VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Një polic dhe gruaja e tij pas më shumë se dhjetë muajsh martese, nuk arrijnë të kenë fëmijë

By | August 9, 2019

Komentet

Këndi i humorit: Një burrë po bënte xhiro me makinën e tij në Tiranë

Një burrë po bënte xhiro me makinën e tij në Tiranë, duke thënë lutjet e tij, papritur foli me zë të lartë:

– O Zot, të lutem, më ler të shpreh një dëshirë!!

Papritur qielli u vrejt. Filloi të bubullinte e sipër tij dëgjoi një ”zë” të thoshte:

– Meqë je besimtar, me çdo mënyre, të jap mundësinë të shprehësh një dëshirë!!

Dhe burri tha:

– Punoj emigrant në Itali dhe dëshira ime është të ndërtosh një urë nga Durrësi në Itali, që të shkoj e të vij sa herë dua!!

Atëherë ”zëri” u përgjigj:

– Kërkesa jote është çështje shtetërore. Mendo sa do kushtonte kjo. Me mijëra metra do duheshin të ndërtohej bazamenti, çimento, hekur, mundem, por nuk ia vlen që ta plotësoj këtë dëshirë, kur duket kaq pa vlerë!! Mund të mendosh diçka tjetër, që vërtet do t’ia vlente!!!

Burri u mendua e u mendua për disa orë. Dhe, si përfundim, tha:

– O Zot i madh, do kisha dëshirë të mundja të kuptoja femrat! Dua të di çfarë ndjejnë brenda në shpirtin e tyre, çfarë kanë në mendjet e tyre kur nuk flasin, përse qajnë, çfarë duan të thonë kur thonë ”jo” dhe si mund ta bëj vërtet një grua të lumtur!!!!

Dëgjohet zëri i Zotit e i thotë:
– E do dy kalimëshe apo katër kalimëshe atë urën??!!!

Këndi i humorit: Një vajzë e re shkon në burg për të takuar të shoqin

Një vajzë e re shkon në burg për të takuar të shoqin të cilin e kishin dënuar 40 vjet, ndërkohë që vendimin e kishin apeluar:
– Ah mor Kujtim… 40 vjet!
– Ça ti bësh zemër… duhet me duru!
– Fola me një nga gjyqtarët e Apelit!
– E çfarë të tha?
– Më tha se nëse do shkoja në shtrat me të, për çdo herë që do e bënim do të të ulte një vit dënim!
– Çfarë plehre, ah si nuk jam jashtë do ja kishe thy turinjtë, i thotë burri prapa hekurave…… mirë, po ti çfarë i the?
– Hajde zemër, mblidh gjërat e tua dhe hajde ikim…. detajet t’i tregoj rrugës!!!!

Këndi i humorit: Një vajzë në aeroport i afrohet një prifti dhe i thotë

Një vajzë në aeroport i afrohet një prifti dhe i thotë:

– Përshëndetje at! Dua të më ndihmosh!

– Fol moj bijë! Çfarë ka ndodhur?

– Kam blerë një tharëse flokësh, shumë të shtrenjtë Por nuk më lenë ta kaloj.

– Unë nuk mund të gënjej moj bijë…

– Të lutem at! Mund ta futësh poshtë veshjes tënde… Ata nuk do të të kontrollojnë. Kur po kalonin, polici e pyeti priftin:

– Ke ndonjë gjë të padeklaruar, at?

– Nga mesi e lart nuk kam asgje…nga mesi e poshtë…

– Çfarë keni nga mesi e poshtë?

– Eshtë një instrument i vogël, i krijuar për t’u përdorur mbi femrat, dhe që nuk është përdorur kurrë…

– Zoti ju bekoftë, at! Mund të kaloni!

Këndi i humorit: Një burrë shumë xheloz e telefonon nga puna të shoqen

Një burrë shumë xheloz telefonon nga puna të shoqen:

– Zemër ku je?

– Në shtëpi!

– Ndize pak fshesën me korrent!

– Zhshshshshshhshsh!

