresh të Zarës me të njëjtën akuzë.

Serbët plojën më të madhe e bënë ndaj shqiptarëve në Dardani, Maqedoni e Mal të Zi. Në tremuajshin e parë të hyrjes së trupave serbo-malazeze vranë mbi 50.000 shqiptarë, i detyruan të shpërngulën mbi 200 mijë në Turq, apo në Evropën Perëndimore, burgosën numër të madh të burrave.

3.

Shembullin e luftës shfarosëse që bënë Rusia e Jugosllavia e bënë edhe grekët. Ata po ashtu bënë luftë shfarosëse kundër shqiptarëve në Çamëri. Vranë, masakruan, përdhunuan e dëbuan mijëra gra e fëmijë. E shfrytëzuan shkasin kinse shqiptarët e Çamërisë kanë bashkëpunuar me nazistët, kurse masakruan popullatën civile. Ata nuk bënë gjyqe, i vranë e i dogjën të gjithë shqiptarët që u dolën në rrugë. Ata që e këputën gjuhën dhe nuk folën shqip, shpëtuan.

Roli paresor i kultures se nje vendi ne lidership dhe pak fjale per rastin Shqiptar ! Nga Iris Halili

Perse shqiptaret asnjehere nuk kane mundur t’i imponohen lidershipit qe kane patur ne krye apo te jene pjese integrale ne te? Perse ne disa vende diktaturat lindin dhe mbijetojne suksesshem e ne disa te tjera ato nuk e kane jeten te gjate? Perse pothuaj te gjitha ligjet e te drejtave te njeriut e kane burim prej vendeve nordike te Europes? Perse shqiptareve apo lidershipit shqiptar u parapelqen me shume buja apo fama sesa sherbimi dhe modestia ? Perse lideret shqiptare i gjejme me shume ne konfliktik sesa ne konsensus ? Perse nuk kemi patur asnjehere lidership efektiv ?

Keto, apo dhjetra e dhjetra pyetje te peraferta i kemi bere shpesh dhe po kaq shpesh nuk kemi mundur t’u japim zgjidhje deri ne fund. Ka dhe mund te kete shume pergjigje por njera duket se i permbledh te gjitha:

“Kultura e nje vendi eshte dimensioni kryesor qe percakton llojin e lidershipit” . .E thene ndryshe, lidershipi eshte shprehje e qarte e kultures se nje shoqerie apo vendi .

Studiuesi me i shquar qe arriti te analizoje me detaje lidhjen midis formave te lidershpit dhe kulturave perkatese eshte hollandezi Geert Hofstede. Studimi i tij zgjati gati nje dekade dhe morri ne shqyrtim rreth 52 kultura te ndryshme te prezantuara nga punonjes te kompanise globale IBM . Ne perfundim ai evidentoi kater dimensione te ndryshme kulturore qe ndikojne direkt ne formen e cdo lidershipi. Ato jane:

1. Distanca me Pushtetin

⦁ Individualizmi perkundrejt kolektivizimit .
⦁ Maskiliteti perkundrejt Feminilitetit.
⦁ Shmangia e paqartesise.
⦁ Distanca me Pushtetin

Studimi i Hofstedes arriti ne perfundimin se distanca mes pushtetit dhe individit eshte e ndryshme ne kultura te ndryshme. Sipas tij ne disa kultura individi e sheh veten shume afer pushtetit, ndersa ne disa kultura te tjera kjo distance shfaqet shume e madhe dhe ai e gjen veten jo vetem aspak prane pushetit por e sheh kete te fundit si te paprekshem, gati hyjnor e te paarritshem. Sa me e larte distanca me pushtetin aq me te pafuqishem individet per te mare pjese ne vendimarrje, aq me madhe hierarkia dhe si perfundim aq me te pakta shancet per shoqeri demokratike dhe shume me te larta shancet per lideship autoritar apo diktatorial.

Ne te kunderten, ne vendet me distance te vogel me pushtetin barazia apo mundesia per cdo kend eshte prioritet. Atje pushteti shihet si pjese integrale e shoqerise dhe individi eshte I lire te nderhyje apo percaktoje ndryshimet.

Britania apo Shtetet e Bashkuara jane shoqeri me nje distance te vogel me pushtetin. Nuk eshte rastesi qe edhe modelet me te arrira te lidershipit na afrohen nga keto vende. Shqiperia i takon kultures ku distanca e individit me pushtetin eshte shume e larte. Ketu e gjejme edhe pergjigjen perse shoqeria Shqiptare nder shekuj ka qene e nenshtruar nga cdo kush qe ka pasur ne krye. Ketu e gjejme edhe aresyen pse modeli Amerikan i lidershipit eshte shume i veshtire te aplikohet ne vendet me distance the larte me pushtetitn .

Individualizmi perkundrejt kolektivizmit

Ky eshte nje tjeter dimension kulturor i teorise se Hoftedes. Ne shoqerite kolektiviste grupi apo klani kane peshe te madhe. Ne keto kultura individi e gjen forcen dhe suksesin e tij kur I bashkon interesat me ato te klanit. Individet brenda grupit kujdesen per njeri –tjetrin dhe fuqizohen brenda tij. E kunderta ndodh ne shoqerite individualiste ku individet kane pak lidhje interpersonale dhe veprimet e tyre i shfaqin pertej grupit. Ne keto shoqeri, individi eshte me shume i orientuar ndaj vetes dhe rrethit te ngushte familjar e nuk del pertej tij. Vendet me shkallen me te larte te individualizmit jane serisht Shtetet e Bashkuara, por edhe Australia, Britania, Hollanda, Kanadaja dhe Italia. Ndersa kulturat me te spikatura kolektiviste jane vendet e Amerikes Latine, Europes Lindore, Lindja e Mesme ,Azia Konfuciane dhe Azia Lindore etj.
Shqiperia i takon grupit te shoqerise me kulture kolektiviste ku klani ben fuqine. Ne kete vend mendimi i lire apo I pavarur eshte shkak perjashtimi, ndersa perfaqesimi I mendimit te klanit te jep fuqi, sukses dhe privilegje. Edhe pas vdekjes suksesi apo mohimi, harresa apo glorifikimi do te te ndjeke vetem nese kujtimi yt do t’I sherbeje klanit qe sundon per momentin. Ketu e gjen shpjegimin fakti qe shume mendje te hapura shqiptare asnjehere nuk kane mundur te kene sukses ne vendin e tyre pikerisht se nuk jane bere pjese e klanit.

Maskiliteti perkundrejt Feminilitetit

Ky eshte nje tjeter dimension kulturor qe dallon shoqerite. Nje shoqeri quhet maskile nese eshte e orientuar tek suksesi, pavarsia, karriera , keto apo dhe shume vlera te tjera te njohura te seksit mashkull . Nga ana tjeter, nje shoqeri quhet feminile nese eshte e dominuar nga vlerat apo tiparet arketipe feminile te tilla si: kujdesi, sherbimi, modestia, apo edhe tendenca per bashkepunim.

Ne vendet me dimension maskilin, eshte mashkulli qe merr perparesi ne shoqeri dhe femra mbetet me shume ne mision e saj klasik te kujdesit per femijet dhe familjen. Japonia eshte vendi me shifren maksimale te dimensionit maskil. Suedia pasuar nga te gjitha vendet nordike te Evropes rradhiten me shifrat me te larta nder shoqerite feminile. Ketu gjejme edhe pergjigjen perse te gjitha ligjet e te drejtave te njeriut e kane burimin nga keto vende .

Shtetet e Bashkuara apo Gjermania jane shoqeri maskile . Shqiperia eshte gjithashtu nje shoqeri maskile. Ky dimension kulturor i ben shqiptaret dhe lideret e tyre te shfaqin manine e madheshtise apo forces si prirje kryesore ne lidership.

