VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kosova kalon në ‘sitë’ pasuritë e zyrtarëve shtetërorë

By | March 29, 2019

Komentet

Veseli: Zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit tha se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

Në një konferencë për media, Veseli tha se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

“Vendimi i ish-kryeministrit për dorëheqje është vendim personal dhe si të tillë e kemi pranuar, pavarësisht se për këtë nuk pasur asnjë njoftim ose konsultë paraprake. Tashmë, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. PDK është e gatshme për zgjedhje kurdo që të caktohen ato. Ajo që mund të diskutohet është vetëm koha kur duhet të mbahen”, tha Veseli.

Kreu i PDK-së tha se lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve duhet të ketë konsultime mes partive politike.

“Për këtë besoj se do të kemi konsulta dhe me partnerët e tjerë të koalicionit të deritanishëm dhe partitë e tjera politike, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet që kemi në fuqi”, tha Veseli.

Ramush Haradinaj më 19 korrik njoftoi për dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit, pasi tha se ka marrë ftesë për t’u intervistuar në Hagë. Ai tha se është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për krime lufte në Hagë, ku siç thuhet mund të paraqitet javën që vjen. Haradinaj në konference e tij pas dorëheqjes, theksoi se nuk mund të lejonte që në Dhomat e Posaçme të paraqitej si kryeministër dhe për këtë arsye ka dhënë dorëheqje.

AFP: Mund të thirren në Hagë edhe Thaçi e Veseli

VOAL – Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, një ish-komandant i guerrilasve të UÇK-së, dha dorëheqjen të premten pasi u thirr nga drejtësia ndërkombëtare si një i dyshuar për krime lufte gjatë dhe pas konfliktit të viteve 1998-99.

“Kam marrë thirrjen e Gjykatës Speciale (e krijuar në vitin 2015 me mbështetjen e BE-së, dhe më është dhënë zgjedhja nëse do të pyes veten si kryeministër apo qytetar i thjeshtë), zgjodha opsionin e dytë”, shpjegoi 51 vjeçari në media.

Haradinaj vuri në dukje se për momentin nuk ka akuza kundër tij dhe se do të ri-kandidohet sapo kreu i shtetit Hashim Thaçi të ketë vendosur datën për zgjedhjet e ardhshme.

Në një intervistë dhënë më parë këtë vit, ai pati thëne se Prishtina do t’iu përgjigjej të gjitha kërkesave nga Haga, ku në janar filloi marrja në pyetje e dy ish-zyrtarëve të tjerë, Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku. Akuzat e para duhet të mbërrijnë para fundit të vitit. Mediat kosovare supozojnë se ato mund të prekin jo vetëm Haradinajn, por edhe Thaçin dhe Presidentin e Kuvendit Kadri Veseli.
/ AFP

Tërhiqet Isa Mustafa, s’kandidon për Shef të LDK-së

Isa Mustafa më në fund ka vendosur të tërhiqet nga gara për Kryetar të LDK-së. Burime të Express kanë thënë se lideri në largim i LDK-së u ka thënë në Kryesi se s’do të jetë kandidat. Të njëjtin qëndrim ua ka thënë edhe kryetarëve të Degëve me të cilët është takuar të enjten.

Nëse e mban fjalën që e ka dhënë në Kryesi të LDK’së atëherë Isa Mustafa s’do të jetë as kandidat për Shef të LDK’së.

Burime të Express kanë thënë se Mustafa u ka treguar anëtarëve të Kryesisë se nuk do të jetë kandidat edhe për një mandat për të udhëhequr partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

“Ka thënë se do të mbikëqyr procesin deri në fund. Por na ka thënë se s’do të jetë kandidat për Kryetar të LDK’së”, ka thënë një anëtar i Kryesisë së LDK’së pa dashur t’i përmendet emri.

Njëra prej arsyeve për largim nga kreu i LDK’së, sipas burimeve, është edhe gjendja e tij shëndetësore.

Por edhe mungesa e përkrahjes e konfirmuar nëpër sondazhe të ndryshme.

Ndërkohë, në garë kanë shfaqur ambicie për të hyrë Agim Veliu dhe Lutfi Haziri.

Por në lojë po vazhdon të mbetet edhe Avdullah Hoti.

Sipas burimeve të Express Shefin e deputetëve të LDK’së përpos Isa Mustafës e përkrahin edhe Gazemend Muhaxheri, Imri Ahmeti dhe Kujtim Shala.

Ndërkohë, një pjesë e anëtarësisë së LDK’së po vazhdon ta përkrahin rikthimin e Fatmir Sejdiut. Nuk dihet nëse Fatmir Sejdiu ka përkrahjen edhe të delegatëve tjerë përpos Prizren, Gjakovë e Podujevë.

Express ka shkruar një ditë më parë se Agim Veliu s’po e fsheh më kandidaturën për Shef të LDK’së.

Edhe Lutfi Haziri ka muaj që e ka shpallur kandidaturën për pasardhës të Isa Mustafës.

Në zgjedhjet e fundit në LDK, Haziri kishte thënë se nuk po i hyn garës për ta marrë kreun e partisë pasi nuk po dëshiron ta rrëzojë Kryeministrin Mustafa nga pozita partiake.

Ndërsa, tash ka shfaqur ambicien për t’u bërë Shef i LDK’së por paraprakisht ka kërkuar një marrëveshje politike. Ka kërkuar unitet në parti për të mos pasur çarje pastaj. Ka shfaqur gatishmëri t’i bashkojë të gjitha grupet që aktualisht janë në parti, edhe t’i merr afër vetes themeluesit e partisë.

Vjosa Osmani, kohëve të fundit, ka refuzuar të flasë konkretisht se kur do t’i hyjë garës për Kryetare të Partisë. Në garën e fundit në LDK s’ishte lejuar as të kanidonte meqë nuk kishte kaluar garën në Këshill të Përgjithshëm të LDK’së.

Ndryshe, Isa Mustafa, kishte marrë LDK’në në fundin e vitit 2010, kur kishte mundur Fatmir Sejdiun. Prej atëherë, Mustafa ka shënuar tri humbje të zgjedhjeve nacionale, ka humbur Komunën e Prishtinës, por ka rikthyer disa komuna që me herët e kishte humbur LDK’ja përfshirë Pejën, Gjilanin e Lipjanin. Isa Mustafa ishte rizgjedhur Kryetar i LDK’së në mandatin e kaluar me aklamacion pasi nuk e kishin lejuar të kishte kundërkandidat. Vjosa Osmani kishte dështuar të mblidhte nënshkrimet për ta sfiduar Mustafën.

Vitin e kaluar, Shefi i LDK’së kishte pasur probleme shëndetësore derisa ishte trajtuar Gjermani. Gjatë gjithë kohës, LDK ishte udhëhequr prej Nënkryetarëve të Partisë. Aktualisht, LDK ka numrin më të madh të deputetëve në Parlament dhe numrin më të madh të Komunave.

Krejt këto zhvillime po ndodhin në kohën kur Ramush Haradinaj dha dorëheqje pasi tha se i erdhi ftesa nga Gjykata Speciale, e cila është krijuar për t’i ndjekur ish-udhëheqësit e UÇK’së të dyshuar se kanë kryer krime lufte.

Kohëve të fundit, Haradinaj prishi raportet me Liderin e PDK’së, Kadri Veselin, i cili nga Washingtoni tha se Kryeministri i Kosovës po flet me Amerikën sikur me Serbinë. Haradinaj tha se një deklaratë e tillë është servilizëm politik.

Haradinaj ka kërkuar të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe t’i kthehet vendimmarrja popullit. PDK ka mbetur e hutuar nga ky vendi. LDK e Vetëvendosje kanë kërkuar zgjedhje të jashtëzakonshme sikurse edhe PSD e NISMA e Fatmir Limajt.

