VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Shkoi një pijanec në një lokal, afrohet kamarieri dhe e pyet

By | May 31, 2017

Komentet

Këndi i humorit: Dy mikesha po bisedojnë gjatë orarit të punës

Dy mikesha po bisedojnë gjatë orarit të punës:
– Si shkoi natën e kaluar?
– Një katastrofë. Burri im erdhi në shtëpi, ai darkoi në tri minuta, ne bëmë seks për katër minuta dhe minutën tjetër ai tashmë ishte në gjumë. Po tek ju si shkoi?
– E shkëlqyeshme! Ai u kthye në shtëpi, më nxori jashtë për një darkë romantike të shijshme, pastaj bëmë një orë shëtitje dhe më në fund qirinj, një orë parathënie, gjysmë ore seksi fantastik dhe më në fund, një orë të tërë bërbëlitje. Një përrallë e vërtetë!

Pak a shumë në të njëjtën kohë, dy kolegë po bëjnë një bisedë para një birre:
– Si shkoi dje?
– Shumë mirë! Shkova në shtëpi, darka ishte tashmë në tryezë, hëngra, i thashë natën e mirë gruas sime dhe pastaj rashë në gjumë. Po ti, na trego!
– S’ka më keq! Unë kthehem në shtëpi dhe nuk ka dritë, sepse kam harruar të paguaj faturën, kështu që u detyrova të nxirrja gruan time për darkë. Darka ishte një nga ato në të cilat të japin racione të vogla në një pjatë të madhe me dekorime a thua se janë vepra arti. Çmimi ishte aq i kripur sa në fund të mbrëmjes nuk kisha as para për të paguar taksinë. Dhe kështu na duhej të ecnim një orë për në shtëpi. Mbërrita dhe natyrisht nuk kishte dritë, kështu që së pari m’u desh një gjysmë ore të kërkoja qirinj dhe pastaj t’i ndizja! Unë u zemërova dhe u irritova aq sa m’u desh një orë ta marr veten për të vënë gjumë në sy. Siç thashë më parë, s’ka më keq!

Këndi i humorit: Një djalë dhe një vajzë janë në makinë, parkuar në një rrugë anësore

Një djalë dhe një vajzë janë në makinë, parkuar në një rrugë anësore, rreth 70 KM nga qyteti, dhe bëjnë atë që do të bënin një djalë dhe një vajzë, nëse ata janë të parkuar në një rrugë anësore, larg qytetit. Kur vajza befason djalin: “Më vjen keq që nuk ju thashë më parë, por unë jam eskorte, dhe tarifa ime është 150 euro”.

Djali paguan me ngurrim dhe bën atë që duhet të bëjë. Pastaj fillon pirjen e duhanit në heshtje, duke parë nga dritarja. Pas disa minutash vajza e pyet: “Hej, pse nuk ikim prej këndej? Kemi 70 km për të bërë”.

“Më vjen keq që nuk ju thashë më parë, por unë jam një taksist dhe tarifa deri në qytet është 300 euro …”- përgjigjet djali.

Këndi i humorit: Gjatë një stuhie, një marinar i bërtet një pasagjereje në anije

Gjatë një stuhie, një marinar i bërtet një pasagjereje në anije:

– Zonjë, mos qëndroni atje, dallga vjen e ju merr me vete!

Një burrë pranë saj i ulërin marinarit:

– Shikojeni punën tuaj, zotëri! Ajo është vjehrra ime, jo juaja!!!

Këndi i humorit: Ka mbërritur Dita e Gjykimit të Fundit

Ka mbërritur Dita e Gjykimit të Fundit, miliona njerëz janë rreshtuar dhe janë në pritje të fatit të tyre.
Aty janë radhët me lakmitarë, ziliqarë, mburravecë, zemërakë dhe kategori të tjera të vogla siç janë burrat “qole të grave” (radhë shumë e gjatë, e pafund) dhe ato “jo qole të grave”.
Pikërisht në këtë kategori të fundit na shfaqet një burrë i vetëm i cili qëndron në radhë.
Në atë pikë Zoti, i mahnitur del dhe e pyet: “Pse jeni në këtë radhë?”
Dhe ai përgjigjet: “Unë nuk e di, gruaja ime më tha të rreshtohem këtu!”

Këndi i humorit: Dy shoqe po flisnin për burrat me njëra-tjetrën në një kafe

Dy shoqe po flisnin për burrat me njëra-tjetrën në një kafe:
– Lere se jam shumë e mërzitur, të gjithë meshkujt qenkan tradhtarë e mashtrues!
– Po pse moj zemra? – e pyet shoqja tjetër.
– Po ja, Miri më tradhtoi mbrëme. Tanin e kapa pardje me dy femra në një bar. Beni me tradhtoi me shitësen e rrobave. Goni me kushërirën time. Të gjithë mashtruesa janë dhe pikë. Biles biles edhe im shoq kushedi me kë më tradhton, po thjesht s’e kam kapë akoma!

