Një kompani lokale kërkon ndihmës në zyrë. I ngjitur me shirit në dritare është një shënim që thotë: DUAM NDIHMËS NË ZYRË. Duhet të jetë në gjendje të shtypë, duhet të jetë i aftë në kompjuter dhe duhet të jetë dygjuhësh.
Pak më vonë, një qen shfaqet duke ecur drejt tabelës së ngjitur në dritare, e shikon atë, hyn brenda dhe fillon të shikojë njeriun pas banakut. Pastaj tund bishtin pak, kthehet te tabela, leh nja dy herë dhe kthehet të shikojë njeriun pas banakut, i cili nuk kishte çfarë të bënte dhe që e kupton atë që kafsha ka në mendje:
– Na falni qen, por po kërkojmë dikë që mund të shkruajë në kompjuter.
Qeni shkon te kompjuteri pranë banakut dhe shkruan një letër mjaft të gjatë.
– I jashtëzakonshëm! Por ne kemi nevojë për dikë që di të përdorë një kompjuter.
Qeni kthehet në kompjuter dhe fillon të ekzekutojë një program shumë të komplikuar, pa asnjë problem.
– Por çfarë lloj qeni je? Më befasove, bravo. Por ka një problem të fundit, shënimi thotë se ne kemi nevojë për dikë që është dygjuhësh.
Në këtë moment qeni, i qetë, shkon përpara shefit dhe i thotë:
– Mjau…
Komentet