VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kosovës i duhen institucione të shëndosha!! – Nga Skënder MULLIQI

By | November 11, 2019

Komentet

Po kush është ky farë Agim Veliu që kërkon përgjegjësi dhe sqarime nga Vjosa Osmani? – Nga BINAK MAXHARRAJ

Po kush është ky farë Agim Veliu që kërkon përgjëgjesi dhe sqarime nga Vjosa Osmani. Është askushi,nje hiq i hiqave. E mjera LDK kend po e mbanë Brenda!

Jo,nuk është aspak e çuditëshme qe përsekutori i tipit te diktatorit Enver Hoxha mbrenda LDK Agim Veliu të mere kurajon dhe guximin që te kërkoj “sqarime nga Vjosa Osmani për takimin e rastësishëm të Vjosa Osmani me liderin e LVV Albin Kurtin”,sepse sipas presekutorit Veli Vjosa Osmani nuk e paska te drejtën e takohet me asken,e aq me pak te bejë ndonjë foto.Mu për këtë arsye presekutori Veliu e paska denuar Vjosen me vdekje-varje.Kërkesë shumë e tmershme,hiçkokjane si ne filmat horror.

Dhe mu për këtë arësye sot persekutori I LDK Agim Veliu e paska denuar me varje ekzekttimin e Vjosa Osmani bash ne sheshin e idolit te sajë Ibrahim Rugova.

Po kush është ky fare persekutori par exelelance mbrenda LDK që kërkon të linqohet figura me e ndritëshme e LDK.Eshte askushi,nje hiq i hiqave.Një njeri I cili se bashku me Lutfi Hazirin u përqyrraven kur Vjosa Osmani u nominua për Kryeminstre nga LDK,jo pse e donin,jo pse e respektonin,por vetem për vote,sepse këta mjerana nuk ishin te zotet te dalin para popullit për te kërkuar votat.Është një njeri se bashku me Lutfi Hazirin flerton me Pronto mafin e LDK,është një njeri qe nuk e pengojnë takimet e tij dhe te Lutfi Hazirit me Sami Lushtakun,kurse Haziri shihet duke pirë uiski me shikistin Elmi Reçica.
Këto takime nuk qenkan asgje,jo nuk janë asgje për ta,gje mormale, sepse keta janë te kapur dhe te korruptuar se bashku me ta,dhe se ata nuk po deshka qe te japin sqarime për këto takime dhe flirtime të errata me Pronto mafin dhe shikistet.Por ky fare presekutori I Vjosa Osmanit se bashku më Lutfi Hazirin janë kundershtaret me të mëdhënjë të mareveshjës së LDK me LVV.dhe se po tregohën haptas is aremiq me LVV.

Mu për këtë aresye nen trysnin e ketij persekutori dhe te tjerve aty,Vjosa Osmani dhunshëm u eleminua nga pjesemarrja dhe udheheqeja e dialogut me LVVi cili do te ishte shumë më lehtë për tu arrijtë,anipse moralisht dhe ligjerisht këtë dialog ësht deshte ta udhehqe Vjosa Osmani,por ia moren dhunshem,sepse këta persekutoret së bashku me dirigjentin Isa Mustafa, realisht nuk ishin dhe hala nuk janë për nje mareveshje me LVV,te cilën,këta dhe veq këta, po e pengojnë.
Dhe ky fare presekutori me emrin Agim Veliu me arrogance e tij sikur e ka denuar me ekzekutim me varje Vjosa Osmanin ne sheshin Ibrahim Rugova,bash karshi përmendores triumfale te se mires ndaj se keqes.

E mjera LDK këndë po e mbanë mbrenda?!

Por Vjosa Osmani nuk nden fare për persekutoret e saj.Ajo fuqishem dhe krenare e vazhdon rrugëtimin e vetë për te mire te Kosovës dhe te LDK.Fuqishem ia kethen përgjegjen persektorit Agim Veliut se.kush je ti qe une te te japi ty prgjegjesi dhe saqrime.Unë jepë përgjegjesi vetem popullit qe ma dhanë votën si personi me i votuar ne Kosovë.Ajo,thjeshtë nuk ju jepë sqarime palaqove të LDK,shkaterruesve te LDK,te korruptuarve te LDK.

Pergjegjeja e sajë me dinjitoze në këtë situate ne te cilën gjendemi për këta palaqo te LDK që po e zvarrisin mareveshjen me LVV duke reaguar,duke theksuar fuqishëm së ne nuk jemi aremiq,se LDK nuk është armike me LVV dhe se potencialishtë jemi partner koalicioni,të një koalicioni te cilit ia dha besimin populli për ndryshime te medha,jemi partner te nje koalicioni më LVV,i pelqeu kjo Agim Veliut apo jo,se, se bashku do te bashkëqeverisim me LVV për një te ardhme më te mire për popullin e Kosovës.

Një herë u vjen vera kah dera! – Nga Florim Zeqa

E vërteta e shkrimeve të mia i vret grupet e interesit, por më shumë i ngjallë shpresat dhe forcon bindjet e atyre që e kërkojnë ndryshimin e madh politik në vendin tonë.
Sa herë që e godas mirë cakun, më vërsulen hijenat e politikës përmes veglave të tyre kondom me sharje e fyerje e deri në kërcënim me vrasje. Po aq herë më kërcënojmë, une do bëhem aq herë më i fortë dhe më i pathyeshëm ndaj tyre.
Ashtu sikurse dijen dhe guximin që i kam trashëgim nga të parët e mi, edhe dashurinë ndaj atdheut dhe mirësjelljen e kam begati nga familja ime e shenjtë

E nisa në këtë mënyrë tejet të pazakontë këtë shkrim për ta kuptuar lexuesi sesa e vështirë është të thuash të vërtetën në ditët e sotme.

Largimi i “mollës së sherrit”, përafron qëndrimet

Edhe pse nuk po e thonë publikisht, pengesa kryesore për mos arritjen e marrëveshjes politike për bashkëqeverisje në mes LVV-së dhe LDK-së, nuk janë (e që duhej të ishin) aspektet programore dhe as ato zhvillilore të vendit, por është ajo në mes të ndarjes së posteve ministrore, e në mënyrë të veqantë, “mollë sherri” është bërë posti i presidentit, i cili nuk do duhej të ishte fare pjesë e marrëveshjes për koalicion.
Megjithatë, sikurse për çdo pengeë, edhe për këtë ekziston zgjidhja fare e thjeshtë.
Mjafton zotimi me marrëveshje të shkruar në mes këtyre dy subjekteve (LVV dhe LDK), që as njëra dhe as tjetra nuk do të propozojnë kandidatët e përfolur, Rexhep Qosja dhe Isa Mustafa për president të vendit në vitin 2021 kur edhe i skadon mandati presidentit aktual, por që do të angazhohen për një president konsensual dhe unifiukues jashtë fushës së politikës.
Përtej kësaj, për t’i hequr të gjitha dilemat ndarëse midis tyre, LVV-ja dhe LDK-ja duhet të zotohen publikisht dhe përmes marrëveshjes së shkruar për ndryshimet kushteteese, përkatësisht nxjerrjen e një amandamenti kushtetues që mundëson zgjedhjen e presidentit drejtëpërdrejt nga populli, gjë të cilën e mundëson edhe afati i mjaftueshem kohor deri në pranveren e vitit 2021.
Ky do të ishte hapi më i qëlluar dhe më pragmatik në momentin më të duhur kohor, për kapërcimin e krizes politike, krijimin e mirebësimit politik mes këtyre dy subjekteve dhe kthimin e besimit tek qytetarët e vendit për një qeverisje ndryshe nga ato që i kishim në këto 20 vjetët e fundit.