Presidenti pritet gjatë ditëve të thërras partitë politike për t’u konsultuar për dy opsionet: themelimin e një Qeverie të re ose shkuarjen në zgjedhje.

Praktikisht, ekziston vetëm një opsion pasi askush s’ka numra për të ndërtuar Qeverinë e re, pasi askush s’mund të llogarisë as në votat e Listës Srpska, e cila ka braktisur koalicionin prej vitit të kaluar kur u vendos taksa 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Qeveria e Ramush Haradinaj prej kur vendosi taksën mbeti Qeveri e pakicës e mbështetur për disa vendime nga PSD e Shpend Ahmetit.

Ramush Haradinaj është Kryeministri i gjashtë i Kosovës pas Bajram Rexhepit, Bajram Kosumit, Agim Çekut, Hashim Thaçit e Isa Mustafës.

Haradinaj kishte udhëhequr Qeverinë e Kosovës edhe një herë për 100 ditë kur ishte detyruar të jepte dorëheqje në mars të vitit 2005 për të shkuar në Tribunalin e Hagës si i akuzuar për krime lufte. Atje ishte shpallur dy herë i pafajshëm.

Asnjëri prej Shefave të Qeverisë prej pasluftës s’e ka përfunduar mandatin kushtetues.

Prej pasluftës janë mbajtur gjashtë palë zgjedhje nacionale.

Kurti fton Thaçin të caktojë datën e zgjedhjeve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një konferencë për media të shtunën, tha se Kosova po vuan pasojat e votimit të Gjykatës Speciale nga ata që morën vendime të liga e kishin qëndrime të gabuara.

Kurti, para medieve ka ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që sa më shpejtë ta caktojë datën e zgjedhjeve.

Sipas Kurtit, Haradinaj është i lirë dhe se siç tha ai nga Gjykata Speciale vetëm do të intervistohet siç ka ndodhur edhe me komandantë të tjerë të ish-UÇK-së.

Lideri i Vetëvendosjes, tha se Kosova tashmë nuk e ka një Qeveri të pashpresë ashtu siç ishte e madhe.

“Nuk e kemi një Qeveri që ishte e mbrapshtë edhe e pashpresë ashtu siç ishte e madhe. Tash shpresa është te ndryshimi, të zgjedhjet, te liria, te demokracia te vetëvendosja”, tha Kurti.

Kurti theksoi se Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje të reja.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të premten. Këtë vendim ai e bëri publik në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës.

Arsyeja e dorëheqjes, siç tha Haradinaj, është sepse ai ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

“Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”, tha Haradinaj.

Ai tha se nderi i postit të kryeministrit duhet të ruhet dhe se ai do të paraqitet në Hagë për intervistim.

Kurti: Ish-kryeministrin e kemi paralajmëruar disa herë – sa më afër gjarprit aq më i rrezikuar je!

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një konferencë për mediat komentoi doreheqjen e Ramush Haradinajt dhe ftesën e marrë nga Gjykata Speciale, si dhe arsyet pse ra qeveria Haradinaj.

“Ish-kryeministrin e kemi paralajmëruar disa herë sa më afër gjarprit aq më i rrezikuar je”, tha Kurti në konferencë. Albin Kurti kur flet për “gjarpërin” i drejtohet presidentit Hashim Thaçi, për shkak të nofkës që kishte në luftë.

Rexhep Selimi e ka parlajmëruar në Kuvend, shtoi ai.

“Sot ne i vuajmë pasojat e qëndrimeve të liga dhe vendimeve të gabuara vite me parë kur politikanët që deshën më shumë vetëveten sesa shtetin Kosovës ia bënë të keqen”, tha ai për themelimin e Gjykatës Speciale.

Shpresa është te Vetëvendosja dhe zgjedhjet e reja, tha Kurti.

