VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kongresmeni Joe DioGuardi dhe Ambasadori Walker bashkë me Komunitetin në mbështetje të gjithë të Marko Kepit Nga Asllan Bushati

By | October 2, 2019

Komentet

Populli amerikan, përsëri, do të mundë njollën e zezë të racizmit…! – Nga Skënder Karaçica

Amerika,Demokracia,Liria
Amerika do të jetoj sa vetë universi ,me tiparët e vlerave universale të demokracisë,të lirisë,të barazisë dhe në krah të njërëzimit në botën e lirë dhe kundër regjimeve të orëve të gjenocidit dhe të shembjes së këtyre vlerave…!
Amerika do të kaloj orën e dhimbjes për vdekjen e njeriut të saj me ngjyrë! Populli amerikan di të ruaj këto vlera shekullore të jetës e të barazisë se në këtë shtet(fidanishtja)e demokracisë të gjithë pa dallime janë të barabartë!
Amerika do të mbetët po ajo e fortë,e zhvilluar,me projektin ndërkombëtar:Liri,Barazi,Zhvillim…!
Amerikë të bekoftë Zoti!
Çikago,qershor 2020

Dr. Linda Ciu në vijë të parë në frontin e Luftës kundër Coronavirusit në Massachusetts – Bisedoi Keze Kozeta Zylo

 

 

Dr.Linda Ciu punon në “Reliant pediatric urgent care” shërbim i urgjencës pediatrike në Worcester, MA, e cila është në vijë të parë të Frontit të Luftës kundër Coronavirusit Covid 19.

 

 

Flet Dr.Ciu e cila ka gjysh Ismet Toton, një intelektual par excellence nga Progonati i Tepelenës, dënuar me vdekje nga regjimi i Zogut, në moshën 32 vjecare.  Në prag të egzekutimit ai shkroi letrën botuar nën titullin “De profundis”: “Bota nuk është e atyre që ngrohen. Bota është e atyre që digjen.”  Drama e vellezerve Toto nuk ka te perfunduar.  Vëllai i madh Ethemi, ish Ministër i Brendshëm në kohën e Zogut, që gëzonte respekt nga Veriu në Jug, u vetëvra i rrethuar, por dhe vëllai tjeter Tahsini u vra gjatë rrethimit. Vëllai i vogel Selaudin Toto, fizikant i shquar themeluesi i Akademise së Shkencave me vartës dhe bashkëpunëtorë të njohur si Sabiha Kasimati etj, dhe deputet në Parlament si Nacionalist, pushkatohet me gjyqin famëkeq të deputetëve në 1947 nga regjimi diktatorial Hoxha.

 

Dr.Ciu, bota është në luftë pandemike cila është detyra juaj në këtë situatë tragjike?

 

Detyra jone si mjeke është jo vetëm të ofrojmë ndihmë të shpejtëdhe cilësore për fëmijët e moshave 0-18 vjec, duke lehtësuar kështu repartin e Emergjencës në spitale , por tëmbulojmë dhe shëbimin e mjekëve pediatër në komunitetet për rreth, kur nuk mund të shohin pacientët e tyre, ose mbas orarit të vizitave.

Deri para një viti dhe unë kam punuar si pediatre në shërbimin parësor për 15 vite këtu nëAmerikë.

 

Ju jetoni në qytetin e Worcester, në Massachusetts, që kur u hap ky virus vdekjeprurës keni qenëe frikësuar për familjen tuaj, ose si e menaxhoni stresin e familjes suaj?

 

Si mjeke pediatre prej më se 30 vjetësh kur gjysmën e pare të viteve kam punuar në Shqipëri,  kjo nuk është epidemia e parë për mua. Natyrisht niveli i ankthit për vehte dhe familjarët është i madh, por i manaxhueshëm. Nga ana tjetër, kam fatin, që në qendrën ku punoj, nuk ka patur mungesa të materialeve mbrojtëse, dhe kemi organizuar seleksionin e pacientëve dhe mënyrën e ekzaminimit me metoda të reja krijuese, per të pakësuar ekspozimin tonë dhe të personelit ndihmës.

Gjithashtu vajza është mjeke dhe punon tek spitali Mount Sinai ne NYC si geriatre dhe bashkëshorti i saj është drejtori klinik i departamentit të Urgjencës së spitalit, por deri tani nuk janë sëmurur, dhe e manaxhojnë stresin me optimizëm, pa ankth. Bejme face time ditore midis nesh, dhe shpesh rreth orës 7 të mbrëmjes, kam dëgjuar jehonën e duartrokitjeve të njerëzve për punonjësit e shëndetësisë,nga apartamenti  tyre, që është emocionuese.

Fakti që të gjithë ne, si mjekë, ia kemi dedikuar jetën tonë, shërbimit të njerëzve në nevojë, dhe kemi bërë betimin e Hipokratit, ndihmon që të përballojmëkëto situate të vështira .

 

Gjatë shërbimit tuaj në shendetësi në këtë kohë keni pasur raste me pacientë shqiptarë?

 

Në kliniken time nuk kam patur fëmijë shqiptarë që të kenëtestuar pozitiv.

Bashkëshorti im, i cili punon me komunitetin shqiptar në Worcester, ka dëgjuar për disa raste, por jo fatalitete.

Nje lajm I mirë dhe optimist është që vjehrra ime, 87 vjec, u sëmur në Nursing Home, por e kaloi lehtazi.

Nga ana tjetër do të dëshiroja ti përgjigjesha spekullimeve se vaksina e BCG në të kaluaren, te mbron nga virusi. Fatkeqesisht nga studime të fundit (më i fundit studim izraelit ) ka rezultuar se kjo vaksinë nuk ka efekt mbrojtës. Për ne si shqiptarë, që kemi qenë vaksinuar routine, ishte pak shpresëdhënës por rezulton që nuk ka bazë shkencore.

 

Cilat janë këshillat tuaja si doktoreshe në këtë fushë dhe a mendoni se do të zhduket së shpejti kjo pandemi globale që po merr me shpejtësi jetë njerëzish?

 

Si mjeke pediatre, në cdo stinë dimri, jemi në kontakt me viruse të rrezikshëm , ku fëmijët janë bartësit dhe vektorët më të shpeshtë dhe këto viruse kanë semundmëri të lartë ndër të prekur. Pervec gripit stinor, kemi patur stinë ku gripi i derrit apo “bird flu”kanë qenë shumë të rrezikshëm fillimisht, apo dhe epidemi fruthi nga refuzimi i vaksinës.  Shumica e këtyre viruseve nuk përbejnë më rrezikshmëri të lartë, sepse janëpërfshirë në vaksinën e gripit që jep mbrojtje të pjesshme deri 60 përqind, dhe me kalimin e viteve, mbrojtja ka efekt kumulativ.

Deri sa të kemi një vaksinë ndaj covid, duhet të zbatojmë me rigorozit të shtuar rregullat e higjenës, dhe për më tepër distancimin social dhe maskat. Ajri i pastër në natyrë, sidomos me ardhjen e stinëve të buta, do të ndihmojë jo vetëm shëndetin fizik por dhe atë mendor, në këtë pandemi.

 

Nju Jorku është shteti më i kapur prej fyti nga Coronavirusi si do të parandalohet kjo epidemi që po merr jetë njerëzish?

 

Nju Jorku është qendër e fluturimeve nga bota dhe njëkohësisht ka dendësi të madhe tëpopulatës, që shpjegon dhe sëmundshmërinë e lartë. Lajm i mirë është që rastet janë në ulje tëvazhdueshme si dhe rastet e paraqitjes në spital apo shtrimeve.

Sistemi mjekësor amerikan tregoi se ka resiliencëtë lartë dhe e përballoi situatën pa patur kolaps apo mungesa ventilatorësh apo shtretërish. Nga ana tjetër sektori privat ju pergjigj shpejt duke shtuar prodhimin për t’u pergjigjur nevojave tështuara per pajisje mbrojtëse apo mjekësore, si dhe industria/shkencëtarët farmaceutike po punojnë me shpejtësi për një vaksinë efikase dhe testime të shpejta sa më cilësore.

Fakti është që numri i rasteve do të ketë ngritje nga rihapja e aktiviteteve, por që do të jenë besoj të përballueshme.

Shpresat jane të mëdha, për një vaksinë të efektshme, gjithashtu së shpejti do kemi dhe rezultate të sakta të studimeve shkencore që po bëhen në spitalet e Nju Jorkut dhe gjetkë , për trajtime sa më efikase lidhur me  parandalimin apo mjekim të hershëm të të prekurve duke evituar kështu format e rënda që përfundojnë në reanimacion.

Nga ana tjetër testimet në Amerikë janë rritur jashtëzakonisht shumë dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm cilësor, për të qenë sa më të saktë, kjo do të lehtesojë dhe parandalimin e një rritjeje drastike të rasteve me rihapjen .

 

Keni frikë nga ky virus vdekjeprurës se mos ju transmetohet nga të sëmurët?

 

Natyrisht ky është rreziku ditor për ne, dhe prandaj kujdesi duhet të jetë konstant, duke filluar nga përdorimi i kompleteve mbrojtëse, larja e shpeshtë dhe dezifektimi i duarve dhe sipërfaqeve në mjedisin ku punon, por dhe kujdes i lartë kur kthehesh në shtëpi, që mos të biesh virusin në mjediset shtepiake.  Kujdes në ndërrim të menjëhershëm në një mjedis të caktuar në hyrje, dezifektim i shpeshtë i sipërfaqeve shtëpiake apo larje me temperaturë të lartë të veshjeve.

 

Si mendoni për gjendjen e Shqipërisë parë me syrin tuaj si shqiptare, por dhe si mjeke midis dy kontinenteve?

 

Shqipëria ka patur raste të ulta në krahasim me rajonin , te lidhura me një mbyllje apo lock down drastik.

Të gjithë e kuptojmë që një mbyllje drastike fillimisht është e kuptueshme për t’i dhënë kohë sistemit shëndetësor të marrë masa për të siguruar bazë materiale të mjaftueshme për punonjësit

e shëndetësisë që mos tësëmuren, të sigurojë më shumë aparatura dhe mjekime sado pak efikase deri tani për të parandaluar rastet e rënda dhe numër testesh të bollshme për të gjurmuar sëmundjen dhe parandaluar përhapjen. Këto janë në dorë të qeverisë. Intervali kohor i karantinës absolute ka qenë më se i mjaftueshem per të siguruar kushtet dhe nevojat e mësipërme.

Mbyllja e stërzgjatur nuk është më e dobishme, dhe sidomos sa më i varfër vendi aq më të tejskajshme jane pasojat ekonomike.  Gjithashtu stina e butë duhet shfrytëzuar për efektet positive për shëndetin fizik dhe mendor. Nuk po hyj në aspektin ekonomik të stërzgjatjes së izolimit, por nga pikëpamja shëndetësore, relaksimi i karantinës padyshim që shoqërohet me numër rastesh të reja të infektuara , prandaj llogjika e stërgjatjes së izolimit , apo rikthimi tek një izolim drastik është i pakuptimtë dhe abuzues.

 

Cili është edukimi juaj dhe si i keni ngjitur shkallët e karrierës në mjekësi dhe në Amerikë?

 

Une kam lindur dhe rritur në Tiranë, filloren e kam mbaruar tek shkolla “Kosova”, pastaj tetevjecaren tek “Fan Noli” dhe gjimnazin tek “Sami Frashëri “ ku kam mbaruar me medaljen e artë , fakt që më mundësoi pranimin në  Fakultetin e Mjekësisë, në 1981-1986.

Fakultetin e Mjekësisë e mbarova me diplomë “shkëlqyer “.

Fillimisht kam punuar në Spitalin pediatrik në Tiranë dhe më pas u bëra dhe pedagoge e Katedrës së Pediatrisë. Në 1992 kalova në Neonatologji, specialitet që merret me kujdesin e të porsalindurit dhe u zhvendosa në Maternitet.

Më 1994 pata fatin të fitoj një burse 6 mujore “Fulbright “ dhe shkova për research pranëUSCF -San Francisco në Neonatologji , që ishte një experiencë e jashtëzakonshme . Më pas u ktheva dhe kam punuar ne Atdhe deri më 1999, gjate kësaj kohe mbrojta dhe doktoratën nëNeonatologji.

Kam qenë anëtare / konsulente e grupit të Organizates Botërore të Shendetit  për mbledhjen e tëdhënave perinatale.

Në mars 1999 emigruam në USA, me ribashkim familjar nga ana e bashkëshortit.

Mu desh të kaloj provimet për konvertimin e diplomës , që morën rreth 1 vit, dhe më pas bëra 3 vjet specializim ne Pediatri pranë UMASS hospital center.

Kam praktikuar në Massachusetts si pediatre e përgjithshme qysh prej vitit 2004 deri sot.

 

Ju keni gjysh Ismet Toton, një intelektual par excellence nga Progonati i Tepelenës, dënuar me vdekje nga regjimi i Zogut, si e përjetoi nëna juaj kë dramë familjes? Në prag të egzekutimit ai shkroi letrën botuar nën titullin De profundis: “Bota nuk është e atyre që ngrohen. Bota është e atyre që digjen.”  Ai frymëzon përjetësisht gjeneratat me kulturën dhe veprimtarinë kombëtare që na la, ne ndihemi tejet krenar, po ju si e perjetoni dhe transmetoni kë pasuri kaq të vyer tek pasardhësit tuaj?

 

Vëllezërit Toto kanë bërë histori , pavaresisht se gjate periudhës së diktaturës nuk janë përmendur, dhe lëvizja e Delvinës që ata kryesuan ishte një kryengritje kundër Zogut, të cilin ata e përkrahën në fillim duke shpresuar qe do të përparonte vendin. Por kur panë që regjimi i tij ishte kthyer në një regjim të korruptuar, diktaturë ku eliminoheshin fizikisht kundërshtarët, dhe kur Zogu vetë rrëzoi qeverinë liberale të Mehdi Frashërit që kishte ngjallur shpresa për reforma dhe përparim, u ngritën kundra tij. është për të qeshur dhe për të qarë se lëvizja e Delvinës u quajt komuniste për kohën nga Zogu dhe nuk u provua dot me fakte dhe më pas u etiketua si fashiste prej diktatorit EH. Në fakt ishe një kryegritje patriotësh me ideale ndoshta dhe utopike për kohën por që dëshiruan përparimin e atdheut më shumë se jetën e tyre.

Ismeti kishte mbaruar shkollën e Fullcit dhe ishte gazetar, publicist ne revistat më në zë të kohës dhe bashkëpunëtor me Faik Konicën, Branko Merxhanin dhe shkrime kanë qenë të botuara në gazetat e njohura të kohës si Minerva, Iliria, Ora etj, si dhe zyrtar ne qeverinë e Zogut.

Ismeti u denua me varje në Gjirokaster, në moshën 32 vjecare.

Vëllai i madh Ethemi, ish minister i brendshëm, që gëzonte respekt nga Veriu në Jug, u vetëvra i rrethuar dhe vëllai tjeter Tahsini i cili u vra  gjate  rrethimit. Gjyqi në Gjirokastër nuk provoi asnjë akuzë se levizja ishte komuniste apo e përkrahur nga jashtë, por ishte vetëm e drejtuar kundër një administrate me tradita otomane dhe të korruptuar. Ai shpresonte tek “Djalëria” që herët a vonë do të përparonte Atdheun.

Ismeti la pas 3 fëmijë dhe gruan e tij në moshe të re dhe pa pasuri apo prona.

Fjala e tij “De Profundis” u shpërnda nëpër shkollat e vendit si rrufe pavarësisht, pengesës së xhandarmërisë.

Por për familjen Toto, që u bë bazë e luftës, ku gyshja Envere Toto, u zgjodh në Kongresin e gruas antifashiste, si zv/presidente, fatkeqesitë nuk kishin fund .

Vëllai i vogel Selaudin Toto, fizikant mbaruar në Torino që u kthye të kujdesej për jetimët e vëllezërve në 1944, themeluesi i Akademise së Shkencave me vartës dhe bashkëpunëtorë të njohur si Sabiha Kasimati etj, dhe deputet në Parlament si Nacionalist, pushkatohet me gjyqin famëkeq të deputetëve në 1947.

Mamaja ime Flutura Toto Ciu, ishte vetem 8 vjec kur u var babai i saj Ismeti.

Dhe vetëm 18 vjec kur u pushkatua Selaudini që e konsideronte si figure atërore.

Më pas persekutimi vazhdoi egërsisht, gjyshes nuk i lejuan as te qepte në shtëpi për të ushqyer fëmijët.

Por mamaja, motra dhe vëllai i saj nuk e ulën kokën apo nuk shitën ndershmërinë e trashëguar në familje.

Në vitet e fundit të jetës ajo ma përshkruante me lot në sy momentin si vajtën të vetme, bashkë me motrën , më të vogel  të përshëndeste xhaxhain tek dalja tek kinema 17 Nëntori, pas gjyqit ,  kur e hypën në autobuz drejt pushkatimit .

Apo kujtonte trupin e të jatit xhenaze, që vetëm ajo si fëmija më e madhe, e lejuan në dhomë.

Gjithmonë sillte në mendje se si vuanin për bukë në vitet e pasluftës apo kur  arrestuan vëllanë e vogël në shtëpi me akuzën ‘tentativë arratisje“ dhe vizitat në burg bashkë me gjyshen

Një libër i plotë me punën dhe veprën e vëllezërve “Toto“ është botuar dy vjet më parë i titulluar “Ismet Toto -Larg dhe afër-saga e një familje”, me parathënien e mbesës së tij Nevila Nika, që hulumtoi si historiane nëpër arkiva gjithë punimet dhe botimet e tij.

Tri vjet më parë së bashku me vajzën dhe bashkëshortin e saj, morëm pjesë në përkujtimoren e vdekjes së Selaudin Totos si themelues i Insitutit sot Akademia e Shkencave dhe 70 vjetorit përkujtimor të  gjyqit të Deputeteve tek salla e Akademisë së Shkencave në Tiranë.  Aty Ambasada Italiane na dorëzoi ne familjarëve kopjen e disertacionit të tij dhe Diplomës nga Instituti i Fizikës në Torino.

Vajza e mban librin tek koka e krevatit dhe e ka lexuar me shumë dashuri .

 

Faleminderit Dr.Ciu për bisedën e vlefshme dhe paci shëndet familjarisht!

 

Bisedoi Keze Kozeta Zylo, gazetare, shkrimtare

 

29 Maj, 2020

New York

 

ISMET TOTO

SELAUDIN TOTO

 

Njeriu George Floyd meriton vetëm drejtësi, jo se është afrikan, por është NJERI – Nga Keze Kozeta Zylo

 

States can surely prohibit violent protests!

Protestat e dhunshme duhet të ndalen dhe besoj se do të ndalen, sepse i besoj shtetit amerikan dhe policisë amerikane të cilët janë heronjte tanë në mbrojtje të ligjit demokratik amerikan!

Populli amerikan po përjeton dhunë dhe plackitje nga vala e protestave të mëdha për të dënuar dhunën makabre deri në vdekje që ushtroi një polic karshi afrikano amerikanit George Floyd.

Si njeri dhe qytetare e botës, unë nuk mund ta shikoj deri në fund vidion kur polici i vë gjurin në qafë George Floyd deri sa ai jep shpirt, jo nuk kam zemër për këtë. Me shume miq që kam biseduar, vecanërisht mjaft gra më kanë thënë të njejtën gjë…

Njeriu George Floyd meriton vetëm drejtësi, jo se është afrikan, latin, kinez, shqiptar apo amerikan, por është NJERI!  Dhe kjo do të bëhet, sepse i besoj drejtësisë amerikane bazuar në kushtetutë ndërtuar nga Baballarët e Kombit.

Protestat duhet të jenë paqësore dhe në përgjithësi kjo është tradita amerikane.

Amerika dhe Nju Jorku ku unë jetoj duket si një zonë lufte dhe për shkatërrimet, vandalizmat, dhuna mbi policinë, djegjet e pronave më shqetësojnë pamasë.  Protestat e dhunshme cojnë në gjakderdhje dhe kjo nuk është kultura demokratike amerikane, por është vetem e barbarëve që duan të përfitojnë nga njerëz të papërgjegjshëm që nuk përbën cudi të ndodhen dhe në ndonjë forcë të policisë si në rastin makabër në fjalë.  Është e dhimbshme dhe irrituese të qëllosh policin me cfarë gjen përpara, të hipësh në makinën e policisë dhe ta djegësh, të marrësh koshin e plehrave ta vërvitësh mbi fytyrat e njerëzve apo dhe t’i vësh zjarrin!

Protestat e dhunshme duhet të ndalen dhe besoj se do të ndalen sepse i besoj shtetit amerikan dhe Policisë amerikane të cilet janë heronjte tanë në mbrojtje të ligjit demokratik amerikan!

States can surely prohibit violent protests!

31 Maj, 2020

Staten Island, New York

Më 2001 Rudy Giuliani i nderoi shqiptarët duke deklaruar “Albanian Independence Day” në Nju Jork

VOAL – Kryetari i atëhershëm i bashkisë së qytetit të Nju Jorkut, miku i shqiptarëve Rudy Giuliani (Rudi Xhuliani) i nderonte shqiptarët kudo që ndodhen dhe Fondacionin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane (the Albanian American Society Foundation, Inc. ), duke deklaruar më 28 Nëntor 2001, “Ditën e Pavarësisë Shqiptare” (“Albanian Independence Day” ) në qytetin e Nju Jorkut.

Duke falënderuar Fondacionin e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane dhe posaçërisht kryetarin e saj, zotërinë e nderuar Esad Rizaj, VOAL po sjell për lexuesit Proklamatën (Proclamation) të cilën e shpalli zotëri Xhuliani më 28 Nëntor 2001./eb

 

Amerika nuk e përkrah ndarjen – Nga Martin Vulaj

(Një bisedë që duhet të na ndihmojë të gjithëve për t’u qetësuar)

Shkruan: Martin Vulaj

Amerika është një fenomen i veçantë në evoluimin politik të njerëzimit. Baballarët e kombit, në fillet e këtij shteti vendosën për themelimin e një republike kushtetuese në vend të një monarkie. Kjo me qëllimin e vetëm që qytetarit t’i jepej një rol qëndror në shtetin e ri.

Ndryshe nga demokracitë parlamentare ku pushteti është i përqëndruar te partitë politike dhe udhëheqësit e atyre partive gëzojnë pushtet të konsiderueshëm, në Shtetet e Bashkuara qytetari i zakonshëm as që e di se kush janë udhëheqësit e partive të tyre.

Amerika, bazuar në këto principe ka arritur të ndërtojë një sistem politik, ku qytetari aktiv ka mundesi qasjeje në të gjitha nivelet e pushtetit.

Është pikërisht ky sistem i cili i ka mundësuar edhe komunitetit shqiptaro- amerikan të ndikojë dhe lobojë te politikat amerikane për çështjen e Kosovës dhe çështje tjera shqiptare me interes.

Një shembull të tillë më së miri mund ta shohim nga një iniciativë e aktivistit shumëvjeçar nga Kosova Gjevalin Gegaj.

Gjevalinin e njohin të gjithë për aktivitetin e tij të palodhshëm në promovimin e interesave shqiptare në qarqet amerikane, dhe përveç kësaj, Gjevalini njihet edhe si një Republikan besnik.

Para pak kohësh ai vendosi kontakte me udhëheqësit e fushatës së presidentit Trump në shtetin e Miçigenit dhe kërkoi nga ta një mundësi për ta prezantuar çështjen e Kosovës.

Në këtë takim, ku kishte pjesëmarrës edhe të shumë organizatave kulturore, fetare, edukative dhe fusha të tjera të shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet, Gjevalini siç ka bërë me dekada, prezantoi hallet që po i brengosin kosovarët këto ditë.

Miçigen njihet si një shtet i rëndësishëm për zgjedhjet presidenciale, dhe në vitin 2016 presidenti Trump kishte arritur të fitonte vetëm me 10 mijë vota diferencë. Kur përfaqsues të fushatës së zotit Trump mësuan se në Miçigan jetonin rreth 43.500 votues me prejardhje shqiptare, interesi i tyre padyshim se u rrit. Vota shqiptare mund të ishte vendimtare, do të mendonte çdo operativ politik.

Përfaqësues të komunitetit prezantuan me modesti por me një siguri dhe vetëbesim çështjet që u interesonin dhe lanë një mbresë aq të mire, sa që Gjevalini u ftua të merrte pjesë në një takim me zëvëndës-presidentin Pence pas pak ditësh. Në këtë takim, Gjevalini me modestinë e tij unike, të skalitur ndër dekada të aktivitetit të tij, e njoftoi zotin Pence me Kosovën dhe vuajtjet që kishte kaluar vendlindja e tij ndër luftëra. I tregoi për mbi 13 mijë viktima dhe mijëra gra të dhunuara të cilave edhe sot e kësaj dite nuk u është dhënë drejtësia e merituar. Zoti Pence, i prekur nga kjo histori e trishtë e një populli të vogël, i kërkoi Gjevalinit që t’ia adresonte këto çështje dhe shqetësime të tjera të komunitetit përmes një letre.

Kjo ishte një mundësi e mirë që nuk vjen çdo ditë dhe përfaqsues të komunitetit filluan punën në përgatitjen e letrës sa më parë (ja vlen të theksohet që kjo letër nuk është e njejta nga ajo që ështe proklamuar në mediat kosovare ditëve të fundit).

Letra që u përgatit nga komuniteti i Miçigenit për zv.presidentin Pence përveç tjerash theksin e vinte edhe te fakti që gjatë procesit të dialogut me Serbinë, ndarja e mundshme e Kosovës të mos vinte në konsideratë në asnjë mënyrë dhe të mos kishte një bosnjëzim të Kosovës. Por pikërisht ato ditë Shtetet e Bashkuara u goditën nga pandemia, dhe komuniteti që kishte përgatitur dhe dërguar letrën e humbi entuziazmin se ajo letër tani do të mund të kishte efektin e dëshiruar.

Zv. Presidenti Pence ishte emëruar për të udhëhequr ekipin që do t’i bënte ballë luftës kundër pandemisë dhe nuk mund të merrej me mend që ai do të kishte kohë për t’u marrë me brengat e shprehura në letrën e komunitetit të Miçigenit. Por Amerika edhe në këtë drejtim është e veçantë dhe e dëshmon edhe një herë se roli i qytetarit është roli qendror në këtë shtet.

Në mes të luftës ndaj pandemisë, Gjevalini merr një telefonatë nga zyrtarë të fushatës së presidentit Trump, dhe njofohet se do t’i caktohej një takim ku ai do të mund të prezantonte dhe diskutonte shqetësimet e paraqitura në letrën e dërguar zotit Pence.

Takimi përmes telekonferencës (tipike në kohën e pandemisë) u mbajt me Z. Gary Tripmacher nga zyra e Zv. Presidentit Pence, dhe Amanda Ahlers, drejtoreshë për Ballkanin në Këshillin për Siguri Kombëtare (e cila për publikun kosovar njihet edhe si bashkëpunëtore e ambasadorit Grenell, i dërguar special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Sërbi).

Gjatë këtij diskutimi, u trajtuan me kujdes çështjet e ngritura nga komuniteti e ajo që ia vlen të theksohen janë ato pika aq shumë të diskutueshme e shpesh të keqinterpretueshme nga qarqe të ndryshme.

Zonja Ahlers edhe një here ritheksoi se:

“SE NUK KA MARRËVESHJE SEKRETE PËR SHKËMBIM TERRITORESH NDËRMJET KOSOVËS E SERBISË, SIÇ KANË SPEKULUAR DISA”

Nuk ka plane për tërheqje të trupave amerikane

Nuk do të ketë Bosnjëzim të Kosovë

Shtetet e Bashkuara do t’i rrisin ndihmat pas arritjes së një marrëveshjeje Kosovë- Sërbi dhe se nga kjo marrëveshje presin njohje të ndërsjellë ndërmjet dy vendeve

Shtetet e Bashkuara do të punojnë me çdo qeveri që del si rezultat i një procesi bazuar në normate kushtetuse

Një bisedë dhe përkushtim i tillë duhet të na qetësojë të gjithëve. Duke pasur parasysh historinë e dy dekadave të fundit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, është e pamendueshme që edhe një shqiptar i vetëm të vinte në dyshim synimet e Shteteve të Bashkuara dhe të kthehej për të gjetur shpëtim nga Evropa. Ishte SHBA që udhëhoqi fushatën e bombardimeve të NATO-s; pasi ia la për 8 vjet procesin e dialogut Europës, ishte SHBA që duke mos duruar dot më tha “kur mjafton, mjafton” dhe e bëri Kosovën të pavarur; ishte SHBA që kundër dëshirave të Europës, krijoi Ushtrinë e Kosovës; dhe është SHBA që po udhëheq nismën për ta mbyllur kapitullin e shtetësisë së Kosovës duke e anëtarësuar në OKB e NATO. Mund të thuhet se SHBA ka bërë më tepër për ta çuar Kosovën në Evropë se vetë Evropa. Në fakt, mund të thuhet se nuk ka pasur asnjë zhvillim vendimtar në Kosovë që nuk ka përfshirë rolin udhëheqës të SHBA-së.

Por ne nuk duhet të gënjejmë veten duke menduar gjithë këtë kontribut ndaj Kosovës, Shtetet e Bashkuara e kanë dhënë se e meritojmë apo se kushedi sa të mirë jemi. Përkundrazi, kohëve të fundit, fatkeqësisht po dëshmojmë të kundërtën dhe nuk po tregohemi mirënjohës ndaj kësaj miqësie dhe kontributi. Mirëpo na ka buzëqeshur fati dhe na ka bërë një pjesë të vogël të interesave të sigurisë së Shteteve të Bashkuara. E pjesë e kësaj strategjie të SHBA, duket të jetë shkëputja e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, nga ajo pjesë e civilizimit ku i kishte paraparë Samuel Huntington në veprën e tij monumentale “Përplasja e Civilizimeve”, dhe një nga një synon ti’ vendos ato nën ombrellën e sigurisë se NATO-s. Kosova mund të pres një proces të përshpejtuar të anëtarsimit në NATO pas marrëveshjes me Serbinë. Ky proces duhet të udhëhiqet nga SHBA-të sepse Evropa e ka dëshmuar se është e paaftë kur është në pyetje Kosova.  Një Kosovë e fortë dhe e konsoliduar është në interesin e sigurisë kombëtare amerikane.

Në një fjalim të mbajtur me studentë të Harvadit para pak ditësh, kryeministri në detyrë Kurti i ofroi Europës një plan paqeje për vendet e ballkanit perendimor. Ai tha se BE duhej të integronte të gjashtë vendet e Ballkanit Perendimor në të njejtën kohë dhe t’u ofronte atyre një mini Plan Marshall për zhvillim ekonomik, i cili do të lehtësonte integrimin e plotë.

Derisa Evropa të jetë e gatshme të ndërmarrë hapa të tillë të guximshëm, ajo do të t’i mbetet një rol minor, krahasuar me SHBA-në që ka vullnetin politik për t’i përfunduar gjërat të cilin e ka provuar sa e sa herë.

Nuk ka dyshim se “Me Amerikën edhe më Evropën” është orientimi i duhur për Kosovën. Mirëpo, Amerika e ka dëshmuar se është me Kosovën. Evropa, deri tani, ende jo. Amerika nuk na ka dhënë asnjë shkas për ta vënë në dyshim vendosmërinë e saj, ndërkohë që Evropa nuk na ka dhënë arsye që t’i besojmë.

Çdokujt që do të vazhdonte kërkimin për të gjetur ndonjë synim të fshehtë amerikan pas gjithue kësaj historie, do t’I kujtoja thënien e famshme të Kasiusit nga vepra Jul Qezari e Shekspirit: “Faji, i dashur Brut, nuk ndodhet në yjet tanë, por tek ne”.

MEMORIAL DAY QUARANTINE AND A PERSONAL TRIBUTE – By Rafaela Prifti

 

 

In a reminder of the way coronavirus has transformed American lives and traditions, in the third month of the quarantine for some areas, Memorial Day parades have been canceled and many gatherings have been curtailed with scaled back crowds. Other ceremonies went forward with fewer participants. Instead of the usual events, there were drive-by parades and patriotic house-decorating contest in towns across the country. This year we pay tribute to the fallen soldiers on the battlefield and the veterans who died from the virus. The toll of the virus on military veterans has been particularly harsh. They are older, have underlying health problems, and many reside in facilities that have been breeding grounds for the disease. According to the Department of Veterans Affairs, more than 1,000 veterans have been killed by the coronavirus. Hundreds more have died in state-run veterans homes, such as the hard-hit facilities in New Jersey, Massachusetts and Louisiana. Around the country families are struggling to find ways to honor fallen heroes on a Memorial Day like no other, with people avoiding crowds to prevent the spread of the virus. The Vietnam Veterans Memorial Fund traditionally holds a large ceremony in Washington. This year, the organization decided to hold a virtual ceremony and share video messages submitted by the loved ones of fallen troops. The grief is compounded with the difficulty of not being able to pay proper reverence and homage to the veteran family members who died at nursing homes and hospitals. “Are there different kinds of grief?” I posed the question to Neka Doko, an Alternative Eco-Therapy Researcher and Practitioner in Boston. “In my view, grief is a natural complex feeling and behavior of any human being that may accompany the thoroughness of their drama, tragedy and loss. The intensity and the length of its personal, socio and psychological evolution depend upon the cause of it, since each one of us experience the state of grieving differently from one another in terms of the correlation with the cause. With that said, there are many different kinds of grief. I can think of two main categories of grief: collective and personal ones. In the present days, we are experiencing the shock and the common grief in a global scale due to the coronavirus pandemic, which qualifies as a collective grief. Within it, one can see the cultural grief – the group of people, like African Americans or Latin Americans…as communities who were hit hard by the virus and suffered huge losses) also the social, political, economic aspects brought to the surface by the pandemic whereas the personal grief is a family being affected by the loss of a member, or a relative a friend or a co-worker. I asked Ms. Doko to elaborate on the emotional toll associated with the deep sense of loss. She explained that in such cases there are risks of complex mental health complications and behavioral disorders… and that complex combination is very unique to each all of us. “Each one perceives pain and loss differently and is uniquely equipped to cope with it by creating and practicing positive habits to improve emotional wellbeing in the face of the Coronavirus,” said Ms, Doko. Experts are warning of the emotional and mental health toll of the frontline workers at hospitals, nursing homes, paramedics, and medical staff. Alongside the experience of loss, there are possibilities of developing life-threatening illnesses. Handling stress in order to ultimately cope creates positive habits and reduce response patterns that predict post-traumatic stress disorder, in which a tragic event leads to symptoms such as disturbing flashbacks and severe anxiety. Studies show that the majority of people who have suffered or gone through a life threatening event recover on their own and never meet criteria for PTSD. Trusting in the human ability to recover increases the chances of coping with the event they have endured. Human resilience is very powerful. For those who are struggling more profoundly, research shows that even the most intense feelings of hopelessness eventually pass. One venue is finding ways to distract yourself. In order to increase our well-being in the middle of facing a trauma, experts recommend taking breaks. While being surrounded by bad news, the specialists’ advice activities to offset the pain, like something you once enjoyed doing. Improve your well-being by taking little moment to reflect and appreciate or make a donation to express your gratitude. These acts enhance your human resilience in dealing with a crises. Another key resource is the community of people, which in the case of the pandemic encompasses the whole globe. Staying connected with a support group helps combat the feelings of loneness and loss. As the result of the quarantine, there are infinite amounts of group wellness activity online, virtual talks and fitness classes. Participating in one or more of such events helps to improve the sense of connection and mood.  Pay attention to your mindset by controlling the negative thoughts, silencing the self-critic and passing no judgment. One way to move away from negative thoughts is to ask yourself, “Is this helpful?” doctors say. Studies show that overthinking invites depression, Instead of staying stuck in the same painful moment, experts recommend putting your concerns on paper, keeping notes or journal, as to provide a distraction for yourself. In the ways of improving our well-being, dealing with negative emotions is challenging. To notice one’s emotions and respond to the experience with perspective rather than avoiding negative thoughts or feelings altogether. Suppressing or pushing away can be counterproductive in helping to create a healthy relationship with your thoughts. The key is to balance accepting difficult feelings without multiplying them, while increasing your emotional immune system. Let the sense of purpose based on what you value drive your next steps or future possibilities that could improve the recovery.

In her comments on observing Memorial Day, Merita McCormack, member of Vatra’s Executive Board and one of the leaders in the Albanian community of the Dioceses of Arlington, provided insightful context and reflections. “For us, who are immigrants, integrating onto the life of the host country, includes getting to learn the history and as we weave our lives into the second homeland, we learn to be part of it and experience life as it happens in the new country,” she said. Acknowledging the many members of the community that answered the call, Ms. McCormack continued: “For Albanian Americans, Memorial Day is not just a holiday, it is a Remembrance Day that marks a significant part of the American history, which calls upon the individual and the society to reflect upon and draw lessons. While our inherent dignity and liberties are bestowed upon us by God, the nation is defended by men and women who want to give and serve and many have given their lives to do so, thus paying the ultimate price. We not only remember, respect and honor but we also participate in several ways. Whether laying a wreath, sharing a story, or offering prayers, we educate ourselves and our children, our communities too. We offer our thoughts and prayers for the fallen and we pledge to not forget.  As a mother my heart goes to the mothers of the fallen, as a sister too. And as an individual, I wish to offer my time and care to the families of the fallen. As a fellow citizen, I am sad for the loss, but grateful to them for the ultimate sacrifice which guaranteed our freedom. As Albanians we understand the meaning of the blood shed to defend the country. Being where East meets West, Albania has had its own large share of wars and attacks and loss of life. We share that grief, that anger and also that gratitude for the heroes who died for our freedom. This little reflection won’t be complete though without mentioning that during communism there was division and class warfare even after death. Not all the fallen in the World War II were honored as deservingly as they are here in the USA. Thus a reminder that while our heroes fight to defend our country, they also fight to defend what is noble and democratic, for the justice and liberty for all. May God rest the soul of the fallen and shine His perpetual Light upon them!”

By now the virtual meetings and online events have become common for most of us. We communicate via a screen of faces, celebrate, honor and also grieve, collectively and personally. I thank the co-panelists Merita McCormack and Neka Doko for sharing their views. Then I bring up the pictures of the family members that we pay homage on Memorial Day: my uncle Apostol (Paul) Prifti, older brother of Peter and Naum, joined the services of the Navy in the Pacific Ocean in 1958, and my nephew, Eri Tare, who served with the Translators Team at Camp Bondsteel in Kosova in 2006. Although years apart, their stories began in Albania and continued in the US where they embraced serving the country that made them proud to be Americans!

 

Above Raw: Naum Prifti, grandfather of Eri Tare, Rina, grandmother, posing before Eri’s flight to Kosova 2006.

Bottom Raw: Paul Prifti, older brother of Peter and Naum, in Navy uniform, posing at home with son Gary and neighbors’ daughter at the time of his service in Pacific 1958.

Në vend të reagimit: Shqiptaro-Amerikanët të unifikuar lidhur me çështjen e Kosovës – Nga Skënder Karaçica

Shqiptaro-amerikanët të ( unifikuar) për çështjen e Kosovës, pse po veprohet pas shpine të Joe DioGuardit…?
LQSHA-ja me seli në Nju Jork(Joe DioGuardi),është i vetmi asociacion politiko-kombëtar i regjistruar në organet e shtetit amerikan,që e ka të drejtën e plotë për të lobuar për çështjen shqiptare në hapësirën etnike në Ballkan dhe për aktualitetin e sotëm  të zgjidhjes së marrëdhënieve në mes të dyja shteteve sovrane të Kosovës dhe Serbisë.
 
Për hirë të së vërtetës,po theksoj pa zbuluar ndonjë ,,sekret,,se arbëreshi dhe udhëheqësi i devotshëm i LQSHA-së Joe DioGuardi,brenda muajit dy-tre herë kalon një kohë në Shtëpinë e Bardhë në Washington,duke takuar krerët kryesor të institucioneve të shtetit amerikan(administratën e presidentit Donald Tramp si dhe senetarë e kongresmenë,miq  të respektuar të popullit shqiptar dhe të Kosovës,për të biseduar për aktualitetin politik në hapësirën etnike shqiptare në Ballkan dhe,me një prioritet të bisedimeve Kosovë-Serbi.
 
Letra e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane që është adresuar nga Nju Jorku dhe,siç thuhet në bashkpunim me 40 shoqatat tjera nga tërë Amerika,tregon edhe njëherë se diaspora shqiptare në këto hapësira është politizuar dhe është përqarë në(mdelin)ashti siç është përqarë subjektët politike në Kosovë,Shqipëri dhe në pjesët tjera etnike në hapësirën tonë shqiptare në Ballkan.
 
Asgjë nuk kemi kundër letrës së Shqiptar-Amerikanëve me seli në Nju Jork,e nënshkruar nga bartësit e kësaj letre dërguar presidentit Donald Tramp në Washington lidhur me çështjen aktuale në Kosovë dhe të rolit të rëndësishëm që ka shteti mik i përjetshëm Amerika,si gardiane e mbrojtjes,të shpetimit  nga asgjësimi i popullit shqiptar dhe të ,,tokës së djegur,,të Kosovës në vitet 1998-1999 nga dora vrastare deri në shkallë të gjenocidit serb të diktatorit S.Millosheviq.
 
Në këtë letër të nënshkruar  nga aktivistët Ardita Dunellari,Hyri Bajraktari,Richard Llukaj dhe Drilon S.Gashi(në një adresë SHSHA-ja)me seli në Nju Jork,kësaj radhe nuk ka bërë më shumë sesa në adresë të adimistratës së presidentit Donald Tramp të shkoj kjo letër,që nuk mund të thotë më shumë se sa ka thënë sy më sy me përfaqësuesit e shetit amerikanë Joe DioGuardi(LQSHA)në Washington.Krejt kjo e dhënë për opinion është në mbeshtetje që ka SHSHA në Çikago me LQSHA në Nju Jork dhe diçka më shumë se kjo…!
 
Me këtë rast shqetësimi ynë është diku tjetër,ndonëse tash sa vjet,qarqe të caktuara dhe,më gjasë si krah i (ndonjë partie apo udhëheqësi të saj në Kosovë),shpeshherë dalin ,,aktivistë të mbrëmjes,,(sic!)dhe pas shpine të arbëreshit dhe LQSHA-së,Joe DioGuardi veprojnë me nisma të tilla kur dihet fakti se po ky arbëreshi ynë në një rreth edhe më të ngusht me administratën e presidetit Donald Tramp, ka biseduar për çështjen e Kosovës dhe relacionet e bisedimeve të pafund me Serbinë(!),që tashmë janë në dijeni për tërë rrjedhën aktuale.
 
Atëherë çfarë porosie ka dërguar kjo letër nga Nju Jorku në Washington,
ku, për një problem dhe pesha e saj politike dhe diplomatike veçse ka qenë në tovolinën e miqëve tanë të kësaj administrate,tash shkon një letër po me të njejtën kërkesë për të marrë qendrim më të matur ndaj shtetit të Kosovës,mos vallë po e ngarkojmë ,,postën shtetërore,,me informata të njëjta që Joe DioGuardi veçse i ka vënë në tryezën e administratës në Washington!
 
Për fund po theksojmë se në Amerikë të gjitha organizatat politike dhe kombëtare (shoqatat shqiptaro-amerikane)dhe kjo nga Nju Jorku me aktivistët tanë të përmendur me lartë,është dashtë që të bashkrendojnë aktivitetet me LQSHA Joe DioGuardi dhe jo në adresë të administratës së prsidentit Donald Tramp të shkojnë letra me përmbajtje të njejtë dhe për aktualitetin  politik në Kosovë!
 
Kjo paraqitje e letërs shqiptaro-amerikane nga Nju Jorku për Washingtonin  zyrtar,po i vjen era si kundërvënie ndaj aktivitetit të përditshëm të Joe DioGuardit me administratën dhe institucionet e shtetit amerikanë(senatorë dhe kongresmenë),ndonëse për këto 27 vjet të veprimtarisë së LQSHA-së me arbëreshin tonë,ishte dhe është krahu i fortë çështjes shqiptare në Ballkan,të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës!
 
Skënder Karaçica,
Drejtor Ekzekutiv i SHSHA-së
Çikago,IL.

Ish marinisi & analist strategjik për 50 vjet në SHBA Muharrem Maralusha: I bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese !

Muharrem Maralusha, ish marinsi Amerikan, me origjinë nga Kosova që ishte pjesë e grupit Komando për të shpëtuar Senatorin Mc Cain kur ishte i kapur rob në luftën e Vietmanit, i cili ka kontribuar si Analist strategjik për 50 vjet në institucionet e specializuara të SHBA i ka dërguar voal.ch një reagimin e tij të publikuar edhe në rrjetin social rreth situatës të rënduar në Kosovë:

“Hashimi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe deputetët që votuan kundër një qeverie që populli e pranoi me vota demokratike, ju bashkarisht me një koordinim të organizuar – do të jeni përgjegjës për çdo turbullim qpo gjakderdhje në qoftë se do të ndodhë në qoftë se vendimi ka me qenë në mbështetje të Hashim Thaqit dhe të puçistëve që u përmendën në fillim tek ky postim.

Kadri Veseli, unë ju gjej edhe juve fajtor që nuk u munduat me ja mbush mendjen deputetëve të PDK-së që të mos votojshin rrëzimin e qeverisë VV/LDK.

Në qoftë se ndodh një gja e tmerrëshme, asnjeni prej jush nk keni vend në Kosovë.

Unë kam punuar si analist strategjik për 50 vjet (në institucionet e specializuara të SHBA-ve – shpjegim i voal.ch) dhe unë asnjëherë nuk kam gabuar në analizat e mija.

Për punën time profesionale, unë jam shpërblyer me dhjetra dekorime ma të ndalta që ndonjë organizatë e lartë në nivelin Federal/Ushtarak (të SHBA – shpjegim i voal.ch) që nderohet një profesionit i atyre organizatave.

Në qoftë se Gjykata Kushtetuese do të marrë anën e Hashim Thaqit, kjo Gjykatë e ka kohë edhe disa ditë të ndryshojë mendiin dhe ta rrëzojë edhe një herë dëshirën e tradhëtarit të tij dhe të bashkëmendimtarëve të të njëjtit mendim.

Kurrë nuk është vonë me ndalue një tragjedi.

Kosova nuk ka njerëz me tepricë me humbë.” Këtu përfundon Muharrem Maralusha.

Koalicioni i mbi 40 shoqatave shqiptaro-amerikane i dërgojnë letër Trumpit: Mos e lejoni ndarjen e Kosovës! (shqip dhe anglisht)

Fatkeqësisht, taktikat e fundit të ShBA-ve në Ballkan nuk kanë ndihmuar në krijimin e këtyre kushteve të nevojshme, por përkundrazi janë kthyer në shtrëngim të viktimave të konflikteve të fundit me shpresën për të kënaqur Serbinë (e si rrjedhojë edhe interesat të Rusisë) duke u përpjekur për të nxjerrë një “marrëveshje të dobishme”.

“Angazhimi i diplomacisë amerikane për një “fitore të Pirros” është i padrejtë dhe largohet prej vlerave amerikane, veçanërisht kur merret parasysh fakti që Serbia ka orkestruar një fushatë që i përngjan një Holokausti modern në Evropën Juglindore. Ne nuk mund të imagjinojmë që përfaqësuesit e ShBA-së sot janë pjesëmarrës në politika afatshkurtra, të cilat nuk u shërbejnë interesave të popullit të Kosovës dhe rrezikojnë të njollosin trashëgiminë së angazhimit tuaj në rajon pasi që situata po vazhdon të përshkallëzohet”, thuhet tutje në letër.

“Ka pasur një protestë të madhe publike me atë që ka ndodhur rishtazi me mocionin e mosbesimit në Parlament dhe kjo duhet të adresohet tani me zgjedhje të reja, në mënyrë që çdo hap që merret më tutje të ketë legjitimet dhe të shprehë vullnetin e qytetarëve në negociata. Çdo gjë që bëhet në kundërshtim me këtë, është thjesht jo legjitim dhe reflekton si braktisje e ShBA-së ndaj kësaj miqësie të madhe që gëzon me popullin e Kosovës”, thuhet në letër.

Më poshtë gjeni tesktin e plotë të letrës në shqip:

18 maj, 2020
I nderuari Donald J. Trump
President i Shteteve të Bashkuara
Shtëpia e Bardhë
1600 Pennsylvania Avenue, N.W.

Washington, DC 20500
CC: Michael R. Pence, Zëvendës President i Shteteve të Bashkuara
Michael R. Pompeo, Sekretar i Shtetit
Anëtarë të Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara
Anëtarë të Komitetit të Forcave të Armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara
Anëtarë të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara
Anëtarë të Komitetit të Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve
Anëtarë të Grupit për Çështjet Shqiptaro Amerikane
Philip S. Kosnett, Ambasador i ShBA-së në Republikën e Kosovës
Yuri Kim, Ambasadore e ShBA-së në Republikën e Shqipërisë
I dashur President,

Ne, të poshtëshënuarat, organizatat civile, religjioze, kulturore dhe humanitare shqiptaro-amerikane me një bazë që kalon mbi një milion anëtarë, shumica në zonat zgjedhore përgjatë NY, NJ, CT, MA, MI, IL, TX, FL, PA, WI dhe AZ, po ju shkruajmë për të riafirmuar mirënjohjen tonë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për përfshirjen e drejtpërdrejtë në Ballkan, tashmë së fundmi për të zgjidhur normalizimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës (të njohur në këtë dokument edhe si “Kosova”) me Serbinë.

Ne po ashtu po ju shkruajmë për të shprehur shqetësimet tona serioze mbi drejtimin që ka marrë politika e jashtme amerikane në aspekt të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Siç edhe padyshim që jeni në dijeni, çlirimi dhe shtetndërtimi në Ballkan ka qenë sukses i përpjekjeve bipartizane amerikane, me investime të konsiderueshme nga ShBA, BE dhe NATO në 20 vitet e kaluara. Sidoqoftë, këto arritje mund të dëmtohen nga diplomacia shkurtpamëse e disa zyrtarëve të caktuar në Kosovë, Serbi dhe ndoshta në Shtetet e Bashkuara – e krejt kjo në emrin tuaj.

Kosovarët po frikësohen që lobimi serb ka dëmtuar kompasin moral të ShBA-ve dhe që ShBA-të mund të kthejnë kokën në anën tjetër përderisa Kosova potencialisht mund të copëtohet edhe më shumë për t’iu përshtatur ambicieve nacionaliste të Serbisë.  Përderisa ShBA zyrtarisht mohon që është duke shtyrë për ndonjë rezultat të caktuar, fakti qëndron që ShBA është duke bërë presion prapa disa figurave me shpresën që të nxjerrë ndonjë marrëveshje, kur ka shumë pak përkrahje popullore apo nga diaspora për iniciativa të tilla në këtë kohë. Për më tepër, meqenëse shqiptarët banojnë në të gjithë gadishullin e Ballkanit, ne shqetësohemi shumë se çdo ndryshim i kufijve aktualë do të ringjallë konfliktin dhe do të destabilizojë edhe një herë tërë rajonin. Kështu, ne protestojmë në mënyrën më të fuqishme të mundshme ndaj veprimeve të fundit të përfaqësuesve të ShBA-së që kanë nxitur kokëfortësinë e Serbisë në këto bisedime dhe kanë krijuar një krizë të panevojshme në Kosovë duke marrë anë haptazi me figura politike që potencialisht përkrahin politika destabilizuese për Kosovën dhe Serbinë, me efekte përtej këtyre dy vendeve sovrane.

Për të qenë të qartë, ne dëshirojmë që bisedimet ndërmjet të dy vendeve të kenë sukses në kohën e duhur dhe nën rrethana të duhura. Fatkeqësisht, taktikat e fundit të ShBA-ve në Ballkan nuk kanë ndihmuar në krijimin e këtyre kushteve të nevojshme, por përkundrazi janë kthyer në shtrëngim të viktimave të konflikteve të fundit me shpresën për të kënaqur Serbinë (e si rrjedhojë edhe interesat të Rusisë) duke u përpjekur për të nxjerrë një “marrëveshje të dobishme”. Të gjitha këto kanë ndodhur, pavarësisht që Serbia i ka injoruar kushtet e 33 marrëveshjeve të mëhershme bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe duke mos ofruar shenja të reciprocitetit në raportet e saj me Kosovën, e lëre më njohjen e sovranitetit të Kosovës. Politika e jashtme amerikane në rajon duhet të ndryshojë menjëherë për t’i dhënë prioritet dhe promovuar paqen e qëndrueshme dhe drejtësinë në këtë rajon të trazuar. Ne kemi marrë lirinë të përmbledhim dhe bashkëngjisim në këtë letër “Rekomandimet tona për Adresimin e Normalizimit të Marrëdhënieve me Serbinë” që duhet të shërbejnë si shtylla kryesore në këto negociata.

Le të sjellim në kujtesën tonë që Serbia e dërgoi ushtrinë dhe aparatin e saj policor duke vrarë 12,000 persona, dhunuar 20,000 gra e burra si dhe i zhvendosi më shumë se një milion kosovarë të pafajshëm, si dhe u shkatërroi pothuajse tërë ekonominë dhe pronën e tyre private. Është po ashtu me rëndësi të përmendet që rreth 280 objekte të trashëgimisë kulturore janë shkatërruar nga forcat serbe gjatë viteve 1998-1999 dhe tani janë komplet jo-ekzistente. Përveç kësaj, mbi 7,000 objekte të lëvizshme të trashëgimisë kulturore janë zhvendosur nga Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe janë dërguar në Serbi. Së fundmi, ekzistojnë gjashtë lokacione të masakrave në Serbi që janë të mbushura me mbetje mortore të civilëve shqiptarë, një prej të cilave gjendet vetëm 16 milje jashtë Beogradit, në zonën e një baze ushtarake të trajnimeve. Rreth 700 trupa të civilëve shqiptarë, përfshirë fëmijë, janë zhvarrosur vetëm nga ky lokacion, përderisa edhe 1,460 trupa të tjerë ende janë të zhdukur. Në Serbi ka edhe një numër të intelektualëve të shquar, aktivistëve të të drejtave të njeriut, avokatëve dhe anëtarëve të shoqërisë civile që po ashtu kanë shprehur shqetësimet e tyre për vazhdimin e politikave të përgjakshme nacionaliste nga qeveria serbe. Ne pajtohemi me ta që mospranimi i mizorive të bëra në Kosovë gjatë viteve 1998-1999 është duke parandaluar zhvillimin e një demokracie të vërtetë. Ngjashëm, diplomacia shtetërore serbe ka zhvilluar publikisht dhe aktivisht një seri të fushatave negative kundër njohjeve të shtetësisë së Kosovës, në kundërshtim shumë të madh me politikën amerikane për njohje të pavarësisë së Kosovës. Këto ndërhyrje armiqësore dhe të qëllimshme kontribuojnë në faktorët destabilizues në rajon.

Kosova nuk ka aleat më të madh sesa Shtetet e Bashkuara dhe përkrah një lidership të fuqishëm amerikan në botë. Për më tepër, përderisa Serbia pretendon që anëtarësimi i saj në Bashkimin Evropian është qëllimi kryesor i politikës së saj të jashtme, është shqetësuese se Rusia, Kina dhe ndoshta tani, me apo vetëdije, edhe ShBA, janë duke nxitur idenë që ridefinimi i kufijve është një politikë e shëndoshë në shekullin e 21-të në Ballkan, pavarësisht që historia në vazhdimësi e ka dëshmuar të kundërtën. Është po ashtu e vështirë që të kuptohet logjika që ShBA të përafrohet me një lider si President i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka bërë shumë deklarata ofenduese ndaj Shteteve të Bashkuara, përfshirë edhe incidentin e fundit ku ai u kishte thënë ligjbërësve amerikanë që ushtarët amerikanë duhet të ekstradohen në Serbi për t’u ndjekur penalisht për intervenimin e NATO-s.

Angazhimi i diplomacisë amerikane për një “fitore të Pirros” është i padrejtë dhe largohet prej vlerave amerikane, veçanërisht kur merret parasysh fakti që Serbia ka orkestruar një fushatë që i përngjan një Holokausti modern në Evropën Juglindore. Ne nuk mund të imagjinojmë që përfaqësuesit e ShBA-së sot janë pjesëmarrës në politika afatshkurtra, të cilat nuk u shërbejnë interesave të popullit të Kosovës dhe rrezikojnë të njollosin trashëgiminë së angazhimit tuaj në rajon pasi që situata po vazhdon të përshkallëzohet.

Si amerikanë dhe përfaqësues të komunitetit më të gjerë shqiptaro amerikan, ne kërkojmë një pjesëmarrje më të gjerë dhe transparencë me një paraqitje direkte të vullnetit të popullit të Kosovës në këto bisedime. Komuniteti shqiptaro-amerikan është shumë përkrahës ndaj një procesi të normalizimit të bazuar në marrëdhënie reciproke dhe miqësore ndërmjet vendeve fqinje, me mbikëqyrje dhe pjesëmarrje të strukturave euroatlantike por jo pa pasur drejtësinë për Kosovën si prioritetin më të lartë të vendosur, e cila ka vuajtur shumë nga agresioni serb.

Shqiptarët janë ndër aleatët më të palëkundur të SHBA-së në botë, dhe ne gjithmonë i kemi mbështetur prioritetet e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara në Ballkan dhe më gjerë. Ne, si shqiptaro-amerikanë, përfaqësojmë gjithçka që është më e mira për Amerikën, si pjesëtarë krenarë të ushtrisë amerikane, pronarë dhe drejtues të bizneseve, dhe qytetarë entuziastë për të përmbushur detyrat tona qytetare. Një përmirësim në kanalet e komunikimit dhe përpjekjet bashkëpunuese midis qeverisë amerikane dhe komunitetit shqiptaro-amerikan është i dëshirueshëm, pasi komuniteti ynë është i gatshëm të ofrojë ekspertizën, njohurinë, përvojën dhe kontaktet në mënyrë që të arrihet një paqe dhe stabilitet i qëndrueshëm në Ballkan.

Krejt në fund, ne jemi për një partneritet të fortë, reciprokisht të dobishëm dhe të përhershëm midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, midis Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe shqiptarëve etnikë kudo që e konsiderojnë SHBA-në si një fener o lirisë, demokracisë dhe shpresës. Miqësia e vërtetë, siç është ajo që shqiptarët i ofrojnë Amerikës, nuk duhet të lihet pas dore ose të harrohet. Le të përdorim përvojat e fundit të pakëndshme si një mundësi mësimi dhe një gur themeli drejt krijimit të një partneriteti të vërtetë për avancimin e interesave të ndërsjellë të ShBA-së, shqiptarëve dhe interesave të tjera demokratike në të gjithë Ballkanin.

Ju falënderojnë sinqerisht për konsideratën tuaj.

E dërguar me respekt nga,

Shoqata Shqiptaro-Amerikane – Ana e Malit – NY/NJ/CT
Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Gjon Buzuku” – Chicago, IL
Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Prespa” – Chicago, IL
Shoqata Shiptaro-Amerikane “Uskana” – Chicago, IL
Shoqata e Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane “Valet e Liqenit” – Chicago, IL
Shoqata e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan
Komuniteti Shqiptaro Amerikan në Illinois
Qendra Kulturore Shqiptaro Amerikane e Teksasit
Qendra Kulturore  Shqiptaro-Amerikane– Phoenix, AZ
Qendra Kulturore  Shqiptaro-Amerikane  – Los Angeles, CA
Fondacioni Kulturor Shqiptaro-Amerikan
Qendra Kulturore dhe Islame Shqiptaro-Amerikane – Waterbury, CT
Qendra Islame Shqiptaro Amerikane në Queens, NY
Qendra Shqiptaro-Amerikane e Shoqërisë Muslimane në Detroit, Mi
Qendra Islame e Komunitetit Musliman Shqiptaro-Amerikan – Waterbury, CT
Organizata Kombëtare Shqiptaro-Amerikane
Veteranët Shqiptaro-Amerikanë të Luftës
Organizata Shqiptaro Amerikane e Grave – “Motrat Qiriazi”
Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Televizionit – Detroit, Michigan
Shoqata e Bizneseve të Diasporës Shqiptare
Grupi Shqiptar i Medias / Yellow Pages Shqiptaro Amerikane
Dioqeza Ortodokse Shqiptare në Amerikë– South Boston, MA
Rrjeti i Profesionistëve dhe Ndërmarrësve Shqiptarë
Qendra Rinore Shqiptare në Greenwich, CT
Televizioni Albdreams
Fondacioni Vëllezërit Bytyqi
Fondacioni Don Simon Filipaj
Teqeja e Parë Bektashiane Shqiptare/Manastiri Taylor në ShBA – Michigan
Fondacioni UNË E DU KOSOVËN
Fondacioni Global i Shqiptarëve
Shoqata Malsia e Madhe
Shtëpia Harry Bajraktari
Shoqata  e Kosovës në Michigan
Shoqëria Kosova e Bostonit
Shoqata Patriotike Kraja / Shoqata Kraja
Magazina Kuvendi
Lidhja e Diasporës Shqiptare nga Maqedonia – Chicago, IL
Fondacioni Lukaj
Shoqëria Shqiptaro-Amerikane e Massachusetts –  Shoqata Besa” – Boston, MA
Kisha Katolike Shqiptare Zoja Pajtore – Michigan
Shoqata Patriotike e Dibrës
Fondacioni Plavë dhe Guci
Shoqata Rugova
Shoqata Shqiptaro-Amerikane, Shoqata Ulqini në Chicago, IL

Rekomandime për të adresuar Normalizimin e Marrëdhënieve me Serbinë

Përderisa miqësia historike mes Kosovës (e më gjerësisht të gjithë shqiptarëve) me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e padiskutueshme, është e vështirë të kuptohet se si një përfaqësues i ShBA-ve mund të justifikojë rrëzimin e institucioneve të Kosovës në fazat e hershme të progresit në luftimin e korrupsionit institucional gati 20 vjeçar. Politika e jashtme e ShBA-ve nuk duhet të vendoset në anën e politikanëve serbë dhe kosovarë (disa nga të cilët mund të përballen me ndjekje penale) në mënyrë që të shfrytëzojnë individë kaq të komprometuar për të mbështetur ndarjen e Kosovës dhe në fund një marrëveshje të keqe të pashpjegueshme për Kosovën, për ShBA-të e ndoshta edhe për vet Serbinë. Si shqiptaro-amerikanë, ne besojmë që kemi të drejtë që të kërkojmë që Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit dhe Ambasada e ShBA-ve në Kosovë të shërbejnë si instrumente për shtyrjen përpara të parimeve demokratike dhe zhvillimit ekonomik në Kosovë, në vend që të lehtësojnë agjenda dhe interesa të komprometuara.

Prandaj, ne ju lusim që të merrni në konsideratë rekomandimet tona konkrete për dialogun që është në proces, si në vijim:

Nuk duhet të ngutemi! Ne i lusim të gjitha palët të përfshira nga qarqet në ShBA dhe në BE që ky proces të trajtohet me seriozitet dhe t’i kushtohet koha e duhur dhe të ketë diskutime adekuate dhe reciprocitet të mirëfilltë gjatë shkëmbimeve.

Ne duhet të adresojmë në mënyrë adekuate përpjekjet e fundit për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës para se të vazhdohet më tutje në negociatat me Serbinë. Ka pasur një protestë të madhe publike me atë që ka ndodhur rishtazi me mocionin e mosbesimit në Parlament dhe kjo duhet të adresohet tani me zgjedhje të reja, në mënyrë që çdo hap që merret më tutje të ketë legjitimet dhe të shprehë vullnetin e qytetarëve në negociata. Çdo gjë që bëhet në kundërshtim me këtë, është thjesht jo legjitim dhe reflekton si braktisje e ShBA-së ndaj kësaj miqësie të madhe që gëzon me popullin e Kosovës. Shumë përfaqësues të mëparshëm të Departamentit të Shtetit me mbi 30 vjet përvojë punë në këtë regjion, e që kanë shërbyer edhe në administratat Republikane edhe Demokrate, ju kanë lutur juve dhe institucionin tuaj që të ndërhyni, duke e ditur shumë mirë se çfarë ka ndodhur në këtë regjion në dekadat e fundit, me theks të veçantë në krimet kundër njerëzimit të bëra nga Serbia, duke përfshirë edhe ato të kryera nga shumë prej liderëve që sot udhëheqin me atë shtet. Historia po ashtu ka treguar që një paqe e qëndrueshme nuk vjen nga proceset e padrejta dhe jo legjitime, por nga drejtësia dhe zbardhja e së vërtetës.

Asnjë marrëveshje nuk duhet të ngërthejë në vete ndryshimin e territoreve dhe zonave me status të veçantë. Kosova ka dëshmuar pjekuri dhe ofron trajtim të jashtëzakonshëm me Kushtetutë për të gjitha pakicat etnike dhe qytetarët e të gjitha besimeve. Serbët përfaqësohen jo proporcionalisht në qeveri si formë e veprimeve pozitive që ka vënë Kushtetuta e Kosovës, duke u atribuuar një lloj statusi të “super-qytetarëve”. Iniciativat për ndarje dhe shtim të jo funksionalitetit nuk kanë mbështetje qytetare dhe rrezikojnë të rrisin jo stabilitetin e këtij regjioni të brishtë e ndoshta edhe ta kthejnë regjionin në gjakderdhje, kur kokat e qeta, me lidership adekuat mund të arrijnë një paqe të vërtetë në mes të fqinjëve të bazuar në respekt të ndërsjellë, reparacione dhe drejtësi. Qartazi, kosovarët kërkojnë që të shmangin rreziqet e Bosnjës, e cila ende vuan nga ndarja dhe ka mbetur esencialisht për një gjeneratë të tërë në një harresë të pazgjidhshme. E fundit, komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë që trajtimi i shqiptarëve në Serbi të jetë me të njëjtat të drejta që serbët gëzojnë në Kosovë.

Reparacionet ekonomike duhet të jenë pjesë e çfarëdo procesi të paqes. Serbia duhet të heqë dorë nga pretendimet në fondet e mbajtura në mirëbesim nga privatizimet e fundme si një shpagim për dëmet e shkaktuara ndaj qytetarëve të Kosovës. Këto privatizime po ashtu kanë dëmtuar likuiditetin shumë të nevojshëm për ekonominë e Kosovës, e që ka ndikuar në stagnimin e mëtutjeshëm të rritjes ekonomike. Lirimi i këtyre fondeve do të jetë një lehtësi e madhe dhe do të ofrojë një ndjenjë të vogël të drejtësisë. Asetet e tjera të mbetura materiale, si minierat e Trepçës, duhet të operojnë për ekonominë e Kosovës, dhe në rast të privatizimit, të gjitha të hyrat duhet të shkojnë si reparacione për Kosovën.

Nuk duhet të ketë amnisti për krimet e paimagjinueshme që janë kryer. Asnjë individ nga cilado palë e përfshirë në konflikt nuk duhet të lirohet nga ndjekja penale dhe ndëshkimi nëse ata kanë kryer krime para, gjatë apo pas luftës, qoftë brenda shteteve të tyre respektive apo në Hagë (në kuadër të ndjekjes së veçantë penale). Me këtë rast, ne duhet të përmendim që drejtësia duhet të vihet në vend për vrasjen e tre vëllezërve shqiptaro-amerikanë. Agron (23 vjeç), Mehmet (21 vjeç) dhe Yll (25 vjeç) Bytyqi kanë qenë shtetas amerikanë, me prejardhje shqiptarë të Kosovës, që kishin lindur në afërsi të Çikagos në Illinois dhe jetonin në qytetin e Nju Jorkut. Ata ishin vrarë me gjakftohtësi pas luftës në Kosovë gjatë misionit humanitar ndërsa vrasësit e tyre ende nuk janë sjellë para drejtësisë. Presidenti Vuçiq u ka premtuar zyrtarëve të ShBA-së dhe popullit amerikan që ai do të sigurohej që ky rast të zgjidhet, mirëpo deri më tani ai vetëm sa i ka mbrojtur përgjegjësit e këtij krimi. Amnistia nuk është zgjidhja dhe nuk do të sjellë shërim të plagëve. Ne besojmë fuqishëm që vetëm drejtësia korrrektuese pas një konflikti të zgjatur mundëson paqen e qëndrueshme. Shkurt, ne nuk mund të fshijmë të kaluarën e freskët dhe të bëjmë presion për pajtim në mes të dy vendeve pa parë kryerësit të pranojnë krimet e tyre dhe të japin llogari për njerëzit që i kanë lënduar dhe për ata që ende mbesin të zhdukur.

Tregtia e Lirë dhe liria e lëvizjes. Duke dëshmuar respekt, reciprocitet në punët e bëra dhe zbatimin e ligjeve që dalin nga marrëveshja përfundimtare e paqes në mes të Serbisë dhe Kosovës, mund të ketë tregti të lire dhe liri të lëvizjes si dhe tregti të mirëfilltë në mes të dy vendeve. Të gjitha institucionet paralele serbe që veprojnë të pandëshkuara në Kosovë ë nga lufta duhet të shpallen të paligjshme nga të dyja palët dhe të ndiqen penalisht në rast se nuk i ndërpresin aktivitetet e tyre. Pikëkalimet kufitare duhet të dëshmojnë profesionalizmin e shteteve të tjera evropiane në mënyrë të qartë, me njohuri të mirëfillta gjuhësore dhe të respektojnë miqtë që hyjnë e dalin të cilësdo përkatësi etnike qofshin ata.

Prezenca e rritur ushtarake e ShBA-ve dhe NATO-s në regjion është e mirëseardhur. ShBA-të kanë qenë historikisht zëri më i besueshëm për paqen në regjion dhe Kosova do të përfitonte qasjen e nevojshme nga prezenca e rritur në regjion. Ne e përshëndesim administratën e Trump për dhënien e dritës së gjelbër për Forcën e Sigurisë së Kosovës, mirëpo ShBA-të nuk duhet asnjëherë të përdorin kërcënimin e tërheqjes së trupave paqeruajtëse për të thelluar ndarjet politike brenda Kosovës, në një kohë kur  uniteti kombëtar nevojitet më së shumti për tu marrë mirëfilli (me efikasitet) me çështjet e normalizimit me Serbinë.

Furnizimi me ujë i Kosovës nuk duhet të ndërpritet.
Kohët e fundit ka pasur diskutime që Kosova mund ta humbasë kontrollin si pronare e vetme e njërës nga pikat kyçe të furnizimit me ujë, që do të vinte si pasojë e shkëmbimit të territoreve apo shkëmbimeve ekonomike në mes të palëve. Kjo nuk duhet të lejohet që të ndodhë ngase do ta linte vendin në pozitë jashtëzakonisht të rrezikuar duke mos pasur vetëmjaftueshmëri të ujit.  Këto zona janë po ashtu burime të energjisë nga uji, për të cilat Kosova dëshpërimisht ka nevojë. Duke pasur parasysh dëmin e shkaktuar nga Serbia për imazhin e infrastrukturës kyçe të Kosovës, tani Kosova ka më shumë nevojë dhe varet nga qasja në këto asete për të pasur një funksionalitet normal si shtet.
Institucionet fetare brenda Kosovës të të gjitha besimeve duhet të kanalizojnë të gjitha fondet e tyre në mënyrë transparente dhe të raportojnë rreth tyre. Kjo do të eliminonte çfarë ambicieje famëkeqe të ekstra-territorialitetit nga ana e forcave të jashtme dhe do të trajtonte këto organizata si  bamirësi dhe nuk do të lejonte agjentë të jo stabilitetit që të operojnë si organizata me bazë fetare. Shqiptarët janë një shoqëri me shumë besime fetare, respektojnë të gjitha besimet fetare apo zgjidhjen e dikujt për të mos besuar, mirëpo, ata duhet të kenë mundësinë të mbrojnë veten nga forca të cilat tentojnë të shfrytëzojnë fenë për të krijuar ndarje dhe urrejtje dhe për të lënduar edhe më shumë regjionin.
Kosova dhe Serbia duhet të miratojnë një plan të konsiderueshëm për investime amerikane dhe angazhim ekonomik afatgjatë. ShBA-të duhet të punojnë me BE-në dhe organizata/shtete të tjera donatore për të përkrahur agjendën e përbashkët të zhvillimit ekonomik të dy shteteve e që më së shumti do të duhej të mbështeste ri-zhvillimin e zonave të shkatërruara nga lufta. Këto investime mund të jenë të nevojshme që të shtyjnë Serbinë drejt paqes dhe që t’i ndihmojnë Kosovës të rimëkëmbet më shumë. Këto mjete duhet të ndahen proporcionalisht në mes të zonave të dëmtuara më së shumti nga lufta, e veçanërisht theks duhet të vendoset në sektorin e energjisë dhe infrastrukturës kyçe të Kosovës. Interesat biznesore amerikane janë të mirëseardhura nga populli i Kosovës si pjesë e këtyre nismave dhe do të kontribuonin në rritjen e praktikave biznesore dhe formalizimin e infrastrukturës ligjore të vendit.
Kosovës dhe Serbisë duhet t’u ofrohet integrimi në BE në rast që të dyja palët respektojnë termat e marrëveshjes së arritur në mes vete dhe duhet të hyjnë në BE në të njëjtën kohë. Në ndërkohë, Serbia duhet të ndërpresë përpjekjet e veta për të penguar njohjet e pavarësisë dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara etj. Deri në integrimin në BE, qytetarëve të të dyja vendeve duhet t’u respektohen arsimimi, pensionet, sigurimet etj., në mënyrë reciproke në të dyja vendet. Serbisë (edhe Kosovës nëse ka raste të ngjashme) duhet t’u kërkohet që të heqin materialet denigruese nga materialet edukative për të adresuar shpëlarjen e trurit dhe diskriminimit që në Serbi ende mësohet kundër shqiptarëve.

Çfarëdo marrëveshje e paqes duhet të njihet dhe garantohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, BE, ShBA-të dhe NATO, por vetëm pasi që të marrin përkrahje të gjerë brenda vetë shteteve respektive.

 

Coalition of Albanian AmericanOrganizationsCoalition of Albanian American Organizationsc/oAlbanianAmerican Community AssociationTelephone:(917) 679-9300, Email:info@albanianamericancommunity.comMay 18, 2020The Honorable Donald J. TrumpPresident of the United StatesThe White House1600 Pennsylvania Avenue, N.W.Washington, DC 20500CC:Michael R. Pence, Vice President of the United StatesMichael R. Pompeo, Secretary of StateMembers of the United States Senate Committee on Foreign RelationsMembers of theUnited StatesSenate Committee on ArmedServicesMembers of theUnited States House Committee on Foreign AffairsMembers of theUnited States House Committee on Armed ServicesMembers of theAlbanian American Issues CaucusPhilip S. Kosnett, US Ambassador to the Republic of KosovoYuri Kim, US Ambassador to the Republic of AlbaniaDear Mr. President,We,the undersigned,Albanian Americancivic, religious, cultural and humanitarian organizations, with a constituencyexceeding one million nationally, mostconcentrated in electoraldistricts throughout NY, NJ, CT, MA, MI, IL, TX, FL, PA, WIand AZ, are writingtoaffirm our appreciation ofthe United States (US)direct involvementin the Balkans, most recentlyto resolve the Republicof Kosovo’s (also referred to as “Kosova” inthis document) normalization processwith Serbia. We are also writing to express our serious concerns over the direction of US foreign policyrelatedto Kosova Serbia relations. As you are undoubtedly aware, the liberationand state-building in the Balkanshas been a very successful US bipartisanendeavorwith a considerable US, EUand NATO investment overthe past 20 years. However, these

achievementsmay be sullieddue to short sighted diplomacy goals of certain officials in Kosova, Serbia and perhaps the United States–all inyour name. Kosovars are fearful that Serbian lobbying may have impaired the US moral compass and that the US may look away as Kosova is potentially furtherchopped up to suitSerbia’s nationalist ambitions.While the US formally denies pushing for a particular outcome, the fact is that the US is putting its weight behind certainfigures in the hopes of extracting a deal, whenthereis very little popular or diaspora support for such initiatives at this time. Furthermore, since Albanians reside throughout the Balkan peninsula, we are gravely concerned that any concomitantborderchanges will reignite conflictand once againdestabilize the whole region. Thus, we protest in the strongest possible terms,the recent actions of certain US representativeswhich havefueledSerbia’s obstinance in these talks and createdan unnecessarypolitical crisisin Kosovaby seemingly siding with political figures that support potentially destabilizing policy pursuits for KosovaandSerbia, with far reaching affects beyond these two sovereigncountries.To be clear,we wish for success in talks between bothcountriesatthe right time andunder the right conditions. Regrettably, recent US tacticsin the Balkans have not aided in creatingthese necessary conditions, but instead resorted tobullying the victimsof the recent conflictsin the hope of appeasing Serbia (and by extension Russia’sinterests) while endeavoring to extractan “expedient deal”. All this, despite Serbia ignoringthe terms of 33 pastbilateral Agreements between the two countriesand showingno sign of reciprocity in its dealings with Kosova, let alonerecognizingKosova’s sovereignty.US foreign policy in the region must bealtered immediately to prioritize and promote lasting peace and justicein this troubled region. We have taken the liberty to summarize and attachto this letter our “Recommendations for Addressing the Normalization of Relations with Serbia”thatshould serve as the critical pillars to thesenegotiations.Let’s recall that Serbia turned loose its military and police apparatus,killed more than 12,000, raped over 20,000 women andmen, and displaced more than onemillion innocent Kosovars and destroyed much of their economy and personal property. It is alsoimportant to mention that around 280 objects of cultural heritage have been destroyed bySerbianforces during 1998-1999 and arenow completelynon-existent. In addition,over 7,000 movable cultural heritage objects wereremoved from the National Museum of Kosovo and were takento Serbia. Lastly, there are six massacre sites in Serbia filled with the corpses of Albanian civilians, one of themjust16 miles outside of Belgrade. Around 700 corpses of Albanian civilians, including children,were excavated from that site alone, while 1,460 people are still missing.Serbia also hasnumerousprominent intellectuals, human rights activists, lawyers and civil societymembers who have similarly expressed their concerns over the Serb government’s continuing bloody nationalist policies.We agree with them that not recognizing the atrocities committed in Kosovo during 1998-1999 is preventing a true democracy to ensue. Similarly, Serbian state diplomacy has very actively and publicly been pushing a series of negative campaigns aimed at achievingde-recognition of Kosovo’s statehood, very much against the US held policy positionrecognizing Kosova’s independence. These hostile and deliberate interferencesseriously contribute todestabilizing factorsintheregion.

Kosova has no greater ally thanthe UnitedStates and supports strong American leadership in the world. Furthermore, while Serbia maintains that European Union (EU)membership remains its foreign policy aim, itisconcerningthat Russia, China and perhaps now even the US, wittingly or not, are fueling the notion that redefiningbordersis sound 21st century foreign policy in the Balkansdespitehistory repeatedly demonstratingto the contrary.It’s also hard to appreciate the logic of theUS aligning with a leader like Serbia’s President Vucic, who has made many inflammatory remarks against the United States, including a recent incident where he told US lawmakers that American servicemen and women shouldbe extradited to Serbia to face prosecutionfor NATO’s intervention.The US diplomatic pursuit ofa pyrrhic “victory”is unfair and departs from American values,especiallyconsideringthatSerbia orchestrateda campaign reminiscent of a modern-day Holocaustin Southeastern Europe.We couldnot have imagined US representatives today being complicit with short-sightedpolicies, which do not serve the interests of the people of Kosovaand risk tainting your legacyof engagementin this region asthe situation continues to devolve. As Americans and as representatives of the broader Albanian American community, we urgebroader participation and transparency with a direct expression of the will of the people of Kosovain these talks. The Albanian-American community is very supportive of an ongoing normalization processpremised on reciprocal andfriendly relationsbetween neighboring countries, with the oversight and participation ofEuro-Atlantic structuresbut not without the highest priority being placed on justiceforKosova, which suffered greatlyfrom Serbian aggression. Albanians are among the most steadfast allies of the US in the world, and wehavealways supportedthe United States foreign policy priorities in theBalkans and beyond. We,as Albanian-Americans,represent all that is best about America asproud US military members,business owners and executives, and citizenseager tofulfill ourcivic duties.Animprovement in communication channels and cooperative efforts between the U.S. Government and the Albanian-American communityis desirable,as our community standsreadyto offer its expertise, knowledge, experience, andcontacts in orderto achievea sustainable peace andstability in the Balkans.Finally, we are for a strong, mutually beneficial, and ever-lasting partnership between the Republic ofKosova and theUnited States of America, between the Republic of Albania and the United States of America, and ethnic Albanians everywhere wholook to the U.S. as a beacon of freedom, democracy, and hope.True friendship,such as the one the Albanians offerto America,must not be neglected or forgotten. Let us use the most recent unfortunate experiences as a learning opportunityand a steppingstone toward the establishment of atrue partnership for the advancement of the mutualU.S.,Albanianand other democratic intereststhroughout the Balkans. Thank you kindly for yourconsiderationand attention to our concerns.

Respectfully submitted by,Albanian American Association -Ana e Malit–NY/NJ/CTAlbanian American Association“GjonBuzuku”–Chicago,ILAlbanian American Association “Prespa”–Chicago,ILAlbanian-American Association “Uskana”–Chicago,ILAlbanian American Association“Valet e Liqenit”–Chicago, ILAlbanian American Community AssociationAlbanianAmerican Community of IllinoisAlbanian American Cultural Center of TexasAlbanian American Cultural Center–Phoenix, AZAlbanian American Cultural Center–Los Angeles, CAAlbanian American Cultural FoundationAlbanian American Cultural and Islamic Center, Inc.–Waterbury, CTAlbanian-American Islamic Center of Queens, NYAlbanian American Moslem Society of Detroit, MIAlbanian American Muslim Community Islamic Center-Waterbury, CTAlbanian American National OrganizationAlbanian American War Veterans Albanian American Womens’Organization –“Motrat Qiriazi”Albanian Community Television –Detroit,MichiganAlbanian Diaspora Business AssociationAlbanian Media Group/ Albanian American Yellow PagesAlbanian Orthodox Archdioceseof AmericaAlbanian Professionals and Entrepreneurs NetworkAlbanian Youth Center of Greenwich, CTAlbdreamsTelevisionBytyqi Brothers FoundationDon Simon Filipaj FoundationFirst Albanian Teqe Bektashiane Monestary–Taylor,MichiganFoundation UNË E DU KOSOVËNGlobal Albanians FoundationGreat MalsiaAssociation–Michiganand NY/NJ/CTHarry Bajraktari HouseKosova Association of MichiganKosova Society of BostonKraja Patriotic Association / Shoqata KrajaKuvendi MagazineLeague of Albanian Diaspora from Macedonia–Chicago,ILLukaj FoundationMassachusettsAlbanian American Society“Shoqata Besa”–Boston,MAOur Lady Of The Albanians Catholic Church-MichiganPatriotic Association of DibraPlave and Guci FoundationRugova Association / Shoqata RugovaUlqini Albanian American Association / Shoqata Ulqini-Chicago, IL

Recommendations for Addressing the Normalization of Relations with SerbiaWhile the historic friendshipbetweenKosova (and more broadly,allAlbanians) and the United States is indisputable,itishardto understand how a US representativecouldjustify upending Kosova’s institutionsin the early stages of progress against nearly 20 years oftoleratedinstitutionalcorruption. US foreign policy should not be siding with the self-interestof both Serbian and Kosovar politicians (some of whom may well be facing criminal prosecution)in order to exploitsuch compromised individuals tosupportKosova’s partition andultimately an inexplicably baddealfor Kosova, the US and perhaps even Serbia.We believe,as Albanian-Americans, that we have the right todemandthat theWhite House, US Dept. of State (DOS)and the U.S. Embassy in Prishtinaserve as instruments for the furtherance of democratic principles and economic development in Kosova,ratherthan facilitatingcompromisedinterests andagendas.Thus,we implore you to consider our specific recommendations for the ongoing dialogues, below:We must not rush!We plead withevery party involved from US and EU circles that this process betreated seriously and affordedtheproper time to affordappropriatedeliberations and real reciprocity in the exchanges.We must appropriately address the recent attemptedhijacking of theKosovargovernmentbefore proceeding any further with Serbia negotiations.There has been a huge public outcry against whatrecently occurredwith the no-confidence voteinParliament and this mustnowbe addressed with new elections so that anyfurther steps have the legitimacy and express the will of the peopleinthe negotiations.Anything short ofthis is simply an illegitimateimpositionandreflects US abandonment of thegreat friendshipit has enjoyed with the peopleof Kosova.Numerous former DOSrepresentatives with over 30 years of involvement in the region, serving in both Republican and Democratic administrations,haveimplored with you and your office to interject,knowing very wellwhat has transpired in recent decadesin theregion, most markedlythe crimes againsthumanitythat have beenexecuted by Serbia,includingthose committed by manyof the same leaders leading thatcountry today. Historyalso tellsus thata comfortable peace does not come from injustice and illegitimate procedures, but ratherfrom justiceand revelation of truth.Nodeal should involve territorial exchangeandno areas of special status.Kosova has evidenced its maturity and affordsextraordinary treatment under its constitutionfor all its variousethnic minoritiesand people of all faiths. Serbs are disproportionatelyrepresented in the governmentas a form of affirmativeaction volunteered by Kosova’s Constitutionandare afforded a variety of “super-citizen”attributesby Kosova statutes. Initiatives to divide and add further disfunction have no popular support and threaten toadd instability to a fragileregion and perhapsthrust the region back to bloodshed when coolerheads,with proper shepherding,can deliver a true peace betweenneighborspremisedon mutual respect, reparationsand justice.Kosovars obviouslyseekto avoid the perils of Bosnia,whichstill suffersfrom beingcarved up and essentially left in

unresolved limbo for a generation. Kosova is ready to move on from the nightmare ofits past entanglements with Serbiaand advancing to builda constructive future.Lastly, the international community should demand that treatment of Albanians in Serbia should receivethe same rightsSerbs enjoy in Kosova.Economic reparations must becomepart of any peaceprocess. Serbia shouldrelinquish claimsto all the funds held intrustfrom recent privatizations as adown payment forthe harm it imposedon the citizens of Kosova. Theseprivatizationsalso depleted much needed liquidity from theKosova economy,which has further stagnated theireconomic growth.Releasingthese funds can be of greatrelief and provide a small sense ofjustice.Othermaterialremainingassets, like the Trepca mines,must also be operated for the economyof Kosovaand, if privatized, must have all proceeds go towards furtherreparationsfor Kosova.No amnestyfor those whohave committed unthinkable crimes.No person on either side of the conflictshould be free from prosecution and punishmentif they committed crimes before,during or after war time, either within their respective countries orin the Hague (under special prosecution).In this instance, we mustalso mention that there must be justice for the murder of three Albanian American brothers. Agron (23),Mehmet (21)and Ylli (25) Bytyqi were American citizens of Kosovo Albanianorigin,born nearChicago,Illinoisand living inNew YorkCity. They weremurdered in cold blood after the war in Kosova duringa humanitarian mission and their murderers have yet to be brought to justice.President Vucic has promised US officials and the American public that he wouldseethe case resolved, but thusfar has only shielded those responsible. Amnesty is not a panaceaand will not allow for healing in the area. We firmly believethat only restorative justiceafter prolonged conflict allowsfor a lasting peace.In short, we cannotwhitewash the recent past and press for a reconciliation between the countries without theperpetratorsacknowledging theircrimes and accounting for the people they harmed and for those still missing.FreeTrade and freedom of movement.With evidence of respect, reciprocity in its dealings and upholding the laws derived from thefinal peace treaty betweenSerbia and Kosova, there can be free trade andfreedom of movement and proper tradebetweenthe countries. All parallel Serbian institutions,acting with impunity inKosova since the war,must be declared illegal by both parties and prosecuted if they donotcease and desistfrom their activities.Border crossings must also demonstratethe professionalismof other Europeancountries with clarity, proper language skills and respect for guestscoming and leavingof any ethnicity.Increased US and NATO militarypresence in the regionis welcomed.TheUS has historicallybeen the most reliablevoice for peacein the region andKosova would avail necessaryaccessfor enhanced presence in the region.We applaud the Trump administrationfor green lighting the Kosova SecurityForce, but the US shouldalsonever again use thethreat of removingpeacekeeping troopsto deepen political divisions within Kosova at a time when national unity is most needed to deal properly (with efficacy)on normalization matterswith Serbia.

Kosova’s water supply must not be interrupted.There was somerecent discussion of Kosova losing sole control of itsmost critical water supply as partof land and economic swapsbetweenthe parties. This must not beallowed to happen as it leavesthe country so perilouslyvulnerablewithoutits own self sustenancewith water.These areas are also sources of energy from Hydropower, which Kosova requires desperately.Given the harmcaused by Serbia’s damage to Kosova’s core infrastructure, much more dependencynow relies onKosova having accessto these facilities to be a normal functioning state.The religious institutionsinside Kosova of all faiths mustflow all incoming funds through transparent and reported accounts. This willeliminateany nefarious extraterritorialambitions from outside forces and appropriately treatthese organizations as charities and not allow agents for instabilityto masquerade as faith-based organizations.Albanians are a multi-faithed society, respectful of all religions,or even someone’s choice not to believe,but must be allowed to protect itself from forces seekingtouse religion to bringhateful division and further harmto the region.Kosovaand Serbia should adopta considerableplanfor US investment and long-term economic engagement. The US shouldwork with the EU and other donor countries/organizations to support a common economic developmentagenda between the two countries that mostnotably fostersredevelopment of war-torn areas. These investments maybenecessary to lean Serbia towards peaceand to help Kosova more fully recover. These proceeds shouldbe proportional to areas most damaged bythewar, with particular attention toKosova’s power sector and other critical infrastructure.American businessinterests are welcomed by the people of Kosovaas part of these initiatives and will contribute to enhancingbusiness practices and formalizingthe legal infrastructurein the country.Kosova and Serbia shouldbe afforded integration into the EU bodyif they both abideby the terms of a proper treaty between them and shouldenter simultaneously. In theinterim, Serbia must stopall efforts to thwart Kosova’s independencerecognitionand ascendancy into international organizations, like theUnited Nationsetc.Until EUintegration,citizens of both countries shouldhave their educations, pensions, insurances etc.respected inboth countriesreciprocally. Serbia (and Kosova if ithassimilar cases) shall also be required to removedenigrating materialsfrom their education materials to addressthebrainwashing and discrimination stillbeing taught in Serbiatowards Albanians.Anypeace treaty must be recognizedand guaranteed by the UN Security Council, EU, US and NATO, but only after theagreement garnerswidespread support within each country

MAJI I LULEVE, I REVOLTAVE, I DHUNËS…SHEMBJA E TEATRIT Nga Lek Mirakaj

 

  • 24 Maji do te harrohet, por Revoltat e Qafë –Barit dhe Spaçit, JO!
  • Festime e tanishme me banderola,me thirrjet parti- enver,me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta,për të ruajt imazhin e transformuar të krimit që u ligjërua më 24 Maj…
  • Nga ana tjetër,asnjë ceremoni përkujtimore, asnjë emision televiziv,heshtje kriminale ndaj dy momenteve më heroike të historisë tonë ,revoltave të burgjeve komuniste…

Sa shumë i ngarkuar është Maji.Është muaji i luleve, por edhe i shumë historive. Sa shumë ngjarje që kanë ndodhur në muajin Maj!
Historia më e freskët; shembja e godinës së teatrit.Nuk po diskutoj ,ishte me vlerë apo jo,shqetësuese ,alarmante është mënyra se si u proçedua.Me dhunë,tinzisht ,me arrogancën e të fortit.Veprime që nuk kanë si të mos na sjellin në kujtesë ,prishjet,djegiet,grabitjet që bëheshin në emër të popullit ,për popullin, e ku paguante po vetë populli.E gjithë kjo padrejtësi ,e gjithë kjo dhunë e gjente dhe fatkqesisht e gjenë justifikimin te një ndodhi tjetër e Majit.24Maji i vitit1944,ku u ligjërua mohimi i të gjithë të drejtave njerëzore,ku u ligjërua dhuna ,ku u sanksjonua aksioma kriminale ,se pushteti lind nga gryka e pushkës dhe jo nga e drejta universale e zgjedhjes së lirë.Po Maji na kujton edhe dy data solemne të historisë tonë,revoltat e të burgosurve në Spaçin e tmerrshëm e Qafë Barin e llahtarshëm.

Çfar koinçidence,21,22,24 Maj.Të duket sikur rastësia ka dashtë t’i kujtojnë brezave se 21 Maji i Spaçit e 22 Maji i Qafë Barit ishin shprehje e revoltës së shqiptarve ndaj tiranisë, ndaj dhunës,krimit ,që u ngjiz më 24Maj ,kur një bandë kriminelësh, me grykën e pushkës ,që shumë djem e vajza të reja e patën rrokur për liri e demokraci ,vendosën pushtetin e diktaturës komuniste.E frikshmja,alarmantja është,kujtesa ,ose më drejtë mënyra se si neokomunistët që ndodhen në gjithë spektrin e politikës ,mundohen të injektojnë kujtimin e ngjarjeve të Majit në imagjinatën e brezit të ri.Festime me banderola,me thirrjet parti- enver,me pjesëmarrjen e autoriteteve më të larta,për të ruajt imazhin e transformuar të krimit që u ligjërua më 24 Maj.Nga ana tjetër ,asnjë ceremoni përkujtimore ,asnjë emision televiziv,heshtje kriminale ndaj dy momenteve më heroike të historisë tonë ,revoltave të burgjeve komuniste.Revoltat e Spaçit dhe Qafë Barit ishin paralajmërimi i revoltave stundentore ,ishin paraprijësit e zemërimit mbarë popullor që zjente nën hirin e shkatërrimeve ,djegieve ,padrejtësive që populli përjetonte në diktaturë.Revoltat e Majit janë momentet më heroike që na bëjnë krenarë ,që na lejojnë të thërrasim,të buçasim.PO, NE SHQIPTARËT E MERITOJMË LIRINË .,se për Lirinë sakrifikuam, se për Lirinë lufuam.Popujt kanë nevojë për pika referimi.

24 Maji do të harrohet,do studjohet se si gënjehet një popull kur i beson një bande kriminale.Revoltat e Majit do të vijnë dita që të jenë ditë të shënuara të historisë tonë dhe emrat e heronjve Dervish Bejko,HajriPashaj, Pal Zefi,Skënder Daja,Sokol Sokoli ,Tom Ndoja ,Sandër Sokoli,do kujtohen me nderim dhe mirënjohje për sakrificën e tyre.

New York, 21 Maj 2020

  • Lek Mirakaj eshte anetar i Keshillit te Vatres

Bisedë me znj. Bojkena Selmanaj në vijën e parë të Frontit kundër koronavirusit, NY – Bisedoi Keze Kozeta Zylo

Zonja Bojkena Selmanaj është infermiere në reanimacionin spitalit të Memorial Sloan Kettering ne Manhattan, New York.

Vdekja e infermieres koleges sonë ka dhembur pak më ndryshe. Kemi luftuar ditë e netë pa pushim me javë të tëra për ta shpëtuar, por smundi t’ja dalë dot. Ajo punonte si infermjere dialize duke u kujdesur për pacientë të sëmuë me covid që kishin probleme me veshktat dhe drejtonte makinerinë që pastronte gjakun e tyre. Burri i saj i ishte lutur te mos shkonte në punë gjatë kësaj periudhe, por ajo si çdo infermjere tjetër qe nuk dorëzohet kundra asgjëje vazhdoi të punonte cdo ditë. Por fatkeqësisht u largua nga kjo botë e rrethuar nga infermiera dhe doktora të maskuar nga koka në këmbë si aliena, pa u përshëndetur me bashkështorin dhe vajzat e saj, pa u dhënë lamtumirën e fundit.

Në këtë kohë të Luftës botërore nga Coronavirus që po kalojmë cila është  detyra juaj nëspital për t’i shërbyer popullit amerikan?

Fillimisht dua t’ju falënderoj për këtë intervistë. Eshtë kënaqësi dhe nder per mua të ndaj me ju eksperiencën time në punë me luftën kundra koronavirusit. Detyra ime është të kujdesem për pacientë shumë të sëmurë, të cilët të prekur nga virusi luftojnë me vdekjen cdo ditë. Une punoj turnin e natës dhe e marr punën në orën 7:30 të mbasdites deri ne 7:30 të mëngjesit. Si infermiere në reuminacion, unë zakonisht kujdesem në nje shift 12 orësh për 1 ose 2 pacient varur nga gjëndja e tyre. E filloj ditën e punës duke marrë raportin nga infermierja e ditës. Më pas vesh përparësen, maskën N95, mbi të dhe maskën kirugjikale, syzet, mburojën e fytyrës dhe futem në dhomë. E vizitoj pacientin nga koka te këmbët, duke fillur të dëgjoj tingujt e mushkërive, tëzemrës, e të zorreve me stetoskop. Shikoj me kujdes të vecantë ventilatorin, dhe të gjitha makineritë e tjera qe ndihmojnë ne mbajtjen e  pacientit gjallë. Administroj ilacet e duhura të shkruara nga doktorët; monitoroj rrahjet e zemrës, tensionin, frymëmarrjen, temperaturën cdo orë dhe sigurohem që cdo shenjë jete është në numrat e duhur. Dy herë gjaë turnit, përpiqem të gjej pakez kohë të marr në telefon familjen me facetime dhe lejoj tu flasin pacientëve pavarëisht se ata jaë në koma. Shumicën e rasteve, unë jam e vetjma punonjëse spitali që jam në dhomen e pacientit gjatë turnit 12 orarësh. Në kohët normale kur nuk kishim pacienëtë infektuar me virus, futeshim në dhomë cdo orë për të lëvizur pozicionin e pacientit, praktik e cila ndihmon për të parandaluar plagët e trupit që krijohen nga qëndrimi në të njejtin pozicion për kohë të gjatë. Por tani për të mbrojtur dhe ne veten, futemi në dhomë sa më pak, vetëm kur duhet.

Cili është shqetësimi juaj kryesor si infermiere kur ndodheni pranë pacientëve tuaj?

Shqetësimi më i madh për mua këto kohë ka qënë frika e infektimit me virus. Cdo ditë qe shkoj në punë i lutem zotit të më bëj të forë dhe imune kundra virusit. Kam shumë frikë të sëmurem vetë, dhe të infektoj prindërit apo motrat. Për më tepër më vjen shumë keq për familjen e pacientëve qe kan të afërmit në spital dhe jaë të ndaluar të vijë ti vizitojë. Më thyet zemra akom më shumë për pacientët që në kohë kaq të vështië ndodhen të vetëm në spital, pa pasur pranë të dashurit e tyre tu mbajë dorën dhe tu japin kurajo të vazhdojë të luftojë. Prandaj përpiqem t’u qëndroj afër pacientëve të mi, u flas shpesh herë, jua shtrëngoj dorën fort per t’i dhënë sado pak shpresë…U shkruaj fjalë kurajuese në dritaren e dhomës me shpresën që kur te zgjohen t’i lexojnë ato fjalë dhe të kuptojë që nuk janë aty vetëm. Por jemi ne që po luftojnë bashkë me ta cdo ditë.

Si u ndjetë kur ju dhanë detyrën se ju do te jeni në vijën e parë të Frontit të Luftës?

Në fillim ishim të gjitë shumë të frikësuar. Frika më e madhe ishte nga panjohuria e këtij virusi. Cdo ditë nxirnin protokolle të reja, trajtime të reja. Ndiheshim tamam sikur ishim të dërguar në luftë të papërgatitur, pa armë mbrojtëse, pa imunacion. Nuk jemi mësuar të mos dimë shumë rreth një sëmundje. Zakonisht jemi shumë te përgatitur per cdo rast qe na vjen në spital. Por kësaj here ishte ndryshe. Doktorat, infermieret, menaxheret e spitalit ishin të gjithë të paditur për cka na priste. Kemi qarë perpara dhe pas pune me frikën se të gjithë do sëmureshim dhe do ishim nje viktimë tjetër e këtij virusi vdekjeprurës. Por frika s’mundi te më ndalonte luftën e palodhshme. Kam shkuar ne punë madje dhe ditët që nuk isha e caktuar për të punuar, për të ndihmuar stafin sepse shumë infermierë u sëmurën.

Mund të na tregoni një ndër episodet e dhimbshme që keni pasur këto kohë ne spital?

Një nga historië më prekëse që më ka ndodhur gjatë kësaj periudhe ka qënë humbja e një infemiereje nga lufta me virusin. Kemi humbur shumë pacientë nga ky virus, dhe cdo humbje jete dhëmb shumë, por vdekja e infermieres sonë ka dhembur pak më ndryshe. Kemi luftuar ditë e netë pa pushim me javë të tëra për ta shpëtuar, por smundi t’ja dalë dot. Ajo punonte si infermjere dialize duke u kujdesur për pacientë të sëmuë me covid që kishin probleme me veshktat dhe drejtonte makinerinë që pastronte gjakun e tyre. Ishte 65 vjece dhe shumë e kujdeshme me ushqimin dhe fizikun e saj. Burri i saj i ishte lutur te mos shkonte në punë gjatë kësaj periudhe por ajo si çdo infermjere tjetër qe nuk dorëzohet kundra asgjëje vazhdoi të punonte cdo ditë. Mendonte se ishte imune ndaj ketij virusi. Fundja, kishte luftuar kundër kancerit ne vitin 1989 dhe e kishte mundur ate sëmundje të tmerrshme. Prandaj dhe këë virus se kishte fare frikë. Por fatkeqësisht u largua nga kjo botë e rrethuar nga infermiera dhe doktora të maskuar nga koka në këmbë si aliena, pa u përshëndetur me bashkështorin dhe vajzat e saj, pa u dhënë lamtumirën e fundit. Në orët e fundit më kishte afër mua. Qava me të dhe unë, i thashë se vajzat, bashkëshorti, shoqëria dhe ne ishim të gjithë krenarë për luftën që ajo me aq madhështi luftoi. Ato momente kuptova se jeta është vertetë e shkurtër dhe vdekja është e shpejtë. Prandaj jeto cdo minutë me dashuri dhe lumturi pranë njërëzve që të do dhe të bëjnë të lumtur.

Keni pasur pacientë shqiptare në spitalin tuaj?

Kam pasur pacient shqiptarë disa herë më perpara, por gjatë kësaj periudhe të infektuar me koronavirus s’kam pasur asnjë akoma. Gëzohem shumë kur kam pacient shqiptar. Kur nuk jam unë infermierja e caktuar për atë pacient, kërkoj me cdo mund të më ndërrojnë detyren që të kujdesem vete për pacientët shqipar. Unë gjithmon jap maksimumin tim për cdo pacient, por kur kujdesem për një pacient te gjakut tim, është pak me ndryshe, luftoj pak më fortë, thyej ca rregulla për t’i bërë të ndihen si kur janë në spital shqiptar dhe jo në vend të huaj.

Si mendoni për gjendjen e Shqipërisë parë me syrin tuaj si shqiptare, por dhe si infermiere?

Ndihem shumë krenare për punën që Ministria e Shëndetësisë, doktorat dhe infermierët shqiptar kanë bërë në Shqipëri duke qënë se rastet në Shqipëri kanë qenë shumë te pakëta krahasuar me shtetet e tjera të Evropës. Kjo tregon se shqiptarët i kanë respektuar rregullat e distancimit social. Më ka bërë  krenare ne vecanti dërgimi i infermierëve shqiptarë në Itali. Do doja shumë të isha dhe unë një ndër ata infermjerë. Por duke qënë se New Yorku ka qënë epiqendra e virusit, duhet të qëndroja dhe luftoja për qytetarët të prekur këtu. Ndihem shumë e lumtur dhe krenare për veten që kam një profesion të tillë që më jep mundësinë të jem pjesë e frontit luftarak kundra këtij virusi.

Mendoni se ky virus do te zhduket së shpejti?

Unë thjesht lutem dhe shpresoj që virusi të zhduket. Në spitalin tim rastet e njerëzve të infektuar janë pakësuar, por askush nuk e di c’të pret në ditët ne vazhdim. Mesazhi im për të gjitë ata që lexojnë këtë intervistë është të vazhdojnë të jenë ende vigjilent dhe praktikojnë distancimin social, veshjen e maskës në vendet publike dhe larjen e shpeshë të duarve.

Si i ngjitët shkallët e karrierës për të arritur këtë sukses në Amerikë?

Ka qënë një rrugë shumë e veshtië për të arritur këtu ku jam sot. Arma ime më e fortë ka qënë mbështetja e familjes, vecanërisht e mamit. Cdo sukses timin ja dedikoj nënës time. Gjithmonë më inspiron që mundem të arrij gjithcka në jetë. “Asgjë në këtë botë nuk është a pa arritshme nëse ke pasion dhe punon fort” – më thotë gjithmonë. I besoj verbërisht fjalët e saj sepse e kam vërtetuar duke arritur gjithcka c’kam dashur dhe ëndërruar deri më sot.

E kishit ëndërr te punonit në shëndetësi?

Jo, në fakt kur isha e vogël isha më shumë e dhënë pas artit dhe kërcimit. Shkruaja shumë poezi dhe kam publikuar librin tim të parë në moshën 12 vjecare. Endrra për t’u bërë doktoreshë lindi kur shoqja ime e ngushtë, Denisa Pirra u diagnostikua me kancer. I premtoja shpesh asaj se do gjeja një menyrë ta sillja në Amerikë, pikërisht te spitali ku punoj sot për ta kuruar. Fatkeqësisht ajo vdiq para se unë të vija në Amerikë. Qe prej atij momenti i premtova vetes që do shkoj në Amerikë, do studjoj mjekësi dhe do jem pranë njerëzve që luftojë me kancerin dhe unë do luftoj bashkë me ta në cdo hap të betejës. Rrethanat e asaj kohe, më detyruan që të vazhdoja shkollën e infermierisë fillimisht. Edhe pse jam shumë e lumtur me profesionin e infermjerisë këtu në New York, ëndrra për te të qenë doktoreshë nuk m’u shterr kurrë. Madje duke punuar këto gjashtë vjet pranë doktorave, pasioni për vazhdimin e mjekësië më është shtuar më tepër. Tani jam duke punuar si infermiere dhe duke vazhduar studimet për t’u futur në shkollën e mjekësisë. Shpresoj që një ditë mund të realizoj ëndrrën për te cilën erdha në Amerikë.

Kur keni ardhur në Amerikë?

Kam ardhur në Amerikë në vitin 2007 si studente dhe kam vazhduar vitin e fundit të gjimnazit në Seattle, WA State duke jetuar në një familje amerikane. Mbas diplomimit të gjimnazit lëviza në New York City me dy motrat e mia ku fillova dhe shkollen e infermierisë. Prindërit u bashkuan me ne mbas katër vitesh. Tani jetojmë të gjithë bashkë në Staten Island.

Bisedoi Keze Kozeta Zylo, gazetare, shkrimtare

(dita e 53-të e izoluar brenda mureve nga Lufta pandemike botërore)

19 Maj, 2020

New York

Notë Proteste: Ish prokurorja e diktaturës, Kryetare e Komitetit Shqiptar të Helsinkit!

Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe”
hope.peace.org@gmail.com
SHBA
17 Maj 2020
Nisur nga thirrjet e një Nëne për të birin e saj 4 vjeçar, të cilin ja rrëmbejnë nga duart dy ish-hetuesit që përmend në rrëfimin e kobshëm shkrimtari Agron Tufa;
Bëhet fjalë për Vjollca Meçen dhe Zamir Shtyllën, dy ish hetues të diktaturës që ia kanë dalë të bëjnë karrierë edhe në ditët e sotme.
Na çudit fakti që akoma edhe sot Vjollca Meçe, ish-prokurore në kohën e monizmit, është Presidente e Ansamblesë në Komitetin Shqiptar të Helsinkit, një ndër organizmat kryesorë në mbrojtje të të Drejtave të Njeriut.
Më herët, Ish prokurorja e diktaturës është akuzuar nga nënë Barije Karabollaj ish e persekutuar politike, nëna e vogëlushit 4-vjeçar e cila ka ndarë historinë e saj publikisht.
Ne si Organizatë e Gruas “Shpresë & Paqe” në SHBA, që merremi me të drejrat e gruas dhe fëmijëve nisur nga ky fakt si dhe nga vetë funksionet që ish prokurorja Vjollca Meçe ka mbajtur gjatë rregjimit komunist, kërkojmë largimin e saj nga ky Institucion i rëndësishëm aq më tepër që misioni i KSHH është të kontribuojë në respektimin e të drejtave të njeriut, forcimin e shtetit të së drejtës në përputhje me Kushtetutën dhe aktet ndërkombëtare të zbatueshme në Republikën e Shqipërisë.