LVV-ja të prijë me zotimin e saj

LVV-ja si fituese e zgjedhjeve të 6 Tetorit, duhet të prijë e para me zotimin e saj se nuk do ta propozoj Rexhep Qosjen për president, për t’i hapur rrugë LDK-së, që edhe ajo të jepë zotimin e saj publik se nuk do ta propozoj Isa Mustafën për president te vendit.
Kjo qasje pozitive, përveqse do të ndihmonte në arritjen e marrëveshjes politike për bashkëqeverisje mes LVV-së dhe LDK-së, do të menjanonte edhe të gjitha teoritë tjera konspirative që janë duke qarkulluar në opinionin publik.
Pra, LDK dhe LVV e kanë mundësinë e mirë ta ndihmojnë njëra-tjetrën në arritjen e qëllimit fisnik të ndryshimeve madhore politike në vendin tonë.
Në të kundertën, me kryeneqësi politike, vetëm sa do të demtojnë të ardhmen e vendit dhe qytetarëve.
Me çuarjen e sërishme të vendit në zgjedhje, përveq dëmtimit të buxhetit të shtetit, do t’ua krijojnë mundësinë partive të PAN-it që të qeverisin me vendin së paku edhe për 6 muajt e ardhshëm me kryeministrin në dorehëqje, dhe krjimin e mundësisë së artë të rimarrjes së pushtetit.
“Një herë vjen vera kah dera”, e thotë një fjalë e urtë popullore. Për LVV-në dhe LDK-në është kjo mundësia e fundit dhe e vetme për bashkëqeverisje.
Me mos arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, nga partner, do të kthehen në rival të gërditshem politik.
Me shpresën që të kem kontribuar sado pak në zbardhjen e së vërtetës dhe arritjen e qëllimit për ndryshim politik në vendin tonë, dhe thirrjen e sinqertë për arritjen e marrëveshjes së shumëpritur nga qytetarët e vendit, këtë shkrim të shkurtër po e përmbylli me një thënje të George Orwell “Në kohën e mashtrimeve universale, të thuash të vërtetën është akt revolucionar”.

Zgjedhjet e sërishme nuk janë zgjidhje për vendin.

Nuk vriten atdhetarët si Smajl Hajdaraj, o ju të mjerë…! – Nga Skënder MULLIQI

Po afrohet edhe nje pervjetor pa mikun tim , intelektualin , luftetarin e shquar , bashkepunetorin e ngusht te presidentit Rugova, Smajl Hajdaraj. Ata qe e vrane, e vrane nje pjese te lirise se Kosoves. Ata qe e vrane, e vrane edhe pavaresine e saj, per te cilen u anagazhua gjithë jetën , me familje.

E kobshme ishte dita e 17 janarit, kur hienat e nates, e vrane para deres se baneses së tij, në lagjën Fidanishte në Peje.Lajmi per vrasjen e Smajlit u hap rrufeshem, së ishte vrarë deputeti i parë i Kosovës së lirë.Ishte vrarë komandanti i luftës për Rugovë. Ishte vrarë njeriu i një Kosove e cila u errësua nga vrasjet e pas luftës .

U vranë shume dhe vdiqën në Janarin e historisë së dhembjës dhe krenarisë tonë kombëtare. U vranë njerëzit e devotshem që lufuan për shtet dhe për komb.Smajl Hajdari nuk i mungon vetem familjes , ai i mungon Kosovës dhe shqiptareve .Nuk kam mundesi lexues te nderuar dhe ju te gjithe qe e keni njohur dhe dashur, Smajlin pa e permendur faktin, se ai, sa kam punuar në Zyrën e Bota Sot, në Pejë, rregullisht më kishte vizituar , kur shumë kush e kishte dronë ta bënte një gjë të tillë.

Me vizitonte vetëm , por edhe më miqët e mi dhe te tij, Nazmi Lukaj, Tahir Cukaj e Naim Kelmendin. Smajli ishte i dashur, ishte i qiltër, tolerant, ishe burr burrash të trevës së Rugovës Kreshnike, e cila gjthmonë i dha kombit njerëz të cilët më trimëri të rrallë e mbrojtën kufirin e të parëve të tyre, dhe të Kosovës.Nuk e harrojë kurrë vizitën që ma kishte bërë Smajli edhe në shtepi, kur edhe unë e kisha një kërcnim , nga ata që e përgjakën Kosovën e pas luftës, duke lënë shumë familje pa më të dashurit e tyre.

Me Smajlin , njeriu ka pasur çka të bisedon.Ishte intelektual i kalibrit të lartë, ishte njeri më plotë vizion për të ardhmën tonë. Vrasja e pa zbardhur deri më sot,si shumë të tjera, ishte humbje e madhe jo vetem për LDK ku ja kushtojë gjithë jetën, por ishte humbje për familjën , veprimtarët dhe mbarë kombin. Edhe për ne shokët e tij, humbja e tij na tronditi në shpirt dhe në zemer, së mbetem pa mikun e qmuar, humbem njeriu që shumë e deshtëm dhe na deshti.

Smajli po i mungon edhe Kosovës. Per këtë vigan liberator,ka njeriu shume çka të shkruan, së vepra e tij ishte e madhe…E kujtojmë më nder dhe krenari mikun tonë, që nuk është më në jetë-Smajl Hajdaraj.Nuk është , së jetën dhe të ardhmën ia ndanë në dysh do hiqa që nuk do të gjejnë qetësi kurrë…Mallkimi i pret herdokur…Nuk vritën atdhetarët si Smajl Hajdaraj, o ju të mjerë…!

PASHË ANDËRR PRESIDENTIN DUKE IKË NGA VENDI! – Nga BINAK MANXHARRAJ

Jo Vetem une por cdo kush i gjalle sheh andrra. Si femije e deri vone I kame ndegjuar njerezit duke thane se mbrame e pashe nje anderr. Por nuk e di se keto andrrat a jene te saketa,a tregoj dicka,a behen zhgadrra,apo dikshe thote se mua me doli reale andrra,me doli zhganderr,etj,etj.

