VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Një profesor ishte i dashuruar mbas pikturave të rralla

By | July 6, 2019

Komentet

Këndi i humorit: Një bionde merr vesh nga gjinekologu se është shtatzënë me binjakë dhe shpërthen në lot

Një bionde merr vesh nga gjinekologu se është shtatzënë me binjakë dhe shpërthen në lot. I habitur, mjeku e pyet:

– Zonja, ju lutem, çfarë problemi keni?

Dhe biondja përgjigjet duke qarë:

– E di se kush është babai i njërit, por nuk e di se kush është babai i tjetrit !!!

Këndi i humorit: Gjatë një ore të edukatës qytetare, mësuesi pyet një nxënës

Gjatë një ore të edukatës qytetare, mësuesi pyet një nxënës:

– Antoni, le të themi se po shoqëron një vajzë nga një familje e mirë, shumë mirë e arsimuar. Ju jeni në darkë, vetëm për vetëm, dhe ju duhet të shkoni në banjo. Çfarë do t’i thonit asaj?

Antoni përgjigjet:

– Më falni për një moment, unë do të bëj nevojën e vogël dhe do të kthehem!

Dhe mësuesi i thotë:

– Kjo është një frazë vërtet e papërpunuar dhe e vrazhdë! Dhe ju Luigj, çfarë do t’i thonit asaj?

Dhe Luigji i përgjigjet:

– Më falni, por më duhet të shkoj në tualet. Do të kthehem për pak minuta!

Dhe mësuesi i thotë:

– Tashmë më mirë, por është e vrazhdë të përmendet tualeti gjatë ngrënies. Dhe ju Pjerin, a do të ishit në gjendje të përdorni inteligjencën tuaj të paktën një herë, për të provuar sjelljet tuaja?

Dhe Pjerini i përgjigjet:

– Do t’i thosha asaj: “E dashura ime, kërkoj falje nëse do të mungoj për një çast, por unë shkoj ta shtrij dorën tek një mik i ngushtë të cilin shpresoj të jem në gjendje të prezantoj pas darkës”!

Këndi i humorit: Një papagall e ka zakon të bëjë shaka telefonike

Një papagall e ka zakon të bëjë shaka telefonike. Një ditë ai bën porosi për 1000 litra naftë dhe natyrisht ia ngarkon të zotit shpenzimet. Duke zbuluar autorin e kësaj shakaje të kushtueshme, i zoti e kap papagallin, e mbyll atë në një dollap të errët dhe e gozhdon me krahët në mur. Sapo sytë e tij mësohen me errësirën e dollapit, papagalli sheh një të kryqëzuar tjetër në murin përballë dhe e pyet:

– Dhe kush jeni ju?

Dhe e dëgjon përgjigjen:

– Unë jam Jezu Krishti!

Papagalli, kurioz, e pyet:

– Sa kohë keni që jeni këtu?

Jezusi i përgjigjet:

– Për pothuajse 2000 vjet!

Dhe papagalli pyet i befasuar:

– Pallavra! Për sa naftë keni bërë porosi?

Këndi i humorit: Në Parajsë, dy të sapoardhur flasin për fatkeqësitë e tyre të fundit

Në Parajsë, dy të sapoardhur flasin për fatkeqësitë e tyre të fundit dhe njëri pyet tjetrin:

– Cila është fjalia e fundit që keni dëgjuar para se të vini këtu?

Dhe përgjigjet tjetri:

– Ajo e gruas time që tha: “Nëse më lejon të drejtoj makinën edhe për pesë minuta, ti do të jesh një engjëll” !!!

Këndi i humorit: Dy mikesha takohen në rrugë dhe njëra pyet tjetrën

Dy mikesha takohen në rrugë dhe njëra pyet tjetrën:

– Përshëndetje, e dashur, ku ishe?

Mikesha përgjigjet me krenari:

– Shkova në një sallon bukurie!

Dhe tjetra e pyet:

– Ah, dhe e gjete të mbyllur???

Këndi i humorit: Një grua dhe një fëmijë, pas një pritje të gjatë, më në fund hyjnë në klinikë për vizitë

Një grua dhe një fëmijë, pas një pritje të gjatë, më në fund hyjnë në klinikë për vizitë. Në klinikë është një mjek tejet sexy, i bukur, dukshëm i fortë, i sjellshëm dhe inteligjent. Mjeku viziton fëmijën, kontrollon peshën e tij dhe e gjen atë pak më poshtë normales, kështu që ai e pyet gruan nëse ushqehet artificialisht apo ushqehet me gji.
“Ushqehet me gji!” – u përgjigj gruaja.
“Epo, zbulojeni gjoksin t’ia hedhim një sy”, thotë mjeku.
Gruaja bën ashtu siç i kerkohet, pasi është zhveshur, mjeku, me të dyja duart, fillon t’ia prekë gjoksin asaj shumë ngadalë dhe me kujdes, duke u përpjekur dhe duke peshuar secilin gji dhe duke shtypur butësisht secilin thimth. Ai i shtyn gjinjtë e saj dhe i fërkon ata me njëri-tjetrin në një ekzaminim shumë të hollësishëm, të hollësishëm, të hollësishëm. Pastaj ai i thotë gruan të vishet e, me një ton të shqetësuar, i thotë:
“Nuk është çudi që ky fëmijë është nën peshë! Zonjë, nuk keni qumësht”.
“Unë e di,” thotë zonja. “Unë jam gjyshja e saj, por jam shumë e lumtur që erdha këtu këtë mëngjes”.

Këndi i humorit: Një djalë dhe një vajzë, pasi hanë një picë bashkë, shkojnë në makinë për të biseduar

Një djalë dhe një vajzë, pasi hanë një picë bashkë, shkojnë në makinë për të biseduar.

Pas pak kohësh, ai fillon të zgjasë duart dhe, disi me drojtje, i thotë vajzës:

“Po ti, a je virgjëreshë?!”

Dhe ajo, duke i ulur mbathjet, i thotë:

“A të duket, vërtet, ky momenti i duhur që të mendojmë për Horoskopin?!!!!”

Këndi i humorit: Një fëmijë shkon tek mami dhe e pyet

Një fëmijë shkon tek mami dhe e pyet:

– Mama, mama, kush thotë se babait tim i ka vënë brirë?

Dhe mama i përgjigjet:

– Marku, Nikolla, Frani, Roberti, Viktori, Rroku, Rrema, Ceni, Cani, Cufi, Pali, Luka, Filipi, Meti, Mani, Muçi, Andrea, Gjoni, Mikeli, Sandri, Leka, Lushi. Nëse ka thënë ndonjëri nga këta, nuk e besoj! Po edhe nëse ka thënë ndokush tjetër, unë tani nuk mund t’i mbaj mend të gjithë!!!

Këndi i humorit: Një zonjë takon drejtorin e një klinike ku burri i saj ishte shtruar më parë

Një zonjë takon drejtorin e një klinike ku burri i saj ishte shtruar më parë.
Ajo është shumë e zemëruar dhe i thotë atij:
“Z. Drejtor, pasi doli nga klinika juaj, burri im për seks me mua, nuk do të dëshirojë as të dëgjojë më! Po çfarë i bëtë atij?”
Dhe drejtori, pak i zënë ngushtë, përgjigjet:
“Zonjë e nderuar…   burrit tuaj ia hoqëm perdet nga sytë, tani ai sheh!”

Këndi i humorit: Një djalosh shkon tek prifti jezuit i fshatit dhe ia kërkon makinën hua

Një djalosh shkon tek prifti jezuit i fshatit dhe ia kërkon makinën hua.

-Nuk ta jap makinën hua, nëse nuk i shkurton flokët! – i tha prifti.

Djaloshi i përgjigjet:

-Padre, po edhe Jezusi i kishe flokë të gjatë

Dhe prifti ia kthen:

-Në të vërtetë Jezusi udhëtonte në këmbë!!!

Këndi i humorit: Pas një nate të gjatë dashurie, ai vëren një fotografi të një burri tjetër mbi komodinën pranë krevatit

Pas një nate të gjatë dashurie, ai vëren një fotografi të një burri tjetër mbi komodinën pranë krevatit.
Fillon të shqetësohet.
– A është ky burri yt? pyet ai me nervozizëm.
– Jo, torollak… – përgjigjet ajo, duke e ledhatuar të dashurin.
– A është atëherë i dashuri yt?
– Aspak! – përgjigjet ajo, duke puthur veshin e tij.
– A është babai yt apo vëllai yt?Ai këmbëngul, duke shpresuar që të marrë përgjigjen.
– Jo, jo, jo! Ti je aq simpatik kur je xheloz!
– Atëherë, a do të më thuash kush është ky? Mund ta di?!?
– Jam unë para operacionit …

Këndi i humorit: Në restorant, një zonjë e thërret kamerierin dhe i thotë atij

Në restorant, një zonjë e thërret kamerierin dhe i thotë atij:

– Më falni, kam urdhëruar spagetin me fruta deti, kam kërkuar shumë, por fruta nuk kishte!

Kamerieri, pak i zënë ngushtë, për të dalë nga telashi, i thotë asaj:

– Zonja e sigurt, është logjike! Nëse merrni tagliolini dello chef, nuk do të gjeni kuzhinierin brenda pjatës suaj!

Në këtë pikë gruaja, duke u nider e fyer, menjëherë i përgjigjet kamarierit:

– Ju keni absolutisht të drejtë, e dini? Në fakt dje kam marrë spaghetti alla puttanesca, por nëna juaj nuk ishte në të !!!