VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Komentet

Këndi i humorit: Një doktor, një inxhinier dhe një politikan po debatonin

Një doktor, një inxhinier dhe një politikan po debatonin se kush prej tyre kishte dhënë kontributin më të shquar për njerëzimin. Doktori tha: Perëndia krijoi Evën nga Adami; ishte një procedurë kirurgjike, kjo tregon se doktorët kanë ekzistuar që në fillim!?

-Nuk ka mundësi, -tha inxhinieri. Shko një hap më parë kur Zoti krijoi Universin nga kaosi. Kjo është shpikja inxhinierike më e madhja për historinë e njerëzimit! Profesioni im ishte në fillim!!- nguli këmbë ai.

-Shumë e drejtë, – tha politikani duke ndërhyrë. Por kush e krijoi gjithë atë kaos sipas jush? Ne politikanët!!

Aforizmi i ditës – 19 mars 2019

If government were a product, selling it would be illegal.
P. J. O’Rourke
Nëse qeveria do të ishte një mall, shitja e tij do të ishte e paligjshme.
P. J. O’Rourke

Këndi i humorit: Isha për vizitë te një miku im që kisha kohë pa e takuar

Isha për vizitë te një miku im që kisha kohë pa e takuar, meqë nuk i kisha qenë në dasëm, thashë t’i bëja një vizitë.

Ne rini te gjithe e mbanim mend si tip gangsteri .

Hyj ne shtepi dhe me pret e shoqja, futem ne sallon e gjej duke lare enet, ndersa gruaja po shikonte nje telenovele turke.

Nderkohe qe ky po lante enet nje aktori turk i ra telefoni e po fliste ne telefon, nderkohe ja pret nusja e shokut:

– Mbylle ate çezme, se po flet ne tel tjetri , 3 ore te lash enet edhe ti !

Shoku nga nervat mbyll çezmen, fshin duart e ulet prane meje e me thote:

– Nga inati ja lash enet pa la !

Un qe e shikoj ne heshtje , ai kthehet serish te une:

– Gjithsesi po i laj mbasi te mbaroj telenovela, se edhe pak ka !

Këndi i humorit: Dy shoqe në një kafe po flisnin për meshkujt

Dy shoqe në një kafe po flisnin për meshkujt:

– Lere, se jam shumë e merzitur, të gjithë meshkujt qenkan tradhtarë e mashtrues!

– Po pse, moj zemra? – e pyet shoqja.

– Po ja, Miri më tradhtoi mbrëmë, Tanin e kapa pardje me dy femra në një bar, Beni më tradhtoi me shitësen e rrobave, Goni me kushërirën time, të gjithë mashtrues janë dhe pikë, biles biles dhe im shoq kushedi me kë më tradhton, po thjesht s’e kam kapë akoma!

Këndi i humorit: Një burrë i lutet Zotit, aman, o Zot, bëje gruan time burrë!

Një burrë i lutet Zotit , aman, o Zot, bëje gruan time burrë!

Vetëm një ditë, qe ajo të kuptojë se sa vuaj unë.

Kurse mua më bëj grua në vendin e saj.

Dhe kështu u bë.

Në mëngjes u ngrit burri tashmë i bërë grua.

I bëri mëngjesin burrit, ndërkohe bëri gati fëmijët për shkollë.

Vajti i dërgoi në shkollë, pastaj pagoi faturat e dritave.

Bëri pazarin, u kthye në shtëpi bëri drekën.

Pastaj rregulloi krevatet, pastroi shtëpinë, lau enët.

Vajti mori fëmijët në shkollë, i ndihmoi me mësimet.

Iu bëri nga një banjo, i vuri në gjumë.

Papritur vuri re qe ora vajti 11 e darkës dhe ajo nuk kishte pushuar asnjë minutë.

Shtrihet ne krevat por as burri nuk e le rehat.

Diten e dyte çohet gruaja dhe i lutet prap Zotit:

-Aman, o Zot, më kthe prap burrë siç isha, se qenka shumë e vështirë të jesh grua.

Zoti: – Patjetër që do të të kthej prap burrë, por pas 9 muajsh sepse mbrëmë ngele shtatzënë…

Këndi i humorit: Një gjirokastrit hyn në burg dhe takohet me një të burgosur tjetër

Një gjirokastrit hyn në burg dhe takohet me një të burgosur tjetër.

– Mirë se erdhe në qeline time, pse të kanë dënuar? – e pyet i burgosuri i vjetër gjirokastritin.

-Eh, përlava një gjerdan me diamante, pasi i theva vitrinën një dyqani xhevahiresh me një tullë!

– Ah, domethënë të paskan kapur në flagrancë…?

– Jo, më kapën më vonë, kur u ktheva për të marrë tullën! – thotë gjirokastriti.

