VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kosovë: Parakalim kundër homofobisë

By | May 17, 2016

Komentet

Haradinaj: Unë luftoja e këta të PDK-së më quanin dezertor nga “Rogner”-i

Ramush Haradinaj u është përgjigjur zyrtarëve të PDK-së, të cilët po e quajnë “dezertor” pas dorëheqjes nga Qeveria e Kosovës, ku për dy vite mbajti pozitën e kryeministrit.

Haradinaj ka thënë se njerëzit e PDK-së e quanin kështu edhe nga hoteli “Rogner” në Tiranë gjatë kohës së luftës. Ai ka thënë se përderisa ai luftonte kundër serbëve, zyrtarët e PDK-së e akuzonin nga Tirana.

“Këta kolegët e PDK-së, këta më quanin dezerter edhe prej Rognerit. Prej atëherë më quanin dezerter, a unë t’u luftu”, ka thënë Haradinaj. “Unë s’po them që është dezertor, se lufta është e vështirë. Dikush qëndron e dikush s’mun qëndron. Unë s’e kam pas armikun asnjëherë më larg se 300 metra. Këta më akuzojshin: s’po ngon e s’po merr vesh… e kështu”, ka thënë Haradinaj në emisionin n’Konak.

Haradinaj, tutje ka treguar se pse ka hyrë në politikë, pas lufte ku shërbeu si gjeneral.

“Kam pasë bindje politike edhe përpara. Bindja për liri dhe për të drejtë të vendit tonë. Mospajtimet mes brezave tonë, janë gjatë gjithë kohës. Edhe gjatë kohës së Titos. Kur i kam pa proceset e reja pas lufte. Polarizimet e atëhershme. Mendova që është me rëndësi që me u kyçë edhe në atë pjesë të re”, ka thënë Haradinaj.

Zgjedhjet e 6 tetorit, mes manipulimit dhe zhgënjimeve të mëdha! – Nga Florim Zeqa

 

Të gjitha pushtetet e pasluftës, e në veçanti këto të pas pavarësisë, më shumë kanë punuar për realizmin e interesave personale të grupeve të interesit të politikës sesa për realizmin e interesave të qytetarëve, të cilat e udhëhoqën shtetin me krim të organizuar dhe korrupsion të palejueshëm për standardet e shteteve demokratike.
Shpërndarja e legjislaturë së gjashtë të Kuvendit të Kosovës dhe vendimi për të shkuar në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, vetëm sa ka shtuar pakënaqësitë qytetare ndaj klasës së tejkonsumuar politike, ngase këto zgjedhje do të jenë vetëm një farsë dhe maskaradë zgjedhore e radhës për sigurimin e shumicës në kuvend për miratimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe asgjë më shumë.
Shkuarja edhe kësaj radhe në zgjedhje pa reformë zgjedhore do t’u shkojë për shtati partive që kanë qeverisur deri më tani, të cilat në parlamentin e Kosovës do t’i delegojnë të njëjtat fytyra të stërvjetëruara, të korruptuara dhe inkriminuara politike.
Sikurse në zgjedhjet paraprake, edhe këto zgjedhje do të manipulohen, vjedhen dhe kontrabandohen nga nëntokat e partive politike

