VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

KQZ-ja zbaton vendimin e Supremes për numërimin e votave të diasporës

By | October 31, 2019

Komentet

Kur viktimat e demonëve vuajnë, atëherë demonët ndihen të lumtur?! Nga Skënder MULLIQI

Atmosfera politike që na kan krijuar këto struktura, me asistimin e mediave të tyre, është atmosferë e sëmuar ngjashëm më veprimet psikopatike në shumë filma. Është brengosëse preukopimi dhe fiksionet e tyre që më çdo kusht të qëndrojnë në pushtet! Këta njerëz të gardës së vjetër politike , jo që nuk po heqin dorë nga pushteti, por i kan filluar paralajmërimet e reja kërcënuese. Janë mësuar më pushtet autokratik , dhe janë mësuar edhe më të mira materjale të popullit. Këta kanë të drejtë të na shajnë , rrahin, burgosin , vrasin dhe të pshurrin e dhinë mbi neve, e ne të mbesim më sy lartë kah qielli, në mëshirën e tyre , kur atyre ju bëhët mjaftë. U lëshuan si ujqëritë e tërbuar në luftë kunder ,Albin Kurtit midis pandemie, qe së bëjnë njerëzit normal të kësaj bote. U treguan së janë të sëmuar pas pushtetit, u treguan së janë klane dhe tarafe perfituese .U treguan së nuk kan tru për shtet. Retardimet e tyre kan edhe karakter emocional. Kjo është një sëmundje , më e madhe së shizofrenia. A ka gjë më taksirat për një popull që këta njerëz ta na diktojnë jetën shoqërore e politike? Sulmet e tilla akute retarduese emocianale, tashmë janë bërë të rrezikshme . Kërcnimet e tyre kan kaluar na sadizëm të hapur.Të gjitha këto po bëhën për motivin e vetëm së këta njerëz veq pushtetit dhë parasë nuk shohin asgjë përpara veti. Reakcionet e tyre janë të tilla. Po gjejnë motive të rreme dhe fallco, e cakun e kan krejtë të mbetja më çdo kusht në pushtet. Këta janë duke na mundur momentalisht të gjithëve , por jo edhe të vërtetën. Këta po bëhën gjithnjë e më të rrezikshem edhe për fëmijët tanë , për familjët tona. Po shohim dhe po ndëgjojme së çfarë privilegjesh shoqërore kanë për vete, bashkë më familjët e tyre .Këta po e shohin veten si elitë dhe qytetarë të klasit të parë, kurse të gjithë neve që jemi shumica, si qytetarë të rendit të dytë, apo hiq kurkushat. Ne, sot po jetojmë në një sistem që ngjanë në fashizëm të vërtetë. Kosova nuk ka mbetur as shtet e as koloni. Kosova po rrezikohet të zhbëhet! Kosovën nuk po e mbron askush! Gjithashtu bëhët fjalë edhe për dehumanizim . Kosova po stagnon .Nuk po lirohemi nga krizat politike dhe institucionale, deri në acarim për eskalim të situatës.Gjendjën nuk po e lënë të përmirësohet .Kur viktimat e demonëve vuajnë, atëherë demonët ndihen të lumtur. Ata popullin e vet e konsiderojnë më shumë si të pavlerë, si diqka iracionale. ”Bota nuk kërcnohet nga njerëzit që bëjnë keq , por nga ata që i lejojnë”-Albert Ajnshtajn.

Albin Kurti hidhet në sulm menjëherë pas dorëzimit të detyrës, thirrje qytetarëve: Nënshkruani peticionin në shesh!

Ish-kryeministri Albin Kurti shkruan në “Facebook” se zgjedhjet janë qëllimi i tij politik, pasi sipas tij, zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik.

“Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri tani”, shkruan Kurti.

Kush është Goran Rakiç, zëvendëskryeministri i ri që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës

Me qeverinë e re të Kosovës të Avdullah Hotit, zv.kryeministri i ri do të jetë një serb. Bëhet fjalë për kryetarin e Listës Srpska, Goran Rakiç.

