VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kosova mirëpret komentet e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes

By | January 28, 2017
blank

Komentet

blank

Meta paralajmëron: Do jem në Vlorë deri më 26 prill, po përgatitet i njëjti skenar i vjedhjes së votave

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi sot se do të jetë në Vlorë deri më 26 prill, duke folur për një skenar si ai i Dibrës për vjedhjen e votave.

“Do të jem në Vlorë deri më 26 prill sepse Vlora është e kërcënuar nga një ‘tërmet’ si ai i Dibrës, pra nga prekja dhe vjedhja e votave, që nuk do të tolerohet kurrë.
Skenari i Dibrës nuk është hipotetik, por i faktuar. E kam informuar z.Bujar Leskaj dhe z.Petrit Vasili se sipas të dhënave që kam këtu në Vlorë po përgatitet i njëjti skenar që nuk do të tolerohet kurrë”, tha Meta në televizionin lokal në Vlorë.bw

blank

Ambasadorja amerikane Yuri Kim: Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, e ftuar në emisionin “Përballë”, i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë, se nëse duan të votojnë ndryshimin 25 prilli është momenti.

Ajo tha se nëse shqiptarëve i ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament, duhet t’i ndëshkojnë me votë në 25 prill.

“Votuesit shqiptarë janë shpresa e parë më e mirë. Kjo është baza e çdo demokracie, votuesit. Ndaj mendoj që njerëzit i kanë bombarduar të besojnë se nuk kanë pushtet. Fakti që dikush përpiqet të blejë votën tënde duhet të tregojë se nuk jeni pa pushtet.
Ky është pushteti juaj. Vota jote është pushteti yt. Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht.
Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti”, u shpreh Yuri Kim.

blank

FOTOT- Nis greva e ish-të burgosurve politikë gjatë komunizmit në Qafën e Barit, ja kërkesat e tyre

PUKA

Ish-të burgosurit politikë gjatë komunizmit në Qafën e Barit janë rikthyer pas 36 vitesh në të njëjtin vend, kësaj radhe për të hyrë në grevë.

BalkanWeb mëson se rreth 5-10 persona të cilët më parë kanë vuajtur dënimin në ish-burgun famëkeq.

 

blank

blank

blank

blank

Mes tyre në grevë janë edhe Dush Martini dhe Kosta Gjordeni, të cilët edhe pse i mbijetuar torturave në këtë burg gjatë komunzimit, janë kthyer tashmë për një arsye tjetër.

 

Ata kanë deklaruar se janë të braktisur nga politika dhe qeveria pasi nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. Kjo grevë ishte e paralajmëruar, por sot ka filluar. Më parë tentuan të futen në grevë tek Instituti iIntegrimit të Ish të Përndjekurve, por nuk u lejuan, teksa tashmë janë tek ish-burgu i Qafë Barit.

 

KËRKESAT E GREVISTËVE

  • Heqja e akuzës së artikuluar nga diktatura, ende në fuqi, që i konsideron fajtorë për revoltën brenda burgut në maj të vitit 1984 (Nuk kanë marrë ende dëmshpërblim)
  • Qeveria t’i lidhë pension 500 mijë lekë të vjetra në muaj
  • Zhbllokimi i dosjeve në Ministrinë e Drejtësisë nga periudha e komunizmit
  • Kthimi i pronave të marra nga koha e diktaturës
blank

Flamuri i Kosovës nuk hiqet, vazhdon takimi i Këshillit të Sigurimit pavarësisht kërkesës së Rusisë

Këshilli i Sigurimit vendosi që të vazhdojë punimet e seancës virtuale për Kosovën përkundër kërkesës së Rusisë që Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla ta heqë flamurin e Kosovës nga prapavija, raporton Gazeta Express.

Pas fillimit të seancës, kryediplomatja Donika Gërvalla nuk ka ndryshuar prapavijën dhe flamuri i Kosovës po qëndron sërish prapa saj në ambientin ku ajo po qëndron.

Zahir Tanin, Përfaqësuesi Special i Sekretarit Gjeneral në fjalën e tij përmblodhi ngjarjet e gjashtë muajve të fundit, si zgjedhjet e fundit parlamentare, zgjedhjen e presidentes dhe situatën me pandeminë.

Përfaqësuesi i Rusisë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që po mbahet për Kosovën ka kërkuar nga udhëheqësi i seancës që Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla të heqë flamurin e Kosovës mbrapa saj ose të ndryshojë ambientin.

