VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Natën e dasmës dy të porsamartuarit janë në shtrat

By | June 17, 2019

Komentet

Këndi i humorit: Një gjirokastrit i emigruar dhjetë vjet më parë në SHBA rikthehet në vendlindje

Një gjirokastrit i emigruar dhjetë vjet më parë në SHBA rikthehet në vendlindje. Dhe gjen familjarët meshkuj me fytyrën e mbuluar nga një mjekër e gjatë.

– Po ç’është kjo pamje e re?- pyet ai.

-Sepse, kur u nise në Amerikë, more me vete edhe briskun e rrojes!!! -iu përgjigjën ata.

Këndi i humorit: Një grua bionde, që kishte burrin në burg, shkon tek drejtori i burgut të ankohet

Një grua bionde, që kishte burrin në burg, shkon tek drejtori i burgut të ankohet:
-More zoti drejtor, po a nuk keni pune te lehta per burrin tim qe e lodhni kaq shume?
-Po çfare lodhje, moj zonje, ai gjithe diten duke luajtur letra rri!
-Uaaaa maskarai me paska genjyer, po ai me tha qe po hapnin nje tunel nga banjot e burgut!!!

Këndi i humorit: Arrijnë nëpunësit e regjistrimit të popullsisë

Arrijnë nëpunësit e regjistrimit të popullsisë.

-Si e keni emrin? – pyesin të zotin e shtëpisë.

-Adam, – përgjigjet ai.

-Po ju si e keni emrin? – pyesin zonjën e shtëpisë.

-Evë, – përgjigjet ajo.

-E pabesueshme! Rastësisht, a nuk keni një gjarpër në shtëpinë tuaj? – pyesin nëpunësit e regjistrimit të popullsisë.

Zonja e shtëpisë fillon të thërrasë:

-Vjehërr, po të kërkojnë!!!

Këndi i humorit: Njëri kishte tri femra kandidate për martesë

Njëri kishte tri femra kandidate për martesë, por nuk e kishte vendosur me kë prej tyre do të martohej.

Pastaj ai vendosi të bënte një provë (jo matematikore), për të parë se cila ishte më e përshtatshme për t’u bërë gruaja e tij.

Ai tërhoqi 15 000 euro nga llogaria e tij në bankë, ia dha nga 5 000 secilës duke i thënë: “Bëj me to çfarë të duash” ….. 😳😳😳😳😳

E para shkoi në pazar, bleu rroba, bizhuteri, shkoi te floktorja, te esetisti, etj …

Pas kthimit, ajo i tha atij:
“I kam shpenzuar të gjitha paratë e tua për të qenë më e bukur për ty, që ti të kënaqesh: e bëra këtë, sepse unë të dua”.

Edhe e dyta shkoi në pazar, bleu rroba për vete, një CD player, një televizor me ekran të sheshtë, dy palë këpucë për vrapim…

Pas kthimit, ajo i tha atij:
“I kam shpenzuar të gjitha paratë e tua që të të bëj lumtur. E gjitha kjo, sepse unë të dua “

E treta i mori paratë dhe e investoi në bursë…
Në tri ditë ajo e dyfishoi investimin e saj, ia ktheu 5 000 eurot dhe i tha atij:

“Kam investuar paratë e tua dhe kam fituar.
Tani mund të bëj atë që dua me paratë e mia. E gjitha kjo, sepse unë të dua “.

Pastaj burri filloi të mendonte …

>>
>>
>> të mendonte…
>>
>>
>> të mendonte…
>>
>>
>> të mendonte…
>>
>>
>> të mendonte…
>>
>>
>> të mendonte… (burrat mendojnë shum !!!)
>>
>>
>> mendon…
>>
>>
>> mendon…
>>
>>
>> mendon…
>>
>>
>> mendon…
>>
>>
>> mendon…
>>
>>
>> mendon…
>>
>
>> mendon…
>>
>>
>> mendon… (burrat mendojnë vërtet shumë)
>>
>>
>> mendon…
>>
>>
>> mendon…
>>
>>
>> mendon…
>>
>
>> mendon…
>>
>>
>> mendon…
>>
>>
>> mendon…
>>
>>
>> mendon…
>>
>>
>> …dhe martohet me atë që i kishte gjinjtë më të mëdhenj.
>>
>> Sepse burrat mendojnë shumë… por gjithmonë bëjnë të njëjtat gafa!

Këndi i humorit: Një grua e re hyn në dyqan dhe thotë

Një grua e re hyn në dyqan dhe thotë:

-Dëshiroj t’ia blej burrit një kravatë, një të mirë e cila do t’ia hapte sytë.

Shitësja iu përgjigj:

-Të gjitha kravatat ua hapin lehtë sytë burrave – vetëm duhet t’i shtrëngosh fort rreth qafës së tyre!

Këndi i humorit: Ai po vonohet edhe sonte, në shtëpi e presin e shoqja dhe e bija e vogël

Ai po vonohet edhe sonte, në shtëpi e presin e shoqja dhe e bija e vogël.

