VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kopshtaria, “Porta e gjelbër” drejt mirëqenies mendore

By | November 8, 2018

Komentet

Rriten mundësitë për agrobiznesin shqiptar, Gjithçka do të ndodhë në Agro-Tech 2019

Për të dytin vit radhazi, në Expocity Albania do të mbahet Panairi dhe Forumi Ndërkombëtar i AgroBiznesit dhe AgroTeknikës, një ngjarje e rëndësishme kjo, për të gjitha shoqëritë e sektorit të bujqësisë në Shqipëri, në gjithë rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

Çdo sipërmarrës në fushën e bujqësisë, çdo fermer i madh, i mesëm apo i vogël, prodhues apo grumbullues i çdo lloj produkti bujqësor mund të përfitojë nga mundësia për të marrë pjesë në aktivitetin më të rëndësishëm  të vitit për bujqësinë.

Panairi, i cili do të mbahet në datat 15-16 mars 2019, në Expocity do t’u ofrojë përfaqësuesve të Agrobiznesit shqiptar dhe të huaj mundësinë të promovojnë gamën e gjerë të produkteve të tyre ashtu si edhe do t’i ndihmojë ata të kapërcejnë kufijtë duke lidhur ura bashkëpunimi me njeri-tjetrin.

Çfarë do të sjellë Panairi Agro – Tech 2019 dhe Rëndësia e Pjesëmarrjes

Ky panair do të shënojë një nga aktivitetet më të rëndësishme për sektorin e bujqësisë duke synuar të krijojë një platformë ndërkombëtare komunikimi dhe bashkëpunimi, që do t’i ndihmojë fermerët dhe prodhuesit të krijojnë pika kontakti direkte.

Kjo do të realizohet përmes takimeve individuale të bizneseve dhe shoqërive të mëdha bujqësore të të gjithë rajonit jo vetem me blerës potencialë por dhe me bashkepunëtorë të mundshëm, institucione etj.

Gjatë ditëve të panairit, të gjithë kompanitë pjesëmarrëse do të gjejnë një mjedis optimal dhe tërheqës për të promovuar produktet e tyre.

Të gjithë kompanitë bujqësore do të kenë mundësi që krahas krijimit të partneriteteve të marrin edhe informacionet më të fundit mbi teknologjinë agrare.

Gjatë panairit, do të organizohen forume, workshop-e dhe aktivitete të ndryshme të cilat do të kenë në qendër sektorin bujqësor dhe dinamikat e tij.

Gjatë këtyre aktiviteteve, aktorë të rëndësishëm të sektorit institucional apo biznese do të parashtrojnë dinamikat e sektorit, projektet strategjike bujqësore dhe qasje pozitive apo ide të ndryshme  mbi zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori.

Informimi mbi zgjidhjet më të fundit dhe më të efektshme të teknologjisë, programet e reja financiare për sektorin e bujqësisë, tendencat në tregjet vendase dhe ndërkombëtare si dhe mundësitë e investimit janë tjetër pjesë e rëndësishme e asaj çka do të ofrojë ky panair.

Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit, ky panair do të ofrojë gjithashtu forcimin e pozicionimit të agrobizneseve në treg ashtu si edhe do të nxisë mundësitë e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit.

Një fushatë e gjerë komunikimi dhe marketingu dhe pjesëmarrja e mediave të ndryshme në Agro Tech 2019 do të mundësojë promovimin e brand-eve gjatë dy ditëve të Panairit.

Gama e Gjerë e Pjesëmarrësve

Në këtë panair do të marrin pjesë të gjitha kompanitë që tregtojnë makineri bujqësore, pjesë këmbimi dhe kompanitë bujqësore që merren me prodhimin si: Fara, Inpute bujqësore plehra, fertilizante, pesticide, hortikulturë, agrobioteknologji, lule, bimë medicinale dhe dekorative, pajisje dhe vegla bujqësore, pajisje dhe teknologji për përpunimin e ushqimit, paketimin, etiketimin etj.

Pjesëmarrës të tjerë do të jenë shoqatat bujqësore, institucionet financiare, institucionet qeveritare.

Panairi do të ketë impakt të rëndësishëm duke tërhequr vizitorë të shumtë, konkretisht fermerët, prodhuesit e serave,  prodhuesit bujqësor, blerës potencialë të bujqësisë, agjentët, etj, autoritetet e zhvillimit të kooperativave bujqësore, kompanitë eksportuese të makinerive bujqësore, distributorët rajonale të kompanive importuese, shoqatat tregtare të bujqësisë, investitorët e huaj etj.

Per informacione te metejshme rreth pjesemarrjes apo vizitës në këtë panair të veçantë të agrobiznesit dhe agroteknikës, mund të kontaktoni: marketing@expocity.al

Çaj mali me limon e mjaltë, Fuqia e natyrës kundër të ftohtit

Studiuesit zbuluan se çaji i malit përmban substanca të rëndësishme që luftonin mikrobet dhe inflamacionin.

Një filxhan çaji mali i ngrohtë me limon dhe mjaltë zbut dhe qetëson gjithë organizmin duke ofruar vlera të panumërta kuruese.

Aroma dehëse e çajit të malit, bashkuar me aromën fantastike të freskët të limonit dhe atë hyjnore të mjaltit janë padyshim ndjellëse të shijes. Por vlerat e tyre shëndetsore të bashkuara në një recetë të vetme janë të jashtëzakonshme për shëndetin.

