VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: ÇFARË GJINIE KANË KOMPJUTERAT

By | March 2, 2021
blank

Komentet

blank

Këndi i humorit: Dy gra shumë të moshuara po bisedojnë për kohët e dikurshme

Dy gra shumë të moshuara po bisedojnë për kohët e dikurshme.

Njëra i thotë tjetrës: “Kur isha i ri, mjeku më zhvishte krejt për të më vizituar; tani ai thjesht më kërkon të nxjerr gjuhën!!”

Dhe tjetra:

“Eh, mike e dashur, mjekësia ka bërë përparime të mëdha!”.

blank

Këndi i humorit: Një aktivist për mbrojtjen e kafshëve me zemërim kritikon një zonjë

Një aktivist për mbrojtjen e kafshëve me zemërim kritikon një zonjë:

“Ju, zonjë, nuk dini sa kafshë duhej të vrisnin për të bërë peliçen që ju mbani veshur?!!!…”

 

Dhe zonja, me një ton edhe më arrogant, i përgjigjet:

“Ti, djalosh, nuk e di me sa kafshë më duhej ta bëja për ta blerë këtë peliçe!”

blank

Këndi i humorit: Në raftet e një farmacie është një ilaç i ri

Në raftet e një farmacia është një ilaç i ri, ku është shkruar: “I jashtëzakonshëm, të bën sërish të ri!”
Kalojnë dy të moshuar. Njëri i thotë tjetrit:
-E shikon? Një mrekulli!
Tjetri:
-A thua vërtet na bën sërish të rinj?
-Mbase, – përgjigjet i pari.
Të dy të moshuarit marrin nga një flakon. Ulen në një stol në park dhe fillojnë t’i pijnë.
Njëri prej tyre nis të ulërijë:
-E bëri punën vërtetë, unë jam bërë prap fëmijë!!!
Tjetri:
– E çfarë të ka ndodhur?
– I kam mbushur mbathjet!!! – i përgjigjet shoku.

blank

Këndi i humorit: Një bionde në mes të një rruge

Një bionde në mes të një rruge. Ndërsa ecën, ka bluzën hapur dhe gjoksin përjashta. Polici e sheh dhe i thotë:

– Zonjë, a e dini se mund t’ju gjobis për sjelljen tuaj?

– Pse?

– Ke dalë me gjoks zbuluar!

– Jezus, e kam harruar foshnjën në autobus!!!

blank

Këndi i humorit: Një oficer policie përpiqet të ndalojë një makinë për shpejtësi të tepëruar

Një oficer policie përpiqet të ndalojë një makinë për shpejtësi të tepëruar. Dhe djaloshi vetëm sa e rrit shpejtësinë derisa arrin 100 kilometër në orë. Polici, megjithatë, nuk i ndahet dhe ai përfundimisht e kupton se nuk mund të shpëtojë dhe, më në fund, ndalon.

Polici i afrohet makinës dhe i thotë: “Kam paur një ditë të gjatë pune dhe turni im pothuajse ka mbaruar, kështu që nëse mund të më jepni një justifikim të mirë për sjelljen tuaj, unë do t’ju lë të shkoni i lirë.”

Djali mendon për disa sekonda dhe më pas thotë: “Gruaja ime iku me një polic rreth një javë më parë. Unë mendova se mund të ishe ai oficer policie që po përpiqet të ma rikthejë atë!”

blank

Këndi i humorit: Natën e parë të martesës ia ka bërë fora

Natën e parë të martesës ia ka bërë fora. E tashmë ndihet disi i lehtësuar.

“Kam nevojë pikërisht të freskohem me diçka!” – i thotë ai vetes.

Dhe zbret në bar. Ndërsa nusja, e drobitur, merr një sy gjumë.

Baristi nuk gjen asgjë të freskët. Mezi gjen diçka sa për të lagur gojën.

“Mjaft, mirë!” – thotë dhëndërri i kënaqur dhe e merr pijen me vete. Shkon në banjo dhe fillon ta shterrojë shishen.