Shmangia e Paqartesise

Ky eshte dimensioni I katert kulturor por mbetet edhe nje nder me te nderlikuarit. Ne shoqerite qe kane shifer te larte ne kete dimension, individet synojne te kene nje jete sa me te kontrolluar dhe sa me te parashikuar. Cdo fenomen ndryshe merret si i rrezikshem dhe ndalohet me cdo kusht pasi ndryshimi ne vetvete shihet si i frikshem . Keto jane pergjithesisht shoqeri konservatore dhe aspak te hapura ndaj nje opinioni te dyte. Kjo I ben lideret e kesaj kulture te kene mungese te theksuar pershtatjeje, bashkepunimi apo konsensensusi. Interesante eshte se individet e kesaj shoqerie kane natyre ekspresive dhe i shprehin hapur emocionet, inatet apo edhe reagojne pa komplekse. Ata e shohin konfliktin si pjese te jetes. Perpiqen per nje jete me te mire brenda disa konvencioneve te paracaktuara pa tentuar aspak ndryshimin .Kur shohin se nuk arrijne te kontrollojne plotesisht fatin e tyre e vendosin ate “ne dore te Zotit”.

Greqia mban shifren rekord ne kete grup kulturor, ndersa Shqiperia mbetet ne kuota vertet te larta .Pikerisht me ane te ketij dimensioni kulturor mund te shpjegojme pse ne Shqiperi konfliktet nuk rreshtin kurre apo marreveshjet sot nenshkruhen si historike, neser harrohen apo tradhetohen. Ne lufte te vazhdueshme me kedo, ne konflikt te panderprere mes vedit dhe te tjereve Shqiptaret kane qene gjithmone te paqarte ne rrugen e tyre, edhe kur e kane gjetur orientimin e duhur shume shpejt kane perhumbur ne harrese. Konsensusi eshte pari si dobesi , marreveshja si tradheti dhe bashkepunimi si nenshtrim.

E kunderta ndodh me shoqerite qe kane shifer te ulet ne kete dimension kulturor. Ne keto kultura individet jane me te paqshem dhe me te hapur. Per to bashkepunimi dhe dialogu jane pjese e pandare e ekzistenes.

Singapori mban rekordin per shkallen me te ulet te ketij dimensioni kulturor.

Konkluzioni

Fale studimit te Hofstedes jemi ne gjendje te kuptojme pse lidershipi I nje vendi eshte I ndryshem nga ai I nje vendi tjeter . Bindemi se asgje nuk ka force me te madhe ne lidership se kultura e vendit nga vjen.

Ne rastin Shqiptar gjejme pergjigje per shume pyetje. Sepse i takojme nje kulture me shkalle shume te larte distance me pushtetin, gjejme pergjigjen pse kemi qene gjithmone te nenshtruar nder shekuj dhe ndaj kujtdo qe kemi patur ne krye .

Sepse jemi kulture maskile , gjejme pergjigjen pse jemi udhehequr dhe vazhdojme te udhehiqemi nga lidershipi qe drejton permes arrogances dhe forces, me shume per fame sesa per sherbim.

Sepse jemi shoqeri e modelit kulturor kolektivist ndaj dhe cdo mendje e pavarur nuk ka mundur te mbijetoje jashte klanit. Brenda klanit ne fuqi dhe sukses, jashte klanit ne deshtim apo emigrim !

Sepse eshte nje shoqeri kultura e te ciles i shmanget paqartesise, ajo gjithmone e ka pranuar me veshtiresi ndryshimin, por edhe kur e ka pranaur e ka tradhetuar ate ne mes te rruges. E shkuara eshte kujtuar gjithmone me nostalgji dhe me tendencen per tju rikthyer, e ardhmja eshte pare gjithmone me frike; As andej as kendej , gjithmone ne nje tranzicion qe nuk rresht kurre .

E gjithe historia e lidershipit Shqiptar eshte pasqyre e qarte e kultures se ketij vendi ku fatkeqesisht jane mpleksur ne nje formule aspak te ekuilibruar kater dimensionet kulturore qe pengojne lidershipin e suksesshem. Distanca e larte me pushtetin, maskiliteti, kolektivizmi dhe shkalla me larte e shmangies se paqartesise jane kombinimi me i pafavorshem per cdo kulture duke e kthyer ate ne te paafte per te prodhuar nje lidership efektiv. Ndoshta per kete aresye ne forme instiktive Shqiptaret i kane patur gjithmone shpresat dhe syte per drejtim nga bota …!

Kushtimore tmerrit – Nga GANI MEHMETAJ

Grupi i turistëve shihnin me kureshti kafkat e murosura në Çele-Kullën e Nishit. Ishte pasdite me vapë gushti. Qyteti ishte përgjumur.

-Ua sa tmerr! Trupi me rrëqethet, – i pëshpëriti gruaja burrit.

-Kam ftohtë, mërdhijë , – u ankua një vajzë e re aty pranë.

Pamjet e gojës së kafkës si vrimë honi e akullonin.

-Sa qenkan zvogëluar, – habitet burri në moshë.

-Kafka e njeriut është më e madhe, -mëdyshjet ai.

-Mbase koha e ka zvogëluar, mbase kishte teknikë të veçantë të balsamosjes e zvogëlimit të  rrashtës së kokës, – përpiqej të sqaronte ciceroni i zënë ngushtë.

Dikush nisi t’i numëronte kafkat e murosura. Nuk i dilnin sa thuhej se i kishte mbjell ushtria turke dyqind e dhjetë vjet më parë nëpër murin e ndërtuar enkas për këtë qëllim.

Qyteti i vjetër i Konstantinit të madh ofronte edhe gjurmë tjera të së kaluarës: kështjellën e vjetër, shtatoret, shtëpi banimi aristokratësh dardanë, banja termale etj.  Por ky monument që i kushtohej vdekjes me kafka njerëzish ishte i veçantë dhe i vetmi në Gadishullin Ilirik. Të tmerronte kur e mendoje ku mund të arrijë çoroditja e mendjes njerëzore: kushtimore tmerrit për të prodhuar tmerr.

Timurlengu kishte ngritur piramidë me kafka shekuj më parë në Azi. Ai la pas vetës mal me kufoma, por la edhe objekte të mahnitshme e tregti që lulëzoi në dy kontinente. Për koincidencë prijësi mongol kapi rob e vrau sulltanin Orhan Bajazitin I në Angora (Ankara). Pasardhësit e Bajazitit I, nuk u hakmorën, por e kopjuan zejen e kullave të tmerrit.

– Në shenjë të çfarë fitoreje e ngritën kushtimoren e vdekjes, – pyeti dikush.

– Turqit nuk lanë objekte publike, nuk lanë as monumente. Ata rrënuan monumentet vendëse. Xhamitë e hamamet ua morën arabëve. Flisnin osmanisht, shkruanin me alfabetin arab, luteshin arabisht. Mizorinë e kishin turqisht, -sqaronte burri me flokë të thinjura nga grupi i turistëve.

Grupi dëgjonin e habiteshin. Vajza e pyeti me kureshtje:

– Kush ishin fatkeqit që u kanë mbetur të përjetësuar kafkat?

