VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Kepi i Shpresës së Mirë – Poemë nga FAHREDIN GUNGA

By | November 15, 2015

Komentet

Biden, zyrtarisht kandidat i demokratëve për president të SHBA-së

Joe Biden zyrtarisht ka siguruar nominimin e Partisë Demokratike. Ai do të jetë kundërkandidati i presidentit aktual, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale që mbahen në nëntor.

“Ishte nder që të kandidoja në mesin e grupit më të talentuar të kandidatëve që Partia Demokratike ka pasur”, tha Biden përmes një deklarate, duke shtuar se “jam krenar të them se shkojmë në këto zgjedhje si parti e unifikuar”.

Ish-nënpresidenti amerikan, Biden ka qenë kandidati kryesor i demokratëve për zgjedhjet presidenciale, që prej se Bernie Sanders u tërhoq nga gara në muajin prill.

Biden më 5 qershor arriti që të mbledh numrin e delegatëve, që duhen për të marrë nominimin e partisë, pasi shtatë shtete në Qarkun e Kolombias mbajtën zgjedhjet paraprake presidenciale më 2 qershor.

Zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit do të mbahen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përballen me shifër të lartë të papunësisë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Po ashtu, në SHBA janë nxitur protesta pas vdekjes së afrikano-amerikanit, George Floyd, i cili vdiq pak kohë pasi ishte arrestuar nga policia në Mineapolis. rel

2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Skënder Buçpapaj: Fishtën botojeni, mos e përdhosni – Përgatiti Fritz RADOVANI

2020 VITI I AT GJERGJ FISHTËS – Skënder Buçpapaj: Fishtën botojeni, mos e përdhosni – Përgatiti Fritz RADOVANI

76 VJETORI I D-DAY, BILANCI I DITËS SË FITORES

Edhe pse fotografitë tregojnë diçka tjetër, në operacionin e trupave aleate, që zbarkuan në Normandi, kishte ushtarë nga 14 vende.

Çlirimi erdhi nga ajri. Pak pas mesnatës së 6 qershorit të vitit 1944, kontigjentet e parë të trupave aleate zbarkuan në

Normandi. Ata ishin 24.000 parashutistë që kishin si detyrë, që para se të fillonte në të gdhirë zbarkimi i trupave nga deti, të vinin nën kontrollin e tyre ura dhe pika të rëndësishme rrugore dhe të vendosnin sinjale drite për forcat ajrore. Por plani nuk funksionoi sipas parashikimeve. Era e fortë i shtyu parashutistët thellë në brendësi të Francës dhe vetëm një e dhjeta e tyre arriti në kohë në zonën e frontit. Ky sulm i gjeti gjermanët në befasi. Edhe në orën dy të natës gjeneralët e trupave gjermane të dislokuara në zonën e Atlantikut vlerësonin se situata ushtarake qe jo e rrezikshme. Në një bisedë telefonike me Berlinin ata njoftuan se lajmet për zbarkim ajror janë “të ekzagjeruara” dhe se situata është e qetë.


Manovër mashtruese

Në fakt gjendja ishte ndryshe. Në brigjet e Anglisë qe grumbulluar në orët e mbrëmjes së 5 qershorit një armatë e tërë, që është dhe armata më e madhe e forcave detare dhe ajrore në historinë e luftërave. Duke shfrytëzuar errësirën e natës armata u nis në drejtim të brigjeve franceze. “Dita-D ishte një ndërmarrje ndërkombëtare dhe jo thjesht vetëm amerikane. Në të merrnin pjesë edhe trupa britanike e kanadeze dhe me kontingjente më të vogla edhe ushtarë norvegjezë, belgë, çekë dhe sllovakë,” thotë historiani ushtarak Peter Lieb në bisedë me DW. “Atyre iu shtuan pastaj edhe njësi nga Polonia si dhe anije greke. Po ashtu ka pasur edhe një kontigjent të vogël francezësh.”

Për përforcimin e kontigjenteve kishin dërguar trupa edhe aleatët nga vendet e Komonuellthit, pra Australia dhe Zelanda e Re. Kanadezët morën përsipër me divizionin e tyre të 3-të misionin luftarak për vijën bregdetare me emrin e koduar “Juno”. ”

“Natyrisht që kemi dy aktorët kryesorë, amerikanët dhe britanikët,” thotë Lieb. “Këta të dy përcaktuan dhe strategjinë e sulmit. Por ata ishin të vetëdijshëm se kjo është një luftë në koalicion dhe se atyre u duhej të përfshinin edhe vendet më të vogla, për t’i treguar botës se kishim të bënim një ndërmarrje universale pra së bashku në luftë kundër Gjermanisë së Hitlerit.

Dita vendimtare

Në orën 6.30 – pak pas lindjes së diellit – në muzgun e mëngjesit të datës 6 qershor në brigjet e Francës u shfaqën luftanijet e para amerikane. Ato filluan menjëherë sulmin me artileri të rëndë ndaj fortifikimeve gjermane. Një orë më vonë zbarkuan njësitë britanike, kanadeze dhe franceze, që të mbështetura ndër të tjera nga luftanija polake “Dragon” sulmuan në një brez bregdetar prej rreth 80 kilometrash, i cili u shndërrua në një kohë shumë të shkurtër në një fushë të përgjakshme beteje me shumë të vdekur.”

4.200 varka zbarkimi, 1.200 luftanije, 155.892 ushtarë të vendeve aleate nga 14 kombe ishin në veprim në D-Day të mbështetur nga ajri prej avionëve ushtarakë. Kombet më të vogla u inkuadruan në trupa ushtarake të përziera. Shumica e varkave të zbarkimit i përkisnin Marinës Mbretërore Britanike, edhe pse disa nga fotografitë dhe pamjet filmike nga dita e zbarkimit sugjerojnë diçka tjetër, thotë historiani Peter Lieb: “Kjo lidhet me faktin se amerikanët kishin marrë me vete gazetarë dhe kameramanë në varkat e zbarkimit. Prandaj ne kemi shumë më shumë fotografi nga amerikanët se sa nga britanikët apo kanadezët.”


Humbjet më të mëdha

Megjithatë D-Day është ndër ditët e Luftës II Botërore dita, në të cilën amerikanët dhe kanadezët pësuan humbjet më të mëdha, thotë historiani Peter Lieb. Në orët para të sulmit gjetën vdekjen më shumë se 50% e ushtarëve, për shkak se shumë u mbytën, i zuri deti dhe nuk ishin në gjendje të mbroheshin, pra u vranë, apo sepse tanket ngecën në rërë.”

Nga dreka gjermanëve u mbaruan municionet dhe për këtë shumica e fortifikatave të murit mbrojtës të Atlantikut ranë brenda disa orësh në duart e trupave aleate. Megjithatë përparimi i trupave aleate në brendësi të Francës nuk qe i lehtë. Dhe Charle De Gaulle arriti të marshonte me një divizion tankesh në Parisin e çliruar vetëm më 25 gusht.

Beteja e

Normandisë u kurorëzua në fund të fundit me fitore, por edhe me humbje të mëdha jetësh njerëzore. Ajo mbetet një moment kyç në historinë e luftës kundër Gjermanisë naziste në dy fronte, e cila u vendos edhe në frontin lindor.dw

Gazetari i VOA-s: Policia qëlloi drejt medias gjatë protestave në Uashington

Uashington – Më shumë se 200 gazetarë kanë raportuar se janë sulmuar, plagosur apo ndaluar ose u janë shkatërruar pajisjet gjatë mbulimit të protestave mbarëkombëtare për vdekjen e George Floyd, ndërsa ishte ndaluar nga policia në Mineapolis.

Mes turmave, zjarreve dhe plaçkitjeve, gazetarët janë bërë vetë lajm kur janë përballur me policinë apo protestuesit, ndërsa kanë bërë punën e tyre për të informuar publikun.

Jason Patinkin, një gazetar i Zërit të Amerikës, ishte një nga që u gjend mes “zjarrit”.

Patinkin tha se ndërsa ai po largohej nga protesta rreth Sheshit Lafayette dhe Shtëpisë së Bardhë rreth orës 11 të mbrëmjes, ditën e dielë, policia qëlloi ndaj tij dhe një ekipi tjetër lajmesh që ishin aty.

Patinkin tha se ndërsa po largohej nga zona, u dëgjua një zhurmë e fortë dhe ajo që dukej të ishte një “granatë zhurmuese”, u lëshua dhe përfundoi pranë këmbëve të ekipit të lajmeve.

Ai tha se e ktheu kamerën përsëri dhe më pas pa se si një oficer ngriti një armë dhe qëlloi në drejtim të tij. Patinkin tha se ai “nuk mendoj fare se do të më gjuante mua”. Në pamjet e incidentit, një gezhojë duket se bie në tokë.

Gazetari tha se ai atëherë ndjeu diçka që goditi jelekun mbrojtës që kishte veshur, pranë shpatullës së majtë.

Patinkin tha se mjeti i identifikimit të gazetarit dukej, megjithëse ishte natë. Të paktën një person në videon e tij dëgjohet duke bërtitur, “Media”.

“Unë jam media, është e qartë që unë jam media”, tha Patinkin, një gazetar me përvojë që ka mbuluar konflikte dhe trazira jashtë shtetit, përfshirë në Kartoum të Sudanit. “Nuk e prisja këtë me të vërtetë.”

Videoja e tij tregon një rresht prej më shumë se njëzetë oficerësh në një kryqëzim, në kryeqytetin amerikan. Protestuesit ishin gjithashtu në zonë, tha ai.

“Unë isha me fat në dy anë,” tha Patinkin, duke përmendur se objekti që e goditi atë ishte hedhur larg tij nga e majta.

“Nëse do të ishte hedhur në të djathtë, mund të më kishte goditur në sy, të më godiste në fytyrë,” tha ai, duke përmendur se disa njerëz janë verbuar nga këto lloj armësh. Nuk ishte e mundur për të identifikuar se cilës polici i përkisnin oficerët.

Gazetarët në të gjithë Shtetet e Bashkuara kanë shpërndarë ngjarjedhe imazhe të ngjashme, duke përfshirë dëmtimet nga plumbat e gomës.

Në Long Beach të Kalifornisë, reporteri i radios KPCC, Adolfo Guzman-Lopez u godit në fyt me një plumb gome. Në një konferencë shtypi të hënën, kryetari i Bashkisë së qytetit kërkoi falje dhe shefi i policisë tha që ai do të hetojë.

Gazetarja e pavarur Linda Tirado i tha Udhëheqësit të Lirisë së Shtypit të Shteteve të Bashkuara, një grup që dokumenton shkelje të lirisë së shtypit në Shtetet e Bashkuara, se ajo kërkonte trajtim spitalor pasi u godit nga një gëzhojë në anë të kokës, ndërsa mbulonte protestat në Mineapolis. Tirado më vonë ka postuar në Twtter se humbi shikimin në njërin sy, përkohësisht.

Zyra e informacionit në Mineapolis i tha Zërit të Amerikës më herët këtë javë se disa agjenci të zbatimit të ligjit po ndihmonin në protesta dhe se kontaktet me policinë e qytetit ishin nën rishikim.

Ndjekësi i Lirisë së Shtypit po heton më shumë se 200 incidente që përfshijnë gazetarë, duke përfshirë 40 të cilët u arrestuan ose u ndaluan dhe më shumë se 150 sulme. Shumica e këtyre të fundit përfshinin policinë që sulmonte me gaz lotsjellës dhe plumba gome ose duke përdorur spraj piperi.

“Jemi të tmerruar nga përdorimi i vazhdueshëm i veprimeve të ashpra dhe nganjëherë të dhunshme të policisë kundër gazetarëve që bëjnë punët e tyre. Këto janë shkelje të drejtpërdrejta të lirisë së shtypit, një vlerë themelore kushtetuese e Shteteve të Bashkuara,” tha drejtori i Programit të CPJ, Carlos Martinez de la Serna në një deklaratë të hënën.

Patinkin tha se ai kishte qenë në situata të tensionuara ose kërcënuese më parë. Ai u arrestua për pak kohë ndërsa mbulonte protestat paqësore në Tanzani, ose kur grupe të armatosura rrethuan një hotel ku ai dhe media të tjera po qëndornin në Kartoum.

“Por unë kurrë nuk jam qëlluar”, tha ai.

Sulmet ndaj mediave, tha ai, janë “jashtëzakonisht të dëmshme” sepse ato ndërhyjnë në punën e ofrimit të informacionit kur publikut i duhet më shumë. “Unë nuk e di se çfarë ndodhi me ata protestues atje, sepse unë u qëllova, kështu që unë u largova,” tha ai./ZiA

Haxhi Shala thotë se Thaçi e Haradinaj i kanë shkuar në shtëpi në orën 1:00 të mëngjesit

Një vizitë të papritur të martën pas mesnatës e kishte pasur deputeti i NISMA’s, Haxhi Shala. Atij në shtëpi në orën 01:00 i kishin shkuar dy mysafirë të paftuar. presidenti i vendit, Hashim Thaçi e kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj. Këta dy kishin mision që ta bindnin Shalën për të ndërruar mendjen për t’i dhënë votën pro, Qeverisë së Avdullah Hotit, raporton Gazeta Express

I ftuar në Frontal tek Arsim Lani, deputeti Shala ka dhënë detaje për takimin që kishte pasur me Thaçin e Haradinaj.

“Për mu kanë ardh si miq të vjetër. As si kam thirre as si kamë ftu, veç kur i kam pa te shrëpia. Ata ma sqaruan edhe krizën politike. Më thanë që koalicioni varet krejt nga vota juaj.  Unë iu thash që i kam bashkëluftëtar e nuk mund që t’i ktheje prapa. Unë votë për Hotin nuk kam, por votë për ju të dyve kam. Ka mujt edhe Limaj një telefonatë me ma ba, e më thanë jemi në këtë gjendje. Në Prishtinë erdhën në shpi. Më erdh mirë kur i pash dytë bashkë.  Bilez unë me shaka iu thash ‘ra Albini iu bani bashkë. Kanë ardhur në ora 01 të natës e pastaj ndenjtë gogja shumë”, ka deklaruar Shala

Haxhi Shala i çel letrat, tregon me cilin ministër të NISMA-s i ka mbetur hatri

Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-s, Haxhi Shala, ka qenë një prej emrave më të diskutuar ditëve të fundit pas deklarimit të tij se nuk do të votojë për qeverinë e Avdullah Hotit, pavarësisht se partia e tij kishte lidhur koalicion.

Deputeti i NISMA’s ka thënë se problemi i tij nuk ka qenë me qeverinë e Avdullah Hotit por me zhvillimet brenda partisë së tij.

Shala në FRONTAL të T7 ka thënë se i ka mbetur hatri me emërimin e Skënder Reqicës për herë të dytë ministër, duke thënë se i njëjti nuk i ka sjellë vota partisë, raporton Gazeta Express.

“Unë i kam vërejtjet e mia për ministrat. Për njërin s’kam vërejtje dhe ai është Vesel Krasniqi, Skënder Reqica është djal i mirë, partia ia ka dhënë mundësinë një herë. Dhe kur ta jep partia mundësinë një herë, duhet fituar vota pastaj. Ne e kemi bërë ministër jashtë Malishevës, për t’i sjellë vota partisë. Ai është ministër për hatër të bacit Jakup”, ka thënë Shala në FROTNAL.

Ambasadori italian Paolo Foresti Komisionit të Venecias: Teatri Kombëtar u rrënua në 4:30 gjatë natës sikur njerëzit pa skrupuj veprojnë kur kryejnë krimet e tyre

Ambasadori italian për shumë vite në Shqipëri Paolo Foresti, mik i njohur i shqiptarëve i drejtohet Komisionit të Venecias për situatën e rëndë në Shqipëri. Voal.ch po e përcjell letrën e plotë si më poshtë në shqip dhe italisht:

 

“Zonja dhe zoterinj,

po ju shkruaj gjithashtu në emër të shumë qytetarëve që e ndjekin dhe e duan Shqipërinë, shumë prej tyre me origjinë shqiptare, të cilët muajt e fundit janë bashkuar në shoqata dhe grupe të mbledhura për të mbrojtur Teatrin Kombëtar të Tiranës.

Siç dihet, teatri u rrënua nga buldozerët në orën 4.30 gjatë natës, sikur njerëzit pa skrupuj zakonisht veprojnë kur kryejnë krimet e tyre, ndërsa disa intelektualë që ishin akoma brenda u përpoqën të kundërshtonin dhunën, madje duke rrezikuar edhe sigurinë e tyre personale. Një pjesë e historisë, kulturës dhe artit është shkatërruar duke ua mohuar qytetarëve rrënjët e tyre siç kishte ndodhur tashmë me simbolet e tjera të së kaluarës në Tiranë. Në fund të viteve ’30 të shekullit të shkuar, teatri dhe Tirana e re moderne ishin projektuar dhe ndërtuar me respektin më të madh për Tiranën e vjetër ballkanike.  Tani një spekulim tjetër ndërtimor i dënueshëm ka çuar në zhdukjen e një cope tjetër të qendrës kryesore të kryeqytetit, i cili ishte kursyer deri edhe nga vetë diktatori Enver Hoxha. Mendoni nëse në Romë do të shkatërrohej “il Foro Italico” me stadiumin prej mermeri për t’i lënë vendin një qendre moderne tregtare!

Kjo ngjarje e rëndë është pjesë e një situate të përgjithshme jashtëzakonisht shqetësuese: një parlament jo i plotë; administratat lokale në duart e një force të vetme politike; një gjykatë kushtetuese që për një kohë të gjatë është jo e plotë dhe joaktive; një shtyp i nënshtruar përpara çdo lloj shtrëngimi; një konflikt institucional që nuk premton asgjë të mirë. Tani nuk ka dialog midis palëve të ndryshme të vendit me një menaxhim shumë shqetësues të pushtetit, kjo e gjitha në një kohë kur Shqipëria do të duhet të afrohej me strukturat e saj politike dhe juridike, edhe si një organizimin administrativ i Bashkimit Evropian.

Kam jetuar në Shqipëri në vitet e vështira të periudhës së parë të postdiktaturës deri në kthesën dramatike të viteve 1996-1997 kur kontribuam në mënyrë thelbësore për të ndaluar luftën e rrezikshme civile që po merrte formë. Sigurisht që Shqipëria sot fatmirësisht nuk është më ajo e asaj kohe, por është e papranueshme që pas më shumë se 20 vitesh ne jemi dëshmitarë të përsëritjes së situatave të rënda siç është ajo aktuale, në vend që të ecet dhe përparohet drejt integrimit në Evropë. Është detyrë, unë do të thoja është një detyrim i institucioneve evropiane dhe vendeve anëtare individualisht, veçanërisht atyre tradicionalisht më afër, që të angazhohen seriozisht me shqiptarë të të gjitha tendencave për të krijuar shpejt kushtet për aderimin përfundimtar të këtij vendi të vogël, por të rëndësishëm në Evropë.

Ballkani është një pjesë thelbësore e kontinentit tonë, sikur ka treguar historia e dy shekujve dhe nuk mund të vazhdojë të jetë një arsye për destabilizimin politik dhe më gjerë.

Faleminderit në emër të shumë bashkëqytetarëve shqetësimet e të cilëve unë po i përcjell.

Punë të mbarë,

Paolo Foresti

Komisionit të Venecias”

 

—————-

 

4 giugno 2020

Gentili Signori,

vi scrivo anche in nome di tanti cittadini che seguono ed amano l’Albania, molti dei quali di origine albanese, che hanno aderito in questi ultimi mesi ad associazioni e gruppi riunitisi per la difesa del Teatro Nazionale di Tirana. Come noto il teatro è stato abbattuto dalle ruspe alle 4,30 di notte, come fanno usualmente i lestofanti quando commettono i loro crimini, mentre alcuni intellettuali ancora all’interno cercavano di opporsi alla violenza rischiando persino la loro incolumità personale. Un pezzo di storia, cultura ed arte è stato distrutto negando a tanti cittadini le proprie radici così come era già avvenuto per altri simboli del passato a Tirana. Alla fine degli anni Trenta del secolo scorso il teatro e la nuova Tirana modernista erano state progettate e realizzate nel più assoluto rispetto della vecchia Tirana balcanica. Ora un’altra biasimevole speculazione edilizia ha determinato la scomparsa di un altro pezzo del centro direzionale della capitale che in gran parte era stato risparmiato persino dal dittatore Enver Hoxha. Pensate se a Roma venisse distrutto il foro italico con il suo stadio dei marmi per far posto ad un moderno Centro commerciale!

Questo grave episodio si inserisce in una situazione generale estremamente preoccupante: un parlamento incompleto; amministrazioni locali in mano ad una sola forza politica; una corte costituzionale da ormai troppo tempo incompleta e inattiva; una stampa sottoposta ad ogni genere di coercizioni; un conflitto istituzionale che non lascia ben presagire. Ormai manca qualsiasi dialogo tra le varie componenti del Paese con una gestione del potere molto preoccupante nel momento in cui l’Albania dovrebbe invece avvicinarsi nelle sue strutture politiche e giuridiche nonché nell’organizzazione amministrativa all’Unione Europea.

Ho vissuto i periodi difficili del primo periodo post dittatura fino alla drammatica svolta del 1996-1997 quando contribuimmo sostanzialmente ad arrestare la pericolosa guerra civile che stava prendendo corpo.

Certo oggi l’Albania fortunatamente non è più quella di allora, ma è inaccettabile che dopo più di 20 anni si assista al riprodursi di situazioni gravi come l’attuale invece di camminare verso la progressiva integrazione all’Europa. E’ compito, direi obbligo, delle istituzioni europee e dei singoli paesi membri, soprattutto quelli tradizionalmente più vicini, impegnarsi seriamente insieme agli albanesi di tutte le tendenze a creare rapidamente le condizioni per la definitiva adesione di questo piccolo ma importante Paese all’Europa. I Balcani sono una parte essenziale del nostro Continente, come dimostra significativamente la storia degli ultimi due secoli, e non possono continuare a costituire motivo di destabilizzazione politica e non soltanto.

Grazie a nome dei tanti concittadini di cui interpreto le preoccupazioni.
Buon lavoro,

Paolo Foresti

Alla Commissione di Venezia

(Tekstin e përktheu Elida Buçpapaj)

Kurti për qeverinë e re: Kjo është qeveria koti

Kryeministri në largim i Kosovës, Albin Kurti tha se Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është “qeveri e paligjshme” dhe siç u shpreh ai “koti”.

Përmes një video-mesazhi nga zyra e kryeministrit, Kurti tha se të enjten nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së kryeministrit te Hoti.

“Kjo qeveri është e paligjshme. Kjo është qeveria koti. Ne jemi qeveria alternative. Nesër, nuk do ta bëj pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti. Ne vazhdojmë betejën. Do të kthehemi përsëri e shumë shpejt”, tha lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Duke folur për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, që i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për ta mandatuar Hotin për kryeministër, Kurti tha se me këtë vendim, Kushtetuesja ka zhvlerësuar veten.

“Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm. Me atë vendim ata kanë bërë agresion mbi Kushtetutën e Republikës dhe kanë zhvlerësuar vetën e tyre si Gjykatë”, tha Kurti.

Kuvendi i Kosovës votoi të mërkurën për Qeverinë Hoti me 61 vota për. Deri te kjo erdhi pasi qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti u rrëzua përmes një mocioni të mosbesimit më 25 mars. rel

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, deklarohet kundër qeverisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, kryetarja e këtij institucioni, Vjosa Osmani, duke folur për refuzimin e saj që të drejtojë seancën në të cilën u votua qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti, tha se kjo qeveri nuk përfaqëson vullnetin qytetar.

“Në radhë të parë një qeveri, e cila në tërësi varet nga votat e Listës Serbe, do të thotë nga Beogradi, dhe së cilës votën e 61 ia siguroi presidenti Thaçi në kundërshtim me rolin e tij kushtetues asnjëherë nuk mund të jetë përfaqësuese e vullnetit qytetar”, deklaroi Osmani.

Osmani nuk bëri të ditur nëse do të vazhdojë të mbajë pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës.

Në vazhdimësi Osmani ka bërë të ditur se ishte në favor të formimit të një qeverie teknike me mandat gjashtë deri në nëntë muaj dhe shkuarje të vendit në zgjedhje pas pandemisë së koronavirusit.

Qeveria Hoti është votuar të mërkurën në Kuvendin e Kosovës me 61 vota për 24 kundër dhe një abstenim.

Votë vendimtare ishte ajo e deputetit të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, i cili në fillim të seancës tha se do të votonte qeverinë pasi ia kishin ndërruar mendjen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilët siç tha ai, e kishin vizituar në shtëpinë e tij.

(Video) DioGuardi: Në vitin 1988 ja çfarë kërkova nga Bush-i për shqiptarët në Kosovë dhe Ish-Jugosllavi (VIDEO)

Kongresmeni Joe DioGuardi një nga emrat që kanë ndryshuar historinë dhe fatin e Kosovës dhe çështjes shqiptare! Voal.ch po ju sjell raportet që ai ka ndërtuar me Presidentët e SHBA George W.H Bush &  George W. Bush! Botuesit e voal.ch janë krenarë që kanë mbi çerek shekulli që bashkëpunojnë me Presidentin e LQSHA dhe eksperten e Ballkanit Shirley Cloyes DioDuardi!

——-

Voal.ch – Ish kongresmeni shqiptaro – amerikan, Joe DioGuardi, i cili është kryetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-amerikane, thotë se ka mjaft kujtime nga presidenti i 41-të amerikan. Ai e ka takuar atë shumë herë, por kujton sidomos një takim në vitin 1984, kur ish-Presidenti George Herbert Walker Bush, në atë kohë nënpresident, erdhi të bëjë fushatë për të në Nju Jork.

“Ishte George H. W. Bush, i cili bëri paralajmërimin e Krishtlindjeve, në dhjetor 1992, duke i shkruar një letër presidentit Sllobodan Millosheviç, ku thoshte: nëse e shkallëzoni më tej situatën, do të shihni se ne do të ndërhyjmë. Por edhe përpara kësaj, në vitin 1988, në tetor ose nëntor të atij viti, unë i kërkova nëse mund të bënte diçka, pas gjithë atyre gjërave që po ndodhnin me shqiptarët në ish-Jugosllavi, sidomos në Kosovë. I kërkova nëse mund të shkruante një letër të shkurtër për t’u dhënë zemër shqiptarëve. I dhashë disa sugjerime, për t’i treguar se cili ishte problemi. Ai si duket u këshillua me sekretarin e tij të shtetit dhe më dërgoi një letër të shkruar bukur. Aty ai thoshte se shqiptarët janë një popull trim dhe fisnik, pikërisht këto fjalë përdori. Ishte diçka e mrekullueshme. Më kujtohet kur ia shpërndava këtë letër komuniteteve shqiptare. Pikërisht një vit më vonë Serbia ndërhyri në Kosovë, prandaj ajo letër pati shumë rëndësi për t’u dhënë shqiptarëve shpresë.

“Unë e mbështeta qysh në fillim kandidaturën e të birit të tij George W. Bush. Ne organizuam një pritje për Bushin e ri në Hotel Sheraton të Nju Jorkut dhe unë sigurisht i përmenda atë që kishte bërë i ati për shqiptarët, sidomos në Kosovë.

“Ka rëndësi të kujtojmë se ai ishte njeriu të cilit ne i dorëzuam një peticion me 1 milion nënshkrime nga Kosova. Miku im, kongresmeni Henry Hide, i dorëzoi nënshkrimet në Shtëpinë e Bardhë. Unë besoj se ishin ato nënshkrime që sollën një kthesë, duke e bërë presidentin George W. Bush të kuptonte se ai duhet të ishte i pari që do të njihte pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008. Pra, ne kemi një trashëgimi të pasur me familjen Bush, jo vetëm me Presidentin George H. W. Bush por edhe me të birin, George W. Bush. Dhe unë jam krenar që shërbeva si një lloj ure mes të dyve.”

Më 3 qershor 2005 u bë atentati kundër gazetarit të shquar shqiptar Bardhyl Ajeti

VOAL – Më 3 qershor 2005, gazetari i shquar shqiptar Bardhyl Ajeti u qëllua nga afër në kokë me pistoletë ndërkohë që kthehej nga puna për në shtëpi. Pas një qëndrimi të shkurtër në Spitalin e Prishtinës, ai u dërgua në një spital të Milanos (Itali).

Më 25 qershor 2005 ndërroi jetë në një spital të Milanos Bardhyl Ajeti (lindur më 29 maj 1977), kolumnist i gazetës së përditshme Bota Sot, e cila botohej në Prishtinë, në Shkup, në Zyrih dhe në Nju Jork. Bardhyl Ajeti shkruante kolumna të përditshme për gazetën Bota Sot, gazetë që përkrahte dhe mbështeste liderin shqiptar, arkitektin e pavarësisë së Kosovës Ibrahim Rugova, themelues dhe udhëheqës i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partia e parë shqiptare pluraliste.

Në kolumnat e tij Bardhyl Ajeti denonconte krimet politike në Kosovë dhe kërkonte daljen e vrasëve dhe urdhëruesve të vrasjeve para drejtësisë.

Disa javë para se të vritej, Bardhyl Ajeti i kishte shkruar një letër Komisionerit të Përkohshëm të Mediave pranë UMNIK-ut, i cili ishte mbikqyrës ndërkombëtar i mediave në Kosovë. Në lerën e tj Bardhyl Ajeti i shkruante komsionerit se jeta e tij ishte nën kërcënim.

Në një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit është theksuar se nuk janë bërë hetime për vrasjen e Bardhyl Ajetit.

