VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Skafistët vlonjatë të mbledhur mbasdite në breg të detit, për të ndarë lekun e fituar gjatë javës

By | September 10, 2018
blank

Komentet

blank

Këndi i humorit: Pesë bionde dhe një brune ishin kapur pas një litari në një greminë

Pesë bionde dhe një brune ishin kapur pas një litari në një greminë.
Pesha e të gjashtave bashkë ishte e madhe dhe litari do këputej, njëra duhej të lëshohej që të shpëtonin të tjerat.
Si përfundim, brunia vendosi e tha që do lëshohem unë…
Atëherë biondet, duke dashur t’i shprehin mirënjohjen për vendimin e saj, filluan të duartrokisnin!!

blank

Këndi i humorit: Dashuri me shikim të parë…

Një burrë nga rruga sheh një femër të bukur që shikon nga dritarja e katit të dytë, ai ngjitet deri në katin e dytë, por kur arrin dhe ngjitet mbi dritare gjen një truprojë shtatëlartë dhe të fuqishëm që e ndalon.

Ditën tjetër djali kthehet poshtë dritares së vajzës së bukur që është vetëm me të brendshme dhe kështu ai vendos të provojë përsëri të ngjitet në ndërtesën deri në katin e dytë.

Por kur arrin këtu gjen truprojën shtatlatë dhe të fuqishëm që e ndalon.

Ditën e tretë djali, gjithmonë duke kaluar nën dritaren e saj, e sheh atë plotësisht pa rroba dhe vendos të provojë përsëri fatin e tij. Ai ngjitet lart, ngjitet në prag të dritares dhe e gjen gruan plotësisht të zhveshur dhe më pas bërtet:

– Po mirë, ku është truproja?

blank

Këndi i humorit: Një polic rrugor merr telefonatë për një aksident automobilistik

Një polic rrugor merr telefonatë për një aksident automobolistik. Kur arrin në vendin e aksidentit, shikon një veturë krejtësisht të shkatërruar, ndërsa aty pranë shikon një majmun. Ai bën shenja me duar dhe polici i thotë:
-Me sa duket dashke të më thuash diçka?
Majmuni bën shenjën e pohimit me kokë.
-Domethënë e ka parë aksidentin?
Majmuni pohon prapë.
-Atëherë, çfarë ka ndodhur?
Majmuni çon kanoçen te goja dhe bën sikur pi.
-Domethënë po pinin?
Majmuni pohon me kokë.
– Po tjetër?
Majmuni çon gishtat te goja për të treguar se po tymosnin.
-Domethënë po tymosnin marihuanë?
Majmuni pohon me kokë.
-Po tjetër?
Majmuni përqafon policin.
-Domethënë po bënin dashuri?
Majmuni pohon me kokë.
Polici i drejtohet:
-Domethënë po pinin, po tymosnin dhe po bënin dashuri.
Majmuni prapë pohon.
Atëherë ia drejton pyetjen e fundit:
-Po ti çfarë po bëje?
Majmuni bën shenjën se ai ishte në timon.

blank

Këndi i humorit: Një burrë shkon tek doktori që të interesohet për të shoqen

Një burrë shkon tek doktori që të interesohet për të shoqen.

-Z. Doktor, ime shoqe ka shumë frikë.

-Ju lutem, më thoni si e manifeston këtë frikë jot shoqe?- e pyeti doktori.

– Po ja, për shembull, mbrëmë unë gjeta një burrë në dollapin e dhomës sonë të gjumit. E kishte vënë që të ruante rrobat e saj!!!

blank

Këndi i humorit: Një mjek po bën xhiron e tij në pavijonet e një spitali mendor

Një mjek po bën xhiron e tij në pavijonet e një spitali mendor. Ai arrin në një korsi dhe një i çmendur, i cili është ulur në buzë të shtratit, bën sikur ka një timon në dorë dhe bën zhurma të mëdha:

– VROOOMMM … VROOOOOMMMMM … VROOOM … VROOOM … PSTCHHHH …

Mjeku lexon në regjistrin mjekësor se burri ishte shofer kamioni. Pastaj e pyet:

– Çfarë po bën?

Burri:

– Asgjë, duhet të çoj një ngarkesë në Brindisi!

