VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Një zotëri e kishte zakon të blasfemonte çdo minutë

By | November 4, 2018

Komentet

Këndi i humorit: Njëri hyn në një bar dhe gjen një mikun e tij tejet të trishtuar

Njëri hyn në një bar dhe gjen një mikun e tij tejet të trishtuar, ulur në një qoshe të barit. Merr dy birra, i afrohet tek tryeza dhe e pyet:

-Po çfarë të ka ndodhur? Nuk të shoh dot kaq të trishtuar!

Miku i përgjigjet:

-Kam marrë dy sms nga ime shoqe. I pari ishte: “mjaft, nuk do të vij më në shtrat me ty!”

-Po i dyti si ishte?

-I dyti ishte: “më fal e kam ngatërruar numrin!”

Këndi i humorit: Djali i vogël e pyet kështu babain

Djali i vogël e pyet kështu babain:

-Baba, çfarë ka mes këmbëve nëna?

Babai i përgjigjet:

-Ka Parajsën, vogëlushi im!

Djali i vogël e pyet prapë:

-Baba, po ti çfarë ke mes këmbëve?

Babai i përgjigjet:

-Kam çelësin e Parajës, vogëlushi im!

Fëmija i thotë babait:

-Atëherë, baba, ndërrojë çelësin, se komshiu e ka një kopje!

Këndi i humorit: Hirushja është 75 vjeçe, pas një jete të lumtur me Princin e Kaltër, i cili ka vdekur pak vite më parë

Hirushja është tani 75 vjeçe, pasi ka kaluar një jetë të lumtur me bashkëshortin e saj Princin e Kaltër, i cili ka vdekur pak vite më parë. Ajo i kalon ditët në tarracën e shtëpisë, ulur në një karrige lëkundëse, duke parë botën me maçokun e saj të madh Bob në prehër.
Një mbrëmje, prej një reje, ia beh papritmas Zana Fatsjellëse. Hirushja e pyet gjithë kureshtje:
– E mrekullueshmja Zanë Fatsjellëse!! Pas kaq shumë vitesh, unë të shoh përsëri! Çfarë po bën këtu?
Dhe Zana Fatsjellëse i përgjigjet:
– “Hirushe, nga hera e fundit që të pashë, ke kaluar një jetë shembullore. A ka ndonjë gjë që unë mund të bëj për ju? Çdo dëshirë tënden unë mund ta plotësoj!”
Hirushja është e hutuar, e gëzuar, e turpëruar dhe plot emocione. Pasi mendohet mirë, ajo murmurit:
– “Dua të jem shumë e pasur”.
Në një çast, karriget e saj të vjetra lëkundëse kthehen në ar të kulluar. Hirushja është e impresionuar. Maçoku Bob është i frikësuar dhe largohet nga karrigia. Hirushja qan:
– “Faleminderit, Zonjë!”
Zana pastaj thotë:
– “Nuk është asgjë, ju e meritoni! Çfarë do të kishit si dëshirë të dytë? ”
Hirushja përkulet, vëzhgon gjurmët që ka lënë koha në trupin e saj dhe thotë:
– “Do të doja të isha e re dhe e bukur përsëri.”
Pothuajse në çast, ajo ka bukurinë e saj rinore. Hirushja pastaj fillon të ndjejë pasionet dhe dallditë e dikurshme.

Pastaj Zana i thotë asaj:
– “Ju keni një dëshirë të fundit. Çfarë doni? ”
Hirushja vëzhgon maçonun e saj të frikësuar dhe thotë:
– “Unë do të doja që ti ta kthesh Bobin tim besnik në një burrë të ri të bukur.”
Bob kthehet në një burrë të mrekullueshëm, aq të bukur sa që dallëndyshet nuk mund të mos e ndalin fluturimin e tyre për të qëndruar dhe admiruar atë.
Zana Fatjsllëse e uron:
– “Përshëndetje, Hirushe! Gëzoni jetën tuaj të re!”
Dhe zhduket si një shkëndijë. Gjatë disa momenteve magjike, Hirushja dhe Bob shikojnë njëri-tjetrin me butësi. Pastaj Bob i afrohet asaj, e merr atë në krahët e tij të fuqishëm dhe i flet me butësi në vesh:
– “Vë bast se të vjen keq që më ke tredhur, bushtër!!”

