VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kosova drejt ‘shembjes’ së kufirit me Shqipërinë

By | February 14, 2019

Komentet

Pankartë gjigande, thirrje “Rama ik”,protestuesit drejt Bulevardit (video)

TIRANË

Ka nisur grumbullimi i protestuesve të thirrur nga opozita në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Qytetarë nga njësia 7 në kryeqytet po përshkojnë në këmbë distancën nga “21 dhjetori” tek sheshi Skenderbej.

Me një pankartë gjigande të vendosur para rreshtit të protestuesve dhe thirrje “Rama ik” ata kanë mbushur “Rrugën e Kavajës” për t’iu bashkuar protestuesve të tjerë në Bulevard.

Qindra milionë qytetarë votojnë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian

Bruksel, 24 maj, 2019.

Qindra milionë evropianë pritet të zgjedhin anëtarët e rinj të Parlamentit Evropian, teksa rezultat e para tregojnë se partitë e ekstremit të djathtë nuk do të kenë rezultate të mira, ashtu siç kishin parashikuar disa vëzhgues.

Votimi për zgjedhjet evropiane nisi më herët gjatë kësaj jave, ku votuesit në Irlandë dhe Republikën Çeke votuan më 24 maj.

Tri shtete të tjera anëtare të Bashkimit Evropian pritet të votojnë sot, ndërkaq shtetet e tjera do të votojnë më 26 maj.

Një sondazh në Holandë tregonte se votuesit atje kishin mbështetur partitë që janë të angazhuara ndaj BE-së. Rezultate të ngjashme janë parashikuar edhe për një Irlandë, ku sugjerohej se partia e kryeministrit Leo Vardakar po udhëhiqte zgjedhjet.

Në Gjermani, sipas sondazhet parazgjedhore sugjerojnë se Kristian-demokratët e kancelares gjermane, Angela Merkel do të dalin në vendin e parë, pasur nga të Gjelbrit. Partia e Merkelit është një forcë dominuese në një bllok politik në BE, që njihet si grupi EPP.

Mbi 400 milionë njerëz kanë të drejtë vote në këto zgjedhje. Ata pritet të zgjedhin 751 anëtarë të rinj të Parlamentit Evropian.

Rezultatet e para zyrtare pritet të publikuan në orët e vona të 26 majit, kur votimi në 28 shtetet anëtare të BE-së të ketë mbaruar.

Votuesit në vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në Sllovaki, Maltë dhe Letoni, që në orët e para të mëngjesit kanë filluar të votojnë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian (PE), transmeton Anadolu Anadolu Agency (AA)

Në Sllovaki mbi 4.4 milionë votues që kanë mbushur moshën 18 vjeç kanë nisur të votojnë në orën 07.00 me orën lokale për zgjedhjet e PE-së. Procesi i votimit në vendin i cili dërgon 13 deputetë në PE përfundon në orën 22.00 me orën lokale. Në vend çdo parti që kalon pragun prej 5 për qind mund të dërgojë deputet në PE.

Në zgjedhjet e PE-së të mbajtura në Sllovaki në vitin 2014, arritën të kalonin pragun katër parti dhe me një pjesëmarrje prej 13 për qind Sllovakia tregoi një pjesëmarrje shumë të ulët në krahasim me vendet e tjera anëtare të BE-së.

Malta

Në Maltë ku nuk ka prag zgjedhor ka filluar procesi zgjedhor në orën 07.00 për qytetarët të cilët kanë mbushur moshën 16 vjeç. Në vendin me rreth 350 mijë votues votimi përfundon në orën 22.00.

Në PE, Malta ka 6 vende dhe në vend nuk ka prag zgjedhor. Në zgjedhjet e PE-së të mbajtura në vitin 2014 ku pati një pjesëmarrje prej 74.8 për qind e cila ishte shumë më e lartë se mesatarja e BE-së nga ky vend janë dërguar në PE 6 deputetë nga 3 deputetë për dy parti.

Letonia

Po ashtu si në dy vendet e tjera edhe në Letoni e cila ka të drejtën të dërgojë 8 deputetë në PE, procesi zgjedhor ka nisur në orën 07.00 për rreth 1.4 milionë votues të cilët kanë mbushur moshën 18 vjeç. Ndryshe nga Sllovakia dhe Malta, votimi në Letoni do të përfundojë në orën 20:00.

