VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Nëna, djali dhe babi gjatë shëtitjes takojnë një fqinjën e tyre

By | May 3, 2019

Komentet

Këndi i humorit: Një djalë dhe një vajzë, pasi hanë një picë bashkë, shkojnë në makinë për të biseduar

Një djalë dhe një vajzë, pasi hanë një picë bashkë, shkojnë në makinë për të biseduar.

Pas pak kohësh, ai fillon të zgjasë duart dhe, disi me drojtje, i thotë vajzës:

“Po ti, a je virgjëreshë?!”

Dhe ajo, duke i ulur mbathjet, i thotë:

“A të duket, vërtet, ky momenti i duhur që të mendojmë për Horoskopin?!!!!”

Këndi i humorit: Një fëmijë shkon tek mami dhe e pyet

Një fëmijë shkon tek mami dhe e pyet:

– Mama, mama, kush thotë se babait tim i ka vënë brirë?

Dhe mama i përgjigjet:

– Marku, Nikolla, Frani, Roberti, Viktori, Rroku, Rrema, Ceni, Cani, Cufi, Pali, Luka, Filipi, Meti, Mani, Muçi, Andrea, Gjoni, Mikeli, Sandri, Leka, Lushi. Nëse ka thënë ndonjëri nga këta, nuk e besoj! Po edhe nëse ka thënë ndokush tjetër, unë tani nuk mund t’i mbaj mend të gjithë!!!

Këndi i humorit: Një zonjë takon drejtorin e një klinike ku burri i saj ishte shtruar më parë

Një zonjë takon drejtorin e një klinike ku burri i saj ishte shtruar më parë.
Ajo është shumë e zemëruar dhe i thotë atij:
“Z. Drejtor, pasi doli nga klinika juaj, burri im për seks me mua, nuk do të dëshirojë as të dëgjojë më! Po çfarë i bëtë atij?”
Dhe drejtori, pak i zënë ngushtë, përgjigjet:
“Zonjë e nderuar…   burrit tuaj ia hoqëm perdet nga sytë, tani ai sheh!”

Këndi i humorit: Një djalosh shkon tek prifti jezuit i fshatit dhe ia kërkon makinën hua

Një djalosh shkon tek prifti jezuit i fshatit dhe ia kërkon makinën hua.

-Nuk ta jap makinën hua, nëse nuk i shkurton flokët! – i tha prifti.

Djaloshi i përgjigjet:

-Padre, po edhe Jezusi i kishe flokë të gjatë

Dhe prifti ia kthen:

-Në të vërtetë Jezusi udhëtonte në këmbë!!!

Këndi i humorit: Pas një nate të gjatë dashurie, ai vëren një fotografi të një burri tjetër mbi komodinën pranë krevatit

Pas një nate të gjatë dashurie, ai vëren një fotografi të një burri tjetër mbi komodinën pranë krevatit.
Fillon të shqetësohet.
– A është ky burri yt? pyet ai me nervozizëm.
– Jo, torollak… – përgjigjet ajo, duke e ledhatuar të dashurin.
– A është atëherë i dashuri yt?
– Aspak! – përgjigjet ajo, duke puthur veshin e tij.
– A është babai yt apo vëllai yt?Ai këmbëngul, duke shpresuar që të marrë përgjigjen.
– Jo, jo, jo! Ti je aq simpatik kur je xheloz!
– Atëherë, a do të më thuash kush është ky? Mund ta di?!?
– Jam unë para operacionit …

Këndi i humorit: Në restorant, një zonjë e thërret kamerierin dhe i thotë atij

Në restorant, një zonjë e thërret kamerierin dhe i thotë atij:

– Më falni, kam urdhëruar spagetin me fruta deti, kam kërkuar shumë, por fruta nuk kishte!

Kamerieri, pak i zënë ngushtë, për të dalë nga telashi, i thotë asaj:

– Zonja e sigurt, është logjike! Nëse merrni tagliolini dello chef, nuk do të gjeni kuzhinierin brenda pjatës suaj!

Në këtë pikë gruaja, duke u nider e fyer, menjëherë i përgjigjet kamarierit:

– Ju keni absolutisht të drejtë, e dini? Në fakt dje kam marrë spaghetti alla puttanesca, por nëna juaj nuk ishte në të !!!

Këndi i humorit: Një i varfër, i cili me të vërtetë po vuan nga uria, hyn në një kotec pulash

Një i varfër, i cili me të vërtetë po vuan nga uria, hyn në një kotec pulash, vjedh pulë dhe shkon t’ia heqë puplat në bregun e lumit. Në një moment, një polic kalon dhe burri, i kapur nga paniku, hedh pulën në ujë. Dyshues, polici i afrohet atij dhe e pyet:

– Çfarë hodhët në lumë?

I varfëri i përgjigjet me një zë të dridhur:

– Asgjë, polic!

Polici pastaj e pyet:

– Dhe çfarë janë të gjitha këto pupla nëpër tokë?

Burri i përgjigjet:

– Një pulë donte të lahej në lumüe dhe më pyeti nëse mund t’ia ruaja rrobat!!!

Këndi i humorit: Një mama me 12 fëmijë jep intervistë

Një mama me 12 fëmijë jep intervistë.

Pyetja e parë:

-Të lumtë zonjë, si ua keni vënë emrat fëmijëve?

Zonja përgjigjet:

-Të gjithë e kanë emrin Lec!

Pyetja tjetër:

-Të gjithë Lec? E si të përgjigjen kur i thërret?

Zonja përgjigjet:

-I thërras nga mbiemri!

Këndi i humorit: Një burrë shkon në plazh, e kishte marrë shumë malli për detin dhe zhytet me kokë si i çmendur

Një burrë shkon në plazh, e kishte marrë shumë malli për detin dhe zhytet me kokë si i çmendur. Papritmas ai ndihet keq dhe, duke mos qenë në gjendje të vazhdojë notin, fillon të pijë ujë. Kujdestari i plazhit e ndjek skenën nga afër dhe menjëherë zhytet në det për ta shpëtuar. Pasi e zvarrit në breg, kujdestari i plazhit fillon të bëjë të gjitha manovrat për të nxjerrë nga uji shëndosh e mirë. Sa më shumë që shtyp në gjoks të burrit, aq më shumë ujë del pa u ndalur. Pas një kohe, një djalë kalon pranë dhe duke parë se çfarë po ndodh, i bërtet kujdestarit të plazhit:

– Është më mirë t’ia tërhiqni prapanicën nga uji, përndryshe rrezikon të zbrazni detin!

Këndi i humorit: Një profesor ishte i dashuruar mbas pikturave të rralla

Një profesor ishte i dashuruar mbas pikturave të rralla. Një ditë shkon në galeri, takon drejtorin dhe e pyet se a mos ka ndonjë pikturë interesante për ta blerë. O je me fat – i thotë drejtori – është një tabllo shumë e bukur që quhet “Lenini në Bukuresht”. Ti shko në shtëpi se do ta nis me ndihmësin tim.
Shkon profesori në shtepi dhe mbas pak vjen ndihmësi i drejtorit të galerisë me pikturën role. Me shumë kuriozitet, profesori e hap dhe shikon një grua nudo dhe një burrë me mustaqe. Çuditet dhe e pyet sjellësin:
– Kush është kjo gruaja?
– Gruaja e Leninit.
– Po ky burri me mustaqe?
– Stalini!
– Po Lenini mo Lenini ku është?
– Lenini është në Bukuresht pra!

Këndi i humorit: Një qen stani, një qen shtëpie dhe një maçok kanë ndërruar jetë dhe kanë shkuar në Parajsë

Një qen stani, një qen shtëpie dhe një maçok kanë ndërruar jetë dhe kanë shkuar në Parajsë.

Gjenden përballë Zotit, i cili i pyet se në çfarë besojnë.

Qeni i stanit i thotë: “besoj në displinën, në stërvitjen dhe në zotërinë tim.”

“Mirë,” – i thotë Zoti. “Atëherë qëndro në të djathtën time.”

“Po ti, qen i shtëpisë, në çfarë beson?” – e pyet Zoti.

“Besoj në dashurinë, në përkujdesjen ndaj zotërisë sim dhe në mbrojtjen e tij.”

“Ah,” i tha Zoti. “Atëherë qëndro në të majtën time.”

Pastaj i drejtohet maçokut:

“Po ti, në çfarë beson?”

Maçoku përgjigjet:

“Besoj se ti je ulur në vendin tim.”

 

Këndi i humorit: Mjeku i thotë pacientit të tij

Mjeku i thotë pacientit të tij:

– Ju keni nevojë për të paktën dy muaj në det!

Pacienti është pak i habitur dhe e pyet:

– Doktor, a je i sigurt?

Mjeku përgjigjet:

– Sigurisht! Shikoni, unë jam mjek prej tridhjetë vjetësh!

Dhe pacienti thërret:

– Dhe unë kam dyzet vjet që jam kujdestar plazhi!