VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kërkesat e Shqypnís – Nga MUSTAFA KRUJA (Dokumente nga Konferenca e Paqes, Paris 1919)

By | March 19, 2019

Komentet

O ZOT, KY ËSHTË VENDI YNË, NA NDIHMO! – Nga Frank Shkreli

 

Të djelën që kaloi ishte për një vizitë në Nju Jork, Shkëlqesia e tij, Imzot Gjergj Meta, Ipeshkëvi i Rrëshenit, në Mirditë. Me këtë rast ai celebroi një meshë solemne në Kishën Katolike Shqiptare, “Zoja e Shokdrës” në Scarsdale të Nju Jorkut më 23 qershor.  Megjithëse larg nga Shqipëria, shqiptarët kudo, përfshir edhe ne këtu në Shtetet e Bashkuara, nuk mund të anashkalojmë dhe as të injorojmë krizën politike që klasa politike aktuale ka pllakosur Atdheun tonë të origjinës — Shqipërinë tonë të dashur.  Siç dihet, kohët e fundit, përfaqsuesit më të lartë të komuniteteve fetare kryesore në Shqipëri u kanë bërë thirrje udhëheqsëve politikë të vendit që të gjejnë një gjuhë të përbashkët për ta nxjerrur vendin nga kriza politike aktuale, në të cilën e kanë hedhur Shqipërinë.   Është kjo një krizë që ka marrë përmasa të mëdha përfundimi i të cilës është i pa-parashikueshëm, me pasoja afatgjata negative për jo vetëm për Shqipërinë por për mbarë Kombin.

Në fillim të meshës, Imzot Meta njoftoi se 23 qershorin, në Shqipëri e udhëheqsit e lartë të Kishës Katolike shqiptare e kishin shpallur, të djelën që kaloi “Një ditë të veçantë lutjesh, në të gjitha kishat dhe dioqezet, për situatën e vështirë që po kalon vendi ynë Shqipëria”, duke shtuar se të gjitha famullitë janë të angazhuara për këtë lutje të posaçme. Prandaj, tha ai, dëshironte që nga kjo nismë të mos përjashtohej as kjo kishë por të përfshihej edhe famullia e shqiptarëve në Nju Jork, Kisha Katolike Shqiptare në këtë shtet,  “Zoja e Shkodrës”, që me këtë rast të lutemi, theksoi ai, për vendin tonë, Shqipërinë: “Që Zoti t’ua ndritë mendjen atyre që kanë përgjegjësi politike, që të lënë menjëanë interesat e tyre të veçanta apo interesat e partisë së tyre dhe të shikojnë interesat e popullit tonë.”  Ajo që mund të bëjmë ne, theksoi Imzot Gjergj Meta, është t’i lutemi Zotit që këtë punë ta bejmë mirë edhe me këmbëngulje, e t’i lutemi Zotit që të dërgojë Shpirtin e Shenjtë tek ata njerëz që kanë përgjegjësi.

 

Duke iu referuar, “situatës nepër të cilën po kalon vendi ynë”, Ipeshkvi i Rrëshenit, në predikimin e tij në Kishën Zoja e Shkodrës në Nju Jork të djelën që kaloi, u tha besimtarëve katolikë shqiptarë se, “Sigurisht që Zoti na ka dhënë shumë gjëra të bukura në vendin tonë.  Na ka dhënë natyrën, na ka dhënë traditën, na ka dhënë shumë njerëz, na ka dhënë inteligjencën.  Është vështirë me gjetë një popull kaq inteligjent, por inteligjenca nuk është gjithmonë shenjë e mençurisë. Të jeshë inteligjent, të jeshë i zgjuet e të jeshë i mençur, janë dy gjëra të ndryshme. Të zgjuar të bën Zoti, i mençur behesh vet.  Shpeshëherë, kjo mençuri na ka munguar e po na mungon edhe sot e kësaj dite.  Si është e mundur që edhe sot të rinjë e të reja, familje, duan të ikin nga Shqipëria. Edhe ju jeni një pjesë të ikur nga Shqipëria edhe pse zemrën e mendjen e keni të gjithë atje, sigurisht! Shqiptarët kanë ikur nga Shqipëria vetëm për dy motive, vetëm për dy shkaqe. Ose kur i kanë detyruar vet shqiptarët për të ikur,  siç ishte rasti gjatë regjimit të Enver Hoxhës kur i detyroi të iknin sepse nuk kishin vend me ndejtë atje, ose sepse nuk i kanë gjetur kushtet për të jetuar në Shqipëri.  Shqiptarët nuk e kanë lënë Shqipërinë në kohën e Turkut, nuk e kanë lënë në kohën e fashizmit, nuk e kanë lënë vendin — në momentet më të vështira nuk e kanë lënë Shqipërinë — por në momentet e paqës e momentet më të qeta, fatkeqsisht e kanë lënë.  Kjo është një tragjedi e madhe.”

Por në një notë optimiste ai tha në mbarim të predikimit se megjithatë, “Shqipëria është si puna e një trupi. Mund t’i heqësh gjak, por trupi ripërtrihet prap se gjaku e ka këtë aftësi të ripërtrihet. Edhe Shqipëria do të ripërtrihet, por për këtë ka nevojë shumë që ne, të gjithë së bashku të japim një kontribut për vendin tonë.  Kontributi më i madh është afërsia shipërtërore.  Ajo që mund të bëjmë ne meshtarët, ipeshkvijtë dhe ne katolikët, është t’i lutemi Zotit”, për Atdheun tonë në këtë kohë të vështirë, ka thënë Imzot Gjergj Meta.

 

“Prandaj edhe ipeshkvijtë kanë marrë këtë vendim”, që të lutemi për Shqipërinë në këtë moment, tha ai. “Ne nuk jemi politikanë, ne nuk mund të bëjmë zgjedhje politike, ne nuk mund tu themi se çfarë t’u bëjmë atyre.  Por ne mund të bëjmë një gjë.  Ne mund të lutemi, mund të lutemi për vendin tonë.  Çka ka më të bukur se sa me ia paraqitur vendin tonë, Zotit?  Të themi: O Zot ky është vendi ynë, na ndihmo! Me të mira e me të këqia, ky është vendi ynë. Bën që ai vend atje të jetë i qetë, të jetë i paqë, që djemt e vajzat të mos kenë nevojë të ikin, por ta ndërtojnë jetën e tyre aty në vendin tonë.  E për këtë kemi përgjegjësi të gjithë bashkë.” Imzot Gjergj Meta u bëri thirrje  të gjithëve që gjatë “ditëve në vijim ta çoni mendjen tek Zoti për vendin tonë” të luteni, “që t’ua këthej mendjen atyre që kanë përgjegjësi për vendin tonë dhe të gjejnë rrugët e paqës dhe të dialogut, të cilat janë gjithmonë të mundshme në një demokraci, në një shoqëri normale”, përfundoi ai mesazhin e tij.

 

Ndërsa famullitari i Kishës Zoja e Shkodrës në Nju Jork, Dom Pjetër Popaj, duke iu referuar fjalëve të Imzot Gjergj Metës në lidhje me krizën aktuale politike në Shqipëri, nga ana e tij, nënvijoi se, “Në raste të tilla, duhet të theksojmë gjithmonë gjërat që na bashkojnë dhe jo ato që na ndajnë.  Si komb nuk kemi qenë të ndarë kurrë, por fatkeqsia jonë”, shtoi ai, “kanë qenë gjithmonë ndasitë partiake dhe përpjekjet e të huajve për të na përçarë, ndërsa tashti janë partitë e ndryshme politike vendase.  Nuk është njëni më shqiptar se tjetri, të gjithë jemi vëllezër e motra dhe kemi një Zot në qiell, që na bashkon të gjithëve.  “Lusim Zotin që të gjithë të jenë të një mendimi e një zemre, për të mirën e përbashkët, për popullin tonë.  Lutemi që të gjithë mbrenda dhe jashtë Shqipërisë të jemi të bashkuar, pasi të gjithë jemi shqiptarë dhe njëkohësisht edhe bijtë e bijat e të Madhit Zot”, përfundoi Dom Pjetri.

 

Ishte në këtë frymë bashkpunimi — për të mirën e përbashkët dhe për të mirën e popullit tonë — që Imzot Gjergj Meta kishte dhënë mesazhin e fortë, kohë më parë, se, “Nëse është e vërtetë që Europa nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Europë, sepse preferoj të kaloj jetën me miqtë e mi të zemrës me të cilët jam rritur, kam ndarë të mirën e të keqen, më janë gjendur e u jam gjendur, por të cilët shpallin një kredo të ndryshme nga e imja, se sa të jetoj me një holandez, a gjerman, a francez me të cilin shpall të njëjtën kredo.  Nëse në Europë nuk më pranojnë bashkë me fqinjin tim, i cili shkon në xhami, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën!”

 

Gjatë qëndrimit të tij në Amerikë, javën që kaloi, përveç vizitës në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, Imzot Gjergj Meta, me 13 qershor, vizitoi gjithashtu edhe Qendrën Myslimane Shqiptare në Waterbury të shtetit Connecticut, ku sipas portalit të kësaj qendre ishin të ftuar të gjithë miqtë për një bashkbisedim të hapur me komunitetin shqiptaro-amerikan në atë shtet.

 

Kriza aktuale politike në Shqipëri, nuk është më një krizë që prek vetëm dy udhëheqsit e dy partive kryesore politike të vendit – pozitës dhe opozitës – por është një çështje që duhet të shqetësojë të gjithë shqiptarët pa dallim dhe kudo që ndodhen, përfshirë edhe diasporën shqiptare në mbarë botën.  Kjo klasë politike – e cila sipas mjekut të njohur Tritan Kalo, i cili në postimin e tij në Facebook shprehet se, “po ndërmerr aktin e fundit të tradhtisë ndaj shqiptarëve, theqafjen në honet e historisë dhe në udhët e emigrimit masiv” — po tregon dita ditës se e ka humbur sensin e ARSYES.

 

Mjeku i nderuar i cilëson politikanët shqiptarë si të “paudhë” që për 30-vjet tani e sollën popullin vërdallë në udhëkryqin e tranzicionit.  Ai u bën thirrje shqiptarëve, “të ndezin dritat e mendjes e të mos i fikin ato të arsyes”.  Në këtë moment, Kombi ka nevojë për më shumë zëra të ARSYES si Imzot Gjergj Meta dhe Doktor Tritan Kalo: Ja postimi i plotë i Doktorit të nderuar:

“PPP-ja më e fundit në tregun e politikbërjes shqiptare, që uroj dhe shpresoj të jetë sa më jetëshkurtër…Përçarje – Përfolje – Përplasje…Kjo përçarje mes nesh, kjo përfolje e çdo fjale dhe veprimi tonë, kjo përplasje e pa principtë mes palëve politike dhe e pabuktë për ardhmërinë tonë, vetëm e vetëm Pa-përgjegjshmëri, Pangopësi dhe Pa-atdhetari mbetet të jetë, POR qytetari, drejtim dhe përgjegjësi morale-politike dhe sociale, KURRË nuk u është dhe kurrë nuk mundet të jetë…Na sollët vërdallë o të paudhë, për pothuajse 30 vite në udhëkryqin e tranzicionit demokratik dhe tanimë të tejngopur me pasuri, me zezona socio-ekonomiko-politike si dhe me keqbërje ndaj Atdheut e Kombit, po ndërmerrni aktin e fundit të tradhtisë ndaj nesh, THEQAFJEN tonë përfundimtare në honet e historisë dhe në udhët e pakthimit/të emigrimit masiv…MOS ndizni e fikni dritat e celularëve ju bashkëkombasit e mi, POR ndizni dritat e mendjes dhe mos i fikni ato të arsyes…  Klasën/kastën/glasën politike e cila na rrëmbeu rreth 30 vite jetë e mundësi begatimi, do të vijojmë ta kemi të kalëruar mbi shpinat tona edhe më tej, NËSE do vijojmë t’u shkojmë nga pas si dele apo militantë trushplarë, si dhe pa dashuri e dhimbsuri për veten e familjet tona…..Quo vadis Shqipëria ime!!!….Ja një këshillë e urtë për këto kohë të pakohta nga Sir. Oliver Wendell Holmes: “Intuita e një çasti nganjëherë vlen sa përvoja e një jete”.

 

Një thirrje kjo plot me vend nga Doktori i nderuar. Fatkeqsisht, kam drojë se në mungesë të ARSYES nga ana e politikanëve dhe e mbështetësve të tyre fanatikë, për të gjetur një zgjidhje, para se të jetë tepër vonë, nga ky qorrsokak politik, e vetmja shpresë që na mbetet është që t’i drejtohemi të Madhit Zot për ndërhyrje, duke u lutur:

O Zot ky është vendi ynë, na ndihmo!

Shih, shih, bashkimi kombëtar “çështje e tejkaluar” !? – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

*** Gabimet në politikë janë të pariparueshme, pavarësisht se kush dhe kur  i bën ato, dhe për çfarë qëllimesh dhe interesash. Gjithashtu, çdo opinion,  reagim apo vendim i vonuar, në politikë nuk ia vlen për hiqgjë, sepse nesër, në politikë, gjithmonë është vonë, pa kurrëfarë efekti politik qoftë në sfondin kombëtar a shtetëror.

 

Në kuptimin e politikës së stome dekadente, nepotiste, korrupcioniste, karrieriste, burokratike, despotike dhe latifundiste të copëtimit të shoqërisë në klasa, Jahjaga ka  pasur të drejtë që çështjen e bashkimit kombëtar e ka quajtur të “tejkaluar”, sepse, vërtet, që nga viti 1990 e deri më sot 2019, “elitat politike” drejtuese të shqiptarëve janë të preokupuara me  luftën për pushtet, për pasuri, për plaçkë, për lavdi, për tradhti dhe për shitje të interesit të përgjithshëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, JO për bashkimin, begatimin, zhvillimin dhe përparimin e tyre, në asnjë formë, pavarësisht nga e drejta historike dhe ajo ndërkombëtare, që është në favoirin e tyre.

                           ***

Dikur, derisa  ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ishte në krye të Presidencës së Kosovës ( “7 prill 2011-7 prill 2016”) pati deklaruar se  ”Çështja e bashkimit kombëtar i përket shekullit të kaluar dhe është koncept i shekullit të kaluar. Shqiptarët nuk arritën të krijojnë shtetin kombëtar në baza etnike. Tanimë ne jemi duke jetuar në shekullin e integrimeve, në politikat e integrimeve dhe në politikat ndërtimit të bashkëpunimit dhe raportit të barabartë në mes të shteteve dhe në mes të popujve”. (http://www.botasot.info/kosova/211247/jahjaga-ideja-e-bashkimit-kombetar-i-takon-shekullit-te-kaluar/).

 

Mirëpo,  ish-presidentja  Jahjaga kishte harruar maksimën historike  se,  pa të kaluarën, nuk do të kishte as të sotme dhe, pa të sotmen, nuk do të ketë as të nesërme. Ky është kuptimi dialektik i ndërlidhurisë së epokave dhe i shekjuve të kaluar dhe i shekullit të sotëm (XXI).

-Një popull që nuk ka historinë e së kaluarës  dhe territorin e vet etnik, ai nuk është popull, por vetëm një krijesë nomade, e përbuzur nga shekujt si rrjedhim i zhveshjes së elementit historik, etnik, kombëtar, territorial dhe shtetëror.

 

Ky konstatim nuk është i pranueshëm as historikisht e as kombëtarisht, sepse ideja e bashkimit kombëtar, logjikisht nuk u përket vetëm shekujve të kaluar, por historisë së popullit, përkatësisht kombit shqiptar, që identifikohet me kohën e kaluar, me të sotmen dhe me të nesërmen.

 

Me kalimin e epokave dhe të shekujve, nuk shuhet historia e asnjë populli, por vetëm kalendari kohor i tyre, këtë duhet ta mbajnë parasyh shtetarët dhe kryeliderët e sotëm shqiptarë. Shekujt kanë kaluar, por historia së bashku me popullin kanë mbetur dhe, do të jetojnë derisa të ketë popuj mbi dhê mbase populli është i pavdekshëm së bashku me historinë e tij.

Pra, shekujt, dekadat, vitet, mujat, ditët dhe stinët kalojnë, por historia nuk vyshket me kohën e tretur të shekjuve, ajo ngelë e gjallë brez pas brezi në gjithë popujt e botës, jo vetëm në popullin shqiptar në Ballkan.

 

Ideja e bashkimit kombëtar nuk është mall konsumi i skaduar, por vlerë historike dhe shpirtërore gjithëkombëtare, e trashëguar brez pas brezi (1444-2019!

 

Ideja e bashkimit kombëtar nuk i përket vetëm shekullit të kaluar (XX), por daton që nga ‘ 2 marsi i vitit 1444’, kur për herë të parë në Kuvendin e Lezhës, Skënderbeu bëri bashkimin e princërëve shqiptarë.

 

Kështu thotë edhe Preambula e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: “me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar”.(Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, 1998, “Pegi”, Tiranë, 2002, f.5).

Edhe sipas kësaj Kushtetute moderne (të miratuar me Referendum në vitin 1998, do të thotë se IDEJA e bashkimit kombëtar nuk ka vdekuar, as nuk është “ tejkaluar”, ashtu siç ka deklaruar ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

 

Vërtet, shekujt kanë kaluar, por historia e tye ka mbetur e shkruar dhe jeton edhe sot në kujtesën dhe në mndjen e gjithë kombit shqiptar. Pra, ka kaluar koha e shekujve të mëparshëm , atë askush prej shqiptarëve nuk po kërkon ta kthejë prapa, por historia e tyre ka ngelur e pashlyerë në kujtesën e djeshme dhe të sotme. Kjo vlen jo vetëm për historinë e kombit shqiptar, por për gjithë historinë botërore të kombeve të tjera.

 

Në mënyrë që mos binte ndesh me historinë kombëtare shqiptare, ish-presidentja Atifete Jahjaga, do të duhej të deklaronte se nuk e mbështet bashkimin kombëtar, për shkak se ia ndalon Kushtetuta e Republikës së Kosovës (15 qershor 2008) e jo HISTORIA e “idesë së skadauar”, që i përket “shekullit XX”.

