VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Me këto ushqime shmangni mungesën e vitaminës C

By | May 18, 2018

Komentet

Dhimbja e shpinës gjatë natës – Pse ndodh dhe kur duhet të shqetësoheni

Dhimbja e papritur e shpinës gjatë natës mund të tregojë një sërë problemesh ose shqetësimesh serioze shëndetësore.

Dhimbja e shpinës që shfaqet gjatë natës zakonisht është rezultat i qëndrimit jo korrekt të trupit gjatë ditës ose gjatë gjumit.

Këtu përfshihet edhe veshja e takave të larta ditën, ose përdorimi i një dysheku tepër të butë ose tepër të fortë gjatë natës.

Megjithatë, dhimbja e papritur e shpinës gjatë natës mund të tregojë një sërë problemesh ose shqetësimesh serioze shëndetësore.

Shkaqet E Mundshme Të Dhimbjes Së Shpinës

Dysheku I Gabuar

Nëse ju dhemb shpina sa herë që çoheni natën, atëherë fajin e ka dysheku.

Kur ai është tepër i butë ose shumë i fortë, dysheku mund të jetë shumë problematik për kurrizin tuaj.

Dysheku i butë nuk i ofron shpinës mbështetjen e duhur  dhe pengon qetësimin e muskujve.

Pozicioni I Fjetjes

Nëse flini me shpinën në dyshek, atëherë mbani nën gjunjë një jastëk për t’i dhënë shpinës mbështetjen e duhur.

Nëse flini përmbys, përpiquni të mbani një jastëk të sheshtë në pjesën e legenit dhe një po aq të sheshtë për kokën.

Nëse flini në anë, atëherë mbani jastëk mes gjunjëve ndërkohë që njërën këmbë e mbani të peshuar në të.

Shpina kështu do jetë më pak e stresuar.

Qëndrimi I Gabuar Gjatë Ditës

Qëndrimi i keq në tryezë, kërrusja përpara kompjuterit ndryshon dalëngadalë të gjithë strukturën e trupit, duke u shoqëruar me dhimbje.

Mundohuni të qëndroni drejt që të shmangni dhimbjet.

Shpatullat nuk duhen tendosur, këmbët duhen mbështetur në dysheme ndërkohë që shpina duhet të qëndrojë drejt.

AgroWeb.org rekomandon të lëvizni çdo një orë dhe kryeni shtendosje të herëpashershme të trupit.

Takat E Larta

Takat e larta shkaktojnë probleme me ligamentet e këmbëve dhe kanë tendencën ta kërrusin trupin e një gruaje.

Për shkak të takave, dhimbjet e shpinës tek një grua janë të forta.

Mundohuni t’i mbani vetëm në rastet kur e keni të nevojshme.

Shtatzania

Dhimbja e shpinës është shumë e përhapur tek gratë shtatzëna.

Ajo shkaktohet nga zgjerimi i zonës së legenit gjë që pasohet me vështirësi në furnizimin e dobët të zemrës me gjak të oksigjenuar.

Gratë shtatzëna këshillohen të flenë në anën e majtë.

Gurët Në Veshka

Akumulimi i gurëve në veshka shkakton dhimbje të shpinës sidomos gjatë natës  dhe herët në mëngjes.

Kjo ndodh sepse gurët në veshka vështirësojnë urinimin dhe shtojnë presionin në organizëm.

Tumoret

Dhimbja e shpinës, e cila ka një pikënisje jo të qartë, mund të jetë simptomë e një tumori në disa prej organeve të brendshme si për shembull pankreasi, zorra e trashë, vezoret dhe mitra.

Shqetësimi është konkret kur dhimbja nuk largohet pavarësisht medikamenteve qetësuese.

AgroWeb.org këshillon një vizitë te mjeku nëse shqetësimi vazhdon gjatë.

Grupmoshat më të rrezikuara

Grupi më i rrezikuar janë meshkujt e moshës 40 dhe 60 vjeç the femrat 30 dhe 65 vjeç. Ekzistojnë disa metoda të trajtimit të dhimbjes në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore si barnat, terapia etj.

Lexoni këtu mbi ushqimet dhe kurat e duhura për dhimbjen e shpinës./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Gjashtë shenjat paralajmëruese të Osteoporozës – Si ta shmangni

Nëse pësoni fraktura edhe nga një rrëzim i vogël, atëherë me siguri jeni të prekur nga osteoporoza.

Osteoporoza njihet si sëmundja e fshehur e kockave.

Ajo shkakton humbje të mëdha të dendësisë kockore që vështirë të zëvendësohen dhe fraktura të përsëritura.

Cilat Janë Shenjat Paralajmëruese Të Osteoporozës

Ndihesh Sikur Humbet Gjatësi Trupore

Nëse ndiheni sikur keni humbur shumë nga gjatësia juaj, atëherë mund të jeni prekur nga osteoporoza.

Kjo shkakton një kolaps të kockave të shpinës që jep ndjesinë e humbjes së disa centimetrave.

Rënia e Dhëmbëve

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, dobësimi i kockave të nofullës shkakton rënie të dhëmbëve.

Kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese e osteoporozës, por edhe e disa problemeve të tjera.

Këtë diagnozë mund ta përcaktojë vetëm mjeku.

Qëndrim i Shtrembër Ose Gungë Në Shpinë

Kur kockat e shpinës nuk arrijnë të mbështesin peshën e trupit, ato do të shtrembërohen.

Shtrembërimi shkakton gungë në pjesën e shpinës, që tregon gjendjen e keqe të shpinës.

Osteoporoza Dhe Faktori Gjenetik

Ky faktor është përcaktues për të paktën 80 përqind të masës kockore.

Nëse dikush në familjen tuaj vuan nga kjo sëmundje, edhe ju mund të jeni të predispozuar të prekeni nga osteoporoza.

Masë E Pakët Kockore

Kjo do të thotë se masa e kalçiumit dhe mineraleve në kocka është shumë më e ulët se normalja.

Nëse analizat tregojnë se masa kockore është e pakët, jeni më të predispozuar të prekeni nga osteoporoza.

Fraktura Të Shpeshta

Nëse pësoni fraktura edhe nga një rrëzim i vogël, atëherë me siguri jeni të prekur nga osteoporoza.

Frakturat tregojnë se kockat janë të dobëta dhe kanë nevojë për ndihmë.

Këto janë disa prej shenjave paralajmëruese të osteoporozës.

Megjithatë, është mjeku ai që mund të japë një diagnozë të saktë të sëmundjes së fshehur.

AgroWeb.org ju këshillon që nëse vëreni këto shenja duhet të konsultoheni me mjekun.

Si T’a Shmangni

Merrni kalciumin e duhur edhe nga perimet e gjelbra.

Merrni Vitaminë D. Këtë mineral mund ta gjeni edhe në disa ushqime siç janë e verdha e vezës, mëlçia e lopës dhe viçit, disa kërpudha, peshku dhe disa djathëra.

Përpiquni të keni sa më pak stres. Stresi rrit nivelet e kortizolit dhe çon në humbjen e densitetit të kockave.

Që të shmangni osteoporozën duhet të kufizoni ndjeshëm pijet e gazuara, sidomos ato të sheqerosura.

Aktiviteti fizik

Aktiviteti fizik stimulon kockat. Mjaftojnë 15-30 minuta aktivitet në ditë për të rritur densitetin e kockave./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Mrekullitë e tetorit – Guida e produkteve të muajit, si t’i zgjidhni dhe ruani

 

Produktet e vjeshtës dhe veçanërisht të tetorit janë aq të ëmbla dhe të shëndetshme saqë është e vështirë të mos u ngulësh dhëmbët.

Që nga hurmat farëzeza apo ato më të buta tek mollët starkinge të Peshkopisë e Korçës, shija e të cilave nuk ka të krahasuar, deri tek shegët, patatet e reja apo fasulet.

Po, fasulet, ato të cilat nuk mungojnë kurrsesi në tryezën e shqiptarëve, duke u kthyer gati gati në një simbol të kuzhinës sonë.

Për të marrë më të mirën e vjeshtës, shihni guidën vjeshtore të AgroWeb.org me frutat dhe perimet e shijshme dhe tejet të shëndetshme.

Shegët

Shegët kërkojnë pak punë dhe shpesh bëhet një rrëmujë, por ato kokrrat e kuqe si rubin që dalin pasi kemi hapur në mënyrë aspak delikate shegën, ja vlejnë për shijen dhe vlerat e larta ushqyese.

Si t’i zgjidhni

Zgjidhni shegë, që peshojnë më shumë krahasuar me madhësinë, pasi janë dhe më të shijshmet. Mos u shqetësoni shumë për ngjyrën e tyre, pasi ato mund të jenë nga komplet të kuqe në një të kuqe të kafenjtë, pa ndikuar fare në cilësi. Gjithsesi zgjidhni shegë të cilat kanë një ngjyrë të fortë.

Si t’i ruani

Shegët duhet të futen në frigorifer, pasi mund të zgjasin tre deri në katër javë.

Pasi të keni nxjerrë kokrrat futini në një qese të mbyllur në mënyrë hermetike dhe vendosini në frigorifer tek ngrirja.

Këshilla shtesë

AgroWeb.org ju këshillon që për ta hapur shegën pa bërë rrëmujë, ndajeni lëvozhgën në katër pjesë, pastaj futeni frutin në një enë me ujë dhe ndani lëkurën, duke bërë që kokrrat të dalin menjëherë.

Mollët

Mollët janë për vjeshtën atë që nektarinat janë për verën. Mollët starkinge të Peshopisë apo të Korçës të ofrojnë një shije unike dhe më shumë vlera ushqyese.

Si t’i zgjidhni

Në këtë periudhë zgjidhni mollë të vogla, të forta dhe me lëkurë të shndritshme.

Si t’i ruani

Mollët duhet të ruhen në temperatura të ftohta, duke i vendosur në pjesën e poshtme të frigoriferit. Një qese plastike me vrima do të ishte zgjidhja më e mirë. Kjo pasi bën të mundur që të dalë lagështira ndërkohë që i mban mollët të freskëta.

Patatet

Patatet e reja kanë një rrugë shumë të shkurtër nga toka në treg, ndaj dhe për këtë arsye quhen të reja, pasi nuk kalojnë në procesin e ruajtjes.

Ato kanë një aromë dhe shije të veçantë. Zona e Shishtavecit në Kukës njihet për prodhimin e lartë dhe cilësor të patates.

Si t’i zgjidhni?

Mënyra e mirë që ju tregon që një patate është e re, është ta gërvishni lëkurën me gisht. Lëkura e saj është aq e butë sa do të hiqet menjëherë.

Si t’i ruani?

Patatet e reja mund t’i ruani në temperaturën e mjedisit, por nuk do të ruajnë freskinë aq gjatë sa patatet e vjetra. Nëse futen në frigorifer dhe ruhen për një kohë të gjatë, do të kenë një shije të ëmbël.

Fasulet

Si t’i zgjidhni

Zgjidhni fasule që janë të forma të plota sa më të bardha dhe të pastra të jenë aq më të mira janë.

Si t’i ruani

Fasulet hyjnë tek produktet që mund t’i ruani për një kohë të gjatë. Mjafton që t’i vendosni në një vend të thatë dhe do të mund t’i ruani gjatë të gjithë vitit. Mund t’i ruani në një thes apo qese pëlhure.

Këshilla shtesë

Për t’i ulur kohën e zierjes, mund t’i vendosni fasulet një natë më parë në ujë që të zbuten dhe më pas mund t’i zieni, duke i shtuar qepë dhe zarzavate të tjera sipas shijes./AgroWeb.org

Si të përmirësoni qarkullimin e gjakut në mënyrë natyrale

Zemra pompon gjak të pasur me oksigjen që i dërgohet trurit, mëlçisë, veshkave, stomakut dhe muskujve.

Qarkullimi i gjakut është tepër i rëndësishëm për shëndetin.

Nëpërmjet sistemit të qarkullimit, organizmi furnizohet rregullisht me gjak, në mënyrë që muskujt dhe organet të funksionojnë siç duhet.

Kur qarkullimi i gjakut është problematik, atëherë njeriu mund të përballet me simptomat e mëposhtme:

Rëndesë

Mungesë energjie

Ndjesi dhimbjeje të fortë në gishta dhe gjymtyrë

Mpirje të trupit

Për fat të mirë, ka disa metoda të cilat mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut, të cilat do t’i mësoni në artikullin e mëposhtëm të AgroWeb.org.

Si Funksionon Qarkullimi i Gjakut

Zemra pompon gjak të pasur me oksigjen që i dërgohet trurit, mëlçisë, veshkave, stomakut dhe muskujve.

Gjaku që dërgohet në këto organe rikthehet në zemër.

Gjaku që nuk ka oksigjen të mjaftueshëm lëviz nëpër vena dhe drejt e në zemër.

Nga aty, shkon në mushkëri ku merr oksigjen të pastër.

Ky cikël përsëritet kur gjaku i pasur me oksigjen rikthehet në zemër nga mushkëritë dhe pompohet sërish për në të gjithë organizmin.

Disa nga ushqimet më të mira për të përmirësuar qarkullimin e gjakut janë:

Speci i Kuq

Speci i kuq pluhur përmban kapsaicinë, një substancë që rregullon nivelin e kolesterolit, pastron enët e gjakut dhe vetë atë.

Këtë erëz mund ta përdoni në disa gatime, supa dhe lëngje.

Një i tillë ka të bëjë me përzierjen e lëngut të tre limonëve, dy gotave me ujë, një luge gjelle me mjaltë dhe dy lugë çaji me spec  të kuq pluhur.

Lëngun futeni në frigorifer dhe servireni.

Pini një ose dy gota në javë.

Fërkimi i Trupit 

Fërkimi i trupit me një furçë të butë por të thatë përmirëson paraqitjen e lëkurës, rrit furnizimin e gjakut, u jep qelizave më shumë oksigjen dhe përmirëson qarkullimin.

Blini një furçë druri të butë dhe bëjini trupit masazh me lëvizje rrethore.

Bëjeni masazhin dy herë në javë.

Ky masazh është i dobishëm kundër celulitit dhe eliminon qelizat e vdekura.

Banjë Me Ujë Të Nxehtë Dhe Të Ftohtë

Banjat me ujë të nxehtë dhe të ftohtë përmirësojnë qarkullimin.

Uji i ftohtë kontrakton enët limfatike ndërsa uji i ngrohtë i zgjeron ato.

Alternimi mes të dyjave përmirëson qarkullimin në enët e gjakut.

Rekomandohet që të alternoni dushin mes ujit të ftohtë dhe atij të nxehtë për çdo pesë minuta.

Kërcimet në Ajër

Kërcimi në ajër përmirëson qarkullimin dhe shpërndarjen e mirë të gjakut në të gjithë në organizmin.

Qëndroni drejt me duart e lëshuara në anë. Këmbët mbajini të veçuara por në drejtim paralel me shpatullat.

Përkulini gjunjtë dhe hidhuni sa më lart në ajër.

Në të kundërt mund të përdorni një litar.

Për një qarkullim efikas duhet të kërceni çdo ditë 30 herë me intervale të shkurtra.

Rekomandime Të Tjera

Ushqehuni shëndetshëm me perime dhe fruta.

Pini 1.5 deri në 2 litra ujë në ditë, por mos e teproni nëse e shihni që fryheni.

Konsumoni ushqime të pasura me fibër që ulin kolesterolin, vitaminë C dhe E.

Mos u stresoni shumë.

Hani më shumë hudhër.

Mjaftojnë disa ndryshime dhe do të ndiheni plot gjallëri dhe me një qarkullim të mirë të gjakut./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Rrushi me erë – Krahas shijes unike, fuqi shëndeti për organizmin

Rrushi me erë është i famshëm për shijen e tij fantastike dhe aromës së mrekullueshme që të përfshin tërësisht.

Padyshim është ndër varietetet më të preferuara të shqiptarëve dhe koha e vjeljes së tij është pikërisht tani në vjeshtë.

Kokrrat e tij janë shumë të ëmbla me një shije fantastike plotësuar nga aroma tipike dhe e pakrahasueshme.

Lëkura e rrushit me erë është pak më e trashë se e rrushit të zakonshëm por vlerësohet se eshtë e pasur me sasi të lartë antioksidantësh.

Fantastik në përgatitjen e verës dhe rakisë, dy nga traditat më të hershme të shqiptarëve por sigurisht është ndër frutat më të preferuara të stinës.

Aktualisht gjendet në tregjet e fruta-perimeve dhe kryesisht në tregjet e fshatarëve.

Por krahas shijes të mrekullueshme, rrushi me erë shquhet për vlerat e tij shëndetësore, të cilat AgroWeb.org j’ua sjell më poshtë.

Për Shëndetin e Trurit, Zemrës dhe Kockave

Rrushi me erë është i pasur në vlera ushqyese.

Ai ndihmon në parandalimin e osteoporozës, problemet me kockat duke ndikuar në ruajtjen e dendësisë së tyre.

Gjithashtu, rrushi me erë ka veti të forta në parandalimin e krijimit të venave varikoze.

Ndihmon në përmirësimin e funksionimit të trurit dhe parandalon lindjen e disa sëmundjeve degjeneruese.

Duke patur në përbërjen e saj sheqerna të thithshme nga trupi i njeriut si fruktoza dhe glukoza, rrushi me erë, por jo vetëm edhe llojet e tjera të tij duhet të konsumohet në sasi të kontrollueshme nga diabetikët.

Rrushi përmban shumë antioksidantë dhe energji natyrale

Ky frut është i pasur me kuercetinë dhe resveratrol. Të dy njihen si antioksidantët më të fuqishëm.

Të gjitha llojet e rrushit përmbajnë polifenolë të njohur si acidi fenolik dhe flavonoide.

Fruti i rrushit ndihmon në uljen e rrezikut të formimit të trombozës që mund të shkaktojë atak në zemër.

Ekspertët e AgroWeb.org sugjerojnë se rrushi jo vetëm që pakëson gjasat e mpiksjes së gjakut në arterie, por edhe forcon oksidin nitrik që i mban arteriet të shëndetshme e të forta.

Lëngu i rrushit përmban flavonoidë që parandalojnë oksidimin e kolesterolit të keq në trup, që shkakton një barrë të rëndë në arterie dhe shkakton arterosklerozë.

Trëndelina – Bima medicinale që simulon prodhimin natyral të insulinës

Për më tepër, trëndelina ngadalëson përthithjen e sheqernave në stomak dhe stimulon prodhimin e insulinës.

Në Shqipëri, trëndelina rritet në mënyrë të egër dhe nuk kultivohet gjerësisht. Ajo njihet me emrin botanik: trigonela.

Zonat ku mbledhja e trëndelinës si një aktivitet i organizuar janë kryesisht Vargmalet e Jugut, në të cilat tradicionalisht banorët çdo vit organizohen në ritet e mbledhjes së kësaj bime natyrale.

Farat e trëndelinës janë përdorur gjërësisht nga amvisat, por edhe për të kuruar një sërë çrregullimesh shëndetësore.

Mjalti nga lulet e trëndelinës është një nga më natyralët dhe më të vlerësuarit nga bletërritësit duke i bërë zonat e pasura me këtë bimë si faltore ku grumbullohen kosheret e bletëve mjaltëbëresve të natyrës.

Në ditët e sotme, trëndelina përdoret në mjekësinë popullore për të luftuar diabetin, mungesën e oreksit dhe për të shtuar prodhimin e qumështit tek gratë lehona. Trëndelina aplikohet edhe në lëkurë për të shëruar inflamacionin.

Trëndelinën mund ta gjeni të tharë por edhe farat e saj, nëpër dyqanet e bimëve medicinale.

Farat e trëndelinës përmbajnë një substancë ngjitëse që njohur si mucilage e cila kur përzihet me ujin zgjerohet dhe transformohet në një masë xhelatinoze që shërben për të trajtuar irritime të ndryshme.

Bima e trëndelinës përmban hekur, magnez, mangan dhe bakër përfshirë vitaminën B6, proteinat dhe fibrën.

Vlerat dhe përdorimet e trëndelinës

Studimet mbi vlerat e trëndelinës nuk kanë të mbaruar, por deri më tani konkluzionet e këtyre kërkimeve tregojnë që trëndelina na vjen në ndihmë kundër një sërë problemesh shëndetësore.

Përmirëson tretjen dhe ul kolesterolin

Trëndelina ndihmon me një sërë problemesh që shkakton mostretja siç janë konstipacioni, inflamacioni në stomak etj.

Ata që vuajnë nga zemra, arteriet e sforcuara, niveli i lartë i yndyrnave në gjak, kolesteroli e të tjerë mund të përfitojnë shumë nga përdorimi i trëndelinës.

 Ul inflamacionin në organizëm

Trëndelina ndihmon me inflamacionin në organizëm.

Ajo lufton lëndimet në gojë, bronkitin, infeksionet nën lëkurë, turbekulozin, kollën kronike, problemet me veshkat e të tjerë.

Për më tepër, trëndelina ngadalëson përthithjen e sheqernave në stomak dhe stimulon prodhimin e insulinës.

Në mjekësinë tradicionale Kineze, kjo erëz përdorej për të pastruar mushkëritë nga sekrecionet dhe ulur inflamacionin në organizëm.

Rregullon një sërë funksionesh hormonale

Meshkujt e përdorin trëndelinën për të trajtuar çrregullimet hormonale, hernian diskale dhe rënien e flokëve. Sipas të dhënave, trëndelina shton  rrit nivelet e testosteronit.

Për ta përmbledhur trëndelina është barishtja më e mirë për të balancuar nivelet e sheqerit në gjak dhe të bën më mendjemprehtë.

Rrit prodhimin e gjirit tek nënat lehonë 

Trëndelina i vjen në ndihmë grave që ushqejnë fëmijët me gji dhe që kanë një prodhim më të ulët se normalja.

Substancat që gjenden tek trëndelina e shtojnë ndjeshëm prodhimin e gjirit në më pak se 24 orë nga konsumimi.

Ndihmon me çrregullimet e të ngrënit

Trëndelina shumëfishon shijen e çdo ushqimi, por edhe shton oreksin falë vlerave ushqyese të plota që përmban.

Trëndelina mund të përdoret në formën e çajit.

Shtoni 1 lugë e gjysmë gjelle me fara trëndeline në dy filxhanë ujë.

Zijini së bashku dhe pijeni një herë në ditë./AgroWeb.org

Përdorimet befasuese të pastës së dhëmbëve për shumë pastrime në shtëpi

Këpucët e bardha, veçanërisht atletet mund t’i pastroni me pastë dhëmbësh duke përdorur një furçë të vjetër.

Pasta e dhëmbëve është një produkt  i rëndësishëm i higjenës personale.

Ajo ndihmon të mirëmbajmë shëndetin e gojës duke eliminuar bakteret dhe mbetjet ushqimore nga dhëmbët.

Përveç kësaj, pasta e dhëmbëve ofron një sërë përfitimesh shëruese, kozmetike dhe pastruese.

Këto përfitime i atribuohen vetëm pastës së bardhë të dhëmbëve dhe jo asaj xhelatinoze apo me efekt zbardhues.

Pastron Aknet Dhe Puçrat

Pasta e bardhë e dhëmbëve përthan aknet dhe puçrat dhe përshpejton zhdukjen e tyre.

Përpara se të shtriheni për të fjetur, lani fytyrën dhe vendosni mbi puçra një sasi të vogël paste të bardhë.

Të nesërmen shpërlajeni fytyrën me ujë të bollshëm.

Përsëriteni këtë kurë për disa ditë.

Nëse keni lëkurë të ndjeshme, pastën mbajeni për 15-20 minuta.

AgroWeb.org gjithsesi ju rekomandon konsultën me dermatologun nëse problemet me aknet janë të avancuara.

Kundër Të Djegurave

E djegura nga uji, gatimi apo prekja e një materiali të nxehtë mund të kurohet me pastën e dhëmbëve.

Pasi ta keni mbajtur zonën e djegur nën ujë të ftohtë e të rrjedhshëm, lëreni të thahet dhe më pas lyejeni me pastë të bardhë dhëmbësh.

Kundër Pickimeve Të Insekteve

Pickimet e insekteve mund të neutralizohen shumë mirë nëpërmjet pastës së bardhë të dhëmbëve.

Mjafton të lyeni zonën e skuqur dhe ta shpëlani pas disa orësh.

Kundër Thonjve Të Çngjyrosur E Të Verdhë

Lyejini thonjtë me një sasi të vogël të pastës së bardhë.

Mbajeni atë për 5-10 minuta dhe më pas hiqeni atë duke përdorur një furçë të butë  ose pambuk.

Përsëriteni këtë procedurë dy ose tre herë në javë.

Pastrimi I Pasqyrave 

Mjegullimi i pasqyrave në banjë apo dritat e makinës mund të zgjidhet shumë mirë me pastën e bardhë të dhëmbëve.

Ajo u jep shkëlqim llambave dhe pasqyrave.

Mjafton t’i lagni ato si fillim me ujë dhe më pas t’i lyeni me pastë të bardhë duke përdorur një furçë të vjetër të dhëmbëve.

Më pas përdorni një leckë të lagur për t’i fërkuar dhe pastruar.

Pastrimi I Sendeve Prej Argjendi

Përzieni sasi të barabarta të pastës së bardhë dhe kripës dhe më pas shtoni pak lëng limoni.

Me këtë pastë mund të pastroni sendet e argjendta dhe t’u jepni atyre shkëlqimin e humbur.

Pastrimi i këpucëve

Këpucët e bardha, veçanërisht atletet mund t’i pastroni me pastë dhëmbësh duke përdorur një furçë të vjetër.

Pastrimi I Hekurit

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, pjesën e poshtme të hekurit mund ta pastroni me pastë të bardhë dhëmbësh.

Mjafton që të përhapni pastën në të gjithë hapësirën e saj, ta fërkoni me një leckë të thatë dhe pas pesë minutash ta pastroni me një leckë të njomë.

Njollat E Bojës Së Flokëve

Vendosni pastën e bardhë në lëkurën e njollosur nga boja e flokëve dhe pas 10 minutash fërkojeni me pambuk.

Pas kësaj shpëlani zonën me ujë.

Tetë kurat natyrale që funksionojnë vërtet për lëkurën me yndyrë

Uji i Aloe Vera, përftohet nga bima e mrekullive, e cila është përdorur prej shekujsh për vetitë e saj mjekësore.

Yndyrosja e tepërt e lëkurës vjen si pasojë e prodhimit të tepërt të një substance yndyrore nga gjendrat dhjamore të cilat gjenden nën sipërfaqen e lëkurës.

Kjo substancë nuk është fort e keqe duke qenë se mbron dhe ushqen lëkurën apo flokët.

Megjithatë, prodhimi i tepërt i saj mund të shkaktojë një yndyrosje të madhe të lëkurës, bllokojë poret dhe të shfaqë aknet.

Prodhimi i yndyrës nxitet edhe nga ndryshimet hormonale apo stresi.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për kurat më të mira natyrale që ju ndihmojnë të trajtoni këtë problem në kushtet e shtëpisë.

Larja E Fytyrës

Shumë njerëz të prekur nga ky problem nuk e lajnë fytyrën rregullisht.

Lëkura me yndyrë duhen larë dy herë në ditë, por nuk duhet ta teproni.

Përdorni sapunë ose solucione të buta me lëkurën.

Letrat Përthithëse

Këto letra ndihmojnë në përthithjen e yndyrës së tepërt dhe minimizojnë shkëlqimin e tepërt të lëkurës.

Ato mund të përdoren gjatë gjithë ditës.

Mjalti

Mjalti lufton bakteret, një veçori që e bën aleat të njerëzve me lëkurë të yndyrshme.

Mjalti e mban lëkurën të ushqyer dhe të pastër.

Ai përthith lagështinë e tepërt dhe mund të përdoret në të gjithë lëkurën.

AgroWeb.org ju udhëzon të lyeni fytyrën me mjaltë, mbajeni 10 minuta dhe shpërlajeni me ujë të vakët.

Tërshëra

Tërshëra largon inflamacionin e lëkurës dhe përthith yndyrën e tepërt.

Atë mund ta përzieni me kos, mjaltë, banane ose mollë.

Përzieni gjysëm filxhani me tërshërë pluhur me ujë të nxehtë.

Shtoni një lugë gjelle me mjaltë dhe masazhojeni fytyrën me këtë maskë për rreth 3 minuta.

Shpërlajeni me ujë të ngrohtë dhe thajeni.

Maskë Me Të Bardhën E Vezës Dhe Limon

E bardha e vezës dhe limoni ngushtojnë poret dhe përthithin yndyrën e tepërt.

Përzieni të bardhën e një veze me një lugë çaji me lëng të freskët limoni.

Mbajeni maskën në fytyrë deri sat ë thahet dhe më pas lajeni me ujë të ngrohtë.

Bajamet

Përzieni 3 lugë çaji me bajame pluhur me 2 lugë gjelle me mjaltë.

Aplikojeni në fytyrë me lëvizje rrethore dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë.

Bajamet pastrojnë qelizat e vdekura dhe përthithin yndyrën e tepërt.

Aloe Vera

Vendosni një shtresë të trashë të xhelit të aloe verës në lëkurë dhe mbajeni deri në mëngjes.

Kini kujdes sepse aloe vera mund të shkaktojë alergji në lëkurat e ndjeshme, ndaj bëni një test paraprak duke vendosur pak xhel në parakrah.

Domatet

Domatet përmbajnë acid salicilik që përthith yndyrën e tepërt dhe zhbllokon poret.

Përzieni një lugë çaji me sheqer me tulin e një domateje.

Aplikojeni në lëkurë nëpërmjet lëvizjeve rrethore.

Maskën mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të ngrohtë.

Suksesi i kurave shtëpiake është jo vetëm në varësi të gjendjes së lëkurës por edhe cilësisë së produkteve të përdorura.

Bimët mjekësore që pastrojnë stomakun dhe pankreasin – Si t’i përdorni

Rozmarina në veçanti lufton inflamacionin dhe pastron pankreasin.

Cilësia e jetës varet nga funksioni tepër i përpiktë i trupit dhe organeve.

Por kjo nuk është gjithmonë e lehtë.

Ndonjëherë një regjim i gabuar ushqimor mund të shkaktojë jo vetëm inflamacion por edhe të nxisë akumulimin e toksinave.

Sipas te dhënave të AgroWeb.org, pankreasi është një prej organeve që vuan më shumë pasojat e toksinave.

Ky organ është përgjegjës për prodhimin e acideve të stomakut që mundësojnë tretjen e ushqimeve që hamë.

Pankreasi prodhon insulinë dhe ndihmon të rregullojë nivelin e sheqerit në gjak.

Falë tij, njeriu arrin të shmangë diabetin.

Bimët Mjekësore Për Shëndetin E Stomakut dhe Pankreasit

Çaji Jeshil

Çaji jeshil është një antioksidant natyral.

Konsumi ditor i tij përmirëson shëndetin e stomakut dhe pankreasit.

Ky çaj përmban një substancë të njohur si EGCG që parandalon formimin dhe shumimin e qelizave tumoriale.

Çajin jeshil e gjeni në supermarkete dhe farmaci.

Gjysëm luge çaj jeshil pluhur ziejeni në një gotë ujë. Pini një gotë në ditë. Personat me tension të ulët duhet të kenë kujdes me sasinë.

Çaji I Jamballit

Çaji i jamballit është i pasur me substanca që mbajnë nën kontroll glukozën në nivel qelizor.

Ato luftojnë inflamacionin dhe shërojnë pankreasin.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ky çaj rekomandohet edhe për rezistencën ndaj insulinës.

Lexoni këtu për vlerat e çajit të jamballit.

Një lugë çaji gjethe jamballi ziejeni në një gotë ujë. Pijeni një gotë në ditë për rreth 20 ditë.

Çaj Rozmarine Dhe Sherebele

Çaji i kombinuar i të dy bimëve mjekësore përkujdeset për shëndetin e pankreasit.

Ai qetëson muskujt dhe nxit gjumin.

Rozmarina në veçanti lufton inflamacionin dhe pastron pankreasin.

Zieni një tufë rozmarinë me pesë gjethe sherebele, shtoni mjaltë dhe pijeni rregullisht çdo ditë për rreth një muaj.

Gjembgomari

Çaji i gjembgomarit përmba silimarinë, një substancë që ndihmon në shërimin dhe rimëkëmbien e mëlçisë dhe pankreasit.

Kjo substancë shërben si antioksidant dhe stimulon zhvillimin e qelizave të reja të mëlcisë dhe pankreasit.

Gjembgomari zakonisht bëhet pjesë e shumë terapive bimore pastruese për organet.

Zieni një lugë gjelle me gjethe të thara gjembgomari në një çajnik me ujë.

Pasi të ketë zier, lëreni mënjanë të ftohet dhe çajin mund ta pini pas vakteve.

Gjembgomarin mund ta konsumoni edhe si kapsulë në një sasi prej 450 mg, por vetëm nëse rekomandohet nga mjeku.

AgroWeb.org ju rekomandon të zgjidhni një prej alternativave të mësipërme që dëshironi./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Ja kurat më të mira tradicionale nga mjekësia popullore

Limoni është shumë i mirë edhe për uljen e tensionit.

Në kohët e gjyshërve apo stërgjyshërve tanë, problemeve me shëndetin u gjendej zgjidhja përmes kurave nga më natyrale bimore.

Ndonëse brez pas brezi, shumë prej tyre lihen në harresë, është e domosdoshme që këshillat e mençura të gjysheve të rikthehen për të na ndihmuar.

Edhe mjekësia i përdor barnat si bazë të medikamenteve.

Lexoni më poshtë nga AgroWeb.org disa nga kurat më efikase.

Kripë Për Fytin

Kripa është përdorur prej dekadash për të qetësuar fytin e acaruar.

Gargarat me kripë janë të shumë të mira për lehtësuar dhimbjet dhe zbutur irritimin.

Për të bërë gargarë ju nevojitet një gotë me ujë me një lugë çaji me kripë.

Xhenxhefil Për Të Përzierat

Përbërësit bimorë të xhenxhefilit çaktivizojnë atë pjesë të trurit që është përgjegjëse për të vjellat dhe të përzierat.

Nëse bëhet fjalë për të përzierat ose të vjellat e mëngjesit dhe jo vetëm, xhenxhefilin mund ta pini si çaj ose ta gatuani me vaktin e ditës.

Kumbullat E Thata Kundër Konstipactionit

Kumbullat e thata janë plot fibër dhe janë të shpejta në zgjidhjen e këtij problemi.

Një racion përmban 3 gramë fibër dhe 100 kalori.

Një deri dy racione në ditë janë mjaftueshëm.

Edhe lëngu apo komposto e kumbullës janë shumë efikase.

Lëngu I Boronicës Së Kuqe Kundër Infeksioneve

Lëngu i boronicës së kuqe këshillohet të pihet rregullisht për të luftuar infeksionet e rrugëve urinare dhe për të mbrojtur veshkat.

Mjaltë Për Kollën

Kolla është e dhimbshme për kraharorin por edhe bezdisëse. Ajo mund të zbutet ndjeshëm falë mjaltit i cili luan edhe rolin e zbutësit për fytin.

Mjalti nuk duhet përdorur tek fëmijët nën 2 vjeç.

Lavanda Kundër Pagjumësisë

Kjo bimë aromatike është një mike e mirë e shëndetit mendor.

Vaji esencial i saj shërben për qetësimin e trurit dhe gjumin e patrazuar.

Ajo ul rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut duke e qetësuar njeriun.

Përpiquni ta nuhasni këtë vaj përpara se të shtriheni për të fjetur dhe do të bëni një gjumë të thellë e të paqtë.

Aloe Vera Kundër Të Djegurave

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, kjo bimë është përdorur gjithmonë kundër të djegurave, madje edhe të atyre të gradës së dytë.

Xheli brenda gjetheve të bimës është edhe anti-inflamator shumë i mirë.

Supa Me Mish Pule Kundër Të Ftohurës.

Supa me mish pule është një nga këshillat më të ngrohta që jep një gjyshe kundër të ftohurës.

Por këshilla si kjo janë konfirmuar edhe nga shkenca.

Supa me mish pule ka ushqyesit e nevojshëm që luftojnë inflamacionin dhe zbutur simptomat e të ftohurës.

Limoni Kundër Marramendjes Dhe Tensionit

Kjo agrume e shkëlqyer është shumë e mirë kundër marramendjes dhe të vjellave.

Këto të fundit shkaktojnë pështymë të tepërt që trazon stomakun dhe nxit marramendjen.

Thithja e tulit të limonit pengon prodhimin e tepërt të pështymës dhe rrjedhimisht të vjellat.

Limoni është shumë i mirë edhe për uljen e tensionit.

Edhe hudhrat mund t’i përdoni për uljen e tensionit.

Molla Për Pastrimin E Dhëmbëve

Një mollë në ditë nuk mban larg vetëm mjekun, por edhe dentistin.

Molla është një furçë natyrale e dhëmbëve.

Lëkura dhe tuli i saj i pastrojnë dhëmbët nga papastërtitë, megjithatë pas ngrënies së frutit shpëlajeni gojën me ujë.

Zbuloni shenjat kur trurit i mungon oksigjeni

Kur nivelet e oksigjenit në gjak bien atëherë trupi përballet me një sëmundje që njihet si hipoksemia.

Një nga ironitë më të mëdha në këtë botë është se ndonëse oksigjeni është një elementët më të bollshëm të kësaj toke, miliona njerëz vuajnë nga mungesa e ajrit.

Trupi ka nevojë për një sasi të caktuar oksigjeni.

Oksigjeni ushqen qelizat, indet dhe organet.

Kur nivelet e oksigjenit në gjak bien atëherë trupi përballet me një sëmundje që njihet si hipoksemia.

Kjo sëmundje mund të jetë akute por edhe kronike nëse përsëritet shpesh dhe nxit sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes.

Hipoksemia tregon kur niveli i oksigjenit në enët e gjakut është më pak se 80 mm Hg.

Nëse enët e gjakut kanë më pak oksigjen atëherë ato nuk funksionojnë siç duhet dhe rëndohet zemra, truri dhe energjia trupore.

Nëse kjo sëmundje nuk trajtohet atëherë mund të jetë e rrezikshme, duke çuar në kolapsin e zemrës dhe të trurit.

Sëmundje të tilla shpesh trajtohen me terapi shtesë oksigjeni.

Problemi është që njerëzit janë të paaftë ose të pavëmendshëm për të dalluar që vuajnë nga mungesa e oksigjenit, duke i çelur rrugën kështu problemeve më të rënda me frymëmarrjen.

Simptomat e Niveleve Të Ulëta Të Oksigjenit Në Gjak

Hipoksemia është një sëmundje që kapërcen faza dhe intensitete të ndryshme.

Problemi i menjëhershëm është frymëmarrja.

Ritmi normal i frymëmarrjes është 12-16 frymë në minutë.

Në mungesën e oksigjenit, njeriu përpiqet të marrë 24 frymë në një minutë që do të thotë se organizmi është i uritur për ajër.

Për më tepër, në këto raste, çdo frymëmarrje është e pamjaftueshme.

Nga ana tjetër lëvizja e duarve dhe e gjymtyrëve ngadalësohet dhe njeriu humbet orientimin.

Kjo sëmundje shoqërohet me simptomat e mëposhtme:

Konfuzion

Eufori

Nervozizëm

Dhimbje koke

Marrje fryme

Frymëmarrje e shpejtuar

Marramendje

Rrahje të shpejta zemre

Çorientim

Tension të lartë gjaku

Probleme me shikimin

Skuqje të buzëve, veshëve ose thonjve

Rritje të numrit të rruazave të kuqe të gjakut

Çfarë Të Bësh Nëse Nivelet e Oksigjenit Në Gjak Janë Të Ulëta.