– Kronikat e kohës e thonë ndryshe nga sa shkruan katalogu zyrtar. Sipas kronikave, shqiptari Gjergj Pjetri, pinjolli i fisit të Kelmendit, udhëhoqi kryengritjen e të krishterëve kundër Perandorisë Osmane në territorin që sot e ka Serbia. Për ta ndëshkuar kryeneçësinë e tij, pushtuesit turq bënë hakmarrje të tmerrshme kundër shqiptarëve ortodoks, që Pjetër Bogdani i quante arbnor të shkjenizum. Kështu vranë mijëra shqiptarë të ritit bizantin, me 952 kafka të tyre ndërtuan Çele-Kullën në Nish. Bajraktari serb, Millosh Obrenoviç, një fshatar i pagdhendur, që u pasurua në kohën e Turqisë, u lidh me turqit dhe ua ofroi kokën e Gjergj Pjetrit, për ta qetësuar zemërimin e Perandorisë Otomane. Millosh Obrenoviç me ndihmën e ushtarëve turq vrau në pabesi pinjollin e fisit të Kelmendit, kokën e të cilit ua dorëzoi turqve.

-Ua sa tmerr! E ku janë pasardhësit e kafkave fatkeqe?, pyeti vajza që kishte të ftohtë në vapën e gushtit.

-Nuk ka, i zhduken ata që duhej t’i falënderonin për çlirimin e vendit, u përgjigj me mllef burri i thinjur.

-Këtu në afërsi është një qytet i tërë me varre të shqiptarëve të paemër që pasi i nxirrnin nga burgu i ekzekutonin. Këtu ishte burgu më i madh në ish-Jugosllavi, ku vuajtën mijëra shqiptarë, mijëra të tjerë nuk dolën kurrë nga telat me gjemba. Nishi ishte Gulagu i shqiptarëve.

Grupi i turistëve vazhduan  me autobusin luksoz të një agjencie turistike.

-Nuk është vetëm Çele-Kulla përmendore e tmerrit, as vetëm Burgu i Nishit, Gulag i shqiptarëve, vazhdoi ai.

-Kronistët turq flasin edhe për kushtime tjera perëndisë së tyre-Allahut:

Nën thirrjet “Vdekje shqiptarëve!”, “Allahu Akbar!” osmanët sulmojnë qytetin. Pasi e pushtojnë, kalifi islamik Fatihu i masakron të gjithë barbarisht. Vetëm në këtë qytet humbën 20.000 mijë shpirtra të pafajshëm. Kafkat e tyre do të jenë për shumë vjet ushqim për shpezët e këtyre viseve”.

 

Turistëve u dukej sikur po kalonin nëpër tunelet e tmerrit. Vajza që ngrinte donte të kthehej.   

SHTËPIA E BARDHË SHËNON PËR TË DYTIN VIT DITËN KOMBËTARE TË VIKTIMAVE TË KOMUNIZMIT – Nga Frank Shkreli

 

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë mban datën e 7 Nëntorit, 2018, ditës që Shtëpia e Bardhë ka vendosur për të dytin vit, t’ia kushtojë viktimave të komunizmit në botë.  “Në Ditën Kombëtare të Viktimave të Komunizmit, ne nderojmë kujtimin e më shumë se 100-milion vetave të vrarë dhe të përsekutuar nga regjimet totalitare komuniste”, në mbi 40-vende të ndryshme të botës.  “Ne ritheksojmë mbështettjen tone të patundur ndaj atyre të cilët luftojnë për paëq, begati dhe liri, anë e mbanë botës”, thuhet në deklaratën e Shëpisë së Bardhë, të shpërndarë për medien me 7 Nëntor, data që shënon ditën e Revolucionit Bolshevik në Rusi.

 

Në deklaratën e Shëpisë së Bardhë nenvijohet se, “Ç’prej Revolucionit Bolshevik të vitit 1917 në Rusi, ne kemi qenë dëshmitarë të pasojave të anktheve të mëdha, shtypjeve dhe vdekjeve të shumta. Komunizmi ka përfunduar në eliminimin e lirisë së fesë, të pronës private dhe të lirisë së fjalës. Këto tmere kanë përfshirë vrasjet e qëllimshme të ukrainsave duke përdorur urinë si mjet eliminimi të tyre gjatë Holodomorit, përndjekjet e mëdha të rusëve gjatë Terrorit të Madh; zhdukjen e kamboxhianëve në fushat e eliminimit dhe vrasjen e qytetarëve të Berlinit ndërkohë që përpiqeshin të arratiseshin nga komunizmi gjermano-lindor për në liri në ish-Gjermaninë Perëndimore.  Këto viktima dhe vuajtjet e tyre janë një dëshmi e gjallë e një fakti të pamohueshëm se komunizmi do të jetë përgjithmonë shkatërrimtar ndaj shpirtit të njeriut dhe ndaj begatisë ssë njerëzimit”, theksohet në deklaratën me rastin e Ditës Kombëtare të Viktimave të Komunizmit.

 

Deklarata e Shtëpisë së Bardhë përfundon duke u kujtuar amerikanëve se, “Sot ne kujtojmë të gjithë ata të cilëve u janë mohuar bekimet e mëdha të lirisë, nën regjimet shtypëse komuniste.  Së bashku ne mbajmë zi duke kujtuar humbjet e mëdha që shumë prej tyre kanë pësuar nën komunizëm dhe njëkohësisht të angazhohemi rishtas për të vazhduar përpjekjet tona për avancimin e kauzës së lirisë dhe të mundësive për një jetë më të mirë, për të gjithë”, përfundon deklarata zyrtare e Shtëpisë së Bardhë, me rastin e Ditës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, kushtuar viktimave të komunizmit në botë, më 7 nëntor, 2018.

 

Vendimi për të kujtuar artë nga 100-milion viktimat e komunizmit botëror në nivel kombëtar këtu në Shtetet e Bashkuara ishte marrë vitin që kaloi nga Shëpia e Bardhë e Presidentit Trump, me rastin e 100-vjetorit të Revolucionit Bolshevik, më 1917.  Në atë përvjetor vitin e kaluar, kisha shënuar se në Washington u organizuan ceremoni dhe konferenca akademike ku morën pjesë ekspertë dhe historianë nga e mbarë bota, për të kujtuar krimet e komunizmit anë e mbanë botës. http://telegraf.al/opinion/shtepia-e-bardhe-shpalli-diten-kombetare-te-viktimave-te-komunizmit/.

 

Ishte me atë rast që admnistrata e Presidentit Trump kishte vendosur që të caktonte datën e 7 nëntorit, të ditës së Revolucionit Bolshevik Rus, si një datë kujtese për miliona viktimat e komunizmit në botë – një revolucion Bolshevik ky, që sipas deklaratës së parë të Shtëpisë së Bardhë mbi këtë ditë pëkujtimore botuar vitin e e kaluar — shënoi fillimin e disa dekadave të errëta të komunizmit shtypës,një ideologjie politike, e papajtueshme me lirinë, begatinë dhe dinjitetin e jetës njerëzore”, thuhej në deklaratën e vitit të kaluar të Shtëpisë së Bardhë me të cilën u njoftua shpallja e 7 Nëntorit si Dita Kombëtare e Amerikës kuhstuar Viktimave të Komunizmit në botë.  “Gjatë shekullit të kaluar”, thuhet më tej në atë deklaratë   “Regjimet totalitare komuniste anë e mbanë botës kanë vrarë më shumë se 100 milionë veta dhe kanë shfrytëzuar, dhunuar dhe shkaktuar dëme të papërshkrueshme për miliona të tjerë.  Këto lëvizje, nën pretendimin se ishin lëvizje çlirimtare kombëtare, në të vërtetë, kanë shkelur, sistematikisht, të drejtat e njerëzve të pafajshëm, dhënë atyre nga Perëndia, siç janë liria e
fesë, liria e asociimit dhe një numër lirishë të tjera bazë të njeriut që ne i
konsiderojmë si të shenjta.”