Une mbrame e pash nje anderr per Presidentin tone duke ikur nga vendi,duke u arratise.Duke e qartesuar pake andrren pash se si ne areroptin tone “Adem Jashari”atje pak si ne errersire vrehej nje areloplan me flamurin e Turqise ishte po i njejti aeroplane i cili para dy vieshe i kishte barte “Gulenistet”te cilet me dhune u kidnapuan dhe u deportuan ne Turqi.

Eu,thash cfare po ndodhe ketu.Kur andrra u kthellua pak me mire e vrejta nje siluete pak te maskuar e cila i perngjante presidentit tone i rrethuar prej disa njerezeve te cilet me shpejtesi vraponin ne drejtim te areoplanit.

Aeroplani me shpejtesi maksimale u ngrite na ajr dhe e mori drejrimin e duhur.

Intuita me qoje menjehere te dialogu qe po ndodhe qe dy muaj midis LVV dhe LDK.i cili eshte bllokuar per shkak te postit te presidentit te vendit,per te cilin nuk pa mujne te gjejne zgjidhje per postin e presidentit.

Me siguri ka pa anderr sikur une edhe Isa Mustafa i cili me aq ngullim po insiston qe posti i presdidentit ti takoj LDK.Nuk leshon per.Ia ka ndier eren se se shpejti posti i presidentit do te jete vakant me gjithe insistimin e tij per te marre kete poste.
Prandej presidenti,sic me kanllxoj andrra,i parapriun kesaj situate dhe per te mos i ndodhe dicka e tmershme ike nga vendi me aeroplanin te cilin posaqerishte per kete pune ia kishte derguar Presidenti i Turqia Erdogan i cili edhe i kishte siguruar azil politik si vellau per vellaun.

Kuvendi i Kosovës me përbërje të re mblidhet më 24 dhjetor

Leonat Shehu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vendosi të mërkurën që mbledhja e parë e parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit të mbahet më 24 dhjetor.

Në një njoftim të zyrës së tij thuhet se “Kryetari dhe Kryesia e Legjislaturës së Gjashtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi, do të përgatisin propozimin e rendit të ditës për Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Mbledhja e parë do të mbahet tre ditë para përmbushjes së afatit prej një muaji që filloi të numërohet më 27 nëntor kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, certifikoi rezultatet e votimeve, duke i hapur rrugën procesit të ngritjes së institucioneve të reja.

Sipas atyre rezultateve Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 26.27 për qind të votave, Lidhja Demokratike e Kosovës 24.54 për qind, Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 21.23 për qind, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate ka fituar 11.51 për qind, Lista Serbe ka fituar 6.40 për qind dhe koalicioni i Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe Partisë së Drejtësisë ka fituar 5 për qind.

Në bazë të këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka 29 vende në parlamentin 120 vendesh, Lidhja Demokratike e Kosovës ka 28 vende, Partia Demokratike 24 vende, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate ka 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, sot vazhdojnë bisedimet për një marrëveshje për bashkëqeverisje. Megjithëse të dyja subjektet kanë arritur pajtim për programin qeverisës, ato po përballen me një ngërç për ndarjen e pushtetit.

Një pikë ndarëse ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike mbetet çështja e postit të presidentit të vendit, pasi që kjo e fundit po kërkon që në kuadër të marrëveshjes për bashkëqeverisje të jetë edhe ky post dhe ai t’i takojë asaj në vitin 2021.

Të dyja partitë kanë gjithsej 57 vende në parlamentin me 120 deputetë, ndërsa për ta miratuar formimin e qeverisë duhen së paku 61 vota. Për këtë ato llogarisin në votat e deputetëve të komuniteteve jo serbe.

Nobelisti Peter Handke shpallet “person i padëshiruar” në Kosovë e Sarajevë

Ministri i Jashtëm në largim i Kosovës, Behgjet Pacolli, tha të mërkurën se laureati i çmimit Nobel për letërsi, Peter Handke, është shpallur “person i padëshiruar” në Kosovë.

“Sot kam vendosur ta shpall Peter Handke si persona non-grata në Kosovë për shkak të mbështetjes që ai i dha Millosheviçit dhe politikave të tij gjenocidale në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë dhe mohimin e gjenocidit të kryer nga Serbia. Ai dhe Komiteti i Nobelit treguan mos-respekt ndaj viktimave të gjenocidit”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Më herët gjatë ditës Asambleja e Kantonit të Sarajevës miratoi njëzëri një deklaratë duke e shpallur zotin Handke të padëshiruar, pasi që tha në një intervistë të fundit se mund të vizitojë rajonin autonom serb në Bosnje, vitin e ardhshëm.

“Vizita e tij e mundshme në atdheun tonë … do të shkaktonte zemërim shtesë dhe poshtërim të të gjitha viktimave,” thuhet në deklaratë, në të cilën dënohet ndarja e çmimit Nobel për një “mohues të gjenocidit”.

Qindra veta protestuan të martën mbrëma në Stockholm kundër ndarjes së këtij çmimi, ndërsa ambasadorët e Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjë, Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, bojkotuan ceremoninë e ndarjes së tij.

Kritikët e quajnë autorin Handke, mohues të gjenocidit, dhe vënë në pah lidhjet e tij me Sllobodan Millosheviçin, deklaratat në mbrojtje të nacionalizmit serb dhe kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Ai kishte mbajtur edhe fjalim në vitin 2006 në funeralin e ish presidentit serb i cili vdiq në Hagë derisa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid. zëri i amerikës

S’ka marrëveshje Kurti – Mustafa, lideri i VV-së takohet sot me sindikatat

Në ditën e parë të kthimit nga Gjermania, aty ku qëndroi për vizitë disa ditore, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti nuk do të zhvillojë takim me të parin e LDK-së, Isa Mustafën, shkruan Gazeta Express.

Kurti si kryeministër në ardhje, sot gjatë ditës ka të paraparë që të pres në takim, kryetarët e tri sindikatave në Kosovë, Sindikatën e Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës-SBASHK, Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës-FSSHK dhe Sindikatën e Policisë së Kosovës, që tash e disa ditë po kërkojnë që mos të zvarritet zbatimi i ligjit për paga.

Lideri i VV-së ndërkaq nuk do të shihet sot me kreun e LDK-së. Se nuk ka takim të paraparë deri më tani në mes të Mustafës e Kurtit e kanë konfirmuar nga të dy partitë.

Derisa marrëveshja nga të dy partitë u tha se do të përfundohet gjatë kësaj jave, Kurti e Mustafa ka gjasë që të takohen gjatë ditës së nesërme, ani pse ky informacion nuk është konfirmuar nga partitë.

