VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Një i moshuar shkoi tek prifti dhe e pyeti nëse do të dëgjonte rrëfimin e tij

By | December 28, 2018

Komentet

Këndi i humorit: Një elefant që ecën në pyll, pa dashje, kalon mbi një fole milingonash dhe vret mijëra milingona

Një elefant që ecën në pyll, pa dashje, kalon mbi një fole milingonash dhe vret mijëra milingona.
Milingonat i vërsulen për hakmarrje dhe ia mbulojnë gjithë trupin.
Elefanti që ndjen pickimet e tyre të panumërta, tundet dhe i hedh të gjithë milingonat, përveç njërës që i mbetet e lidhur në qafë.
Të gjithë milingonat e tjera që shohin shoqen e tyre në qafën e elefantit, bërtasin së bashku:
“Forca, shtrëngoja fytin atij, mbyte atë, mbyte atë!!!.

Këndi i humorit: Një komision bankierësh po viziton Rusinë për të vendosur mbi një kredi nga Banka Botërore

Një komision bankierësh po viziton Rusinë për të vendosur mbi një kredi nga Banka Botërore, por për fat të keq për çdo aktivitet të ekzaminuar, garancitë janë jo ekzistente. Një burrë nga komisioni i thotë një delegati të ri nga ministria:

– Me pak fjalë, kjo fabrikë e ashensorëve ka 60% të instalimeve vendnumëro, kjo fabrikë e makinerive larëse ka një humbje prej 46% të produktit, kjo fabrikë e lokomotivave ka 48% të automjeteve pezull. Por a ka ndonjë fabrikë me fitim?

Sekretari i ri përgjigjet:

– Epo po, Targhensky Fabrick. Ka një qarkullim prej 280 miliardë, punon tre turne në 24 orë dhe ka porosi deri në vitin 2020!

Djaloshi i komisionit zemërohet dhe pyet:

– Dhe çfarë ndërton kjo fabrikë?

Dhe sekretari i ri përgjigjet menjëherë:

– Pordhon kartela ku është shkruar NUK FUNKSIONON!!!

Këndi i humorit: Një fshatar i moshuar dhe i biri hyjnë për herë të parë në një supërmarket

Një fshatar i moshuar dhe i biri hyjnë për herë të parë në një supërmarket. Janë të mrekulluar nga çdo gjë që shikojnë. Vëmendjen ua tërheq sidomos një portë që hapet dhe mbyllet vetiu.

-E çfarë është kjo, baba? – e pyet djali.

Plaku, që nuk ka parë në jetën e tij një ashensor, i përgjigjet:

-Nuk kam idenë, biri im!

Ndërkohë një plakë prek një buton, ashensori hapet, plaka hyn në ashensor dhe plaku me të birin shikojnë se mbyllet porta. Pa u bërë një minutë, porta hapet dhe prej andej del një vajzë e bukur bionde.

Plaku, i tronditur, i thërret të birit:

-Shko shpejt në shtëpi dhe sille këtu mamanë tënde!

Këndi i humorit: Dy miq të vjetër, tani pensionistë, takohen në rrugë

Dy miq të vjetër, tani pensionistë, takohen në rrugë:

“- Tungjatjeta! – Tungjatjeta! – Si je, si ke qenë, e merr pensionin rregullisht, me ilaçet, si i ke punët? etj etj.”

“- Mire, faleminderit, shume mire! Po ti si je, me ilaçe e me gjume si i ke hallet .. ?”

“- Ooo, per gjumin s’kame se çfare te them… Kam një hall te madh!”

“- Fol, me thuaj cili eshte halli?

“- Me vjene turp…”

“- Jemi miq te vjeter, s’ke pse ngushtohesh, thuaje!”

“- E ç’të theme miku im, nevojen e vogel e bej fix ne oren 6.00, kurse te madhen fix ne oren 7.00.”

“- Nuk e kuptoj, ku ateher eshte ketu problemi yt… 5 minuta para, 10-15 pase ores 6, ose ores  7 ..?”

“- Joo , sakte ne oren 6.00 dhe 7.00…”

“- Atehere, çfare problemi i madh na qenka ky qe paske????”