Një filxhan çaji mali i ngrohtë me limon dhe mjaltë zbut dhe qetëson gjithë organizmin duke ofruar vlera të panumërta kuruese.

Kjo është kura e vjetër natyrale e popullore e gjysheve dhe stërgjysheve, të cilat në ditët dhe netët e ftohta të dimrit mbanin përherë mbi sobë një ibrik me çaj mali gati për t’a shërbyer për të gjithë familjen.

Që në gllënkën e parë të këtij çaji fantastik ndjen se si kjo superfuqi natyrale ngroh menjëherë organizmin dhe çliron trupin, ndihmon në lehtësimin e fytit e zbutjen e kollës gjithashtu, ashtu siç lufton gripin dhe të gjitha komplikacionet që sjell i ftohti.

Të përgatitur me tre nga përbërësit më të fuqishëm të natyrës, çaj mali, mjaltë e limon, më shumë se sa një çaj, kjo pije është zëvendësuesi i shkëlqyer i çdo lloj medikamenti në lehtësimin e problemeve shëndetsore që na prekin nga i ftohti dhe dimri.

Çaji me Fuqitë e Një Mali për Shëndetin

Çaji i malit është aset që natyra i ka dhuruar njeriut për t’a ndihmuar në mirëqenien e organizmit. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, çaji i malit shqiptar ka efekte të fuqishme në forcimin e imunitetit.

Ai ndikon për një tretje shumë të mirë të lehtë ndërsa lufton alergjitë e astmën, dhimbjet e kokën e sinozitin.

Çaji i malit ka një fuqi të jashtëzakonshme gjithashtu në trajtimin e sëmundjeve të të ftohtit.

Gripi, dhimbjet e fytit, kolla apo dhimbjet e kraharorit trajtohen më së miri përmes çajit të ngrohtë të malit.

Limoni, Mbreti i të Gjitha Agrumeve në Vlera

Jo më kot, cilësohet si fruti i jetëgjatësisë. Limoni është një pasuri vlerash të çmuara për shëndetin.

Vetitë kuruese të tij janë të fuqishme falë vitaminave C dhe P, të cilat i bëjnë efektet shëruese të limonit të menjëhershme për organizmin e njeriut.

Lëngu i limonit është fantastik kundër etheve të të ftohtit, gripit dhe ndërlikimeve që sjell ai për trupin.

Limoni ndikon në uljen e temperaturës, forcon imunitetin dhe lufton virozat.

Mjalti, Nektari i Natyrës për Njeriun

Është cilësuar ndër shekuj si nektari i perëndive, e vijon të jetë i tillë edhe sot. Mjalti ka një përdorim të gjërë dhe jo vetëm si ëmbëlsues.

Përpara shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej gjërësisht për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës. Ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure.

Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si një ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike.

Mjalti përmban sasi të vogla proteine, folati, vitamine C dhe vitamina të tjera të rëndësishme.

Vlerat më domethënëse të mjaltit vijnë nga mineralet që ai përmban.

Receta e Përgatitjes në Shtëpi

Përbërësit

Një grusht me çaj mali

Një lugë çaji me mjaltë

Dy lugë gjellë me lëng limoni

Një filxhan çaji me ujë

Përgatitja

Si fillim zjejmë ujin. Në ujin e nxehtë hedhim çajin e malit, e lëmë të zjejë deri në 10 minuta. E heqim nga zjarri dhe e hedhim në filxhan. Më pas hedhim lugën e mjaltit dhe lëngun e limonit. Çaji pihet kur është i ngrohtë./AgroWeb.org

Në farmaci antibiotikët e rrezikshëm me efekte anësore – Ja nga cilët duhet të keni kujdes

Agjensia e Barnave kërkon që pacientët të japin informacion agjensisë për efektet anësore të çdo lloj medikamneti.

Janë publikuar antibiotikët që nuk duhen rekomanduar nga mjekët ose duhen dhënë në mënyrë të kufizuar.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, këtë u ka kërkuar Agjensia e Barnave të gjithë mjekëve shqiptarë që në recetat e tyre të mos përshkruajnë antibiotikë të klasave kinolone dhe fluor kinolone.

Kjo pasi Agjensia Europiane e barnave njofton për efekte anësore të parikuperueshme.

Të dy llojet e antibiotikëve kanë përdorim me spektër të gjerë, si në traktin gastrointestinal, por edhe për probleme të veshkave.

Për pacientët që duhet domosdoshmërisht t’i përdorin, ata duhet të jenë të kujdesshëm në shfaqjen e simptomave që ditën e parë, pasi kanë efekte anësore që lidhen me depresionin apo vështirësi në ecje, si dhe prekin shikimin dhe dëgjimin.

Nga ana tjetër, Agjensia e Barnave kërkon që pacientët të japin informacion agjensisë për efektet anësore të çdo lloj medikamneti.

Informacioni Për Pacientët

Sipas Agjensisë së Barnave, të cilës i referohet AgroWeb.org, barnat që i përkasin klasës së flourkinoloneve (ciprofloksacinë, levofloksacinë, moxifloksacinë,norfloksacinë, pefloksacinë, prulifloksacinë dhe rufloksacinë) mund të shkaktojnë efekte të padëshiruara nga përdorimi i përsëritur ose për një kohë te gjatë duke prekur tendinat, muskujt, artikulacionet, sistemi nervor.