Ai do të ketë jo një por dy pozicione në këtë qeveri, do të jetë zëvendëskryeministër por dhe ministër i Pushtetit Lokal.

Kush është Goran Rakiç

Rakiç është me profesion është ekonomist, ai ka lindur në 1971 në Mitrovicë. Ai është i martuar dhe është babai i dy fëmijëve.

Goran Rakiç ka mbajtur detyra të rëndësishme edhe më parë, e më e fundit është kryetar i Mitrovicës së Veriut. Për shkak se mbante këtë rol para se dje të emërohej zv.kryeministër, Mitrovica e Veriut do të shkojë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ligjet e Republikës kërkojnë që në momentin që një kryetar komune pranon pozitën e ministrit, ai duhet të japë dorëheqje nga pozita e mëparshme. Si rezultat Mitrovica e Veriut brenda 45 ditësh duhet të mbajë zgjedhjet e reja për kryetarin e ri.

Rakiç ka kryer funksionin e kryetarit të komunës së komunës së Mitrovicës së Veriut që nga viti 2014. Ai e fitoi mandatin e tij të dytë katërvjeçar në vitin 2017 duke fituar zgjedhjet lokale. Që nga viti 2017, ai ka qenë dhe kryetar i Listës Serbe.

Mirëpo emërimi i tij si zv.kryeministri i ri nuk është pritur mirë nga të gjitha palët. Partia Zgjidhje ka reaguar ashpër, duke thënë se Rakiç nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe akuzohet si nxitës i trazirave dhe si i përfshirë në korrupsion.

“Rakiç nuk e njeh shtetin e pavarur të Kosovës dhe e cilëson si Beogradi, Kosova dhe Metohia. Është akuzuar si nxitës i trazirave të marsit 2014 në veriun e Mitrovicës dhe për përfshirje në korrupsion. Sot Kosova do të ketë jo vetëm një qeveri me partitë humbëse të zgjedhjeve të tetorit 2019, që nuk njeh vullnetin e shumicës së zgjedhësve, por edhe e varur nga Beogradi. Lista Serbe do të ketë edhe poste të tjera në agjenci dhe ministri, që kanë lidhje me sigurinë publike të Kosovës”, thuhet mes të tjerash në denoncimin e Partisë Zgjidhja.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, qendra për gazetari hulumtuese në Serbi e njohur ndryshe si CINS, akuzoi Goran Rakiçin se ai ka prona dhe të ardhura të cilat nuk i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Beograd.

Po ashtu kjo Agjenci thoshte se është duke verifikuar nëse Rakiç dhe pesë funksionarë në Kosovë kanë shkelur ligjin, ku nëse vërtetohet një gjë e tillë, ata edhe mund të sanksionohen.

Sipas Ligjit për Agjencinë Kundër Korrupsionit, të gjithë zyrtarët janë të detyruar të paraqesin një raport mbi pasurinë dhe të ardhurat kur ata marrin një detyrë, e nëse ka ndonjë ndryshim të pasurisë, apo raporte të jashtëzakonshme nëse ka të ardhura që tejkalojnë pagën mesatare vjetore.

Po ashtu pak ditë më parë, kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti u shpreh u alarmuar pas lajmeve se Goran Rakiçi mund të bëhej zv.kryeministri i ri.

Ai e quajti atë satelit të Alekandër Vuçiçit dhe shtoi se po i fut duart thellë në informacionet sekrete të Kosovës.

Ai ka kritikuar ashpër koalicionin e ri dhe u bëri thirrje deputetëve të mos e votonin qeverinë e re të formuar edhe nga Lista Serbe.

Lista serbe ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës, të cilët i dhanë votat LDK-së që të miratonte qeverinë.  Qeveria e re e koalicionit LDK-AAK-Nisma-minoritetet u votua dje me 61 vota pro, 24 kundër dhe 1 abstenim.

