VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Një 92 vjeçar po ecën nëpër një park dhe sheh një bretkosë

By | April 15, 2018

Komentet

Këndi i humorit: Një burrë dhe një kinez në tren

Një burrë dhe një kinez në tren.

E pyet burri kinezin:

– Amerikan je ti??

– Jo jam kinez.

Pas 20 minutash e pyet prapë.

– Ore, se s’të pyeta amerikan je ti?

– Jo, mor zotëri, jam kinez, – ta thashë njëherë.

– Nëse je amerikan, ma thuaj, mos ki turp!

– Ore, qenke interesant, ta thashë more, jam kinez!

Pasi ndalet treni në stacion dhe zbresin të gjithë, e pyet serish:

– Amerikan je? Mos ki turp, se tani zbritën të gjithë!

Dhe kinezi super i acaruar ia kthen:

– Po, amerikan jam, u kënaqe?

– Sa çudi, sa ngjason ti me kinezët!

Këndi i humorit: Dy policë shohin një fëmijë me cigare në dorë

Dy policë duke kaluar në rrugë shohin një fëmijë me cigare në dorë:

– Hajde këtu, në cilën klasë je?

– Në klasë të 8, i thotë fëmija.

– Hidhe shpejt cigaren, fëmijë i keq, se je shumë i vogël.

Polici tjetër i thotë:

– Po pse i bërtite, edhe ti e ke pirë cigaren kur ke qenë në klasë të 8.

– Epo unë atëherë kam qenë 27 vjeç.

Këndi i humorit: E kam bo me qajt grun mrom

Goni: Ej, plako, e kam bo me qajt gruan mrom, e kam myt m’hut, i ikte loti rrëke po të them.

Gimi: Hahaha, un atë timen e detyrova me u ulë m’gjunj.

Goni: Ou, ashu! Po si ia bone, se ajo e jotja nuk duket aq e but’?

Gimi: Po ja, ajo më tha me i la enët, unë i thash laji vet, ajo u tërbu dhe unë me vrap u futa posht krevatit, ajo u ul m’gjunj me fshesë në dore dhe tu bërtit ‘ dil që aty se të mori dreqi!

Këndi i humorit: Djali i një shefi të policisë i thotë të atit

Djali i një shefi të policisë i thotë të atit:

– Babi, do vij edhe unë në punë me ty sot edhe do t’i shikoj se sa të mençur jane policët që ke punësuar.

Nejse shkon ky aty edhe i thote te atit “ik ti, se merrem unë me këta!”.

I rreshton të tërë e iu thotë:
– Kush e gjen sa vezë kam në dorë do t’ia jap të tria.

– Mundohen policët po asnjëri s’e gjen dot.

Del përjashta edhe i thotë të atit:

– Babi, të gjithë këta policët qenkan budallenj.

– Po pse, të keqen babi?

– Unë iu thashë kush e gjen sa vezë kam në dorë, do t’ia jap të tria edhe asnjëri s’e gjeti.

– PO TI SA KISHE, TË KEQEN BABI?

Këndi i humorit: Takohen tre shoferë maunesh, tregojnë tri histori dashurie

Takohen tre shoferë maunesh dhe po tregonin se çfarë kishin pësuar, se ishin të tre të dëmtuar.

I pari :
-Unë mbas një muaj e gjysëm udhëtimesh nëpër Europë, shkoj në shtëpi, e shtrij gruan në krevat….

Eeeeeh….. mbas dy orësh dashuri, ngrihem, fut dorën në pantallona, nxjerr 30 euro dhe i lë në komodinë ….

Harrova që isha me gruan time, se isha mësuar një muaj e gjysëm të paguaja. Filloi të më godasë gruaja me çfarë të gjente.

I dyti:

– Eeeeh, mirë ti, po unë? Shkoj mbas dy muajsh në shtëpi, e shtrij gruan në shtrat:

Fillojmë të bëjmë dashuri, mbas një ore fut dorën në xhup nxjerr 20 euro dhe i lë në komodinë…

I merr gruaja dhe me kthen 5 euro mbrapa e u zumë, më bëri copë…

Amaaaa…. i futa një dru të mirë….

I treti:

-Eeeeh, ju s’keni gjë, -me shikoni mua:

Kam një këmbë dhe një dorë të thyer.

Shkova në shtëpi mbas një udhëtimi të gjate në Amerikë.

Kisha kohë pa e berë dhe, sa shikoj gruan, fillojmë…

Mbas ndonjë ore, ngrihem, fut dorën në xhaketë, kur bie zilja e derës…..

-Shpejt, – më thërret gruaja, – më erdhi burri!!!

