VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Një vajzë nëntëvjeçare vjen në shtëpi nga shkolla duke qarë dhe i thotë nënës

By | October 19, 2020
blank

Komentet

blank

Këndi i humorit: Hidrauliku përfundon zevëndësimin e sifonit nën lavaman në shtëpinë e një avokati dhe ia tregon faturën

Hidrauliku përfundon zevëndësimin e sifonit nën lavaman në shtëpinë e një avokati dhe ia tregon faturën:
– Treqind euro për zëvendësimin e një sifoni? Po kjo është një çmenduri! Nuk marr kaq shumë as unë që jam avokat!
Hidrauliku përgjigjet:
– E di. As unë nuk merrja më shumë kur isha avokat!

blank

Këndi i humorit: Po bisedojnë polici dhe komandanti

Po bisedojnë polici dhe komandanti.
Komandanti e pyet policin: ” Polic, pse e dergove gruan te otorino?”
Polici përgjigjet: “Zotëri komandant… gruaja ime në shtrat thotë se ajo nuk dëgjon asgjë asnjëherë… dhe për të qenë i sigurt e mora për vizitë te mjeku i veshëve!”

blank

Këndi i humorit: Njëri shkon në rrëfyestore dhe rrëfehet te prifti

Njëri shkon në rrëfyestore dhe rrëfehet te prifti.
Pasi mbaron së rrëfyeri, prifti e këshillon:
– Hiq dorë nga qoftëlargu, biri im!!
– Atë, nuk mund të heq dorë, kam tre fëmijë me të!!! – përgjigjet ai i tronditur.

blank

Këndi i humorit: Gjatë një ore të edukatës qytetare, mësuesi pyet një nxënës

Gjatë një ore të edukatës qytetare, mësuesi pyet një nxënës:

– Antoni, le të themi se po shoqëron një vajzë nga një familje e mirë, shumë mirë e arsimuar. Ju jeni në darkë, vetëm për vetëm, dhe ju duhet të shkoni në banjo. Çfarë do t’i thonit asaj?

Antoni përgjigjet:

– Më falni për një moment, unë do të bëj nevojën e vogël dhe do të kthehem!

Dhe mësuesi i thotë:

– Kjo është një frazë vërtet e papërpunuar dhe e vrazhdë! Dhe ju Luigj, çfarë do t’i thonit asaj?

Dhe Luigji i përgjigjet:

– Më falni, por më duhet të shkoj në tualet. Do të kthehem për pak minuta!

Dhe mësuesi i thotë:

– Tashmë më mirë, por është e vrazhdë të përmendet tualeti gjatë ngrënies. Dhe ju Pjerin, a do të ishit në gjendje të përdorni inteligjencën tuaj të paktën një herë, për të provuar sjelljet tuaja?

Dhe Pjerini i përgjigjet:

– Do t’i thosha asaj: “E dashura ime, kërkoj falje nëse do të mungoj për një çast, por unë shkoj ta shtrij dorën tek një mik i ngushtë të cilin shpresoj të jem në gjendje të prezantoj pas darkës”!

blank

Këndi i humorit: Dy sicilianë takohen dhe njëri i thotë tjetrit

Dy sicilianë takohen dhe njëri i thotë tjetrit:
– Shiko çfarë kam blerë!
Nxjerr nga xhepi një tabletë dhe thotë:
– Kjo është Viagra!
Tjetri e pyet:
– E për çfarë shërben kjo?
– Me këtë në shtrat… dy a tri herë! – sqaron ai.
– Epo, atëherë, qenka qetësues!!

blank

Këndi i humorit: Njëri, që nuk kishte mëkatuar kurrë në tokë, vdes dhe shkon në parajsë

Njëri, që nuk kishte mëkatuar kurrë në tokë, vdes dhe shkon në parajsë. Sidoqoftë, para se të hyjë, ai kalon para derës (gjysmë të mbyllur) të ferrit dhe shikon një mizëri njerëzish që hanë si derra, lazanja, pulë të pjekur, salcice, etj, etj.

Ai arrin para derës së parajsës rreth mesditës dhe Shën Pjetri e hap dhe e fton të ulet sepse dreka ishte pothuajse gati.

Pas 10 minutash Shën Pjetri kthehet dhe i jep një tabaka njeriut të shenjtë, i cili befasohet kur sheh vetëm një sanduiç me djathë. Dhe kështu historia përsëritet për një javë. Njeriu i shenjtë, duke mos rezistuar më, i thotë Shën Pjetrit:

– Më falni, Shenjtëria juaj, por para se të mbërrija këtu kalova para derës së ferrit dhe ata po hanin çdo gjë të mirë, nuk e kuptoj pse këtu më sillni vetëm bukë dhe djathë!!!

Shën Pjetri:

– Shikoni, por çfarë po ndodh në trurin tënd, sigurisht që nuk mund ta vë kuzhinën në funksion vetëm për ty dhe mua!!!

 

blank

Këndi i humorit: Pas shumë javësh në paqe, burri vendos të përballet me gruan:

Pas shumë javësh në paqe, burri vendos të përballet me gruan:
-A është e vërtetë se ti je martuar me mua jo sepse më doje, por sepse gjyshi m’i kishte lënë një milion dollarë me testament?!
Gruaja i përgjigjet:
– Mos u bëj qesharak! Mua nuk më intereson se kush t’i ka lënë!!!

blank

Këndi i humorit: -Kush ta paska nxirë kështu syrin, e dashur?

-Kush ta paska nxirë kështu syrin, e dashur?

– Burri im.

– Burri yt? Mendova se ishte në një udhëtim pune.

– Edhe une!

blank

Këndi i humorit: Një gjel paraqitet te koteci i një fshatari dhe i thotë se dëshiron të bëjë dashuri me një pulë

Një gjel paraqitet te koteci i një fshatari dhe i thotë se dëshiron të bëjë dashuri me një pulë.
Fshatari i thotë:
– Nëse më paguan, ta zgjedh pulën më të mirë të kotecit!
Gjeli pranon dhe fshatari i zgjedh pulën më të mirë. Pas pak fshatari kthehet dhe e gjen gjelin duke ia ndukur pulës së gjorë të gjitha pendët.
-Ore, çfarë bën?!!- i ulëret fshatari.
Gjeli i përgjigjet:
– Këtë për të cilën kam paguar, e dua krejtësisht të zhveshur!

blank

Këndi i humorit: Burri dhe gruaja po grinden me zë të lartë

Burri dhe gruaja po grinden me zë të lartë. Në kulmin e shamatës, gruaja thotë:

– Të paralajmëroj se, po vazhdove, rrezikon që unë të nxjerr bishën që kam brenda vetes!!!

Burri ia kthen:

– Punë e madhe! Mua të shkretit edhe miushët më futin frikën!!!

blank

Këndi i humorit: Dy shokë vdesin në një aksident

Dy shokë vdesin në një aksident. Njëri nga të dy, i cili ishte sjellë gjithmonë mirë në jetë, menjëherë e gjen veten në Parajsë, por për habinë e tij të madhe, nuk e gjen shokun e tij.

Ai i kërkon Shën Pjetrit lajme dhe zbulon se shoku i tij ka përfunduar në ferr. Duke pasur parasysh historinë e tij të mirë në jetë, ai merr nga Shën Pjetri lejen për të vizituar mikun e tij për herë të fundit.

Ky e çon nëpër ferr dhe për habinë e tij të madhe zbulon se ai është i përbërë nga pyje shumë të gjelbërta, dhe nga rrugë ku vajzat e bukura janë pa rroba dhe bëjnë gjeste provokuese. Pastaj e pyet shokun e tij të mallkuar:

– Po këto gra mund të shihen vetëm ose ju gjithashtu mund të …

Dhe shoku:

– Sigurisht, nëse dëshironi, mund të largohesh me atë që preferon në pyll.

Shoku zgjedh më të mirën dhe shkon në pyll. Pas një ore ai del i djersitur dhe i lodhur dhe i bërtet shokut të tij:

– Kam një orë që përpiqem t’ia bëj, por nuk ia bëj dot!

Dhe shoku:

– Sigurisht, ky është ferr!

blank

Këndi i humorit: Pesë bionde dhe një brune ishin kapur pas një litari në një greminë

Pesë bionde dhe një brune ishin kapur pas një litari në një greminë.
Pesha e të gjashtave bashkë ishte e madhe dhe litari do këputej, njëra duhej të lëshohej që të shpëtonin të tjerat.
Si përfundim, brunia vendosi e tha që do lëshohem unë…
Atëherë biondet, duke dashur t’i shprehin mirënjohjen për vendimin e saj, filluan të duartrokisnin!!


Send this to a friend