VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

KRIJESË – Poezi nga TED HUGHES – Përktheu FASLLI HALITI

By | August 17, 2019

Komentet

NDAHET NGA JETA POETI, SHKRIMTARI DHE PUBLICISTI I SHQUAR VASIL TABAKU

Vasil Tabaku (10.9.1953). Lindi në Lushnje, në një familje me origjinë nga Gramshi. Pas disa muajsh familja e tij do të transferohet në zonën e Mallakastrës në qytetin e Ballshit, ku e kaloi fëmijërinë dhe rininë. Arsimin tetëvjeçar e kreu në Ballsh, sikurse edhe atë të mesëm në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Derivsh Hekali”.

Poeti, shkrimtari dhe publicisti Vasil Tabaku, krijimtarinë letrare–artistike e ka filluar që në bankat e shkollës tetëvjeçare, kurse botimet e para poetike i ka publikuar në vitet e shkollës së mesme, në organet e shtypit letrar të kohës.

Në vitin 1977 ka përfunduar Studimet e Larta, Fakulteti Gjuhë – Letërsi me rezultate të shkëlqyera, një vit më vonë ka dhënë provimet plotësuese dhe ka kryer edhe Fakultetin e Gazetarisë. Në vitin 1987 ka ndjekur për dy vjet Studimet e Larta pas Universitare në specializimin për skenarist i filmit artistik dhe ekranit televiziv, ku është diplomuar po ashtu me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin 1995 ka kryer trajnim dymujor për gazetari televizive pranë TRT – Ankara, Turqi.

Edhe pse që student botoi librin e parë dhe dhjetëra cikle poetike në gazetat letrare të kohës si dhe shumë artikuj studimor dhe publicistikë, pushtetarët komunistë të asaj kohe, nuk i dhanë mundësinë të punonte në ndonjë qendër të zhvilluar apo shkollë qyteti, por “e detyruan?!”në shtator të vitit 1977 të filloj punën si mësues në fshatin Ninësh të Mallakastrës gjer në qershor të vitit 1978.

Më pas Vasil Tabakun do ta gjejmë në këto detyra dhe funksione profesionale:

  • – 1978 – 1986, drejtues në Pallatin e Kulturës Ballsh.
  • – 1986 – 1987, gazetar në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
  • – 1987 – 1993, skenarist i filmit artistik në Kinostudion “Shqipëria e Re”, Tiranë.
  • -1992 – 1993, kryeredaktor i Revistës “Film” organ i Kinostudios dhe Film – Distribucion.
  • – 1993 – 1998, gazetar në Radio Televizionin Shtetëror (RTSH), Tiranë.
  • – 1998, hiqet nga TVSH për shkak të bindjeve të tija politike të djathta, mishëruar edhe në emisionet e tij televizive si dhe në shumë shkrime dhe analiza të botuara në shtypin e ditës si ”RD“, ”Tribuna Demokratike“, “Republika“, ”Drita“, “Albania“ etj.
  • – 1998 – 1999, gazetar në gazetën “Liria“, organ i shoqatës së ish të dënuarve politikë të Shqipërisë.
  • – 1999 – 2000, gazetar në Radio Kontakt, Tiranë.
  • – 2000 – 2001, gazetar në TV- ATN – 1, Tiranë.
  • – 2001 – 2002, kryeredaktor i gazetës „Tirana demokratike“ organ i PD Tiranë.
  • – 2002 – 2003, kryeredaktor i gazetës “Lajmëtari i Lirisë“ organ i shoqatës për integrim të ish të përndjekurve politikë.
  • – 2003 – 2004, kryeredaktor i TV – ATN – 1 dhe Reporter i Radios Ndërkombëtare „IRIB“, komentator politikë në “Radio Nacional”, bashkëpunëtor i gazetës “Bota Sot”në Zvicër etj.
  • – 2004 –2005, Vasil Tabaku mbetet i papunë.
  • – Që nga viti 2007, Vasil Tabaku punon gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare ATSH.

SHKRIME, TRAJTESA E PUBLIKIME NË FUSHËN E PUBLICISTIKËS

Vasil Tabaku, ka botuar rreth 5450 shkrime publicistike, analiza politike, sociale, shoqërore si dhe shkrime te veçanta studimore në fushën e letërsisë, folklorit dhe kritikës letrare, në këto organe: “Drita”, “Zëri i Rinisë”, në revistat: “nëntori” e “Ylli”. Pas vitit 1991 ka botuar kryesisht në: “Rilindja Demokratike (RD)”, “Tribuna Demokratike”, ”Republika”, ”55”, ”Koha Jonë”, ”Liria”, “Ballkan”, “Sot”, ”Tema”, ”Metropol”, ”Lajmëtari i Lirisë”, ”Drita”, ”Shkodra”, ”Bota Sot” në Zvicër etj. Po ashtu Vasil Tabakun e gjemë me poezi e tregime nëpër gazeta e revista si: “Drita”, “Zëri i Rinise”, “Ylli”, “nëntori” dhe më pas edhe në: “RD”, “Republika”, “Drita”, “Tema“ etj.

– Vasil Tabaku është autor i rreth dyzet e pesë dokumentarëve artistik televiziv në TVSH dhe ATN – 1. Ka realizuar me qindra emisione televizive dhe radiofonike në “TVSH”, “ATN – 1”, në “Radio Kontakt”, “Radio Nacional” dhe së fundi edhe në Radion Ndërkombëtare “IRIB”.

VEPRAT LETRARE

  • 1. “Hyrja e Pranverës“, poezi, 1976.
  • 2. “Në të gjitha ditët“, poezi, 1981.
  • 3. “Me këngën time dhe jetën“, poezi, 1987.
  • 4. “Ndërrimi i epokave“, studime, 1988.
  • 5. “Bota në sytë e mi”, ese, 1990.
  • 6. „Klithmë drite“, poezi, 1998.
  • 7. “Vit i mbrapsht“, ese politike, l998.
  • 8. “Zgjim i dhimbjes“, ese dhe studime social – shoqërore, 1999.
  • 9. “Vështrim i ngrirë”, poezi dhe ese, 2000.
  • 10. “Shqipëria në udhëkryq, apo politika e kryqëzuar?”, studime dhe artikuj politikë, 2001.
  • 11. “Shkolla Iraniane dhe Shqipëria”, studime dhe intervista me akademikë dhe personalitete të shquara, 2005.
  • 12. “Monumentet e munguara të Demokracisë”, libër eseistiko – publicistikë, 2006.
  • 13. ”Baleti i drerit të plagosur“, roman, 2007.
  • 14. “SHKOLLA IRANIANE DHE SHQIPËRIA”, është përkthyer në gjuhën persishte, Teheran, 2004.

ËSHTË PREZANTUAR:

15. Hasan Hasani: “LEKSIKONI I SHKRIMTARËVE SHQIPTARË 1501 – 2001”, Prishtinë 2003.

16. Ferdinan Laholli: “ANTOLOGJI E POEZISË MODERNE SHQIPE – ANTHELOGIE DER MODERNEN ALBANISCHEN LYRIK”, Holzminde/Germany, 2003.

Një pjese e krijimeve poetike i janë përkthyer edhe në gjermanisht, italisht dhe persisht. Ai i njihte mirë italishten dhe rusishten. Më 25 shkurt 2020 u nda nga jeta.

KRISTAQ TURTULLI SYTË E VIRGJËRESHËS Nga Kristaq Turtulli

                                     

Tregim i jetuar

 

-Adrian, të kërkon mjeshtër Vrami,- më thërresin nga poshtë.

I nervozuar rrotullohem në dërrasat e skelës. Dalloj fytyrën e rrumbullakët si meshë e murgut të vogël Oshma.

-Hë, çdo? – i shfryj.

Murgu kafshoi karotën me dhembët e mprehtë dhe më bëri me shenjë të zbres. Shtrij këmbët dhe kundroj figurën papërfunduar të Shën Mërinë. Më intrigojnë sytë e Nënës, dua ta realizoj me ngjyra pikante, ndryshe nga pikturat murale bizantine. Vizatoj e fshi, skela kërcet me zhurmë dhe kubeja më duket sikur më shtyp. Natën në gjumë mu përvijua ngjyra e kaltër me koloritin e qiellit, pak ton të gjelbër, shkëndijim rrezatues, miklues. S’mu prit të fekste mëngjesi, por frymëzimin vjen e ma shkëput murgu rrumbullak Oshma.

Mjeshtri Vrami më punësoi para tre vjetësh me kontratë pesë vjeçare dhe pagë të kënaqshme, në pikturimin e Katedrales së Shën Mërisë.

Ngrihem ndenjur dhe fshi duart. Murgu Oshma si brumbull i vogël humb pas derës. Është tejet i zellshëm, siç janë murgjit e rinj, ngatërrohet nëpër këmbë, fut hundët kudo, sa detyrohem ta zboj.

Kthina e mjeshtrit Vrami gjendet në krahun veriperëndimor të katit të parë të katedrales. Të shkosh deri aty. duhet të kalosh nëpër një monopat të ngushtë ngarkuar me materiale të ndryshme. Prej nxitimit gati sa u përplasa me kryepeshkopin hijerëndë, lëkurëbardhë Johan dhe shpurën e tij. Hapa udhë kokulur. Kryepeshkopi Johan më pa me bisht të syrit, më përshëndeti ftohtë me kokë dhe bëri tutje. Klerikët e lartë duhet të kenë ardhur të ndjekin nga afër punimet e katedrales.

Qëndrova një hop pa lëvizur derisa humbën përtej monopatit. Trokita në derën portative me kompensatë dhe sa dëgjova:

-Hyrë.

Shtyva derën dhe hyra brenda. Kthina e mjeshtrit Vrami gjendet në rrëmuje të madhe, cigarja e qullur e shuar i varet në buzë. Kapela e grirë e lyrosur i ka shkuar shtrembër, ndërsa cullufja e thinjur, ngjyrosur me bojë të gjelbër. Pa ngritur kokën më bëri me dorë të afrohem dhe vazhdoi të lëvizë me zhurmë, ti kthejë mbarë e prapë skicat e mëdha të katedrales. Është specialist me përvojë në ngritjen, zbukurimin e katedraleve por është me huqe, i grindur. Vizita e kryepeshkopit Johan ja cingërisi nervat. Vramin gjithnjë e acarojnë kontrollet e imponuara, por në sy të tyre nuk e jep veten. Kur dërgata ikën dhe lë pas hijen e rëndë, mjeshtri fillon shan dhe shfryn.

-Hë, i përfundove sytë e virgjëreshës?- më pyeti Vrami pas togut me letra.

-Pothuajse, – flas ultas.

Mjeshtër Vrami  s’ më ktheu përgjigje. Humbi sërish mes vizatimeve e skicave të katedrales. Më la në këmbë. Prish, kruan kokën me inat dhe heq vija të reja. Katedralja po ndërtohet trekatëshe e lartë me kollonata, piktura murale dhe kapitele të gdhendura. Minutat ikin dhe unë qëndroj si vuv në këmbë. Kollitem prej padurimit, ai ngre kokën i bezdisur, gati për sherr. I ra ballit me pëllëmbë.

-Këtu qenke?! Të harrova ,- thotë dhe fshin me mëngën e xhaketës buzët e lagështa.

Ngre supet pa ditur ç’ ti them.

– Më shkoi dita për dreq, me intervista të gjej punëtorë të kualifikuar, me eksperiencë… Hëm… Së fundi dhe, inspektimi i Kryepeshkopit me shpurën shushunjë të priftërinjve. Uh, po më shpërthen koka! Nuk të thirra për këtë. Murgu Oshma më tha se është e një kandidat nga vendi yt. Të thirra ta përkthesh, dale prit… emrin e ka..,- mjeshtri kërkoi me nervozizëm mes shkresave të shumta, ngriti disa fletë formati të shkruar me shkrim të imët: -Ja, tek është. Majkëll e ka emrin, Majkëll Susta, e njeh?

Nga mjegullina e largët e viteve mu kujtua Maliq Susta dhe përnjëherësh mu krijua një shije të athët në gojë. Mbase ndonjë kushëri i largët… Me sa më kujtohet Maliqi qe djalë i vetëm. Mjeshtri s’ më la të tirrja gjatë, thirri murgun Oshma dhe i tha të lajmëronte pritësin të vinte brenda. Mbas disa minutash në zyrën e mjeshtri u shfaq trupi i gjatë, kockor, me nofulla katrore dhe veshë llapushë i Maliq Sustës. U shtang. U zverdh, qëndroi i mbërthyer pas derës, përshëndeti me kokë dhe murmuriti mbytur.

-Më falni…

Të dy u mpimë nga takimi i papritur në zyrën e mjeshtrit Vrami, mijëra kilometra larg atdheut.

-Në rezyme keni shënuar plot gjëra- iu drejtua mjeshtri Maliqit. Përktheva. Maliqi hapi gojën të fliste. Vrami ngriti dorën të heshte, e pyeti:

– Keni punuar në ndërtimin e kishave dhe katedraleve?

-Po, në pikturimin e afreskeve murale të kishave të reja që u ndërtuan në vendin tim- u përgjigj me zë të pasigurt Maliqi.

Mjeshtri flaku bishtin e cigares së qullur dhe, duardridhur nxori një gjysmë cigare e lagu me pështymë në majë dhe e ndezi.

-Ne besojmë në përvojën dhe eksperiencën tonë. E keni në rezyme adresën dhe numrin e telefonit?

-Po.

-Okay, do ta shqyrtojmë dhe do t’u njoftojmë,- foli mjeshtri zë mbytur dhe i bëri me kokë Maliqit të dilte nga  zyra.

Hipa në skelë. Vështrova sytë e papërfunduara të Virgjëreshës, kishin nevojë për disa penelat të lehta të merrnin shkëndijimin dhe reflekset që dëshiroja. Përzjeva ngjyrat pa e pasur plotësisht mendjen aty. Maliq Susta! U shkund prej mjegullës së dendur të viteve dhe mu shfaq papandehur në cep të botës, majë skelës, ku punoj në ngritjen dhe zbukurimin e një katedrale…    Punoj me vrull, sytë e Virgjëreshës marrin gjallëri por sepse më vështrojnë me dyshim dhe trishtim…

 

‘ … Ishte dy e gjysmë pas mesit të natës kur Nëna më shoqëroi te stacioni i autobusëve. Sheshi ishte i shkretë dhe mbështjellë me cipën e hollë të dëborës. Autobusët e udhëtimeve të gjata qenë parkuar anës trotuareve më ngjanin si breshka të mbledhura, të mërdhirë.  Në cipën e hollë të dëborës që mbulonte asfaltin dalloheshin vetëm  gjurmët tona. Nëna donte të më shoqëronte në kryeqytet por s’na mjaftonin të hollat të shkonin së bashku.