Dhe une idioti u hodha nga kati i tretë…

Këndi i humorit: Goni e pyet Besin

Goni e pyet Besin:

– O Besi, nga i merr gjithe këto lekë ti mo?

Ai përgjigjet:
– Une i them mamit dhe babit që unë e di të gjithë të vërtetën. Dhe pastaj mami më jep 10000 lekë dhe më thotë të mos i them babit dhe babi më jep 20000 lekë e më thotë: – Mos i thuaj plakës.

Kështu niset Goni për në shtëpi me mendimin se do ta provonte edhe ai këtë marifet.

Arrin në shtëpi dhe i thotë së ëmës:

– Unë e di të gjithë të vërtetën.

Mami e puth dhe i jep 20000 lekë, duke i thënë: mos i thuaj gjë babait.

Pastaj Goni bën të njëjtën gjë me babain dhe ai i jep 50000 lekë e i thotë të mos i tregojë asnjë fjalë mamasë.

Goni kështu po u merr përditë lekë shtëpisë derisa një ditë thotë: “Do ta provoj këtë gjë edhe me të tjerë”.

Në atë moment bie dera, Goni shkon e hap e sheh se është postjeri.

Goni i thotë atij:

– Unë e di të gjithë të vërtetën.

Postjeri skuqet, hap krahët dhe i thotë:

– Hajde te babi, o bir!

Këndi i humorit: Shoku im, vëllai im, dua të më bësh një nder…

Shoku im, vëllai im, dua të më bësh një nder…

– Çfarë të bëj?…

– Dua të shkosh te prifti. Dhe dua që ta vonosh të vijë në shtëpi, sepse gruan e tij e kam dashnore…

– Jo, unë të tilla gjëra nuk mund t’i bëj…

Pas shumë lutjesh, pranoi të shkonte të vononte priftin…

Në orën që po mbyllte prifti kishën, i afrohet dhe i thotë:

– Atë, dua të rrëfehem!

– Në këtë orë? Eja nesër, që të kemi më shumë kohë!

– Jo, o atë, tani ndjej që duhet të rrëfehem.

Ç’të bënte prifti, hapi kishën e shkoi te vendi i rrëfimit.

– Bir, ku të kam parë unë ty? i thote prifti…

– Jam nga fshati ngjitur ..

– Mos je i biri i Vasilit ti?

– Po, o ate, ai jam…

Pasi biseduan që të dy ishin me të njëjtën skuadër, votonin të njëjtën parti, e pyet prifti:

– Pa më trego tani çfarë ke mëkatuar?

– Dëgjo, o atë, nuk mund t’ju genjej …. por shoku im më tha t’ju vonoja, sepse ai ka dashnore gruan tuaj!!..

Prifti i inatosur u ngrit në këmbë duke mërmëritur nëpër dhëmbë e duke ardhur vërdallë, u ul sërish e u qetësua. Dhe e pyeti djalin:

-Bir, ti je i martuar?…

-Po, o atë, i martuar jam…

– Ik mor vrap në shtëpi se shoku yt ka shkuar te gruaja jote… ime shoqe ka 5 vjet që ka vdekur….

Këndi i humorit: Një grua bën operacion fytyrën kur mbush 47 vjeç

Një grua bën operacion fytyrën kur mbush 47 vjeç. Gjatë rrugës për në shtëpi ndalon në një librari dhe pyet librashitësin.

– Sa vjeçe të dukem unë??

– Rreth 30 – i pergjigjet ai.

– Jo, i thotë, jam 47.

Duke ecur dhe pak ndalon tek një piceri dhe pasi blen picën pyet shitësin:

– Sa vjeçe mendon ti se jam?

– Rreth 27, i thotë ai.

– Jo -i përgjigjet- jam 47.

Me plot besim në vetvete ndalon tek stacioni i autobusit për të pritur urbanin. Në krah kishte një plak rreth të 70-ave.

E pyet:

– Xhaje, sa vjeçe, të dukem unë?

-Eh – pergjigjet xhaja- unë jam 78 dhe mezi shikoj, por kur isha i ri e gjeja moshën e femrave duke u prekur gjoksin.

Nga kurioziteti i madh i thotë:

-Ec mo, të vejë ku të vejë, gjeje.

E kështu xhaja i fut dorën poshtë bluzes dhe i përkëdhel gjokset.

Pas pak i pergjigjet.

– Ti je 47 vjeçe.

Ajo, shumë e habitur, e pyet:

– E drejtë…. si e gjete?

-Eh – i përgjigjet xhaja- unë isha në rradhë pas teje në piceri.

Këndi i humorit: Tre shokë po bisedojnë në kafe për gratë e tyre

Tre shokë po bisedojnë në kafe për gratë e tyre.

