VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kosova përgatit infrastrukturën për zonën ekonomike amerikane

By | May 16, 2018

Komentet

Burgu i Spaçit, burg politik i sigurisë së lartë gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri

Burgu i Spaçit ishte një burg politik i sigurisë së lartë, që ishte aktiv gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri. Burgu gjendet (gjendej) në fshatin Spaç. Në vitin 1973 në Burgun e Spaçit pati një rebelim të të burgosurve, të cilët arritën të ngrinin një flamur jo-komunist. Një rebelim i ngjashëm u krye edhe në Burgun e Qafë Barit në vitin 1984 ku shpërthyen të njëjtat dufe e u ngritën kërkesa e dëshira për liri, që u shtypën njëlloj me dhunë e gjak.

Në burgun e Spaçit kanë vuajtur dënimet politike disa intelektualë të famshëm, ndër të cilët edhe Fatos Lubonja.

Kohët e fundit ka pasur plane që Burgu i Spaçit të kthehej në një muzeum, por deri sot, asnjë hap i mëtejshëm nuk është bërë në këtë drejtim.

Burgu i Spaçit është një monument i trashëgimisë kulturore në Spac, rrethi i Mirditës, në qarkun e Lezhës, Shqipëri. Ky monument është i llojit “Arkitekture”, i miratuar me numër “656/DT 05.12.2007“.

Ky burg është hapur në vitin 1968 dhe ka funksionuar deri në vitin 1988, e sipas të dhënave ka pasur mbi 1000 të burgosur. I ndërtuar për shfrytëzimin e Minierës së Spaçit ku nxirrej bakër dhe pirit. Janë rreth 7 godina që janë pjesë e burgut, por më tej ka edhe godina të tjera që kanë shërbyer si kampe për të burgosurit, por edhe ambientet që shërbenin si mjedis pune për njerëz të zonës. Ka qenë një kompleks minierash ku punonin jo vetëm të dënuarit. Aktualisht është në një gjendje tërësisht të shkatërruar.Ka nje arkitekture tipike te periudhes komuniste me forma te rregullta.

Shqipëria goditet nga disa tërmete

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) të Shqipërisë, janë regjistruar 14 tërmete me intensitet të ndryshëm

TIRANË – Shqipëria është goditur gjatë orëve të fundit nga disa tërmete, që janë regjistruar në qytetet jugore të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) të Shqipërisë, janë regjistruar 14 tërmete me intensitet të ndryshëm gjatë orëve të natës.

Sipas IGJEUM, tërmetet kanë goditur qytetet Vlorë dhe Gjirokastër, me magnituda nga 2.2 deri në 4.5 ballë. Një tërmet është regjistruar në afërsi të kufirit të Shqipërisë me Greqinë.

Autoritetet në vend nuk kanë raportuar për viktima, ndërsa janë dëmtuar disa banesa në Vlorë.

Reportazhi i kanalit gjerman ZDF: Shqipëria para një apokalipsi

 

Shqipëria

Kanali i njohur gjerman ZDF i ka kushtuar një reportazh të gjatë problemit të ndotjes së ambientit dhe plehrave që kanë pushtuar vendin tonë.

 

Reportazhi është publikuar edhe në faqen zyrtare dhe faqen e FB të këtij rrjeti, shoqëruar me shënimin:

 

Shqipëria ka një problem të madh: plehrat- aty ku askush nuk duhet të jetë.

Ajo që duhet si një film apokaliptik, kërcënon njeriun dhe natyrën.

‘Shqipëria e maleve të thepisur dhe plazheve magjepsëse, me një ëndërr turistike që është në ndërtim e sipër njëlloj si në Mal të Zi dhe Greqi, ka një problem të madh.

Ajo që duket si një film apokalipsi po kërcënon njeriun dhe natyrën sepse nuk ka një sistem të grumbullimit të mbeturinave në të gjithë vendin që sjell: Mbushjen e Shqipërisë me plehra’, –thuhet në pamjet e prezantuara nga ZDF.

 

 

 

 

LIVE – Dasma mbretërore, Meghan Markle dhe Princ Harry në altar (video)

LONDËR – Zilet e dasmës mbretërore do bien në Britaninë e Madhe këtë të shtunë në mesditë në martesën e Princ Harry-it dhe Meghan Markle, e cila nuk do te shoqërohet në altar nga i ati i saj në kështjellën Winsdor pasi ka bërë një ndërhyrje në zemër. Nusja do të shoqërohet nga vjehrri i saj, Princi Carls.


Ndiqeni live hap pas hapi ceremoninë që po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie.
Kisha ku do të zhvillohet dasma

Përgatitjet kanë kohë që kanë nisur. Dasma përllogaritet të kushtojë miliona euro ndërsa provat e fundit u kryen këtë të premte. Princesha e ardhshme Meghan është fotografuar brenda makinës teksa shkonte drejt kështjellës Windsor bashkë me princ Harry-in. E veshur me të bardha dhe me grim më të rënduar se zakonisht, Meghan dukej buzagaz teksa bisedonte me princin e saj.

