VOAL

VOAL

Please Wait ...
0%

Këndi i humorit: Në Amerikë u hap një dyqan me 6 kate ku shiteshin burra

By | August 3, 2020

Komentet

Këndi i humorit: Tre vlonjatë shkuan në kopshtin zoologjik, por te hyrja qëndronte roja i alarmuar

Tre vlonjatë shkuan në kopshtin zoologjik, por te hyrja qëndronte roja i alarmuar. Vlonjatët e vunë re dhe deshën ta qetësojnë. E pyetën pse është i alarmuar.

Roja iu përgjigj tërë ankth:

-Me vjen keq djema, nuk mund të hyni, se sapo morem vesh qe luani ka dal nga kafazi?!!

Një prej tre vlonjatëve prapë u përpoq ta qetësojë:

-Ore, hape derën, se s’ta ha njeri luanin, o derëbardhë!…

Këndi i humorit: Zysha i kishte dhënë si temë hartimi klasës që ta përshkruanin veten e tyre sikur të ishin kryeministër

Zysha i kishte dhënë si temë hartimi klasës që ta përshkruanin veten e tyre sikur të ishin kryeministër.
E gjithë klasa fillon të shkruajë, përveç Bexhetit.!!
Afrohet zysha dhe e pyet – Po ti, Bexhò, pse nuk shkruan, pse nuk tregon se çfarë kryeministri je?!!!!!!
Bexheti: – Ja, po pres Elsën, sekretaren time, që të vijë të shkruajë për mua, dhe ti zysh mbylle buçen se të rrasa në burg!

Këndi i humorit: Tri gra po bëheshin gati për të shkuar në një mbrëmje

Tri gra po bëheshin gati për të shkuar në një mbrëmje, dhe nuk kishin vendosuar ende se çfarë do të vishnin.
Njëra nga këto thotë:
-Unë do vesh fustan të zi, se burri im i ka flokët të zeza…
Tjetra thotë:

-Unë do vesh fustan të verdhë, se e kam burrin biond…

Ndërsa e treta u skuq në fytyrë dhe tha:

-E shkreta unë, do të vij nudo, se e kam burrin tullac!!!

Këndi i humorit: Takohen dy shokë, njëri nga këta ishte tërë shenja dhe i fashuar

Takohen dy shokë, njëri nga këta ishte tërë shenja dhe i fashuar, atëherë e pyet tjetri:
– Ore, ç’të ka ndodhur kështu, të ka shtypë ndonjë makinë?
– Jo, ç’ makinë, por e kam nga hobi im.
– Pse, çfarë hobi ke ti?
– Marr në telefon njerëz të ndryshëm dhe u them: “O, nënën dhe motrat, e gjen dot kush jam?!!”
– Po pastaj?
– Këtë javë e gjetën 3 veta!!!

Këndi i humorit: Ai me një derr bionde dymetroshe si shpirt

Ai me një derr bionde dymetroshe si shpirt. Po pijnë kafe për kokërr të qejfit në bar… I bie zilja e celularit cëëërrrrrrrrr…
Ai – Poooo..
Gruja xheloze – Ku je zemër?
Ai – Në punë jam shpirt, ç’po bën ti?
Grujaa – Hiç, s’po bëj gjë, po ti i sigurt që je në punë?
Ai – Po, të betohem, pse ke noj problem ti? Mirë je?
Gruaja – Ore, unë mirë jam, por ktheje pak kokën prapa…. Kam blerë një tigan të ri, e provojmë kur të vemi në shpi.
Ai – Ooh ç’më gjeti!
Biondja – Oh, çfarë ke zemër?
Ai – Më pret tigani i ri, he robt e tij!!!

Këndi i humorit: Një burrë i pasur po darkonte me gruan në një restorant luksoz

Një burrë i pasur po darkonte me gruan në një restorant luksoz. Ndërsa po hanin, kaloi atypari një vajzë e re dhe e bukur. I afrohet burrit, e përqafon dhe i pëshpërit diçka në vesh. Sapo largohet vajza, gruaja kurioze e pyet burrin se kush ishte ajo vajzë misterioze:

-Është dashnorja ime, – i pëgjigjet burri krejt i qetë.

-Si guxon të thuash ashtu, i poshtër… Nesër do të thërras avokatin tim dhe do të kërkoj divorc të menjëhershëm.

