VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kosova nga qeverisjet e barkut te qeverisja e mendjes – dhe domosdoshmëria e reformimit të partive humbëse – Nga Nue Oroshi

By | February 26, 2021
blank

Komentet

blank

Ditari i Alba Kepit për rrafshimin e Maternitetit: Ky eshte shkaterrim, krim, perçundim, genocid qe i behet qytetit tim!

Gjuha banale e urrejtja e fjales eshte ne nivelin mafioz!
E ardhmja e ketij vendi projektohet me tifozllik barbari!
Ky nuk eshte rindertim!
Ky eshte shkaterrim, krim, percundim, genocid qe i behet qytetit tim me qellim zhdukjen e cdo objekti, ndertese e gjurme idetifikuese te historise se tij urbane e te banoreve te tij.
Ne kete ndertese u linda une, lindi motra ime, lindi djali im i pare e qindra mije femije gjate historise se tij mbi 80 vjecare.
Materneti tek Bulevardi i Zogut te pare, eshte Monument i Trashegimise Kulturore i Kategorise 2, i shpallur me vendim numer 122 nga Drejtoria e Trashegimise Kulturore ne Ministrine e Kultures, Arsimit, Turizmit e Sporteve, date 5 mars 2007.
Sot e vune perfund fadromat e pushtetit!
Kush ekip arkitektesh e urbanistesh vendosi nje rindertim te tille perdhunues?
Ju nuk jeni shqiptare!
Jeni horra!
Kjo ndertese ishte pike referimi e simbol i nje arkitekture urbane nga me te bukurat e Tiranes.
Per djemte e mi e per cdo te ri, ky eshte historiku i ketij monumenti i trashegimise kulturore ne kryeqytetin e nje vendi RRUMPALLE!
E please lejini teorite e krahasimet me boten se keto fakte kane vec nje emer GENOCID e Krim!
Jetoj ne qytetin me historik te botes, ku cdo ndertese ka nje histori. Krahasime se si ridertohet mund te sjell me mijera, dhe filozofi urbane, teori analitike e lojera fjalesh.
Por perballe fakteve te tilla please kursejini!
Jepini epitetin qe meriton faktit e dicituren e duhur fotografive.

Faleminderit

Shqipe Saraçi

per fotografine.

Historiku
Reparti i pare i Maternitetit ne Tirane eshte inaguruar me 7 Maj 1937 prane spitalit civil “Zogu I”.
Ky repart merrte persiper te realizonte edhe funksione te sherbimit per lindjet operative dhe nderhyrjet kirurgjikale.
Ndertimi i themeleve te “Shtepise se Nanes dhe Femis” (OMNI- Opera Nazionale di Maternita e Infanzia), ka filluar ne fund te vitit 1938, nga firma italiane “Motta Scandurra” dhe u ndertua ne nje kohe rekord per kohen.
Punimet perfunduan ne fund te Nentorit te vitit 1942.
Spitali Universitar Obstetrik – Gjinekologjik “”Mbretëresha Geraldinë” ka funksionuar si shtëpi lindje që nga viti 1940, por vetëm në dt 28.11.1942 doli zyrtarisht urdhri nga Ministria e Financave e asaj kohe.
Drejtuesi i pare i ketij institucioni si obsteter i Spitalit Civil “Zogu I” ishte prof. Giussepe Gerrassi, i ardhur ne Shqiperi ne fund te viteve ’30.
Kirurget e pare qe punuan edhe si obsteter ishin Vananzio Lozzi, Jani Basho, Frederik Shiroka, Spiro Treska etj.
Universiteti i Tiranës filloi zyrtarisht aktivitetin në vitin 1952, ndersa Fakulteti i Mjekësisë u përfshi në këtë strukturë pak më vonë. Në këtë periudhë spitali funksiononte si Strukturë Universitare për lëndën e Obstetrikë – Gjinekologjisë dhe u quajt Materniteti Nr.1.
Në dt. 08.12.2004 me urdhër nga Ministria e Shëndetësisë i vihet emri: Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, emër që mban dhe sot.
22 Mars 2021
Sot e kishin rrafshuar!
Kishte ngel në këmbë fasada e hyrjes me bazorelievin mbi portë.
Arti fiorentin duket kaq i brishtë para llamarinave që nuk kalojnë as një metër.
Alibinë e kanë të fortë; “E shihni asgjë nuk është shembur, monumetin nuk e prishim!”
Ky mur me tullla të kuqe që puth skulpturat e bardha, më ngjan si shtëpizat prej kartoni në Cinecitta, brenda të cilave janë xhiruar perla të kinematografisë botërore.
Ndërsa pas asaj fasade porte lexojnë kopionin “aktorët më të mirë” të social-politik-qeverisjes shqiptare, e përgatisin rolet në filmin “Shqipëria zgërdhihet (gdhihet) nën zhurmëm e kazmës” apo atë dokumentarin “Neo komunzimi në kohën e fushatës”, ose metrazhin e shkurtër “Shkatërrimi i Tiranës, amaneti i të parëve”.
Skulptori fiorentin Giuseppe Gronchi është ulur këmbënkryq mbi varr e po sheh këtë film diabolik që po xhirohet rreth e qark monumentit të tij.
Të paktën një qese plastike ta kishin përdorur për te mbuluar murin fasadë e t’ia kursenin këto pamje.
Skulptori fiorentin Giuseppe Gronchi është autori i bazorielivit mbi maternetin e Tiranës e artisti i disa skupturave që kanë veshur Bibliotekën Kombëtare në Firenze, Stacionin Qëndror të Milanos, Monumentin e Heronjve në Firenze, Kinema – Teatër Odeon në Firenze, Kishën Santa Maria di Ricorboli, cezma monumentale, buste heronjesh, varrezza monumentale në shumë qytete italiane.
Nga varri është ngrit dhe arkitekti italian projektuesi i kësaj ndërtese, Tito Chioni. Së bashku po përpiqen të deshifrojnë kartelën me shumë rreth 500 milionë lekë të reja.
Strategji dizorientuese në media, në grupe pune, në analiza, në fjalime profesionistësh inflitrohen për të vonuar reagimet.
Militantet jane harbuar kunder mendimit ndryshe.
Te duash qytetin, kujtesen, artin, historine, memorien urbane per ta eshte politike.
Nuk njohin dashuri tjeter perves asaj partiake.
blank

Fillimi i mbarë që na gëzoi të gjithëve – Nga Nue Oroshi

(Më 6 Mars 2021 u mbajt takimi i parë online për themelimin e “Rrjetit  Politik” shqiptar në Gjermani)

Rrugëtimi i politikanëve shqiptar në Gjermani është i ri dhe nuk ka shumë kohë që e ka filluar veprimtarinë e tij.Ky rrugëtim tani ka filluar që të ecë në drejtim të mbarë falë angazhimit  të të rejave dhe të rinjve shqiptar që jetojnë,punojnë e veprojnë në Gjermani.Çdo herë dhe për çdo punë të re fillimi është i vështirë. Në këtë rast është i vështirë për arsyen se përkundër koncepteve të ndryshme politike në të cilat besojnë, ata duan të përqendrohen në qëllimet e tyre të përbashëkta për ta ndihmuar njëri –tjetrin në bazë të përvojës së krijuar.Në këtë rast rrjeti  politik shqiptaro-gjerman në Gjermani do të veprojë në të ardhmën në dy drejtime.Drejtimi i parë është integrimi i të rinjve dhe të rejave shqiptare në politikën gjermane në të gjitha vendet ku jetojnë dhe veprojnë,mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Gjermani në të gjitha lëmitë e jetës si dhe të ofrojë përkrahje për zhvillimin e politikave në trojet shqiptare, në mënyra të ndryshme.Takimi i mbajtur online përmes platformës Zoom më, 6 mars 2021 ishte një takim mbresëlënes, i cili na gëzoj të gjithëve.Edhe vetë mbeta i impresionuar nga të gjithë ato të reja dhe të rinj që janë  në politikën dhe në institucionet gjermane,por ata ishin vetëm një numër i konsiderushëm sepse kësaj iniciative politike në të ardhmën do t’i bashkohen edhe shumë të rinj dhe të reja që janë pjesë e organizatave të ndryshme politike në Gjermani.Në këtë rrjet politik do të marrin pjesë politikanët shqiptaro-gjerman nga të gjitha partitë demokratike gjermane siç janë: CDU (Bashkimi Demokristian), SPD (Partia Socialdemokrate),Grüne (Të Gjelbrit) dhe FDP (Partia e Lirë Demokratike).Ky takim u organizua me iniciativën e deputetit të Parlamentit të Hamburgut Sami Musa dhe veprimtarit Arbër Bytyqi.Në këtë takim morën pjesë 14 politikane,politikanë, si dhe zyrtarë dhe zyrtare që punojnë  në institucionet gjermane nga të gjitha pjesët e Gjermanisë dhe që kanë  prejardhje shqiptare.Këtu shkurtimisht po i japim vetëm emrat dhe një pjesë të funksioneve që kryejnë:

1.      Sami Musa (SPD), deputet në (Landes) Parlamentin e Hamburgut (Hamburgische Bürgerschaft) ;

2.      Aneta Wolter Ahmati (CDU), Lübeck, Schleswig-Holstein, anëtare e Këshillit Bashkiak (Asamblese) të Lübeckut, anëtare e kryesisë së CDU-së në Lübeck, drejtuese politike aty për temat e migrimit dhe integrimit;

3.      Lenda Musliu (GRÜNE), Asambleiste në një komunë të  Munihut,përfaqësuese në Kreisverband (Beauftragte des Kreisverbands) për migrim, integrim, ekstremizem të djathtë, zhvillim të qytetit, banim, digjitalizim, mjedis etj. në Munih;

 

4.      Mevlyde Hyseni, Berlin & Prishtinë, ka përvojë 10-vjeçare si menaxhere e projekteve në fondacionin Friedrich-Ebert-Stiftung në Kosovë. Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung është fondacion i afërt me Partinë Socialdemokrate Gjermane  (SPD), Mevlydja është doktorrante në Freie Universität Berlin;

  

5.      Dorieta Gjura (SPD), Berlin, këshilltare politike (Wiss. MA) e z. Christian Hochgrebe, anëtarit të Parlamentit të Berlinit (Abgeordnetenhaus) ,aktive në lobim për çështjet shqiptare ;

6.      Berat Arifi (SPD), asambleist (Stadtrat) i komunës se Gelsenkirchenit në NRW, pjesë e Komitetit (Ausschuss) për Kulturë dhe Arsim të Gelsenkirchenit, pjesë e Këshillit të Intregrimit (Integrationsrat) në Düsseldorf, NRW;

7.      Besnik Kelmendi (CDU), Essen, NRW, referent në Ministrinë e Puneve të Brendshme të NRW-se, anëtar i Këshillit për Integrim (Integrationsrat) në Essen, anëtar kryesie i CDU-së në Essen;

8.      Arbër Aliu (SPD), asambleist (Stadtrat) në Fröndenberg/Ruhr, NRW; udhëheqës i Komitetit (Ausschuss) për Kulturë, Turizem, Marketing dhe Binjakëzim të qyteteve (Städtepartnerschaft);

9.      Mimoza Sejdiu, politologe dhe referente në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Gjermanisë në repartin për Digjitalizim dhe Teknologji Informative në Berlin;

10.  Drivalda Delia, Berlin/Regensburg, hulumtuese dhe mësimdhënëse në Universitetin e Regensburgut, e interesuar ta zgjeroj angazhimin politik edhe në Gjermani (fokusi: drejtësia sociale);

11.  Ilir Aliu (CDU) nga Bonni, anëtar i CDU-së në Saarland;

12. Albana Tërstena (SPD), Saarland është administratore e zyrës së grupit parlamentar evropian të SPD-së (Europa-SPD) në Saarland (Regionalbüro Saarland).

