VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi në listën e personave me ndikim në Evropë

By | December 4, 2018

Komentet

Ermonela Jaho dhe kufijtë e magjisë – Nga Luan Rama

«Të vdesësh… të vdesësh në skenë! A është e mundur? – e pyeta Ermonelën dy ditë më parë në Paris duke folur për «Madame Batterfly» dhe «Traviatta». – Po, është, ose ndodh sikur të vdesësh në skenë, pasi në atë çast, kur trupi ka humbur të gjitha ndjesitë e duart i ndjen të mpira, akull, është shpirti që pulson!»…

Po, është shpirti që rijeton një lloj vdekjeje, ashtu siç mund të rijetojë dhe ndjesi të tjera në skenë. Dhe unë i fola për aktorin e «Komedisë Franceze» Rexhep Mitrovica kur dikur që luante në të njëjtën skenë në Teatrin e Bastijës «Ditarin e Nizhinskit», atë tekst madhështor midisë çmendurisë dhe gjenisë, në fund, pas duartrokitjeve ai nuk mundi të ngrihej dot nga ajo tavolinë në mes të skenës, pasi ai kishte «ngrirë», në atë shastisje të madhe të artit, nga ajo «goditje» artistike që të merr frymën dhe të lë në një gendje cerebrale të paimagjinueshme.

Të pashë tek «Batterfly» Ermonela… nesër ti do këndosh «Traviatta», për të dyqind e pesëdhjet e katër herë, për të interpretuar një heroinë aq të dashur për ty dhe për operan botërore. E di që përsëri do të «vdesësh»  në skenë (ah, ç’vdekje e bukur), ashtu siç «vdesin» artistët e mëdhenj, pasi ti ke dy dhimbje të mëdha që bashkohen në atë zemër, në atë zë hyjnor: prindërit e tu që s’kthehen më dhe dhimbjen që kërkon vetë arti. E kështu të imagjinoj si ata peshkatarët e perlave të Oqeanisë, që në një gjendje «apné» dinë të zhyten në ujrat e kaltra dhe të harrohen për kohë të tëra, thua se organizmi funksionon ndryshe, ku njeriu harron një çast jetën dhe përjeton mrekullinë e botës tjetër.

Sa herë ti ngjitesh në skenë më ngjan se përjeton pikërisht këtë dyzim të vetvetes me jetën e skenës, rolin, artin në sublimitetin e vet, aq sa para duartrokitjeve të parreshtura të publikut jo rrallë ti nuk i dëgjon ata, ti je ende e mpirë, e rrëmbyer nga hyjnitë e artit, duke qëndruar për një kohë të gjatë nën pushtetin e tyre, për tu kthyer pastaj dalëngadalë në realitetin njerëzor, për të shijuar plotësisht atë admirim të jashtëzakonshëm që të jep publiku në teatrot e botës.

Dhe unë ende pyes veten: ku janë kufijtë e magjisë të këtij arti të madh?! Dhe duke menduar për ty kthej kokën pas për të pikasur nëpër rrugët e trishta shqiptare e pastaj ato të mërgimit, atë udhë sfidash, muresh, zhgënjimesh, deziluzionesh, e megjithatë, ti ecje, pasi ishte pasioni dhe kujtesa tënde, e jetës, e fëmijërisë, që të shtynte për të ardhur deri këtu, për të ngjitur ato mijra shkallë që ne të shijojmë mrekullinë. Ç’forcë, ç’botë, ç’poetikë dhe ngjyra, drithërime e vibrato mbart ai zëri yt që n’a pështjell, që n’a pushton dhe n’a çon në botra të tjera. Çfarë ndodh vallë në ato çaste që ti këndon, ç’dramë, ç’tragjedi tjetër, personale? Kujtesa dhe dashuritë e gjakut janë pikërisht aty… E kështu ti këndon nga një skenë në tjetër, me gjakun që vërshon ndryshe, me një mistikë gjaku dhe arti. E ndjej, që pas Violetës së «Traviatta»-s ka dhe një nënë, se para Baterflait që vdes para fëmijës së saj, ka gjithnjë një nënë, tëndja. Vajza e dikurshme timide për zë ka një frymë që do t’i këndojë asaj, pasi në qiellin e syve të tua është gjithnjë ajo nënë që kurrë nuk e pa vajzën e saj në skenë, as në Tiranë e as në Opera Garnier, La Scala, Metropolitan, Covent Garden apo Orange, etj. «E strano!» do të shtoja, si zëri i asaj gruaje që u shua dhe nuk është më…

Luan Rama

Më 17 dhjetor 1932 lindi Tinka Kurti, një nga aktoret më të njohura shqiptare

Tinka Kurti lindur Thani (Sarajevë, 17 dhjetor 1932) është një nga aktoret më të njohura shqiptare.

Biografia

U lind në Sarajevë, e bija e Dedë Kolë Thanit dhe gruas së tij hungareze, Elizabetës që aktorja në fëmijëri e quante Saveta.[1] Është më e madhja nga katër fëmijët. Aktualisht jeton në Tiranë. Familja e saj u shpërngul në Shkodër kur ajo ishte në moshë të vogël. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Shkodër, ku edhe iu bashkua teatrit në moshë të re.

U ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 16 vjeç[2]. Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër. Më 1947 u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe dhe e shumë e kulturuar.

Që nga viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role. Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë” – ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa” e Çehovit. Kurti ka interpretuar edhe në kinema, në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë shiptar të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958.

Ndër vepra të tjera janë Nënë Pashako tek “Yjet e netëve të gjata” (1972), nëna tek “Çifti i lumtur” (1975), Sinjorina Mançini tek “Vajzat me kordele te kuqe” (1978), Gjyshja tek “Zemra e nënës”. Tinka Kurti ka marrë çmime të shumta, si në festivalet kombëtare të filmit, ashtu edhe në ato të teatrit. Këtyre çmimeve u shtohen edhe vlerësime të tjera të rëndësishme, si medalja “Mjeshtër i Madh i Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës.

Dy kinema, një në Tiranë dhe një në Durrës mbajnë emrin e saj. Gjithashtu, emrin e Tinka Kurtit mban edhe një shkollë në fshatin Lekbibaj në Shqipëri.

Në vitin 2003, regjisori shqiptar Esat Teliti realizoi një dokumentar të titulluar thjesht “Tinka” kushtuar jetës së saj.

Ajo është aktive edhe në ditët e sotme. Një nga shprehjet e saj është:

“Nuk e kam frikë plakjen e as vdekjen, por kam frikë nga plakja e trurit, dhe në qoftë se ky moment vjen në jetën time, mendoj se do të isha dy herë e vdekur. Për këtë arsye dua të vazhdoj të punoj.”[3]

Filmografia

  • Bota cafè 2014
  • Ne kerkim te kujt (2012) serial
  • Familjet (2009) serial
  • Filumena Marturano (2009) Teatër
  • Ne dhe Lenini (2008)
  • Mira – (2008)
  • Kosova: Desperate Search – Etjet e Kosovës (2006)
  • Dasma e Sakos – (1998)
  • Nata – (1998)
  • Zëmra e nënës – (1994)
  • Vdekja e kalit – (1992)
  • Unë e dua Erën – (1991) – Doktoreshe Keti
  • Balada e Kurbinit – (1990) – Nëna e Dardit
  • Edhe ashtu edhe kështu – (1989) – Tezja e Almes
  • Flutura në kabinën time – (1988)
  • Telefoni i një mëngjesi – (1987)- Nena e Neritanit
  • Në emër të lirisë – (1987)
  • Hije që mbeten pas – (1985) – Nena e Agronit
  • Besa e kuqe – (1982) – Dila
  • Qortimet e vjeshtës – (1982) Nena e Kujtimit
  • Si gjithë të tjerët – (1981) – Drejtoresha e shtepise se femijes
  • Mëngjeze të reja – (1980)
  • Nusja – (1980)
  • Gjeneral gramafoni – (1978)- Nena e Halit Beratit
  • Vajzat me kordele të kuqe – (1978)
  • Emblema e dikurëshme – (1976)
  • Çifti i lumtur – (1975)
  • Lumë drite – (1975)
  • Në fillim të verës – (1975)….Nena e Veres
  • Operacioni Zjarri – (1973) Mrica (motra e Pjeter Mustakuqit)
  • Yjet e neteve te gjata – (1972) Pashako
  • Guximtarët – (1970)
  • Tana – (1958). *Misioni pertej detit

Lidhje të jashtme

Biografia e plote e Tinka Kurtit

Më 8 dhjetor 1943 lindi Jim Morrison, kantautor, poet, shkrimtar dhe prodhues filmash amerikanë

James Douglas Morrison, (8 dhjetor, 1943-3 korrik, 1971), ishte kantautor, poet, shkrimtar dhe prodhues filmash amerikanë. Ai njihet kryesisht si figura kryesore e grupit të muzikës The Doors dhe është konsideruar gjerësisht si një nga personalitetet më tërheqëse të historisë së muzikës rock. Ai ishte gjithashtu autori i një sërë librash me poezi si dhe regjisor i një dokumentari dhe i një filmi me metrazh të shkurtër. Morrison është i njohur për zërin e tij bariton.

Biografia

Vitet e para të jetës

Jim Morrison ka lindur nga paraardhës Skocezë dhe Irlandezë, si i biri i Admiralit George Stephen Morrison dhe Clara Clarke Morrison. Dy prindërit e tij ishin njohur dhe dashuruar në Hawaii, ku, Admirali i ardhshëm Morrison, që në atë kohë ishte nëntoger, ishte i vendosur. Gjashtë muaj pas lindjes së James, e ëma e tij u transferua në Clearwater, Kaliforni, ndërkohë që i shoqi vazhdonte shërbimin e tij në Paqësor gjatë viteve të mbetura të Luftës së dytë Botërore. Jim nuk e takoi babanë deri në vitin 1946 kur ishte tashmë 2 vjeç. Më pas prindërit e tij sollën në jetë motrën e Jim-it, Anne Robin, lindur në 1947, dhe vëllain e tij, Andrew “Andy” Lee, lindur në 1948.

Sipas vetë Jim-it, një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe karakter-formuese të jetës së tij ka ndodhur kur ai ishte vetëm 5 vjeç. Familja e tij po bënte një udhëtim në New Mexico kur hasën gjatë rrugës nëpër shkretëtirë skenën e një aksidenti rrugor. Jim-i ka shkruar për këtë aksident në tekstet e këngëve “Peace Frog” si dhe “The Ghost Song” : “Indianë të përgjakur të shpërndarë në autostradën e agimit, Fantazma gugat mbi mendjen e brishtë e të hollë të fëmijës së ri”. Jim ka thënë se kishte vënë re indigjenët e gjakosur për vdekje nga mungesa e ndihmës mjekësore dhe të ishte dëshmitar i kësaj ndodhie e kishte frikësuar shumë.

Ai besonte se shpirtrat e indigjenëve të vdekur ishin duke u sjellë në ajër të lemerisur dhe njëri prej tyre kishte hyrë në trupin e tij. Çuditërisht, familja e tij e ka mohuar të kenë qenë dëshmitarë të ndonjë aksidenti. Duke komentuar për aksidentin, Morrison thoshte se ishte aq i mërzitur sa prindërit i kishin thënë se kishte parë një ëndërr të keqe. Megjithë mohimit të familjes së tij, Jim-i i është referuar vazhdimisht kësaj eksperience në këngët dhe poezitë e tij. Në fillimet e tij, Morrison bënte një jetë prej nomadi, pak a shumë si shumica e fëmijëve me prindër ushtarakë. I rritur në një mjedis kaq strikt dhe me disiplinë, Morrison ishte një fëmijë tepër i rregullt dhe i respektueshëm, i cili shkonte shumë mirë në shkollë, not dhe aktivitete të tjera jashtëshkollore. Për pak kohë familja e tij shpresoi se ai do të ndiqte hapat e të atit, duke u shkolluar në Akademinë Navale të Shteteve të Bashkuara në Anapolis, Maryland. Megjithatë, me hyrjen në adoleshencë, Morrison zbuloi alkoolin dhe filloi një rutinë të përdorimit të tij dhe të substancave narkotike që do të zgjaste gjatë gjithë jetës dhe do t`i jepte fund ëndrrave të prindërve të tij për një të ardhme në marinë. Gjithsesi ai ia doli të diplomohej në shkollën e mesme George Washington në vitin 1961.

Lidhjet e para me artin

I ati u transferua në Kaliforni për shërbim dhe Jim-i u rikthye tek gjyshërit në Clearwater sërish. Filloi të ndiqte St Petersburg Junior College, por vazhdoi të pinte dhe të dehej deri vonë çdo natë, duke u kthyer në shtëpi i dehur dhe duke i sjellë shqetësime gjyshërve të tij. Morrison filloi studimet universitare në Universitetin Shtetëror të Florida-s, por tashmë kishte zhvilluar një pasion për filmat, dhe me inkurajimin e një prej këshilluesve në Universitet, u transferua në shkollën e filmit në University College Los Angeles (UCLA), në Departamentin e Teatrit dhe Arteve të këtij Universiteti, ku arriti të diplomohej. Morrison bëri dy filma gjatë kohës kur studionte në UCLA, njëri quhej “Dashuria e Parë” dhe tjetri ishte më i gjatë dhe quhej “Obscura”. Pasi u diplomua në 1965, Morrison iu drejtua komuniteteve artistike bohemiane të artistëve dhe muzikantëve që rrinin përgjatë plazhit Venice, një pjesë periferike e Los Angeles. Gjendja e tij financiare ishte e dobët, prandaj në këtë periudhë ai humbi shumë peshë dhe fytyra e tij mori linjat e veçanta që do të merrnin famë botërore në fotot bardh-e-zi të bëra nga Joel Brodsky, që do të shfaqeshin më vonë në kapakun e albumit “Më të mirat e Doors”.

Jim Morrison dhe The Doors

Jim ishte një poet i mprehtë dhe duke lexuar në një nga takimet me lexime poetike në Venice, ai u lidh me ish-studentin e shkollës së tij të mëparshme, Ray Manzarek, i cili u intrigua menjëherë nga poezitë dhe shkrimet e Jim-it. Dy miqve iu bashkua shumë pak kohë më vonë edhe baterist-i John Densmore. Kitaristi Robby Krieger u bashkua me grupin pas një audicioni me rekomandimin e Densmore-it dhe kështu lindën The Doors. Duke pasur parasysh që eksperimentimi me drogën ishte një pjesë e rëndësishme në jetën e Morrison, besohet se emri i grupit ka ardhur nga libri i Aldous Huxley që fliste për efektet e drogës në perceptimet njerëzore “Dyert e parajsës dhe ferrit” (The doors of heaven and hell).

The Doors shumë shpejt krijuan një tingull tejet risor dhe në përputhje perfekte me zërin e veçantë bariton të Morrison. Ray Manzarek luante në tastierë, ndërsa stili në kitarë i Krieger kishte elementë si klasikë ashtu edhe të marrë nga flamenco Spanjolle. Interesant ishte fakti që në grup nuk kishte kitarë bas, dhe ky ishte një nga faktorët që bënte The Doors të ishin një katërshe muzikalisht unike në atë kohë. Elementet e basit i jepeshin muzikës së Doors nga Tastieristi Ray Manzarek, duke përdorur një tastierë të vogël për linja basi Fender. Duke përdorur teknologjinë e fundit të fundit të viteve ’60, The Doors prodhuan një tingull të veçantë dhe emocionues. Kjo i kushtohej në një pjesë jo të vogël teksteve të Morrison, kryesisht të nxjerra nga shkrimet dhe poezitë e tij. Këngët e tij preknin tema të errëta dhe të fuqishme, si vdekja, vrasja dhe çmenduria, së bashku me temat e zakonshme të seksit, drogës dhe Rock’n’Roll-it. Në shkrimin e teksteve gjithashtu kontribuoi edhe kitaristi Robb Krieger, i cili shkroi ose bashkëshkroi disa nga pjesët më të dëgjuara dhe të famshme të Doors, si “Touch me”, “Love me two times”, dhe më e rëndësishmja “Light my fire”.

The Doors firmosën një kontratë me shtëpinë diskografike ELektra në fillim të 1967, nxorën në treg albumin e tyre të parë The Doors dhe filluan të kishin shumë sukses menjëherë pas kësaj. Kënga e parë që nxorrën në treg ishte “Break on through”, por ishte me “Light My Fire” që ata kapën majat e klasifikimeve në qershor 1967 dhe vendosën emrin e tyre në listat e më të preferuarve të kohës.

Në kohën kur nxorrën albumin e tyre të dytë, Strange Days, Doors ishin kthyer në fenomen kombëtar të muzikës, si dhe një nga bandat e rock-ut më popullore të të gjithë botës. Përzierja e stileve nga blues-i dhe rock-u me psikedelikë-n, i bëri ata të parezistueshëm për të rinjtë adhurues të rock-ut. Zgjedhja e teksteve të tyre ishte aq e tejskajshme sa edhe shijet letrare të Morrison dhe përfshinte “Alabama Song” nga opereta e Brecht dhe Weill, “Rise and Fall of The City of Mahogonny” e cila ishte shkruar dhe luajtur për herë të parë në 1930. Grupi gjithashtu krijoi edhe një zhanër të ri këngësh duke prodhuar pjesë me koncepte të zgjeruara, si këngët e famshme epike “The End”, “When the Music`s Over” dhe pjesa e tyre e famshme në koncerte, “Celebration of the Lizard”.

Një faktor tjetër që i bënte The Doors tepër të famshëm dhe rinovues ishte mënyra se si Morrison dhe Manzarek prodhonin filma për të shoqëruar muzikën e tyre. Ata prodhuan një film për këngën e tyre të parë, “Break on Through”, që tregonte katër pjesëtarët e grupit duke luajtur nën një dritë të zbehtë me filmime të shkëputura dhe të alternuara. Gjithashtu prodhuan filma edhe për këngë të tjera, si “The Unknown Soldier”, “People are Strange” dhe “Moonlight Drive”.

Albumi i tretë i Doors, Waiting for the Sun, doli në 1968. Morrison fillimisht kishte planifikuar që ky album do të përmbante disa këngë me koncept të zgjeruar, përfshirë “Celebration of the Lizard”, e cila do të zinte të gjithë gjatësinë e anës B të diskut, por shtëpia diskografike Elektra hodhi poshtë këtë propozim, gjë që e zemëroi mjaft Morrison. Që nga ky moment, Jim u bë mjaft rezistues ndaj kërkesave, si të shtëpisë diskografike, ashtu edhe të publikut të grupit në koncerte, duke i injoruar vazhdimisht kërkesat e tyre për të kënduar këngët e tij më të famshme, siç ishin “Light my Fire” dhe “Love me two times”. Në një nga këto koncerte në Miami, Florida, ai u arrestua për sjellje të pahijshme dhe ekspozim të seksit të tij në publik. Gjyqi i tij i kushtoi The Doors shumë koncerte të anulluara dhe famë. Jim u gjykua në gusht të 1970 për ekspozim të turpshëm në publik dhe sharje dhe u dënua me 8 muaj burgim, por e shleu dënimin e tij në arrest shtëpie.

Albumi i katërt i Doors quhej The Soft Parade, dhe përmbante një tingull mjaft më të orkestruar, të drejtuar më shumë drejt pop-it sesa në disqet e tjera. Ndryshimi në stilin muzikor nuk u prit mirë dhe ky album u godit gjerësisht si nga kritika ashtu dhe nga publiku. Më pas regjistruan albumin Morrison Hotel dhe Absolutely live. Pas një pushimi të gjatë nga regjistrimet, grupi u mblodh përsëri bashkë në 1970 për të regjistruar atë që do të ishte edhe albumi i fundit i The Doors me Jim Morrison, L. A. Woman.