“Nuk e kemi më një qeveri që ishte e mbrapshtë dhe e pashpresë tash shpresa është te ndryshimi, të zgjedhjet, të liria te demokracia te VV-ja”, tha Kurti.

Jakup Krasniqi ftohet në Hagë

Ish zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha të shtunën se është ftuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Posaçme në Hagë për t’u paraqitur më 24 korrik, por nuk e bëri të qartë se në çfarë cilësie është ftuar atje.

Ftesa u bë publike një ditë pasi që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj paraqiti dorëheqjen e pakthyeshme nga posti i tij. Në një vendim të papritur, ai tha se arsyeja për dorëheqjen është “ftesa për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”.

Zoti Krasniqi, i cili pas luftës ka shërbyer në poste të lartë politike në vend, tha të shtunën se “pavarësisht bindjeve të mia që Gjykata Speciale e ngritur mbi bazën e raportit të Dick Martit, miratuar nga Këshilli i Evropës, i cili fund e krye është sajuar në Beograd me shpifje e gënjeshtra dhe me motiv e qëllim të komprometimit dhe inkriminimit të luftës së drejtë e të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkundër qëndrimit tim të hapur kritik e kundërshtues për krijimin me presion të kësaj gjykate, unë do të prezantohem në hetuesinë e saj në datën e caktuar në cilëndo cilësi. Me besim në drejtësinë, i bindur se e vërteta është që gjatë luftës në Kosovë, Serbia ka kryer gjenocid, kurse konstruktet e saj monstruoze për UÇK-në do të bien poshtë, unë do të jem atje për të dhënë kontributin tim për ndriçimin e së vërtetës historike”.

Zoti Krasniqi dhe zoti Haradinaj janë zyrtarët më të lartë të thirrur për t’u paraqitur në Hagë, ku deri tash janë ftuar rreth 50 ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fillim të muajit gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi me shumicë votash ligjin për Gjykatën e Posaçme, që me emrat dhomat e specializuara, do të veprojë në Hagë, nën ligjet e Kosovës dhe me prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë.

Ideja për themelimin e gjykatës pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Martty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës.

Hetimet kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s. za

Mosakreditim dhe depolitizim të universiteteve politike (publike) në Kosovë! – Nga Florim Zeqa

Gjendja e tanishme e arsimit shqip në Kosovë lirisht mund të krahasohet me nivelin e pasluftës së dytë botërore, të viteve ’50-ta apo 60-ta, ku gati gjysma e popullsisë nuk e kanë ditur shkrim-leximin. Rezultatet e PISA-s nga viti nëj vit po na bëjnë të ndihemi të turpëruar si shoqëri, si pasardhës të rilindasve, të gjeneratës së artë të arsimit të viteve të ’70-ta, ’80-ta dhe ’90-ta, të kuadrove të nivelit më të lartë evropian e botëror.

Universitetet publike; Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universiteti i Prizrenit ”Ukshin Hoti”, Universiteti i Pejës ”Haxhi Zeka”, Universiteti i Gjakovës, ”Fehmi Agani”, Universiteti i Gjilanit ”Kadri Zeka”
Universiteti i Mitrovicës ”Isa Boletini”, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike ( Shkolla e Shërbimit Policor të Kosovës).

Universitetet private; Akademia Evolucion, Kolegji AAB, Kolegji AUK, Kolegji, Heimerer, Kolegji Biznesi, Kolegji Dardania ,Kolegji Evropian Dukagjini, Kolegji, ESLG, Kolegji Evropian i Kosovës, Kolegji FAMA , Kolegji Gjilani, Kolegji i Menaxhmentit Internacional Globus, Kolegji Iliria, Kolegji i Shkencave Mjekësore Rezonanca, Kolegji ISPE ,. Kolegji Evropian Juridika (Pjeter Budi), Kolegji Riinvest, Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli, Kolegji UBT, Kolegji Universi, Kolegji Universum, SHLP Design Factory dhe International Business College Mitrovica.

Kosova e tepër e ngushtë për numër enorm të universiteteve

Por si duket ky numër enorm i universiteteve dhe kolegjeve do te rritet akoma më tepër, ngase janë në rritje “kërkesat” për universitete publike edhe në qytete tjera,…për të shkaktuar kështu ndarjen e dijes në bazë të përkatësisë rajonale politike dhe fuqisë elektorale të liderëve aktual,…për t’i lënë vendin në fund ndoshta edhe universitetit të Shtimjes për prodhimin e kuadrove me të meta mentale për përmbushjen e “mozaikut” universitar në Kosovë!
Kërkoj falje për ketë të fundit, që e përdora si metaforë që i shkon për shtati asaj metaforës së pasluftës në Kosovë; “po të kisha ditur se është kaq lehtë më kryer fakultetin, do ta kisha mbaruar edhe shkollën e mesme…”, flitej kështu për të “diplomuarit” në universitetin e Tiranës e Prishtinës në periudhen e pasluftës të liderëve të ndryshem politik pa diplomë të maturës!
Kosova është një territor tepër i ngushtë gjeografik për absorbimin e të gjitha këtyre universiteteve e kolegjeve, që janë bërë sikur objektet fetare të pasluftës që mbinin ngado e kudo, edhe aty ku nuk kishte fare nevojë për to!
Kjo logjikë e mbrapsht e hapjes e vendeve të “reja” të punës, është logjikë e kthimit mbrapa e jo e ecjes përpara, ngase kuantiteti nuk e përcakton asnjëherë kualitetin në arsim. Nga të gjitha këto universitete publike (politike) që veprojnë aktualisht,…nesër mund të bëhen edhe pesëdhjetë sosh dhe asnjëherë të mos arrihet kualiteti që dikur ishte në Universitetin e Prishtinës.

Shtimi i universiteteve dhe rritja e analfabetizmit

Thellësisht jam i bindur së shumica e akredituesve të këtyre institucioneve të larta arsimore në vend nuk e kuptojnë fjalën Universitet (njohuri të gjëra), ngase më siguri do të përmbaheshin pak nga “fabrikimi” i këtyre institucioneve të larta arsimore në vend, të quajtura “universitete”.
Po ndodhë kështu në mungesë të një strategjie nacionale për arsimin e lartë, për çka çdo vit kemi rritje të titujve “akademik e shkencor”, rritje enorme të të diplomuarëve dhe rënje të cilësisë dhe kualitetit në arsim.
Më gjithë këtë shtim të universiteteve, analfabetizmi në Kosovë ka shënuar ngritje enorme, si pasojë e udhëheqjes së antivlerave me këto universitete në njërën anë, dhe në anën tjetër të rënjes së cilësisë së studimeve në këto universitete, kemi degradim edhe të sistemit shëndetësor, juridik, kulturor, pse jo dhe politik të vendit tonë.
Janë të shpeshta rastet kur nxënësit më sukses të shkëlqyeshëm nga shkollat e mesme, të mbesin jashta “amfiteatrove”,…ndërsa në anën tjetër nxënës e nivelit të mesëm dhe të ulët i zëjnë vendet e tyre në këto universitete,…duke e patur të sigurtë që në fillim diplomimin dhe “specializimin” në afatin e parapar të këtyre “akademive” universitare, si rezulat i privilegjeve; nepotizmit, familjarizmit, korrupsionit e dukurive tjera negative të përhapura në shoqërinë tonë këtyre 7-8 viteve të fundit.

Kostoja e lartë financiare e universiteteve politike

Përderisa shtetet më të zhvilluara ekonomike, të shtyrë nga kriza financiare në Eurozonë, përditë bëjnë shkurtime të shpenzimeve buxhetore, ne në Kosovë, në vendin më koeficientin më të ulët të zhvillimit ekonomik në Evropë, i rrisim shpenzimet buxhetore pa asnjë kriter, pa asnjë strategji të qartë zhvillimore,…thuajse jemi më të pasurit e më të mënçurit e globit tokësor!
Në të kaluaren jo shumë të largët, Kosova mburrej më kuadrat e dalura nga Universiteti publik i Prishtinës, në veqanti me nivelin e lartë profesional, shkencor dhe akademik, që nivelizoheshin më kuadrat e universiteteve më prestigjioze evropiane e botërore.
Kosova si një vend i vogël, do t’i mjaftonte një universistet publik (shtetëror), i konsoliduar mirë, i pajisur me infrastruktur akademike, me kushte të volitshme për studentet; me konvikte bashkëkohore, me transport të organizuar mirë për studentet nga qendrat e tjera e shumçka tjetër,…që do ta kishin koston më të ulët buxhetore se sa hapja e universiteteve në çdo pjesë të vendit, dhe ajo çka është më e rëndësishmja do të kishim prodhim të kuadrove cilësore për nevojat e vendit e jo fabrikim të tyre sipas orekseve partiake!

Depolitizimi i universiteteve dhe kolegjeve, imperativ i ngutshëm kohor

Fati i mosakreditimi i tri univeristeteve publike (politike), mund t’i pret edhe universitetet e tjera të hapura gjatë fushatave zgjedhore nga presidenti (ish kryeministri)Thaçi.
Janë këto universitetet të themeluara pa asnjë analizë paraprake, por vetëm si premtim elektoral gjatë fushatave zgjedhore, pa buxhet dhe pa kushte infrasturkturore.
Në këto universitete kryesisht janë rehatuar militantët partiak, me studime themelore dhe me notë mesatare shumë të ulët. Katër nga rektorët e universiteteve publike (politike) vijnë nga PDK. Të mos flasim për numrin enorm të personave që mbajnë pozita udhëheqëse në këto universitete dhe që kanë lidhje të ngushtë me politikën.
Në mesin e ligjeruesve dhe stafit udhëheqës të universiteteve politike (publike) janë edhe gratë e disa prej liderëve shtetërorë më diploma të fabrikuara, siq janë edhe shumica e liderëve partiak dhe shtetërorë të Kosovës.
Mosakreditimi i tri universiteteve, përveqse dështim i menaxhmentit të universiteteve, duhet të shërbejë si alarm për cilësinë e dobët në universitetet publike (politike) dhe kolegjet private.
Mosakreditimi duhet të pasohet me depolitizim të universiteteve politike (publike) dhe kolegjeve private të Kosovës.

LDK kërkon nga presidenti Thaçi t’i nisë konsultimet për datën e zgjedhjeve

Selia e Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Presidenti i Kosovës që t’i nisë konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Thirrja e LDK-së, drejtuar presidentit Hashim Thaçi pasoi mbledhjen e kryesisë së kësaj partie e thirrur pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit.

“Kryesia vlerëson se pas dorëheqjes së kryeministrit, Kosova nuk ka qeveri dhe LDK kërkon nga presidenti që t’i nis konsultimet për datën e zgjedhjeve”, tha kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

Pas dorëheqjes së Haradinajt, Mustafa tha se ”LDK nuk pranon asnjë zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje të premten.

Haradinaj tha se ka dhënë dorëheqje pasi që ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

Asnjë politikan në Kosovë nuk guxon të fillon bisedimet politike me Serbinë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja dhe formimit të qeverisë legjitime Nga Nue Oroshi

Asnjë politikan në  Kosovë nuk guxon të fillon bisedimet politike me Serbinë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja dhe formimit të qeverisë legjitime

Dorëheqja e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, për shkak të ftesës që kishte marrë nga gjykata  speciale në Hagë po përcillet me një mjegullnajë  dhe eufori të madhe.Jo vetëm për këtë fakt por për faktin se kjo gjykatë ka shpërndarë edhe shumë ftesa të tjera.Natyrisht se me dorëheqjen e kryeminstrit tash Kosova ka mbetur në një vakum institucional.Këtë vakum institucional mundën ta shfrytzojnë qarqet anti Kosovë siç janë Rusia-Turqia dhe Serbia që të bëjnë qmos që të luajnë çdo gurë që në mënyrë të vrullshme   ta bëjnë një marrëveshje gjentellmenesh që ta ndajnë Kosovën.

Zatën edhe takimi i këtyre ditëve i Edi Ramës me diktatorin e Turqisë, Erdogan ka qenë në përputhshmëri me këtë projekt fatkeq për ndarjën e Kosovës.Pse u goditë kaq shpejtë Ramush Haradinaj i cili dy herë ishte dalur i pafajshëm dhe jo të tjerët?! Kjo pyetje lidhet direkt me këmbëngulsinë e Ramush Haradinajt për ti mbrojtur kufijtë e Kosovës.Dhe kjo këmbëngulësi si duket ja ka shpejtuar edhe ftesën që sa më shpejtë të thirret në gjykatë.

Problemi qëndron në faktin se elita politike në Kosovë e në veçanti qytetarët e Kosovës duhet të jenë të kujdesshëm që kurrsesi mos të lejohet që të shfrytzohet vakumi institucional dhe të ndahet Kosova. Këtë e them për faktin se edhe organet drejtuese të reja kryesisht Institucionet Evropiane nuk e marrin detyrën e tyre para 1 nëntorit, kohë e cila do të mjaftonte që të mbahen zgjedhjet në Kosovë dhe të dalë një Qeveri e re.

Bisedimet nuk duhet të rifillojnë asesi para se me u formu Institucionet e reja Evropiane dhe para se ta marrë pozitën e kryetares se komisionit Evropian që është post i ngjashëm me një kryetarë të Qeverisë Evropiane Gjermania që vjen nga CDU një parti përkrahëse e çështjes shqiptare Ursula von der Leyen.Këtë gjë duhet ta kenë të qartë edhe dy partitë e mëdha opozitare Vetvendosje dhe LDK se rruga në këto momente për ta formuar ndonjë Qeveri çfardo çoftë ajo para zgjedhjeve të jashtzakonshme është një vetvrasje politike  për këto dy parti si dhe i shkaktojnë një dëmë shumë të madh Kosovës.

Që tani duhet lobuar më të madhe në takime me Kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në mënyrë që Qeveria dhe institucionet e ardhshme të Kosovës mos të shkojnë me duar në  xhepa në bisedime me Serbinë sikur kanë shkuar deri më tani,por të themelojnë ekipe ekspertësh që janë njohës të lëmive të  ndryshme politike, kulturore, ekonomike, historike, arkeologjike si dhe lëmi të tjera.

Natyrisht që pas këtyre zgjedhjeve do të këtë edhe ndryshime politike qoftë në Parlamentin e Kosovës, në Qeverinë e re të Kosovës,por kryesore është që në krye të institucioneve të Kosovës të vijnë politikanë me një karaktër të fortë kombëtar dhe me një përgatitje të madhe intelektuale dhe politike.

Duhet kuptuar një herë e përgjithmonë se politika është një art më i vështirë se sa duket në pamjen e parë.Për faktin se politikani  i vërtetë gjatë gjithë kohës së qevërisjes ballafaqohet me dy çështje,  të lakmisë për pushtet dhe pasuri që i ofron detyra si udhëheqës shtetëror,si  dhe punës për shtet dhe mirëqenie të popullit.

Fatkeqësisht në këto njëzët vitët e fundit shumica e politikanëve të Kosovës e zgjodhën të parën pa e parë mirqenien e popullit dhe Kosova tash ka ardhur në këtë gjendje që jemi ne sot.

