VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Konferenca e Tiranës që tronditi Enver Hoxhën pas Kongresit të XX-të në Moskë

By | March 24, 2019
blank

Komentet

blank

Arkiv – A e mbani mend atë llumin e ndyrë… – Nga Arben Kallamata

“E mbani mend ate llumin e ndyre qe plasi sheshit ne Shqiperi ne vitin 1997?

Ai llum i peshtire qe rri i strukur dhe pret t’i dale rasti per te ndyre gjithçka perreth?

Ai llumi qe shkaterroi shtetin brenda disa javesh?

He, pra, ai llumi qe vidhte kallashnikove dhe iu dilte perpara makinave per t’i grabitur;

qe shtinte me bresheri ne ajer;

qe krijoji banda dhe jepte intervista per televizionet e huaja?

Tani ka dale ne Internet.

Pas çdo shkrimi gazete apo blogu, ne çdo Website,

do ta gjesh duke dhene komente per kedo dhe per gjithçka;

me fjale dhe shprehje nga me te ndyrat;

me shpifje dhe sajime nga me te çuditshmet.

Te gjithe te maskuar, si ngahere, me emra te rreme dhe pseudonime.” /1 Gusht 2012

blank

VIRUSI PYET PO KET A E DINI: “SHKA THANE BAGETIA?!” – Nga Fritz RADOVANI

Fatkeqsi! Madje fatkeqsi e madhe! Shqipnia Europjane, e të Madhit dhe të Pavdekshmit Gjergj Kastriotit Skenderbeut e Nanë Terezes, prap me u drejtue nga komunistët barbarë e tiranë trashigimtarët e Enver Hoxhës, e shka asht ma e keqja tue rikthye nen sundimin e Beogradit, Stambollit dhe injorancës antieuropjane, tue kenë dhe antare e NATO-s, në një kohë kur pritej hapja e dyerve t’ Europës, me porosi të Papës Gjon Pali II.

Bisedohet per “minishengen”, gjoja e mendueme nga tre drejtuesit e tre vendeve, njeni thonë asht votue nga “minishqiptarët”.., mik i Erdoganit ! E ky po thonë se asht edhe “kokëbosh”, por jo sa ata që kanë votue per te!

Ai tallet e vazhdon me mbushë xhepat… E ata, kujtojnë se asht budallë!..

Kështu kujtuene dikur edhe per Ahmet Zogun me Pashiqin, per Enverin me Titon e Ramizin që vrriste: “Edhe gjak do bëjmë, po pushtetin nuk do t’ ua lëshojmë…” E qe, ku janë me thesare, dekorata e tituj varg’eqafë…

E kush asht budalla?! – Nuk ju mjaftojnë 109 vjet histori ?!

Do t’ Ju kujtoj rreshtat e fundit të fjalimit At Fishtës, në Paris në 1919, me titull: “Shqiptarët e të drejtat e tyne”, lexue nga Imz. L.Bumçi:

“E pra, kujtoj unë, se, për me kenë burra fjalet, na duhet me thanë edhe për Shqipninë ato shka thomi për të tjerë në Paris, Romë, Athinë, Varshavë…

Në mos paça harrue, si kam ndij prej Profesorave të mij, Grotius ka pasë thanë se, tashma asht ba si zanat me ua shndrrue Zotin popujve. Por përkundrazi, Jean-Jacques Rousseau vërret: “Ani, por të paktën pyetni ma parë, mostjeter, këto bagëti njerzore!”.

“Shumë interesant, edhe per “minishengen”.., duhet studjue At Fishta !!”

            Melbourne, 31 Korrik 2021.

blank

XXXI – 2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J. 120 VJETORI KUR U Lé N’SHKODER I MADHI AT MESHKALLA! (Pergatiti FRITZ RADOVANI, 2021)

Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e XXXI.)

 

Kujtojmë Prof. ARSHI PIPEN në 101 vjetorin e lindjes:

blank

Prof. ARSHI PIPA (1920 – 1987)

A L B A N I C A

A Quarterly of Albanological Research and Criticism

                        Editor: Arshi PIPA

27 – nandor – 1993

         I dashtun Fric,

Devocioni juej ndaj At Mëshkallës asht shembullor. Edhe shkrimi asht në rregull, i rrjedhshëm dhe shprehës.

Ka të meta në pikëzim, por ti shkruej, shkruej…se ka me dalë ndonji … si unë e ka me i rregullue pikat e presat….

Prap, po përsëris ti vetëm shkruej!..

 

Ju lumtë ju për guximin me i kujtue klerikët katholikë, se ata që pranojnë me shkrue në gjuhën e ndysuar, tue pasë trashigue gjuhën e Bogdanit, të Fishtës e të sa tjerë klerikëve shkodranë e Gegë, ata veçse turpnojnë vetën.

Më vjen shumë mirë me ndigjue se Patër Mëshkalla asht nderue me nji ceremoni e cila qenka incizue prej jush.

 

Me At Mëshkallën kam pasë miqësi, tue çmue fort karakterin e tij, e të cilit i përshtatet si pak kujt binomi i Fishtës për “Atme e Fé”.

                                                 Tue ju urue çka ju don zemra,

                                                                        Arshi Pipa.

                                                                       

Bashkë me këte letër të Prof. A. Pipës, kam marrë edhe një letër tjetër nga Z. Juljan Çefa, po nga Amerika, dhe po kaq të ngrohtë sa letra e të nderuemit Profesor. Mbetëm mirënjohës!

Melbourne, 2002.                                                   Autori.

 

 

Prof. Arshi Pipa, shkruan për Padër Mëshkallën:

“…Por, 25 vjet burg ndër burgjët staliniste, peshojnë ndoshta edhe ma randë në kandarin e martirizimit, se pushkatimi”. 

 

Në muejn qershor të vitit 1992, me rastin e vizitës së Prof. Arshi Pipës në Shkodër, një grup qytetarësh organizuem një peticion për dekorimin e At Pjetër Mëshkallës. Firmën e parë e mora nga Profesor Arshi Pipa, në muzeun e Shkodrës dhe tue nënshkrue, Ai më tha këto fjalë: “Asht kënaqësi e madhe për mue me nënshkrue këtë peticion për një Burrë të Madh të Kombit tonë si ishte Padër Pjetër Mëshkalla. Sigurisht, Ai ka me u dekorue me Titullin ma të naltë shtetnor, por për artistët ka për të qenë e vështirë me ngritë atë monument, në të cilin mund të shprehet Shpirti i Madh i Këtij Meshtari Katolik!

U lumtë për këte mendim që keni dhe Ju falëmnderës, që më keni nderue me vu firmën e parë për një njeri të madh siç ishte Padër Mëshkalla!”. 

Shkoder 1992.

 

Shenim FR: Figura të mëdha, që vështirë se i vijnë ma qytetit tonë. Një nderim i madh edhe per Popullin e Shkodres.

Sot nepermjet këtij shkrimi perkujtojmë edhe 101 vjetorin që u le i Madhi dhe i paharrueshmi Prof. Arshi PIPA…

Melbourne, 29 Korrik 2021.

blank

International Herald Tribune (1979)- Mbretëresha Susan e Shqiptarëve kërkoi rinovimin e pasaportës së saj australiane, por Australia i dha një me emër tjetër

Mbetëresha Susan e shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Korrik 2021

“International Herald Tribune” ka botuar, me 16 tetor 1979, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me incidentin diplomatik të rinovimit të pasaportës australiane të Mbretëreshës Susan, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Gruas së mbretit në ekzil i është mohuar përdorimi i titullit

blank

Burimi : International Herald Tribune, 16 tetor 1979, f.7

Canberra, 15 tetor (Reuters) — Gruas me origjinë australiane të Mbretit Leka të Shqipërisë në ekzil i është refuzuar një pasaportë australiane që mban titullin e saj, tha sot një zëdhënës i punëve të jashtme.

Zëdhënësi tha se Susan Cullen-Ward kishte aplikuar për rinovimin e pasaportës me titullin Mbretëresha Susan e Shqiptarëve, por ajo mori një në emër të Susan Leka.

blank

XXX – 2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J. 120 VJETORI KUR U Lé N’SHKODER I MADHI AT MESHKALLA! (Pergatiti FRITZ RADOVANI, 2021)

Nga: Prof. SAIMIR LOLJA(Pj.XXX.)

 

Father PJETËR MËSHKALLA S.J.

 

by FRITZ RADOVANI

2nd Edition, 2004

 

The reader can touch the first book dedicated to an Albanian Catholic priest’s life and deeds. The book saw publication after the collapse of communism in Albania in 1991. Fritz Radovani is passing on to readers his collections for an impressive and noble figure from the Albanian Catholic clergy. He was Father Pjetër Mëshkalla S.J. who carved on the stone: “The first name I have received on earth and which I have kept with honor is the name Albanian, and I will remain Albanian until my death”.

In the first part of the book, the author describes the friendly experience that he and his family had with Father Pjetër Mëshkalla. He recalls Father Pjetër Mëshkalla as an Albanian nationalist, a true Jesuit, authoritative in philosophy and theology, and a sharp voice for moral and human values. The author reveals him as a brave scholar with unbreakable character and a strong defender of free speech and justice.

         The second part of the book contains poems and articles authored by Father Pjetër Mëshkalla and published in the press until 1945. For Father Pjetër Mëshkalla, the sonnet starts where the philosophy ends. For him, gratification is the triangle of goodwill, agreement, and cooperation, and advancement is itself a product of actions based on sound principles. He wrote that we could not say that we value and love our faith if we condemn the other beliefs because the faith touch is a matter of personal conscience.

Albanians of different religions are, first, Albanians. Therefore, we should be a brother to all, and peaceful coexistence is a reality.

         The third part of the book exposes a summarized curriculum vita for Father Pjetër Mëshkalla. He was born on 25 September 1901 in Shkodra.

He received his early education in Shkodra and then went to Linz in Austria to study Theology. Until the age of 33, he continued his theology and literature studies in Slovenia, Poland, and Italy. He chose the path of Jesuit Order S.J. After he qualified as a priest, he returned to Albania and was assigned to teach in the Jesuits’ elementary school and later as a professor in their Seminar. Those who were acquainted with him recall his deep background, persistence in education, determination for improving his writings and poems, and his attention to Albania’s future and advancement.

         He founded the youth assembly Shën Gjon Bosko in Shkodra in 1934. He relocated to Tirana in 1937 and initiated a similar body, Shën Pjetri. In 1938, he participated in the inauguration in Tirana of the Church of the Jesuits, “The Heart of Jesus”. In 1942, he openly expressed that partisans fighting under the direct leadership of Yugoslav and Albanian communists were soldiers of Tito and Stalin. Therefore, they were not going to bring freedom and democracy to postwar Albania. He was against any dictatorship. In addition to publications and speeches, Father Pjetër Mëshkalla and Father Gjergj Fishta told their students in 1940 not to salute in a fascist way.

The fourth, fifth, and sixth parts of the book divulge through publications and pieces of evidence the inflexible disposition of At Pjetër Mëshkalla in facing the communist regime both before his arrests and in prison. His first arrest by the communist regime came in 1946, and he remained in jail until the end of 1961. In April 1967, he was again arrested and sentenced to ten years in prison.

After Father Pjetër Mëshkalla got out of jail in 1977, he returned to Shkodra and stayed there until the end of his life on 28 July 1988. All citizens of Shkodra, of all faiths, expressed their farewell to him. The year 1967 was the year when anything religious became outlawed by the Albanian communist state. The freedom of speech and belief reappeared only in 1990, and Don Simon Jubani held the first Catholic mass on 11 November 1990 in Shkodra.

         Father Pjetër Mëshkalla considered the Albanian Catholic Clergy as the most heroic clergy in Catholicism history. There were only 32 years (1912-1944) of opportunities to form the Albanian Clergy, yet that period produced more catholic martyrs and heroes than any other clergy in the world. He was always worried about having young people educated with a strong background and well-built character. He exerted so much energy in this direction that his ex-students even today are proud of having him as a teacher. The time proved his saying: “If people express their thoughts freely, this [communist] regime will fall soon”.

         His intelligence was like a seal for his colleagues and friends, including the clerics of other beliefs. When he was in the prison of Burrel, his maxim was “Brother with all, independently of religious belief,” and his wisdom was definitive to all. His fellow sufferers in prison, independently of their spiritual beliefs, always helped him, and he helped them. The book ends with the official award “Beacon of Democracy” given to Father Pjetër Mëshkalla S.J. by the President of Albania in September 1992.

 

         Book Review

         by

         Saimir Lolja

Assoc-Prof, PhD, PEng

         Canada, July 2011                         

            Melbourne, 26 Korrik 2021.

blank

Kastriot Dervishi: Zhgënjimi i të riut nga Kosova, erdhi për shkollim, përfundoi kampeve dhe burgjeve

Xhemë Bërdyna, nxënës i klasës të 8-të të gjimnazit kur emigroi në Shqipëri më 5.5.1957. Nën propagandën e kohës si dhe duke kujtuar se Shqipëria ishte vendi ideal ku mund të shkollohej e shërbente atdheut. Letra e tij drejtuar Enver Hoxhës është shumë e gjatë. Ajo protokollohet më 16.9.1958. Sigurisht si edhe të tjerat as denjohet të lexohet nga E.Hoxha. Trajtimi është tallës. Xhema ishte përpjekur shumë në Kosovë dhe familja e tij ishte luftuar nga regjimi jugosllav, por ai nuk e dinte se të dy regjimit ishin njësoj në urrejtjen ndaj shqiptarëve. Në letrën e tij shihet një zhgënjim i madh ndaj trajtimit këtu. Vendi i idealeve të tij e kishte zhgënjyer. Një pjesë nga letra:
“Mbërrita në Tiranë dhe aty qëndrova 33 ditë. Pasi mbarova me organet e hetuesisë më sollën në Llakatund…Shoku toger Daut Myrtaj më pyeti pse kishim ardhur në Shqipëri. I thashë se e kam dash shumë Shqipërinë dhe njëkohësisht për të vazhduar studimet. Ai m’u përgjigj se nuk kemi nevojë për studentë të huaj. Këto fjalë më demoralizuan shumë sepse neve nuk kemi menduar kurrsesi se në Shqipëri do të na thotë kush këtë fjalë. Dëshpërimi na vrau shumë shpejt dhe e bëri efektin e vet. Me iniciativën e Zek Arifit (emigrant), tentuam të arratisemi, por u kapëm sepse Zeka na tradhtoi dhe na denoncoi pranë organeve të Sigurimit në Vlorë. Rashë në burg dhe u dënova një vit. Duke ju falënderuar amnistisë që bëri qeveria për nder të 28 nëntorit, u lirova. Prej burgut më sollën në kampin e Semanit dhe sot bëj një jetë shumë të izoluar. Vazhdimisht i bëj pyetjen vetes: a kështu do të kalojë jeta ime? A kurrë nuk do të vijë koha që edhe unë të hapi dyert e shkollave të larta? Apo na ka dënuar fati të rrimë të kampin e Semanit po e parë dhe as e shijuar jetën e një qytetari të lirë? E vërteta është se rashë një herë në burg për tentativë arratisjeje, por kjo nuk do të thotë se unë u bëra armik i Shqipërisë. Duke parë se jeta në Shqipëri më kaloi nëpër kampe e kanale dhe duke konsideruar veten të pafajshëm, për këto vuajtje unë kam bërë lutjen për riatdhesim. Por a më takon për këtë mua që të bie përsëri në duart e atyre që na kanë urryer e fyer si njerëz e si komb?
Sigurisht se jo. A më përket që t’u dal prindërve përpara të cilët mejnë për Shqipëri? Sigurisht se jo sepse ato patjetër do të më thonë: turp për ty që u ktheve nga Shqipëria. Tash shoku Enver po ju pyesim juve: a më takon kampi apo më takon jeta e lirë. Përgjigjen e pres personalisht prej juve”.
blank

The Daily Colonist (1940)- Mbreti Zog po mëson anglishten dhe ngadalë po fiton zakonet dhe pikëpamjet e një anglezi

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Korrik 2021

“The Daily Colonist” ka botuar, me 13 tetor 1940, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me mësimin e gjuhës angleze nga Mbreti Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti po mëson anglishten

blank

Mbreti Zog i Shqipërisë, i cili po jeton në Londër në hotelin West End me mbretëreshën e tij të re, djalin dhe gjashtë motrat e tij, po fiton ngadalë zakonet dhe pikëpamjet e një anglezi.

Çdo ditë ai studion gjuhën angleze, duke u përpjekur të lexojë gazetat tona, duke biseduar me rrethin e tij të ngushtë të miqve anglezë dhe duke marrë mësime anglisht nga gruaja e tij, Mbretëresha Geraldinë.

Fjalitë e thjeshta të tilla si “It has been a lovely day – Ka qenë një ditë e bukur” janë gjithçka që ai mund të flasë për momentin.

Djali i tij gjashtëmbëdhjetë muajsh, Princi Leka – shkurtim i emrit Aleksandër – po mëson gjithashtu anglisht. Ai tashmë di disa fjalë të tilla si baba, mama, përshëndetje, lamtumirë, park.

Ai ishte i veshur me çizme të vogla të bardha për fëmijë dhe një kostum me ngjyrë luleshtrydhe kur e pashë duke u larguar për shëtitjne e tij “kushtetuese” rreth parkut (shkruan një reporter i Overseas Daily Mall). I pyetur se çfarë do të shihte, ai u përgjigj “Quack-quacks”.

Princi i vogël me flokë të çelët ka shtuar në peshë dhe ngjyrë që kur erdhi në Angli.

Ai tashmë ka udhëtuar nëpër Greqi, Turqi, Rumani, Poloni, Letoni, Suedi, Norvegji, Belgjikë dhe Francë, duke ikur nga një armik për të cilin nuk di asgjë.

Herë pas here Mbreti Zog shoqëron gruan dhe djalin e tij nëpër parqe.

Gradualisht ai po sheh vende me interes – Kew Gardens, Dhoma e Komunave, Gjykatat e Drejtësisë.

Mbretëresha Geraldinë ka vajtur pa u vënë re disa herë në kopshtin zoologjik.

Mbreti Zog dhe mbretëresha e tij tani po mendojnë të marrin një shtëpi në vend – ndoshta në Surrey. Ata kanë vizituar agjentë të pasurive të patundshme, por ende nuk kanë gjetur atë që duan.

blank

Sali Butka, kapedani i Kolonjës që uli në gjunjë gjeneralët dhe diplomatët francezë – Nga ZYLYFTAR HOXHA

Historia e Plakut të Butkës, kolonjarit trim dhe simpatik, e kthyer në legjendë, por tashmë e lënë fare në harresë

Ai prehet i vetmuar, pse jo edhe i harruar, atje në varrezat e Ersekës, nën fërshëllimat e erërave të Pllajës së Kolonjës dhe të Gramozit, duke pritur një fjalë të pathënë për plakun zulmëmadh të Shqipërisë Juglindore, që në vitet e vështira të Luftës së Parë Botërore uli në gjunjë gjeneralë dhe diplomatë të huaj. Por këtë fjalë nuk i tha askush, as në gjallje e as në vdekje nga të gjitha qeveritë që kanë kaluar: nga e Zogut, dihet, s’kishte ç’priste, se atij i kishte kthyer pushkën; nga komunistja mori vetëm disa loloçka, që s’i hynë në punë askujt; nga demokratikja, harresën e plotë.

 

Meqenëse këtë vit është 100-vjetori i fillimit të Luftës së Parë Botërore, dhe Shqipëria ishte një nga fatkeqet më të mëdha të saj, do të ishte nder të përmendje një nga heronjtë e shqiptarë të kësaj lufte, Sali Butkën.

Kush është Sali Butka

Sali Butka lindi në fshatin Butkë të Kolonjës, në vitin 1857, në një familje të madhe me origjinë të hershme nga Frashëri i Përmetit, të cilët janë njohur me mbiemrin Aliçkaj, ishin shpërngulur nga trojet e tyre aty rreth vitit 1630 dhe u vendosën në Butkë të Kolonjës. Një familje e madhe, por e thjeshtë filloi të ndihej e të merrte emër në të gjithë zonën Kolonjë, Përmet, Korçë e Skrapar, kur i biri i Tahirit, Saliu, u lidh me çetat që u ngritën në fillim të shekullit të 20-të kundër Turqisë.

Në çetat e para për liri

Ai ishte anëtar i Komitetit të Manastirit “Për Lirinë e Shqipërisë”. Në dhjetor të vitit 1905 Bajo Topulli shkoi vetë në fshatin Butkë, në shtëpinë e Sali Butkës, ku u formua çeta e parë kombëtare dhe u shpall fillimi i kryengritjes së armatosur. Në këtë çetë, me komandant Sali Butkën, bënin pjesë edhe patriotë të tjerë si: Qani Starja, Qamil Panariti, Riza Veleishti, Selim Pojani, Sefer Panariti, Dilaver Lubonja, Hasan Qinami, Myftar Butka, Pituli etj. Në vitin 1907, çeta e Sali Butkës dhe ajo e Çerçiz Topullit e Mihal Gramenos, organizuan një aksion të përbashkët për vrasjen Dhespotit grek, Fotit, i cili konsiderohej si një nga armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë. Pas atij aksioni, qeveria turke e futi në burg Sali Butkën dhe i dogji shtëpitë në fshatin Butkë. Më pas Porta e Lartë vuri Dajlan Bej Qafzezin, veglën e saj në Kolonjë, për të vrarë vëllanë e Saliut, Selman Butkën.

Në Vlorë, në mbrojtje të flamurit

Duke parë kontributin e madh në mbrojtjen e krahinave të Jugut dhe Qeverisë së Vlorës, Kryeministri Ismail Qemali e thërriti Sali Butkën në Vlorë. dhe e priti atë përzemërsisht. Plaku i famshëm i Butkës u takua aty edhe me Isa Boletinin, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin etj. Në atë kohë ai organizoi mbrojtjen e shtetit të ri shqiptar nga sulmet e ushtrisë greke. Lidhur me këtë, në atë kohë gazeta “Liri e Shqipërisë”, midis të tjerash shkruante: “Sali Butka ka zhveshur pallën dhe po lufton me grekët nga ana e Naselishtës dhe nga ana e Korçës dhe po tregon trimërinë e tij si në kohë të Skënderbeut”.

blank

Me pushkë e penë për mëmëdhenë

Që në moshë të re ai lexonte dhe shpërndante veprat e rilindasve në të gjithë territorin ku vepronte, të cilat i sillte nga Manastiri dhe Sofja. Sali Butka bashkëpunoi për shumë kohë me Petro Nini Luarasin, duke e ndihmuar atë për ngritjen e shkollës së parë shqipe në Kolonjë. Saliu, së bashku me Nasuf Bej Novoselën, ishin dy njerëzit që e morën në mbrojtje Petro Ninin nga armiqtë e kundërshatërt e tij që e kercënonin vazhdimisht për të eleminuar fizikisht. Që në atë kohë ai filloi të shkruajë e të botojë vjersha me temë patriotike, të cilat më pas u kthyen në këngë popullore që këndohen edhe sot. Në vitet 1906-1908 ngriti dhe organizoi çeta të tjera të armatosura në zonën e Kolonjës dhe të Leskovikut. Në vitin 1910, Sali Butka së bashku me 2500 kolonjarë, mori pjesë në mitingun e madh të shkronjave shqipe që u organizua në qytetin e Korçës. Lidhur me këtë ngjarje të shënuar, patrioti i madh Mihal Grameno, në shkurtin e vitit 1910, në gazetën “Lidhja Orthodhokse”, midis të tjerash shkruante: “Gjithë qyteti, burra e gra, kishin dalë për të pritur kolonjarët, që çuditën botën me taktikën e tyre”.