 

Pra, jo HISTORIA e kombit shqiptar, por KUSHTETUTA (15.06.2008) e Marti Ahtisarëve, e Hashimë Thaçëve, e Arsim Bajramëve … etj., e ndalon bashkimin kombëtar, përkatësisht bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Vetëm mbi këtë bazë kushtetuese, Jahjaga ka të drejtë të deklarohet kundër bashkimit kombëtar. Ndryshe JO, në asnjë kontekst tjetër, sepse nuk ekzistojnë fakte dhe argumente të qëndrueshme historike e as politike.

 

Nëse ideja e bashkimit kombëtar shqiptar, është e dëmshme, e konsumuar, steretipe dhe e vjetëruar, që sipas presidentës së Kosovës i përket “shekullit të kaluar” , do të thotë shekullit XX, atëherë pse kjo ide figuron në Kushtetutën më të re moderne (1998) të Republikës së Shqipërisë?

Jo, ideja nuk është vjetëruar, as nuk është moshuar, por ajo është e gjallë dhe jeton me popullin, sepse populli është i pavdekshëm. Kjo është arsyeja, që populli, edhe e ka shtruar këtë ide-kërkesë, që të bashkohet, sepse kjo është e drejtë e tij historike me kohëzgjatje shumëshekullore, e cila, do të jetojë si e tillë derisa të jetësohet dhe të plotësohet tërësisht në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike, pavarësisht nga ndërrimi i shekujve dhe i garniturave politike shtetërore në Ballkan. Bashkimi i kombit shqiptar dhe i Shqipërisë Etnike është i pashmangshëm, u pëlqeu apo jo, kastave të ndryshme politike shqiptare( feudale, kapitaliste, socialiste apo demokratike).

 

Sa më sipër, Bashkimi kombëtar shqiptar nuk është produkt, as artikull konsumi privat i politikës ditore të ish-presidentes së Republikës se Kosoves, Atifete Jahjaga, as të ish-kryeministrit të qeverisë, Hashim Thaçi(sot president i Kosovës), as i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, por është AMANETI DHE IDEJA SHEKULLORE HISTORIKE GJITHËKOMBËTARE E SKENDERBEUT, E VASO PASHË SHKODRANIT,  E ABDYL, SAMI DHE NAIM FRASHERIT, E ISMAIL QEMALIT, E HASAN PRISHTINËS, E LUIGJ GURAKUQIT, E AT GJERGJ FISHTËS, E PETRO NINI LUARASIT … etj. se “pa bashkim nuk ka Shqiperi”!!!

 

Së fundi, duhet të jemi të vetëdijshëm dhe autokritikë, që të kuptojmë se përrallëzimi politik i historisë nuk quhet as histori, as politikë, as dimplomaci e as drejtësi e mirëfilltë kombëtare e as bashkëkohore, por vetëm një përrallë e keqe e politikanëve-nasradinëve “modernë” (që me çdo kusht synon realizimin e synimeve karrieriste dhe despotike të tyre, pa ndërhyrjen e votës së ligjshme, të lirë dhe demokratike të popullit), që ka për qëllim vënien në gjumë të popullit, që të qëndrojë sa më larg kuptimit të realiteteve të sotme demokratike dhe integruese, të krijuara në Ballkan dhe në Evropë, pas përfundimit të luftës së ftohtë (1990).

Atdheu i serbëve është Serbia, jo Kosova e Shqipërisë Etnike – Nga Prof.Dr. Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

 

*** Gabimet në politikë janë të pariparueshme, pavarësisht se kush dhe, kur  i bën ato, dhe për çfarë qëllimesh dhe interesash. Gjithashtu, çdo opinion,  reagim apo vendim i vonuar në politikë nuk ia vlen për hiq gjë, sepse nesër, në politikë, gjithmonë është vonë, pa kurrëfarë efekti politik qoftë në sfondin kombëtar a shtetëror, qoftë në atë ndërkombëtar.

                                             ***

 

Më 2012, ja se çfarë “apeli historik” ua ka drejtuar serbëve të Kosovës, (posaçërisht atyre në Veriun e saj, të cilët, ashtu sikurse Serbia nuk po duan ta njohin Republikën e Kosovës, as Presidenten e Kosovës) ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga: “…Atdheu juaj është Kosova, vendi i aspiratave dhe i mundësive të mëdha. Atdheu juaj është Kosova, vendi i shpresës dhe përgjegjësive të përbashkëta. Ejani që ta ndërtojmë së bashku për mirëqenien tonë dhe për të ardhmen e sigurtë e më të mirë”!(Shih në: https://besimtari.com/jahjaga-serbeve-ne-veri-kosova-eshte-atdheu-juaj/ / 13 dhejtor 2012).

 

Ky absurd politik i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është i pajustifikuar dhe i paqëndrueshëm, sepse Kosova nuk është atdhe i serbëve, por shtet i përbashkët multietnik i shqiptarëve dhe i  të gjitha minoriteteve të tjera etnike, që jetojnë në të .

Të mos keqkuptohemi dhe të moskeqinterpretohemi se, askush nuk po ua mohon të drejtën serbëve e as minoriteteve të tjera, që si shtetas  me shqiptarët (90%), të jetojnë në shtetin e përbashkët të Kosovës, sepse këtë të drejtë të të gjithë e kanë të garantuar me ligjet, me Kushtetutën e Kosovës (15.06.2008), si dhe me të gjitha konventat dhe protokollet ndërkombëtare. Kjo nuk është e diskutueshme, por atdheu u përket vetëm shqiptarëve ngaqë të të tjerët nuk kanë gjenezën e njëjtë etnike, gjuhën, historinë, tradidtat, zakonet dhe kulturën e përbashkët të të parëve të tyre sikurse shqiptarët që kanë mbi truallin etnik-atdheun e lashtë mijëravjeçar të etërve të tyre.

 Kosova shtet i përbashkët, por jo edhe “atdhe i përbashkët” serbo-shqiptar!

Presidentja Jahjaga nuk ka “atdheun e përbashkët” me serbët, por vetëm shtetin, sepse “atdheu” dhe “shteti” nuk janë nocione të barasvlerëshme as në kuptimin historik, as etnik, as politik, as juridik, as kushtetues e as në kuptimin e përgjithshëm të tyre. Kështu që, pa marrë parasysh dëshirën dhe interesin politik të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, që të ketë një “atdhe të përbashkët me serbët”, siç ka deklaruar më 13 dhjetor 2012, kjo dëshirë është e parealizueshme dhe utopike mbase Kosova është vetëm ATDHE i shqiptarëve dhe, i askujt tjetër! Këtë duhet ta dijnë të gjithë shqiptarët dhe, të gjithë serbët. Ndryshe, luftrat, konfliktet dhe mosmarrëveshjet ndërmjet tyre, nuk ka gjasë që të marrin fund, pavarësisht nga fakti se Kosova, tanimë, është e pavarur dhe sovrane, duke falënderuar Amerikës dhe aleatëve të saj evro-perëndimorë(17/02/2013).

Pavarësisht se çfarë ka dashur të thotë (politikisht dhe diplomatikisht, në frymën e Evropës së re integruese dhe demokratike, që me çdo kusht të pajtohen shqiptarët dhe serbët) me këtë deklaratë zrytare presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duhet të pranojmë të vërtetën si dielli se Kosova kurrë nuk ka qenë, as nuk është dhe, kurrë kurrë nuk do të jetë ATDHE i përbashkët i serbëve dhe i shqiptarëve, edhe përkundër faktit se serbët, që nga koha e krijimit të shtetit të parë serb nga dinastia e nemanjiqve ( së pari, në territorin e Malit të Zi, e pastaj në Rashkën e Serbisë) e, edhe sot (2019), Kosovën e këndojnë dhe e vajtojnë si “atdhe”, edhe si “djep”, edhe si “zemër”, edhe si “kokë” serbe, pa të cilën “nuk mund të ketë Serbi”, ndër të tjerë, kështu ka deklaruar, edhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej :” Serbia pa Kosovën nuk është Serbi. Për mua Serbia pa Kosovën është një trup pa kokë. Vendi ynë nuk mund të jetë pa kokë dhe pa Kosovën.”(Shih: M.Hyseni, UÇK-ja dhe e Drejta Ndërkombëtare, “Kuvendi”, tetor 2010, f.207).

Ideja dhe praktika fashistoide serbomadhe njëshekullore “Kosova atdhe i serbëve” ka mbajtur Kosovën peng si koloni të Serbisë, jo më pak se 100 vjet (1912-1999)!

Fatkeqësisht, duke u mbështetur mbi këtë ide të etnonacionalizimit dhe fashizmit paranoid kolektiv serb, edhe regjimi gjenocidal dhe pushtues paramilitar, militar dhe policor i Serbisë së Slobodan Milosheviqit, e riokupoi dhe e dogji Kosovën (1989-1999).

Shkak dhe pasojë e të gjitha luftrave pushtuese koloniale dhe gjenocidale të Serbisë në Kosovë dhe në Anamoravë, pikërisht ka qenë teza e falsifikuar shekullore e shkencës, e shtetit dhe e kishës serbe, se Kosova “është atdheu i serbëve”, kurse Anamorava “Juzna Srbija”. Ky është problemi kryesor, që edhe sot, në fillimshekullin XXI(dekada e dytë, viti 2019), është “arrë në fyt” e marrëdhënieve serb-shqiptare ngase as shteti, as akademia e as kisha ortodokse serbe, nuk duan të braktisin tezat e rreme antishqiptare, kur është fjala për Kosovën, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën ngase të gjitha këto territore indigjene të Shqipërisë Etnike, i konsiderojnë si “ATDHE TË SHENJTE” të serbëve në Ballkan.

Për të mos përsëritur gabime të tilla naive, të cilave iu gëzohet vetëm shteti dhe kisha serbe me  patriarkun Irinej në krye, se gjoja “ Kosova është atdhe serb”,ish-presidentja e “rastësishme”, e pamerituar e Kosovës, Atifete Jahjaga, parapëlqehet që  ta ketë lexuar librin historik: “Të drejtat e Shqipërisë Etnike”, 2004, f.18-22), ku flitet hollësisht për kuptimin etimologjik dhe lëndor të nocioneve “atdhe”, shtet, “kombësi” dhe “komb”. Edhe pse këto terma shpeshherë përdoren dhe quhen sinonime, nuk janë të barasvlerëshme për nga kuptimi i tyre.

Së fundi, asnjë lider politik dhe, asnjë shqiptar, nuk duhet të manipulojë me termin ”Kosova atdhe i përbashkët serbo-shqiptar”, sepse në këtë mënyrë direkt dhe indirect justifikon, përligj, fuqizon dhe riaktualizon idenë famëkeqe “Kosovo je Srbija”, që do të thotë justifikimin “paroxysm of terror” të Serbisë mbi shqiptarët dhe Kosovën e Shqipërisë Etnike, sikurse këtu e 100 vite më parë.

Pas 140 vitesh, një MEMORANDUM INSTITUCIONAL për shkolonizimin e SHQIPËRISË ETNIKE – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri diplomatik

*** MEMORANDUMI I ASHASHA-SË ËSHTË NË FRYMËN E PËRLGJJES SË MEMORANDUMEVE TË LIDHJES SË PRIZRENIT (1878) DHE TË RILINDJES KOMBËTARE SHQIPTARE PËR IDENTITET, PËR LIRI, PËR PAVARËSI, PËR SOVRANITET DHE PËR BASHKIM BRENDA NJË SHTETI KOMBËTAR SHQIPTAR-SHQIPËRINË ETNIKE  (XIX, XX).

 

Kjo është kuintesenca e mesazhit të përmbajtjes së MEMORANDUMIT të miratuar nga Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, më 15 qershor 2019, që u referohet institucioneve  më të larta shtetërore të Shqipërisë dhe bashkësisë ndërkombëtare-Organizatës së Kombeve të Bashkuara për vënien në “REND DITE” të kërkesës  imediate zyrtare të Republikës së Shqipërisë, me qëllim të debatimit dhe të sanksionimit të problemit kolonial të vendeve fqinje sllave mbi gjysmën e territorit të Shqipërisë Etnike dhe të kombit shqiptar (1878-2019).

Për  trurin normal shqiptar, kjo kërkesë e jona është më se e domosdoshme, e pranueshme dhe tejet e ngutshme, sepse nuk jetohet gjithmonë në robërinë kolonialiste sllave,  që nga viti 1878, ja, u bënë 141 vite (2019), qëkur më se gjysma e kombit shqiptar jeton dhe heq të zitë e ullurit nën vargonjtë e hekurt të robërisë së kolonialzimit gjenocidal të shtetve sllave të Ballkanit (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia Veriore).

Vlerësimi humanist, akademik dhe patriotik

 

*** Akademik Prof.Dr. Eshref Ymeri: “Ky Memorandum ka një rëndësi të jashtëzakonshme për Çështjen tonë Kombëtare, ende të pazgjidhur në siujdhesën e Ballkanit.

Ai merr një rëndësi të dorës së parë edhe për arsye se është i pari, në të cilin kërkohet publikisht e drejta e mbi 2 milionë shqiptarëve që të kenë të drejtën e vetëvendosjes në trojet e tyre amtare që ndodhen ende të kolonizuara në Mal të Zi, në Serbi, në Maqedoninë Veriore dhe në Greqi.

Në këtë Memorandum më ka lënë mbresa të thella paragrafi i mëposhtëm:

“Në këtë vështrim, duke u bazuar në Nenin 1, paragrafi 2 dhe në Nenin 55 të Kartës, OKB-ja nevojitet që të “shpaketojë” dhe të sanksionojë juridikisht sundimin kolonial sllav (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe M.Veriore) mbi 2 milionë shqiptarë dhe mbi territoret e tyre autoktone të Shqipërisë etnike, duke iu njohur të drejtën e vetëvendosjes, që do të thotë shkolonizimin, pavarësimin dhe sovranitetin e tyre”.

Një kërkesë e tillë bëhet publike për herë të parë pas një shekulli, pikërisht pas Fjalimit të shkëlqyer të Atë Gjergj Fishtës në Konfrencën e Paqes në Paris të vitit 1919, ku ai pati deklaruar botërisht:

“Po qe se përnjimend parimi i autodeterminacionit asht marrë prej Konferencës së Paqes si karakter themelor për trajtimin e shteteve si dhe përcaktimin e kufijve të tyne, e drejta e lypë që Shqipnia të qitet shtet më vete përmbrenda kufijve të vet etnikë dhe gjeografikë”.

Unë mendoj dhe kam bindjen e plotë se ky Memorandum është një leksion kuptimplotë për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Republikës së Kosovës, të cilat duhej të ishin kujtuar me kohë dhe duhej të kishin kontribuar në kohën e duhur për emancipimin e klasës politike, për t’ju drejtuar institucioneve ndërkombëtare për zgjidhjen e Çështjes Kombëtare Shqiptare, e cila vazhdon të mbetet pezull që prej vendimeve kolonialiste që mori Kongresi i Berlinit i vitit 1878 dhe Konferenca e Londrës e vitit 1913 për copëtimin e trojeve tona etnike, për interesat e grekosllavizmit, nën presionin e shovinizmit rusomadh, armikut të kahershëm të kombit shqiptar.

Ju lutem edhe një herë, e Nderuara Zonja Sanie, që Profesorit të shquar Skënder Kodra, Simbolit të Shqiptarisë, t’i përcillni të falat e mia më të përzemërta.” (Shih në: MEMORANDUM I ASHASHA, NJU-JORK: SHQIPËRIA TË KËRKOJË SANKSIONIMIN JURIDIK NDËRKOMBËTAR TË KOLONIALZIMIT SLLAV NË TOKAT SHQIPTARE – VOAL – Voice of Albanians).

 

 

Pa dyshim se, ky vlerësim i akademikut, i shkencëtarit, i poliglotit, i shkrimtarit dhe i patriotit të shquar Eshref Ymeri nga Shqipëria Etnike, katërcipërisht është i pranueshëm dhe me peshë domethënëse, sepse shquhet për interpretimin objekiv të mesazhit të MEMORANDUMIT të ASHASHA-së për sanksionimin e kolonialzimit sllav mbi tokat shqiptare dhe Shqipërinë Etnike (1878-2019).

Ky vlerësim objektiv i akadmeikut  E. Ymeri e nderon akademinë, kombin, atdheun-SHQIPËRINË ETNIKE dhe vlerat e standardet e Amerikës dhe të Evropës demokratike, si dhe të gjithë botës liridashëse, që luftojnë krimin kolonial ndërkombëtar si njollë e zezë e rendit të ri juruidik ndërkombëtar dhe të drejtësisë së përbotshme.

Gjithashtu, ky vlerësim  e ripohon dhe e argumenton të vërtetën  e pamohueshme se shqiptarët (mbi 8 milionë) dhe Shqipëria Etnike kanë të drejtën dhe e meritojnë të shkolonizohen, duke u bazuar mbi të drejtën historike dhe atë të vetëvendosjes, ashtu sikurse miliona popuj të tjerë të kontinenteve të ndryshme të Evropës dhe të botës: -Të jenë të pavarur, sovranë dhe të bashkuar në truallin dhe në shtetin e tyre kombëtar shqiptar.

Të gjithë, duhet të jemi të vetëdijshëm se vetëm  sjellja e mirë, nderi.  karakteri, puna e pakursueshme, dinjiteti, vendosmëria, dinjiteti, parimi, drejtësia, racionalja , bashkimi dhe njohja e meritave të njëri-tjetrit, mund të na shpiejnë përpara drejt jetësimit të drejtave dhe lirive tona  të patjetërsueshme dhe të çmueshme, edhe si komb, edhe si shtet, që edhe ne të rrojmë të lirë dhe të bashkuar brenda Shqipërisë Etnike, ashtu sikurse popujt e tjerë në Ballkan dhe në Evropë.

Me gjithë pengesat e derisotme (qoftë të faktorit të brendshëm politik, apo atij të jashtëm), këtë të drejtë të natyrshme, historike dhe të vetëvendosjes, askush nuk do ta ketë fuqinë  dhe kënqësinë e përjetshme, që t’ia mohojë dhe t’ia vrasë kombit tonë të shtrenjtë dhe të shenjtë shqiptar, sepse jemi në tokat tona stërgjyshore pellazgo-ilire.

-Objektivi dhe rruga jonë e bashkimit është SHQIPËRIA ETNIKE, EVROPA PERËNDIMORE DHE AMERIKA DEMOKRATIKE-SHPËTIMTARE E KOSOVËS.

Çdo rrugë tjetër, jashtë SHQIPËRISË ETNIKE, jashtë Evropës Perëndimore dhe jashtë Amerikës, Kombin Shqiptar dhe Shqipërinë Etnike, mund ta fundosin përgjithmonë në kënetat dhe në moçalet e “ baltës së gjallë” të kolonializmit dhe të gjenocideve të derisotme  të sllavëve të Ballkanit, të cilët, edhe në këto dy dekada të shekullit XXI, gjysmën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike po i mbajnë nën thundrën e kolonializmit shekullor të tyre (1878-2019).

“Alternativa shpëtimtare” për  ata që mbrojnë kolonializmin sllav në tokat shqiptare

Të  gjithë ata nostalgjikë të kolonializmit sllav (pavarësisht nga numri i tyre, të cilët “gjuajnë gurin e fshehin turinjtë”), që nuk pajtohen dhe nuk mbështesitn kërkesat dhe  sugjerimet e MEMORANDUMIT kundër kolonializmit sllav mbi territoret e Shqipërisë Etnike, peticionet e tyre mund t’i dërgojnë në “sportelet” e gjykatave dhe të ministrive të metropoleve kolonialiste dhe neokolonialiste sllave të Ballkanit (Beogradit, Podgoricës, Shkupit dhe Athinës), JO ta përfolin dhe ta shpifin Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork e as Presidentin e saj të nderuar, shkencëtarin, patriotin dhe atdhetarin e  dalluar dhe të nderuar me medaljen e lartë kombëtare “Kalorësi i Urdhërit të Skënderbeut” nga Presidenca   e Republikës së Shqipërisë, Akademikun Prof.Dr. Skënder Kodra (Shih në: Akademik Prof.Dr. Skendër Kodra,Ph.D dekorohet me titullin ,  i cili me plot të drejtë morale dhe ligjore ka rekomanduar Departamentin e Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe të Diplomacisë, që të hartonte një MEMORANDUM të tillë për të ndërkombëtarziuar zgjidhjen problemit kolonial shqiptar në Ballkan.

Shkurt  shqip, ata  që nuk e mbështesin MEMORANDUMIN e ASHASHA-së së Nju-Jorkut kundër kolonializmit sllav mbi tokat shqiptare dhe mbi 2 milionë shqiptarë të Shqipërisë Etnike, le të ankohen te kryepatriarku serb Irinej i Serbisë, te kryepatriraku Amfilohije Radoviq i Malit të Zi dhe te kryepatriarku grek në Tiranë, Anastas Janullatosi (turpi i gjithë Shqipërisë), Jo  gjoja ta “kritikojnë” MEMORANDUMIN E AKADEMISË e as rekomanduesin, aprovuesin dhe nënshkruesin e tij, presidentin Skender Kodra, i cili me ndërgjegje të plotë njerëzore,  etike, profesionale, kombëtare, në mënyrë të ligjshme institucionale dhe demokratike  ka rekomanduar hartimin e MEMORANDUMIT të theksuar me mesazh  humanist dhe  antikolonialist, duke përligjur kërkesën dhe amanetin historik, politik, kombëtar, atdhetar dhe ndërkombëtar të MEMORANDUMEVE të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878).

Nolens volens le ta dijë i gjithë kombi shqiptar, e gjithë Evropa dhe e gjithë bota demokratike se, pas përfundimit të LDB (19145-2019), Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, më 15 qershor 2019, si INSTITUCION është e PARA, që botërisht miratoi MEMORANDUMIN duke kërkuar dhe rekomanduar, që  bashkësia  ndërkombëtare-OKB-ja, ta sanksionojë kolonializmin sllav në tokat autoktone të Shqipërisë Etnike në Ballkan (1878-2019).

Sa më sipër ata që nuk solidarizohen dhe nuk mbështesin këtë MEMORANDUM, kuptohet se justifikojnë të gjitha memorandumet serbomëdha të kolonializmit gjenocidal serb mbi territoret abrogjene të KOMBIT SHQIPTAR dhe të  SHQIPËRISË ETNIKE.

PAARSYESHMËRIA E POLITIKËS – Nga EUGJEN MERLIKA

 

Kjoftë mallkue kush qet ngatrrime

Ndër kta vllazën shoq me shoq

Kush e ndan me fjalë e shkrime

Çka natyra vetë përpoq”

Ndre Mjeda

Mungojnë pak ditë nga 30 qershori, një datë që ka marrë shembëlltyrën e diçkaje të panjohur, të paparashikueshme, të një përbindëshi që mund të përpijë në pak orë, jo vetëm qetësinë e shqiptarëve por edhe shpresat e tyre për një Vend normal. Mbizotëron ideja se në këtë Vend arsyeja është terratisur, duke i lëshuar vendin një paarsyeshmërie që ka pushtuar të gjitha institucionet e brishta që krijoi kalesa e pambaruar drejt modelit të shtetit të së drejtës.

Arsyeja ka braktisur Opozitën që, në një çast të caktuar vendosi të heqë dorë nga përgjegjësia e politikës së zakonshme në selitë e caktuara për të e për të dalë në rrugë, duke përqafuar anonimatin për formë, duke lënë jetimë qindra mijra shqiptare e shqiptarë që i kanë votuar, por që nuk e shohin politikën si një lëvizje guerrilesh të përjetëshme në dobi të interesave të aktorëve të saj. Paarsyeshmëria ka mbërthyer fort shumicën qeverisëse, që në mbrojtje të një emri, edhe se i drejtuesit të saj, nuk nguron t’a  kthejë Shqipërinë në një teatër absurd, në të cilin të zotërojë kaosi institucional e njerëzor, larg respektimit t’atyre rregullave, të cilat ajo vetë i shpalos si trofe fitoresh të shtetit bashkëkohor perëndimor. Paarsyeshmëria e bën atë shumicë të arrijë në një vendim hipotetik të largimit nga detyra tw kryetarit të shtetit, aleatit të një legjislature, të cilin ajo vetë e kishte votuar jo më shumë se dy vjet më parë, për t’a “hequr qafe” nga ndërlikimet e luftës politike që parashikohej të ndërronte rrjedhën e saj të viteve 2013 – 2017.

Paarsyeshmëria ka kaplluar edhe kryetarin e shtetit që, në pamundësi për të luajtur rolin e tij të ligjshëm si autoritet garant për të gjithë qytetarët e, po ashtu, për të qënë personalitet përmbi palët, gjatë më shumë se katër muajve të trazirave nuk ka qënë në gjëndje të krijojë kushtet e nevojshme për një normalizim të gjëndjes politike në prag të një afati zgjedhor të caktuar prej atij vetë, por merr një vendim të diskutueshëm, i cil nuk i a arrin qëllimit, por e bën më të pasigurtë atë. Arsyeja do të donte që ai vendim duhej të vinte si pasojë e një tavoline ku të thirreshin të dy palët “ndërluftuese” e të caktohej një tjetër datë. Ndoshta kryetari Meta është sprovuar për një gjë të tillë pa një përfundim si pasojë e kryeneçësisë së dy palëve. Ndoshta nuk i a ka arritur, edhe se ai ditët e fundit ka pohuar bisedat me ta, sepse të dy palët kanë vënë kushte “të panegociushme” bisedimesh, një term që përjashton në mënyrë të prerë çdo mundësi zgjidhjeje të çfarëdo kundërshtie të mundëshme. I vënë në një pozitë aspak të këndëshme, atë të spektatorit pasiv të një furtune që paralajmërojnë regjizorët dhe aktorët e kësaj shfaqjeje të rradhës së politikës, ai nuk ruan drejtpeshimin që e detyron roli që ka, por bëhet palë në kundërshtinë e rradhës, duke e shmangur përkohësisht “mollën e sherrit” që u bë dita e zgjedhjeve vendore, pra duke ligjësuar kërkesën e Opozitës, në të cilën si figurë e dytë është vetë gruaja e tij, një tjetër fakt kundërthënës për një demokraci normale.

Kështu i hapet rruga një kundërshtie të zyrtarizuar mes atyre që e quajnë dekretin presidencial të ligjësuar e të drejtë (Opozita e një pjesë e opinionit publik dhe shprehësve të tij në media) dhe shumicës qeverisëse që e quan “zero” atë vendim  e madje kundërvepron me një fjalor aspak “diplomatik” kundrejt autorit të tij, që do apo nuk do ajo, mbetet në karrigen e kryetarit të shtetit. Kësaj katrahure institucionale e logjike i shtohen edhe qëndrimet e ndërkombëtarëve që kuptojnë pak problemet e shqiptarëve, por që, me të drejtë, bëjnë thirrje kundër përdorimit të dhunës, ashtu sikurse me fjalë i bashkohen kësaj ideje të gjithë lojtarët e kësaj skene tragjikomike. Rezultati i deri sotëm, pa asnjë viktimë në gjithë këta muaj, i jep nder të gjithë palëve, edhe se episodet vandale në qendrat e KZAZ-ve të disa rretheve, nuk janë shëmbuj të pëlqyeshëm.

Publikimi i përgjimevet të bisedave telefonike qe një katalizator i fuqishëm i dukurive të politikës. Ata treguan, për aq sa mund të gjykohet si sasi e si përzgjedhje, honin e turpshëm në të cilin ka rënë politika shqiptare, pa asnjë shpresë daljeje. Ata qenë shkëndija udhërrëfyese të një përçudnimi moral e institucional, të denjë jo për një Vënd t’Evropës, por as për republikat e bananeve apo ato të botës së katërt. Ata treguan në mënyrë të padiskutueshme se në bazën e veprimtarisë së pushtetit të sotëm është mashtrimi, paligjësia, vjedhja e blerja e votave, pasojë e një banditizmi politik të paskrupullt, që është i papranueshëm për asnjë parim moral apo zgjedhje politike.

Ajo që është më shqetësuese në këtë kuadër të zi të politikës sonë është fakti që kjo histori nuk është një episod rastësor i kryeministrit të sotëm apo bashkëpuntorëve të tij të një partie. Me që dukuria e tjetërsimit të votave është bërë kronike në këta vite të pas komnizmit, ajo është kthyer në një kolerë nga e cila askush nuk është i paprekur. Mjafton të kujtohen thasët me miell të disa viteve më parë të shpërndarë “bujarisht” nga LSI-ja, apo “lojrat” me kutitë e votimit e votimet disa herë të militantëve në të njëjtën ditë shumë vite më parë. Ndoshta nën drejtimin e Rilindjes së Edi Ramës ka marrë forma e përmasa të pazakonta, por si dukuri është e pranishme në të gjitha veprimtaritë zgjedhore, duke hyrë thellë në mendësinë e kësaj klase politike pas komuniste që ka ecur në hullinë e etërve biologjikë e shpirtërorë.

Përfundimi i sendërtimit në praktikë të asaj mendësie është një demokraturë partitokratike që nuk premton asgjë të mirë as për të sotmen as për t’ardhmen e Shqipërisë. Gabimi që bëhet në analizën e kësaj dukurie të shëmtuar është se ajo nuk konsiderohet si një e keqe e madhe e vënë në sistem, por si një shprehje e së keqes  së individëve më në zë të saj, t’atyre që kanë mbajtur në gati tridhjetë vite postet drejtuese të katrahurës. Sigurisht ata kanë pjesën e tyre të madhe të përgjegjësisë, por do t’ishte naive të besohej  se mjafton që të shmangeshin politikisht ata e problemet e Shqipërisë do të merrnin rrugën e zgjidhjes. E keqja është në shtrirjen dhe thellësinë e regjimit në shumicën dërmuese të shqiptarëve që, dashje pa dashje, për të mbijetuar janë të detyruar të inkuadrohen në të. Përgjimet dhe kundërveprimet ndaj tyre vërtetojnë këtë fakt, prandaj gjërat mbeten në vend dhe arsyeja nuk futet në punë për të gjetur rrugë më të dobishme. Nëse Opozita do t’ishte vërtetë e vendosur të shkallmonte sistemin , për të cilin ka edhe ajo vetë pjesën e saj të përgjegjësisë së padiskutueshme, arsyeja do t’a këshillonte të vazhdonte luftën e saj në selitë institucionale, duke paditur çdo ditë me fakte e argumenta, me fjalë e jo me shashka drejtuar policisë të gjitha të këqijat e regjimit. Në vend që të kërkonte  si kusht “të panegociushëm” dorëheqjen e Edi Ramës si kryeministër, me iluzionin foshnjarak se ai akt mjaftonte për të zgjidhur problemet, duhej të vazhdonte përballimin me qeverinë e partinë në pushtet, në çdo tavolinë a sallë ku diskutoheshin çështjet e reformave të ndryshme të jetës politike, administrative, ekonomike, gjyqësore, në ndryshimet kushtetuese e reformën zgjedhore etj deri tek pjesëmarrja në votime, pavarësisht se si i quante ato. Opozita ka bërë të kundërtën e gjithë këtyre opsioneve duke u vetëdënuar për papërgjegjshmëri të plotë. Meritë duhet t’i jepet atyre pak deputetëve që nuk pranuan vetëvrasjen institucionale, por vazhduan të qëndrojnë në kuvend, duke shpalosur shpesh qëndrime të denja e të dobishme.

Por paarsyeshmëria e Opozitës pasohet nga një tjetër mungesë arsyeje, këtë herë nga ana e kryeministrit dhe pasuesve të tij që, për të mos çuar Vendin drejt një konflikti vëllavrasës, për më tepër në dritën e ngjarjeve të fundit katalizatore të dhunës, do të kishte vendosur të hiqte dorë nga posti shtetëror, pa u merakosur shumë për “preçedentin” që do të krijohej, mbasi ai tashmë është i konsoliduar e nuk mund të shmanget përderisa sistemi është i kalbur. Përgjimet nuk janë vetëm “indicje” që duhen “përcaktuar” nga ndonjë prokuror apo gjykatës, simbas filozofisë së pushtetit, por tregues të pakundërshtueshëm  të një realiteti tepër mjeran të politikës shqiptare, së cilës i është hapur tashmë “vazoja e Pandorës”, aq më tepër po të mbajmë parasysh se ata janë vetëm maja e ajzbergut e akullnajës së stërmadhe të saj.

Kjo është Shqipëria e sotme, rezultat tragjikomik i tre dhjetëvjeçarësh demokrature e sprovash mafioze të mendësisë komuniste, të sendërtuar mbi shkretëtirën e vlerave të rrafshuara morale e të “njerëzve të rinj”, të krijuar nga diktatura të cilën e kujtojnë me mall ende një pjesë e shqiptarëve.

Në këtë kuadër dëshiroj të ve në dukje një tjetër fakt, simbas mendimit tim modest, shumë të rëndësishëm e ndoshta përcaktues në zhvillimet e ditëve të pritme, atë të ftesës së forumit të intelektualëve Tirana, drejtuar dy forcave politike kundështare, për t’u ulur në një tavolinë së bashku me ta, për të gjetur një mënyrë të qytetëruar e madje edhe në traditën më të mirë të Kuvendeve të Arbërit, një zgjidhje që do të shmangëte një ballafaqim të padobishëm e me pasoja të rënda e të panjohura për sot e për t’ardhmen e Vendit.

Në çaste dramatike të një shoqërie bëhet e detyrueshme që pjesa më e mirë e saj, të ndërmarrë nismën për të vetëdijesuar  politikën e verbuar nga pasioni për rreziqet që i kanosen Vendit nga veprimet e saj shkatërrimtare. Është e domosdoshme që shoqëria civile të ndërmjetësojë e që, nëpërmjet punës së saj bindëse e mendimit të ndritur, të mund të imponohet, në situata të pazakonta, edhe kundrejt të zgjedhurve të popullit, kur ata nuk shohin humnerën drejt së cilës po e shpien atë. Duke vlerësuar lart këtë hap të Forumit uroj që personazhet politikë të ftuar të kenë largpamësinë e pjekurinë e nevojshme për t’i u përgjigjur me përgjegjësinë e duhur kësaj nisme, për të hapur një rreze shprese në kapërximin denjësisht e qytetërisht edhe të kësaj krize të thellë, për t’i kursyer Vendit tonë të tjera fatkeqësi, për të kërkuar udhën e drejtë të ecjes përpara të tij, pavarësisht mosbesimit që frymëzon klasa e tij politike.

Qershor 2019                                                      Eugjen Merlika

SHUMICA E NJERËZVE KANË DASHURI PËR SHKRIMTARIN, POR KJO ËSHTË E PABUJSHME Nga Ismail Kadare

Ti e di mirë se kudo në botë çdo shkrimtar a artist i shquar krijon vetvetiu kundërshtarë. Me arsye, pa arsye, me kinse arsye. Në qoftë se kjo është një e vërtetë botërore, gjitheuropiane, mendo se ç’trajta groteske merr në Ballkan, e sidomos në vendin tonë të dashur.

Të marrin inat njerëzit për gjëra që s’të vete mendja: për kapelën që ke vënë, ose nuk e ke vënë, për ecjen, për të fejuarën, për kanapenë, për romanin, për një Zot e di çfarë. Më kujtohet se ty të merrnin inat pse rrije i pikëlluar në kafene. Madje, më ke thënë se ta kanë përmendur edhe në hetuesi.

Këto gjëra unë i di prej kohësh dhe nuk më shqetësojnë. Nuk më shqetësojnë, sepse di gjë tjetër: që shumica dërrmuese e njerëzve kanë dashuri për shkrimtarin. Por kjo shumicë, ndryshe nga zhgani tjetër, është e pabujshme. Madje, kjo dashuri e shumicës shkakton nervozizëm te disa. Të tillët fillojnë të mos të duan pikërisht se të duan të tjerët.