Nëna mbërtheu kopsën e parë të fustanit të zi. Ngriti jakën e xhaketës, dhe më mbështolli  mua me shallin e leshtë. Kundërshtova. Mbulova shpatullat e nënës me të. Ka ditë që nëna nuk ndjehej mirë, e shpon si me thikë shpatulla e majtë, e mundon kolla e thatë. Në javë më parë bëri mot të ngrohtë. Prilli e gënjeu nënën si pemët. Të përzërë dimrin dhe prurë mbarësi, lau jorganët, çarçafët, kuvertat e pambukta në çezmën me ujë të ftohtë të Kondës. Doktori i lagjes e këshilloi të merrte antibiotikë.

Bënte ftohtë dhe binte dëborë e imët si e situr në sitë. U shtymë drejt kthinës së vogël në të djathtë të stacionit të autobusëve, ku era ndjehej më pak dhe dëbora shkiste rrëshqanthi. Hukatëm duart të ngroheshin dhe mbështetëm supet tek njëri tjetri. Pritja në të ftohtë është më e lodhshme se ecja. Shyqyr që shalli prej leshi i nënës ish i madh dhe i trashë.

-Biro, të zgjoi nëna herët. Kështu është kur s’ ke orë,- murmuriti.

Fërkova mjekrën pas thekëve të shallit të nënës, s’fola. U zgjova në çast kur nëna më beri zë të ngrihesha dhe të vishesha. A mund të flija kur isha përpara konkursit, shpresës në realizimin e ëndrrës së madhe?

‘Bëhu piktor i mirë biri im, nuk të mungon talenti.’ më tha babai para se të vdiste. Dola i pari në konkursin e pikturës që u zhvillua në qytetin e lindjes. Tani më duhej të konkurroja në konkursin e madh në kryeqytet të fitoja të drejtën e shkollimit për pikturë në liceun artistik.

Shoferi i autobusit të linjës për në kryeqytet erdhi me vonesë dhe nisi të bërtiste:

-Kush është për në kryeqytet të luajë këmbët.

Udhëtarët e përgjumur hynë me ngutje në autobusin e ftohtë akull dhe fërkonin duart e këmbët të ngroheshin. Përqafova nënën dhe hyra në autobus. Makina u nis, nëna mbeti pas e mbështjellë me mugëtirë dhe dëborë të imët si miell.

Më rrihte zemra prej emocionit. Një copë herë qëndrova në shkallinën e parë të godinës tre katesh të liceut artistik, qetësova dhe rregullova frymëmarrjen. Vendosa dorën në stomak, ndjeva një prerje të lehtë. Përgjatë udhëtimit volla dy herë. Stomakun e ndjeja të trazuar prej kthesave të forta, ngjitjeve – zbritjeve, në rrugët e përdredhura në faqet e maleve dhe prej karburantit të rëndë të makinës. Ishte rrugëtimi i parë në kryeqytet, por s’ ish koha për hutim, qullosje dhe plogështi.

Në sekretarinë shkollës më priti një grua e re me flokë korb të zeza, me vetulla si shtizë, të mbërthyera mbi hundë dhe vështrim vëngër. Banaku ish më i lartë se shtati im. U ngrita në majat e gishtërinjve, i thashë emrin. Sekretarja ktheu fletët me zhurmë, kërkoi emrin e tim në listën e pjesëmarrësve në konkurs dhe pa ngritur kokën tha:

-Salla e konkursit është në katin e dytë nga e majta, lëviz këmbët, je me vonesë.

Doja t’i thosha se vij nga larg dhe, makina pati dy ndalesa të paparashikuara, por ajo më ktheu shpinën. U shkunda, dola me të shpejtë nga sekretaria dhe ngjita shkallët prej granili me vrap. Në krye të shkallëve qëndrova, u përpoqa të rregulloja frymëmarrjen dhe eca drejt derës së sallës së konkursit.

Gjëja e parë dhe e papritura që më ra në sy ishte, Maliq Susta, i cili qëndronte i krekosur në karrige, me kavaletën përpara dhe lëvizte si rosak kokën katrore me veshët llapushë. ‘Ç’do Maliq Susta këtu!’ gati sa s’fola me zë. Ai u kthye ballas nga unë dhe u zgërdhi. Maliqi doli më i dobëti, i fundit, në konkursin lokal, në vend të krijonte hije me laps e nxiu vizatimin me leckë, e bëri skëterrë. Kryetari i jurisë më uroi me dashamirësi. Emri im ishte në krye të listës së konkurruesve dhe fitova të drejtën të konkurroj në kryeqytet të hyj në liceun artistik.

U ula në stolin bosh që ndodhej krah Maliqit dhe, i përhumbur vështrova modelin, një plak të shukët, ballë rrudhur, hundën si shkabë, mjekrën çekiç dhe me pellgore të vogla poshtë syve. E kisha në gjysmë profili. Më tërhoqi qysh në fillim portreti interesant i plakut të imët. Për një moment mu bë sikur çapitesha në rrudhat e thella si monopate të modelit.

  • Nuk gjetën model prej allçie por sollën këtë plak të shpifur,- mërmëriti zë grindur Maliqi dhe kafshoi lapsin me dhëmbë.
  • Mua më pëlqen,- i thashë. Maliqi më pa me inat. Qysh në fillim më bëri për vete portreti i plakut flokëbardhë me kapelë të zbardhëllyer, vështrim të lodhur, hutuar, ardhur rastësisht në këtë sallë të madhe konkurrimi pas një udhëtimi të gjatë. Rrëza e qafës së modelit qëndronte e mbledhur e rrudhosur. Syri i shkëndijonte dhe mjekra çekiç i dridhej lehtë. Punoja i përqendruar dhe nuk vija re pjesëtarët e jurisë që vinin vërdallë të shikonin vizatimet tona. Vizatoja, fshija, vizatoja përsëri, pa ngritur kokën të vështroja përreth. Në sallën e konkurrimit ishin vetëm dy veta, unë dhe modeli, që më dukej sikur në sytë e tij fshihej një brengë e madhe. Dikush më vuri butë dorën mbi shpinë. U drodha, ngrita kokën me vrull. Fare pranë meje pashë një plak me trup të hollë të gjatë. Ai më buzëqeshi ëmbël.

    -Si quhesh more bir?-më pyeti.

    -Adrian Belushi.

    -Mirë, vazhdo, je në karakter,- më tha dhe shkoi më tej.

    Maliqi u ndeh nga ana ime dhe më pëshpëriti.
    -E njeh plakun që të foli?
    -Jo.
    -Është Abdurrahim Shpuza, piktori më i mirë.- Ia bëri Maliqi gjithë zili.
    Ngrita supet, ç’ ti thosha. Vazhdova të punoja. Më dukej sikur plaku model ngjante diçka me gjyshin që vdiq para një viti, disa muaj pasi doli nga burgu. Pothuajse e njëjta hundë, i njëjti vështrim i përhumbur me pellgoren e lotit poshtë syrit të rrudhosur, me të pathënën e madhe në shpirt. Gjyshi ishte njeri i dashur, i pëlqente të shkonte në pyll dhe të qëndronte aty symbyllur. Koha ikte me nxitim dhe nuk dëgjova kur thanë të ndërprisnin punë se koha e caktuar përfundoi.
    -Mos harroni, shënoni emrin dhe mbiemrin në fund të punës tuaj. Nesër në mëngjes do merrni rezultatet e konkurrimit,- foli njëri nga drejtuesit e komisionit.
    Shënova emrin, mbiemrin dhe adresën. Gjyshi i pikturuar ish aty përpara meje dhe më dukej sikur më përshëndeste. Maliqi duke u grindur u ngrit në këmbë. Fshiu duart e nxira pas pantallonave dhe shtyu stolin me zhurmë. Vështrova nga puna e tij, kishte bërë plakun karikaturë, një llahtarë.

  • Atë natë fjeta te kushëriri i nënës. Ishin ngushtë, më vunë të flija në aneks në një shtrat të vogël portativ. Gjatë natës portreti  i modelit më ngatërrohej me fytyrën e dashur të gjyshit.

    U ngrita herët, lava fytyrën te pusi dhe dola me vrap jashtë. Koha ish e vrenjtur. Frynte erë e lagësht. Shtëpia përdhese e kushëririt të nënës gjendej në anën kundërt të qytetit. Kalova urën metalike të lumit të Lanës dhe eca mes përmes bulevardit të gjerë. Ngjita me vrap shkallët e liceut artistik dhe pyeta sekretaren nursëze:

    -Ku është afishuar lista e fituesve të konkursit?

    -Në stendën e murit përballë,- më foli ajo ftohtë.

    Dola me të shpejtë në korridor dhe sakaq u gjenda përpara stendës. Zemra më rrihte me vrull dhe sytë mu veshën me avull. Fshiva sytë me shpinën e dorës dhe përqendrova vëmendjen. Kërkova me padurim emrin tim. Lista mu duk e gjatë, me germa të përdredhura. Trupi po më mpihej dhe ballin ma mbuluan djersët. Në rreshtin e tretë ish shënuar emri i Maliq Sustës. Emri im nuk dukej gjëkund. S’ u besoja syve, lexova sërish. Mbase ish lojë e nxituar e syve. Emri im nuk figuronte në listën e fituesve. Germat shkisnin nëpër fletë dhe binin përdhe. Lotët nisën të më rridhnin, u mbështeta në mur. Këmbët s’ më mbanin, shpina më shkau dhe u lëshova si thes në pllakat e ftohta të korridorit. Mbështeta kokën më krahë dhe nuk e di sa qëndrova ashtu. Fshiva sytë me inat u ngrita në këmbë dhe nisa të zbrisja shkallët ngadalë. U mëshoja hapave ngaqë më dukej sikur ecja mbi shkallina akulli me rrezik shkarje e rrëzimi.

    Befas pashë që po ngjiste shkallët piktori plak Abdurrahim Shpuza. Ndaloi në mes të shkallëve, fytyra  i qeshi, më foli që larg.

    -Hë bir, të uroj?-dhe priti të afrohesha.

    Ula kokën ngadalë dhe lotët rrodhën prej syve të mi. Fytyra e plakut u zverdh:

    -Nuk është e mundur, i lexove emrat me kujdes?- pyeti dhe vështroi përreth i menduar.

    Mu mblodh një lëmsh në gjoks dhe nuk mund të flisja. Piktori plak Abdurrahim Shpuza më mori për dore dhe ngjitëm shkallët së bashku. U drejtuam nga stenda ku ishin afishuar emrat e fituesve. Vuri syzet, lexoi njëherë, dy herë, tre herë. Mblodhi buzët me inat, luajti kryet. Më porositi të prisja dhe hyri me nxitim në zyrën e drejtorit të shkollës. Pas pak doli nga zyra e drejtorit kokëvarur, të menduar dhe u drejtua nga unë me hapa të ngadalta. Më vuri dorën në shpatull dhe u përpoq të vinte buzët në gaz.

    -Mos u mërzit  bir, je i ri, i talentuar. Jam i sigurt, do fitosh një ditë,- më tha.

    Doja  ti thosha: tjetër gjë është të fitosh një konkurs dhe tjetër të japin të drejtën të ndjekësh shkollën, sepse e kam një kleçkë dhe kjo është biografia. Ai mi bleu mendimet, më shpupurishi flokët dhe iku me të shpejtë.

    Kur dola sytë më zunë Maliq Sustën, i kapardisur në ndenjësen e parë në makinën e të atit, Mërtisa Sustës, drejtorit të bankës së qytetit tonë. Maliqi zgjati kokën nga dritarja e makinës u zgërdhi dhe më nxori gjuhën…

    -Adrian, burri i gjatë me emrin Majkëll, pret jashtë, në errësirë, në shi,- më shkundi zëri i hollë i murgut rrumbullak Oshma.

    – Mjeshtri i tha shkojë,- i thashë.

    – Por ai ngjan aq i mjerë në shi, – foli zë zvargur murgu Oshma.

S’i ktheva përgjigje. U shtriqa, arrëza e qafës më kërciti. Shpinën e ndjeja të ftohtë, nuk e di sa qëndrova ashtu i përhumbur, në dërrasat e skelës. Ndjehesha i lodhur, punoja jashtë orarit. Me përtesë brodha shikimin përreth. Murgu Oshma i ndezi të gjitha dritat e abazhurët dhe katedralja rrëzëllente. U përqendrova në sytë pothuajse të përfunduara të Virgjëreshës Shën Mëri. Sytë i realizova me ngjyrat, koloritin dhe ekspresivitetin e duhur, por më dukej sikur në vështrimin e saj endej një tis i lehtë, i purpurtë dyshimi dhe mendimi, si të më thoshte:

I çliruar është ai që fal.

Më shkaktoi një pështjellim të turbullt, por a mundem?!…

 

KRISTAQ TURTULLI

Maj 2011- maj 2019

Rakela di tё… kuzhinojё Nga Romelda Bozhani

Ndodhi njё ditё qё shqipja e Rakelёs mё hyri me forcё nga njё e çarё e italishtes. Sqaronte emrin e vet. Ajo shte Rachele pёr italianёt dhe, Rakela, pёr shqiptarёt. Ndonjёherё ngatёrrohej. Nё shqip tё vinte si Rakele dhe, nё italisht, si Rachela. Domethёnё, herё shkruhej me k, herё me c dhe h, herё me a dhe e sipas rastit, sipas qejfit tё rrёfyeses e sipas veshit tё dёgjuesit. Çastet e para tё njohjes i kalonte gjithmonё duke sqaruar emrin e saj dhe, si pёrfundim, zgjidhja ishte njё e qeshur e zhurmshme si bejtexhi rrugёsh.

Prindёrit e Rakelёs kishin ardhur nё Itali kur ajo ishte dy vjeçe. Njёzetё e kusur vjetёt e rritjes nё Itali nuk i kishin mposhtur dot ato dy vjetёt nё Shqipёri dhe ja ku na shfaqej sot e kёsaj dite njё Rakelё e dyzuar, njё mish-mash i kёndshёm qё fojleve tё italishtes u shtonte mbaresat e shqipes dhe fjalorit tё shqipes i shtonte fjalё tё reja si futuriste e vёrtetё.

Ndёrsa e motra e saj quhej Chiara, edhe pёr italianёt, edhe pёr shqiptarёt. Dhe kishte lindur nё Itali. Kaq thjesht. Identitetit tё saj njёngjyrёsh i shtoheshin vetёm kaçurrelat qё i binin mbi sy dhe qё ajo i ngrinte me njё tё hedhur vёshtrimin.

Tё dyja flisnin nё dialekt, me atё pasthirrmёn e bujshme “uёёёё” qё vlonjatёt s’dinё ku ta fusin mё parё. Dhe ajo “uёёёё”-ja, u dilte si pasthirrmё, si mbaresё, si prapashtesё e si tё gjitha bashkё. E ne malloheshim. Se punёt, kёtu, qёndrojnё ndryshe; i gёzohemi çdo dialekti si me qenё gjuhё e zgjedhur.

“Uёёёёё, ata nё Shqipёri janё të fortё, bёjnё batuta”, na tha njёherё Chiara. Herёn e fundit, nё Vlorё, e kishin ngacmuar rrugёs. Ata, ulur nё ndonjё kafene e, Chiara, qё i binte shёtitores nga njёri cep nё tjetrin, nё majё tё takave. “O motra, po ti, palma ke ngrёnё qё je bёrё kaq e gjatё?”, i kishin thёnё. Dhe shkriheshim tё gjithё, edhe ata qё e kishin ngacmuar, edhe ne qё e dёgjonim.

