VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Një japonez është në një udhëtim turistik në Perëndim

By | August 26, 2019

Komentet

Këndi i humorit: Dy të çmendur takohen pas kaq vitesh pranë një kutie postare

Dy të çmendur takohen pas kaq vitesh pranë një kutie postare dhe njëri pyet tjetrin:

– Çfarë po bën këtu?

Tjetri përgjigjet:

– Sapo kam dërguar një letër!

Pyet prapë i pari:

– Kujt ia ke dërguar?

Tjetri përgjigjet:

– Epo, vetes sime!

I pari, i hutuar, e pyet përsëri:

– Dhe çfarë i ke shkruar?

Dhe përgjigjet tjetri:

– Nuk e di! Ende nuk më ka mbërritur !!!

Këndi i humorit: Studenti në provim iu përgjigjet pyetjeve të profesorit

Studenti në provim iu përgjigjet pyetjeve të profesorit i cili luhatet në karrigen e tij të vjetër duke dëgjuar se çfarë thotë studenti…!

Në një moment karrigia thyhet dhe profesori bie ne dyshene. Studenti s’mund të përmbahet dhe qesh sa s’shkrihet gazit.

Kurse profesori plak, duke u ngritur nga dyshemeja, i thotë studentit: Kështu e ka kjo punë, koleg i dashur… le të jetë ngushellim për ty se këtë herë ramë që të dy …!

Këndi i humorit: Një djalosh është ulur në bar

Një djalosh është ulur në bar. Në tryezën e tij ulet një grua afër 60 vjeçe, por ende shumë e bukur dhe me veshje provokuese. Ata fillojnë të flasin, ai gjithashtu ofron edhe dy pije dhe, në fund, gruaja, e cila është pak e dehur, i drejtohet në mënyrë të qartë:
– Je një djalosh shumë i bukur. A ke pasur ndonjëherë në shtrat nënën dhe vajzën e saj?
– Asnjëherë, por do të më pëlqente.
– Kështu që është nata jote me fat.
Dhe kështu ata shkojnë në banesën e gruas. Sapo hyjnë ajo heq pallton e saj, kthehet tek ai dhe e puth me pasion, pastaj ndez dritën dhe bërtet:
– Mami, eja këtu: Kam një surprizë …

Këndi i humorit: Një polici i ka vdekur nëna

Një polici i ka vdekur nëna. Të afërmit dhe fqinjët u mblodhën për vigjilje. Papritur tingëllon telefoni. Polici përgjigjet, dëgjon disa minuta, dhe pastaj u thotë të pranishmëve:
– Sa fat i keq! Tani vëllai im më thirri për të më thënë që edhe nëna e tij vdiq!

Këndi i humorit: Në një cirk, një luan i ri është duke pritur për shfaqjen e tij të parë

Në një cirk, një luan i ri është duke pritur për shfaqjen e tij të parë. Shumë i emocionuar ai e pyet babanë e tij:
– Baba, çfarë po bëjnë të gjitha këto qenie njerëzore këtu?
– Mos u shqetëso, biri im: Janë prapa hekurave.

Këndi i humorit: Një çift po bën dashuri

Një çift po bën dashuri.

Dhe femra i thotë mashkullit:

– I dashur, je si një telefon celular!

– E çfarë do të thuash? – e pyet ai.

Ajo i përgjigjet:

– Sapo hyn në tunel, e humb sinjalin!

Këndi i humorit: Një bionde telefonon burrin e saj nga makina

Një bionde telefonon burrin e saj nga makina:
– I dashur, do të vonoj; është bërë një rradhë tepër e gjatë makinash.
– Sa e gjatë?
– Nuk e di, unë jam e para.

Këndi i humorit: Burri dhe gruaja po shikojnë një ndeshje boksi

Burri dhe gruaja po shikojnë një ndeshje boksi.

Ndeshja mbaron shumë shpejt dhe burri e përplas telekomandën i zemëruar:

– Jam vërtet i zhgënjyer. Gjithçka përfundoi brenda dy minutave!

Gruaja ia kthen me gjakftohtësi:

– Tani ti e kupton se si ndihem unë!!!

Këndi i humorit: Katër policë po luanin me një karkalec

Katër policë po luanin me një karkalec. Sa herë i thoshin “Hop!” karkaleci kërcente. Vjen shefi i shikon dhe u bërtet:
– Çfarë bëni?
– Ja shef, – i thotë njëri – na vjen çudi se sa herë i themi hop ai kërcen.
– Po sikur t’i heqim një këmbë? – tha shefi – Të shohim do kërcejë apo jo.
Ia heqin një këmbë, fap kërceu karkaleci. E kështu deri sa shefi ia hoqi të gjitha këmbët.
… – Hop!
Hiç karkaleci.
– Hop!
Hiç.
– Çfarë mësojmë nga kjo? – pyeti shefi.
Asnjë nuk po përgjigjej. Atëherë shefi tha:
– Nga kjo ne mësojmë se, kur ia këputim të gjitha këmbët, karkaleci nuk dëgjon…

Këndi i humorit: Një polic i thotë njërit prej kolegëve të tij

Një polic i thotë një prej kolegëve të tij:

– Shiko, gjeta një libër shumë interesant në kioskë!

Kolegu e pyet:

– Dhe si quhet?

Polici i parë i përgjigjet:

– Si të zgjidhni 50% të problemeve tuaja!

Atëherë kolegu e pyet atë:

– Dhe e ke blerë?

Polici i përgjigjet:

– Po, kam blerë dy !!!

Këndi i humorit: Berberi po ia mësonte profesionin djalit të tij

Berberi po ia mësonte profesionin djalit të tij.
Hyri një klient të cilin vendosi ta rruante djali.
Ndersa djali filloi, krejt pa dashje, e pret pak klientin në mjekër.
E shikoi i ati dhe hapi pëlëmbën që ta gjuante me shpullë.
Djali u ul poshte e shuplaka, me gjithë forcë, i ra në fytyrë klientit.
Megjithëse klientit po i dhimbte shuplaka, ai vazhdoi të qëndronte sa ta mbaronte djali së rruajturi.
Serish, pa dashur, i rreshqet dora djalit dhe e pret tek faqja.
E pa serish i ati, e hapi krahun ta gjuante shpulle e serish djali u ul dhe e hengri serish klienti.
Po i bënin sytë xixa klientit, por qëndroi  që të mbaronte rruajtja.
Koha po kalonte dhe klienti rrinte ulur e priste djaloshin të mbaronte.
Vetëm kur djalit edhe një herë i rrëshqiti brisku e i preu një copë vesh dhe i mbeti në dorë.
Klienti këtë herë i tha:
-Fshihe shpejt, mos ta shikojë babai yt!!!

Këndi i humorit: Hyri një burrë në një bar dhe porositi një dopio uiski

Hyri një burrë në një bar dhe porositi një dopio uiski:
Sapo e mbaroi gotën, hodhi sytë në xhepin e kemishës dhe porositi një dopio tjetër:
Serish, sapo e mbaroi, hodhi sytë në xhepin e këmishës së tij dhe e porositi një tjetër dopio.
Kjo histori vazhdoi gjersa kamarieri vendosi ta pyeste:
-Zotëri, do të të shërbej tërë natën po deshe, por a mund të më thuash diçka:
Përse shikon në xhepin e këmishës përpara se të porosishës?
Burri u pergjigj:
-Sepse e kam një foto të gruas në xhepin e këmishës.  Sapo shoh që fillon të më duket e bukur, mendoj që është koha të shkoj në shtëpi!!!