Emrat e rinjë në listat zgjedhore, kozmetikë mashtruese

Edhe pse janë futur njerëz të rinjë në pjesën e fundit të listave zgjedhore, në parlament do t’i kemi të njëjtit njerëz me mendësi të vjetër dhe udhëheqje të njëjtë.
Sikurse koalicionet para zgjedhore, ashtu edhe ato pas zgjedhore do të jenë vetëm marrëveshje interesi për përfitime personale pa asnjë strategji zhvillimore për vendin.
Futja e emrave të rinj në listat zgjedhore nga ana e partive politike është vetëm një kozmetikë mashtruese për opinionin publik kinse kanë bërë ndryshime dhe reforma brenda partiake, ku përveç kuotës gjinore nuk ka shans që emrat e rinj të dalin fitues karrshi betejës brenda llojit me “veteranët” e pasuruar për dy, tre e katër mandate.
“Veteranët” me nga tre-katër mandate janë përseri uzurpatorët e pjesës më të madhe të listave kandiduese në secilën parti politike.
Klanet mafioze të partive të njëjta politike do të jenë përseri “boshti kurrizorë” i kuvendit.
“Juniorët” do të jenë vetëm numra që do të përdorën për interesa klanore për votimin e agjendave partiake, që i bie se deputetët e rinjë do të dirigjohen nga “veteranët” dhe liderët partiak.
Shprehur në mënyrë figurative, deputetët e rinjë do të jenë “rrota” të reja të “karrocës” së kuvendit e cila do të drejtohet nga “timonierët” e vjetër.
“Ujqit e vjetër” do të vazhdojë me tenderomaninë, korrupsionin, skemat e njëjta kriminale që kanë kapur çdo institucion, kanë krijuar monopole antiligjore në çdo kompani publike dhe private.
Nga parafushata shihet qartë se partitë politike edhe në këto zgjedhje do ta ndërlidhin mitin e UÇK-së dhe rugovizimit, me klientelizmin, nepotizmin dhe veteranomaninë për grumbullim të votave.
Siq ka ndodhur në fushatat tjera, edhe në këtë parafushatë partitë politike dhe kandidatët për kryeministra po proklamojnë të njëjta premtime. Dikush e ka në gojë ç’kapjen e shtetit, dikush taksën, e dikush tjetër luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar, kapja dhe ç’kapja e shtetit do të bëhen sllogan neveritës i këtyre zgjedhjeve.
Zgjedhjet e 6 tetorit nuk do të mund të prodhojnë një stabilitet afatëgjatë politik e aq më pak stabilitet të qëndrueshëm ekonomik, për shkak se tashmë dihet qëllimi i tyre “madhorë”.
Prandaj rikthimi i subjekteve politike tek votuesi për të rimarrë një mandat të ri, është sigurimi i 2/3 së votave në kuvend për miratimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi e jo ndëshkimi për keq-qeverisjen 11 vjeçare siq duhej të ndodhte realisht.
Marrja me tema të „mëdha“, edhe kësaj radhe do ta lë anash zhvillimin ekeonomik dhe mirëqenjën qytetare.
Ata ose ato që tani po vëjnë vija të kuqe, pas zgjedhjeve do t’i largojnë nga vokabulari i tyre, si gjithnjë për të “mirën” e qyterarëve dhe vendimeve të “mëdha” për vendin.
Politikanët e papërgjegjshëm thirren pikërisht në tema të mëdha vetëm sa për ta hipnotizuar votuesin me gënjeshtra dhe mashtrime, për shkak se vendimet e mëdha për Kosovën nuk i marrin palët dialoguese, por i marrin fuqitë e mëdha, siq i kanë marrë në Rambuje dhe në Vjenë.
Pra, do të jenë fuqitë e mëdha në Bruksel e Washington, në Paris e Bruksel që do të vendosin për fatin e Kosovës, përkatësisht ndarjen përmes shkëmbimit të territoreve apo bosnjëzimin përmes “Zajendincës”, e cila “De facto” e shënon zgjidhjen finale (fatale) për Kosovën.
Servimi i temave të mëdha në fushatë zgjedhore nga ana e subjekteve politike, s’është gjë tjetër veqse demagogji e pastër politike e cila do të shfrytëzohet vetëm për akuza të ndërsjella për korrupsion, për krim të organizuar, për vrasje politike dhe për tradhti kombëtare.

Çfarë do të ndodhë pas zgjedhjeve!?

Të njëjtin politikanë do t’i shohim së bashku dhe në përqafim të njëri-tjetrit në koalicone pas zgjedhore, duke e luajtur rolin e shpëtimtarit, e dikush tjetër duke e luajtur rolin viktimës zgjedhore.
Do të ngelën të mashtruar ata që harrojnë se këto zgjedhje janë të kurdisura për të siguruar shumicën në kuvend që voton marrëveshjen Kosovë-Serbi e kurrgjë më shumë e as më pak.
Ashtu siq është i gatshëm skenari për përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi, është duke u përgatitur edhe skenari krijimit të qeverisë së re dhe përbërjes së Kuvendit të Kosovës për ta filluar dialogun me Serbinë dhe për ta votuar edhe marrëveshjen e dalë nga ky dialog, me shumicën e nevojshme në Kuvendin e Kosovës.
Edhe përbërja e re e deputetëve, do të jetë kryesisht përbërje e cila paraprakisht do të jetë e siguruar për kalimin e vendimeve të mëdha, të cilat vendime do të sjellin edhe ndarjen e Kosovës sipas orekseve serbe.

Hapja e Bankës së Diasporës në Kosovë mbetet vetëm nismë

Luljeta Krasniqi – Veseli

Në vitin 2018, Rrjeti i Bizneseve të Diasporës kishte nisur takimet me autoritetet në Kosovë për hapjen e Bankës së Diasporës, por që deri më tani, ende nuk kanë filluar procedurat për një investim të tillë në vend.

Radio Evropa e Lirë ka bërë përpjekje që t’i kontaktojë përfaqësuesit e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.

Sipas ligjeve në fuqi në Kosovë, për të themeluar një bankë, të interesuarit duhet fillimisht të aplikojnë për licencë për zhvillim të veprimtarisë bankare në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).

Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë në pritje të aplikimit nga investitorët e diasporës për hapjen e një banke në Kosovë.

“Kemi pasur disa aksionarë bashkatdhetarë që dëshirojnë të hapin Bankën e Diasporës. Kemi pasur takime, jemi në pritje të aplikacionit”, thotë Mehmeti.

Në anën tjetër, edhe Qëndresa Fazliu, nga Ministria e Diasporës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka pasur interesim të investitorëve nga diaspora për hapjen e kësaj banke dhe se janë zhvilluar takime, porse investimi nuk është jetësuar ende.

“Ideja për Bankën e Diasporës ka qenë e promovuar fillimisht nga ministri në largim i Diasporës, Dardan Gashi. Mirëpo, fatkeqësisht ky projekt ka mbetur në nivel të diskutimi, pasi që nuk ka pasur asnjë hap konkret, pra nuk janë zhvilluar fazat për regjistrimi të bankës dhe as për marrjen e licencës së saj, ka mbetur vetëm si ide, për të cilën nuk është punuar. Megjithatë, ministri Gashi është zotuar se do të merret me këtë çështje”, thotë Fazliu.

Ajo shton se interesimi i investitorëve nga diaspora për të shtrirë kapitalin e tyre në Kosovë është i madh, por që duhet krijuar edhe një ambient i favorshëm biznesor.

