VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Koronavirus, ndërpriten xhirimet në Venezia të “Mission Impossible 7” me Tom Cruise

By | February 25, 2020

Komentet

Ndahet nga jeta dirigjentja e parë shqiptare Rozmari Jorganxhi, Mjeshtre e Madhe, mezzosoprano

VOAL – Ndahet nga jeta dirigjentja e parë shqiptare Rozmari Jorganxhi, Mjeshtre e Madhe, këngëtare lirike mezzosoprano.

Rozmari Jorganxhi u lind më 8 korrik 1937 në Korçë. Ajo ka nisur karrierën e saj që në vitin 1959 si soliste lirike në TKOB. Si soliste lirike, ka realizuar më shumë sukses një galeri të madhe personazhesh nga operat shqiptare dhe të huaja. Nga viti 1967-1984, ajo ka dirigjuar korin e #TKOB, duke qenë femra e parë dirigjente e këtij institucioni.


“Mezzosoprano” në TOB dhe ka interpretuar me profesionalizëm në nivele të larta role nga operat ndërkombëtare, por edhe ato kombëtare. Nga viti 1967-1984 ajo ka dirigjuar Korin e TOB duke qenë femra e parë dirigjente e këtij institucioni unik të kulturës shqiptare. Më 1993 Jorganxhi në moshën 56-vjeçare fiton audicionin dhe fillon si këngëtare profesioniste në Teatrin Giusepe Verdi të Triestes ku këndoi për 10 vjet. Zonja Jorganxhi ka dhënë dekada mësim në Universitetin e Muzikës duke i dhënë kulturës shqiptare emra artistësh si në fushën e dirigjimit ashtu edhe në atë të kantos.

Rozmari ka lindur në një familje me tradita muzikore nga ana e të atit , “Artistit të Merituar” Gaqo Jorganxhi, i cili këndoi për 65 vjet si solist në qytetin e Korçës, që prej vitit 1920, kur u krijuan shoqëritë e para muzikore në këtë qytet.

Vetë qyteti i Korçës ka nxjerrë artistë lirike si Tefta Tashko Koço, Jorgjie Truja,( e cila ka qenë dhe regjisorja e parë e TKOB), Mihal Ciko, Kristaq Antoniu etj, ( kanë qenë dhe mbeten ikona, qe ngritën themelet e artit lirik në Shqipëri).

Shkoi për studime në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, ku pati si pedagoge kantoje “Artisten e Popullit” Marie Kraja. Në atë kohë pedagogë kantoje si ajo ishin dhe këngëtarët e parë lirikë si Jorgjie Truja, Gjyzepina Kosturi, Mihal Ciko.

Më pas shkoi për studime në Konservatorin e Moskës për kanto ku ishin: Avni Mula “ Nderi i Kombit”, Mentor Xhemali “Artist i Popullit”,Gjoni Athanas “Mjeshtri i Madh”, Ibrahim Tukiqi “Artist i Popullit”. E vetmja vajzë mes tyre ishte Rozmari që ishte dhe më e reja në moshë, vetëm 15 vjeç!

Në këtë Konservator , sot Akademia e Artit të muzikës, ajo gjeti të ndriturin Lluk Kaçaj “Nderi i Kombit”, Albert Papariston, Maliq Herrin, Çesk Zadenë “Artist i Popullit”, Tish Daijen “Nderi i Kombit”, Dhora Lekën, Hamide Stringën. Për dirigjentë me të kanë studiuar Rifat Teqja “Artist I Popullit”, për dirigjent orkestre dhe Milto Vako “Artist i Merituar” dirigjent kori.

Më vonë erdhën për studime në këtë Konservator kompozitor Nikolla Zoraqi “Artist i Popullit”, këngëtaret si Irena, Gjergo, Luiza Papa, Gjinovefa Heba, Gaqo Çako “Artist i Popullit”. Vazhdoi dirigjimin dhe kanton për 7 vjet duke dalë shkëlqyeshëm. Në vitin 2017, në moshën 80-të vjeçare ajo mori titullin “Mjeshtre e Madhe”./ KultPlus.com

Repertori solistik i Rozmari Jorganxhi është i pasur, i larmishëm dhe përfshin krijime të të gjitha gjinive. Ky repertor është interpretuar në mjaft koncerte dhe shfaqje operash brenda dhe jashtë Shqipërisë. Si dirigjente e korit, Jorganxhi ka përgatitur dhe ka vënë në skenë dhjetra vepra shqiptare dhe të huaja. Rozmari Jorganxhi ka dhënë kontribut edhe në fushën e pedagogjisë, ku nën drejtimin e saj janë diplomuar shumë student, që sot vazhdojnë aktivitetin e tyre brenda e jashtë vendit. Ka interpretuar për 10 vjet rresht në Teatrin Giuseppe Verdi të Triestes. Në vitin 2017, ajo mori titullin “Mjeshtre e Madhe”.

Shiten në ankand me një shifër astronomike dorëshkrimet origjinale të Georges Brassens

Njëzet e dy dorëshkrime origjinale të Georges Brassens, ndër gjigantët e këngës franceze, u shitën në ankand për një total prej 377 650 euro, një shumë pesë herë më e lartë se vlerësimi fillestar, njoftoi shtëpia franceze e ankandeve ”Artcurial”.

Bëhej fjalë për dorëshkrimeve nga trashëgimia e Fred Mella, tenor dhe solist i ”Compagnons de la Chanson”, i cili vdiq në vitin 2019 dhe që ishte një mik i madh i kantautorit historik Sète të lindur nga baba francez dhe një nënë me origjinë italiane.

Një shumë rekord u shpenzua për dokumentet në lidhje me “Supplique pour tre enterré à la plage de Sète”, ndër këngët më të jashtëzakonshme dhe më emblematike të Brassens, e cila u shit për 54 600 euro, 36 herë më shumë se vlerësimi fillestar.

(FOTO) Ava Max humb gjyshin, e kujton me fjalë prekëse aktorin shqiptar Dionis Koçi

SHBA

Ditën e sotme këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare është zgjuar me një lajm të hidhur. Gjyshi i saj, Dionis Koçi, është ndarë nga jeta.

Lajmin e ka dhënë vetë artistja me origjinë shqiptare, përmes disa fotografive të vjetra të gjyshit të saj, të ndara me ndjekësit në Instagram.

Në mbishkrimin e tyre, ajo bëri një dedikim prekës për të gjyshin, teksa zbuloi se njohja e saj me artin nuk vjen rastësisht, pasi gjyshi i saj dikur ishte aktor i njohur i zhanrit komedi në Shqipëri.

“Sot dhe çdo ditë do të nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koçi. Sot ai u nda nga jeta. Ndërkohë që po shkruaj këtë zemra ime është e copëtuar në miliona copa, por dua të ndajë këto fotografi të tij nga Shqipëria.

Ai ishte komedian dhe aktor. E di që dashurinë për skenën e kam trashëguar prej tij. Ai ishte shpirti më bujar, njeriu që gjithmonë të lumturonte, një person që do të bënte gjithçka për ty. Gjithmonë do ta kujtoj në këtë mënyrë gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe u mbajte fort për të parë debutimin e albumit tim. E di që do të jesh në skenë me mua. Të dua!”, ka shkruar Ava Max në Instagram.

Këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, u rrit nga prindër shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për fat të keq, nuk ka mundur kurrë të vizitojë atdheun e saj.

Kompozitori Enver Shëngjergji: Çfarë ndodhi kur takova Enverin dhe vajtja në Kërrabë, pas festivalit të 11

Flet kompozitori i shquar, Enver Shëngjergji: Insistova të mos shkoja në Kërrabë pas Festivalit të 11-të, sepse pas 5 ditësh do të martohesha

01-“Në aksion u njohëm bashkë ne të dy”, kënga e parë që më dha emër në anketën e muajit maj 1970

02- Për herë të parë kam marrë pjesë në Festivalin e 11-të në vitit 1972

03-Pas këtij kam marrë pjesë çdo vit deri në vitin 1989 rresht përveç atij të vitit 1973

04-Në Festivalin e 11-të kam marrë pjesë me këngën “Mbrëmja e fundit”, kënduar nga Bashkim Alibali

05-Pas Festivalit të 11-të Aleksandër Lalo, Aleksandër Peçi, Françesk Radi edhe unë u larguam nga Tirana

06- Them, se i persekutuar dhe i dënuar i Festivalit të 11-të mbetet vetëm Sherif Merdani

 

Albert Z. Zholi

I qetë në bisedë shpërthyes në krijimtari. Kam mbi 20 vjet miqësi me këtë njeri me karakter të fortë. Enver Shëngjergji është nga kompozitorët më të mirë të asaj plejade të viteve diktaturës që, pavarësisht ngurrimeve, censurës dhe presionit, kompozuan perla të muzikës së lehtë shqiptare, këngë të cilat mbahen mend edhe sot. I lindur në Tiranë në shtator të vitit 1948 dhe pas studimeve në Institutin e Lartë të Arteve, ai do të ishte edhe pedagog nga viti 1970 deri në vitin 1974. Pas një këngë të mrekullueshme në festivalin e kthesës së artit shqiptar, atë të 11-të, do të “dënohet” me largim në minierën e Kërrabës por do të rikthehet më pas me të tjera këngë e me shumë çmime. Me 40 vite krijimtari ai ka një bagazh dhe arkiv interesant dhe befasues.

Nëse kthehemi në kohë, në vitet e rinisë si erdhi te ju kënga, cila ka qenë kënga juaj e parë si kompozitor dhe kush e ka kënduar atë këngë?

Mua më duket se muzika ka lindur bashkë me mua. Më duket se jemi dy binjakë kemi lindur bashkë. Kur dëgjoja këngë muzikë unë ndalesha dhe dëgjoja me vëmendja kudo të isha. Profesori im i parë i muzikës ka qenë mjeshtri Agim Prodani. Por në fëmijëri Agron Dashi, ish-aktor i Teatrit Popullor, shikonte tek unë që kisha mjaft cilësi të skenës dhe sidomos një prirje në planin e komedisë. Nuk kam lënë pjesë teatrale dhe filma që janë dhënë në Shqipëri pa i parë. Mirëpo ekzistonte një dualizëm midis të dyve. Fitoi Ali Prodani. Unë kam pasur një fatkeqësi në jetë, sepse kur mbarova të mesmen nuk më lanë të vazhdoja as dramën, as muzikën. Mua më caktuan në kulturën e përgjithshme. Nuk kam shkuar 6 muaj në atë degë dhe shkoja e futesha në degën e muzikës, futesha fshehurazi nëpër leksionet e muzikës. Një profesor thërret babain tim dhe i thotë se çfarë do të bëhet me këtë djalë, se unë i di pasionet e tij. Ai thotë se këtë nuk e lë partia të vazhdojë në asnjë degë. Ky është i caktuar të vazhdojë këtu. Kështu unë iu përkushtova muzikës dhe një dege tjetër që nuk kishte lidhje fare me muzikën. Me përkushtimin dhe këmbënguljen time arrita që në fund të bëhem edhe pedagog i solfezhit. Unë nuk mora shkollim të drejtuar profesionalisht. Mbeta në gjininë e këngës, filmit dhe të simfonisë. Megjithëse krijimtarinë e kam filluar që në vitin 1970, fill pas mbarimit të Institutit, kënga ime e parë është “Në aksion u njohëm bashkë ne të dy”. Ishte periudha e aksioneve të rinisë. Edhe aksionet atëherë ishin të bukura. Mblidhej rinia punonte dhe gëzonte. “Në aksion u njohëm bashkë ne të dy”, e ka kënduar Naim Kërçuku në anketat muzikore dhe është nderuar me çmimin e parë. Unë isha pedagog në Institutin e Arteve mbasi mbarova studimet. Pastaj vazhdova krijimtarinë time me “Këngët e Shekullit” me Irma Libohovën pastaj vjen Festivali i parë dhe i dytë i këngës së studentit, (Festivali i këngës studentore) i cili i parapriu Festivalit të 11-të. Robert Radoja ishte drejtues i dy festivaleve të rinisë, të cilët patën jehonë të madhe. Në këto festivale, pikërisht tek i pari unë fitova çmim të tretë me këngën “Mbaje mend atë natë” të kënduar nga Alida Hisku në vitin 1971. Në vitin 1972 në Festivalin e dytë studentor mora pjesë me këngën “Rruga e Lek Dukagjinit” të kënduar nga Justina Aliaj dhe Françesk Radi. Edhe këtu mora çmimin e tretë.