“Burrë i thjeshtë i Shqipërisë”

Në mars të vitit 1911 patrioti i njohur, Spiro Bellkameni, u kthye nga mërgimi dhe shkoi në fshatin Butkë duke qëndruar disa ditë në çetën e Kolonjëse cila udhëhiqej nga Sali Butka. Me qëllim që të zgjerohej lëvizja kryengritëse, Sali Butka i dha Bellkamenit, vëllanë e tij, Myftarin, djalin, Ganiun dhe Thoma Pitulin, për të formuar një çetë më vete në Fushë të Korçës, e cila u bë e njohur në luftën e Orman-Çifligut, ku mbetën të vrarë gjashtë pjestarë të saj të cilët më pas u shpallën dëshmorë të atdheut. Në krye të forcave të bashkuara kryengritëse, Sali Butka çliroi Ersekën dhe më pas, bashkë me çetat e Spiro Ballkamenit e të Kajo Babjenit në gushtin e vitit 1912, ato çliruan Korçën. Lidhur me këtë ngjarje, gazeta “Koha” e datës 19 gusht të vitit 1912, midis të tjerash, shkruante: “Në ballë të çetës së dytë ishte kapedani dhe trimi i Shqipërisë, i dëgjuari patriot Sali Butka, burrë i thjeshtë shqiptar dhe me gjithë zemër mëmëdhetar” .

blank
Gazetari Zylyftar Hoxha

’14-a, me dy plagë të mëdha për Plakun

Gjatë vitit 1914 Plaku pati dy plagë të mëdha. Në luftën e Qafës së Martës kundër grekëve iu vra Nasi Qafzezi, të cilin ai e donte si djemtë e tij, ndaj në këngën që ngriti për të e quajti Nasi Spiro Butka; dhe plaga e dytë ishte vrasja e djalit të tij 23-vjeçar, Ganiut, në Pogradec, më 2 korrik të vitit 1914, në përpjekje me forcat e reaksionit. Edhe për këtë ai ngriti këngën “Malet e Gramozit qajnë, për Gani Butkën që vranë”, një këngë që këndohet në çdo gosti e muhabet edhe sot në Kolonjë, Përmet, Korçë, Skrapar, Dangëlli e Berat. Veç kësaj grekët i dogjën shtëpinë dhe familja tij u detyrua të jetojë në Skrapar, nëpër miq dhe shokë.

blank

Ja si shkruajtën gazetat italiane kur Plaku hoqi syrin pa narkozë

Në vitin 1914 kur në jug filluan maskrat greke, Sali Butka me familjen dhe me mijëra refugjatë të Kolonjës u hodh në Vlorë dhe u sistemua në ullishtet e saj. Plaga në sy që kishte marrë atë vit në Nikoliçë, e bezdiste shumë dhe ishte bërë e padurueshme. Miqtë i thanë të shkonte në Itali ta hiqte syrin. Me qenë se ishte aty afër, i hipi një anijeje mallrash dhe shkoi në Bari. Atye pritën shumë shqiptarë emigrantë dhe e ndihmuan të mbaronte punë shpejt. Pas dy vizitave në një klinikë të njohur, u vendos që të operohej për t’i hequr syrin e dëmtuar. Kur vajti në sallën e operacionit, doktori i thase do t’i bënte narkozë për ta vënë në gjumë, që të mos ndiente dhimbje. Plaku nuk pranoi. “S’dihet se ç’bëj në gjumë, i tha, më shpëtojnë nga poshtë apo pëllas si ka në mes të Italisë dhe të turpërohem. Më bën dot pa ilaç”? Mjeku ngulte këmbë për narkozë, plaku po si mushkë në të tijën. Operacioni nuk u bë atë ditë. Pas konsltës së dytë, kërkesa e Plakut u pranua. Operacioni u krye pa narkozë. I a lëshuan në dorë kokordhokun e syrit të dëmtuar. As zëri më i vogël nuk doli nga goja e të sëmurit, vetëm djersët dinin sumbulla-sumbulla nga fytyra e zbehur nga dhimbja. Të nesërme gazeta “Corriere della Puglia” botoi një lajmë në krye të faqes së parë, se një shqiptar kishte nxjerrë syrin pa narkozë. Askush nuk do t’i ishte nënshtruar vullnetarisht një rasti të tillë, duhet të jesh shqiptar, duhet të jesh trim dhe guximtar që të bësh një gjë të tillë”, shkruante gazeta. Ky lajm mblodhi gazetarë dhe mjekë kirurgë nga e gjithë Italia, dhe ngjarja u pasqyrua edhe në gazeta të tjera. Ajo u pasqyrua edhe nga shtypi shqiptar i kohës. Mihal Gramenua në gazetën “Koha” shkruante: “Atë ditë të mos e harrojmë kurrë! Vammë të gjithë luftëtarët ta ngushëllojmë, kur nathotë duke qeshur:” Mos kini frikë, o vëllezër, se nuk do të turpëroj Shqipërinë dhe asnjë pëlumb kundër armiqve s’ka për të shkuar dëm”

Fshatari i zgjuar e dinak bëri atë që bëri Kutuzovi 100 e ca vjet më parë

Mbasi morën ultimatumin francezët dërguan në kampin e Saliut një përfaqësues të bisedonte me Plakun, por më tepër ai donte të merrte vesh se sa forca kishte plaku që t’i binte Korçës. Por ai nuk mund ta merrte me mend intuitën e fshatarit të zgjuar e dinak që shikonte prapa gardhit. Ai kish porositur që ato 5.000 forca që kishte në moment të lëviznin, ca të shfaqeshin dhe ca të zhdukeshin matanë kodrës së Gjergjevicës, dhe të vazhdonin kështu deri në akshëm, sa t’u griseshin këpucët. I ardhuri, duke parë këtë lëvizje, që ata që kishin dalë para dhjetë minutash, dilnin përsëri, por që ai i dinte si forca të reja, bëri llogaritjet se do të ishin aty te 10 mijë forca. Duke shtuar edhe rezervat që do të ishin pak më lartë, ai llogariti se plaku i kishte të sigurta 12 mijë forca. Është e çuditshme, por këtë kishte bërë edhe Ilarion Kutuzovi 100 e ca vjet më parë, kur Napoloni i ishte afruar Moskës. Ai kishte parë se pas çdo zjarri kishte pasur 5-6 ushtarë, atëhere ai urdhëroi të që çdo ushtar të kishte një zjarr. Ushtria franceze u rrethua në një oqean me zjarre. Në këto kushte ata u kthyen mbrapsht. I bindur mbi fuqinë e madhe të Sali Butkës. Oficeri francez i telegrafoi komandantit në Selanik se 12 mijë vullnetarë mund të sulmojnë Korçën nga çasti në çast. Telegrami ndiqte telegramin, nga Selaniku në Athinë, nga Athina në Paris, deri sa u kthye përgjigja se Korça është e shqiptarëve. Kështu Plaku i famshëm i Butkës mbrojti jo vetëm Korçën, por të gjithë Shqipërinë Juglindore nga synimet e sulmet e shovinistëve grekë. Nisur nga kontributi dhe fama e madhe që mori Plaku i Butkës gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, në 1920 ai u zgjodh dhe mori pjesë si delegat i Korçës në Kongresin e Lushnjës.

Ultimatumi

Ishte gushti i vitit 1919. Shqipëria jetonte, ndoshta, çastet më kritike të historisë: Italianët siguruan Vlorën dhe Sazanin, serbët veriun e Shqipërisë, francezët që e mbajtën aq kohë Korçën, tani donin t’ua dorëzonin grekëve. Populli i Korçës vendosi të kundërshtojë. U ngrit një komision me 13 veta, me njerëzit më të shquar të qytetit. Qyteti duhej të mbrohej me forcë, po ku ta gjeje këtë forcë? Iu kërkua ndihmë qeveisë së Durrësit për 200 000 franga ari të mbaheshin me ushqim vullnetarët, por ajo nuk u tregua e gatshme. U mendua dhe iu bë thirrje Sali Butkës që ishte në Konak të Tomorricës me pushime në atë kohë. Pas kësaj, kur dëgjoi edhe se Themistokli Gërmenjin e kishin vrarë francezët në Selanik në kokën e Plakut shpërtheu stuhia. Brenda pak ditëve ai solli në Gjergjevicë, afër Korçës 1500 vullnetarë. Në fiillim të shtatorirt 1919 ai u dërgon një ultimatum të butë me 14 pika forcave franceze në Korçë: Po pse të butë, sepse duhej shmangur gjakderdhja, sepse Franca ishte fuqi e madhe.

Ultimatum Në emër të popullit shqiptar

Sali Butka. Komandant i trupave vullnetare të lidhjes së Shqipërisë Lindore

Zotit komandant i forcave franceze në kufijtë shqiptarë në Korçë

Komandant, Në padijeni të popullit francez, në padijeninë e komisionit të lartë të Konferencës së Paqes dhe kundra vullnetit tonë, diplomacia juaj, e gënjyer nga fjalët lajkatare të disa diplomatëve grekë, shqiptoi dënimin me vdekje të popullit shqiptar duke i dorëzuar Greqisë qytetin e Korçës, veprim ky arbitrar dhe kriminal, që është pranuar me gjakftohtësi nga Franca, mbrojtësja e kombeve të shtypur, mbrojësja e të dobëtve….Të shturë deri në ekstrem dhe duke mos mundur të durojmë më të tilla përdhunime e të tilla poshtërime, ne eshohim veten të detyrauar t’iu paralajmërojmë, të na dorëzoni qytetin e Korçës dhe rrethet e saj brenda 48 orëve që ndjekin nga dorëzimi i këtij ultimatumi….
Gjergjevicë, shtator 1919

Kryekomndanti i Trupave Vullnetare të Shqipërisë Lindore

Fundi, kapak floriri

Plaku, pasi i maroi të gjitha u kthye më në fund në shtëpi, në Butkë, filloi të ngrinte shtëpitë nga themelet pasi i kishte djegur greku. Jetonte ditëtë e tij i qetë, duke kujtuar djemtë që kishte lënë maleve. Një ditë i thanë se Zogu kishte thyer qafën. Ahir, ishallah, kishte shfryrë plaku. Por s’kaloi shumë dhe i thanë se ai ishte kthyer prapë. Prefekti i Korçës, Beqir Gjylbegu i kërkon ndihmë Plakut. Dhe ai me 300 kolonjarë dhe në moshë të thyer zuri kufinjtë, por Zogu paskësh hyrë në anën tjetër. Kërkuan ta arrestonin, por s’mundën herën e parë, herën e dytë në Kryengritjen e Fierit e arrestuan, por ai tani nuk ishte gjë tjetër veçse një grusht kockash, ndaj e liruan. Kur u kthye mori dy oparkë t’i bënin gurin e varrit me një shqipe të skalitur. Ua ktheu dy hërë, deri sa gjeti karar. Vdiq më 20 tetor 1938.

Derë e madhe historike

Mbas largimit nga jeta të Plakut legjendar të Butkës së Kolonjës, jeta e pinjojve të kësaj shtëpie eci sipas traditës së krijuar, me angazhim në punët e atdheut. Myftari, i vëllai Saliut, si i dyti i fisit, mbajti hatërin e plakut dhe nuk mund t’i dilte përpara, megjithatë qëndroi në kahun e duhur; dy djemtë e Plakut, Iliazi dhe Ganiu u vranë në luftë kundër grekut; Safeti, me idetë e tij ekstreme, i mençur, trim dhe luftëtar i vendosur, mori një drejtim, që, po të ishte gjallë plaku, nuk do ta kishte lënë të shkonte andej ose do të ishin prishur për jetë; ndërsa sot, më i dëgjuari i fisit, nipi, Urani, djali i Safetit, i zgjuar, i mësuar dhe i zoti, natyrisht, doli në mbrojtje të kauzës të të atit.

blank

“Newsweek”: GABIMI IM MË I DASHUR Nga MADELEINE ALBRIGHT, ish Sekretare Amerikane e Shtetit

Kur isha shefe e diplomacisë së Shteteve të Bashkuara, kam bërë një gabim të madh. Ja si ka ndodhur…

Më 1999, presidenti Clinton, sekretari i mbrojtjes, William Cohen dhe unë, ishim së bashku në një dhomë, duke festuar 50 vjetorin e NATO-s. Ndodhi fare rastësisht; ishim ulur dhe bënim shaka dhe bëmë sikur ishim majmunët e mençur, personazhe të proverbit “Nuk shoh gjë të keqe, nuk dëgjoj gjë të keqe, nuk flas gjë të keqe”.

Vendosa pastaj të blej tre stoli mbërthyese (karficë zbukurimi) në formë majmunësh. Një vit më vonë, presidenti Clinton dhe unë merrnim pjesë në një samit në Moskë.

Isha e tmerruar nga brutaliteti i veprimeve ushtarake ruse në Çeçeni. Mendoja se ishin shkatërruese. Prandaj, e vendosa stolinë me tre majmunët në xhaketën time, në takimin tonë me presidentin Vladimir Putin.

Kam filluar t’i mbaj këto stoli për të sinjalizuar disponimin, kur isha ambasadore në Kombet e Bashkuara. Atëbotë kishim sanksiopne ndaj Irakut dhe isha udhëzuar të vazhdoja të thoja gjëra të tmerrshme për Saddam Husseinin.

Si kundërpërgjigje, ai publikoi një poemë në një gazetë, duke më krahasuar me një gjarpër. Unë kisha një stoli në formë gjarpëri dhe vendosa ta mbaj. Kur mediat më pyetën se pse e mbaja pikërisht atë stoli, unë thashë “sepse Saddami më ka krahasuar me një gjarpër”. Me vete mendova, “kjo ka filluar të bëhet argëtuese” dhe dola e bleva një mori stolish për kostumet e mia, duke menduar se do të pasqyronin ngjarjet që do të ndodhnin në ditët e caktuara. Në ditët e mira, do të vendosja flutura, lule ose balona. Në ditët e keqija, do të vendosja insekte.

Me një rast, kur isha në bisedime me rusët, zbuluar se një mjet përgjimi (bug – në anglisht) ishte vendosur në njërën nga sallat e konferencës jashtë zyrës sime në Departamentin Amerikan të Shtetit. Herën tjetër kur u takova me rusët, vendosa në kostumin tim një stoli të madhe në formë insekti (bug – në anglisht).

Por, ishte gabim i madh të vendosja ata tre majmunët kur takuam presidentin Putin. Derisa po ecnim, ai iu dejtua presidentit Clinton dhe tha: “Ne gjithmonë vështrojmë me vëmendje stolitë mbërthyese të sekretares Albrajt”. Presidenti Putin atëherë m’u drejtua dhe më pyeti: “Pse mbani majmunë sot?”.

Unë ndërkaq thashë: “Për shkak të politikës suaj mbi Çeçeninë”. Presidenti Putin u zemërua jashtë mase me mua. Atëherë e kuptova se kisha shkuar larg. Për fat të mirë, kjo gjë nuk ndikoi në diskutimet e rëndësishme që ai dhe presidenti Clinton zhvilluan.

Nuk kam kërkuar falje, por mësova se ndonjëherë kur e tejkalon kufirin pak, në një situatë vërtetë serioze, me dikë që mund të mos e ketë sensing e njejtë të humorit, atëherë mund ta kesh tejkaluar kufirin shumë. (a.v.)/REL

 

blank

Giornale di Udine (1920)- Letra e Faik Konicës drejtuar gazetës “Giornale d’Italia”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Korrik 2021

“Giornale di Udine” ka botuar, me 11 qershor 1920, në ballinë, letrën që Faik bej Konica i ka dërguar asokohe “Giornale d’Italia”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Një letër nga një shqiptar

blank

Burimi : Giornale di Udine, 11 qershor 1920, ballinë

Romë, 10 qershor. — “Giornale d’Italia” merr letrën në vijim nga Faik bej Konica, president i Federatës Shqiptare “Vatra” :

Z. Drejtor. — Lajmet nga Shqipëria, të botuara sot nga “Giornale d’Italia” dhe në gazeta të tjera do të kenë emocionuar të gjithë ata, italianë dhe shqiptarë që kishin ëndërruar për një ngjarje të sinqertë dhe vëllazërore midis dy vendeve.

Që interesi i popullit shqiptar konsiston në mbajtjen e marrëdhënieve të përzemërta me Italinë dhe në mos dëmtimin e interesave më këtë popull të madh të afërt dhe miqësor tradicionalisht, është një fakt i dukshëm dhe i qartë.

Unë dhe miqtë e mi shprehim keqardhje për verbërinë dhe absurditetin e atyre shqiptarëve që janë përgjegjës për këto veprime armiqësore.

Lidhur me pjesën e përgjegjësisë që i bie autoriteteve italiane, ju mbetet juve ta shqyrtoni, artikulli juaj sot dhe mendimet që shumë italianë kanë shprehur me rastin e këtyre incidenteve të mjerueshme më kanë bindur që në Itali njihen disa nga shkaqet e trishta të keqkuptimit.

Ju lutem, z. Drejtor, të siguroni publikun italian për një të vërtetë që në këtë moment po keqkuptohet, domethënë se populli shqiptar ruan akoma, pavarësisht nga gjithçka, ndjenjat e dashura për popullin e madh italian.

Faik bej Konica

blank

XXIX – 2021 VITI AT PJETER MESHKALLA S.J. 120 VJETORI KUR U Lé N’SHKODER I MADHI AT MESHKALLA! (Pergatiti FRITZ RADOVANI, 2021)

Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e XXIX.)

 

blank

“Edhe një HERO ma pak!”

 

1988, KORRIK 28… Në Shkoder…

Një ditë vere e nxehtë me të marrë frymen, si ngjet jo rradhë në qytetin tonë të Veriut. Një taft si në gryken e furrës…

Edhe pse kishte kohë që At Pjeter Mëshkalla nuk ndihej mirë me shndet, lajmi i asaj ditë ishte i papritun per shkodranët.

Ai lajm u hap në kater anët si t’ binte rrfeja: “At Mëshkalla nuk rrnon ma!” E, ndoshta, per shumicen ishte i pabesueshëm…

Kur perfundoi 25 vitet e burgut komunist Ai ishte 76 vjeç, po a e besonin këte ata që kanë pasë fatin me e njoftë atëherë? Nuk besoj! Ai kishte një mendje të freskët dhe gojen shpatë, po kur e lypte rasa, fjala e Tij ishte aq e ambel e joshëse sa, ne nuk na bahej me u shkëputë prej Tij me orë të tana. Atë ditë nuk besoj se ka mbetë kush në Shkoder pa u pikllue në zemer!..

E pra, na la edhe Pader Mëshkalla! Populli i Shkodres pa dallim Feje e percolli me dhimbje në Shpirt Atdhetarin e flaktë dhe të vendosun në Idealin e Tij. Dijetarin mendjendritun e puntorin e palodhun për unitetin e Atdheut, Misionarin e vërtetë, Ushtarin e zdathun të Krishtit, Luftëtarin e paepun të Demokracisë dhe të Drejtave Njerëzore në Shqipni, Mësuesin e pavdekshëm të rinisë e kundërshtarin e papërkulun dhe të pathyeshëm përballë diktaturës barbare komuniste.

Shqipja me kthetrat e Saja ka skalitë atëditë në një shkamb:

“Edhe një HERO ma pak!”

Melbourne, Korrik 2021

blank

Relacioni tepër sekret- “Kabineti i Ministrit të Jashtëm të Italisë i kërkoi ambasadorit tonë, që së bashku me motrat e Nënë Terezës, të vijë në Shqipëri dhe…

Publikohen disa dokumente arkivore me siglën “Tepër sekret” të nxjerra së fundmi nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë dhe Arkivi Qendror i Shtetit, të cilat i përkasin një periudhe kohe nga (1969-1991), ku ndodhet një korrespondencë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme me Komitetin Qendror të PPSH-së dhe disa prej përfaqësive diplomatike shqiptare të akredituara në Perëndim, si Romë, Paris, etj., me telegrame, relacione, raporte, informacione, urdhëresa, nota diplomatike, ftesa, artikuj gazetash të shtypit botëror, flet-palosje, fotografi, etj., ku bëhet fjalë për Nënë Terezën e Kalkutës, Bamirësen dhe Shenjtoren e famshme me origjinë shqiptare, Gonxhe Bojaxhi, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare, si: “Padmashir”, dhe “Nehru”, nga qeveria indiane në vitin 1963 dhe 1972, “Magnasia” nga qeveria filipinase e cila e shpalli gjithashtu si “Gruaja e merituar e Azisë”, disa çmime paqeje nga SHBA, “Ambrogino i artë” nga Milano, “Nëna universale” në 1974 nga qendra e orientimit të emigrantëve, dhe çmimi ‘Nobel’ për Paqen, në 1979-ën.

Kalvari i Nënë Terezës që nga viti 1969, e cila nëpërmjet kanaleve diplomatike franceze dhe italiane, i kërkoi Tiranës zyrtare, që të vinte në Shqipëri, në atdheun e saj, për të vizituar nënën, Roza Bojaxhi, që në atë kohë ishte në moshën 86 vjeçare dhe e sëmurë, si dhe motrën e saj, Age, të cilat banonin në Tiranë. I gjithë dokumentacioni i plotë, (tashmë i deklasifikuar), i nxjerrë nga arkivat e shtetit shqiptar, bëhet publike për herë të parë nga Memorie.al, ku hidhet dritë mbi të gjithë aktivitetin bamirës së Shenjtores së famshme, në ndihmë të të varfërve në të gjithë botën dhe dëshirën e saj të jashtëzakonshme për të ndihmuar bashkatdhetarët e saj në Shqipërinë komuniste, si dhe heshtjen totale të Tiranës zyrtare dhe udhëheqjes së lartë komuniste të asaj kohe, me në krye Ramiz Alinë e Nexhmije Hoxhën, të cilët me pretekse të ndryshme, penguan ardhjen e saj në Shqipëri dhe e lejuan vetëm në vitin 1989, në sajë të presionit të madh ndërkombëtar!

 

Edhe pse në të gjithë botën ajo njihej si Nënë Tereza e Kalkutës, Bamirësja dhe Shenjtorja e famshme Gonxhe Bojaxhi, fituese e disa çmimeve ndërkombëtare dhe e çmimit ‘Nobel’ për Paqen në vitin 1979, nuk e fshehu kurrë origjinën e saj shqiptare, madje duke kërkuar që nga viti 1969, nëpërmjet kanaleve diplomatike franceze, italiane etj.,(ku u angazhuan krerët më të lartë të diplomacisë së këtyre dy shteteve), që të vizitonte nënën dhe motrën e saj që jetonin në Tiranë.

Por edhe pse lidhur me kërkesën e vazhdueshme për të vizituar atdheun e saj, asokohe dhe më pas u angazhuan disa prej diplomatëve kryesore të këtyre dy shteteve Perëndimore me të cilat Tirana zyrtare kishte marrëdhënie diplomatike, regjimi komunist i Enver Hoxhës, nuk e lejoi atë kurrsesi të vinte dhe të shikonte nënën e saj që ishte në momentet e fundit të jetës dhe Age Bojaxhi, u nda nga jeta me pengun e madh që s’mundi ta shihte edhe njëherë të bijën e saj, Gonxhen, të cilën s’e kishte pare, që kur ajo ishte fëmijë, kohë kur ajo ishte larguar nga shtëpia për t’u bërë murgeshë.

Por edhe pas kësaj, Nënë Tereza e Kalkutës, siç njihej ajo në të gjithë botën për shkak të misioneve të saj të bamirësisë në ndihmë të të varfërve dhe të vobektëve kudo që ata ndodheshin, në të gjitha skajet e globit, jo vetëm që nuk u zemërua me ata që nuk e lejuan të shihte nënën e saj, para se të ndërronte jetë, por përkundrazi, u lut për ta dhe vijoj të kërkonte pa u lodhur, për vite me radhë, që ajo të vinte një ditë në vendlindjen e të parëve të saj, qoftë dhe për të vënë një tufë me lule mbi varrin e nënës dhe motrës së saj, që tashmë ishin larguar nga jeta.

Por kërkesat e saj, për dy dekada (nga viti 1969, deri në 1989-ën), hidheshin poshtë me pretekste nga më absurdet nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe më pas, pasuesit të tij, Ramiz Alisë e Nexhmije Hoxhës, të cilët shikonin pas saj dhe njerëzve që e shoqëronin: një “agjente të Vatikanit”, etj.!

Lidhur me këto si dhe të gjithë kalvarin e saj prej më shumë se dy dekadash për të ardhur në Shqipëri, ku mendonte që të hapte Shtëpitë e Bamirësisë, siç kishte bërë në vende të ndryshme të botës, si dhe arsyen e vërtetë sepse Ramiz Alia dhe Nexhmije Hoxha, vendosën që ta pranonin atë në vitin 1989, kur dhe erdhi për herë të parë në atdheun e saj, bëhet fjalë në shumë dokumente arkivore, ku ndodhet një korrespondencë ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë me Komitetin Qendror të PPSH-së dhe disa prej përfaqësive diplomatike shqiptare të akredituara në Perëndim, si Romë, Paris, etj., me telegrame, relacione, raporte, informacione, urdhëresa, nota diplomatike, ftesa, artikuj gazetash të shtypit botëror, revista, flet-palosje, fotografi, etj., etj., të cilat publikohen për herë të parë nga Memorie.al., në rubrikën historike dossier, duke filluar nga ky numër.

VIJIM

Relacioni i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë për Komitetin Qendror të PPSH-së, lidhur me kërkesat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë pranë ambasadës shqiptare në Romë, për të plotësuar propozimet e Nënë Terezës

I n f o r m a c i o n

Sikurse dihet në datën 28 nëntor, Grafini zëvëndës-shefi i kabinetit të Ministrit të Jashtëm të Italisë, De Mikelis, thirri ambasadorin tonë në Romë dhe i parashtroi sa vijon:

Propozoi që së bashku me motrat e Nënë Terezës, të vijë në Shqipëri dhe një prift që do t’u shërbejë atyre. Ky propozim, bëhet me kërkesën e Ministrit të Jashtëm të Vatikanit, dhënë De Mikelisit.
Grafini, informoi se zyrën e atasheut të kulturës të ambasadës së tyre në Tiranë, do t’ia japin për përdorim 6 Popajve, meqënse janë ngushtë. Në këtë kuadër, ai theksoi se kjo gjë është e nevojshme meqënse nuk do ishte mirë që Popajt, të gjendeshin në kushte të vështira, në kohën e largimit të tyre nga Shqipëria, që do të realizohej me ndërhyrjen e organizatës së Kryqit të Kuq dhe në praninë e përfaqësive Perëndimore e asaj italiane.
Nga takimi i mësipërm del qartë se pala italiane e konsideron të mbaruar, vendosjen e grupit të motrave të Nënë Terezës këtu, ose dëshiron ta finalizojë që edhe Vatikani, të dërgojë në Shqipëri një përfaqësuesin e vet, në rolin e priftit për t’u shërbyer motrave. Në këtë mënyrë, indirekt Vatikani kërkon që të krijojë marrëdhënie me vendin tonë.

Së dyti, pala italiane, në vijim të bisedës së ministrit Ruxhero, me shokun Reiz Malile, shtron përsëri largimin e 6 Popajve nga Shqipëria me një ndërhyrje ndërkombëtare. Gjë që tregon se ata e konsiderojnë të pa qenë, se midis dy palëve është gjetur një zgjidhje. Lidhur me sa më sipër, mendojmë se ambasadori ynë në Romë, të marrë takim me Grafinin dhe t’i thotë sa vijon:

U informova në Tiranë për çështjen e misionit të motrave të Nënë Terezës dhe rezulton se nuk është pranuar nga ana jonë dhe nuk është vendosur me Nënë Terezën, që motrat e saj të hapin këtu një ‘Shtëpi Bamirësie’. Pra, kërkesa e Vatikanit për dërgimin e priftit, mbetet pa objekt, pa përmendur këtu që Shqipëria nuk mban lidhje me Vatikanin.
Përsa i përket rregullimit të 6 Popajve, brenda selisë së ambasadës italiane, kjo është një çështje e brendshme e tyre. Por në bisedën me ju, në datën 28 nëntor, na tërhoqi vëmendjen propozimi i zgjidhjes së çështjes së Popajve, me anë të ndërhyrjes ndërkombëtare, të Kryqit të Kuq dhe në praninë e përfaqësuesve perëndimorë dhe italianë. Kjo mënyrë e zgjidhjes, tashmë është kapërcyer sepse siç e dini, propozimi italian nuk është pranuar dhe se problemin e tyre u zgjidh me anë të bisedës së prof Lazrit me Andreotti, kur ky i fundit, ishte Ministër i Jashtëm. Ne jemi në pritje të realizimit të kësaj zgjidhjeje. Kjo është theksuar dhe në bisedën e ministrit Ruxhero me ministrin tonë të Jashtëm në Tiranë dhe në bisedën që kam pasur me zotin Pikoli, në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit.
Në fund të bisedës, ambasadori ynë të theksojë, qëndrimin e qeverisë sonë, për zhvillimin e marrëdhënieve të miqësisë e bashkëpunimit me Italinë.

Tiranë më 1 dhjetor 1989

Relacioni i ambasadorit Dashnor Dervishi për Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, lidhur me telegramin e urimit të Papa Gjon Pali të Dytë, me rastin e Vitit të Ri

AMBASADËS SË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË NË ROMË

Romë më 12 janar 1990

Lënda: Mesazhi i Vitit të Ri nga Papa Pauli II

MINISTRISË SË PUNËVE TË JASHTME

(Drejtorisë së Parë)

TIRANË

Bashkëngjitur ju dërgojmë, sipas porosisë tuaj për materiale të tilla, mesazhin e Vitit të Ri nga Papa Pauli II, që i dërgon përfaqësuesi i përhershëm i Vatikanit, në FAO përfaqësuesit tonë të përhershëm në këtë organizatë.

AMBASADORI

(Dashnor Dervishi)

Raport-informacioni i diplomatit Vladimir Pulaj pranë Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me kërkesat e Vatikanit për të hyrë në kontakte me Tiranën zyrtare

I n f o r m a c i o n

Kohët e fundit, vihet re një aktivizim i madh i diplomacisë së Vatikanit, karshi vendit tonë. Nunca të tij, në vende të ndryshme por edhe miq e të njohur, u kanë folur diplomatëve tanë jashtë, për kënaqësinë e shprehur nga Selia e Shenjtë, lidhur me lejimin e ushtrimit të besimit fetar, në vendin tonë si dhe dëshirën për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë.

Në kushtet kur vendi ynë ka marrë vendime të rëndësishme, në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut dhe besimit fetar, ka filluar tanimë të ushtrohet. Por njëkohësisht, dhe në kuadrin e përpjekjeve që po bëhen nga ana jonë, për tu pranuar me të drejta të plota në KSBE, dhe për të vendosur marrëdhënie diplomatike me TPE, vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Selinë e Shenjtë, do të ketë një efekt shumë pozitiv, në komunitetin ndërkombëtar dhe qeveritë e shumë vendeve, duke pasur parasysh influencën e Vatikanit mbi to.

Një hap i tillë, do të shërbente dhe për të treguar se vendi ynë është angazhuar thellësisht në procesin e demokratizimit të vendit dhe se kështu, i heqim nga dora një armë shumë të fortë disa qarqeve të huaja, që po e përdorim kundër vendit tonë.

Për sa më sipër, mendojmë që ambasadorët tanë në Athinë e Algjer, të kontaktojnë këto ditë nuncat e Vatikanit dhe në bisedë e sipër, t’ju lëmë të kuptojnë se do të mirëprisnim kërkesën nga ana e tyre, për të vendosur marrëdhënie diplomatike me vendin tonë.

Tiranë më 22 janar 1990

Vladimir Pulaj

Relacioni i Kryetarit të Komitetit për Marrëdhënie Kulturore dhe Miqësore me Botën e Jashtme, Jorgo Melica, dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme, për letrën e dërguar nga shoqëruesja e Nënë Terezës, Zhanet Petrie

KOMITETIT Tiranë, me 20.3.1990

I n f o r m a c i o n

Xhanete Petrie, me anë të një kartë burimi, pasi falenderon për tërë kujdesin që u tregua gjatë vizitës së Nënë Terezës në vendin tonë, bën të ditur se Nënë Tereza, gëzon shëndet të plotë e ka filluar rregullisht nga puna. Interesohet të dijë se ç’bëhet me motrat në Shqipëri dhe nëpërmjet letrës, Petrie, njofton se Nënë Tereza, është e interesuar që të vijë përsëri në Shqipëri.

Kryetari

Jorgo Melica

Korespondenca me telegrame sekrete e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë me ambasadat shqiptare në Beograd, Pragë dhe Romë, lidhur me kërkesat e Vatikanit për të hyrë në kontakte e marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë

DËSHIFRIM

TEPËR SEKRET

Nr. 12064

Nga: Praga

Datë: 20.4.1990

MINISTRISË SË JASHTME

MPJ na ka ftuar edhe ne me tërë përfaqësuesit diplomatikë të Pragës, me rastin e vizitës së Papës. Mendojmë të mos shkojmë.

Idrizi

SHIFRIM

TEPËR SEKRET

Datë: 21.4.1990

Adresa: Pragë

Dakord, që të mos shkoni në pritjen e Papës. Po t’u pyesin për këtë problem, i thoni që nuk kemi gjë kundër tyre, por nisemi nga rrethanat, që vendi ynë nuk ka marrëdhënie me Vatikanin.

DËSHIFRIM

TEPËR SEKRET

Nr. 15748

Nga: Beogradi

Datë: 25.5.1990

MINISTRISË SË JASHTME

Në një pritje tek këshilltari francez, më takoi zëvendës titullari i ambasadës së Vatikanit. Isha me Leonidhën. Tha se i kishin bërë përshtypje, zërat që përhapen në Beograd, se gjoja shqiptarët myslimanë, shkojnë në Itali tek arbëreshët dhe atje konvertohen në katolikë dhe si të tillë, rikthehen në Kosovë.

(vijon)

DËSHIFRIM

TEPËR SEKRET

Nr. 15749

Nga: Beogradi

Data: E dyta

Pyeti a është e vërtetë një gjë e tillë. I thanë se ne e dimë propagandën serbe, që i cilëson shqiptarët fondamentalistë, apo që flet për keqtrajtimin e popullsisë, së krishterë nga ajo myslimane, por për rastin konkret nuk e besojmë.

(vijon)

DËSHIFRIM

TEPËR SEKRET

Nr. 15750

Nga: Beogradi

Data: mbaroi

sepse në plan të parë ka dalë çështja kombëtare dhe këtu, jemi të gjithë të bashkuar ortodoksë, katolikë, myslimanë, ateistë. Ai tha se do të interesohej para priftërinjve arbëreshë, për të marrë ndonjë informatë.

Kujtimi

DËSHIFRIM

TEPËR SEKRET

Nr. 17802

Nga: Roma

Data: 19.6.1990

MINISTRISË SË JASHTME

Profesori i historisë në Universitetin e Romës, Andrea Rikardi, i tha Miroshit, se kohët e fundit në Vatikan kanë filluar të mendojnë ndryshe për Shqipërinë. Sipas një bisede që ai ka pasur me monsinjor Fortinon, arbëresh që njihet si “eminenca gri” në Vatikan, ka mësuar se atje është arritur në konkluzionin se

(vijon)

DËSHIFRIM

TEPËR SEKRET

Nr. 17803

Nga: Roma

Data: e dyta

se nuk duhet përsëritur ai gabim historik, që u bë me Skënderbeun, që u la pa përkrahje. Frika që futi Vatikani për urrejtjen e pushtetit të Skënderbeut në Adriatik, bëri që të sigurohej një ndikim i dobët i Perandorisë Osmane, në vend të një mbretërie.

(vijon)

DESHIFRIM

TEPER SEKRET

Nr.17804 Nga: Roma

Nr.941 Data: e treat

Fuqishme shqiptare pruri atëherë zgjerimin e pushtetit musliman e ortodoks në Adriatik e Ballkan, gjë që bëri që katolicizmi të mbetej në minoran dhe i pafuqishëm. Gjithashtu është konsideruar i ashpër, qëndrimi që u mbajt në vitet ’60, i cili lejojë një ndarje të madhe nga (vijon)

DESHIFRIM

TEPER SEKRET

Nr.17805 Nga: Roma

Nr.942 Data: e katërta

Ajo që do të krijonte ateizmi shqiptar. Prandaj sipas Fortinos, ndaj Shqipërisë, veçanërisht pengesave që ajo ndërmerr në drejtim të të drejtave të njeriut, nga Vatikani do të tregohet maturi, inkurajim ndaj veprimeve të Perëndimit me Shqipërinë. 2) Aktualisht Vatikani sheh rrezik të (vërtetë)

DESHIFRIM

TEPER SEKRET

Nr. 17806 Nga: Roma

Nr. 943 Data e pesta

Interesave të tij aktivitetin e kishës ortodokse, në Ballkan si rezultat i zgjerimit të nacionalizmit në Serbi dhe në Greqi pas fitores së “Demokracia e Re”. Vatikani është i ndjeshëm gjithashtu edhe ndaj zhvillimeve që ka midis fundamentalistëve muslimane (vijon)

Letra e shoqërueses së Nënë Terezës, regjisores Zhanet Petrie, dërguar Kryetarit të Komitetit për Marrëdhënie Kulturore dhe Miqësore me Botën e Jashtme, Jorgo Melica

Z, Jorgo Melica

Kryetar i Komitetit Shqiptar për Marrëdhënie Kulturore e Miqësore me Botën e Jashtme.

I dashur Zoti Melica

Duke ju uruar shkurtimisht gëzuar Vitin e Ri dhe duke duke ju shprehur mirënjohjen ndaj jush, për gjithçka bëtë në vizitën tonë në Shqipëri. Në çdo vizitë që unë bëj, shoqërohet me rritjen e respektit dhe konsideratës për popullin shqiptar.

Nënë Tereza po përmirësohet dhe mjekët janë të kënaqur me gjendjen e saj shëndetësore, të cilën e konsiderojnë mjaft të mirë. Nëna, ka rifilluar aktivitetin e saj dhe së shpejti, do të jetë në gjendje që të ndërmarri udhëtimet.

Ajo është shumë e interesuar që të rikthehet në Shqipëri, së bashku me motrat e saj. Dhe njëherë, shumë faleminderit për kujdesin tuaj dhe takohemi në një të ardhme të afërt.

Përshëndetjet më të mira

Jeanette Petrie Janar, Janar 31, 1990 – Romë

Korespondenca me telegrame sekrete e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë me ambasadën shqiptare në Kajro, lidhur me jehonën e vizitës së Nënë Terezës në Shqipëri dhe vendosjen e dy statujave te varri i nënës dhe motrës së saj në Sharrë

DËSHIFRIM

TEPËR SEKRET

Nr. 31090

Nga: Kajro

Data: 7.12.1990

MINISTRISË SË JASHTME

Në pritjen e Tajlandës më takoi nunci apostolik Antonis Magnoni, ku më shprehu kënaqësinë për vizitën e Nënë Terezës dhe takimet e marra.

(vijon)

DËSHIFRIM

TEPËR SEKRET

Nr. 31091

Nga: Kajro

Data: mbaroi

Ai më tha se bëni shumë mirë që prisni nivele të tilla, pasi Nënë Tereza, është një nga figurat më të rëndësishme në botë. E mbi të gjitha, theksoi ai, që Nënë Tereza realizoi ëndrrën e saj, të takimit në tokën amtare përpos faktit që fjala e saj ka peshë.

Alkyzi

Proçes – verbal

Mbi marrjen në dorëzim të dy statujave të vogla, të cilat janë për t’i vendosur, në dy varret e njerëzve, familjes së Nënë Terezës. Ato, duhen ruajtur dhe do të vendosen sa herë që do të bëhen vizita në këto dy varre.

Tiranë më 2 maj 1990

Dorëzuesi

(Maksim Dinga)

Përfaqësuesi i Komitetit për Marrëdhëniet Kulturore me Botën e Jashtme

Marrësi

(Xhafer Vila)

Përgjegjësi i varrezave të Sharrës. /Memorie.al


Send this to a friend