VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Një burrë arrin në stacionin e trenit dhe kërkon një biletë

By | May 10, 2021
blank

Komentet

blank

Këndi i humorit: Pjerini kthehet në shtëpi i trishtuar dhe babai pyet

Pjerini kthehet në shtëpi i trishtuar dhe babai pyet:

O bir, çfarë të ka ndodhur?

Dhe Pjerini përgigjet: A është e drejtë të ndëshkohem për diçka që nuk e kam bërë?

Babai e pyet përsëri: Jo, nuk është e drejtë, po ti çfarë nuk kishe bërë?

Pjerini përgjigjet:

– Detyrat e shtëpisë!

blank

Këndi i humorit: Një vajzë shkon te gjinekologu dhe i thotë

Një vajzë shkon te gjinekologu dhe i thotë:
– Doktor, kam një vonesë në të përmuajshmet!
Doktori i thotë të ketë durim dhe të presë rezultatet e analizave.
Më në fund, mjeku i thotë:
– Zonjë, kam një lajm të mirë për ty!
– Jam zonjushe, nuk jam zonjë… – thotë ajo.
Mjeku vazhdon:
– Atëherë, zonjushe, kam një lajm të keq për ty!!!

blank

Këndi i humorit: -Pse e ke një sy të nxirë?

-Pse e ke një sy të nxirë? – e pyet njëri mikun e tij.
-Unë shkova në shtëpi mbrëmë dhe gjeta një maniak që po përdhunonte gruan time. Unë e dërmova atë, – përgjigjet ai.
-Por duke gjykuar nga syri yt, edhe ai nuk të la gjë mangut!!- thotë miku i tij.
-Jo, ishte gruaja ime!!! – përgjigjet sërish ai.

blank

Këndi i humorit: Një fëmijë zgjohet për të tretën natë rresht nga zhurma që bëjnë prindërit në dhomën e tyre

Një fëmijë zgjohet për të tretën natë rresht nga zhurma që bëjnë prindërit në dhomën e tyre. Më në fund, ia shpreh shqetësimin sëmës:

-Mami ka tre netë që ndihej zhurma në dhomën tuaj dhe, kur shikoj nga vrima e çelësit, të shoh ty duke kërcyer mbi barkun e babait.

Mamaja zihet në befasi, por gjithsesi gjen një mënyrë që t’i përgjigjet:

-Epo babai yt është dhjamosur shumë dhe unë kështu e ndihmoj që të dobësohet.

Fëmija nuk është i një mendjeje:

– Nuk besoj se dobëson dot!

E ëma:

-Po pse thua kështu?

I biri:

– Sepse çdo mëngjes, sapo ik ti në punë, vjen komshija dhe bën të njëjtën punë, por ja që babai nuk dobësohet që nuk dobësohet.

blank

Këndi i humorit: Një vajzë shkon te gjyshja dhe i thotë

Një vajzë shkon te gjyshja dhe i thotë:

– Pse i dashuri im më puth gjithnjë në kërthizë?

Dhe gjyshja i përgjigjet:
– Nuk e di, por herën tjetër t’i kesh këpucët me take të larta!

blank

Këndi i humorit: Tre policë po bisedojnë për besnikërinë e grave të tyre

Tre policë po bisedojnë për besnikërinë e grave të tyre.

Thotë i pari:
“Oh, djema, mua më duket se ime shoqe e bën me një murator.”
“Jo, nuk është e mundur. Po pse thua kështu?” – reagojnë shokët.
“Sa herë që shkoj në shtëpi, gjej tulla, rërë, gëlqere.”

“Atëherë gruaja ime e bën me një kasap!” – thotë polici i dytë.
“E pse?” e pyesin shokët.
“Sepse, sa herë që kthehem në shtëpi, gjej poshtë shtratit thika, kocka, mish.” – përgjigjet ai.

I zverdhur në fytyrë, flet polici i tretë:
“O djema, atëherë ime shoqe e bën me një kalë!”
“E pse?” – e pyesin shokët.
“Sepse, sa herë që kthehem në shtëpi, unë gjej poshtë shtratit një kalorës!!!”

blank

Këndi i humorit: Një çift shkon në një këshillimore mjekësore

Një çift shkon në një këshillimore mjekësore.
Pa e zgjatur, i kërkojnë mjekut nëse mund të bëjnë dashuri nën vëzhgimin e tij.
Mjeku, pas një pavendosmërie, pranon propozimin e çiftit.
Kur çifti ka mbaruar performancën, mjekut pohon:
– Nuk shikoj asgjë që nuk shkon në këtë marrëdhënie tuaj! Më duket se gjithçka është në rregull.
Dhe iu kërkon 60 euro.
Kjo histori vazhdon për javë të tëra. Ai dhe ajo lënë takimin te mjeku, bëjnë dashuri, paguajnë 60 euro dhe largohen të lumtur.
Një ditë mjeku, i bërë kureshtar, i pyet:
– Ju lutem, ju vinin këtu regullisht, dhe unë shikoj se gjithçka është si s’ka më mirë. Po unë jam i habitur: çfarë është që nuk shkon te ju?
Përgjigjet burri:
– Unë jam i martuar dhe nuk mund të shkoj në shtëpinë time, ajo është e martuar dhe nuk mund të shkojmë në shtëpinë e saj. Hotelet janë të gjitha shtenjtë. Ju na merrni vetëm vetëm 60 euro. Kështu gjithçka është e zgjidhur.

blank

Këndi i humorit: Polici ka ndërmend të shesë veturën

Polici ka ndërmend të shesë veturën. I thotë eprorit:
– Dua ta shes veturën, por nuk ma blen kush se ka bërë 400 000 kilometër.
– Epo mirë, shko te mekaniku, zvogëloi kilometrat! I thuaj se të dërgoj unë! – e këshillon eprori.

Pas disa orësh…

Polici:
– Falë jush, unë shkova te mekaniku dhe m’i zbriti kilometrat e veturës. Tani ka 20 000 kilometër.

Eprori:
– A të thashë? Mrekulli fare! E sa e shite?!

Polici:
– Jo, shef, tani që ka pak kilometër, do ta mbaj!!!

blank

Këndi i humorit: Njëri do të operohet dhe është tejet i terrorizuar

Njëri do të operohet dhe është tejet i terrorizuar. Atëherë i thotë kirurgu:

– Nuk ke pse të shqetësohesh!
– Po unë e di se operacioni im është shumë i vështirë, – thotë pacienti.

Vazhdon kirugu:
-Po, është një operacion që del me sukses një ndër njëqind.

-E si mund të jesh kaq i sigurt se unë do t’ia arrij të mbijetoj?- pyet pacienti.

Flet prapë kirurgu:
– Sepse këtë javë kam operuar 99 dhe të gjithë na e kanë lënë shëndetin!!!

blank

Këndi i humorit: Një pijanec hyn në autobus dhe thërret

Një pijanec hyn në autobus dhe thërret:
– Të gjithë ata në fund janë bastardë, ata në mes janë kodoshë, ata përpara janë bij kurvash!

Shoferi e nda aubusin, e ka nga zverku dhe e nxjerr jashtë:
“Tani ma thuaj cilët janë bastardë, cilët janë kodoshë dhe cilët janë bij kurvash!!”

Pijaneci thotë:
“E ku ta di unë, me atë frenim që ia ke bërë autobusit, tashmë të gjithë janë përzier, janë bërë mish-mash!!!”

blank

Këndi i humorit: Një burrë dëgjon për një magjistar i cili është i famshëm se shëron magjitë dhe syrin e keq

Një burrë dëgjon për një magjistar i cili është i famshëm se shëron magjitë dhe syrin e keq.

Ai kurrë nuk ka besuar në këto gjëra, por, duke përjetuar një situatë të dëshpëruar, vendos të bëjë edhe të pamundurën.

Hyni në studion e magjistarit dhe pyet:

-A jeni në gjendje të hiqni një mallkim që më bëri një prift shumë vite më parë?

Magjistari i thotë:

-Ndoshta. Por a mund t’i mbani mend me saktësi fjalët që tha prifti?

Klienti:

-Prifti tha fjalë për fjalë: Tani ju deklaroj burrë dhe grua!!!

blank

Këndi i humorit: Një ministër belg e pyet një ministër zviceran

Një ministër belg e pyet një ministër zviceran:

– E çfarë iu duhet juve Ministria e Marinës përderisa nuk keni det?

Zvicerani i përgjigjet pa e zgjatur aspak:

– E kanë krijuar kur e kanë marrë vesh se ju keni një Ministri Kulture!


Send this to a friend