Këndi i humorit: Burri dhe gruaja janë në gjyq dhe po debatojnë për divorcin

Burri dhe gruaja janë në gjyq dhe po debatojnë për divorcin.

Kur vjen momenti i ndarjes së shtëpisë, gruaja fillon të qajë dhe i thotë burrit:

-I dashur, si mund të prishim ne këtë fole të dashurisë sonë?

Burri i përgjigjet:

-E dashur, si shumë zogj po qarkullojnë në këtë fole!!!

Këndi i humorit: Një polic i tregon kolegut aventurën e tij të dashurisë

Një polic i tregon kolegut aventurën e tij të dashurisë.

Kolegu e pyet:

-Pa më trego çfarë bëre mbrëmë me atë vajzën aq të bukur që u takove?

Polici tregon:

-Sapo ishim njohur në një mbrëmje festive. Ajo më ofroi pije. Pas një bisede të shkurtër dhe gazmore, më ftoi në shtëpinë e saj dhe më tha të ulesha në divan. Shkoi në banjo dhe u kthye tërësisht e zhveshur. U ul në prehrin tim dhe filloi të më ledhatojë e të më puthë, saqë unë fillova të mendoj që të mos e lë këtë rast të më ikë.

Kolegu, shumë kureshtar, e pyet:

-Hë, pra, e çfarë bëre?

Polici përgjigjet:

-Arrita t’ia marr numrin e telefonit!!!

 

Këndi i humorit: Njëri hyn në një lokal të të rëndomtë, tmerrësisht të ndyrë dhe zë vend te një tryezë

Aty nga mbrëmja, njëri hyn në një lokal të të rëndomtë, tmerrësisht të ndyrë dhe zë vend te një tryezë. Kalon ca kohë dhe, më në fund, afrohet një kamarier. Ky është një i njohur i klientit, dikur shokë gjimnazi, të cilin e pyet:

-Tur Leksi, je bash ti?

Kamarieri përgjigjet i shkujdesur:

-Eh, pra!

Klienti i flet me mendjemadhësi:

-Si qenka katandisur të punosh në një lokal të tillë?

Turi i përgjigjet:

-Mjerisht këtu punoj! Por, së paku, nuk ha këtu!

 

Këndi i humorit: Një fshatar i pagdhendur është ulur në një stol në park bashkë me të fejuarën

Një fshatar i pagdhendur është ulur në një stol në park bashkë me të fejuarën.

I dalldisur nga prania e së fejuarës, i thotë asaj:

-Lule, të bëjmë dashuri?

Vajza i përgjigjet:

-Një gjë që nuk më ka pëlqyer tek ti, Titi, është se je shumë i pagdhendur e vulgar! Si nuk ta thotë goja një fjalë të ëmbël romantike në këtë mjedis kaq të bukur natyror?

Djali mendon sa mendon dhe pastaj i thotë:

-Lule, a e shikon atë çiftin e mjellmave tek shatrivani?

Vajza, mjalt e sheqer  e tëra, i përgjigjet:

-Pooo!

E ai:

-A dëshiron të bëjmë dashuri???

Këndi i humorit: Një bujk shkon tek mjeku i tij për vizitë

Një bujk shkon tek mjeku i tij për një vizitë. Mjeku, duke e parë veçanërisht të trishtuar, e pyet atë se si shkon me gruan e tij !!

Bujku përgjigjet: Epo në fillim ishte mirë, por fatkeqësisht nuk kemi patur ndonjë intimitet për disa kohë.


-Pse? A nuk keni më dëshirë?

-Po, por në kohë të gabuara, për shembull kur jam në traktor … kur kthehem në shtëpi jam i lodhur. Si mund t’ia bëjmë kësaj?