13.  Elmedin Sopa (SPD), Berlin, vlerësues në grupin punues shtetëror (Beisitzer der Landesarbeitsgemeinschaft) “Migration und Vielfalt” (migracion dhe diversitet) të SPD-së dhe

14.  Nue Oroshi (CDU), asambleist në Kiel, Schleswig-Holstein – mandati i dytë, pjesë e Komitetit (Ausschuss) për Financa, Shkolla dhe Sport, zëdhenës për politikat e migrimit në Kiel.

Në këtë takim morën pjesë edhe të rinjët dhe të rejat e posa anëtarërsuar në partitë politike gjermane dhe ato apo ata  që janë në prag të futjes në politikë siç janë:Arber Bytyqi, Nita Kama, Shqiponjë Rexha, Ardi Bello, Bilal Osmani, Kimete Petsch, Kaltrina Misini-Mani, Vesel Berisha, dhe Irjad Ajvazi. Përpjekjet e këtyre të rinjve dhe të rejave që ta ndihmojnë çështjen shqiptare qoftë në vendin ku jetojnë e veprojnë qoftë në vendet nga e kanë prejardhjen tregon qartë se këta të rinj dhe të reja vijnë nga familjet me prindër që kanë dhënë një kontribut kombëtar në bazë të mundësive që kanë pasur.Dhe derisa në vitet e nëntëdhjeta punuam me prindërit e këtyre të rinjve dhe të rejave dhe me shumë shqiptar të tjerë në mërgatë për Pavarsinë e Kosovës dhe të drejtat e shqiptarëve në Evropën juglindore duke organizuar demonstrata,protesta, mbledhur mjete materiale për përkrahjen e luftës në Kosovë dhe ndërtimin e shtetit të dytë shqiptar,në mendje më rrinë gjithë ata veprimtar nga mërgata shqiptare që nuk kursyen asgjë që ta ndimojnë shqiptarinë.

Meqë e kam fatin të punoj me dy gjenerata, tash me fëmijët e këtyre mërgimtarëve, dëshiroj t´iu shprehi një falënderim publik prindërve të këtyre të rejave dhe të rinjëve shqiptar në Gjermani, që edhe përkundër punëve të rënda dhe të vështira që punuan , ata ndërtuan familje të shëndosha.Tani falë talentit të këtyre të rejave dhe të rinjeve  ne shqiptarët në Gjermani po e fillojmë një organizim tjetër.Nese në të kaluarën shqiptarët vepruan jashtë institucioneve politike dhe qeveritare gjermane për ta bërë senzibilizimin për çështjen shqiptare dhe për çështjet e tyre, sot ata janëe tashmë pjesë e brendëshme e tyre. Dhe me këtë organizim fillon një etapë dhe nivel i ri i mirëorganizuar mbarëshqiptar brenda politikës dhe institucioneve gjermane me influencë brenda dhe jashtë vendit. Ne krijuam më në fund një zë dhe një lidhje të rëndësishme politike në Gjermani për çështjet shqiptare që deri tani kishte munguar” theksojnë me entuziazëm anëtarët e këtij rrjeti.

blank

TREMBËDHJETË VITE ZËRI I ËMBËL SHQIP FLUTURON MBI QIELLIN SKANDINAV – Nga Sokol Demaku

Trembëdhjetë vite me radhë si zog shtegëtar fluturon mbi qiellin Skandinav zëri i embël i redaktorit të radios në shqip Radio Dituria nga studio e Radio Borås në qytetin suedez Borås.

Është ky zëri i redaktorit dhe gazetarit Bahtir Latifi i cili çdo të merkurë nga ora 18:00 me siglen e zakoinshme të radio Diturisë përshendet bashkë atdhetarët në të katër anët e rruzullit tokëso me fjalët. ”Mirë mbrëma dhe mirë se erdhët në valët e Radio diturisë, radio në gjuhën shqipe nga qyteti Borås i Suedisë”, por edhe stafi redaktues dhe ai teknik të cilët me angazhimin dhe punën e tyre bëjnë punë të vyer dhe me vlerë për bashkëkombasit tnaë në mergatë.

Është krenari, është madhështi kur në radio valët në Skandinavi fluturojnë fjalët në shqip dhe hyjnë në shtëpitë, aparatamentet, makinat në lëvizje, të bashkëkombasëve tanë që jetojnë në Skandinavi. Por edhe në internet (kompjuter) në gjithë vendet e botës aty ku frymonë shqip.

Historiku i Radio-Diturisë fillon, së pari, me shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës në 17 shkurt 2008. Pikërisht kjo datë shënon dhe përurimin dhe emisionin e parë të Radio Diturisë, nga studio në qytetin Borås të Suedisë së largët në veriun e Europës.

Radio- Dituria është dëshmitare, por edhe protagoniste e shumë manifestimeve, ngjarjeve kulturore, të mërgatës shqiptare në Skandinavi por edhe më gjerë. Është redaksia e saj, e gjitha e pasionuar, ata njerëz guximtarë e profesionistë, të dashuruar pas radios dhe magjepsjes së saj. Ata sot bëjnë Radio Diturinë, tempullin e kulturës, gjuhës dhe traditës shqiptare në mërgatë.
Është kënaqësi të jesh në mesin e këtyre mërgimtarëve të Radio Diturisë, mërgimatrë të cilët adhurojnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe, traditën edhe kulturën shqiptare. Ata thonë se janë kudo, ku flitet shqip; zëri i tyre është në çdo vatër shqiptare në Skandinavi por edhe në vendlindje në Kosovë e Shqipëri, në çdo pjesë të rruzullit ku flitet dhe shkruhet shqip, pa marrë parasysh kohën e vendin, se ku jetojnë shqiptarët.

Në Redaksi thonë se tani kanë kushte solide për punë, duke ju falenderua, qytetit të Borås, Qendres rinore Albkos në Hässleholm si dhe Bashkimit për veprimtari shoqërore e shkollore ”Kulturens” nga Solna, të cilët mbështesin punën jo vetëm të radios por edhe të Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” organ i së cilës është radio Dituria.

Tani thonë se kanë një teknik moderne për regjistrime, emitime si dhe ruajtje të programeve të realizuara.

Rendësi tëposaqme këtu i kushtohete gjuhës dhe kultures shqipe, ruajtjes dhe prezentimit të saj në vendet skandinave. Emisioneve për fëmijë, ku vet fëmijët janë kreator të programeve dhe përgatitjes dhe emitmit të tyre. Këta u janë shumë mirënjohës edhe miqëve suedez të cilët në mas të madhe ndihmojnë dhe janë të kyqur në punën e radios në menyrë që çdo emison të jetë sa më kualitativ.

Në redaksi kanë një breng e që si duket kjo brengë është kudo te ne shqiptarët, bashkepunimi me shoqata shqiptare dhe adhurues të kulturës që mungon.

Gazetari Bahtir Latifi, me zërin e tij radiofonik dhe të ëmbël, i jep ngjyrën dhe tonin e duhur emisionit të saj, ”Në valët e Radio Diturisë nga studio në Borås”. Përmes këtij programi, dëgjuesit marrin informata të hollësishme për punën dhe veprimtarinë e bashkëkombësve, në shtetin suedez, shoqatave kulturore e sportive. Ështe kjo një kënaqësi për ne, që të jemi këtu dhe të paraqesim të arriturat e shqiptar\ëve në Suedinë e largët thonë anëtarët e redaksisë së kësaj radio këtu në qyutetin Borås të Suedisë, në qytetine textilit, në quytetine kulturës dhe tradiutës suedeze. Pastaj Bahtir Latifi, thotë se një program i tillë ka vlertë, ka përspektin edhe në të ardhmen me punën e palodhshme të anëtareve të redaksisë të cilët çdo ditë sjellin risi dhe të reja nga jeta e mërgatës shqiptare për tyë informuar dëgjuesin anë e kand botës më të arriturat tona.