Ambienti afarist në Kosovë në vazhdimësi është theksuar nga organizata ekonomike se nuk është i kënaqshëm për shkak të procedurave burokratike, pastaj konkurrencës së padrejtë që vjen nga ekonomia joformale, politikat fiskale jofavorizuese e të tjera.

Remitencat, nga konsumi në investim

Ekonomia e Kosovës përgjatë viteve është varur nga paratë, të cilat dërgohen nga qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit. Vetëm në vitin 2018 vlera e remitencave, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, kap shumën e 800 milionë eurove.

Këtyre mjeteve, të cilat dërgohen nga diaspora e që në pjesa më e madhe e tyre shkon për konsum, thotë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, duhet t’iu ndërrohet orientimi.

“Remitencat vazhdojnë të kenë rritje. Përmes remitencave në kemi pasur edhe rritje ekonomike. Fokusi edhe i Qeverisë ka qenë dhe besoj që edhe i Qeverisë që do të vijë, do të jetë që remitencat t’i bëjnë që të lëvizin nga aktiviteti i konsumit në aktivitet investiv me qëllim që të kemi një siguri më të fortë për vendin në mënyrë që remitencat të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Interesimi i këtyre aksionarëve nga diaspora që janë të interesuar të hapin bankën, është një nga element që këto mjete janë duke u orientuar në investim”, thekson Mehmeti.

Bazuar në shënimet zyrtare, janë mes 700- 800 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës.

Sipas të dhënave Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vetëm vitin e kaluar, rreth 29 mijë qytetarë të Kosovës, kanë emigruar në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe më gjerë.

Kurse, përgjatë viteve 2013 – 2017, nga Kosova, sipas të dhënave zyrtare, kanë emigruar më shumë se 170 mijë qytetarë. Në këto të dhëna, është përfshirë emigrimi i rregullt dhe i parregullt.

