VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kërcënohet me jetë Kryetari i KQZ-së dhe familja e tij. Merret në mbrojtje nga Garda dhe Policia

By | July 5, 2019
1 Comments
  • author avatar
    Kadri 3 months ago Reply

    Keto jan demagogji te ketin individit se e din shum bukur cka ka vepruare me KQZ per tja plotsuar endren e projektit per te kthyer Shqiperin mbrapa me ne Krye Kriminelin qe ndoshta eshte i kercenuar nga Krimineli Rama ..

Komentet

Meta i kërkon qeverisë të ftojë në ndihmë Agjencinë Ndërkombëtare: Me rëndësi ruajtja e qetësisë

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerëson ruajtjen e qetësisë nga të gjithë dhe rëndësinë e frymës së bashkëpunimit dhe solidaritetit njerëzor, pa përjashtim, nga aktorët institucionalë, politikë, shoqërorë dhe mediatikë, për normalizimin e plotë të situatës, pas tronditjeve të ditëve të fundit.

Transparenca dhe përgjegjshmëria maksimale për evidentimin e pasojave është tepër e rëndësishme në këto momente.

Në veçanti, vlerësimi teknik i banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara është tepër i domosdoshëm për të ardhmen.

Ndaj duke vlerësuar dhe solidaritetin e vendeve partnere dhe Bashkimit Europian, Presidenti Meta i kërkon qeverisë të ftojë zyrtarisht edhe Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, që ka kapacitetet e duhura për të përcaktuar sigurinë dhe rezistencën e banesave, pallateve dhe godinave të dëmtuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Keqpërdorimi nga kushdo i kësaj situate, nuk është rruga e duhur për të përballuar një shqetësim të përgjithshëm, në mënyrë të bashkuar dhe të përgjegjshme, vetëm në interes të qytetarëve të traumatizuar nga tronditjet dhe pasojat në banesat e pronat e tyre.

Të gjithë duhet të shtojnë kontributet pozitive dhe solidare në bazë të përgjegjësive institucionale, politike, shoqërore dhe qytetare”, shkruan Meta.

Vijon paniku te “Shkëmbi i Kavajës”, rënie masive shkëmborësh, banori: Është çarë gjithë pallati

Situata të Shkëmbi i Kavajës vijon të jetë alarmante, pasi vazhdojnë të bien masive shkëmborësh në rrugë, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 5.8.

Duke folur për mikrofonin e “News24”, banorët kanë thënë se ndonëse zona është ndërtuar së fundi, në dhjetëvjeçarin e fundit, pasojat e tërmetit kanë qenë të mëdha, jo vetëm për shkak të fuqisë së madhe të lëkundjes, por edhe për arsye se ndërtimet nuk kanë qenë cilësore.

Ndërkohë, banorët vijojnë të jenë në panik nga Shkëmbi i Kavajës, prej të cilit vijojnë të shkëputen masive gurës, duke rrezikuar jetën e tyre.

I pyetur, një banor i zonës tha se gurët vijojnë të bien çdo ditë, pas tërmetit, dhe se shkëmbi ka qëndruar vetëm se nuk ka pasur lagështirë.

“Shkëmbi ka qëndruar vetën se nuk ka pasur lagështirë, por çdo ditë vazhdon të bie, që pas rënies së tërmetit. Edhe pallati ku jetojmë ne është i carë nga kati i parë deri në të nëntin. Është pranë shkëmbit. Asnjë nuk ka ardhur që të interesohet për këtë punë”, tha banori.

Si e përjetuat tërmetin?
Kur ra tërmeti të gjithë njerëzit dolën jashtë. Edhe mbrëmë ishin jashtë, se është me frikë të jesh brenda. Mbrëmë ishte frika e asaj se mos bie tërmet i fortë.

Çfarë kërkoni?
Është shumë e frikshme të jetohet në këtë pallat, pasi ka marrë çarje nga poshtë deri lart. Ne i themi qeverisë të vijë e të marrë masa për atë pallat, të shohë gjendjen si është.

Ormeni: Deri tani 400 pasgoditje, nuk mund të parashikojmë a do të ketë tërmet tjetër më të madh

Pas lajmit të rremë të mbrëmjes së të dielës, sizmologu Rrapo Ormeni ka qetësuar gjithë qytetarët shqiptarë duke thënë se tërmetet nuk mund të parashikohen.

Në një intervistë për Ora News ai tha se deri tani janë regjistruar 400 tërmete.