Thotë i pari:

– Gruaja ime lexoi librin ”Dy luftërat botërore” dhe lindi binjakë!!

I dyti:

– Gruaja ime lexoi librin ”Tre muskotjerët” dhe lindi trenjakë!!

I treti duke u ngritur nga tavolina thërret:

– Duhet të ik me vrap në shtëpi. Në momentin që erdha për kafe, e lashë gruan duke lexuar ”Ali baba dhe 40 hajdutët”.

Këndi i humorit: Një polic del në pension

Një polic del në pension dhe, duke biseduar me kolegun e tij, e pyet atë i shqetësuar se si do ta kalojë kohën në pension.

Kolegu i thotë: “Në qoftë se ke një ngastër të vogël tokë mund të vësh pula për vezë dhe gjela për mish.”

I kënaqur, polici në pension shkoi në dyqanin e shpezëve dhe bleu 50 zogj pule të posaçelur.

Të nesërmen shkoi përsëri në dyqan dhe kërkoi 50 të tjerë. Pronari, tejet i kënaqur nga fitimi prej shitjes se zogjve, e përshëndeti ngrohtësisht policin.

Të pasnesërmen polici kthehet në dyqan dhe i kërkon edhe 50 të tjerë. Pronari, për të mos e humbur klientin e vyer, dhe për t’i shërbyer atij sa më mirë, e pyeti:

“Se mos diçka nuk po shkon mirë me zogjtë që t’i kam shitur deri tani?”

Polici i përgjigjet:
“Jo, jo, gjithçka në rregull me zogjtë. Por unë ende nuk e kam kuptuar nëse po i mbjell tepër thellë apo nëse po iu hedh tepër ujë. Sepse të gjithë po më ngordhin.”

Këndi i humorit: Një shqiptaro-amerikan mori taksi për të shetitur nëpër Tiranë

Një shqiptaro-amerikan erdhi për vizitë në Shqipëri. Nje ditë mori taksi për të shetitur nëpër Tiranë. Duke kaluar pranë Pallatit të Kulturës pyeti taksistin:
– Çfarë është ky?
– Pallati i Kulturës, u përgjigj taksisti.
– Sa vjet është dashur të ndërtohet ky?
– Me duket nja 7 vjet, tha taksisti!
– Ne në Amerikë për dy javë e ndërtojmë një të tillë!

Duke ecur kaluan pranë Stadiumit Kombëtar e pyet sërish:
– Çfar stadiumi është ky?
– Ky eshte Stadiumi Kombëtar!
– Sa kohë është dashur për ta ndërtuar këtë?
– Besoj nja 3 vjet, tha taksisti!
– Ne në amerik një stadium të tillë e ndërtojmë për një javë!

Taksisti po i vinte inat, por vazhdoi i qetë të përgjigjej! Duke ecur kaluan Muzeut Historik Kombëtar, e pyeti sërish:
– I bukur ky muzeu këtu, sa kohë është dashur ta ndërtoni?
-Besoj 4 vite, tha taksisti.
– Në Amerikë për 1 muaj e ndërtojmë një të tillë tha shqiptaro-amerikani.

Po kalonin prane 15 katëshit, e pyeti sërish shqiptro-amerikani: – Dhe ky i bukur qenka, sa vite është dashur të ndërtohet??
Taksisti i mbushur plot inat ia ktheu:
– Po ku di unë ore shok, dje kur kalova këtu nuk ishte…!!!!

Këndi i humorit: Vjehrra dhe tre dhëndurët e saj

Vjehrra për të parë sa shumë e donin tre dhëndurēt e saj, mendoi t’i vinte ata në provë.

Del me dhëndërin e parë, dhe ajo hidhet në liqen. Hidhet dhe ai dhe e shpeton vjehrren. Të nesërmen dhëndërri i parë gjen para derës së shtëpisë së tij një makinë të re dhe një letër ku shkruhej: “Dhuratë nga vjehrra”.

Ditën tjetër vjehrra del me dhëndërrin e dytë dhe në një moment ajo hidhet në det. Dhëndërri i dytë hidhet dhe e shpëton. Këtij vjehrra i dhuron një makinë shumë të bukur dhe të kushtueshme bashkë me një letër mirënjohjeje.

Ditën e fundit vjehrra del shetitje me dhëndërrin e tretë, dhe në një moment ajo hidhet në oqean. Ky dhëndërri i tretë nuk e prishi fare terezinë, por vazhdoi shetitjen i qetë pa vjehrrën.

Të nesërmen ai sheh para derës së shtëpisë së tij një makinë të re, një palë çelsa të një apartamenti luksoz dhe një letër ku shkruhej: “Dhuratë nga VJEHRRI”.