MJAFT MA ME PUSHTETIN E KOMANDANTAVE HAJNA E KRIMINELË – Nga Bardh Nengurra

Dardania asht çlirue qe 20 vjet, dhe që 11 vjet asht shtet i mvetsishem dhe i pranuem nderkombëtarisht nga ma shumë se 110 shtete.
Nuk e shenojë dotë sakt numrin e shteteve që na kan njoftë mvetësinë pasi që ka diku 5-6 vjet që nuk ka ardh asnji njohje e re, por perkundrazi kan ndodhë terheqje të njohjeve nga disa shtete. Deshmi kjo se vendi nuk ka pas pushtet, por asht sundue , asht vjedh, asht shkatrrue gjithçka dhe populli i vendit asht sjellë në gjendje mjerimi.
Ka 20 vjet që pushtetin në vend e kan njerzit e njejt, mafioz të klaneve banditeske që tue u thirrë në luftën e UÇK-së dhe në meritokracinë e tyne si komandanta e zhvaten dhe e vjedhen deri në cfilosje secilen pasuni natyrale, shoqnore e shtetnore thue se gjithçka asht pronë e tyne e trashigueme nga baballarët.
Sot vendi asht në prag të zgjedhjeve të reja të jashtzakonshme që KQZ-ja i ka caktue per 6 tetor. Ish kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje me pretekstin se nuk dëshiron të shkojë si i dyshuar per krime lufte në Hagë per intervistë në Gjykatën Speciale si i pari i qeverisë së vendit sepse kjo e damton vendin. Kjo rrenë e madhe e kryekapadaiut , pardon e ish kryeministrit të vendit mjerishtë po besohet te shtresat naive dhe të militantët e AAK-së dhe të tillët po ja rrehin krahët tue i premtue vota perseri AAK-së dhe Ramush Haradinaj.Nese vertete e paska pas frikë prishjen e imazhit te vendit Ramushi, pse posa u këthye nga Haga kerkojë nga Gjykata Kushtetuese e Dardanise qe ta shef a asht e ligjshme qe ky ta vazhdojë qeverisjen. Dhe nese vertetë e paska frikë imazhin e vendit pse ky perseri konkuron per Kryeministër perderisa e din se asht i dyshuem per krime nga Gjykata Speciale?!
Asht per keqardhje se si njerzit e tillë, pra votuesit e partive te komandantave nuk kan ndergjegje të mendojnë me rradaken e vetë dhe ta shofin gjendjen ku asht ardh vendi per kohen e qeverisjes së hajnave të klanit PAN dhe të mendojnë se ku ishte vendi vetem nji mandat pa e marr pushtetin ky klan!!!
Nji fjalë e popullit thotë; turpi se mbytë askend. Unë them se i paftyri nuk ka turp fare. Të tillë, pra te paftyrë tashma qe 20 vjet u deshmuen sundimtaret e krahut të luftës apo komandantat sikur u pelqen atyne ta quejn veten.
Po baj nji krahasim mes qeverive , asaj të Akademik Isa Mustafës dhe kësaj të PAN-it banditesk me në krye Ramush Haradinaj.
Kur ishte Akademiku Kryeministër disa grupe kriminele dhe korruptive u futen në burg. PAN qeveria e komandirit Ramush Haradinaj ata kriminel i lirojë nga burgu. Në kohën e sundimit të PAN qeverisë Prokurori Elez Blakaj u detyrue me ikë në Amerikë per të shpetue nga mafia e pushtetarve që per vota dhe pushtet nuk lan gja pa ba. I vetmi fajë i Prokurorit Elez Blakaj ishte se ai zbulojë se mbi 19 mijë njerëz që jan shpall veteran lufte nuk meritojnë atë status. Kjo i trembi pushtetaret , i trembi komandirat ( ju shkon ma mirë ky term serbisht të tillve ) sepse ata kishin shtyp dhe shpernda libreza veterani per ta ba ushtrinë e vetë të votuesve. Ndërhyni Amerika dhe e strehojë Prokurorin Blakaj per tja shpetue jetën.  Tash baj pyetjen votuesve militant të AAK-së, PDK-së , NISMES SOCIALDEMOKRATE etj a jeni normal që votoni njerzit e tillë? A duhet me i votue njerzit e tillë apo duhet me i denue , mos ndryshe së paku me vota?!
Nuk asht shumë e ndershme me permend emna në shkrime, andaj po permbahem, por baj pyetje elektoratit, votuesve, popullit, a jeni normal kur ju jepni vota njerzve me dosje krimi, njerzve që ndiqen nga gjykata e Prokuror që 20 vjet rresht. Pse e mashtroni veten dhe arsytoheni para opinionit se p.sh. Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj etj ishin të akuzuem , u hetuen dhe u gjykuen dhe u shpallën të pafajshem. Pse po baheni aq naiv , aq injoranta per mos me ju thanë aq të lig dhe shpirtzi kur juve e dini se liria dhe pafajsia e Ramushit, e Fatmir Limës dhe shumë të tjerve në Gjykaten e Hagës dhe në ato vendore jan ble me shuma marramendëse parash dhe ato para jeni ju vet populli që i keni mbledhe e sigurue. Ju keni dhanë para me i lirue kriminelet ndersa familjet tueja vuejn per bukën e gojës, djemt e juej po presin radhen me ik në Gjermani e kudo në Europën prendimore per mos tu këthye ma kurr. Pse nuk po shtini gishtin në kokë, nese nuk mundeni aty shtine në prapanicë dhe mendoni se nga ju erdh tanë ajo pasuni pushtetarve tuej që ju i perkrahni, si nuk jua vretë ndergjegjen lajmi që u ba publik keto ditë dhe po qarkullon gjithandej ne media e portale se si vetem në nji Bankë në Qipro Kadri Veseli ka para të kursyeme në shumën prej 100. milion dollarësh, Fatmir Limaj diku 82 milion, Hashim Thaçi 73 milion dhe Ramush Haradinaj 63 milion dollar.  Si nuk mendoni pak dhe të kuptoni , a ma mirë me pas vendi i jonë Deputet njerëz me tituj Akademik, njerëz të ndershem me duer të pastra qoftë nga krimet qoftë nga mito dhe korrupsionet apo nepotizmi apo me pas deputet analfabet, deputet skandaloz, agresiv, injorant, vullgar, banal dhe të pist. Ja disa shembuj: a mund të jet deputet ( bile dy mandate Kryeparlamentar ) Kadri Veseli që me fjalorin ma të ndytë i drejtohet kolegës nga opozita, ma hangsh K….?
A duhet të jetë deputet dhe bile qe 20 vjet Nenkryetar i Parlamentit shoku Xhavit Haliti i cili në studio të TV-së thotë; po na të PDK-së të gjithë jemi milioner i kemi nga disa miliona, dhe i cili dhelprishtë, kurvnishtë, ligsishtë sulmonë fizikishtë deputetin e LDK-së z. Arben Gashi dhe sulmin e ban para prezencës së të gjithë deputetve?
A duhet të jet deputet pronari i bordeleve per prostitucion në Hamburg i cili pa asnji shkas kur Xhavit Haliti sulmonë z. Arben Gashi , ky ( Gani Dreshaj ) vrapon dhe tenton ta godas viktimen Gashi per ti dalë në mbrojtje ( pa pas nevoje sepse Halitin se sulmojë askush ) sulmuesit Haliti? Dhe kur jemi te ky pornopronari i bordeleve a asht turp që të ket Kuvendi i shtetit deputet nji njeri të tillë që gjatë seancave nxinet nga kamerat tue shti gishtat në hundë, tue levizë me kokën posht lart dhe majtas djathtas thue se i kan hy mizat e kalit në hundë. Sjellje këto të bezdishme dhe të gerditshme që njeriun normal e bajnë të vjellë.
Votues i PAN-PRONTO klaneve mendo me kokën tande dhe kuptoje se je bashkfajtor per mjerimin e vendit. Dhe mendo se tash ke shansin të shfajsohesh e ta shpetosh shtetin dhe të shpetosh ardhmëninë e pasardhësve tuej . Mos i votoni partitë e komandantave. Denoni ata me vota dhe njihere e pergjithmonë shpetone Dardaninë. Ju duhet ta bani këtë, dhe mu si mergimtar me mban shpresa se do ta bani këtë here. Votoni njerzit e pastër. Votoni kuadro, profesionalist, dhe të tillë keni në të gjitha partitë. Votoni njerzit e kuadrot e reja, votoni femnat, ato jan ma të zojat se këto mbeturinat e klaneve PRONTO-SHIK-PAN.
Që të jem korrekt me lexuesin dhe ata që me njohin e din se unë jam veprimtar i LDK-së unë nuk po ju ftojë ta votoni LDK-në , unë po ju ftojë dhe ju baj apel që ju mos ti votoni PDK, AAK, NISMA SOCIALDEMOKRATE, AKR, PD, Partinë Euroantlantike të matrapazit Milaim Zeka dhe edhe PSD te matrapazit Shpend Ahmeti. Provone ti menjanoni këto banda nga pushteti. Do bani mrekulli dhe do shpetoni vendin.
Juve me votë duhet me shpetue Parlamentin qe aty ma kurr mos të shkelë kamba e dikujt që ka ba vrasje , që asht denue me burg, per vrasje, per hajni, mafiozllak, nepotizem, korrupsion etj, etj.
Nese i shifni listat e kandidatve të PDK-së aty i keni së paku 15 veta me dosje apo që kan kalue nëper gjykata dhe jan shpallë fajtor.
E njejta gja asht edhe me AAK-në, me NISMA SOCIALDEMOKRATE tue fillue nga lideri i sajë Fatmir Limaj i cili dje u nominue per Kryeminister nga koalicioni me AKR dhe PD -në islamiste të Ferid Aganit që poashtu akuzohet per keqperdorim kur ishte Ministër i Shendetsisë.
Vetëdijsohu o popull dhe thuejuni MJAFT MA banditve të derisotshem të pushtetit në Dardani.
Istog: 13.09.2019