“Ne nuk jemi kundër ndaj përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet por vetëm si territor, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose të ndryshojë pamjen prapa ose të heq flamurin në mënyrë që të vazhdojmë tutje”, tha përfaqësuesi rus.

Ndaj kësaj kërkese të Rusisë, ka reaguar përfaqësuesi i Britanisë së Madhe duke thënë se nuk shohin arsye që të kryediplomatja kosovare të ndryshojë pamjen nga ku do të prezantojë.

“Ky nuk është një takim zyrtar dhe ne nuk shohim ndonjë arsye që ministrja Gërvalla të ndryshojë pamjet mbrapa për të vazhduar prezantimin”, tha përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

blank

25 PRILL 2021: VOTONI PER “RILINDJEN TIME!” (Nga një foto në tjetrën) – Nga Fritz RADOVANI

blank

E  ARDHMJA…

blank

NA PERKET “NEVE”…

blank

POROSI E GJARPNIT

  1. ALIA:“E ardhmja i perket bijve tanë. Edhe gjak do bëjmë !”

blank

blank

 

 

  “Prisni, prisni, ende nuk keni parë gjë !” “Rilindasi”Edvin Rama

 

KUSH  GUXON  E…

blank

blank

 

 

“E,  NUK  VOTON  PER  NEVE ?!..”

blank

blank

Kreu i KMDLNJ: Kemi prova që Manastiri i Deçanit ishte shndërruar në bazë ushtarake të Serbisë, aty ishin mbajtur peng shqiptarët

Kreu i KMDLNJ-së, Behgjet Shala, ka thënë se ka prova që në Manastiri i Deçanit gjatë kohës së luftës ishte shndërruar në bazë ushtarake të ushtrisë së Serbisë dhe se aty ishin mbajtur peng shqiptarët, shkruan Gazeta Express.

Shala ka thënë se për një gjë të tillë kanë kërkuar që të kryhen edhe hetime.

“Ne nuk po themi që Sava Janjic është fajtor. Ne kërkuar që të kryhej hetim dhe të provohej se çfarë ndodhi në të vërtetë në manastirin e Deçanit, sepse kemi prova”, ka thënë Shala, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Shala ka thënë se kanë kërkuar hetim për shkelje të mundshme të Ligjeve të Luftës dhe Ligjit Humanitar.

“Nuk dua të paragjykoj që dikush është fajtor. Ne kemi kërkuar që të kryhen hetime, dhe gjykata mund të marr vendim bazuar në prova”, ka potencuar tutje Shala.

blank

Më 13 prill 1999 në Kaliçan u vranë, u masakruan, u dogjën nga forcat serbe

VOAL – Në faqen e tij në facebook, Veton Rugova kujton familjarët dhe të afërmit e tij Fatime Rugova, Kadri Rugova, Hyrë Balaj Rugova, Shkurte Rugova, Imer Rugova, Mihane Rugova, Shkurte (Gashi) Rugova, Shahe Gashi, të masakruar nga forcat serbe më 13 prill 1999:
Sot kujtojmë me respekt familjarët tanë që më 13 prill 1999 u vranë, u masakruan dhe u dogjën në Kaliçan. Kujtojmë jetën dhe veprën e tyre, e cila u bë burim i pashtershëm frymëzimi për të gjithë ne.
Kujtojmë me respekt nanën Fatime, bacin Kadri, bacin Imer e dadën Mihane, dadën Hyrë dhe dadën Shkurte.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ju.
LAVDI
blank
blank

Më 13 prill 1999 forcat paramilitare serbe vranë e masakruan 26 civilë shqiptarë në Llashticë të Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri, në 22-vjetorin e masakrës që përjetuan fshati Llashticë në vitin 1999, ka thënë se janë gjithmonë të freskëta plagët e tmerrit që kaluan banorët e Karadakut dhe gjithë regjionit.

Haziri ka thënë se përmes Llashticës kujtojnë edhe masakrën e Llovcës, Lladovës, Zhegrës dhe të gjithë të rënët e prillit, majit e qershorit dhe të gjithë të rënët në luftën për liri.

“Ky është 22-vjetori i prillit të madh, i sakrificës, torturës dhe vrasjeve barbare të masakrimit të shqiptarëve. Këtu u vra e masakrua fëmija më i vogël në luftën çlirimtare të Kosovës dhe plaka më e vjetër në moshë. Është masakra më e madhe që Gjilani dhe regjioni e ka përjetuar. Ne do ta kujtojmë masakër si ngjarja më e frikshme e dhembjes së madhe për të gjithë ne në këtë regjion. Lashtica është Reçaku i Anamoravës”, ka thënë Haziri.

Ai ka theksuar se kjo masakër është një plagë e hapur, pasi ende nuk ka filluar asnjë hetim.

“Shpresoj shumë në organet e drejtësisë që një ditë drejtësia të shfaqet edhe në këto vendbanime”, ka thënë Haziri.

Forcat paramilitare serbe më 13 prill të vitit 1999 kishin vrarë dhe masakruar 26 civilë shqiptarë në Llashticë të Gjilanit.

blank

VOAL uron mylimanët shqiptarë: Gëzuar e me shumë fat muaji i shenjtë i Ramazanit!

VOAL – Edhe sivjet, në kushte të veçanta, të përballjes me pandeminë globale, fillon muaji i madhërishëm i Ramazanit, muaji  i agjërimit për besimtarët myslimanë shqiptarë, ashtu si për të gjithë besimtarët myslimanë në mbarë botën.

Ramazani është muaji i paqes, i solidaritetit dhe i mëshirës hyjnore. Ramazani është muaji ku dalin në pah vlerat universale humane; të bujarisë, të mirësisë, të dashurisë, te respektit ndaj njeri-tjetrit, vlerat që simbolizojne moralin e lartë shoqëror.

Ramazani është një kohë e rëndësishme reflektimi për të gjithë besimtarët për të përmirësuar lidhjet fare-fisnore dhe shoqërore me njëri-tjetrin, për të forcuar ndjenjën e bujarisë dhe solidaritetit me njerëzit në nevojë! Është momenti kur besimtarët rifreskojnë beslidhjen e tyre me Krijuesin e Gjithësisë, duke forcuar raportin me Zotin.

 Agjërimi i muajit të Ramazanit mundeson një barazpeshë mes shpirtërores dhe materiales, mes zemrës dhe arsyes, mes vullnetit dhe diturisë. Agjërimi i afron besimtarët më shumë me vlerat e dashurisë, respektit ndaj tjetrit, bamirësisë, sinqeritetit, dhe çdo besimtar ndjehet më afër dhe më mirënjohës ndaj miresive të Zotit të Botërave.

Ramazani është një ftesë hyjnore për të gjithë, për të trokitur në portën e Mëshirës së Pafundme, të të Gjithëmëshirshmit, një rrugëtim drejt edukimit moral e shpirtëror, drejt maturimit te zemrave, drejt fisnikërimit të ndjenjave, drejt njohjes së përgjegjësive tona në raport me Krijuesin, me veten, familjen, të afërmit dhe shoqërinë.

Ky muaj i begatë na sjell në vëmendje kujdesin dhe përkushtimin që duhet të kemi për njerëzit në nevojë, për jetimët, për individët me aftësi të kufizuara, dhe për të gjitha shtresat e tjera të shoqërisë që kërkojnë kujdesin tonë në përmbushjen e nevojave të tyre, në mënyrë që të mbretërojë mirësia, begatia, harmonia dhe paqja në të gjitha familjet shqiptare.

blank

Nis sot Muaji i Shenjtë i Ramazanit, çfarë është dhe kush përjashtohet nga detyrimi për të agjëruar

Ka nisur sot Muaji i Shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë në mbarë botën.

Po çfarë është ky muaj?

Duke iu referuar kalendarit tonë, Gregorian, nga 13 prilli dhe deri më 12 maj 2021 është Ramazani, një periudhë e shenjtë për myslimanët, me rrënjë të lashta dhe rituale shumë të veçanta. Ja origjina dhe rregullat e Ramazanit dhe disa kuriozitete.

Ramazani është emri i muajit të nëntë të vitit në kalendarin hënor mysliman, në të cilin, sipas traditës islame, Muhamedi mori shpalljen e Kuranit “si udhërrëfyes për njerëzit me drejtësi dhe shpëtim” (Sura II, v. 185).

Është muaji i shenjtë i agjërimit, kushtuar lutjes, meditimit dhe vetëdisiplinës. Agjërimi është një detyrim për të gjithë myslimanët praktikantë, të rritur dhe të shëndetshëm, të cilët nuk mund të hanë, të pinë, të tymosin dhe të kryejnë marrëdhënie seksuale nga agimi deri në perëndim të diellit, për 30 ditë.