Meqenëse e zbuluam se jemi në një ngecje e zvarritje kafkiane, më lejo të të tregoj një ngjarje që lidhet me dashurinë për letërsinë.

Më 1995, në Luksemburg u themelua Akademia e Poezisë. Ceremonia ishte luksoze. Kishte shkrimtarë e poetë të njohur nga gjithë bota. Unë mbajta fjalën e hapjes.

Ditën e tretë në mbrëmje, pak përpara darkës së lamtumirës, më thanë se te hyrja e hotelit më kërkonin. Ishin një grup shqiptarësh, rreth 30 veta, të gjithë mërgues në viset përreth. Shumica kosovarë. Kishin marrë vesh në TV praninë time dhe deshën thjesht të më takonin. Ndonëse ishin të ndrojtur e fjalëpakë, qëndruam rreth një orë bashkë. Pastaj u thashë se duhej të shkoja në darkën e mbylljes. U ngritëm të gjithë dhe më kërkuan leje të më shoqëronin gjer te ndërtesa ku bëhej darka. Kaluam kështu mespërmes parkut. Kur iu afruam sallës, pas qelqeve të së cilës rrezëllinin dritat, ngadalësuam hapat. Kështu, unë përpara, ata pas, iu afruam hyrjes. Aty u thashë natën e mirë dhe ngjita shkallët. Kur ktheva kryet pashë se rrinin ende aty, si një mur i heshtur, në këmbë, me sytë nga qelqet e sallës. Ndërkaq, shumë të ftuar ishin bërë kureshtarë për ta dhe ishin afruar te qelqet për të marrë vesh se ç’ndodhte. Organizatorët e darkës gjithashtu. U thashë se ishin shqiptarë refugjatë, shumica nga Kosova, ndaj dukeshin aq të zymtë.

Po mbërrinin të ftuarit e fundit, pritej Dukesha e madhe që do të kryesonte darkën. Te qelqet ndërkaq ishin shtuar poetët që vështronin përjashta grumbullin e shqiptarëve. Ishin krejt të mahnitur nga ajo pamje epike, nga ai seriozitet, nga ajo përzitje madhështore. E kishin ëndërruar, siç më thanë pas pak, një lidhje të tillë me lexonjësit e tyre. Një marrëdhënie të tillë, që ngjante e rrezikshme dhe funebre, ngaqë poezia përzihej me lirinë ose, më saktë, me mungesën e saj.

Kështu, për njëfarë kohe të dyja palët vështruan njëra-tjetrën, të ndarë nga qelqet e mëdha. Kur i pashë të largoheshin, ashtu si një mur i errët, i huaj për këtë botë, moskuptues, antik, mendova se ky ishte muri i popullit tim, që një ditë mund të më zinte nën vete e unë kësaj as do të mundja e as do të doja t’i shmangesha.

Ta tregova këtë që të më kuptosh se përse unë nuk u jap rëndësi më shumë seç duhet xhuxhëve dhe spiunëve. Janë këto qoka (referenca) të mëdha që na kanë mbajtur gjallë. Ndryshe prej xhuxhëve mund të çmendeshim. Ose të bëheshim edhe ne xhuxhër, si ata.

Është kjo arsyeja që unë kam falur shumë gjëra. Ti më njeh, unë s’jam natyrë e butë. Veç kësaj, vij nga një qytet që ka qenë shquar për mëritë e gjata. E megjithatë, është falja ajo që më ka kthjelluar shpirtin./ExLibris

ÇFARË PO ZIHET NË KAZANIN E LDK-së?! – Nga IDRIZ ZEQIRAJ

 
     Ca muaj më parë, LDK-ja dha lajmin se procesi zgjedhor brenda partiak, përfundon në maj. Edhe Kuvendi Zgjedhor, për kryetarin dhe strukturat e partisë, mbahet brenda muajit maj. Më vonë, nga brenda strukturës, rrodhi e fshehta se kryetari Mustafa po trajtohet me një dozë rehabilituese speciale. Efekti i saj është tre mujor dhe kjo është përcaktuese, nëse Isa Mustafa riaftësohet, për ta vazhduar mandatin, të cilin ia siguron klani brenda Kryesisë të LDK-së, ngjashëm, siç bëri në Kuvendin e 8-të “zgjedhor”, duke rikthyer praktikën moniste kriminale të para Plenumit IV-të të PKJ-së, pra, “zgjedhje “alla rankoviçiane”!
     Procesi zgjedhor, i kësaj pranvere të vonuar, është supërspecifik. Me një përkujdesje, tipike UDB-eske, gjysmë-klandestine, sa pazakonshëm, aq edhe panevojshëm, zgjedhjet po bëhen në dy cikle. Mungesë kuadri mbikëqyrës?! Assesi, jo. Janë 23 anëtarë të Kryesisë Qendrore të LDK-së. Janë, nëse nuk gaboj, 24 deputetë. Janë shumë qindra veprimtarë të sprovuar të LDK-së, burra e gra, vajza dhe djemë, shumë më të mençur dhe, absolutisht, më të ndershëm, se sa uzurpatorët klanorë, të cilët, përtej dekadës, kanë ngulfatur, përtokur e përbaltur LDK-në zëmadhe e krenare të kryezotit Ibrahim Rugova.
     Janë lansuar disa teori konspirative, secila më e gënjeshtërt, më çoroditëse se tjetra:
1) “Rizgjedhja e Isa Mustafës e shpëton LDK-në nga ndarja”;
2) “Të vazhdojë Isa, për të mos ra partia në dorë të Lutfi Hazirit, sepse ai është hafije i PDK-së dhe Hashimit” dhe            brokulla tjera përçudnuese.
     E vërteta është se një sistem zgjedhor demokratik, pamundëson çfarëdo ndarje. Karrieristë e komplotistë, kanë provuar ndarjen edhe më herët, por, pësuan fiasko, dështuan. U rrjeshtuan në partitë e krimit: PDK-e, AAK-a, fituan poste mërcënare, dështuan turpshëm. Sot nuk i dhjetë askush. Një vdekje politike dhe të turpëruar me fund.
 
 
      Ndryshimi i statutit të LDK-së, domosdo
     Kopjimi shabllon i statutit të Partive Popullore të Evropës (PPE), rrënoi të djathtën ballkanike. Barazimi i përvojës dhekullore demokratike të Evropës, me atë dy dekatore ballkanike , ka qenë fatale për partitë popullore të Gadishullit tonë, në veçanti, ato shqiptare. Kompetencat tej mbrtetërore të kryetarit të partisë, deri në emërimin e 2/3 të strukturave të partisë, ka degraduar dhe degjeneruar, tërësisht, procesin zgjedhor dhe vet demokracinë partiake. I  keni bërë zgjedhjet njësh me partitë-banda PDK-në dhe AAK-në, edhe pse anëtarësia e LDK-së nuk është pjesë e bandave, përkundrazi, është e pastër si loti. Është diç tjetër pse klani uzurpator, brenda Kryesisë të LDK-së, e ka mposhtur me hile e dallavere, në vijimësi.
     Ndryshimi i statutit të LDK-së dhe i kodit zgjedhor, është imperativ i kohës. Përvoja e hidhur ka sheshuar intrigimet monstrume, duke manipuluar , pikërisht, me statutin dhe kodin zgjedhor partiak. Pas këtyre ndryshimeve, një zgjidhje e pranueshme për të gjithë, madje, pa hatërmbetje:
1) Votimi plebishitar partiak, zgjedhje e kryetarit të partisë, një anëtar – një votë;
2) Kufizimi në jo më shumë se dy mandate. Në rast të fajësisë faktike, largimi i çdokohshëm;
3) Kufizimi i kompetencave aktuale të kryetarit dhe bartja e tyre tek strukturat e partisë, në qendër e bazë.
 
      Pasivizimi i LDK-së, mungesa e takimeve, e debatit
     Njëra nga arsyet e kuvendeve të rrëmujshme të LDK-së, është se delegatët nuk po e njohin njëri-tjetrin, nëse janë anëtarë e të njëjtës parti, qoftë në fshat apo në lagje të qytetit, të një komune! Pra, klanorët uzurpues, e kanë futë partinë në ilegalitet! Dhe, tani, në kuvendet zgjedhore, e akuzojnë njëri-tjetrin se “është anëtar i partive banda e kriminale të PDK-së apo AAK-së”, duke provuar t`ia mohojnë votimin!
     Është pasivizimi i skajshëm i LDK-së, mungesa e takimeve, e debateve në Nëndegë e Degë. Në një shkrim të mëparshëm, ilustrova këtë të vërtetë të hidhur, me një deklarim të një anëtari të Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe të një nënkryetari të LDK-së të një komune, të cilët, guximshëm, denoncuan shefat klanorë të LDK-së Qendër. Këta të fundit, e konsiderojnë blasfemi takimin e kuadrove me anëtarësinë, pa lejen e Kryesisë të ngushtë të LDK-së, çka përbën një sabotim të shtimit dhe të aktivizimit të anëtarësisë, elektoratit. Dhe, kjo është e turpshme dhe krim partiak.
     Me qëllimin, sa të poshtër, aq edhe kriminal, për ta mbajtur e privatizuar pushtetin partiak, janë bartur nga Qendra, për në bazë, tri të këqijat e mëdha, tri shkeljet e rënda të Rregullorës të Partive Popullore të Evropës (PPE):
     1) Mungesa e debatit në parti;
     2) Mungesa e konkurrencës të mirëfilltë, përfshi këtu edhe kushtin e kandidimit për kryetar, 50 + 1 % të votimit              të delegatëve;
     3) Mungesa e votimit të fshehtë, për të gjitha kategoritë e strukturave partiake.
      Lë ta krahasojmë veprimtarinë dhe debatet e LDK-së të epokës rugoviane. Aktivistët e LDK-së njiheshin mes tyre cep me cep Kosovës. Përcollëm një dokumentar, në një Akademi Përkujtimore,  të realizuar nga artisti i mirënjohur, Niman Muqaj, kushtuar veprimtarit të LDK-së, heroit të sotëm, Hasan Zemaj, të ekzekutuar nga kryebanditët e sotëm të PAN-it. Krahas veprimtarëve tjerë, shquhej Ylber Rexhaj, nga Istogu, për bashkëpunimin e ngushtë që kishin pasur aktivistët e dy komunave, të Istogut dhe të Deçanit, në veçanti, me sekretarin e Ruinisë së Degës të LDK-së, Hasan Zemaj, edhe pse nuk ishin komuna fqinjë.
     Rrjedhimisht, referenca ke organizimi klasik i LDK-së, do të joshte bindshëm anëtarësinë dhe elektoratin e LDK-së. Devijimi aktual, është shthurje vetëshkatërruese për LDK-në. Këmbanat bien për ata që kanë veshë për të dëgjuar!
 
 
     Klani Mustafa kundërshton ndryshimin, reformat në parti
     Kuvendi i 8-të “Zgjedhor”, tërësisht, formal, i vazhdoi mandatin, dhunshëm, Isa Mustafës, me klanin e tij, të dyshuar për shantazhim me dosje, nga banda e SHIK-ut kriminal. E kemi thënë dhe përsëritur se njerëzit e shantazhuar, duhet liruar nga strukturat vendimmarrëse të partisë, por, edhe të qeverisë, të shtetit. Shembull vetëfolës kemi krerët e kriminelë të koalicionuar në PAN, të cilët po ia bëjnë gjëmën Kosovës, pikërisht, pse janë të zhantazhuar nga Serbia, për krimet, tashmë, të bëra, kryesisht, kundër shqiptarëve të pafajshëm.
     Kryetari Isa Mustafa, i pyetur, përse procesi zgjedhor në LDK-e po shoqërohet me përleshje, jep përgjigje mistifikuese: “Është vështirë të shpjegohet pse po ndodhin këto gjëra!” Ai i ikën të vërtetës absolute. Sepse anëtarësia është e irrituar dhe, tërësisht, mos pajtuese me dirigjimin e fushatës zgjedhore nga Isa mer klanin e tij. Ndërhyrjet e Qendrës, për përzgjedhjen selektive të delegatëve, për ta përsëritur Kuvendin e 8-të “Zgjedhor” të LDK-së, kanë alarmuar anëtarësinë. Kjo ka kërkuar bërjen e reformave, ndryshimin, përkatësisht, largimin e kryetarit Mustafa me klanin e tij, nga drejtimi klanor e nepotik të partisë. Dhe, kjo kërkesë, madje, ndër vite radhazi, ka hasur në rezistencën e klanit, tanimë, të konsoliduar, të korracuar, njësoj si krerët e partive-banda, të koalicionit kriminal PAN!
     Procesi zgjedhor ka filluar si gjysmë-ilegal dhe ka vazhduar frikshëm, pa asnjë përgaditje demokratike paraprake. Kryesia Qendrore e LDK-së, më sakt, klani brenda saj, prej vitësh ka ndërprerë bashkëpunimin e mirëfilltë me anëtarësinë e saj. Sepse veprimet, vendimet skandaloze, konspirative të marra nga Hashimi, PDK-ja, i ka zbatuar Isa, besnikërisht, pa e konsultuar partinë:
1) Qëndrimi përbuzësh i Hashimit dhe Isës, për protestimet e përgjakshme të Vetëvendosjes ke Ura e Ibrit;
2) Nënshkrimi i “Zajednicës” nga Hashimi dhe Isa;
3) Besëthyerja e Isës ndaj VLAN-it, duke shpëtuar PDK-në nga gremisja në opositë;
 4) Koalicioni ilegal me PDK-në, edhe pas “Zanzibarit” dhe shkarkimit në presidentit Fatmir Sejdiut;
5) Zgjedhja e Hashimit president, me arsyetimin, cinik e ironik, se ishte një marrëveshje, e cila betonohet si dogma fetare idioteske, se “Libri i Shenjtë” ka zbritur nga qielli dhe nuk mund t`i hiqet asnjë shkronjë, asnjë fjalë, asnjë fjali, asnjë paragraf”;
6) Demarkimin e dhunshëm të kufirit me Malin e Zi, duke falur mijëra hektarë tokë të Kosovës;
7) Shkarkimin i Rektorit dinjitoz Ramadan Zejnullahu, me aprovimin edhe të Isës;
8) Financimi i kriminelëve, vrasës të anëtarëve të LDK-së dhe të FARK-ikstëve të Supremit Rugovë;
9) Pagesa e 46.600 “veteranëve”, prej tyre 33.300 të rrejshëm, pa bërë asnjë verifikim;
10) Luftimi, deri në zvarritje fizike, të veprimtarës më të madhe të Mërgatës shqiptare, Donikë Gërvalla, si dhe mbyllja e derës të Kuvendit, për delegatët e Degëve të LDK-së Gjermani e Zvicër, në mes tyre bija e bijë, vëllezër e xhaxhallarë të heronjëve, viktima të SHIK-ut. Donikë Gërvalla tha: “Gjyshi im është vrarë mbrojtje të kufijëve, deri në “Novi Pazar”, (Pazari i RI). Nëse deputetët e LDK-së e votojnë Demarkacionin, nuk do të jem në LDK-e”. Dhe, e mbajti fjalën, sepse është e bija e Jusuf Gërvallës, është kopje e tij, në atdhetarizëm e qendresë. Por, butakët klanorë të LDK-së, me porosi të kryetarit Isë, u sulën tërbueshëm kundër Donikës. Donin me çdo kusht largimin, sepse konkurrenca e saj, e rrezikonte Isën me shokë. Ajo ka inteligjencën, përgaditjen solide politike, vizionin dhe guximin më të madh, se sa i gjithë klani aktual. Binomi Donika-Vjosa, por, edhe binomër të tjerë rinorë, me grupin simpatik të deputetëve aktual të LDK-së, do ta nxirrnin, lehtësisht, LDK-në nga kriza, do ta bënin forcë të parë politike. Donikë Gërvalla ka qenë e mbetet, me mendje e zëmër, pjesë e LDK-së.
11) Luftimi i anëtarëve të LDD-së, mbajtja larg strukturave vendimmarrëse, në bazë dhe qendër, sikur ata të ishin infektues leprozë, edhe pas shkrirjes në LDK-e, pa kushte dhe fisnikërisht;
12) Me maksimën “përçaj e sundo”, Isa me rrethin e tij vicioz, bëri ndarjen në të vjetër dhe të rinj;
13) “Do ta krijojmë një LDK-e të re”, tha Isa, në nismë të mandatit të parë dhe provoi me njëfarë “Lidhja”, në prag të zgjedhjeve qendrore;
14) Korracimi në Kryesinë e LDK-së të kuadrove të SHIK-ut, veshja me postin e ministrit, edhe pse larg çdo profesionalizmi, të cilët deklarojnë hapur se “rrëzimi i qeverisë Haradinaj, pra, të PAN-it, do të ishte defekt i madh”, duke mbrojtur kryekriminelët në shtet e pushtet. Dhe, megjithatë, ata vazhdojnë të jenë pjesë e Kryesisë  Qendrore klanore!?
 
 
       Isa, më të madh inatin, se trupin!
      Vite më parë, ishin në prag-zgjedhjet komunale. Disa Degë të LDK-së, në Kosovë, kishin përcjellur emrat kandidatëve për kryetar komune, LDK-së Qendër, në Prishtinë, me shansë fitoreje. Ndërkohë që Isa me klanorët e tij kishin preferenca tjera, por, me kandidatë me cene, deri në kontribues të ndarjes të LDK-së, të cilët baza nuk i donte, nuk i votonte. Kërkuan ndërhyrjen tonë, meqë për një dekadë kishim bashkëpunuar me ish-ministrin Mustafa në Mërgatë. Më anëtarët e Kryesisë të Degës të LDK-së në Gjermani, bëmë 4.000 km udhëtim, vajtje-kthim, pasi kishim bërë terminin për takim, bisedë, tashmë, me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.
      Kryetari Isë, na priti së bashku me katër anëtarë të Kryesisë Qendrore të LDK-së. Bëri një ekspoze të shkëlqyer për Degët e LDK-së në Kosovë, karakteristikë kjo e drejtuesit në monizëm, për të njohur jo vetëm funksionarët kryesorë, por, edhe ata që i rrethojnë. Në ekspozenë e kryetarit gjithçka ishte OK-ej edhe në bazë. Por, ne kishim informacione të bollshme, të freskëta, por, ndryshe nga kryetari Isë dhe hymë në temë, ashtu, sinqerisht e pa komplekse, pa interesa personale, siç karakterizohen, në pjesën më të madhe, veprimtarët e Mërgatës.
     Isën e njihnim si inatçor të madh, siç thotë populli “më të madh inatin se trupin” dhe si kuadër i moneklaturës, nuk e duron kundërshtinë e vartësve. Megjithatë, ne duhet ta justifikonim ardhjen tek kryetari dhe “vumë gishtin mbi plagë”: Pse 12 Nëndegët e LDK-së në Prizren, përfshi edhe Zhurin numerikë në banorë, janë deklaruar se nuk e votojnë kandidatin e emëruar nga ju, nga Qendra e LDK-së? Pse nuk provoni kompromisin, zgjidhjen e krizës? Përgjigja e kryetarit ishte e prerë: “Ne nuk i prishim planet tona për një Zhur dhe të tjerë”. Ne ia kujtuam maksimën se “inati është humbës në politikë”.
      Mospërfillës dhe gjithë inat, kryetari Isë u largua nga një derë e dytë, pa u përshëndetur fare me ne, anëtarët e Kryesisë të Degës së LDK-së, veprimtarë të hershëm dhe të rreshkur të Mërgatës, edhe përtej Gjermanisë. Zhurjanët dhe të tjerët e mbajtën fjalën fatale, nuk e votuan kandidatin e kryetarit Isë. Prizrenin e humbi inati i Isa Mustafës, edhe pse ishte bastian i përhershëm i LDK-së!
     Dhe, jo vetëm Prizrenin. Kryetari Isë i ra vizë të kuqe kandidaturës për deputet, të kuadrit të Presidentit Rugova, ish i burgosur politik, Adem Salihaj, i cili ishte shenjëstruar nga SHIK-u dhe vetëm refleksi reagues, me revolen e tij, mbijetoi. Kuadri Salihaj, krahas Gecajve, ishte denoncuesi më i drejtëpërdrejtë, i veprimtarisë vrastare të SHIK-ut. Dhe, kryetari Isë, nuk donte ta lëndonte Hashimin, me praninë e  Salihajt, në sallën e Parlamentit. Ish-kryetari i komunës të Ferizajit, e ka pranuar, se kjo vizë-rënie, ishte hendikep i madh dhe Ferizaji u humb.
     Por, Zhuri me disa Nëndegë të Prizrenit, nuk ishin të vetmet, që ia kujtuan Isa Mustafës dhe klanit të tij, se kanë devijuar rugovizmin dhe flirtojnë me ata, për të cilët Presidenti Rugova kishte porositur partinë, LDK-në “të mos lejojnë ngritjen në pushtet të tyre, ( pra, të Hashimit me bandën e tij), sepse janë të rrezikshëm për Kosovën!” Reagime e kundërshti, deri në bojkotim të votimit, ka pasur edhe Nëndega e LDK-së në Isniq, fshati më i madh i komunës të Deçanit; Dobërçani i Gjilanit, Vrella e Istogut, edhe pse në forma tjera. Por, gjithnjë si  shprehje e pakënaqësisë, jo me bazën, Degën e LDK-së në komunë, por, me LDK-në Qendër, përkatsisht, me Isa Mustafën dhe klanin e tij.
 
     Zgjedhje klandestine – të ndërpritet procesi zgjedhor!
     Veprimtarët që kanë sakrifikuar shumë për LDK-në, që kanë humbur edhe anëtarë të familjes, në përballje me bandat kriminale, vrastare të Hashim Thaçit, Ramush Haradinaj, Kadri Veselit, Fatmir Limaj dhe të banditërve tjerë, i përjetojnë rëndë përleshjet fizike të delegatëve të LDK-së, në Kuvendet e tyre zgjedhore. Intrigimet, për ta vazhduar sundimin klanor, kryetari aktual apo klika vicioze e tij, pra, pa Isa Mustafën fizik, por, gjithësesi, me Isa Mustafën shpirtëror, po e thellon përçarjen partiake, gjithnjë, me maksimën proverbiale inkuzicioniste: “Përçaj e sundo!”
      Veprimtarët e devotshëm të LDK-së kanë propozuar një Komision Zgjedhor, për përgaditjen e zgjedhjeve. Madje, kanë kërkuar edhe zgjedhje të parakohëshme, sepse anëtarësinë, elektoratin nuk arrijnë ta motivojnë butakët klanorë aktual, të cilët kanë vrarë shpresën e ledekeistëve rugovistë, për t`u shkëputur si bisht i PAN-istëve kriminelë.
      LDK-ja aktuale është bërë e pambrojtshme, sepse kryetari Isë, me klanin e tij, kan aprovuar vendimet fatale, deri në tradhti kombëtare, të Hashim Thaçit. Dhe, edhe pse strukturat dhe anëtarësia e LDK-së, janë shpërfillur, nuk janë konsultuar dhe as pyetur. Por, për të gjitha këto vendime, fajësia qendron në heshtjen e anëtarësisë, në mos distancimin e saj, nga veprimet e errëta dhe kundra-kombëtare të tandemit Hashimi-Isa, me klanet e tyre.
      Pse duhet ndërprerë procesi formal zgjedhor? I kemi përcjellur zgjedhjet e ciklit të parë, në Nëndegë dhe Degë të disa komunave. Krejt heshturazi, pa fije solemniteti, por, as edhe ndryshimi, të paktën, në Degët e LDK-së. Madje, si për inat të anëtarësisë të LDK-së, janë rizgjedhur kryetarët problematikë, të cilët kanë ndarë elektoratin, brenda Degës të LDK-së të komunës, sipas simpative të kandidatëve në garë, për kryetar të LDK-së, Fatmir Sejdiut dhe të Isa Mustafës.
      Po sjellim vetëm shembullin e rizgjedhjes të kryetarit të Degës të LDK-së, në Gjakovë, i preferuari i Isës, i cili e solli “rezultatin” në 3,5 % për LDK-në, në një palë zgjedhje. Realisht, krahu i simpatizantëve i presidentit Sejdiu, u përjashtua nga jeta partiake në LDK-e. Vallë, a nuk kishte një kandidat të tretë, në Gjakovën e kulturës të avancuar dhe me prirje demokratike, i cili do t`i afronte palët, në veprimtarinë partiake?! Një krim i rëndë partiak, që fton për ta shpallur jo valid, të pavlefshëm, procesin zgjedhor të deri tashëm, sepse ky nuk është rast i vetëm. Dhe, me u përgaditur për një proces tjetër, të mirëfilltë, zgjedhor
     Rrjedhimisht, procesi zgjedhor duhet të ndëpritet. Ai vazhdon të jetë ilegal, i paligjshëm dhe nuk besoj të sjell diç të re. Dhe, kjo është parë, kur disa kandidatë në garë, madje, ndonjëri edhe domëthënës, u tërhoqen nga gara, sepse klani fatal, u përcaktua për statusquonë, për vijimësi dhe kundër ndryshimit. Zhgënjim i madh i anëtarësisë të përgjumur, të asfikësuar, të mundur! Uroj të jem i gabuar, por, kacafytjet e delegatëve, shprehin frustrimin e thellë të antarësisë dhe gishti, në të gjitha rastet, po drejtohet kah ndërhyrjet e klanistëve, që duan ta ruajnë statusquonë, madje, qoftë edhe me dajak. E tupshme! E tmerrshme çafrë po ndodhë në LDK-në, dikur, krenare të Ibrahim Rugovës. E dhimbshme, deri në lot!
          Frika nga Institucioni i Përgjegjësisë
 
     LDK-ja në Mërgatë, prej vitësh ka kërkuar Institucionin e Përgjegjësisë. Një Institucion i tillë do të përcillte dhe mbikëqyrte veprimet e kuadrove partiakë, duke filluar nga kryetari, kryesia dhe strukturave vendimmarrëse të LDK-së. Askush nuk do të mund të livadhiste në parti, duke i heshtur skandalet serike.
     Shembullojmë me kryeministrin gangster shqiptar, Edvin Ramën. Në një demokraci të proklamuar dhe të ligjësuar, Institucioni i Përgjegjësisë, nuk do ta tolerante sjelljen provokative ndaj popullit, të një kryetari partiak, njëherësh, edhe kryeministër aksidental. Përkundrazi, do ta stoponte e largonte, si patate të qelbur. Edhe vetë social-komunistët shqiptarë, janë lodhur me rrugaçëritë e kryetarit të tyre. Por, nuk arrijnë ta shkarkojnë atë, sepse mungon Institucioni i Përgjegjësisë në Partinë Socialiste.
     Gjendje identike kemi edhe në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Klani uzurpator, i prirë nga ish-kuadri komunist, Isa Mustafa, erdhi me premtime të bujshme, për reforma dhe ngritje numerike të partisë. Në vend të reformave, ai konsolidoi klanin, bëri hapa prapa. Me fjalë demokratike, por, me veprime tipike moniste, ngulfati LDK-në, deri në përmasën rankoviçiane.
     Rregulloren e Këshillit të Partive Popullore të Evropës (PPE), e përdori, kinse, guidë, për promovimin e demokracisë brenda-partiake. Por, mashtroi, abuzoi e masturboi me anëtarësinë e LDK-së. Mori nga ajo Rregullore vetëm atë pjesë, që favorizon kryetarin e partisë në kompetenca, duke anashkaluar të gjitha rregullat bazë të demokracisë. Në mes tyre:
– ndalimin e debatit demokratik, në mbledhje dhe kuvende, në qendër dhe bazën partiake;
-përjashtimin e konkurrencës në zgjedhjet, për të gjitha kategoritë e strukturave të partisë;
-votimin e fshehtë demokratik, e shpalli blasfemi, për të gjitha nivelet e zgjedhjeve partiake.
      Dhe, pas të gjitha këtyre pisllëqeve, asnjë bir nëne, nuk del t`i thotë stop, kryetarit mendësi moniste e diktatoriale!!! “Sa poshtë ka rënë klatundi”, më sakt, LDK-ja, dikur, kryezonjë e kryezotit Rugovë!
     Institucioni i Përgjegjësisë, me kompetencat e përcaktuara, në rregulloren e tij, do të ishte gjithëherë vigjilent, syçelë, do të shërbente si profilakësi, parandalesë, që gabimet, të mos trashën në fajësi. Institucioni në fjalë, me mbikëqyrjen e rreptë, por edhe të drejtë, të kuadrove partiakë, për gabime, do t`i qortonte, paralajmëronte, për reflektim e korrigjim. Ndërsa për fajësi, do t`i ndëshkonte dhe shkarkonte. Sepse toleranca, amnistimi i fajeve politike, i kushton shumë një partie politike.
     Po ta kishte LDK-ja Institucionin e Përgjegjësisë, Isa Mustafa, me klanin e tij, nuk do të guxonin, jo ta organizonin një Kuvend formal, si Kuvendi i 8-të “Zgjedhor”, por as ta mendonin. Rrjedhimisht, nuk do të mbijetonin në politikë dhe sot do të kishim një proces zgjedhor dinjitoz e për lakmi. Sepse, LDK-ja është parti akademike. Por, mjerisht, butakët klanorë të LDK-së, e kanë kthyer në një parti zvarranike të Hashim dallaverës, PDK-së.
     Megjithatë, LDK-ja vazhdon ta ruajë idealin konstant për demokracinë; përgjegjësinë kombëtare për popullin, Kosovën; frymëzimin dhe urtësinë e themeluesit të saj, mendjendriturit, Dr. Ibrahim Rugova.
    Agresiviteti, pazakonshmëria e sjelljeve, në kuvendet e tanishme zgjedhore, është rrjedhojë e provokimit, injorimit, seleksionimit negativ, të kuadrit të përkushtuar në frymën rugoviane, madje, në vijimësi, nga kryetari i dhunshëm Isa Mustafa, me klanin e tij. Durimi i tepëruar, është qyqarllëk, është regres. Të mbetësh edhe për një mandat katër vjeçar, nën tutelën e vrazhdët e cinike, të butakëve aktual të LDK-së, rrast të shantazhuar nga SHIK-u, do të ishte jo vetëm vdekje politike, por edhe e morale e LDK-së.

Kujdes me “asociacionin” dhe ish “modelin gjermano-gjerman” në bisedimet finale Kosovë-Serbi! – Nga AGRON SHABANI

Janë për t´u përshëndetur orvatjet ose përpjekjet e gjata të UE-s (BE-s), SHBA-s ose Bashkësisë së gjërë botërore ose ndërkombtare mbi arritjen e një marrëveshjeje finale ose përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë e cila do rezultonte me njohjen reciproke në mes tyre në kufijtë ekzistues, të vendosur dhe fortiifikuar me rastin e fitorës së përbashkët (epokale dhe historike) të Natos dhe UÇK-s -kundër soldateskës kriminale dhe gjakatare të Millosheviçit me 1999. Ndonëse, si kompromis i dhimbshëm i Kosovës dhe shqiptarevëve ndaj Serbisë, me shqiptarët e Kosovës Lindore (Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit) si “gjak në ëndërr” dhe “pëngje të reja” të padrejtësive të moçme ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, të ngelur sërishë nën robërinë dhe tiraninë e egër serbiane!

Kaq, përsa i përketë anës”de jure” të shtetit dhe pavarësisë së Kosovës, për dallim të anës “de facto” e cila vazhdon të njoh sfida, udhëkryqe, pëngesa, anomali, patologji dhe turbulenca të shumëta paradoksale, reaksionare dhe anakronike që nga përfundimi i luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-s (1999) dhe deri me sot. Duke i bërë ata që e humbën luftën (serbët)- fitues dhe ata që e fituan luftën (shqiptarët)-humbës, pengje ose “viktima të reja” të kurthave, intrigave, dredhive, komplotëve, shantazhëve dhe projektëve ose planimetrive të reja konjukturale, nomenklaturale, manufakturale, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe të tjera të Rusisë, Serbisë, Turqisë dhe ish fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste mbi kurrizin e thyer ose lakuar të Kosovës dhe shqiptarëve.

Në ketë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubioz, prap nuk bëjnë përjashtim as Kosova dhe shqiptarët e atjeshëm autokton ose etnik, të cilët në emër të një “shteti politik dhe juridik” u desht të xhveshën ose të heçin dorë nga ‘pema’ e tyre gjenealogjike ose strukturalgjenetike, si dhe nga e drejta sovrane dhe tepër legjitime e shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanicut për t’iu bashkangjitur Kosovës.

Faktorët, predikatorët dhe indikatorët e ndryshëm determinant dhe parasdigmatik në këtë “histori t’re” reaksionsre, paradoksale dhe anakronike, janë të shumtë dhe të shumëfishtë të cilët nuk dua t´i ceku kësaj radhe. Duke menduar këtu në “Europe an the People Without History” ( “Evropa dhe popujt pa histori ose johistorik”) ose ” Europe and dhe New Colonial Ecquality” (“Evropa dhe baraspesha e re kolonialiste”) dhe kështu me radhë. Mos të harrojmë se Kosova dikund para Konferencës së Ambadadorëve të Londrës ( 1913) i kishte me tepër se 25.9OO kilometra katrore. Pra, me tepër se sa Shqipëria e sotme Londineze. Dhe, sot…?!

Pse (përse) prap ndodhi kjo? Shtrohet pyetja. Sepse, faktori vendorë dhe ai ndërkombtar në Kosovë, u ngutën ose vrapuan që në start me qasjet e njohura konstruktive dhe pragmatike ndaj minoritetit ose komunitetit serb në Kosovë. Gjegjësisht, me komprimiset ose koncesionet e shumëta politike, adminisdtrative, juridike dhe të tjera ndaj palës serbe në Kosovë dhe gjithandej. Duke menduar (ëndërruar syhapur) se pakica ose minoriteti serb në Kosovë, do i përshëndesin ose përqafojnë platformat ose formulat e njohura parlamentare ose demokratike të SHBA-s ose Perëndimit në Kosovë. Kjo doli që të ishte një gabim ose iluzion i madh i lidershpit kosovarë dhe faktorëve të njohur botërorë ose ndërkombtar në Kosovën e pasluftës. Serbët nuk janë dhe nuk mund të bëhen kurrë amerikan ose perëndimorë. Nga lëshimet ose koncesionet e mesipërme ndaj shtetit dhe pakicës serbe, mepastaj rrodhën ose u zhvilluar edhe paradokset, anomalitë dhe patologjitë tjera reaksionare dhe anakronike në Veriun e Kosovës dhe Mitrovicës së bashku me idenë infantile, reaksionare dhe anakronikem mbi “asociacionin e pavarur të komunave serbe” (“republikën serbe”) në Veriun e Kosovës, “demarkacionet kufitare” dhe kështu me radhë. E tërë kjo si duket në saje të frikës latente ose permanente të faktorit shqiptar ose kosovar dhe atij ndërkombtar-ndaj “formulave”, “doktrinave” ose “ekuacioneve” të ndryshme ushtarake dhe politike me shumë të panjohura ose të papritura nga ana e Rusisë si fuqi e njohur nukleare ose atomike dhe aleate tradicionale dhe historike e Serbisë dhe M. Zi.

Shih ti tashti edhe idënë reaksionare, paradoksale dhe anakronike mbi “modelin” e dikurshëm në mes Gjermanisë Perëndimore dhe Gjermanisë Lindore si “modus vivendi” për pajtimin dhe njohjen reciporoke në mes Kosovës dhe Serbisë me sponzorizimin dhe trysninë paraprake të Rusisë, i cili pos tjerash, nënkupton të drejtën absolute të Serbisë për të rikthyer prap Kosovën nën jurisdiksionin dhe sovranitetin e saj, ashtu siç e riktheu Gjermania Perëndimore (RFGJ) -Gjermaninë Lindore ( RDGJ ose DDR) nën jurisdiksionin dhe sovranitetin e saj. Ndërkohë që shqiptarët dhe serbët (Kosova dhe Serbia)-janë popuj (kombe) dhe shtete të ndryshme në armiqësi shekullore me njëri tjetrin ose më njëra tjetrën. Përderisa, “asociacioni i pavarur i komunave serbe në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës me ingerenca dhe kompetenca ekzekutive: De jure dhe de facto nënkuptojnë shkëputjen e pjesës veriore të Kosovës dhe bashkangjitjën e saj me Serbinë në një periudhë afatshkurtër ose aftamesme. Duke i përfshirë këtu edhe “Trepçën”, Ujmanjn dhe pasuritë tjera natyrore ose nëntokësore në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës. Çudi!

Në këtë rrafsh, gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin e determinuar, ortodoks, autoritar ose totalitarist të mohimit dhe kundërshtimit të çdo llojë forme të socializimit (risocializimit) real ose dialektikë të pakicës ose minoritet serb në shtetin, pushtetin dhe shoqërinë e re kosovare. Mbase, mohimin ose kundërshtimin e tyre esktrem, radikal ose absolut ndaj çfarëdollojë teorie dhe praktike që krijojnë vlera dhe sisteme moderne ose bashkohore.

Se këndejmi, ajo që (çfarë) mendohet, thuhet dhe shkruhet për edukatën, kulturën, moralin, karakterin, emancipimin dhe reformimim e popullit, shtetit dhe pushtetit serb, shpesherë është shumë largë nga funksioni dhe ndikimi i tyre real ose esencialo-substancial në jetën e njerëzve, në ndërgjegjen, nëndërgjegjen, vetëdijen ose nënvetëdijen e tyre shtetrore, nacionale, politike etj. Ndonëse, ku me pak e ku me shumë, çështjet ose aspektët e mesipërme determinante dhe paradigmatike, ndikojnë, penetrojnë, reflektohen dhe interferojnë në mënyrë eksterne ose eksplikative edhe në mendimin dhe opinionin e njerëzve ose qytetarëve, duke iu përshtatur në një masë të madhe pushtetit dhe ideologjisë sundimtare, dominuese, hegjemoniste dhe ekspanzioniste e cila reflektohët dhe interferon edhe tek pakica ose minoriteti serb në Kosovë dhe gjithandej.

Dhe, cila është formula konkrete ose adekuate e asaj ‘biocenoze’ ose e atij ‘rrethi vicioz’? Midis motiveve ose stimujve të ndryshëm të kulturës dhe kritikës së njohur shkencore ose metodologjike, në shtetët ose shoqëritë e ndryshme tranzitore, militariste, hegjemoniste, totalitariste ose post-komuniste si Serbia etj. një vend të posaçëm zë edhe motivi i gënjeshtrës, ku ideologjia shtetrore, nacionale, politike, ushtarake (luftarake) ose historike, paraqesin imazhin e një të “vërtete absulote” që nuk ekziston fare. Duke i stisur, mbuluar, valorizuar, glorifikuar ose disajnuar kushtet ose rrethanat e ndryshme historike, politike, ushtarake (luftarake), fetare, kulturore ose ideologjike-nën llupën e veprimëve ose reagimëve të ndryshme qetësuese ose ngushëlluese (lëxo: inkarnatiovo-ataraksioniste) që i shërbejnë ose kontribuojnë “formulës” së mbajtjes në jetë (jetëgjatësisë) së një ideologjie të rrejshme shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeogragike, fetare, kulturore etj. E tërë kjo nën parullat ose sloganet e ndryshme dogmatike, demagogjike, hipokrite, paradoksale, reaksionare dhe anakronike të ekzistencës ose mbijetesës së përbashkët shtetrore, nacionale, fetare, kulturore ose historike- përmes mitit serb mbi “Kosovën si djep” ose “Jerusalem i popullit serb” dhe brroçkulla të tjera qesharake ose tragjikomike.

Në këtë prizëm, për dallim të mediokritëve të ndryshëm ‘pseudo’ , ‘quazi’ ose kontrakulturorë dhe antipolitikë (atyre shkatërruesve të zellshëm të edukatës, kulturës, bashkëjetesës dhe emancipimit serbian)- të cilët “venë dorën në brez ose në revole” sapo dëgjojnë ose mësojnë emrin ose mbiemrin e një lideri, politikani, intelektuali ose kulturologu shqiptar ose kosovar: Përballë gënjeshtrës së mesipërme shtetrore dhe nacionale, idealizohet, valorizohet, glorifikohet, rimohet dhe bëhet korrektuese gënjeshtra tjetër (pushtetmbajtëse ose politike) që e denoncon atë të parën. Ndërkohë që impulset retrograde, negative dhe regresive të së dytës, iu kundërvihen implikimeve mashtruese dhe konservatore të së parës. E tërë kjo përmes zëvëndësimit aparant dhe transparent të një ” modeli ose sistemi politikë me një model ose sistem tjetër”, i cili sipas shkencave politike, është riprodhim i po atyre marrëdhënieve ose raportëve themelore ose elementare që e ruajnë “modelin” ose sistemin (regjimin) e mehershëm ose paraprak në substancën (esencën) dhe tërësinë e tij. Në rastin e Serbisë, regjimin kriminal dhe gjakatar të Millosheviçit së bashku me “reliktët”, kostumet, autoritetët, hijet, fosilet, ligësitë, komplekset dhe paranojat e tij.

Në ketë vorbullë, zatën duhet kërkuar ose optikuar zhvillimet ose proceset e njohura reaksionare, paradoksale dhe anakronike në Serbi dhe gjithandej.

Se këndejmi, për botën e sotme postmoderne ose ultrabashkohore, njeriu është vetëm një numër ose pamje e thjeshtë, i cili duhet të përputhet dhe përshtatet me gjithëçka dhe me asgjë! “Bota globale është pikësynimi ose përfaqësimi i tij real dhe optimal.” Duke i abstrahuar ose relativizuar në këtë rast absolutën dhe maksimalen e aspiratave ose kërkesave të individit dhe kolektivitetit.

U mor vesh se filozofia jetësore dhe sidomos ajo politike, në instancë të fundit, janë vetëm një shkollë e shkathtësisë që i rregullon parimet, motivet dhe arsyen për të jetuar ose mbijetuar në një “botë globale” ose “treg të përbashkët” të vlerave, resursëve, pasurisë dhe kapitalit të gjithëmbarëshem rajonal, kontinental dhe interkontinental.

Ndërkohë që vullneti për të jetuar mishërohet, penetron dhe interferon tek të gjitha qeniet ose krijesat e mundshme njerëzore ose homo-sapiente dhe lëvizë tek të gjitha gjërat në një luftë të përhershme ose permanente për përmbushjen e ëndërrave, caqeve ose qëllimëve të caktuara. Është pra një “luftë” ose “stuhi infernale që nuk pushon kurrë”, ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të vetvetës, gjegjësisht, identitetit, integritetit dhe ekskluzivitetit të tyre individual dhe kolektivë si dhe të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të njohura jetësore ose ekzistencialiste. Të shkëputur nga materia, të lëkundur ose tjetërsuar nga njerëzorja dhe racionalja, gjegjësisht, nga edukata, kultura, emancipimi, morali, disiplina, ndërgjegjia, arsyja, humanizmi, drejtësia dhe barazia e njohur shtetrore, nacionale, politike, ushtarake, historike, gjeografike, fetare, kulturore, materiale, sociale, ekonomike etj…Në ngarendje ose turravrape të fluidshme, turbulente dhe tepër hektive- pas plotësimit të ‘egove’, ‘superegove’ ose nevojave të ndryshme objektive dhe subjektive. Dhe, kjo pa arritur kurrë një cak ose qëllim të caktuar ose përfundimtar.

Ndryshe nga kjo, bota, në të cilën njeriu cilësohet si një “mikrokozmos”, bëhet vetëvetiu një “megapoligon luftërash” ose ‘makrosferë interesash’ e cila nuk është e përbërë nga asgjë tjetër përveç “vullnetit” ose sëmundjes së pashërueshme për përfaqësim, sundim dhe dominim të atyre që janë më të pasur dhe më fortë mbi ata që janë më të varfër dhe më të dobtë.

Për me tepër ndërkaq, në kuader të epistemologjisë dhe antropologjisë së re politike, respektivisht, brenda “filozofisë së jetës materiale dhe asaj ekzistencialiste”, sikur bëhët edhe deshifrimi dhe deskriptimi i botës dhe natyrës”, gjë që është edhe qëllimi final ose kryesor i filozofisë politike.

Në këtë rast, edhe studimet ose analizat e njohura politologjike ose sociofilozofike, nuk ngelin të izoluara, por, ato kthehen tek vlerat dhe parimet e larta morale dhe njerëzore ose qytetare. Kështu që filozofisë së shpirtit ose subjektit, i kundërvihet filozofia e natyrës, filozofia racionale dhe objektive.

Ruajtja e kishave serbe me polici në Kosovë, mohon ligjin, kushtetutën dhe demokracinë – Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Barometri dipomatik

*** Zgjohuni nga gjumi, mos lini konflikte të hapura, sepse mjaft e keni lënë konfliktin e hapur në Kosovën Veriore, i cili do t’u kushtojë shumë shtrenjtë, jo vetëm politikës dhe diplomacisë, por mbarë popullit shqiptar në Kosovë.

 

*** Derisa shqiptarët t’i ruajnë me polici kishat dhe manastiret serbe, konflikti kolonial mbetet i hapur me serbët!

 

Në këtë rast, nuk mund të ndihmojë as Amerika, as Evropa Perëndimore, por vetëm ligji dhe kushtetuta e Kosovës, që nëse thyhen gurët e varrezave apo atakohen dhe shkatërrohen objektet fetare jo vetëm të serbëve, por të të gjitha grupeve etnike, që jetojnë në Kosovë, atëherë duhet të reagojë shteti me mekanizmat e tij përkatës, që në bazë të veprës së kryer, të dënohet me ligj çdo vandalist dhe abuzues i tyre. Kështu veprohet në tërë botën e civilizuar dhe të përparuar ku sundon ligji dhe demokracia, jo të vihet në gjendje gatishmërie policia ose ushtria, si dhe të ngrihen barriakada dhe rrethoja teli me gjemba përpara kishave dhe manastireve serbe, që sinjalizojnë se ato “vërtet janë në rrezik” prej shumicës dërrmuese shqiptare në Kosovë. Ky është një absurd i papranueshëm ngase tërësisht është në shpërputhje me realitetin e krijuar në Kosovë.

Të mbrohen institucionet shtetërore dhe pavarësia e Kosovës, sepse ende janë në rrezik nga Serbia (pavarësisht nga prania e faktorëve ndërkombëtarë në Kosovë), jo kishat dhe varrezat serbe me armë në dorë, sepse në Kosovë nuk ka gjendje të jashtëzakonshme, anarkike, as luftarake, por paqe, siguri dhe demokraci të plotë, ku çdo qytetar është i lirë, i barabartë dhe i mbrojtur me ligj, me kushtetutë, si dhe me ligjet ndërkombëtare. Kjo është pasqyra e së vërtetës së bashkëjetesës së qytetarëve të Kosovës(qershor 1999 – 2019).

Prandaj, duke marrë për bazë këtë gjendje faktike dhe  reale në Kosovë (2000-2019), nuk janë të obliguar moralisht dhe ligjërësht as shqiptarët, as KFOR-i, as UNMIK-u e as EULEX-i, që me polici dhe me ushtri, t’i mbrojnë kishat dhe manastiret serbe në Kosovë, por vetë serbët janë ata, që duhet t’i kenë ruajtur  varrezat, monumentet dhe objketet e tyre religjioze, JO me pushkë, jo me forcë, por me ligj, ashtu sikurse të gjithë pjesëtarët e tjerë të bashkësisë multietnike dhe pluraliste në Kosovë. Në këtë kontekst, nuk duhet bërë asnjë përjashtim, sepse do të vinte në shprehje diskriminimi dhe diferencimi midis grupeve etnike të shoqërisë kosovare.

Pse të ruhen kishat dhe manastiret serbe vetëm në Kosovë? Kush i ruan kishat dhe manastiret e pakicës serbe në Kroaci, në Slloveni, në Maqedoni, në Evropë dhe në vendet e tjera të botës?

-Askush, sepse ato janë të mbrojtura me ligj, jo me polici, as me ushtri, ashtu sikundër po ngjet në Kosovë, pavarësisht se çfarë thotë Plani i Marti Ahtisarit.

Në vendet e sipërtheksuara, forca-policia-ushtria kroate, sllovene, maqedone apo ndonjë forcë e huaj (sikurse që është rasti në Kosovë), nuk janë në funksion të mbrojtjes së kishave dhe manastireve serbe, por vetëm ligji, askush tjetër. Pra, logjikisht dhe ligjërisht, do të duhej të vlente i njëjti standard dhe, i njëjti trajtim i statusit të sigurisë dhe të mbrojtjes së kishave dhe të manastireve serbe në Kosovë, ashtu sikurse në Kroaci, në Slloveni, në Maqedoni etj.

Pavarësisht nga provokimet, nga akuzat dhe nga shpifjet e politikës dhe të propagandës shtetërore dhe kishtare të Serbisë se gjoja në Kosovë “janë të rrezikuara kishat dhe sakralet” e tyre religjioze, gjë që kjo nënkupton edhe diskriminimin dhe rrezikimin e të drejtave dhe lirive të minoritetit serb në Kosovë, shqiptarët  dhe partnerët e tyre ndërkombëtarë, nuk duhet të bijnë viktimë e një politike dhe propagande të këtillë serbe, sepse, tanimë ka perënduar “koha e artë” për invaduesit serbë dhe për kishat e manastiret e tyre, të falsifikuara dhe të ndërtuara mbi gërmadhat dhe mbi truallin e kishave dhe të manastireve shqiptare, kur ato dikur shqiptarët i ruanin dhe  i mbronin me pushkë, si rrjedhim i sundimit të  shtypjes dhe të robërisë kolonialiste serbomadhe gjatë shekujve të kaluar (XIX dhe XX).

Nuk janë në kurrfarë rreziku nga shqiptarët, as minoriteti serb, as kishat e as manastiret e tyre në Kosovën e pavarur, por është e kundërta, shqiptarët dhe Kosova ende janë të rrezikuara nga serbët dhe Serbia. Këtë e provon gjendja faktike e statusit të Kosovës Veriore (1999-2019), minoriteti serb , i drejtuar dhe i komanduar drejtpërdrejt nga Beogradi, në forma të ndryshme sabotuese, subversive dhe të padëgjueshmërisë ndaj shtetit të ri të pavarur të Kosovës, po tentojnë që me çdo kusht ta copëtojnë Kosovën Veriore  nga trupi i Shqipërisë Etnike.

Ky është problemi i krijuar nga vetë minoriteti serb, nga Beogradi dhe nga Kisha Ortodokse Serbe, jo hakmarrja e shqiptarëve ndaj serbëve të mbetur në Kosovë, për shkak të hipotekës së tyre, si rrjedhojë e ushtrimit të terrorit dhe të gjenocidit serb mbi shqiptarët gjatë viteve 1989-1999.

Mirëpo, derisa Beogardi dhe Kisha Ortodokse Serbe, t’ua imponojnë qeverisë së Kosovës dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë(KFOR, EULEX, UNMIK), që me armë t’ua mbrojnë kishat dhe manastiret serbe në Kosovë, ky fenomen, në sy të botës së civilizuar, mund të mirret, jo vetëm si pretekst i Beogradit dhe i Kishës Ortodokse Serbe, që në çdo kohë ta destabilizojnë Kosovën, por edhe si argument i pranueshëm se, kinëse minoriteti serb në Kosovë “është i rrezikuar dhe i diskriminuar-jashtë ligji” si nga  shqiptarët, ashtu edhe nga qarqet mbikëqyrëse të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Derisa në një shtet demokratik dhe të lirë, siç është Kosova, mbrohen me pushkë monumentet historike (fetare apo jofetare) dhe varrezat e ndonjë grupi etnik në kuadrin e tërësisë së një shoqërie multietnike, siç është rasti me minoritetin serb të Kosovës, atëherë, ky është një mesazh shumë i keq për botën e qytetëruar dhe demokratike, sepse krijohet dyshimi se, aty nuk funksionon ligji, nuk funksionin demokracia, nuk funksionin liria, nuk funksionin rendi dhe siguria, nuk funksionon bashkëpunimi, mirëkuptimi, toleranca, barazia, drejtësia  dhe mirëbesimi ndëretnik.

Pa marrë parasysh se, gjendja e sigurisë në Kosovë, sidomos pas pavarësimit të Kosovës (17.02.2008), është stabile dhe e sigurt për të gjithë shtetasit e saj, vënia nën mbrojtjen e armatosur të kishave dhe të manastireve serbe në Kosovë, bie në kundërshtim flagrant me deklaratat dhe me raportet pozitive zyrtare të organeve dhe të institucioneve të Kosovës, si dhe të KFOR-it, të EULEX-it, të UNMIK-ut dhe të OSBE-së, të paraqitura OKB-së, BE-së, NATO-s etj., sepse të gjitha ato flasin  se, në Kosovë gjendja e rendit, e sigurisë dhe e paqes është plotësisht në stadin e duhur dhe të kërkuar sipas standardeve vendore dhe ndërkombëtare.

Pra, defakto dhe de jure, derisa në Kosovë sundon  ligji, qetësia dhe siguria në kohë paqeje, logjikisht, nuk ekziston kurrfarë nevoje, që me armë e me roje të armatosura deri në dhëmbë, të mbrohen kishat dhe manastiret serbe qoftë nga policia e Kosovës, apo qoftë nga KFOR-i  etj.

Një mbrojtje e tillë, e imponuar nga shteti dhe nga kisha serbe, sinjalizon botën civilizuese se, nuk mund të flitet për sundimin e  ligjit, të demokracisë, as për kurrfarë sigurie e stabiliteti në Kosovë, derisa kishat, manastiret, apo xhamiat dhe teqet mbrohen me polici dhe me ushtri.Për më tepër, kjo do të nënkuptonte sundimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe anarkike në sy të bashkësisë ndërkombëtare.

 

Në paqe, të drejtat dhe liritë e njeriut mbrohen me ligj,  në mënyrë demokratike dhe  paqësore, jo me pushkë në krah dhe me tanke!

 

Pse, dhe kush, duhet t’i mbrojë kishat dhe manastiret e pakicës serbe në Kosovë, kur ato asnjë herë në historinë e derisotme të tyre nuk kanë qenë të rrezikuara nga shqiptarët, përkundrazi kanë qenë të mbrojtura. Madje, që abusrdi të arrinte epilogun tragjik (si rrjedhim i intrigave dhe i mashtrimeve të klerkëve serbë), disa shqiptarë të pavetëdijshëm dhe të verbër, edhe janë vrarë mes veti, se kush do të ishin “bajraktarë”  të mbrojtjes së Patrikanës së Pejsë dhe të Manastirit të Deçanit!?

 

Përgjigjja është shumë e thjeshtë dhe transparente, ato duhet t’i kenë ruajtur vetë serbët, ashtu siç i kanë ruajtur deri në vitet e 90-ta të shekullit XX, askush tjetër. Si? – Shumë leht, serbët, së pari, duhet që Kosovën ta pranojnë si shtet të vetin; të krijojnë marrëdhënie mirëbesimi dhe të sinqerta me shqiptarët, në frymën e përbashkësisë së vërtetë, duke e respektuar njëri-tjetrin në mënyrë të ndërsjellë; së dyti, të heshtin akuzat dhe anatemat e tyre të pathemelta (të projektuara dhe të përgatitura në forma të ndryshme të nëndheshme dhe në detaje nga shteti dhe nga kisha serbe, edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore), duke i etiketuar dhe akuzuar shqiptarët dhe UÇK-në si “organizëm terrorist”; të heqin dorë nga pretndimet e tyre territoriale ndaj Kosovës; të braktisin propagandën  dhe praktikën e deritashme shekullore me përmbajtje të urrjetjes raciste, nacionaliste dhe shoviniste, se kinëse shqiptarët “janë ardhacakë” në Kosovë; të pajtohen me shqiptarët, duke iu kërkuar falje për të gjitha krimet e gjenocidit dhe të shkatërrimeve materiale të Kosovës nga ana forcave paramilitare, militare dhe policore etj., si dhe  t’ua shtrijnë dorën popullit shqiptar se, do të  koekzistojnë në paqe dhe në mirëbesim të plotë.

Pra, vetëm serbët me sjelljet, me marrëdhëniet dhe me veprimet e tyre konkrete pozitive ndaj shqiptarëve, do të jenë garancia e sigurt dhe afatgjatë për mbrojtjen e kishave dhe të manastireve të tyre, jo policia ose ushtria e Kosovës..

 

Patriarku serb Irinej i ofendon, i shpif dhe i fajëson shqiptarët në Kosovë, duke kërkuar vetëm mbrojtjen ndërkombëtare të kishave dhe të manastireve serbe në Kosovë (!)

 

Shovinisti serbomadh, Irinej ka deklaruar se  “Do të bëjmë çmos që ta ruajmë identitetin e shenjtë serb në Kosovë…Mbrojtja e kishave dhe e manastireve serbe, vështirë është t’u besohet atyre që i kanë djegur dhe shkatërruar ato. Kjo është absurde dhe e panatyrshme…” (http://www..politika.rs/rubrike/Drustvo/Patrijarh-srpski-Ucinicemo-sve-da-zastitimo-svetinje.sr.html/29/08/2010//).

 

Kërëcënimi i patriarkut Irinej, pse  ai  së bashku me kishën dhe me  shtetin e tij, me çdo kusht po kërkon që, Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, t’ua imponojë mbrojtjen e përherhshme të kishave dhe të manastireve serbe me  ushtri ndërkombëtare, jo me policinë shqiptare të Kosovës, do të thotë: (1) Mosnjohjen  e shtetit të pavarur nga Kisha Ortodokse Serbe, (2) Ndërrimin e tezave serbomdha se shqiptarët “ janë terroristë dhe vandalistë, që rrënojnë dhe djegin kishat e manastiret serbe”, jo barbarët dhe terroristët e dëshmuar serbë, të cilët që nga viti 1878  e deri më 1999 kanë djegur jo vetëm kisha, xhamia, teqe, shkolla, shtëpi… etj., por i kanë vrarë, masakruar dhe djegur për së gjalli edhe shqiptarët e pafajshëm në shtëpitë dhe në vendbanimet e tyre, si shkak dhe pasojë e krijimit të Serbisë së Madhe me luftë, me agresion, me terror dhe me gjenocid. Kështu, si shteti, ashtu edhe kisha serbe veproi edhe në kryerjen dhe në rrumbullakësimin e gjenocidit të fundit në Kosovë (1981-1999). Kjo tezë nuk mund të ndryshohet, e aq më pak, t’u atribuohet shqiptarëve si kolektivitet as si shtet, as kur ishte fajala për disa raste të izoluara në vitin 2004,  të cilat nuk kishin karakter të përgjigjejes së retorsionit të ligjshëm ngase vandalizmi, terrorizmi dhe gjenocidi serb ka historinë e gjatë më se njëshekullore mbi shqiptarët, mbi Kosovën, mbi Anamoravën, mbi Iliridën etj.; (3) Nxitjen e mosbesimit dhe të urrjetjes armiqësore mbi bazën nacionale, fetare dhe etnike; (4) Rrezikimin e ekzistnecës jo vetëm të kishave dhe të xhamiave, por edhe të vetë minoritetit serb në Kosovë, që patjetër, në mënyrë permanente, do të impononte mbrojtjen dhe përkujdesin e bashkësisë ndërkombëtare; (5) Autonominë politike dhe eksterritoriale të kishave dhe të manastireve serbe (ashtu siç parashikon fatkeqësisht edhe Plani Marti Ahtisarit për Kosovën); (6) Ushqimin dhe mbajtjen gjallë të nacionalizmit autodestruktiv dhe autoritar etnocentrist, rikthimin e sovranitetit kolonial serb mbi Kosovën; (7) Justifikimin e së drejtës historike të serbëve, të shtetit dhe të kishës ortodokose serbe mbi Kosovën etj.

Këto janë disa nga rreziqet  më kryesore që mund të lindin, nëse edhe më tej vazhdohet me praktikën e gabuar të deritashme të mbrojtjes së kishave dhe të manastireve serbe  me polici dhe me ushtri në kohë paqeje dhe sigurie të plotë në Kosovë. Kësi shembulli absurd dhe drastik improvizues, njeriu nuk mund ta gjejë në asnjë shtet në botë, sepse çdokund në globin tokësor, kishat, manastiret, xhamiat, tempujt etj., mbrohen me ligj, jo me polici apo me ushtri, ashtu sikurse në rastin e Kosovës.

 

Shumë thejsht, nëse serbët atakojnë varrezat, xhamiat, teqet, etj. të shqiptarëve, ata  duhet të japin llogari para gjykatave kompetente, dhe regirozisht të dënohen sipas ligjit. E njëjta gjë, do të duhej të vlente edhe për shqiptarët, si dhe për minoritetet e tjera në Kosovë.

Pra të gjithë ata aktorë vandalistë që thyejnë gurë varresh, objekte kishash, manastiresh, xhamish, teqeve etj., duhet të nxirren përpara gjykatave përkatëse, dhe të dënohen sipas veprës së kryer.

 

Derisa kisha serbe kërkon që me armë të mbrohen kishat dhe manastiret e tyre qe 19 vjet (1999-2019) ngase sipas raporteve  falsifikuese të saj, ato “janë në rrezik” nga shqiptarët, kjo aletrantivë anitligjore, antikushtetuese, antidemokratike dhe antipaqësore tregon të kundërtën-hipotekën dhe mëkatet e saj ndaj shqiptarëve, të bëra, edhe  gjatë viteve 1989-1999 në kuadrin e regjimit pushtues të Slobodan Milosheviqit, ashtu sikurse në vijimësinë e historisë dhe të politikës së saj antishqiptare historike (1878-1999).

Ndonëse nuk ekziston asnjë bazë ligjore që vetëm kishat dhe manastiret e pakicës serbe të vihen nën mbrojtjen e armatosur të policisë vendore  apo të asaj ndërkombëtare në Kosovë, kjo paradigmë dhe  praktikë negative që vetëm manastiret dhe kishtat serbe të vihen nën mbrojtjen policore(vendore) dhe nën policinë dhe ushtrin ndërkombëtare, do të duhej të ndërpritej, sepse ky është provokimi, dhe pasqyra më e përthyer e imazhit të shtetit të ri të pavarur të Kosovës.

Sa më sipër, duhet të marrim parasysh edhe faktin se, derisa shqiptarët (me polici, apo pa polici) t’i ruajnë dhe t’i mbrojnë kishat dhe manastiret serbe, KONFLIKTI KOLONIAL  mbetet i hapur me serbët!

Duke qenë se Kosova me realitetin e saj të ri ka dëshmuar se është shtet i lirë, demokratik, multietnik, pluralist dhe paqësor, andaj shtrohet pyetja: – Pse vetëm Kosova dhe shqiptarët të jenë përjashtim, kur është fjala për mbrojtjen e kishave dhe të manastireve serbe me polici vendore apo të huaj?!

Ky standard i dyfishtë ndaj Kosovës, do të duhej të eliminohej sa më parë të jetë e mundur nga praktika e derisotme ngaqë është në dëm të interesave vitale të Kosovës dhe të atyre të bashkësisë ndërkombëtare, të pranishme në Kosovë.

Historia e derisotme e Gadishullit Ballkanik ka provuar se, shqiptarët nuk janë racistë, vandalistë, terroristë, vrasës, piratë, as grabitës të tokave dhe të pasurive të fqinjëve të tyre, ashtu sikurse me shekuj dhe me dekada janë dëshmuar kolonialistët dhe imperialistët serbë, malazezë, maqedonë dhe grekë, por janë një popull paqësor dhe liridashës. Mirëpo, sa ia vlen, kur këto tradtia, virtyte dhe vlera të paçmueshme të shenjta dhe demokratike dhe paqësore të tij, gjithmonë i kanë keqpërdorur serbët, malazezët, “maqedonët” dhe grekët për qëllime të tyre “të larta”-shfarosjen-spastrimin etnik të shqiptarëve dhe pushtimin me gjenocid dhe me agresion të teritoreve dhe të shtëpive të tyre. Ky është motivi kryesor pse, edhe  sot, pas pavarësimit të Kosovës, serbët pa të drejtë po kërkojnë që kishat dhe manastiret e tyre, të jenë nën mbrojtjen e përherhshme dhe hekurt të KFOR-it, jo të policisë së Kosovës, të cilën jo vetëm se nuk e njohin si polici të vetën (edhe pse në të ka policë  e komandatë serbë, madje kanë edhe ministra në qeverinë e Kosovës, gjithashtu, kanë deputetë në kuvendin e Kosovës, kanë këshillëtarë në Presidencën e Hashim Thaçit (për çfarë opinion publik nuk ka qenë i njohtuar derisa është zbuluar se, këshillëtari i tij,Branislav Nikoliq kishe qenë spiun sekret i BIA-së, të cilin menjëherë e shkarkoi presidenti Hashim Thaçi, si rrjedhim i reagimit publik të mediave në Kosovë,qershor 2019), si dhe në institucionet dhe organet e ndryshme  shtetërore të Kosovës, siç është Gjykata Kushtetuese e Kosovës etj.)., por së bashku me shqiptarët i quajnë “vandalistë” dhe “zjarrvënës” dhe “ rrënimtarë” të kishave dhe manastireve të tyre (!)

Këtë ndërrim të tezave dhe, këtë politikë dhe propagandë etiketuese serbomadhe të Kishës Ortodokse Serbe, e dëshmon, edhe kjo deklaratë kërëcënuese, ofenduese dhe shpifëse e kryepatriarkut të saj, Irinej, ku thuhet se: “Mbrojtja e kishave dhe e manastireve serbe në Kosovë, është vështirë t’u besohet atyre që i kanë djegur dhe shkatërruar ato. Kjo është absurde dhe e panatyrshme…” (http://www.politika.rs/rubrike/Drustvo/Patrijarh-srpski-Ucinicemo-sve-da-zastitimo-svetinje.sr.html/29/08/2010//).

 

Përkundrazi, rikolonizimi dhe pushtimi gjenocidal i Kosovës më 1989-1999, dëshmoi të kundërtën, serbët ishin ata zjarrvënës, shkatërrimtarë, vrastarë, vandalistë dhe terroristë, që bombarduan dhe shkatërruan deri në themel, jo vetëm “219 xhamia dhe objekte fetare”, por edhe monumentet historike dhe kombëtare shqiptare siç ishte nëdr to, edhe Shtëpia Muze e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Me gjithë akuzat dhe shpifjet ndaj shtetit të ri të Kosovës, ndaj bashkësisë ndërkombëtare (në veçanti ndaj Amerikës dhe aleatëve të saj evroperëndimorë, që kanë shpëtuar dhe e kanë njohur subjektivitetin juridik ndërkombëtar të Kosovës) dhe ndaj shqiptarëve, serbët  në Kosovë nuk kanë asnjë arsye pse të frikësohen për  statusin dhe për fatin e kishave dhe manastiret të tyre, ato lirisht mund t’i kenë lënë dyerë hapura, ashtu sikurse këtu e 100 vjet më parë, sepse askush nga shqiptarët nuk do t’i rrezikojë as nuk do t’i dëmtojë ato. Pavarësisht nga ndonjë “incident” i izoluar, që mund të ndodhë çdokund në botë, jo vetëm në Kosovë, historia e derisotme ka dëshmuar se shqiptarët nuk merren me dhunimin e gurëve të varreve dhe të varrezave, dhe manastieve dhe të kishave serbe në Kosovë, por me luftën e tyre çlirimtare kombëtare dhe antikolonialiste 100-vjeçare për t’i ritkhyer territoret e veta, të copëtuara dhe të kolonizuara me forcë, me agresion, me terror dhe me gjenocid nga serbët, nga malazezët, nga grekët dhe, së fundi edhe nga “maqedonët”(1990-2019).

 

Pra, preokupimi strategjik afatgjat i shqiptarëve në të gjitha trevat indigjene të Shqipërisë Etnike, është shkolonizimi dhe ribashkimi i tyre në një shtet të natyrshëm kombëtar dhe demokratik, ashtu sikurse shtetet e tjera kombëtare në Ballkan, jo lufta me varret, me kishat dhe me manastiret serbe, ashtu siç ka shpifur me shekuj politika propagandistike e shteteve ekspansioniste sllave në Ballkan, në kurriz të vetëvendosjes dhe të së drejtës  historike dhe natyrrore të idenitetit kombëtar, territorial dhe shtetëror të shqiptarëve dhe të Shqipërrisë Etnike në Ballkan.

 

Letër drejtue përfaqësuesve e intelektualëve të PS në Shkodër! – Nga ROMEO GURAKUQI

Të nderuem zonja dhe zotërinj!

Jam duke ju shkrue këtë letër, me cilësinë e bashkëqytetarit tuaj dhe përfaqësuesit të zgjedhun nga qyteti dhe Qarku i Shkodrës në Parlamentin e Shqipërisë, me mendimin dhe vullnetin e mirë, për të kontribue në qëndrueshmërinë shoqnore dhe atmosferën e mirëkuptimit politik pluralist në krahinën tonë, në rrethanat e degradimit total të shtetit konstitucional dhe ligjor, krizës së dy pushteteve dhe shkatërrimit të kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme në vend.

Ju jeni në dijeni se Kryeministri në detyrë, zoti Edi Rama, pavarësisht anulimit me dekret presidencial të zgjedhjeve krahinore të datës 30 qershor, po përpiqet me çdo mjet në dispozicion të pushtetit të tij personal, të realizojë një proces formal edhe në Bashkinë e Shkodrës dhe qendrat e tjera të qarkut tonë. Kjo përpjekje po vijon, pavarësisht mungesës në proces të opozitës politike, të zgjedhun nga elektorati i krahinës, në drejtim dhe përfaqësim. Vendimi i tij dhe i rrethit politikokrahinor që drejton me dorë të hekurt PS, për të shtrirë nivelin e provokimit për sundim, deri në zonat tradicionalisht kundërshtare të PPSH\PSSH, për shkak të vuejtjeve të pësueme, është një hap paprecedent në historinë e kohës së Shqipërisë parlamentare dhe vjen pas 6 viteve diskriminimi të faktuem, edhe me shifrat zyrtare të investimeve, degradimit të klimës së lirisë së biznesit, emigrimit të pashembullt të banorëve tanë. Qyteti dhe krahina jonë për nji numër arsyesh historike të një diskriminimi sistematik, të nisun nga viti 1945 nga të njëjtat familje të zonës së operativitetit të dhunshëm kundër rendit tradicional të Shqipërisë dhe mungesës së një kompensimi adekuat qualitativ në periudhat e frymëmarrjes, asht zhvendosun poshtë rolit parësor në vendimmarrjen politike dhe në peshën ekonomike dhe financiare në vend. Shkodra, dikur krenaria e qytetarisë shqiptare, për shkak të forcës së mendjeve drejtuese, peshës në ekonomi, tregti, transport, arsim, kulturë, sport, për shkak të këtij impostimi të kontrolluem të drejtimit rënës me shërbenjës krahinorë, sot ndodhet në ditët e saj ma të vështira, të cilat, në qoftë se ju do të vijoni me përulje të ndiqni lojën e arkitektëve të përplasjes civile, mund të bëhen ditë fundosjeje.

Unë mendoj që shkodranët bashkërisht duhet t’i thonë ndal përdorimit të qytetit dhe subjekteve të tij zgjedhore, për lojna politike dhe llogarina dritshkurtra, të bame në grupin e njerëzve brenda pushtetit që po shfaqet së fundmi, zbuluem në aktivitetin e zhvilluem në 6 vite, nga media prestigjioze ndërkombëtare. Shkodra nuk mund të bahet nji arenë e përplasjeve të forcës, ndërhymjeve policore, njësive paramilitare, që në fund do kenë rezultatin që shkodranët e provuan në vitet 1997-2002: ulje e mëtejshme e rolit parësor të Shkodrës në Shqipni, zbrazje e qytetit, sundim i gangsterizmit, trafik i pakontrolluem dhe një elitë drejtuese servitore edhe ma e përdorun se më parë.

Ju mund të pyesni se çfarë unë kërkoj? Asnjëherë nuk më shkon ndër mend të kërkoj dorëheqjen nga të drejtat tuaja politike konkurruese dhe as nga shpalosja e programit tuaj në një mjedis të lirë pluralist në Bashkinë dhe Qarkun e Shkodrës. Asnjëherë nuk më shkon ndër mend të bëj thirrje për të ndalun të drejtën e popullit për të zgjedhë organet e reja të pushtetit vendor, në afatet kohore kushtetuese. Kjo nuk do t’i shërbente bashkëjetesës së alternativave në konkurrencë në mjedisin qytetar me kushtetutën bashkiake më të vjetër në bashkësinë iliroarbnore. Unë kërkoj veç pezullimin e përkohshëm publik të aktivitetit elektoral tuajin personal, si drejtues dhe kandidatë, deri në zgjidhjen përfundimtare të krizës politike dhe kushtetuese të dypushteteve dhe plotësimit të konditave normale zgjedhore nacionale. Këtë kërkesë ua bëj në emër të interesave më të larta të Shkodrës, qytetarëve të saj, të djathtë, të majtë, të paanshmëve, të mërgatës sonë që nuk don asnjiherë ma të shohë të përsëritun rrënimet e kohës së gazepeve 1945, 1946, 1997, 1998.

Unë ju kërkoj anulimin e përkohshëm të të gjitha aktiviteteve zgjedhore, nga dita e sotme, në pritje që Tirana politike te zgjidhë problemin e funksionimit mbi binarët kushtetues të Republikës së fundosun në korrupsion dhe ilegalitet.

Është marrëzi të mendohet që për shkak të dhunës kryeministrore, t’i imponohet Shkodrës për katër vite, një pushtet i minorancës së minorancës, mbasi shkelet çdo parim demokratik.

Unë i kam ba thirrje dhe i kam komunikue personalisht, po ashtu, Drejtorisë së Policisë Shkodër të veprojë konform ligjit mbi Policinë e Shtetit, konform respektimit të ligjit mbi funksionimin e pushtetit vendor, duke vendosun në plan të parë interesat e sigurisë së qytetarëve të Shkodrës dhe paqes ndërkomunitare këtu. Ju duhet të keni parasysh se etërit tanë, në ditët ma të vështira, kanë gjetë përherë rrugën e marrëveshjes për ta ruajtun Shkodrën nga dhuna e përkundërt me Kodet Shkodrane të Bashkëjetesës në Pluralizëm.

Unë ju kërkoj mirëkuptimin tuaj për t’u dorëhequr nga dita e sotme, prej aktivitetit elektoral të parashikuem nga selia kryeministrore, pa nderim ndaj situatës së nderë që po kalon Shkodra.

Me besimin se ju të nderuem do të keni forca të arsyeshme për ta vlerësue pozitivisht kërkesën time, mbetem me shpresën e një reagimi patriotik dhe dashamires, për Shkodrën e zemrave dhe andrrave tona të përbashkëta.

Me nderime,

Romeo Gurakuqi.

PËR INAT TË SALI BERISHËS, ATA QË SHTIREN SIKUR DUAN TË BASHKOJNË KOMBIN, NDAJNË MEDALJE NË TIRANË, PËR GJOJA “KONTRIBUES TË ÇLIRIMIT TË KOSOVËS…!” – Nga Llemadeo

 

NDËRSA NGA MEDALJE – PRODHUESI… ANASHKALOHEN KATER PERSONALITETE MË TË MËDHA TË KOMBIT GJATË DEKADËS SË VITEVE 1990-të, SIÇ KANË QËNË: IBRAHIM RUGOVA, SALI BERISHA, REXHEP QOSJA DHE AZEM HAJDARI.

Ata që shesin propagandë fallso se sikur po duan që të bashkojnë kombin, pikërisht ata e kthyen ambasadën e Kosovës në Tiranë në shpërndarse dekorimesh për gjoja “ata që i kanë kontribuar luftës për çlirimin e Kosovës”.

Ndërsa injoruan protogonistët kryesorë që kanë luajtur një rol të pazëvëndësueshem në ndihmë të luftës për çlirimin e Kosovës.
Luftë e cila u zhvillua në të gjitha trojet shqiptare, ku të gjithë shqiptarët jetuan, ndjenë dhe vepruan me shpirt e me mëndje, në ndihmë të çlirimit të Kosovës nga okupatori sllavo serb.

Ashtu siç ndihmuan forcat e Natos, si dhe shumë liridashës e patriotë të vendeve të perendimit, shtetas të huaj, përveç emigrantëve shqiptar, të cilët u bashkuan me trupat çlirimtare në tokën e Kosovës dhe luftuan deri në ditën e çlirimit.

Nuk ka diskutim kontributi dhe ndihma e shqiptarëve për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb, por nuk është e drejtë që të ndahen kontribuesit duke ua mohuar veprimtarinë atdhetare një pjese të madhe, ndërsa duke u dhënë dekorata disa të tjerëve që jo vetëm nuk kanë dhënë kontribute për çlirimin e Kosovës, por ata kanë nxjerrë dhe pengesa e telashe të mëdha ndaj Kosovarëve të dëbuar nga Kosova.

E janë pikërisht ata ish pushtetarë, si pjesë e politikës së Tiranës në atë kohë, politikanë të Tiranës që kanë urdhëruar që Kosovarët, pra shqiptarët e Kosovës, të lejohen për të hyrë në Shqipëri vetëm me status Azilantësh.
Dhe i kanë detyruar karvanet e shqiptarëve të Kosovës, që në ditët e para, të presin në radhë, jashtë në shi e të ftohtë, në Kukës dhe Tropojë për tu paisur me kartë Azilanti të Shqipërisë, ashtu siç kishin urdhëruar Majkot e Gjinushët apo Nanosët e qeverisë…!

Mirpo populli shqiptar i Shqipërisë e injorojë atë urdhër të qeveritarëve të Tiranës së asajë kohe, dhe hapen dyert e zemrat duke i marrë vllezërit shqiptar nga Kosova në shtepiat e tyre, në vatrat e tyre, duke i trajtuar si familjarë, në kundërshtim me urdhrat e qeveritarëve të Shikut, apo ministrive të tjera, si, Klosi, Majko, Nano apo Gjinushi, ish zyrtar që për çudi u dekoruan nga Presidenca e Kosovës, për gjoja “kontribute” për çlirimin e Kosovës.

Ndërsa Gjinushi e të tjerë, sot, morën medalje nga Presidenti i Kosovës, si gjoja “konreibues” në luftën për çlirimin e Kosovës.

Kurse u anashkaluan dy figurat më të njohura të asajë kohe në Shqipëri, të cilët në vitin 1990-të e kanë ngritur çeshtjen e çlirimit të Kosovës në të gjitha diplomacitë nderkombëtare, si dhe kanë dhënë kontribute tejet të fuqishme në çdo ditë të kohës së luftës në Kosovë, me takime diplomatike të vazhdueshme, kundër serbisë, si dhe me inkurajimin e popullit shqiptar për rezistencë.

E ata që u anashkaluan ishin Sali Berisha dhe Azem Hajdari, por dhe shumë të tjerë zëra të fuqishëm tek të cilët shqiptarët e Kosovës merrnin forcë dhe shpresë për qëndresë.

Zëri dhe fjala e Sali Berishës si dhe i Azem Hajdarit, në atë kohë lufte, ishin zërat e shpresës dhe të guximit për qëndresë, zëra që i forcuan shqiptarët, siç ishin zëri i Ibrahim Rugovës, Rexhep Qoses apo i Adem Demaçit, zëra që frymzonin shpresë trimëri dhe urtësi.

Të ndash medalje në Tiranë për gjoja kontribues të çlirimit të Kosovës, medalje për inat të Sali Berishës, duke i injoruar kontributet e ti si dhe të shumë personaliteteve të tjera shqiptare, dhe në anën tjetër të shesësh pordhë për patriotizma apo për bashkim trojesh shqiptare, është një hipokrizi që i vjen era e rëndë mijra km larg… sa dhe bota sheh e dëgjon e tallet me pseudo-politikanët arrogant shqiptar, të cilët fyejnë njerzit që vërtetë dhanë kontribute të mëdha për lutën për çlirimin e Kosovës.

Sali Berisha ka bërë gabime gjatë qeverisjeve të ti, sepse ka patur ministra të korruptuar, ministra të cilët i krijuan dhe tragjedinë në ngjarjet e 21 Janarit në Tiranë, gabime për të cilat është kritikuar dhe ka humbur dhe zgjedhjet, por statusin e ti si ish President i Shqipërisë si dhe ish Kryeministër i vëndit nuk ja heq dot asnjeri në botë!
Siç nuk ja mohon dot askush zërin e ti, qëndrimet dhe vendimet e ti, si President dhe Kryeministër i Shqipërisë si kontribute për çlirimin e Kosovës nga okupatori serb…!

Do të jenë Historianët e vërtetë të Kosovës dhe të Shqipërisë, si dhe dy Akademitë e shkencave të dy shteteve, ato të cilat do të duhej të merreshin me vlersimin e çdo personaliteti shqiptar, duke studiuar në detaje kontributet që ka dhënë secili në luftën për çlirimin e Kosovës.

E pasi ato vlersime të bëhen nga krerë të shkencës dhe historisë, pasandaj do të ishte e mundur që cilido president i Kosovës të ndante medalie për ato vlersime, duke i dhënë në ambjentet e Presidencës së Kosovës, e jo në koridoret e ambasadave, pasi ambasadat nuk janë Peesidenca të shtetit.

Mirpo kur gjërat bëhen për inat të Sali Berishës, dalin sa qesharake, por po dhe aq hipokrite ndaj kombit, ndaj popullit shqiptar, andej e këndej drinave…!

Le të shpresojmë që në vitet e ardhme do të vinë burra e gra fisnikë në krye të Presidencave shqiptare, si në Kosovë dhe në Shqipëri, të cilët do të japin medalje e dekorime vetem në saje të studimeve shkencore, si dhe historike, studime të njerzëve kompetentë të kombit, e nuk do të anashkalohen më, as Sali Berisha por as Azem Hajdari, as Ibrahim Rugova dhe as Rexhep Qosja, si krerët më të njohur të kombit në dekadën e viteve 1990-të.
Krerë të cilët i ruan në kujtesë populli shqiptar si kontribuesit më të mdhenjë në mbajtjen lart të moralit të popullit shqiptar gjatë luftës së Kosovës.

Dashurinë dhe nderimin e popullit të Kosovës për Ibrahim Rugovën, Sali Berishën, Rexhep Qosen dhe Azem Hajdarin, për kontributet që ata kanë dhënë për çlirimin e Kosovës, nuk do të munden kurrë në jetë ta fshijnë inatqarët socialkomunistë as në Prishtinë por as në Tiranë, sado që të kapin pushtet me Lekë droge e bandash kriminale…!

Të respektohet dhe zbatohet kursi i guximshëm dhe reformatorë i liderit të PDK-s dhe kryeparalemntarit kosovarë, z. Kadri Veseli! – Nga AGRON SHABANI

Pa stisje, glorifikime ose ekzagjerime të tepruara: Lideri i PDK-s dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli, për çastin ose momentin është lideri ose politikani më i kompletuar, më i guximshëm dhe më enërgjikë në Kosovë. Një lider me edukatë, kulturë, ideale të larta shtetrore, nacionale dhe patriotik dhe me vizion.
Për të mos thënë këtu ‘Demirurg’ ose ‘Genèrele Intèllect’ i politikës kosovare.
Se këndejmi, në esencën ose substancën e ideve dhe teorive të njohura shkencore ose filozofike të Kadri Veselit mbi shtetin, popullin (kombin) dhe shoqërinë e gjërë shqiptare ose kosovare, si duket janë lirimi (çlirimi) esencial ose substancial i shtetit, pushtetit dhe politikës kosovare nga tezat, antitezat ose kundërthëniët e vazhdueshme më qëllim të hartimit dhe formulimit të përgjithëshëm dhe përfundimtar të një formule ose sinteze pajtuese (konvencionale) dhe të qëndrueshme që bën bartjen dhe bashkimin e të së veçantës me të përbashkëtën e njojur njerëzore (qytetare), shtetrore dhe nacionale. Kjo për faktin se vet qenësia ose ekzistenca e popullit (kombit), shtetit, sistemit ose pushtetit politik së bashku me bazën hyjnore ose profetike të çdo qenie ose krijese njerëzore si dhe të çdo gjëje tjetër ekzistuese të ngritur ose projektuar në ‘mbretërinë e lartë’ të ligjëve dhe fenomenëve të njohura ushtarake (luftarake), heroike, liridashëse dhe patriotike, e bën aktuale, të kapshme dhe gjithëmonë udhërrefyese formulën ose sintezën e njohur hegeliane sipas të së cilës: Bazat hyjnore ose profetike të një (populli) dhe të një shtetit ndodhën në heroizmin, sakrificat, të kaluarën ose historinë e tij. Apo, në historinë e tyre.
Z. Veseli, si duket në radhë të parë deshiron të sjellè rregull dhe qartësi në mendimin shtetror, nacional, parlamentar, demokratik dhe politik në Kosovë, duke u mbështetur ose bazuar në idetë dhe teoritë e njohura të Platonit dhe Aristotelit, sipas të cilave, gjykimi i shëndoshë dhe racional sikur janë të “bërë shoshë” prej gabimeve, fobive, urrejtjeve, xhelozive, paranojave, paragjykimeve, totemëve, fetishëve dhe bestytnive të ndryshme. Me ç’rast, idetë ose teoritë shkencore ose metodologjike mbi popullin (kombin), shtetin, pushtetin, politikën, diplomacinën, karierën, prifesionin, paratë (kapitalin), edukatën, kulturën, moralin dhe disiplinën e njohur institucionale, profesionale dhe konstitucionale në Kosovë, nuk i qëndrojnë logjikës dhe arsyes njerëzore ose qytetare. Duke u hedhur shpesh ose vazhdimisht në gjykime, vendime ose reagime emocionale ose joprofesionale mbi bazën e asgjësë për asgjë. Dhe, asnjëherë ose shumë rrallë mbi bazat e arsyes dhe ndërgegjës së njohura qytetare, kulturore dhe politike.

Një digresion: Gjatë një përpjekje për të shpjeguar se çfarë janë në të vërtetë lufta, fama, kariera, prona ose pasuria? Vlen të kujtohrt historia e një darke të shtruar nga Aleksandri (Leka) i Madh më gjeneralët ose bashkëluftetarët e tij pas fitorës njohur ushtarake ose luftarake kundër përsianëve: Në atë koktel të gjithë shprehin pikëpamje të ndryshme se çfarë janë lufta, fitorja, kariera, fama, lavdia dhe pasuria e luftës etj…Ndërkaq, Aleksandri (Leka) i Madh, në stilin dhe cilësinë e njohur të nxënësit dhe studentit të shkëlqyer të Aristotelit si dhe të një strategu dhe komandanti të shquar ushtarak dhe politikë, pasiqë i dëgjon dhe analizon me kujdes qëndrimet ose pikëpamjet e gjeneralëve ose bashkëluftetarëve të tij, me një gjuhë të matur, iracionale dhe elokuente, u thotë në fund miqve ose bashkëluftetarëve të tij: ‘Atëherë pra, famën, karierën, krenarinë, lavdinë, trofetë ose pasurinë e luftës, po ua lë ju -bashkëluftëtarëve të mi, ndërsa për vetën time po i ruaj nderin, moralin, guximin, shpresën dhe besimin.”, fund i citatit.
Në sytë e një komandanti ose lideri të vërtetë shtetror, nacional, politikë ose ushtarak: Edukata, kultura, morali, karakteri, holistika, primatologjia, virtyti, kauzaliteti dhe ideali i lartë shtetror, nacional, ushtarak (luftarak), politikë ose patriotikë, bartin çelësin e zhvillimit, emancipimit, përparimit, famës dhe karierës ose ardhmerisë së tij. Ndofta, paksa e çuditshme kjo për botët e sotme ose realitetin e njohur shqiptarë ose kosovarë, por kjo është e vërteta.
Në zjarrin ose nxehtësinë e debatit kosovar, politikanët e ndryshëm ditor ose periodik (sifomos ata n’PDK-s)-ndofta shpesherë do i thonë njëri-tjetrit: “Po t’i donte aq shumë kombin dhe atdheun Kadri Vesli, nuk do ishte pëpjekur ose angazhuar për të na ndryshuar ose përjashtuar nga partia si dhe nga çdo funksion zyrtarë sot?! “Dua të jem mik i virtytit dhe idealit dhe jo mik i fatit!”, tha dikur Gjergj Kastrioti.
U mor vesh se ka shumë gjëra të mira që i duam ose aspirojmë: Të jemi të famshëm, të zgjuar, të pasur, të fortë, imun, korpulent, madhështorë, të fuqishëm, dinjitozë etj. Këto janë tipare ose cilësi të njerëzve. Por, nga ana tjetër, ato janë edhe tipare, karakteristika dhe cilësi objektive, jo vetëm subjektive. Edhe shëmtia, korrupsioni, kontrabanda, krimi i organizuarn, nepotizmi, familjarizmi, tribalizmi politik, bajraktarizmi, provincializmi, iracionaliteti, fataliteti, nebuloza, mediokriteti, demagogjia ose hipokrizia, gjithashtu janë probleme serioze ose shumë të rrezikshme për arsye na vejnë përpara karakteristikave të rrezikshme dhe të dëmshme.
Këtyre dukurive iracionale dhe negative, si duket ka vendosur t’u thotë stop (mjaftë) më z. Kadri Veseli. Pa u zgjatur më me tepër në këtë vështrim ose analizë.