Tё dyja motrat ishin studente dhe jetonin larg shtёpisё. E ёma ishte pёrpjekur t’u jepte çdo ditё diçka shqiptare dhe sakrificat, “qё kur kishin shkarё”, ua numёronte njё mё njё. Se brezi i parё s’ta pёrton. I vijnё ca fuqi nё emigrim qё duket se do lёvizin male e fusha e nuk lenё kusur mangut pёr tё sistemuar brezin e dytё si nё tokё tё tyre. E fёmijёt italianё, me prindёr tё huaj, arrijnё tё krijojnё njё kohё tjetёr pёr tё jetuar nё atdheun e tyre tё dytё. Ndonjёherё qёllojnё nё shenjё e dinё nga tё shkojnё e ndonjёherё vёrdallisen kuturu duke humbur çdo busull, atё tё vetёn, edhe atё tё prindёrve. Ndryshimeve tё dukshme, qё kanё me prindёrit emigrantё, u shtohet edhe zёvendёsimi i gjuhёs mёmё; gjuha e vendit bujtёs bёhet gjuhё mёme dhe gjuha e vёrtetё e nёnёs bёhet gjuhё turpi. Konfliktit tё natyrshёm midis dy brezave, u shtohet edhe kjo pёrpёlitje gjuhёsore e kulturore. Dhe nё kёtё rudinё me lule tё vogla, rriten tё gjitha Rakelat, Chiarat, Thёllёzat qё bёheshin Tereza pёr lehtёsi shqiptimi. Rriten tё gjithё: Françeskat, Paolat, Mariot e Anxhelat me baba Ruzhdiun, Muhametin, Aliun, Agronin apo Ilirin.

Skena 1. Nё tram: Vajza italiane, nёna rumune. Nёna rumune flet nё telefon, nё rumanisht sigurisht. Vajza, turpёrohet dhe do ta hajё me dhёmbё. “Na vdiqe me kёtё gjuhёn tёnde”, i pёshpёrit me tё mbaruar bisedёn e ёma. Se ç’lidhje ka gjuha, qё ёshtё thjesht njё kod komunikues, me turpin, as e ka idenё. Po nejse.

Skena 2. Nё autobus: Fatma luan me Kelёn dhe çuni i ulur pёrballё, (qё s’kishte pse tё ishte shqiptar, po ja qё kishte qёlluar shqiptar), bёnte sehir. Fatma i drejtohet çunit pёrballё: “o çuni, ky çuni mё ngacmon” dhe bёn me gisht nga Kela. Kela kthehet dhe e pёrshёndet nё shqip: “ça bёn vlla, mirё?” Morali: mos u tall me gjithkёnd e gjithkund nё gjuhёn tёnde, sepse, dikush, diku, mund tё ta kthejё edhe sandraç nё gjuhёn e nёnёs, sado i malluar tё jesh.

Skena 3. Nё punё: unё, Fatma, Pamela. Pamela: “ç’ёshtё kjo gjuhё? Fol mirё. Ç’po thoshe me Fatmёn nё gjuhёn tёnde? Se ёshtё mungesё edukate, jo pёr gjё”. Unё: “Asgjё me rёndёsi. Nё fakt, po thosha qё kur tё shkoj nё shpi, do laj enёt”. Dhe qesh Fatma se dhёmbёt i ka tё bukur.

Skena 4. Nё shtёpi: “Do t’i mandoj (dёrgoj) kёrkesёn pёr miqёsi nё facebook kёtij tipit”, thua. Dhe meqё ai tipi tё pёrgjigjet tёk- fёk, ti shkon e bie pёr tё fjetur e vetёkёnaqur por ёndrra nuk arrin dot tё shohёsh. Se, hё pёr hё, as ёndrrat s’di nё ç’gjuhё t’i shohёsh.

Dhe kёshtu lindet Rakela me ngjyrat e saj gjuhёsore. “Ime mё do tё mё spozojё (martojё) me zor”, na tha njё ditё, “po unё nuk e acetoj (pranoj). Dua tё convivoj (bashkёjetoj) nё fillim e tё njoh botёn”. Dhe bota e Rakelёs pёr momentin ishte i dashuri i saj afrikan dhe qeni anglez. Njёri mё pёrtac se tjetri, njёri mё delenxhi se tjetri. Dhe tё dy prisnin Rakelёn qё tё kthehej nga shkolla  e nga puna pёr t’u dhёnё pёr tё ngrёnё. “Se unё di tё kuzhinoj shumё mirё”, shtonte dhe buza i shonte vesh mё vesh.

A s’ishte njё mrekulli Rakela?! Çdo mёsim gjuhe, do ta prishte. Çdo rregull drejtshkrimi do ta bёnte tё mёrzitshme. Dhe gjithkush qё pёrpiqej ta ndreqte shqipen e saj tё çalё, e shpinte Rakelёn nё nje atdhe tё tretё, atё tё fёmijёve tё saj.

Në lylak dimëror lidhur – Cikël poetik nga TAHIR BEZHANI

PEIZAZH DIMËROR
( Smolicë)

Shkoj me afsh malli buzë lumit
Valët e Erenikut kanë rënë në qetësi
Si fëmijë i tretur ëndrrave përmallshëm
Asnjë gjurmë e fëmijërisë sime
Asnjë kollitje e larjeve parastinore
Pamja kishte ndryshuar me kohën
Shtratin e ecjes kishte devijuar lumi
Ia kishin gërryer themelin makineritë
Për rrezitje, as rërë e mbetur….

Një thupër rakitje dridhej e mërdhirë
Acari e kishte veshur me të bardhë
Herë nxirrte trupin në rreze me dhëmbë
Herë zhytej dhunshëm nën valë
Me këmishën e akullit buzqeshte ftohtë…

Tërë ditën eca përmallshëm
Buzë lumit të rritës sime
Valëve përkundeshin kujtimet,
Në lylak dimëror lidhur
Kujtimet lypnin gjurmët guralecave
Moshatarët ikur para kohe
Më shiton bukuria e ditës së sertshme
Ereniku më ndal deri në muzgun e parë
Ai dëneste,ofshante pa bëzajtë
Lotët vazhga malli faqeve
I heshtur pas dhimbjes shkoj…

Gjakovë, 07/shkurt,20120

NË DRITARE

Gjumi mori arratinë
Ngacmimet vlojnë brendësive
Një luftë e pafund me vargjet si gaca
Përplasje mureve të nxehta
Herë mikloja nervozën time
Herë instiktet e çmendura avullonin
Mesnata kishte ikur tutje
Hëna kishte hyrë në dhomë pa ditur
Mes tensionesh,përsiatjesh
Hap xhamin, avulli të shkojë
Shndrruar në re shiu
Lart hëna dukej si fundbuke
Rrezonte si në verë
Magjepsur në bukurinë e natës
Mes reve të bardha , rrezesh të zbehta
Kishte ikur zjarmia e trupit
Gjumë i rëndë pas lodhjes pllakos
Nga peshë e vargjeve të çmendura
Dritarja, frymëmarrja ime….

Gjakovë,O7shkurt,2010

A E DI SE NUK TË DUA
Nuk të kam thënë se nuk të dua
Kam menduar se këtë e ke kuptuar
Kam dashur të gënjej vetveten
Duke pritur suprizë puthjen tjetër
Ani se më lehtë kaloj kohën vetëm…

Ndoshta ti e di lojën bukur
Nuk dua ta djeg askënd sot
Në lojën e fundit të zjarrit
Ndjej djegje brenda shpirtit
Më rreshken shikimet e ditës
Në tymin që dredhon si re me shi
A e beson zjarrin kur fiket nga fjalët?!…

Hiri i shkrirë unave të kallura flet
Andaj e dashur,besoje, ç’ka pata në zemër
Në shkumë sapuni u shndërrua
Kurrë nuk mundem ta kthej!…

Të shikoj çdo kohë,ditë e natë
Të mbaj fshehtas në kohë të paligjshme
Testament madhor i jetës gënjeshtare…

Shkurt 2020

Jetoja përsëri jetën time të vjetër – Fragment nga novela ‘Natë fantastike” e STEFAN ZWEIG

“Njerëzit më braktisnin, gratë vinin dhe shkonin, nuk ndihesha aspak ndryshe, nga ai që rri në dhomë dhe e sheh shiun në xhama, mes meje dhe ngjarjeve të papritura gjendej diku një mur i çelqtë, të cilin nuk kisha forcë ta shembja me vullnet.

Megjithëse e ndjeva qartë këtë tani, kjo njohje nuk më solli asnjë shqetësim, meqenëse, e thashë pra, që unë dhe gjërat që më përkisnin i merrja me indiferencë. As për të vuajtuar nuk më kishin mbetur më ndjenja.

Me mjaftonte që ky defekt shpirtëror ishte shumë pak i dukshëm jashtë, pak a shumë si impotenca fizike e një mashkulli që kuptohet vetëm në çastet intime, dhe unë qëndroja shpesh në shoqëri duke e demostruar admirimin përmes një pasioni artificial, përmes ekzagjërimeve spontane të mallëngjimit për të fshehur, se sa i thatë dhe sa mospjesmarrës isha përbrenda.

Ne dukje jetoja përsëri jetën time të vjetër, të këndëshme, të shpenguar, pa e ndryshuar drejtimin e saj; javë, muaj, shkisnin lehtë dhe ktheheshin ngadalë në vite pa e kuptuar.”

O VETMI! – Poezi nga JOHN KEATS – Shqipëroi Astrit Lulushi

O Vetmi! Në se me ty më duhet të jetoj,
Le të mos jetë mes grumbullit të vrazhdë
Ndërtesash të zymta: Le të ngjitemi lart, –
Në pikëvrojtimin e natyrës – për të parë,
Faqe-malesh plot lule, e lumenj ujrash kristal,
Që qetësinë e shpirtit ndihmojnë të ruhet
Pyllin e dendur, ku kërcimi i shpejtë i drerit
bletët e egra befason dhe zogjtë zë-dridhur
Me kënaqësi do t’i shihja me ty këto skena
Por biseda e ëmbël e një mendjeje naive,
Me fjalë imazhe mendimesh stërholluar,
kënaqësi e shpirtit është, dhe duhet të jetë
Lumturia pothuajse më e madhe e njeriut
Kur shpirti gjen dy gjysmat e veta.

FYTYRË E DASHURISË – Novelë nga EGLANTINA MANDIJA

 

Në Korçë janë të zakonshme familjet që kanë pasur nga dy apo tre breza serenatistësh. Një nga këto familje të vjetra këngëtarësh është edhe familja Bimbli. Ata këndonin familjarisht me burra dhe gra, zakonisht në oborr apo në shkallët e gurta të shtëpisë së tyre në qendër të qytetit te lulishtja e “Themistokli Gërmenjit”, që njihet edhe si një nga qendrat burimore më të hershme të serenatës korçare. Të moshuarit tregojnë edhe sot për atë traditë të bukur që kishin në rininë e tyre të largët për t’u mbledhur e për të kënduar tok në “pare” ose siç u quajtën më vonë edhe shoqëri. Ata mblidheshin për të kënduar dhe për t’u argëtuar duke ia shtruar me të gjithë të mirat, me sebep dhe pa sebep. Këndonin në dasma dhe fejesa, për të kremtuar ditët e emrit. Këndonin në kodrat e qytetit, te kafeneja e Shetros, tek lokal “Panda” dhe, mbi të gjitha, atje ku e kishte lezetin e saj serenata: nën dritaret dhe ballkonet e vajzave të dashuruara apo bukurosheve korçare të adhuruara.

(V.Z.)

Perëndeshë e bukurisë je
un për tynë do t’pëlcas
dashurinë që kam shtënë për ty
u bu bu si do t’ia bëj

Dhe në ëndërr të shikoj
… e kurr stë’harroj
mos me mundo
o yll o xhan o zemër o

Jak o xhan e jak o shpirt
jak o zemra ime
eja të rrojmë që të dy
në këtë botë

Jak o ylli me shkëlqim
Fytyrë e dashurisë
me zënë e ëmbël ti që ke
më bëre të vdes

ËNDËRRA E NELIT

Ajo enderr qe shikonte pa pushim ishte nje mister.

Ishte pranvere. Çdo gje ishte kethyer ne ere lulesh.Nje vashe e bukur si nje perendeshe endej e dukshme dhe krejt e padukeshme mbi petale si vese margaritaresh me nje bukurie hyjnore.

Djelmuria me kitara kendonin si nder ethe plot dufe asaj dehje.

Ja se ç’paskesh qene FYTYRE E DASHURISE!

Kaloi si je meteor neper qytet. Njerezia hidhnin lule e lule ku shkelte kemba e saj.Kitaristet po i keputnin telat,ne jerm i luteshin plot trishtim;

Nje dite ti do te ikesh

Do te ikesh larg

Dhe mua zemren

Do ma marresh pas

Pastaj u be nate,Qe nje nate e mbushur me xixellonja yjesh.Dukej sikur ,binte nje shi yjesh.pastaj nje yll me Fytyren e dashurise u keput dhe ra ne terrin e nates,u be eter,u zhduk dhe humbi perjetesisht.

Neli klith , zgjohet nga kjo enderr qe nuk i ndahet,qull ne djersel, vishet e del me vrap neper rruge.

Nata eshte e bardhe, si netet polare.

Neli ecen nje cope here me pallton e gjate duke u fundosur ne boren e pa shkelur.Ajo ishte bora e madhe e qytetit te tij te lindjes,qe tashme dukej disi i ndryshuar.Nuk e kuptonte nga i vinte ajo deshire feminore te vraponte neper bore.te luante,te therriste,te kendonte, ndoshta nga zerat e bukur melodioze ,qe po e ndiqnin pas dhe po i jepnin jete asaj bardhesie te bekuar,si edhe zemres se tij djaloshare?Kishte zene nje dhome ne hotelin me te mire,dritarja i binte tek oborri i shkolles,ku e pat shpene i ati ,ende femije ,per te mesuar germat e para .
Po tashme qe nje djalosh shume i pashem,i gjate flokegeshtenje,me sy te zinj,depertues,shoket e vjeter i therrisnin ,zemerzjarrti
Çatija e shtepise ku banonin dikur kishte humbur nen bore,ishte gjithashtu fare prane oborrit te asaj shkolle.
Ndersa Ushtari i Panjohur qendronte atje perballe e bora i mbulonte shpatullat,po ai dukej i qeshur edhe nen rreptesine e gurit.
GURIT,GURIT!E ema i kish thene para ca vitesh,se ai i ngjante Nexhos(Nexhip Benjes),shpetimtarit dhe mbrojtesit te tyre ne kenetat e Vlores.

Po kjo qe nata e tij!

Gjithe ajo jete e trazuar,jetim nga babai qe ne moshe te njome,i burgosur nga Esat Toptani si peng i patrotizmit te tij.me enderra te thyera si kryefamiljar qe ne moshen 14 vjecare , brenda vetes kishte pritur kete nate te bardhe, te tejpashme,me boren e bute,ku cdo qelize e qenies se tij klithte plot gezim,BEKI!

Ajo vajze e kish emrin Bekime,po ai e kish quajtur Beki.Edhe ajo ishte e bardhe si debora,me trupin e hajdhme, delikat,me veshtrimin e syve larushe disi te habitur,qe flisnin te gjtha gjuhet e botes.Ajo vajze kishte duar te bardha si porcelane dhe floke geshtenje me nje pershkendritje ari,e ato ishin te bute e krela krela qe i derdhen qetesisht mbi supe,aq lehtesisht sikur kishin frike ta preknin.Ndjenja e pare qe perftoi qe ne veshtrimin e pare qe frika se mos thyhej nga brishtesia.

Atij i u duk me te vertet si nje drite perendie ca muaj te shkuar .

Qe nje dashuri si nje rrufe goditese, qe pershko qenien e tij.

Ishte i ftuar tek familja Bimbli, martohej,shoku i feminise dhe serenataxhiu i theku Bimbli i trete.Nusja ishte nje brune e persosur, qe i rrembyer zemren plot frymezim .

Dy pranvera e dy behare te gjate serenatat s’kishin te mbaruar ne sokakun e saj:
O moj korçare e bukur si pupe
Me ato naze porsi nuse e re…
E kur me shkoje ti ne bulevard

Zemrat tona digjen flak’ e zjarr

Ai qe i ftuar i nderit ne ate dasme edhe per miqesite prinderore te Z. Xhuvi me te atin,qe ne ate qytet e quanin, ” burre i shquar”.

I zoti i shtepise mbante gjalle biseden e tavolines se miqve.

Ai qe nje gazetar me mendime liberale dhe adhurues i Lumo Skendos ,vecanerisht nuk duhet te linin ne asnje menyre pa pergjigje pyetjet e librit te tij:”Plaget tona”.-

-E ke lexuar sigurisht

-Po –tha Neli,po mendjen e kish gjetke.

-Ne njerezit e shtypit te qytetit tone e kemi analizuar aq e aq here,pyetjet: Ç’ na mungon? Ç’ duhet te kemi? Qe te shkojme perpara.

Neli perpiqej te mos tregonte mosperfillje e te lidhej me kuvendin po cdo veprim e bente me gjysem ndergjegje.

Djelmuria kishte marre flake:

Kur vjen behari çel qershia

Dashuria eshte djallush

Hedh ne prush cilin kush

Do guxoje ta trazoje

Mjerr ai qe kerkon nga puna ta ndaloje

Merr shigjeten edhe vret
As qe pyet si nje mbret

Qe te gjithe ta degjojne

Plag’ e tij s’mbyllet shpejt

dhe barnat se sherojne

Kur vjen behari dhe qershite

Vajza te bukura, faqkat pa puthura

Andej kendej kerkojne djemte

Duan te lozine, te qeshine

Zemrat hapen ate cast

Dhe me gaz i nagas

Dashurine te kerkojne

Vajza djem te gjithe tok

Dhe buzet i bashkojne

Gjoksin çelur deshiron

Dhe kerkon ngazellon

Qe te puth me dashuri

Kjo darke qe shtruar per martesen e vajzes te Z.Xhuvi,qe kishte hijen e nje mbretereshe.e gjate, elegante,jashtezakonisht e bukur,me floke te zez te rende,me sy po aq te zez,dhe lekuren zeshkane.Ajo dhe Bimbli i trete me i pasuri dhender ne te gjithe qytetin,me i dashuruari dhe me gazmori ne banden e fameshme te Serenates,te sapo kthyer nga Parisi i madh ne Parisin e vogel.

Neli qe shoku fatlumur i feminise, qe duhej te ish dollibashi,po dukej i humbur si nje gamile ne shkretetire, nen trysnine fillozofike te Z.Xhuvi.

– Çdo shqipetar gjendet sot perpara gjykatores se historise.Historia po na gjykon….

Bimbli i trete nuk e fshihte krenarine per zgjedhjen e tij aq prrallore, te fisme,konkrete, tokesore ne kundershtim me kusheriren,aq e brishte aq e natyreshme dhe e thjeshte njekohesisht,qe po behej cope qe kjo darke te dukej e bukur.e gezueshme e qyteteruar.Qe me te vertete nje lule e bukur shume

Lule e bukur porsi dielli

Kush te mbolli ty ketu

Me ka mbjell imzot prej qielli

Per te ndritur mend e tu

Lum ay njeri i urte
Qe me sheh e me beson

Vet vetiu un’ s’kam mbire

Lum ay qe me kupton

Mua Zoti me ka mbjelle

Çdo i urte kupton

Zerat vajzerore e mbushen me driththerime ate dasme.ne ate qytet te qyteteruar vertet,qyteti i Liceut Freng,i kinemase Majestik,ku luheshin filmat me ne ze te kohes,i librarive dhe bibliotekave si ajo e Turtullit.teatri amator, e shkolles Qytetese te vashave,i dyqaneve te degjuar e stolisur si ne nje miniature parisiane,i hoteleve moderne i pazarit ku gelonte nje zejtari e te gjitha llojeve dhe ngjyrave,robaqepesve,kepucareve,kovachanat dhe hanet .

Sa here kthehej ne ate qytet Neli e ndjente veten si ne shtepine e tij te vertete.Se femijeria sado e larget qe te kete qene,apo sado e afert . ish .parajsa e humbur, per te gjitheve.

Çupat po i jepnin embelsi dhe hijeshi dasmes me zerat armonioze.

Tavolinat qene shtruar ne çardakun e madh me te gjitha dritaret te kthyer nga Morava.Çdo gje dukej konkrete e fluturake,e tepashme si veshtrimi e buzeqeshja e Bekit aq imcake e trupvogel si nje femije I habitur ,me buzen e siperme pak te dale,dhe duart aq delikate sa do kishe frike ta prekje.

Dhe ate cast Neli desh vetem sa te prekte fare pak vetem me nje cikje

.O zot tha ai me vehte kjo vogelushe eshte eterike po aq e magjishme sa atij po i vinte ne gryke nje thirrje si nje klithme Mos m’u largo!

Pikerisht aty ishte ngjizur edhe ajo enderr plot mister,qe s’po i ndahej !

Zeri I Bekit mbisundoi zerat e gjithe vashve qe u hodhen ne valle

Lule e bukur porsi dielli

Kush te mbolli ty ketu

Me ka mbjell imzot prej qielli

Per te ndritur mend e tu

“Të interpretosh serenatën korçare është njësoj sikur të duash të tregosh një ëndërr që e ke parë në një natë maji, kur trendafilet kane çelur dhe hëna ka dalë si një perëndeshë mbi fronin e blertë të malit të Moravës , kurse zëri i bilbilave t’a shpie shpirtin në lëndina përrallore’.i tha Neli vetes, per larguar dridherimen e asaj parandjenje qe i a pickonte zemren.

++++++

Kur u gjenden te gjithe ne bulevard,me kembet qe u rreshqisnin ne deboren e bute,shoket gjysem te dehur, therrisnin sa kishin ne koke

-Ta dish se jemi te dashuruar me kete qytet,e duam dhe do i thurim serenata Korces sone,meqenese jane shpirti i ketij qyteti ,jane kenge te shenjteruara-

Ne dyqan i Tasit karshi Mitropolise

Mblidhen djemte e skolise

Nga sevda e dashurise
Beme moj zonje dhendere

Se jam djale i embele

“kur do na i rrefesh te zgjedhuren tende Neli?

‘Mjaft more djaj me brire”

“Do te vijme te gjithe andej nga kinema Majestik ,dhe do te kendojme gjer ne mengjez.!”
E ai u pergjigjej po me shaka:
”mua me pelqen te flas sy me sy dhe jo me paravolira”

Djem te mire gazmore , te dashur,dukem qe atje tutje qe jam i dashuruar,eshte e kot, nuk e fsheh dot.

Ata flisnin po ai degjonte vetem zerin dhe fjalet e saj.

“BEKI,BEKI desh te therriste,kurren e kurres, mos m’u largo”

Po serenatistet qene me te shpejte:

Hen’ e plote e bukur hene
Fort te lutem ti vrapo

Per nje lule qe t’kam dhene

Thuaji trimit ne me do

Ref:

Ah moj vashe lozonjare

Gjumi ty s’te paska zene

Mos u bej ti merak fare

Ke nje trim qe nuk ka shok

Gjum’ i embel uruar

Oh sa endrra na degjon

Vash’ e trim jane martuar

Trasheguar pergjithmon’ .

BEKI

Per qametet e Prillit,kjo eshte beja qe ze ime eme.Rina.Me te vertet asaj ne kete muaj i kishin ndodhur qametet e medha.Gjemat e medha.Pra lindjet dhe vdekjet.Shuarejet dhe ripertritjet,sic eshte edhe ky muaj pranvere me shi,diell,stuhi,bulim gjethesh e sythash te mardhur,qe mezi presin te shperthejne.

Po per mua,jo,jo aspak.Prilli per mua u be muaji me gazmor sepse,femija im i pare, lindi pikerisht ne Prill,ne nje dite kur kundermonte era e bajameve te hidhura,qe e ndricoi me drite perendie shpirtin tim te dimeruar nga ankthi se nuk do te qesh kurre ne gjendje t’i jepja dashurise sime kurorezimin dhe lengun e jetes, nje femije,aq te pritur e te desheruar

Dashuria ime nuk mund te pershkruhet me fjale,me asnje lloj fjale.Une do perpiqem sigurisht,po nuk di ne se do te arrij ta shpjegoj sadopak se si ndodhi ajo mrekulli pa pritur e pakujtuar ne ate dite dimri,kur bora ishte aq e bardhe e aq e ndriteshme njekohesisht,diten e dasmes se kusherires sime.Ja keshtu,ne qytetin tim,bie nje bore fluturake e gjithecka behet e brishte,e tejpashme,e perjeteshme e palevizeshme.

Arabeskat mbi drtare,druret tmerresisht te mardhur e te vetmuar ne kopeshtin evjeter,hena apo gjysma e saj,qe reflektohet mbi ate bardhesi,si nje pritje e pafundme,qe e ke brenda vetes,qe e di se do te vije pa tjeter,sepse ajo ka qene aty,qysh diten e pare,qe ke lindur.

Nuk e di se si pat ndodhur qe ne shpirtin tim kishte vetem dashuri per cdo gje te gjalle e jo te gjalle qe me rrethonte.Sic duket nga qe s’kam qene krejt vetem po me vallain tim,qe na quanin binjaket e Rines,jo se qeme me te vertet te tille,une isha nje vit me e madhe dhe disi imcake e Aleksi buckan me rinte pas si manar.Mua me gezonin lulet e pemeve,gushekuqet e pellumbat,dallendyshet qe kishin bere fole tek catija e shkonin e vinin nga Misiri.I percillja me lote ne sy sepse ishin miqte me te dashur te femijerise.

U kisha lidhur verore ne kembe,i therisja me emra perkedheles, qe u patem sajuar si bisht-gershere,sybajame,kurore mbretereshe,etj,etj.

Rrokulliseshim ne barin e gjelber me Leksin,si njerezit me te lumtur te botes.E bota jone ish aty,ne duart e bukura te Rines me gishtat e gjate,te holle qe i ndjeja midis flokeve,kur thurnin e shthyrnin gershetin cdo mengjes,kur na lante ne nje govate te dyve e na kendonte me nje ze melodioz .Kenget vinin njera pas tjetres si nje mall i larget nga nje pus i thelle,i thelle,sic qe shpirti i Rines sime,i bute si pambuk dhe i forte si ajo cope guri-shkembor,qe rrinte jete e mot mbi kaminen e oxhakut.

Rina merrej me ne,ndaj edhe e donim edhe ia kishim friken.Sa per babane,ai ishte njeriu me i qete e me i dashur ne bote.I shkurter,shpatullgjere,flokeverdhe nuk e ngrinte zerin kurre.Kur vinte ne shtepi te paren gje qe bente qe te na therriste:”shpejt ne piqi te babait.hajde cupeza ime,e ti cifliku im”(keshtu e quante tim vella)Uleshim njeri perballe tjetrit e ndjenim eren e tij.qe ish nje perzierje rreshire,duhani e djerse.Nje dashuri e pafundeme buronte qetesisht nga e gjithe qenia e tij e te jepte siguri,paqe e gezim.

Familja e jone nuk qe shume e madhe po se bashku me djemte e rritur te xhaxhait dhe kusheriren time te vetme tre vjet me te madhe se une,beheshim kater djem e dy cupa.Xhaxheshes sone dhe Rines u merrej fryma nga te hyrat e te dalat e shtepise “ si Hani i Berdushit”

Kjo qe shprehja e preferuar e Rines.Me te vertete qe nje shtepi e madhe me tre kate,shume dhoma me cardake te hapur prej derrase,me tavane te zbukuruar me gedhendje druri,me mindere mbuluar me velenxa te kuqe flake me theke,me jasteke te forte prej kashte e kellefe te bardhe bore e me qendisje engjejsh. Perdet e renda te dritareve me pragje te drynjte si te qene skena teatrosh ishin vendet me te pershtateshme per te humbur,ku “binjaku im” ”tretej”kur e kerkonin per ndonje pune.Une e doja me mente e kokes tim vella e nuk e lija t’i ngjitej qimja e jo te merreshin vesh “arratiasjet” e tij.Shtepia jone ish ne breg te lumit qe rrjedh here i qete e here i hazdisur dhe e ndan Korcen ne dy qytete ate te muslimaneve,qe shtrihet pertej xhamise se Mirahorit dhe ate te krishtereve qe zjen nje jete tjeter me oborret rrethuar me kangjella,lule e trendafile dhe kitarat e dritheruara te serenatave e shume kengeve qe shkojne goje me goje si nje ugur enderre dhe lirie.

Lule e bukur porsi dielli

Kush te mbolli ty ketu

Me ka mbjell imzot prej qielli

Per te ndritur mend e tu

Lum ay njeri i urte
Qe me sheh e me beson

Vet vetiu un’ s’kam mbire

Lum ay qe me kupton

Mua Zoti me ka mbjelle

Çdo i urte kupton

Kjo qe kenga ime me e dashur.Une e Rina kendonim se bashku dhe thoshin” se ngjanim si dy pika uji.”

Lumi i Korces zbret nga malet e thate te Moraves,e here here,sjell aq uje sa e mbyt carshine e Korces dhe shkaterron shtepi e dyqane e ndonjehere eshte akoma me i rrezikshem sepse behet cerdhe per cdo ndohtesire e cdo te lige.

Babai shfrynte kunder tij:’Ky lume eshte i pabese –thosh ,dy here me rradhe e kish pare ta permbyste Korcen e pafajeshme.E tani nga viti ne vit,lugu i lumit po mbushet,e mjerimet e Korces plake po shtohen.”

Babai fliste per qytetin si per nje njeri te gjalle.Ishim mesuar me te foluren e tij e vecanerisht Rina,”verjani veshin babait se i a njeh fare mire burgjite e kesaj viraneje jete”,na porosiste.

Nga dritaret e katit te trete te shtepise sone mund te shihje sa te hante syri,uren e madhe dhe muret qe ndanin shtepite e lagjes se muslimaneve,qe komunikonin me dericka me njera tjetren ashtu si edhe ne me xhaxha Xhuvin.Vertet s’ na ndante vecse nje mur,po edhe ne s’benim te njejten jete.

Im ate qe njeriu i tokes,dhe xhaxhai i shkolluar ne Zosimea, njeriu i respektuar i penes.

Babai im kujdesej per koriten dhe pyllin,prona te trasheguara te Rines.Kjo qe aresyeja qe ne e donim shume pyllin,ku kalonim pushimet e shkolles,qyshkur qeme te vegjel.Rrinim ne kasollen e pojakut,qe na dukej nje pallat i vertete.E fillonim diten ne agim, kur rrezja e pare e diellit na hapte syte dhe cicerima e zogjve depertonte permes mjergulles ne mugetiren e kalter te lagur te pyllit .Shtresa e halave te pishave mbytete zhurmen e lehte te hapave tona.Kur delnim ne lendine,babai na tregonte lulen e vogel te bukezijes.

-Pse quhet bukezije?-e pyesja babane.

-Pylli ka qene jete e mot mbrojtesi i njerezise,ai te jep e nuk kerkon asgje shperblim,kesaj bime i hahet rrenja,e shte shpetimtare e jetes.

Babai i donte shume lulet e pyllit.Njehere pa se largu nje lule te verdhe ,qe dukej si luledielli.Cau lajthishten e dendur,po qe te arrinte tek lulja duhej te kapercente perroin,Babai ishte shume i fuqishem,i largonte deget me sepatken e vogel. Une e ndiqja pas, kur ne nje vend te pabese kembet i u fundosen ne llum babai me largoi “ike.tha me prit pertej”ndersa vete shkoi perpara.Me nje dore mbante deget e dendura dhe me tjetren mbahej ne shkop.E ndiqja me zemer te dredhur.Kur morri tatapjeten,kemba i zuri ne nje gur te lepire,te mbuluar me leshterike e shqau.Une klitha:baba,baba.Zeri kumbonte ne lajthishte.Babai u zu pas degeve e u hodh m’ata ane te ujit.E shkulli bimen e eger qe e mundoi aq shume dhe solli ne shtepi,e mbolli te muri i xhaxhait,qe u ngjit lart sinje shermashek i sperkatur me lule dielli qe e kemi edhe sot e kesaj dite.Oborri yne i ka te gjitha llojet e luleve te mali,trendafile te eger,luleshenmitri,rradhiqet,hithrat,pjesa me e madhe e te cilave perdoren per te sheruar semundje te ndyshme.Babai na i mesonte nje e nga nje te fshehtat e pyllit,Ngavesa mund te dije si do te qe moti,spas shenjave te rrenjeve te barerave te pyllit,si do ishin te korrat.Pylli dukej i ndezur nga afshi i rreshires,shkelqente e lartohej shkalle,shkalle. Pishat me trung te gjere si te ngjitura me njera tjetren ngriheshin perpjete.Babai na rrefente vendin e brejtur nga nje dre,nje grusht guaskash te hedhura nga pikthi.Babai i njihte te gjitha huqet e pyllit e njuhte zemren e tij.

Njehere buze nje katarakti ndeshem me nje karvan kurbetesh.Dy prej tyre kishin mbledhur ne nje batanije nje kufome.Karvani zbriste tatepjete me nxitim dhe u ndane per cudi ne drejtime te kunderta. Ne i u afruam me plakut dhe babai i ngushelloi per humbjen.Ai ishte nje plak i vjeter shume,sic e cilesoi Leksi,plak vetem kocka e kokalla,po zerin e kishte shume te fuqishem e bubullues sa te shtinte friken.

-Te falem zot – i u pergjigj kurbati tim eti,mos u cudit qe ne vrapojme ne drejtim te kundert me te vdekurin.Keshtu rrjedh ky lumi i jetes sone,pa varre te te pareve,pa mall,pa atdhe!Varret te terresin lum miku,ndaj ne ikim prej tyre e nuk e dime ku i kemi.I humbasim vete .

Nuk e di perse m’u hap nje humnere ne shpirt.Edhe babai nuk foli nje cope here,derisa u degjua shume qarte nje sepate e vetmuar e ngutur,qe ngulej mbi trung.

Babai na rrembeu te dy me Leksin per dore.Vrapuam nje cope here.Sepata dukej sikur binte mbi zemren time,dang,dang,dang. ”C’do te ndodhe tani,mendoja,cdo te ndodhe valle?”

E ndjeja nga shterngimi i dores,qe im ate ish i zemeruar.Kur u gjendem ne afersi me keqberesin e ndalem vrapin.Te tre mezi merrnim fryme.Druvari ishte me kurriz nga ne e s’na vuri re,v

vetem kur im ate e zuri per krahu ,ktheu koken.Nuk qe vecse nje djalth pesembedhjetevjecar,qe ngriu ne kembe bga frika.Nuk do I harroj kurre syte e tij te medhenj,te deshperuar,lutes.”C’do te beje babai me te?pyeti Leksi me ze te mekur.Babai vetem heshtete dylle i verdhe. Atehere foli djali:-Kam bere nje dite te tere rruge,qe ngaDvorani,me duhet edhe nje dite tjeter, qe te zbres ne Korce t’i shes,Sic e sheh,zot, ne te gjoret hahemi me mortin-tha-“Sa do i shesesh”?pyeti babai

“Dy korona,e sot humba edhe hejbete e jam fare pa ngrene.”Na kater-tha babai e nxorri nga xhepi parate dhe ia dha djaloshit,qe I u mbushen syte me lote nga mirnjohja dhe gezimi.

Hajde te hame nje kafshate buke me femijet e mij me c’na ka dhene Zoti”Ky ishte babai yne!Ndoshta kjo qe edhe aresyeja qe ne nuk beme ndonje prokopi te madhe nga trashegimia e Rines,vetem “bli dite e shko” sic tallej edhe ajo vete,

Babai mua me therriste,shqerka e bute dhe tim vella shqerka e eger.

Gjithe dites e veres ngjiteshim ne lartesite ku mbaronte shtresa e pishes dhe fillonte ahishtja si nje cardak,qe zoteronte nga lart fushen e Korces me qilimin e arave te verdha,te blerta me ugare e mezhda.Nga jugu malet e dardhes dhe xhadea,nga lindja kurrizi i larte i maleve te Moraves,nga veriu Çardaku ,qe i zoteron te gjitha.Liqeni I Ohrit si pasqyre.Mali i thate i ndritur prej diellit duket si nje cope gurkali.Dhe zemra ime lumturohet mbushur me gezim e dashuri per te gjithe ate bukuri ,qe rrethon jeten e njeriut.Dhe zemra ime qe kendon pa u ndalur:

Lule e bukur porsi dielli

Kush te mbolli ty ketu

Me ka mbjell imzot prej qielli

Per te ndritur mend e tu

Lum ay njeri i urte
Qe me sheh e me beson

Vet vetiu un’ s’kam mbire

Lum ay qe me kupton

Mua Zoti me ka mbjelle

Çdo i urte kupton

Ne vjeshte i linim lamtumiren pyllit dhe fillonin telashet e shkolles.

Per shkollen fillore te Qiriazeve,apo shkollen e vashave asnjeri nuk pati kundershtime.Kur erdhi koha e se mesmes u ndame ne dy kampe,kampi xhaxhait si me i shkolluari fisit desh te na niste te gjitheve cupa e djem ne Lice,qe ai e quante me nderim:” gjysem universitet”.Djemte e xhaxhait ,Leksi dhe kusherira ime, shkuan gjithe gezim ne Liceun frances.Ndersa per mua vendosi Rina me veton e saj te padiskutueshme per qytetesen,jo vetem se ne Korca ndoshta qe i pari qytet,qe kish kjijuar traditen dhe respektin per mesueset. si nje zanat i pershtatshem per femera po edhe pse Rina kishte dicka te dhimbeshme,personale, vrasjen e vellait te vetem,mesuesi i gjuhesh shqipe,te derguar se bashku me kalin dhe hejbete mbushur me abetare,te perlyera me gjakun e djaloshit njezete pesevjecar.Rines nuk i delte njeri perballe,kur qe fjala per amanetin e vellait,mesuesit deshmor.Une,Leksi,po edhe femijet e xhaxhait duhej te mesonim permendesh se s’ben,vjershen e Naim Frasherit:GJUHA SHQIP.,qe u gjend ne hejbete e pergjakura,dhe gurin qe rrinte ne kaminen e oxhakut,e qe ish guri me histori,sepse cdo gje qe duam e na rrethon paska nje histori,qe do u rrefeka kur ti vije koha e casti!

Vellezre Shqipetare

Qasuni e me degjoni

Sa te muntni me pare

Gjuhen tuaj te mesoni

………………………..

Se gjuh’e Shqiperise

Eshte e Perendise

……………………

Shqip te flisni per here

Fjesht’e te pa perzjere!

Djelli,hena,hylli,

Engjelli,shpeshi,dashi

Kembora gjethi,pylli,

Dellndyshja,larashi,

Edhe bibili vete

Shqip te flase nde jete!

Edhe vete Perendija,

Edhe zoti i vertete,

Dh’e tere gjithesia

Kete gjuhe te kete

Kete edhe Shqipetari

Shpirt-madhi,pune-mbari.

Ky qe edhe ungjilli i Rines sime,shpirtbukur e shpirtplagosur,valletare e meskeputur,kengetare e magjiplote, per mua dhurata me e cmuar ne bote.”

“Çdo njeri ka nje histori per te treguar,perseriste pa rreshtur.”

Edhe une keshtu u rrefeva historine time,qe te mos humbase e te behet harrese.

Mund te them me plot gojen se Zoti me pat bekuar qe ne djep.jo vetem nga emri qe me paten vene BEKIME,apo thjeshte E BUKURA BEKI,sic me quajti i shtrenjti im Neli,qysh ne castin e pare qe u pame sy ne sy.Pasketaj per mua cdo gje tjeter e kesaj bote morri emrin e tij,NELI

NELI E BEKI u transformuan ne nje qenie.

Jetuan keshtu plot shtate vjet,me dy cupezat,engjellushet tona te shenjteruara!

SHIU I YJEVE

(leter e paderguar)

Ne te vertet une,s’u kam shkruar kurre asnje leter,kjo per shkak te ndarjes sone ne vite aq te hereshme.Ndarja eshte dhimbja jone e perjeteshme,plage e pergjakur,qe nuk u sherua asnjehere,po njekohesisht edhe kredoja ime.

Kjo eshte letra e pare,me e cuditeshmja,sepse po shkruhet neper keto hapesira te largeta kozmike ne diten kur i gjithe rruzulli pret eklipsin e diellit.

Edhe ju ishit dielli i jetes sime.Ma mbushet me drite e gezim ate pjese,sado te larget,qe e erresoi eklipsi i humbjes.

E di qe kam qene femije i desheruar dhe i pritur si ujet e paket,fjale e bukur kjo ne gjuhen shqipe,qe po tingellon plot dritherima,si ne ato dite e nete kur ju te dy,ne kulmin e rinise e bukurise i luteshit Zotit t’ju a plotesonte deshiren per nje femije.

Zoti u tregua zemergjere,ai u bekoi me gjithe dashurite e botes.Ai tha:qofshi te lumtur bijt e mij.Dhe ju ashtu qete.Askush nuk qe me i lumtur e i dashuruar ,ne nje kohe kur dashuria ishte disi e rralle jo vetem ne Shqiperine tone te vogel,djepin e shtratin tuaj,po ne te gjithe boten e madhe ku po dendesoheshin rete e zeza, qe do te merrnin jetet e bardha. Kur bota e madhe ketej dhe andej kontinenteve,shkundej ndermjet endrrave e shpresave,thatesirave,termeteve,krizave konomike,lufterave qe s’kishin te mbaruar,traktateve qe s’kisin perfunduar,ku peshkaqenet kerkonin gjah tek te vegjelit,te dobetit te uritur,ku”qetesia”s’qe vecse nje genjeshter e nje mashtrim i madh.

Po ju ishit te rinj,e Fati qe me JU

Shume breza shkojne e vijne ne kete bote,po jo te gjithe gjejne dashurine.Shume cfiliten e ropaten,genjejne veten,po ne fund e dine se jeta u ka ikur neper duar,e gjithcka e magjishme,e gjithpriteshme ka fluturuar bashke me vitet me te mira.

Po jo per ju te dy.Ju qete te zgjedhurit e Zotit,qe pat caktuar DASHURINE dhe lumturine tuaj,aq te shkurter po edhe te ndriteshme,si spektakli yjor i nates se Shen Lorencit.

Baba i dashur,qe ruajte brenda vetes dy ndjenjat me te thella prinderore,per cupat e tua.Po te kujtoj tani ne nje largesi kohe ,vendi dhe nuk gjej asnje jete tjeter te ngjashme me tuajen, trashegimia ,qe late per dy vogelushet, mbeti pengu i juaj i kesaj jete!

Ju ,na late driten dhe shkelqimin e shpirtit tuaj,energjine diellore!

Sa te jemi gjalle, do te jeni te pandare nga ne!

Keshtu,Ju u shndruat,u bete ndergjegjia jone e vetme para se ciles japim llogari per te miren dhe te keqen.

Jeni qortuesit dhe ngushelluesit tane,qe nuk na lini te plakemi ,sepse e ndjejme veten gjithenje femije,para jush.

Asimetri e përhershme (Inercie robi…) – Esé nga REX KASUMAJ

Berlin, fror 2020

 

Shihemi pas 60 ditësh. Dejtoni vdiq. Mirë se vjen RS-xit. Lamtumirë Bosnjë.

Kështu e shohin serbët kohën politike që përhihet në horizont.

Fantazma e Millosheviqit sillet sërish mbi Ballkan. Figura e vartësit të dikurshëm Vuçiq është emanacioni i saj veshur me bizhu Europe.

(E shqiptarët shpenzojnë energjitë me Xhamajkën e ngjyrave të largëta e mashtruese !)

Nëse “Republika serbe” deklaron shkëputjen, aherë ndërlidhmërisht, sipas lëvizjes së gurëve në fushën manjetike, po këtë do bëjnë dhe serbët e Veriut. E, fill më pas, dhe ata të Malit të zi që, duke qenë shumicë si thotë Zotnia i Dedinjes, mund t’a zhbëjnë shtetin e Gjukanoviqit ose t’a rikthejnë atë në prehërin e nënës Serbi.

(E shqiptarët kryqëzohen në kauza të shpifura: në Prishtinë me taksën që rrjedhë si shoshë, kurse në Tiranë me puçin e padëgjuar që bëjnë – jo gjeneralët, jo opozitarë të ndërkryer, por qeveria kundër vetes së saj!).

Serbia armatoset, numëron banorët e kombeve në rrethim, ndalon tregtimin e ansamblit mjekësor në Europë (nëvojë, demografi, dinjitet!), mban si pishtar idenë luftës dhe parasheston gjasët e triumfit a humbjes. I tillë, i paarkivuar, nacionalizmi i saj, kjo doktrinë e qenies, kërcënon më shumë se asnjëherë territorin shqiptar në Veri e Verilindje të tij. Belgradi ende kujton për frymëzim të “butin”, të ” mirin” patriark Pavlen e ndjerë, i cili një moment në fillimvitet 90-të, pat harruar zhgunin e klerikut dhe uratën e Jezuit. E tha: e drejta shtrihet deri në gjatësinë e shpatës. Poashtu, një anë e skicë-kufijëve që vijëzonte Drashkoviqi i dizajnuar rrejshëm, nuk jepet dot. Serbi, pohonte ai, është deri tek varret në perëndim dhe deri tek tempujt në jug. Por nëse “kufiri i varreve” u varros dhe vetë, “kufiri i tempujve” është akoma gjallë.

(E shqiptarët xyfen keq mes tyre. Dhe kjo grindje, sidomos nga media provinciale e Kosovës, ngjan e ultë – sepse është e pakulturë dhe e marrë – sepse tronditë themelet e ngrehës shtetërore, duke kompromituar ashtu aftësinë e vetë racës për vetëjetesë. Fundja, Kosova s’mund të ketë komocionin e Shqipërisë. Ajo, si tha njëherë Kadare, i ka “letrat” që Kosovës i mungojnë…)

Dhe asimetria dramatike vijon. Natyrisht në dëm të shqiptarëve. Serbi, si përherë: i pozicionuar, i programuar dhe i disiplinuar. Mbanë tjetër, shqiptari: i gatshëm për tagrin e gjakut por i hutuar, mashtruar dhe i pështjelluar. Inercia është ligj i provuar fizik. Po edhe i shpirtit, e pra, i robit gjithashtu! A nuk e thotë bukur Talmudi se nga dhjetë kafetë e gjumit që kanë zbritur në botë, nëntë prej tyre robërit i kanë pirë?!

T’U SHMANGESH SHTATË SHPIRTËRAVE TË NJË VETMIE – Nga ALISA VELAJ

(Disa shënime mbi poezinë e Kozma Billës)

Poeti Kozma Billa, në pjesën më përfaqësuese të poezive të tij, na vjen si një zë poetik i dilemave të mëdha shpirtërore. Nga dilemat më të mëdha është padyshim dashuria. Uni lirik e shpreh pasionin e zemrës përmes metaforave plot dritë, kur dashuria është prani përmbushëse.

“Po qendis në kaltërsinë e liqerit/kthjelltësinë e syrit tënd,/ spërkas çdo ditë fytyrën tënde/me freskinë e mëngjesit/ dhe rrudhat heq me lëngun/e porsashtrydhur të ullinjve.”(“Kaltërsi e liqenit në syrin tënd”)

Kthjellohet e dashura nën kaltërsinë e liqenit dhe dashuria e kthjellët vjen e thellë dhe e tejdukshme si ujërat në ditët e diellta. Freskia mëngjesore spërkat vargjet për të dashurën, ndërsa peisazhet mesdhetare shpalosen të gjelbra si gjethet e ullinjve. Dashuria është vendlindja e shpirtit të dashuruar dhe rilindja e tij. Dashuria e bashkon me botën (kur e dashura është tërë universi) dhe e ndan prej botës kur çastet e vetmisë dhe pritjes ia bëjnë të pamundur ndriçimin e dritave të shpirtit. Poeti pret e pret dhe ëndrra e ardhjes së saj është i vetmi “realitet” i pranuar prej tij.

“Nata sonte/le t’na mbulojë me çarçaf dashurie”.
(“Më the se do vish”)

Por çastet që përmbushin shpirtin e zemrën e etur rrallëherë vijnë në lirikën e K.Billës. Tallazet e shpirtit i këndojnë përgjithësisht dashurive të perënduara, apo perëndimit të dashurive, duke iu përafruar këngës së vetmuar të zogut çdo mëngjes.

Vetmia është ngjethëse kur ajo i thotë lamtumirë diellit të dashurisë pa asnjë shkak dhe ngrin kështu kohën, stinët dhe frymëmarrjen e këngës. Në këtë kontekst, lirika “Lamtumirë” kushtuar së bukurës Svjetlanë, është nga krijimet më të arrira të krejt opusit poetik të autorit. Uni lirik nuk e pranon dot humbjen, dashuria e ngrirë prej saj nuk i përket kurrsesi atij, ndaj poeti bën pyetjen kuptimplote: “Gjethet i zverdh mendimi apo vjeshta?”. Nënkuptohet këtu humbja dhe trishtimi i saj si pjesë e pashmangshme e rrugetimit tonë përgjatë udhëve të dashurisë, e vërtetë e ditur prej fillimit. Atëherë pse duhet që stinën e vjeshtës ta vjeshtojme edhe më me mendime të trishta?!

Metafora e dhimbjes herë lind nën një qiell të gëzuar që jo domosdoshmërisht premton lumturi dhe herë lind në truallin e një vetmie jetëgjatë me shtatë shpirtëra në parzmin e saj.

“Dhe gjethja u drodh nga ky lot i nxehtë,/është gërryese vetmia,/vazhdimisht pret atë që e braktis,/ndaj s’dua t’i ngroh të shtatë shpirtërat e saj”. (“Një lot mbi gjethe ra”)

“Atë mbrëmje qielli pikonte kaltërsi,/ne flisnim fjalë pa kuptim/dhe nuk po e kuptonim,/se merimanga e zezë e mbrëmjes/po na ngatërronte në pëlhurën e saj”. (“Atë mbrëmje…”)

Në rastin e parë pikëllima vjen e refuzuar. Poeti e kupton ç’rrezik i kanoset dhe përpiqet me sa mundet t’i largohet ftohtësisë së vetmisë, ndërsa në rastin e dytë kjo e fundit ia beh si vjedhësi në mesnatë. Vetmia magnetike, ajo që tërheq me të njëjtën forcë me të cilën subjekti lirik e shtyn nga vetja është padyshim gjetja me interesante në poezinë e Kozma Billës. Ne jemi prej fillimit bij të vetmisë, na thotë poeti, ndaj më e mira që mund të bëjmë është të mos i ngrohim shtatë shpitrat e saj. Pasi vetëm kështu ajo nuk do e gërryejë shpirtin tonë si mace grindavece.

LAMTUMIRË

Gjethet i zverdh mendimi apo vjeshta?
Era flokëprishur i shpërndan,
ndjenjat ç’më mbërthyen,
syzezë, Svjetlanë.

Gjethet shkelen shpërfillshëm,
shiu i pamëshirshëm i përlan,
bashkë me to dhe dashuria,
nga ty ngriu, Svjetlanë.

Bien gjethet në ledhet e shpirtit,
era i shpërndan,
përveç fjalës “Lamtumirë”,
s’ka për ty, Svjetlanë.

 

NJË LOT MBI GJETHE RA

Mbi një gjethe të trishtuar vjeshte,
pikëza loti malli derdhi,
syri i kaltër vizatoi lotët,
një copëz deti formoi mallin.

Dhe gjethja
u drodh nga ky lot i nxehtë,
është gërryese vetmia,
vazhdimisht pret atë që e braktis,
ndaj s’dua t’i ngroh
të shtatë shpirtërat e saj.

Ah, moj vjeshtë që gjethet zverdhe,
zverdhe dhe një pjesë të shpirtit tim,
unë gjatë u luta
ta thyeje këtë traditë të lashtë
që ishte burim vajtimi
i një filmi me metrazh të gjatë.

 

KALTËRSI E LIQENIT NË SYRIN TËND

 

Po qendis në kaltërsinë e liqerit
kthjelltësinë e syrit tënd,
spërkas çdo ditë
fytyrën tënde
me freskinë e mëngjesit
dhe rrudhat heq
me lëngun
e porsashtrydhur të ullinjve.

Bukuria e hënës
derdhur mbi flokët e tu,
me gonxhe trëndafilash
përkëdhel flokët
mbi trupin tënd,
dor’ e Buanariotit ngrin.
A thua,
se skulptura ideale je
vetëm ti?

Baladë loti për motrën e poetit – Poezi nga Albert HABAZAJ

 

 

O lajm i hidhur, që më lëndove vargun,

Me lot në sy trishtohet dhe dreri,

Miku im poet humbi motrën e dashur,

E humbi motrën Baki Ymeri.

 

Ç’pate moj e mira natyrë?!

Gjith’ ai vigan vargu të shkrehet së qari…

Nuk ia shoh dot pikëllimin në fytyrë,

Dhe poeti më i fortë është fije bari.

 

Në dhembjen e gjakut bëhet i tëri,

Pikë loti me dritë mallëngjimi,

Sa ngrohtë nga shpirti i motrës i vjen zëri,

Lotët e poetit janë bekim trimi.

 

Vlorë, Albania, 18.02.2020, 00:41’

PRILLI I RIEDUKIMIT – Tregim nga Konstandin Dhamo

Rrëfen D.S

Unë nuk kam shkruar kurrë ndonjë tregim, prandaj mos më nxit kot, sepse edhe këtë ngjarje nga jeta ime veçse do të ta them ty, dëgjoje dhe, po të pëlqeu , bëjë vetë një tregim…
Kur më çuan për riedukim në fshat, u vrerosa shumë në fillim . I humba të gjitha , thashë,.por, sa mirë që ty nuk është nevoja të ta shpjegoj se çfarë do të thoshte atëherë “riedukim” ; mos qesh hidhshëm, sepse e marr me mend se ç’do të thuash, por dëgjo ! Njëzetvjeçarëve apo tridhjetëvjeçarëve duhet t’ua shpjegosh patjetër hollësisht se ç’do të thoshte për ne “riedukim”. Po po, ata të shkretët të pyesin pa dashje me një naivitet fyes…
E pra, kur më çuan për riedukim në fshat, masa e parë që mora ishte ngritja e një biçiklete ; prit duro, jam plotësisht i saktë; ngritja e një biçiklete … Po shprehem kështu, sepse, kunati im më dha një trup të vjetër “Robusto” dhe dy disqe të ndryshkur. Të tjerat gjeji vetë, më tha. E sheh, m’u desh vërtet të ngre nga e para një biçikletë. Mos shih tani që ka sa të duash, nga më të mrekullueshmet. Atëherë u stërmundova, gjersa e ngrita më këmbë, hëhë, atë biçikletë…
Dymbëdhjetë kilometra në ditë, i dashuri mik; gjashtë qytet – fshat dhe gjashtë të tjera fshat – qytet, dimër – verë !
Dhe ke parë ti, edhe kur nisesha herët në mëngjes, edhe kur kthehesha pasdite vonë, erën e kisha gjithmonë kundër. E di e di, që meteorologët do të më thoshin “ shko ore pirdhu”, por ja që është pikërisht kështu, siç po ta tregoj unë; mezi i jepja biçikletës zhdrak e zhdruk gjithë rrugës. Le pastaj sa herë jam ftohur keq e mos më keq! Si ? Ke të drejtë ti, tërë jetën edhe unë “contravento “ kam shkuar…
Në fshatin riedukues, duhet thënë që në fillim, se më pritën mirë, paçka se mua më binin në fytyrë ca djersë të yndyrshme shqetësimi. Vërtet kryeja lloj – lloj punësh, por kurrë, lavdi Zotit, nuk më kërkuan ta bëja normën.Po të më detyronin, nuk do ta arrija asnjëherë të vetme dhe, kësisoj do të fillonin kushedi ç’andralla…
Çfarë pyete ? A kam prashitur, apo a kam korrur ndonjëherë ? Posi, madje kam hedhur nëpër ara edhe komposto fekalesh, mut, me një fjalë, i dashur.Sa mirë që nuk të vjen për të qeshur ! Pas kaq e kaq vitesh, edhe mund të gajaseshe, madje. Një ditë tek po mbaja ato kovat, në drejtpeshim të plotë, një në secilën dorë, vura re një fotograf, që shkrepte frap e frap aparatin, pasi vendoste me radhë disa kooperativistë n’atë sfond që i dukej më i përshtatshëm. Ika nxitimthi si kusar, që të mos më fotografonte edhe mua, sepse pastaj, hajt ta duroja surratin tim, atje te tabela e emulacionit socialist , mbi murin e kryesisë, me diçiturën e tmershme : ja, një intelektual që punon pa u lodhur në frontet më të vështira të bujqësisë. Ee; si të duket ? Por, sot them se, kam bërë një gabim të pafalshëm, që s’e luta vetë atë fotografin të më fiksonte me kovat ndër duar; s’do të kishte fotografi më autentike! Ja, do t’iu thosha të gjithëve, a e shihni sa rëndë më dënuan për hiçgjë, a e shihni si më poshtëruan ? Si ,si ? Po që ke të drejtë ti; ashtu do të më qesëndisnin, duke u nëpërdhëmbur; prandaj bie erë ky birboja edhe sot e kësaj dite, sepse paskësh trazuar haletë e dynjasë! Po, po; ke të drejtë; më mirë që s’e kam një fotografi të atillë…
Fshati ishte i bukur, por s’e shijoja dot bukurinë e tij. Nuk mundesha. Gjithashtu, po të them se, nuk ia lejoja edhe vetes, sepse pastaj nuk do të arrija të përballoja dot punët rraskapitëse në kooperativë, të veshurën time gati – gati prej fshesaxhiu , ngënien e bukës drejt e nga qesja, ashtu ulur mbi bishtin e veglës së punës; fyerjet, sharjet, përbuzjet, orët politike pas punës, ndarjen nga letërsia dhe shkrimtarët; që nuk më paskëshin dashur dhe më shpërfillën ngutshëm…
E, megjithatë fshati ishte i bukur; ta thashë një herë. Kishte tokë të begatë, pemë të mrekullueshme, lloj – lloj zogjsh, hije, lumë me shtrat të gjerë dhe të shtrirë, gjithë zaje vezulluese dhe brigje me ferra dhe shelgje, që lëshoheshin e lëshoheshin. Ah, moti ngrohej shpejt atje dhe, në ato vite mund të shijoje ende kthimin e zogjve. O, sa bukur, kur vinin, por, sa bukur edhe kur iknin, ashtu plima – plima! Ç;zogj ? Ç’të të përmend, rosa, pata, lejlekë si ëndrra…
Unë nuk e kruajta me njeri, më kupton ? Dhe flisja fare pak; vetëm kur më duhej të përgjigjesha, apo të sqaroja ndonjë gjë të domosdoshme. Çdo moment tregohesha i kujdesshëm dhe pas çdo sjelljeje shqyrtoja veten. Mirëpo, edhe ky vetëkontroll, nuk më pengoi të vija re një grua që punonte në brigadën tonë. M’u desh ta shoh vetëm një herë, për të mos ia ndarë më sytë. O Zot, psherëtiva thellë, gjeta një motiv tërheqës për të ardhur ca si me qejf në kooperativë ! Si ? E sajova nga e keqja ? Jo dhe aq, ke për të parë…
Ishte e stërmadhe, por lëvizte sikur trupi i saj të përbëhej prej një muskuli të vetëm. Tundte bythët; i tundte fort e fort, pa pasur pikën e mëshirës. Po, ç’të bënte e shkreta! Ku ecej dot pa i tundur ato bythë të mëdha ! Merre me mend ! Edhe pse vishte pantallona dhe, njëherësh, edhe një biçim fundi përsipër; ato i dukeshin të bukura, gjithë rrumbullakësi ngacmuese dhe të larta, a thua se ecte gjithë hijeshi majë takave. Po flokët ? S’e merr dot me mend sa shumë kishte ! Dukej sikur i shtoheshin çdo moment. Të dendura dhe të ndritshme, ato të kujtonin barin në pranverë, kur mugullon e mugullon paqërmbajtshëm mes shirash dhe vetëtimash. Jemi në fshat: mos harro dhe, flokëve krahasimi me barin u shkon më së miri. Të pëlqen bari, djalosh ? I mrekullueshëm është vërtet, ashtu i blertë dhe i njomë, shtrirë mes drurëve, apo fushës që përkëdhel era, por mua më pëlqente trotuari prej betoni i qytetit atëherë, kur riedukohesha në fshat, më pëlqenin pallatet dhe asfaltet. Por, ç’po thoshim ? Ajo, o Zot vinte në punë çdo herë e gëzuar; po më ndjek ? Pikërisht e gëzuar. S’ngopej e s’ngopej me jetë. Zor se gjen tjetër njeri, që të mbërrijë atë vlim gëzimi. E, si u gdhitë pyeste, të gjithë, mirë ? Pyeste ashtu kot …
Tundej e shkundej dhe, pulpat që i zbuloheshin nga përveshja e pantallonave gjer afër gjunjëve, i kishte të bardha dhe të harkuara gjer te kavilet. Si u gdhitë, pra, i pyeste të gjithë dhe në fytyrë kishte aq dritë, sa edhe mëngjesi mbi fushë. Gjoksi i madh i lëkundej kompaktësisht dhe nuk merrej vesh se me çfarë e përmblidhte. Nganjëherë dekolteja: ta përdorim këtë fjalë? Pse jo ? E pra, dekolteja e thellë i zbulonte një lëkurë të ndritshme dhe të lëmuar, të cilën ia kishte dhuruar bujarisht natyra.Dëgjo ! Mos u çudit që fshataret nuk kanë shumë kujdes në mbulimin e gjoksit, sepse ato janë mësuar ta nxjerrin vend e pa vend, kur mëkojnë fëmijët e tyre, që i lindin rresht njeri pas tjetrit, jo rrallëherë edhe n’arë. Por unë ta thashë një herë, duhej të rrija urtë, urtë në kuptimin e të ndenjurit të nnxënësit në klasë; qartë ?
Një ditë, pasi na përshëndeti të gjithëve me atë mënyrën e vet, m’u kthye mua: e more, ti i qytetit …
Sa tallje kishte në zërin e saj, sa qortim ! Nuk të besohet sa shumë nuanca aluzionesh vibrojnë në të folurën e fshatarëve. Askush nuk të shpotit më hidhur se ata. Si ? Desh të kruhej, ke të drejtë, por të thashë, unë isha me karton të verdhë, në mos më keq.megjithatë , të ndiqje sjelljet e saj, ishte një kënaqësi më vete, madje në rastin tim të veçantë, një terapi e dobishme.Në fshat, i dashuri miku im i vëmendshëm dhe, në përgjithësi, në tërë provincat, njerëzit paraqiten pa përjashtim, me karakteristika të përcaktuara saktë. Do të sillesh si do të sillesh, në fshat dhe, do të shfaqesh detyrimisht ai që je. Nuk ke nga ia mban në atë mjedis të ngushtë; nuk kamuflohesh dot; pastaj, kur të marrin vesh se kush je, të pranojnë ashtu siç je dhe, shpesh bëhesh edhe proverbial. E tillë ishte edhe ajo. Se ç’kishte një emër fare të shkurtër; dale ! O, Sano, Sano ! Të pëlqeu, hë ? Sanie, duhet ta kishte pasur të plotin, por askush s’e thërriste ashtu. Jo mor’jo; nuk ia solla ndër mend emrin me zor, por zgjodha një mënyrë të shprehuri tërheqës, kur të thashë, o dale …
Por unë morracaku, duhej të sillesha në mënyrë shëmbullore dhe të mos e kaloja as nëpër mend një aventurë me Sanon. Si ? Ndoshta ke të drejtë, nuk do ta hap më parantezën e të ndenjurit urtë. U teprua. Por, mos je i poshtër edhe ti. Vazhdojmë; ishte prill, bretkosat kuaknin ndanë lumit, zogjtë fluturonin ulët mbi ara dhe ndalnin mbi plisat e kthyer, që shkëlqenin si feta buke të lyera me gjalpë, shtrëngatat shpërthenin herë pas here, teksa gruri ishte në qumësht. O, Zot, një çast ndieje vapë, një çast ftohtë !
Sanoja, ah çfarë Sanoje, nuk përqëndrohej dot më ! Faqet e prushta i zinin pothuaj puçriza të imëta dhe sytë e zmadhuar dhe vetëtitës të ndillnin paturpërisht. Lëshohej shtegut si një kafshë e bukur me vithe të djersitura dhe të ndritshme, që azdiset gjithë kërcime dhe humbte mes pëshpërimave të shelgjeve tutje në lumë. Eh, thoshin fshatarët me përtesë: ashtu është ajo, sikur nuk e njihni…
Pas i shkonte ( zakonisht tri – katër minuta më vonë ) një burrë rreth të tridhjetave, që për Zotin, ishte gjysmë teveqel. Ç’po them ? Dëgjomë me vëmendje, sepse jam ashpërsisht i saktë. Unë përfytyroja kofshët e saj që fërgëllonin nëpër bar, por pastaj e fikja menjëherë përfytyrimin tim. Nuk doja…
Kështu ikte i gjithë prilli, i shkreti ti, ethet erotike e mbërthenin Sanon, sapo hynte ky muaj dalldisës. Po. Dalëngadalë edhe unë u forcova fizikisht së tepërmi dhe, nga fytyra më iku “ zbehtësia e qytetit “. Darkave as lexoja dhe as shkruaja më. Mora vendim të prerë një herë e mirë për këtë , sepse ndryshe, nuk zgjohesha dot në mëngjes. Mendja e trashë në trup të trashë, tallesha me veten time, duke përmbysur kuptimin e proverbit latin dhe shkoja për të fjetur fare herët; si pulat e fshatit. Të dalë ku të dalë ! Duke e vrarë trurin ca si shumë , e pësova, ta provoj një herë pa kokëçarje…
Dhe prilli i Sanos erdhi përsëri dhe gruri në arë ishte përsëri në qumësht. Kur do të na largohesh nga kooperativa, më pyeti një ditë Sanoja. Si nuk i hodhe sytë një herë tutje hundës tënde, o i shkretë, vazhdoi, je dhe goxha gazetar ! Ke frikë atë gruan tënde në qytet, më duket…
Nuk i ktheva përgjigje, por vetëm tunda kryet i brengosur. Por ti, a më beson, që kisha filluar ta dashuroja dhe të bëhesha xheloz për të ? E, pra, si t’ia bëja, si të sillesha ? Brigadierin tonë e kisha bërë prej kohësh mik për kokë dhe, e dija që do të më ndihmonte, po ta donte puna, por, nga ana tjetër, do t’i çudisja të gjithë me sjelljen time të papritur dhe krejt të dënueshme. Pa shih, pa shih, do të shfrynin ugareve, i dolën puplat gazetarit; filloi ta dredhë edhe ai me atë të tërbuarën! Sanoja, nga ana e saj, as që pyeste për njeri, madje as për burrin dhe, herë – herë e shthurte gojën fare. Po mëkati më pëlqente, më intrigonte papërmbajtshëm dhe më bënte trim! Fundi i fundit, më kishin dënuar fare pa të drejtë, prandaj unë do të hakmerresha . Moralin askush nuk e do për vete, gjithmonë e shërbejnë për të tjerët…
Kështu ia mbusha mendjen vetes dhe një pasdite nuk u ktheva si zakonisht për në qytet, por shkova në shtëpinë e brigadierit tonë dhe piva me të nja dy gota raki. Kur dola q’andej e mora biçikletën përdore dhe u futa mes për mes fshatit, Kushedi ç’pamje qesharake duhet të kem pasur, ashtu gjysmë i dehur, me këpucë të shkelura mbrapa, pantallona pa asnjë lloj forme, këmishë të zbërthyer gjer te rripi i mesit…
Por, e dija ku po shkoja. Te Sanoja ! Lavdi Zotit, shtëpia e saj ishte paksa e mënjanuar nga të tjerat. Ç’kemi, i thashë, sapo e pashë në oborr me një thupër të gjatë në dorë, me të cilën po shtynte pulat për në kotec. Ndërkohë, m’u kujtua që atë ditë ajo kishte mbëltuar qepë e përkulur mundueshëm.
E, profesor, u rrëmbye ajo, më nge dukesh; eja ma ndihmo një herë në mësime këtë djalin tim të madh. Kungull gardhi është !..
Mbështeta me qejf biçikletën pas një peme dhe hyra në oborr. Sanoja më solli një karrige, të cilën duhej shumë guxim ta quaje të atillë dhe unë u ula.Sakaq, i biri, një zdap i gjatë, erdhi e më zgjati dorën. Atë dëgjon ti; e ku di gjë ajo ? – më tha për të ëmën dhe, iku nga oborri me të katra.
Një herë më quan gazetar, një herë profesor, një herë frikacak , s’merresh vesh fare dhe ti – iu lëshova Sanos. Ajo nuk reagoi fare, por hyri në shtëpi, prej së cilës vinte një erë e këndshme gatimi.
Eja të pish një kafe, më ftoi Sanoja që nga dera e hapur, përjashta nuk rrihet më. U bë shumë fresk.
Shih, e marra, thashë me vete, kurse asaj: lere kafen këtë herë, sepse po hyra brenda mora fund fare, të gjithë po na ruajnë ne. Prapë do të takohemi…
I hipa biçikletës dhe u lëshova në të tatëpjetën e udhës së fshatit, por m’u duk sikur dëgjova një të qeshur që shpërtheu si dallgë, që më spërkati mbi shpinë. Sa keq, sa keq, kur lë pas një femër që shprehet për ty: ah, i shkreti, s’qenka i zoti për asgjë…
Por le të thoshte ç’të donte Sanoja për mua! Mjaft i kisha marrë në qafë fëmijët dhe gruan me dënimin tim absurd për botimin kinse të një shkrimi që aludonte haptazi për shpenzimet e tepruara të disa anëtarëve të Byrosë. Po, ku dreqin e kishte atë burrin e saj brinjar ? Mos ndoshta brenda në shtëpi? Ruajna, Zot !
Megjithatë, Sanoja nuk bënte për në shtëpi. Ajo ishte e mirë në një mjedis me bar të lartë dhe pemë rreth e rrotull. Ndërkohë , në fshat kisshte rënë paqja e mbrëmjes, teksa unë dola në rrugën automobilistike. Erën e kisha kundër…
Vazhdojmë. Po më ndjek ? Në rregull… Të nesërmen në mëngjes u lëshova përsëri drejt kooperativës sime të shtrenjtë dhe erën , sigurisht , e kisha përsëri kundër. Kisha frikë se mos më shpohej ndonjera nga rrotat, sepse kopertonat e biçikletës ishin tepër të përdorur dhe vende – vende të qepur me spango, si opingat. Mezi gjeje kopertona të rinj asokohe: ti e mban mend ? Le, që ç’gjeje atëherë ! Prapa, në skarë kisha vënë bukën, vaktin e drekës, djalosh, dietë e varfër sa më s’ka, por, edhe atë të shkretë shpesh detyrohesha ta haja pak si mënjanë, sepse isha i vetmi në brigadë, që haja bukë gruri. Fshatarët e munduar nuk thoshin gjë, por mua më dukej sikur ndonjeri edhe turfullonte me vete: ne që prodhojmë grurë, hamë bukë bajate misri të çembrionizuar, kurse ky birboja antipushtet e antiparti na vjen e na kapardiset me bukë gruri.
Në kooperativë mbërrita shpejt, megjithatë përherë gjeje dikë që kishte vajtur para teje. Plehrat kimike, pesticidet dhe insekticidet ishin produktet që urreja më shumë dhe atë mëngjes, për dreq, pikërisht me shpërndarjen e tyre po merreshin.
Do të më rregullosh fëmijët në shkollë të mirë, kur të fillosh punë si mësues në qytet, m’u drejtua brigadieri, sapo më pa. Qesha, Patjetër i premtova, sepse ai kishte të drejtë. Askush nuk do të më kthente më mua në gazetari. Do të më caktonin diku mësues dhe kaq. Po ku ta gjeja edhe mësuesinë !
Brigadieri thirri Sanon, kinse me ashpërsi dhe kur ajo u afrua, na u drejtua të dyve: do të shkoni të qëroni kanalin pas vreshtit, jua tregoj unë ku ndodhet, duro ti lakute e dreqit (ti grykëse me një fjalë…) Kanali është mbushur dhe ka zënë lëpushka anëve. Prisni, t’ju çoj gjer atje Culja, sepse është ca si larg .Cule ! Hajde këtu , more lakoç ! Merr karrocën shpejt dhe hiqmu nga sytë ! Pse më thua gjithmonë lakoç, u nxeh Culja, unë ia fus edhe pelës, po të dua; ti më quan lakoç…
Në karrocën që na kalamendte si për të lodruar, u ulëm përballë njeri – tjetrit. Nuk flisnim, por vetëm vështroheshim dhe mua më dukej sikur dy shtjella të ndritshme flake, përziheshin e përziheshin. Midis këmbëve tona ishin veglat e punës. Ah, ç’vegla ! Çnuk provon i ziu njeri! Pa le të shihje ç’këpucë kishim mbathur! Edhe tani më vjen turp, kur i kujtoj. O, Zot, thundra të vërteta, të lerosura me baltë dhe bajgë bashkë. Po, po , ja unë, miku yt elegant dhe e dashura e tij që i hidhej gjoksi përpjetë si baticë deti. Por arat përreth ishin mahnitëse ! Kisha filluat t’i ndjej bukuritë e tyre me ato dekore, që lëviznin stinë pas stine. Atë mëngjes fëshfëritës ato i krihte flladi gjithë kujdes dhe, kikat e njoma dhe të qumështëzuara të grurit përqafoheshin e ndaheshin sipas një ritmi dehës.E shtriva vështrimin gjer tutje, ku vlonte dielli dhe provova po atë kënaqësi që provon kur shtrin gjymtyrët e mpira…
Karrocieri, që nuk pranonte të ishte i tredhur, na la në një zabel me drurë të ndryshëm, nga ku nuk shihej kanali kullues, prandaj m’u desh të përqëndrohesha një moment për të gjetur anën e zgjatjes së tij. Sanoja, ndërkaq kishte lëshuar veglat e punës dhe çantën e saj të madhe rrëzë një akacieje dhe ishte ulur edhe vetë. S’kisha pikë emocioni dhe më erdhi keq për veten. Por edhe po të kisha pasur emocion, përsëri do të më vinte keq për veten , ndonëse për një tjetër arsye…
Nga t’ia fillojmë, iu drejtova Sanos. Bobo ! – ç’pyetje bëra, thashë me vete në çast dhe prita që ajo të më kthehej , nga të sat’ëme!…
Por ajo më tha tjetër gjë: ulu një herë të marrim frymë! Pastaj ; sa i madh që je, sa një buall…!
Më është dhjamosur truri këtu te ju, ia ktheva dhe qesha me gjithë shpirt.
Ishim përsëri ballë për ballë, ajo e mbështetur pas akacies, unë i ulur këmbëkryq si shkronjësi egjyptian i Luvrit.
Sa e bukur ishte, sa të bardhë e kishte lëkurën dhe sa të shtrirë, a thua se s’rreshkej tërë ditën e ditës së punuari në diell, por qëndronte para pasqyrës për t’u lyer e zhgërryer…
Sa e bukur ishte Sanoja dhe sa e pavetëdijshme për shumë gjëra ! Më shpartallonte pavetëdija e saj ! Nuk shqetësohej dhe nuk mërzitej asnjëherë për ato që bënte. Ndoshta s’e jepte dhe veten, jo, jo, nuk e besoj.
Gjunjët i mbante të përthyer dhe këmbët të çapëlyera dhe te pantallonat e saj prej kooperativisteje, mbi vaginë, vura re një njollë, që hapej. Kishte derdhur dhe unë u ndjeva fajtor! E mbërtheva vrullshëm nga krahët dhe, pothuajse, zvarrë – zvarrë shkuam dhe u zhytëm mes barit dhe drizave. Sanoja më godiste fort me grushte, më kafshonte përvëlueshëm , ku të mundte dhe më shante tërë kohës. Më pas filloi të rrënkojë mbyturazi dhe thellë, teksa sytë i mbante të hapur, shumë të hapur, gati të shqyer; por, të siguroj se ajo nuk shihte asgjë me ata sy. Hera – herës i kalonte mbi fytyrë një dritë ekstaze, si rrezja e diellit mbi cipëzën e ujit. E kuptova, do të shqiteshim prej njeri – tjetrit, kur të shkrehej dhe të lëshohej krejtësish ajo. E shkreta Sano! Vetëm erë të mirë binte; hë, pra gjeje …
Aty nga ora dymbëdhjetë, u ulëm të hanim. O, sa gjëra të mira kishte me vete Sanoja! Ku i gjente ? Më dha mua nga të tëra, kurse unë asgjë, kështu që nuk mund të quhet se kryem një shkëmbim. As bukë gruri ( o Zot ! Mendo sa shumë ka tani ..) nuk i dhashë. S’e shpjegoj dot këtë moment, por të siguroj, që ajo do të fyej po t’i jepja. Do të të rrahë ajo qytetarja, kur të kthehesh në shtëpi, mor i shkretë, më ngacmoi, do të të zhveshë në darkë, por ti i thuaj se më pickoi nepërka….
Por unë haja me ngut dhe s’i ktheja përgjigje. Ore, filloi përsëri ajo, po edhe ju të qytetit njëlloj e bëki këtë punë ?!
Kështu më tha, mos u gajas, por, a e merr me mend se me ç’ton ma tha ? Sikur s’ishte ajo që pak më parë gërvishtte qiellin me gishtrinjtë e këmbëve. Rrinte pranë meje , me një shprehje të atillë në fytyrë, sikur kërkonte ëngjëjt e saj, diku përreth…
Pas disa muajve u caktova vërtet mësues në një shkollë tetëvjeçare të qytetit,i riedukuar plotësisht tashmë dhe, me punën që bëja, më dukej ( ç’budalla !) e pameritueshme buka që haja. E çfarë se ! Duke kryer punën fisnike të mësuesit. Por ti më kupton; mësimdhënia për mua ishte si një punë çiliminjsh para ferrit në kooperativë, ndonëse edhe aty Zoti i lumnueshëm, kishte hedhur një mëkatare…
Unë s’prodhoj bukë, arsyetoja si lejfen në fillim, si mund të kem të drejtë të ha ? Sanoja? A u lidha më tej me të ? Ah, kurrë nuk do t’i harroj ethet erotike të saj ! Sa shumë m’i pakësuan vuajtjet e riedukimit lidhjet me të ! Zgjimi i asaj femre ishte si zgjmi i natyrës, edhe letargjia e saj po ashtu ishte, si e natyrës. E dashurova atë femër fshatare dhe shqetësohesha për të. Kurse ajo nuk më dashuroi. Asnjëherë. E, ç’të më dashuronte mua! Unë e pëlqeja edhe kur e humbte turravrapin nëpër fushë, edhe kur s’i shkëlqente më fytyra, edhe kur s’kishte më magji dhe guxim. Ti po tallesh, tek më dëgjon, që deklamoj i frymëzuar, por, ta dish : ti asaj femre nuk do t’i rezistoje dot ! Si ? Nuk do të kishe mbetur pa i shkuar prapa, desha të them.Hiperbola Sano të tregonte se ka jetë ! Se ka vdekje, ti e dije vetë.Ashtu, hë, një mesazh filozofik i mrekullueshëm? Po, mirë, le ta pranojmë, përderisa ti pate kënaqësi ta quash të tillë. Sanoja; është më mirë të çuditesh pak, sesa të dëgjosh të vërteta të ujdisura, ishte gjithë delikatesë sensuale dhe këtë e kuptoje dhe e ndjeje më mirë, kur ndaheshe prej saj, siç u ndava unë prej ikjes. Ha ha ha ! Ja, po qesh edhe unë me ty, madje, duke pasur nevojë, por dëgjo happyend-in: një pasdite pranvere, një pasdite prilli, pra, me shkundje lulesh, me rrëqethje dhe parandjenja, u nisa për te Sanoja. Pas kaq e kaq muajsh ! Erën, sidoqoftë , e kisha kundër…

dy ëndrra, një ide, një varr pa fe! (prozë urbane ) – Nga Bajram Sefaj

 

ëndrra e ditës…

Në ëndrrën e gjumit të ditës së pashpresë mërgimtare, në pëlhurën imagjinare të saj, me shfaqet qartë: në një faqe e tërë të Milosaos e zinte tregimi im! Befasia ishte aq e me madhe nga se ishte tekst që nuk e kisha shkruar fare! Fare nuk e kisha nisur në adresë të asnjë redaksie, për botim! Tregimi ishte shtypur me shkronja të praruara, si të argjendta, rrezatuese dhe në fletë fine. Ishte botuar solemnisht!

Kështu e kallëzonte atë ëndrra e ditës!

Nuk ishte e rastit që ëndrra e “botonte” aty dhe pse kishte zgjedhur pikërisht faqet e Milosaos!

Ka kohë që preokupohem e rropatëm me një lloj proze, më një tip (“të ri”!) shkrimi, pagëzuar prozë urbane. Pa ditur fare se ku me shpie kjo rrugë e nisur, pa ditur as si do të dali puna e këtij projekti!

Çfarë forme do të merr, përfundimisht!

Redaktori i shtojcës për kulturë dhe art “Milosao” nga Tirana, kish guximin intelektual dhe përgjegjësinë profesionale që të botojë, tri herë radhazi, këto shkrime me titull të përbashkët “Prozë urbane”. Deri në këtë dekik dramatik, nuk ma thotë kush dot asnjë fjalë në lidhje me këtë lloj shkrimi, kur është pa zhanër, pa përkatësi gjinie e stili! Pa temë bosht, pa konflikt të brendshëm as të jashtëm, e trille të ngjashme…

!?!

Jam midis flakesh. Vishkull jam!

Midis mjegullash, pa busull!

Digjem, piqem e venitëm… si kandili qe s’ka…, opinion!

Ëndrra e gjumit të ditës se pashpresë mërgimtare, shkonte edhe më tutje: kallëzonte qartë titullin fort të goditur “Bukuri shkatërrimtare”, të tregimit tim, respektivisht, te ëndrrës time mashtruese!

Akoma ende pa e grisë e shkundë perden e saj, mendova e thash: kjo mund të këtë lidhje gjaku më preokupimin tim plot ethe e siklet, që nuk me shqitet as në gumë e nuk me le rehat tash e një kohë të gjatë. Shqetësimi bëhet edhe më zaptues, më i padurueshëm, kur nis të me bre kanceri i dyshimit, si duket redaktorit të Milosaos i ka fry dikush në vesh, apo ashtu vetvetiu, është ngopë me këto tekste, kur në komentin e tij të fundit shkruan: “Proza urbane e Bajram Sefajt ishte e këndshme, ku shpesh ai e lë të gurgullojë nënvetëdijen e tij, që duhet thënë se është asfare e paqtë dhe ka shume mendime kontroverse. Proza i ngjan më shumë një të riu por shqiptuar nga një i vjetër në moshën e Bajramit”!

Kuku…!

Kuku, për mua të mjerin!

Çka me gjeti!

*

Pa u zgjuar mirë prej gjumit, si jerm të i sha, yrysh e si cjap i kam kërcyer kompjuterit!

Në faqen e parë të tij, nis radhitjen e këtij teksti që, merr rrugën drejt opinionit anonim! Gjithandej ndjekur dyshimi brejtës: pse në ëndërr nuk me ishte shfaqur ndonjë gazete tjetër, por pikërisht Milosao, që për tri vjet, (nga një në vit, 2013, 2014 dhe 2015!), i ka botua ato.

Jo xhanëm, jo!

*

Duke përfillur e përligjur vërejtën e redaktorit: “…autorit i shkon më shumë  formë mozaiku!”, kësaj radhe, prozës (time) urbane, pos që ia shtoj edhe dy fjalë: pa urbanizëm, në bisht ia var edhe një tjetër ëndërr, kësaj radhe të natës, që nuk ka asnjë lidhje, pos që është ëndërr, me të parën, një ide sekrete, dhe krejt në fund, rrëfimin e shkurtër rebel, cub e shyt: varri pa fe!

Si kurth a pabesi, le të merret kjo!

*

A s’u tha jo njëherë se letërsia i ngjason një deti të madh!

Çka s’ka në deti!

Këtë e din çdo njeri!

O njeri, ku je!

Çfarë letërsie e leshit është ajo që brenda qenies saj, nuk ka një libër me prozë urbane, qoftë edhe pa urbanizëm, madje!

Aman, aman!

 

ëndrra e natës…

Është ëndërr e ligë, e pashpirt, dinake, tinëzare…, ëndërr e keqe që nuk me shqitet këtu e një kohë shumë të gjatë. Ka shumë riprodhime, të njëpasnjëshme, ka paksa nuanca. Ka të njëjtën shtrirje dramaturgjike. Edhe shtrirja skenografike është gati e njëjtë, me pak ndryshime të padiktueshme. Sa i takon kostumeve nuk kam haber. Mbase janë ato që, në atë dekik, i kam të veshura në trup!

Ajo, shtrigë ëndërr, kurrë nuk harron të vi e paftuar e të më trazojë, deri në djersë të vdekjes, të me dhunojë. Rëndom vjen atje larg, në dhe të huaj, kur me djeg malli dhe, sa më shpejt e urgjentisht, dua të kthehem në vendlindje. Të kthehem tek të mitë…

Diçka krejt e paqartë, e pakuptueshme, e pa zbërthyeshme, enigmatike e liga ajo, ndodh diçka e panjohur, një avari, një tragjedi e mistershme, në çast, janë mbyllur e gjitha rrugët dhe shtigjet që nuk me shpijnë deri atje, të sheshi i trenit të shpejt që, për pak minuta, duhet të niset. Edhe nëse ndodhë që përbirohem disi labirinteve, sikur të ishin ato të Labirintit në pallatin e mbretit Minos, atje në Knosos të Kretës…

Ëndrra kurrë nuk gabon e të me shpie në drejtim të ndonjë aeroporti!

 

një ide…

Që nuk bën të kallëzohet hiç, para se të ndodhë, ashtu siç pritet të ndodhë! Në një dite me diell e rreze drite shumë, të kësaj verë po sa ajo t’i hapë dyert ndonjë herë!

Rrëfimin e saj, pra, e kapërcej, e lë për atëherë kur t’i vjen vakti. Atëherë do t’ia heq duvakun e nusërisë, kur do t’ia heq vellon e misterit. Do të ndodhë kjo kësaj vere, para se në Tiranë, ani pse boll lakmoj të ndodhë atje, do të ndodhë para Bibliotekës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, atje ku bëhen gati  të gjitha përurimet e librave të ri, të shkrimtarëve tanë, nga Kosova dhe Shqipëria amë.

Si do të duket ky promocion, nuk jam në gjendje në them tani. Kush do të flas e çka do të thotë, jo, por që do të jetë promocion i zjarrtë dhe i kallur flakë, justifikoj qysh tani.

Spektakël unik dhe origjinal do të jetë, garant!

Jini të pranishëm, do të bindeni!

 

një varr pa fe!

E kishim një kryq mbi varr, në një melodi të popullarizuar!

Që erdhi fluturimthi nga Korça, pikërisht nga Sanremo jonë e bukur, bashkë me një kanconën fort të qëlluar e të bukur, kur ishte, sa sentimentale, aq edhe prekëse!

Tash e kemi një gur mbi varr, në po të njëjtën melodi!

Kryqi ka pësuar metamorfozë e është zhdukur, është bërë gur!

Gur cullak, pa ngjyrë, pa fe as komb!

Gur universal. Të lumtë na!

Kur barazinë fetare e kemi kanonizua denbabaden dhe sa krenohemi, ore trim, deri në krekosje, duke e njomur, orë e çast, atë thënien e poetit tonë, Pashko Vasa:”Mos shikoni kisha e xhamia, Feja  e shqiptarit, asht shqiptaria”!

Ku na mbeti krenaria, ku na mbeti harmonia (fetare)!

Kuku për ne sa shumë e thellë ka hy në palcën tonë frika trishtuese që na ka pushtuar krejt…

Jo etëm që nuk guxojmë të bëjmë kryq, por, as ta kthejmë kokën nga maja e lartë e kambanores se Katedrales madhështore Nëna Terezë në Prishtinë, që bën jehonë nga kupa e qiellit, kur duhej të ishte blu, e që mjerisht nuk është i pastër!

Të mjerët na, të mjerë!

As gjumin e përmotshëm nuk mund e bëjmë rehat e pa droje, me një kryq mbi varr!

Varret tona janë të pa fe!

Aman, aman!

——————————

 

(diku në Francë, 2015)