Dasma mbretërore është event i viti paparacët dhe e gjithë bota do i kenë sytë mbi ta. Orë më parë, mbërriti në Angli edhe e ëma e nuses, e cila do të jetë pranë saj gjatë kurorëzimit të martesës më 19 maj.

Autoritetet në vendin ku ndodhet Kështjella Winsdor kanë larguar nga zona njerëzit e pastrehë para se të zhvillohet ceremonia e martesës këtë fundjavë.
Qindra njerëz janë mbledhur  para Kështjellës Windsor, ku do të mbahet ceremonia e kurorëzimit.

Kureshtja është e madhe por edhe pritshmëritë për fustanin e nuses. Pjesë e ceremonisë do të jetë edhe këngëtari Elton John, jo vetëm si i ftuar nderi, por sipas mediave britanike ai do të këndojë për familjen mbretërore.

Teatri sovjetik i Maliqit që po ringrihet gërmadhash dhe Teatri fashist i Tiranës që do shembet

REDI GJUZI/ Në dhjetor të vitit 2016, një zjarr shkrumboi teatrin e Maliqit. Emisioni “Stop” në TV Klan, ishte interesuar se çfarë po ndodh me godinën e Teatrit. Në kronikën e shfaqur, fliste artisti Dhimitër Orgocka. Me një melankolizëm prekës, ai tregonte momentet kur e lajmëruan se teatri po digjej. “Janë disa ngjarje që do, s’do, të lënë pa mend”, tregonte Orgocka i prekur përballë godinës gjysmë të rrënuar. Artisti kërkoi që Teatri të rikonstrukturohet sa më shpejt. Dhe kërkesës së tij iu përgjigj nënkryetari i Bashkisë së Maliqit. Vasillaq Cinoku tregoi se do t’i kërkonte qeverisë shqiptare financim për godinën e Teatrit. Një financim që shkon 180 milionë lekë të rinj, ose rreth 1.8 milionë USD. Më tej, nënkryetari i Bashkisë jep edhe lajmin e mirë për të gjithë nostalgjikët e godinës së djegur. “Ne po i përmbahemi projektit rus. Për fat të mirë, projekti i kinemasë ishte depozituar dhe ruhej nga Bashkia jonë”, tha nënkryetari Vasillaq Cinoku. Bashkia e Maliqit është për t’u vlerësuar. Ajo, edhe pse me Teatrin e djegur, është aq e përgjegjshme për të kaluarën e qytetit, sa ka kërkuar dhe po ruan arkitekturën origjinale të Teatrit. Teatri, edhe pse i ri, do të ketë të njëjtën pamje që i kishte dhënë arkitekti sovjetik.

 

Ndryshe nga Maliqi, që gjen forcën për rikonstruksionin e Teatrit, në Tiranë po punohet për të kundërtën. Në Maliq, Teatri u dogj, në Tiranë Teatrin Kombëtar duan t’i vënë shkrepësen me urdhër kryeministror. Teatri i Maliqit është i viteve 1950, ai i Tiranës i viteve 1930. Në pamje të parë, duket se Bashkia socialiste e Maliqit po i bën karshillik Kryeministrit në Tiranë. Por jo. Nuk ka gabim politik. Ka një koordinim, që nga qesharak, po vërtetohet i frikshëm. Ashtu siç do rijetësohet sovjetizimi artikekturor në Maliq, ashtu po rindërtohet, po sovjetik edhe Pallati i Kulturës në Tiranë. Pas asnjë ndryshim në fasadën groteske që ka. Ashtu sic po restarurohet për shpirtrat nostalgjikë godina e rrënuar në Maliq, ashtu do të rikthehet vezulluese edhe Piramida e diktatorit në Tiranë. Prorusët do ia tregojnë me nostalgji nipërve në shëtitjet e Maliqit dhe Tiranës, sa të bukura kanë qenë dhe sa shndritëse janë bërë godinat e shokut Enver. Ndërsa ai dreq Teatri italian prish punë. Bën karshillëk në mes të Tiranës godina fashiste. Nuk ka mundësi që Tirana dhe më pas e gjithë Shqipëria të ketë pasur histori para vitit 1945. Ndaj, qeveria do harxhojë 1.8 milionë për rikthimin sovjetik dhe do shembë pa para teatrin e italianëve. Thirrja është e qartë, si kristal: Rrofshin komunistët rusë të Maliqit, poshtë fashistët italianë të Tiranës!

Në Sofje po mbahet takimi i lartë BE-Ballkani Perëndimor

Bashkimi Evropian dhe gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina, pritet të miratojnë të enjten në Sofje një deklaratë për përmirësimin e lidhjeve infrastrukturore si dhe për përmirësimin e sigurisë, luftën kundër radikalizmit dhe për migrimet.