Të hënën janë bërë një javë nga takimi i fundit VV – LDK në nivel të liderëve, ku ishte thënë se do të finalizohet marrëveshja e koalicionit në mes të dy partive.

Hesapet mes dy partive ndryshuan kur Isa Mustafa ia prezantoi edhe një kusht tjetër Albin Kurtit, pasi që të dy liderët fillimisht zgjodhën ministritë që do t’i takojnë secilës.

Derisa Mustafa zgjodhi i pari MPB-në, ministri që kishte qenë premtim elektoral i VV-së, ai tha se me Kurtin duhet të merren vesh edhe për presidentin që do ta pasojë Hashim Thaçin, e që sipas kësaj marrëveshjeje duhet t’i takojë LDK-së.

Pikërisht ky kusht kishte qenë arsye se pse të hënën që lamë pas nuk u arrit marrëveshja e premtuar e koalicionit, që u tha se do të nënshkruhet 72 orë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve.

Kjo “mosmarrëveshje” do të pasonte pastaj me akuza në distancë në mes të anëtarëve të të dy partive. U bë e ditur se as VV-ja e as LDK-ja nuk kanë hequr dorë nga kushtet e tyre. LDK-ja vazhdon të insistojë për presidentin, e VV-ja nuk do të bëjë pazare me këtë temë.

Deri tani dihet se Kurti i ka shkruar Mustafës, e të dy partitë po tentojnë të vazhdojnë bashkëpunimin.

Derisa LDK-ja e VV-ja po synojnë të formojnë koalicionin qeverisës, në çdo kohë mbetet në dorë të presidentit Hashim Thaçi që të thërrasë seancën konstituive.

“Mjekrroshat” e nëntokës në veri dyshohet se ekzekutuan Ivanoviqin

Vrasja e ish-politikanit serb Oliver Ivanoviqit mund të jetë kryer nga një grup kriminal që vepron në veriun e Mitrovicës e që quhen ‘Mjekrroshat’. Të gjithë këta dyshohet se marrin urdhra nga ‘pershku i madh’, Milan Radojqiq. Gazeta Express, e ka siguruar aktakuzën për rastin e vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviqit. Sipas fazës së hetimeve dhe grumbullimit të provave, vihet në përfundim se vrasja e Ivanoviqit u krye për motive politike dhe se ajo u eksekutua nga grupi kriminal i organizuar dhe udhëhequr nga Milan Radoiqiqi i cili tash e një kohë kishte vepruar me grupin e tij dhe pjesëtarët e grupeve të tjera si grupi “bradonjat” (mjekrroshat) të ardhur kryesisht nga qyteti i Quprisë Serbi, pjesëtarët e këtij grupi ishin marrë edhe me sigurinë fizike të Milan Radoiqiqit. Në vazhdim Express sjellë deklaratat e dëshmitarëve rreth vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Gentina HASANI

Një grup prej disa personave, të quajtur ‘mjekrroshat’, të cilët tash e disa vite veprojnë në pjesën veriore të Mitrovicës, janë shndërruar në sinonim të kërcënimeve, shantazheve, zhvatjes, frikësimeve e kushtëzimeve për qytetarët e komunave me shumicë serbe që gjenden në pjesën veriore të vendit. Të gjithë pjesëtarët e këtij grupi dyshohet të jenë serb dhe veprojnë me direktivat e ‘peshkut’ të madh, Milan Radojiciqit. Ky i fundit është duke u kërkuar nga ana e institucione të hetuesisë kosovare si i dyshuar në përfshirjen e vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviqit.

Gazeta Express ka arritur ta sigurojë aktakuzën e përpiluar nga Prokuroria Speciale e Kosovës e cila më 2 dhjetor të këtij viti e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, departamentin special.

Në këtë aktakuzë 48-faqëshe jepen detaje të frikshme rreth gjithë rastit të vrasjes së ish-politikanit serb, Oliver Ivanoviq, i cili u gjuajt për vdekje në mëngjesin e 16 janarit të vitit 2018 para selisë së partisë së tij.

Janë më shumë se 25 dëshmitarë e qindra prova të tjera të cilat janë marrë parasysh si pjesë e hetimeve nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Por, pos këtyre dëshmitarëve, në aktakuzë flitet edhe për dëshmitë e katër dëshmitarëve të mbrojtur. Dëshmitari anonim A1, dëshmitari anonim D, dëshmitari anonim B1, si dhe dëshmitari anonim B3.

Njëri nga këta dëshmitarë në deklaratën e tij para hetuesisë kishte deklaruar se vetura me xhama të zi, e cila sipas tij kishte qenë e njëjta veturë që kishte qëndruar tri ditë para vrasjes së Oliver Ivanoviqit, afër vendit ku është gjetur e djegur kjo veturë e dyshuar.

Ai deklaron se një natë para natë kritike, në vendin ku ishte vrarë Ivanoviqi, kishte vërejtur tre persona, dy me uniformë të policisë së Kosovës dhe një person prapa me rroba civile.

Sipas dëshmitarit, personi i cili kishte qenë me rroba civile (shtatlartë, tullac, në krah kishte pasur një çantë krahu, dhe një tatuazh në dorën e majtë, kishte dalë nga vetura e policisë dhe në gjuhën serbe kishte folur me zë të lartë me zyrtarët e policisë.

Në një dëshmi tjetër të dëshmitarit anonim, ai ka deklaruar se Milan Mihajloviq e kishte kërcënuar atë se do ta vrasë në momentin kur e kishte pyetur se nëse ka lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Mos u bë i marrë, mos më lidh mu me këtë punë”, “Mos i përmend këto gjëra, se për këto shkon edhe koka, sepse pas këtyre gjërave qëndrojnë forcat më të fuqishme shtetërore”, citon t’i ketë dhënë Mihajlovici, dëshmitarit të mbrojtur. Ai ka deklaruar se Mihajlovici, për çdo ditë kishte qenë në kontakt me Milan Rajdojçiqin.

Ai ka deklaruar se dyshon që Oliver Ivanoviqin mund ta ketë vrarë i njëjti person i cili e ka vrarë edhe Ivica Rajçiqin.

Dëshmitari anonim, tutje ka deklaruar se Milan Radojçiqin e përkrahin ‘grupi i mjekrroshave’ dhe se prej tij frikësohen të gjithë eprorët e policisë në rajonin e Mitrovicës së veriut.