Nusja është zgjuar, shikon nga vrima e çelësit, dhe mrekullohet:

– Zoti i Madh, këtë nuk e dija për burrin tim: që karikohet si një stilograf!

blank

Këndi i humorit: Një burrë e merr mjekun në telefon

Një burrë e merr mjekun në telefon:

– Doktor, gruaja ime është shumë keq, është copë-copë!

Mjeku i përgjigjet:

-Ma sill këtu që ta montoj unë sa më shpejt!

blank

Këndi i humorit: Njëri shkon për t’u rrëfyer

Njëri shkon për t’u rrëfyer:

– At, ditë e natë dëgjoj në veshë një zë, i cili më thotë se çfarë duhet të bëj! A thua më kanë zënë magjitë, At?!

– Jo, biri im, nuk të kanë zënë magjitë. Je martuar!

blank

Këndi i humorit: Një avion transportonte një grup të marrësh mbi oqean

Një avion transportonte një grup të marrësh prej disa orësh mbi oqean. Papritmas një shpërthim shkatërron dyshemenë e avionit dhe të gjithë pasagjerët u kapën tek mbajtëset e bagazheve për të shpëtuar.

Por komandanti tërheq vëmendjen se, duke qenë tepër e rëndë pesha e pasagjerëve, njëri prej tyre duhej të hidhej në oqean për t’i shpëtuar të tjerët.

Një pasagjer i zgjuar atëherë thërret:

– Shumë mirë, për shpëtimin e të gjithëve, do të flijohem unë!

Sa i dëgjuan këto fjalë, të marrët shikuan njëri tjetrin dhe të gjithë filluan të duatrokasin!!!

blank

Këndi i humorit: Një biondinë filloi punë si pastruese në një qendër të madhe tregtare

Një biondinë filloi punë si pastruese në një qendër të madhe tregtare.

Ditën e parë, shefi thotë:

– Dhe mos harro të pastrosh ashensorin!

– Në të gjitha katet?!!- e pyet biondina.

blank

Këndi i humorit: Në prag të Vitit të Ri, një gjirokastrit shkon te fqinji i tij

Në prag të Vitit të Ri, një gjirokastrit shkon te fqinji i tij dhe i kërkon që të vijë në dritaren e banesës së tij, pak para mesnatës, dhe të shkrepë 3 të shtëna në ajër.

Fqinji pranon dhe 5 minuta para mesnatës i afrohet shtëpisë dhe poshtë dritares bën 3 të shtëna në ajër. Gjirokastriti, duke i shikuar pikëllueshëm fëmijët e tij, thotë:

– Çfarë fatkeqësie, e vranë Plakun e Vitit të Ri!!!

Kështu që dhurata nuk ka!

blank

Këndi i humorit: Një grup motoçiklistësh ia behin në një urë pikërisht kur një femër është duke u hedhur në lum

Një grup motoçiklistësh, plot me tatuazhe, ia behin në një urë pikërisht kur një femër është duke u hedhur në lum. Dhe ndalojnë.
Kapoja, një trupmadh shpatullgjerë, me mustaqe të mëdha e të zeza, zbret nga motoçikleta dhe i thotë asaj:
– E çfarë jeni duke bërë?
– Jam duke bërë vetëvrasje! – tha ajo.
Ai, i sigurtë që hijeshia e tij do të bëjë që ajo të ndërrojë mendje, i thotë:
– Para se të hidhesh, a mund të të jap një puthje?
Ajo pranon.. dhe është një puthje e thellë dhe tejet pasionante.
Pas mbarojnë, motoçiklisti, thotë:
– Uau, puthja më e mirë e jetës sime! Plot jetë, dashuri dhe pasion! Për çfarë arsyje, vallë, kërkon të bësh vetëvrasje?!!!
– Prindërit e mi nuk dua që unë të vishem si femër!!!


blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
blank
Send this to a friend