Në tekstin e deklaratës theksohet mes tjerash se Bashkimi Evropian përshëndet angazhimin e përbashkët të partnerëve të Ballkanit Perëndimor për vlerat dhe parimet evropiane si dhe vizionin e një Evrope të fortë, të qëndrueshme dhe të bashkuar që bazohet në lidhjet historike, kulturore e gjeografike dhe në interesat e përbashkët politikë, ekonomik dhe të sigurisë.

Duke rikujtuar takimin e Selanikut të vitit 2003, Bashkimi Evropian ripohon mbështetjen e tij të qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe është e i vendosur të përforcojë dhe shtojë angazhimin e vet në të gjitha nivelet me qëllim për të mbështetur transformimin politik, ekonomik dhe shoqëror të rajonit, duke përfshirë rritjen e ndihmës në bazë të përparimit të prekshëm në sundimin e ligjit dhe reformat socio-ekonomike të kryera nga partnerët e Ballkanit Perëndimor.

Në deklaratë thuhet se Bashkimi Evropian mirëpret angazhimin e partnerëve të Ballkanit për t’u dhënë përparësi demokracisë dhe sundimit të ligjit, posaçërisht për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, qeverisjes së mirë dhe respektimit të të drejtave të pakicave.

Bashkimi Evropian, thuhet pos tjerash në deklaratë, mbështete angazhimin e partnerëve të Ballkanit perëndimorë për të përforcuar më tutje marrëdhëniet fqinjësore të mira, qëndrueshmërinë rajonale dhe bashkëpunimin e ndërsjellë. Kjo, thuhet në deklaratë, përfshinë në veçanti gjetjen dhe zbatimin e zgjidhjeve përfundimtare gjithëpërfshirëse dhe detyruese për mosmarrëveshjet dypalëshe të rrënjosura në trashëgiminë e së kaluarës. duke siguruar përpjekje shtesë për rë siguruar pajtimin mes tyre.

Deklarata, gjuha e së cilës ishte bërë pjesë debatesh të gjata brenda vendeve të Bashkimit Evropian, do të jetë pjesa përmbyllëse e takimit të lartë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, që është i pari i këtij lloji pas 15 vjetësh.

Deklarata e përbashkët bart me vete frymën e imponuar nga kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, i cili nuk merr pjesë në takimin e së enjtes për shkak të qëndrimit të tij ndaj pavarësisë së Kosovës e cila nuk njihet edhe nga katër vende tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Së këndejmi pritet që deklarata përfundimtare t’u referohet vendeve të Ballkanit perëndimore si “partnerë”, një kompromis i pranuar edhe nga Spanja, e cila përballë problemit të Katalonjës, ka ashpërsuar gjuhën e saj kundrejt Kosovës.

Kjo bëri që në takimin e sotëm, të gjithë pjesëmarrësit të paraqiten vetëm me emrat e tyre, pa simbole dhe pa funksionet e tyre.

Vëzhguesit tërheqin vëmendjen se derisa në takimin e Selanikut 15 vjet më parë është folur për “zgjerimin” e BE-së, kësaj radhe fjala “zgjerim” është shmangur në tërësi.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se takimi i së enjtes është një mundësi për të dyja palët.

“Për të ritheksuar se ardhmëria evropiane mbetet zgjedhje gjeostrategjike e Ballkanit. Ne duam të demonstrojmë se na intereson për zhvillimin social ekonomik të rajonit. Investimi në lidhjet infrastrukturore dhe njerëzore me dhe brenda Ballkanit Perëndimorë, është në interesin më të mirë të Bashkimit Evropian… Shpresojmë t’i sjellim më afër miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor”, tha zoti Tusk.

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se synimi është “më shumë qëndrueshmëri, siguri dhe përparim për Ballkanin Perëndimor”.

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, vendi i të cilit merr kryesinë e Bashkimit Evropian më 1 korrik, tha se “synim është të mbështeten të gjitha vendet e Ballkanit në rrugën e tyre drejt BE-së”, duke theksuar se ai sheh perspektivë për rajonin.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se duhet parë me kujdes “çdo zgjerim të ri” të bllokut.

Zyrtarët evropian pritet të ritheksojnë qëndrimin se Bashkimi Evropian nuk do të pranojë asnjë vend që nuk i ka të zgjidhura konfliktet dypalëshe dhe se marrëdhëniet fqinjësore i sheh si thelbësore për rajonin që ende bartë plagët e luftërave të viteve të 90-ta.

Për t’u anëtarësuar në BE, Serbia duhet të zgjidhë problemet kufitare me Bosnjën dhe të arrij një marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pavarësinë e së cilës vazhdon ta kundërshtojë.

Komisioni Evropian ka propozuar që udhëheqësit e BE-së të hapin muajin e ardhshëm edhe formalisht bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë e cila përballet me kritika për shkallën e krimit e korrupsionit dhe Maqedoninë, kontesti i së cilës me Greqinë për emrin, ka bllokuar për një kohë të gjatë proceset e integrimeve.

