Një ditë Beni shkon në shkollë me papagallin e tij…
-Po pse e ke marrë papagallin me vete?- e pyet mësuesja Benin.
Beni i përgjigjet mësueses:
-Po dëgjova mamin tek i thoshte babit: sa të iki Beni në shkollë, do të ta ha zogun!!
Një ditë Beni shkon në shkollë me papagallin e tij…
-Po pse e ke marrë papagallin me vete?- e pyet mësuesja Benin.
Beni i përgjigjet mësueses:
-Po dëgjova mamin tek i thoshte babit: sa të iki Beni në shkollë, do të ta ha zogun!!
Në burg, duke pyetur njëri-tjetrin:
– Për çfare ke ra ti?
– Për dritat! Po ti?
– Për dritat!
– Pse gënjen? – ndërhyn gardiani – ti je kapur me drogë.
– Po për çfare po e shisja drogën unë? Për të paguar dritat pra!
Duke parë film në kinema një anglez, një shqiptar dhe një kinez.
Në mes të filmit vjen një mizë në fytyrën e anglezit dhe e largon me dorë. Po të njëjtin veprim bën dhe shqiptari. Vjen tek kinezi, një ta kapur dhe e ha.
Një insekt gjigand kalon tek anglezi dhe ai përsëri e largon me dorë. Vete te shqiptari, ai e kap me dy duar dhe ia zgjat kinezit:
– Na, sa lek e do?
Dy shokë në Tiranë shkojnë me vonesë në mësim. E pyet zysha të parin:
-Beni, pse me vonesë?
– Po ja, o zyshe, po shihja një ëndërr sikur po ikja për Zvicër dhe nuk me doli gjumi…!
-Po ti, o Genci, pse erdhe me vonesë në mësim?
– Une, zyshe, po e shoqëroja Benin deri te aeroporti se e kam shumë shok.
Më në fund, motra e shumëpritur e Benit ka ardhur në jetë. Të gjithë i bëjnë lëvdata.
Dikush thotë: “Sa i ka ngjarë vogëlushja babait. Ka sy të kaltër krejt si të atij!” Disa të tjerë thonë: “Është si dy pika uji me mamanë! Është e bukur krejt si mamaja!”
Beni është shumë xheloz për motrën, ai thotë:
“Motra ime është pa dhëmbë, është bash si gjyshi ynë!”
Një ditë luani zgjohet i zemëruar, kështu që i vërsulet një drenushe dhe i bërtet:
-Hmmm… e di të kush jam unë?
Drenusha i përgjigjet:
-Po, po, ti je mbreti i pyllit!
Luani e lavdëron:
-Të lumtë, bën mirë ta mbash mend.
Ditën tjetër zgjohet edhe më i zemëruar dhe i turret një zebre:
-E di ti kush jam unë?
-E di, je mbreti i pyllit,- i përgjigjet zebra.
-Të lumtë, bën mirë ta mbash mend, – i thotë luani.
Ditën e tretë zgjohet tej mase i zemëruar dhe i hungëron një elefanti: E di ti kush jam unë?
Elefanti e merr me feçkë dhe e hedh në ajër:
-Ky rrumpallë çdo ditë bën kështu, nuk kujtohet se kush m…. është!
Djali kthehet në shtëpi me sy të nxirë dhe babai, sapo e sheh, e pyet:
– Ahhh, paske luftuar? Shih si je katandisur! Më trego, kush ta bëri këtë?
Djali është pak në mëdyshje për t’u përgjigjur, por, duke parë insistimin e babait, i thotë atij:
– Ti e di, isha në shtëpinë e të dashurës sime dhe syrin ma nxiu nëna e saj!
Babai nxiton në telefon, e thërret gruan në fjalë dhe i thotë asaj:
– Përshëndetje, unë jam babai i Markut! E pashë si e ke nxirë tim bir dhe dua të them që të mos guxosh më të vësh dorë mbi djalin tim, sepse, përndryshe, unë të bëj namin!
Gruaja nuk heziton të përgjigjet:
– Shikoni, unë jam një nënë moderne dhe i kuptoj disa gjëra. Kur djali yt filloi të puthte vajzën time në dhomën e ndenjes, shkova në kuzhinë! Pastaj djali yt e zhveshi vajzën time, ata u mbërthyen në shtrat dhe e bënë gjënë e tyre! Shikoni, unë jam një nënë moderne dhe i kuptoj disa gjëra, por kur djali yt u fsheh prapa perdes, nuk e pashë më!
Po lutej djali para se të flinte:
– Zot i dashur, të lutem bëj që Berlini të jetë kryeqytet i Finlandës!
I flet e ëma:
– Bir i dashur, çfarë lutjeje është kjo?
Djali ia kthen:
– Lëre nënë, kemi pasur provim me shkrim në Gjeografi.
Kësaj gruas i kishte ardhur në majë të hundës martesa dhe burrin nuk e dashuronte më. Kështu që e ndau mendjen 101% për divorc. Por s’po dinte si t’ia thoshte pa dashur që të plasë sherri…
Gruaja – O burrë, ti mos u mërzit me mua, por kam një lajm të keq.
Burri – Jo nuk kam për tu mërzit hiç fare shpirt se dhe unë kam një super lajm të mirë për ty. Pa hë, ma thuaj atë lajmin e keq që ke ti…
Gruaja – Do ta them, po thuaje ti në fillim.
Burri – Kam fituar 1 milion € në lotari.
Gruaja – Kam djegë gjellën.
Dy policë gjejnë dy protofolë dhe vendosin të presin që të vijnë pronarët e tyre. Por askush nuk vjen.
Atëherë vendosin t’i mbajnë protofolët. E pas një jave njëri polic e pyet tjetrin:
-Ti çfarë ke gjetur në protofolin tënd?
-Një pushim me familjen në Antalia… po ti?
-Unë kam gjetur dy fatura.
-E çfarë po bën me to?
-Dita ditës jam duke i paguar.
Mësuesja sjell rezultatet e provimeve në klasë:
Mësuesja:
-O Beni, pse ke kopjuar nga Ana në provim?
Beni:
-Jooo zyshee. Ku e kuptove ti që kisha kopjuar?
Mësuesja:
Sepse pyetjen e 10, Ana e kishte shkruajtur “Nuk e di”, ndërsa ti kishe shkruajtur “As unë”!
Në një lagje të kryeqytetit jeton Maria, shumë e bukur, tejet elegante, grua e një mjeku.
Simoni është një nga ata që e dëshiron çmendurisht dhe i thotë:
-Sa e bukur je, nuk e di çfarë do të bëja që të flija me ty!
Maria e pyet disa herë se çfarë i tha dhe ai, më në fund, ia përsërit dëshirën e tij.
Ajo i thotë: “Eja nesër në orën 11 me tri mijë euro dhe do ta plotësosh dëshirën tënde!”
“Oh, zonjë, po ku t’i gjej unë tri mijë euro?”
Maria i thotë përsëri: “Gjeji dhe eja!”
Të nesërmen në orën 11 Simoni parqitet me tri mijë euro dhe Maria ia plotëson dëshirën.
Pas nja dy orësh vjen i shoqi dhe menjëherë pyet:
“A ka ardhë Simoni?”
“Nuk po të kuptoj,” – i përgjigjet ajo.
“Simoni duhej të vinte në orën 11 dhe të më sillte borxhin prej tri mijë eurosh,” i thotë i shoqi.
“Po, po, ka ardhur, por dua të të sqaroj…” – thotë Maria.
“Nuk ke çfarë të më sqarosh, – i thotë i shoqi, – Simoni është burrë i vërtetë, m’i kishte borxh tri mijë euro dhe e mbajti fjalën, i solli saktësisht në orën 11!”
Botues:
Elida Buçpapaj dhe Skënder Buçpapaj
Moto:
Mbroje të vërtetën - Defend the Truth
Copyright © 2015
Komentet