Nuk ka ende kërkesë ndërkombëtare për arrestimin e Radoiçiqit

Nadie Ahmeti

Organet e hetuesisë në Kosovë thonë se ende janë duke i vazhduar hetimet për ndriçimin e vrasjes së politikanit serb nga Mitrovica, Oliver Ivanoviq. Sipas tyre, hetimet nuk po përfundojnë me sukses, për shkak të mungesës së bashkëpunimit me autoritetet përgjegjëse të Beogradit.

Prokurori i rastit në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Sylë Hoxha, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në asnjë moment nuk kanë pushuar angazhimet për të sjellë para drejtësisë vrasësit e politikanit kosovar të nacionalitetit serb, Oliver Ivanoviq.

“Jemi duke i zhvilluar hetimet. Jemi duke grumbulluar prova me dëshmitarë të ndryshëm të mundshëm dhe në asnjë moment nuk ka pushuar asnjë veprim për rastin konkret, e kam fjalën për veprime procedurale që i kemi për këtë rast”, ka thënë Hoxha.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq, ishte vrarë më 16 janar 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte kryetar i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.

Millan Radoiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, sipas autoriteteve të Kosovës është i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviqit.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, që të lëshojë urdhër-arrest për Millan Radoiçiqin.

Për kompletimin e dosjes për fletë-arrestim ndërkombëtar, kishte folur më herët ministri në largim i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri. Por, me gjithë faktin se Tahiri kishte konfirmuar kompletimin e dosjes, fletë-arrestimi nuk është lëshuar ende.

Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Izmi Zeka, zëvendësministër në largim i Punëve të Brendshme. Ai ka thënë se kjo procedurë shumë shpejt do të përmbyllet.

“Deri më tani nuk është lëshuar fletë-arrest ndërkombëtar për Radoiçiqin. Ne shpresojmë se shumë shpejt do të ketë fletë-arrest ndërkombëtar”, ka deklaruar Zeka për Radion Evropa e Lirë, duke mos dhënë më shumë detaje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më herët kishte deklaruar se Radoiçiq është intervistuar nga prokurorët në Beograd dhe se është vërtetuar se ai nuk ka marrë pjesë në vrasje. Ai, madje, kishte thënë se “mendon se e ka emrin e vrasësit të Oliver Ivanoviqit”, por po përpiqet të sigurojë prova materiale.

Në anën tjetër, prokurori Sylë Hoxha ka thënë se mungesa e informacioneve nga autoritetet e Beogradit, po ndikon në mungesën e përparimeve rreth ndriçimit të vrasjes së politikanit serb, Ivanoviq.

“Bashkëpunimi nuk ka qenë korrekt, ato (autoritetet serbe) nuk i kanë sjell provat e kërkuara. Ne kemi kërkuar t’i kemi në dispozicion bisedat që janë zhvilluar përmes telefonit të të ndjerit Ivanoviq dhe personave të tjerë, për të cilët ne kemi dyshuar. Ata (Beogradi) na kanë dhënë disa numra, por jo bisedat. Pasi dihet se pjesa veriore e Kosovës mbulohet nga Telekomi i Serbisë. Kjo ka qenë një ndër pengesat që ka ndikuar. Edhe disa gjëra që janë gjetur në vendngjarje, nuk janë përcjellë në mënyrë korrekte”, ka sqaruar Hoxha.

Pak ditë pas vrasjes së Ivanoviqit, Ministria e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës ia kishte dërguar katër kërkesa Qeverisë së Serbisë.

Edhe autoritetet në Serbi kanë kërkuar nga Prishtina shkëmbim të informatave rreth hetimeve.

Megjithatë, kërkesat në të dyja adresat në fund dolën se u kthyen më shumë në fajësime reciproke sesa në bashkëpunim.

Në nëntor të vitit të kaluar, Policia e Kosovës kishte arrestuar tre persona në veri të Mitrovicës, nën dyshimet se kanë lidhje me vrasjen e Ivanoviqit, ndërsa Radoiçiq, i cili është i kërkuar po ashtu, nuk është gjetur në banesën e tij.

Por, lidhur me këto arrestime, organet në Serbi kanë shprehur dyshime nëse bëhet fjalë për personat që me të vërtetë mund të jenë të dyshuar për këtë rast.

Dashuria për atdheun ia kalon çdo dashurie tjetër – Nga Skënder MULLIQI

-Ky titull është thënje e Marin Barletit

Më dashur vendin tënd , është ndjenjë që njeriun fuqishem e mban zgjuar dhe e mbanë fuqishem edhe në jetë.Ma dashur është diçka e bukur, por që në diplomaci , nuk është sqaruar shumë kjo,në krahasim më njerëzit e shkrimit, të cilët dashurinë e sqarojnë mirë . Dihet së krijuesit edhe e kan ndijesin për të dashur.Krijimtaria dashurinë e paraqet në forma të ndryshme të mendimit karshi asaj që duhet vërtetë dashur.Njerëzit e politikës dhe të diplomacisë në hapësirat gjithshqiptare , duket së nuk kan mësuar shumë së çka është më dashur dikend , e veqmas atdheun dhe kombin . Nuk kan mësuar së për të qene në krye të politikës , nevoitet edhe ky komponent . Kjo çka është duke ndodhë më shtetin e Kosovës ,nuk është më politikë dhe as diplomaci.Shqiptarët që herët kan pasur ndërgjgegje për atdheun, kan shfaqur dashuri e krenari , kan ndjerë dhembjen, kan jetur dhe vepruar me idealin e atdheut. E kan mbrojtur atdheun duke sakrifikuar edhe jetën. Këtë e vërtetuan edhe në luftën e fundit çlirimtare .Sakrifica, bujaria dhe besnikeria , nuk na kan munguar kurrë , e sot shumë po na mungojnë.
Vetëdija dhe ndjenja shkojnë bashkë.Vetëdijesimi për origjinën , për vlerat sublime karshi etnisë , janë kushte esenciale për ta dashur atdheun , që nënkupton edhe flijimin për të. Sigurisht së për ta dashur atdheun ndikon edukimi famijarë , ndikon edhe rrethi ku jetojmë dhe veprojmë .Ta duam njeri-tjetrin, por mos ti urrejmë edhe të tjerët .Shëmbulli më I keq I urrejtjës , janë serbët dhe Serbia, që nuk duken aspak normal.Këta e duan vetën , duke I urrejetur të tjerët. Kjo nuk ka lidhje më njerëzorën dhe aq më pak më dashurin e mirëfillitë. Sikur serbët janë popull më kod gjenetik të prishur.Te vrasësh dhe të masakrosh njerëz të pafajshëm , vetëm pse ata e duan atdheun e tyre, e duan lirinë e vet, kjo është krim , dhe nuk ka emërtim tjetër.Gjeneratave të reja , duhet tua kultivojmë më shumë dashurinë e ndërsjellë, dashurinë ndaj Atdheut dhe Kombit. “Dashuria për atdheun ia kalon çdo dashurie tjetër”-Marin Barleti…

Pse Ruzhdi Shehu e meriton voten e qytetarëve për deputet? – Nga Skënder MULLIQI

Nuk eshte kurrë shumë të shkruash disa rreshta për mikun dhe veprimtarinë e shquar të çeshtjës kombëtare , dhe anëtarinë e devotshëm të LDK-së, Ruzhdi Shehun. Ne plejadën e konceptit politik rugovian pa dyshim që zënë vend të rwndësishem edhe Ruzhdi Shehu. Ai qysh moti është përcaktuar që karrierën politike ta lidhë si kocka mw ashtin , më LDK –në dhe ideatorin dhe themeluesin e saj dr. Ibrahim Rugovën, ku I ka mbetur besnik edhe sot. Kur njeh bëmat e njerëzve të mirëfilltë, kur sheh ecjët dhe përkushtiminm e tyre për atdhe dhe komb, e ndjen detyrimin të shkrush qoftë edhe pak nga këta rreshta.

Sigurisht mbi të gjitha shkruan të vërteten , shkruan për tiparët njerëzore çfarë I posedon edhe kandidati për deputet nga radhët e LDK-së , të dëgës së Junikut, Ruzhdi Shehu. Ai është ndër të përët nga kjo trevë që shtë inkuadruar në LDK , dhe të gjithë flasin në superlativë për te. Përveq I papërtuar edhe I përkushtuar, si dhe bamirës , është I dashur për të gjithë. Andaj , jo vëtem për anën nga vjen, por Ruzhdi Shehu e meriton votën e të gjithëve , së ai përfaqëson edhe interesin e tyre . Ky është model I një njeriu profesionist dhe një politikani, që gjithmonë është në shërbim të qytetarëve. Një model kudo ndodhur pranë njërzëve. Sinqeriteti, burreria edhe prej politikani që e kam takuar , më gjitha këto virtyte të çmuara , janë dëshmi e një integriteti të lartë , i cili meriton votën Tuaj për zgjedhjet e 6 tetorit…

Partia e Albin Kurtit kërkon mbështetje financiare nga qytetarët

Lëvizja Vetëvendosje po kërkon mbështetje financiare nga qytetarët për zgjedhjet e 6 tetorit.

Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare në Facebook të kësaj partie. Nga VV thonë se nuk pranojnë financime nga persona apo biznese të dyshimta.