Udhëheqësit e lartë evropian u takuan të mërkurën në mbrëmje një darkë joformale për të trajtuar edhe sfidat tjera më të cilat përballet Bashkimi Evropian. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se “për të qenë subjekt dhe jo objekt i politikës globale, Evropa duhet të jetë e bashkuar ekonomikisht, politikisht dhe po ashtu ushtarakisht si kurrë më parë. Ai tha se përveç sfidave tradicionale politike, siç janë ndikimi i Kinës dhe qasja agresive e Rusisë, tash Evropa po përballet me dukurinë e re që ai e quajti qasje tekanjoze të administratës amerikane.

“Duke parë vendimet e fundit të presidentit Trump, dikush do të thoshte, me miq të tillë, kujt i duhen armiqtë”, tha zoti Tusk duke kritikuar vendimin presidentit Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore më Iranin por edhe vendosjen e tarifave shtesë mbi importet e aluminit dhe çelikut, në emër të sigurisë kombëtare.

OSBE kërkon të vërtetën për gazetarët e vrarë apo të zhdukur në Kosovë

Ilustrim

Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) në Kosovë, u ka bërë thirrje autoriteteve të drejtësisë në Kosovës që t’i shtojnë përpjekjet për t’i zbardhur rastet e gazetarëve të cilët janë rrëmbyer, vrarë apo zhdukur gjatë apo pas periudhës së luftës në Kosovë.

Në Kryeprokurorinë e Shtetit, thonë se nga marsi i vitit 2017, Kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi ka caktuar një prokuror-koordinator për rastet e kanosjeve apo veprave tjera penale që kryhen ndaj gazetarëve.

Këshilltarja e Kryeprokurorit të Shtetit, Merita Gashi, tha për Radion Evropa e Lirë, se edhe lidhur me raste e vrasjeve apo zhdukjes së gazetarëve të kohës së luftës, prokuroritë po punojnë në zbardhjen e tyre.

“Për të gjitha rastet, përfshirë ato edhe gjatë luftës edhe pas luftës, Prokuroria është duke punuar dhe hetuar intensivisht që këto raste te zbardhen sa me shpejt”, tha Gashi.

Sipas informatave të misionit të OSBE-së, janë 15 gazetarë shqiptarë dhe serbë të cilët janë vrarë, kindapuar apo zhdukur, tha për Radion Evropa e Lirë, Senad Shaboviq, zëdhënës i OSBE-së në Prishtinë.

“Ajo që ne po bëjmë është që të kthejmë pak vëmendjen e opinionit në këtë temë në mënyrë që të kuptohet sa më shumë rreth fatit të tyre, në mënyrë që të rinisin disa hetime dhe që opinioni në përgjithësi të njoftohet me këto raste. Po punojmë në këtë çështje për një kohë, kurse më intensivisht kemi punuar gjatë vitit 2017 dhe planifikojmë që të vazhdojmë edhe këtë vit”, tha Shaboviq.

Ndër gazetarët që konsiderohen si të vrarë, kindapuar apo të zhdukur janë: Afrim Maliqi (gazeta Bujku), Enver Maloku (Qendra Informative e Kosovës QIK, i vrarë më 1999), Shefki Popova (gazeta Rilindja, i vrarë në shtator të vitit 2000), Xhemajl Mustafa (i vrarë në vitin 2000), Bekim Kastrati (gazeta Bota Sot, i vrarë në tetor, 2001), Bardhyl Ajeti (gazeta Bota Sot), Krist Gegaj (Radio Televizioni i Prishtinës – RTP), Shaban Hoti (televizioni rus) Marjan Melonashi (Radio Prishtina, i zhdukur), Gjuro Sllavuj (Radio Prishtina, i zhdukur më 1998), Ranko Pereniq (Radio Prishtina, i zhdukur më 1998), Lubomir Knezeviq (gazetar nga Jedinstvo, i zhdukur në maj të vitit 1999), Millo Buleviq (gazetar i pavarur, i zhdukur) Aleksandar Simoviq, (Radio Kosova, i zhdukur në gusht të vitit 1999 – gjurmët e tij janë gjetur një vit më vonë), Momir Stokusha (fotoreporter, i vrarë në shtator, 1999 në Prishtinë).

Shaboviq, thotë se shumë prej lëndëve të këtyre rasteve, nëse hetimi ka filluar, në fillim ishin në kompetencë të misioni të Kombeve të Bashkuara apo UNMIK-ut, e më pastaj në duart e misionit të Bashkimit Evropian – EULEX, kurse sot janë në duart e gjyqësorit të Kosovës. Sipas tij, vullneti dhe dëshira te Prokuroria e Kosovës ekziston që të shtohen përpjekjet në lidhje me hetimet e kahmotshme.

 Petrit Çollaku nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë se në vazhdimësi Asociacioni u bën thirrje mekanizmave të drejtësisë që të hetohen dhe të jepet një verdikt për rastet. Ai theksoi se është koha e fundit që familjarët e gazetarëve të vrarë të dinë për fatin e të dashurve të tyre.