Ndërkohë dëshmitari i mbrojtur po ashtu ka deklarua se zyrtarë e operativës Regjionale në Veri, togeri Zhelko Bojiqi dhe Milan Ristoviqi, veprojnë në direktivat e BIA-së (shërbimi sekret serb”, si dhe janë marrë vesh që të mbulojnë provat materiale lidhur me vrasjen, e posaçërisht video-incizimet e kamerave të sigurisë, jo vetëm nga vendi i ngjarjes por edhe në pjesët e tjera të qytetit ku kishte lëvizur vetura e dyshuar ‘Opel Astra’ përmes së cilës veturë edhe është kryer vrasja.

Ato kamera të sigurisë sipas dëshmitarit i ka vendosur Serbia, si dhe janë mbikëqyrur nga Milan Radoiciqi.

Ndërkohë vetura që u përdor për vrasjen e Ivanoviqit, ‘Opel Astra’, dyshohet se ka hyrë në Kosovës përmes drejtimit nga Bllaca, porta 13.

E vrasjen e ish-politikanit serb, sipas dëshmitarëve anonim, e kanë kryer grupi kriminal të quajtur ‘Mjekrrat’ si dhe sipas tyre të gjithë e dinë se nga kush udhëhiqet ky grup.

Por në thuajse të gjitha dëshmitë e këtyre dëshmitarëve, të gjithë ë kanë përmendur Milan Radoiciqin. Sipas tyre ai ka ndikim në çdo gjë që zhvillohet në veriun e Mitrovicës, “madje edhe në ajrin që e thithin të gjithë në atë pjesë”. (citohet aktakuza).

Ivanoviqi e kishte ditur se do të vritej: Për rrezikun i kishte njoftuar institucionet

E për të gjitha kërcënimet, ish-politikani serb, Oliver Ivanoviq i kishte njoftuar institucionet e hetuesisë përfshirë edhe vet palën serbe, në këtë mes edhe presidentin e Serbisë si dhe shërbimin e BIA’së.

Madje këtë e kishte paralajmëruar vet ai, përmes një sms-i që e kishte shkëmbyer me një person.

“Do të përkrahim sigurisht, vetëm përpara atëherë ruaje familjen dhe veten sa mundesh”. Këtë mesazh, Ivanoviq e mori seriozisht, pasi paralajmëroi se do t’i njoftonte organet e hetuesisë.

“Nesër do ta thërras prokurorin që ta fillojë hetimet”, kishe shkruar Ivanoviq.

Por para se ta ndërmerre këtë veprim, politikani serb, u godit për vdekje me gjashtë plumba para selisë së partisë së tij më 16 janar të vitit që e lamë pas.

“Ivanoviq kishte thënë se ai dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij, janë të rrezikuar nga Milan Radojqiq dhe grupi i tij dhe se ai gjithmonë është frikësuar se do të vritet nga Radojqiqi dhe grupi i tij”, thuhet në deklaratën e një dëshmitari.

Tutje në deklaratat e tjera, theksohet se në asnjë mënyrë shqiptarët nuk kanë mundur që ta kryejnë këtë vrasje. “Prapa saj qëndrojnë serbët dhe strukturat kriminale që veprojnë në veriun e Kosovës, Radojqiq, Rakiq dhe Bojiq”, thuhet tutje në dëshminë e një dëshmitareje e cila i është bashkangjitur aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës.

E në përfundimin e aktakuzës, Prokuroria Kosovës, thekson se gjatë fazës së hetimeve dhe grumbullimit të provave, vihet në përfundim se vrasja e Oliver Ivanoviqit mund të jetë kryer për motive politike dhe se është kryer nga grupi kriminal i organizuar dhe udhëhequr nga Milan Radoiqiqi i cili tash e një kohë kishte vepruar me grupin e tij si dhe pjesëtarët e grupeve të tjera si grupi “bradonjat” (mjekrroshat) të ardhur kryesisht nga qyteti i Quprisë Serbi, pjesëtarët e këtij grupi ishin marrë edhe me sigurinë fizike të Milan Radoiqiqit.

E megjithëkëtë, deri më tani, Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka arritur t’i identifikojë vrasësit e mundshëm të Ivanoviq.

Ndërkohë, urdhër arrest ndërkombëtarë Prokuroria tashmë ka shpallur edhe për katër persona të tjerë të cilët dyshohet se janë të përfshirë në rastin e vrasjes së Olivber Ivanoviqit.

Ata besohet se gjenden në Serbi.

Prokuroria Speciale gjithashtu ka shpallur urdhër arrest ndërkombëtar për Milan Radojiqiq dhe Zvonko Vesenlinoviq.

Këta të dy sipas prokurorisë cilësohen si udhëheqës të grupit të cilët janë përfshirë në rastin e vrasjes së politikanit serb. Oliver Ivanoviq.

Urdhër arrest vendor, Prokuroria Speciale ka shpallur ndaj Zhelko Bojiq, zyrtar policor në veri të Mitrovicës dhe Milan Mihajloviq i njohur si “Popi”./GazetaExpress/

Thaçi: Serbia të kërkojë falje për krimet e luftës në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha të martën se e ardhmja nuk mund të ndërtohet duke mohuar krimet e së kaluarës, ndërsa i bëri thirrje Serbisë të pranojë përgjegjësinë dhe të kërkojë falje për krimet e luftës në Kosovë.

Ai zgjodhi që në ditën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të vizitojë fshatin Reçak në jug të Prishtinës, ku 20 vjet më parë forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ditë më parë mohoi sërish masakrën në Reçak, duke e cilësuar atë të fabrikuar për të arsyetuar fushatën e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

“E ardhmja ndërtohet vetëm duke pranuar përgjegjësinë e në të njëjtën kohë duke kërkuar falje lidershipi i Serbisë për krimet që ka kryer në shtetin e Kosovës. Për fat të keq duhet të them me zhgënjim se edhe heshtja ndërkombëtare dhe mos vizita e tyre, sidomos këtu në Reçak, që është, e theksoj, pika kulminante e masakrave të shtetit të Serbisë, ia ka hapur gojën dhe e ka amnistuar në një formë a formën tjetër lidershipin aktual të Serbisë, që të pretendojë me krenari të mohojë krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Kosovë”, tha presidenti Thaçi.

Në fillim të këtij muaji, një gjykatë në Prishtinë e dënoi me dy vjet heqje lirie një ish ministër serb të qeverisë së Kosovës, për shkak të mohimit të masakrës së Recakut. Dënimi riktheu rrëfimin serb për të dhe kjo nxiti reagime në shkallë të gjerë të institucioneve vendëse e ndërkombëtare kundër siç u tha, shtrembërimit të ngjarjeve historike dhe mohimit të krimeve.

Po sot ministri në largim i Punëve të jashtme, Behxhet Pacolli, tha se do t’i dorëzojë prokurorisë dhjetë mijë faqe dokumente për krimet e forcave serbe në Kosovë.