Doktori më pas lëviz në shtratin e dytë dhe sheh siluetën e një burri nën mbulesa që dridhet lart e poshtë. Pastaj ai i afrohet shtratit, ngre mbulesat dhe gjen pacientin e zhveshur në bark, duke goditur në mënyrë ritmike legenin e tij në dyshek. Mjeku i hutuar:

– Çfarë po bën?

Dhe njeriu:

– Ndërsa ai shkon në Brindisi, unë jam në shtrat me gruan e tij!

blank

Këndi i humorit: Një ditë Paola kthehet në shtëpi dhe i thotë mamasë

Një ditë Paola kthehet në shtëpi dhe i thotë mamasë:
-Mama, gjyshi është mekanik?
E ëma, e habitur nga pyetja e së bijës, i përgjigjet:
– Natyrisht, jo?
– Atëherë, çfarë po bën ai poshtë autobusit?!!! – e pyet prapë Paola.

blank

Burri gjirokastrit i thotë gruas së tij lushnjare

Burri gjirokastrit i thotë gruas së tij lushnjare:

-Obobo, sa shtrenjt ka shkuar benzina!!!

Gruaja lushnjare i përgjigjet:

-Po ti s’ke makinë, re!

– S’kam makinë, po kam çakmak. Dhe çakmaku nuk punon me ujë!!!- ia kthen gjirokastriti.

 

blank

Këndi i humorit: Një bionde nga taraca e katit të 7 po shikon rreth parkut sa të vogla i duken gjërat

Një bionde nga taraca e katit të 7 po shikon rreth parkut sa të vogla i duken gjërat.
Sheh një burrë tek ben xhiro e i duket si bebe. Fillon të zbresë në kat të gjashtë, burri i duket pak më i madh. E kështu zbret katet me rradhë gjer në kat të fundit. Duke u afruar, sheh që burri është 1 e 80.
I afrohet dhe e puth. Burri, i habitur, e pyet:
-Njihemi gjë??!
-Të mbaj mend që kur ishe bebe! – i thotë biondja.

blank

Këndi i humorit: Një ditë prej ditësh takohen një banane dhe një luleshtrydhe

Një ditë prej ditësh takohen një banane dhe një luleshtrydhe.

Rrudh turinjtë banania dhe i thotë luleshtrydhes:

-Uuu, sa e shpifur që je moj e shkretë, gjithë puçra!

Luleshtrydhja përdridhet paksa dhe i përgjigjet kështu:

-Më mirë me puçra si unë dhe e ndershme. Jo si ti, e përdalë që e zhveshin të gjithë, moj e gjorë.

blank

Këndi i humorit: Pasi ka biseduar rreth gjysmë ore, gruaja e mbyll telefonin

Pasi ka biseduar rreth gjysmë ore, gruaja e mbyll telefonin.

Burri është i befasuar, “Wow, si i re kaq shkurt, e dashur, – zakonisht ju gratë në një telefonatë flisni të paktën dy orë!”

“I dashur, ja që ishte një numër i gabuar!!!”- thotë e shoqja.

blank

Këndi i humorit: Një zonjushë angleze martohet me një minator nga Uellsi

Një zonjushë angleze martohet me një minator nga Uellsi. Natën e parë të martesë ajo shkon në shtrat e veshur në një këmishë nate dantellë.

Ai, para se të futet në shtrat, çmonton njërën këmbë, kujtim që ai e ka nga një aksident në minierë.

Nusja e ndrojtur, e cila nuk ka qenë më parë në dijeni të defektit të burrit të saj të ardhshëm, i bën menjëherë telegram së ëmës:

DEAR MOTHER MY HUSBAND ONLY ONE FOOT.

Të nesërmen në mëngjes arrin telegrami i përgjigjes nga e ëma:

CONGRATULATIONS YOUR FATHER ONLY SIX INCHES.

blank

Këndi i humorit: Gruaja është në shtrat me burrin dhe e pyet

Gruaja është në shtrat me burrin dhe e pyet:

– Nëse do të na kishte mbetur vetëm gjysmë ore jetë, çfarë do të bëje, i dashur?!

– Do të bëja dashuri me ty, zemër!- i përgjigjet burri.

– Po 29 minutat e tjera? – e pyet gruaja.


Send this to a friend