“Për kolegët tanë në atë kohë, si para dhe gjatë luftës që janë vrarë, duhet të ketë një verdikt sepse ka kaluar një kohë e gjatë dhe në anën tjetër të dy asociacionet kemi përpiluar një dokument dhe ja kemi dërguar Federatës Evropiane të Gazetarëve, ku kemi kërkuar mbështetjen e tyre që të fillojnë hetimet. Thjesht t’u bëhet presion institucioneve shtetërore që të fillojnë hetimet dhe të inkurajohen njerëzit që të flasin për këto raste”, tha Çollaku.

Ndërkaq, Budimir Niqiq, i cili flet në emër të gazetarëve nga Serbia në Kosovë, thotë se përveç një rasti, atij të vrasjes së Shaban Hotit, të gjitha rastet tjera kanë mbetur të pandriçuara. Sipas tij, nuk dihet nëse po zhvillohen hetime apo jo rreth këtyre rasteve.

“Është e qartë që nuk ka as vullnet e as dëshirë të institucioneve, as atyre të Kosovës e as atyre ndërkombëtare që këto raste të zgjidhen”, theksoi ai.

“Problemi qëndron më tepër te sistemi i sigurisë. UNMIK-u, thënë kushtimisht, zhvilloi hetime sipërfaqësore në fillim, çka vërtetohet edhe në raportin e Komisionit këshillëdhënës të OKB-së për të drejtat e njeriut ku thuhet se në disa raste UNMIK-u, vetëm pas disa viteve i ka hapur dhe pastaj mbyllur hetimet pa marrë në pyetje dëshmitarët eventual”, tha Niqiq.

Një gjendje e tillë, nënvizoi ai, ka sjellë situatën kur tani përgjegjësia hidhet sa te një misionin ndërkombëtar sa te tjetri, përderisa shpreh dyshime se institucionet e Kosovës kanë vullnet për t’i trajtuar këto raste.

Niqiq, bashkë me kolegët e tij të martën për herë të shtatë vendosën pllakën përkujtimore në vendin ku kanë rënë kolegët gazetarë, Gjuro Sllavuj dhe Ranko Pereniq që ndodhet mes Rahovecit dhe Hoçës së Madhe.

Është hera e gjashtë, thotë Niqiq, që dikush e rrënon këtë pllakë dhe fajëson institucionet që nuk po arrijnë të sigurojnë atë dhe as të zbulojnë se kush po e dëmton atë.

Sipas tij, OSBE është një nga organizatat e vetme ndërkombëtare që interesohet për zgjidhjen e këtyre rasteve.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jan Braathu, tha të martën se kjo organizatë do të mbështesë përpjekjet në rritje për të gjetur autorët e krimeve kundër gazetarëve në vend.

  • 16x9 Image

    Arton Konushevci

    Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.

  • 16x9 Image

    Amra Zejneli

    Ka lindur në Mitrovicë në vitin 1986. Studimet universitare i ka përfunduar në fushën e gazetarisë dhe të studimeve evropiane në Universitetin e Floridas në SHBA. Me gazetari ka nisur të merret nga viti 2001. Punon në transmetuesin publik – Radio Televizionin e Kosovës – si redaktore përgjegjëse në programin e gjuhëve të komuniteteve, ndërkaq Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2010.

Kosova përgatit infrastrukturën për zonën ekonomike amerikane

Krijimi i një zone ekonomike amerikane në Kosovë po shihet si një mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe tërheqjen e kompanive të mëdha amerikane që kapitalin e tyre ta shtrijnë në këtë zonë.

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës, thanë për Radion Evropa e Lirë se krijimi i një zone të tillë ka qenë kërkesë që prej kohësh edhe nga vet investitorët amerikanë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se kompanitë amerikane po shprehin interesim që investimin e tyre ta shtrijnë në miniera dhe energji dhe jo vetëm me energjinë me thëngjill, por edhe në energjinë e ripërtërishme dhe në sektorë të tjerë.

Javën e kaluar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nxjerr një vendim për themelimin e grupit punues, i cili ka për detyrë që të analizojë tërë legjislacionin dhe dokumentacionit administrativ të nevojshëm, i cili pastaj do të paraqitet para Qeverisë së Kosovës për të nxjerrë themelimin e zonës ekonomike amerikane.

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), Besian Mustafa thotë se ideja e Qeverisë së Kosovës është që të krijojë një zonë të veçantë ekonomike vetëm për investitorët amerikanë.

Sipas tij, një gjë e tillë pritet të bëhet në bashkëpunim me institucionet publike të Qeverisë amerikane dhe përfaqësuesit e ambasadës amerikane në Kosovë.

“Tani kemi një grup punues i cili do të shqyrtojë të gjitha opsionet. Kemi disa opsione sa i përket lokacioneve, këto opsione i kemi diskutuar dhe jemi duke i hulumtuar së bashku me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të cilët menaxhojnë me prona publike, të cilët janë edhe pjesë e këtij grupi punues për këtë zonë amerikane dhe do të identifikojmë lokacionin më të mirë për themelimin e kësaj zone”, thotë Mustafa.