16 kamionë nga Serbia futen në Kosovë me dokumentet “Republika e Kosovës” (video)

Pasi në dokumentet e tyre iu kanë referuar Kosovës si Republikë, 16 kamionë me mallra nga Serbia kanë hyrë në Kosovë.

Por 13 kamionë të tjerë që nuk u ishin përmbajtur masave të reja të reciprocitetit, nuk janë lejuar të futen në Kosovë.

Sipas zëdhënësit të Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci, vendimi ka dhënë efekte, duke kthyer mbrapa disa mauna, por nuk ka ndaluar importet në tërësi nga ky shtet, raporton KOHA.

Vendimi për shtim të masave të reciprocitetit obligon Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës të përdorë stemën dhe emrin Republika e Kosovës në certifikata fitosanitare dhe veterinare.

Kriteret e vendosura me vendimin e Qeverisë atëherë në detyrë, sipas zëdhënësit të kësaj agjencie, Lamir Thaçi, janë duke u zbatuar gjatë kontrollit të brendshëm dhe atij kufitar.

KOHA ka provuar që të marrë një qëndrim nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, përkatësisht nga Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Beograd se sa kompani serbe kanë kërkuar leje nga zyra për eksportin e mallrave në Kosovë sipas rregullave të reja tregtare, por ajo nuk është përgjigjur gjatë ditës së mërkurë.

Përveç vendimit, Ministria e Ekonomisë ka miratuar një urdhëresë për zbatimin e masave të reciprocitetit në marrëdhëniet tregtare me Serbinë.

Me të i kërkohet Inspektoratit të Tregut t’i largojë nga tregu të gjitha mallrat nga Serbia që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe legjislacionin në fuqi, duke u kushtuar vëmendje të veçantë shenjave kombëtare të konformitetit.

Qeveria e udhëhequr nga Kurti, më 31 mars, kishte marrë vendim për heqjen e taksës dhe vendosjen graduale të reciprocitetit, ndërsa pak para largimit nga pushteti i ashpërsoi ato.

Heqja e taksës ka ndikuar që importet nga Serbia për dy muaj të jenë afro 35 milionë euro, ndërkohë eksporti vetëm rreth 3 milionë euro.

Isa Mustafa paralajmëron një vendim të shpejtë të LDK-së për Vjosa Osmanin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se ka pritur që Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani ta drejtojë seancën ku u votua qeveria në krye me Avdullah Hotin.

“Është një vendim dhe përcaktim i saj. Edhe pse nuk pranoi, seanca u mbajt. E vlerësoj drejtimin e seancës sot nga Kujtim Shala si nënkryetar i Kuvendit. Kam pritur që Vjosa Osmani si anëtare dhe nënkryetare e LDK-së do ta drejtojë këtë seancë dhe do ta përkrahë zgjedhjen e Avdullah Hotit, por nuk ndodhi. Nuk shoh arsye që dikush që është anëtar i LDK-së të mos e përkrahë familjen e vet në çastet jetike të saj, sepse edhe ky moment ka qenë jetik për LDK-në dhe Kosovë”, ka thënë i pari i LDK’së, derisa ka paralajmëruar se kjo çështje do të diskutohet në parti.

“Ne do të diskutojmë në Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryesi të LDK-së. Nuk janë çështje që mund t’i anashkalojmë, sepse janë sjellje që nuk janë në harmoni me atë çfarë Statuti i LDK-së thotë për çdo anëtar të LDK-së. Besoj se shpejti do të marrim vendim për këtë. Sot kemi një rast të veçantë dhe nuk dua ta vë në hije duke u marrë me Vjosa Osmanin dhe ata që nuk kanë votuar sot”, tha Mustafa.

I pyetur se a do të jetë Vjosa Osmani në selinë e LDK-së ku po festohet për qeverinë e re që do të drejtohet nga Avdullah Hoti, Mustafa ka thënë se dyshon se do të ndodhë një gjë e tillë.

“Meqë Vjosa Osmani nuk ishte në Kuvend, dyshoj që do të jetë edhe këtu. Por këtu janë ata që e duan LDK-në”, kathënë Mustafa./Express/

Më 3 qershor 2005 u bë atentati kundër gazetarit të shquar shqiptar Bardhyl Ajeti

VOAL – Më 3 qershor 2005, gazetari i shquar shqiptar Bardhyl Ajeti u qëllua nga afër në kokë me pistoletë ndërkohë që kthehej nga puna për në shtëpi. Pas një qëndrimi të shkurtër në Spitalin e Prishtinës, ai u dërgua në një spital të Milanos (Itali).

Më 25 qershor 2005 ndërroi jetë në një spital të Milanos Bardhyl Ajeti (lindur më 29 maj 1977), kolumnist i gazetës së përditshme Bota Sot, e cila botohej në Prishtinë, në Shkup, në Zyrih dhe në Nju Jork. Bardhyl Ajeti shkruante kolumna të përditshme për gazetën Bota Sot, gazetë që përkrahte dhe mbështeste liderin shqiptar, arkitektin e pavarësisë së Kosovës Ibrahim Rugova, themelues dhe udhëheqës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partia e parë shqiptare pluraliste.

Në kolumnat e tij Bardhyl Ajeti denonconte krimet politike në Kosovë dhe kërkonte daljen e vrasëve dhe urdhëruesve të vrasjeve para drejtësisë.

Disa javë para se të vritej, Bardhyl Ajeti i kishte shkruar një letër Komisionerit të Përkohshëm të Mediave pranë UMNIK-ut, i cili ishte mbikqyrës ndërkombëtar i mediave në Kosovë. Në lerën e tj Bardhyl Ajeti i shkruante komsionerit se jeta e tij ishte nën kërcënim.

Në një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit është theksuar se nuk janë bërë hetime për vrasjen e Bardhyl Ajetit.

Bardhyl Ajeti nuk ishte i vetmi gazetar i Bota Sot i vrarë në Kosovë. Bekim Kastrati, vrarë më 19 tetor 2001 në fshatin Llaushë pranë Prishtinës, ishte gjithashtu gazetar i Bota Sot.

Edhe Enver Maloku i cili u vra në Prishtinë më 11 janar 1999 ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Bota Sot. Gjithashtu Xhemail Mustafa, i cili u vra më 23 nëntor 2000 ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Bota Sot.

Aliu: Pajtohemi për një qeveri tranzitore me Murat Jasharin kryeministër

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se partia e tij do të përkrahte një qeveri tranzitore të cilën e ka propozuar kryeparlamentarja Vjosa Osmani, në krye me Murat Jasharin si kryeminsitër.

“Mendoj që është një ide e mirë të kemi një qeveri tranzitore tu e pasur parasysh që kjo qeveri që ka qenë e varur prej listës serbe. Qeveria do të duhej të udhëhiqej nga Murat Jashari”, ka thënë Aliu.

Vjosa Osmani, ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese një ditë para seancës ku pritet që të votohet qeveria në krye me Avdullah Hotin.

Ajo ka thënë se pavarësisht mospajtimeve rreth disa pjesëve të arsyetimit të Gjykatës, Kushtetuta jonë nuk lë hapësirë e rrugë tjetër sa i përket zbatimit të vendimeve nga ana e institucioneve.

Osmani ka theksuar se zgjedhjet janë i vetmi opsion.

“Politikisht, siç e kam thënë edhe në të kaluarën, zgjedhjet janë i vetmi opsion që do të mund të rikthenin legjitimitetin e institucioneve”, ka theksuar ajo për Blic.

Por në ndërkohë, ka shtuar ajo, deri sa do të krijoheshin rrethanat për zgjedhje për shkak të pandemisë, “mendoj se e vetmja mënyrë për të parandaluar polarizimin ekstrem dhe përplasjet e mëdha në këto kohë sfiduese do të kishte qenë një qeveri tranzitore, ta zëmë për 6-9 muaj, e udhëhequr nga një figurë unifikuese mbi-partiake dhe me ministra teknik”.

Kjo sipas Osmanit, do mundësonte tejkalimin e krizës politike e ekonomike, përgatitjen për organizim të zgjedhjeve të reja, arritjen e konsensusit rreth dialogut dhe mbrojtjes së integritetit territorial.

Kryetarja e Kuvendit konsideron se qeveritë që janë të varura nga Lista Serbe, nuk kanë sjellë stabilitet.

Duke marrë parasysh që edhe Qeveria Hoti do të varet nga votat e Listës Serbe, Osmani konsideron se asnjë vendim më nuk është vetëm i Kosovës, por si rezultat i kompromiseve me Serbinë.

“Qeveritë që varen në tërësi nga Lista Serbe asnjëherë nuk kanë sjellur as sukses e as stabilitet, sepse varshmëria nga Lista Serbe rrezikon arritjen e çdo objektive apo suksesi në të mirë të vendit”, ka theksuar ajo.

Ajo paralajmëron që nëse Qeveria varet nga Lista Serbe, as ligjet e thjeshta nuk do të mund të miratohen pa pajtimin e Beogradit.

“Asnjë vendim më nuk është vetëm i vendit tonë por është rezultat i kompromiseve Kosovë-Serbi. Pra as edhe ligjet më të thjeshta nuk do të mund të kalojnë pa pajtimin e listës serbe, që do të thotë pa pajtimin e Beogradit”, ka theksuar ajo.

Ndryshe, Osmani kishte votuar kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, ndërkohë që ka kundërshtuar koalicionin e LDK-së me AAK e Nisma

NJË LUTJE PËR DEPUTETËT: MOS E VOTONI QEVERINË E TURPIT! – Nga Binak MAXHARRAJ

Ju legjislatura e re e votuar me 6.tetor 2019 ia këthyet shpinën votuesve te juaj dhe e bëtë tradhëtin e parë ndaj tyre duke e votuar mocionin e LDK për rreximin e qeverisë Kurti nen tryesnin e krimit të organizuar dhe pronto mafisë se PDK dhe LDK.

Por neser nuk duhet qe më çdo çmim te përseritni edhe tradhetin e dytë te radhës sepse kjo jo vetem qe ju turperon por edhe ju vorros për së gjalli.

Nuk keni te drejtë qe për herë të dytë brenda një muaj ti hyni tradhetisë së dytë duke ia këthyer shpinen votuesve te Juaj të cilët ju sollën në postin e deputetit. Pra,neser ju pretë edhe një provë që te mos fundosën si deputet të përseritni tradhëtinë e dytë.

Sot mos shkëlni përseri ne voten e juaj duke e votuar qeverin e turpit,qeverin e hajnave dhe plaqëkitësve të vendit,sepse nëse edhe për hërë të dytë e bëni këtë ju nuk do jeni më deputet por do te jeni tradhetar të kombit,shpërdorues së votës tecilën ua dha populli për te bërë ndryshim e jo për te instaluar përseri hajnin.plaqëkitjet dhe kapesit e shtetit te cilët e dhunuan dhe e ç’njerëzaun kët vend për me se 20 vjet.
Mbi ju dhe familjet e juaja do te bie mallkimi dhe kështu do të pëfundoni në plehun e historisë,kurse mbi familjet e juaja do te bie turpi,kurse mbi femijet e juaj do te mbetet një njollë e keqe,do te jenë te urrejtuar nga mocaniket e tyre do te përqeshën dhe injorohën si femijë qe e tradhëtuan votën e popullit.

Pra,neser larg duart nga kutia e votimit të një qeverie të dalë nga partit e cubave,mos e votoni qeverin e turpit,mos ia këtheni shpinën votuesit,sepse kjo qeveri e zorit nuk do te ju sjell asgje te re,por siç po flitet neser do te ju detyrojnë ta votoni edhe ndarën,coptimin apo korgjimin e kufirit,ata te beje faljën e gjakut te deshmorve te kombit dhe te me shumë se 12 mijë te vrarve duke ia shtri dorën e pajtimit shteti kriminel Serbisë e cila për shume decenie vrau,sakatoi,dhunoi kombin por edhe duke tentuar ta zhbijë nga trojet e veta.

Mosni ju lutë mos lejon qe fëmijte e juaj te mbetën jetima me prind,sepse gjatë gjithë jetës se tyre nuk do te gjejnë rehatin dhe do te jenë të urryer,të injoruar te veçuar nga mocaniket e tyre.

Kurse ju deputetet e sodite qe po e beni këtë turp duke e votuar qeverin e turpit për tanë jetën do te mbeteni si delet e zeza në histori, te injoruar,dhe te përbuzur.

Pra,neser jeni në provim histori sepse duke e mos votuare këtë qeveri ju do ti ndaloni pazaret për Kosovën dhe rreth Kosovës,do te shkelni mbi sakrificat e demshmorve te kombit dhe gjithë atyre qe me decenije ranë deshmorë për mbrojtjën dhe çlirimin e atedheut.

Neser për një mment këthejni kokën prapa,shikoni nga populli e jo kah kasta e korruptuar e pushtetarve,shikoni kah votuesit te cilet ju sollën këtu ku jeni për ti mbrojtë interesat e vendit,për te mbrojtë Kosovën nga ata qe e kanë qitë në pazar.

Pra neser nese keni vetem pak gjak shqiptari,nese keni vetem pak patriotizm ne shprtin e juaj duhet ti delni zot Kosovës.
Sepse Kosova është në rrezik,ajo kërkon mbrojtjën nga ju.Këtë më se miri do ta beni duke emos votuar këtë qeveri te kuinslingëve,te hajnave dhe plaqekitesve.Dhe kështu do te jeni në nivel te detyres si deputet,përndyshi do te përfundoni ne plehun e historisë,te tradhëtis,kurse Kosoves do ti çkapën pjesët e sajë nga tuxharet e mbendsh, dhe te jashem.
Pra,neser populli,votuesit i kan sytë kah ju qe ta mbroni Kosovën,ta nxirrni nga këthetrat e cubave,ta ndalni lojën makabre të tyre qe po bëjnë ne damë te Kosovës dhe popullit te sajë.

Sot në sheshin “Nënë Tereza” nënshkruhet peticioni për zgjedhje të reja në Kosovë

KOSOVA

Në sheshin ”Nënë Tereza” të Prishtinës në Kosovë do të nënshkruhet peticioni për zgjedhje të reja.

Sot në 18:00 do të mblidhen firmat teksa nesër Kuvendi mban seancën e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re me mandatar nga LDK dhe kryeministër Avdullah Hotin.

Vetëvendosja kundërshtoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e quajtur të padrejtë dhe gjyqtarët të kapur por sot mund të jetë dita e fundit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në qeveri.

Kush duhet t’i nënshtrohet vetizolimit pasi të hyjë në territorin e Kosovës?

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka sqaruar se të gjithë personat që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe e kanë të kryer testin për Covid 19, jo më të vjetër se 4 ditët e fundit, nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetizolim.

Por, nëse nuk e posedojnë testin, ata nënshkruajnë deklaratën për vetizolim, për shtatë ditë.

Kështu thuhet në një sqarim për media nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar e Kosovës

Sipas komunikatës, kur ekipi mjekësor që gjendet në pikën kufitare, vlerëson se udhëtarët kanë simptoma të COVID 19, atëherë ata i bëjnë udhëzimet mjekësore se si duhet të veprojnë.

Më tutje në komunikatë thuhet se për të hyrë në Republikën e Kosovës, shtetasit e huaj që nuk kanë test të COVID 19, duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë (leje-qëndrim ose kontratë qiraje, si dhe dëshmi të tjera të pranueshme).

“Kjo bëhet në mënyrë që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetizolimit. Andaj ata persona që nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit nuk u lejohet të hyjnë në Kosovë”, thuhet në sqarim.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në Kosovë për t’iu nënshtruar provimeve, me kusht që të kthehen ne vendet e tyre të njëjtën ditë. Hyrja bëhet duke dëshmuar dokumentin studentor.

Të gjithë ata që kanë për qëllim kalimin transit nëpër Republikën e Kosovës, përjashtohen nga këto rregulla.

Nga 1 qershori në Kosovë ka hyjë në fuqi faza e tretë e lehtësimit të masave që janë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Nga kjo datë janë hapur kufijtë tokësorë, por sipas vendimit të Qeverisë se Kosovës të gjithë personat obligohen t’iu nënshtrohen kontrolleve mjekësore në kufi dhe t’i zbatojnë masat kundër Covid-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi. rel

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi nuk funksionon

Ambasada e Zvicrës në Prishtinë kanë shpërndarë një qëndrim të ambasadorit Jean Hubert-Lebet sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të cilin e kishte thënë në majin e vitit 2019.

Në përshkrimin e këtij qëndrimi të Lebet thuhet se “Është koha për të kujtuar mësimet e marra përgjatë lehtësimit dhe ndërmjetësimit në proceset e paqes”, raporton Gazeta Express.

Në pikën e parë të këtij qëndrimi thuhet se ndryshimi i kufijve nuk është një ide e cila mund të funksionojë.

Ndërkohë në pikën dy thuhet që nuk duhet të imponohet një marrëveshje.

“Besimi në mes të palëve dhe vullneti për të arritur një marrëveshje në të dy anët është jetik”, thuhet në reagim.

Gjithashtu në këtë reagim të ambasadës thuhet se procesi i paqes duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.

Sipas Ambasadës së Zvicrës “nënshkrimi i marrëveshjes nuk është pika kyçe, përmbyllja e procesit të zbatimit të një marrëveshjeje vërtet e bën ndryshimin”.

***

Time to remember lessons learned while facilitating and mediating in peace processes:
1. Changing borders does not work
2. Never force an agreement. Trust between the parties and willingness to reach an agreement on both sides is essential
3. A peace process must be inclusive and transparent
4. The signing of an agreement is not the key point, concluding the implementation process of an agreement really makes the difference
For more details, please read the full statement by Ambassador Lebet in May 2019.

Shembje e dheut në Minierën e Artanës, vdesin dy minatorë

Dy minatorë kanë vdekur si pasojë e shembjes së dheut në Minierën e Artanës.

Hysen Vrajolli, ushtrues detyre i kryeshefit të ndërmarrjes Trepça, në kuadër të së cilës funksionon edhe miniera e Artanës, për Radion Evropa e Lirë, ka konfirmuar se dy minatorë kanë vdekur dhe një është i lënduar lehtë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilat po punojnë në nxjerrjen e trupave.

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, ka bërë të ditur identitetin e minatorëve që kanë humbur jetën.

“Idriz Gerbeshi ka qenë xehëtar me banim në Hajvali, ndërsa Haki Arifaj inxhinier i diplomuar i xehetarisë nga fshati Gllogovc, komuna e Lipjanit”, thuhet në komunikatë.

Ngjarja, sipas kësaj ministrie, ka ndodhur pas shembjes së pa pritur të masës shkëmbore në minierën Artana.

“Autoritetet e Republikës së Kosovës po angazhohen maksimalisht për t’u dalë në ndihmë të gjithë minatorëve dhe familjarëve të prekur, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të përkujdesën që punëtorët të jenë gjithmonë të mbrojtur në vendet e tyre të punës. Ai ka thënë se ndjehet thellë i pikëlluar me humbjen e e jetës se dy punonjësve në Minierën e Artanës.