Le të vijmë tek Festivalet e RTSH, në monizëm ishin ngjarje e jashtëzakonshme kulturore, kur trokite për herë të parë në këtë festival dhe si i kujton ato festivale?

Festivalet e asaj kohe janë të papërsëritshme.. Jo se jam nostalgjik për sistemin, joooo. Por për artin. Bëhej art Professional. Art me kulturë dhe përgjegjësi. Për herë të parë kam marrë pjesë në Festivalin e 11-të në vitin 1972. Pas këtij kam marrë pjesë deri në vitin 1989 rresht, përveç atij të vitit 1973. Në këtë festival kam marrë pjesë me këngën “Mbrëmja e fundit” e kënduar nga Bashkim Alibali. Këtij festivali i parapriu kënga ime e parë “Në aksion u njohëm bashkë ne të dy”, e cila mori pjesë në anketën e muajit maj 1970. Së pari duhet të sqaroj se festivalet e para janë organizuar vetëm në Radio, pasi ende nuk kishte lindur televizioni në Shqipëri. Festivali i parë ne Radio u zhvillua në 4 net: 21-23 dhe 26.12.1962 dhe u prezantua nga Margarita Xhepa dhe Luigj Gurakuqi. Nismëtarët e këtij festivali ishin përgjegjësi i redaksisë së muzikës në Radio, Abdulla Grimci, dhe redaktori i po kësaj redaksie, Vath Cangu, në të njëjtën kohë autorë këngësh. Festivali u zhvillua në skenën e Operës, që në atë kohë ndodhej në ndërtesën e Konservatorit të Tiranës. Koncertet fillonin në orën 18:00 dhe transmetoheshin të incizuara në radio pas lajmeve, në orën 20:30. Është thënë se kanë marrë pjesë 20 këngë, por nga një incizim i dobët, në radio u dëgjuan 19 këngë dhe nuk u dëgjua ndonjë përsëritje. Natën e parë u kënduan 9 këngë, natën e dytë 10 këngë dhe natën e tretë, finale, 10 këngë. Pas tri ditësh, siç duket për t’i lënë kohë jurisë që të vendoste, u zhvillua edhe një natë e katërt si koncert përfundimtar (por jo si finale) ku u shpallën çmimet për këngët dhe për këngëtaret nga kryetari i jurisë Llazar Siliqi, i cili ka qenë kryetar jurie në disa festivale me radhë. Këngët u shoqëruan nga Orkestra Simfonike, drejtuar nga Kristo Kote dhe u përsëritën nga Kompleksi Ritmik, drejtuar nga Agim Krajka. Festivali i zhvillua nën shembullin e Festivalit të Sanremos, vetëm 11 vjet pas Festivalit të parë të Sanremos (1951) dhe këngët, si në Sanremo, interpretoheshin në grupe 3-4 këngësh dhe pastaj përsëriteshin ne interpretim tjetër. Kjo mënyrë vazhdoi në të gjitha festivalet (me përjashtim të festivalit të 11-të), deri në festivalin e 24-t kur këngët nuk u përsëritën më. Në fillimet e veta ishin festivale modeste, me pak pjesëmarrës, por me këngë dhe kompozitorë të shkëlqyer. Ahere ishin kompozitorë si: Agim Krajka, Ramadan Sokoli, etj., që kanë bërë emër. Nga viti në vit rritej numri i këngëve derisa sa arriti 19 më vonë 25 madje, arriti deri në 52 këngë dhe vjen tashti dhe reduktohet sa në festivalin e sivjetshëm të përfundojë me 16 këngë.

Pra, festivalet kanë pasur këngë ritmike, po atëherë pse u ndal gjatë tek Festivali i 11-të që dhe sot ka shumë diskutime. Me sa di ky ishte Festivali i parë për ju, si do ta cilësoni këtë Festival?

Ke të drejtë. Sa herë bie biseda me të rinjtë për këtë festival më pyesin. Kanë shumë kureshtje për të. Ndoshta me të drejtë… Pra, unë kam marrë pjesë për herë të parë në Festivalet e RTSH, në këtë Festival festivali ‘famëkeq’, por që duhet thënë sot Famë Mirë. Famë mirë, pasi kudo ai diskutohet sikur të jetë zhvilluar dje. Festivali i 11-të i Këngës në RTSH u zhvillua më 22 dhe 25 dhjetor të vitit 1972  Tiranë. Ky festival u dënua nga udhëheqësi i atëhershëm i Shqipërisë, Enver Hoxha. Kam marrë pjesë me këngën “Mbrëmja e fundit”, kënduar nga Bashkim Alibali. Ky festival solli një zhgënjim në atë fazë të parë të krijimtarisë. Kur brenda nesh zienin shumë ëndrra, morëm një goditje që nuk e prisnim, sidomos, ne brezi i ri. Unë sapo kisha mbaruar Institutin e Lartë të Arteve dhe kisha shumë projekte për të ardhmen. Duhet thënë se Festivali i 11-të ishte mjaft rinor, ritmik. Deri atë kohë muzika po lulëzonte. Ky lulëzim vazhdoi deri në vitet ’70-’73, kohë kur u bë plenumi famëkeq. Aty filloi një censurim drastik. Deri nga vitet ’73 në radio, por edhe në televizion u bë një lloj toleromi, për sa i përket muzikës. Mëngjesi nuk fillonte më me këngë e valle popullore siç ishte tradita, por u futën edhe këngë të tjera, kryesisht ritmike të muzikës së lehtë. Në atë vit kur unë isha pedagog filloi ajo kositja që unë e them shpesh. Fill pas Festivalit të 11-të. Ne ishim si një bimë e re që sapo kishim filluar të lulëzonim, pra sa kishin filluar të dilnin filizat e para dhe shumë shpejt mbi kokat tona ra një kosë e rëndë, e madhe. Një kosë që edhe gjak nxori, se vuajtje po e po. Të gjithë duke filluar nga unë Aleksandër Lalo, Aleksandër Peçi, Françesk Radi u larguam nga Tirana. Dikush shkoi në Kukës, dikush në Fushë-Arrës, unë në malet e Kërrabës. Insistova të mos shkoja (sepse 5 ditë para se të martohesha më është dhënë largimi), isha në kushte shumë të vështira në shtëpi, ishim 13 veta në dy dhoma e një kuzhinë. Unë kisha punuar mbi 4-5 pallate me kontribut vullnetar, dhe ngaqë isha beqar s’më jepnin shtëpi. Kur unë fillova punën vullnetare tek “Rruga Bardhyl”, ku u bë pallati fundit (ku mora shtëpi) atëherë më erdhi largimi im. U detyrova të shkoja në Kërrabë ku qëndrova 7 vjet. Dy ishin rrugët që të mbijetoje në atë kohë, ose duhej të gjeje një rrugë të mesme që as veten mos ta poshtëroje, por që të ishe në rregull edhe me ligjet e shtetit, ose të dilje kundër dhe të dënoheshe. Festivali i 11-të ishte një akumulim i asaj që në fund të fundit ne nuk donim të mbeteshim në atë ngushtësi. Unë këtë e logjikoj edhe sot, se ajo ishte e drejtë, sepse duhej të këndoja shqip.

Pas kaq vitesh si e kujton Kërrabën?

Eh si e kujtoj…. Nuk e quaj veten të persekutuar. Them se i persekutuar dhe i dënuar i Festivalit të 11-të mbetet vetëm Sherif Merdani. Ne të tjerët jemi të larguar. Sepse ne na u mohua e drejta e të kompozuarit vetëm për një vit. Në Festivalin e 12-të asnjë nga brezi im nuk mori pjesë. Por morëm në të 13-in. Mbas 7 vjetëve erdha në Pallatin e Kulturës “Ali Kelmendi”. Aleksandër Lalo, Françesk Radi u kthye dhe vetëm Sherif Merdani nuk u kthye më. Kam punuar 15 vjet shef muzike në Pallatin e Kulturës, “Ali Kelmendi” që atëherë mbulohej nga Bashkimet Profesionale. Gjatë gjithë kësaj periudhe kam qenë shef i muzikës për të gjithë muzikën amatore të klasës punëtore të Tiranës. Kanë qenë me dhjetëra këngëtarë. Ne vetëm si pallat kemi të filmuar 18 orë muzikë të mirëfilltë shqiptare. Të gjithë këta këngëtarë popullorë të asaj kohe apo dhe të muzikës së lehtë) kanë dalë nga ky Pallat Kulture. Me dhjetëra instrumentistë që sot qarkullojnë nëpër Tiranë. Elementët më të mirë rrinin në pallat ku merrnin pjesë nëpër koncertet e majit e aktivitete të ndryshme.

Po Festivali rinor si lindi?

Pikërisht në vitet 1972-1973 u zhvillua Festivali Rinor. Ky Festival pati jetë të shkurtër, edhe pse la gjurmë. Atë e ideoi dhe drejtoi Robert Radoja. Në ato festivale i gjithë formacioni orkestral ishte i përbërë nga Instituti i Arteve (sot Akademia), ku të gjithë pjesëmarrësit këngëtarë ishin amatorë të mbledhur nga të gjitha fakultetet. Jehona e atyre festivaleve në atë kohë ishte mjaft e madhe. Unë jam përfaqësuar në festivalin e parë me një këngë “Erdhëm që nga larg”. Ideja ishte se nuk na frikësonte asgjë… Këtë këngë e ka kënduar këngëtarja e atyre viteve që la emër dhe bëri epokë Justina Aliaj. Ajo ishte në hapat e para dhe studionte për artin dramatik. Ishte një këngëtare e madhe dhe pastaj u bë edhe një aktore e madhe. Ishin të shoqëruara bashkë edhe vokali edhe temperamenti. Pastaj në festivalin e dytë kam bërë një këngë “Mbaje mend atë natë”. Ka qenë një poeteshë e re ushtarake që bëri tekstin. Këto ishin poezi që lidheshin me dashurinë me botën rinore. Ajo moshë, mbi gjithçka, ka dashurinë.

Sot ka shumë diskutime për Festivalet në RTSH si do t’i cilësoni këto Festivale aktualisht?

Sot kanë ndryshuar shumë gjëra në Festivalin e RTSH. Madje disa vite u zhvillua dhe me superpozim, por ajo që është më e rëndësishmja është se sot festivali nuk ndiqet me atë dëshirë, me atë ëndje, me atë pritshmëri dhe dëshirë si e viteve në sistemin monist. Kjo pasi ka rënë poshtë e më poshtë si nivel. Edhe pse kohët e fundit u vu re një kthim në traditë pasi filloi të kënduarit live dhe orkestra live, por sërish duket se tashmë po lindin probleme më të mëdha. Mund të them se qysh në vitin 1993 deri para disa vjetëve festivalet bëheshin me playback, superpozim. Si bëhej dhe festivali “Kënga Magjike” çdo gjë me superpozim. Lind pyetja, përse duhet të bëhet me superpozim? Nuk ka orkestër? Nuk ka bandë? Nuk ka instrumente muzikorë? Të gjitha janë. Duhet ruajtur tradita. Çdo fillim është i vështirë.

Çfarë mungon më së shumti në këto festivale?

Mënyra e organizmit dhe pastaj vijnë me radhë. Kur them organizimi kjo lidhet me cilësinë e dobët, organizmin e dobët, mënyrën e seleksionimit, mënyrën e vlerësimit, mënyra e kritereve që i bëhet krijimtarisë janë të tilla, që përfundimet të jenë fatale. Por më kryesorja mbetet se për shumë vite edhe kur ishin gjallë pas viteve 1990 u anashkaluan shumë kompozitorë të mëdhenj si Aleksandër Lalo, Aleksandër Peçi, Haik Zaharian, Agim Krajka, Flamur Shehu, unë etj.. Këto firma munguan 20 vjet. Kjo vinte sepse drejtuesit kanë pasur frikë të maten me ne dhe mendoj se ata nuk na kanë dashur. Ka dhe një gjë tjetër që nuk duan të ruajnë traditën. Unë them që konkurrenca duhet të jetë e ndershme. S’e di si funksionon kjo skemë. Por këtu ka dhe një fakt tjetër. Siç kanë munguar këta kompozitorë të mëdhenj, kanë munguar dhe mjaft zëra të mëdhenj. Pra, kanë munguar këngëtarë shumë të njohur që kanë lënë gjurmë. Pra festivalet e fundit ka mungesa komponentësh organizativ, artistik, të cilët merren me të gjithë detajet e festivalit që nga dita e parë deri në daljen në skenë. Pra është bërë më shumë si një festival shokësh, miqsh, dashamirës të njeri tjetrit, si puna e analistëve në televizione që shohim të njëjtat fytyra. Mënyra e organizmit, kamera profesionale, regji profesionale, konkurrim i ndershëm, disiplina regjisoriale, përzgjedhja e materialeve, selektim korrekt, përjashtim i miqësive, tekste të përzgjedhura që të mbajnë aromë “Made in Albania”, patjetër që çojnë në një festival të bukur. Kërkesa ka qenë e lartë. Demokraci nuk është ajo se unë dua të bëj atë që dua unë. Nëse nuk ka vlera çfarë do të shkruhet më vonë? Sot nuk mund hedhësh poshtë këngët “Për ty atdhe” e Pjetër Gacit etj., sepse u krijua në sistemin komunist. Nuk mund të hidhet poshtë një krijimtari teatrale që kishte vlera edukative. Sot më shumë ka këngëtarë se sa ka popull. Ka shumë këngëtarë që hiqen apo i quajnë famozë dhe ata stonojnë. Sot po dëgjojmë edhe këngëtarë që nuk dinë fjalët e këngës që këndojnë. Atyre do t’iu vijë turp mbas 70 vjetëve kur të shikojnë dhe dëgjojnë se çfarë kanë kënduar. Këngëtari me artin dhe kulturën e tij nderon kombin. Këngëtarë ka shumë të mirë, kushtet teknike janë të mira por muzikë dhe tekste nuk ka. Kjo është një fatkeqësi e madhe për kombin. Disa shtëpi diskografike, propagandojnë vlera antikombëtare.

Rëndësia e këngës “O ti, ti e vogla moj bij, bija ime”

Kam një moment dhe një këngë shumë interesante. Në vitin 1974 më lindi vajza dhe unë kompozova këngën “O ti, ti e vogla moj bij, bija ime” që e këndonte Vera Dervishi dhe Fatma Zyberi (teksti ishte i Zhuljana Jorganxhi). Atëherë në festival këndoheshin këngët me dy interpretime. Më thërret Marash Hajati që ishte drejtor. Ai me shumë dashamirësi dhe korrektësi dhe thotë, se në ato vite (dy tre muaj përpara) shoku Enver Hoxha kishte qenë në Korçë dhe në Pogradec ku thoshte: Ti shtojmë nipërve dhe mbesave dashurinë për fshatin. Ndaj thotë Hajati, a mund të rregulloni diçka në këtë tekst, ku kjo vajza jote në tekst të bëhet një bujkeshë e mirë. Titulli këngës iu vu “Të më rritesh bujkeshë” dhe gjithë rrethi im familjar më ka thënë, se ne nuk kemi as toka as fusha dhe sa shpejt ia dhe zanatin vajzës.

Takimi rastësishëm me Enver Hoxhën

Nuk kisha mundësi. Jo çdo kush e takonte Enver Hoxhën. Por e kam takuar jo drejtpërdrejt. Kur isha student bënim fizkulturë dy grupe. Një grup i avancuar dhe një prapambetës. Luanim futboll mbrapa Institutit, kur për çudi kaloi aty dhe i tha ushtarit të hapte derën. Ai na tha: “Ç’bëni këtu përse nuk jeni në mësim?” Një shoku im nga Gramshi përgjigjet dhe i thotë se e kemi pushim këtë orë. “Po orën tjetër na tha, a keni mësim?” Po, i themi ne. “Po kur do të laheni na tha, ku do të shkoni nëpër auditore kështu si jeni bërë ju?” Ky ka qenë takimi i parë në jetën time që e kam parë në distancë 2-3 metra. Pastaj, një rast tjetër ka qenë në Koncertet e Majit. Na mblodhën urgjent për të kënduar një këngë me Fatma Zyberin. Më dhanë urdhër që të orkestroja një këngë pa bërë prova. Emocionet ishin të mëdha. Para se të filloja i them Agim Krajkës ku është Fa-maxhori. Nga emocioni nuk dija të gjeja akordin. Agimi më qëllon me shuplakë dhe më thotë: “Mblidhe mendjen se të kushton me kokë kjo punë”. Ma merr dorën dhe ma bën gati duke më vendosur gishtin aty. Kam hyrë në skenë me dorën tek Fa-maxhori në fizarmonikë, siç ma kishte mbledhur Agim Krajka. Ishim tek Teatri i Operës dhe i Baletit. Në çdo koncert të majit ai ishte prezent.


Popull i vogël që bën muzikë të madhe

Ç’kupton kompozitori Enver Shëngjergji dhe çfarë transmeton tek dëgjuesit e thjeshtë të kënduarit shqip?

“Ne jemi një popull me traditë ne sferën e muzikës. Ne kemi ritme dhe instrumente, melodi që nuk i ka bota. Unë kam shëtitur shumë jashtë Shqipërisë dhe kam qenë edhe 6 vjet në Amerikë, por edhe në Zvicër, Francë etj., dhe nuk kam dëgjuar në asnjë vend të botës, në këngët e tyre ndonjë motiv shqiptar. Pse duhet të imitojmë dhe të marrim motivet e popujve të tjerë? Ne jemi një vend i vogël, por kemi shumë vlera të mëdha. Ne bota do të na njohë vetëm me art. Unë them se Shqipëria deri para viteve ’70 nuk njihej në Francë, por Ansambli e bëri që Shqipëria të njihej në Francë. Unë kam qenë në Algjeri, Tunizi etj., arti dhe muzika shqiptare ka qenë ajo që ka prezantuar edhe kombin edhe vlerat dinjitoze të artit tonë. Unë jam bërë më shumë i famshëm kur jam dënuar, se sa jam bërë i famshëm kur jam lavdëruar. Unë jam bërë i njohur në Festivalin e 11-të. Njerëzit për të mirën nuk janë shumë të interesuar, aty ku është më negativja aty ka më shumë interes.

Ideologjizimet e sistemit monist

Kishte ideologjizim në këngët për partinë, në këngët për shokun Enver, që i fusnin si të domosdoshme, por ama, përzgjedhja, disiplina, korrektësia, profesionalizmi, organizimi, deri tek veshja dhe kamerat ishin perfekte. Mbi të gjitha ato festivale kishin kulturë muzikore. Ato zor se arrihen sot. Liri, demokraci nuk do të thotë të bësh lëvizje të kota, pa lidhje, pa ide. Skena është e shenjtë. Aty duhet të hipin ata këngëtarë që respektojnë këngën, muzikën, publikun dhe veten. Spektatori vjen të edukohet, të marrë kulturë, dhe jo për të parë shalë, gjokse dhe lëvizje akrobatike. Ato kanë vendin e tyre, kanë skenë tjetër. Pra, këtu s’ka art, por show.

Nuk arrij të kuptoj, pse në Sanremo këndojnë këngëtarë të vjetër dhe paraqiten më shumë kompozitorë të vjetër? Madje, janë deri 70 vjeç.

Këtu e quajnë turp të vijnë të vjetrit dhe thonë, lërini pleqtë në shenjtërinë e tyre, siç ka thënë Migjeni i madh. Njohja e kulturës, traditës së këngës, traditës së festivaleve, respektit ndaj muzikës kombëtare, është detyrë kryesore e rinisë sot. Sot po venitet kënga polifonike, sot nuk thuhet asgjë për jaret shkodrane, kush mund të thotë dy fjalë për lahutarët e malësisë, për rapsodët, për vallet tona popullore. Askush nuk po flet. Sot vihet në plan të parë teknika dhe jo shpirti, Por muzika do shpirt. Sot çdo gjë bëhet me kompjuter, e thatë, pa ndjenjë. Sot ka kompozitorë me kurse kitarash, që nuk njohin solfezhin. Ato që shohin ëndrra natën i shkruajnë ditën. Nuk thotë populli kot mos u mat me hijen e mëngjesit, se ajo është e gjatë.

