VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Një grua dhe një fëmijë, pas një pritje të gjatë, më në fund hyjnë në klinikë për vizitë

By | July 17, 2019

Komentet

Këndi i humorit: Gruaja e qëllon të shoqin me tigan

Gruaja e qëllon të shoqin me tigan.

Burri: Grua, moj, çfarë pate ti?

Gruaja: Gjeta një letër në xhepin tënd me emrin Klara.

Burri: Mora pjesë në një garë me kuaj javën e kaluar dhe emri i kalit është Klara.

Gruaja: Ua, më fal, o burrë!

Gruaja e qëllon prapë burrin, edhe më fort, me tigan.

Burri: Po tani, çfarë pate moj grua?

Gruaja: Kali po të kërkon në telefon.

Këndi i humorit: Një mjek shkon për të vizituar disa paciente në maternitet

Një mjek shkon për të vizituar disa paciente në maternitet. I afrohet vajzës së parë dhe e pyet:
– Kur do lindësh ti bijë?’
– Me datë 19 qërshor doktor!
– Po ju vajzat e tjera kur do lindni?
– Me datë 19 qërshor doktor, -thanë të gjitha njëzëri.
Ndërkohë në cep të pavionit ndodhej një vajzë që edhe ajo priste për të lindur, por e kishte zënë gjumi. Doktori pyet vajzën që ndodhej pranë saj:
– Po kjo goca këtu kur do lindi?
– Aaaa nuk e di doktor, pasi kjo goca nuk ishte te party i FRESH-it që bëmë para 9 muajsh….

Këndi i humorit: Letër dashurie e vitit 1935

Jom tu nejt ke mullar’t e Kurtit t’Zymes. Jom tu dredh i cinare dahon. Tina dro je tu bo koqen e gjumit ene s’je hiç n’hall per mu t’shkretin qi jom tu mshi lotet me monget e xhymlekut. Tina s’ke as dinë, as imonë, qi i gjeç pri dushmonit ishallah! Una t’çova per shkesë Lemen e Cufit ene tina i kishe thone asajta per mu qi u‘ qekshem plak. E ku qekshëm plak u’ mri lavire! U’ hala s’i kom mush pesdhet vjeç! Kur hy hona Mevludit i mush. Kshu ka thone ene Laja Bonit, qi ka pjellë per i here me ijen teme. Tina i kishe thone asajta per mu qi Xhemoli s’ka i derhem shkolle. Una kom bo dy sene mejtep e i gjys’ medresje per i here me Cufin e Hekës, mi! U’ e di taljonçen flur. E kom msu kur kon’ ardhe ‘taljont ke kanoqet e mija. Po nuk zune bese, m’nigjo si kom per t’fol: Per il tuo amore io sono tutto hazër me bo i duel me i asllon t’eger, me e kap per la qafa e me e perplas si qen per la terra. Ah, mio cuore, se m’u kon kput komçat e xhymlekut e non c’e njeri me m’i njit. La mia shpina e tutto zhul e non c’e njeri me ma fërku. Le lëvere m’i ka la vllai qi mi dice perhere: ‘Perche non martohesh, signor Xhemole? Martohu me signora Kumrijen! Ajo ka molto kulture, parla taljonçe flur. Tirone, me 13 Kallnur 1935″….

Këndi i humorit: Një polic barkmadh qëndron para çerdhes së fëmijëve

Një polic barkmadh qëndron para çerdhes së fëmijëve.

Vjen një edukatore dhe e pyet:

-Më falni, ju po prisni fëmijë?

-Jo bre, këtë bark e kam nga birra – i thotë ai.

Këndi i humorit: Dy shokë, njëri polic dhe tjetri ekonomist do të shkonin në kinema bashkë

Dy shokë, njëri polic dhe tjetri ekonomist do të shkonin në kinema bashkë.

I thotë ekonomisti policit: Më premto që do të shkosh në shtëpi të ndërrosh çorapet, se të mbajnë aq shumë erë sa s’durohesh dot.

-Në rregull, – i thotë polici dhe ik për në shtëpi.

Në kinema prap vazhdoi era e çorapeve dhe ekonomisti i thotë: Po ti me premtove që do t’i ndërroje, more?

– Po i ndërrova, – thotë polici, – por kisha frikë se ti s’më besoje dhe i mora në xhep për t’i treguar ty!!

Këndi i humorit: Dy shokë shkuan në Amerikë dhe pas disa vitesh u stabilizuan në një pallat 20 katesh

Dy shokë shkuan në Amerikë dhe pas disa vitesh u stabilizuan në një pallat 20 katesh. Doda ishte në katin e 11, ndërsa Kola në katin e 19. Del Doda në ballkon, se donte t’i thoshte diçka Kolës, e bërtet:
– O Kooooolë!
Disa herë keshtu. Më në fund, del një amerikan në kat të 15 dhe i thotë Dodës:
– Po pse bërtet aty, mo vëlla?! Merre në telefon burrin e botës!
Doda:
– Ueee, sa mirë!
Faaaap, merr në telefon Kolën:
– O Kolë?! Aty je, mer?
– Po, – i thotë Kola.
Doda:
– Po dil o vëlla në ballkon të të them diçka!

Këndi i humorit: Një burrë i thyer në moshë po udhëtonte në tren me djalin e tij

Një burrë i thyer në moshë po udhëtonte në tren me djalin e tij, i cili ishte 25 vjeç !
Në fytyrën e djalit, që ishte ulur afër dritares, shihej nje gezim i madh !
Në atë moment, djali nxori dorën jashtë dritares dhe ndjeu se era po kalonte përmes dorës së tij dhe bërtiti :

-Baba, shiko si drunjtë po ecin pas nesh !
Plaku buzëqeshi !
Pranë tyre ishte ulur një çift , që po dëgjonte bisedën mes babait dhe të birit dhe u ndjenë pak në pozicion të keq !
Si ka mundësi që ky djalë 25-vjeçar të sillet si fëmijë?!-menduan ata!
Papritmas djali bërtiti :
-Baba shiko liqenin, shiko retë si vijnë pas nesh!
Ky çift prapë u habit nga sjellja e këtij djali !
Më pas filloi të bjerë shi !
Pikat e shiut filluan të bien në dorën e djalit, të cilit i shkëlqente fytyra nga gëzimi. !
Papritmas ai bërtiti:
-Baba, po bie shi, pikat e tij kanë mbushur dorën time !..Shiko … shiko…
Në fund, çifti nuk pati më durim dhe iu drejtua plakut:
-Pse nuk shkoni te ndonjë mjek për të gjetur ilaç për këtë djalë?!
Plaku u përgjigj:
-Ne sapo dolëm nga spitali, birit tim tani i ka ardhur shikimi dhe po sheh per here te pare ne jeten e tij !

Nuk duhet ti gjykojme asnjehere njerzit pa i njohur.

Këndi i humorit: Pyet mësuesja nxënësit

Pyet mësuesja nxënësit:
– Si e kuptoni shprehjen “vdekje e qetë”?
Beni ngre dorën:
– Hë Beni si mendon ti?
– Psh…mësuese,me vdekje të qetë kuptoj si në rastin e gjyshit tim i cili vdiq duke fjetur.
– Shumë mirë Beni, shumë shembull i spikatur, – po me vdekje të tmerrshme çfarë kuptoni?
Prapë Beni ngre dorën:
– Hë Beni, na thuaj!
– Atëherë ….si shokët e gjyshit tim…!
– Pse, si vdiqën ata?
– Ishin në makinën e gjyshit tim, kur atë e zuri gjumi…

Këndi i humorit: Dy njerëz duke u kthyer në shtëpi pas një darke argëtimi

Dy njerëz duke u kthyer në shtëpi pas një darke argëtimi, vendosën t’i bien shkurt nga varrezat….
Në mes të varrezave ndalen nga një zhurme që vinte nga hijet, tap-tap… Duke u dridhur nga frika afrohen, shohin një burrë të vjetër me çekiç e daltë në dorë duke punuar në gurin e një varri:
– O sa na trembet, por çfarë po bëni, more zotëri???… Ne kujtuam se ishte ndonjë fantazmë….
– Po ja, këta idiotët ma kanë shkruar emrin gabim!!!

Këndi i humorit: Një djalë të ri dhe të bukur e zë nata dhe gjen strehim në një familje të pasur

Një djalë të ri dhe të bukur e zë nata dhe gjen strehim në një familje të pasur.

Pasi hëngrën e pinë, i zoti i shtëpisë e pëlqeu shumë këtë djalin, ndaj i tha: ti do flesh te dhoma e Bebit!

Mendoi djali: kush dëgjon natën të qarat e një bebeje…

Jo, faleminderit, – thotë – po fle tek ky mullari këtu jashtë.

Në mëngjes një vajzë e bukur i sjell kafen djalit.

I mahnitur nga bukuria e saj, djali e pyet: -Si të quajnë?

-Une jam Bebi, goca e pronarit. Po ti?

-Unë jam kërriçi, djali i gomarit që fjeti mbrëmë te mullari i barit ..

Këndi i humorit: – Çfarë të ka ndodhur, dukesh shumë serioze???

– Çfarë të ka ndodhur, dukesh shumë serioze???
– Problemi është që çova burrin për të më blerë patate dhe ma shtypi makina!!
– Po tani çfarë do bësh?
– Po bëj makarona për drekë… u pa puna!

Këndi i humorit: Në Amerikë u hap një dyqan me 6 kate ku shiteshin burra

Në Amerikë u hap një dyqan me 6 kate ku shiteshin burra.
Dhe shkoi një grua për të gjetur burrë. Në hyrje të dyqanit shkruheshin rregullat që duhet të ndiqte çdo kliente.
-Ligji nr 1 ishte: në dyqan mund të hyje vetëm një herë.
-Ligji nr 2: në çdo kat mund të gjejsh burrë vetem duke ngjitur katet.
-Ligji nr 3: nuk mund të zbresesh katet përveçse kur të ikësh.
Kështu hyri gruaje në katin e parë ku shkruhej:
-Burra me punë.
Gruaja u ngjit në katin e dytë ku shkruhej:
-Burra me punë që duan fëmijët.
Gruaja vazhdoi, u ngjit në katin e tretë ku shkruhej: -burra me punë që duan fëmijët dhe janë të pashëm.
Gruaja u ngjit në katin e katërt ku shkruhej: -burra me lekë që duan fëmijët, janë të pashëm dhe që ndihmojnë gratë në punët e shtëpisë.
“Le të ngjitem dhe një kat (pestin) më lart,” tha gruaja dhe aty lexonte:
-Burra me lekë që duan fëmijët, janë të pashëm dhe që ndihmojnë gratë në punët e shtëpisë dhe që janë shumë romantikë.
Gruaja e vendosi të merrte burrë nga kati i pestë, por nuk duroi e u ngjit në katin e gjashtë, ku gjeti të shkruar:
-Je vizitoria e 31.456.012 – në këtë kat këtu nuk ka burra, ky kat është për të treguar që gratë nuk kënaqen asnjëherë e me asgjë!!!!……