Raportet e këqija me Haradinajn reflektohen edhe në reagimin e Thaçit

Hashim Thaçi ka bërë një reagim interesant rreth dy orë pasi Ramush Haradinaj shpalli dorëheqjen për shkak të ftesës për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale. Ai e ka potencuar se lajmin për dorëheqjen e Haradinajt e ka mësuar nga mediat e jo që është informuar nga ish –Kryeministri, duke dëshmuar kështu se raportet mes të dyve nuk janë të mira.

Pastaj ai nuk ka bërë ndonjë koment rreth aktit të dorëheqjes së Ramush Haradinajt – zakonisht në momente të tilla thuhen fjalë të mëdha për veprime të tilla, por Thaci ka thënë se vetëm e respekton vendimin e tij“.

Po ashtu ai e ka relativizuar paksa peshën e Kryeministrin duke dhënë lajme se edhe këshilltari i tij Bislim Zyrapi dhe disa eprorë tjerë të UÇK ‘së janë ftuar.

Thaci nuk ka treguar se cili do të jetë vendimi i tij nëse vendi do të shkojë në zgjedhje, apo do të ketë zëvendësim të Haradinajt dhe rikompozim të koalicionit. Ai ka thënë se vendimin do ta publikojë shpejtë.

Haradinaj e Thaçi kanë pasur përplasje të shpeshta viteve të fundit për shkak të dialogut Kosovë –Serbi. Haradinaj vazhdimisht ka thënë se Thaçi ka hyrë në aranzhmane për ndarjen e Kosovës ndërkohë që ish-Kryeministri është goditur shpesh për shkak të taksës së vendosur ndaj mallrave serbe.

Ky është postimi i plotë i Thaçit.

Me keqardhje mësova që Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim ish-shefin e Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi, njëherësh këshilltar i imi, ish-komandantin e Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe disa ish-eprorë të tjerë të UÇK-së. Nga mediat tani u informova edhe për vendimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, për dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e tij. Unë e respektoj vendimin e tij dhe si President i Republikës së Kosovës ju siguroj se do të veprojë bazuar në kompetencat e mia kushtetuese dhe ligjore, për të cilat qytetarët e Kosovës do të njoftohen me kohë. Unë besoj në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe besoj në vlerat e larta morale të ushtarëve të lirisë. As vlerat e lirisë sonë dhe as luftën e UÇK-së nuk mund ta cenojë askush! HTH

Avni Delvina: Kush është shqiptar me Ramushin! – Ti Shqipëri më jep nder!

Piktori i shquar Avni Delvina gijthmonë me grafikat e tij të fuqishme kësaj herë na sjell grafikën nga cikli :
Ti Shqiperi, me jep nder,me jep emrin shqipetar,
zemren ti ma gatove plot me deshire e me zjarr!

Kush është shqiptar është me Ramushin!

 

U tha se u ndalua në Vjenë, flet Daut Haradinaj: Çfarë ndodhi në aeroportin austriak

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka hedhur poshtë lajmet se është ndaluar nga policia austriake mbi bazën e një urdhër-arresti të Serbisë.

Ai thotë se është ndaluar thjesht për konsultë ndërsa ka publikuar një foto në rrjetet sociale duke thënë se është i lirë në Vjenë.

“Lajmi nuk është i vërtetë, ishte vetëm një konsultë disa minutëshe me policinë në aeroport. Nuk ka të bëjë as me ndalim dhe as me arrestim. Jam në Vjenë i lirë dhe duke u bazuar në planin tim”, tha Haradinaj për Klan Kosovën.

Ai falenderon autoritetet austriake për korrektesën e treguar.

“Falënderoj policinë dhe shtetin austriak për korrektësinë e vazhdueshme, si në këtë rast, ashtu edhe në mbështetjen e vazhdueshme të cilën ia kanë dhënë Kosovës pa rezervë. Mesazhi im për miqtë dhe dashamirët të shqetësuar, jam i lirë dhe jam shumë mirë. Shumë shpejt takohemi në Kosovë – i falënderoj të gjithë për mbështetjen”, përfundoi ai.