-Mirë, – i tha burri, – thirre, por që nesër nuk do të vozitësh më vetura të shtrenjta, nuk do të darkosh më në restorante luksoze, nuk do të shtëtisësh më nëpër botë si deri tani, nuk do të bësh shopping në Londër, Paris, Nju Jork…

Gruaja uli kokën si e penduar dhe nuk po bëzante më. Pas pak hyri një shok i burrit me një vajzë përdore.

-Shiko Shabanin me një vajzë, – i tha gruaja burrit,- a thua kush do të jetë ajo?

-Është dashnorja e tij, – i tha burri.

-Nuk qenka aq e bukur, – i tha gruaja. DASHNORJA jonë është më e bukur.

 

Këndi i humorit: Në një avion dy pilotët kishin harruar mikrofonat hapur dhe po thoshin njëri me tjetrin

Në një avion dy pilotët kishin harruar mikrofonat hapur dhe po thoshin njëri me tjetrin “si thua ti: të hamë darkën apo të bëjmë sex me stjuardesat…??
-Jo, jo më mirë po hamë në fillim!!
Stjuardesa më e bukur e dëgjoi bisedën dhe nxitoi t’ iu thoshte që kishin harruar mikrofonat hapur, por pengohet në këmbët e një plake dhe rrëzohet!!!
Plaka: Avash, moj bijë, pse nxiton…??? A i dëgjove…?? Ata do hanë një herë, pastaj…!!!

Këndi i humorit: E pyet djali vajzën a lexon libra, a merret me sport, a ka ndonjë hoby

E pyet djali vajzën a lexon libra, a merret me sport, a ka ndonjë hoby.

Të gjitha pyetjet i mori negative.

Nuk po dinte si të dilte aty ku e kishte hallin.

Më në fund e pyeti:

-A këndon ti?

-Po, u përgjigj ajo, zakonisht kur jam në dush.

Djali mezi priti:

-Do më ftosh në ndonjë koncertin tënd?

Këndi i humorit: Beni kthehet nga shkolla e i thotë të atit se ka marrë 4 në matematikë

Beni kthehet nga shkolla dhe i thotë të atit se ka marrë 4 në matematikë.
I Ati: -Pseeee?
Beni: -Mësuesja më pyeti sa bëjnë 2×3 dhe unë i thashë 6.
I Ati: -Po aq bëjnë!
Beni: -Pastaj ajo pyeti sa bëjnë 3×2?
I Ati: -Ku mutin është ndryshimi?
Beni: -Po tamam kështu i thashë edhe unë!

Këndi i humorit: I thotë biondja shoqes së vet bionde

I thotë biondja shoqes së vet bionde:
“Paramendo, dje u ndal rryma, mbeta në ashensor një orë rrafsh!”
“Po kjo nuk është asgjë. Unë kam mbetur tri orë në shkallët lëvizëse!!!”

Këndi i humorit: Shkon biondina te mjeku. I kishte të dy veshët e skuqur

Shkon biondina te mjeku. I kishte të dy veshët e skuqur.
-Doktor, e kam djegur veshin! -ankohet biondina.
-Si ndodhi kjo!? -pyet i habitur mjeku.
-Po isha duke hekurosur, kur telefonoi i dashuri im. Në vend të telefonit e vendosa hekurin e skuqur në veshë !!! – fillon të sqarojë biondina.
-Po mirë, e veshin tjetër si e dogjët!? – sërish pyet i habitur mjeku.
-Po telefonoi sërish ai budalla.. -vazhdon të ankohet biondina.

Këndi i humorit: Shkon gruaja e shkretë me 100 të liga në trup e vizitohet te doktori

Shkon gruaja e shkretë me 100 të liga në trup e vizitohet te doktori.

Sa vjen tek shpia, i thote burrit: -Eh, mor burrë, a e  di çka më ka rekomanduar sot doktori që më vizitoi?

-Fol, moj grua, çka të rekomandoi? – ia ktheu burri me pyetje.

– Doktori më tha se duhet të bëj një muaj plazh dhe pastaj dy javë pushime në Theth. E ti ku po më çon më parë?

Burri i thotë: Po të çoj tek një doktor tjetër!!!


Send this to a friend