“- Problemi i madh qe kame eshte se fix ne oren 8.00 mua me del gjumi!!!”

Në kursin përgatitor për nënat e reja, instruktorja pyet një kursante:

Në kursin përgatitor për nënat e reja, instruktorja pyet një kursante:
– Kur do të lindë fëmija juaj?
– Më 20 janar.

Pastaj pyet kursanten e dytë:
– Dhe juaji kur do të lindë?
– Më 20 janar.

Ajo pyet të tretën, pastaj të katërtën, dhe kështu me radhë:
– Kur do të lindë fëmija juaj?

Dhe të gjithë përgjigjen:
– Më 20 janar.

Pastaj pyet edhe kursanten e fundit:
– A do të lindë edhe juaji më 20 janar?

Dhe kursantja përgjigjet:
– Jooo, unë nuk mora pjesë në piknikun e ndërmarrjes!

Këndi i humorit: Dy miq po bisedojnë në bar

Dy miq po bisedojnë në bar.

I pari:

-Do të të pëlqente të bëje seks në treshe?

I dyti:

-Sigurisht, kjo është ëndrra ime!

I pari:

-Epo, atëherë vrapo shpejt në shtëpi, ndoshta je ende në kohë!!!

Këndi i humorit: Një prift fshati del nga famullia dhe nuk gjen biçikletën e tij

Një prift fshati del nga famullia dhe nuk gjen biçikletën e tij. I dëshpëruar ai endet nëpër tërë vendin dhe takohet me një koleg. “Ore, çfarë të ka ndodhur” e pyet ai. “Biçikleta ime u vodh,” përgjigjet prifti.“Si t’ia bëj”! “Më duhet biçkleta patjetër për të udhëtuar”!

“Bëni kshtu”, i thotë kolegu. “Të Dielën, gjatë predikimit flisni për urdhërimet kur të arrini tek urdhërimi ‘mos vidhni’, ai do të pendohet dhe do t’ju kthejë biçikletën”.

Të dielën prifti bën ashtu siç i tha kolegu. Të hënën, kolegu e pyeti si shkoi.

“Unë bëra siç më thatë, unë rendita urdhrat dhe kur erdha te urdhri ‘Mos dëshironi gruan e të tjerëve’, u kujtova se ku e kisha lënë “, u përgjigj prifti.

Këndi i humorit: Një polic dhe gruaja e tij pas më shumë se dhjetë muajsh martese, nuk arrijnë të kenë fëmijë

Një polic dhe gruaja e tij pas më shumë se dhjetë muajsh martese, nuk arrijnë të kenë fëmijë, ata shkojnë te gjinekologu dhe ky i pyet: “Më tregoni se çfarë bëni në mbrëmje?”

Dhe polici, krenar, përgjigjet: “Ne hamë darkë, ulemi në divan dhe shikojmë TV, ne puthemi dhe pastaj shkojmë për të fjetur!”

– E çfarë bëni në mëngjes?

-Zgjohemi, hamë mëngjes, puthemi dhe pastaj shkojmë në punë!

Gjatë pasdites?

“Pasdite shkojmë një rostiçeri, ne puthemi përsëri dhe më pas zakonisht pushojmë”.


Gjinekologu i drejtohet zonjës dhe i thotë: “Ne kemi nevojë që ju të zhvisheni dhe të shtriheni në shtrat!”

Mjeku bën dashuri me zonjën, burri qëndron atje pa thënë asnjë fjalë. Gjinekologu i drejtohet burrit të saj dhe i thotë: “A e kuptoni si mund të keni fëmijë? Kjo gjë duhet të bëhet çdo ditë! ”

Polici e shikon me kujdes dhe i thotë: “Gjithçka është e qartë!”.

Burri dhe gruaja paguajnë tarifën, dalin dhe falënderojnë. Duke dalë jashtë studios, burri i saj kthehet, sepse i lind një dyshim: “Doktor !!!! Kam harruar të pyes nëse …

Duhet të vijmë ne këtu apo do të na vijsh ti në shtëpi?!”

Këndi i humorit: Një prift i ri në rrëfimtore përdorte një listë të dënimeve

Një prift i ri në rrëfimtore përdorte një listë të dënimeve që duheshin dhënë në lidhje me mëkatet e ndryshme të rrëfyera nga besimtarët.

– Atë, unë kam blasfemuar! (Prifti kërkon nëpër listë dhe ia cakton dënimin.)

– Atë, kam thënë gënjeshtra! (Prifti ia jep dënimin e duhur.)

Një zonjë shfaqet dhe i rrëfen që ka bërë pompë …

Prifti shfleton listën, pompë … dhe kërkon, pompë …, pompë …, por nuk mund ta gjejë përgjigjen.

Ai më pas kthehet, e pyet famullitarin që ka pranë dhe e pyet: – Sa mund t’i kushtojë kësaj zonjës një pompë …?

Dhe famullitari:

– Nëse e bën mirë, 30 euro, bir…

Këndi i humorit: Në 3 të mëngjesit gruaja zgjon burrin e saj dhe e pyet

Në 3 të mëngjesit gruaja zgjon burrin e saj dhe e pyet:
-Kush e fitoi Ligën e Kampionëve në 2015?
Burri duke hungëritur i përgjigjet: Barcelona …
-Cila skuadër është në vendin e parë në Premier League?
Burri pak i irrituar përgjigjet:
-Mancester City….
-Kush shënoi numrin më të madh të golave?
-Klose ….
-Kur ishte hera e fundit që Liverpool fitoi kampionatin e Anglisë?
-Burri edhe më nervoz përgjigjet:
Më 1990, pse ???
Gruaja duke pëshpëritur: o mendje e gjorë, dje ishte ditëlindja ime!!!

Këndi i humorit: Një djalë vetëm 15 vjeç vjen në shtëpi me një Porsche të bukur

Një djalë vetëm 15 vjeç vjen në shtëpi me një Porsche të bukur. Prindërit janë të mërzitur: “Ku e more atë makinë? E ke vjedhur?” “Jo, e bleva këtë mëngjes”, përgjigjet ai me qetësi. “Dhe me cilat para? Ti me siguri nuk ke para për të blerë një makinë që kushton kaq shumë!” “Unë në fakt pagova 15 dollarë …”. “E çfarë po thua? Është e pamundur! Kush do ta shiste një makinë të ngjashme për 15 dollarë?” “Zonja në fund të rrugës, nuk e di se si është emri i saj … Ata sapo janë vendosur me shtëpi atje. Ajo pa që po kaloja me biçikletë dhe më pyeti nëse doja të blija një Porsche për 15 dollarë …”. “Oh, jooo!” thotë nëna: “Me siguri ajo do të dëshirojë të përfitojë nga ti…”. Dhe dërgoi burrin e vet te zonja për ta pyetur se cilat janë qëllimet e saj. Burri e gjen në kopsht duke krasitur trëndafilat. Ai prezanton veten: “Unë jam babai i djalit të cilit ia shite një Porsche për 15 dollarë. Pse e bëre atë gjë, zonjë? A nuk do të kesh ndonjë qëllim të dyfishtë?” “Shikoni”, – shpjegon ajo – “këtë mëngjes burri im më telefonoi, ai më tha se po shkon në punë, por përkundrazi unë e kuptoj që ai është në Hawai me sekretaren e tij dhe i duhen para… Ai më kërkoi të shisja Porschen e tij dhe t’ia dërgoj paratë. Dhe unë këtë gjë bëra! “

Këndi i humorit: Një mëngjes, një burrë, pa frymë dhe i emocionuar, vjen në shtëpi

Një mëngjes, një burrë, pa frymë dhe i emocionuar, vjen në shtëpi, takon gruan e tij dhe thotë:

– E dashur, më duhet të të jap një lajm të bukur dhe një lajm të keq. Cilin dëshiron ta tregoj së pari?

Gruaja përgjigjet menjëherë:

– Më jep më parë lajmin e keq dhe më pas atë të bukur, kështu që ky i fundit të ma ngrejë lart moralin!

Atëherë burri i thotë:

– Në rregull, e dashur, atëherë ulu dhe bëhu e fortë! Lajmi i keq është se nëna jote thjesht fluturoi në parajsë! Ndërsa lajmi i mirë është se gjithashtu vjehrra ime thjesht fluturoi në parajsë!!!