Përveç shëtitjeve në ajër të pastër, ekzistojnë pajisje specifike që masin nivelin e oksigjenit në gjak.

Niveli normal duhet të jetë mes 95% dhe100%. Nëse ky nivel bie nën 95% atëherë duhet të shkoni menjëherë tek mjeku.

Terapitë e oksigjenit janë ato që zakonisht rekomandohen jo vetëm për hipokseminë por edhe për sëmundje të tjera të rrugëve të frymëmarrjes./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine

Kërcitja e dhëmbëve – Shkaqet e rrezikshme dhe zgjidhjet natyrale që mund t’i provoni

Kërcitja e dhëmbëve shkakton kriza të forta dhimbjesh në zonën e tëmthave, tension të shtuar në nyjet lidhëse të nofullave.

Kërcitja e dhëmbëve kur jeni në gjumë, ose siç e quajnë mjekët: bruksizmi, nënkupton një sinjal të emocioneve të ndrydhura.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të gjeni arsyet përse shumë njerëz vuajnë nga bruksizmi dhe cilat janë zgjidhjet natyrale.

Çfarë është kërcitja e dhëmbëve gjatë gjumit?

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ky është një shqetësim mjekësor që nuk arrihet të zbulohet lehtësisht.

Shpesh ata që viajnë nga kërcitja e dhëmbëve nuk e vënë re një gjë të tillë, vetëm pas një kohe të gjatë fillojnë të ndjejnë simptomat.

Një nga simptomat e para është zgjimi me dhimbje të forta të nofullave. Nëse lihet e patrajtuar, kërcitja e dhëmbëve arrin të shkaktojë enjtje të gjendrave limfatike që gjenden në qafë.

Gjithashtu kërcitja e dhëmbëve shkakton kriza të forta dhimbjesh në zonën e tëmthave, tension të shtuar në nyjet lidhëse të nofullave, përtypje të keqe të ushqimit, erë të keqe orale.

Simptoma që mund të evidentohen përmes analizave dentare.

Nëse lihet i patrajtuar ky fenomen mund të përkeqësohet deri në dëmtimit të shëndetit të dhëmbëve por dhe në deformimin e nofullave.

Si mund ta kuptoni nëse jeni të prekur nga kjo sëmundje?

Një nga mënyrat më të thjeshta, është vizita tek dentisti, kështu do të kuptohet dhe gjendja e shëndetit të dhëmbëve.

Mosha është një faktor shumë i rëndësishëm, pasi me kalimin e viteve dhëmbët dhe mishërat e dhëmbëve kërkojnë një përkujdesje më të vëmendshme.

Kjo vjen si pasojë e një dobësimi natyral të smaltit dhe strukturës së dhëmbëve, si pasojë e konsumimit të tyre gjatë viteve. Kështu dhëmbët janë më të ndjeshëm ndaj faktorëve të jashtëm.

Vizitat tek dentist arrijnë që të kapin që në fazat e para këtë problem, dhe të fillojnë me trajtimin e tij.

Kërcitja e dhëmbëve e shpjeguar në fushën e psikologjisë

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, gjithçka lidhet me gjendjen emocionale dhe me stresin të cilin nuk e shprehim.

Duke qenë se kërcitja e dhëmbëve është diçka e pavullnetshme, një gjendje e rënduar psikologjike ndikon në përkeqësimin e problemit.

Kur jemi në gjumë, nuk arrijmë t’i kontrollojmë emocionet e akumuluara gjatë ditës. Shumë njerëz i përjetojnë përmes ëndrrave, të tjerë si reagime fizike.

Emocionet gjatë orëve kur jemi të vetëdijshëm, kanë qenë të shtypura, dhe në momentin kur ne flemë, ato lirohen.

Personat që kërcasin dhëmbët, sipas të dhënave të AgroWeb.org, e kanë të vështirë të kontrollojnë ndjenjën e inatit.

Kërcitja e dhëmbëve është në një farë mënyrë ‘veçanti’ e personave që inatosen dhe që këtë inat e mbajnë gjatë të shtypur brenda vetes.

Po nëse i kërcisni dhëmbët gjatë ditës?

Disa personave u ndodh që të kërcasin dhëmbët dhe gjatë ditës, diçka e tillë tregon që problem është më i rëndë.

Nëse ju ndodh që t’i kërcisni dhëmbët gjatë ditës, duhet me patjetër të kërkoni këshillën e mjekut.

Çfarë të bëni nëse kërcisni dhëmbët?

Si fillim duhet të kuptoni nëse vuani nga një problem i tillë.

Shumë nga ne mund të jenë të prekur por nuk e kuptojnë. Nëse e dyshoni, bëni një vizitë mjekësore.

AgroWeb.org ju këshillon që të përzgjidhni me kujdes specialistin që do t’iu trajtojë.

Dentisti mund të trajtojë deri në një farë pike dëmtimin e dhëmbëve.

Por problemet e brendshme, siç janë shtrembërimi i nofullave që më pas shkakton mos përtypjen e duhur të ushqimit, kanë nevojë për specialist të tjerë.

Mjekët ORL janë ata që mund të përcaktojnë saktë dhe dëmet në lidhjet e muskujve dhe nyjeve në zonën e gojës, nofullave dhe qafës.

Nëse ju zgjidhni vetëm problemet e dukshme si shëndeti i dhëmbëve dhe kafshimi i duhur i nofullave, rrezikoheni nga simptomat e fshehura.

Këto simptoma lidhen me nervozizmin, krizat e panikut dhe me depresionin. Prandaj është e rëndësishme që të merreni dhe me gjendjen psikologjike.

Mundohuni të gjeni një mënyrë për të çliruar emocionet.

Mund të merreni me ndonjë sport, aktivitet fizik të çfardoshëm, kështu fokusi i trurit do të zhvendoset dhe trupi do të arrijë të qetësohet.