“Këto dokumente janë përdorur nga Tribunali i Hagës në disa raste të lidhura me Kosovën, dhe në disa raste jo. Ato tregojnë thellësinë e krimeve të luftës të kryera në Kosovë. Ato tregojnë përgjegjësinë personale të ushtarëve, komandantëve, politikanëve dhe individëve të tjerë që punonin brenda shtetit të Serbisë gjatë luftës. Po jetojmë në kohën kur mohimi i krimeve të luftës, madhërimi dhe glorifikimi i Millosheviçit dhe njerëzve të tij po bëhet rrjedhë kryesore, madje glorifikuesit marrin edhe çmime Nobel”, tha ai.

Kosova dhe Shqipëria si dhe disa nga vendet e rajonit refuzuan të marrin pjesë të martën në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel për autorin austriak Peter Handke për shkak të qëndrimeve të tij ndaj luftërave në hapësirat e ish Jugosllavisë, përfshirë edhe atë të Kosovës.

Kosova doli nga lufta me mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, ndërsa edhe 20 vjet më pas nuk dihet asgjë për fatin e mbi 1 mijë e 600 personave. Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në Kosovë deri tash për krime lufte janë dënuar 41 persona, shumica prej tyre, shqiptarë. zëri i amerikës

O njerëz, leni marrëzitë, mos luani me fatin e Kosoves më! – Nga Skënder MULLIQI

Shumica e shqiptareve, ju gezuan rezultateve te këtyre zgjedhjeve .Ju gezuan se ndodhen pas shume kohe ndryshimet shume te pritura, qe Kosova te udheheqet shume me ndryshe, sigurisht me mire se deri me tash. Vendi u ngulfate ne te gjitha fushat e jetës, kur kemi pritur që do te na ndodhin gjera pozitive pas okupimit te gjatë nga Serbia.Ndoshta per te ardhur vota e sovranit edhe më ne vend , ka qene shume e nevojshme te kemi nje subjekt te ri politike me njerëz krejt te ri te pa kompremetuar dhe te pergatitur per profesionin e politikës.
Dihet së në shume vende te botës, aty ku ka pasur luftë, pas saj vendin e kan udhehequr njerëzit adekuat, kurse luftetaret duke e kryer misionin e tyre madhor kan shkuar në profesionin e tyre , ose janë pensionuar me benifite për merita. Na ndodhi, që në politikëbërje të inkuadrohen njerëzit e pa pergatitur që të bëjmë shtet ligjor dhe funksional, shtet ku të gjithë do të jenë të barabarte.Kategoria e njerëzve te politikës e cila e mori timonin e shtetit për 20 vite , punuan keq , sa jo vetem qe na befasuan neve, por i befasuan edhe miqet tanë në botë , të cilët na ndihmuan që sot jemi të lirë në tokën tonë.Erdhen në pushtet, forcat të cilat u treguan lakmitare për pushtet apsolut.Erdhen ata që Kosovën e shendrruan në plaqkë. U pasuruan në menyrë të paligjshme, shkurt bënë shtet për vete, familjet e tyre, ilakat dhe militantët partiakë. Dhe, tash kur ndodhi ndryshimi pozitiv i pritur më votën e sovranit, prap forcat retrograde janë duke na vu në sprovë të madhe.Si të shpjegohet gjithë kjo zhagitje për formimin e organeve te reja nga LVV-LDK e cila po thuhet që po bëhët për ndarje të posteve, e prapa kësaj fshihet diqka edhe më shumë, dhe jo pa e rrezikshme me duket mua.
Duket së Albin Kurti dhe Vjosa Osmani më ardhjën e tyre në pushtet, ju prishin shumë rehatin struktuarave të ndryshme të cilat terthorazi ose direkt janë të lidhura më krimin dhe korrupcionin .Këtyre njerëzve nuk ju shkon përshtati ndryshimi i bere. Lufta për poste , e sidomos lufta speciale për president dhe për Ministrinë e Punëve të Mbrendshme, shtron pyetjen.A mos po luftohet që më këto dy poste të larta shtetërore, mos të lejohen ndryshimet pozitive ? për qka edhe u votua nga shumica. Dihet kompetencat qe i ka Ministria e Puneve te Mbrendshme, dhe kjo eshte frika e tyre. Mjaftë është bërë më korrupcion, krim, varfëri, pa pa punësi, largime masovike nga Kosova Ata që firmosuen bllanko, shumë marrveshje më Serbinë pa ndonjë transparencë për opinionin e gjerë, publik dhe duke falë jo pak toka armiqëve tanë shekullor, duhet të rrine cuc! Na dëmtuan edhe në planin e ecurive ekonomike-sociale. Kosova nuk është e ndonjë përsoni të caktuar dhe as e ndonjë tarafi politikë, nese dikush mendon ashtu. Verdikti i votës së lirë të respektohet, së populli gjithnjë e më shumë , i ka kuptuar këta njerëz .
Kosova lirinë dhe pavarësinë e fitojë më gjak dhe sakrifica të medha. Edhe dikush nese i ka kontribuar kësaj lirie e nuk themi qe jo, nuk i lejohet të luhët në këtë menyre më gjakun e shumë martirëve dhe dëshmorve të kombit . që shtrihen sot në çdo cep të Kosovës. Ata kanë rënë për shtet dhe atdhe, e jo për interesa partiake , as per interesa grupore të kujdo qofshin ato. Tek e fundit populli është ai , që nuk do të lejon në pakufi lojëra të tilla për fatin e tij. Sherret politike të atyre që ban keqpërdorime tashmë i kan marre vesh edhe fëmijët. Edhe diqka do të shtoja krejt në fund të kësaj analize lexues të nderuar. Ardhja në pushtet e Kurtit dhe Osmanit ua prishë kohezionin edhe forcave të krimit të organizuar në rajon… Këtë fakt e dinë edhe faktori ndërkombetar , të cilët ish dashur të ndikojnë që të formohen organet e reja sa më parë, kur dihet së pavarësia e Kosovës, është projekt ndërkombëtar

“Lidhja” rrënuese e LDK-së rugoviane! – Nga Florim Zeqa

LDK-ja në prag të 30 vjetorit të themelimit të saj ndodhet para momentumit më të rëndësishëm historik, ku duhet të përcaktohet qartë për formimin e institucioneve të reja të shtetit dhe ndarjen e pushtetit me Vetëvendosjen ose të qëndroj në opozitë si parti politike e qendrës së djathtë, që synon zhvillimin e vendit në staza të gjata sipas linjave programore dhe në përputhje me profilizimin e saj politik.

Deri para ardhjes puçiste të Isa Mustafës në krye të LDK-së, ishte nder dhe kënaqësi të ishe pjesë e kësaj partie politike. Me ardhjen e Isa Mustafës në krye, LDK-ja rugoviane nga një shtëpi e madhe, e besës dhe shpresës së shqiptarëve të Kosovës u kthye në thyerse të shpresave të qytetarëve, në të cilën u instaluan format më përfide të shantazhit politik dhe kërcënimeve ndaj atyre që merrnin guximin të shpreheshin ndryshe, e në veçanti ndaj analistëve dhe gazetarëve të padëgjueshëm ndaj Isa Mustafës dhe klanit Riinvest.

“Lidhja” produkt i klanit mafioz Riinvest

Sot, pas afro një dekade të ardhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së, përveqse ka ndryshuar rrënjësisht struktura drejtuese e partisë, ka ndryshuar edhe aspekti vizual i saj.
Në kryesinë e LDK-së jo vetëm që më nuk ka themeltar dhe bashkëpunëtor besnik të liderit historik Ibrahim Rugova, kësaj partie ju hoqen edhe dy nga tri germat emblematike, duke e shëmtuar (transformuar) LDK-në në “Lidhja” e klanit Riinvest të Isa Mustafës.
Tani me “Lidhja” identifikohen të gjithë klanorët e Isa Mustafës, servilët dhe puthadorët, urithët dhe sekserët e nëntokës, por jo edhe elektorati besnik i LDK-së rugoviane.
Kapja dhe uzurpimi i LDK-së nga klani Riinvest dhe grupet e interesit filloj në Kuvendin e VII-të, me zgjedhjen puçiste të Isa Mustafës në krye të LDK-së.
Vetëm një ditë para kuvendit të VII-të zgjedhor të LDK-së në vitin 2010, monstrumi politik i shekullit, për t’ia arritur qëllimit politik, organizoi protesta në Prishtinë kundër zgjedhjes së Dr. Fatmir Sejdiut kryetar i LDK-së.
Në Kuvendin e VIII-të zgjedhor të 31 Majit 2015, diktatori Isa Mustafa e vuri nën kontroll të plotë e gjithë strukturën partiake të LDK-së, duke i lënë jashtë dyerëve të kuvendit zgjedhor shumë themeltarë të LDK-së si dhe dy degët më të organizuara të LDK-së në Diasporë (Gjermani dhe Zvicër).
Pas këtij kuvendi, subjektit i ndërruan edhe emrin nga LDK në “Lidhja” e klanit Riinvest, ku pas ndryshimit të emrit, kjo parti nuk e mbanë më as targën e “surrogatit” të LDK-së rugoviane.
Kuvendi i IX-të Zgjedhor i LDK-së i mbajtur më 3 Gusht 2019, nuk doli të jetë më shumë dhe as më pak sesa përseritje e kuvendit të VIII-të dhe vazdhimësi e zgjedhjeve nëpër degë.
Me mënyrën antidemokratike të zgjedhjes së Isa Mustafës, gjegjësisht të shmangies së votimit të fshehtë, aklamacionistët dhe puçistët në LDK forcuan dhe betonizuan vazhdimësinë e uzurpimit dhe kapjes së LDK-së.

Ndëshkimi meritor i LDK-së dhe PDK-së

Për aq sa ishte meritor ndëshkimi i PAN-it, ishte meritor edhe ndëshkimi i LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit, por që ky ndëshkim do duhej të ishte akoma më i thellë dhe më i ashpër për puçistët dhe karrieristët, mashtruesit dhe uzurpatorët e shtetit.
Për hirë të së vërtetës, sikurse PDK-ja, ashtu edhe LDK-ja e kanë të merituar ndëshkimin nga elektorati kosovarë për shkak të bashkëqeverisjes së gjatë në pushtetin qendror. Pra të dy partitë, PDK e LDK, për aq sa janë meritorë për ndërtimin e institucioneve shtetërore pas 17 shkurtit 2008-të, po aq janë “meritorë” edhe për instalimin e nepotizmit, korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.
Binomi PDK-LDK, përkatësisht binomi Thaçi-Mustafa paraqet binomin më fatkeq dhe binjakëzimin kriminal SHIK-RIINVEST që gjunjëzoi shtetin dhe keqëpërdori paratë e qytetarëve (mërgimtarëve) të Kosovës.

LDK duhet ta ndihmojë e jo kushtëzoi Albin Kurtin

Sikurse mbajtja e premtimeve elektorale që është borxh ndaj votuesve, edhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është obligim dhe çështje ekzistenciale e jo lojë pushtetore e liderëve partiak.
LDK në bisedimet me LVV-në duhet të kërkoj atë që i takon në përputhje me rezultatin zgjedhor, që i bie, ndarjen në mënyrë proporcionale të posteve ministrore dhe asgjë më pak dhe as më shumë.
Mënyra se si lideri i LDK-së, Isa Mustafa po pretendon të kushtëzojë marrëveshjen e koalicionit me LVV-në, duke e siguruar për vetën e tij mandatin e presidentit të vendit, përveqse precedan politik dhe egoizëm i pastër njerëzor, shpërfaq ambiciet e pashërueshme pushtetore të një monstrumi politik.
Pazarin e pistë politik për postin e presidentit e instaloj pikërisht klani puçist i klanit i Riinvest-it brenda LDK-së për ta bërë Hashim Thaçi president si kundërshpërblim për postin e kryeministrit të Isa Mustafës.
Prandaj, përseritja e një skenari të tillë edhe tani e dëmton rëndë të ardhmen e vendit tonë së paku edhe për një dekadë.
Heshtja e kandidates për kryeministre dhe personit më të votuar në LDK, zonjes Vjosa Osmani përballë realitetit të krijuar, përkatësisht skenarit bllokues të marrëveshjes për koalicion qeverisës me LVV-në, mund t’i kushtojë asaj me humbje të imazhit dhe kredibilitetit të arritur në zgjedhjet e 6 tetorit.
Isa Mustafa ia bëri lojën më djallëzore Vjosa Osmanit, duke e nxjerr atë në treg për t’i marr votat e elektoratit të LDK-së, ndërsa pazaret e “mbrëmjes” për postin e presidentit i bën vet, duke e lënë Vjosën dhe gardën e re të LDK-së jashtë vendimarrjes për marrëveshjen e koalicionit qeverisës me LVV-në.
Kjo lojë e dyfisht e liderit të LDK-së është bërë temë e të gjitha mediumeve televizive, medieve të shkruara dhe atyre elektronike në mbarë trojet shqiptare dhe diasporë.
Për më tepër se kaq, përmes klanorëve të tij, Isa Mustafa e ka lansuar propagandën përçarëse në opinionin publik kinse LVV-ja po e planifikon zgjedhjen e Rexhep Qosjes për president të Kosovës.
Sikur LVV-ja ta pranoj ofertën e LDK-së që Isa Mustafa të zgjidhet president me marrëveshje politike në vitin 2021, ajo do të bëhej e mirë për klanorët e Isa Mustafës, në të kundërtën “Lidhja” vazhdon ta trajtojë LVV-në si parti e ekstremit të majtë dhe pjellë e PDK-së!
Kjo është logjika e shantazhuese klanit Riinvest, e njërit prej klaneve më të rrezikshme në Kosovën e pas luftës, që thyen shpresat e qytetarëve, dëmtuan imazhin e shtetit të Kosovës dhe rrënuan në themel LDK-në e Ibrahim Rugovës.