Zëri ynë është në qiellin skandinavian, në ballkan, në përendim, në Amerikën e largët, në australi, është aty ku duhet të jetë me informacione për shqiptarët: Shqipërinë, Kosovën dhe kosovarët, por edhe për trojet tjera shqiptare, si dhe emigrantët tanë nëpër botë. Radioja, tashmë, ka bërë hapin e parë në zhvillimin e saj të bashkëpnumit më radio tjera nga vende të ndryshme të botës dhe ata në redaksi thonë se janë shumë të kenaqurë në këtë drejtm sepse kanë arritur të krijojnë një rrjetë bashkepunimi më shumë radio me ze e renome si në Sqhipëri me Radio Tiranën, Radio Kukesin dhe Radio Bullgarin redaksinë e programeve në shqip, që kjo për këta mërgimtar ka një rëndësi jashtëzakonisht të madhe.
Pra, me potencialin e vet krijues dhe me mundësitë teknike, Radio dituria ka mundësi të paraqesë një produkt mjaft më vlerë, kulturor për mërgatën shqiptare, në ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditës shqiptare tek mërgimtarët tanë por ajo në veçanti tek fëmijët e lindurë në mërgatë. Me këtë arritje, Radio Dituria do mbush misionin e saj shoqëror dhe human, me prezencën e saj gjithnjë e më të madhe në tërë botën shqiptare.
Degjuam edhe këtë nga këta entuziastë të fjalës së ëmbel shqipe“Jemi ne, kudo që të ndodheni ju: nga Jugu në Veri, nga Lindja në Përendim dhe nga Suedia e deri në Kosovë e Shqipëri” .
Ju mund të na percillni ne në Suedi thonë këta në redaksi në valët 92,5 Mhz, cdo të mërkurë nga ora 18:00 deri në 19;00 sepse ne jemi e vetmja radio në mërgatë e cila transmeton programin e saj në radio valë, por si cekem edhe me parë në të katër anët e rruzullit tokëso mund të na përcillni edhe në internet përmes lidhjes sonë të internetit nga studio e Radio Borås http://borasnarradio.se/player/, si dhe ne webafqen e Qendres Kulturore Shqiptare Migjeni-www.dituria.se.

blank

MIKPRITJA VËLLAZNORE MBI RANËN E HEDHUN NË SHENGJIN – Nga Bardh Mustafë Nengurra

(Kujtime per të ndjerën Sabrie Lushaj, ne 6-mujorin e ndarjes nga jeta, 14 shtator 2020)

Bardh Nengurra, i Istogut të Pejës

Ishte prilli i vitit 2013 kur une lexojë se publicisti Zeqir Lushaj me bashkëshorten e vetë zonjën Sabrie Lushaj kishte ba publike riatdhesimin e vetë nga Nju Xhersi i Amerikës ku kishte jetue e punue per 17 vjet. Me kujtohet si sot se kur e lexova lajmin e Zeqirit padashtas kam buzëqeshë sepse isha i sigurt se në garën që Zeqiri nga gëzimi i papershkruem kishte shpall per neve mergimtarët e tjerë që ishim miq virtual pa u pa kurr mes veti , unë qesha me vetveten sepse e dija se garën kush do shkoj sivjet i pari në Atdhe do e fitojë unë. Pra unë veq isha ba gati që ato ditë ta marr rrugën nga Sarpsborg i Norvegjisë tue kalue nga kreu i Europës per të arritë në vendlindjen time në Istog. Aty per aty i thash grues time Nushës se do shkojmë në Atdhe para mikut e kusherinit Zeqir Lushaj dhe nga Dardania do i shkruej se po e presim, se po e pret Gria e Malësisë, po e presin Tropoja, Valbona, Bajram Curri,Tirana, Shengjin, Istogu , Peja, Gjakova, Prizreni, Prishtina dhe krejtë Dardania e Shqipnia.

Mezi u pata permbajtë dhe nuk i shkrova Zeqirit se unë në Atdhe do mbërrijë para Zeqirit. Thash mos tja prishi disponimin dhe gëzimin që e mirrja me mend që Ai e zonja e ti e kan kur pergjithmonë po i thonë lamtumirë jetës në mergim dhe po ikun nga Toka e Shejtë per tu riatdhesue në Shqipninë Nanë.

SI U NJOFTOVA ME ZEQIR LUSHAJ

Neper vitet e moshes që kam shpesh me ka ndodhë që kur kam has në dikend pa dallim se në ç`rethana dhe nese nga takimi i parë ju kam kundërvye e ndonjihere edhe perla me te, me kohën atë njeri e kam ba mik, vëlla dhe perjetësishtë jemi ba dashamirë mes veti.

Kjo më ndodhi edhe me Zeqir Lushaj. Unë kisha shkrue dhe botue nji tregim që motiv per ta shkrue kisha nji ngjarje të vertetë tragjike që ka ndodhë në fshatin tim të lindjes . Kur tregimi im u botue mes komentuesve per te u paraqit edhe Zeqiri dhe unë me natyren time euforike shpesh herë humb kontrollin dhe keqkuptojë, andaj edhe këtë here keqkuptova komentin dashamirës të Zeqirit dhe i kunderkomentova me fjalorin tim standard kur nervozohem, i komentova bukur ashper por per fat pa fjalë të randa e ofenduese.

Mirpo Zeqir Lushaj si Malësor , si djalë i Plakut të menqem me nam të Malësisë së Gjakovës , si djalë i Sadik Selmanit të Grisë ngadal e me qetsi me bindi se komenti i Ti asht dashamirës dhe se ate e ka ba nga frika se teksti në tregimin tim asht teper i hapt sa secili bashkfshatar i imi kur e lexon do kuptojë per cilen ngjarje kam shkrue dhe kjo mund të me nxjerr telashe pastaj.

Shkruejshim të dyt neve në ZEMRASHQIPTARE.NET dhe perplasja e jonë e parë ( e imja me Zeqirin ) ngadalë por sigurt u ndertue në nji miqësi, në nji lidhje vëllaznore dhe u ba Kala e perrenueshme ashtu si janë Muret e Kalave tona neper token Arbnore.

VIZITA IME E PARË BASHK ME NUSHEN NË SHTËPINË MADHËSHTORE TË ZEQIR E SABRIE LUSHAJ NË SHENGJIN

Meqense unë arrita në vendlindje disa javë para se me ardh Zeqiri nga Amerika, ati fare nuk i shkrova as nuk i tregova se jam në Istog. Prita ta marr vesh datën kur ai vjen dhe pastaj bashk me bashkëshorten time Nushen të shkojmë me e vizitue dhe me u njoftue mes veti.

Nuk e kam mbajt mend datën e sakt, por e di se ka qen diku java e fundit të muajt qershor kur tashma ishin ba disa javë që Zeqiri ishte në Shengjin dhe unë i shkrova se kam vendos me e vizitue bashk me gruen time Nushen.

Zeqiri si Zeqiri, Burr Malësor ma, nuk me la të flas shumë, vetem me tha; mirë se ju bjen Zoti i djali i Mustafë Hasanit.

Heret në mengjes u nisa nga Istogu, para nisjes i telefonova dhe i tregova se diku rreth orës 11-11.30 do jem në Shengjin. Nga Istogu deri në Vermincë kalova shpejt , por aty kishte pas kolonë automobilash që shkojshin per pushime plazhi në Shqipni. Këtë unë se kisha ba mend dhe koha që humba aty e merakos Zeqirin dhe ai me telefonon kur unë isha rrugës ende pa shkue në Milot. U gëzue kur kuptojë se jemi rrugës dhe perseri na urojë mirëseardhje.

Kurr ma parë nuk kisha qenë në Shengjin. Posa arrita në qender nuk kisha idenë se ku asht Rana e Hedhun. Ndalova aty afër te Marina dhe pash disa burra që ishin ulë dhe lujshin domino dhe freskoheshin me nga nji birrë. Dola nga makina dhe i pyeta. Njeni nga ata me tha se kishte ndëgjue per Zeqir Lushaj, por se nuk din ku e ka shtëpinë. Per fat mue mu kujtue i biri i Zeqirit, Lulzimi dhe ju thash; Zeqiri asht baba i Lulit që jeton në Zvicërr dhe ka shtepinë në malin mbi Ranën e Hedhun diku. Posa permenda Lulin u krye puna. Ata e njifshin Lulzimin, dhe me orientuen rrugës kah duhet të shkojë.

Rruga nga aty deri të shtëpia kishte qenë teper e vështirë dhe makina ime e vogël bukur me veshtirësi i kalonte gropat neper rrugë. Por ja dola dhe arrita te dera e Zeqirit. Te dera e oborrit na priste Zeqiri , ishte ashtu si e kisha imagjinue unë. I buzëqeshun dhe i hareshem, na hapi deren dhe ma tregojë vendin ku do parkojë makinën.

Posa dolem nga makina dhe derisa pershendeteshim me Zeqirin nga shkallët e shtëpisë gjigante katërkatëshe zbret e Zoja e shtëpisë, zonja Sabrie dhe na urojë mirëseardhjen.

Ishte ditë me vapë, dhe vapen nuk e zbuste as fladi që vinte diku nga larg pertej malit.

Kam mbajt mend se sado që jemi fis Krasniqe, sado që jemi të nji trungu krahinor megjithate posa fillova biseden me qiftin Lushaj hasa në disa fjalë që edhepse i kisha ndegjue ( lexue diku neper libra ) unë se dija se per çka asht fjala.

Po fillojë me fjalën e parë, atë që e ndegjova nga Zonja e shtëpisë, nga Sabria. Po ju sjellë nga nji gotë me dhallë që te freskoheni pak e pastaj vazhdojmë me pijet tjera. Mbaj mend se Nusha me shikojë dhe sikur se kerkojë ti sqarojë se çka asht dhalla. Heshta sepse as unë nuk disha se çka asht, por kur Sabria na i solli e morem vesh.

Unë ashtu si jam kurreshtar , kisha deshirë ta shof të tëren atë shtëpi gjigante. E luta Zeqirin të ma tregojë. U mahnita nga bukuria e shtëpisë, nga oborri i rregulluem thue se me te janë marr ekspertet ma të mirë të botës, gjithandej pemë, ullinj, perime dhe lula.

Me këto mirret Sabria me tha Zeqiri, ajo asht shefe per punët e kopshtit dhe të shtëpisë vazhdojë nikoqiri dhe në fjalët që i fliste kishte mburrje dhe krenari per pjesën e ti ma të bukur.

Pasi pash shtepinë dhe oborrin perseri u futem mbrenda. Aty në katin e parë afër me kuzhinën ishte nji sallon i madhë pergjatë tanë gjatësisë së shtëpisë. Nji tryezë e madhe ishte mbushë me ushqim të llojë llojshem. Në mes të tryezës ishte nji KEC i pjekun në hellë.

Aroma e ushqimit na bani me na shkue ujë per goje.

Zonja e shtëpisë na tha të ulemi në tryezë , por Zeqiri para se me fillue me bukën na e mbushi nga nji TEKE raki . Edhe fjala TEKE per mue ishte e panjoftun, por e mesova dhe e kuptova. Besa i shterrem nga disa teke derisa Sabria na e bani gadi tryezen ashtu si deshironte ajo.

Kur gjithçka ishte gati neve të katërtit u ulem dhe filluem me ngranë dreken.

Nji drekë e pregaditun nga nji zonjë , nga nikoqirja e jonë bija e fisit Gash të Nikaj Merturit , nga Sabrie Lushaj e cila drekë mbet perjetësishtë në kujtesen time e të grues time Nushes. Zonja Sabrie ishte aq mikpritëse sa neve ndiheshim se jemi te motra e të vëllau per vizitë. Kam mbajtë mend se si ajo ” perlahej ” me Nushen e cila u ngrit me i ndihmue me largue enet dhe ushqimin nga tryeza. Jo , jo oj Nushë , rri ti ulu, i kryej unë të gjitha, Nusha nuk pajtohej dhe nuk durohej pa marr diçka nga tryeza. Unë dhe Zeqiri u ulem në nji tavolinë tjeter dhe vazhduem me gotat e rakisë. Rreth ores 16.00 Nusha me dha shenjë të ngritemi e të ikum sepse asht nji copë rrugë deri në Istog. Mirpo zonja e shtëpisë Sabria reagojë; çka , ku doni me shkue? Jo per Zotin nuk do shkoni, do rrimë këtu bashk disa ditë, kemi vend dhe na keni gëzue qe keni ardhë. Zeqiri vetem shikonte të shoqen dhe i vinte mirë se si ajo deshiron të na ndalë per konak edhe ndonji ditë. Nuk patem mundësi ta kundershtojmë dhe ndejtem.

PER DREKË NË TIRANË NË FAMILJEN E AVNI E XHBANE TOSKA

Pasditën e asaj dite që neve shkuem të familja Lushaj nga Tirana erdh per ta vizitue të vëllain Zeqirin motra Xhbane me të shoqin z. Avni Toska.

As sot e asaj dite nuk e di a erdhen ata pasi kishin kuptue se do jemi edhe unë e grueja ime te Zeqiri e Sabria apo erdhen ashtu pa paralajmërim. Mirpo unë u gëzova shumë që mu dha rasti që në kontaktin e parë me familjen Lushaj takohem edhe me motren e vogël të Zeqirit , me zonjën Xhbane dhe të shoqin Avniun. Motra Xhbane disa herë kishte shkrue komente te shkrimet tona ( të Zeqirit dhe të mijat ) në revisten tonë ZEMRASHQIPTARE.NET dhe bash kisha kurreshtjen ta njof edhe ate.

Ashtu si kujdeset kunata per kunatën edhe motra Xhbane e ndihmojë Sabrien ta pregadis darken dhe pastaj ajo me të shoqin iken per Tiranë. Pasi ata shkuen mora vesh se ajo dhe i shoqi na kishin ftue për të nesermen per drekë te ata në Tiranë.

Dita iku shpejt dhe erdhi mbramja, gjithçka ishte vetë merkullia. Bujarinë e nikoqires Sabrie nuk e kisha pa ndonjihere ma parë te ndonji zonjë. Edhe biseden me lezet ashtu si dikur që kan ba gjyshen e baballarët tanë nëpër Kullat e Malësisë së Gajkovës e gjeta te i Zoti i shpisë Zeqir Sadiku. Ishte vertetë fat i imi që mora atë rrugë nga Istogu deri te kjo familje.

Ndejtem gjatë me llafe e muhabete atë mbramje. Besa edhe teket e rakisë shprazeshin, mish të pjekun dhe gjithçka tjetër ishte plot tryeza.

Dikur vonë zonja e shtëpisë na mori dhe na tregojë dhomën ku do flijshim dhe na urojë natë të mirë.

Do shkojmë nesër per Tiranë na tha Ajo, andaj asht mirë me ba pak gjum.

Gjumi më doli rrethë orës 7 në mengjes. Kisha fjet si thotë fjala e popullit si i vdekun. Kur zbritem shkallët nga kati i dytë pash se tryeza ishte shtrue me ushqim per mengjes.

Nuk u permajta dhe i thash Sabries, po kur e pregadite tanë këta ushqim oj motër? Ti a nuk ke fjet fare a ? Ajo vetem buzëqeshi dhe tha, kam fjet , mos ke gajle, por kur kam musafir si juve me kënaqësi ngritem dhe baj gati tryezen. Zeqiri gjunte ndonji fjalë herë pas here, musafiri don dru oj grue i thoshte Sabries. Ajo e kundershtonte, jo jo nuk asht ashtu, musafiri don respekt thoshte Sabria dhe ashtu plot humor krijonte nji atmosferë të ngrohtë familjare.

Diku rreth orës 13.00 u nisem per Tiranë. Në familjen Toska u pritem mrekullishtë. Motra Xhbane kishte pregaditë nji drekë të begatë dhe të shijshme. Zeqiri e ngacmonte dhandrrin herë pas here , e thërriste Gjeneral dhe zoti Avni vetem buzëqeshej me kunatin . U njoftuem edhe me djemt e qiftit Toska si dhe nusen e tyne.

Pas dreke shkuem së pari me pa shtëpinë tjetër që Zeqir Lushaj kishte në Tiranë. Me neve erdhen edhe motra Xhbane dhe z. Avni.

Nga aty pastaj shkuem te varrezat ku pushonin eshnat e Nanës Shkurtë , nana e Zeqirit.

Pergjatë tanë ditës kado shkojshim Sabria mbante per dore Nushen, kujdesej per te si per motren e vetë. Ajo kishte njohuni se vetem gjysem viti ma parë Nusha ka pas nji operacion të rand në zemer dhe se asht dobtë me shendetin, andaj tan kohen e mbante per dore.

Në mbramje u këthyem në Shengjin ne shtëpinë e Zeqir e Sabrie Lushaj. Rrugës per në shtepi nga Tirana në Milot, Sabria me luti ta ndalë makinën dhe ajo doli e bleu pemë e perime , bleu shalqin , fiq , kumbulla, etj, na duhen me freskue gojën tha Ajo.

SHETITJE NË KALAN E ROZAFËS DHE NË SHIROKË

Ditën e tretë Zeqiri me tha, nese ke deshirë me vizitue ndonji vend tregom . Makinën e paske dhe skojmë ku të deshironi. Unë kisha nji problem , kisha Nushen e cila nuk kishte shumë mundësi per ecje andaj tue mendue se aty asht ma lehtë edhe per te, propozova Kalanë e Rozafës. U nisem dhe shkuem. Ishte vapë e madhe, Nusha u lodhë në ecje nga parkingu afër Kalasë dhe u ulë mbi nji gur afër murit të Kalas.

Sabria nuk e leshonte nda dora doren e sajë. U ulë pran Nushes. Ecni ju dy shkoni mbrenda na tha Sabria, neve do pushojmë pak dhe vijmë pastaj ngadalë. Mirpo as neve nuk ecem. U ndalem aty derisa Nusha gjeti pak forcë dhe ngadal tue u mbajtë per Sabrien hym mbrenda në Kala dhe e pershkuem gjithandej.

Nga aty shkuem në Shirokë. Kurr nuk kisha kjen aty, por me kapluen emocione kur kuptova ku jemi , mu kujtue Filip Shiroka, neper tru mu sollën vargjet SHKO DALLËNDYSHE. Mora tha mendja a mos Zeqiri qellimishtë zgjodhi Shirokën në vend të vetë Shkodrës pikrisht pse ato ditë unë kisha në botim librin e parë me poezi FLUTUROJË MBI PODGUR redaktimin e të cilës e kishte ba vetë Zeqiri ndersa miku im qe sapo kishte ik në amshim, lezhjani Daniel Gazulli kishte ba recensionin dhe vargjet e mia në atë libër i kishte krahasue me disa vjersha të Filip Shorokës. Fillova të mesohem me qiftin Lushaj, ata asgja nuk e banin spontanishtë as rastësishtë, ata ishin mrekullishtë të programuem dhe të koordinuem mes veti sinë pregaditje per pritjen per neve sa gjithçka ndodhte ndodhte mrekullishtë dhe na gëzonte shumë mue dhe Nushen.

Ndejtem 4 ditë e pesë netë në shtepinë e Zeqir e Sabrie Lushaj, diten kalojshim ne plazhin e mrekullueshem RANA E HEDHUN, ku zonjat tona zhyteshin në ujin e detit dhe notonin , ndersa unë e Zeqiri ecnim perbri Detit dhe banim llafe dhe tregonim njani tjetrit per jeten tonë, per familjet, per prindet , per Atdheun, per figurat tona të historisë kombëtare etj, etj , sa aspak nuk e hetojshim se kambët na zhyten ne ranën e imte e të valë të plazhit madhështor.

Mbramjeve derisa Sabria pregadiste darken unë e Zeqiri uleshim ne shkambat rreth SAHAT TRYEZES madhështore prej gurit masiv dhe shpraznim gota me raki , me venë e birra të ftohta . Me bani pershtypje TRYEZA e tillë, e ma shumë OXHAKU gjigant poashtu i gëdhendun nga guri masiv dhe në oxhak dy urëzat e metalta që kishte vite qe si kisha pa diku. Pas pesë ditve unë vendosa me ju lanë lamtumirën qiftit Lushaj me premtimin se do i vizitojmë së shpejti perseri.

Ikem per Istog dhe rrugës në bisedë me Nushen të dytë neve me nji mendje e thamë; kjo familje perjetësishtë do jetë si familje e vëllaut dhe motrës per neve.

Gjashtë vite radhazi pastaj kemi shkue per plazhë në Shengjin dhe pothue secilen ditë në mbramje kam shkue me Nushen te Zeqiri e Sabria.

Ajo shtëpi ishte si TEMPULL aty gjithmone miq e dashamirë shkojshin me kënaqësi. Mikpritja ishte e njejtë. Madhështinë e mikpritjes e bante e Zoja e shtëpisë Zonja Sabrie Lushaj.

KURR NUK MU KA SKUQ FTYRA SHKAKU I SABRIES, ME THA ZEQIRI

Me 11 korrik 2020 me shpresën se pandemia që sulmojë tanë nejrzimin do kalon unë dhe Nusha nga Norvegjia shkuem në vendlindje në Istog. Mirpo me 18 korrik Nusha u sëmue keq. Problem me zemer, diabeti dhe edhe virusi COVID 19. Me ndihmën e djalit tonë Petritit që erdh enkas per neve me na marr arritem me 26 korrik perseri në Norvegji.

Nuk paska qen fati të shkojmë e ta takojmë edhe njihere motren tone Sabrien. Ah sikur ta dijshim se korriku i verës 2019 dhe ato fotografime që i bam bashk pran ARIUT gjigand poashtu i gdhendun nga guri masiv në oborrin e qiftit Lushaj do jen të fundit per neve bashk, nuk paska qen e shkrueme thotë populli. Edhe unë po them se nuk paska qenë e shkrueme me e takue motrën tonë Sabrie ma kurr, nuk paska qenë e shkrueme që të shkojmë as në varrimin e sajë me ja dhanë pershendetjen e fundit. Vetem pak ditë pas këthimit tonë në Norvegji në shtatorin e vitit 2020 zemra e madhe , zemra bujare dhe e hareshme e motrës Sabrie Lushaj pushon së rrahuni. Ajo zemër e madhe u mposhtë nga smundja e shkurt dhe mizore , Sabria ndërrojë jetë.

Lajmin e hidhun e mesova nga vetë Zeqiri i cili me dergojë mesazh në VIBER . Isha tu shikue TV , ndersa Nusha ishte e shtrime e sëmuet në shtratin e sajë. Posa pash mesazhin dergue nga Zeqiri u shtanga . Harrova se Nusha asht e sëmuet dhe me lotë per faqe i thash, oj Nushë paska ndërrue jetë motra Sabrie ! Mos piskati ajo. Kurr per 40 vjet jetë bashkshortësi bashk nuk e kam pa Nushen të qajë ashtu.

Menjihere i telefonova Zeqirit, e ngushëllova dhe i kerkova falje pse asesi nuk mundem me marr pjesë në varrim.

Ditët kalonin dhe realiteti i hidhun asesi të na besohej mue e Nushes, i vetdishem se Zeqiri ka familje të madhe, ka miq e dashamirë kisha kujdes që mos të bahem i bezdisëshem , por megjithate nuk durohesha pa e telefonue sespe e dija se Ai ka humb njeriun ma të dashtun të jetës, ka humb bashkëshorten , miken dhe shtyllën e shtëpisë. Deshiroja ta ngushëllojë dhe ti ndihmojë sado pak me ja hjek merzinë.

Këtu do e pershkruej nji bisedë mes nesh.

A po merzitesh o kusheri i them unë?

Besa po , ndegjojë nji ofshamje të thellë permes telefonit dhe mu ba se po e shof Zeqirin tue nxjerr ofshamen nga thellësitë e shpirtit.

Ban gajret o burr se qebesa randë të ndeshkojë jeta i them unë.

Ah more kusherini im, 52 vjet e 4 ditë jetë i kam ba me te. Kurr nuk mu ka skuq fëtyra shkaku i Sabries. – me tha Zeqiri.

Pash se Zeqiri mezi fliste, merzitej shumë. Nuk e zgjata biseden, gjeta menyrën me e ndërpre dhe me premtimin se do ndegjohemi perseri i urova shendet. Mue më vershuen lotët , që se dija a ma shumë per motren Sabrie apo per mikun, kusherinin tim të mirë Zeqir Sadik Lushaj.

Motër Sabrie Lushaj pushofsh në paqe.

Zeqir i dashtun Zoti të lashtë shnosh dhe ta dhashte forcën me e perballue humbjen që pësove.

Nga Sarpsborg i Norvegjisë, Mars 2021

Bardh dhe Nushë Nengurra.

blank

Anton Quni është i vetmi kandidat për kryetar të LDK-së që mund ta reformoj atë – Nga Nue Oroshi

Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 treguan qartë se populli në Kosovë dëshiron ndryshim politik dhe nuk është fare i kënaqur me qeverisjen 21 vjeçare të katër apo pesë partive që herë-herë kishin ndryshuar pozicionet por që për 21 vite kishin Qeverisur me Kosovën.Humbja e thellë e tri partive politike PDK,LDK dhe AAK tregoj qartë se këto tri parti politike nëse dëshirojnë të egzistojnë edhe më tutje në skenën politike të Kosovës duhet të reformohen rrënjësisht, në të kundërtën do ta pësojnë fatin e Nismës dhe AKR që kanë dalur nga skena politike e Kosovës.

Populli i Kosovës tregoj qartë që Qeverisjën duhet ta bëjnë në Kosovë në katër vitet e ardhshme VV dhe lista Guxo e Vjosa Osmanit.Ky rezultat kërkon që tri partitë humbëse të reformohën dhe të profilizohen gjatë qëndrimit të tyre në opozitë.Në mesin e këtyre tri partive më se keqi e pësoj LDK e cila e pësoj rezultatin më të dobët në historinë e kësaj partie politike prej egzistimit të saj tash e 31 vite.Faji ekskluziv është i kryetarit të saj Isa Mustafa dhe një grupi rreth ti që u munduan ta udhëheqin partinë me metoda komuniste duke harruar tash që LDK është e regjistruar në kuadër të grupit të Partive Popullore Evropiane.Madje edhe ai nen në statusin e LDK-së që i pamundson kandidimin personaliteteve politike për kryetar të LDK-së është një nen famkeq që e bllokon konkurencën politike në mes të kandidatëve dhe ju jep krahë pazareve paraprake para se të mbahej kuvendi i LDK-së.

Ky nen duhet të hiqet nga delegatët që në fillim të kuvendit të LDK-së me 14 Mars 2021 dhe t´iu ipet mundësia tre apo katër kandidatëve që të paraqesin vizionin  e tyre politik se si dëshirojnë reformimin e LDK-së dhe cili është projekti i tyre në ecjen përpara.Deri tash është duke u folur për shumë kandidat të mundshëm por edhe pse kanë mbetur më pak se një jave deri tek kuvendi i shpresës apo kuvendi i rrënimit të LDK-së kemi vetëm një kandidat të paraqitur zyrtarisht dhe ai është Anton Quni.Të tjerët si duket janë duke i pritur ende kalkulimet dhe pazaret politike.Një duhet ta ketë të qartë ky kuvend dhe 355 delegatet e LDK-së se vendimet që do të mirren në këtë kuvend do ta orientojnë LDK në dy drejtime.

1.Drejtimi rreth reformimit nëse delegatët ju mundësojnë me votën e tyre tre apo më shumë kandidateve për kryetar që të masin forcën e tyre me votën e fshehur se cili do të fitoj besimin e delegatëve për ta reformuar dhe dërguar përpara LDK.

2.Dërgimi drejt shkatrrimit përfundimtar të LDK-së nëse zgjidhet një kryetar kukull me direktivat e Isa Mustafës dhe klanit të tij.Atëherë LDK-së nuk do ti mbetët asgjë tjetër përveç emrit dhe kuptohet se në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare nuk do të ketë mundësi ta kaloj as pragun zgjedhor.Për faktin se nëse ky kuvend e zgjedh sërish kryetarin e ri me direktivat e Isa Mustafës LDK, do ta ketë fatin e Pirruas e ata që e njohin historinë e dinë shumë mirë kur ai deklaron se me mjafton edhe një fitore e tillë dhe do të mbetem pa ushtri.LDK-së i mjafton vetëm edhe një gabim i delegatëve në kuvendin e 14 marsit dhe kjo parti do të mbetët në duart e historianëve që ta shkruajnë historinë e saj.

Pse LDK duhet mbajtur Kuvend Demokratik dhe pse Anton Quni duhet zgjedhur kryetar i saj?

LDK nëse dëshiron të jetë pjesë e partive popullore Evropiane ajo duhet t´iu hap mundësi kandidatëve të saj që ta shpalosin platformën politike për drejtimin e saj.LDK duhet të merr mësim nga partia simotër në Gjermani CDU, e cila para pak kohësh në një konkurrencë në mes të tre kandidateve Armin Laschet,Friedrich Merz dhe Norbert Röttgen e zgjodhi Armin Laschetin kryetar të CDU-së ku të tre kandidatët bashkarisht prezentuan nëpër Republika të Gjermanisë para antarëve të CDU-së programet e veta dhe në fund 1001 delegatët e CDU e thanë fjalën e tyre.

Anton Quni ësht një kandidat i cili bën një politikë pragmatike dhe të suksesshme.Është politikan i mençur dhe i qetë i cili e peshon fjalën e thënë, dhe asnjë veprim politik nuk e merr pa i matur veprimet.Ka një përkrahje të madhe nga CDU dhe partitë e tjera politike në Evropë dhe Amerikë.Pjesëmarrja dhe udhëheqja e Betejes se Kosharës i jep atij shumë përparësi në krahasim me kandidatët e tjerë dhe ju mbyllë gojën edhe kundërshtarëve të tjerë politik që LDK-në e konsiderojshin parti që nuk ka bërë luftën e ku faktet flasin krejtë të kundërten.Anton Quni ka shumë punë që ta orientoj LDK-në në një parti e cila duhet gjetur rrugën e duhur.Kjo parti duhet fillimisht të ketë takime të shumta me Partitë simotra në Evropë ku përmes shkëmbimeve të fitoj pervojën e duhur se si reformohet një parti.Antoni duhet të punoj me të gjitha shtresat e popullsisë e në veçanti me Rininë e Kosovës me këto të reja dhe te rinj që kanë filluar ta humbin shpresën e të jetuarit në Kosovë.Nëse ndodh që Isa Mustafa ta luaj skenarin e fundit dhe ti jep goditjen përfundimtare LDK-së ai do të hyn në histori të Ginisit si politikani më shkatërrues i trojeve shqiptare.

Isa duhet te merrë pjesë vetëm si mysafir në këtë kuvend dhe që në fillim duhet t´iu kërkoj falje anëtarëve të LDK-së për dërgimin në greminë të kësaj partie sepse asnjëherë nuk ka ndodhur që një parti për një afat kohor prej një viti dhe tre muajsh ti humb gjysmën e votuesve të saj.Kurse Antoni pas zgjedhjes kryetar i LDK-së fillimisht duhet bërë një analizë politike me ekipin e ti,se cilat ishin dobësitë që e sjellën LDK në këtë gjendje dhe cila është mënyra dhe metoda më e mirë dhe më e fuqishme që të rikthehet sërish LDK,në skenën politike.

blank

“Fiala dhe t’in’Zoti”, 109 vite nga revista e së dielës e arbëreshëve

Shënohet 109-vjetori i gazetës “Fiala dhe t’in’Zoti” (“Fjala e Zotit”), një revistë fetare e së dielës, por edhe një shkollë dhe një vatër patriotizmi, në të cilën bënin pjesë shumë të rinj arbëreshë.

Përmes kësaj gazete, në kishat arbëreshe të Sicilisë jehonte gjuha e ëmbël shqipe.

“Fiala e T’in’Zoti” u themelua në shkurt të vitit 1912 nga studiuesi Pal Skiroi (Paolo Skiroi) dhe shërbeu si një dritare informimi për arbëreshët e Sicilisë.

“Fiala e T’in’Zoti” nuk qe vetëm një revistë fetare e së dielës, por edhe një shkollë dhe vatër identiteti e patriotizmi, ku bënin pjesë shumë të rinj. “Fiala e T’in’Zoti” qe një vatër studimi pët arbëreshët. Përmes saj, në Kishat arbëreshe tё Sicilisë jehonte përsëri gjuha e ëmbël arbërore.

Albanologët më të mëdhenj të kohës, qenë të parët që e përshëndeten dhe pritën me interes shkencor botimin e “Fiala e T’in’Zoti”, kështu Nobert Jokl, Geitle, Gusy Holger Pedersen. Falë botimit të “Fiala e T’in’Zoti” imzot Paolo Schirò zhvilloi një letërkëmbim me studiuesin dhe atdhetarët e kohës, Kristo Luarasi, Lumo Skendo, Lef Nosi, at Shtjefën Gjeçovi, at Gjergj Fishta, dom Lazër Mjedja e shumë të tjerë, të cilët e admironin doktrinën dhe patriotizmin e imzot Paolo Schiròs.

Revista “Fiala e T’in’ Zot”, pra, qe një ndihmë e çmueshme për besimtarët arbëreshë që merrnin pjesë në kremtimin e Liturgjisë së Fjalës së Hyjit, e ka meritë të jashtëzakonshme, sepse me të nis përpjekja për t’i pajisur të arbëreshët e krishterët me fletën e përjavshme të së dielës, qe të merrnin pjesë gjallërisht, pra në mënyrë aktive në kremtimin e Liturgjisë së Fjalës së Hyjit, të Eukaristisë Shenjte dhe në kremtimin e Sakramenteve.

Krahas kësaj, “Fiala e T’in’ Zoti” ishte edhe një nxitje, një ndihmë e një mënyrë për përtëritjen dhe përforcimin e përdorimit të gjuhës së lashtë e të bukur shqipe, larg atdheut, këndej për rizbulimin e përforcimin e identitetit edhe kombëtar.

Natyrisht, ishte tepër shpejt të pretendohej shumë për një fletë me leximet biblike: fletëpalosja e parë, që nisi të dilte në fshatin e Arbëreshëve mbi Palermo, tek Hora e Arbëreshëve, më datën 25 shkurt të vitit 1912, përmbante pra pjesën e Ungjillit të së dielës së parë të Krezhmëve (Jani -Gjoni) 1,44-52), komentin e kësaj pjese ungjillore dhe një fragment nga letra drejtuar Hebrenjve (Hb 11,24-26;32-49).

Si fletëpalosje e sotme, kishte dy fletë, katër faqe. Kryeredaktori i fletëpalosjes ishte ipeshkvi arbëresh Imzot Pal Schirò me bashkëpunëtorët e ngushtë si papas Gaetano Petrota, papas Gjergj Dorangrikja e tё tjerё. E kujtojmë se imzot Paolo Schirò qe jo vetëm një apostull i zellshëm, por edhe një albanolog i madh, që la punime të rëndësishme gjuhësore, qё u mor edhe me Mesharin e dom Gjon Buzukut.

blank

Kosova nga qeverisjet e barkut te qeverisja e mendjes – dhe domosdoshmëria e reformimit të partive humbëse – Nga Nue Oroshi

Në shumë shkrime tash e shumë vite kam qenë kundërshtar i mënyrës së qeverisjes në Kosovë.Nuk kam pasur asgjë në rrafshin personal me asnjë politikan që kanë qeverisur për 20 vite në Kosovë por fakti që i kam kritikuar ka qenë mënyra e qeverisjes.Për këto 20 vite që i kaloj Kosova ajo është qeverisur me politikën e barkut pra, me një fjalë kanë qenë vetëm një grup i vogël i politikanëve që kanë gëzuar të gjitha përfitimet në Kosovë, duke u bërë milioner mbrenda një kohë të shkurtër.Këta lloj politikanësh që populli i Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 i dërgoj në opozitë nuk punuan për zhvillimin dhe rindërtimin e Kosovës por vetëm për interesat e tyre familjare,klanore dhe partiake duke menduar se pushteti u zgjat deri në pafundësi dhe janë të paprekshëm.Tani kanë filluar ta shohin se në demokraci nuk ka pushtet të përjetshëm por se pushteti ndërrohet kurse politikanët  mbesin të shënuar në histori për atë që kanë bërë mirë apo keq në periudhën kohore që kanë qeverisur.

Edhe në Kosovë një kohë të gjatë politikanët tanë kanë udhëhequr me politikat e barkut.Ata janë zhytur aq shumë në korrupsion dhe vjedhje sa që tash preukopimin kryesor e kanë se si mundën që ta mbrojnë pasurinë e krijuar pa mund, që përmes një ligji kundër korrupsionit që duhet ta votoj në të ardhmën Parlamenti i Kosovës e gjithë pasuria e krijuar pa mbulesë duhet ti kthehet buxhetit të shtetit të Kosovës.Por shtrohet një pyetje që  e presin shumë shqiptar në Kosovë dhe që kanë votuar që në Kosovë të bëhet  ndryshimi politik.

Cili është objektivi i qeverisjes së ardhshme në Kosovë i dy partive fituese?A është ndryshimi i qasjes qeverisëse nga qeverisja e barkut në qeverisjen e mendjes?Për tu bërë ky ndryshim,  dy partitë që i fituan zgjedhjet në Kosovë LVV dhe Lista Guxo, duhet të vendosin në resore të ndryshme ministra të pakorruptuar, dhe të pergaditur profesionalisht,si dhe të paricikluar nëpër pushtete të ndryshme që kishin pasur funksione ministrash në qeverisjën 20 vjeçare kur ishin pjesë e partive të tjera politike.Objektivi i dytë duhet te jetë  mosbërja koalicion me asnjërën nga tri partitë humbëse në Kosovë:PDK,LDK,AAK.E këto tri parti duhet shkuar në opozitë dhe duhet të mirren me vetvetën me një fjalë të fillojnë dhe të kryejnë reformat rrënjësore mbrenda këtyre tri partive politike.

E tëra çka mund të bëjnë këto tri parti është qëndrimi në Parlamentin e Kosovës në kohën kur të zgjidhet Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani,edhe nëse e japin votën kundër, për faktin se do t´iu bie mirë edhe atyre së krijimi i krizave të reja politike në Kosovë dhe shkuarja në zgjedhje përseri PDK-në dhe LDK-në do ta sjellë në rezultatin që ka sot AAK kurse AAK nuk do të mundet ta kalon pragun.

Dy partitë fituese LVV dhe Levizja Guxo, duhet të qeverisin me pastërti për faktin se çdo vazhdim i rrugës së qeverisjes se vjetër shumë shpejt do ti vendosë në një pozitë të palakmushme dhe do të kenë fatin e partive humbëse që kanë qeverisurë deri më tani.

Këto dy parti duhet bërë ndryshime rrënjësore sidomos reformat e nevojshme dhe te domosdoshme duhet bërë në: mjekësi,administratë,diplomaci,gjykata dhe arsim.

Çështja që duhet të jetë prioritet po ashtu është ruajtja e aleancave me shtetet mike që e krijuan shtetin e Kosovës, e ne veçanti me Amerikën dhe Gjermaninë.

Një rëndësi të veçantë duhet ti kushtohet edhe sektorit të kulturës e sidomos rishkrimit të historisë asaj historie që deri më tani nuk është shkruar me argumentin e së vërtetës.         Posaçërisht zbulimeve arkeologjike  duhet t´iu kushtohet një rëndësi e veçantë për të treguar se Dardania jonë është e mbushur me objekte arkeologjike e pse jo në të ardhmën Dardania te jetë shteti ku ka një hartë Arkeologjike e cila duhet të jetë pjesë e kulturës botërore.

Posaçërisht duhet të krijohet një ekip i eksperteve qe duhet bërë një strategji për investimet e jashtme dhe punësimin e të rinjëve dhe të rejave në Kosovë që është një problem që në të ardhmën Kosova do ta ketë shumë për faktin se për mungesë të fuqisë puntore do të jenë të vështira përfundimet i projekteve me vlerë.Mbajtja dhe zhvillimi i shtetit kërkon një angazhim dhe përkushtim shumë të madh.Fitimi i zgjedhjeve është vetëm dhënia e dritës së gjelbërt për të pasur mundësinë të qeveriset.Shpeshherë shqiptarët sa nuk kanë qenë në pushtet kanë qenë shumë të angazhuar dhe idealist në dërgimin e çështjeve të ndryshme përpara.Por në momentin që kanë hypur në pushtët ata i kanë harruar premtimet.E mosmbajtja e fjalës në demokraci ka edhe ndëshkimin me votë.Deri atëherë duhet t´iu ipet mundësia Qeverisë se re ta tregon vetën se në cilën kahje do ta drejton Kosovën në të ardhmën.E atyre që janë mësuar me pushtet gjatë shumë kohëve besoj se do t´iu mjaftonin vargjet e poetit të madh shqiptar dom Ndre Mjeda i cili shkruante:Bilbil ky shekull orë e qastë ndërrohet-bijn poshtë te naltit i vogli qohet.

blank

ARBËRIA NË ZI – Ndahet nga jeta Mjeshtri i shquar arbëresh Pino Cacozza – Nga NDUE LAZRI

Një lajm i hidhur ka pushtuar jo vetëm arbëreshët e Italisë, por mbarë kulturën shqiptare. Është ndarë para kohe nga jeta një mjeshtër i madh, një gjigand i kulturës arbëreshe dhe asaj kombëtare, Pino Cacozza (Zef Kakoca). Shkrimtar, poet, gjuhëtar, këngëtar e cantautor,aktor, poliglot, njeri me vlera të jashtëzakonshme e të gjithanshme e mbi të gjitha mik i thjeshtë i tërë arbëreshëve dhe i shqiptarëve kudo ndodhen.
Para dy javësh, miku i tij, këngëtari i madh Ilir Shaqiri shkruante për gjendjen e Pinos,që ishte shtruar në spital: Me Pinon nuk arrij të flas, por mesazhet i lexon.
Ishin ditët e fundit të tij. Nuk ia doli mbanë ta mposhtëte sëmundjen dhe u ngjit në qiell, duke lënë pas një trashëgimi të pallogaritshme për kulturën arbëreshe. I Lindur më 27 shtator 1957 në Shën Mitër Corona, pikërisht aty ku kishte punuar i madhi i arbëreshëve, Jeronim De Rada,që kishte lindur 2-3 km më larg në Machia Calabrese, ai u formua me një kulturë të gjerë, duke mbaruar edhe studimet universitare në Universitetin e Kalabrisë për letërsi e gjuhë të huaja. Përveçse i bënte një shërbim të përkushtuar arbërishtes, ai njihte shumë mirë edhe frëngjishten, anglishten dhe gjuhën e të parëve, gjuhën shqipe, për të cilën kishte dashuri të veçantë.
Përveçse krijues e interpretues i talentuar, si cantautor dhe si aktor, ai ishte organizues i palodhur i aktiviteteve artistike në shkallë të gjerë, si Festivali i Këngës Arbëreshe, ku ka qenë 4 herë drejtor dhe të cilin e ka fituar 6 herë me këngët “Ajri i jetës”, “Jemi një kulturë që nuk vdes”, “Me një mik afër”, “Kjo është festa më e madhe që ka Arbëria”,”E bukura vashëz,e bukura gjitoni” dhe “Ishte një herë”.
Njohës, dishepull dhe adhurues i De Radës, ai ka organizuar aktivitete të tilla me vlera shumë të mëdha si “De Rada e Milosao”, “Homazh për Jeronim De Radën”, “Rrënjët e Arbërisë”, “Udhëtimet e Arbërisë” etj.
Mendoj se nuk ka fshat arbëresh në Itali ku të mos ketë shkelur ndonjëherë këmba e Zef Kakocës. E nuk ka arbëresh që të mos e ketë duartrokitur atë në aktivitetet e shumta ku merrte pjesë e ishte protagonist. Ai e ndiqte kulturën arbëreshe e shqiptare edhe jashtë zonave arbëreshe në Itali. Ka marrë pjesë në Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës, në Shkup, Tetovë, Strugë, Ulqin e ngado. Është nderuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani” me titullin “Naim Frashëri”. Është fitues i Çmimit Mesdhetar të Artit dhe Krijimtarisë etj.
Si organizator dhe drejtues i palodhur ai është shquar edhe si president i shoqatës arbëreshe në Rossano, drejtor i botimeve digjitale “Perlat e Arbrit”, drejtor artistik i Arbfestival dhe kultura.
Më ka qëlluar ta takoj disa herë në tokën arbëreshe, në festeën e valleve dhe në shtëpinë e Mjeshtres së Madhe Lucia Martino në Frascineto të Kalabrisë tek këndonte këngën “Na martohet Jurendina”. Zëri i tij ishte i veçantë, i ngrohtë dhe interpretonte me shpirt. Kur i binte dajres dukej sikur mbante diellin në duar dhe rrezet e diellit në të qeshurën e tij. Herën e fundit e takova në hapjen e qendrës së kulturës “Margarita Xhepa” në Asti Piemonte. Ishte jashtëzakonisht i thjeshtë dhe i komunikueshëm me të gjithë.
Me ngjitjen e tij në qiell kultura arbëreshe humbet një nga kolonat e rëndësishme të saj. Por arbëreshët kanë në duar veprat e tij, këngët e tij, zërin e tij, që nuk vdesin kurrë, por do i shërbejnë përjetësisht vitalitetit të kësaj kulture.
Pushofsh në paqe Mjeshtër, mik i gjithë shqiptarëve. Ndriço në qiell si yll i kulturës sonë kombëtare.
Ndue Lazri
blank

Pas të dielës vjen e hëna – Nga Nue Oroshi

Sot Kosova po voton për zgjedhjen e Parlamentit të Republikës së Kosovës ku do të dalin edhe  institucionet e reja të zgjedhura që do të vijnë si fryt i këtij votimi.Këto zgjedhje do ti mundësojnë Kosovës që të ketë Parlamentin, Qeverinë dhe Presidentin.Uroj që zgjedhjet të kalojnë mirë e mbarë!Gjatë fushatës elektorale u pa se partitë tona politike ende nuk janë të pjekura që të prezentojnë programet e tyre por në vend të tyre e prezentojnë luftën me njëri- tjetrin,sharjet dhe fyerjet.Kjo nuk ndodh në demokracitë perëndimore.Pavarësisht rezultatit që do të dal dhe pavarësisht se kush do të udhëheq Parlamentin,Qeverinë dhe Presidencën një gjë duhet të dihet qartë.Kosova nuk guxon të ndryshoj orientimin politik pro amerikan dhe pro evropian.Çdo tentim që ky orientim politik të ndryshohet nga kushdo që vjen në pushtet do të nderpritet menjëherë.Partitë politike që nga neser të hënën duhet të ulën dhe ta gjejnë zgjidhjen e themelimit të institucioneve të reja të Kosovës.Poblemi më i madh që do të dal është fakti i zgjedhjës se Presidentit sepse menjëherë pas zgjedhjes se Parlamentit, Parlamenti i ri para se ta zgjedh Qeverinë duhet ta zgjedh Presidentin e Republikës së Kosovës për faktin se në këto rrethana nuk ka mundësi që ushtruesja e detyrës së Presidentit znj.Vjosa Osmani, nëse zgjidhet deputete ta bëjë një gjë të tillë për faktin se është konflikt interesi,përveç nëse zgjidhet Presidente legjitime nga Parlamenti i ri. Kështu që partitë politike duhet mobilizuar që nga nesër të gjejnë formulën politike që të zgjidhet Presidenti i Kosovës i cili do të ketë mundësinë që ta fton partinë e parë që ta jep emrin e Kryeministrit të Kosovës.Shpeshherë e kam thënë se partitë politike nuk janë problemi,problemi është mentaliteti qeverisës që është instaluar deri më tani se pushteti do të shfrytëzohet vetëm për përfitime personale,familjare e partiake.Nëse ky mentalitet nga dita e nesërme ndryshon Kosova mund të ecë përpara, nëse vazhdohet me këtë mentalitet atëherë Kosova do të thellohët në një krizë më të thellë se sa është tash.Uroj që Partitë politike fillimisht të pranojnë rezultatin zgjedhor ashtu siç e jep populli.Më pas ta vendosin gishtin në kokë dhe të ulën e të bëjnë vlerësimin me akullin e ftoftë të mendjës se si duhet të qeverisin.Qeverisja është përgjegjësi e jo privilegj.Sa ma shpejt që ta kuptojnë këtë thënie politikanët tanë aq më shpejtë do të ekzistoj mundësia që Qeverisja të bëhet me kokë e jo me bark.Politika e barkut duhet të merr fund pavarësisht se kush do të jetë në krye të Qeverisë.

blank

Të rejat Teuta Zenele dhe Albina Ibrahimi, dolën me librin e tyre të parë në Suedi – Nga Hysen Ibrahimi

Anila Ibrahimi                         Teuta Zenele

 

Ängelholm-Suedi, 11.02.2021

Sot doli nga shtypi libri i titulluar BALKANS VEGETARISKA MATBORD-(TAVOLINA USHQIMORE VEGETARIANE E BALLKANIT) bashkautore Albina Ibrahimi-Teuta Zeneli, botues: Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, në Suedi (SHSHASHS). Libri është botuar në gjuhën suedeze, por ushqimet tradicionale janë në gjuhën shqipe.

Dy vajza të talentuara, të lindura dhe rritura në Suedi, nxënëse të shkëlqyera të shkollës së mesme në Ängelholm të Suedisë dhe anëtare të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, dualën së bashku me librin e tyre të parë të titulluar BALKANS VEGETARISKA MATBORD (në gjuhën shqipe, TAVOLINA USHQIMORE VEGETARIANE E BALLKANIT).

blank

Libri është botuar në gjuhën suedeze, kurse emri i ushqimeve tradicionale shqiptare janë në gjuhën shqipe dhe të përkthyera edhe në gjuhën suedeze nga autoret e librit.

Albina Ibrahimi e Teuta Zeneli, kanë një perspektivë të shkëlqyer në të ardhmën për përfaqësimin e kulturës dhe traditës shqiptare këtu në Suedi, përmes krijimtarisë së tyre, të cilat premtojnë se edhe në të ardhmen ekziston mundësia që të merren me shkrime.

 

Ato, me një entuziazëm, vitin e kaluar (2020) kishin vendosur për botimin e një libri, me idenë për prezentimin e specialiteteve shqiptare. Kështu pas një pune të shkëlqyer, ato me sukses ia kanë arritur të dalin me librin e parë të tyre, por që nuk do të mbetet i fundit, siç thonë ato.

Në mbrendinë e librit janë një pjesë e madhe e  specialiteteve që Albina dhe Teuta i kanë përgaditur vet në radhë të parë dhe pastaj i kanë spjeguar në gjuhën suedeze, duke shkruajtur receptin për secilin ushqim në gjuhën suedeze. Këto specialitete, kryesisht janë ushqime vegetariat, si: jahni vegetariat,  krelanë vegetariat, gjellë vegetariat… e kështu me radhë.

Synimi i autoreve të librit është për të sensibulizuar para popullit suedez për ushqimet tradicionale shqiptare, por që një pjesë nga këto specialitete përdoren në tërë ballkanin, me një ndryshim të vogël të receptit.

Krijueset e reja, i kanë qëndruar besnik ushqimeve tradicionale të cilat disa i kanë përgaditur në vegetariat, veçanërisht duke u ballafaquar drejtëpërdrejtë në praktikë gjatë përgaditjes së pari duke i shijuar vet.

Libri është kolor, i ndërtuar mirë, i cili do të përurohet në Suedi dhe në Kosovë gjatë sezonit të verës, në kuadër të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

Puna e dy krijueseve të reja, siç janë Albina dhe Teuta, jo vetëm që dualën me librin e tyre të parë, por në të njejtën kohë n’a japin sinjale për interesimin e gjeneratave të reja në mërgatë, për t’u marrë me vlera kulturore shqiptare dhe për të prezentuar bindshëm origjinën e tyre, e të parëve të tyre, prej nga vinë.

Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, ju uron dy anëtareve të reja Albines dhe Teutës, për daljen me librin e parë të tyre, me shpresë mos të ndalen por të vazhdojnë me të njejtin entuziazëm edhe më tutje për të krijuar vepra të reja që do ta freskojnë krijimtarinë tonë shqiptare në Suedi dhe për të sensibilizuar popullin Suedez për kulturën e bukur swhqiptare, për traditën, zakonet dhe krijimtarinë shqiptare me rrënjë të pastra ILIRO-PELLAZGE.

