VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Një burrë hyn në një bar dhe e pyet kamerjerin sa kushton një kafè

By | September 13, 2017

Komentet

Këndi i humorit: Gjatë një ore mësimi, mësuesja, si shumë të tjera në shkollë, hyn në klasë me minifund

Gjatë një ore mësimi, mësuesja, si shumë të tjera në shkollë, hyn në klasë me minifund. Filloi të dorëzojë fletët e provimeve dhe, në një moment, njëra prej fletëve i bie në dyshee. Ajo ulet për ta marrë fletën dhe e gjithë klasa ul kokën për të parë.

Mësuesja e zemëruar i thërret nxënësit një nga një:

-Petrit, eja e më thuaj, çfarë ke parë ti?

Petriti përgjigjet:

-Të jem i sinqertë, kam parë nga këmbët deri tek gjunjtë.

Mësusesja i përgjigjet:

-Je një muaj i përjashtuar nga shkolla.

-Po ti Mark, çfarë ke parë?

-Zonjushe, në të vërtetë, unë kam parë nga gjunjtë deri tek kofshët!

Mësuesja i përgjigjet:

-Mark, ti je i përjashtuar tre muaj nga shkolla!

-Po ti Hasan, çfarë ke parë?

Hasani i përgjigjet:

-Eh, zonjushe, mirupafshim pas një viti!

Këndi i humorit: Hasani dhe Asimi po bisedojnë në korridorin e shkollës

Hasani dhe Asimi po bisedojnë në korridorin e shkollës:

-Si e bëre provimin e matematikës? – e pyet Hasani Asimin.

-Shumë keq, – përgjigjet Asimi, – e dorëzova fletën të bardhë!

-Bobo,- thotë Hasani, edhe unë e dorëzova fletën të bardhë!… Të shikosh se tashi do të na thonë se kemi kopjuar!

Këndi i humorit: Mësuesi i fton nxënësit të bëjnë pyetje

Mësuesi i fton nxënësit të bëjnë pyetje. Njëri nga nxënësit ia bën mësuesit këtë pyetje:

-Profesor, ju lutem, nga ndryshojnë budallai dhe i zgjuari?
Mësuesi ia jep këtë përgjigje:

-Budallai eshte gjithmone i sigurte për ato qe thote. Ndërsa i zgjuari i ve ne dyshim.
Nxenesi e pyet prapë :

-Jani i sigurt, profesor?

Mësuesi i përgjigjet:

-100%!

Këndi i humorit: Bexheti ishte i shtrirë buzë detit po shikonte djalin e tij tek po luante me kovën e tij në breg

Bexheti ishte i shtrirë buzë detit po shikonte djalin e tij tek po luante me kovën e tij në breg.
Papritur vjen nje dallge e madhe dhe e mer djalin ne thellesi.
I tmerruar, Bexheti ngre shikimin dhe duart drejt qiellit, gjunjezohet ne rere e fillon te bertasë:
-Ooooooo Zooooooooot, ooooo Zooot i madh, te lutem me kthe djalin! Beje mrekulline tende o Zot! Ështe djali im i vetem, drita e syve te mi, te lutem o Zot!!
Papritur nje dallge e dyte e kthen djalin ne breg te detit.
Bexho, po me shikimin nga qielli, fillon te murmurise:
-……edhe koven o zot…

Këndi i humorit: Një grua po i ankohet burrit se nuk ka asnjë veshje që asaj i pëlqen

Një grua po i ankohet burrit se nuk ka asnjë veshje që asaj i pëlqen. Dhe këmbëngul që burri t’i japë para për të blerë veshjet që asaj i pëlqejnë.

Por i shoqi rri pa lëvizur dhe vazhdon të shkruajë diçka në tavolinë.

Gruaja e kërcënon:

-Shiko, nëse nuk m’i jep paratë, unë do të dal nudo, e kuptove?

Dhe e përsërit kërcënimin disa herë duke shkuar drejt derës.

Atëherë burri e thërret e ajo, plot shpresa, ndalet. Por burri i thotë:

-E dashur, a ma dërgon këtë letër në postë?

Këndi i humorit: Doktorr Qerimit iu fut një pacient i çuditshëm një ditë në klinikë, duke i thënë i shqetësuar

Doktorr Qerimit iu fut një pacient i çuditshëm një ditë në klinikë, duke i thënë i shqetësuar:
– O doktor, do vdes re, do vdes, e ndiej.
Atëhere Qerimi filloi ta vizitoje dhe po i bënte pyetjet rutinë:
– A e pi duhanin?

– Jo, doktor, nuk e pi.
– A e pi alkoolin?

– Jo, doktor, nuk pi alkool.
– A i han ëmbëlsirat?

– Jo, – prapë ky.
– Po me femra a shkon shpesh?

– Jo, fare doktor.
– Mirë o trap, po pse dreqin jeton ti?