Në zgjedhjet e vitit 2014, pragun zgjedhor prej 5 për qind e kaluan 5 parti të cilat dërguan 8 deputetë në PE dhe shkalla e pjesëmarrjes ishte 30.2 për qind.

Pas mbylljes së votimeve, mund të njoftohen vetëm rezultatet e “exit-poll”. Rezultatet e numërimit do të shpallen në të gjitha vendet në mbrëmjen e së dielës. Ndërsa rezultatet zyrtare do të shpallen më 31 maj.

Më 23-26 maj shkojnë në votime 374 milionë qytetarë të BE-së për të zgjedhur deputetët e PE-së. Në zgjedhjet e PE-së, të cilat pas Indisë llogariten si zgjedhjet demokratike me pjesëmarrjen e numrit më të madh të votuesve, këtë vit do të garojnë 8 grupe politike.

Parlamenti Evropian, i cili është organi legjislativ i Unionit, me Këshillin e BE-së pranon ligjet e Unionit dhe miraton buxhetin e saj.

Kapriçiot e motit, shi dhe temperatura ekstreme – Çfarë pritet të ndodhë

Kushtet e atmosferike do te risjellin rreshje shiu.

Moti vijon të suprizojë me tekat e tij.

Ndonëse u duk sikur këto ditë lanë pas rreshjet e shiut, të dhënat meteorologjike konfirmojnë rikthimin e tyre sërish.

Përmes një njoftimi publik, Meteoalb, të cilit i referohet AgroWeb bën të ditur se reshjet e shiut do të rikthehen dhe do të vijojnë përgjatë të shtunës dhe së dielës.

E ndërkohë që rreshjet e shiut do të jenë prezente deri në fund të muajit maj temperaturat do të pësojnë një rritje të menjëhershme.

Meteoalb deklaron se rritja e temperaturave parashikohet të shkojë deri në 30 gradë celcius.

Deklarata e Meteoalb

“Orët vijuese paraqiten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të cilat do të gjenerojnë shira në orët pasdites, kryesisht në veri dhe zonat Lindore.

Dita e shtunë do tue jetë kryesisht e kthjellet, ndërsa ditën e diel vranësirat do të jenë disi më prezente duke gjeneruar shira gjatë pasditës në lindje dhe juglindje të territorit.

Muaji maj do të mbyllet në kushte të paqendrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat e dobët të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të arrijë deri ne 29 – 30 gradë C” thuhet në njoftimin e Meteoalb.

Kur Largohen Rreshjet

Ndonëse pritej që muaji Maj të shoqërohej me rritje temperaturash dhe mot të kthjellët, këto dy javë të para të tij kanë qenë një vjeshtë e vogël brenda stinës së pranverës, karakterizuar nga rreshjet e shiut dhe temperature të ulëta gjithashtu.

 Pjesa e dytë e muajit u karakterizua krahas rreshjeve edhe me temperatura të ulëta ku ndonëse në fund pranverë ende veshjet e trasha të dimrit ishin prezente.

Sipas të dhënave meteorologjike, të cilave u referohet AgroWeb.org moti do të përmirësohet me fillimin e muajit qershor ku moti do të jetë i kthjellët dhe pa rreshje shiu.

Gjermania: Dorëheqja e Kryeministrit nuk është tabu

Në një deklaratë të përbashkët për Deutsche Wellen, Johann David Wadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman dhe njëherazi drejtues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, si dhe Christian Schmidt, CSU, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm dhe ish-ministër federal, e kanë përsëritur kërkesën e tyre për dialog ndaj qeverisë dhe opozitës.



Por në ketë qendrim sipas DW theksohet dhe se kushtet nuk duhen konsideruar si tabu ne dialogun mes palëve. Ndërkohë qe ne pjesen tjeter te deklarates shtohet dhe sugjerimi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Top Channel pati një lidhje të drejtpërdrejtë pikërisht me korrespondenten e Deutsche Welles në Berlin, Anila Shuka, të cilës dy deputetët i dhanë këtë deklaratë.

“Ishte hera e dytë brenda 10 ditësh që të njëjtët deputetë kanë bërë të njëjtën kërkesë, dialog pa kushte. Por kanë shtuar se nuk mund të ketë tabu, as data e zgjedhjeve dhe as largimi i kryeministrit nuk mund të jenë parakusht për t’u ulur në tryezën e dialogut”, sqaroi Anila Shuka.

TCH: Anila, cili është mesazhi i kësaj deklarate të dytë?

Anila Shuka: Ishte hera e dytë brenda 10 ditësh që të njëjtët deputetë kanë bërë të njëjtën kërkesë, dialog pa kushte. Por kanë shtuar edhe dy detaje, është thënë se nuk mund të ketë tabu. Këtu hyn si shtyrja e datës së zgjedhjeve, siç thuhet në deklaratë, por ashtu edhe dorëheqja e kryeministrit, siç dëgjova sot nga qarqet e Unionit kristian-demokrat dhe kristian-social. Këto as nuk duhen vënë si parakushte për të hyrë në dialog, por as nuk duhen përjashtuar si opsione. Mesazhi që vjen nga 2 deputetët gjermanë është i qartë, se: Ata nuk do të jenë të gatshëm ta pranojnë zgjedhjet lokale pa pjesëmarrjen e opozitës, por edhe pa u zgjidhur kriza politike në Shqipëri të japin ‘OK’ e tyre për çeljen e negociatave.

TCH: Anila, ti pate dje edhe një intervistë me ndërmjetësin e njohur gjerman Schwarz Schilling, një njohës i Shqipërisë, dhe që ka ndërmjetësuar edhe në vitin 2010 mes Ramës dhe Berishës. Çfarë sugjeron ai për zgjidhjen e krizës në Shqipëri?

Anila Shuka:Schilling është një shpirt i lirë dhe i thotë gjërat siç i mendon. Ai mendon se ndërmjetësimi do të ketë sukses vetëm nëse të dyja palët kanë dëshirë që të pajtohen. Sipas tij, ai ka përshtypjen se opozita nuk ka dëshirë që të pajtohet, por thjesht po përpiqet që të rrëzojë qeverinë. Ai kritikon Bashën dhe ish-kryeministrin Berisha, me parrullat që përdorin ata. Siç i quan ai, revolucionare. Pa dashur të komentoj, ky perceptim që ka ky njohës i Ballkanit, përkon me perceptimin që kanë shumë përfaqësues të qeverisë gjermane. Ata e shohin qeverinë shqiptare në kontekstin rajonal, e në krahasim me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, ata e vlerësojnë Ramën dhe qeverinë e tij.

TCH:  A mund ta ndryshonte rezultati i zgjedhjeve evropiane, qëndrimin e Gjermanisë ndaj Shqipërisë sa i përket çeljes së negociatave?

Anila Shuka: Nëse do t’u besojmë anketimeve të deritanishme pritet që mazhoranca gjermane të pësojë humbje të mëdha. Spekulohet se në rast të një humbje shumë të thellë të Socialdemokratëve, mund të dalin nga koalicioni dhe Gjermania të përballet nga zgjedhje të reja të parakohshme, të cilat pritet të zhvillohen në tetor. Ky është skenari më i mundshëm, por kjo nuk do të ketë asnjë efekt në votën e Parlamentit gjerman për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi data është caktuar dhe ajo është në shtator.

Haradinaj: Vuçiq, reflekto!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar presidentit të Serbisë, Aleksadar Vuçiq që të reflektojë, duke shtuar se Kosova është gati për marrëveshje me Serbinë.

“Reflekto Z. Vuçiq! Është koha që të prezantosh vlera europiane dhe jo qëndrime të cilat i ke prezantuar në të kaluarën, qëndrime këto që kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje. Shteti i Kosovës është edhe shteti i serbëve të Kosovës, një shoqëri që ne e ndajmë së bashku”, është shprehur ai.

Sipas Haradinajt, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të përcaktojë se palët pranojnë “realitetin e dy shteteve, në kufijtë ekzistues dhe respekt reciprok”.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian në Bruksel ka nisur më 2011.

Aktualisht ky proces është bllokuar pasi, presidenti serb, Vuçiq ka përmendur taksën prej 100, që, Qeveria e Kosovës ka vendosur në importet e Serbisë, si arsyetim për mosvazhdim të dialogut.

Kryeministri Haradinaj në anën tjetër ka thënë se kjo masë do të vazhdojë së aplikuari derisa Serbia të njohë shtetësinë e Kosovës.

Heqjen e kësaj tarife e kanë kërkuar edhe Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

CDU-CSU: Zgjedhjet pa opozitën janë problematike, opsion mbetet shtyrja

Unioni Kristiandemokrat dhe Kristiansocial (CDU/CSU) përmes një deklarate ekskluzive për Deutsche Welle-n shpreh shqetësimin për gjendjen në Shqipëri.

Ndër të tjera sugjerohet shtyrja e datës së zgjedhjeve.

Në një deklaratë të përbashkët, dy deputetët, Johann David Wadephul, zëvendëskryetar i grupit parlamentar CDU/CSU në parlamentin gjerman dhe njëherazi drejtues i grupit të punës së Ballkanit Perëndimor, si dhe Christian Schmidt, CSU, raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm dhe ish-ministër federal, shprehin shqetësimin e tyre për krizën e brendshme politike në Shqipëri dhe për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen pa opozitën.

Deklarata e Plotë:

“Po e vëzhgojmë me shqetësim të madh krizën e brendshme në Shqipëri. Për të ardhmen evropiane të Shqipërisë nevojitet dialogu mes qeverisë dhe opozitës. Për këtë, të dyja palët duhet të afrohen me njëra-tjetrën dhe të jenë të gatshme për kompromise.

Protestat e përsëritura në Shqipëri janë një shenjë e pakënaqësisë së shumë qytetarëve. Ne bëjmë thirrje që protesta të jetë paqësore. Aktet e dhunës i dënojmë thellësisht. Është përgjegjësia e vendimmarësve të politikës që të sillen të arsyeshëm në këtë situatë dhe që me të gjitha forcat të përpiqen për ta qetësuar gjendjen. Nëse kjo nuk do të ndodhë, ekziston rreziku që vendit t’i mbyllet rruga drejt Evropës.

Ne jemi edhe më tej të gatshëm që të kontribuojmë për hapjen e një dialogu ndërmjet qeverisë dhe opozitës për të kapërcyer krizën. Por kjo mund të funksionojë vetëm nëse të dyja palët hyjnë në bisedime pa vendosur parakushte. Gjithashtu nuk duhet të përjashtohet asnjë temë.

Zgjedhjet pa pjesëmarrjen e opozitës janë problematike në aspektin demokratik. Prandaj duhen vënë në tryezë të gjitha opsionet që u garantojnë qytetareve dhe qytetarëve mundësi të vërteta për të zgjedhur në zgjedhjet lokale. Këtu hyjnë edhe masa të jashtëzakonshme, si për shembull, shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale. Qëllimi më i lartë duhet të jetë kthimi pa ekuivok në procedurat demokratike dhe respektimi i standardeve të shtetit të së drejtës në zgjedhje.

Bashkësisë ndërkombëtare nuk i interesojnë konfliktet politike ndërpartiake, por stabiliteti demokratik.”

Pikat e nxehta të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor

Harta e trafikut të drogave (marrë nga raporti i Global Initiative Against Transnational Crime)

Një raport i ri arrin në përfundimin se trafiqet ilegale që rrjedhin përmes porteve, qyteteve dhe pikave kufitare të Ballkanit Perëndimor mundësohen nga një ekonomi politike e krimit, e cila është e rrënjosur në vendet e rajonit.

Raporti i publikuar nga Observatori i Shoqërisë Civile Kundër Krimit të Organizuar në Evropën Juglindore, pasqyron pikat e nxehta të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

Raporti thotë se në rajon marrëdhëniet e ndërthurura mes politikës, biznesit dhe elitave kriminale e kanë shndërruar aktivitetin në një sipërmarrje të përbashkët mes strukturave shtetërore dhe grupeve kriminale. Një tjetër tipar i përbashkët i rajonit të Ballkanit Perëndimor është se shumë pak raste të krimit të organizuar dërgohen në gjykata dhe edhe kur kjo ndodh, në shumë pak raste jepen dënime.

E ashtuquajtura vijë ballkanike përshkon disa vende të Ballkanit dhe mundëson trafikun e paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Shqipëria dhe Kosova radhiten ndër pikat e tranzitit të heroinës, ndërsa përsa i përket kokainës, Shqipëria së bashku me Malin e Zi janë shndërruar në pika të rëndësishme hyrëse drejt Evropës të kësaj droge të ardhur nga vende të Amerikës Latine.

Shqipëria

Ballkani vazhdon të radhitet si furnizuesi kryesor i kanabisit për Bashkimin Evropian dhe Shqipëria përmended si vendi kryesor i prodhimit, megjithë një rënie të konsiderueshme të kultivimit që nga gjysma e vitit 2017, si dhe një rritje domethënëse të konfiskimit. Rajoni vazhdon të shërbejë si një territor i përshtatshëm për kontrabandën e armëve, kontrabandën e cigareve, trafikun e qenieve njerëzve dhe tashmë vihet re edhe rritja e pranisë së drogave sintetike.

Ndër pikat kufitare dhe portet hyrëse nëpërmjet të cilave zhvillohen aktivitete të shumëllojshme kriminale radhiten Shkodra, Durrësi, Vlora dhe Saranda, ndërkohë që zonat përreth Kurbinit dhe Lezhës përshkruhen si zona të nxehta të krimit të organizuar. Aktiviteti kryesor i grupeve të përqëndruara në kryeqytetin Tiranë është në funksion të aktiviteteve në vende të tjera, si në Hollandë, Belgjikë, Spanjë, Zvicër, Gjermani, Itali, Kosovë dhe Mbretëri e Bashkuar, ndërkohë që lidhjet kriminale shtrihen në Turqi dhe Amerikën Latine. Zona të tjera të nxehta janë Elbasani dhe Fieri.

Kosova

Raporti e përshkruan Kosovën si pjesë e “trekëndëshit të krizës”, zona ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë Jugore, të cilat për shkak të zhvillimit të ulët ekonomik, paqëndrueshmërisë, kufijve porozë dhe qeverisjes së dobët, janë të ekspozuara ndaj krimit të organizuar. Veriu i Kosovës përmendet në veçanti si një zonë gri dhe e përshkuar nga aktivitete të paligjshme.

Nga përfundimet e raportit

Raporti arrin në përfundimin se ka shenja që popujt e Ballkanit janë të tejngopur me ndikimin e krimit të organizuar në komunitetet dhe vendet e tyre. Protestat më të fundit në disa prej vendeve të rajonit dëshmojnë për irritimin në rritje me elitat dhe korrupsionin e tyre.

Megjithatë, raporti thotë se ekonomia politike e kriminalitetit është tashmë e rrënjosur thellë. Rrjetet kriminale janë zhvilluar prej dekadash dhe ekzistojnë faktorë të jashtëm të interesuar në mbajtjen dhe shfrytëzimin e status quo-së për mundësi përfitimesh të paligjshme. Raporti thotë se do të jetë e vështirë të ndryshohet sistemi, nëse nuk krijohen institucione më efikase dhe një sistem kontrolli dhe balancimi të pushtetit për të përmirësuar llogaridhënien, transparencën dhe integritetin.

Observatori është pjesë e Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. Ai financohet nga Fondi për Konfliktet, Stabilitetin dhe Sigurinë i Mbretërisë së Bashkuar dhe lidh aktorët e shoqërisë civile në Ballkan.

(Teksti i plotë i raportit: https://globalinitiative.net/wp-content/uploads/2019/05/Hotspots-Report-English-16May1245-Web.pdf )

Minatorët protestë para Kuvendit, pensionisti: Do djeg veten (videot)

TIRANË

Një grup minatorësh kanë dalë sot në protesta para parlamentit për të shprehur kundërshtimin ndaj projektligjit që pritet të miratohet sot për statusin e tyre.

Ata kanë kërkuar miratimin e statusit të minatorit, një premtim i kahershëm por duke plotësuar kërkesat e tyre dhe deklarojnë se ligji i qeverisë nuk i përmbush.

Një prej minatorëve në pension tha se nëse nuk plotësohen këto kërkesa do të djegë veten pasi ndihet i diskriminuar nga një e drejtë që ia jep Kushtetuta.

“Nuk shton kuotat tona. Na le shumë poshtë. Unë kam 16 vite punë, po ta shumëzosh me 1%, mund të ngrihet 22 mijë lekë të vjetra. Ku do shkoj me këto. Unë barazohem me kooperativistin. Me këtë ligj përfitojnë zyrtarët që janë shpikësit e pensioneve falsë. Ne që kemi punuar ngelemi jashtë skeme. Ato kanë marrë konsulencë me sindikata sllave. Unë jam i mendimit do djeg veten, jam i diskriminuar. Kur më jepet kjo e drejtë nga Kushtetuta këta ma mohojnë. I pari Arben Ahmetaj, Ilir Beqaj e me radhë. Në 2009 bëmë marrë veshje me Ramën dhe tha brenda 6 muajve në pushtet do t’u jap statusin. U bënë 6 vjet dhe status s’ka”, tha minatori.

Haradinaj mbron Sali Berishën: Thaçi është bashkëpunëtor i Aleksandër Vuçiqit (video)

Kryeministri Ramush Haradinaj në emisionin Pressing ka komentuar përplasjet e ashpra mes Presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishën.

Haradinaj, kur pyetet nëse mendon se Berisha ka qenë “argat i Millosheviqit”, ashtu sic e quan Thaci, thotë se kjo nuk mund të qëndrojë aspak.

“Thaçi është bashkëpunëtor i Aleksandër Vuciqit” , ka thënë Haradinaj.

Ai tutje ka treguar një histori që ia ka rrëfyer Berisha për lidhjen e tij me Kosovën që kur ka qenë fëmijë.

“Sali Berisha ma ka treguar një histori me agjin e tij. Më ka treguar se kur ka qenë i vogël ka ecur deri në një kodër në zonës ku ka jetuar. Prej atje ku shihej Kosova. Agja i ka thënë se atje është Kosova dhe ajo është zemra e Shqipërisë”, ka treguar Haradinaj.

Sipas Kryeministrit, kjo tregon se lidhja e Berishës me Kosovën është e thellë dhe ai nuk mund të shihet si bashkëpunëtor i Serbisë asnjëherë. /Express/

Ushqime të skaduara bllokohen në supermarkete

Produkte të Skaduara Sekuestrohen në Supermarkete.

Pas sekustrimit të disa tonelata vaj palme dhe qumështi pluhur, një tjetër ngarkesë produktesh ushqimore të skaduara është bllokuar sot nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Përmes një njoftimi për shtyp, të cilit i referohet AgroWeb.org, AKU bën të ditur se produkte ushqimore të përditshme si gjalpë, pije freskuese, kos frutash, makarona, çokollata etj jashtë afatit të përdorimit janë sekuestruar në njësi supermarket në Fier ndërsa krahas bllokimit subjektit i është vendosur edhe një gjobë.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet tek Operatorët e Biznesit që tregtojnë produkte ushqimore, në kuadër të zbatimit të planit të sezonit turistik për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit dhe garantimin e qytetarëve për sigurinë ushqimore.

AKU ka ushtruar një sërë kontrollesh në qytetin e Fierit, ku më datë 20.05.2019 në një njësi tregtimi supermarket (subjekti Argjil Prifti, Libofshë) nga inspektimi u kostatuan disa lloje produktesh (si birra, pije freskuse, kos “Frutis”, gjalp,  lëngje frutash, amareta, makarona, biskota, çokollata etj) me afat përdorimi të kaluar.

Nisur nga shkeljet e konstatuara në subjekt, ndaj tij u morën këto masa:

  1. Masë administrative “Gjobë” për tregtim të mallrave të skaduar me vlerë 300,000 leke,
  2. Masë administrative “Bllokim produkti” për ato produkte të cilat ishin përtej afatit të përdorimit për t’u asgjesuar.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nëpërmjet hartimit të planit turistik për sezonin 2019 shprehet i vendosur për të siguruar një sezon turistik me sa më pak problematika dhe për të garantuar të gjithë konsumatorët vendas dhe të huaj për cilësinë e produkteve që tregtohen.

Ndaj në këtë periudhë të rëndësishme turistike për vendin AKU bën thirrje për bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin e të gjithë konsumatorëve për denoncuar çdo tentativë nga ana e subjekteve për të shkelur ligjin” thuhet në njoftimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Familja Bytyçi kërkon të mos lirohet i dënuari serb për krime luftë në Kosovë

Familjarët e tre vëllezërve shqiptaro-amerikanë të vrarë në Serbi në mbarim të luftës në Kosovë, hapën një fushatë kundër lirimit të mundshëm të parakohshëm të ish zyrtarit të lartë serb Vlastimir Gjorgjeviç, i cili ndodhte në vuajtje të dënimit për krime lufte.

Zyrtari serb, Vlastimir Gjorgjeviç ishte dënuar fillimisht me 27 vjet burg pasi u shpall fajtor për vrasjen e qindra civilëve shqiptarë dhe përndjekjen e qindra mijëra të tjerëve. Ai ishte zëvendës ministër i brendshëm i Serbisë dhe shef i policisë gjatë një periudhe katër vjeçare duke filluar nga viti 1997. Ai ka qenë gjithashtu aleat i ngushtë i ish presidentit jugosllav Sllobodan Milosheviç.

Ish gjeneralit serb që u arrestua në vitin 2007 në Mal të Zi, pas një periudhe të qëndrimit në arrati më pas dënimi ju shkurtua në 18 vjet heqje lirie dhe në qershor plotëson dy të tretat e dënimit. Ai ka kërkuar lirimin e parakohshëm, një mundësi që u është dhënë deri tash të dënuarve nga Gjykata për Krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë.

Familjarët e vëllezërve Bytyçi, të cilët dyshojnë se ai ishte përfshirë në vrasjen e të afërmve të tyre kërkojnë nga Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare, që paraqet vazhdimësinë e Gjykatës së Hagës për krimet në ish Jugosllavi që të mos i jap këtë mundësi ish gjeneralit serb.

“Deri ditën kur Vlastimir Gjorgjeviç të dëshmojë bashkëpunim thelbësorë me Zyrën e Prokurorit: duke në gjetjen e varreve të tjera masive, duke bashkëpunuar në hetimet penale që janë në vazhdim e sipër në lidhje me operacionet për mbulimin e krimit dhe duke bërë deklarata të betuara dhe të vërteta rreth vrasjeve të vëllezërve Bytyçi, ai nuk duhet të lirohet”, thuhet në një letër të familjes Bytyçi.

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

Në muajin korrik të vitit 1999 ata janë arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.

Katër ditë para skadimit të dënimit, ata janë marrë nga burgu dhe janë dërguar në Petrovo Selo ku janë vrarë nga afërsia. Trupat janë gjetur në vitin 2001 në një varrezë masive me duar të lidhura me tela, në mesin e shumë trupave të civilëve shqiptarë që ishin dërguar atje në përpjekje për të fshehur gjurmët e mizorive të forcave serbe gjatë luftës në Kosovë.

Që nga vitit 2006 janë zhvilluar dy procese gjyqësore në lidhje me rastin e vëllezërve Bytyçi ndaj dy ish-policëve serbë, të cilët më pas janë lënë të lirë.

Një delegacion dypartiak i ligjvënësve amerikanë i kërkoi në muajin shkurt te këtij viti në Munih presidentit serb Aleksandër Vuçiç që të ndërmarr veprime për të zgjidhur këtë çështje.

Në muajin dhjetor të vitit që lamë pas Departamenti amerikan i shtetit i ndaloi hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish gjeneralit të policisë serbe Goran Radosavleviç, për të cilin sic thuhej në njoftim, ekzistojnë dëshmi të besueshme se është përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyçi, tre shqiptaro amerikanë, në vitin 1999.

Goran Radosavleviç, është një nga bashkëpunëtorët e ngushtë në partinë e presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Dy luftanije të NATO-s ankorohen në Portin e Durrësit

Dy anije luftarake të NATO-s janë ankoruar në portin e Durrësit. Kjo vizitë e anijeve të NATO-s në Shqipëri vjen në kuadër të 10 vjetorit të anëtarësimit në këtë aleancë. Dy luftanijet do të zhvillojnë edhe një stërvitje me trupat tona detare në Durrës.

Pas ankorimit në Durrës ka mbajtur fjalën Komandanti i Fregatës holandeze, Sjoerd Feenstra i cili ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve mes vendeve antare.

“Në kuadër të 10 vjetorit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, jemi këtu për të vlerësuar kontributin tuaj. Në këtë kuadër do të zhvillojmë edhe një stërvitje të përbashkët. Theksoj se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi dhe forcimi i marrëdhënieve mes vendeve anëtare të aleancës!” deklaroi Feenstra.

Luftanija holandeze dhe ajo kandadëze janë pjesë e grupit të Anijeve të Gatshme të NATOS-s (Standing NATO Maritime Group 2 SNMG2.