VOAL

Please Wait...

Këndi i humorit: Natën e dasmës dy të porsamartuarit janë në shtrat

By | January 20, 2021

Komentet

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/trmpl.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/po-zhvillohen-garat-e-hedhjes-nga-trampolina-ne-sfide-jane-italiani-gjermani-dhe-shqiptari/"]

Po zhvillohen garat e hedhjes nga trampolina, në sfidë janë italiani, gjermani dhe shqiptari

Po zhvillohen garat e hedhjes nga trampolina, në sfidë janë italiani, gjermani dhe shqiptari. Fillon gara hidhet italiani i pari dhe ngre lart vetëm 3 pika ujë, hidhet gjermani 2 pika ujë, hidhet shqiptari asnjë pikë ujë.

Kjo ishte prova e parë, mbarojnë dhe provat e dyta dhe shqiptari prapë nuk ngre asnjë pikë ujë.

Në këtë moment dëgjohet zëri i komentatorit:

– I lutemi shqiptarit të mos hidhet në beton!!!

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/emrm.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/kendi-i-humorit-bie-zilja-e-telefonit-tim-celular-lexoj-emrin-ne-ekran-dhe-pergjigjem/"]

Këndi i humorit: Bie zilja e telefonit tim celular, lexoj emrin në ekran dhe përgjigjem

“Bie zilja e telefonit tim celular, lexoj emrin në ekran dhe përgjigjem:

“Po, jam unë?”
“Përshëndetje, mbrëmje të mirë, shiko, unë po flas nga celulari i gruas sime, ajo thotë se shpesh merr telefonata nga ky numër…”
“Po
“Asgjë, unë doja të dija: por a jeni një individ privat apo një kompani?”
“Unë jam një person privat.”
“Por e njeh këtë numër? 338 87 91244 »
“Po, unë e njoh atë …”
“Aaa, e njihni atë?”
“Po, është numri i nënës sime”.
“Nuk duket, nuk është e mundur, si mund të jetë numri i nënës sate nëse është numri i gruas sime …”
“E shikon, pra, se gruaja jote është nëna ime”.
“Më falni … si mundet që gruaja ime të jetë nëna jote?”
“Babi, ke filluar të  rrokatesh.”
Mark .. !! ??

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/zmr.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/kendi-i-humorit-cfare-gjinie-kane-kompjuterat/"]

Këndi i humorit: ÇFARË GJINIE KANË KOMPJUTERAT

Është fakt se ne kemi humbur aftësinë tonë për të qeshur me ndryshimin midis meshkujve dhe femrave por unë gjeta një shaka të bukur. Do të doja ta ndaja me ju. Ishte një grup i të rriturve që po studionin në një kurs të shkencave kompjuterike në kolegj dhe, pas disa javësh studimi, profesori vendosi të bënte humor. Një ditë, ai i ndau ata sipas gjinisë dhe i vendosi meshkujt në njërën radhë dhe femrat në radhën tjetër të bankave. Ai tha se të gjithë do të bënin një projekt. Në 10 minuta, ata do të përcaktonin se çfarë gjinie kanë kompjuterat. Kështu që ata e menduan dhe dolën me përfundimet e tyre.

Meshkujt kishin votuar unanimisht se kompjuterat janë në gjininë femërore. Profesori tha: Në rregull! Atëherë m’i tregoni mua arsyetimet tuaja. Ata kishin katër arsye. Arsyeja e parë pse kompjuterat janë në gjininë femërore është sepse askush përveç krijuesit të tyre nuk e kupton logjikën e tyre të brendshme. Arsyeja e dytë është sepse kur kompjuterat komunikojnë me njëri-tjetrin, flasin me gjuhë të koduar të cilën vetëm ata dhe ekspertët e tyre mund ta kuptojnë. Arsyeja e tretë është se çdo gabim që mund të bësh në kompjutera është ruajtur në hard diskun e tyre për rikthim të mëvonshëm dhe arsyeja e katërt, thanë këta meshkuj, ishte sepse, sa më shpejt që të angazhoheni për një të tillë, e gjeni veten duke shpenzuar gjysmën e pagës tuaj për të pasur akses në të.

Tani femrat kishin fjalën e fundit për këtë temë. Ato gjithashtu votuan unanimisht se kompjuterët duhet të jenë në gjininë mashkullore. Ndërsa i dhanë raportin profesorit, ato thanë, para së gjithash për t’ua tërhequr vëmendjen, duhet t’i ndezësh. Së dyti, kompjuterat përmbajnë shumë të dhëna, por ende nuk mund të mendojnë me trurin e vet. Së treti, ata supozohet se ju ndihmojnë të zgjidhni problemet, por gjysmën e kohës ata janë vetë problemi. Dhe arsyeja përfundimtare, thanë femrat, ishte sepse, posa të angazhohesh për njërin, e kupton që, nëse do të prisje pak më shumë, do të kishe marrë një model më të mirë.

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/sparita.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/kendi-i-humorit-nje-burre-lajmeroi-ne-polici-per-humbjen-e-gruas-se-tij-e-per-dy-dite-nuk-e-gjeten-asgjekund/"]

Këndi i humorit: Një burrë lajmëroi në polici për humbjen e gruas se tij e për dy ditë nuk e gjetën asgjëkund

Një burrë lajmëroi në polici për humbjen e gruas se tij e për dy ditë nuk e gjetën asgjëkund!!
Pas dy ditësh, kthehet gruaja në shtëpi dhe e pyet burri:
-Ku ishe moj grua?? Të kërkuam gjithandej!!
-Lëre, mor burrë, më morën 2 burra, më çuan në një mal e më përdhunuan 3 ditë.
-Po ti 2 ditë je humbur!!?
-Epo do shkoj dhe sot!!!…

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/03/mrrtlf-1.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/kendi-i-humorit-burre-e-grua-prashitnin-misrin/"]

Këndi i humorit: Burrë e grua prashitnin misrin

Burrë e grua prashitnin misrin. Papritur burrit i vjen një mesazh në telefon ku shkruhej:

-Në këtë moment jam vetëm fare, hajde se po të pres!

Burri po mendohej si të gjente një rrenë të lezetshme e të besueshme e i thotë gruas:

-Aiiii, ç’na paska gjetur, paska vdekë xhaxhai, unë po shkoj njëherë andej, po shikoj çfarë bëhet, po ti vazhdo e prashit.

Kthehet burri në darkë e i thotë gruas:

-Si janë ky milet kështu moj, vetëm për t’u tallë e kanë mendjen, xhaxhai ishte për bukuri, ti a e prashite misrin krejt?

-Jo, mor burrë, ti s’e din çfarë më ndodhi mua sapo ike. Erdhën nja dy horra e më thanë: ose këndo një këngë, ose ne do të….

-E ti a këndove, moj grua?

-Jo, more burrë, si të këndoja, ty të kishte vdekur xhaxhai!

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/02/zvmndn-1.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/kendi-i-humorit-nje-mami-i-afrohet-nje-gruaje-qe-eshte-duke-lindur-femijen-dhe-i-thote-asaj/"]

Këndi i humorit: Një mami i afrohet një gruaje që është duke lindur fëmijën dhe i thotë asaj

Një mami i afrohet një gruaje që është duke lindur fëmijën dhe i thotë asaj:

– Nëse ju dëshironi, babai i tij mund t’ju ndihmojë gjatë lindjes.

Dhe gruaja i përgjigjet asaj:

– Mos ki merak, burri im është i mjaftueshëm !!!

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/02/ddt-1.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/kendi-i-humorit-ishin-dy-budallenj-dhe-donin-te-shtynin-pallatin/"]

Këndi i humorit: Ishin dy budallenj dhe donin të shtynin pallatin

Ishin dy budallenj dhe donin të shtynin pallatin. Iu afruan këta pallatit dhe xhaketat i lanë pak më tutje. Filluan ta shtynin.

Një hajdut kaloi aty pranë dhe ua mori xhaketat. Njëri prej budallenjve ktheu kokën mbrapa dhe tha:

– Sa shumë e paskemi shtyrë pallatin, saqë s’po na duken më xhaketat!!!……

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/02/ppgll.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/kendi-i-humorit-nje-dite-beni-shkon-ne-shkolle-me-papagallin-e-tij/"]

Këndi i humorit: Një ditë Beni shkon në shkollë me papagallin e tij

Një ditë Beni shkon në shkollë me papagallin e tij…

-Po pse e ke marrë papagallin me vete?- e pyet mësuesja Benin.

Beni i përgjigjet mësueses:

-Po dëgjova mamin tek i thoshte babit: sa të iki Beni në shkollë, do të ta ha zogun!!

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/02/prxh.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/kendi-i-humorit-ne-burg-duke-pyetur-njeri-tjetrin-2/"]

Këndi i humorit: Në burg, duke pyetur njëri-tjetrin

Në burg, duke pyetur njëri-tjetrin:
– Për çfare ke ra ti?
– Për dritat! Po ti?
– Për dritat!
– Pse gënjen? – ndërhyn gardiani – ti je kapur me drogë.
– Po për çfare po e shisja drogën unë? Për të paguar dritat pra!

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/02/flmne.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/kendi-i-humorit-duke-pare-film-ne-kinema-nje-anglez-nje-shqiptar-dhe-nje-kinez/"]

Këndi i humorit: Duke parë film në kinema një anglez, një shqiptar dhe një kinez

Duke parë film në kinema një anglez, një shqiptar dhe një kinez.

Në mes të filmit vjen një mizë në fytyrën e anglezit dhe e largon me dorë. Po të njëjtin veprim bën dhe shqiptari. Vjen tek kinezi, një ta kapur dhe e ha.

Një insekt gjigand kalon tek anglezi dhe ai përsëri e largon me dorë. Vete te shqiptari, ai e kap me dy duar dhe ia zgjat kinezit:

– Na, sa lek e do?

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/02/scuola-d.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/kendi-i-humorit-dy-shoke-ne-tirane-shkojne-me-vonese-ne-mesim-3/"]

Këndi i humorit: Dy shokë në Tiranë shkojnë me vonesë në mësim

Dy shokë në Tiranë shkojnë me vonesë në mësim. E pyet zysha të parin:
-Beni, pse me vonesë?
– Po ja, o zyshe, po shihja një ëndërr sikur po ikja për Zvicër dhe nuk me doli gjumi…!
-Po ti, o Genci, pse erdhe me vonesë në mësim?
– Une, zyshe, po e shoqëroja Benin deri te aeroporti se e kam shumë shok.

[easy-share buttons="facebook,google,twitter" image="https://www.voal.ch/wp-content/uploads/2021/02/pcl.jpg" counters=0 native="no" url="https://www.voal.ch/kendi-i-humorit-me-ne-fund-motra-e-shumepritur-e-benit-ka-ardhur-ne-jete/"]

Këndi i humorit: Më në fund, motra e shumëpritur e Benit ka ardhur në jetë

Më në fund, motra e shumëpritur e Benit ka ardhur në jetë. Të gjithë i bëjnë lëvdata.

Dikush thotë: “Sa i ka ngjarë vogëlushja babait. Ka sy të kaltër krejt si të atij!” Disa të tjerë thonë: “Është si dy pika uji me mamanë! Është e bukur krejt si mamaja!”

Beni është shumë xheloz për motrën, ai thotë:

“Motra ime është pa dhëmbë, është bash si gjyshi ynë!”