Çmimet

Çmimi i Parë në Festivalin e 13-të në vitin 1974 me këngë “Vajzat e fshatit tim” me Alida Hiskun

Çmimi të Tretë “Nën kurorën e ullirit” të kënduar nga Myfarete Laze dhe Lindita Theodhori në Festivalin e 18-të

Çmim të Tretë me Bashkim Alibalin në Festivalin e 23-të me këngën “Lulet e mollës”. Në vitin 1989 e kam mbyllur me këngën “Zemër nëne” të kënduar nga Myfarete Laze me tekst të Agim Doçit.

Por ka marrë pjesë në koncertet e Pranverës, Koncertet e Majit, ku jam nderuar me çmime të ndryshme. Veçoj këngën “Fli bir i nënës, fli” të kënduar nga Marjana Leka dhe trioja vokale.

Superpozimi

Aha, superpozimi dallohet jo vetëm nga specialistët, por edhe nga njeriu më i thjeshtë. Mungon orkestra e plotë në skenë. Aty mund të dalin 5 instrumentistë kur muzika në sallë del e plotë me të gjitha tingujt. Por kryesorja është se këngëtarët duken falso. Duken si aktorë cirku, bëjnë gjestikulacione, bëjnë lëvizje pa kriter, të pakuptimta, të palidhura me idenë e këngës, të palidhura me tekstin e këngës. Kur këngëtari nuk këndon live duket si një turshi e konservuar, dhe nuk përcjellin asnjë emocion. Emocionet janë emocione, ato vijnë nga kënga direkt, nga përgjegjësia, nga intensiteti i këngës. Këngëtari nuk mund të këndojë gjithmonë njëlloj, pasi varet nga shumë faktorë. Një faktor është mishërimi, Pra, një interpretim varet edhe nga mishërimi që i bëhet materialit muzikor, tekstit, zbërthimit që i bën atyre. Nëse ky komponent nuk është i mishëruar në shpirtin në zemrën e këngëtarit, kënga nuk ka asnjë vlerë më.

Ava Max feston suksesin, vetëm 24 orë pas publikimit, albumi “Heaven and Hell” renditet i pari në nivel global në listën zyrtare të iTunes

SHBA

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka publikuar dje (e premte) albumin e saj të parë në karrierë, “Heaven and Hell”.

Albumi, i cili përmbledh punën e palodhur 2-vjeçare të artistes, duket se ka pasur shumë sukses që në 24 orët e para të publikimit.

Kjo pasi “Heaven and Hell” është ngjitur menjëherë në vendin e parë në top listën zyrtareve të albumeve në iTunes, në nivel global.

Një sukses i tillë patjetër që e ka gëzuar artisten shqiptare me prejardhje nga Qeparoi, e cila gëzimin e saj nuk hezitoi ta ndajë me fansat në rrjetin social Instagram.

Ajo publikoi dy fotografi, në njërën prej së cilës shfaqej top lista zyrtare me albumet më të kërkuara të momentit në iTunes, ku i pari renditet ai i këngëtares 25-vjeçare, ndërsa në fotografinë tjetër, Ava Max pozoi me disa balona në duar për të festuar këtë sukses.

“Albumi numër 1 nivel global, ju djema jeni të egër! Faleminderit”, ka shkruar në mbishkrimin e fotografive këngëtarja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi.

Duke u renditur e para në këtë listë, shqiptarja ka lënë prapa albumet e emrave të njohur botërorë si: Alicia Keys, Mrilyn Manson dhe Adele.
Në albumin “Heaven and Hell” janë të përmbledhura plot 15 këngë të suksesshme, ndër to edhe hitet: “Sweet bus Psycho”, “Torn”, “So Am I” etj.

U nda nga jeta duke qeshur – Mikullovci dha shfaqje para familjes dhe vdiq në krahët e bashkëshortes

Adem Mikullovci, aktor i njohur dhe ish-deputet, është varrosur sot në Prishtinë. Ai vdiq në moshën 81 vjeçare.

Për shkak të pandemisë COVID-19, numri i pjesëmarrësve në varrim ishte i vogël, por që nuk munguan bashkëpunëtorët e tij, nga aktrimi e politika, të cilët u panë shumë të mërzitur.

Lumnije Mikullovci, bashkëshortja e Ademit, tha se i ndjeri mbrëmë e ka luajtur një shfaqje në banesën e tij, por që më vonë iu përkeqësua gjendja e tij shëndetësore, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

“Mbrëmë e ka luajtur një shfaqje për neve dhe pas asaj, më ka thënë, ‘Lume nuk jam mirë, dhe unë i kam thënë se je mirë. E ke kaluar sfida edhe më të rënda por që vërtetë ai nuk ishte mirë dhe më ka rënë në supe të mia dhe ka vdekur”, tha ajo.

E jashtëzakonshme, Adem Mikullovci dha shfaqje para familjes dhe vdiq në krahët e bashkëshortes

Adem Mikullovci aktor i njohur dhe ish-deputet, është varrosur sot në Prishtinë. Ai vdiq në moshën 81 vjeçare.

Për shkak të pandemisë COVID-19, numri i pjesëmarrësve në varrim ishte i vogël, por që nuk munguan bashkëpunëtorët e tij, nga aktrimi e politika, të cilët u panë shumë të mërzitur.

Lumnije Mikullovci, bashkëshortja e Ademit, tha se i ndjeri mbrëmë e ka luajtur një shfaqje në banesën e tij, por që më vonë iu përkeqësua gjendja e tij shëndetësore, ku si pasojë ka ndërruar jetë.

“Mbrëmë e ka luajtur një shfaqje për neve dhe pas asaj, më ka thënë, ‘Lume nuk jam mirë, dhe unë i kam thënë se je mirë. E ke kaluar sfida edhe më të rënda por që vërtetë ai nuk ishte mirë dhe më ka rënë në supe tima dhe ka vdekur”, tha ajo. bw

Më 13 shtator 1996, vdiq pas atentatit reperi i famshëm amerikan Tupac Shakur

VOAL – Tupac Amaru Shakur lindi më 16 qershor 1971 në Nju Jork, djali i Billy Garland dhe Afenit, një anëtare e Black Panthers dhe në burg gjatë shtatzanisë, sepse u akuzua për komplot për të organizuar një sulm. Lindur si Lesane Parish Crooks, djali i vogël quhet Tupac Amaru Shakur në moshën gjashtë vjeç, për nder të revolucionarit peruan Tupac Amaru II i cili u rebelua kundër kolonizatorëve spanjollë.

Meqenëse babai i tij natyror Billy është një prani sporadike gjatë fëmijërisë së tij, Tupac rritet duke parë si një figurë babai Mutulu Shakur, burrin e parë të nënës së tij. Vitet e para të jetës së tij shënohen nga mungesa e një shtëpie fikse dhe nga kushtet e varfërisë ekstreme, deri në pikën që – me familjen e tij – ai është i detyruar të flejë shpesh në strehimore për të pastrehët.

Në pamundësi për të kultivuar miqësi të qëndrueshme, ai shkruan një ditar dhe shkruan poezi sa për t’u marrë me diçka. Në moshën dymbëdhjetë vjeç, ai u bashkua me një kompani teatrale Harlem, me të cilën ai luajti në “A raisin in the sun” “Një rrush i thatë në diell” në rolin e Trevis; menjëherë pasi iu ofrua një marrëveshje rekord, e cila megjithatë u refuzua nga nëna e tij, e bindur se djali i saj ka ende shumë për të mësuar.

Duke lëvizur në Maryland, në Baltimore, ai hyn në Shkollën e Arteve të Baltimore, ku ka mundësinë të studiojë vallëzim dhe teatër dhe ku krijon një miqësi të fortë me Jada Koren Pinkett (gruaja e ardhshme e Will Smith).

Student i talentuar, lexues kurioz, me qëndrimin e tij të ashpër Tupac merr respektin e kolegëve të tij: pikërisht në këtë periudhë ai shkroi këngën e tij të parë rep, frymëzuar nga vrasja e një shoku, nënshkruar me pseudonimin e MC New York.

Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç, djali dërgohet nga nëna e tij për të jetuar në Kaliforni, në Marin City, me një mik të familjes: lëvizja, megjithatë, nuk është aspak e mirëpritur, deri në atë pikë sa Tupac Shakur së shpejti fillon të shesë drogë. Duke u bërë miq me Ray Luy, ai themelon me të Strictly Dope, një grup hip hop me të cilin ai performon në lagjen e tij. Pasi bëri një audicion me Digital Underground, ai nënshkroi një kontratë më 1990 si një reper dhe balerin: qëndrimet e tij të tërbuara, megjithatë, nuk i dhanë marrëdhënie të lehta.

Vitin tjetër Tupac Shakur ka mundësinë për të bashkëpunuar në një regjistrim për herë të parë: është “This is an EP release” “Ky është një publikim i EP”, i ndjekur pak më vonë nga “Sons of the P”. Albumi i tij i parë, nga ana tjetër, u lançua më 12 nëntor 1991: quhet “2Pacalypse Naw” dhe fitoi një sukses të shkëlqyeshëm me publikun si për mesazhet e transmetuara ashtu edhe për çështjet e adresuara (jeta në geto, racizmi, vetmia e nënave zezake), dhe për aftësinë e tij në miksazhe.

Albumi, gjithashtu falë pëlqimit midis të rinjve, fiton diksun e artë, ku shquhet single “Brenda’s got baby”: megjithatë, nuk ka mungesë polemikash rreth referencave ndaj akteve të dhunës që përfshijnë policinë, veçanërisht pasi një djalë pretendon se ishte frymëzuar nga kënga e Tupac “Soulja’s Story” për të vrarë një polic në Teksas.

Kështu, albumi u denoncua publikisht nga ish nënkryetari i SHBA Dan Quayle; pavarësisht kësaj, Tupac gjithashtu bëri debutimin e tij në kinema, në filmin “Asgjë përveç telashe”. Në të njëjtën kohë, reperi përballet me probleme me ligjin: arrestuar pasi mori pjesë në një përleshje në Marin City si rezultat i së cilës një fëmijë vritet nga një plumb i humbur, ai sheh akuzat kundër tij të tërhiqen vetëm pasi të arrijë një marrëveshje me prindërit e fëmijës.

Në vitin 1993, Tupac përfshihet në një luftë tjetër, këtë herë me dy policë, të cilët i qëllon: më vonë zbulohet se të dy agjentët ishin të droguar dhe të dehur, dhe akuzat kundër Shakur do të hiqen. Gjithashtu në vitin 1993 këngëtari lëshoi ​​”Strictly 4 My N.I.G.G.A.Z.”, i cili fitoi diskun platin në sajë të këngës “Keep ya head up”. Në Dhjetor 1993 ai u akuzua për sulm seksual nga një vajzë që u takua në një klub, ndërsa vitin e ardhshëm ai formoi grupin Thug Life, me të cilin lëshoi ​​albumin “Thug Life: Volume 1”, i cili mori diskun e artë. .

Në shkurt 1995 ai u dënua me katër vjet e gjysmë burg për abuzim seksual të kryer; ndërkohë, lëshohet “Me against the world “Unë kundër botës”, albumi i tij i ri disa herë platin, i cili përfshin hite të tilla si “Dear mama” dhe “If I die 2nite”.

I martuar me Keisha Morris, ai shkroi një skenar, të titulluar “Live 2 tell” “Jeto për të treguar” dhe filloi të vuante dënimin në burg: pas gati tetë muaj paraburgimi ai u la i lirë me kusht, falë mbështetjes së Suge Knight, kreut të etiketës së tij, kompanisë diskografike Death Row Records, e cila paguan një depozitë prej 1.3 milion dollarësh në këmbim të nënshkrimit të një kontrate që angazhon Tupac të regjistrojë tre albume me kompaninë diskografike.

Duke rifituar lirinë e tij, këngëtari kthehet në dhomën e regjistrimit për të punuar në “All eyez on me”, albumin e tij të katërt solo, lëshuar në 1996, i cili përfshin teke “Ho do u want it”, ” California Love “(me Dr. Dre) dhe” 2 of Amerikaz më të kërkuar “(me Snoop Dogg):” All eyez on me “do të bëhet albumi më i shitur në historinë e hip hopit, me më shumë se tridhjetë e gjashtë milionë kopje.

Në verën e vitit 1996 Tupac ftoi disa reperë, përfshirë Buckshot, në shtëpinë e tij në Kaliforni për të organizuar regjistrimin e një albumi të ri, “One Nation”, që synonte zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis reperëve nga Bregu Lindor dhe atyre nga Bregu Perëndimor. Më vonë ai fillon të punojë në albumin “The Don Killuminati: The 7 Day Theory”, në të cilin flitet për një shoqëri të korruptuar dhe ka referenca të vazhdueshme për vdekjen.

Më 7 shtator 1996, Tupac Shakur ishte viktimë e një sulmi të organizuar në Las Vegas pasi këngëtari dëshmoi një ndeshje boksi midis Bruce Seldon dhe Mike Tyson: goditur nga pesë plumba nga një makinë në lëvizje, një nga Ndërsa ai shpon mushkëritë e tij të djathtë, Tupac është plagosur rëndë dhe është në koma për gjashtë ditë.

I nënshtruar disa operacioneve, ai vdiq në 16.03 të 13 Shtatorit 1996 në spitalin në Las Vegas. Pas vdekjes së tij, u publikuan disa albume pas vdekjes së Tupac: “The Don Killuminati: The 7 Day Theory”, “RU Still Down? (Keep Keep)”, “2Pac’s Greatest Hits”, “Before the End of Time” dhe ” Dayz më i mirë “. Sidoqoftë, kurrë nuk do të sqarohet se kush ishte përgjegjës për vrasjen e tij./Elida Buçpapaj

Më 30 gusht 1989 lindi Bebe Rexha, këngëtare, kompozitore dhe producente me origjinë shqiptare

VOAL – Bleta Rexha e njohur si Bebe Rexha, e lindur më 30 gusht 1989 në rrethin Brooklyn të New York (Shtetet e Bashkuara), është një këngëtare, kompozitore dhe producente me origjinë shqiptare.

Bleta Rexha lindi në 30 gusht 1989 në Brooklyn, New York. Prindërit e tij janë me origjinë shqiptare. Babai i saj, Flamur Rexha, lindi në qytetin e Dibrës dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara në moshën 21 vjeç. Nëna e saj, Bukurije Rexha, lindi në Shtetet e Bashkuara në një familje nga Gostivari. Pasi jetoi në Brooklyn, familja e saj u transferua në Staten Island kur ishte gjashtë vjeç.

Rexha mëson të luajë trombë, kitarë dhe piano. Ajo ndoqi shkollën e mesme Tottenville në Staten Island, ku mori pjesë në disa komedi muzikore dhe kore. Në këtë kohë ajo zbulon se zëri i saj është një soprano coloratura. Rexha rendit Coldplay, The Cranberry, Lauryn Hill ose Kanye West si ndikime muzikore.

Bebe Rexha filloi karrierën e saj në vitin 2010 si këngëtarja e grupit amerikan Black Cards, krijuar nga Pete Wentz. Shumë shpejt, ajo bëhet e njohur kur shkruan këngën The Monster (2013) për këngëtarët Eminem dhe Rihanna.

Ajo bëhet shumë e njour nëpërmjet interpretimeve të përbashkëta me Hey Mama (2014) nga David Guetta, Me, Myself & I (2015) nga G-Eazy, In The Name Of Love (2016) nga Martin Garrix, Back To You  (2017) me Louis Tomlinson dhe Say My Name (2018) nga David Guetta.

Më 2016, ajo prezantoi ceremoninë e MTV Europe Music Awards dhe më 2017 që ajo lëshoi ​​singlin e parë të albumit të saj të parë, All Your Fault: Pt. All Your Fault: Pt. doli në treg më 11 Gusht 2017. Albumi i saj debutues, Expectations, doli më 22 Qershor 2018.

Më 31 maj 2019 doli kënga Call You Mine, një singël nga The Chainsmokers në të cilin morri pjesë Bebe Rexha. Më 12 korrik 2019, doli Harder, një singël nga Jax Jones në të cilin morri pjesë Bebe Rexha.

Singli i parë nga albumi i dytë i Bebe Rexha rezulton të jetë Last Hurray, i dalë në 15 shkurt 2019. Singli u zgjodh nga i njëjti artist në dhjetorin e kaluar. Bebe Rexha njofton më 12 gusht 2019 publikimin e single-it të dytë, Jo 20 Anymore, të dalë më 30 gusht 2019, me rastin e ditëlindjes së tridhjetë të saj. Artistja dhe Apple Music konfirmojnë se singli tjetër do të jetë Mama. Më pas, artisti publikoi këngën “You Can’t Stop The Girl” “Ju nuk mund ta ndalni vajzën”, baladë e përfshirë në kolonën zanore të filmit Maleficent – Signora Del Male.

Në vitin 2020, Bebe Rexha konfirmoi se botimi i albumit të saj të dytë është shtyrë për “kohë më të mira. Artistja tha se nuk e konsideroi botimin e veprës në këtë moment historik si të duhur, për shkak të pandemisë Covid-19. /Elida Buçpapaj

A po bashkohen yjet? Ava Max tregon planet për një bashkëpunim me Duan, Ritën, Bebe Rexhën

Ava Max ka folur shqip në intervistën e saj të parë për mediat shqiptare

Këngëtarja e njohur në SHBA, foli për rrënjët e saj shqiptare dhe origjinën e prindërve të tyre, babait nga Qeparoi dhe nënës nga Saranda.

Ajo tregoi se nuk e ka vizituar kurrë Shqipërinë, dhe këtë vit kishte planifikuar të vinte, por pandemia nuk e lejoi.

“Faleminderit. Jam shumë entuziaste të vij në Shqipëri. Do të vija këtë vit, por me situatën e virusit nuk na lejohet të udhëtojmë në asnjë vend. Por vitin tjetër me siguri. Dua të vij shumë dhe kam shumë familje atje që po në presin”.

Ava tregoi edhe lidhjen e fortë me gjyshen e saj dhe kujtoi gatimet e preferuara të saj:

“Me të gjithë gjyshërit e mi kam pasur një lidhje shumë të fortë. Gjyshja që jetonte me mua, ndërroi jetë në 2011, ajo ishte nga Qeparoi. Unë u mërzita kur ajo ndërroi jetë. Kur prindërit e mi erdhën në Amerikë nuk dinin gjuhë, nuk kishin para dhe vërtet mundoheshin të na siguronin jetesën. Kështu që unë kaloja vërtetë shumë kohë me gjyshen time”- u shpreh ndër të tjera Ava në “Ditë e re”.

Ajo foli edhe për bashkëpunimin e shumëpritur me  shqiptaret Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora dhe tha se duhet të bëhet patjetër një këngë e përbashkët e tipit “Lady Marmalade”. Ava tha se me Duan nuk ka folur ende, por mezi pret ta takojë.

Ndikimi i Dua Lipës: Dyfishohen foshnjat me emrin Dua

Dua Lipa

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, dhe aktori i serisë filmike Star Wars, Kylo Ren, kanë qenë në mesin e personaliteteve me ndikimin më të madh te prindërit në Mbretërinë e Bashkuar, gjatë përzgjedhjes së emrave për fëmijët e tyre.

Zyra e Statistikave Kombëtare njoftoi të mërkurën se foshnjat me emrin Dua janë dyfishuar në vitin 2019, krahasuar me vitin 2017, kur këngëtarja ka qenë e para në listën e këngëve më të popullarizuara në Britani.

Sipas të dhënave, 126 fëmijë janë quajtur Dua vitin e kaluar, krahasuar me 63 në vitin 2017.

Popullariteti i Kylos, ndërkaq, është rritur prejse kanë nisur seritë e reja të Star Wars, më 2015.

Që atëherë, numri i djemve me emrin Kylo është rritur nga 10 në 67 në vitin 2019.

Megjithatë, Oliver dhe Olivia mbeten emrat më të populluar në Angli dhe Uells. Mbi 9,000 fëmijëve u janë vënë këta emra më 2019.

Ish-kitaristi i Red Hot Chilli Peppers, Jack Sherman, ndërron jetë në moshën 64-vjeçare

Ish-kitaristi i grupit amerikan të muzikës rok, Red Hot Chilli Peppers, Jack Sherman, ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sherman, i cili mori pjesë në albumin debutues të grupit dhe ishte pjesëmarrës në turneun e parë amerikan të grupit në vitin 1984, ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, raportoi rrjeti britanik BBC.

Nuk bëhen të ditura shakqet e vdekjes së Sherman, i cili ka pasur rol të rëndësishëm në shkruarjen e teksteve të albumit të dytë të Red Hot Chilli Peppers.

Në llogarinë zyrtare të grupit në Twitter është shprehur dëshira që “që Jack Sherman të kalojë me qetësi në botën tjetër”.

Sherman, i cili gjithashtu ka punuar me artistët si Bob Dylan dhe George Clinton, zëvendësoi kitaristin Hillel Slovak, njërin prej themeluesve të Red Hot Chilli Pappers, kurse bendi përsëri filloi me Slovak në vitin 1985.

Më 22 gusht 1995 lindi Dua Lipa, këngëtare shqiptare me famë botërore

Lindja 22 Gusht 1995 (25 vjeçe)
Westminster, Londër, Angli
Prejardhja Kosova
Zhanri

Pop[1]
synth-pop
dance-pop
dream pop

Profesion(e)

këngëtare
tekstshkruese
modele
dizajnere e modës

Label

Warner
Vertigo

Instrument(e) vokal
Vite aktiv 2015–sot
Webfaqja
dualipa.com

Dua Lipa (lindur më 22 gusht 1995)[2] është një këngëtare, tekstshkruese dhe modele angleze me prejardhje shqiptare, që jeton dhe vepron në Londër, Angli.[3] Në vitin 2015, ajo nënshkroi kontratë me Warner Music Group dhe publikoi albumin e saj të parë, Dua Lipa në vitin 2017. Albumi mbërriti të radhitej numër tre në Grafikun e Albumeve të Mbretërisë së Bashkuar dhe përmbante nëntë këngë, duke përfshirë “Be the One” dhe “IDGAF”, si dhe këngën numër një në Mbretërinë e Bashkuar, “New Rules”, e cila po ashtu mbërriti të radhitej numër gjashtë në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2018, Lipa fitoi çmimin Brit Awards për kategorinë Solo Artistja më e Mirë dhe Artistja më e Mirë e Re.