 

Siç dihet, deri vitin që kaloi, Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur një ditë të tillë, kushtuar viktimave të komunizmit, ndoshta për arsyen logjike se në Amerikë nuk ka pasur viktima të komunizmit.  Por u vendos data e 7 nëntorit, ditës së Revilucionit Bolshevik rus, për të kujtuar viktimat e komunizmit kudo në botë.  Sivjet, Shtëpisë së Bardhë iu  bashkangjit edhe shteti Virxhinia, ligjvensit e së cilës vendosën marsin që kaloi që në shtetin Virxhinia të shpallet gjithashtu 7 nëntori i këtij viti dhe për vitet në vijim, si dita e kujtimit të viktimave të komunizmit në botë.  Ka giasë që edhe shtete të tjera të ndjekin shembullin e Virxhinias.

 

Me këtë rast dua të përsëris thirrjen time për të disatën herë se edhe Shqipëria e Kosova, si dy vende që kanë vuajtur më së shumti nga komunizmi, që udhëheqsit aktualë të tyre, të bëjnë diçka simbolike për të kujtuar viktimat e komunizmit – duke caktuar, të pakën një ditë në kalendarin vjetor, kushtuar viktimave të komunizmit – ashtu siç kanë bërë shumica e vendeve ish-komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore.  Ky duhet të jetë një obligim solemn mbarë kombëtar shqiptar, një angazhim serioz dhe i pa hile i autoriteteve qeveritare dhe shtetërore, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, në qoftë se kombi shqiptar dëshiron të shkojë përpara, krah për krah, me kombet që kanë vuajtur nga komunizmi dhe të shënojë një pajtim të vërtetë kombëtar.  Një vendim i tillë zyrtar për të kujtuar viktimat e komunizmit në trojet shqiptare – duke caktuar një ditë kushtuar kujtimit të tyre — kërkon kurajë morale, vendosmëri dhe vullnet serioz për të kujtuar ato viktima të pafajshme, të një regjimi ilegal dhe shtypës.  Përcaktimi i një dite kushtuar viktimave të komunizmit në trojet shqiptare, do të lehtësonte gjithashtu edhe përballimin aq të nevojshëm të politikës dhe të shoqërisë shqiptare, me të kaluarën komuniste dhe do të ndihmonte edhe në zbardhjen e krimeve të komunizmit, kësaj ideologjie çnjerzore, të një regjimi të imponuar sllavo-aziatik mbi Kombin shqiptar.
Frank Shkreli

Ish-Presidenti Xhorxh W. Bush duke folur para Monumentit në Washington D.C., kushtuar Viktimave të Komunizmit në botë.

Pastroni oborrin nga plehrat ose vdisni – Nga Aurel Dasareti*

Të mendosh (pse e shkruaj këtë letër) është një trajtim eksperimental i sasive të vogla të energjisë, ashtu si një gjeneral që lëviz figura miniaturë mbi një hartë para se me vu trupat e tij në veprim.

***

Nuk pritet që politik-bërësit analfabetë shqipfolës të heqin dorë vullnetarisht nga interesat vetjake dhe punojnë për të mirën e vendit, qysh e kanë obligim. Ata do të vrisnin edhe prindërit e vet nëse ua rrezikojnë interesat e tyre. Prandaj, kur e dimë se me çfarë krijesash kemi të bëjmë, lypset mobilizuar opinionin publik për t`i neutralizuar ata bastardë me defekte të bashkëlindura të trurit. Natyra ka gabuar rëndë që i ka lindur, është dashur t`i abortojë.

 

Gati e gjithë ajo tufë e madhe bagëtish në Shqipëri, Kosovë, FYROM-it dhe trojet tjera, janë një kastë e të korruptuarve, të lidhur me krimin e organizuar. Vasal, sidomos të atyre barbarëve grekë dhe serbë; ndryshe, pelegrinazh fals që me flamujt, uniformat dhe armët luftarake të tyre, hyjnë pa leje në trojet tona. Dhe, terrorizojnë jugun e Shqipërisë dhe Veriun e Kosovës. Por edhe shkelin mbi dinjitetin tonë kombëtar. Ndërkaq, dylberët tanë heshtin. Ose rreshtohen pas tyre. Të gjithë. Pozitë e opozitë. O fëmijë të brezit të errët, o pemë të rënë nga drunjtë e gjymtuar!

 

T’i kthejmë Kombit krenarinë e qenies së vet të papërsëritshme.

Mercenarët shqipfolës janë krijesa të mjerueshme, të shitura, pa ndjeshmëri për popullsinë e tyre, dhe ata kanë humbur të gjithë kuptimin e shëndoshë dhe nuk kanë një perceptim të plotë të realitetit! Ata me decenie po varfërojnë, terrorizojnë, vjedhin, copëtojnë, poshtërojnë, shesin dhe shkatërrojnë në tërësi atdheun e përbashkët tonin, që nuk do të trashëgohet nga brezat e ardhshëm të shqiptarëve por nga pushtuesit gjakatarë, nëse nuk i arrestojmë sa më sa më shpejt të jetë e mundur.

Shqiptarëve autokton u grabitet atdheu, gjuha, kultura, e ardhmja dhe trashëgimia, nga udhëheqësit e tyre, të cilët në lidhje me armikun vuajnë nga kompleksi i vlerës së ulët. Për të mirën e Mesjetës, barbarizmit, terrorizmit dhe mosfunksionimit. Një sistem i përhapur dhe i korruptuar, i cili në dy deceniet e fundit është bërë një sëmundje që importon kancer. Një shtet krejtësisht i çmendur dhe surrealist. Një gjendje krejtësisht e çmendur dhe joreale. Ndërsa situata është përshkallëzuar pothuajse jashtë kontrollit, në një projekt transformimi ideologjik dhe megalomani, pa procesin demokratik ose ankorimin, është koha e duhur të çlirohemi nga shkaktarët e së keqes.

Njeriu pa emocione, nuk mund të luftojë për asnjë ide; për të luftuar është e domosdoshme të duam atë për të cilën luftojmë, dhe të urrejmë atë kundër së cilës luftojmë. 

***

Si do të vepronin shtetet tjera (normale) evropiane nëse do të kishin një krizë serioze të brendshme?

Ajo që njerëzit mendojnë dhe bëjnë privatisht është një çështje për individin. Nëse njerëzit duan të jenë naiv pavarësisht nga të gjitha rrethanat e jashtme që tregojnë se duhet të jenë vigjilent ose kritik, askush nuk mund t’i ndalë ata.

Është për individin të zgjedhë, por është edhe individi i cili duhet të marrë përgjegjësinë në kuptimin e pasojave që një përçmim i tillë i hapur ose mohimi i realitetit nënkupton. Ata janë një rrezik për veten e tyre.

Megjithatë, nëse shtetet udhëhiqen nga njerëz naiv dhe të thjeshtë, shpesh në një mënyrë spekulative, manipuluese ose cinike, mund të kenë pasoja serioze për një komb të tërë. Ata janë një rrezik për shoqërinë.