Këndi i humorit: Zysha: Beni, na thuaj me një fjali, çfarë bëre dje

Zysha: Beni, na thuaj me një fjali, çfarë bëre dje.

Beni: Une dje po flej me babin.

Zysha: Jo Beni, unë fjeta me babin.

Beni: Ndoshta ti ke ardhur me vonë, se mua më zuri gjumi shpejt.

Këndi i humorit: Për fushatë elektorale, deputeti shkon në zonën e tij të thellë për premtime

Për fushatë elektorale, deputeti shkon në zonën e tij të thellë për premtime.

Atje ai u habit kur pa se të gjithë ishin pajisur me aksesorë elektrikë dhe elektronikë shtëpiakë, si televizorë, soba, kompjutera, fshesa elektrike, dixhital etj… dhe tha:

.Ju qenkeni shumë mirë, pse ankoheni.

Populli iu përgjigj: Po të kishim edhe drita do të ishte edhe më mirë!

Këndi i humorit: Një lypës i zgjat dorën njërit që po kalonte në rrugë dhe i kërkon 1000 lekë

Një lypës i zgjat dorën njërit që po kalonte në rrugë dhe i kërkon 1000 lekë. Ky zotëria e sheh lypësin dhe i thotë:

-” Në qoftë se unë të jap 1000 lekë, ti do shkosh të pish me ato lekë?”

Lypësi:

-” Jo, të betohem.”

-” Po bixhoz do luash me këto lekë?”

Lypësi:

-” Jo, të betohem.”

-” Mire, hajde të kalojmë nga shtëpia ime bashkë që gruaja ime të shohë se çfarë u ndodh atyre që nuk pijnë alkool dhe nuk luajnë bixhoz.

Këndi i humorit: Një burrë shkon tek psikologu

Një burrë shkon tek psikologu:

– Kam ardhur per gruan time. I eshte bere fiksim se duan t’ia vjedhin fustanet.

– Po si keshtu? Nga e kupton kete?

– Po ja, ka angazhuar dike qe t’ia ruaje. E gjeta dje ne dollapin e rrobave.

Këndi i humorit: Një burrë kthehet në 8 të mëngjesit në shtëpi

Një burrë kthehet në 8 të mëngjesit në shtëpi. Dhe duke u përpjekur të mos bëjë zhurmë, shikon gruan zgjuar që e priste!

– Po ku je, o superman !

– Po ja, o zemer, isha per darke me nje klient shume te rendesishem dhe mbyllem nje akord!

– Per darke deri ne 8 te mengjesit, superman?

– Po jo, zemer, pas darkes, meqe mbyllem akordin, shkuam per te pire nga nje gote, per te festuar akordin!

– Ne klub deri ne 8 te mengjesit, te dukem gje budallaqe, superman ?

– Po jo, o zemer, po ai pinte shume, e meqe eshte klient i rendesishem, pagova tavolinen e shoqerova ne shtepi se u be keq!

– Po si keshtu, superman , edhe taksist je?!

– Po çfare po thua keshtu, zemer, pastaj ç’dreqin me quan superman, se s’po kuptoj!!!

– Po se vetem Supermani, o budalla, vesh breket siper pantallonave!

Këndi i humorit: Një ushtar ik pa leje nga reparti

Një ushtar ik pa leje nga reparti,  kapterri (komandanti i tij) i vihet në ndjekje, e kap përpara se ai të shkojë në shtëpi dhe e kthen për në repart. Rrugën e kthimit e bënë me tren, ku ishin ulur perballë një gruaje dhe vajzës së saj. Treni hyn në tunel, brenda bëhet errësirë totale dhe vetëm kur dëgjohet një e kërcitur shpullë paaauuuu…. Më pas treni del nga tuneli dhe… serish dritë. Tani të katër pasagjerët po mendonin:

-Vajza: Ky kapterri, ja, burrë i mirë duket, por pa mamin tim dhe, se si do t’i ketë ardhur dhe e ka ngacumuar. Ajo s’ka duruar, se është grua e martuar, dhe ia ka veshur me shpullë fytyrës.

-Gruaja po shihte ushtarin dhe po mendonte: Ushtari si ushtarët, ka parë gocen time, nuk është përmbajtur dot dhe e ka ngacmuar. Ajo, si gocë e ndershme që është, nuk e ka duruar dhe ia ka veshur me shpullë fytyrës.

-Kapterri po shihte ushtarin dhe po mendonte: Ushtari idioti, pa këto dy femrat këtu përballe, nuk i është duruar dhe i ka ngacmuar. Ato e kanë ngatërruar dhe ma veshën mua m’shpullë.

Ushtari: Ah, që s’po vjen dhe një tunel tjetër që t’ia kisha kërrcitur dhe njëherë surratit këtij legenit!!!