Llogaritë e gabuara të LDK-së, e ndihmuan ngritjen e LVV-së

LDK-ja terrenin e humbur politik nga Vetëvendosja nuk mund ta ri-kthejë asnjëherë përmes shantazheve dhe kushtëzimeve, por vetëm përmes ndryshimeve substanciale dhe reformës së thellë partiake.
Nga këtu shihet se LDK-ja nuk i ka bërë mirë dhe me kohë parallogaritjet dhe as përgatitjet e duhura për zgjedhjet e 6 tetorit. LDK-ja, jo vetëm që nuk i bëri përgatitjet e duhura paraprake për proces zgjedhor, po na vë në lajthitje të gjithëve me veprimet e saj në fazën finale të marrëveshjes për koalicionin qeverisës me LVV-në.
Si na qenka e mundur që vetëm tani kur permendet emri i ideologut dhe mentorit të Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit, Rexhep Qosjes si president konsensual, LDK-ja ta kuptoj se edhe LVV-ja është siq e thonë ata pjellë e LPK-së!?
Si ka mundësi që vetëm tani LDK-ja ta kuptojë se në LVV është edhe Rexhep Selimi, ish Ministër i Punëve të Brendshme në “Qeverinë e Përkohshme” të Hashim Thaçit, që pret të rikthehet në të njëjtën ministri nga Albin Kuurti!?
Prandaj, LDK-ja është dashur të mendoj me kohë për të gjitha, pra edhe për këtë përballje pas zgjedhore (edhe sikur të dilte parti e parë), e jo tani kur mundësitë i ka të limituara.

Prolongimi i qëllimshëm i reformës zgjedhore

Dështimi i reformës zgjedhore i filluar 10 vite më parë, është produkt i neglizhencës së drejtuesve aktual të LDK-së (“Lidhja”), të joshur pas posteve pushtetore që e lanë në harresë të plotë iniciativën për krijimin e infrastruktures ligjore për zgjedhjen e presidenit drejtëpërdrejt nga populli, ide kjo e kahmotshme e presidentit Rugova.
Sikur të arrihej reforma e shumë pritur zgjedhore për zgjedhjen e presidentit nga populli, as Isa Mustafa dhe as Rexhep Qosja nuk do ta kishin guximin që të përballeshin me vullnetin e popullit, për shkak se që të dy e kanë një histori të përbashkët në sistemin sllavo-komunist dhe atë ndarjes dhe përçarjes së shqiptarëve në të njëjtat periudha historike.
Sikur në zgjedhjet e brendshme partiake në LDK të respektohej vullneti i elektoratit për ndryshime në kreun e partisë, LDK-ja do të triufonte bindshëm partia e parë në vend në zgjedhjet e 6 tetorit, për çka sot as që do të debatohej për temat në fjalë.
Prandaj, vetëm dhe vetëm një proces i lirë dhe demokratik i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në LDK, i cili do ta nxjerr një udhëheqje të pastër dhe kredibile çfarë e meriton LDK-ja rugoviane, do të krijon edhe premisat e një ndryshimi të madh në vend, ku LDK-ja përveq kthimit të besimit në elektoratin e saj tradicional, do të bëhej tërheqëse për të gjithë qytetarët e vendit.
Pa çkapjen e LDK-së nga klani mafioz i Riinvest-it nuk mund të ketë as reformë zgjedhore dhe as çkapje të shtetit. Pa çkapjen e LDK-së nga strukturat e SHIK-ut dhe urithët e nëntokës kriminale nuk do të zbardhen asnjëherë vrasjet kriminale të aktivistëve dhe veprimtarëve të saj, dhe pa largimin e humbësve serik të pesë palë zgjedhjeve dhe zhbërjen e “Lidhja”-s së klanit Riinvest, LDK-ja do të mbetët vetëm patericë e partive tjera dhe do të numërojë vetëm humbje pa asnjë fitore në zgjedhjet nacionale.

Sllogani i ditëve të fundit i lansuar në rrjetet sociale nga veglat e liderit diktatorial; “Isë, Isë, president i Dardanisë”, është mesazhi më i keq për shtetin e Kosovës dhe alarmi më kërcënues për të ardhmen e LDK-së rugoviane.

Ambasada zvicerane mbështet reagimet kundër deklaratave të Vuçiqit për Reçakun

Një djalosh duke u lutur para varrezave të personave të vrarë në Reçak më 1999.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë kanë përkrahur reagimet e ashpra kundër deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, përmes së cilave ai ka mohuar krimet e kryera në Reçak gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Në një deklarate të përbashkët, ato kanë thënë se në shoqëritë pas konfliktit është shumë e rëndësishme që të dënohen krimet e kryera.

“Secila deklaratë për ngjarjet rreth konfliktit duhet të jetë e bazuar në fakte dhe të tregojë respekt për viktimat dhe familjet e tyre. Dënimi i krimeve të luftës duhet të sfidohet, sidomos kur bëhet fjalë për përfaqësues të institucioneve shtetërore”, është thënë në deklaratë.

Më 5 dhjetor të këtij viti, presidenti Vuçiq ka thënë se “krimi në Reçak është i fabrikuar, ku gjithçka është falsifikuar nga ai mashtruesi i botës, hajni dhe gënjeshtari (William) Walker”.

Kjo deklaratë e presidentit serb Vuçiq, ka ardhur si reagim ndaj vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila ka dënuar me dy vjet burgim ish-ministrin e Qeverisë së Kosovës, Ivan Todosijeviq, nga radhët e Listës Serbe.

Ky i fundit, më 24 mars 2019, në një tubim të qytetarëve serbë në Zveçan kundër intervenimit të NATO-s, publikisht kishte thënë që “masakra e Reçakut ishte trillim” dhe se “terroristët shqiptarë e trilluan gjithë këtë”.

Përveç Ambasadës së Zvicrës dhe Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, lidhur me deklaratat e presidentit serb kanë reaguar ditë më parë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, e cila ka konsideruar se retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë “janë të papranueshme”, derisa Bashkimi Evropian ka cilësuar se ngjarjet e vitit 1999 në Reçak janë “të pamohueshme”.

Në vitin 1999, në Reçak u vranë 45 civilë shqiptarë nga forcat serbe. Masakra e Reçakut njihet si një nga ngjarjet që shënuan kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë.