VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këshilli Bashkiak i Tiranës, dëshmi e korrupsionit – Këshill i korrupsioni turpi i Këshillit të Europës – Nga Taulant Dedja

By | May 21, 2020
blank

Komentet

blank

Kadilli: Shpresoj që ndryshimet në Statut të bëhen realitet që në Kuvendin Kombëtar, ekziston gatishmëria për ringritje

Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë ditën e sotme.

Kadilli thotë se shpreson që ndryshimet në Statut të bëhen realitet që më 17 korrik në Kuvendin Kombëtar, por për të PD ka nevojë për ndryshim rrënjësor.

Sipas tij, nuk mungon gatishmëria për ringritje dhe momentet e vështira duhen parë si momente shprese e ndryshimi.

‘’Për çdo kauzë që vjen, për ti kthyer në mekanizma që ftojnë iniciativa jashtë partiake, dhe përcaktimin e kauzave.

Rishikimi i Kodit Zgjedhor, Ksuhtetutës, ndarjes territorial administrative, Reformës në Drejtësi. Komunikimin me Kryesinë dhe stukturat.

Shpresoj që ndryshimet statutore të bëhen realitet që në Kuvendin Kombëtar. Do të duhet një frymë, ndryshim mendësie, ndryshimi rrënjësor nuk është vetëm ndryshim në statut.

Është një legjislaturë që fillon pavarësisht të Kryesisë së PD. Do të jemi një forcë politike në institucion. Këto janë sfida të mëdha politike që duhet të impenjohet gjithë forca jonë. Ekziston gatishmëria për të ringritur. Momentet e vështira duhen parë si momente shprese dhe ndryshimi. Shpresoj në ndryshime të thella. ‘’- tha Kadilli. bw

blank

Basha: Reformat janë në funskion të suksesit të betejës sonë dhe të fitores për Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka paralajmëruar në mbledhjen e Kryesisë se muajt e ardhshëm do të jenë të vrullshëm.

Basha ka deklaruar se detyra e tij “është që në përgjigje të kësaj mbështetje shoqërore që morëm, pa asnjë pushtet, të jemi edhe më të hapur edhe më pranë shoqërisë, t’i shtrijmë dorën e bashkëpunimit shoqërisë  dhe t’ju them ejani ta ndryshojmë bashkë këtë realitet”.

Pjesë nga fjala e Bashës në Kryesinë e PD:

Muajt në vijim do të jenë të vrullshëm, sepse e tillë është beteja që na pret. Ne jemi të vetëdijshëm që ato që janë në dorën tonë për t’u përmirësuar duhen të përmirësohen një orë e më parë, sepse cdo ditë e humbur, cdo ditë që nuk përdoret për përsosjen e PD, është një ditë pushtetit që i dhurojmë armikut të demokracisë. Shqiptarët na dhanë një fuqi edhe më të madhe në 25 prill, demokratët mbështetën vizionin që ju parashtrova gjatë kësaj gare, ndaj detyra jonë është t’I përgjigjemi kësaj mbështetje të sqhiptarëve dhe demokratëve duke treguar që jemi dhe do të mbetemi një parti e shoqërisë, një parti e hapur. Ndaj detyra ime është që në përgjigje të kësaj mbështetje shoqërore që morëm, pa asnjë pushtet, të jemi edhe më të hapur edhe më pranë shoqërisë, t’i shtrijmë dorën e bashkëpunimit shoqërisë  dhe t’ju them ejani ta ndryshojmë bashkë këtë realitet, ejani ta rrëzojmë bashkë këtë regjim armik të demokracisë, ejani në PD dhe ta ndërtojmë bahskë një të ardhme më të mirë për vendin! Ne do ta forcojme dhe thellojme aleancen me njerezit dhe grupet e interesit duke i perfshire ata me shume ne vendimarrje.

Kjo është detyra jonë. Përballë kemi një kundërshtar që e ka përcaktuar qartë aleancën e tij, atë me krimin dhe oligarikinë, ne kemi një mision më të madh, të marrim me vete shumicën dërrmuese të shqiptarëve që duan ndryshimin, duan demokracinë dhe shohin te ne shpresën e vetme për realizimin e tyre. Ne e kemi bërë këtë përpara 25 prillit, kontratat me grupet e int. etj, ne do ta vazhdojmë edhe emë tëj duke u bërë zëri I cdo shqiptari. Do të kemi platforma politike për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe po ashtu do të mundësojmë nëpërmjet iniciativave ligjore ndryshime që të mundësojnë përfaqësim më të mirë, më të denj dhe më demorkatike. Ne kemi lindur si partia e njerëzve të lirë, përgjegjësia dhe misioni ynë mbetet shërbimi ndaj njerëzve për të sjellë liri dhe demokraci për të gjithë, në këto ditë të vëshitra për vendin, kjo arrihet vetëm duke i përfshirë edhe më shumë njerëzit, duke I dhënë zë më të fortë rolit të tyre në parti dhe në shoqëri. Ky duhet të jetë synimi ynë dhe bashkë, demokratë dhe qytetarë të thejeshtë, do ta bëjmë realitet.

blank

Kryesia e PD vendos: Analizë e masakrës zgjedhore të 25 prillit në të gjitha nivelet, raporti i plotë paraqitet brenda 10 korrikut

Kryesia e PD ka vendosur për një analizë të zgjedhjeve të 25 prillit në çdo nivel brenda partisë, nga çdo seksion deri në nivel qarku, raporton gazetari Osman Stafa për BalkanWeb.

PD tashmë e konsideron 25 prillit si ‘masakër zgjedhore’ dhe për të do të kryejë një analizë, ku fillimisht brenda 1 korrikut paraqiten rezultatet për çdo seksion e grupseksion. Për këtë do të shërbejë një grup pune në çdo degë.

Nga ana tjetër brenga 5 korrikut është drejtuesi politik i çdo qarku që paraqet raportin në nivel qarku.

Më 10 korrik raporti i plotë i zgjedhjeve të 25 prillit i kalon Kryesisë së PD. Por kjo është vetëm faza e parë e analizës. Pasi në fazën e dytë do të ketë një analizës së punës së çdo seksioni dhe grupseksioni, e me pas një ristrukturim të organeve vendore të PD.

Gjithë procesi i analizës brenda PD do të zgjasë deri më 30 shtator.

 

VENDIMI NGA KRYESIA E PD

MBI METODOLOGJINË E ANALIZËS NË NIVEL QARKU, DEGE, GRUPSEKSIONI DHE SEKSIONI PËR MASAKRËN ZGJEDHORE TË 25 PRILLIT 2021

Në mbështetje të nenit 53 të Statutit të PDSH-së, me propozim të Sekretarit të Përgjithshëm, Kryesia e Partisë në mbledhjen e datës 18/06/2021,

VENDOSI:

Analiza e masakrës zgjedhore të 25 Prillit do të realizohet në të gjitha nivelet lokale të partisë, duke nisur nga çdo seksion e deri në nivel Qarku.
Drejtuesi Politik i Qarkut, ngarkon dhe bashkëpunon me Degët e Partisë që brenda datës 1 Korrik 2021, të paraqesin analizën e rezultatit të zgjedhjeve për çdo seksion dhe grupseksion, duke analizuar parametrat e performancës në raport me objektivat e synuara, si dhe shkaqet, rrethanat, faktorët dhe të dhënat historike elektorale për secilin prej tyre. Për këtë qëllim, në çdo Degë të Partisë, ngrihet një grup pune, që ka në përbërje:
a) Kryetarin dhe Sekretarin e Degës;
b) Nënkryetarët e Degës;
c) Sekretarin Organizativ dhe Sekretarin për Çështjet Zgjedhore.

Grupi i Punës dhe/ose Drejtuesi Politik i Qarkut, në funksion të realizimit me objektivitet të analizës në fazën e parë, mund të mbledhë çdo organ vendor të Partisë, që vlerësohet i nevojshëm për shqyrtimin dhe analizimin e të dhënave të përpunuara. Përpara dorëzimit të Raportit në nivel Dege, Grupi i Punës informon Kryesinë e Degës për të dhënat e përgjithshme të analizës, dhe pasqyron në Raport çdo vlerësim apo konstatim të Kryesisë së Degës.

Brenda datës 5 Korrik 2021 Drejtuesi Politik i Qarkut paraqet Raportin përmbledhës të analizës në nivel qarku, sipas Formatit Tip të miratuar me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm, brenda 2 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

Raporti i plotë i analizës së masakrës zgjedhore të 25 Prillit i paraqitet për shqyrtim Kryesisë së Partisë brenda datës 10 Korrik 2021.

Në përfundim të fazës së parë të analizës, Sekretariati Organizativ i Partisë kryen fazën e dytë të analizës gjatë periudhës 11 Korrik – 31 Gusht 2021, në mënyrë të detajuar për çdo seksion dhe grupseksion, verifikon dhe analizon performancën e të gjitha niveleve lokale të partisë, evidenton mangësitë dhe nevojat për të nxitur rritjen e performancës. Brenda datës 1 Shtator 2021, Sekretariati Organizativ i Partisë i paraqet Kryesisë së Partisë një informacion të plotë për gjendjen dhe veprimtarinë e strukturave vendore të partisë, si dhe i propozon, sipas rastit, ushtrimin e të drejtës së ndërhyrjes sipas nenit 45 të Statutit dhe/ose nevojën objektive për zgjedhje të reja në strukturat vendore të Partisë. I gjithë procesi i analizës dhe, aty ku është rasti, i ristrukturimit të organeve vendore të Partisë, përfundon brenda datës 30 Shtator 2021.

Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Drejtuesit Politik të Qarqeve dhe Degët e Partisë, për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

blank

Basha në Kryesinë e PD: Zgjedhjet në parti treguan se demokratët janë të vendosur ta vazhdojnë betejën për demokraci dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri

TIRANË

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur në mbledhjen e Kryesisë për zgjedhjet e 13 qershorit për kryetar. Basha thotë se zgjedhjet në parti treguan vullnetin e demokratëve për të vazhduar betejën për ndryshim.

Sipas tij, vetë demokratët kanë kërkuar vazhdimin e betejës dhe ai paralajmëron se për këtë qëllim duhet përgatitje me të gjitha format e mjetet për këtë përballje.

Po ashtu lideri i demokratëve thekson se shqiptarët e demokratët nuk mund të presin deri në 2025, prandaj një orë e më parë duhet rrëzuar regjimi.

“Është e domosdoshme që të gjithë ne, nga Kryesia te Këshilli kombëtar, të lexojmë qartë atë që ishte vullneti i demokratëve. Ata e dinë më mirë se ne se cfarë ka ndodhur në 25 prill, ata e dinë më mirë se ne se sa e vështirë është përballja me regjimin, ndaj cdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës. Dhe për të arritur këtë, detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025. “– tha Basha.

blank

Apartamente e makina, GJKKO konfiskon pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij (dokumente)

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka vendosur të konfiskojë pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se vendimi është marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka.

“BalkanWeb” sjell më poshtë pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij, ku rezultojnë të jenë konfiskuar disa apartamente, truall, njësi, ndërtesë, garazh, si dhe disa makina të llojit “Audi”, “Ford” e “Skoda”.

blank

blank

blank

Ndërtimi i HEC-it, përplasje mes banorëve dhe punonjësve të firmës në Tepelenë, dhunohet Auron Tare (Video)

Banorët e Bënçës në Tepelenë kanë protestuar sot kundër ndërtimit të një HEC-i dhe një fabrike asfalti (bitumi), që do të shfrytëzohet për punimet e rrugës Tepelenë-Kurvelesh.

Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se banorët janë përplasur me punonjësit e firmës, që po kryen ndërtime.

Me mbështetjen e përfaqësuesve të mjedisit, banorët e kësaj zone kanë ngritur zërin për ndotjen që po shkaktojnë këto punime, duke cënuar ndjeshëm, sipas tyre, cilësinë e jetës së këtyre banorëve.

I pranishëm sot në protestë ka qenë edhe eksperti dhe njohësi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare, i cili gjatë përplasjes, është dhunuar nga punonjësit e firmës, por që fatmirësisht nuk ka dëmtime të rënda. Më pas i është drejtuar komisariatit për të bërë denoncim.

blank

Vijon përplasja, Dritan Leli u përgjigjet këshilltarëve: S’vij as te “Petro Marko” dhe as tek “Ismail Qemali”

“Lufta e ftohtë” në distancë mes kryetarit të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli dhe socialistëve vijon.

Pas refuzimit për mbledhje në teatrin “Petro Marko” këshilltarët e bashkisë së Vlorës kanë kërkuar një tjetër takim, këtë herë në ambientet e universitetit “Ismail Qemali” me rend ditë diskutimin dhe miratimin e projektvendimit për sekretarin e këshillit.

Por kryebashkiaku Leli ka refuzuar kërkesën për mbledhje në godinën e universitetit duke lënë të hapur vetëm një rrugë, online.

Kjo me argumentin se grumbullimet nuk lejohen për shkak të masave anti-COVID.

Sa i përket çështjes së sekretarit, ai thotë se nuk ka nxitim, pasi nuk është larguar nga puna, por ka dalë në pension.