Këto efekte të padëshiruara përfshijnë: tendina të inflamuara, tendina te dobëta, dhimbje ose dëmtime muskulare, fryrje, enjtje të artikulacioneve, vështiresi në ecje, ndjesia e gjilpërave në këmbë (ndjesi çpuese), djegie, lodhje, depresion, probleme të memories, gjumit, shikimit, veshit, ndryshimi i shijes dhe nuhatjes.

Enjtja e lezioneve të tendinave mund të verifikohet brenda dy ditëve të para të fillimit të trajtimit me një flourkinolon, por mund të verifikohet dhe disa muaj pas ndërprerjes së trajtimit.

Duhet të ndërprisni marrjen e barit të klasës flourkinolon dhe të merrni kontakt të menjëhershëm me mjekun në rastet e mëposhtme:

Shfaqje të lezioneve të tendinave si dhimbje ose enjtje (duhet të mbani regjim shtrirë).

Dhimbje, ndjesi të shpimit si të gjilpërave në këmbë, gudulisje, mpirje, djegie ose dobësim në mënyrë të veçantë të këmbëvë dhe krahëve.

Enjtje të shpatullës, krahut, këmbëve ose vështirësi në ecje, lodhje, depresion, probleme me memorien, shqetësime të gjumit, shikimit, ndryshimit të shijes dhe nuhatjes.

Mjeku vendos nëse pacienti duhet të vazhdojë trajtimin ose nëse është e nevojshme të merret një antibiotik tjetër.

Shfaqja e dhimbjes së artikulacioneve, enjtja, dëmtimi i tendinave është më i shprehur në pacientët mbi 60 vjeç, me probleme me veshkat ose që kanë patur një transplant të organeve.

Komunikoni me mjekun nëqoftëse po trajtoheni me kortizone (barna si: idrokortizon, prednizolon) ose nëse duhet të merrni një trajtim me barna kortizonik. Dëmtimi i tendinave është më i shprehur nëse merrni njëkohesisht një bar të klasës së kortizoneve dhe flourkinoloneve.

Nuk duhet përdorur bari i klasës së flourkinoloneve nëqoftëse ka shfaqur efekte të padëshiruara nga përdorimi i mëparshëm i barnave flourkinolon ose kinolon dhe këtë duhet t’ja komunikoni mjekut dhe farmacistit tuaj.

Nëse keni ndonjë dyshim ose problem nga këto barna, duhet të flisni me mjekun ose farmacistin.

Klikoni këtu për njoftimin e Agjensisë së barnave.

Reumatizmi – Sa i dëmton edhe organet e tjera – Trajtimet natyrale

Rreziku që artriti dhe reumatizmi të kenë një ndikim te organet e tjera rritet falë prezencës së antitrupave.

Artriti apo reumatizma janë sëmundje që besohet të prekin vetëm kyçet.

Megjithatë, mjekët sqarojnë se disa lloje të sëmundjes mund të ndikojnë edhe zona apo organe të tjera.

Kur  ky reagim ndodh, trupi pëson një sërë goditjesh.

Organizmi vuan nga temperatura, plogështia, anemia, tharja e syve dhe e gojës.

Probleme të tjera janë : fibroza pulmonare, akumulimi i lëngjeve në mushkëri, probleme me nervat, komplikacioni në stomak dhe sëmundje të veshkave.

Lista e ndikimit sistematik të artritit dhe reumatizmës është më e gjatë se kaq.

Megjithatë, studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, thonë se jo çdo lloj artriti ka një ndkim në organizëm.

Osteoartriti është një shembull i tillë, sepse sëmundja prek vetëm kyçet.

Përse Artriti Reumatoid Ndikon Tek Organet e Tjera

Ky ndikim është në varësi jo vetëm të geneve por edhe faktorëve rrethanorë.

Rreziku që artriti dhe reumatizma të kenë një ndikim te organet e tjera rritet falë prezencës së antitrupave.

Niveli i këtyre antitrupave që sulmojnë organizmin rritet shumë nga duhanpirja por edhe faktori genetik.

Analiza e Faktorit Reumatoid Është e Nevojshme

Antitrupat që sulmojnë imunitetin gjenden në gjakun e 80 përqind të të rriturve të prekur nga artriti reumatoid.

Nëse ju vuani nga dhimjet e kyçeve, nxehtësia e tyre, mpirja por edhe lodhja, temperatura dhe rënia e beftë nga pesha, atëherë mjeku do t’ju kërkojë kryerjen e testit të faktorit reumatoid.

Është një test normal gjaku.

Ky test do të ndihmojë diagnostifikimin e saktë të sëmundjes dhe kuptimit të llojit specifik të saj.

Duke qenë se sëmundja diagnostifikohet me vështirësi në fazën paraprake të saj, analizat e gjakut janë të nevojshme.

Zgjidhni ushqime të shëndetshme për kocka të forta

Kalcium. Qumështi dhe produktet e tjera të bulmetit nuk janë të vetmet burime të kalciumit.

Asimilimi i kalciumit kërkon shumë vitaminë K, magnez dhe një sërë mineralesh.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, këto ushqyes të dobishëm mund t’i gjeni te boronicat dhe barishtet si spinaqi, lakrat e vogla, pazia dhe brokoli.

Mos hezitoni t’i përfshini këto ushqime në gatimet tuaja të përditshme, duke shtuar hudhrën dhe vajin e ullirit.

Lëngu i hithrës është efikas. Lexoni këtu për mënyrën e përgatitjes.

Po ashtu kura me spec djegës dhe vaj ulliri të cilin e gjeni duke klikuar këtu.

Bashkë me të mbajtja e një peshe të mirë trupore është e rëndësishme./AgroWeb.org

A mund të pihet uji i lënë jashtë gjatë natës

Uji nuk duhet të qëndrojë jashtë për ditë ose javë të tëra dhe më pas të pihet.

Gjatë natës, trupi dehidratohet dhe nevoja për ujë prish gjumin.

Disa njerëz që janë të ndërgjegjshëm ndaj nevojave të organizmit mbajnë gjithmonë ujë pranë krevatit.

Disa mbajnë një shishe apo një gotë të mbushur plot.

Të nesërmen, ata që pijnë ujin nga gota, tregojnë se shija e tij bëhet e çuditshme.

Ata vërejnë një ndryshim në dukje të lehtë të shijes së tij.

Është e vërtetë që uji nuk ka shije, por studimet tregojnë se uji i lënë jashtë pas kontaktit me dioksidin e karbonit në ajër, gjë që ndryshon pehashin e tij.

Çfarë Ndodh Me Ujin E Lënë Jashtë Gjatë Natës

Shija është nga shqisat më të komplikuara thonë ekspertët.

Sipas tyre, nëse njeriu pi ujë nga gota që ka mbushur në mbrëmje, do të mbajë mend në ndërgjegjie shijen e mëparshme të tij.

Gjatë natës, uji në gotë avullon në sasi të vogla.

Një gjë e tillë do të shkaktojë një përqendrim të aromave të substancave të tjera në ajër dhe në gotë.

Shija e tjetërsuar e ujit të lënë jashtë gjatë natës ka të bëjë me ajrin dhe jo ujin, thonë ekspertët.

A Mund Të Pihet Uji I Lënë Jashtë Gjatë Natës?

Për fat të mirë, uji nuk përmban as sheqerna, as yndyrna dhe as proteina të cilat mund të prishen pas një kohe të caktuar.

Pra, uji i lënë jashtë gjatë natës mund të pihet pa problem, gjithmonë nëse në gotë nuk ka rënë ndonjë mizë, mushkonjë a substancë e çuditshme .

Nga ana tjetër, konsumatori duhet të shqetësohet edhe për faktorë të tjerë.

Uji nuk duhet të qëndrojë jashtë për ditë ose javë të tëra dhe më pas të pihet.

Njeriu nuk duhet të përdorë të njëjtën gotë të palarë uji dhe nuk duhet ta ndajë gotën e tij me të tjerët.

Në aspektin e sigurisë, njeriu duhet të jetë i vëmendshëm edhe ndaj larjes së duarve pas shkuarjes në banjë.

Ky hap është i rëndësishëm në parandalimin e transferimit të baktereve nga duart tek uji./AgroWeb.org

Gripi i stomakut – Si të dalloni simptomat dhe çfarë duhet të bëni

Gripi stinor prek rrugët e frymëmarrjes ndërsa gripi i stomakut është shënjestron vetëm këtë organ.

Megjithëse një fenonem në dukje jo shumë i dëgjuar, në Shqipëri gripi i stomakut nuk është një problem shëndetësor i pazakontë.

Përkundrazi, gripi i stomakut është një problem shëndetësor, që sipas mjekëve prek shumë qytetarë, të cilët drejtohen për ndihmën përkatëse sidomos gjatë virozave.

Virozat gastrointestinale ose siç njihen ndryshe në termat e përditshëm mjekësorë si ‘gripi i stomakut’ është një problem shqetësues.

Së pari, ky problem prek shumë njerëz në pak kohë.

Konkretisht, mjekët ne Shqipëri konfirmojnë se në stinën e virozave, brenda një muaji mund të regjistrohen 8000 deri në 9000 raste me grip stomaku.

Kjo sëmundje nuk është shumë e rëndë në rast se tregohet kujdes për shëndetin.

Por në rastet se organizmi humbet shumë lëngje dhe elektrolite nga të vjellat apo diarea ajo mund të bëhet e rëndë, sidomos tek të vegjlit dhe të moshuarit.

Simptomat e Gripit të Stomakut

Gripi i stomakut është drobitës për të gjithë organizmin.

Simptomat më të forta të tij janë:

Të vjellat,

Dhimbje barku,

Diare,

Të përziera,

Temperaturë dhe ethe,

Dobësi,

Dhimbje muskujsh,

Rënie në peshë dhe humbje të oreksit.

Shkaqet Kryesore të Gripit të Stomakut

Gripi i stomakut shkaktohet nga shumë viruse dhe baktere.

Megjithatë, një prej shkaktarëve kryesorë është një virus i njohur si norovirus ose rotavirus.

Lexuesit e AgroWeb.org duhet të kuptojnë se ndonëse gripi stinor shoqërohet me probleme që prekin stomakun, ai nuk është i njëjtë me gripin e stomakut.

Gripi stinor prek rrugët e frymëmarrjes ndërsa gripi i stomakut është shënjestron vetëm këtë organ.

Zakonisht, gripi i stomakut shërohet vetë pas disa ditësh.

Megjithatë, AgroWeb.org ju këshillon të bëni kujdes, pasi ka raste kur infeksionet bakteriale zgjasin për më shumë kohë dhe nevojitet trajtimi me antibiotikë.

Bakteret që mund të nxisin gripin e stomakut janë salmonela ose E.Coli.

Edhe këto shqetësime largohen vetë pas disa ditësh.

Masat e Nevojshme Kundër Gripit të Stomakut

Nëse jeni prekur nga ky problem sigurohuni që të jeni të hidratuar.

AgroWeb.org ju kë shillon të pini ujë por mos e pini atë me shpejtësi.

Nëse do ta pini shpejt, do të nxisë më shumë të vjella dhe do të krijojë një rreth vicioz.

Nëse vuani nga diarea, konsumoni ushqime që mbledhin stomakun siç është buka e thekur, kompostoja e pjeshkës, tërshëra, kosi etj.

Shmangni ushqimet pikante dhe me shumë yndyrë.

Qëndroni larg alkolit dhe kafeinës dhe mbi të gjitha mbani një higjenë të fortë.

Gripi i stomakut është një sëmundje ngjitëse, ndaj lani duart shpesh.

Pse shton peshë kur shkon mirë në çift – Lexoni çfarë i ndodh trupit

Bashkëshortët që janë të lumtur në marrëdhënien e tyre janë më shumë moskokëçarës për peshën.

Ekspertët kanë vënë re se njerëzit shëndoshen më shpejt një deri në dy vjet pas martesës ose nëse janë në një marrëdhënie të mbarë ose afatgjatë.

Arsyet e shëndoshjes janë të ndryshme.

Disa fajësojnë rutinën, disa ushqimin, e të tjerë rehatinë e divanit në vend të palestrës.

A Mund Të Shtosh Në Peshë Për Shkak të Lumturisë në Çift?

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, studime të mëparshme sugjeronin se njerëzit që janë në një marrëdhënie janë më të shëndetshëm.

Por sipas ekspertëve kjo hipotezë është e gabuar, pasi jo në çdo rast thjesht marrëdhënia do të thotë shëndet.

Një studim i kryer së fundmi analizoi rrugëtimin e 169 çifteve të sapomartuara dhe të lumtura për 4 vjet me rradhë.

Gjetjet ishin shumë interesante.

Njerëzit që nuk ishin të lumtur në marrëdhënien e tyre ishin më të gatshëm të humbisnin në peshë.

Ekspertët e shpjeguan këtë me argumentin se në mungesë të lumturisë në çift, njeriu përpiqet të jetë sa më në formë që të kompensojë këtë mungesë lumturie dhe të ndihet mirë me veten.

Nga ana tjetër, bashkëshortët që janë të lumtur në marrëdhënien e tyre janë më shumë moskokëçarës për peshën.

Ata ndihen të lumtur, rehat dhe të kënaqur me mënyrën si e jetojnë marrëdhënien e tyre.

Beqarët në Formë, Të Martuarit Mbipeshë

Një studim i një viti më parë i publikuar në revistën Plos One, të cilit i referohet AgroWeb.org, analizoi të dhënat e 15,000 njerëzve të martuar dhe beqarë.

Zbulimi ishte po aq interesant.

Gjetjet e studimit konfirmuan se njerëzit që janë në një marrëdhënie të lumtur kanë më shumë gjasa të bëhen mbipeshë apo obezë se beqarët.

Këta të fundit, pra beqarët shtojnë mesatarisht 1.8 kg në vit.

Çiftet shtojnë mesatarisht 5.8 kg në vit.

Këto janë të dhënat e një studimi, por sigurisht mbipesha nuk ka lidhje vetëm me këtë. Ka plot çifte të lumtura që janë në formë.

Mbipesha lidhet me metabolizmin por edhe me çështje shëndetësore.

Gjithsesi ekspertë rekomandojnë që edhe pse jeni në rehatinë e një marrëdhënie të mbarë, duhet të kujdesini për veten dhe të mos jeni mbipeshë.

Shëtitjet në çift apo me fëmijët janë shumë të rekomandueshme.

Meshkujt mbi 50 – Çfarë duhet ndryshuar patjetër për jetesë më të gjatë

Mollët ulin rrezikun e vdekshmërisë nga sëmundjet e zemrës, për shkak të përbërësve të lartë antioksidantë.

Nëse jeni mashkull mbi 50 vjeç, efektet e moshimit fillojnë të ndjehen ndaj është koha e duhur për të marrë në konsideratë këshillat e vlefshme për shëndetin.

Mos prisni derisa të keni tension të lartë të gjakut ose shtoni 5 kilogram peshë për të filluar të jetoni më shëndetshëm.

Zakonet e shëndetshme dhe zgjedhjet e mençura të jetesës mund të bëjnë të dukeni dhe të ndjeheni mjaft vite më të rinj. Dhe, më e rëndësishmja, të jetoni më gjatë.

Pakësoni konsumin e kripës për të ruajtur shëndetin e zemrës

Sipas një studimi të vitit 2013, një në 10 vdekje tek të rriturit e vendeve perëndimore është e lidhur me konsumin e tepërt të kripës. Madje 60% e këtyre vdekjeve ndodhin tek meshkujt.

