VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Një fermer pulash u fut në një bar dhe porositi një gotë shampanjë

By | December 1, 2018

Komentet

Këndi i humorit: Goni, Gimi dhe Genci po punonin te një shtyllë telefoni

Goni, Gimi dhe Genci po punonin te nje shtylle telefoni kur Gimi rreshqet, bie ne toke dhe vdes menjehere. Pasi e merr ambulanca, Goni pyet Gencin se kush do i thote gruas se vet qe Gimi vdiq.
– Shkoj une, se jam i mire per keto punet sensitive – thote Genci.
Iken Genci dhe kthehet pas 2 oresh me nje arke me birra Tirana. I çuditur, Goni e pyet:
– I the gruas se Gimit qe Gimi vdiq?
– Po – i thote Genci.
– Po birren ku e gjete? – pyet perseri Goni i çuditur.
– Kur i shkova te shpia, i rashe deres dhe, kur gruaja hapi deren, e pyeta “A je ti ajo qe i vdiq burri ?”. “Jo e kam gjalle burrin,” me tha. Dhe une i thashe: “A e veme me bast me nje arke me birra?”

Këndi i humorit: Vjehrra është e sëmurë dhe ia qan hallin nuses

Vjehrra është e sëmurë dhe ia qan hallin nuses.

Vjehrra:- O nuse, jam semure!
Nusja:- Po çfare ke?
Vjehrra:- Me dhemb zemra!
Nusja: -Me vjen shum keq, ishalla te pushon..
.

Këndi i humorit: Mësuesja sjell rezultatet e provimeve në klasë

Mësuesja sjell rezultatet e provimeve në klasë:

Mësuesja:
-O Beni, pse ke kopjuar nga Ana ne provim?

Beni:
-Jooo zyshee. Ku e kuptove ti qe kisha kopjuar?


Mësuesja:
Sepse pyetjen e 10, Ana e kishte shkruajtur “Nuk e di”, ndersa ti kishe shkruajtur “As une”!

Këndi i humorit: Një burrë shumë xheloz telefonon nga puna të shoqen

Një burrë shumë xheloz telefonon nga puna të shoqen:
-Zemër ku je?
-Në shtëpi!
-Ndize pak fshesën me korrent!
-Zhshshshshshhshsh!
-Ok, zemër, mirupafshim!
Ditën tjetër:
-Zemër ku je?
-Në shtëpi!
-Ndize pak fshesën me korrent, të lutem!
-Patjetër shpirt! Zhshshshshshsh!
.
Një ditë burri kthehet më herët nga puna dhe sheh që e shoqja nuk është në shtëpi. Pyet të birin:
-Bir, ku është mami?
-Ka kohë që ka dalë ba, mori edhe fshesën me korrent me vete!!

Këndi i humorit: Në burg, duke pyetur njëri-tjetrin

Në burg, duke pyetur njëri-tjetrin:
– Për çfare ke ra ti?
– Për dritat! Po ti?
– Për dritat!
– Pse gënjen? – ndërhyn gardiani – ti je kapur me drogë.
– Po për çfare po e shisja drogën unë? Për të paguar dritat pra!

Këndi i humorit: Një kryeministër shkoi në një fshat, mbasi pyeti fshatarët, pyeti një fëmijë

Një kryeministër shkoi në një fshat, mbasi pyeti fshatarët, pyeti një fëmijë:
– Ti çfare do?
– Dua nje pale kepuce!
– Po çfare numri i do?
– Numri 43!
– Numri 43?! Po ti je i vogel, per çfare i do?
– Epo deri kur t`i sjellesh ti, une jam rritur!

Këndi i humorit: – At, kam bërë një mëkat

– At, kam bërë një mëkat. Isha tek shtëpia e një shoqes sime, ajo vetëm, unë vetëm, shtëpia bosh dhe ndodhi ajo që ndodhi…..Pastaj me të ëmën e shoqes sime, ajo vetëm, unë vetëm, shtëpia bosh dhe ndodhi ajo që ndodhi…….Kjo nuk është asgjë At, e njëjta situatë me komshijen, unë vetëm, ajo vetëm, shtëpia bosh dhe ndodhi ajo që ndodhi…
Në atë moment prifti ja fut vrapit dhe djali e pyet:
– At, ku po shkon me aq nxitim?
– Po pra…..ti vetëm, unë vetëm, kisha bosh…..

Këndi i humorit: Babai e porosit Benin

Babai : Beni, sot do vij xhaxhi Toni ne shtepi. Ti duhet t’i thuash qe nuk jam ketu, mire?
Beni : Mire babi.
Babai : Me trego si do ti thuash?
Beni : Do ti them “Babi me tha qe nuk eshte ketu”.
Babai : Jo ore idiot : Thuaj vetem qe nuk jam ne shpi !
.
Erdhi Toni:
Toni : Ku eshte babi?
Beni : Nuk eshte ne shpi.
Toni : Aaa po kur kthehet??
Beni : S’e di. Ja ta pyes…

Këndi i humorit: Ishin dy budallenj dhe donin të shtynin pallatin

Ishin dy budallenj dhe donin te shtynin pallatin. Iu afruan keta pallatit dhe xhaketat i lane pak me tutje. Filluan ta shtynin.

Nje hajdut kaloi aty prane dhe u mori xhaketat. Njeri prej budallenjve ktheu koken mbrapa dhe tha:
– Sa shume e paskemi shtyre pallatin, saqe s’po na duken me xhaketat……

Këndi i humorit: Burri vendos të divorcohet

Burri vendos të divorcohet:

– Zoti gjyqtar, dua të divorcohem nga gruaja ime, pasi ka 10 vjet që më hedh pjata turinjve!
– Pse nuk e keni kërkuar më parë divorcin?
– Pasi tani ka filluar të gjuajë në shenjë….

Këndi i humorit: Ishte një shqiptar në Angli dhe nuk po gjente punë asgjëkundi

Ishte një shqiptar në Angli dhe nuk po gjente punë asgjëkundi.

Nje dite ishte ulur ne nje stol e po rrinte i merzitur, kur prane tij vjen nje burre qe ishte pronar i nje cirku.

– Zoteri, – i tha, – nese deshiron pune, mund te te marr une, sepse me ka ngordhur gorilla, por duhet te vishesh si gorille e do te paguaj mire.

Pranoi shqiptari i shkrete, ç’te bente, vishet si gorille e filloi te bertiste e te gjuante me duar gjoksin e tij, salla filloi te duartrokiste dhe shqiptari filloi te bente numra akrobacie. Mirepo papritur, duke bere akrobaci ne nje litar, bie ne kafazin e luanit. U tremb aq shume sa nuk mund te bertiste, shtangu nga frika.


Luani u afrua ngadale me pamjen e tij te frikeshme, hapi gojen e tij te madhe dhe u degjua nje ze:


– Mos ki frike, vella, edhe une shqiptar jam…!!!

Këndi i humorit: Një grua shkon për të blerë një llotari

Një grua shkon për të blerë një llotari, mirëpo ishte shumë e pavendosur se çfarë numrash do zgjidhte. I thotë djaloshit që shiste biletat:
– Mirëdita! – desha të bëja një lloto po nuk di se çfarë numrash të zgjedh, a më ndihmon pak të lutem!
– Patjetër, -i thotë djali, -ja psh sa herë keni dalë jashtë shtetit?
– 4 herë!
– Ja iku numri i parë, – tani, sa fëmijë keni?
– 2 fëmijë!
– Ja iku dhe numri i dytë, – tani, sa libra keni lexuar këto dy vitet e fundit?
– 5 libra!
– Shumë mirë, kalojmë tek numri i parafundit, sa herë bëni dashuri me burrin tuaj?
– 2 herë në muaj!
– Iku dhe ky, numri 2, tani dhe numri i fundit, – sa herë e keni tradhtuar bashkëshortin tuaj?
– Uaaaaa, ç’është kjo pyetje, asnjëherë!
– Dmth numri 0, pra i plotësuam numrat 4 2 5 2 0
Blen biletën, falenderon djalin dhe largohet. Ditën e nesërme blen gazetën dhe shikon numrat fitues që ishin 4 2 5 2 3
Gjithë inat dhe duke turfulluar thotë – Eh mirë të më bëhet, kështu është kur gënjen!