Nga agjërimi janë përjashtuar të miturit, të moshuarit, të sëmurët, pleqtë dhe gratë shtatzëna. Gratë gjatë ciklit menstrual dhe ata që udhëtojnë përjashtohen përkohësisht.

Në perëndim të diellit agjërimi ndërpritet me një gotë ujë, për të vijuar më pas me vaktin e mbrëmjes ose ndryshe (iftar).

Pesë detyrimet. Agjërimi (sawn) është një nga pesë detyrat e besimit islam. Të tjerët janë profesioni i besimit (kalima), recitimi i përditshëm i pesë lutjeve (salat), dhënia e lëmoshës (zekatit) dhe përmbushja, së paku një herë në jetë, e pelegrinazhit (hagg) në Mekë (Arabia Saudite).

Mosrespektimi i këtyre parimeve në disa nga komunitetet më vëzhguese mund të rezultojë në aktakuzën e krimit të braktisjes.

Të nashkuar por të ndryshëm. Ramazani është muaji më i shenjtë i myslimanëve që janë rreth 1.6 miliardë në mbarë botën dhe koha e vitit në të cilën festohet është e njëjtë në të gjitha vendet islame.

Zgjat 29-30 ditë. Muaji i Ramazanit nuk bie gjithmonë në të njëjtën periudhë të kalendarit gregorian, sepse kalendari islamik është hënor (viti hënor zgjat rreth 11 ditë më pak se kalendari diellor), dhe regjistrimi i vitit nuk përkon, sepse myslimanët fillojnë të llogarisin nga viti 622 pas Krishtit, kur Muhammedi la Mekën për të shkuar në Medine.

Disa dallime në traditë mund të gjenden në ushqime që mund të hahen kur bie dielli. Çdo vend ka veçoritë e veta: për shembull, në Tunizi, Algjeri dhe Marok është përgatitur vetëm një couscous me mish qengji (jo pula apo deleje) pasuruar me rrush të thatë; në Siri dhe Jordani, nga ana tjetër, hahen “katai”, ëmbëlsira të mbushura me arrë kokosi, lajthi të grira dhe sheqer. Gjatë Ramazanit pihen lëngje frutash dhe në vendet e Magrebit ato lëngje, që ngrenë presionin e gjakut, sepse ata që mbajnë Ramazan e kanë më të ulët se zakonisht.

Por Ramazani është kudo një moment i ndarjes dhe bashkimit. Është e zakonshme të ftojmë fqinjët dhe shokët e tyre për të ndarë së bashku vaktin e mbrëmjes të quajtur iftar dhe për të recituar lutje të veçanta të quajtur Tarawih.

Një festë e lëvizshme. Ramazani prandaj varet nga fazat hënore ose më saktë nga vëzhgimi i hënës së re (hilal). Ky fakt ka dy pasoja. E para është se Ramazani mund të fillojë në data të ndryshme nga njëri vend në tjetrin.

E dyta është se çdo vit Ramazani fillon para vitit të kaluar dhe ka vite kur festohet në dimër, kur ditët janë më të shkurtra.

Në këtë periudhë historike, në hemisferën tonë, Ramazani bie në pranverë / verë dhe këtu mund të lindin disa probleme.

Për shembull, në Reykjavik të Islandës, agjërimi merr pak më shumë se 22 orë, ose rregullisht nga agimi (rreth orës 2 të mëngjesit) deri në perëndim të diellit (rreth mesnatës). Në Sydney (Australi) është dimër dhe agjërimi zgjat pak më shumë se 11 orë, ndërsa në Alaska në të njëjtën kohë dielli nuk perëndon kurrë.

Në këtë rast, çështja e agjërimit duhet zgjidhur ose nga rrezet e diellit, treguese për banorët islamikë të Juneau (Alaska), ose duke ndjekur kalendarin e një vendi tjetër.

blank

Vjosa Osmani: Më 12 prill 1999 forcat serbe ekzekutuan 40 burra, gra e fëmijë në Lugishtë të Hasit