Shumë kripë ul nivelet e kaliumit në organizëm dhe ngre tensioni e gjakut, një kontribues i madh në sëmundjet e zemrës.

Ulja e konsumit të kripës dhe ushqimeve të përpunuara arrin të ulë rrezikun. Shtoni më shumë zarzavate dhe barishte në ushqimin tuaj dhe merrni më shumë kalium përmes ushqimeve të tilla si bananet.

Kujdesuni për shëndetin e trurit

Dëshironi të mbani mendjen tuaj në formë pavarësisht moshës?

Një ushqyerje që përfshin drithërat, perimet, sallatat, arrat, fasulet, manaferrat, shpendët dhe peshkun arrin të ulë rrezikun e sëmundjes Alzheimer në vitet e mëvonshme.

Studimet gjithashtu tregojnë rëndësinë e ngrënies së yndyrnave të shëndetshme, si vaji i mirë i ullirit.

Ruani dhe kujdesuni për kockat tuaja

Osteoporoza nuk nuk prek vetëm femrat. Edhe Meshkujt fillojnë të humbin masën kockore pas moshës 50 vjeçare.

Keni nevojë për kalcium dhe probiotikë në ushqimin tuaj. Një studim i Revistës së Fiziologjisë Qelizore  gjeti një lidhje midis probiotikëve dhe rritjes së dendësisë së eshtrave tek meshkujt.

Rezultatet tregojnë se probiotikët ndihmojnë në trajtimin e osteoporozës në të ardhmen, përveç ndihmës në shëndetin e tretjes.

Probiotikët mund të gjenden edhe tek ushqimet e fermentuara dhe produktet e qumështit me enzima të gjalla aktive.

Qumështi dhe kosi i freskët janë të pasura me probiotikë, mos prisni t’i gjeni tek qumështi i superpërpunuar me afate skadence shumë-vjeçare.

Përdorni shumë ujë për shëndetin e prostatës

Kur vjen puna për të kënaqur shijen, shumica e meshkujve preferojnë pijet e gazuara para ujit.

Por pasojat për shëndetin tuaj të ardhshëm janë serioze. Disa studime sugjerojnë se 180,000 vdekje në vit lidhen me pijet e gazuara dhe të sheqerosura.

Për burrat në mënyrë specifike, pijet e gazuara me sheqer rrisin rrezikun tuaj për kancerin e prostatës dhe kontribuojnë në shtimin e peshës dhe shfaqjen e diabetit.

Gjithashtu, merrni në konsideratë shtimin e konsumit të frutave si molla dhe rrushi i kuq. Studimet e fundit tregojnë se këto janë produkte mjaft mirëbërëse për prostatën.

Mosha do të bëjë të veten gjithsesi por do të ndjeheni më mirë me ushqimin e duhur dhe me aktivitet fizik. Vetëm mos harroni. Nuk është kurrë  tepër vonë për të filluar marrjen e vendimeve të mira./AgroWeb.org

Arsyet përse njeriu plaket më shpejt në dimër – Çfarë duhet të bëni

I ftohti ka një ndikim jo vetëm në shëndetin fizik por edhe në rritjen e nivelit të stresit.

Plakja dhe moti i ftohtë janë një kombinim jo dhe aq i mirë.

Temperaturat e ulëta lënë gjurmë në shëndet dhe zmadhojnë shenjat fillestare të plakjes.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 8 arsyet përse njeriu plaket më shpejt në dimër.

Mungesa E Lagështisë Në Ajër

I ftohti dhe thatësia e ajrit nuk janë miqësore me lëkurën.

Dimri arrin të prishë ekuilibrat e lëkurës duke shkaktuar skuqje dhe ndjeshmëri të lartë të saj.

Kjo e fundit e bën lëkurën më të brishtë dhe rrit predispozitat për një plakje të parakohshme të saj.

Nga ana tjetër, përdorimi i tepërt i kondicionerit përthan lëkurën dhe flokët duke shkatërruar paraqitjen e tyre rinore.

Stresi

Nivelet e larta të hormonit të stresit, kortizolit, janë të ashpra me lëkurën dhe e plakin atë përpara kohe.

Dermatologët rekomandojnë më shumë kohë në kushtet e shtëpisë për t’i dhënë lëkurës mundësinë e rimëkëmbjes.

Kremi Kundër Diellit

Lëkura duhet mbrojtur me krem kundër diellit edhe gjatë dimrit kur qiejt janë plot me re.

Rrezet UVA nuk e humbasin intensitetin e tyre gjatë dimrit dhe janë përgjegjëse për shumë dëmtime të thella në nivel qelizor.

Dermatologët thonë se kremi kundër diellit duhet vendosur edhe gjatë dimrit.

Përkujdesja

Përkujdesja ndaj lëkurës duhet të jetë e ndryshme në verë dhe në dimër.

Në verë, duhet të tregoni kujdes ndaj nxehtësisë dhe lagështisë.

Në dimër, duhet të përdorni kremëra me aftësi të madhe hidratuese dhe me përmbajtje të lartë të acidit hyaluronik.

Dushi I Nxehtë

Dushi me ujë të nxehtë e përthan ndjeshëm lëkurën dhe e zhvesh atë nga vajrat natyralë.

Uji që përdoret për lëkurën e fytyrës duhet të jetë i ngrohtë dhe kontakti me të nuk duhet të zgjasë më shumë se 20 minuta.

Menjëherë pas banjës duhet ta lyeni lëkurën me një krem ushqyes.

Sa i përket pastrimit, dermatologët rekomandojnë përdorimin e solucioneve vajore për pastrimin që nuk e përthajnë lëkurën.

Ushqimet E Gabuara

Pasojat dhe përfitimet e çdo regjimi ushqimor ndihen që në fillim në lëkurë.

Dermatologët thonë se konsumi i frutave, perimeve dhe erëzave duhet të jetë më i lartë në dimër.

Mungesa e Diellit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, gjatë dimrit, niveli i vitaminës D dhe K bie.

Në këtë mënyrë, dalin në pah rrathët e zinj të syve dhe lëkura zbehet.

Mungesa E Aktivitetit Fizik

Aktiviteti fizik nuk duhet të mungojë në dimër sepse mungesa e tij ndikon tek humori, pesha dhe inflamacioni në trup./AgroWeb.org

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Ushqyerja e pamjaftueshme, dehidratimi, pozicionimi i keq i trupit dhe lodhja e syve janë disa prej shkaktarëve të dhimbjeve të kokës.

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit.

Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një sëmundjeje serioze, thonë ekspertët.

Mjekët shpjegojnë se dhimbja e kokës mund të jetë simptomë e një çrregullimi organik por edhe shenjë e një problemi më të komplikuar.

Dy Llojet E Dhimbjeve Të Kokës

Ekspertët shpjegojnë se njerëzit mund të vuajnë nga një ose dy lloje të dhimvjeve të kokës.

Bëhet fjalë për dhimbjet si pasojë e tensionit të gjakut në të dyja rastet, i ulët apo i lartë, ose ato si pasojë e enjtjes së enëve të gjakut përreth kokës.

Ndonjëherë, këto dhimbje tregojnë se një aspekt i përditshmërisë suaj po shkakton stres ose lëndim të organizmit.

Ushqyerja e pamjaftueshme, dehidratimi, pozicionimi i keq i trupit dhe lodhja e syve janë disa prej shkaktarëve të dhimbjeve të kokës.

Ekspertët thonë se nëse njeriu përballet me dhimbje të shpeshta të kokës duhet të frenohet nga dëshira për të marrë ilaç dhe të hetojë arsyet e dhimbjeve.

Studentët për shembull përballen shpesh me dhimbje të vazhdueshme të kokës sepse nuk janë të rregullt me ushqimin.

Migrena Është Një Dhimbje E Ndryshme

Dhimbjet e migrenës ndryshojnë nga dhimbjet e zakonshme të kokës.

Njerëzit që vuajnë nga migrena shprehen se ndihen sikur kanë një çekan në kokë që godet në mënyrë të përsëritur.

Dhimbjet e migrenës zakonisht janë në një anë të kokës dhe shoqërohen me të përziera.

Si Të Dalloni Nëse Vuani Nga Migrena

Shenjat paralajmëruese të migrenës janë të shumëta dhe zakonisht përfshijnë:

Turbullim të shikimit,

Vështirësi në artikulim,

Aromë të paqenë portokallesh,

Konfuzion,

Të përziera,

Mungesë oreksi,

Ndjeshmëri e lartë ndaj dritës së fortë dhe zhurmave.

Nxitësit e dhimbjeve të migrenës nga ana tjetër ndryshojnë në varësi të individit, por më të përhapurat janë:

Ushqime të caktuara,

Aroma të forta,

Depresioni, ankthi dhe probleme me humorin,

Shmangia e marrjes së ilaçeve në kohë,

Niveli i ulët i sheqerit në gjak,

Ndryshimet e papritura të motit,

Dritat e forta,

Ndryshimet hormonale.

Nëse përjetoni 3 ose 4 dhimbje koke në javë dhe merrni doza të larta ilaçesh kundër dhimbjes, duhet të shkoni tek mjeku sa më parë./AgroWeb.org

Simptomat alarmante të ishemisë – Hapat si ta parandaloni

Shkaqet që nxisin përkeqësimin e hipertensionit janë të shumëllojshëm.

Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë.

Ndonëse këto faktorë janë të pandryshueshëm, njeriu mund të ndërmarrë disa masa për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e ishemisë.

Si Të Parandaloni Isheminë

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni mënyrat se si të minimizoni rrezikun e goditjes së ishemisë.

Ulni Tensionin e Gjakut

Tensioni i lartë i gjakut është një faktor i lartë rreziku që dyfishon apo katërfishon rrezikun e ishemisë.

Ekspertët rekomandojnë që të mbani nën kontroll tensionin e gjakut dhe nëse ai rritet ta trajtoni.

Një gjë e tillë përbën një ndryshim madhor në ruajtjen e shëndetit.

Treguesit idealë të tensionit të gjakut janë 135/85, thonë ekspertët.

Tensioni ulet duke kufizuar kripën, shmangur ushqimet e përpunuara, ngrënë më shumë fruta e perime, kryer aktivitet fizik dhe duke lënë duhanin.

Humbisni në Peshë

Mbipesha dhe obeziteti rrisin gjasat e goditjes nga ishemia.

Konsumoni jo më shumë se 1,500-2000 kalori në ditë dhe bëni aktivitet fizik.

Aktiviteti Fizik

Aktiviteti fizik kontribuon fort në rënien nga pesha dhe uljen e tensionit të gjakut.

Ekspertët rekomandojnë kryerjen e aktivitetit fizik për të paktën 5 ditë në javë, së paku ecje.

Kujdes me Alkolin

Alkoli në sasi të vogla mund të jetë normal, por nëse e teproni atëherë rreziku rritet menjëherë.

Ekspertët rekomandojnë që njeriu nuk duhet të pijë më tepër se një gotë alkol në ditë.

Ata gjithashtu këshillojnë konsumin e një gote me verë të kuqe që përmban antioksidantë.

Rrahjet e Çrregullta të Zemrës

Fibrilacioni arterial është forma më e zakonshme e aritmisë, pra rrahjeve të çrregullta të zemrës.

Ai mund të shkaktojë trombozë në zemër e në tru.

Ky problem pesëfishon rrezikun e ishemisë.

Diabeti

Niveli i lartë i sheqerit dëmton enët e gjakut dhe me kalimin e kohës nxit trombozën.

Ekspertët rekomandojnë monitorimin e sheqerit në gjak, ushqyerjen e shëndetshme, aktivitetin fizik dhe medikamentet.

Lini Duhanin

Duhanpirja përshpejton formimin e trombozës.

Duhani trash gjakun dhe e mpiks atë.

Lënia e duhanit është një nga ndryshimet më thelbësore në stilin e jetesës që mund të pakësojë ndjeshëm rrezikun e ishemisë.

Simptomat Alarmante të Ishemisë

Të shumtë janë njerëzit që injorojnë shenjat paralajmëruese të ishemisë sepse vënë në dyshim seriozitetin e simptomave.

Ekspertët thonë se njerëzit duhet të shkojnë në urgjencë menjëherë nëse:

Njëra gjysmë e fytyrës varet kur buzëqeshni;

Kur ngrini krahët në ajër, njëri prej tyre lëshohet sërish poshtë

Kur keni vështirësi në artikulimin e fjalëve;

Kur nuk qëndroni dot në këmbë,

Kur keni dhimbje të pazakonta dhe shumë të forta të kokës./AgroWeb.org

Pse trupi kërkon më shumë ushqim në dimër

Duke qenë se në dimër, aktiviteti fizik është më i ulët uria rritet.

Trupi i njeriut është në gjendje të flasë e të shprehet qartë për atë që ka nevojë.

Nëse njeriu është i vëmendshëm atëherë do të mësojë të ushqehet më shumë me produkte natyrale të stinës.

Produktet e stinës janë burimet më të mira natyrale të vitaminave dhe mineraleve.

Ato jo të stinës nuk ofrojnë sasinë maksimale të ushqyesve për të cilat trupi ka kaq shumë nevojë.

Ushqyerja e Shëndetshme Sipas Çdo Stine

Ekspertët janë të mendimit se njeriu duhet të jetë më i vëmendshëm ndaj produkteve të stinës dhe të konsumojë më shumë prej tyre për të qenë të shëndetshëm.

Le të marrim si shembull stinën e verës.

Në këtë stinë, njeriu kalon më shumë kohë në ambiente të jashtme, është më aktiv dhe i gëzohet orëve më të gjata në diell.

Produktet më të mira të stinës së verës janë hidratuese dhe plotësojnë nevojat e organizmit.

Këtu përfshihet shalqini, frutat e pyllit, kastravecat, pjeshkët, pjepri dhe misir.

Këto ushqime jo vetëm që janë të pasura me vitamina dhe minerale e karbohidrate por janë të freskëta dhe të stinës.

Shalqini që prodhohet në sera dhe serviret në dimër nuk ka të njëjtin fuqi ushqyesish për organizmin.

Vjeshta dhe Dimri

Në vjeshtë dhe në dimër, ditët janë më të freskëta e më të shkurtra ndaj dhe organizmi nuk ka më nevojë për shalqi apo sallata të lehta por për ushqime më të plota dhe të ngrohta.

Duke qenë se në dimër, aktiviteti fizik është më i ulët dhe jemi të prirur që të qendrojmë sa më shumë në shtëpi apo në ambjente të mbyllura uria rritet edhe më shumë dhe është vet trupi që kërkon edhe më shumë ushqim.

Tërheqja ndaj ushqimeve më të ngrohta siç janë supat me perime, drithërat, arrorët dhe avokado është automatike dhe natyrale sepse është vet organizmi që kërkon të konsumojë ushqime të ngrohta dhe të plota.

Në vjeshtë, mollët shijojnë më shumë sepse janë të stinës.

Ato janë ndjeshëm më të pasura me fibër dhe pektinë të cilat e ndihmojnë organizmin të tresë më mirë ushqimet.

Dimri vjen me një larmi agrumesh që na pajisin me doza të larta të vitaminës C.

Kjo vitaminë është një nga mburojat më të mira kundër viruseve dhe baktereve që na kanosen në stinën e ftohtë.

Ekspertët argumentojnë se kur hamë produkte të stinës, pra fruta dhe perime që mundësohen nga nëna Natyrë, organizmi ynë bëhet më i fortë dhe më i shëndetshëm.

Ushqyerja me produkte të stinës i jep trupit vitaminat më të domosdoshme dhe krejt natyrale./AgroWeb.org