Bardhyl Ajeti nuk ishte i vetmi gazetar i Bota Sot i vrarë në Kosovë. Bekim Kastrati, vrarë më 19 tetor 2001 në fshatin Llaushë pranë Prishtinës, ishte gjithashtu gazetar i Bota Sot.

Edhe Enver Maloku i cili u vra në Prishtinë më 11 janar 1999 ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Bota Sot. Gjithashtu Xhemail Mustafa, i cili u vra më 23 nëntor 2000 ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Bota Sot.

Madeleine Albright mbi autoritarizmin dhe luftën kundër virusit – Nga Madeleine Albright, The Economist*

Amerika duhet të ri-angazhohet me pjesën tjetër të botës për të rikthyer besimin në të ardhmen

Në filmin e vitit 1951, “Dita kur Toka u ndal”, vizitorët nga gjithësia (kozmosi) kërcënojnë të shkatërrojnë planetin tonë nëse Lindja dhe Perëndimi nuk bien dakord të ndalojnë rivalitetin e tyre të rrezikshëm ushtarak. Si ilustrim, qytetarët e huaj e drejtojnë paralajmërimin e tyre te shkencëtarët nga të dy palët, në të cilët ata kanë më shumë shpresë se tek politikanët. Njerëzimi mund të shpëtohet, sugjerojnë ata, vetëm nëse qeveriset nga arsyeja e shëndoshë; një ndërgjegjësim i një qëllimi të përbashkët duhet t’i tejkalojë pasionet fisnore.

Në fund të vitit të kaluar, një virus i vogël filloi të transmetojë një mesazh të ngjashëm. Si përgjigje, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u kërkoi luftëtarëve kudo që ishin t’i pezullonin konfliktet e dhunshme. “Duhet të ketë vetëm një luftë në botën tonë sot,” tha ai, “lufta jonë e përbashkët kundër COVID-19.”

Deklarata elokuente e Z. Guterres gjeneroi më shumë mbështetje verbale sesa ndaljen e luftimeve. Askush nuk u befasua nga kjo gjë. Përgjatë historisë, njerëzit kanë shfaqur një tendencë dëshpëruese për përballje atëherë kur logjika e shëndoshë do të thoshte se ata duhen bërë bashkë. Dhe vitet e fundit, shumë krerë qeveritarë janë distancuar nga i gjithë koncepti i bashkëpunimit global.

Presidenti amerikan, Donald Trump, është më i zjarrti midis një grupi telashexhinjsh hiper-nacionalistë që thonë se ndërvarësia është një iluzion i krijuar nga intelektualët për të shkatërruar sovranitetin e shtetit dhe për t’ua plaçkitur njerëzve identitetin e tyre. Kjo tezë është e pakuptimtë, por mund të jetë politikë e dobishme. Në vend të frenimit të pasioneve fisnore, këta oportunistë shfrytëzojnë frikën e ndjekësve të tyre për të rritur fuqinë e tyre.

Bota po paguan një çmim të lartë për këto skajshmëri autoritare. Nuk është rastësi që pandemia filloi në një vend ku qeveria nuk ka besim te njerëzit e saj, shtyp rrjedhën e lirë të informacionit dhe parandalon që zyrtarët e saj, përfshirë profesionistët shëndetësorë, të flasin të vërtetën.

Nuk është gjithashtu rastësi që shumë prej vendeve që janë përballur efektivisht me virusin janë demokraci të forta, përfshirë Gjermaninë, Islandën, Zelandën e Re, Norvegjinë, Tajvanin dhe Finlandën (të gjitha këto vende të udhëhequra, siç po ndodh, nga gratë). Këto dhe shembuj të tjerë tregojnë se rrjedha e lirë e informacionit, debati i bazuar në fakte mbi opsionet e politikave, vetë-organizimi vullnetar i shoqërisë civile dhe angazhimi i hapur midis qeverisë dhe njerëzve janë pasuri esenciale në luftimin e pandemisë.

Për të qenë të sigurt, kur përballemi me emergjencë shëndetësore publike ne kemi nevojë që qeveritë të veprojnë me vendosmëri për të mbrojtur të mirën e përbashkët. Nuk është antidemokratike të mbyllësh shkolla dhe restorante, të kufizosh masa njerëzish, të menaxhosh udhëtimet, të urdhërosh prodhimin e pajisjeve mjekësore dhe të ngjashme. Sidoqoftë, ekziston një dallim i qartë midis përdorimit të fuqisë dhe abuzimit të tij. Kryeministri i Hungarisë, për shembull, e ka mirëpritur këtë krizë për të anashkaluar parlamentin dhe për të kufizuar lirinë e mediave.

Nëse lihen të pakontrolluara, praktikat e tilla do të dëmtojnë demokracinë në të gjithë botën. Kjo na përkujton shumë fillimet e viteve ’30 kur Depresioni i Madh minonte besimin në qeveritë konvencionale dhe pasioni nacionalist çoi në vrasjen e miliona njerëzve.

Demokracitë dhe demokratët “d” të vogël (një person që mban pikëpamje demokratike; jo domosdoshmërisht dikush që është anëtar i “Partisë Demokratike” të një shteti) në çdo shoqëri duhet të alarmohen para këtij kërcënimi. Ne duhet fuqishëm të konfirmojmë vlefshmërinë e qëndrueshme të të drejtave dhe lirive të fituara me shumë vështirësi. Ne duhet të shpërfaqim përpjekjet për të përdorur emergjencën aktuale si një arsyetim për të shkaktuar dëme të përhershme në institucionet demokratike. Më tej, ne duhet të punojmë bashkërisht për të arritur atë që asnjë vend nuk mund ta realizojë vetë – fitoren ndaj virusit.

Një nga rreziqet e mëdha të paraqitura nga liderët autoritarë është se ata kërkojnë legjitimitet duke kërkuar monopol aftësish dhe muskujsh, të nevojshme për të mbrojtur shtetet e tyre. Kjo iu lë atyre më pak mundësi sesa homologët demokratikë qe të pranojnë, e lëre më të nënvizojnë, vlerën e bashkëpunimit me të tjerët. Përkundrazi, ata i trajtojnë apelet për mirësjellje ndërkombëtare si shenja të dobësisë ose tradhtisë.

Mirëpo pandemia na përkujton se bota moderne kërkon udhëheqje të fortë në çdo nivel. Për të arritur sukses kundër virusit dhe kërcënimeve të tjera që i shpërfillin kufijtë ndërkombëtarë, shtetet demokratike duhet të ndihmojnë në ringjalljen e një mirëkuptimi themelor ndërkombëtar: duke punuar në mënyrë kreative me të tjerët, secili shtet mund të korrë përfitime.

Kjo nuk do të thotë, që demokracia ofron një garanci të një udhëheqjeje të sofistifikuar. Në Amerikë, pandemia ka ekspozuar më tej mangësitë tashmë të theksuara në besueshmërinë dhe aftësitë e banorit aktual të Shtëpisë së Bardhë. Por virtyti më i madh i demokracisë është fleksibiliteti i tij dhe aftësia për të korrigjuar vetveten. Zgjedhjet amerikane në nëntor janë më pak se gjashtë muaj larg.

Kur udhëhiqet siç duhet, Amerika mund të bëjë akoma më shumë se çdo vend tjetër për të lëvizur botën në drejtimin e duhur. Një Amerikë që e ka rikthyer zërin e saj të vërtetë mund ti ndihmojë njerëzit kudo për t’i kundërshtuar zaptuesit e pafre të pushtetit, autoritarë dhe diktatorë të mundshëm. Mund të punojë ngushtë me aleatët demokratikë për ti mbështetur ata që përpiqen ti mirëmbajnë të drejtat e tyre, zërat e tyre dhe dinjitetin e tyre. Amerika mund të bëjë shkencën dhe arsyen, jo duke përfituar në kurriz të shkathtësive të rrejshme në raport me rivalin (one-upmanship), edhe një herë bazë për vendimmarrje globale. Mund të themi, me pak fjalë, për të rikthyer besimin tonë kolektiv në të ardhmen.

Në Samitin e Gjenevës në vitin 1985, ku Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbatchev u takuan për herë të parë, presidenti amerikan ia shtroi udhëheqësit sovjetik një pyetje që po e shqetësonte një kohë të gjatë. “A do të na ndihmonit,” pyeti ai, “nëse Shtetet e Bashkuara sulmohen papritmas nga gjithësia (kosmosi)?” Gorbatchev u përgjigj pa hezituar. “Pa dyshim,” tha ai. “Edhe ne po ashtu,” u përgjigj Reagan.

Dialogu dhe solidariteti midis kundërshtarëve, atëherë, kur përballet me pyetje të tipit “Dita kur Toka u ndal”, është një kujtesë e dobishme për ne tani. Dhe sapo kriza me COVID të qetësohet, kombet do të përballen me rreziqe të tjera që kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar, duke filluar nga ndryshimet klimatike deri tek terrorizmi. Ashtu sikurse Reagan, ata do të pyesin njëri-tjetrin: “A do të na ndihmonit?”

Përgjigja do të tregojë nëse ne nuk kemi mësuar asgjë nga kriza aktuale, ose – siç do të preferoja të besoja – e ka rizgjuar logjikën që, duke qëndruar së bashku, ne mund të rifillojmë progresin drejt një bote më paqësore, më të prosperuar dhe më të sigurt.

*Madeleine Albright ka qenë Sekretare Amerikane e Shtetit në vitet 1997-2001

Sot në sheshin “Nënë Tereza” nënshkruhet peticioni për zgjedhje të reja në Kosovë

KOSOVA

Në sheshin ”Nënë Tereza” të Prishtinës në Kosovë do të nënshkruhet peticioni për zgjedhje të reja.

Sot në 18:00 do të mblidhen firmat teksa nesër Kuvendi mban seancën e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë së re me mandatar nga LDK dhe kryeministër Avdullah Hotin.

Vetëvendosja kundërshtoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke e quajtur të padrejtë dhe gjyqtarët të kapur por sot mund të jetë dita e fundit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në qeveri.