Rrapo Ormeni: “Pas tërmetit kryesor, tërmetet kanë ardhur duke u zvogëluar për a i përket shpeshtësisë, numri të tyre. Nga koha në kohë numri i tyre vjen duke u zvogëluar. Por edhe për sa i përket energjisë magnituda e tyre po vjen në zvogëlim.

Kuptohet që në këtë seri pasgoditjesh do të ketë tërmete të vegjël, por s’do të jenë të gjithë me të njëjtën magnitudë. Në periudha të veçanta do kemi goditje që janë më të dallueshme nga këto të tjerat. Por kuptohet që janë normale, nuk kanë asnjë rrezik.

Pas goditjet janë dukur që shoqërojnë goditjen kryesore. Ne nuk mund të parashikojmë nëse do bjerë një tërmet tjetër i pavarur apo nuk mund të parashikojmë se kjo seri i paraprin një tërmeti tjetër më të madh. Gjykojmë që kjo goditje kryesore, shoqëruar me pasgoditje është duke u shuar. Deri tani 400 goditje që janë regjistruar, me magnitudë mbi 4 kanë qenë më të pakta.”

Çfarë duhet të bëjnë qytetarët në rastet e tërmetit?

Rrapo Ormeni: “Këshilla e parë është të ruajë qetësinë dhe menjëherë sapo fillon lëkundja të vendoset nën një objekt të fortë. Kur është në krevat të vendosë duart që të mbrojë pjesët e kokës, të sigurojë fëmijët.

Por në asnjë mënyrë të tentojë të dalë sepse periudha e zgjatjes së tërmetit është 20 sekonda. Është shumë e vogël koha kështu që nuk ka mundësi të dalë jashtë.

Pas mbarimit të goditjes së parë duhet menjëherë të dilet jashtë pasi mund të ketë pasgoditje.

Shqipëri, regjistrimi i popullsisë do të realizohet në vitin 2020

Tiranë

Shqipëria ka planifikuar të realizojë censin e ardhshëm të popullsisë dhe banesave në vitin 2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Tiranë me pjesëmarrjen e zyrtarëve të institucioneve të ndryshme është organizuar konferenca prezantuese e “Censit të Popullsisë dhe Banesave 2020”, nën kujdesin e Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT) dhe në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Drejtoresha e përgjithshme e komanduar e INSTAT-it, Elsa Dhuli, në hapje të aktivitetit tha se censi 2020 do të realizohet sipas standardeve ndërkombëtare të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara(OKB) dhe Bashkimi Evropian(BE).

“INSTAT ka angazhuar të gjitha resurset e tij dhe po i kushton vëmendjen maksimale këtij procesi statistikor. Censi është bazë për ndërtimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm statistikor dhe politikëbërës. Ky cens, në përputhje të plotë me të gjitha standardet ndërkombëtare të përcaktuara nga Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, që të jetë i suksesshëm të arrijë objektivat e tij duhet të ketë angazhimin e gjithë aktorëve në vend”, theksoi Dhuli.

Erjon Luçi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë i Shqipërisë, theksoi gjatë fjalës në aktivitet se kontributi i Qeverisë së Shqipërisë për censin është i rëndësishëm.

“Censi do jetë i rëndësishëm për politikëbërjen, por do ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën sesi ne bëjmë politikat buxhetore, sektoriale apo edhe territoriale. Mund të jetë ndër burimet e informacionit më kyçe për kërkimet apo politikëbërjen në të paktën 5-10 vitet e ardhshme”, tha Luçi.

Në konferencë mbajti një fjalë përshëndetëse edhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili theksoi se ky cens do të ketë rëndësi për informacionet e besueshme.

“Sot jemi këtu për të diskutuar sfidën e radhës të INSTAT, censin e popullsisë dhe banesave të vitit 2020. Ky cens do të ketë rëndësi shumë të madhe për të dhënë në fakt një informacion të besueshëm, për të hartuar dhe vlerësuar politikat të cilat bazohen tek shifrat si dhe planifikimin e shërbimeve publike”, tha Soreca.

INSTAT ka planifikuar të realizojë censin e popullsisë dhe banesave në vitin 2020, i cili do të ndjekë metodën e numërimit të drejtpërdrejtë bazuar në operacionet në terren me përpilimin e pyetësorëve nga anketuesit.