“Ndjesë të gjithë lexuesve që e kanë humbur radhën e kërkesave të Këshillit Bashkiak për mbledhje jashtë radhe, por më duhet të sqaroj sërish se qëndrimi im për të zhvilluar mbledhje në ambiente të mbyllura, pavarësisht emrit, ngelet i njëjtë.

Theksoj gjithashtu se nuk është bërë asnjë largim nga puna! Sekretari i Këshillit Bashkiak, Agron Gjipali, njësoj si disa kolegë të tjerë që kanë punuar në Bashkinë e Vlorës, gjatë këtyre ditëve, janë njoftuar se kanë plotësuar kushtet për të përfituar pensionin e pleqërisë”, shkruan Leli në një postim në Facebook.

blank

Tiranë: Diplomatët perëndimorë nxitin qeverinë të shtojë luftën ndaj trafikimit të qenieve njerëzore

Ilirian Agolli

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, nxiti sot qeverinë e Shqipërisë të shtojë përpjekjet e saj për të dërguar në burg trafikantët e qenieve njerëzore dhe për t’u kujdesur që viktimat e tyre të riintegrohen në shoqëri.

Ambasadorja Kim i bëri këto komente sot në një konferencë të organizuar nga OSBE mbi bashkimin e përpjekjeve kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Ajo tha se Shqipëria me gjithë faktorët e saj, qeveria, shoqëria civile, mediat dhe të tjerët duhet t’u bashkohen me përpjekjen botërore për t’i dhënë fund trafikimit të qenieve njerëzore.

“Me shoqërinë civile dhe organizatat joqeveritare që drejtojnë tre prej strehëzave të Shqipërisë për viktimat e trafikimit, ministria e brendshme dhe institucionet e drejtësisë mund të ringjallin përpjekjet për të identifikuar më shumë viktima, për të ndjekur penalisht dhe dënuar trafikantët dhe për të përgatitur të trafikuarit, që të rihyjnë në shoqëri” – tha ambasadorja Kim.

Reforma në drejtësi siguroi, sipas saj, institucionet dhe profesionistët që do të dërgojnë trafikantët pas hekurave si dhe për t’u kujdesur për viktimat.

Ambasadorja Kim theksoi se për Presidentin amerikan Biden dhe Sekretarin Blinken, korrupsioni, abuzimet me të drejtat e njeriut dhe krime të tjera destabilizuese përbëjnë kërcënime për sigurinë kombëtare të SHBA

“Urdhëri Ekzekutiv i Presidentit Biden lidhur me Ballkanin Perëndimor e ngre mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe luftën kundër trafikimit njerëzor, në një përparësi kombëtare për Shtetet e Bashkuara. Ne synojmë t’u kërkojmë llogari atyre që janë përgjegjës ose bashkëpunëtorë në abuzime serioze me të drejtat e njeriut në Ballkanin Perëndimor” – tha zonja Kim.

Trafikantët, tha ajo, përfaqësojnë “një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”, ndaj ata do të ndalohen të hyjnë në SHBA.

“Nëse keni një vizë amerikane apo një peticion për një vizë emigrimi, nuk do t’iu hyjnë më në punë, sepse nëse trafikoni qenie njerëzore, qeveria e SHBA mund të ndërmarrë veprime kundër pronës suaj, nëse kalon përmes ose ka një lidhje me Shtetet e Bashkuara” – tha ambasadorja Kim.

Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009, ishte Kryetare e Zyrës së OSBE-së në vitin 2020, sapo fitoi një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB për vitin 2022-2023 dhe është në prag të hapjes formale të negociatave për anëtarësimin në BE.

Në një Raport të vitit 2020 nga Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin theksohet se “gjatë 15 viteve të fundit, numri i viktimave të diktuara është rritur”.

Shumica dërrmuese e rasteve thjesht kalojnë pa u vënë re dhe pjesa më e madhe e viktimave janë gra dhe fëmijë, thuhet në raport.

Trafikimi vazhdoi pas Protokollit të Palermos të vitit 2000 për Parandalimin, Frenimin dhe Ndëshkimin e Trafikimit të personave, 25 milion persona në të gjithë botën janë viktima të punës së detyruar dhe shfrytëzimit seksual.

