VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Komentet

Këndi i humorit: Dy kolegë po bisedojnë në zyrë

Dy kolegë po bisedojnë në zyrë:
– Si përfundoi grindja që patët me gruan?
– Më erdhi duke u zvarritur!
– Dhe çfarë të tha ajo?
– Dil nga poshtë shtratit!

Këndi i humorit: Gjyshja ia rrëfen mbesës së vogël sekretet e jetës

Gjyshja ia rrëfen mbesës së vogël sekretet e jetës:
– Ti e di, e dashur, në jetën e një gruaje ka vetëm një dashuri të madhe.
– Dhe cila ishte e juaja, gjyshe?
– Marinarët!

Këndi i humorit: Dy të çmendur takohen pas kaq vitesh pranë një kutie postare

Dy të çmendur takohen pas kaq vitesh pranë një kutie postare dhe njëri pyet tjetrin:

– Çfarë po bën këtu?

Tjetri përgjigjet:

– Sapo kam dërguar një letër!

Pyet prapë i pari:

– Kujt ia ke dërguar?

Tjetri përgjigjet:

– Epo, vetes sime!

I pari, i hutuar, e pyet përsëri:

– Dhe çfarë i ke shkruar?

Dhe përgjigjet tjetri:

– Nuk e di! Ende nuk më ka mbërritur !!!

Këndi i humorit: Studenti në provim iu përgjigjet pyetjeve të profesorit

Studenti në provim iu përgjigjet pyetjeve të profesorit i cili luhatet në karrigen e tij të vjetër duke dëgjuar se çfarë thotë studenti…!

Në një moment karrigia thyhet dhe profesori bie ne dyshene. Studenti s’mund të përmbahet dhe qesh sa s’shkrihet gazit.

Kurse profesori plak, duke u ngritur nga dyshemeja, i thotë studentit: Kështu e ka kjo punë, koleg i dashur… le të jetë ngushellim për ty se këtë herë ramë që të dy …!

Këndi i humorit: Një djalosh është ulur në bar

Një djalosh është ulur në bar. Në tryezën e tij ulet një grua afër 60 vjeçe, por ende shumë e bukur dhe me veshje provokuese. Ata fillojnë të flasin, ai gjithashtu ofron edhe dy pije dhe, në fund, gruaja, e cila është pak e dehur, i drejtohet në mënyrë të qartë:
– Je një djalosh shumë i bukur. A ke pasur ndonjëherë në shtrat nënën dhe vajzën e saj?
– Asnjëherë, por do të më pëlqente.
– Kështu që është nata jote me fat.
Dhe kështu ata shkojnë në banesën e gruas. Sapo hyjnë ajo heq pallton e saj, kthehet tek ai dhe e puth me pasion, pastaj ndez dritën dhe bërtet:
– Mami, eja këtu: Kam një surprizë …

Këndi i humorit: Një polici i ka vdekur nëna

Një polici i ka vdekur nëna. Të afërmit dhe fqinjët u mblodhën për vigjilje. Papritur tingëllon telefoni. Polici përgjigjet, dëgjon disa minuta, dhe pastaj u thotë të pranishmëve:
– Sa fat i keq! Tani vëllai im më thirri për të më thënë që edhe nëna e tij vdiq!

Këndi i humorit: Në një cirk, një luan i ri është duke pritur për shfaqjen e tij të parë

Në një cirk, një luan i ri është duke pritur për shfaqjen e tij të parë. Shumë i emocionuar ai e pyet babanë e tij:
– Baba, çfarë po bëjnë të gjitha këto qenie njerëzore këtu?
– Mos u shqetëso, biri im: Janë prapa hekurave.

Këndi i humorit: Një çift po bën dashuri

Një çift po bën dashuri.

Dhe femra i thotë mashkullit:

– I dashur, je si një telefon celular!

– E çfarë do të thuash? – e pyet ai.

Ajo i përgjigjet:

– Sapo hyn në tunel, e humb sinjalin!

Këndi i humorit: Një bionde telefonon burrin e saj nga makina

Një bionde telefonon burrin e saj nga makina:
– I dashur, do të vonoj; është bërë një rradhë tepër e gjatë makinash.
– Sa e gjatë?
– Nuk e di, unë jam e para.

Këndi i humorit: Burri dhe gruaja po shikojnë një ndeshje boksi

Burri dhe gruaja po shikojnë një ndeshje boksi.

Ndeshja mbaron shumë shpejt dhe burri e përplas telekomandën i zemëruar:

– Jam vërtet i zhgënjyer. Gjithçka përfundoi brenda dy minutave!

Gruaja ia kthen me gjakftohtësi:

– Tani ti e kupton se si ndihem unë!!!

Këndi i humorit: Katër policë po luanin me një karkalec

Katër policë po luanin me një karkalec. Sa herë i thoshin “Hop!” karkaleci kërcente. Vjen shefi i shikon dhe u bërtet:
– Çfarë bëni?
– Ja shef, – i thotë njëri – na vjen çudi se sa herë i themi hop ai kërcen.
– Po sikur t’i heqim një këmbë? – tha shefi – Të shohim do kërcejë apo jo.
Ia heqin një këmbë, fap kërceu karkaleci. E kështu deri sa shefi ia hoqi të gjitha këmbët.
… – Hop!
Hiç karkaleci.
– Hop!
Hiç.
– Çfarë mësojmë nga kjo? – pyeti shefi.
Asnjë nuk po përgjigjej. Atëherë shefi tha:
– Nga kjo ne mësojmë se, kur ia këputim të gjitha këmbët, karkaleci nuk dëgjon…

Këndi i humorit: Një polic i thotë njërit prej kolegëve të tij

Një polic i thotë një prej kolegëve të tij:

– Shiko, gjeta një libër shumë interesant në kioskë!

Kolegu e pyet:

– Dhe si quhet?

Polici i parë i përgjigjet:

– Si të zgjidhni 50% të problemeve tuaja!

Atëherë kolegu e pyet atë:

– Dhe e ke blerë?

Polici i përgjigjet:

– Po, kam blerë dy !!!