Këndi i humorit: Një burrë e përplasi makina dhe e dërguan në spital

Një burrë e përplasi makina dhe e dërguan në spital. Shkon gruaja e tij në spital dhe e pyet doktorin:
-Doktor, vdiq?!
-Bëmë të pamundurën, por fatkeqësisht nuk e shpëtuam dot dhe vdiq!
Në atë moment burri hapi sytë dhe thirri:
-Jam gjallë, nuk kam vdekur!!
Dhe e shoqja:
-Pusho! E ditke ti më mirë se doktori?!!

Këndi i humorit: Një mësues matematike i dërgon një faks së shoqes në shtëpi

Një mësues matematike i dërgon një faks së shoqes në shtëpi:
“E dashur grua,
siç e di, je 54 vjeçe dhe unë kam nevoja që s’mund të m’i plotësosh.
Shpresoj të mos mërzitesh, por në orën që do e lexosh këtë letër do jem te hoteli afër shkollës me një vajzë 18 vjeçe.
Në shtëpi do kthehem në mesnatë.
Burri yt.”


Shkon profesori në hotel dhe gjen një faks:


“I dashur burrë,
siç e di, dhe ti je 54 vjeç. Në orën që do lexosh këtë letër do të jem me punëtorin 18 vjeçar që pastron pishinën tek hoteli në fund të rrugës dhe, si profesor matematike që je, ti e di që 18 hyn më shumë tek 54 nga sa hyn 54 tek 18.


Mos më prit!!”

Këndi i humorit: Burri dhe gruaja po shikojnë një ndeshje boksi

Burri dhe gruaja po shikojnë një ndeshje boksi.

Ndeshja mbaron shumë shpejt dhe burri e përplas telekomandën i zemëruar:

– Jam vërtet i zhgënjyer. Gjithçka përfundoi brenda dy minutave!

Gruaja ia kthen me gjakftohtësi:

– Tani ti e kupton se si ndihem unë!!!

Këndi i humorit: Katër policë po luanin me një karkalec

Katër policë po luanin me një karkalec. Sa herë i thoshin “Hop!” karkaleci kërcente. Vjen shefi i shikon dhe u bërtet:
– Çfarë bëni?
– Ja shef, – i thotë njëri – na vjen çudi se sa herë i themi hop ai kërcen.
– Po sikur t’i heqim një këmbë? – tha shefi – Të shohim do kërcejë apo jo.
Ia heqin një këmbë, fap kërceu karkaleci. E kështu deri sa shefi ia hoqi të gjitha këmbët.
… – Hop!
Hiç karkaleci.
– Hop!
Hiç.
– Çfarë mësojmë nga kjo? – pyeti shefi.
Asnjë nuk po përgjigjej. Atëherë shefi tha:
– Nga kjo ne mësojmë se, kur ia këputim të gjitha këmbët, karkaleci nuk dëgjon…

Këndi i humorit: Një çift po bën dashuri

Një çift po bën dashuri.

Dhe femra i thotë mashkullit:

– I dashur, je si një telefon celular!

– E çfarë do të thuash? – e pyet ai.

Ajo i përgjigjet:

– Sapo hyn në tunel, e humb sinjalin!

Këndi i humorit: Në një cirk, një luan i ri është duke pritur për shfaqjen e tij të parë

Në një cirk, një luan i ri është duke pritur për shfaqjen e tij të parë. Shumë i emocionuar ai e pyet babanë e tij:
– Baba, çfarë po bëjnë të gjitha këto qenie njerëzore këtu?
– Mos u shqetëso, biri im: Janë prapa hekurave.

Këndi i humorit: Një vajzë nëntëvjeçare vjen në shtëpi nga shkolla duke qarë dhe i thotë nënës

Një vajzë nëntëvjeçare vjen në shtëpi nga shkolla duke qarë dhe i thotë nënës:

– Nuk dua të shkoj më në shkollë! Të gjithë më ngacmojnë sepse e kam gjysmën e flokëve të mi të drejtë e të kuq dhe gjysmë të zi e kaçurrel, kam një këmbë më të gjatë se tjetra, një sy blu dhe një kafe. Po pse mami? Si mund të jem vajza e shëmtuar e një gruaje kaq e re, të bukur dhe perfekte si ti?

Mami i thotë:

– Duhet ta dini vogëlushja ime: që kur isha 17 vjeçe, më ftuan në një aheng në atë vilën e të pasurve në kodër. Unë shkova me miqtë e mi dhe për disa orë gjithçka ishte mirë. Pastaj të gjithë u dehëm, u hodhëm në pishinë plotësisht të zhveshur dhe ishte një rrëmujë. Një turmë e çmendur vazhdoi deri në mëngjes.

E mrekulluar, vajza pyet nënën e saj:

– Por mami, shkove me kaq shumë burra?

Dhe nëna i përgjigjet:

– Shiko bija ime, ti je me shumë fat që nuk je duke lehur!!!


Send this to a friend