Vëzhguesit pohuan se trafikimi i qenieve njerëzore ushqehet nga pabarazia shoqërore dhe ekonomike, nga varfëria, papunësia, dhuna dhe konflikti, ndaj bashkëpunimi kundër këtyre dukurive vlerësohet si mjet kryesor në përmirësimin e gjendjes.

blank

Shqipëri, hapet ekspozita me vepra të rralla nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave

Tiranë

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë ka hapur në Tiranë ekspozitën me temë “Thesare nga Biblioteka e Arkivit”, me vepra dhe antikuarë të rrallë, raporton Anadolu Agency(AA).

E pranishme në ceremoninë e hapjes ishte edhe ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, e cila në fjalën e saj tha se “të gjitha këto thesare vërtetë përçojnë vlera të larta”.

“Zbulova me kënaqësi se edhe në Arkivin e Shtetit po njësoj gjatë vitit të pandemisë është bërë një punë e palodhshme e cila ka nxjerrë në pah akoma dhe më tepër pasurinë dhe të gjithë thesaret e bibliotekës, një bibliotekë e fjetur për 30 vite”, theksoi ministrja Margariti.

Ajo u shpreh se arkivi është kthyer në një hapësirë të hapur dhe kjo sipas saj është bërë si me anën e digjitalizimit, duke afruar gjithnjë e më tepër nxënësit, studentët dhe studiuesit.

“Kemi bërë të njëjtën gjë bashkë me Bibliotekën Kombëtare dhe në të njëjtën mënyrë kemi arritur dhe ne të nxjerrim në dritë thesare të fshehta, thesare që patjetër na përkasin të gjithëve ne”, u shpreh ndër të tjera Margariti.
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido, në aktivitetin e hapjes tha se në këtë ekspozitë prezantohen disa antikuarë të veçantë, sipas tij, një pjesë e tyre janë kopje unike në Shqipëri.

“Këto antikuarë janë një pasuri e rrallë e kombit tonë e cila ka qenë e fshehur nga sytë e publikut për vite të tëra. Prej një viti, kushdo që dëshiron të shikojë libra të rrallë si këto që nuk i gjen dot as në Bibliotekën Kombëtare e ka të mundur të vijë në bibliotekën e arkivit dhe t’i studiojë ato. Mirëpo, përtej kësaj është e domosdoshme që edhe të shkojmë ne, t’i çojmë pranë të rinjve, sidomos për të nxitur kërshërinë e tyre, për të vijuar studime e tyre”, tha Bido.

Veprat e rralla mes tyre edhe për historinë e vjetër të egjiptianëve, asirianëve dhe babilonasve të cilat ruhen në fondet e bibliotekës së Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë do të ekspozohen për publikun më 15-16 qershor në ambientet e Kalasë së Tiranës.

blank

Dekriminalizimi “djeg” një tjetër kryebashkiak, Prokuroria: Qerim Ismailaj rezulton i dënuar me 3 vite burg në Greqi

MALLAKASTËR

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton me probleme në ligjin e Dekriminalizimit.

Pas hetimeve të kryera, pasi ky kryebashkiak u denoncua nga Partia Demokratike, Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në përfundimin se Qerim Ismailaj ka qenë i dënuar me tre vite burg në Greqi.

Në përfundim të hetimeve, Akuza thekson se “Deklaruesi Qerim Ismailaj, me funksion kryetar i Bashkisë Mallakastër, rezulton i dënuar me veprim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale, nga autoriteti gjyqësor i huaj. Referuar vendimit 9-11/2000 të Gjykatës së Përbërë nën Betim të Chios, i formës së prerë, rezulton se i akuzuar Qerim Ismailaj (në mungesë në gjykim), është deklaruar fajtor dhe është dënuar me 3 vite burgim për veprën penale të “Konfliktit”/ “Përleshjes”, parashikuar nga neni 313 i Kodit Penal të Republikës së Greqisë, që i korrespondon veprës penale të “dëmtime të tjera me dashje” parashikuar nga neni 90/1 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, e cila si sanksion parashikon dënim vetëm me gjobë”.

Qerim Ismailaj nuk është kryebashkiaku i vetëm që preket nga ligji i Dekriminalizimit, pasi më herët PD ka denoncuar edhe disa emra të tjerë, mes të cilëve edhe kryebashkiakun e Vorës, Agim Kamjaku, që vazhdon të jetë në kërkim nga drejtësia shqiptare. bw

blank

Gramoz Ruçi njoftoi sot tërheqjen e tij nga politika

VOA

Në Shqipëri, kryetari i Parlamentit dhe një nga figurat historike të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi njoftoi sot tërheqjen e tij nga politika. Ai shfrytëzoi një kongres të Jashtëzakonshëm të PS, të organizuar në ditëlindjen e 30-të të kësaj force politike, për të bërë të ditur vendimin e tij.

“Kam zgjedhur ditën e sotme, se s’ka më mirë se sa 30 vjetori i PS, s’ka më mirë se sot që kemi fituar mandatin e tretë qeverisës, s’ka më mirë se sot, sepse pas disa muajsh kam 70 vjetorin, të deklaroj se më 9 shtator (kur hapet parlamenti ri shën.red), nuk do të ushtroj më mandatin që më kanë dhënë PS dhe socialistët shqiptarë të Qarkut të Fierit”, deklaroi zoti Ruçi.

Në zgjedhjet e 25 Prullit ai drejtoi fushatën në zonën e Fierit. Por ndonëse siguroi një tjetër mandat për në parlamentin e ri, zoti Ruçi nënvizoi se “nuk do kem ambicie, për të qenë në asnjë organ të zgjedhur ekzekutiv të familjes sime politike që më ka dhënë kaq shumë në këto 30 vjet”.

Një figurë e qjendur gjatë viteve të gjata të karrierës, në sulmet e përsëritura të kundërshtarëve politik, për prejardhjen e tij nga ish Partia e Punës, dhe sidomos për faktin që ai kishte qenë ministër i Brendshëm, kur në 2 Prill të vitit 1991 në Shkodër, mbetën të vrarë gjatë një demonstrate antikomuniste katër të rinj: Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka, ai mbeti një emër me peshë në PS.

Ndonëse në historinë e Partisë socialiste ai qëndroi në nivelet më të larta drejtuese të saj, zoti Ruçi nuk mori asnjëherë poste ekzekutive gjatë viteve kur socialistët ishin në pushtet, ndërsa në 8 vitet e fundit drejtoi parlamentin e Shqipërisë.

Përfundimi i fjalës së tij në Kongresin e socialistëve u prit me duartrokitje të gjatë, ndërsa kryetari socialist Edi Rama i kushtoi atij gati gjysmën e fjalimit. Ai tha se me largimin e tij zoti Ruçi lë pas një boshllëk që vështirë se do të und të mbushet. “Askush nuk është i pazëvvendësueshë, por jo gjithskush ëhstë lehtësisht i zëvendësueshëm. Gramozi hyn te një lloj shumë i rrallë protagonistësh në jetën e një organizate apo një vendi, të cilët zëvendësohen me shumë vështirësi e duhet një kohë e konsiderueshme që kjo të ndodhë. Duhet ta pranojmë me respekt vendimin e tij e të mësojmë prej këtij vendimi”, tha zoti Rama.

blank

Pelegrinazhi në Kishën e Shna Ndout, Policia plan masash për rendin dhe sigurinë, kufizohen lëvizja në disa rrugë, ja thirrja për qytetarët

KURBIN

Policia e Lezhës ka ndërmarrë masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç më datë 12-13 Qershor 2021.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ka marrë një sërë masash për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas pelegrinazhit.

Masat e marra si më poshtë:
– Nga ora 08:00 datë 12.06.2021– ora 24:00 datë 13.06.2021, do të kufizohen disa segmente rrugore mbi lëvizjen dhe parkimin e mjeteve të cilët janë:
“Nga Kryqëzimi i Gjykatës – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Kryqëzimi i Poliklinikës – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Kryqëzimi i Gjimnazit – Kisha e Shna Ndout”
“Nga Pallati 113 – Kisha e Shna Ndout”

Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik (autobus/ taxi) të licencuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikësja, ambulanca dhe policia.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, të përdorin akse dhe drejtime të tjera lëvizjeje, pasi, do të vlerësohej si një ndihmë mjaft e çmuar në mbarëvajtjen dhe garantimin e masave të sigurisë rrugore.

– Nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te Kryqëzimi i Varrezave do jetë rrugë vetëm për këmbësorët.
– Nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të lartë pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.
– Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç. Nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve .
Policia e Lezhës, kërkon bashkëpunimin e qytetarëve si dhe pelegrinëve përdorues të rrugëve për tek Kisha, drejtues mjetesh apo këmbësorë, që të respektojnë dhe të ndjekin komunikimet e punonjësve të policisë në lidhje me drejtimet e lëvizjeve apo parkimet e mjeteve, një ndihmë kjo në menaxhimin e fluksit të lartë për një mbarëvajtje sa më të mirë të pelegrinazhit.
Duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe mediat për bashkëpunimin, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë. bw


Send this to a friend