– Ok, zemër, mirupafshim!

Ditën tjetër:

-Zemër ku je?

– Në shtëpi!

– Ndize pak fshesën me korrent, të lutem!

– Patjetër shpirt! Zhshshshshshsh!

Një ditë burri kthehet më herët nga puna dhe sheh që e shoqja nuk është në shtëpi. Pyet të birin:

– Bir, ku është mami?

– Ka kohë që ka dalë ba, mori edhe fshesën me korrent me vete!!!

Këndi i humorit: I ulur në një bar po shikonte i trishtuar gotën e tij të mbushur

Një burrë ishte i ulur në një bar dhe po shikonte i trishtuar gotën e tij të mbushur.

Kur papritmas vjen një trupmadh dhe ia pi .

Burri ia nis të qajë dhe ky tjetri i thotë:

– Po ç’ke, mor burrë, që qan. S’bën robi ashtu, se ta mbush një tjetër!

– Jo mor jo, s’ke faj ti. Po sot s’po më ec fare. Më pushuan nga puna, dola jashtë dhe pashë se më kishin vjedhë makinën, hipa në taksi dhe më humbi portofoli, shkova në shtëpi gjeta gruan me një tjetër e pastaj erdha këtu, mbusha gotën me helm që të vdisja, e vjen e ma pi ti!

Këndi i humorit: Të gjithë burrat e fshatit kishin ikur në mërgim, vetëm njëri jo

Në një fshat të gjithë burrat e fshatit kishin ikur në mërgim, vetëm njëri jo. Dhe këtij të shkretit i thoshte gruaja:

– Po ik, o burrë, edhe ti në Itali, se më vjen turp nga shoqet, të gjithë kanë ikur!

– E di, moj grua, po do ia bëjmë kështu: unë do të rri në taracë lart dhe, po të pyeti kush për mua, thuaji që ka ikur në Itali.

– Ok, i dashur.

Pas 3 ditësh, burri shikon duke u futë në shtëpi dashnorin e gruas (nga një fshat fqinj, sigurisht) dhe thotë me vete:

-Eh, ç’t’i bëj se jam në Itali se ta kisha treguar unë ty!!

Këndi i humorit: Një burrë dhe një kinez në tren

Një burrë dhe një kinez në tren.

E pyet burri kinezin:

– Amerikan je ti??

– Jo jam kinez.

Pas 20 minutash e pyet prapë.

– Ore, se s’të pyeta amerikan je ti?

– Jo, mor zotëri, jam kinez, – ta thashë njëherë.

– Nëse je amerikan, ma thuaj, mos ki turp!

– Ore, qenke interesant, ta thashë more, jam kinez!

Pasi ndalet treni në stacion dhe zbresin të gjithë, e pyet serish:

– Amerikan je? Mos ki turp, se tani zbritën të gjithë!

Dhe kinezi super i acaruar ia kthen:

– Po, amerikan jam, u kënaqe?

– Sa çudi, sa ngjason ti me kinezët!

Këndi i humorit: Dy policë shohin një fëmijë me cigare në dorë

Dy policë duke kaluar në rrugë shohin një fëmijë me cigare në dorë:

– Hajde këtu, në cilën klasë je?

– Në klasë të 8, i thotë fëmija.

– Hidhe shpejt cigaren, fëmijë i keq, se je shumë i vogël.

Polici tjetër i thotë:

– Po pse i bërtite, edhe ti e ke pirë cigaren kur ke qenë në klasë të 8.

– Epo unë atëherë kam qenë 27 vjeç.

Këndi i humorit: E kam bo me qajt grun mrom

Goni: Ej, plako, e kam bo me qajt gruan mrom, e kam myt m’hut, i ikte loti rrëke po të them.

Gimi: Hahaha, un atë timen e detyrova me u ulë m’gjunj.

Goni: Ou, ashu! Po si ia bone, se ajo e jotja nuk duket aq e but’?

Gimi: Po ja, ajo më tha me i la enët, unë i thash laji vet, ajo u tërbu dhe unë me vrap u futa posht krevatit, ajo u ul m’gjunj me fshesë në dore dhe tu bërtit ‘ dil që aty se të mori dreqi!

Këndi i humorit: Djali i një shefi të policisë i thotë të atit

Djali i një shefi të policisë i thotë të atit:

– Babi, do vij edhe unë në punë me ty sot edhe do t’i shikoj se sa të mençur jane policët që ke punësuar.

Nejse shkon ky aty edhe i thote te atit “ik ti, se merrem unë me këta!”.

I rreshton të tërë e iu thotë:
– Kush e gjen sa vezë kam në dorë do t’ia jap të tria.

– Mundohen policët po asnjëri s’e gjen dot.

Del përjashta edhe i thotë të atit:

– Babi, të gjithë këta policët qenkan budallenj.

– Po pse, të keqen babi?

– Unë iu thashë kush e gjen sa vezë kam në dorë, do t’ia jap të tria edhe asnjëri s’e gjeti.

– PO TI SA KISHE, TË KEQEN BABI?

Këndi i humorit: Takohen tre shoferë maunesh, tregojnë tri histori dashurie

Takohen tre shoferë maunesh dhe po tregonin se çfarë kishin pësuar, se ishin të tre të dëmtuar.

I pari :
-Unë mbas një muaj e gjysëm udhëtimesh nëpër Europë, shkoj në shtëpi, e shtrij gruan në krevat….

Eeeeeh….. mbas dy orësh dashuri, ngrihem, fut dorën në pantallona, nxjerr 30 euro dhe i lë në komodinë ….

Harrova që isha me gruan time, se isha mësuar një muaj e gjysëm të paguaja. Filloi të më godasë gruaja me çfarë të gjente.

I dyti:

– Eeeeh, mirë ti, po unë? Shkoj mbas dy muajsh në shtëpi, e shtrij gruan në shtrat:

Fillojmë të bëjmë dashuri, mbas një ore fut dorën në xhup nxjerr 20 euro dhe i lë në komodinë…

I merr gruaja dhe me kthen 5 euro mbrapa e u zumë, më bëri copë…

Amaaaa…. i futa një dru të mirë….

I treti:

-Eeeeh, ju s’keni gjë, -me shikoni mua:

Kam një këmbë dhe një dorë të thyer.

Shkova në shtëpi mbas një udhëtimi të gjate në Amerikë.

Kisha kohë pa e berë dhe, sa shikoj gruan, fillojmë…

Mbas ndonjë ore, ngrihem, fut dorën në xhaketë, kur bie zilja e derës…..

-Shpejt, – më thërret gruaja, – më erdhi burri!!!

Dhe une idioti u hodha nga kati i tretë…

Këndi i humorit: Goni e pyet Besin

Goni e pyet Besin:

– O Besi, nga i merr gjithe këto lekë ti mo?

Ai përgjigjet:
– Une i them mamit dhe babit që unë e di të gjithë të vërtetën. Dhe pastaj mami më jep 10000 lekë dhe më thotë të mos i them babit dhe babi më jep 20000 lekë e më thotë: – Mos i thuaj plakës.

Kështu niset Goni për në shtëpi me mendimin se do ta provonte edhe ai këtë marifet.

Arrin në shtëpi dhe i thotë së ëmës:

– Unë e di të gjithë të vërtetën.

Mami e puth dhe i jep 20000 lekë, duke i thënë: mos i thuaj gjë babait.

Pastaj Goni bën të njëjtën gjë me babain dhe ai i jep 50000 lekë e i thotë të mos i tregojë asnjë fjalë mamasë.

Goni kështu po u merr përditë lekë shtëpisë derisa një ditë thotë: “Do ta provoj këtë gjë edhe me të tjerë”.

Në atë moment bie dera, Goni shkon e hap e sheh se është postjeri.

Goni i thotë atij:

– Unë e di të gjithë të vërtetën.

Postjeri skuqet, hap krahët dhe i thotë:

– Hajde te babi, o bir!