Sipas INSTAT, për realizimin e këtij censi do të merren në konsideratë rekomandimet dhe standardet e adresuara në vendet evropiane nga Kombet e Bashkuara dhe Zyra Statistikore e Bashkimit Evropian (Eurostat).

Censi i fundit i popullsisë dhe banesave në Shqipëri është realizuar në vitin 2011.

Presidenti Meta në Durrës, takim me Prefektin: U njoha me situatën, e rëndësishme të jemi vigjilentë

Presidenti Ilir Meta, udhëtoi mbrëmjen e sotme drejt Durrësit,  aty ku ishte dhe epiqendra e tërmetit që goditi vendin pasditen e sotme.

Rreth orës 17:24, Presidenti Meta u fut në Prefekturën e Durrësit, ku zhvilloi një takim me prefektin Roland Nasto, për t’u njohur në detaje me pasojat që shkaktoi tërmeti.

 

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, pas takimit, Presidenti Meta tha se duhet të ruajmë qetësinë, ndërsa theksoi se duhet të jemi të vëmendshëm, pasi jetojmë në një rajon problematik.

U njoha nga Prefekti dhe nga Shtabi i emergjencave me punë që ata po bëjnë në terren dhe është e rëndësishme të merren masa për të verifikuar pasojat që mund të kemi edhe për të ardhmen, sidomos për banesat që mund të jenë dëmtuar dhe mund të jenë problematike për t’u banuar. Mendoj që jemi në kushtet e një vigjilence të vazhdueshme pasi jetojmë në një rajon problematik dhe është e rëndësishme të jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me vendet fqinje, në mënyrë që të jemi të përgatitur për ç’do situatë. Tani është koha për të qenë gjithmonë të vëmendshëm dhe është e rëndësishme të punohet me efikasitet nga të gjitha strukturat”, tha Meta.

Oshëtima e uraganit të LDK-së ua ka futur frikën partive rivale! – Nga Florim Zeqa

 

Si asnjëherë më parë, nga shkuarja në amshim e liderit historik Ibrahim Rugova, nominimi i zonjës Vjosa Osmani kandidate për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka prodhuar një ndjenjë të papërshkrueshme gëzimi në elektoratin e kësaj partie. Ky vullnet i elektoratit të LDK-së do ta kishte kuptimin e plotë sikur vota e elektoratit e nxjerrë LDK-në fituese absolute të zgjedhjeve.
Për këtë arsye, ky gëzim i madh i elektoratit të LDK-së rrezikon të kthehet në zhgënjim dhe thyerje të madhe shpirtërore, për shkak se në secilin variant të koalicionit pas-zgjedhor, Vjosa Osmani nuk e ka të garantuar postin e kryeministres së vendit!

Bazuar në parafushatën e kandidates për kryeministre nga radhët e LDK-së, shihet qartë se Vjosa Osmani e ka fituar një mbështetje të parezervë nga elektorati i këtij subjekti politik.
Nëse e marrim si kriter mbështetjen e fuqishme të zonjes Vjosa Osmani nga elektorati i LDK-së, atëherë pavarësisht rezultatit zgjedhor, Vjosa do duhej të merrte timonin e partisë.
Megjithatë, nuk duhet anashkaluar faktin se zgjedhjet në LDK kanë përfunduar. Prandaj, edhe vullneti i elektoratit të LDK-së mund të mbetet vetëm dëshirë poqesë Vjosa nuk arrinë t’i fitojë zgjedhjet!

Kandidimi i Vjoses, produkt i frikës për ndëshkim

Pas ngulfatjes së vullnetit të elektoratit në procesin e brendshëm zgjedhor, mbështetjen e fuqishme të elektoratit të LDK-së për Vjosen kryeministre, duhet kuptuar si dëshirë të elektoratit që ka shpërthyer si vullkan për ndryshime në LDK dhe mbarë Kosovën.
Sikur zonja Vjosa Osmani të ishte propozuar si kandidate për kryeministre vetëm 5-6 muaj më parë gjatë procesit të brendshëm zgjedhor, fitorja e LDK-së në këto zgjedhje jo vetëm që do të ishte e garantuar, mund të ishte fitore absolute e këtyre zgjedhjeve.
Mënyra e kandidimit të Vjoses vetëm 5 minuta para orës 12-të, nuk erdhi nga gjeneroziteti dhe dëshira e kryetarit dhe as e kryesisë qendrore, por erdhi nga frika e ndëshkimit nga elektorati për shkak të procesit të deformuar zgjedhor të partisë.
Sikur të pyetej elektorati i LDK-së, kryetari aktual i partisë dhe shumë nga kryetarët e degëve, humbës serik të disa palë zgjedhjeve lokale,fare nuk do të ishin rizgjedhur, madje edhe përbërja e kandidatëve për deputet do të ishte krejt më ndryshe nga seqë është.
Nisur nga ky fakt, është hera e dytë që Isa Mustafa nuk e pati guximin të përballet me elektoratin. Në zgjedhjet e kaluara e “dogji” profesorin Avdulla Hoti, ndërsa në këto zgjedhje e ka vendosur ta sfidojë Vjosen!
Mirëpo kësaj radhe situata është pak më ndryshe, mos respektimi i vullnetit të elektoratit në zgjedhjet partiake, e ka kthyer Vjosa Osmanin lidere morale të partisë.
Tendenca për “djegien” e Vjoses, do të prodhoj zgjedhjet e jashtëzakonshme në LDK për shkak të mbështetjes së jashtëzakonshme të elektoratit.
Si pasojë e ngulfatjes së vullnetit të elektoratit, sot paradoksalisht përballë katër pretendetëve për kryeminstra, Vjosa Osmani është e vetmja kandidate që nuk është lidere e partisë.

Mbajtja e premtimve, forcon besimin e elektoratit

Dy premtimet e mëdha elektorale të zonjes Vjosa Osmani; “Jo koalicion me PDK-në dhe pikë”, “do ta bëjë shkarkimin e Hashim Thaçit dhe pikë”, janë dy obligime pas të cilave Vjosa nuk guxon të vëjë presje për asnjë çmim apo presion nderkombetar, qoftë edhe nëse kushtëzohet me humbjen e postit të kryeministrit.
Në rrethanat aktuale nëpër të cilat po kalon vendi, kthimi i besimit të qytetarëve është më i rëndësishëm se çdo post politik.
Çdo rrëshqitje në premtimin bazik elektoral “Kurrë më koalicion me PDK-në”, Vjoses do t’i kushtoj me humbje të imazhit personal, dëmtim enorm të partisë dhe zhgënjim total të elektoratit.
Vjosa Osmani, e ka rastin historik që mbështetjen e fuqishme të elektoratit të LDK-së ta kthejë në forcë dhe motivim personal për ç’kapjen e partisë nga klanet dhe grupet e interesit, nga karrieristët dhe matrapazët politik.
Vjosa Osmani, besimin e elektoratit duhet ta kthejë në force dhe guxim për marrjen e timonit të LDK-së, jo me forcë por me transparencë veprimesh përmes organizimit të një procesi të rregullt zgjedhor dhe demokratik në LDK, ku secili anëtarë të ketë mundësinë e zgjedhjes dhe për të qenë i zgjedhur në parti.
Një fjalë e urtë popullore e thotë: “Sa më shumë e shtërgon pushkën, krismën e ka më të madhe”!
Përfundimisht ka ardhur koha, që zërat e ngulfatur në LDK të shpërthejnë fuqishëm, të thonë hapur atë që e kanë në shpirtë e zemër siq po e thonë për Vjosen në këto zgjedhje.
Oshëtima e uraganit të LDK-së ua ka futur frikën partive rivale, mbështetja e fuqishme e elektoratit për Vjosa Osmanin i ka tmerruar kandidatët për kryeministra.

Tërmetet në vend, 44 persona të lënduar transportohen në Spitalin e Traumës

TIRANË

Pak orë pas tërmeteve një numër i konsiderueshëm i banorëve janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Gazetarja e “Balkanweb”, Dorjana Bezat thekson se 44 persona kanë marrë dëmtime dhe si pasojë kanë kërkuar ndihmë mjekësore  në spitalin e Traumës. Qytetarët kanë marrë dëmtime në pjesët e ndryshme të trupit, por edhe në kokë.

Tërmetet kanë shkaktuar panik në qytetin e Durrësit, Tiranës, por edhe në qytetet e tjera të vendit. Deri tani nuk raportohet për jetë të humbura, por vetëm dëme materiale. Qytetarët kanë zbaritur me shpejtësi në rrugë, ndërsa shprehen se lëkundjet e tërmetit kanë qenë të forta.

“Lëkundjet shoqërohen nga pasgoditje”, çfarë paralajmëron sizmiologu i Institutit të Gjeoshkencave

Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit ka bërë një panoramë të tërmetit që goditi sot vendin. IGJEUM thotë se epiqendra ka qenë në veri të Durrësit, në Adriatik 5.8 i shkalles Rihter. Por sa i përket ndjeshmerisë vlerësohet 7 ballë në Tiranë dhe rreth 8 ballë në Durrës.



Në një prononcim për gazetarët, Llambro Duni, sizmiolog, u shpreh: “Kemi përjetuar lëkundjet më të forta sizmike në vitet e fundit. Mund të ketë dëme. Paslëkundjet do të vijojnë në zonën qëndrore, me madhësi të vogël. Veriu i Durrësit dhe rrethinat duhet të bëjnë kujdes.Pas godijes së parë 5.8 ballë kemi pasur një tjetër 5.3 ballë. Ka efekte dhe në Tiranë. Njerëzit të qetësohen, nuk presim goditje të tjera. Të mos rrinë rrugëve”.

IGJEUM flet për 2 lëkundje të forta dhe 4 më të lehta. Probabiliteti më i lartë për dëme ka qenë në epiqendrën e tërmetit, në Durrës.

IGJEUM porosit banorët e zonës së epiqendrës të tregohen më të vëmendshem pasi lëkundjet shoqërohen nga pasgoditjet.

IGJEUM thotë se ky është tërmeti më i fuqishëm në Shqipëri pas atij të 15 prillit 1979.

“Shqipëria është vend sizmik. Tërmete të kësaj natyre janë shumë të shpeshta. Tërmetet e forta ndodhin rrallë, njerëzit nuk janë mësuar. Zonat që duhet të kenë më shumë vëmendje janë ato bregdetare, rrëzë shpateve”, tha më tej Duni.

Tërmetet në vend, kryeministri Rama anulon udhëtimin drejt SHBA

Kryeministri Edi Rama ka anuluar udhëtimin e tij drejt  New Yorkut, ku kishte planifikuar të merrte pjesë në mbledhjen e Organizatës së  Kombeve të Bashkuara. Aktualisht kryeministri, Edi Rama ndodhet në Frankfurt dhe pritet të kthehet në orët në vazhdim në Tiranë.

Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik dhe frike tek qytetarët. Epiqendrat e tërmeteve kanë qenë në Detin Adriatik, në veri të qytetit të Durrësit. Dëmet më të mëdha janë shënuar në zonat përreth.

FOTOLAJM – Termeti i fortë në Durrës, çahet në dysh pallati

Lëkundjet e termetit kanë qenë shumë herë më të forta në qytetin e Durrësit.

Raportohet se në këtë qytet një pallat është çarë në dysh si pasojë e tronditjeve të forta.

Dëshmitarët raportojnë se në Durrës është krijuar nëj situatë paniku dhe qytetarët kanë përjetuar moment tmerri.

Për momentin nuk raportohet për të lënduar.

Ministria e Brendshme publikon numrat: Ja ku duhet të telefononi për të kërkuar ndihmë

Ministria e Brendshme ka publikuar numrat ku qytetarët mund të kërkojnë ndihmë, pas dy lëkundjeve të forta të tërmetit.

Njoftimi

Pas lëkundjeve të tërmetit të rënë pak minuta më parë, Ministria e Brendshme, në bazë të raportimeve të para që ka marrë nga Drejtoritë Vendore të Policisë, Shërbimet Zjarrfikëse dhe Prefekturat, njofton se nuk ka persona të lënduar dhe as dëme të rënda materiale.

Të gjitha strukturat e rendit janë në gadishmëri të plotë dhe do të marrin çdo masë për të qenë pranë dhe në shërbim të qytetarëve.

MB dhe Policia e Shtetit fton këdo që ka nevojë për ndihmë, të telefonojë në nr falas 112.

Ky është njoftim paraprak dhe pas thellimit të informacionit do të japim të dhëna të tjera.

Tronditet Tirana, termet i fortë. Panik tek qytetarët. Ja epiqendra

Lëkundjet e forta të tërmetit në Tiranë kanë shkaktuar panik dhe frikë tek qytetarët, të cilat kanë lënë menjëherë shtëpitë dhe kanë dalë në rrugë. Nga të dhënat e para fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Lëkundjet e tërmetit zgjatën për disa sekonda, ndërsa kjo shkaktoi dëme materiale në shumë banesa.

Mësohet se tërmeti i magitudës 5.8 me epiqendër në Detin Adriatik, 10 km nga qyteti i Durrësit është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit.