VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Një burrë nxiton me qenin e tij tek veterinari

By | July 16, 2018

Komentet

Këndi i humorit: Në autobus një hajdut i fut dorën në xhep një burri për ta vjedhur

Në autobus një hajdut i fut dorën në xhep një burri për ta vjedhur. Burri e sheh dhe i thote:
– Nuk te vjen turp, gjithe ky djale, ben kete veprim?
– Po ty nuk te vjen turp, gjithe ky burre, pa kokerr leku ne xhep…??

Këndi i humorit: Gruaja merr varken e peshkimit të të shoqit dhe del në liqen të lexojë një libër

Nje mengjes, per te bere dicka ndryshe, gruaja merr varken e peshkimit te te shoqit dhe del ne liqen te lexoje nje liber. Kur ajo ishte duke lexuar shfaqet patrulla policiore per mbrojtjen e faunes:
– Miredita zonje, mund te me thoni se ç’po beni ketu? e pyeti polici.
– Mirdita, pergjigjet ajo, po lexoj nje liber.
– Gjendeni ne nje zone ku peshkimi eshte i ndaluar e informon polici.
– Mire zoteri, ia kthen ajo, por une nuk po peshkoj, po lexoj.
– Po, por keni te gjitha veglat e nevojshme dhe mund te filloni ne çdo çast, keshtu qe po ju shoqeroj ne stacion.
– Mire, po te dini qe do tu padis per ngacmim seksual, i thote gruaja.
– Por as qe ju kam prekur, reagon i çuditur polici.
– Po, por i keni te gjitha veglat e nevojshme dhe mund te filloni ne çdo çast

Këndi i humorit: I thotë studentja profesorit

I thotë  studentja profesorit:

-A mund te hyj ne provim, prof?

-Hyni, – i përgjigjet ai.

E regjistroi emrin e studentes dhe e pyet:

-Nga Dukagjini jeni?

-Po., – thote vajza.

-I keni mollët tepër te mira!

-Po, profesor, po tash vonë i vrau bryma, te helmojne!

(Gazmore nga Ismet Tahiraj)

Këndi i humorit: Ngre mësuesja Benin në mësim dhe i thotë

Ngre mësuesja Benin në mësim dhe i thotë:
-Beni, nese do gjeje ne rruge mend dhe leke, cilet do merrje?
-Leket, zyshe, pa dyshim.
-Pse leket, Beni, une per shembull, do merrja mend!
-Po ç’ te te them une, moj zyshe, secili merr ate qe i mungon!!

Këndi i humorit: Djali i telefonon nënës

Djali i telefonon nënës.

Djali – Alo, nene, bera aksident me furgonin e ri tek sa po shkoj ne pune!
Nena – Ah, more bir se nuk me degjon mua ti, se 1000 here ta kam thene, po mbaje nji kokerr hudher ne furgon se te kane marre mesysh, qe i plaçin kokordhokt e syrit jarabi.
Djali – Po plot me hudhra e kam furgonin, o nene, po e çoja ne treg!

Këndi i humorit: Një grua ec në rrugë me shpejtësi të madhe

Një grua ec në rrugë me shpejtësi të madhe. Nga pas i shkon një burrë po me hapa të shpejta. Në rrugë një njeri e ndalon gruan dhe e pyet:
-Po ju bie në qafë ky njeri, a të thëras policin?

-Jo,jo s’ka nevojë. Ky që po më vjen pas është burri im…

-Po pse nuk ikni bashkë?

-Sepse kemi venë kusht se cili do të mbetet pas… do të lajë enët…

Këndi i humorit: Ishin tri shoqe në kohë të Enverit te uzina e telave në Shkodër

Ishin tri shoqe në kohë të Enverit te uzina e telave në Shkodër. Ne stacion duke pritur autobusin kalon ne rruge nje makine nga ato skodat e atehershme e thote njera:
-Njaj asht burri jem!
-E ku e din ti. – i thote tjetra, – se asht burri jot?
– Po e di, maj ti, se e kam per nate ne shtrat!
Ia pret e treta:
– Burrin tan e ke kur e ke ne shpi, mas dalin jashte, nuk dihet se i kujt asht!

Këndi i humorit: Dy shokë në kafe bashkë shohin një bionde në tavolinë përballë

Dy shokë në kafe bashkë shohin një bionde në tavolinë përballë duke kruajtur veshin me çelësat e makines. Njeri ia kishte ngul syte kaq fort sa edhe biondes i bën pershtypje e i thote:
– Ore, çfare ke qe shikon ashtu ti shoku?!
– Kush, une kurgje, veç po jam duke prite apo ndez dhe po t’vij e te shtyj!

Këndi i humorit: Një gjirokastrit hyp lart në taracë për të rregulluar antenën e televizionit

Një gjirokastrit hyp lart në taracë për të rregulluar antenën e televizionit, se nuk i kapte kanalet. Nder kohe gruaja kishte vene dy veze ne tigan per mengjes. Ne nje moment, tek po levizte antenen, i rreshqet kemba e bie poshte.
Kur afrohet prane ballkonit te tij ne katin e trete i therret gruas:

-Grua, hiqe njeren veze, se une ikaaaaa!

Këndi i humorit: Një prift ngiste motorrin, mirëpo një polic rrugoreje i ishte fiksuar

Një prift ngiste motorrin, mirëpo një polic rrugoreje i ishte fiksuar. I jep shenje te ndaloje pas 20 metrash dhe prifti fiks ne 20 metra ndaloi. Diten e dyte ne 10 metra dhe prifti fiks ne 10 metra ndaloi. Diten e trete ne 5 metra dhe serish prifti ndaloi.
S’kishte si ta gjobiste polici dhe te nesermen i beri sheje te ndalonte pas 1 metri.
Me veshtiresi prifti arriti ta ndalonte ne fiks 1 meter.
E pyeti polici:
-Si ka mundesi qe ti e ke ndaluar motorrin fiks ne metrat qe te kam bere shenje??
-Une kam me vete Krishtin dhe Zotin, – tha prifti.
– Tre veta në motorr ?!! Gjobë!! – i tha polici.

Këndi i humorit: Burrë e grua prashitnin misrin

Burrë e grua prashitnin misrin. Papritur burrit i vjen nje mesazh ne telefon ku shkruhej:

-Ne kete moment jam vetem fare, hajde se po te pres!

Burri po mendohej si te gjente nje rrene te lezetshme e te besueshme e i thote gruas:

-Aiiii, ç’na paska gjetur, paska vdeke xhaxhai, une po shkoje njehere andej, po shikoj çfare behet, po ti vazhdo e prashit.

Kthehet burri ne darke e i thote gruas:

-Si jane ky milet keshtu moj, vetem per tu talle e kan mendjen, xhaxhai ishte per bukuri, ti a e prashite misrin krejt?

-Jo, mor burre, ti se din çfare me ndodhi mua sapo ike. Erdhen nja dy horra e ma thane: ose kendo nje kenge, ose ne do te….

-E ti a kendove, moj grua?

-Jo, more burre, si te kendoja, ty te kishte vdekur xhaxhai!

Këndi i humorit: Po bisedon gruaja me burrin

Po bisedon gruaja me burrin.

Gruaja: Zemer, a mund te pyes diçka?

Burri i përgjigjet: Më pyet çfarë të duash, shpirt!

Gruaja: A semuren kafshet???

Burri i përgjigjet me këtë pyetje:
– Pse nuk ndihesh mire ti?!