Mustafa thotë se tani është e pamundur të jepet një afat kohor rreth themelimit të kësaj zone, megjithatë, qëllimi i Qeverisë së Kosovës është të përfundojë sa më parë.

Sipas tij, fillimisht për këtë zonë ekonomike amerikane do të diskutohet edhe me investitorët potencialë që do të ndërtojnë fabrikat e tyre në këtë zonë.

“Kjo zonë ekonomike besojmë që do të ndihmojë mjaft për faktin se Amerika është ekonomia më e zhvilluar në botë dhe kompanitë private të Amerikës janë ndër më të zhvilluara dhe besojmë që përveç investimeve amerikane, që do të tërheqim përmes kësaj zone ekonomike, njëkohësisht do të transferohen në teknologji dhe njohuri edhe tek kompanitë kosovare, duke i ndërlidhur ato me investitorët amerikanë brenda kësaj zone amerikane”, thotë Mustafa.

Krijimin e zonave të veçanta ekonomike në Kosovë, ekspertët e fushës i konsiderojnë mjaft të rëndësishme për vendin.

Eksperti i ekonomisë, Naim Gashi thotë për Radion Evropa e Lirë se këto zona ekonomike do të ju ofrojnë lehtësira të mëdha kompanive që vijnë të investojnë në Kosovë.

“Krijimi i zonave ekonomike është i mirëpritur për investitorët e jashtëm për arsye se ofron kushte infrastrukturore për krijimin e bizneseve dhe çka është me rëndësi jep tokë falas për ndërtimin e objekteve tjera të cilat përdoren nga bizneset ndërkombëtare. Çdo zonë ekonomike i bën mirë Kosovës, mirëpo duhet të shikohet krahas zonave ekonomike të krijohen kushte më të favorshme për inkurajimin e investitorëve të jashtëm”, thotë Gashi.

Investitorët amerikanë dhe investitorë tjerë ndërkombëtarë, shton Gashi, përballen me shumë burokraci në komunat e Kosovës.

“Sa i përket kushteve të favorshme për investitorët, kushti kryesor duhet të jetë stabiliteti politik dhe institucional, një funksionim më i mirë i gjyqësorit, luftimi i krimit dhe korrupsionit, heqja e burokracisë nëpër institucionet publike, përmirësimi i infrastrukturës hekurudhore, lehtësim në pikat doganore e të tjera”, thotë Gashi.

Ndryshe, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, ditë më parë, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë e ka theksuar si të domosdoshme krijimin e një zonë të tillë. Megjithatë, ai është shprehur skeptik se një gjë e tillë mund të realizohet.

“Nëse e marrim si shembull një referencë nga viti 2013, kur është miratuar Ligji për zona ekonomike edhe e shohim se ligji asnjëherë nuk është zbatuar tani e pesë vjet, atëherë kjo me të drejtë e nxitë skepticizmin tonë se as kësaj radhe zona e veçantë ekonomike amerikane mund të mos jetësohet asnjëherë”, ka thënë ai.

Zeka ishte shprehur mjaft kritik sa u përket Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë, siç ka thënë Zeka, për koncept-dokumentin për krijimin e kësaj zonë asnjëherë nuk është diskutuar me organizatat ekonomike në vend, siç është Oda Ekonomike Amerikane.

Lexoni edhe këtë: Zeka: Zona e veçantë ekonomike amerikane, të jetësohet

  • 16x9 Image

    Luljeta Krasniqi – Veseli

    Luljeta Krasniqi, e lindur më 02.05.1981. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 2005. Për një kohë të gjatë ka punuar si gazetare në Agjencinë e lajmeve Kosovalive. Ekipit të Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2008.

Wesley Clark dekorohet me Medalje Presidenciale

Gjenerali amerikan Wesley Clark është dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se kjo dekoratë për gjeneralin Clark vjen si mirënjohje edhe për mijëra qytetarë e ushtarë amerikanë, që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën.

Në Facebook, Thaçi ka shkruar se populli i Kosovës i është përjetësisht mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjeneralit Clark.

“Gjeneralin amerikan, Wesley Clark, i cili ishte shumë këmbëngulës për të siguruar lirinë dhe paqen në Kosovë, sot e dekorova me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë”, ka shkruar presidenti Thaçi.

 

Gjenerali amerikan, Wesley Clark është një nga figurat më të njohura ndërkombëtare nga periudha e bombardimeve të NATO-s dhe ndërhyrjes ndërkombëtare në Kosovë gjatë vitit 1999.

Nën komandën e tij gjatë vitit 1999, filluan intervenimet e NATO-s mbi caqet serbe, për të shpëtuar banorët e Kosovës.

SHBA, Wess Mitchell: Nëse Vuçiçi nuk e pranon propozimin për Kosovën, ka kush e pranon

SHBA dhe superfuqitë perëndimore i kanë dorëzuar planin e zgjidhjes për Kosovën presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, merr vesh gazeta serbe “Blic”. Pala serbe e ka vlerësuar planin si “të keq”!
Takimet e shpeshta të përfaqësuesve të vendeve të Kuintit, e sidomos veprimi i shpejtuar i administratës së presidentit amerikan Donald Trump, nuk është i rastësishëm, vlerëson gazeta serbe.

Vendet perëndimore ia kanë dorëzuar planin e tyre presidentit të Serbisë. “SHBA dhe vendet perëndimore i kanë dorëzuar parimet dhe principet e veta, por për ne kjo nuk është mirë. Nuk mund të fitojmë asnjë komunë, AKS do të fitojë njëfarë statusi, por ende nuk dihet se cilin status do ta ketë”, ka thënë për “Blic” burimi i njohur me detajet e propozimit.

Në përpilimin e këtij dokumenti kanë marrë pjesë Wess Mitchell, ndihmës sekretari i shtetit amerikan për Evropë dhe Euroazi, Helga Schmidt, zëvendësja e përfaqësueses së lartë të BE për politikë të jashtme dhe përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, transmeton Insajderi.com

“Presidenti serb është i vetëdijshëm se kjo ofertë e Perëndimit është joserioze me të cilën nuk mund të dalë para qytetarëve”, pretendon burimi i gazetës. Wess Mitchell, disa pjesë të planit ia ka prezantuar edhe OJQ-ve serbe duke thënë haptas se Serbia është e detyruar ta pranojë këtë. Sipas njërit nga pjesëmarrësve nga radhët e OJQ-ve, është e qartë se Amerika po nxiton ta zgjidhë çështjen e Kosovës gjë që i përgjigjet edhe fuqive të mëdha të Perëndimit, dhe ndoshta kjo të kryhet deri në fund të këtij viti.

Mitchell ishte shumë i drejtpërdrejt, thotë burimi i gazetës, ai iu kishte thënë pjesëmarrësve se “nëse Vuçiç nuk e pranon këtë plan, ka kush e pranon, por se mospranimi do të ishte fund për të (Vuçiçin) dhe për Serbinë”.

Me këtë rast Mitchell ka folur edhe për mjetet financiare të cilat i ka dedikuar Perëndimi për shpejtimin e gjithë këtij procesi. Kjo flet qartë se diplomacia perëndimore është duke punuar “në shpejtësinë e gjashtë” për mbylljen urgjente të çështjes së Kosovës.

VOAL uron besimtarët myslimanë shqiptarë: Me fat muaji i shenjtë i Ramazanit! Le të mbretërojë mirësia, begatia, harmonia, paqja në të gjitha familjet shqiptare

VOAL – Nesër, më 16 maj është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit, njëkohësisht dita e parë e agjërimit për besimtarët myslimanë shqiptarë, ashtu si për të gjithë besimtarët myslimanë në mbarë botën.

Ramazani është muaji i paqes, i solidaritetit dhe i mëshirës hyjnore. Ramazani është muaji ku dalin në pah vlerat universale humane; të bujarisë, të mirësisë, të dashurisë, te respektit ndaj njeri-tjetrit, vlerat që simbolizojne moralin e lartë shoqëror.

Ramazani është një kohë e rëndësishme reflektimi për të gjithë besimtarët për të përmirësuar lidhjet fare-fisnore dhe shoqërore me njëri-tjetrin, për të forcuar ndjenjën e bujarisë dhe solidaritetit me njerëzit në nevojë! Është momenti kur besimtarët rifreskojnë beslidhjen e tyre me Krijuesin e Gjithësisë, duke forcuar raportin me Zotin.

 Agjërimi i muajit të Ramazanit mundeson një barazpeshë mes shpirtërores dhe materiales, mes zemrës dhe arsyes, mes vullnetit dhe diturisë. Agjërimi i afron besimtarët më shumë me vlerat e dashurisë, respektit ndaj tjetrit, bamirësisë, sinqeritetit, dhe çdo besimtar ndjehet më afër dhe më mirënjohës ndaj miresive të Zotit të Botërave.

Ramazani është një ftesë hyjnore për të gjithë, për të trokitur në portën e Mëshirës së Pafundme, të të Gjithëmëshirshmit, një rrugëtim drejt edukimit moral e shpirtëror, drejt maturimit te zemrave, drejt fisnikërimit të ndjenjave, drejt njohjes së përgjegjësive tona në raport me Krijuesin, me veten, familjen, të afërmit dhe shoqërinë.

Ky muaj i begatë na sjell në vëmendje kujdesin dhe përkushtimin që duhet të kemi për njerëzit në nevojë, për jetimët, për individët me aftësi të kufizuara, dhe për të gjitha shtresat e tjera të shoqërisë që kërkojnë kujdesin tonë në përmbushjen e nevojave të tyre, në mënyrë që të mbretërojë mirësia, begatia, harmonia dhe paqja në të gjitha familjet shqiptare.

‘Viti i Trepçës’ që nuk solli rimëkëmbjen e kombinatit

Pamje nga kompleksi i Trepçës në Zveçan. 5 maj, 2017.

Qeveria e Kosovës e ka shpallur vitin 2018, si vit të kompleksit metalurgjik “Trepça”, por ende nuk ka arritur të kompletojë Bordin Mbikëqyrës, i cili nevojitet për funksionalizimin dhe ringjalljen e këtij kompleksi.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar një angazhim të shtuar dhe përkushtim më të madh, në mënyrë që “Trepça” të ringjallet dhe të riaktivizohen resurset e saj, duke e kthyer atë në misionin e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Për këtë qëllim edhe është miratuar Ligji për Trepçën, por zbatimi i tij ka mbetur peng për shkak të mungesës së kompletimit dhe funksionimit të Bordit për këtë kombinat.

Në muajin e kaluar, ekzekutivi ka emëruar gjashtë nga nëntë anëtarë të Bordit, kurse ende nuk janë zgjedhur tre anëtarët e nga komuniteti serb, ashtu siç parashihet me ligj.

Anëtarët e Bordit, thonë se pjesëtarët e komunitetit serb në pjesën veriore janë të gatshëm që t’i pranojnë këto pozita, por që Beogradi po e pengon emërimin e tyre.

Shyqyri Sadiku, kryetar i Sindikatës së “Trepçës”, njëherësh anëtar i Bordit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Beogradi është ai që po e mban të bllokuar funksionalizimin e Bordit, duke u bërë trysni serbëve që të mos bëhen pjesë e tij.

“Besoj se pjesa e qytetarëve në pjesën veriore janë të interesuar të jenë pjesë e Bordit, pasi ata jetojnë në Kosovë. Por, këtu po ndikon politika, konkretisht Beogradi zyrtar”.

“Unë kam pasur takime me kryetarin e sindikatës së punëtorëve në pjesën veriore. Ata janë të interesuar, por është vështirë për shkak të ndërhyrjes së politikës”, thotë Sadiku.

I njohur si gjiganti metalurgjik, “Trepça” është i ndarë në dy pjesë, në veriun e dominuar nga serbët dhe në jug me minatorë shqiptarë, që punojnë nën menaxhmentin e autoriteteve të Kosovës. I ndodhur në një gjendje të tillë, ëshë pas 19 vjetësh që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Ky kombinat nuk arriti të rimëkëmbet.

 Bordi Mbikëqyrës i “Trepçës”, sipas ligjit, i cili është miratuar në vitin 2016, ishte dashur të themelohej brenda gjashtë muajve nga miratimi tij në Kuvendin e Kosovës.

Në bazë të këtij ligji, pronësia e kompleksit bartet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) te Qeveria e Kosovës, si aksionare kryesore me 80 për qind, kurse 20 për qind do jenë aksione të punonjësve të “Trepçës”.

Ligji i hartuar nga Qeveria e Kosovës për kombinatin “Trepça”, i miratuar më pas nga Kuvendi, pati nxitur reagimin e Beogradi zyrtar, pasi që këtë kombinat Serbia vazhdon ta konsiderojë si pjesë të ekonomisë së saj, ngjashëm siç e sheh edhe Kosovën si pjesë integrale të Serbisë në kuadër të preambulës së Kushtetutës.

Sadiku thotë se moskompletimi i Bordit paraqet problem në marrjen e vendimeve për minierat që gjenden në pjesën veriore të Kosovës, në të cilat autoritetet zyrtare ende nuk kanë qasje.

“Gjashtë anëtarët aktualë të Bordit mund të marrin vendime, pasi është shumica, por problem është pjesa veriore, pasi në miniera në atë pjesë nuk kemi qasje. Ky është problemi më i madh”, shprehet Sadiku.

Në anën tjetër, Ibrahim Rexhepi, këshilltar i lartë politik i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, ka thënë se gjatë këtij muaji, pritet që të emërohen edhe tre anëtar të bordit nga komuniteti serb.

“Çështja është në zyrën e kryeministrit dhe është në proces. Shpresojmë se kjo çështje do të tejkalohet brenda këtij muaji. Kështu janë edhe premtimet dhe procedurat që po zhvillohen kur është në pyetje përfaqësimi i tre anëtareve të bordit, që vijnë nga minoriteti serb”, theksoi Rexhepi.

Kombinati “Trepça” llogaritej si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi.

“Trepça” sot, brenda Kosovës, përbëhet prej 41 njësive të ndryshme, që grupohen kryesisht në tri komplekse të mëdha: në miniera me flotacione, në parkun industrial në Mitrovicë dhe në kompleksin e shkritoreve.

Kurse, 17 objekte afariste gjenden në republikat e ish-Jugosllavisë, 11 asete të këtij gjiganti gjenden në Serbi, 3 në Bosnje e Hercegovinë dhe 3 në Kroaci.

  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.