Këndi i humorit: Një grua e tradhtonte burrin me tre dashnorë

Një grua e tradhtonte burin me tre dashnorë. Nje ditë kur erdhi burri papritur, qe te tre dashnorët ishin brenda.
Troket burri në derë. Gruaja dhe dashnorët alarmohen. Gruaja sheh tre thasë the u thotë dashnoreve të futen brenda. Ia hap deren burrit. Kur ai hyn, sheh thaset dhe pyet gruan se çfarë ka brenda tyre.
-Ushqime, thotë gruaja.

-Prit, se shoh vetë, – thotë burri dhe i gjuan me shqelm thesit të parë. Dashnori brenda ben si pulë dhe burri thot se thesi qenka i mbushur me pula. I gjuan thesit të dytë dhe dashnori brenda ben si patë.

-Qenka me pata, – thotë burri.

Tek thesi i tretë gjuan me sa ka fuqi dhe dashnori brenda nga dhimbja bertet me të madhe:

-HAJDE, PATATE KUKËSI!

Këndi i humorit: Dy policë gjejnë dy protofolë dhe vendosin të presin që të vijnë pronarët e tyre

Dy policë gjejnë dy protofolë dhe vendosin të presin që të vijnë pronarët e tyre. Por askush nuk vjen.

Atëherë vendosin t’i mbajnë protofolët. E pas një jave njëri polic e pyet tjetrin:

-Ti çfarë ke gjetur në protofolin tënd?

-Një pushim me familjen në Antalia… po ti?

-Unë kam gjetur dy fatura.

-E çfarë po bën me to?

-Dita ditës jam duke i paguar.

Këndi i humorit: Shkuan vjehrrat për qitje me armë

Shkuan vjehrrat për qitje me armë.
Bam e para, bosh tabela, bam e dyta, bosh, bam tjetra e keshtu me radhe, dolen te gjitha bosh.
Diten tjeter, komandanti iu tha qe te vendosin fotografite e nuseve ne tabelën e qitjes.
Dhe filluan, bam e para, mu ne shenjë, bam tjetra dhe kjo ne e shenjë e kështu me radhë te gjitha qelluan ne shenje.

Javen tjeter shkuan nuset per qitje, fillua, bam e para, bosh bam tjetra, bosh , bam bam bam te gjitha dolen huq.
Te nesërmen iu tha komandanti t’i vinin fotot e vjehrrave ne tabelë dhe filluan.
Bam e para, huq, bam tjetra bosh bam bam bam te gjitha dolen bosh.

-Po si shpjegohet, tha komandanti, herën e shkuar bënë qitje vjehrrat dhe, sa vendosem fotot e nuseve ne tabelë, qelluan te gjitha ne shenje, po ju çne?

Nuset u pergjigjen te gjitha njëzëri:

– Na i sill vjehrrat te gjalla në tabelë.

Këndi i humorit: Policët janë të torturuar nga fakti se ata gjenden në çdo barceletë

Policët janë të torturuar nga fakti se ata gjenden në çdo barceletë. Kështu që vendosin të ndërmarrin një vepër të madhe dhe i ftojnë gazetarët në kazermë:

-Kemi marrë vesh se keni vendosur të shkoni në diell! – thonë gazetarët.

Policët përgjigjen shkurt:

-Po!

Atëherë vjen pyetja e gazetarëve:

-Po si do t’ia bëni me të nxehtët e diellit?

Policët përgjigjen:

-Nuk është problem! Do të shkojmë natën!

 

Këndi i humorit: Pyet anglezi gjermanin

Pyet anglezi gjermanin:
-More shperblim rroge sivjet?
-Mora.
– E çfare i bere?
-Bleva nje shtepi ne periferi.
-Te tjerat?
-Me te tjerat bleva nje Porsche 911 Carrera.
Pyet gjermani francezin:
-Moret shperblim rroge sivjet?
-Mora.
– E çfare i bere?
-Bleva nje hyrje per gocen.
-Te tjerat?
– Me te tjerat qe tepruan bleva nje Audi A6 Avant.
Pyet francezi shqiptarin:
-More shperblim rroge sivjet?
-Mora.
– E çfare i bere?
-Bleva nje motociklete 50cc.
-Po te tjerat?
-Te tjerat m’i shtoi babi nga rroga e tij!!

Këndi i humorit: Një fermer pulash hyn në një bar dhe porosit një gotë shampanjë

Një fermer pulash hyn në një bar dhe porosit një gotë shampanjë. Një grua afrohet dhe i thotë:
-O, çfare rastesie! Edhe une porosita nje gote shampanje. Po festoj.
-O, çfare rastesie!- ia kthen fermeri. -Edhe une po festoj. Po pse po feston ti?
-Sepse jam shtatzene,-thotë gruaja. -Une dhe im shoq kemi kohe qe kerkojme te bejme femije dhe me ne fund deshira jone u plotesua.
-Vërtet, çfare rastesie!-thotë fermeri. – Edhe pulat e mia nuk benin zogj. Pas shume kohesh, ato kane filluar te bejne zogj.
-Po si ia arrite? -pyet gruaja.
-Nderrova gjelat, -thotë fermeri.
-O, çfare rastesie! -thotë gruaja