Në rastin më të keq, ajo (shoqëria) mund të hapet për krime shpërthyese, anarki, luftë civile ose luftë në shkallë të gjerë me vendet fqinje. Nëse mediat dhe politikanët, insistojnë në një mënyrë jo-morale dhe cinike, që shoqëria kolektivisht të shtyhet në një mohim të realitetit në emër të një lehtë-besimi, nuk ka asnjë mënyrë tjetër rrugëdaljeje përveçse policia, udhëheqësit e ushtrisë dhe shërbimet e sigurisë ta thonë (bëjnë) të veten. Kjo është kur fusha e tyre e ekspertizës dhe kompetencës janë aktualizuar. Ajo në fakt është një pjesë e kontratës që ata kanë hyrë. Dhe ata duhet ta bëjnë këtë para se të ndodhë fatkeqësia, jo shumë kohë më pas. Fakti është se është detyra e tyre e dënuar të paralajmërojnë, pavarësisht nëse ata guxojnë apo jo. Megjithëse një gjeneral ose udhëheqës policor shkarkohet për të treguar të vërtetën, është më mirë që ai të marrë ngarkesën. Me sa duket, shumë prej tyre edhe e kanë bërë atë. Ata u hoqën nga sistemi i karrierës, sepse ata atdhedashës, për shkak të qëndrimit mirëdashës, të përgjegjësisë për popullin dhe vendin e tyre, si dhe besnikërinë ndaj pozitës së tyre, e hoqën tehun nga goja. Unë e di se është e lehtë të thuhet kjo, dhe unë nuk dënoj asnjë prej zotërinjve në një pozicion të lartë që nuk guxon, por asnjë nga këto nuk ndryshon parimin e asaj që kam shkruar këtu. Le të filozofojmë pak mbi temën. Cila është më logjike apo heroike? Të sakrifikosh në kohë paqeje për të shmangur një katastrofë ose për të sakrifikuar në kohë lufte kur katastrofa tashmë ka ndodhur? A nuk kërkon një guxim më të madh nga një njeri për të shpëtuar kombin nga shkatërrimi para se të vijë, pavarësisht çnderimit dhe shqetësimit afatshkurtër ose afatgjatë, sesa të japë jetën e tij në veprim të vërtetë lufte? Natyrisht, është gjë e keqe për t’i vënë këto dy skenarë kundër njëra-tjetrës, sepse të dyja veprimet janë heroike në kohën dhe rolin e tyre, por unë megjithatë ende e bëj këtë për të ilustruar një poen. Natyrisht, ka edhe një ushtar apo civil që jep jetën e tij në luftime heroike për të shpëtuar të tjerët. Por ama kur është fjala për ata njerëz që janë ulur në majë të piramidës dhe kanë më shumë shikueshmëri dhe njohuri, ata duhet të veprojnë në kohë. Një vendim i tillë kërkon burrin e vet. Guximi dhe trimëria prej kohësh nuk është më një virtyt që është vendosur lartë në ideologjinë e shtetit shqiptar dhe mentalitetin e shqiptarëve.

Është një nder më i madh për një njeri që (nëse është e mundur) të drejtojë anijen larg nga një fatkeqësi që shihet qartë se qëndron atje përpara, sesa të tregojë guxim pasi qëllimisht ose pa ndërprerje e ka drejtuar atë në ujërat e papastra, ndërkohë që një stuhi ishte në rrugën e saj.

 

Ashtu si ushtarët profesionist që e dinë se ata mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të vriten në luftë, edhe udhëheqësit e forcave të mbrojtjes dhe të sigurisë duhet të jenë të gatshëm të sakrifikojnë vendet e tyre të punës dhe emra të mirë dhe reputacion në kohën e paqes, për të shpëtuar vendin e tyre. Nëse pas kësaj, popullata pasive-indiferente ose politikanët e pandërgjegjshëm vazhdojnë t`i injorojnë paralajmërimet e tyre, të paktën askush më vonë nuk mund t`i fajëson për moszbatim të detyrës udhëheqësit që morën përgjegjësinë për të mirën e atdheut. Pastaj nuk kanë gjak të pafajshëm në duart e tyre. Asnjë djalë ose vajzë, nëna ose baballarë, gjyshe apo gjyshër nuk do të flijohet në paqe apo kohë lufte nga politikë-bërësit e çmendur të pavetëdijshëm ose nga politikanët vetë-respektues dhe vetë-mohues, banal, të gërditshëm dhe patetik, të cilët tërësisht injorojnë ose fshijnë të gjitha sinjalet e dukshme të rrezikut. Edhe sikur t`i kishin qëllimet e mira nuk mund t’i justifikojnë ato.

*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

SOT TAKIMI THAÇI-VUÇIQ: LAMTUMIRË TREPÇË DHE UJMAN?! – Nga BINAK MAXHARRAJ

 

Në takimin e sodit në Bruksel nuk do te ndodhë asgje e re. Thjesht është një takim sa për sy e faqe. Nuk do te flitet me nervozë midis dy dialoguesve Thaçit dhe Vuçiqit. Do të jetë një bisedë sa për te biseduar. Nuk do te jete ndonjë takim i cili do të prodhojë ndonjë efekt,sepse ajo që do te ndodhëte veç ka ndodhë ne takimet e mshefta Thaçi-Vuçiq. Kjo ka ndodhë qe moti. Kosova de facto veç është e ndarë. Këta dy qafirat moti janë marrë veshe se Veriu i Kosovës i praruar ne arë dhe argjendtë më kohë zgjatje mbi 5 shekuj, mjerisht  do t’i shkojë Serbisë,kurse Kosova do te marrë një leckë letre nga Serbia gjoja se po e njihka Kosovën si shtet,cilin shtet shtetin e coptuem,shtetin e ndarë,Kosovën pa veriun.Po,po kështu do te ndodhë,sepse çdo gjë ka marrë fund.

Kështu është vendos  qe moti,pallavra janë ato qe thonë disa shtete së do ta pranojmë vetem ate se për çka Beogradi dhe Prishtina merren vesh mes vedi,pra e pranojnë ndarjën sepse kështu janë marr vesh.Ndarja e Kosoves veç ka ndodhë.Së shpejti do ta shihni edhe xhandarmerin serbe të ura e Ibrit.Do ta shihni,pra,sepse kështu janë marr vesh këta dy qafiret e dreqit midis vedit Thaçi dhe Vuqiq.Lë te thotë Kryeministri Ramush Hajradninja se korigjimi i kufijve ka vdek.Ka vdek vetem për Ramush Harajdinaj e Kadri Veselin dhe Fatmire Limaj.Korigjimi i kifijëve  nuk ka vdekë o Ramush Harajdinaj,por kufiri tashmë është ndarë,mundesh vetem qe Veriun e Kosovës se praruar ne ar dhe argjend ta shohish veç në andërr ashtu siç po e sheh në andërr Çakorrin.Këtë edhe vete ti Ramush Harajdinaj bashk me Kadri Veselin dhe Fatmirë Limaj e lejuat në Seancën e Parlamentit te Kosovës kur nuk votuat qe ta ndalni Thaçin ideatorin për humbjen e veriut për interesat e tij përsonale.Njësoj do t bije edhe për ju përgjegjësia kombëtare për këtë.Do te bije përgjegjesia edhe te deputetet,te zgjedhurit e popullit të vendosin ne emer të popullit për ndarje e Kosovës.Do te bie ne familjet dhe femijt e tyre mallkimi i historis mbi ta.

Qytetar të Kosovës ne humbjën e Veriut te Kosovës jeni fajtor edhe ju,sepse nuk arrijtët apo nuk deshtët qe te ia ndalni turrin këtij njeriut,por e latë te lirë të lodroj Kosovën si do doi ai.Nuk e di se si do të jetoni pa Veriun e Kosovës,pa këtë arterje gjaku për Kosovën,pa kokën e Kosovës,sepse atje ka qenë burimi i jetës s’Uaj,i femijëve të juaj.Ju kënaquni me atë leckën për njohje qe ua sjellë Thaqi nga Serbija,delni edhe në syret me atë leckë  një nga nje te gjithë Ju qytetarët e Kosovës që më dije apo pa të i ndihmuat Hashim Thaçit ta humbasim Kosovën.