– Do t’ju jap këtë këshillë: kur të shkoni në ara, të merrni armë me vete dhe kur të keni një dëshirë të madhe, ju lëshoni një të shtënë në ajër për të sinjalizuar gruan tuaj se është koha e duhur, kështu që do t’ju vijë!


-Ide e bukur, unë do të provoj, ju falënderoj, doktor.


Disa muaj më vonë, bujku kthehet tek mjeku, i cili menjëherë pyet nëse ai ka ndjekur sugjerimin e tij!


– Doktor, sigurisht, e kam vënë këshillën tuaj në praktikë. Epo herët e para çdo gjë ishte në rregull, unë shtija në ajër dhe ajo vinte menjëherë! Dhe pastaj, doktor, që nga muaji i kaluar, kur filloi stina e gjuetisë, nuk e kam parë më gruan time!

Këndi i humorit: Nëntë gra janë në famulli për një prehje shpirtërore për të përmirësuar marrëdhëniet e martesës me burrat e tyre

Nëntë gra janë në famulli për një prehje shpirtërore për të përmirësuar marrëdhëniet e martesës me burrat e tyre.
Prifti iu bën këtë pyetje:
– Cili nga ju e do burrin e saj?
Të gjitha gratë ngritën duart. Pastaj prifti i pyeti:
– Kur ishte hera e fundit që i treguat bashkëshortit se e doni?
Disa u përgjigjën “sot”, të tjerat “dje”, të tjerat nuk e mbanin mend.
Pastaj prifti i ftoi ato t’iu dërgojnë bashkëshortëve nga një mesazh me tekstin e mëposhtëm:
– Dashuria ime, të dua aq shumë dhe jam krenar për gjithçka që bën për mua dhe për familjen tonë të bukur. Të dua.

Më vonë ai u kërkoi atyre t’i lexonin me zë të lartë përgjigjet.
Këto ishin përgjigjet:

1. A je mirë?

2. Mos më thuaj se ke pësuar përsëri aksident.

3. Nuk e kuptoj se çfarë do të thuash me këtë mesazh.

4. Dhe tani çfarë ke bërë? Shiko, këtë herë unë nuk ta fal.

5. A je në vete?

6. Më trego për sa para ke nevojë.

7. A po shoh ëndërr apo është ky mesazh për fqinjin?

8. Nëse nuk më tregon se për kë ishte ky mesazh, unë do të të zhdëp së rrahuri.

9. Kush je ti? Unë nuk e kam numrin tënd të regjistruar në celularin tim, por dua t’ju takoj. Më dërgo një fotografi.

Këndi i humorit: Dy vajza takohen pas pushimeve dhe njëra i thotë tjetrës

Dy vajza takohen pas pushimeve dhe njëra i thotë tjetrës:

-Në plazh unë kam bërë plot miq!

Ndërsa tjetra ia kthen:

-Në plazh unë e kam bërë me plot të panjohur!

Këndi i humorit: Një burrë shkon në kishë, hyn në rrëfyestore dhe i rrëfehet priftit

Një burrë shkon në kishë, hyn në rrëfyestore dhe i rrëfehet priftit:

-At, më fal, sepse kam mëkatuar!

Prifti e pyet:

-E çfarë ke bërë, biri im?

Burri përgjigjet:

-Jam martuar!

Prifti, disi i befasuar, i thotë:

-Po ky nuk është mëkat, biri im!

Burri thërret:

-E, megjithatë, unë jam penduar, At!

 

 

Këndi i humorit: Dy miq takohen në një bar

Dy miq takohen në një bar:

-Tungjatjeta, si je? Më thuaj, ç’kemi ndonjë të re?

-Para dy ditësh vdiq vjehrra ime!

-Oh, më vjen shumë keq! Po si vdiq?

-Vdiq e helmuar!

-Oh, e gjora ajo. E kafshoi ndonjë gjarpër?

-Jo, jo.

-Hëngri ndonjë gjë helmuese?

-Jo, bre, jo. Ishte duke folur, si zakonisht, dhe kafshoi gjuhën e saj!