VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kompania që ndërtoi urën e Gjenovës ka fituar tendera edhe në Tiranë

By | August 14, 2018

Komentet

Kur në Lezhë përmend mësuesin Ndue Mataj, mendja të shkon te biblioteka e tij – Nga FRAN GJOKA

Mësuesi i talentuar i letërsisë u portretizua për shume vitë si një nga figurat e njeriut me vlera.
Pas daljës në pension kohën e lirë ai e përcjell me studime në mes të mijëra librave me vlerë të biblotekës së tij private. Ky njeri i apasionuar pas librave është bërë model për mbarë lexuesit lezhianë dhe më gjerë. Ai mbetet një lexues dhe propogandues i qindra librave në jetën e tij të punës 40 vjeçare, duke filluar nga Homeri e deri tek Ismail Kadare. Kjo e ka berë mësuesin e nderuar të letërsisë një dialogues të veçantë të letërsisë të shkrimtarëve dhe librave të njohur, një polemizues i fortë për shumë fenomene të letërsisë bashkëkohore dhe asaj klasike.

Kolegu im i dashur! Kështu më pëlqen t’ju thërras, si dikur kur ishim mësues në kohët e hershme të rinisë, kur të dy punonim për të mësuar dhe edukuar brezin e ri… Sa herë ju shoh, mendimi më ikën larg. Më përfytyrohen imazhe të dekadave më parë. Kanë kaluar vite e vite prej atëherë dhe tashmë, në kohën e pensionit, i ruajmë të freskta kujtimet dhe respektin e ndërsjellë për shkollën, nxënësit dhe kolegët tanë mësues, që punojnë në të gjithë vendin me përkushtim dhe fisnikëri. Por ty, Ndue, të kemi admiruar edhe për dashurinë e veçantë që ke pasur dhe ke për librin, për bibliotekën tënde më të madhen në qytetin tonë, ndër më të mëdhatë biblioteka personale në Shqipëri. Me respekt e pasion u kam rrëfyer miqve, shokëve, kolegëve për këtë dashuri tënden, por edhe për punën e madhe metodike, profesionale dhe fisnike, për të cilën ti je dalluar kurdoherë. Madje, gjithnjë e kam nisur bisedën që në kohën e fëmijërisë sonë, sepse që atëherë ti dalloheshe, si edhe sot, për librin. I blije librat, i lexoje dhe i vendosje në bibliotekë me gëzim e kënaqësi të veçantë. Shtimi i një libri në bibliotekën tënde ishte gjithnjë një gëzim i ri. Kështu numri i tyre rritej, teksa ti u qëndroje gjithnjë pranë, duke i konsideruar librat sende të shenjta, si rreze drite që largojnë errësirën dhe shpërndajnë dritën, që ngacmojnë imagjinata te lexuesi dhe sidomos te fëmijët, i bëjnë ata të ëndërrojnë dhe ta shohin jetën me më shumë gaz, shpresë dhe besim tek e ardhmja. Për këtë dashuri dallon Ndue Mataj, shoku im i fëmijërisë, kolegu im i dashur për më shumë se 40 vjet. Ndueja u përgatit në auditorët e Universitetit Shtetëror “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, në vitin 1976 dhe në shtator të po këtij viti mësuesi i gjuhës shqipe fillon punë në shkollën 8-vjeçare në fshatin Tale deri më 30 gusht të vitit 1980. Pas 4 vitesh pune në mësuesi emërohet drejtor i shkollës 8–vjeçare në Torovicë, ku për 5 vjet, punoi me përkushtim, deri ne vitin 1985. Në gusht të vitit 1985 punoi për dy vite në Kabinetin Pedagogjik të rrethit Lezhë dhe më vonë, në gusht të vitit 1987, emërohet drejtor shkolle në shkollën 8-vjeçare në fshatin Rrilë, ku punoi deri në vitin 1992, kohë të cilën e shohim drejtor shkolle në Ishull Shëngjin deri në gusht të 1993. Nga ky vit transferohet zëvendësdrejtor në shkollën e mesme të Bashkuar në Ishull Lezhë, ku punon deri në vitin 1994. Nga ky vit kalon mësues i gjuhës dhe leximit letrar në ciklin 9-vjeçar dhe pastaj mësues letërsie në ciklin e mesëm, po në këtë shkollë deri në tetor të vitit 2004. Në nëntor të vitit 2004 u emërua specialist, inspektor i lëndës së gjuhës shqipe dhe letërsisë pranë Drejtorisë Arsimore të rrethi Lezhë, detyrë të cilën e kreu deri në mars të vitit 2010. Nga viti 2010 transferohet si zëvendësdrejtor, përsëri në shkollën e mesme Ishull Lezhë deri sa doli në pension, në prill të vitit 2018.

Kudo, në të gjitha këto shkolla ku Ndueja ka punuar, ka pasur një emër të përveçëm, edhe profesionalisht, edhe si koleg i dashur dhe modest, i urtë dhe i ditur, por dhe si njeri i mençur që përhap ngrohtësi në familje e shoqëri.
I dashur, shoku im i fëmijërisë dhe kolegu im i çmuar, Ndue Mataj!
Të shoh sot sërish rrugëve të qytetit dhe i ndjej gjithnjë të gjalla valët e respektit dhe të konsideratës së lartë për ty, për mirësinë, urtësinë, sinqeritetin dhe qëndrimin intelektual. Gjithçka më vjen ndërmend, zëri juaj, fjala e këndshme, shikimi i syve të tu vizionar, për të treguar një rrugë në të cilën mund të ecësh lirshëm, krah shumë të tjerëve, me të njëjtin hap, por me punë, mundime dhe sakrifica. Sot të duken edhe rrudhat që të mbushin ballin tënd të menduar, edhe pamja prej fisniku, mimika e qeshur, fijet e bardha të flokëve, që tek i shoh, i them vetes se, më shumë se të tjerët, tek ty shfaqin fisnikëri të rrallë.
Rrodhën shumë ujra deri atëherë, shumë e shumë vite pune të përbashkët me mësuesit lezhianë, por përsëri ata të qëndrojnë pranë, të duan dhe të admirojnë dhe, sa herë që të përmendin, mendja u shkon te biblioteka jote personale, ku vezullojnë mijëra e mijëra libra, që ndriçojnë shpirtrat dhe i japin dritë e bukuri mendjeve të lexuesve dhe veçanërisht të fëmijëve. Shikon aty në atë biblioteka qindra autorë, që nga ata të antikitetit e deri në ditët e sotme, shqiptarë dhe të huaj nga të gjithë vendet e botës dhe për secilin prej tyre ti di vendin, radhën, autorin, vendlindjen e tij, përmbajtjen e librit, mesazhet, duke përmendur vlerat e tyre ose edhe ndonjë merak që, “ah, sikur ta kisha edhe atë libër që më mungon!”.
“Njeriun e mbajnë vlerat e virtytet, të cilat duhet të bëhen pronë e një shoqërie të caktuar”. Ky postulat të ka shoqëruar gjithë jetën, miku im, sepse kështu thua shpeshherë, duke shtuar se ato vlera, gjithkush i ka në dorë t’i vendosë vetë, nga koha e të mësuarit për të ecur në jetë me këmbët e veta. Në këtë kontekst ke qenë dhe je model në sytë e mi dhe për familjen e shoqërinë, sepse ecët me këto vlera, duke i përhapur midis nesh, si një pasuri e çmuar. Edhe në kohën e studimeve universitare ti nuk ndaheshe librave, mund të themi me plot gojë se atëherë dashuria jote për ta bëhej edhe më e madhe. Por ato kushtonin e ndërsa ti e shihje librin e ri që sapo kishte dalë, nisje të kurseje edhe më shumë, madje sakrifikoje edhe bukën e ushqimet për të bërë pronë të tij një libër. Me ato para që kursente blinte librat e rinj në librarinë e qytetit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe gjatë kohës që ai studionte në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër, ku mësuesi i ardhshëm vazhdonte shkollën me pagesë të plotë, prandaj çdo muaj duhej të paguante vlerën prej 1800 lekë të vjetra. Ishte bërë një zakon, që për arsye ekonomike, dy studentë ushqeheshin në mensë të fakultetit me një biletë pra, një racion e ndanin në dysh, kështu me gjysmën e bursës prej 900 lekësh të vjetra, Ndueja blinte librat e rinj më të përzgjedhurit, duke pasuruar kohë pas kohe bibliotekën e tij personale. Kështu vit pas viti dhe dekadë pas dekade biblioteka e tij ka marrë sot përmasat e një biblioteke të vërtetë me vlera të rralla, e vlefshme për brezat e ardhshëm. Biblioteka e tij sot numëron rreth 6 mijë tituj librash, shkruar nga rreth 3 mijë autorë të ndryshëm të të gjitha gjinive letrare shqiptare dhe të huaj, si poezi, prozë e të gjitha llojeve, si tregimi, novela, romani dhe drama. Bazën e bibliotekës së tij e zë gjinia e romanit, që sipas tematikës ndahet në roman shoqëror, familjar, historik, erotik, kalorsiak dhe kriminalistik. Shto këtu edhe libra të ndryshëm studimorë, shkencorë dhe publicistikë, romane biografikë dhe me autorë të ndryshëm nga fusha e letërsisë, politikës, artit dhe historisë. Të bien në sy përfaqësuesit e letërsisë antike-greke dhe romake, si: Homeri, Eskili, Sofokliu, Aristoteli, Virgjili me disa nga librat e tyre, si: Iliada dhe Odisea, Prometheo i mbërthyer, Bretkosat e Aristofanit, Antigona, Poetika, Eneida etj. Vend të veçantë në këtë bibliotekë zënë edhe autorët e Rilindjes Evropiane: Dante Aligeri, Martin Luteri, Vasko de Gama, Galileo Galileu, Mikelanxhelo, Da Vinci, Tasso, Petrarka, Bokacia, Shekspiri, Migel Servantes me veprat e tyre që tashme i njohin të gjithë, shto këtu dhe përfaqësuesit e klasicizmit dhe iluminizmit francez, si: Pjer Kornej, Zhan Rosini, Molieri, Volteri, Bomarsheja me veprat e Horacit, Andromakës, Mizantropi etj. Nuk mungon as Geteja, si përfaqësues kryesor iluminizmit gjerman me veprën e tij madhore si Fausti. Romantizimi, si rrymë letrare përfaqësohet në bibliotekën e mësuesit të njohur Ndue Mataj me autorë të mëdhenj si Bajroni, Hygoi, Hajne, Manxoni, Pushkini, Lermontovi etj., me veprat e tyre kryesore, si Shtegtimet e Çajld Haroldit, Viti 93, Gjermania përrallë dimri, Të fejuarit, Eygjen Onjegin e mjaft vepra të tjera, që pasurojnë këtë bibliotekë të pasur, duke e bërë një nga bibliotekat më të pasura në qytetin e Lezhës dhe më gjerë. Pasuria e bibliotekës së mësuesit Ndue Mataj nuk ka fund, sepse edhe letërsia botërore e ka një shtrirje të gjerë dhe vjen nga shumë vende të botës, si: Francë, Angli, Rusi me përfaqësuesit kryesorë të saj Balzaku, Gustav Folober, Tolstoi, Dostojevski etj. Mësuesi i nderuar, Ndue Mataj, pasionant për 40 vite me radhë për librin artistik, ka ndjekur me kujdes botimin e këtyre autorëve dhe veprave të tyre, si: Evgjeni Grande, Lufta dhe Paqja, Ana Karenina, Krim e ndëshkim etj., duke pasuruar bibliotekën e tij. Janë të pafund veprat e autorëve bashkëkohorë të botuar gjatë 3 dekadave të fundit që tani janë fond i rrallë i kësaj biblioteke të pasur, apo vepra të autorëve modernë nga Europa, Amerika e Veriut dhe Jugut, Azia, Afrika etj. Padyshim letërsia shqiptare zë një vend të veçantë në këtë bibliotekë, duke filluar me autorë të vjetër, Rilindja kombëtare, letërsia e gjysmës së parë të shek XX si dhe letërsia shqiptare bashkëkohore, që janë baza kryesore e fondit të kësaj biblioteke nga Buzuku, Bogdani, Pjeter Budi e deri tek bejtexhinjtë, pasuria letrare vazhdon me veprat e Jeronim de Radës, Zef Serembes, Naimit, Çajupit, Ndre Mjedës, Asdreni, Nolit, Arshi Pipës e shumë autorëve të tjerë të anatemuar nga sistemi totalitar që nga lufta e pas çlirimit. Vepra dhe analiza letrare nga autorë shqiptarë dhe të huaj, pasurojnë fondin letrar të kësaj pasurie të rrallë. Si romane historike, fjalorë të ndryshëm të gjuhës shqipe, italiane, franceze dhe angleze gjendën sot të arkivuar në bibliotekën e mësuesit të shkëlqyer të gjuhës shqipe dhe letërsisë, Ndue Mataj. Një fond të veçantë në bibliotekën e tij zë arkiva e gazetave dhe revistave të ndryshme letrare, artistike dhe shkencore, koleksionuar që prej 40 vitesh, si: gazeta “Mësuesi’, “Drita”, revista “Nëntori”, “Kuvendi’ , “Gjuha Jonë”, si dhe revista kulturore Mehr Licht me vlera artistike e themeluar nga shkrimtarja e njohur Mira Meksi dhe Vehbi Velia, në janar 1997 e deri në vitin 2012, me 42 numra gjithsej. Këtë pasuri të paçmueshme njeriu i përkushtuar e le gjithmonë të hapur për kolegë, mësues dhe dashamirës të librit. Padyshim, në pasurimin e bibliotekës kanë ndihmuar edhe fëmijët e tij që studionin në La Sapienza, Romë dhe në Universitetin e Tiranës. Unë, kolegu yt, i shkrova këto radhë të gdhendura në shpirt dhe i hodha në një bllok shënimesh, por kurrë s’munda të t’i thosha ndër sy aq përmallshëm. Tani ti, si dhe unë, duke qenë në pension, ke kohë më shumë të lexosh, kështu që lexo edhe këto shënime të shokut tënd. Ndonëse tani del më rrallë, unë çdo ditë do të të pres, të pimë kafen bashkë dhe të bashkëbisedojmë si dikur për shkollën dhe pastaj, dihet, për atë që ti ke më të dashurën, bibliotekën tënde të shenjtë…

“Trafiqe e tregime nga Albanistani”, Corriere della Sera skanon Shqipërinë

Trafiku i drogës nga Shqipëria me destinacion vendet e tjera europiane është bërë kryetemë në mediat italiane, por edhe në vendet e tjera ku janë kapur dhe arrestuar shqiptarë të përfshirë.

Media prestigjioze italiane “Corriere della Sera”  në një artikull të publikuar sot shkruan për fenomenin e prodhimit të drogës në Shqipëri dhe për atentatin e djeshëm në qytetin e Vlorës, ku dy persona mbetën të vdekur dhe një tjetër u plagos.

Artikulli i titulluar “Trafiqe dhe tregime nga “Albanistani”, i gazetarit Andrea Galli flet për krijimin e një narko-shteti, term ky që është përdorur gjerësisht nga opozita shqiptare kundrejt qeverisë në çdo betejë parlamentare e studio televizive.

Analiza e gazetarit të medias italiane zbërthen të gjithë domethënien e termit  “narko-shtet”, i cili në thelb ka rregullimin e hesapeve, telefonatat mbi drogën si dhe lidhjet e trafikantëve me politikanë.

“Përkufizimi i “narko-shtetit” ka në themel të tij rregullimet e hesapeve, tonelatat e drogës, krimet e eksponentëve shtetërorë të kamufluar si aksidente rrugore, djemtë që joshen nga kriminelët dhe transformohen në vrasës, lidhje mes politikanëve dhe narko-trafikantëve shqiptarë, e cila nuk mbetet më vetëm në kuadër të prodhimit të marijuanës, por është futur edhe në kanalet ndërkombëtare të kokainës, në aleancë me ndrangheta-n dhe klanet amerikano-jugore”, thuhet në artikull.

Duke listuar një sërë problemesh në Shqipëri, media italiane ndalet edhe tek aferat korruptive. Ajo shkruan se është krijuar një kulturë edhe tek qytetarët, të cilët sapo ndalohen për një kontroll rutinë nga Policia e Shtetit ata menjëherë bëjnë gati “paratë”, si metodë  e qartë për të korruptuar efektivët e policisë.

Një zakon i përhapur aq shumë, saqë kur një qytetar ndalohet nga policia për një kontroll rutinë, bën gati paratë. Kurrë nuk i dihet, edhe pse nuk ka kryer asnjë krim. Një polic fiton mesatarisht 300 euro në muaj. Ndikimi i partive nuk ka të ngjashëm në Europë. Me ndryshimin e pushtetit, ndërrohen edhe kolltukët, të rëndësishëm ose jo. Policët e thjeshtë mund të transferohen nga një anë e vendit në tjetrën. Ato paga mjerane nuk u lejojnë të blejnë një makinë, ndërsa mjetet e transportit publik janë të vjetërsuar, e kështu ndodh shpesh që t’i gjesh policët duke bërë auto stop”, thuhet në brendësi të artikullit.

Ajo në fund shkruan edhe për “djemtë e dhunshëm” që bëjnë pjesë në klane të ndryshme mafioze, të cilët duke u marrë me trafikimin e lëndëve narkotike, sigurojnë shuma të mëdha parash dhe kontrollojnë tregun e hashashit në Europë dhe të kokainës nga Amerika e Jugut,  Holandë dhe së fundmi në Londër.

Sipas artikullit, “Globalizmi” ka ngritur në një shkallë superiore teknikën për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe kjo i bën ata (klanet shqiptare) të “paprekshme”.

“Në një vend ku spikat patriotizmi, me një ndjenjë të rrallë mikpritjeje dhe me një natyrë të mrekullueshme, jetojnë të lirë dhjetëra të kërkuar, të dënuar në Itali por jo të arrestuar. Me 200 mijë euro mund të fitohet pandëshkueshmëria e përjetshme”,  thekson në fund “Corriere della Sera”. Këto klane sipas gazetarit italian mbajnë peng një vend të mrekullueshëm dhe mikpritës si Shqipëria.

E zeza-E kuqja-E arta – 100 vjet simbolikë e flamurit gjerman

Para 100 vitesh tri ngjyra – e zeza, e kuqja dhe e arta u kthyen në ngjyrat kombëtare gjermane. Por ky kombinim ka një histori më të gjatë. Një ekskursion në historinë e simbolikën e flamurit gjerman.

E zezja, e kuqja, e arta – janë ngjyrat e rezistencës, ngjyrat e emancipimit. Kështu mendonte Florian Geyer, një nga krerët e luftës së bujkrobërve gjermanë në fillimet e shekullit të 16-të. Asokohe bujkrobërit u ngritën kundër feudalëve gjermanë dhe aleatit të tyre, kishës katolike. Florian Geyer ishte në radhën e parë të këtij revolucioni social, çështjet kryesore të të cilit u shprehën në ngjyrat e lëvizjes. Sipas legjendës kreu i bujkrobërisë është shprehur kështu: „Arin tonë aristokratët dhe priftërinjtë e kanë përftuar nga djersa jonë, derisa pikëllimi ynë u nxi si nata, dhe zemërimi ynë u bë i kuq si gjaku. Epo mirë vëllezër, le t’ua vëmë gjelin e kuq mbi çati.”

Emancipimin dhe lirinë e kishin moto të tyre edhe të ashtuquajturit „Lützowsches Freikorps” – trupat vullnetare Lytcoviane, një shoqatë vullnetare e ushtrisë prusiane që mori pjesë edhe në luftime kundër ushtrisë së perandorit francez, Napoleon. Kjo trupë nga pikëpamja ushtarake nuk arriti shumë, por ideja e bashkimit vullnetar bëri për vete shumë gjermanë. Ajo mishëroi dëshirën e shumë gjermanëve për një shtet të bashkuar, një qeveri përtej principatave në një vend të përçarë. Por ende në këtë kohë bashkimi i gjermanëve ishte një ëndërr e largët. „Nga nata e zezë përmes gjakut të kuq drejt diellit të artë” – kështu e përmblodhi rrugën e gjatë drejt shtetit federal gjerman, Theodor Körner, atëherë një poet i njohur gjerman, që u bë pjesë e trupës lytcoviane.

Kështjella Hambacher ku për herë të parë u valëvit flamuri trengjyrësh gjerman

Simbolikë dhe pragmatizëm

Megjithkëtë ka pasur arsye pragmatike për tre ngjyrat, thotë Ulrike Dittrich, drejtore ekzekutive e Fondacionit „Hambacher Schloss” në bisedë me Deutsche Wellen. Fillimisht nuk ekzistonte një uniformë e njësuar. „Kështu veshjet në dispozicion ngjyroseshin me të zezë. Pastaj ato u rregulluan me mansheta të kuqe dhe kopsa të arta, ndoshta prej tunxhi.” Kështu u përzien simbolika dhe pragmatizmi – e zeza e natës ishte afërmendsh, sepse veshjet mund të ngjyroseshin shpejt me bojë të zezë.

Të zeza-të kuqe-të arta ishin edhe ngjyrat e mijëra njerëzve, të cilët në vitin 1832 morën rrugën drejt kështjellës Hambacher (Hambacher Schloss) për të festuar atje ëndrrën e lashtë të bashkimit gjerman. Liria dhe sovraniteti i popullit ishin qëllime të tjera që ngrinin lart përfaqësuesit në Hambacher Schloss. Kombinimi i ngjyrave të flamurit aktual gjerman është përdorur për herë të parë në Festën Hambacher, thotë Ulrike Dittrich. „Menjëherë pas procesionit festiv që proklamoi liberalizimin dhe një Gjermani të bashkuar e madje edhe idenë e një Europe konfederale, u ngrit në kullën më të lartë të kështjellës Hambacher flamuri.” Në këtë kështjellë, një nga vendet më simbolike të historisë së bashkimit të Gjermanisë, që nga ajo kohë gjithmonë valëvitet një flamur gjerman.

Revolucioni i vitit 1848

Federata Gjermane, në të cilën u bashkuan Perandori i Austrisë, mbretërit e Prusisë, Danimarka dhe Holanda, si edhe princërit gjermane të provincave e qytetet e lira reagoi me shtypje kundër lëvizjes së lirisë. Duhej të kalonte edhe një dekadë e gjysmë, që borgjezia gjermane të bashkohej me Revolucionin e vitit 1848 për të luftuar për një Gjermani të bashkuar. Bashkë me ta edhe Ludwig Jahn, më vonë i njohur si themelues i Lëvizjes së Skalitjes së Trupit. Gjatë luftërave kundër Napoleonit, ai kishte kombinuar disa ushtrime trupore, që duhej të kalisnin ushtarët për luftën. Edhe në vitin 1848 ai ishte pjjesë e lëvizjes. „Ende mbaj ngjyrat gjermane, ashtu siç i kam pasur në luftërat çlirimtare”, citohet ai.

Kontribut për suksesin e luftës qytetare dha Mbreti Friedrich Wilhelm IV në mars në Berlin, kur kalëroi me një shirit me tre ngjyrat – të zezë-të kuqe-të artë nëpër rrugë dhe doli në krye të revolucionit. Në Maj 1848 u mblodh në Kishën Paul të Frankfurtit Asambleja Kombëtare, parlamenti i përkohshëm i Perandorisë Gjermane krijuar në të njëjtin vit, e njohur në vitin 1871 si „Deutsche Kaiserreich”, por që pati si ngjyra kombëtare të zezën-të bardhën-të kuqen.

Mbreti Friedrich Wilhelm IV

100 vite pas Republikës së parë

Kur kjo perandori mori fund me fundin e Luftës së Parë Botërore dhe nga trazirat e revolucionit lindi Republika e Vajmarit, baballarët themelues u rizbuluan ngjyrat e vitit 1848. Më 18 shkurt 1919 një komision i landeve gjermane në Asamblenë Kombëtare mori vendimin që këto ngjyra të jenë edhe ngjyrat e flamurit gjerman. „Këto ngjyra u përdorën nga shkurti 1919 në demokracinë e parë si flamur”, thotë Ulricke Dittrich. „Por më vonë ky vendim u rrëzua nga nacionalsocialistët. Nazistët madje e dogjën këtë flamur, e me këtë simbolikisht edhe pasurinë mendore liberale.”

Gjermania ka nxjerrë mësime nga kjo përvojë, u shpreh presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së ngjyrave kombëtare. „Ne nuk duhet t’ua lëmë kurrë në dorë këto ngjyra atyre që e përçmojnë lirinë.”Le të jemi krenarë për këto ngjyra tradicionale e për simbolikën e tyre: E zezë, e kuqe, e artë – janë demokracia, ligji dhe liria!”

Njohjet e reja që s’po i vijnë Kosovës

Arton Konushevci

Përkundër faktit se disa vende mund të kenë tërhequr aktin e njohjes, autoritetet në Prishtinë besojnë se janë 116 shtete që e kanë njohur Kosovën si shtet. Ky numër ishte prezantuar edhe një vit më parë, në shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë.

Konfuzioni rreth numrit të njohjeve është shtuar pas fushatës diplomatike të Serbisë e orientuar drejt shfuqizimit apo anulimit të njohjeve të Kosovës nga shtete të caktuara.

Por Fatmir Haxholli, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, tha për Radion Evropa e Lirë se për njëmbëdhjetë vjet, Kosova ka shënuar një sukses të konsiderueshëm në raport me shumë vende të tjera të cilat janë të pavarura, ndonëse ka hasur edhe në vështirësi të mëdha.

“Kjo nuk do të thotë se tash ne duhet të ndalemi, por e them si Ministri, ne i ftojmë të gjitha institucionet që të koordinojnë veprimet me ne dhe të përkrahemi në të bërit diplomaci dhe politikë të jashtme në koordinim me MPJ-në dhe ministrin”, tha Haxholli.

Qeveria e Kosovës ka kohë që ka aktivizuar mekanizmat e saj diplomatikë për t’u përballur me agresivitetin diplomatik të Serbisë, që po manifestohet jo vetëm me përpjekjet për të ndaluar njohjet e reja dhe pengesat për anëtarësimin e Kosovës në organizata e mekanizma ndërkombëtarë, por Beogradi po u kërkon vendeve të caktuara që të tërheqin njohjet e shtetit të Kosovës.

Haxholli, veç aktivitete të shumta, që siç tha ai, i ka bërë Ministria e Jashtme, ka veçuar hartimin e strategjisë për politikë të jashtme dhe veprimet për t’ju kundër përgjigjur siç thotë ai politikës agresive të Serbisë kundër Kosovës.

“Si Ministri e Jashtme dhe vet ministri Pacolli, kanë qenë të angazhuar në kundërvënie të fushatës të cilën e ka bërë Serbia, fushatë agresive që ka dashur ta dëmtojë dhe në vazhdimësi synon ta dëmtojë pozicionin ndërkombëtar të Kosovës duke pretenduar se ajo po arrin t’i prish disa nga njohjet”, tha Haxholli. Sipas tij, aktet e çnjohjes për të cilat flasin zyrtarë të Beogradit, nuk ekziston si rregull në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Njohësit e zhvillimeve politike thonë se në vitin 2018, Kosova nuk kishte arritur të fuqizojë subjektivitetin ndërkombëtar përmes njohjeve të shumta dhe ashtu sikurse edhe në vitin 2017, kur Kosova ka arritur vetëm një njohje të re për shtetit të saj.

Skënder Hyseni, ish-ministër i Punëve të Jashtme i Qeverisë së Kosovës, i cili i takon subjektit opozitar, Lidhja Demokratike e Kosovës , duke folur për Radion Evropa e Lirë, konsideron se që nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të Kosovës, në rrafshin ndërkombëtar, diplomacia e Kosova e sidomos në dy , tre vitet e fundit ka degraduar.

“Mund ta quaj gjithçka por jo shërbim diplomatik konsisten më përmbajtje dhe shërbim diplomatik në shërbim të interesave dhe imazhit me të mirë të vendit. Kemi një përkeqësim të pozitës ndërkombëtare të Kosovës. Kemi shumë dështime viteve të fundit, kemi një regres që lë shumë hapësirë për diplomacitë kundërshtare të Kosovës që t’i pushtojnë ato hapësira ku ne nuk jemi prezent”, tha Hyseni.

Hyseni tha se në vitin e fundit është vërejtur në masë një deficit i Kosovës në politikën e jashtme.

“Ka injorancë, ka inkompetencë dhe gjithsesi ka mungesë vazhdimësie që është për keqardhje”, tha Hyseni.

Zyrtarët e Qeverisë së Serbisë kanë theksuar se gjatë vitit 2018 kanë qenë 12 shtete që i kanë tërhequr njohjet e tyre për Kosovën, ndërkohë që zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, kanë hedhur poshtë një gjë të tillë, duke i cilësuar si propagandë agresive të Serbisë për ta dëmtuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Ish- ministri Hyeseni, thekson se veprimet e Kosovës dhe dipmomacisë kundër fushatës së Serbisë duhet të jenë konstante dhe shumë aktive.

“Po shoh sorollatje, poshtë lartë në vende të ndryshme të botës, fotografime korridoreve, fotografime çasti për Facebook apo Instagram dhe krejt kjo është kthyer në një diplomaci Instagami e Facebooku, asgjë më shumë”.

“Nuk ka përmbajtje nuk ka substancë. Kurse të tërheqja e njohjeve, janë po këta bartës të diplomacisë së Kosovës sot që pretendoni dikur se do të sjellin shumë njohje dhe se do të bëjnë këtë e atë, por për fat të keq po ndodhe e kundërta”, tha Hyseni.

Kosova si shteti më i ri evropian ende nuk e ka siguruar ulësen e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si dhe nuk e ka fituar mbështetjen unike të Bashkimit Evropian, ngase pesë shtete anëtare të BE-së, nuk e njohin atë si shtet.

Pavarësia e Kosovës, Berisha poston fotot: Me kryetrimin e kombit shqiptar

Në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ish kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur njërin ndër herojtë që kanë luftuar më së shumti për mëvetësinë e kombit shqiptar dhe shtetit të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social, Berisha ka hedhu disa foto të ceremonive për Adem Jasharin, të cilin ish kryeministri e ka etiketuar si kryetrimin e kombit shqiptar pas Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

“Me Komandantin legjendar Adem Jashari, kryetrimin e kombit pas Skenderbeut, dhe bashkluftetaret e tij. Sb”-shkruan Berisha.

Mediat kroate: Hebrenjtë e Amerikës krijuan shtetin e Kosovës!

Media kroate kanë shkruar për pavarësinë e Kosovës, duke zbuluar një fakt interesant se si Kosova u pavarësua nga Serbia, dhe ndikimi i lobit hebre në Amerikë dhe roli i Xhafer Devës gjatë LDB.

“Ne nuk i harrojmë kurrë miqtë tanë dhe vlerësojmë ndjenjën e njerëzimit, të qytetërimit dhe kurajën që treguat ju gjatë kohës sonë më të zymtë. Ndaj dhe është kënaqësi e veçantë për mua, që sot të zgjerojmë marrëdhëniet në shumë fusha konkrete, të cilat mbulojnë një spektër shumë të gjerë. Gjithashtu do të firmosim disa marrëveshje për të përforcuar dhe pasqyruar miqësinë tonë dhe, me këtë frymë miqësie unë, Kryeministër Rama, Ju uroj mirëseardhjen në Jerusalem”, kishte thënë kryeministri izrealit Netanyahu në takim më Edi Ramën.

Ndikimi i hebrenjve në Amerikë

Një fakt është i sigurtë se hebrenjtë zotërojnë Amerikën. Pa shkuar në një analizë më të thellë, me siguri mund të pajtohemi se ata kanë jashtëzakonisht ndikim dhe janë një faktor shumë i rëndësishëm i përfshirë në formësimin e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. Lobi hebraik sigurisht ndihmoi për të realizuar projektin e Kosovës si republikë dhe kjo u konfirmua nga shqiptarët të cilët janë më të informuar për këtë temë. Kosova dhe Shqipëria u ndanë në zona midis gjermanëve dhe italianëve. Xhafer Deva ishte një bashkëpunëtor i nazistëve, dhe gjoja agjent i Abwehr (Shërbimi Sekret Ushtarak i Gjermanisë). Tani, pavarësisht nga statusi i tij i lartë, vetë Xhaferi nuk i dorëzonte hebrenjtë nazistëve.

Janë botuar libra të shumtë me një numër të madh dokumentesh dhe dëshmish për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri. Një nga më të rëndësishme janë “Rescue in Albania” Harvey Sarner dhe “Besa: Shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore” nga Norman H. Gershman

H ebrenjtë i kanë falënderuar shqiptarët duke mos harruar kurrë atë çfarë bën për shpëtimin e tyre.

Zëri i Amerikës: Kosova shënon përvjetorin e pavarësisë

Kosova po shënon 11 vjetorin e shpalljes së pavarësisë, në një periudhë trysnie për një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe ftohjes së marrëdhënieve të saj me aleatët perëndimorë.

Udhëheqës të institucioneve ngritën flamurin shtetëror, vunë kurora tek shtatoret e ish udhëheqësve politikë e ushtarakë të vendit dhe nderuan të rënët e të zhdukurit gjatë luftës së fundit. Forca e Sigurisë së Kosovës parakaloi në qendër të Prishtinës për herë të parë me mandat të ndryshuar, tashmë si ushtri.

Përvjetori po përshkohet me thirrjet për të hequr tarifat e vendosura nga qeveria ndaj mallrave serbe, që t’i hapet rrugë procesit të bisedimeve për një marrëveshje përfundimtare me Serbinë.

Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, shfrytëzoi seancën solemne për nder të përvjetorit për të çuar mesazhin për pezullimin e tarifave dhe ruajtjen e marrëdhënieve me aleatët. Ai tha se Serbia i ka merituar tarifat ndërsa bëri thirrje për vendimmarrje shtetërore dhe jo individuale përballë situatës së krijuar.

Në vendimmarrje shtetërore asgjë nuk duhet të ketë personale pra edhe ky vendim si çdo vendim tjetër për Kosovën, duhet të jetë shtetëror dhe institucional. Duhet t’i vëmë në peshore interesat strategjike të shtetit tonë përballë Serbisë, duke marr parasysh edhe për faktorët kryesor të botës që na rrethon; Rusisë me aleatët e vet në njërën anë dhe Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në anën tjetër. Me SHBA-në dhe BE-në në krah, Kosova është më mirë dhe më e sigurt. Interesat gjeostrategjike dhe gjeopolitike perëndimore dhe amerikane në Ballkan përputhen plotësisht me interesat e Kosovës dhe kombit tonë“.

Ai tha se parlamenti dhe qeveria duhet të qëndrojnë prapa zotimeve të përbashkëta dhe interesave të miqve të Kosovës.

Sa i përket kësaj situate të ndjeshme dhe ndërlidhjes së saj me mandatin e qeverisë, duhet t’i sigurojë qytetarët se si udhëheqës i koalicionit qeverisës nuk do të lejoj në asnjë moment që marrëdhëniet tona me Serbinë ta përcaktojë qëndrueshmërinë dhe fatin e institucioneve tona pra as të qeverisë së Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk do të bjerë për shkak të taksës dhe as Serbisë, ky është qëndrim i vendosur. Qeveria dhe parlamenti mund të bien vetëm për shkak të interesave të qytetarëve të Kosovës”, tha zoti Veseli.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se vendi është i gatshëm për një marrëveshje me Serbinë e që nuk do të prekë kufijtë.

“Jemi të interesuar për një marrëveshje, tani më të ditur dhe të quajtur obligative ligjore për njohje reciproke me Serbinë në kufijtë ekzistues dhe njëkohësisht jemi të interesuar për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian”, tha kryeministri Haradinaj.

Kosova shpalli pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008, nëntë vjet pasi ndërhyrja e NATO-s i dha fund luftës gati dyvjeçare që la pas vetes mbi dhjetë mijë të vrarë dhe mijëra të zhdukur.

Pavarësia e Kosovës është njohur nga më shumë se 100 vende të botës, ndërsa vazhdon të kundërshtohet nga Serbia e cila është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si kusht për integrimin në strukturat evropiane.

Por, ky proces mbetet i pezulluar për shkak të refuzimit të Serbisë për të vazhduar bisedimet pa heqjen e tarifave nga qeveria e Kosovës të vendosura pothuajse tre muaj më parë.

Udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë thonë se një marrëveshje normalizimi ndërmjet palëve është e mundur, por shumë e vështirë për shkak të pikëpamjeve krejt të kundërta rreth saj, ndërsa të dy presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç kanë çuar përpara idetë e tyre për një korrigjim të kufirit si zgjidhje ndërmjet dy vendeve.

Kjo ide po kundërshtohet nga shumica e udhëheqësve politik në Kosovë ndërsa faktorët ndërkombëtarë janë vënë në lëvizje që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt ndërmjet Kosovës e Serbisë, që është kusht për integrimin e të dyja palëve në Bashkimin Evropian.

Por edhe përvjetori i 11-të i pavarësisë e gjen Kosovën të fundit në rajon në proceset integruese dhe qytetarët e saj janë të vetmit në Evropën Juglindore që nuk mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Shëngen.

Mitrovica, qyteti i ndarë ku dhe një shkëndijë mund të ndezë zjarr

MITROVICË – Ndonëse kanë kaluar 20 vjet nga përfundimi i luftës dhe 11 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Mitrovica ende mbetet një qytet i ndarë.

Në pjesën jugore të qytetit jetojnë shqiptarë, ndërsa në pjesën veriore të tij jetojnë kryesisht serbë. Pavarësisht se plani i Ahtisarit dhe decentralizimit të pushtetit qyteti është i ndarë në dy komuna dhe akoma ka pengesa fizike të cilat e ndajnë qytetin.

Sipas fjalëve të banorëve të Mitrovicës, tensionet ngadalë po zhduken, megjithatë shqiptarët dhe serbët thonë se Mitrovica është viktimë e “objektivave gjeostrategjike të fuqive të mëdha”.

Ura kryesore mbi lumin Ibër është revitalizuar me para të Bashkimit Evropian (BE), por akoma nuk është lëshuar për qarkullim të automjeteve, prandaj aktualisht mund të kalohet vetëm në këmbë.

Edhe pse nuk ka pengesa betoni mbi urë, siç ishin më parë, në anët jugore dhe veriore të urës qëndron nga një automjet i karabinierëve italianë, ndërsa të rregullta janë edhe patrullat e policisë së Kosovës.

“Si shqiptarët, ashtu edhe serbët duan të jetojnë në paqe”

Pensionisti Dragan Iliq, i cili para luftës ka jetuar në pjesën jugore të Mitrovicës, për Anadolu Agency (AA) thotë se nuk mban kontakt të rregullt me ish-kolegët e tij shqiptarë, megjithatë vlerëson se tensionet po lëshojnë.

“Komunikimi, shëtitjet, shkuarje-ardhjet nga veriu në jug dhe anasjelltas tashmë janë shumë normale. Populli sheh ndryshe gjërat, situata është më e relaksuar në krahasim me vitet më parë”, thotë ai.

Iliq është i mendimit se e vetmja zgjidhje për Kosovën është demarkacioni, por siç thotë vështirë të arrihet një zgjidhje sepse në jug të lumit Ibër në Kosovë, jeton një numër i madh serbësh. Ai thotë se shqiptarët dhe serbët nuk pyeten për asgjë, sepse | “punët i kryejnë fuqitë e mëdha”.

Ndonëse kanë kaluar 20 vjet nga përfundimi i luftës dhe 11 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Mitrovica ende mbetet një qytet i ndarë. Në pjesën jugore të qytetit jetojnë shqiptarë, ndërsa në pjesën veriore të tij jetojnë kryesisht serbë. Pavarësisht se plani i Ahtisarit dhe decentralizimit të pushtetit qyteti është i ndarë në dy komuna dhe akoma ka pengesa fizike të cilat e ndajnë qytetin. ( Erkin Keçi – Anadolu Agency )

Punonjësja e pensionuar e Trepçës, Sava Spasojeviq, jeton në Mitrovicë tashmë prej 40 vitesh. Situata e sigurisë nuk është e keqe, thotë ajo, për të shtuar se banorët lëvizin në veri dhe në jug, por problemi është se serbët ngadalë po braktisin vendin në pamundësi për të gjetur punë.

Sava rrëfen se serbët dhe shqiptarët bashkëpunojnë, shoqërohen por se shumë gjëra nuk varen nga populli. “Do të doja të jetë qetë, të mos ketë luftë, të mbesim këtu ku jemi, fëmijët të punojnë, të jemi më shumë, të mos na shqetësojnë, por çfarë do të ndodhë do të shohim”, thotë ajo.

Zymer Ismajli një tjetër qytetar i cili jeton te “mëhalla e boshnjakëve” në pjesën veriore të Mitrovicës. Sipas fjalëve të tij, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, nuk është dashur të nisë peticionin për bashkimin e qytetit, sepse dëshira e qytetarëve është kjo, për të shtuar se fillimisht është dashur të parandalohet ndarja.

Ai shprehet kundër korrigjimit të kufirit me Serbinë, sepse siç thotë, atëherë nuk do të duhej të kishim luftuar.

“Përse të japim, atëherë nuk na duhet Evropa nëse do të duhet të japim territorin tonë. Do të thotë, duhet të japish territor në këmbim të njohjes. Evropa po luan lojëra të njëanshme, i bën dhuratë Serbisë e cila bëri masakra”, thotë Ismajli.

Gëzim Murati është një 28 vjeçar i papunë nga Mitrovica. Ai rrëfen për shumë varfëri dhe papunësi në qytetin e tij, veçanërisht tek të rinjtë, të cilët, sipas tij, diskriminohen edhe nga institucionet qendrore dhe lokale.

Sipas fjalëve të tij, është e paqartë për të, nëse pjesa veriore e qytetit, institucionalisht i përket Kosovës apo Serbisë.

“Në këtë moment nuk shoh se diçka po zgjidhet. Këtu ndoshta kemi të bëjmë me një çështje gjeostrategjike amerikane dhe evropiane, të cilët mund të bëjnë diçka në këtë drejtim. Duket se qeveria ka dështuar të sigurojë një të ardhme më të mirë për këtë qytet”, thotë Murati.

Ai shton se familja e tij kishte një dyqan në pjesën veriore të qytetit para luftës, të cilin nuk e kanë shitur, duke menduar se do të jenë në gjendje ta rihapin, por kjo është e pamundur sepse serbët tani janë shumicë në pjesën veriore.

Ramiz Zekeria është pjesëtar i komunitetit turk në Kosovë, dhe jeton në pjesën veriore të qytetit, ndërkohë që thekson ndryshimet e shumta në të gjitha sferat e jetës, por që kryesorja thotë se mungon, që është sundimi i paqes që njerëzit të marrin frymë lirshëm.

Sipas tij, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi apo kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, nuk janë fajtorët për këtë situatë pasi siç thotë, vendosin fuqitë e mëdha.

“Si shqiptarët, ashtu edhe serbët duan të jetojnë në paqe, siç kanë jetuar dikur, dhe ky supozoj është edhe qëllimi i të gjitha këtyre marrëveshjeve të cilat nuk po japin rezultate pozitive, prandaj jetesa është ashtu siç është, por në përgjithësi njerëzit janë të pakënaqur. Politikanët po orvaten, por vështirë të ketë rezultate pozitive”, thotë Zekeria.

Radakoviq: Peticioni për bashkimin e qytetit kthen mbrapa Mitrovicën

Drejtori i qendrës për përfaqësimin e kulturës demokratike me seli në Mitrovicë të Veriut, Dushan Radakoviq, në një prononcim për AA thotë se gjatë procesit të decentralizimit qyteti është i ndarë në dy komuna, atë të Veriut dhe të Jugut.

Para decentralizimit, thotë ai, qyteti ishte nën bllokadë dhe në fazë të jofunksionalitetit, pasi shumë institucione të cilat kanë punuar deri në vitin 1999 mbetën në pjesën jugore të qytetit, siç janë Komuna, Ujësjellësi, Stacioni i Autobusëve, ndërsa në veri mbetën spitali dhe shtëpia e shëndetit. Radakoviq thotë se peticioni i fundit i kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri për bashkimin e qytetit, kthen Mitrovicën shumë mbrapa.

Ndonëse kanë kaluar 20 vjet nga përfundimi i luftës dhe 11 vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Mitrovica ende mbetet një qytet i ndarë. Në pjesën jugore të qytetit jetojnë shqiptarë, ndërsa në pjesën veriore të tij jetojnë kryesisht serbë. Pavarësisht se plani i Ahtisarit dhe decentralizimit të pushtetit qyteti është i ndarë në dy komuna dhe akoma ka pengesa fizike të cilat e ndajnë qytetin. ( Erkin Keçi – Anadolu Agency )

“Të jeni të sigurt se asnjë qytetar i Mitrovicës së Veriut nuk do ta nënshkruajë, dhe unë njoh edhe shqiptarët që jetojnë në pjesën veriore, të cilët nuk janë në favor të kësaj nisme, dhe nga këtu them se është një ide e keqe sepse kthehemi tek disa gjëra të tjera, problemet, një histori konfliktuale, ku nuk do të flasim për demokracinë, për jetën, unitetin, për një të ardhme që duhet jetuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian ku synojmë të shkojmë”, thotë ai.

Radakoviq thotë se krahas nismës për bashkimin e Mitrovicës, pushteti në Prishtinë ka ndërmarrë edhe disa veprime tjera siç është rasti me taksat dhe gjykimi për krime lufte në mungesë, që pengojnë demokracinë dhe jetën më të mirë të qytetarëve.

“Shumë gjëra po shkojnë në të mirë këtu, dhe kjo nga shkaku se shteti i Serbisë financon një numër të madh njerëzish përmes pagave, përmes universitetit është një arteria e këtij qyteti, kemi 10 mijë studentë që jetojnë këtu, ushqehen, bëjnë pagesa. Megjithatë, qytetarët ende nuk i ndiejnë dobitë që do të duhet të vinin përmes institucioneve të Prishtinës”, thotë ai, duke shprehur skepticizmin për planin e bashkimit pasi siç thotë, nuk janë prezantuar planet e qeverisë se sa ndërtesa planifikojnë, sa shkolla, kopshte, fabrika etj.

Spahiu: Bashkimi i qytetit, një gjë joreale 

Analist politik, njëherësh pronar i një kanali televiziv në Mitrovicë, Nexhmedin Spahiu, për AA thotë se kanë kaluar 20 vjet nga lufta, dhe se plagët e luftës ngadalë po zhduken, ku nuk mungon bashkëpunimi mes njerëzve, megjithatë kjo është larg nga që duhet të jetë, jeta normale në një qytet.

Spahiu thotë se ende ka pengesa fizike, dhe se autoritetet lokale të komunës së Veriut të Mitrovicës përkujdesen që të ketë sa më pak kontakt mes banorëve shqiptarë dhe atyre serbë në të dyja komunat.

Analisti Spahiu vlerëson se qyteti është viktimë e lojërave politike në nivel rajonal dhe global, si dhe e neglizhencës të cilën e shfaq klasa politike të Kosovës, e cila ka lejuar Serbinë që përmes Mitrovicës të mbaj peng tërë Kosovën.

“Në Mitrovicë ndodhen të gjitha burimet natyrore dhe nga shkaku i pozitës së saj gjeostrategjike, e tërë Kosova varet nga ajo. Ndarja de facto e Mitrovicës, paraqet një mënyrë të zhvlerësimit të sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës”, tha Spahiu.

Ai shton se qyteti është i ndarë administrativisht dhe fizikisht, dhe se bashkimi i qytetit tani duket joreal.

Megjithatë, Spahiu përkujton se ka individë të cilët në vend të idesë për bashkimin e Mitrovicës, promovojnë idenë e ndarjes së Kosovës, që do të thotë se Kosova dhe Serbia do të mund të ndanin përgjysmë qytetin e Mitrovicës, liqenin e Ujmanit dhe Trepçën.

“Një gjë e tillë do të ishte fatale për Kosovën prandaj shpresojmë që gjëra të tilla nuk janë dakorduar Amerika, Rusia dhe Serbia, dhe besoj se liderët politik të Kosovës janë në dijeni se çfarë po bisedohet. E vetmja që dihet është se amerikanët llogarisin se secila marrëveshje do të ishte nënshkruar nga presidenti Thaçi pa e lexuar fare”, thotë Spahiu.

Edhe Radakoviq thotë se ndarja mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte vështirë e realizueshme dhe se në këtë kontekst përmendet mundësia që qyteti i Mitrovicës të marr statusin e distriktit, njëjtë si Brçko në Bosnjë e Hercegovinë.

Sipas tij, problemi më i madh është se askush nuk i pyet qytetarët dhe se vendimet merren nga njerëz të cilët dinë shumë pak mbi Mitrovicën.

“Unë gjithmonë përkrah marrëveshjet. Marrëveshja nuk ka alternativë, marrëveshja duhet të arrihet përmes bisedimeve ndërmjet bashkësisë serbe dhe asaj shqiptare, të kemi marrëveshje me Qeverinë e Kosovës dhe me Qeverinë e Serbisë, sepse vendimet e njëanshme mund të kenë pasoja negative. Në gjithçka duhet të ketë një balancë”, përfundoi Radakoviq.

Përballja e tensionuar Thaçi-Vuçiç në Mynih, flasin për marrëveshje me sakrificë ku të dy palët kënaqen (video)

Në një debat të organizuar nga ish-ambasadori gjerman, Wolfgang Ischinger, janë përballur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ku është folur për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e një marrëveshje finale.

Në këtë debat ka qenë i pranishëm edhe eurokomsioneri Johanes Hahn.


Presidenti serb, ka thënë se Serbia është e përkushtuar për vazhdimin e dialogut në mënyr që të arrihet një marrëveshje finale që do të ketë bazë një kompromis ku të dy palët do të jenë fitimtare.

Ai ka thënë se për këtë gjë është i gatshëm që të rrezikojë edhe karrierën e tij politike dhe shumë më shumë, e për këtë thotë se është i njoftuar edhe Johanes Hahn dhe Hashim Thaçi.

Sipas Vuçiqit, nuk duhet që të merren për bazë opinionet e shteteve të tjera sa i përket arritjes së marrëveshjes, sepse një marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të jetë vetëm për qytetarët e këtyre dy shteteve.

“Do të bëjmë gjithçka për të arritur një zgjidhje kompromisi. Nuk do të jetë një marrëveshje për kapitullimin e njërës, palë këtë rast Serbisë. Çështja më e rëndësishme është se di të jetë raporti ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Ky dialog është për ne, nuk është as për BE-në, as për SHBA-të. Këtë ia kam thënë Thaçit disa herë. Nëse do të punojmë fortë , nuk e mohoj mundësinë e arritjes së marrëveshjes, por sot mund të them se jemi shumë larg marrëveshjes”, ka thënë Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi e ka marrë fjalën, ka thënë se problemi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë më i komplikuar se sa çështja ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, për shkak të kaluarës dhe luftës së vitit 1999.

Thaçi ia ka përmendur Vuçiqit luftën që Serbia ka bërë për mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL dhe UNESCO, që si pasojë ka pasur më pas vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Presidenti ka thënë se janë dukë bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshje që si rezultat përfundimtar të ketë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Por vazhdimi i dialogut sipas presidenti duhet të vazhdojë pa kushte, sepse nëse do të ishte ashtu, atëherë Kosova do të kishte 1001 arsye për të vendosur kushte për Serbinë.

“Jam i impresionuar me marrëveshjen e Maqedonisë dhe Greqisë, dhe tani mendoj se kemi edhe një problem tjetër në Ballkanin Perëndimor. Mendoj se çështja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është shumë më e komplikuar se sa ajo ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë. Sot do të flas për të ardhmen e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por me lejoni disa pika rreth Brukselit. Marrëveshja e 2013 ishte një sukses, disa pika janë implementuar, dhe disa po implemeneohet. Ajo çfarë më intereson, është se ku jemi tani. Jemi në një situatë të status-quos. Jemi duke bërë përpjekje për arritjen e një marrëveshje, e cila do të ketë rezultat njohjen e pavarësisë dhe integrimin e Kosovës në OKB. Ajo çfarë ndodhi në UNESCO dhe INTERPOL, u pasua nga tarifa. Dialogu duhet të vazhdojë pa ndonjë kushtëzim. Ne kemi 1001 kushte për të vendosur në dialog por nuk e bëjmë. Ka sfida ndërmjet nesh. Komuniteti serb nuk duhet të shfrytëzohet vetëm për qëllime politike. Në muajt që po vijnë, do të gjejmë një marrëveshje të mirë, që të do të ruaj multietnicitetin e Kosovës. Kjo marrëveshje do të ndihmojë paqen dhe stabilitetin e rajonit. Kosova është duke marrë të gjitha përgjegjësitë”, ka thënë Thaçi.

Presidenti gjithashtu i ka kujtuar Vuçiqit dhe komunitetit ndërkombëtar se deri sot askush nuk është dënuar për krimet që serbët kanë kryer ndaj popullatës civile në Kosovë gjatë luftës së fundit.

“Kush është dënuar për mijëra kosovarët që janë vrarë në serbët në luftën e fundit, dhe kush është dënuar për dhunimet që janë bërë. Askush nuk e ka bërë, askush nuk është dënuar. Kosova është viktima e madhe, që është përballë me spastrim etnik”, ka thënë Thaçi, raporton Express.

Pas fjalës së Thaçit është përgjigjur menjëherë Vuçiq, duke thënë se sa herë kur diskutohet për pikat e marrëveshjes që nuk i ka përmbushur Prishtina, flitet për krimet që Serbia ka kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Presidenti serb, thotë që pika për të cilën Thaçi tha që ka mbetur pa u implementuar ende është Asociacioni i Komunave Serbe, që për Thaçin duhet të jetë në përputhje më Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Por Vuçiq thotë se Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe nuk i intereson fare Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë sa i përket krimeve të luftës që ia përmend Thaçiq, Vuçiq thotë se ai nuk po tregon se çfarë ka ndodhur me serbët të cilët janë dëbuar gjatë luftës së vititi 1999.

“Para së gjithash në fillim ai tha që shumë gjëra janë përmbushur, dhe është vetëm një që nuk është mbushur, që është Asociacioni i Komunave Serbe. Ai tha që diçka që është në kundërshtim me Kushtetutën, nuk mund të themelohet. Neve nuk ka intereson Kushtetua e tyre, sepse ne nuk e njohim Kosovën si shtet. Po ta them një gjë: Jeni duke folur për mijëra refugjatë të cilët janë detyruar ta lënë Kosovën. Mendoj se sot është e ekzagjeruar, nuk ka rëndësi numri, por të gjithë janë kthyer në Kosovë. Por a e dini se çfarë ka ndodhur serbët që janë larguar nga Kosova në luftën e vitit 1999. Vetëm një përqindje e vogël janë kthyer në shtëpitë e tyre. Unë mund të flas për javë të tëra për krimet që janë bërë ndaj serbëve gjatë kohës së luftës. Por nuk po dua të vazhdojë, po e mbyll këtu këtë çështje”, ka thënë Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Presidenti serb ndërkohë ka akuzuar palën shqiptare se nuk po i përmbahen marrëveshjeve që po i nënshkruajnë, dhe sipas tij për të arritur një marrëveshje dhe për ta zgjidhur problemin një herë e përgjithmonë, Serbisë i duhet një partner i përgjegjshëm.

Sipas Vuçiqit as Kosovës e as Serbisë nuk duhet t’i interesojë se çfarë thonë shtetet tjera, sepse marrëveshja finale do të bëhet ndërmjet dy popujve më të mëdhenj në Ballkan.

Ai thotë se kjo marrëveshje duhet të jetë win-win për të dyja palët.

“Ne dëshirojmë t’i zgjidhim problemet me shqiptarët, një herë e përgjithmonë. Por ne na duhet një partner i përgjegjshëm. Në duhet ta bëjmë këtë për veten tonë. Nuk duhet të shqetësohemi se çfarë thonë partnerët ndërkombëtar. Është një marrëveshje ndërmjet dy popujve më të mëdhenj në Ballkan. Jam gati të rrezikojë karrierën time, dhe më shumë se aq , vetëm që të provojmë të arrijmë një marrëveshje . Por duhet të jetë një marrëveshje, që të dy palët do të jemi të kënaqur. Do të jetë një marrëveshje win/win” ka thënë Vuçiq.

Ai ka folur edhe për taksën, duke thënë se si pasojë e atij vendimi, Serbia është duke humbur miliona euro, por për dallim nga Kosova nuk është duke ndërmarr ndonjë masë që do të dëmtontë shqiptarët.

“Ne nuk po vendosim kushte, kemi përmbushur të gjitha kushtet e Brukselit. Po humbim miliona euro nga taksa e vendosur. Ne nuk dëshirojmë që të dëmtojmë Kosovën. Sepse jemi të përkushtuar Jam i gatshëm që të vazhdojmë dialogun, Thaçi e di këtë. Asnjëherë unë nuk e kam thënë asnjë fjalë të keqe për shqiptarët”, ka thënë Vuçiq, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë në mes të këtij debati ka ndërhyrë edhe Wolfgang Ichinger i cili ka thënë se është e rëndësishme që të arrihet një marrëveshje, dhe sipas tij një gjë e tillë nuk është e pamundur.

“Nuk është e pamundur të zgjidhet ai konflikt. Por fundamentale është që mund të bëhet”, ka thënë Ichinger,.

Edhe Johanes Hahn ka folur pas këtij debati, duke thënë se nuk mendon se cështja ndërmjet Kosovë dhe Serbisë është më e komplikuar se sa ajo ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë për emrin.

Sipas Hahn, në momentin kur të dy palët vendosin masa bllokuese ndërmjet njëra-tjetrës, jo vetëm që e bllokojnë shtetet e tyre, por e bllokojnë të gjithë rajonin.

Hahn është pajtuar me Vuçiqin që marrëveshja finale ndërmjet dy shteteve duhet të jetë një marrëveshje ku fitojnë të dyja palët.

Ai thotë se tani është momenti për të arritur marrëveshjen finale, dhe ky moment nuk duhet të humbet.

“Nuk jam i sigurt nëse është e sigurt që çështja e Maqedonisë është me e komplikuar se çështja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog është çështja më e rëndësishme e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kur këta e bllokojnë njëri –tjetrin, këta e bllokojnë të gjithë regjionin. Palët duhet të punojnë për arritjen e marrëveshjes. Nëse humbim, kohë, ne humbim momentin. Unë iu them që të gjeni një marrëveshje , që do të jetë pjesë e marrëveshjes, ku të dy palët do të fitojnë. Kjo është një gjë që të gjithë ta kuptojnë”, ka thënë Hahn, raporton Gazeta Express.

Më pas Thaçi i ka kujtuar Vuçiqit se të gjithë e dinë se kush ishte agresori gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe se historia nuk mund të rishkruhet.

Sa i përket Asociacionit, Thaçi thotë se ai duhet të jetë vetëm në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Presidenti i Kosovës thotë se njohja që pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk është një dhuratë, por diçka që do të burojë si pasojë e marrëveshjes finale.

“Vuçiq tha që do të mbrojë serbët. Është e lehtë të krijosh drama, dhe ta luash viktimën. Ne nuk mund ta rishkruajmë historinë, të gjithë e dinë historinë dhe atë çfarë ndodhi në vitin 1999 dhe spastrimin etnik që ka ndodhur.

Sa i përket asociacionit të komunave ne jemi pajtuar që ai të themelohet në përputhje më Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“Vuçiq duhet ta kuptojë që Kosova është shtet i pavarur i njohur nga 116 vende të botës. Unë dhe Vucic kemi dallime ndërmjet, megjithatë po përpiqemi për të gjetur një marrëveshje. Njohja e Kosovës nga Serbia nuk do të jetë një dhuratë, por do të jetë një kompromis ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. I ftoj të gjitha shtetet, që të jenë sa më unike në mbështetjen e dialogut. SHBA-të janë shumë të qarta sa i përket kësaj çështje. E di që ka shumë skepticizëm. Por nuk kam parë ndonjë ide tjetër, se si duhet të dalim nga kjo situatë. Derisa nuk e zgjidhim këtë situatë, mundësia për të ndërhyrë e shteteve të tjera në këtë çështje është shumë më e madhe”, ka thënë Thaçi./GazetaExpress/

Radio Evropa e Lirë: Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Tiranë

Gresa Kraja

Protestuesit në Tiranë janë përplasur me Policinë e Shtetit pasi kanë thyer kordonin policor dhe kanë tentuar të hyjnë në ndërtesën e Kryeministrisë së Shqipërisë. Raportohet se nga përleshjet, dhjetëra persona janë të lënduar.

Disa nga mijëra protestuesit e mbledhur në qendër të kryeqytetit të Shqipërisë, kanë sulmuar ndërtesën e Kryeministrisë duke hedhur mjete të forta dhe lëndë djegëse në drejtim të saj.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, megjithatë protestuesit janë kthyer dhe po vazhdojnë të qëndrojnë aty.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje.

“Duke ndjekur me vëmendje të veçantë protestën e opozitës bëj thirrje për vetëpërmbajtje nga të gjithë për evitimin e konfrontimeve dhe dhunës. Qytetarët duhet të protestojnë të lirë dhe duhet të respektohen institucionet”, shkruan Meta.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka dënuar dhunën e përdorur gjatë protestës në Tiranë dhe kanë bërë thirrje për rivendosje të qetësisë.

“Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Nxisim të gjitha palët që të tregojnë vetëpërmbajtje më të mirë dhe të rivendosin qetësinë. Iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike që t’i denoncojnë këto akte dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshme për t’u siguruar që situata të shndërrohet në paqësore dhe konstruktive”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën dhe shkatërrimin që ndodhën gjatë protestave të sotme në Tiranë. Mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme.

— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) February 16, 2019

Edhe Misioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare në Shqipëri ka reaguar duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje të menjëhershme nga të gjitha palët në protestë.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Ambasadat e Shteteve Anëtare në Tiranë u bëjnë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje të menjëhershme. E drejta e qytetarëve për të shprehur veten përmes protestës paqësore është një vlerë thelbësore e një demokracie moderne evropiane. Megjithatë, dëmtimi i pronës publike dhe përdorimi i dhunës janë të papranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të bëjnë çmos për të shmangur dhunën dhe përçarje të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e përbashkët të përfaqësuesve të BE-së dhe ambasadave në Shqipëri.

The European Union Delegation and Member States Embassies in Tirana call on all sides to show immediate restraint. The right of the citizens to express themselves through peaceful protest is a core value of a modern European democracy. 1/2

— EU in Albania (@EUinAlbania) February 16, 2019

Kryetari i Partisë Demokratike nga opozita, Lulzim Basha, i cili po qëndron në mesin e protestuesve, ka thënë se aktet e dhunës janë shkaktuar nga “skenari dhunë-nxitës i Edi Ramës”.

“Aktet e dhunës janë shkaktuar si pjesë e një skenari dhunë-nxitës të Edi Ramës të zbatuar nga narko – kupola e Policisë së Shtetit. Unë dua të falënderoj ata efektivë që nuk u bënë pjesë e këtij skenari. I bëj thirrje çdo efektivi të policisë që ka për detyrë të mbrojë jetën e qytetarëve, kanë detyrë të mbrojnë të drejtën e tyre për të protestuar dhe mos të bëhet vegël e një narko-qeverie dhe një narko-kryeministri i cili sot është rrëzuar përfundimisht nga ky bashkim i madh i shqiptarëve”, tha Basha.

Në anën tjetër, kryeministri Edi Rama po qëndron në qytetin e Vlorës ku po zhvillon tubimin “Bashkia që duam”. Ai, ka reaguar në Instagram duke postuar fotografi nga tubimi në Vlorë dhe protesta në Tiranë dha ka shkruar “Bashkëqeverisja me njerëzit në Vlorë dhe Politika e dalë boje në Tiranë”.​

Protesta në Shqipëri është organizuar nga opozita, e cila kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për përgatitjen e zgjedhjeve.

Të huajt nuk investojnë në Shqipëri: Zero financime Kina, “thërrime” BE-ja

Konferenca për Sigurinë në Mynih, e zhvilluar së fundmi, ka dalë edhe me një raport për gjendjen e sigurisë, jo vetëm në Europë por edhe më gjerë. Një vëmendje të veçantë në këtë raport merr edhe Ballkani Perëndimor, si kandidat për t`iu bashkuar unionit. Mes rreshtave të raportit, thuhet edhe se, anëtarësimi i të gjashtë vendeve në Bashkimin Europian nuk është aspak një siguri, sidomos në këto kohë, kur zgjerimi nuk është i pashmangshëm dhe se palët nuk janë të bindura për të, sidomos Brukseli.

Ndërhyrja e dy fuqive si Rusia dhe Kina në rajon shihet si një çështje me shqetësim të madh për sigurinë e rajonit dhe të Bashkimit Europian. Sipas ekspertëve dhe politikëbërësve gjermanë, Kina po e shfrytëzon më së miri Ballkanin për të përfituar politikisht, ndërkohë që Rusia ka ndërhyrë së tepërmi në rajon, së fundmi duke tentuar të minojë marrëveshjen e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë.

Sa i përket investimeve kineze në rajon, Shqipëria duket të jetë ajo më e “pastra”, pasi mes 5 vendeve të iniciativës 16+1 ( ku përjashtohet Kosova ), është e vetmja që nuk ka qoftë edhe një investim të vetëm nga Kina në infrastrukturë përgjatë viteve 2013-2018.

Në të gjitha shtetet e tjera të rajonit Kina ka kryer investime të mëdha në sektor, nga 796 milionë euro në rastin e Malit të Zi, deri në 2.8 miliardë euro në rastin e Bosnje Hercegovinës. Siç e tregon qartë edhe grafiku, prezenca e Kinës me investime në rajon është e lartë, më përjashtim të Shqipërisë, që është një rast i rrallë.

Por ndërkohë që mosprania e investimeve kineze në vendin tonë mund të shihet si një lëvizje gjeopolitike, të dhënat tregojnë se as investimet nga Bashkimi Europian nuk janë të larta gjatë kësaj periudhe kohore, përkundrazi, vetëm 363 milionë euro, rreth 20 milionë euro më shumë se Mali i zi që është në vend të fundit, transmeton ‘scan’. Pra, investimet e munguara nga Kina nuk janë zëvendësuar aspak nga partnerët strategjikë të Bashkimit Europian, duke bërë që vendi ynë të thellojë ndjeshëm hendekun në infrastrukturë që ka, jo vetëm me Europën, pro tanimë me të gjithë fqinjët rajonalë.

Marrëveshja me ndryshim kufijsh mund të na largojë nga BE – Nga AUGUSTIN PALOKAJ

Në shërbimin e jashtëm të BE-së irritohen kur u thuhet se ata po mbështesin ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve. Pohojnë se ata “nuk mbështesin asnjë zgjidhje të caktuar”, por ua lënë palëve që vetë të gjejnë zgjidhjen për të cilën pajtohen. Por kur kërkohet nga ta që, për të tingëlluar të besueshëm, të përsërisin qëndrimin shumëvjeçar se “nuk mund të ketë ndryshim të kufijve të Kosovës, as ndarje e as bashkim me ndonjë shtet tjetër, apo pjesë të ndonjë shteti tjetër (siç e thonë edhe Kushtetuta e Kosovës dhe propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit) në BE nuk e bëjnë këtë. Sillen kinse, ata fare nuk janë të përfshirë në diskutime rreth ndryshimit të kufijve, se ata pranojnë secilën zgjidhje, e cila “do të ishte fryt i pajtimit të të dyja palëve, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, sipas standardeve evropiane, e pranueshme për të gjitha shtetet e BE-së, të mos krijonte shtetet një etnike dhe që do të kishte ndikim stabilizues në rajon”.


Shumë karakteristika kërkon BE-ja që të ketë “marrëveshja për normalizimin gjithëpërfshirës të raporteve”, që e bën edhe më vështirë të arritshme një marrëveshje të tillë. Por përderisa nuk ka ndonjë zë kundër kërkesave që marrëveshja të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, që të jetë sipas standardeve evropiane, që të ketë ndikim pozitiv në rajon dhe e pranueshme për të gjitha shtetet e BE-së, ekziston një opsion, i cili ka ndarë BE-në ashtu siç ka ndarë edhe skenën politike dhe shoqërinë në Kosovë. Fjala është për opsionin e ndryshimit të kufijve, pa marrë parasysh a do të quhej kjo ndarje e Kosovës, shkëmbim territori apo korrigjim i kufijve.

Mungesa kronike e transparencës nga ana e “lehtësuesve në BE”, sikurse edhe nga Ekipi tash shtetëror i udhëhequr nga Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti, që nuk duan ta sqarojnë a do ta ndihmojnë apo ta pengojnë arritjen e marrëveshjes, e cila do të nënkuptonte ndryshimin e kufijve, ka bërë që të ketë shumë spekulime. Ato që më së shpeshti dëgjohen e që nuk mund “as të konfirmohen, por as të përgënjeshtrohen” janë: “presidentët Thaçi dhe Vuçiç janë duke biseduar për ndryshimin e kufijve”, “këtë e mbështet Zyra e Federika Mogherinit, dhe për këtë po punon Angelina Eichhorst”, “këtë e mbështet edhe një pjesë e administratës amerikane”, dhe se “Rusia e pret me padurim për interesa të veta që kjo të ndodhë”.

Jo vetëm publikun, por duket se Zyra e Mogherinit po i mban në terr edhe disa shtete anëtare të BE-së. Ato shtete, siç na thonë disa diplomatë, tashmë nuk besojnë kur u thuhet se “nuk ka asgjë konkrete rreth marrëveshjes” dhe kanë frikë se një ditë do të zgjohen në mëngjes dhe të shohin se si është arritur një marrëveshje dhe të jenë para aktit të kryer.

E nuk janë të paktë ata që druajnë se do të jetë BE-ja ajo që do ta paguajë çmimin kryesor për ndonjë zgjidhje të gabuar, e cila do të krijonte më shumë problem sesa do t’i zgjidhte. E si “e rrezikshme” konsiderohet marrëveshja, e cila do të sillte deri tek ndryshimi i kufijve.

Gjermania është më e zëshmja, por nuk është e vetmja që është kundër një skenari të tillë. Është vështirë të kujtohet ndonjë periudhë kur me aq përbuzje disa burokratë të BE-së të kenë folur për qëndrimin e Gjermanisë. Sepse po mendojnë se Berlini po u prish punë”, dhe se “pse të jetë Berlini kundër nëse Prishtina dhe Beogradi vetë pranojnë”.

Në BE nuk janë të sigurt as rreth qëndrimit amerikan. Edhe pse as nga zyrtarët amerikanë është thënë se duan marrëveshje gjatë këtij viti, nuk është thënë prerë se cilën zgjidhje duan në mënyrë specifike. Nuk është e sigurt a janë “Brukseli e Washingtoni” që kërkojnë ndryshimin e kufijve apo janë Thaçi e Vuçiç që kërkojnë nga Brukseli e Washingtoni ta mbështesin këtë ide. Por duket se tash nga Zyra e Mogherinit po e kanë më të lehtë bashkëpunimin dhe koordinimin me Washingtonin sesa me Berlinin. Kur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte përmendur në takim në Bruksel se në dialog duhet të përfshihet edhe Amerika, sepse Kosova po e humb besimin në BE-në, përfaqësuesja e lartë Federika Mogherini ishte zemëruar shumë. Tash, prej kur si këshilltar për siguri kombëtare ka ardhur John Bolton, dikur kundërshtar i Pavarësisë së Kosovës, i cili ka shprehur gatishmëri të mbështesë edhe ndryshimin e kufijve, nga Zyra e Mogherinit duket se po punojnë me amerikanët për, siç thonë, “Izolimin e Gjermanisë”. Besojnë se në favor do t’u shkojë edhe Brexiti, i cili dobëson qëndrimin e Londrës brenda BE-së, e Britania e madhe po ashtu nuk e mbështet idenë për ndryshimin e kufijve.

Ende nuk mund të dihet me saktësi nëse ideja për ndryshimet e kufijve të Kosovës ka mbështetje më të gjerë në BE apo këtë e mbështet vetëm një grup i ngushtë rreth përfaqësueses së lartë Federika Mogherini. Një gjë mund të thuhet megjithatë me probabilitet të madh. Nëse dialogu rezulton me një marrëveshje të cilën nuk e pëlqen Gjermania, atëherë edhe Kosova edhe Serbia duhet ta dinë se do ta kenë edhe më të vështirë procesin e integrimeve në BE.

Gjermania edhe ashtu e ka fjalën kryesore në procesin e zgjerimit të BE-së. Gjermania ka insistuar që në kornizën negociuese të BE-së për negociatat me Serbinë të hyjë si kusht edhe “normalizimi gjithëpërfshirës i raporteve me Kosovën, përfshirë edhe përmes një dokumenti ligjërisht obligues”. Sikur të mos ishte Gjermania ky kusht nuk do të futej fare. Gjermania më së shumti insiston në matjen e saktë të përmbushjes së kritereve nga ana e Serbisë në procesin e negociatave para hapjes apo mbylljes së secilit kapitull. Pra, Gjermania më shumë se cilido vend tjetër i BE-së dikton dinamikën e procesit të zgjerimit. Prandaj do të ishte naive për Kosovën dhe Serbinë të besojnë se mund të avancojnë gjasat e tyre për integrim në BE duke arritur një marrëveshje kundër vullnetit të Gjermanisë. Siç u shpreh një diplomat i një shteti anëtar të BE-së: “Nëse dikush beson se mund të avancojë drejt BE-së me ndihmën e Trumpit dhe Rusisë, kundër vullnetit të Gjermanisë, atëherë me fat!”.

Procesi i integrimit të Serbisë në BE është shumë i ngadalshëm. Për më shumë se gjashtë vjet kanë hapur vetëm 16 nga 35 kapituj negociues, ndërsa kanë mbyllur vetëm dy. Kosova nuk e ka bërë as hapin e parë në këtë drejtim. Prandaj, duhet të kenë kujdes që këtë proces për to, edhe ashtu të vështirë, të mos e rëndojnë edhe më me ndonjë marrëveshje e cila do të hapte më shumë çështje sesa që do t’i mbyllte.

Koha.net