VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Dy shokë, një kosovar dhe një tirans, ishin ulur në kafe dhe po bënin muhabet

By | December 3, 2020

Komentet

Këndi i humorit: Dy shoqe po flisnin për burrat me njëra-tjetrën në një kafe

Dy shoqe po flisnin për burrat me njëra-tjetrën në një kafe:
– Lere se jam shumë e mërzitur, të gjithë meshkujt qenkan tradhtarë e mashtrues!
– Po pse moj zemra? – e pyet shoqja tjetër.
– Po ja, Miri më tradhtoi mbrëme. Tanin e kapa pardje me dy femra në një bar. Beni me tradhtoi me shitësen e rrobave. Goni me kushërirën time. Të gjithë mashtruesa janë dhe pikë. Biles biles edhe im shoq kushedi me kë më tradhton, po thjesht s’e kam kapë akoma!

Këndi i humorit: Natën e dasmës dy të porsamartuarit janë në shtrat

Natën e dasmës dy të porsamartuarit janë në shtrat. Dhëndërri është një djalë shumë i ndrojtur, por nusja përpiqet me çdo kusht që të thyejë akullin me këto fjalë:

– Zemër, kam ftohtë.

E dashur, merr këtë batanije!

Pas pak minutash nusja i afrohet burrit të saj me një zë të butë:

-Zemra ime, e di ti se unë kam ende ftohtë …

-Mos u shqetëso, e dashur, unë të jap një batanije tjetër menjëherë, kështu që është më mirë, apo jo?

-Faleminderit, zemër, por ti e di se unë kam ende ftohtë …

-A do një batanije të tretë?

-Dëgjomë pak, je idiot? Po a nuk të mësoi mami yt që ne gratë kemi një vend special nën barkun tonë?

-Po, e dashur! Me siguri prej andej po vjen gjithë ky i ftohtë!!!

Këndi i humorit: Herët në mëngjes burri zgjohet nga shtrati dhe fillon të vishet

Herët në mëngjes burri zgjohet nga shtrati dhe fillon të vishet.
-Ku po shkon kaq herët?, e pyet gruaja
-Po shkoj në peshkim, ti vetëm flej.
-Kur doli jashtë, burri pa se ishte dimër i madh, acar dhe vendosë të kthehet sërish në shtrat. I afrohet gruas në shtratin e nxehtë dhe i thotë: “Shumë ish ftohtë jashtë”
-Gruaja i përgjigjet: “Paramendo ai burri im budalla shkoi në peshkim”.

Këndi i humorit: Kur një burrë ka për të marrë një vendim të rëndësishëm

Kur një burrë ka për të marrë një vendim të rëndësishëm…
Mbyll sytë, vendos duart në kokë, dëgjon ndërgjegjen, mendon thellë dhe më pas bërtet i vendosur:

– Grua, ti si mendon, çfarë duhet të bëjmë?

Këndi i humorit: Ai kthehej shumë vonë dhe i shqetësonte shumë komshinjtë

Ai kthehej shumë vonë dhe i shqetësonte shumë komshinjtë, aq sa nuk mund te flinin. Nje mengjes komshiu i thote:
-Ju lutem shume, mos i perplasni ato kepuce aq fort, se nuk mund te fleme. Na zgjon dhe na tremb edhe femijet.”…
-Me falni! – ua kthen burri, – nuk ka per te ndodhur më.
Po ate nate ai kthehet perseri vone si gjithmone i dehur, heq kepucet, e merr njeren e perplas fort, nderkohe u kujtua çfare i kish thene komshiu dhe me kujdes e le kepucen tjeter poshte. Atëhere shkon te flere. Por pas nje ore degjohet nje ze:
– “Po aman ore kur do ta hedhesh dhe tjetren qe te fleme pastaj rehat”.

Këndi i humorit: Një i pasur kishte një lidhje me një grua italiane për disa vjet

Një i pasur kishte një lidhje me një grua italiane për disa vjet. Një natë, gjatë një takimi të tyre, i rrëfeu atij se ishte shtatzënë. Duke mos dashur të prishë reputacionin e tij dhe martesën e tij, ai i pagoi asaj një shumë të madhe parash nëse do të shkonte në Itali për të lindur fëmijën. Nëse ajo qëndronte në Itali, ai do t’i siguronte mbështetje për fëmijën derisa fëmija të bëhej 18 vjeç. Ajo u pajtua, por pyeste veten se si do ta dinte kur fëmija do të lindte.

Për ta mbajtur atë diskrete, ai i tha asaj t’i dërgonte atij një kartolinë dhe të shkruante “Spageti” në anën e pasme. Ai pastaj do të organizonte mbështetje për fëmijën.

Një ditë, rreth 9 muaj më vonë, ai u kthye në shtëpinë e gruas së tij të hutuar.

“Zemër,” tha ajo, “sot keni marrë një kartolinë shumë të çuditshme.”

“Oh, vetëm ma jepni dhe unë do ta shpjegoj më vonë,” tha ai.

Gruaja ia dorëzoi kartolinën dhe pa se burri i saj teksa e lexonte, u zbardh, u zverdh dhe u fik. Në kartolinë shkruhej “Spageti, Spageti, Spageti, dy me qofte, një pa qofte.”

Këndi i humorit: Pasi u martuan, të nesërmen burri shkon në punë

Pasi u martuan, të nesërmen burri shkon në punë. Nusja që të dukej punëtore përpara vjehrit, i kërkoi fshesën që të fshinte shtëpinë.
-Nuk kemi fshesë, i thotë vjehri!
-Atëhere,më prit aty, i thotë nusja, se kam nevojë për flokët e tua, bën fshesë dhe fshiu shtëpinë! Pastaj i kërkon një furçë që të pastronte banjon.
Mori gërshërën, qethi vjehrin dhe me flokët e tij improvizoi një fshesë dhe fshiu shtëpinë.Pastaj i kërkon një furçë që të pastronte banjon.
-Nuk kemi furçë,i thotë plaku!
-Prit aty,i thotë nusja,se kam nevojë për mjekrën tënde!
Mori gërshërët,i pret plakut mjekrën dhe bëri një furçë dhe shkoi të pastroj banjën…
Kur u kthye djali nga puna, shikon babain e qethur e të rruar, hipur në maje të një peme dhe e pyet:
– Baba, pse ke hipur atje lart, a mos je çmendur?
– Pëëësst…! Eja edhe ti biri im, hip shpejt këtu lart se nusja jote po gatuan ëmbëlsirë e mund të ketë nevojë për vezë!

Këndi i humorit: Drenicaku në Tiranë

 

Shkon nji drenicak në Tiranë edhe hyn në nji restaurant.

Ia bon kamarierit: “A bon 1 picë ?”

Kamarieri i thotë “a don tobascco me t’i qit”…

Ky s’di çka është dhe i thot: “mushe plot”…

Vjen pica, ia nis ky me honger, kafshaten e parë tu e djegggë.

Të 2-ten tu e kallë ma shumë.

Ia bon: “Kamarier a ka mundësi nji ujë ” ..

Kamarieri: “A e don me gaz a pa gaz? ..

Drenicaku : “Jo, merre edhe i shkrepse e kallëm krejt q….. nanen!”

Këndi i humorit: Në një shkollë në Moskë mësuesi pyet një nxënësin e tij

Në një shkollë në Moskë mësuesi pyet një nxënësin e tij:

-Më thuaj, vogëlushi Sergei, qenushja jote ka lindur këlyshë?

Sergei përgjigjet:

-Po, mësues, i ka lindur mbrëmë këlyshët!

Mësuesi e pyet:

-E sa këlyshë ka lindur?

Sergei përgjigjet:

-Tre, zotëri mësues!

Mësuesi i thotë:

-Atëherë ka lindur 3 këlyshë komunistë…

Sergei reagon menjëherë:

-Joooooooooooooo! Janë vetëm 2! Njëri i ka hapur sytë!

Këndi i humorit: Një predikues feje shkon te një fshat i ri për të predikuar fenë

Një predikues feje shkon te një fshat i ri për të predikuar fenë dhe në hyrje të fshatit pyet një djalosh:
-Me falni, a mos e di ku eshte kisha e fshatit?
Dhe çuni ia tregon. Ky i thote prap çunit:
-Sonte ne darke merr shoket dhe hajde te kisha se ka meshe!
-Po çfar do bejm aty? – e pyet çuni.
-Do ju shpjegoj se si do gjeni rrugen per ne parajse.
-Po ik, o shoku, çfare do shpjegosh ti, ti nuk dite te gjesh rrugen as per te kisha!!

Këndi i humorit: Një gjirokastrit hyp lart në taracë për të rregulluar antenën e televizionit

Një gjirokastrit hyp lart në taracë për të rregulluar antenën e televizionit, se nuk i kapte kanalet. Ndërkohë gruaja kishte vënë dy vezë në tigan për mëngjes. Në një moment, tek po lëvizte antenën, i rrëshqet këmba e bie poshtë.
Kur afrohet pranë ballkonit të tij në katin e tretë, i thërret gruas:

-Grua, hiqe njërën vezë, se unë ikaaaaa!

Këndi i humorit: Në një kantinë vere vdes somelieri (provuesi i verës) dhe kërkohet një somelier i ri

Në një kantinë vere vdes somelieri (provuesi i verës) dhe pronari i biznesit nxori një njoftim për të gjetur një somelier të ri.
Ditën e nesërme pranë kantinës paraqitet një pijanec ordiner, me rrobat e grisura, kushedi sa kohë i palarë i cili afrohet tek recepsioni dhe i thotë vajzës që ndodhej aty se kishte ardhur për vendin e ri të punës. Pronari e sheh dhe nxiton për ta hequr qafe. I jep një gotë verë dhe i thotë:
– Ma gjej pak se e çfarë viti është kjo verë dhe me çfarë rrushi është bërë?
Pianeci i qetë përgjigjet:
– Kjo është një verë 3 vjeçare, me rrush moskat, i rritur në një kodër me orientim nga veriu dhe është konservuar në një fuqi prej çeliku, ka gradacion të ulët dhe është një verë e pranueshme për konsumatorin!
– Korrekt, i thotë pronari, ndërkohë i jep një gotë tjetër vere për ta provuar.
– Kjo është një kabernet savignon, 8 vjeçare, orientimi i vreshtit lindje-perëndim, është mbajtur në një fuqi prej dru lisi dhe i nevojitet 3 muaj që të maturohet.
– Korrekt, i thotë përsëri pronari duke i dhënë një gotë të tretë për ta provuar:
– Kjo është një shampanje pinot blanc, gradacion i lartë por shumë e shijshme, – përgjigjet pijaneci i qetë.
Pronari ishte i impresionuar, thërret sekretaren, i thotë diçka në vesh dhe sekretarja kthehet pas 5 minutash me një gotë vere të mbushur me urinë. Ja jep pianecit dhe e pyet për karakteristikat e kësaj pijeje.
Pijaneci e provon dhe qetë-qetë përgjigjet:
– Është një bionde, 26 vjeçare, tre muajshe shtatzënë dhe po nuk e fitova vendin e punës do ju them se kush është edhe babai i fëmijës…


Send this to a friend