Ndaj, Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, në Suedi, për Teutën dhe Albinën DEKORATA, me rastine  dhjetë vjetorit të SHSHASHS, dhe do ju ndahen në korrik 2021 në Prishtinë.

Krejtë në fund, Autoret e librit, Albina dhe Teuta, falënderojnë redaktorin e librit Prof. Fetah Bahtirin, pastaj lektorin z. Thomas Axelsson, recensentin z. Hysen Ibrahimi, pastaj inxhinierin Mërgim Zenelin, nënat e tyre Fatimen e Nexhmijen dhe mësuesen e tyre Carina Ebelin-Lundh.

blank

KOSOVA DHE IZRAELI JANË DY SHTETET MË TË BESUAR TË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS – Nga HYSEN IBRAHIMI

 

Suedi, Förslöv, 01.02.2021

Me nënshkrimin e marrëdhënieve diplomatike në mes Kosovës dhe Izraelit, dëshmohet fuqishëm se Kosova dhe Izraeli janë dy shtet më të besuara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si të tilla, pas nënshkrimit të mërrëdhënieve diplomatike, dy shtetet mike do të vazhdojnë miqësinë tonë të vjetër afër një shekull kur populli Shqiptar me vendosmërinë, bujarinë dhe me një kulturë ILIRE, strehoi dhe i shpëtoi nga zhdukja me mijëra izraelë nga shfarosja e Holokaustit. Ne sot kemi dëshmi dhe evokime të të mbijetuarëve dhe të atyre që kanë ndihmuar hebrenjtë të shpëtojnë nga kthetrat e vdekjes.

Një dëshmi të tillë e kemi në librin e titulluar “Familja Altarac, FËMIJËRIA E HUMBUR, Rrëfim mbi jetën dhe mbijetesën”, libër ky i radhës që me shumë të drejtë është botuar nga Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni (ITSHKSH) me Drejtor Dr. Skënder Asanin. Ky libër, themi me të drejtë është botuar nga ITSHKSH si një vizion i trasuar në formë të strategjisë, që kur është themeluar Departamenti për mësimin dhe edukimin e Holokaustit.

Nga ky libër do të nxirren fragmente me rëndësi që do të botohen edhe në librin ”Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare në Suedi”, që botohet nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi, (SHSHASHS) për t’a njoftuar edhe popullin mik suedez më në hollësi për sakrificën e shqiptarëve për popullin mik të izraelit.

ITSHKSH dhe SHSHASHS në bazë të marrëveshjes për bashkëpunim para dy viteve do të bashkëpunojmë për shkëmbim të dëshmive të krimeve nga Holokausti, që të bëjnë me zbardhjen e të vërtetave të reja të shpëtimit të hebrenjve nga këto troje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Është koha që dy popujt tanë të vazhdojmë at miqësi sepse kemi shumë ideale të përbashkëta, në veçanti atdhedashurinë dhe sakrificën për shtetndërtim dhe zhvillim.

Populli Shqiptar, mirëpret njohjen e Kosovës shtet sekular, nga shteti mik i Izraelit, të bindur se do të fillon një etapë e re e bashkëpunimit në të gjitha fushat e jetës dhe  patjetër se jemi mirënjohës ndaj popullit mik dhe të pandarë të Izraelit për njohjen e Republikës së Kosovës.

Zoti i bekoft Shtete e Bashkuara të Amerikës,

Zoti e bekoft popullin izraleit, shqiptar dhe miqtë tanë anekënd botës.

Nga: Hysen Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani”, Suedi.

blank

7 faktet pse duhet votuar numri 7  Anton Quni  në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 – Nga Nue Oroshi

Shpeshherë votuesit në Kosovë gjatë zgjedhjeve votojnë me eufori herë duke votuar kandidat që i takojnë partive të tyre të preferuara madje pa e shikuar faktin dhe pa menduar fare se cilin kandidat po e votojnë që ta përfaqësoj qytetarin e Kosovës në Parlamentin e Kosovës.Më pas po ankohemi se kemi deputet të llojeve te ndryshme,që nuk janë fare te aftë për pozicionin politikë që e marrin në parlamentin e Kosovës.Për këtë është mirë se para se ti votoni kandidatët apo kandidatet tuaj, të dini se cila është arsyeja e cila ju ka bindur që ta votoni atë kandidat pavarsishtë se në cilën parti gjindet.Meqenëse jam pjesë e politikes gjermane tash e 15 vjet çdo veprim që e bëj në aspektin politik e bëj duke shikuar se çfarë kredibiliteti ka kandidati apo kandidatja që i jap përkrahjen publike,pavarësisht se nga cila parti vjen.

Kësaj radhe dëshiroj ti jap 7 fakte se pse duhet votuar numri 7 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni:

1.Gjatë luftës në Kosovë Anton Quni u shqua si komandant i zoti, ai mori pjesë në Betejën e Kosharës betejë e cila tregoj se kur luftohet me profesionalizëm dhe trimëri, arrihen suksese të duhura.Antoni në luftë ka kryer detyra të ndryshme si: Komandant i Batalionit Diverzanto Vëzhgues, Shef i Operatives në GO-3 (brigadës 131, brigadës 134, BDV), Shef i Shtabit të Brigades 138 “Agim Ramadani”.Në të gjitha këto detyra ushtarake u shqua me një profesionizem dhe trimeri të vërtetë.

2.Pas Luftës Anton Quni ka shërbyer në TMK dhe FSK,ku edhe dha një kontribut të çmuar profesional në përgaditjen e Ushtrisë së ardhshme të Kosovës.Gjithashtu ishte përgjegjes i detyrës ku kreu me plot sukses detyrën e përgjegjesit për siguri të Kosovës në Presidencën e Kosovës.

3.Nga viti 2010 Anton Quni ka qenë zë i fuqishëm i qytetarëve në Parlamentin e Kosovës.Fjalimet e ti në Parlament ishin fjalime që zgjonin kurreshtjën e qytetarve të Kosovës për faktin se çdo fjalë e peshonte me peshën e gurit duke thënë të vërtetën e Luftës së Kosovës.Rrefimi i Anton Qunit për luftën është rrëfimi për historinë e vërtetë te Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që do te hyn në analet e historisë.E vërteta shpesh vonon por ajo del në shesh, falë dëshmive të atyre që e bën historin ku një vend kryesor e zënë edhe shefi i Shtabit të Brigades 138 “Agim Ramadani”-Anton Quni.

4.Anton Quni u shqua edhe në postin e Ministrit të Mbrojtjës të Republikës së Kosovës dhe Minister i Forcave të Sigurisë së Kosovës,ku vetëm për një vit qëndrimi në këtë post arriti ti nënshkruaj disa marrëveshje të rëndësishme ku me kryesorja ishte që Ushtarët e Kosovës të jenë krahas ushtarëve amerikanë në angazhimet e tyre për mbrojtjen e paqës në botë.Ai në këtë Ministri e solli klimën e punës dhe të bashkëpunimit pavarësisht bindjeve politike,rajonale apo fetare të ushtarakëve të Republikës së Kosovës, duke u nisur nga parimi se ushtari i mirë duhet ti shërbej shtetit e jo partive politike.

5.Anton Quni asnjëherë nuk lëvizi nga bindjet e ti politike të qendrës së djathtë.Duke i takuar LDK-së qendrës së djathtë që është e regjistruar në kuadër të Partive Popullore Evropiane, Anton Quni ka një përkrahje të madhe nga CDU-ja në Gjermani si dhe partitë e tjera të qendrës së djathtë në Evropë.

6.Është ndër politikanët e rrallë në Kosovë ku edhe pas marrjes së pozicioneve të rëndësishme vite të tëra i ka qëndruar besnik qytetarëve të Kosovës, në çdo kohë dhe në çdo moment është i gatshëm që të takohet me qytetarët anë e kënd Kosovës dhe ti ndëgjoj brengat e qytetarëve.Më një fjalë çdo ditë pavarsisht pozicioneve politike që ka jeton me brengat e qytetarëve.Ky është tip i politikanit Evropian që dallon shumë nga filozofia e politikës lindore ku politikanët takohen me qytetarët vetëm gjatë fushatës elektorale,kurse kur marrin pozicione mbyllën në zyrat e tyre luksoze duke harruar problemin e qytetarit.

7.Anton Quni nuk është tip i politikanit që rrah gjokës për veprën që e ka kryer por gjithnjë kërkon rrugë dhe strategji te reja që shteti i Kosovës të ecë përpara.Ai asnjëherë nuk harron femijët e bashkëluftëtarve të vrarë por me sa mundësi ka pasur ju është gjetur gjithmonë pranë.Është tip i politikanit i cili ka dëshirë që më tepër të ndëgjoj nga bashkëbisedimi gjatë bisedave me bashkëpuntorët dhe dinë të dalloj shumë mirë dhe ti marrë parasysh këshillat dhe idet e mira qe i jep miku apo bashkëpuntori.

Këto ishin vetëm 7 faktët se pse duhet votuar numri 7 në listën e LDK-së Anton Quni.Me këtë shkrim i bëj thirrje të gjithë votuesve në Kosovë dhe diaspor, se para se të shkojnë tek kutitë e votimit mos ti mbuloj euforia por të votojnë me akullin e ftoftë të mendjes për personalitetet të cilët janë të përkushtuar që ta qojnë Kosovën përpara.Këtë e them për faktin se si njohës i politikës ndërkombëtare që jam unë kam arritur në përfundim se gjithmonë në Evropë kur në pushtet janë Partitë e Qendrës së Djathtë gjithmonë ekonomia e shtetit zhvillohet dhe shkonë përpara.Sa herë që në pushtet janë partitë me koncepte të majta politike edhe shtetet më të mëdha me ekonomi të zhvilluar në Evropë kanë probleme ekonomike.Në këtë rast nuk përjashtoj asesi ata te cilët ishin nëpër pozicione  politike dhe qeverisese,tash e 20 vite, dhe që e keqpërdoren besimin e qytetarëve me korrupsion dhe gjëra të ndryshme që e dobësuan shtetin e Kosovës ata duhet liruar politikën pavarësisht se cilës parti politike i takojnë në Kosovë.

Autori është Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptar “Trojet e Arbrit”

Asambleist i CDU-së në qytetin e Kielit të Gjermanisë që ka 250.000 banorë

Udhëheqës i politikave për të huaj dhe migrim në Grupin Parlamentar të CDU-së në Kiel


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend