VOAL

Please Wait...

Komentet

Këndi i humorit: ÇFARË GJINIE KANË KOMPJUTERAT

Është fakt se ne kemi humbur aftësinë tonë për të qeshur me ndryshimin midis meshkujve dhe femrave por unë gjeta një shaka të bukur. Do të doja ta ndaja me ju. Ishte një grup i të rriturve që po studionin në një kurs të shkencave kompjuterike në kolegj dhe, pas disa javësh studimi, profesori vendosi të bënte humor. Një ditë, ai i ndau ata sipas gjinisë dhe i vendosi meshkujt në njërën radhë dhe femrat në radhën tjetër të bankave. Ai tha se të gjithë do të bënin një projekt. Në 10 minuta, ata do të përcaktonin se çfarë gjinie kanë kompjuterat. Kështu që ata e menduan dhe dolën me përfundimet e tyre.

Meshkujt kishin votuar unanimisht se kompjuterat janë në gjininë femërore. Profesori tha: Në rregull! Atëherë m’i tregoni mua arsyetimet tuaja. Ata kishin katër arsye. Arsyeja e parë pse kompjuterat janë në gjininë femërore është sepse askush përveç krijuesit të tyre nuk e kupton logjikën e tyre të brendshme. Arsyeja e dytë është sepse kur kompjuterat komunikojnë me njëri-tjetrin, flasin me gjuhë të koduar të cilën vetëm ata dhe ekspertët e tyre mund ta kuptojnë. Arsyeja e tretë është se çdo gabim që mund të bësh në kompjutera është ruajtur në hard diskun e tyre për rikthim të mëvonshëm dhe arsyeja e katërt, thanë këta meshkuj, ishte sepse, sa më shpejt që të angazhoheni për një të tillë, e gjeni veten duke shpenzuar gjysmën e pagës tuaj për të pasur akses në të.

Tani femrat kishin fjalën e fundit për këtë temë. Ato gjithashtu votuan unanimisht se kompjuterët duhet të jenë në gjininë mashkullore. Ndërsa i dhanë raportin profesorit, ato thanë, para së gjithash për t’ua tërhequr vëmendjen, duhet t’i ndezësh. Së dyti, kompjuterat përmbajnë shumë të dhëna, por ende nuk mund të mendojnë me trurin e vet. Së treti, ata supozohet se ju ndihmojnë të zgjidhni problemet, por gjysmën e kohës ata janë vetë problemi. Dhe arsyeja përfundimtare, thanë femrat, ishte sepse, posa të angazhohesh për njërin, e kupton që, nëse do të prisje pak më shumë, do të kishe marrë një model më të mirë.

Këndi i humorit: Një burrë lajmëroi në polici për humbjen e gruas se tij e për dy ditë nuk e gjetën asgjëkund

Një burrë lajmëroi në polici për humbjen e gruas se tij e për dy ditë nuk e gjetën asgjëkund!!
Pas dy ditësh, kthehet gruaja në shtëpi dhe e pyet burri:
-Ku ishe moj grua?? Të kërkuam gjithandej!!
-Lëre, mor burrë, më morën 2 burra, më çuan në një mal e më përdhunuan 3 ditë.
-Po ti 2 ditë je humbur!!?
-Epo do shkoj dhe sot!!!…

Këndi i humorit: Burrë e grua prashitnin misrin

Burrë e grua prashitnin misrin. Papritur burrit i vjen një mesazh në telefon ku shkruhej:

-Në këtë moment jam vetëm fare, hajde se po të pres!

Burri po mendohej si të gjente një rrenë të lezetshme e të besueshme e i thotë gruas:

-Aiiii, ç’na paska gjetur, paska vdekë xhaxhai, unë po shkoj njëherë andej, po shikoj çfarë bëhet, po ti vazhdo e prashit.

Kthehet burri në darkë e i thotë gruas:

-Si janë ky milet kështu moj, vetëm për t’u tallë e kanë mendjen, xhaxhai ishte për bukuri, ti a e prashite misrin krejt?

-Jo, mor burrë, ti s’e din çfarë më ndodhi mua sapo ike. Erdhën nja dy horra e më thanë: ose këndo një këngë, ose ne do të….

-E ti a këndove, moj grua?

-Jo, more burrë, si të këndoja, ty të kishte vdekur xhaxhai!

Këndi i humorit: Një mami i afrohet një gruaje që është duke lindur fëmijën dhe i thotë asaj

Një mami i afrohet një gruaje që është duke lindur fëmijën dhe i thotë asaj:

– Nëse ju dëshironi, babai i tij mund t’ju ndihmojë gjatë lindjes.

Dhe gruaja i përgjigjet asaj:

– Mos ki merak, burri im është i mjaftueshëm !!!

Këndi i humorit: Ishin dy budallenj dhe donin të shtynin pallatin

Ishin dy budallenj dhe donin të shtynin pallatin. Iu afruan këta pallatit dhe xhaketat i lanë pak më tutje. Filluan ta shtynin.

Një hajdut kaloi aty pranë dhe ua mori xhaketat. Njëri prej budallenjve ktheu kokën mbrapa dhe tha:

– Sa shumë e paskemi shtyrë pallatin, saqë s’po na duken më xhaketat!!!……

Këndi i humorit: Një ditë Beni shkon në shkollë me papagallin e tij

Një ditë Beni shkon në shkollë me papagallin e tij…

-Po pse e ke marrë papagallin me vete?- e pyet mësuesja Benin.

Beni i përgjigjet mësueses:

-Po dëgjova mamin tek i thoshte babit: sa të iki Beni në shkollë, do të ta ha zogun!!

Këndi i humorit: Në burg, duke pyetur njëri-tjetrin

Në burg, duke pyetur njëri-tjetrin:
– Për çfare ke ra ti?
– Për dritat! Po ti?
– Për dritat!
– Pse gënjen? – ndërhyn gardiani – ti je kapur me drogë.
– Po për çfare po e shisja drogën unë? Për të paguar dritat pra!

Këndi i humorit: Duke parë film në kinema një anglez, një shqiptar dhe një kinez

Duke parë film në kinema një anglez, një shqiptar dhe një kinez.

Në mes të filmit vjen një mizë në fytyrën e anglezit dhe e largon me dorë. Po të njëjtin veprim bën dhe shqiptari. Vjen tek kinezi, një ta kapur dhe e ha.

Një insekt gjigand kalon tek anglezi dhe ai përsëri e largon me dorë. Vete te shqiptari, ai e kap me dy duar dhe ia zgjat kinezit:

– Na, sa lek e do?

Këndi i humorit: Dy shokë në Tiranë shkojnë me vonesë në mësim

Dy shokë në Tiranë shkojnë me vonesë në mësim. E pyet zysha të parin:
-Beni, pse me vonesë?
– Po ja, o zyshe, po shihja një ëndërr sikur po ikja për Zvicër dhe nuk me doli gjumi…!
-Po ti, o Genci, pse erdhe me vonesë në mësim?
– Une, zyshe, po e shoqëroja Benin deri te aeroporti se e kam shumë shok.

Këndi i humorit: Më në fund, motra e shumëpritur e Benit ka ardhur në jetë

Më në fund, motra e shumëpritur e Benit ka ardhur në jetë. Të gjithë i bëjnë lëvdata.

Dikush thotë: “Sa i ka ngjarë vogëlushja babait. Ka sy të kaltër krejt si të atij!” Disa të tjerë thonë: “Është si dy pika uji me mamanë! Është e bukur krejt si mamaja!”

Beni është shumë xheloz për motrën, ai thotë:

“Motra ime është pa dhëmbë, është bash si gjyshi ynë!”

Këndi i humorit: Një ditë luani zgjohet i zemëruar, kështu që i vërsulet një drenushe

Një ditë luani zgjohet i zemëruar, kështu që i vërsulet një drenushe dhe i bërtet:

-Hmmm… e di të kush jam unë?

Drenusha i përgjigjet:

-Po, po, ti je mbreti i pyllit!

Luani e lavdëron:

-Të lumtë, bën mirë ta mbash mend.

Ditën tjetër zgjohet edhe më i zemëruar dhe i turret një zebre:

-E di ti kush jam unë?

-E di, je mbreti i pyllit,- i përgjigjet zebra.

-Të lumtë, bën mirë ta mbash mend, – i thotë luani.

Ditën e tretë zgjohet tej mase i zemëruar dhe i hungëron një elefanti: E di ti kush jam unë?

Elefanti e merr me feçkë dhe e hedh në ajër:

-Ky rrumpallë çdo ditë bën kështu, nuk kujtohet se kush m…. është!

Këndi i humorit: Djali kthehet në shtëpi me sy të nxirë dhe babai, sapo e sheh, e pyet

Djali kthehet në shtëpi me sy të nxirë dhe babai, sapo e sheh, e pyet:

– Ahhh, paske luftuar? Shih si je katandisur! Më trego, kush ta bëri këtë?

Djali është pak në mëdyshje për t’u përgjigjur, por, duke parë insistimin e babait, i thotë atij:

– Ti e di, isha në shtëpinë e të dashurës sime dhe syrin ma nxiu nëna e saj!

Babai nxiton në telefon, e thërret gruan në fjalë dhe i thotë asaj:

– Përshëndetje, unë jam babai i Markut! E pashë si e ke nxirë tim bir dhe dua të them që të mos guxosh më të vësh dorë mbi djalin tim, sepse, përndryshe, unë të bëj namin!

Gruaja nuk heziton të përgjigjet:

– Shikoni, unë jam një nënë moderne dhe i kuptoj disa gjëra. Kur djali yt filloi të puthte vajzën time në dhomën e ndenjes, shkova në kuzhinë! Pastaj djali yt e zhveshi vajzën time, ata u mbërthyen në shtrat dhe e bënë gjënë e tyre! Shikoni, unë jam një nënë moderne dhe i kuptoj disa gjëra, por kur djali yt u fsheh prapa perdes, nuk e pashë më!


Send this to a friend