22-vjet më parë në Lugishtë të Hasit, Batalioni i Dytë i Brigadës së Motorizuar 549 të Ushtrisë Jugosllave, mizorinë e vetë e tregoi duke ekzekutuar 40 burra, gra e fëmijë. Përgjatë luftimeve ranë edhe 14 dëshmorë të UÇK-së.
Disa nga të vrarët janë konsideruar të zhdukur e më pas janë gjetur në varre masive në Has. Pas identifikimit në shtator të vitit 1999 janë varrosur në varrezat e dëshmorëve e martirëve në këtë fshat.
Përveç 300- shtëpive të dëmtuara, forcat serbe dëmtuan edhe objekte të trashëgimisë shpirtërore.
Të vrarët, dëmet materiale dhe të mbijetuarit e Masakrës së Lugishtës përbëjnë fakte të cilat duhet të jenë në funksion të drejtësisë për identifikimin e autorëve të krimit montstruoz.
Më shumë se dy dekada, asnjë përgjegjësi nga askush. Ndaj, banorët e këtij fshati do të gjejnë paqen kur autorët të vihen para drejtësisë. Një mision i yni që nuk do të ndalojë asnjëherë!
Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe dëshmorët e Lugishtës!
blank

Bliken-Stoltenberg: Rusia të ndalë menjëherë shtimin e trupave në kufi me Ukrainën

VOA

Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken bisedoi sot (e hënë) me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg përpara udhëtimit të tij në Bruksel të Belgjikës. Në një deklaratë të Departamentit amerikan të Shtetit thuhej se Sekretari Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg diskutuan rreth një sërë çështjesh, përfshirë nevojën e menjëhershme që Rusia të ndërpresë dislokimin agresiv të trupave ushtarake të saj përgjatë kufijve të Ukrainës dhe në Krimenë e pushtuar. Ata diskutuan gjithashtu rreth mundësive për avancimin e paqes në Afganistan si dhe planet për samitin e ardhshëm të NATO-s.

Ndërkohë dy anije luftarake amerikane pritet të mbërrijnë këtë javë në Detin e Zi si një demonstrim i mbështetjes së administratës Biden për Ukrainën, ndërkohë që shtohen shqetësimet se Presidenti rus Vladimir Putin po shikon mundësinë për një ofensivë kundër vendit fqinj.

Kremlini ka ndërmarrë një lëvizje të madhe trupash, tankesh dhe raketash përgjatë kufirit me Ukrainën, më e madhja që nga aneksimi prej tij i gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014, sipas zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë. Rusia ka kryer të paktën tre stërvitje ushtarake pranë kufirit me Ukrainën që nga mesi i marsit.

Javën e kaluar, Presidenti i SHBA Joe Biden pati telefonatën e tij të parë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, “pohoi mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit të Rusisë i cili vazhdon në Donbas dhe Krime,” siç u shprehën zyrtarët.

Dërgimi i anijeve luftarake në Detin e Zi ka për qëllim të ritheksojë deklaratën e Presidentit Biden.

Luftimet midis ukrainasve dhe rebelëve të mbështetur nga rusët në rajonin Donbas të Ukrainës janë intensifikuar që nga fundi i janarit dhe zyrtari i lartë i Kremlinit Dmitry Kozak, i cili ia hodhi fajin Ukrainës, bëri një paralajmërim ogurzi, duke thënë se një konflikt në shkallë të gjerë do të ishte “fillimi i fundit” për Ukrainën, një deklaratë e cila është parë në Kiev dhe në kryeqytetet perëndimore si një kërcënim.

Dmitry Peskov, zëdhënësi kryesor i Kremlinit, nuk ka mohuar grumbullimin e forcave në kufi, por u tha gazetarëve në Moskë se Rusia “i lëviz forcat e armatosura brenda territorit të saj si ta shohë të arsyeshme”. Presidenti ukrainas Zelenskiy vizitoi vijat e frontit në Donbas javën e kaluar dhe shprehu keqardhje lidhur me “përshkallëzimin e madh” të gjendjes, siç e quajti ai.

Një ushtar ukrainas u vra dhe një tjetër u plagos në Donbas të shtunën, thanë zyrtarët ushtarakë të Ukrainës. Kjo është viktima e katërt për forcat e Ukrainës këtë muaj. Ukrainasit thonë se ushtari vdiq pasi forcat e ndihmuara nga Rusia hapën zjarr me granatahedhës automatikë dhe mortaja 82 milimetra, armë të ndaluara sipas marrëveshjes së Minskut, një protokoll armëpushimi i nënshkruar në vitin 2014 që shpesh nuk është përfillur.


RSS
Follow by Email
Twitter
LinkedIn
LinkedIn
Share
Send this to a friend