Ashtu si edhe albumi i tyre i katërt, edhe ky album kishte një tingull mjaft komercial dhe të përpunuar, me një instrumentim të imët, si për “Mr. Mojo Risin” dhe “Been Down so Long”, por albumi u shpëtua nga futja në të e këngës “Riders on the Storm”. Megjithë suksesin e albumit, producenti i tij Paul A. Rothschild, që kishte qenë me grupin që në albumet e parë, u largua duke thënë se muzika e tyre ishte kthyer në “muzikë baresh”. Albumi niste me një shpërthim të tingujve të vjetër, lirika personale dhe poetike, dhe më pas vazhdonte me muzikë të përpunuar, si shumë grupe rock-u të kohës.

Jim Morrison dhe jeta e tij personale

Gjatë karrierës së tij muzikore, Morrison ishte po aq famëkeq për seksualitetin e tij të harlisur dhe imoralitetin, sa ishte dhe për konsumimin e substancave haluçinogjene dhe stilin e jetës Rock’n’Roll. Tre muaj pasi arritën një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e parë, The Doors u ftuan në spektaklin e Ed Sullivan, një spektakël shumë popullor me bisedime nate që kishte ftuar më parë figura të mirënjohura të muzikës si Elvis Presley dhe The Beatles. Morrison shkaktoi bujë kur pranoi të ndryshonte gjatë këngës “Light my Fire” një varg që implikonte përdorim të drogës dhe më pas vazhdoi gjithsesi të këndonte këngën në versionin e saj origjinal. Ftuesi i tyre Ed Sullivan, u nxeh tejmase për këtë aq sa refuzoi t’i jepte dorën anëtarëve të grupit pas shfaqjes së tyre. Ata nuk u ftuan më në këtë spektakël. Kundërpërgjigja e Jim për këtë ishte : “E çfarë pastaj ? Ne ishim njëherë aty !”. Ai u arrestua në 9 dhjetor 1967 në skenë gjatë një koncerti sepse kishte tentuar të shkaktonte një kryengritje duke i thënë adhuruesve të tij se ai dhe gazetarja Patricia Kennealy ishin gjuajtur me shkop gome nga policët. Megjithëse ai njohu partneren e jetës dhe shoqëruesen e përhershme, Pamela Courson, shumë kohë para se të bëhej i famshëm dhe ndenji me të deri sa vdiq, çifti kishte zënka të shpeshta, mendohet se për arsye të besnikërisë së munguar të Morrison. Ai thuhet se kishte marrëdhënie të rregullta seksuale me adhurueset e tij si dhe me personalitete të tjera të skenës së rock-ut në atë periudhë, si Nico nga Velvet Underground, Grace Slick nga Jefferson Airplane dhe Janis Joplin, të gjitha nën efektin e alkoolit, halucinogjenëve dhe LSD. Ai dhe Pamela u shpërngulën në Paris, Francë, në mars 1971, pasi një nga apelimet e tij të fundit në gjyqin e Miami-t u hodh poshtë, me qëllimin për të hequr dorë nga muzika dhe për të vazhduar me ambiciet e tij letrare.

Në 3 korrik 1971, Jim Morrison u gjend i vdekur në vaskën e apartamentit të tij në Paris. Policia lokale e shpalli vdekjen e tij të shkaktuar nga një atak zemre, por nuk iu nënshtrua autopsisë. Zëra ka se mund të jetë shkaktuar nga një mbidozë heroine dhe alkooli. Lajmi i vdekjes së tij u mbajt i fshehtë për pothuajse një javë nga pjesëtarët e tjrë të grupit dhe Pamela, gjë që ndezi zëra se mund të mos ishte e vërtetë. Varri i James Douglas Morrison ndodhet në varrezën Pere Lachaise, Paris, Francë dhe është atraksioni i katërt i Parisit pas Kullës Eiffel, Notre Damit dhe Harkut të Triumfit.

Pas Vdekjes

Vdekja e Jim Morrison shkaktoi shumë zhurmë në rrethet e artistëve kontemporanë dhe adhuruesve. Për The Doors ishte mbarimi i një epoke dhe fillimi i një tjetre;asaj të prodhimit të numrit më të madh të albumeve dhe të një fame të jashtëzakonshme. Gjatë viteve të fundit të jetës Jim-i kishte regjistruar një numër të konsiderueshëm të poezive të tij në studion ku grupi regjistronte këngët ose në vende të tjera alternative dhe pjesëtarët e tjerë të grupit i përdorën ato për të regjistruar albumin ”An American Prayer : Jim Morrison”, me pjesë muzikore nga The Doors dhe zërin e Jim Morrison.

Pas vdekjes së tij, e gjithë pasuria e tij i kaloi Pamela Courson, në bazë të një testamenti që Jim Morrison kishte hartuar në vitin 1969. Në këtë testament, megjithëse e deklaronte veten të pamartuar asnjëherë, ai ja linte të gjithë ato që i përkisnin shoqërueses së tij të gjithë jetës. Pas vdekjes së saj në 1974 nga një mbidozë heroine, pasuria e Jim Morrison i kaloi prindërve të saj, megjithë proçesit gjyqësor që zhvilluan prindërit e Morrison kundër tyre. Familja Courson ka në zotërim të saj të gjitha materialet si poezitë, materialet filmike, dhe regjistrimet e Jim Morrison.

Kuriozitete

  • Ka lindur në orën 11:55.
  • Jetoi në të gjithë kohën kur nuk ishte i famshëm në një hotel të lirë në bulevard-in La Cienega, Los Angeles.
  • Nuk u martua kurrë ligjshëm, por bëri një martesë pagane të quajtur “puthitje duarsh” me gazetaren Patricia Kennealy, e cila ndryshoi mbiemrin e saj në Morrison. Të njëjtën gjë bënte dhe Pamela Courson në raste të rralla.
  • Refuzoi të marrë pjesë në festival-in e Woodstock në 1969 sepse i druhej një atentati në skenë.
  • Këngëtari i tij i preferuar ishte Frank Sinatra.
  • U frymëzua nga shkrimet e Friedrich Nietzsche, Norman Mailer dhe Arthur Rimbaud, midis shumë të tjerëve.
  • Disa nga pseudonimet e tij ishin Mbreti Hardhucë, Politikani Erotik, Poeti Amerikan, Dionisi, Mr. Mojo Risint. Ky i fundit është edhe një anagram i emrit të tij Jim Morrison.
  • Gjatë viteve të fundit të jetës botoi me fondet e tij personale dy vëllime me poezi, Zotët dhe Krijesat, që pas vdekjes iu ribotuan në një vëllim të vetëm të quajtur Zotët dhe Krijesat.
  • Jim në moshën 5-vjeçare, duke kaluar kufirin e Meksisës, pa një indian, i cili e ndoqi gjatë të gjithë jetës, dhe ka qënë një nder frymëzuesit e tij.

«Herën e parë që kam zbuluar vdekjen… isha unë, nëna ime dhe babai im, dhe ndoshta edhe motra ime, dhe gjyshërit e mi, dhe ne po kalonim nëpër shkretëtirë në agim, dhe një kamion plotë me punëtorë indian ishte u përplasur me një tjetër makinë apo diçka, por mbaj mend se ka pasur indian të shpërndarë në rrugë, gjakderdhje dhe njerëz duke vdekur… mirë, ky ishte takimi im i parë me vdekjen, unë duhet të kem qenë katër apo pesë vjeç. Ne ndaluam makinën… unë isha vetëm një fëmijë, dhe një fëmijë është si një lule me petalet që i tund era… Unë me të vërtetë mendoj se në atë moment shpirti i një nga ato indianëve, ose ndoshta shpirtrat e shumë prej tyre ata ishin duke u endur si të çmendur dhe këto u hodhën në kokën time dhe unë kam qenë si një sfungjer të gatshëm për të thithur ato. Kjo nuk është një histori fantazmë. Kjo është diçka që ka një kuptim të thellë për mua.»

  • Së bashku me Ray Daniel Manzarek qenë nismëtarët e grupit Doors.
  • Një ndër thëniet e tij më të famshme ishte : «I am lizard king ! I can do anything !» : Unë jam Mbreti Hardhucë dhe mund të bëj cdo gjë !
  • Jim përpara se të krijoheshin Doors, shkoi të qëndronte në shkretëtirë për t´u frymëzuar.
  • Ai pati fatin e mallkuar të bënte pjesë në “Mallkimi i ´j´-27.”, i cili është mallkimi i të famshmëve të cilëve u fillon emri me ´j´dhe kanë ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare, si : Jim Morrison, Janis Joplin, Jimmie Hendrix, Brian Jones (dhe të tjerë si Amy Winehouse të cilës nuk i fillon emri me ´j´).
  • Ka vdekur në Paris, në një vaskë.

Dy këngëtaret shqiptare nominohen për çmimet “Grammy”

Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë dy këngëtaret me origjinë shqiptare të cilat kanë hyrë fuqishëm në tregun muzikor ndërkombëtar. Viti 2018 ka qenë mjaft i suksesshëm për të dyja këngëtaret, të cilat kanë nxjerrë këngë që janë kthyer në hite. Por surpriza më e madhe është, se të dyja këngëtaret janë nominuar për çmimet më të rëndësishme muzikore Grammy.

Këngëtarja Shqiptare Bebe Rexha është kandiduar në dy kategori atë për duetin më të mirë Country për këngën “Meant to Be” dhe artistja e re më e mirë në botë. Në këtë kategori është nominuar edhe këngëtarja tjetër shqiptare , Dua Lipa.Grammy konsiderohet Oscar-i i i muzikës dhe kjo është pritur me lot nga 29-vjeçarja shqiptare Bebe Rexha.

Kjo është hera e parë që artistë shqiptare nominohet për çmimin më të rëndësishëm muzikor. Ceremonia madhështore do të mbahet me datë 10 shkurt të vitit 2019 në Kaliforni, SHBA.

Ndërkohë Bebe Rexha ditën e sotme ka postuar në Instagram një video ku shfaqet duke qarë nga gëzimi që është nominuar si artistja më e mirë në çmimet muzikore Grammy. “Kur sapo ke zbuluar që je nominuar për çmimin si artistja më e mirë në Grammy”- shkruan Bebe Rexha në Instagram.

Këngëtarja shqiptare Era Istrefi në listën e personave me ndikim në Evropë

Kompania mediale Politico ka përpiluar një listë të 28 personave që do ta formësojnë Evropën në vitin e ardhshëm.

Këtë herë, ky medium në vend të përzgjedhjes së vetëm një personi, në këtë rast, liderin e të djathës ekstreme në Itali, Matteo Salvini, ka renditur 27 persona në tri kategori: kryesit, ëndërrimtarët dhe përçarësit.

Sipas Politicos, këngëtarja Era Istrefi është duke vendosur Kosovën në hartë, ndonëse disa nuk kanë dëshirë që ky vend të jetë aty.

Ajo është renditur si ëndërrimtarja e tretë e Evropës. Në listë gjendet edhe politikania ambicioze, Yulia Tymoshenko, e renditur e pesta në listën e kryesve, shkruan rel.

Përveç tyre në listë gjendet edhe filozofi dhe shkrimtari, Mihai Șora, i lindur më 1916 në atë që sot njihet si Rumani. Së fundi ai është kthyer në fytyrën e protestave të shkallës së gjerë kundër qeverisë. Ai ka zënë vendin e nëntë në listën e përçarsve.

Ndërkohë në librin e tij të vitit 2017, “Pas Evropës” studiuesi bullgar, Ivan Krastev ka paralajmëruar se ato që deri në atë kohë janë cilësuar si seri të goditjeve të izoluara, kriza e migrantëve, Brexit, fitorja e presidentit amerikan, Donald Trump në Shtetet e Bashkuara dhe rritja e popullizmit në Evropë, janë shenja të një sëmundjeje moderne që ka kapacitet për të përçarë Bashkimin Evropian.
Ai është renditur si i shtati në listën e ëndërrimtarëve.

Takime në FEST: Benardo Bertoluçi: Publiku – pjesë përbërëse e artit filmor – Nga GANI MEHMETAJ

Shkurt, 1980

Në konferencën për shtyp u paraqit Bernardo Bertoluçi, regjisor i madh italian e botëror, për filmat e të cilit ka pasur vlerësime ndër më kotraverset, interesimi i gazetarëve ishte i madh. Edhe pyetjet që iu bënë, ishin të ndryshme. Shikuesit e njohin nga “Tangoja e fundit në Paris”, Sagën “Shekulli XX”, kurse në FEST-in 80 u prezantua me filmin “Hëna”, i cili, po ashtu, nxiti polemika të ashpra në radhët e njohësve të filmit.

* Si e ndieni veten gjatë edhe pas xhirimit të ndonjë filmi?

– Kur e dëgjova Jevtushenkon (mysafir i FEST-it, poet i njohur rus dhe aktor i filmit “Fluturimi” ( vërejtje jona ), duke i recituar vargjet e veta, menjëherë m’u kujtua me nostalgji e kaluara, kur edhe unë shkruaja vjersha, para se të merresha me film. Të lumtur janë poetët. Kur e shikoja filmin “Hëna” së bashku me publikun, mendoja se sa e pasigurt është puna në film. Kjo është sikurse udhëtimi me anijen e kusarëve, ku nuk e dini përfundimin. Me siguri këtë përshtypje e kanë edhe krijuesit e tjerë, kompozitorët a shkrimtarët gjatë krijimtarisë. Vetëm kur të shoh marrëdhëniet e shikuesve ndaj veprës sime, atëherë filloj ta kuptoj edhe vetë domethënien e saj dhe të mendoj se filmi përfundon vetëm me përjetimin e shikuesve. Është ky një përjetim i fuqishëm, i ngrohtë e dashamirës.

A konsideroni se filmi “Hëna” i takon stilit tuaj “bertoluçian”?

– Kjo po tingëllon sikur “Shekulli XX”  ishte filmi im i parë dhe sikur para tij të mos ishte “Tangoja e fundit në Paris”, i cili është më afër “Hënës”. Dhe para “Tangos…” prapë është “Konformisti” e “Strategjia e merimangës”, të cilët janë kryekëput filma politikë. Në tërë krijimtarinë time ekziston njëfarë largimi dhe afrimi i sërishëm. Xhiroj një film politik dhe menjëherë pastaj të kundërtën e tij. Konsideroj se për këtë kam të drejtë.
“Hëna” është melodramë, e megjithatë nuk e konsideroj as turp dhe as dobësi që është i tillë. Madje, kisha synim ta bëja melodramë. Dihet që drama si formë e tërësi narrative përdoret më të madhe në vendin tim. Në njëfarë mënyre edhe “Shekulli XX” ishte e një formë të ngjashme. I kuptoj dilemat e kritikëve rreth “Hënës”. Për çdo rast, po them që më parë, se “Hëna” nuk është film psikologjik. Nuk kam asgjë kundër mendimeve të ndryshme të kritikës, mirëpo konsideroj se ata duhet shikuar filmin së bashku me publikun. Dhe vetëm atëherë mund të japin vlerësime objektive. Fundja publiku është pjesë përbërëse e artit filmor, të cilit i kushtohet ky art. S’di pse duhet të turpërohemi para temave të tilla, siç është tema e filmit tim.

*A mund të manipulohet me temën dhe me publikun, sipas jush?

– Ka vende ku kritika është truri i institucionalizuar i shikuesve. Të mjerët shikues! Kjo s’duhet keqkuptuar. Kritikët që nuk e ndiejnë reaksionin e shikuesve, do t’u mungojë dimensioni i vërtetë. Filmi pasqyrohet në publik, kurse publiku në film. Me fjalë të tjera, filmi është art popullor, ndërsa kritikët duhet të përpiqen t’ua interpretojnë sa më mirë masës domethënien e tij.

*Disa e vlerësojnë filmin tuaj “Hëna” film politik?

– Çdo film është politik, pra edhe ky deri në atë masë, në të cilën i pranon skemat e tilla të jetës që i ofron klasa në pushtet. Në Itali, në këtë moment, të rinjtë janë të detyruar të bëhen çfarë nuk janë në të vërtetë. Gjeneratat e reja prej 15 deri ne 25 vjeç janë të gjykuara në peripeci e vështirësi, çfarë u imponon shoqëria konsumatore. Pra, ata janë të mbështjellë me vlera të zbrazëta. E vetmja vlerë që çmohet në botën konsumatore, është vlera e tregut. Unë, në fund të filmit “Hëna”, e kam përdorur strategjinë, e cila është antipod i zhgënjimit.

P.S. me Bernardo Bertoluçin u takuam herën e dytë në Bruksel me 1996 në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar. Ishim me Isa Qosjën. Na ftoi në Romë vitin e ardhshëm, mirëpo u krijuan rrethana të tilla në Kosovë sa që ishte e pamundur të shkonim.

 Nga libri: Magjia e ekranit të Gani Mehmetajt (2004)

Dua Lipa fiton çmimin e rëndësishëm në ‘BAMBI Awards’

BERLIN – Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, po vazhdon me suksese në arenën ndërkombëtare. Në Berlin u ndanë sërish çmimet BAMBI, njërin prej tyre e mori këngëtarja me origjinë nga Kosova. Ajo u shpërblye me një çmim mjaft të rëndësishëm në këtë mbrëmje, atë për “muzikën më të mirë internacionale”.

Këngëtarja shqiptare u ngjit në skenë për të marrë trofeun e artë të Bambit, që njëherësh është e para që merr në një spektakël si ky.
Organizatorët e Bambit e quajnë Bambin çmimin më të rëndësishëm mediatik të Gjermanisë, i cili këtë vit mbushi 70 vjeç.

Dua i ofroi publikut një performancë me tre këngët e saj më të famshme: “Be the one”, “Neë Rules” dhe “IDGAF”. Dua Lipa u lind në Londër, në një familje me prejardhje nga Kosova. Interesin për muzikën e mori që kur ishte ende fëmijë falë të atit, Dukagjin Lipa, i cili është një këngëtar i njohur në Kosovë.

Ndërron jetë Stan Lee, krijuesi i Spiderman dhe superheronjve të tjerë

NEW YORK – Në moshë 95-vjeçare, ka ndërruar jetë Stan Lee, krijuesi i karaktereve të famshme botërore si Spiderman, Hulk dhe Iron Man.

Avokati i familjes Lee, Kirk Schenk, tha se themeluesi i Marvel Comics dhe krijuesi i superheronjve të paharruar ka ndërruar jetë dje në Los Angeles.

Nuk janë dhënë detaje mbi shkakun e vdekjes së Lee.

I lindur më 28 dhjetor të vitit 1922 në New York, Stan Lee njihet si krijuesi i Spiderman, Hulk, Iron Man, X-Man, Fantastic Four dhe karaktereve të tjera.

Gerard Butler dhe Orlando Bloom, yjet që zjarri u shkatërroi shtëpitë

LOS ANGELES – Numri i të vdekurve nga zjarret pyjore në shtetin Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), është rritur në 31, ndërsa mbetet i papërcaktuar numri i shtëpive të shkatërruara, shumë prej të cilave, pronë luksoze e yjeve hollivudiane.

Me të shuar të zjarrit, disa nga yjet e estradës filmike dhe asaj muzikore janë kthyer te pronat e tyre luksoze, duke i gjetur të shkrumbuara, meqë as ato, nuk ishin kursyer nga stuhia e zjarrtë.

Aktorët Gerard Butler dhe Orlando Bloom janë vetëm disa nga yjet e Hollivudit të cilëve zjarret ua shkatërruan shtëpitë, për çka kishin postuar në Twitter fotografi nga pronat luksoze të shkatërruara.

“Pas evakuimit u riktheva në shtëpinë time në Malibu. Momente të trishta në Kaliforni. I frymëzuar nga guximi dhe sakrifica e zjarrfikësve”, shkruan Butler, i fotografuar në pronën e tij të shkrumbuar.

“Kjo është rruga ime, pasi dy orë më parë lutesha për sigurinë e familjes sime në Malibu, falënderues ndaj zjarrfikësve të guximshëm”, shkruan në profilin e tij në Twitter, Orlando Bloom, të bashkangjitur me një fotografi të lagjes së tij të kapluar nga stuhia e zjarrtë.

Ndër yjet hollivudiane, prona e të cilëve ka pësuar në zjarret është edhe çifti Kim Kardashian dhe Kanye West.

Kim Kardashian-West dhe familja e saj evakuuan familjen e tyre të premten, duke thënë se kishin pasur vetëm një orë për të mbledhur gjësendet e tyre.

Ylli i programeve “Reality Show”, mbante fansat e saj të përditësuar përmes aplikacioneve Snapchat dhe Stories Instagram, duke shpërndarë edhe fotografi nga flakët.

Kim kishte postuar një foto me mbesën e saj, me mesazhin “të gjithë jemi të sigurt, kjo është më e rëndësishmja”.

Ndër yjet që kanë postuar mbi shtëpitë e tyre të shkatërruara nga zjarret janë edhe këngëtarët Lady Gaga, Neil Young dhe Robin Thicke dhe aktorja Alyssa Milano dhe personazhi televiziv Caitlyn Jenner, por që të gjithë i kanë shpëtuar stuhisë së zjarrtë. aa

Më 10 nëntor 2016 u nda nga jeta Leonard Cohen, këngëtar, kompozitor dhe poet i shquar kanadez

VOAL – Një këngëtar, por edhe një autor këngësh dhe poet i shquar kanadez Leonard Cohen ka lindur në Montreal, Quebec, më 21 shtator 1934.

Pas përfundimit të studimeve ai u transferua në Nju Jork. Ai pastaj u zhvendos në Greqi dhe në fillim të viteve 60 botoi dy romane, “The Favorite Game” (1963) dhe “Losers Beautiful (1966). Vazhdon të shtëtisë botën: kalon disa vjet në një manastir budistik kalifornian duke marrë emrin Jikan, që do të thotë “i heshtur”; ai jeton në Kubë gjatë periudhës së revolucionit; pastaj kthehet në Nju Jork.

Në librin e tij të poezive “The Parasites of Heaven”, “Parazitët e Qiellit” shfaqen disa tekste (duke përfshirë “Suzanne”) që më vonë do të bëhen këngë. Vetëm në vitin 1966 falë këngës së tij “Suzanne” fillon të njohë suksesin në një nivel muzikor.

Falë inkurajimit të këngëtarit dhe kompozitorit të tij, Judy Collins, ai vendosi të publikojë albumin e parë. Është viti 1968 dhe albumi thjesht quhet “Këngët e Leonard Cohen”: albumi menjëherë pati një sukses të mirë.

Veprat e mëposhtme janë “Songs from a Room” (1969), “Songs of love and hate” (1971) e “Live songs” (live), respektivisht “Këngët nga një dhomë” (1969), “Këngët e dashurisë dhe urrejtjes” (1971) dhe “Këngët live” (live). Pastaj ai hyn në një periudhë krize personale nga e cila del pak vite më vonë me botimin e “New skin for the old ceremony”,  “Lëkura e Re për Ceremoninë e Vjetër” (1974).

Në fund të viteve 80 ai jeton në Kaliforni, në Los Anxhelos. Pas apokaliptikës “The Future”, “E ardhmja” (1992) Cohen vendos të tërhiqet përsëri në një manastir budist në Kaliforni; ai kaloi një periudhë të meditimit dhe u kujdes për të moshuarin maestro Roshi, nga viti 1993 deri në vitin 1999.

Pas gati dhjetë vjet heshtje kompania e tij muzkore publikon “Cohen live” disqe (1994) dhe “Field Commander Cohen” , “Fusha e Komandant Cohen” (2000, regjistrimet e koncerteve të 1978), dhe “More Greatest Hits” , “Më shumë hite të mëdha” (1997).

Pas vitit 2000 ai kthehet për të punuar me bashkëpunëtorin e tij të vjetër Sharon Robinson dhe publikon në moshën 67 vjeç albumin “Ten New Songs” (2001).

Ndër pjesët më të famshme nga Cohen përfshijnë: “The famous blue Raincoat”, “Mushamaja e famshme blu”, “The Partizan”, “So long Marianne” – “Për sa kohë Marianne”, “Chelsea Hotel # 2”, “Sisters of Mercy” – “Motrat e Mëshirës”, “Hallelujah” (bërë edhe më i famshëm nga mbulesat e shumëfishta, dhe në veçanti atë të Jeff Buckley) dhe “Bird on a Wire”.

Dikush e ka përcaktuar zërin e ngrohtë dhe të pagabueshëm të Leonard Cohen si zërin e një brsiku rroje të ndryshkur. Cohen është autor i teksteve prekëse dhe aranzhues eklektik. Për disa, ai madje ka revolucionuar figurën e këngëtarit-kompozitorit që po i afrohet poetit.

Që nga vitet ’60 ai punoi si kompozitor për filma dhe industri televizive: bashkëpunimi i tij më i rëndësishëm ishte “Natural Born Killers” (Vrasës të lindur natyralë, 1994), për regjisorin Oliver Stone.

Leonard Cohen përpara lidhjes me aktoren e njohur Rebecca De Mornay, ka pasur nga artistja Suzanne Elrod, djalin Adam në vitin 1972, i cili pasoi hapat profesionale të babait të tij duke u bërë një këngëtar dhe Lorca, i lindur në vitin 1974, i quajtur kështu nga dashuria për poetin Federico Garcia Lorca.

Ai vdiq në moshën 82 vjeç në Los Anxhelos më 10 nëntor 2016.

Humoristi i madh shkodran pëson atak kardiak, ja si është gjendja e tij

Besnik Çinari, humoristi i mirënjohur shkodran ka pësuar një atak kardiak ditën e djeshme, ndërsa është sjellë me urgjencë drejt Tiranës në QSUT, ku menjëherë është në futur në sallën e reanimacionit.

Nga sa bëhet e ditur, mjekët i kanë vendosur një unazë duke bërë koronaren, ndërsa do të duhet që t’i vendosin edhe një unazë tjetër, për të stentuar dy enë të tjera që i ka të bllokuara.

Burime për Gazeta Shqiptare kanë bërë të ditur se gjendja e tij është stabilizuar disi dhe pas ndërhyrjes së dytë do të shihet më mirë gjendja e tij.

Kjo ngjarje vjen menjëherë pas premierës ‘Humor me Shkollë të Mesme’ ku Besnik Çinari ishte regjisor dhe aktori kryesor i asaj shfaqjeje në teatrin ‘Migjeni’ për katër ditë me radhë.

Ndërkohë që ky infarkt i Besnik Çinarit vjen në ditën kur do të festohet në Shkodër, jo pak por 60 vjetori i krijimit të estradës profesioniste të teatrit ‘Migjeni’.

E rëndësishme në këto momente është gjendja e aktorit të madh që të bëhet më mirë.

Më 5 nëntor 1959 lindi rokeri i famshëm Bryan Adams

VOAL – Kur të qenit rocker nuk është një etiketë si një tjetër, por kjo është diçka që është në gjak, kur kjo është një mënyrë dhe një mënyrë e jetës që ju të ndjeni në lëkurën tuaj si një natyrë të dytë … Bryan Adams përgjigjet në mënyrë të përkryer në këtë profil . Është i vërtetë, i menjëhershëm,  i gjitha kitara dhe bateri ashtu si rock’n’roll i shëndetshëm dhe i mirë i tij.

I lindur më 5 nëntor, 1959, në Kingston, Ontario (Kanada), me prindërit angleze (babai i tij ishte një diplomat i cili solli familjen në mbarë botën), Bryan Adams është bërë këngëtari më i famshëm kanadez i  viteve ’80  dhe ’90, dhe ai është e njohur kryesisht në sajë të baladave të tij (traditë e pastër rock) dhe pjesë të këngëve klasike të tilla si “Summer of ’69” e “Cuts like a knife”, si dhe këngë të tjera të shumta meloditë e të cilave shpesh janë bërë tejet popullore ngaqë janë zgjedhur nga spote të famshme televizive.

Albumi me emrin e tij debutoi në vitin 1980 dhe krijon bazën për nisjen, vitin e ardhshëm, albumi i tij i dytë “You want it, you got it”, “Ju doni atë, ju mori atë,” i pari që imponohet, megjithëse në një shkallë më të vogël, ngjitet në klasifikimet amerikane në sajë të një hiti radioje të quajtur “Nights Lonely”.

Albumi i tretë, “Cuts like a knife”, “Pret si një thikë”, doli në vitin 1983 dhe do të jetë ai që në fakt arrin të përfshihet klasifikime, madje duke arritur pozitën e tetë, nuk është diçka e vogël në peisazhin e mbushur me njerëz dhe të ndërlikuar të muzikës së përtejoqeanit. Për habinë e prodhuesve, Bryan Adams madje merr në shtëpi një album platini, i cili pastaj u përsërit në Angli tre vjet më vonë.

Rruga duket se është shtruar dhe pas kësaj rockeri nuk i zhgënjen pritjet e prodhuesve që ia kanë vënë syrin, çka vjen me “Live Aid” në Filadelfia dhe më pas një duet me yje si Tina Turner në notat e”It’s only love”, “Është vetëm dashuri”.

Fundi i viteve ’80. Pas turneve të gjata, Bryan Adams kthehet tek ne në një vështrim më reflektues “pas skenave”. Ai shkruan dhe përgatit këngë të reja me bashkë-producent dhe bashkë-autor Mutt Lange dhe kontribuon në veprat e artistëve të tillë si Motley Crue, Belinda Carlisle, Charlie Sexton dhe të tjerët. Në vitin 1988 ai është ende në formë të përkryer, më shumë se kurrë, në koncertin në nderim të Nelson Mandelës në stadiumin Wembley në Londër.

Në vitin 1990, ai shkoi në skenën e Berlinit duke organizuar një shfaqje të veçantë nga Pink Floyd: “The Wall with Roger Waters”.

Gjithë kjo mbetej në hije nga suksesi i pabesueshëm i albumit të vitit 1991, “Waking up the neighbours”, “Zgjimi i fqinjëve”, i cili përfshinë hitin “(Everything I do) I do it for you”,  “(Gjithçka që bëj unë) e bëj për ju”; tema e hit filmit “Robin Hood – Prince of Thieves”, starring Kevin Costner – është një sukses i jashtëzakonshëm nga të rangut më të lartë dhe arrin të qëndrojë në krye të Listave në Mbretërinë e Bashkuar për 16 javë (deri sot numri një i historisë së muzikës britanike). Në fund ai shiti tre milionë kopje dhe arriti në krye të listave të gjysmës së botës duke u bërë shitësi më i mirë i atij viti dhe duke i dhënë Bryan Adamsit nominimin e tij të parë të Oskarit.

Singlet e mëonshme, “Can’t stop this thing we started”, “Thought I’d died and gone to heaven”, “Please forgive me” e “All for love” – respektivisht “Nuk mund ta ndalojmë këtë gjë kemi filluar”, “Mendova se vdiqa dhe shkova në qiell”, “Të lutem më fal” dhe “E gjitha për dashuri” janë aq fitimprurëse sa ia mundësojnë këngëtarit që në vitin 1994 të ndërmarrë një turne të gjatë që e çoi në Azinë Juglindore dhe gjatë të cilit Adams u bë i pari rokeri i parë perëndimor që vizitonte Vietnamin që nga fundi i luftës. Pas kthimit të tij, i palodhur, ai do të prodhojë prova të tjera të lavdërueshme, të përshëndetura gjithmonë nga publiku me entuziazëm.

Në prag të vitit 2000, Bryan Adams merr një pushim për t’u fokusuar me sukses në fotografinë. Në vitin 2002 ai fotografoi Mbretëreshën Elizabeta II për Golden Jubilee, Jubileun e saj të Artë, një imazh që më vonë u përdor për një vulë britanike.

Pas daljes së albumit me hitet e tij më të mira të titulluar”Best of me”, “Më të mirat e mia”, në fund të vitit 2000 ai botoi një album të ri, në bashkëpunim me kompozitorin Hans Zimmer; regjistrim që do të jetë kolona zanore e filmit “Spirit”, “Shpirti”, nominuar më pas me një Glob të Artë.

Pastaj vjen “Room Service” , “Shërbimi në Dhomë” (shtator 2004), i regjistruar pas një ndërprerjeje trevjeçare. Vepra është prodhuar nga vetë Adams, mikuar nga Bob Clearmountain dhe regjistruar kryesisht në dhomat e hoteleve ose në prapaskenë gjatë turneut të gjatë evropian të dy viteve të fundit.

Në vitin 2008 doli albumi i ri me titull “11”. Dy vjet më vonë ai është i pranishëm me bashkatdhetarin e tij Nelly Furtado në skenën e ceremonisë së hapjes së Olimpiadës Dimërore Vancouver 2010.

 

Më 2013 publikon To Be Loved, album i ri me Michael Bublè.  Më 2015 sjell albumin e ri Get Up! shkruar me Jim Wallance dhe prodhuar nga Jeff Lyne.