“Të dashur miq e mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Si në çdo zgjedhje, ne i drejtohemi qytetarëve për mbështetje financiare. Si subjekti më transparent në Kosovë, ne e kemi patur një mbështetje financiare në rritje, e cila është përkthyer edhe në rezultat më të mirë elektoral”, thuhet në postimin e VV-së në Facebook.

Postimi i plotë:

Ta ndihmojmë fitoren për të mirën e vendit

Të dashur miq e mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Si në çdo zgjedhje, ne i drejtohemi qytetarëve për mbështetje financiare. Si subjekti më transparent në Kosovë, ne e kemi patur një mbështetje financiare në rritje, e cila është përkthyer edhe në rezultat më të mirë elektoral. Kësaj radhe fitorja jonë është e domosdoshme, për ta çliruar shtetin e Kosovës nga kapësit e korruptuar e kriminalë.

Ne nuk pranojmë financime nga persona apo biznese të dyshimta. Nuk pranojmë shuma të mëdha. Fuqia jonë bazohet në ndihmat e vogla, që na i jepni shumë prej jush.

Andaj, me rastin e zgjedhjeve të 6 tetorit, ku Lëvizja VETËVENDOSJE! do të fitojë, ne duhet të bëjmë një fushatë perfekte. Për ta arritur këtë, është e nevojshme ndihma juaj. Cilado shumë që keni mundësi, pa ju ngushtuar e pa ju vënë në vështirësi, neve na ndihmon që ta sjellim më pranë kthesën e madhe. Qeveria Kurti do të jetë momenti i kthimit të Kosovës kah e mbara, për të gjithë qytetarët e saj.

Udhëzimet mund t’i gjeni në faqen: https://donacion.vetevendosje.org

Tragjike në Prizren, qytetari humb jetën gjatë fluturimit me parashutë

Një qytetar ka humbur jetën gjatë një fluturimi me parashutë në Prizren të shtunën rreth orës 13:00. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, togeri i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanolli.

“Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një incident që ka ndodhur në Prizren, në zonën ku bëhen fluturimet me parashutë, ku ka qenë duke ushtruar grupi që bën fluturime. Nga informatat e para, një 45 vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një person është lënduar”, ka thënë Osmanolli.

Osmanolli ka shtuar se në vendin e ngjarjes janë policia e hetimeve rajonale dhe po merren me rastin. Sezoni i fluturimeve me parashutë është hapur zyrtarisht në Prizren më 5 korrik.

Kandidatët e pasur të një populli të varfër! – Nga Florim Zeqa

Qytetarët e Kosovës më 6 tetor të këtij viti do t’i kenë para vetës pesë emra që po pretendojnë ta marrin në dorë “timonin e shtetit”: Albin Kurti, Fatmir Limaj, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Vjosa Osmani. Janë këta pesë kandidatë për kryeministra që posedojnë pasuri të mëdha dhe para të majme në xhirollogaritë e tyre bankare.

Sikurse një liderë partiak milionerë që nuk e përfillë vullnetin e elektoratit, ashtu edhe një kandidat i pasur për postin e kryeministrit nuk mund t’iu shërben interesave të shtetit dhe qytetarëve të vendit.
Sikurse kandidatët për kryeministra nga radhët e pushtetarëve që thirren në shtet ligjor dhe që zotohen për luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ashtu edhe kandidatët nga opozita po thirren në shkapjen e shtetit. Por as njërës dhe as palës tjetër nuk po iu pëlqen të flasin hapur për nepotizmin dhe punësimet familjare në institucione.
Për shkak se kapja e shtetit fillon pikërisht nga punësimet familjare, uzurpimet e pronave, granteve qveritare dhe tenderëve për vete dhe familjarët e tyre.

Pasurimi i paligjshëm i kandidatëve për kryeministra

Bazuar në pasurinë e pesë kandidatëve për kryeministra të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, tre kandidatët për kryeministra nga radhët e pushtetit na dalin jenë shumë të pasur, madje milionerë, mirëpo as dy kandidatët nga radhët e opozitës nuk qëndrojnë edhe aq keq nga pasuria në vlerë prej qindramijëra eurosh.
Arsyeja pse dy kandidatët për kryeministra nga kampi opozitarë janë më pak të pasur sesa ata të pushtetit, qëndron në faktin se nuk e kanë pasur mundësinë ose nuk kanë guxuar, se ndoshta do të ishin pasuruar akoma më shumë…!
Kur kësaj pasurie të deklaruar të kandidatëve për kryeministra i shtohen edhe pasuritë e padeklaruara, të fshehura në “Parajsat Fiskale” apo në emra të familjarëve dhe farefisit të gjërë, atëherë qytetarët e varfër të vendit duhet të ndjehen të “privilegjuar dhe me fat” që do të votojnë për kandidatët milionerë!
Edhe pse nuk ka dhe nuk nuk mund të ketë pasurim të ligjshëm brenda një kohe të shkurtër, vota e qytetarëve po e përligjë pasurinë e milionerëve në Kosovën e pas luftës dhe pas pavarësisë.

Parafushatë e lodht e kandidatëve

Hiq më e mirë dhe më vlerë nuk na delë edhe parafushata e pesë kandidatëve për kryeministra.
Albin Kurti: “Nga takimi me banorët e fshatit Vllahi e dha premtimin se ditën do ta zgjasë nga 24 në 25 orë”,
Fatmir Limaj: “I bindur në fitore premton punësime dhe shtet ligjor”,
Ramush Haradinaj: “Me taksë nën sqetull dhe demarkacionin në qafë, premton liberalizimin dhe mbrojtjen e kufijve”,
Kadri Veseli: “Me premtimin këmbëngulës për ta ç’rrënjosë korrupsionin (me korrupsion) nga institucionet shtetërore”,
Vjosa Osmani: “Premtimet e saj janë të fokusuara në shkarkimin e Hashim Thaçit dhe shkapjen e shtetit dhe pikë, pikë, pikë…
Sikurse që është iluzive të pritet shkarkimi i Hashim Thaçit nga ata që e kanë zgjedhur president, ashtu është iluzive të pritet luftimi i korruspsionit nga ata që e kanë instaluar korrupsionin në jetën institucionale dhe shoqërore.
Nëse vërtetë “zgjatet” dita në “25 orë”, atëherë edhe viti do të zgjatet për 365 orë dhe të papunët më shpejtë do të dalin në pension, ndërsa ata që punojnë do të pensionohen më vonë!
Qytetarët që po vrapojnë pas partive dhe kandidatëve për kryeminsitra sikur po e harrojnë një fakt, se të nesernën pas 6 tetorit, kandidatët e tyre të preferuar i fillojnë pazaret politike për pushtet, duke i harruar të gjitha premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore, për të kontrabanduar kështu vullnetin e shprehur me votën e lirë.

Kosovës i duhen udhëheqës shtetërorë siq i kanë shtetet e zhvilluara të Bashkimit Evropian, që për nga pasuria janë të përafërt me qyetarët e rëndomtë. Një liderë i përmasave qytetare i kupton më lehtë hallet dhe dertet e qytetarëve, nuk i duhen trupërojet dhe xhipat e zi.

Hoxhaj paralajmëron se 10 shtete tjera mund ta tërheqin njohjen e Kosovës

Zëvendëskryeminisri në largim i Kosovës, aktualisht nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se tërheqja e parë e njohes së Kosovës ka qenë nga Surinami në 2017, para se dikush të fliste për korrigjim të kufijve.

Ai thotë se një shtet i rajonit iu ka thënë se Serbia është duke përgatitur fushatë për tërheqjen e njohjeve, dhe sipas tij janë përmendur edhe mjetet të cilat do të përdoren për tërheqje të njohjeve.

Hoxhaj në “Rubikon” të KTV-së ka thënë se për të, tërheqja e njohjeve nuk ka qenë situatë e re.
“Janë 13 vende të cilat i kanë tërhequr njohjet. Ne duhet ta kuptojmë njëherë karakterin e shtetësisë tonë. Nëse ne do të ishim anëtarë i OKB-së, njohja do të ishte universale. Në këtë situatë kur një vend e njeh Kosovën duhet të vendosen marrëdhëniet diplomatike. Ka disa të vërteta që janë të lëndueshme”, ka thënë ai.

Ai tutje ka shtuar se kanë informata që edhe 10 vende tjera mund ta tërheqin njohjen.

“Unë kam informata të besueshme dhe në raportin diplomatik kjo është serioze. Ne e kemi përdorur dialogun për me marrë njohje”, ka thënë ai.

Ai thotë se Kosovës i duhet një politikë e jashtme që ka plan operativ dhe mendim strategjik, derisa ka shtuar se kanë mundur të parandalohen tërheqjet e njohjeve.
Më tej ka shtuar se duhet të koordinohen me partnerët që të rikthehen njohjet dhe të kërkojnë nga Serbia ta ndalë fushatën për tërheqjen e njohjeve.

“Ne mund të flasim për korrigjim të kufijve por jemi larg të vërtetës, sepse asgjë nuk ka të bëjë”, ka thënë ai.

Hoxhaj, ka thënë se Vetëvendosja ka dashur t’i jap më shumë të drejta serbëve.
Ai thotë qasja e VV-së që duhet të ketë dialog të brendshëm më serbët e Kosovës dhe jo me Serbinë, ka qenë e gabueshme dhe e pamenduar.
“Qasja juaj që duhet të ketë dialog të brendshëm me serbët e suspendon kapitullin 35”, ka thënë ai.

Lajm i madh nga Ambasada e SHBA: nga 1 tetori të gjitha llojet e vizave jepen në Kosovë (video)

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dhënë lajmin e madh. Duke filluar që nga data 1 tetor 2019 në ndërtesën e re të kësaj ambasade në kryeqytet do të jepen të gjitha llojet e vizave.

Në një video të publikuar nga faqja zyrtare e kësaj ambasade në ‘facebook’, jepen të gjitha instruksionit për ata që ia mësyjnë kësaj ambasade për të marrë ndonjë vizë, shkruan Gazeta Express.

Një zyrtarë i lartë i kësaj ambasade, James Finan, përmes videos tregon të gjithë hapat dhe këshillat që duhet ndjekur një person që vendos të aplikojë për vizë.

Në fillim thuhet që nuk duhet marrë me vete asgjë tjetër përveç gjërave që kërkohen gjatë intervistimit, në mënyrë që të mos ketë vonesa gjatë procesit të verifikimit brenda ambasadës.

Pastaj aplikantët kalojnë në dhomën e intervistave brenda ambasadës.

Para ndërtimit të kësaj ambasade të re, shtetasit e Kosovës ishin të detyruar t’i drejtoheshin Shkupit për të aplikuar për viza.