Zoti na ndihmoftë,së robi jo së jo

Ngushllime edhe për Ju qytetar të Luginës së Preshevëse qe u kantandiset keq duke u përfshijë ne këto lojra makabre te Presidentit rreth bashkimit të Luginës me Kosovën,ishin këta vetem floskula politike sa për te shpërqendru vemendjen nga problemi i Kosovës,sepse

Ju do te mbeteni atje ku jeni ,por vetem do te mbani mend ju dhe femijtë e Juaj së një President i Kosovës qe kurr nuk e ketheu kokën nga ju,deshti të ju mashtroi dheJu mashtriu bile shumë keq.

Edhe juve qytetar te Luginës së Preshevës Zoti ju ndihmoft,ju premtoi se do te ju nxjerr nga Serbias,por ju mashtroi prapë ju mbetet atje së ku ishit më parë nën Serbin gjakatare.Edhe Juve ju mashtroi,ishalla vetem zoti ju ndihmon,sepse se shpejti edhe de facto do ta mësoni të vertetn e hidhur.

ARBËRESHËT NË KUADËR TË 550-VJETORIT TË GJERGJ KASTRIOTIT-SKENDERBE Kujtojmë Jeronim De Radën – Nga Frank Shkreli

 

Mediet shqiptare njoftojnë se Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Ilir Meta ka nisur dje një vizitë zyrtare në krye të një delegacioni në Kalabri të Italisë, në kuadër të Vitit të shpallur Mbarë-kombëtar të Heroit tonë, Gjergj Kastriotit -Skënderbeut. Pritet që Presidenti Meta, gjatë kësaj vizite, të takohet edhe me homologun e tij, Presidentin e Italisë, Z. Sergio Mattarella, e të cilët së bashku do të takojnë arbëreshët dhe përfaqsuesit er tyre vendor dhe fetarë.  Ndërkohë, me të arritur dje në Kalabri, Presidenti shqiptar u prit nga Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Gerardio Mario Oliverio, njofton gazeta e Tiranës, Telegraf.  Njoftohet se gjatë këtij takimi, Presidenti Meta vuri në dukje raportin e ngushtë mes Shqipërisë e Kalabrisë, ndërsa shtoi se, “Kalabria është shumë e rëndësishme për ne, sepse këtu është zemra e bashkësisë arbëreshe të zhvendosur në Itali që në Mesjetë.  Ju jemi mirënjohës që kanë ruajtur gjuhën, traditat, zakonet, identitetin që nga koha e Skënderbeut.  Është meritë e tyre, por edhe e kalabrezëve dhe italianëve, që i kanë mirëpritur”, është shprehur Presidenti Meta.  Ndërsa Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, Oliverio vlerësoi lartë vizitën e kreut të shtetit shqiptar si një sinjal shumë domethënës për bashkëpunimin mes dy vendeve, duke nënvizuar lidhjet e vjetra historike dhe marrëdhëniet e ngushta mes dy popujve, si dhe rolin e rëndësishëm të bashkësisë arbëreshe në rajonin e Kalabrisë, në këtë drejtim.  “Është një bashkësi që ka treguar përgjatë shekujve se si kultura, ekzistenca, ruajtja e traditave dhe gjuhës, por sidomos integrimi i tyre në Itali, kanë treguar se kjo është rruga e drejtë për të ilustruar mesazhet e paqës dhe bashkëjetesës”, citohet të ketë thënë Presidenti i rajonit të Kalabrisë, Gerardio Mario Oliveiro, në takimin e tij me Presidentin e Shqipërisë Z.Ilir Meta.

 

Gazeta Telegraf raporton se të dy personalitet vlerësuan rolin e arbërësheve gjatë Rilindjes dhe bashkimit të Italisë, duke nënvizuar faktin se vizita e kreut të shtetit shqiptar në Shën Mitër Korona nesër, së bashku me Presidentin italian Mattarella në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut është historike dhe shumë e rëndësishme jo vetëm për komunitetin arbëresh, por edhe për të gjithë Rajonin e Kalabrisë dhe Jugun e Italisë, duke pasur parasysh edhe ndjeshmërinë dhe lidhjet e veçanta që Presidenti Matarella ka me arbëreshët.

 

Një meritë të veçantë për këto lidhje dhe për rolin që kanë lujatur gjatë shekujsh arbëreshët e Italisë, për të cilat folën Zotërinjtë Meta dhe Oliveiro, e ka Jeronim De Rada, i cili konsiderohet edhe si rilindasi i parë i lëvizjes kombëtare.  I lindur më nëntor të vitit 1814 në fshatin Makji (Macchia Albanese), bir i një prifti katolik i ritit kishtar bizantin, ai fillon në moshë të re, duke ndjenur me katundarët arbëreshë, të mbledhte këngët popullore arbëreshe.  Kështu i hyri në qejf edhe përdorimi i gjuhës së stërgjyshëve të tij, për t’a përdorur atë si një mjet letrar.   Mbledhë këngët nga goja e popullit dhe në vitin 1936 shkon në Napoli dhe boton poemthin Milosao.  De Rada vazhdon të shkruaj poema si dhe veprën “Divinazioni Pelasghie”, në të cilën deklaron vjetërsinë e gjuhës shqipe. Kështu zuri fill dituria arbënore.   Në një biografi të hollësishme të De Radës, përmbledhur nga Ernest Koliqi dhe botuar në një numër të veçant të revistës Shejzat të vitit 1964, kushtuar 150-vjetorit të lindjes  De Radës — shënohet se në vitin 1845, Jeronim De Rada takon në Napoli Demetrio Kamarda-n, një “shqiptar i vërtetë me mend e me zemër”, me të cilin thuhet se takohej shpesh për të biseduar, “rreth ringjalljes shqisore e morale të kombit të përbashkët, ma i vorfnuemi ndër atdhena të njerëzvet”.  Përveç veprave të shumta, përfshirë Milosaon dhe botime mbi historinë shqiptare, De Rada fillon në vitin 1848, botimin e “L’Albanese d’Italia”, që konsiderohet si revista e parë shqiptare.  Merr pjesë aktive në lëvizjet për ringjalljen e Italisë, por me deshtimin e tyre, ai këthehet në vendlindjen e tij Makji, një fshat prej “600 frymësh, pa gjyqtar, pa kryetar bashkije, pa xhendarë: aty linda i lirë e pa frej sundimi.”

 

Jeronim De Rada

 

Në vitin 1849 themelon katedren e gjuhës shqipe në Kolegjin Shën Adrjan, ku vet merr përsipër mësimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Në vitin 1861 boton “Antichita della lingua Albanese” dhe më 1866 ka botuar “Rapsodie d’un poema abanese”, një përmbledhje këngësh popullore arbëreseh që lartësojnë emrin shqiptar ndër qarqet kulturore të kohës.  Në vitin 1868 del i pari vëllim i “Skanderbeut të pafanë” i De Radës i pasuar nga vëllimet 2, 3, 4 dhe 5.  Në vitin 1983, ai fillon botimin e të përkohëshmes, “Fiamuri i Arbërit” e cila vazhdon të botohet deri në vitin 1888.  Në vitin 1892 i ngarkohet rishtas mësimi i gjuhës shqipe në Shën Mitër me dekret të Ministrit të Arsimit, Pasquale, Villari, një mbështetës i madh i Jeronim de Radës dhe i kulturës arbëreshe.  Ndërron jetë në Shën Mitër me 28 shkurt, 1903, në varfërinë më të thekësuar dhe në vetminë më të madhe, pa pasur asnjë njeri për tu kujdesur për të.

 

E sjelli këtë shënim modest për të kujtuar dhe nderuar Jeronim De Radën, në këtë muaj të lindjes së tij dhe në kuadër të Vitit të shpallur Mbarëkombëtar të Heroit tonë, Gjergj Kastriotit -Skënderbeut, të cilit ai në veprat e tija, shumë i këndoi dhe gjithmonë e kujtoi.  Shpresoj që edhe vizita, këto ditë, e Presidentit të Shqipërisë, Z. Ilir Meta në komunitetet arbëreshe të Italisë, në kuadër të veprimtarive me rastin e Vitit të shpallur Mbarëkombëtar Heroit tonë, Gjergj Kastriotit -Skënderbeut – të kujtohet Jeronim De Rada dhe të gjithë arbëreshët e Italisë, të cilët brez pas brezi, për më shumë se 500-vjetë në dhe të huaj, kanë ruajtur gjuhën shqipe, traditën dhe kulturën kombëtare.  Ashtuqë — siç është shprehur edhe Ernest Koliqi në një editorial kushtuar De Radës me rastin e 150-vjetorit të lindjes së tij – “Na Shqiptarët që morëm në dorëzim nga De Rada amanetin e lanun Arbëreshvet prej Skanderbegut, d.m.th. pasqyrimin e Shqipërisë së lirë, duhet t’i jemi mirënjohës Poetit të Makjit, por edhe vëllazënvet gjuhe e gjaku, që nen qiella të huaja, atë amanet ruajtën me besniki të patrandëshme”.  Ndërsa përfundon duke thënë se, “Nepër poezi e apostullatë të Jeronim De Radës, Arbëreshët e Italisë, kryen at vepër të mistershme shpërblimi njerzor e kombtar, që i Nalti Perëndi u përcaktoi atyre, kur në një stinë duhije e tmeri, lanë brigjet e Atdheut dhe mërguan në një vis të huaj, me ikona fetare e me hire shqiptare.”

 

550-vjet nga vdekja e Gjergj Kastriotit Skenderbe dhe ç’prej largimit të një pjese të madhe të shqiptarëve nga brigjet e Atdheut drejtë Italisë, pas ikjes nga kjo e jetë e Mbrojtsit dhe Heroit të tyre, fati i Kombit shqiptar ka kaluar kohë të vështira, me mundime dhe vuajtje.  Ashtu si edhe pa kohës së Skendërbeut, sot një përqindje e konsiderueshme e popullit shqiptar objektiv ka largimin nga Atdheu, duke synuar brigje dhe vende të huaja.   Fatkeqësisht, siç ka shkruar edhe Eqrem Vlora, “Çdo popull duhet të pagoj tagrin e caktuar nga natyra e vet për të kaluar sëmundjet foshnjore që ia turbullojnë fillimin e një jete të re.  Edhe ne po e pagojmë këtë tagrin: herë në mundime të brendshme, herë me vështirsinat që na shkakton moskuptimi i jashtëm.  Nuk kemi kujt t’i ankohemi. Për marritë që kemi bërë, po bejmë edhe do të bëjmë vet.  Lutemi që Zoti na dhëntë durim edhe koha harrim… Mos kuptimet e të huajve na kanë ndaluar ose vonuar zhvillimin e plotë të idealeve kombëtare.  Dikush na ka kujdisur, dikush na ka patur besim e dikush nuk na ka druajtur.  Me dashje ose pa dashje, të gjithë na kanë dëmtuar!  Duhet të flasim haptazi se kështu sigurisht nuk e kanë ëndërruar De Rada edhe shokët e tij zhvillimin e kulturës kombëtare shqiptare!” ka shkruar Eqrem Vlora me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Arbëreshit të njohur.

 

Mund të shtojmë se në 550-vjetorin e vdekjes së tij besoj se edhe Gjergj Kastrioti Skenderebu do të ishte tepër i zhgënjyer me zhvillimet aktuale të proceseve kombëtare me ato ato që po ndodhin sot në botën politike shqiptare.

REAGIM: PUSHTETI NË KOMUNËN E PEJËS FRIKËSOHET DHE IK NGA E VËRTETA…! – Nga Reshat Nurboja*


“Sinqerisht i Juaji” – Kryetari i komunës së bashku me anëtarët e Kuvendit të Komunës së Pejës nga rradhët e LDK-së dhe PDK-së, sot nuk “erdhen” në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit të thirrur nga 14 anëtarë të kuvendit, përfaqësues të subjekteve politike opozitare në kuvend: Alternativa, Nisma, Vetëvendosje dhe AAK, ku ishte paraparë të diskutohet për rreth (5) pesë milion euro denime të komunës nga Gjykatat e Kosovës e qindra mijëra euro tjera për shpenzime të procedurave gjyqësore (taksa, interes, procedura përmbarimore etj.)…

Bojkotimi i kësaj seance të kuvendit nga anëtarët e binomit LDK-PDK është dëshmia më e mirë se edhe ata e kanë kuptuar se në asnjë mënyrë nuk mund të arsyetojnë e argumentojnë shpenzimin, keqmenaxhimin mos të themi keqperdorimin e parasë publike, të cilat i janë besuar nga shteti dhe populli i Kosovës, andaj nuk i ka mbetur gjë tjetër pos të ikin nga ky ballafaqim institucional, etik e publik, e të mundohen që përmes satelitëve e argatëve të tyre, në facebook, nëpër kafeteri, dasma e kryshnosha të kundërshtojnë këto pretendimet tona se Komuna e Pejës po abuzon apo po shpreh përgjegjësi jo të mjaftueshme ndaj parasë publike …

Konkretisht, kjo qeverisje LDK-PDK në Komunën e Pejës është denuar 126 herë nga Gjykatat e Kosovës, me shumën në vlerë prej 4 milion e 413 mijë e 292 euro e 38 cent (4.413.292,38) dhe ate, në:

– Në vitin 2014 – 22 herë

– Në vitin 2015 – 46 herë

– Në vitin 2016 – 23 herë

– Në vitin 2017 – 22 herë dhe

– Në 6 mujorin e pare të vitit 2018 janë denuar 13 herë…!

 

Sipas Auditorit të Përgjithshëm dhe të pavarur, Komunës së Pejës, vetëm në vitin 2017 me vendime gjyqësore i janë marrë përmes Thesarit 606.990 euro (gjashtëqind e gjasht mijë euro)…Me këtë rast komuna ka paguar edhe 60.576 euro (gjashtdhjetë mijë e pesqind e shtatëdhjetë e gjashtë euro) si shpenzime për procedura permbarimore, interes, taksa e shpenzime tjera gjyqëore! ((Shih raportin e auditimit për pasqyrat finansiare vjetore të Komunës së Pejës për vitin e perfunduar me 31 dhjetor 2017, faqe 20…)

Denimet janë kryesisht për shkak të mosplanifikimit adekuat dhe “vrapimit” të realizimit të projekteve për vota për parti e pushtet… Kanë shtruar rrugë me asfaltë, kanë betonuar kanale apo kanë blerë, kembyer, shpronësuar apo kanë tjetërsu prona komunale pa planifikim dhe procedura obligative ligjore, gjegjësisht, pa i aloku e zotu paraprikish mjetet financiare – (paret, eurot apo dollarët…)…Kanë realizu projekte pa qenë fare në tabelen e projekteve të aprovuar nga kuvendi për vitin përkatës fiskal ,gjegjësisht, pa qenë të planifikuara e të mbështetura finasiarisht në buxhet…! P.sh. sipas Auditorit të Përgjithshëm të Investimet Kapitale, komuna kishte planifikuar 21 aktivitete të prokurimit, mirëpo kishte realizuar 95 aktivitete, ose 74 më shumë në raport me planifikimin (Shih raportin e auditimit për pasqyrat finansiare vjetore të Komunës së Pejës për vitin e perfunduar me 31 dhjetor 2017, faqe 19) etj etj…