Vajza i thotë së ëmës: “Mami, po sikur babi të ketë shkuar me ndonjë grua tjetër?”
E ëma i përgjigjet: “Pse të shkon mendja për keq, moj shpirt i mamit! Babin mund ta ketë shtypur ndonjë makinë…”

Këndi i humorit: Dy shoqe po flisnin për burrat me njëra-tjetrën në një kafe

Dy shoqe po flisnin për burrat me njëra-tjetrën në një kafe:
– Lere se jam shumë e mërzitur, të gjithë meshkujt qenkan tradhtarë e mashtrues!
– Po pse moj zemra? – e pyet shoqja tjetër.
– Po ja, Miri më tradhtoi mbrëme. Tanin e kapa pardje me dy femra në një bar. Beni me tradhtoi me shitësen e rrobave. Goni me kushërirën time. Të gjithë mashtruesa janë dhe pikë. Biles biles edhe im shoq kushedi me kë më tradhton, po thjesht s’e kam kapë akoma!

Këndi i humorit: Natën e dasmës dy të porsamartuarit janë në shtrat

Natën e dasmës dy të porsamartuarit janë në shtrat. Dhëndërri është një djalë shumë i ndrojtur, por nusja përpiqet me çdo kusht që të thyejë akullin me këto fjalë:

– Zemër, kam ftohtë.

E dashur, merr këtë batanije!

Pas pak minutash nusja i afrohet burrit të saj me një zë të butë:

-Zemra ime, e di ti se unë kam ende ftohtë …

-Mos u shqetëso, e dashur, unë të jap një batanije tjetër menjëherë, kështu që është më mirë, apo jo?

-Faleminderit, zemër, por ti e di se unë kam ende ftohtë …

-A do një batanije të tretë?

-Dëgjomë pak, je idiot? Po a nuk të mësoi mami yt që ne gratë kemi një vend special nën barkun tonë?

-Po, e dashur! Me siguri prej andej po vjen gjithë ky i ftohtë!!!

Këndi i humorit: Herët në mëngjes burri zgjohet nga shtrati dhe fillon të vishet

Herët në mëngjes burri zgjohet nga shtrati dhe fillon të vishet.
-Ku po shkon kaq herët?, e pyet gruaja
-Po shkoj në peshkim, ti vetëm flej.
-Kur doli jashtë, burri pa se ishte dimër i madh, acar dhe vendosë të kthehet sërish në shtrat. I afrohet gruas në shtratin e nxehtë dhe i thotë: “Shumë ish ftohtë jashtë”
-Gruaja i përgjigjet: “Paramendo ai burri im budalla shkoi në peshkim”.

Këndi i humorit: Kur një burrë ka për të marrë një vendim të rëndësishëm

Kur një burrë ka për të marrë një vendim të rëndësishëm…
Mbyll sytë, vendos duart në kokë, dëgjon ndërgjegjen, mendon thellë dhe më pas bërtet i vendosur:

– Grua, ti si mendon, çfarë duhet të bëjmë?

Këndi i humorit: Ai kthehej shumë vonë dhe i shqetësonte shumë komshinjtë

Ai kthehej shumë vonë dhe i shqetësonte shumë komshinjtë, aq sa nuk mund te flinin. Nje mengjes komshiu i thote:
-Ju lutem shume, mos i perplasni ato kepuce aq fort, se nuk mund te fleme. Na zgjon dhe na tremb edhe femijet.”…
-Me falni! – ua kthen burri, – nuk ka per te ndodhur më.
Po ate nate ai kthehet perseri vone si gjithmone i dehur, heq kepucet, e merr njeren e perplas fort, nderkohe u kujtua çfare i kish thene komshiu dhe me kujdes e le kepucen tjeter poshte. Atëhere shkon te flere. Por pas nje ore degjohet nje ze:
– “Po aman ore kur do ta hedhesh dhe tjetren qe te fleme pastaj rehat”.

Këndi i humorit: Një i pasur kishte një lidhje me një grua italiane për disa vjet

Një i pasur kishte një lidhje me një grua italiane për disa vjet. Një natë, gjatë një takimi të tyre, i rrëfeu atij se ishte shtatzënë. Duke mos dashur të prishë reputacionin e tij dhe martesën e tij, ai i pagoi asaj një shumë të madhe parash nëse do të shkonte në Itali për të lindur fëmijën. Nëse ajo qëndronte në Itali, ai do t’i siguronte mbështetje për fëmijën derisa fëmija të bëhej 18 vjeç. Ajo u pajtua, por pyeste veten se si do ta dinte kur fëmija do të lindte.

Për ta mbajtur atë diskrete, ai i tha asaj t’i dërgonte atij një kartolinë dhe të shkruante “Spageti” në anën e pasme. Ai pastaj do të organizonte mbështetje për fëmijën.

Një ditë, rreth 9 muaj më vonë, ai u kthye në shtëpinë e gruas së tij të hutuar.

“Zemër,” tha ajo, “sot keni marrë një kartolinë shumë të çuditshme.”

“Oh, vetëm ma jepni dhe unë do ta shpjegoj më vonë,” tha ai.

Gruaja ia dorëzoi kartolinën dhe pa se burri i saj teksa e lexonte, u zbardh, u zverdh dhe u fik. Në kartolinë shkruhej “Spageti, Spageti, Spageti, dy me qofte, një pa qofte.”


Send this to a friend