Publikuar në prill të vitit 2018, kënga “One Kiss”, me Calvin Harris, mbërriti të radhitet e para në Mbretërinë e Bashkuar dhe për vitin 2018 u bë kënga që qëndroi më së gjati në vendin e parë, nga një këngëtare. Me këtë këngë, ajo e fitoi çmimin Brit Award për Këngën e Vitit. Në vitin 2019, ajo e fitoi edhe çmimin Grammy Award për kategorinë Artistja më e Mirë e Re dhe kënga “Electricity”, një bashkëpunim me Silk City e fitoi çmimin Grammy Award për kategorinë Videoklipi më i Mirë. Suksesi i këngëve e ndihmoi albumin të bëhet njëri nga albumet më të transmetuara në Spotify dhe të arrijë të marrë vlerësime platini. Albumi i saj i dytë në studio “Future Nostalgia zuri vendin e dytë në Grafikun e Albumeve në MB dhe në Billboard Hot 100.

Lipa ka fituar shumë çmime gjatë karrierës së saj, duke përfshirë dy çmime Grammy, tri çmime Brit dhe dy çmime MTV Europe Music. Ajo është nominuar edhe për tri çmime Billboard, një çmim American Music dhe katër çmime MTV Video Music.

Jeta e hershme

Dua Lipa u lind në Westminster, Londër nga prindër shqiptarë nga Kosova të larguar nga Prishtina në vitin 1992. Në lidhje me emrin e saj, Lipa shtjelloi: “Tani jam krenare për të. […] Por kur isha e vogël, e gjitha që doja ishte të quhesha Hana, Sara, Ela… diçka normale. Sepse me emrin “Dua”, njerëzve duhet t’ua shpjegoj: Jam nga Kosova.”[4] Babai i saj, Dukagjin Lipa është menaxher marketingu dhe vokalisti kryesor në një grup roku në Kosovë, Oda, ndërsa nëna e saj, Anesa Lipa (Rexha) punon në turizëm.[5][6] Lipa ka edhe një motër më të re dhe një vëlla më të ri.[7] Ajo, me gjysmë orari, ka ndjekur shkollën Sylvia Young Theatre School, një shkollë artistike teatrale,[8] para se të zhvendosej me familjen e saj në Kosovë në vitin 2006, kur babai i saj gjeti një vend pune.[9] Në Kosovë, ajo ndoqi shkollën “Mileniumi i Tretë” në Prishtinë[10] dhe u bë fanse e artistëve hip hop, të cilët do të ndikonin në stilin e saj muzikor.[11]

Në moshën 14-vjeçare, Lipa filloi të postojë në YouTube versionet e kënduara vetë, të këngëve të saj të preferuara nga artistë si: Pink, dhe Nelly Furtado.[12][13][14] Pas një viti, ajo u rikthye në Londër me qëllimin që të bëhet këngëtare,[15] jetoi me një shoqe dhe studioi në Parliament Hill School gjatë javës dhe në Silvya Young Theatre School të shtuneve.[16][17] Për të fituar para për qëllimet e saj muzikore, Lipa pati profesione të ndryshme, si menaxhimi i restoranteve dhe klubeve të natës.[18] Ajo punoi edhe si modele në katalogun online ASOS Marketplace kur ishte 16-vjeçe,[17] me qëllimin e vetëm që të takonte njerëz që mund ta ndihmonin ta ndiqte karrierën e saj muzikore,[12] por dha dorëheqje pasi një menaxher i tha të humbte peshë.[12] Në vitin 2013, këngëtarja mori pjesë në një reklamë televizive për The X Factor.[19]

Karriera

2015-2018: Fillet e karrierës dhe albumi Dua Lipa

Në vitin 2013, Lipa nënshkroi një kontratë me Tap Management, drejtuar nga Ben Mawson dhe Ed Millett, ndërsa punonte si kameriere në një bar kokteji. Më pas, ata i ofruan asaj një pagë mujore për ta lënë punën e saj dhe të përqëndrohej në regjistrimin e muzikës.[20] Gjatë njërës prej seancave, Lipa shkroi këngën “Hotter than Hell”,[20] e cila përfundimisht do të çonte në nënshkrimin e saj të një marrëveshjeje me Warner Music Group në verën e vitit 2015.[21] Millett deklaroi në mënyrë retrospektive: “Dua ishte me të vërtetë e zgjuar – ajo nënshkroi me Warner Bros. pjesërisht sepse ata nuk kishin një artiste të madhe femër pop dhe kishin nevojë për një të tillë. Ata me të vërtetë e donin atë, kështu që ajo e kishte në fokus ekipin që nga dita e parë.” Në gusht të vitit 2015, Lipa publikoi këngën e saj të parë “New Love”,[22] prodhuar nga Emile Haynie dhe Andrew Wyatt. Kënga e saj e dytë, “Be the One”, u publikua për suksesin evropian në tetor të vitit 2015,[23] duke arritur numrin një në Belgjikë,[24] Poloni dhe Sllovaki, si dhe top 10 më të mirëve në mbi njëmbëdhjetë territore evropiane. Në Australi dhe Zelandën e Re, kënga arriti një sukses, duke arritur respektivisht numrat 6 dhe 20.[25] In November 2015, she was revealed as one of the acts on the BBC Sound of… 2016 long list. Në nëntor të vitit 2015, ajo u zbulua si një nga aktet në listën e gjatë të BBC Sound of… 2016. Turneu i saj i parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë filloi në janar të vitit 2016, dhe përfundoi në nëntor, 2016.[26]

Më 18 shkurt 2016, Lipa publikoi këngën e saj të tretë “Last Dance”, e ndjekur nga “Hotter than Hell” më 6 maj. Kjo e fundit u bë një hit në mbarë botën, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, ku arriti kulmin në numrin 15.[27] Më 26 gusht, u publikua kënga e pestë “Blow Your Mind (Mwah)”, duke arritur kulmin në numrin 30 në MB. Ajo u bë hyrja e parë e këngëtares në Billboard Hot 100 të SHBA-së, duke debutuar në numrin 72.[28] Kënga gjithashtu kryesoi tabelën e Këngëve Billboard Dance Club[29] dhe arriti numrin 23 në tabelën Billboard Mainstream Top 40.[30] Lipa u shfaq në këngën e Sean Paul “No Lie”, të dalë në nëntor 2016,[31] e cila arriti numrin dhjetë në MB.[32] Muajin vijues, një dokumentar për Lipën me emrin “See in Blue” u realizua nga revista Fader.[33] Në janar 2017, Lipa fitoi Çmimin EBBA Publik Award,[34] dhe publikoi këngën “Scared to Be Lonely”, një bashkëpunim me Martin Garrix, duke arritur numrin 14 në MB.[35] Në maj të vitit 2017, ajo performoi në përvjetorin e kanalit televiziv indonezian SCTV dhe u dha si Artistja e re dhe premtuese ndërkombëtare në SCTV Music Awards.[36][37]

Albumi i parë në studio i Lipës, Dua Lipa u publikua më 2 qershor 2017.[38] Kënga e gjashtë e albumit, “New Rules”, e publikuar një muaj më pas u bë kënga e parë e saj që arrin vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe kënga e parë nga një femër që arrin këtë vend që prej këngës “Hello” nga Adele në vitin 2015.[39] Kënga më e shitur e saj deri më tani, u fut në top dhjetëshe edhe në shtete të tjera, duke përfshirë vendin e dytë në Australi, vendin e gjashtë në Shtetet e Bashkuara dhe vendin e shtatë në Kanada.[40] Lipa ka performuar në Festivalin Glastonbury në qershor.[41] Në muajin pasardhës, ajo performoi edhe në We the Fest, një festival muzikor indonezian në Xhakarta.[42] Ajo performoi në emisionin Later… with Jools Holland në kanalin BBC në tetor. Në dhjetor, Lipa u emërua femra më e dëgjuar e vitit 2017 në Mbretërinë e Bashkuar nga Spotify.[43] Katër nga këngët e saj arritën të hynë në top dhjetëshe në MB në vitin 2017, duke përfshirë “Be the One”, “New Rules”, “No Lie” dhe “Bridge over Troubled Water”, një këngë në shenjë bamirësie për familjet e viktimave të zjarrit në Kullën Grenfell në Londër.[44]

Në janar të vitit 2018, Dua Lipa u nominua për pesë kategori në Brit Awards, më shumë nominime se secili artist atë vit. Ajo u nominua për kategorinë MasterCard British Album of the Year për albumin Dua Lipa; për kategorinë British Single of the Year për New Rules; British Female Solo Artist dhe British Breakthrough Act dhe fitoi në dy kategoritë e fundit.[45] Kjo ka qenë hera e parë që një artiste nominohet për pesë kategori.[46][47] Ajo performoi në ceremoninë e dhënies së çmimeve, mbajtur më 21 shkurt në arenën The O2 Arena në Londër.

Këngëtarja bashkëpunoi me Whethan, një DJ amerikan në këngën “High” për kolonën zanore të filmit Fifty Shades Freed, publikuar në shkurt të vitit 2018.[48] Ajo filloi të krijojë material të ri për albumin e saj të dytë në mars të vitit 2018.[49] Më 6 prill, Lipa dhe Calvin Harris publikuan këngën “One Kiss”[50], e cila kryesoi në grafikët e këngëve të Mbretërisë së Bashkuar më 20 prill, duke e bërë atë këngën e dytë të Lipës që radhitet në atë pozicion.[51] Kënga erdhi e u bë më e shitura e vitit 2018 në MB dhe kryesoi listën për tetë javë të njëpasnjëshme.[52] Ajo performoi në ceremoninë hapëse të finales së UEFA Ligës së Kampionëve 2018 në Kiev më 26 maj.[53] U njoftua se gjatë atij vit, Lipa do të publikonte bashkëpunime me artistë të tjerë, si Mark Ronson dhe Silk City.[54] Më vonë, Ronson konfirmoi se titulli i këngës do të ishte “Electricity”[55] dhe do të publikohej më 9 shtator. Lipa është përfshirë edhe në “If Only”, një këngë nga albumi i gjashtëmbëdhjetë i këngëtarit italian Andrea Bocelli, Sí.[56]

Lipa performoi në Grand Prix F1 në Singapor në shtator.[57] Në të njëjtin muaj, Lipa promovoi makinën e re elektrike të markës britanike Jaguar, I-PACE. Marka krijoi një remiks të këngës së Lipës “Want To”, dhe nisi një shërbim ku tifozët mund të krijojnë versionin e tyre të këngës së Dua Lipës x Jaguar në faqen e internetit Join the Pace, bazuar në sjelljen e tyre të makinës ose muzikës që ata dëgjojnë, dhe ndajnë në medie sociale. Sipas skuadrës së Lipës, Jaguar dhe Lipa vendosën rekordin botëror për “këngën më të rimodeluar ndonjëherë”.[58] Në tetor, këngëtarja publikoi Dua Lipa: The Complete Edition, një version i zgjeruar i albumit të saj debutues që përfshin tri këngë të reja, përfshirë këtu edhe “Want To”, dhe bashkëpunimet e saj të mëparshme me artistë të tjerë.[59] Kjo përfshinte një bashkëpunim me grupin e vajzave të Koresë së Jugut Blackpink të quajtur “Kiss and Make Up”.[60]

2018-sot: Future Nostalgia

Në janar të vitit 2018, Lipa publikoi këngën “Swan Song” si pjesë e kolonës zanore të filmit Alita: Battle Angel.[61][62] Në të njëjtin muaj, ajo deklaroi se e ka kaluar vitin paraprak në procesin e shkrimit të albumit të saj të dytë në studio.[63] Derisa diskutoi për tingujt e albumit, Lipa komentoi se do të jetë inçizim pop “nostalgjik” që “duket sikur ushtrimet në një kurs vallëzimi”.[64] Në gusht të vitit 2019, Lipa krijoi partneritet me markën Yves Saint Laurent për ta promovuar aromën e tyre, Libre.[65]

Pas publikimit të këngës kryesore “Don’t Start Now”, u lajmërua albumi i dytë i Dua Lipës Future Nostalgia dhe turneu i tij shoqërues në dhjetor krahas publikimit të këngës “Future Nostalgia”, këngës së parë promovuese të albumit.[66][67][68] “Don’t Start Now” arriti të renditej numër dy në MB dhe u bë top dhjetështja e dytë e Lipës në US Billboard Hot 100.[69] Po ashtu arriti të renditej numër një në US Billboard Mainstream Top 40 chart.[70] Kënga e tretë që printe para publikimit të albumit ishte kënga “Physical”.[71] Kënga është publikuar më 30 janar 2020, kurse videoja muzikore e këngës është publikuar të nesërmen. “Physical” u radhit numër 60 në US Billboard Hot 100.[72] Një version remix i kësaj kënge është publikuar më 17 mars, duke përfshirë këngëtaren jugkoreane Hwasa.[73] Future Nostalgia u publikua më 27 mars për t’u duartrokitur nga kritikët,[74] pas publikimit të këngës së tretë të albumit “Break My Heart” më 25 mars.[75] Future Nostalgia u radhit i dyti në Official UK Albums Chart, 5550 kopje pas albumit Calm nga 5 Seconds of Summer.[76] Future Nostalgia arriti të vendosej numër një në Official UK Albums Chart në javën pasuese në prill të vitit 2020, derisa tri këngët teke të albumit u futën në top dhjetëshe në Official Singles Chart.[77]

Vepra artistike

Muzika e Dua Lipës është kryesisht e zhanrit pop.[78] Lipa e përshkruan stilin e saj muzikor si “dark pop”.[79] Muzika e saj, po ashtu është përshkruar si dance-pop,[80] synth-pop, R&B,[81] dream pop dhe alternative pop.[82] Ajo njihet edhe për këndimin në “një regjistër të dallueshëm, të ulët”, dhe për zërin e saj “të zjarrtë”.[83] Gjatë seancave të shkrimit të këngëve, Lipa ka thënë se ajo vjen në studio me një koncept dhe fillon t’i zhvillojë këngët e saj me bashkëshkruesit e saj. Ajo citon Pink, Nelly Furtado, Jamiroquai, Kendrick Lamar dhe Chance the Rapper si ndikimet e saj në muzikë.[84][85] “Ideja ime për muzikën pop ka qenë nga P!nk dhe Christina Aguilera dhe Destiny’s Child dhe Nelly Furtado,…” ka thënë Lipa në një intervistë GQ në vitin 2018.[86] Future Nostalgia është frymëzuar nga artistë, të cilët ajo i ka dëgjuar gjatë adoleshencës së saj, duke përfshirë Gwen Stefani, Madonna, Moloko, Blondie dhe Outkast.[87]
Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2016 Dua, së bashku me babain e saj, themeluan fondacionin “Sunny Hill Foundation”, për të shërbyer si donatorë për qytetarët e Kosovës.

Diskografia
Albume

Dua Lipa (2017)

Këngë
Video muzikore
Titulli Viti Regjisor Ref.
“New Love” 2015 Nicole Nodland [22]
“Be the One” Nicole Nodland [23]
“Last Dance” 2016 Jon Brewer & Ian Blair [106]
“Hotter than Hell”
“Blow Your Mind (Mwah)”
“Room for 2”
“Thinking ‘Bout You” 2017
“Lost in Your Light”
“New Rules”
“IDGAF” 2018
“Swan Song” 2019
“Don’t Start Now”
“Physical” 2020

Referimet

^ http://www.allmusic.com/artist/dua-lipa-mn0003426731
^ Yeung, Neil Z. “Dua Lipa Biography” (në anglisht). AllMusic. Marrë më 28 janar 2020.
^ Savage, Mark (9 shkurt 2016). “Dua Lipa: A pop star in waiting”. BBC News (në anglisht). Marrë më 2020-04-27.
^ Dua Lipa (4 tetor 2017). “Patrizia meets Dua” (Intervistë) (në anglisht dhe italisht). Intervistuar nga Patrizia Pepe. Marrë më 15 dhjetor 2017 – nëpërmjet YouTube.
^ Savage, Mark (9 shkurt 2016). “Dua Lipa: A pop star in waiting” [Dua Lipa: një yll në rritje] (në anglisht). BBC News. Marrë më 7 maj 2016.
^ Lester, Paul (1 janar 2016). “Shake it up: the future female pop stars of 2016”. The Guardian (në anglisht). Marrë më 7 maj 2016.
^ Laviola, Erin (25 qershor 2018). “Rina Lipa, Dua Lipa’s Sister: 5 Fast Facts You Need to Know”. Heavy. (në anglisht). Marrë më 18 tetor 2018.
^ “The Realest It Gets: Dua Lipa”. Clash (në anglisht).
^ a b “Meet your new favourite popstar Dua Lipa – just don’t call her the new Lana Del Rey” (në anglisht). DigitalSpy. 11 dhjetor 2015.
^ “Në cilën shkollë shkoi Dua Lipa në Prishtinë (Foto)”. Telegrafi. 17 mars 2016.
^ “Dua Lipa Recovered from a Rough Modeling Career to Become a Pop Sensation”. Harper’s Bazaar (në anglisht). Marrë më 19 janar 2020.
^ a b c Weber, Lindsey (9 dhjetor 2015). “Meet Dua Lipa, A Restless Spirit with a Mighty Big Voice”. The Fader (në anglisht).
^ “‘I want to work with A$AP Rocky’ – Dua Lipa talks dark pop and hip hop influences” (në anglisht). BBC Radio 1. 10 dhjetor 2015.
^ “Interview: 2016 Must-Know – Dua Lipa”. Coup de Main Magazine (në anglisht). Marrë më 19 janar 2020.
^ Gore, Sydney (23 tetor 2015). “Band Crush: Dua Lipa”. Nylon (në anglisht).
^ Godwin, Richard (1 nëntor 2017). “Dua Lipa: meet pop’s hottest property”. London Evening Standard (në anglisht). Marrë më 18 qershor 2018.
^ a b “Dua Lipa talks about her teen years in Kosovo and why it’s tough for new music artists to break through”. London Evening Standard (në anglisht). Marrë më 19 janar 2020.
^ “Dua Lipa” (në anglisht). South by Southwest. Marrë më 19 janar 2020.
^ Murphy, Lauren (30 gusht 2017). “Watch: Turns out Dua Lipa appeared on an ad for The X Factor back in 2013” (në anglisht). entertainment.ie. Marrë më 3 dhjetor 2017.
^ a b “‘Artists have the best chance of success when they get things rolling themselves.'” (në anglisht). Music Business Worldwide. Marrë më 18 janar 2020.
^ “‘Dua Lipa is a musician with a lot to say. Her album will show the breadth of her personality.'” (në anglisht). Music Business Worldwide. Marrë më 18 janar 2020.
^ a b “Lana Del Rey’s management have a new artist and she is amazing” (në anglisht). Popjustice. 21 gusht 2015.
^ a b Lester, Paul (9 nëntor 2015). “The playlist: new bands – with the Prettiots, Dua Lipa and Mind Enterprises”. The Guardian (në anglisht).
^ “Discografie Dua Lipa” (në holandisht). Ultratop. Hung Medien. Marrë më 3 maj 2016.
^ Peaks in Australia:
All except noted: “Discography Dua Lipa” (në anglisht). australian-charts.com. Hung Medien. Marrë më 3 maj 2016.
“Blow Your Mind (Mwah)”: Ryan, Gavin (26 shtator 2016). “Australian Singles: The Chainsmokers and Halsey Spend Seven Weeks At No 1” (në anglisht). Noise11. Marrë më 26 shtator 2016.
^ “Dua Lipa Tickets” (në anglisht). Livenation. 13 maj 2016.
^ “Dua Lipa” (në anglisht). Official Charts Company. Marrë më 14 maj 2016.
^ [[[:Stampa:BillboardURLbyName]] “Dua Lipa – Chart history: Hot 100”]. Billboard (në anglisht). Marrë më 26 tetor 2016.
^ “Dua Lipa – Chart history | Billboard”. Billboard (në anglisht). Marrë më 5 janar 2017.
^ “Dua Lipa – Chart history | Billboard”. Billboard (në anglisht). Marrë më 5 janar 2017.
^ “Watch Sean Paul Get Reflective With Dua Lipa in ‘No Lie’ Video: Exclusive”. Billboard (në anglisht). Marrë më 27 janar 2017.
^ “Official Singles Chart Top 100” (në anglisht). Official Charts Company. Marrë më 4 shkurt 2017.
^ The Fader (20 dhjetor 2016). “Dua Lipa – See in Blue (Documentary)” (në anglisht). Marrë më 5 janar 2017.
^ Legrand, Emmanuel (12 janar 2017). “Dua Lipa scoops Public Choice Award at the EBBAs” (në anglisht). Marrë më 13 janar 2017.
^ “Martin Garrix and Dua Lipa Drop New ‘Scared to Be Lonely’ Video: Watch”. Billboard (në anglisht). Marrë më 27 janar 2017.
^ Liputan6.com (16 maj 2017). “Dua Lipa Hibur SCTV Music Awards 2017”. liputan6.com (në indonezisht). Marrë më 1 dhjetor 2019.
^ Liputan6.com (16 maj 2017). “Artis Internasional Dua Lipa Ramaikan SCTV Music Awards 2017”. liputan6.com (në indonezisht). Marrë më 1 dhjetor 2019.
^ Sonis, Rachel (24 gusht 2016). “Dua Lipa Reveals Cover Art For Self-Titled Album” (në anglisht). Idolator. Marrë më 24 gusht 2016.
^ Copsey, Rob (18 gusht 2017). “Dua Lipa’s New Rules becomes the first solo female UK Number 1 single since Adele’s Hello: ‘This means a lot'” (në anglisht). Official Charts Company. Marrë më 19 gusht 2017.
^ Trust, Gary (8 janar 2018). “Ed Sheeran & Beyonce’s ‘Perfect’ No. 1 on Hot 100, Camila Cabello’s ‘Havana’ Back Up to No. 2”. Billboard (në anglisht). Marrë më 9 janar 2018.
^ Daly, Rhian (23 qershor 2017). “Dua Lipa pulls one of the biggest crowds at Glastonbury 2017 so far with hit-packed set”. NME (në anglisht). Marrë më 26 gusht 2017.
^ “Persembahan Dua Lipa untuk Para Korban Patah Hati di We The Fest 2017”. Kumparan (në anglisht). 13 gusht 2017. Marrë më 19 tetor 2018.
^ Laura Snapes (5 dhjetor 2017). “How Dua Lipa became the most streamed woman of 2017”. The Guardian (në anglisht). Marrë më 6 dhjetor 2017.
^ “Official Singles Chart Top 100” (në anglisht). Official Charts Company. Marrë më 11 janar 2018.
^ “Brit Awards 2018: The winners and nominees” (në anglisht). BBC. 13 janar 2018. Marrë më 22 shkurt 2018.
^ “Dua Lipa has made BRIT awards history”. NME. Marrë më 1 mars 2018
^ Savage, Mark (13 janar 2018). “Dua Lipa makes Brit Awards history” (në anglisht). BBC. Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2018. Marrë më 7 dhjetor 2018.
^ “EDM’s Upcoming 18-Year-Old Star Reveals New Collab with Dua Lipa”. Your EDM (në anglisht). 8 janar 2018. Marrë më 20 janar 2018.
^ “Dua Lipa Is Starting Work On Her Second Album”. MTV. Marrë më 1 mars 2018
^ “iTunes – Music – One Kiss – Single by Calvin Harris, Dua Lipa” (në anglisht). iTunes Store.
^ “Calvin Harris and Dua Lipa depose Drake in UK chart” (në anglisht). BBC. 13 maj 2018.
^ “Calvin Harris & Dua Lipa – One Kiss” (në anglisht). discogs. Marrë më 14 maj 2018.
^ “Dua Lipa to Perform at UEFA Champions League Opening Ceremony: ‘There’ll Be a Whole Lot of Girl Power'”. Billboard (në anglisht). 13 maj 2018.
^ “Diplo and Mark Ronson Debut Silk City, Confirm Dua Lipa Collab Is Coming – HipHop Magz” (në anglisht). 23 maj 2018.
^ “Dua Lipa’s new single co-written by Florence Welch and The xx” (në anglisht). Official Charts Company. 17 korrik 2018. Marrë më 18 korrik 2018.
^ “Andrea Bocelli ‘Si’ Album to Feature Duets With Dua Lipa, Ed Sheeran & More”. Billboard (në anglisht). 20 shtator 2018. Marrë më 6 dhjetor 2018.
^ Raguraman, Anjali. “Dua Lipa and Martin Garrix share the stage at Singapore Grand Prix concert”. The StraitsTime (në anglisht). Marrë më 19 tetor 2018.
^ “Jaguar Remixes Dua Lipa and Invites Fans to Do the Same” (në anglisht). Little Black Book. 3 tetor 2018. Marrë më 27 tetor 2019.
^ White, Jack. “Dua Lipa will release a super deluxe edition of her debut album featuring three new songs this October”. Official Charts (në anglisht). Marrë më 25 tetor 2018.
^ “Dua Lipa Announces BLACKPINK Collab ‘Kiss And Make Up’: Get The Details”. iheart.com (në anglisht). Marrë më 23 prill 2019.
^ “‘Alita: Battle Angel’ to Feature New Song by Dua Lipa”. Variety (në anglisht). 18 dhjetor 2018. Marrë më 19 dhjetor 2018.
^ “Swan Song (From the Motion Picture “Alita: Battle Angel”) – Single by Dua Lipa on iTunes”. iTunes (në anglisht). 24 janar 2019. Marrë më 26 janar 2019.
^ Sheffield, Rob (16 janar 2019). “Dua Lipa’s New Rules for 2019”. Rolling Stone (në anglisht). Marrë më 8 dhjetor 2019.
^ Savage, Mark (5 korrik 2019). “Dua Lipa reveals nerves about new album”. BBC News (në anglisht). Marrë më 8 dhjetor 2019.
^ Hanra, Hanna. “New Beauty Rules: Dua Lipa Is the Face of Yves Saint Laurent’s Latest Fragrance”. Vogue (në anglisht). Marrë më 24 tetor 2019.
^ Reilly, Nick (2 dhjetor 2019). “Dua Lipa announces 2020 UK arena tour and shares new album title”. NME (në anglisht). Marrë më 2 dhjetor 2019.
^ “Dua Lipa’s New Song ‘Don’t Start Now’ Will Drop Next Week”. Capital FM (në anglisht). 24 tetor 2019. Marrë më 31 tetor 2019.
^ Alston, Trey (13 dhjetor 2019). “Dua Lipa teaches self-confidence amid a disco hurricane on ‘Future Nostalgia'”. MTV (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2019. Marrë më 15 dhjetor 2019.
^ “Dua Lipa is the UK’s Number 1 with ‘Don’t Start Now'”. The Official Big Top 40 (në anglisht). 10 nëntor 2019. Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2019. Marrë më 15 dhjetor 2019.
^ “Pop Songs Chart”. Billboard. Retrieved 10 March 2020. (Week of 29 February 2020).
^ Aniftos, Rania (30 January 2020). “Dua Lipa Gets ‘Physical’ in Energetic New Video: Watch”. Billboard. Retrieved 8 February 2020.
^ “The Hot 100”. Billboard. Retrieved 11 February 2020. (Week of 15 February 2020).
^ Benjamin, Jeff (18 mars 2020). “Mamamoo’s Hwa Sa and Dua Lipa Team Up For K-Pop Remix of ‘Physical’: Listen”. Billboard (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 18 mars 2020. Marrë më 19 mars 2020.
^ “Dua Lipa Emotionally Announces ‘Future Nostalgia’ Has A New Earlier Release Date”. Uproxx (në anglisht). 23 mars 2020. Marrë më 24 mars 2020.
^ Inc, Midwest Communications. “Dua Lipa bumps up album release date to this Friday; new track “Break My Heart” out Wednesday”. 104.5 and 96.1 The Point (në anglisht). Marrë më 24 mars 2020.
^ “5 Seconds Of Summer Are ‘Calm’ With Chart-Topping U.K. Debut”. Billboard (në anglisht). 3 prill 2020. Marrë më 26 korrik 2020.
^ “Dua Lipa’s ‘Future Nostalgia’ Is Racing to No. 1 In U.K.” Billboard (në anglisht). 7 prill 2020. Marrë më 9 prill 2020.
^ Yeung, Neil Z. “Dua Lipa | Biography & History” (në anglisht). AllMusic. Marrë më 15 korrik 2017.
^ “Pop Corner: Dua Lipa saves the Last Dance; Adele is done with James Bond”. The Irish Times (në anglisht). Marrë më 2 shtator 2017.
^ Gonzalez, Sandra (11 shkurt 2019). “Grammys 2019: Kacey Musgraves has a golden night with album of the year win” (në anglisht). CNN. Marrë më 11 shkurt 2019.
^ Green, Chris (27 janar 2016). “Dua Lipa, O2 ABC, Glasgow, review: Jazz-infused songs recall a smoke-filled cabaret bar”. The Independent (në anglisht). Marrë më 22 korrik 2016.
^ St. Asaph, Katherine (19 dhjetor 2017). “The 20 Best Pop and R&B Albums of 2017”. Pitchfork (në anglisht). Marrë më 31 tetor 2019.
^ “Sick Of Formulaic Pop? Dua Lipa Is Here To Shake Things Up”. Elle (në anglisht). Marrë më 19 janar 2020.
^ “Vogue Meets Dua Lipa”. Vogue (në anglisht). Marrë më 19 janar 2020.
^ Daly, Rhian (10 prill 2020). “Dua Lipa: “If somebody told me not to discuss issues I’m passionate about? I wouldn’t listen””. NME (në anglisht). Marrë më 7 maj 2020.
^ Carley, Brennan. “Dua Lipa Is Changing the Rules of Pop Music”. GQ (në anglisht). Marrë më 10 prill 2020.
^ Reilly, Nick (2 dhjetor 2019). “Dua Lipa announces 2020 UK arena tour and shares new album title”. NME (në anglisht). Marrë më 2 dhjetor 2019.
^ “Dua Lipa” (në anglisht). Official Charts Company. Marrë më 14 maj 2016.
^ Peaks in Australia:
All except noted: “Discography Dua Lipa” (në anglisht). australian-charts.com. Hung Medien. Marrë më 3 maj 2016.
“Blow Your Mind (Mwah)”: Ryan, Gavin (26 shtator 2016). “Australian Singles: The Chainsmokers and Halsey Spend Seven Weeks At No 1” (në anglisht). Noise11. Marrë më 26 shtator 2016.
^ “Discographie Dua Lipa” (në gjermanisht). austriancharts.at. Hung Medien. Marrë më 3 maj 2016.
^ “Discografie Dua Lipa” (në holandisht). Ultratop. Hung Medien. Marrë më 3 maj 2016.
^ “Discographie von Dua Lipa” (në gjermanisht). Offizielle Deutsche Charts. GfK Entertainment. Marrë më 3 maj 2016.
^ “Discography Dua Lipa” (në anglisht). irish-charts.com. Hung Medien. Marrë më 21 maj 2016.
^ “Discography Dua Lipa” (në anglisht). italiancharts.com. Hung Medien. Marrë më 3 maj 2016.
^ “Discografie Dua Lipa” (në holandisht). dutchcharts.nl. Hung Medien. Marrë më 21 maj 2016.
^ “Discography Dua Lipa” (në anglisht). swisscharts.com. Hung Medien. Marrë më 3 maj 2016.
^ [[[:Stampa:BillboardURLbyName]] “Dua Lipa – Chart history: Hot 100”]. Billboard (në anglisht). Marrë më 26 tetor 2016.
^ “New Love – Single by Dua Lipa” (në anglisht). iTunes Store (GB). Marrë më 22 korrik 2016.
^ Ryan, Gavin (18 qershor 2016). “ARIA Singles: Drake Returns to No 1” (në anglisht). Noise11. Marrë më 18 qershor 2016.
^ Stampa:Cite certification
^ Stampa:Cite certification
^ “Certificazioni” (në italisht). Federazione Industria Musicale Italiana. Marrë më 7 maj 2016.
^ “Last Dance – Single by Dua Lipa” (në anglisht). iTunes Store (GB). Marrë më 22 korrik 2016.
^ Stampa:Cite certification
^ “ARIA Australian Top 50 Singles” (në anglisht). Australian Recording Industry Association. 15 gusht 2016. Marrë më 13 gusht 2016.
^ “Dua Lipa – ‘Last Dance'” (në anglisht). Popjustice. 1 shkurt 2016.


Send this to a friend