Ka edhe dhjetëra e qindra shqetësime tjera lidhur me shpenzimin e parasë publike nga ky pushtet aktual lokal por shpresojmë se herdo kurdo do të shqyrtohet kjo problematikë aty ku është edhe vendi, në kuvend…Kështu, edhe “dikush” nga asambleistet do të bindet, kuptohet nëse mund ta kuptoj një çështje të tillë, se thirrja e seancave të jashtëzakonshme të kuvendit dhe shqetsimet e shprehuara a janë të pa baza dhe të pa argumentuara apo jo…

Lidhur me prezentimet e denimeve nga gjykatatë ka edhe mos përputhje problematike, p.sh.: Në raportin e të hyrave dhe shpenzimeve të realizuara buxhetore për periudhën janar- mars 2018 në kodin 46208 – “Ndërtimi i zyrës së vendit në Novosellë”, figuron se janë paguar me vendim gjyqësor 4.609,57 euro, ndërsa në raportin e të hyrave dhe shpenzimeve të realizuara buxhetore për periudhën janar- qershor 2018 denimi nga gjykata për të njeten çështje dhe në të njejtin kod – Ndërtimi i zyrës së vendit Novosellë, figuron se denimi i gjykatës është 9.665,99 euro…!

Apo ne raportin tremujor: janar – mars 2018 pasqyrohet denimi i gjykatës ne kodin 43827 – “Paisje tjemelore për bujqësi” në vlerë prej 100.000 eurove, ndërsa për të njejtën çështje, por tani në raportin gjashtë mujor: janar – qershor 2018 figuron se në të njejtin kod dhe për të njejtin qëllim “denimi I gjykatës për paisje themelore të bujqësisë” nuk është më 100 mijë euro, tani është 110.234,19 euro…Mosperputhje të tilla e të ngjajshme ka sa të duash, por vetëm duehesh ta lexosh materialin që shqyrtohet në kuvend…

E VERTETA DHE ARGUMENTIMI ËSHTË KY… ATA QË MENDOJNË SE KJO NUK QENDRON MOS TË HESHTIN POR LE TË MË DEMANTOJNË E DISKREDITOJNË PUBLIKISHT E LIGJËRISHT NDËRSA EDHE ATA QË I BESOJNË KËTYRE DESHMIVE MOS TË VAZHDOJNË TË HESHTIN E VETËM TË SHIKOJNË POR TË MARRIN GUXIMIN INTELEKTUAL E NJERËZOR E TË THOJNË “BOLL MO…”!

*Reshat Nurboja – Anëtar i Kuvendit të Komunës së Pejës nga rradhët e subjektit politik ALTERNATIVA

Të restaurohet shtëpia historike ku u krijua “Komiteti për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës” – Nga Jahja LLUKA

Të rralla janë objektet historike të cilat i mbijetojnë kohës, dhe është e dhimbëshme mosvetdijësimi dhe mos përkujdesja institucionale, për objekte të tilla. Nën hijen e kohës, ka mbetur edhe objekti ku është krijuar “Komiteti për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës”. Andaj duke pasur respekt ndaj veprës së KMKK në krye me patriotët e saj, është e domosdoshme që ky objekt në Shkodër të restaurohet,sepse vetëm kështu mund të ju lëmë nën kujtesë brezave që vijnë të kaluarën tonë me plotë lavdi.

Harresa dhe mosrespekti për të kaluarën, nga ana e institucioneve përkatëse krijon kushte të pafavorshme në opinion brenda dhe jashtë vendit. Kështu, ne duhet të kthejmë sytë dhe kokën shpeshherë për t’i kushtuar vëmendje objekteve kulturore dhe historike, që na bëjnë krenar si popull duke e ngritur lartë luftën tonë për lirinë dhe pavarësinë. Nga Konferenca e Londrës me 1913, më shumë se gjysma e terriotreve shqiptare ju dhuruan Greqisë dhe Serbisë.

Edhe pse më 28 Nëntor u shpallë Pavarësia e Shqipërisë, gjysma e popullsisë autoktone shqiptare mbeti nën sundimin sllav. Duke parë vuajtjet dhe padrejtësitë që ushtroheshin ndaj popullatës civile shqiptare, atdhetarët Bedri Pejani, Sali Nivica,Niman Ferizi,Halim Gostivari, Hysni Curri dhe Hoxhë Kadri Prishtina, më 1 maj 1918, krijojnë Organizatën politiko-atdhetare “Komiteti për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës”, shkurt KMKK. Të pakënaqur me vendimet e Konferencës së Londrës me 1913, patriotët shqiptarë, vazhduan në betejën e tyre diplomatike ndaj shteteve evropiane, duke kërkuar të drejtat themelore të shqiptarëve të shtypur e të përndjekur. Kështu, nga Shkodra e lashtë fillon veprimtaria e cila në vetëvete ngërthen një mision madhor sa human dhe hyjnor, i cili bëhet shpresë për ëndrrat e mohuara shqiptare.

Programi i KMKK, kishte dhjetë pika kryesore të cilat përmbanin kërkesat që ndërlidheshin me çështjen shqiptare në Ballkan. “Në Kuvend merrinin pjesë edhe 10 anëtarë në cilësinë e nderit pa të drejtë vote.Pas një debati tri orësh do të zgjedhet KMKK me këtë përbërje:Hoxhë Kadri Prishtina Kryetar,Hysni Curri –Nënkryetar,Halim Gostivari -Nënkryetar(të dy përgjegjës për luftë të arnatosur ) dhe Bedri Pejani –Sekretar.Anëtarë të komitetit u zgjodhën:Sali Gjuka,Isuf Veseli,Sadik Ramë Deçani,Neshi Hoxhë Sadiku,Avdush Kastrati, Jahja Begolli,Hamdi Zajmi,Niman Ferizi,Rrok Perolli,Tahir Zajmi,Kahreman Begolli dhe Ibrahim Gjakova-Caushi. U zgjodhën edhe anëtarët e nderit: Hasan Prishtina (mungonte sepse ishte në Vienë ku kishte shkuar me 36 prijës shqiptarë për të vizituar Familjen e Franc Jozefit që kishte vdekur kohë më parë)Bajram Curri,Mehmet Delia,Azem Bejta,Naxhip Draga,Aqif Blyta, Ramë Vllasa,Ilaz Raçaku,Nak Berisha,Dan Doroci.Për KMKK,sekretar –Bedri Pejani,Z.Kryetari –Hysni Curri” Aktivitetet e KMKK,u shtrinë përgjatë trevave brenda dhe jashtë, të cilat mbetën nën sundimin e huaj. Qëllimi ishte të mbrohej populli i Kosovës i cili më së shumti përjetoi gjenocidin serbo-sllav,pasi që u shkëput me dhunë nga trungu amë. Poashtu, kthimi i të gjitha trojeve shqiptare të coptuara nën një ombrellë, në Shqipërinë Natyrale.

Vepra e KMKK, shënoi një pike kthese në kohërat e vështira për kombin tonë. Përmes kësaj veprimtarie u rikthye shpresa për popullin, vullneti për të mos u dorëzuar nën sundimin serbo-sllav i cili kishte pasoja fatale për mijëra shqiptarë të pafajshëm. Përmes KMKK, u dëshmua edhe njëherë para Fuqive Evropiane se populli shqiptarë nuk njehë dorëzimin dhe se e drejta e tij për liri dhe pavarësi do të triumfoj pavarësisht rrethanave. Gjatë vizitës së Kryeministrit Haradinaj me stafin e tij në Shkodër u morë vendim që shtëpia nga ku është themeluar KMKK,të restaurohet me financimin e dy Qeverive Shqiptare dhe Bashkia e Shkodrës.